VOAL

VOAL

Kërkesat e paplotësuara për ish të burgosurit dhe të internuarit politikë gjatë diktaturës komuniste Nga Bedri Blloshmi

January 6, 2022
blank

Komentet

blank

Kush janë 10 tradhtarët më të njohur të kohërave, po “bëmat” që iu kushtuan dhe jetën

Tradhtarët kanë mbushur gjithmonë faqet e librave të historisë, shkruan focus.it.

Trachis Ephialte (Shekulli V para Krishtit)

Ne dimë shumë pak për Ephialtes, por besohet se ai ishte një bari me origjinë nga Thraka e Greqisë.

Faji i tij?

Ndihmoi persët të anashkalonin kalimin e Termopileve në 480 para Krishtit, duke dënuar kështu 300 luftëtarët spartanë të famshëm të Leonidhës të masakrohen gjatë betejës. Herodoti tregon se Ephialti, pas tradhtisë, u vra më vonë nga një bashkëqytetar i tij.

Ugolino della Gherardesca (1220 – 1289)

Një fisnik nga Piza(itali), konti Ugolino kaloi në fraksionin kundërshtar të Guelphs dhe më vonë u akuzua për favorizimin e qyteteve rivale të Pizës. Më pas ai u burgos dhe u dënua me vdekje.

Në ”Komedinë Hyjnore”, Dante Alighieri e vendos atë në rrethin e ferrit të rezervuar për tradhtarët e Atdheut duke sugjeruar se gjatë burgimit fëmijët e Ugolinos i luteshin atij të hante trupat e tyre.

La Malinche (Shekulli XVI)

Malinche u shit si skllave, pas vdekjes së babait të saj, dhe më vonë u bë përkthyese në shërbim të spanjollëve si dhe zonja e udhëheqësit të tyre Hernán Cortés, i cili mbërriti në Meksikë në vitin 1519.

La Malinche ai ndihmoi pushtuesit për të nënshtruar qytetërimin aztec, aq sa në Amerikën Latine fjala malinchista do të thotë “i shitur” tek të huajit.

Brutusi dhe Casius (Shekulli I para Krishtit)

Edhe pse Jul Cezari i kishte falur të dy gjatë luftërave civile, Marcus Giunio Brutus dhe Gaius Cassius Longinus ishin ndër frymëzuesit kryesorë të komplotit për vrasjen e tij.

Të mposhtur më vonë nga Octavian dhe Marcus Anthony në betejën e Filipit, të dy “cezaricidët” kryen vetëvrasje në 42 para Krishtit.

Juda Iskarioti (Shekulli I para Krishtit)

Pasi u bashkua me dishepujt e zgjedhur nga Jezu Krishti, ai “shiti” mësuesin e tij në Sinedrin, për 30 denarë argjendi, duke sinjalizuar identitetin e tij te rojet me puthjen e famshme.

I penduar, pak më vonë ai u vetëvar në një pemë të llojit Cerci siliquastrum, pema e Judës, që mban emrin e tij edhe sot.

Mir Jafar (1691-1765).

Mir Jafar Ali Khan Bahadur, pasi mbërriti në oborrin e Bengalit (tani Bangladesh), kaloi në anën e anglezëve dhe gjatë betejës së Plasseyt, në 1757, mori prej tyre titullin nabob, duke lehtësuar pushtimin e tyre të Indisë.

Pas ulje-ngritjeve, ai vdiq nga pleqëria, i urryer nga bashkatdhetarët.

Benedict Arnold (1741-1801)

Gjenerali karizmatik gjatë Luftës Amerikane për Pavarësi (1775-1783), ishte një nga përgjegjësit kryesorë për fitoren e kolonëve kundër britanikëve në Saratoga (në 1777), por në vitet në vijim ai veshi “xhaketën e kuqe” duke i kthyer shpinën kauzës së pavarësisë.

I mbrojtur, por i përbuzur nga zotërit e rinj, ai arriti të shpëtojë veten duke ikur në Angli.

Charles Maurice De Talleyrand (1754-1838)

Aristokrati francez mori poste drejtuese politike gjatë Revolucionit dhe regjimit napoleonik duke tradhtuar vazhdimisht edhe vetë Napoleonin. Mbeti në detyrë edhe pas rënies së këtij të fundit, dhe u bë protagonist i kongresit të mëpasshëm të Vjenës (1815), duke përfaqësuar monarkinë Burbone.

Vidkun Quisling (1887-1945)

Pasi u bë emblemë si bashkëpunëtor i nazistëve, Vidkun Quisling, ish-udhëheqës i një formacioni të ekstremit të djathtë norvegjez, në vitin 1940 mbështeti pushtimin gjerman të vendit të tij dhe u bë kreu i regjimit kukull të instaluar nga Hitleri në Norvegji.

I ndjekur penalisht për tradhti të lartë, ai u dënua me vdekje në vitin 1945.

Të pestët e Kembrixhit (Shekulli XX)

Akademikë të shkëlqyer të Universitetit anglez të Kembrixhit, por tradhtarë të atdheut, duke filluar nga vitet 1930 dhe për pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë, Anthony Blunt, Donald Maclean, Kim Philby, Guy Burgess dhe John Cairncross ishin spiunë dhe u dhanë informacione sekrete sovjetikëve, ndërsa të gjithë arritën të shpëtonin.

Spiunimet prej tyre ishin ndër operacionet më të suksesshme të spiunazhit rus.

blank

“Vjehrrin tim e dogjën në furrë, vjehrra u burgos se foli për figurën morale të Enverit, si…”! Dëshmia tragjike për ish-sekretarin e Koçi Xoxes

I zhdukur: Galip Hatibi. Vuajtës të dënimeve: I ati, Rasim Hatibi, i internuar për sa kohë ishte gjallë. Bashkëshortja e tij, Asamble Hatibi, dënuar me burg dhe internuar. I biri, Durim Hatibi, i përndjekur si person me biografi të keqe Galip Hatibi, i ditëlindjes 1920, me origjinë nga Shkupi.

Ka punuar si sekretar në Ministrinë e Brendshme, por u largua duke dhënë dorëheqjen për të kaluar në fushën e sporteve, si organizator i aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. Njihte disa gjuhë të huaja: serbo-kroatisht, italisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht. Më 25 shtator 1946, në moshën 26-vjeçare, u arrestua nga Sigurimi i Shtetit në mesnatë, pasi doli nga një mbledhje e gjatë me drejtues të sporteve.

Cila është arsyeja që vjehrri juaj, i ndjeri zoti Galip Hatibi, është arrestuar dhe dënuar nga regjimi?

 

Arsyeja? Ai ishte një atdhetar që e donte vendin – ishte intelektual. Kishte studiuar jashtë, në Itali, dhe donte t’i shërbente këtij vendi. Mbasi mbaroi studimet u kthye në vend, në Shqipëri, për të shërbyer. Ishte idealist, shumë i ndershëm dhe mendonte atëherë, me mendimet komuniste, se do t’i shërbente vendit me drejtësi, por mbasi u kthye dhe u caktua me detyrë në Ministrinë e Brendshme, sekretar, siç kam dëgjuar nga ime vjehërr, kuptoi shumë shpejt se çfarë bëhej në të vërtetë nga qeveria, shteti i atëhershëm, dhe kërkoi menjëherë dorëheqjen nga detyra që kishte. Di gjithashtu që nuk donin ta shkarkonin nga detyra dhe, me ndërhyrjen e dikujt tjetër, atë e liruan nga detyra.

 

blank

 

Ishte një person i gjithanshëm, merrej edhe me sport – luante dhe futboll. E donte shumë sportin, por kishte edhe shumë talente të tjera, siç ishte aktrimi, bile unë i kam me dokumente këto që po them. Njihte 6 gjuhë të huaja, të mësuara në shkollë, serbo-kroatishten kur kishte mbaruar shkollën në Shkup, filloren, në të mesmen kishte mësuar frëngjisht dhe italisht, ndërsa pastaj në mënyrë private, me profesorë, ka mësuar anglisht dhe gjermanisht

Dëshmon Nurxhan Gostivari për vjehrrin Galip Hatibi. Të paktën të ketë një varr që t’i mbetet emri! Thoshin “e kanë nxjerrë nga vendi me valixhe, është spiker në Radio Londra, në BBC…”, por atë e torturonin në birucat e Ministrisë së Brendshme! Familja, atëherë, me shpresën se të paktën ai do të ishte gjallë, dëgjoi edhe Radio Londrën, edhe BBC, por nuk i korrespondonte asgjë me zërin e tij. të vërtetë nga qeveria, shteti i atëhershëm, dhe kërkoi menjëherë dorëheqjen nga detyra që kishte. Di gjithashtu që nuk donin ta shkarkonin nga detyra dhe, me ndërhyrjen e dikujt tjetër, atë e liruan nga detyra.

Ishte një person i gjithanshëm, merrej edhe me sport – luante dhe futboll. E donte shumë sportin, por kishte edhe shumë talente të tjera, siç ishte aktrimi, bile unë i kam me dokumente këto që po them. Njihte 6 gjuhë të huaja, të mësuara në shkollë, serbo-kroatishten kur kishte mbaruar shkollën në Shkup, filloren, në të mesmen kishte mësuar frëngjisht dhe italisht, ndërsa pastaj në mënyrë private, me profesorë, ka mësuar anglisht dhe gjermanisht. Në këto kushte, mbasi u lirua nga detyra, ai u caktua me detyrë në Komitetin e Sporteve, në qoftë se nuk gaboj si quhej. Atëherë organizohej olimpiada ose ballkaniada, sesi quhej.

Është edhe kampionati i futbollit dhe fitoi Shqipëria atëherë, në ’46-ën?

Ai ishte organizator, kryetar, kurse sekretar, mbaj mend nga vjehrra ime, që thoshte se është Ramiz Alia. Më datën 25 shtator të 1946, disa ditë më duket para, pak ditë para se të organizohej kjo ballkaniadë, ai është në një mbledhje për sportin deri vonë. Mbledhja ka vazhduar ndoshta deri nga ora 22.00-23.00 e natës dhe mbasi ka dalë nga mbledhja, Sigurimi i Shtetit e ka marrë, e ka arrestuar.

Dini ndonjë detaj se si është kryer arrestimi? A e ka parë më familja prej atij momenti?

Arrestimi është kryer në mënyrë të fshehtë. Askush nuk e dinte ose të paktën askush nuk na tha sesi është kryer. Familja u shqetësua që nuk erdhi në shtëpi dhe doli ta kërkonte në miq e në shokë, në njerëzit që ishin bërë bashkë në mbledhje me të dhe që të gjithë ngritën supet dhe thanë “ne nuk dimë gjë”! Kur kërkoi tek organet kompetente, domethënë që i’u drejtua shtetit, mori përgjigjen që ai duhet të jetë arratisur, sepse është në shërbim të anglo-amerikanëve dhe ka shumë mundësi…! Tregonte vjehrra ime, arritën deri atje sa i thoshin “e kanë marrë, e kanë nxjerrë nga vendi me valixhe”, deri atje arritën të thoshin. I thoshin “dëgjo Radio Londrën, se atje flet, ose BBC, se atje është spiker”. Familja, atëherë, me shpresën se të paktën ai do të ishte gjallë, e bëri edhe këtë, por nuk i korrespondonte asgjë me zërin e tij.

Mendoni që ai është rrëmbyer?

Ai është rrëmbyer, po! Edhe pse logjika nuk i’a pranonte që ai të kishte lënë vendin, që të kishte ikur, duke e njohur mirë të shoqin…!

Domethënë, vetëm më vonë, keni marrë vesh detaje, që ishte i arrestuar dhe u zhduk përfundimisht?

Ç’ka ndodhi me të? E vërteta është që ata nuk morën vesh shumë detaje, për të mos thënë aspak, sepse njerëzit kishin frikë të flisnin.

Njerëzit? Cilët njerëz?

Njerëzit e vet të afërm. Ai kishte babain gjallë, kishte edhe tri motra, ose dy më mirë, se një nuk ishte tamam motër, por e quante si motër dhe një vëlla që i kishte prej babës, nga një martesë e dytë. Deri në atë kohë kishin qenë shumë të afërt me të, por që kur ndodhi që ai u zhduk, ata e mohuan dhe askush nuk i’u afrua më familjes. Vjehrra, sapo ishin martuar, kishin rreth dy-tre muaj martesë dhe ajo, mbasi u zhduk i shoqi, kuptoi që ishte shtatzënë. Ai, siç mësuam më vonë, e mori vesh që i lindi djali kur ishte akoma në…!

Në hetuesi…?

Atje ku e kishin futur.

Si është emri i saktë, Galip?

Galip Rasim Hatibi. Kështu që djalin e rriti e vetme dhe pa absolutisht asnjë ndihmë, përveçse vjehrrit, derisa ai ishte gjallë dhe sa mundi, sepse edhe atë e internuan. Dhe ai bëri internim. Kjo ishte situata, domethënë askush nuk e ndihmoi: shiti çfarë kishte, plaçka të shtëpisë, sepse ata ishin familje…!

Sa vjeç ishte zoti Galip kur e morën?

26 vjeç!

Djalë i vetëm?

Djalë i vetëm, me tri motra, njëra nga një martesë e dytë e babës, në fakt, edhe një vëlla…!

Si e morët vesh zhdukjen apo arrestimin? U bë e qartë se çfarë ndodhi me të apo s’keni pasur kurrë informacion, pra, i ati i të zhdukurit e më vonë edhe bashkëshorti juaj si fëmija e tij, a kanë marrë vesh ndonjë gjë për të?

I ati vdiq disa vite mbasi lindi djali (i të zhdukurit), pra nipi, domethënë im shoq, dhe i la edhe testament gjithë pasurinë… ia kaloi direkt nipit.

Bashkëshortit tuaj?

Po, duke ditur që ai do të rritej pa babë, i la 2/6 e pasurisë së vet. Më mbrapa, motrat dhe vëllezërit, përjashto njërën, u munduan ta zhduknin testamentin, që pasuria të mos ndahej dy pjesë më shumë se të tjerët te ky nip që po rritej pa babë, por fati e deshi që ishte në gjykatë një kopje e vendimit ku ishte bërë çelja e trashëgimisë testamentare dhe kështu shpëtoi pasuria, se e kanë luftuar gjithë kohës.

A keni pasur një njoftim nga autoritetet shtetërore për fatin e zotit Galip?

Jo, jo, absolutisht

Çfarë dini për fatin e tij?

Vjehrra ime, ashtu sikurse edhe i shoqi, është aktiviste e Luftës Antifashiste që në ’42-in, është marrë me njësitet guerile, e ka ndihmuar luftën shumë. Ashtu është njohur me të shoqin në ato kushte. Kishte edhe shoqëri, sepse ka bërë edhe ajo shkollë: edhe ajo ishte me disa gjuhë të huaja, ka mbaruar shkollën jashtë… siç ua shpjegova më lart, kishte dhe shoqëri. Ishin i njëjti brez me Nexhmijen, me Enverin – të famshmin e asaj kohe, Enver Hoxhën flas dhe kështu që…! Dhe ajo e nxori jashtë. I tha: “Burri yt është agjent i anglo-amerikanëve. Shko kërkoje dhe dëgjoje në Radio Londra”! dhe kur vjehrra insistoi duke i thënë: “Im shoq nuk e bën këtë, të lërë vendin”!, ajo i tha: “Dil përjashta, se edhe ju mund të keni pasoja të tjera”!, kështu që, që nga ajo kohë…!

Pra, nëse e konsiderojmë “autoriteti”, kjo është përgjigjja e fundit që kanë dhënë autoritetet shqiptare?

Po, po, kjo ishte!

Çfarë ndodhi më vonë?

Nuk kemi pasur detaje konkrete, e thashë që njerëzit kishin frikë të flisnin në atë kohë…! Mbas ardhjes së demokracisë, mbas ’90-ës, kemi mësuar që e kanë parë njerëz në burg. Avokat Koço Dilo, është i arrestuar në atë kohë. Rreth dy vjet, thotë vjehrra ime, është mbajtur aty, 1946-‘48; aty është mbajtur edhe avokat Koço Dilo, që është arrestuar në një periudhë në mes të këtyre dy viteve dhe që i lidhur në kolonat e burgut.

Të Ministrisë së Brendshme?

Poshtë, ku ishin qelitë e të burgosurve dhe në një nga këto qeli, një natë, duke dalë, ka parë një person që i është dukur si kufomë, për faktin që ai ishte aq i hollë…! Ishte dimër dhe ky ishte i veshur akoma me rroba vere.

I veshur siç ishte kur e kanë arrestuar?

Po, siç ishte më 25 shtator, me një mjekër të gjatë e i rreckosur dhe ato rroba ishin të grisura. Nuk e kishte njohur! Ky i ishte afruar dhe i kishte thënë “Nuk më njeh”? Ishte prezantuar dhe ai e kishte njohur vetëm nga sytë. I kishte thënë që kishte marrë vesh që ishte bërë me një djalë (përlotet), më falni, dhe që i’a kishin vënë emrin Durim. Durim i’a vuri gjyshi, duke shpresuar që…!

Të durojë, se do fitojë!

Të durojë që të vijë, mbase dhe me shpresën që do ta takonte të atin, i biri të atin, gjë që nuk ndodhi. Kjo ishte biseda me Koço Dilon, por ai i’a ka transmetuar këtë Petro Markos dhe jo direkt familjes së vet. Edhe kjo, nga frika.

Petro Markos? Nga e dini këtë?

Petro Markos i’a ka treguar Koço Dilo dhe Petro Marko e ka mbajtur këtë për veten e vet, pa i çuar një mesazh ose një fjalë familjes. Pastaj, e ka ndier si detyrë, si detyrim moral, dhe mbas ’90-ës…!

Petro Marko ka vdekur në qershor të ’91-it. Pak kohë ka pasur për të shkruar gjatë atyre muajve ndoshta!

Po, unë e kam e jua tregoj, është shumë prekëse.

Na duhen të gjitha materialet, dublikatë, se po hapim dosje për çdo person, me fotografi, me dokumente, me çfarë të jenë.

Edhe te gazetat e tjera është shkruar, nga gjyqi i Llambi Ziçishtit. Nga të thënat atje del, që vjehrri im, Galip Hatibi, është djegur i gjallë.

E thotë Llambi Ziçishti në gjyq? Janë proces-verbalet?

Po, janë këtu! I kanë nxjerrë në gazetë proces-verbalet e gjyqit.

Kjo përkon me vitin 1982, kur është Arianit Çela kryetar i Gjykatës së Lartë?

Por këto janë bërë të ditura vetëm mbas ’90-s, kështu që përpara nuk…!

E di, e di, s’bëhet fjalë!

Ai thotë që Koçi Xoxe është ministër i Brendshëm atëherë, kurse vjehrri im, është sekretar.

Sekretar i Koçi Xoxes?

Nuk e di, por me një detyrë sekretar…!

Koçi Xoxe nuk është ministër në atë kohë, por drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit; ky kishte peshë të madhe në atë kohë dhe në tetor a nëntor të ’46-ës është bërë ministër i Brendshëm. Gjer atëherë, ministër i Brendshëm, është Haxhi Lleshi.

Atëherë, aty është sekretar.

Në Shqipëri ishin tri drejtori: Drejtoria nr. 3 ishte Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit. Koçi është drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit. Ju u keni bërë kërkesë autoriteteve për të marrë informacion dhe nuk ju kanë dhënë asgjë?

Jo, jo, absolutisht!

Pra, rastësisht, mbas viteve ’90-të, ju keni gjetur dy burime, shkrimtarin Petro Marko dhe të dhënat nga gjyqi publik që i’u bë, ish-ministrit Llambi Ziçishti.

Po, edhe deklarata nga njerëz të tjerë.

A u tregua ndokush i gatshëm t’ju tregonte vullnetarisht, duke ardhur te ju në familje?

Edhe ime vjehërr është dënuar për agjitacion dhe propagandë. Është dënuar 7 vjet dhe ka bërë 4 vjet, sepse e zuri amnistia. Në ’78-ën u arrestua, më 16 tetor të ’78-ës. Doli në gjyq në fund të marsit të vitit ’79 dhe ka dalë pastaj mbas 4 vjetësh burg, me amnisti…! Kur u arrestua, ishte 55 vjeçe dhe nga kjo arsye doli, kështu që intervistat me njerëzit i ka bërë ime vjehërr, por unë kam dy deklarata nga dy persona, që flasin për Galipin, mundet t’jua lexoj apo t’jua vë në dispozicion.

Mund të na thoni shkurt përmbajtjen?

Është deklaruesi Siri Ago që tregon, se e ka njohur Galip Hatibin kur mësonte gjuhën angleze me profesor Isan Qereshnikun, gjatë Lëvizjes, dhe që kishte dëgjuar se pas çlirimit ishte sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që e kryesonte Koçi Xoxe. Në ’48-ën, kur ishte larguar nga Tirana, dikush që ai nuk e mban mend, i kishte thënë personalisht se: Galipi ishte torturuar dhe kishte humbur ndjenjat…! Kushedi sa herë i ka humbur ndjenjat në ato dy vite… po nejse, dhe i kishte thënë që u dogj me benzinë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky është informacion vullnetar që jua ka dhënë ai?

Po! Është vërtetuar edhe firma e personit me vulën e lagjes në atë kohë, nga Këshilli Popullor i lagjes. Memorie.al

Vijon numrin e ardhëm

blank

Më 28 maj 2002 Rusia u pranua në NATO në cilësinë e “bashkëpunëtorit për paqe”

28 maj 2002: Pas dekadash konflikti, vendi më i rëndësishëm i ish-Traktatit të Varshavës, Rusia, pranohet në NATO si një “bashkëpunëtor për paqen”. Edhe pse kjo nuk nënkupton hyrjen e Federatës Ruse në Paktin Atlantik, fakti është i jashtëzakonshëm dhe shënon fillimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare.
NATO (anglisht North Atlantic Treaty Organisation, shqip Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Akronym: OTAV) është blloku perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 me qendër në Bruksel. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.
Historia

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (në anglisht: Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) shkurt “OTAV” (anglisht NATO) është një organizatë e themeluar në vitin 1949 në bazë të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili u nënshkrua në Uashington më 4 prill 1949. Selia qendrore e NATO-s është në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës. Gjuhët e perdorura nga NATO janë anglishtja dhe frengjishtja, dhe roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake. Kjo organizatë luan një rol nëpër krizat politike, dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake.
Anëtarësimi

Artikulli X i Traktatit të Atlantikut të Veriut përshkruan se si shtetet jo-anëtare mund të anëtarësohen në NATO.

Palët mund të ftojnë për akordim në këtë Traktat me akordim anonim çdo shtet Evropian në pozitë të çojë më tutje principet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut. Çdo shtet i ftuar mund të bëhet Palë e këtij Traktati duke depozituar dokumentacionet e pranimit në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të njoftojë çdonjërën nga palët për depozitimin e çdo dokumentacion të tillë pranimi.
Vendet anëtare

Aktualisht NATO ka 30 shtete anëtare (nga të cilat 21 janë anëtarë të Bashkimit Evropian).
Data Shteti Zgjerimi Shënime
4 prill 1949 Flag of Belgium.svg Belgjika Themelues
Flag of Canada.svg Kanada
Flag of Denmark.svg Danimarka
Franca Franca Franca është tërhequr nga komanda ushtarake në vitin 1966. Që nga ky moment ka qenë anëtare vetëm në strukturat politike të NATO-së. Forcat e saj nuk i janë ribashkuar komandës ushtarake.
Flag of Iceland.svg Islanda Islanda, i vetmi anëtar që nuk ka ushtrinë e saj, u anëtarësua me kushtin që mos të detyrohej të formonte një ushtri. Megjithatë ajo ka Gardën Bregdetare dhe kohët e fundit ka ofruar trupa të saj të stërvitura në Norvegji në misione paqeruajtëse të NATO-së.
Flag of Italy.svg Italia
Flag of Luxembourg.svg Luksemburgu
Flag of the Netherlands.svg Holanda
Flag of Norway.svg Norvegjia
Flag of Portugal.svg Portugalia
Flag of the United Kingdom.svg Britania e Madhe
Flag of the United States.svg Shtetet e Bashkuara
18 shkurt 1952 Flag of Greece.svg Greqia i Parë Greqia i tërhoqi forcat e saj nga strukturat ushtarake të NATO-së si rezultat i tensioneve Greko-Turke pas Pushtimit Turk të Qipros në vitin 1974.
Flag of Turkey.svg Turqia
9 maj 1955 Flag of Germany.svg Gjermania i Dytë
30 maj 1982 Flag of Spain.svg Spanja i Tretë
12 mars 1999 Flag of the Czech Republic.svg Çekia i Katërt
Flag of Hungary.svg Hungaria
Flag of Poland.svg Polonia
29 mars 2004 Flag of Bulgaria.svg Bullgaria i Pestë
Flag of Estonia.svg Estonia
Flag of Latvia.svg Letonia
Flag of Lithuania.svg Lituania
Flag of Romania.svg Rumania
Flag of Slovakia.svg Sllovakia
Flag of Slovenia.svg Sllovenia
1 prill 2009 Flag of Albania.svg Shqipëria i Gjashtë
Flag of Croatia.svg Kroacia
5 qershor 2017 Flag of Montenegro.svg Mali i zi
27 Mars 2020 Flag of North Macedonia.svg Maqedonia e Veriut
Zgjerimi i NATO-së

Anëtarësimi i vendeve Evropiane në NATO.
Plani i Veprimit për Anëtarësim

Plani i Veprimit për Anëtarësim (PVA), është aprovuar në Samitin e Uashingtonit të vitit 1999 si një procedurë për vendet që aspirojnë anëtarësim në NATO. Pjesëmarrja e një vendi në PVA monitoron progresin e tij në pesë fusha të ndryshme:

Gatishmëri për zgjidhjen në mënyrë të paqshme të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, etnike ose territoriale. vendosmëri në rregullin e ligjit dhe të drejtat e njërit, dhe kontrolli demokratik i forcave të armatosura.
Aftësi për të kontribuar në mbrojtjen dhe misionet e organizatës.
Përkushtim i mjaftueshëm i burimesh për forcat e armatosura për të plotësuar angazhimet e anëtarësimit.
Siguri e informacioneve të ndjeshëm, dhe ruajtja e tij.
Përshtatshmëri e legjislacionit të shtetit me bashkëpunim të NATO-së.

NATO jep mendime si dhe këshilla teknike për çdo vend dhe vlerëson progresin e tij në bazë individuale.

Shqipëria konsideron se anëtarësimi i saj në NATO do paraqiste në shtrirjen natyrale të Aleancës në krahun e saj Juglindor. Pozicioni gjeografik Shqipërisë është i favorshëm për implementimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s të aprovuar në Samitin e Washingtonit. Nëpërmjet MAP-it Shqipëria është e angazhuar të arrije objektivat e mposhtem:

Do te vazhdoje të përmirësoje rendin dhe ekonominë e tregut duke i kushtuar vëmendje të veçante përmirësimit të rendit dhe luftës kundër korrupsionit.
Do inkurajoje dhe zhvilloje respektin për të drejtat e njeriut, duke përfshire të drejtat e minoriteteve.
Do te forcoje institucionet demokratike dhe si pasoje rolin e tyre në shoqëri. Do te vendose një administratë publike efektive.
Do te forcoje kontrollin civil demokratik mbi FA.
Do te ruaje rezultatet e arritura vitet e fundit në rritjen ekonomikë dhe do të vazhdojë reformat e saj ekonomikë, veçanërisht në fushën e privatizimit.
Do të vazhdojë politikën e fqinjësisë së mirë, veçanërisht në kontekstin e situatës pas ngjarjeve në Kosove, duke përdorur plotësisht rrjedhojat rajonale të programeve të Paktit të Stabilitetit.
Do te modifikoje legjislacionin përkatës me qellim që ta harmanizojë atë me sistemet standarde të Aleancës.
Do të jete plotësisht e angazhuar që të garantojë kontrollin e brendshëm të armeve dhe çarmatimit.

Integrimi i Shqipërisë në NATO

Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut që nga qershor 1992. Ajo përkrahu Iniciativën e Partneritetit për Paqe në janar 1994 dhe nënshkroi Dokumentin Kuadër më 23 shkurt 1994 duke u bërë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Me 22 shtator 1994 paraqiti Dokumentin e Prezantimit në të cilën përcaktohen fushat, përmasat dhe niveli i pjesëmarrjes në bashkëpunim me NATO-n. Dokumentat e mësipërm përbënë bazën e hartimit të Programit Individual të Partneritetit për vitet 1995, 1996, 1997, Programet Individuale Speciale NATO – Shqipëri për vitet 1997-2000.

Programi i Partneritetit Individual (IPP) është zhvilluar që të përkrahë programet kryesore që burojnë nga rishikimi i mbrojtjes. Ai përforcon vazhdimësinë e procesit të ristrukturimit duke synuar rritjen e aftësive operacionale të FA. Prioritetet kryesore të mbrojtjes për 2002 do të fokusojnë në zhvillimin e një strategjie ushtarake kombëtare, të shoqëruar nga një strukture organizimi, e orientuar në nivel të lartë profesionalisht, me një numër më të vogël të FA, adaptimin e konceptit të trajnimit të forcës, një sistem menaxhimi personeli dhe një sistem menaxhimi burimesh.

Programi i Partneritetit Individual (IPP), i vitit 2002 synon tre çështje kryesore bashkëpunimi:

te ndihmojë Shqipërinë në ristrukturimin e FA të saj, nën kontrollin demokratik të autoritetit civil sipas planit afatgjate të implementimit,
te sigurojë përkrahjen në fusha të interesit të NATO-s dhe Shqipërisë,
ti japë më shumë përmbajtje marrëdhënieve me PfP në një afat kohor më të gjatë.

Qëllimi kryesor për NATO-n dhe Shqipërinë në këtë IPP 2002 është që të arrihen rezultate konkrete me qellim që të demonstrohen efektet pozitive të PfP. Shqipëria ka marrë pjesë dhe në Procesin e Planifikim – Rishikimit që nga viti 1996 e në vazhdim. Për vitin 2000 ajo pranoi 53 Objektiva Partneriteti. Në shkurt 2002 do të diskutojë për Paketën e Re të tyre.

Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti Planin e Veprimit për anëtarësim duke u bërë një nga 9 vendet aspirante për anëtarësim në Aleancë.

Në 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s.

Maqedonia e Veriut u antarsua më 27.03.2020 në NATO dhe konsiderohet si vendi më i ri i 30-të.

Maqedonia e Veriut ndroji emrin kushtetues e cila pas disa dekadave ran dakord me Greçinë në marveshjen e Prespës.
Tash Maqedonia e Veriut ka raporte të mira fqinjsore me gjith shtetet të cilat kufizohet sepse arriti të gjej zgjidhje me të gjith.
Antarja e 30-të e NATOs zyrtarishtë është Maqedonia e Veriut.

blank

La Tribune Juive (1935) Në kërkim të hebrenjve nëpër Shqipëri – Detaje të rralla në rrëfimin e udhëtimit të Max Loeb

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Maj 2022

 

“La Tribune Juive” ka botuar, me 29 nëntor 1935, në faqen n°845 të numrit të saj 48, rrëfimin e udhëtimit të gazetarit Max Loeb në Shqipëri, asokohe në kërkim të gjurmëve të komunitetit hebre, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Një mbretëri me 50 hebrenj !

Shqipëria, një vend i harruar në Evropë

Raporti i udhëtimit të Max Loeb

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë (Shqipëri), vjeshtë 1935.

 

“Ne nuk kemi antisemitizëm. Ne nuk kemi hebrenj!”

 

Pasi zbarkova në portin qendror shqiptar të Durrësit, mora këtë përgjigje të vogël ngushëlluese për pyetjet e mia për situatën e hebrenjve shqiptarë. Udhëtimet e gjata me kalë, në këmbë, me makinë e motoçikletë, nëpër të gjitha zonat e vendit të gjerë, që të çonin larg në Alpet veriore shqiptare pothuajse të pashkelura, të pakalueshme, dhanë mundësinë për të verifikuar këtë pohim. Në fakt : në të gjithë Shqipërinë veriore jeton vetëm një familje hebreje. Dhe kjo familje ndodhet në Shkodër, qyteti port në kufirin jugosllav, e cila emigroi nga Janina (Greqi) vetëm pak vite më parë.

 

Njëherë e një kohë kishte komunitete të lulëzuara !

 

Nuk duhej të dukej gjithmonë kështu në këto zona të gjera. Një sagë, e diskutueshme, por e thënë me një shkëlqim të vërtetë…

 

Gjatë sundimit venedikas, disa mijëra hebrenj jetonin në qytetin e Elbasanit, afërsisht në mes të Shqipërisë. Disa vite më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, hebreu Bernstein, u përpoq të ndiqte këtë shteg, por pa sukses.

 

Pas një udhëtimi të mrekullueshëm me makinë në një rrugë të bukur, jashtëzakonisht romantike mbi një mur të lartë malor, i cili gjendet mes kryeqytetit Tiranë dhe Elbasanit, vijmë në qytetin, i cili thuhet se dikur kishte strehuar mijëra bashkëfetarë. Një ndjenjë e çuditshme më zvarritet në këtë qytet më të vjetër të vendit, në pazarin e gjallë e plot ngjyra. Me përjashtim të disa ndërtesave të varfra, gjithçka i ngjan Orientit më të zi. Kalojmë rrugicat, mes mureve prej argjili më të gjatë se njeriu, që shënojnë rrugën si palisada, që nuk na lënë të shohim nëpër shtëpi. Mendoj se po kthehem ngadalë në mesjetë. A mund të zgjasë mrekullia? Asnjë shenjë e kohëve tona moderne nuk shihet në mes të një kaosi njerëzish me veshje malësorësh, të gjithë të armatosur me musketa të gjata paradiluviane. Disa gra në mes : të gjitha janë të mbuluara pothuajse krejtësisht.

 

Papritur një fytyrë më bie në sy, me tipare të fytyrës së pagabueshme hebreje. Për fat njeriu kupton italisht. Ai tregon me dëshirë për vizitat e ambasadorit Bernstein, të cilit ai nuk mund t’i tregonte më shumë se unë.

 

Ne ngjitemi në një ndërtesë gjysmë të rrënuar. Tre gomerë të vegjël janë rehatuar në pjesën më të madhe. Një pjesë e çuditshme e mbushur me dritë të zbehtë. Një hapsirë në çati lë vetëm mbetjet e pakta të rrezeve të diellit. Shoqëruesi im tregon në heshtje një objekt të errët në një cep, një llambadar të thyer. Më pas shqiptari më jep një palë shkallë me të cilat ngjitemi në tavan. Ia vlen përpjekja: mund të deshifroj disa shkronja hebraike.

 

Një stallë gomerësh është ish-sinagoga e Elbasanit.

 

Thuhet se hebrenjtë kanë ardhur në vend me venedikasit. Ata vendosën marrëdhënie tregtare me Greqinë dhe shtetet ballkanike. Burra të guximshëm hynë edhe në malet e ashpra të Prefekturës së Dibrës së sotme, të cilat nuk ishin ende të rehatshme në atë kohë. Ligji i grushtit dhe hakmarrja e gjakut e ktheu vendin në ferr. Fisnikët ishin gjithmonë në grindje. Fshatra të tëra u therën për hir të gjakmarrjes.

 

Njëherë e një kohë – sipas gojëdhënave – njerëzit e një drejtuesi bande dibrane sulmuan beun e Elbasanit. Në betejë, përveç banorëve të tjerë, ranë edhe hebrenjtë. Ata pak të mbijetuar u masakruan me supozimin se hebrenjtë kishin qenë të lidhur me sulmuesit. A janë të vërteta këto legjenda? Mungojnë dëshmitë historike. Por hap pas hapi ndeshesh me njerëz me fizionomi hebreje. Ata duan t’ia atribuojnë këtë faktit se hebrenjtë u detyruan të konvertohen në fenë islame.

 

Sërish me bashkëfetarët

 

Një ditë në rrugën e fshatit shqiptar në një autobus të mbushur me njerëz është një kënaqësi që mund të çojë në dëshpërim një evropiano-qendror. Por në fund të fundit, makina është i vetmi mjet transporti krahas kuajve, mushkave dhe avionëve. Vend i çuditshëm që kapërcen 300 vjet zhvillim! Çdo ditë ka mbrëmjen e saj dhe ajo mbrëmje më bënte të ndjeja detin edhe pse isha në tokë! – në Vlorë, e njohur si qendër tregtare dhe si shtëpia e komunitetit “më të madh” hebre në vend.

 

Është e premte. Dita kryesore e punës. Blerësit vendas janë grumbulluar tufë nga malet për të plotësuar nevojat e tyre. Pikërisht atëherë vura re se disa dyqane prestigjioze po mbyllnin qepenat në mes të rrëmujës. Një tabelë dyqani me emrin: “Raphael …” bie në pamje. Hebrenj!

 

Pesë familjet hebreje të qytetit kanë mjaft anëtarë meshkuj për të bërë një “Minian”. Në një shtëpi private, një dhomë shndërrohet në sinagogë. Burrat mblidhen aty për të falur Shabatin. Të çuditshme meloditë e ritit sefardik, pothuajse po aq monotone sa muzika shqiptare, por po aq tmerrësisht magjepsëse dhe tërheqëse.

 

Dikur, shabatët ishin festa të vërteta popullore këtu. Në qytet jetonin mbi 100 familje. Ata kishin emigruar nga Greqia dhe Azia e Vogël dhe shpejt arritën një prosperitet të konsiderueshëm. Për shumë dekada komuniteti jetoi në paqe. Derisa djali i një beu (konti) të fuqishëm ra në dashuri me vajzën e një tregtari hebre. Prindërit e vajzës nuk e donin këtë lidhje. Shqiptari e përsëriti kërkesën e tij për një kohë të gjatë para se të zhdukej përfundimisht i tërbuar.

 

Hebrenjtë me të drejtë prisnin më të keqen. U mblodh kapela(këshilli) e pleqve dhe vendosi të ikte menjëherë!

 

Me një unanimitet të rrallë, vendimi u miratua nga të gjithë. Dy anije morën të gjithë koloninë hebreje. Duke lënë pas shtëpitë dhe pasuritë, njerëzit u larguan. Por hebrenjtë nuk kishin harruar një gjë, rrotullat e Torës! Një legjendë e bukur thotë se pergamenat, të harruara me nxitim, i çuan dy engjëj në Janinë, një qytet në Greqi, ku rrotullat shihen edhe sot. Janë copa të vjetra, të zverdhura, jashtëzakonisht me vlerë, të cilat – sipas shkencëtarëve autoritarë – nuk mund të jenë aq të vjetra sa të kenë ekzistuar në kohën kur duhet të ketë ndodhur arratisja nga Vlora.

 

Para disa vitesh u shemb një shtëpi në Vlorë, e cila deri në atë ditë quhej sinagogë nga populli.

 

Zyrtarët e lartë thonë “Auguri”

 

Sot, hebrenjtë shqiptarë gëzojnë një vlerësim universal. Nuk guxova t’u besoja syve kur gjatë festës së Pashkëve u shfaq prefekti, zyrtari më i lartë i prefekturës dhe deputeti i mbretit për rrethin, i shoqëruar nga dy adjutantë, dy oficerë policie dhe një grup i fortë ushtarësh, për të uruar mikpritësin tim, një tregtar i pasur, më i miri për të përcjellë urimet më të mira për festën, “auguri” – siç thonë atje.

 

Hebrenjtë nuk janë të përjashtuar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Dhe hebrenjtë e rinj shqiptarë dinë të vlerësojnë që u lejohet t’i shërbejnë atdheut të tyre. Djali i shtëpisë në të cilën më pritën me bujari, sapo ishte kthyer nga akademia ushtarake në Tiranë me një kualifikim të lartë si aspirant oficer.

 

blank

DON ANTON MUZAJ – Nga Fritz RADOVANI

Pjesa Nr. 33. Zamak i Flamurit…

 

blank

DON ANTON MUZAJ

(1921 – 1948)

 

Ishte nga Kosova, djali i Dedës dhe i Diljes dhe, asht le me 15 Maji 1921. Ata prind kishin edhe kater djelm e një vajzë. Antoni shkollen fillore e ka krye në Prizrend, ndersa shkollen e mesme në Jezuitet e Shkodres.Jetonte pranë Argjipeshkvisë së Shkodres. Argjipeshkvi i Shkodres Imz. Gasper Thaçi tue pa thirrjen e Tij shpirtnore, e dergon per studime teologjike në Romë Itali. Urdhnat e Meshtarisë i merr në Propaganda Fide në Romë në vitin 1945.

Në vitin 1946 kthehet në Shqipni, dhe zevendson Don Tomë Lacaj që ishte në burg i dënuem 101 vjet heqje lirije. Aso kohe Imzot Thaçi ishte arrest në shtëpi, nen kontroll të fortë të Sigurimit komunist. Vdiq krejtë papritmas.

Don Anton Muzaj porsa u emnue pranë Argjipeshkvisë së Shkodres, u pat dyshue nga Sigurimi i shtetit si “Agjent i Vatikanit”, sigurisht pa asnjë fakt.

Per natyrë Don Antoni ishte jo vetem i kulturuem po, dhe shumë i zellshem në kryemjen e detyrave fetare. Aktiviteti i Tij pranë Argjipeshkvisë u mbyll shumë shpejtë edhe pse Sigurimi nuk kishte asnjë fakt, me 2 Maji 1947 tue u nisë vetem nga pervujtnia e Tij dhe zelli meshtarak e arrestojnë, dhe hetimi i bahet në hetuesinë e mnershme të burgut të Kishës së Fretenve Shkoder.

Kujtohet nga bashkvuejtësit e asaj kohë per tortura të tmershme ndaj Tij.

Nuk kam kenë ma shumë se 16 vjeç kur kam pasë rasen me ndigjue nga një grue bashkvuejtëse e Tij, me emnin Ana Daja, që edhe Ajo ka kalue sa muej në heuesinë ma të mnershme të Lindjes komuniste, që ishte kuvendi i madh i Fretenve në Shkoder, e ku nuk ka mbetë asnjë torturë pa u ba mbi njerzit, që kanë pasë rrezikun e zi me hy në duert’ e atyne barbarve të Sigurimit.

Edhe Ajo ishte kenë krejt e re, kur Dulaqet e Asllan Licat e kanë torturue, po në kujtesen e Saj nuk shlyhej kurr shoferi i atij Sigurimi vrasësi Ahmet Suji.

Ky kriminel merrej me intelektualët shkodranë, klerin dhe vajzat e reja.Kur

Klerikët e të gjitha besimeve hynin nder duert e tija, në mos vdisnin në ato tortura që ky ju bante atyne, do të vdisnin mbas pak muejsh që dënoheshin.

Ana tregonte se kishte pa me sytë e vet njëditë Don Antonin, të zhytun deri në fyt në ujin e një shatrivani që ishte në oborrin e kuvendit Fretenve, bash aty ku siper tek muri i kuvendit ishte ora diellore. Nuk i kishte besue syve se atëditë ishte shumë të ftohët dhe, rreth Don Antonit lundronin copa akulli.

Aq i ishin terratisë Anës sytë kur e ka pa Don Antonin, që i dukej sikur nuk ishte i gjallë, mbasi e njifte qyshë perpara si Meshtar i persosun në sherbim të Fesë dhe të Popullit në të gjitha drejtimet. I kishte thanë një rojes: Të lus me shkue e me pa Don Antonin tek shatrivani, se më duket se nuk asht i gjallë! Roja kishte shkue dhe e ka gjetë tue dhanë Shpirtë. Bashkë me një roje tjeter e kanë nxjerrë, e kishin mështjellë me një batani dhe e kanë çue rrëshanë tek dhoma e Tij, mbasi nga të ftohtit nuk i komandonte kambët.

Mbas asaj ditë Ana, nuk e kishte pa ma. Don Antoni ishte keqsue ma shumë dhe nga mungesa e ushqimit. Mosha e re 26 vjeçare ishte thye pergjithmonë nga smundja e randë e tuberkulozit, e Don Antoni vetem i lutej Zotit…

Dosja 1203 (“Tragjedia e Klerit Katolik Vol I , nga Dr. Pjeter Pepa, 2007”) 

Në  dukje kjo Dosje ka kryesisht hetimet e At Donat Kurtit eDon Mark Hasit. Po, në permbajtjen e saj ajo shpjegon mjaft detaje pse u arrestue dhe si u ba akuza ndaj Don Anton Muzaj, prej hetuesit njoftun të atij sigurimi terrorist, kriminelit Pjerin Kçira. Gjithshka fillon pak kohë para vdekjes së papritun të Imz. Gasper Thaçit dhe, vazhdon me shpikjet e kota të Sigurimit shtetit per Don Anton Muzaj, Don Mark Hasin, At Donat Kurtin dhe të tjerë, që nuk kanë fare lidhje me Don Antonin, po të montuem nga Pjerin Kçira.

Don Anton Muzaj i arrestuem prej datës 2 Maji 1947, në procesin e hetuesit Pjerin Kçira, me daten 27 Nandor 1947 akuzohet: Sikur Don Antoni asht kenë antar i Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, dhe ka punue per me rrëzue pushtetin popullor nepërmjet rinisë shkodrane. Asht organizator kryesor i funeralit Imz. Gasper Thaçit në Shkoder.

Akuza e fundit lidhet edhe me kohen kur Don Antoni asht kenë në Shqipni, ndersa akuzat tjera nuk janë të verteta se Don Antoni, deri në 1946 asht kenë n’ Itali. Don Antoni akuzohet edhe per Letrat e Papës, kohë në të cilen as atëherë nuk ishte fare në Shqipni. Don Antoni nuk pranon as akuzen që i ban hetuesi Pjerin Kçira, se gjoja Ky klerik ka shty rininë shkodrane me ikë prej shkollave, per me marrë pjesë në funeralin e madh të Argjipeshkvit.

Në fund Dosja mbyllet me akuzen fallco se: “Çlirimin e vendit e ka pritë keq. Ka derdhur vrerë kunder reformave të pushtetit popullor dhe, se ka punuar gjithnjë sipas udhëzimeve që i jepte Ipeshkvi Thaçi. Në hetuesi ka rezistuar.

Mundohet të largojë veten nga përgjegjësia. Dosja mbyllet me ketë fund:

“ELEMENT BESNIK I VIJËS SË TRADHËTISË”! (Hetuesi Pjerin Kçira).

Hetimet e grupit kanë vazhdue edhe perdisa muej të tjera, mbasi sejcili nuk binte dakord me shpifjet që Sigurimi i shtetit u mundonte me i ngarkue të gjithë grupit klerikëve, edhe pse vetë hetuesit ishin të bindun në pafajsi.

Edhe pse gjendja shndetsore e Don Anton Muzaj tashti ishte randue shumë kryesisht nga mosmjekimi i tuberkulozit dhe mungesa e ushqimit, hetuesia vazhdonte me kambngulje me gjetë rrethana të reja per me e akuzue Ate.

Njëditë, gjoja se po e ndihmojmë Don Antonin, tue i dhane mundësinë që me shkue me jetue “i lirë”, i krijuene kushte jetese në një dhomë që ishte pa dysheme dhe pertokë pranë Kishës Kathedrale, mbasi Argjipeshkvija ishte e zanun me disa familje oficerash sigurimi. Aty qendroi derisa njëditë vdiq.

Don Anton Muzaj vdiq në vetmi në vitin 1948. Policia e Sigurimit shtetit e mori dhe e vorrosi në një Gropë paemen dhe në një vend të mësheftë.

Askush nuk u lejue me marrë pjesë në vorrimin e Atij Kleriku të pafajshem.

E ndoshta, sot që unë po e kujtoj per vdekjen e Tij jo vetem të vetmueme, po edhe në mjerim të plotë, pa pasë pranë një njeri me i dhanë një gotë ujë, jam i sigurt se pak kush beson se,“shka ka ba antishqiptari mbi Shqiptarin”!

E pra, edhe i Pafajshem po, por edhe i smurë e pa ushqim dhe as mjekime…

E i shtrimë pertokë, me sy kah qielli vetem thonte: “Zot bane mirë!”.

Në kujtimet e Saja Ana Daja shkruen: “Me Don Anton Muzaj, vetem një mur tullash na i ndante qelitë tona. Ndigjojshe me tmerr britmate Tij. E lenin me orë të tana në kambë derisa i binte të fikët. Mandej e lagshin me ujë. Dhe prap tortura. Shpeshë herë më thonte: “Unë nuk dal gjallë, po t’ jeshë ti Ana dishmitare, se po vdes vetem per Fenë e Krishtit!”

Vdiq si rrjedhojë e torturave mbas pak javësh në moshen 28 vjeçar.”

Vdiq 28 vjeç! Ishte në moshen ma të bukur të jetës…

Po, po, me bindje të plotë se po vdiste per Idealin e Tij të Shenjtë: “Per Fenë e Krishtit!”. E pra, pa e fillue mirë detyren që i kishte vue Vedit,mbylli jeten.

Sa larg asht sot Rinia Shqiptare, prej Atyne Shkambijve të Pathyeshem!

E perditë e ma larg po shkon, per mos me u kthye kurrma!

Vuejtjet dhe sakrificat e Klerikve katolik të kalueme në Sigurimin e shtetit komunist, duhet t’ Ju rikujtohen kur bahet fjalë per “rilindjen komuniste”.

Mos harroni asnjëherë se aty ku, nuk janë prekë as me pupul diktatorët dhe terroristat e pashpirtë të atij pushteti kriminal, bijt’ e tyne sot janë gati me persëritë historinë e tmershme që ka kalue Populli Shqiptar per 47 vjet!

Diktatorët lindin dhe vdesin tue pi Gjakun e Popullit të vet të Pafajshem!

Po, as bijtë e tyne nuk i lanë asgja mangut, e mos harroni se shpesh këta, ua kalojnë dhe sterkalojnë edhe krimeve të prindve të tyne të shemtueme. 

               ***

Sot perkujtojmë me dhimbje të madhe një vdekje shumë të randë!

Një djalë i rij dhe i pafajshem, masakrohet nga Sigurimi shtetit komunist.

Rreshtohet me Martirët e Pavdekshem të Popullit Shqiptar.

Po, njëditë, Mikun e vet Rinia Shqiptare, do ta rreshtojnë me dhimbje me

Zamakët e freskët të Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

            Melbourne, 27 Maji 2022.                 

 

blank

Charles C. Hart, ambasadori i SHBA në Tiranë, për The Chicago Tribune (1929): “Ju shpjegoi rëndësinë e dërgimit të një amerikani në vendin e Mbretit Zog…”

Charles Calmer Hart (1878 – 1956)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Maj 2022

 

“The Chicago Tribune” ka botuar, të mërkurën e 17 prillit 1929, në faqen n°2, rrëfimin e ambasadorit amerikan asokohe në Shqipëri në lidhje me mënyrën se si duhej thirrur mbreti Zog dhe me rëndësinë e prezencës së amerikanëve në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Monarku shqiptar mund të jetë Zogu për disa, por ai preferon Zog – është më dinjitoz

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbreti Zogu i Shqipërisë nuk është më Mbreti Zogu. Ai është tani e tutje Mbreti Zog dhe z. Charles C. Hart, i dërguar i jashtëzakonshëm dhe ministër Fuqiplotë në Mbretërinë Ballkanike, thotë se e gjithë bota ende po e thërret Zogun me emrin e gabuar.

 

“Ai ka qenë Mbreti Zogu”, shpjegoi zoti Hart, i cili mbërriti në Paris dje me Leviathan, për një gazetar të Tribunës, “por një emër kaq i zakonshëm nuk i shkonte më kur u bë monark. Zog, nga ana tjetër, është i dalluar dhe mjaft i pazakontë. Shtypi i Europës dhe i Shteteve të Bashkuara e merr parasysh me dashamirësi.”

 

Zoti Hart është kthyer jashtë shtetit pas dy muajsh pushime në vendlindje dhe është nisur drejt Tiranës për të rifilluar detyrën si ministër i SHBA-ve.

 

“Natyrisht që ju do të pyesni veten se çfarë nevoje ka në një vend të jashtëzakonshëm si Shqipëria për një të dërguar amerikan,” tha zoti Hart duke parashikuar një pyetje të qartë. “Unë do t’ju them. Shkollat amerikane, metodat amerikane të biznesit dhe përparimi amerikan janë rend i ditës në vendin e vogël të Mbretit Zog. Shumë shqiptarë të emigruar në Shtetet e Bashkuara janë kthyer për të vazhduar biznesin e tyre në atdhe. Në fakt ne kemi një koloni të lulëzuar shqiptaro-amerikane në Tiranë”.

 

Punë magjepse.

 

Kërkimet e mëtejshme nxorën faktin se shqiptarët nuk i harrojnë kurrë familjet. “Ka raste të regjistruara,” tha zoti Hart, “ku të rinjtë shqiptarë janë kthyer nga Amerika për t’u martuar me vajzat me të cilat ishin fejuar në foshnjëri dhe nuk i kanë parë kurrë. Të tjerë kthehen për të marrë nënat, baballarët, motrat apo vëllezërit e tyre. Shumë të tjerë kalojnë disa vite në Amerikë dhe më pas kthehen përgjithmonë në shtëpi.”

 

Zoti Hart thotë se është “ndoshta i vetmi njeri në shërbimin diplomatik të SHBA-ve që mund të gëzojë një post në Shqipëri. Një punë e tillë ka më shumë interes, emocione dhe përgjithësisht aspekte shumëngjyrëshe se pothuajse çdo profesion tjetër në botë. Për gjashtëmbëdhjetë vjet isha në lojën e gazetave dhe kur u zbeha prej tyre, u sigurova që të zgjidhja diçka për të cilën mund të mbaja në mendjen time.”

 

Ai do të niset së shpejti nga Parisi për në Tiranë, i shoqëruar nga zonja Hart.

 

blank

Agron Çobani: Si u përgatit eliminimi i Mehmet Shehut, vetëvrasjen e sajoi Nexhmije Hoxha

PANORAMA/ “Është vrarë, apo është vetëvrarë, pak rëndësi ka. E vërteta qëndron tek ajo se si njëra mundësi ashtu dhe mundësia tjetër janë të imponuara”. Pas gati 40 vitesh nga vetëvrasja e ishkryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, një nga figurat më të rëndësishme të politikës së kohës dhe një pasardhës i sigurt i Enver Hoxhës, tashmë në vitet e fundit të jetës, gazetari Agron Çobani kthehet pas në kujtime dhe bën një analizë të ngjarjeve.

Një nga zërat më të rëndësishëm në gazetarinë e kohës, Çobani ka pasur mundësinë të jetë shumë pranë udhëheqjes së kohës, t’i ndjekë ata në aktivitetet e shumta, ndërkohë që një lidhje familjare me Feçorr Shehun, ish-Ministër i Brendshëm e bënte atë të ishte më në korent të ngjarjeve.

Në librin e tij me kujtime, i hedhur të treg vetëm pak kohë më parë “Ju flet Tirana-RTSH, kujtime, histori, personazhe”, Çobani tregon se si u përgatit vetëvrasja e Mehmet Shehut nga Nexhmije Hoxha dhe si paraqitej gjendja shëndetësore dhe mendore e Enver Hoxhës, në vitet e fundit të jetës.

AGRON ÇOBANI

Sipas shënimeve dhe kujtesës që për fat më duket se nuk më ka tradhtuar, lufta kundër Mehmet Shehut ka filluar vonë. Besoj se jam nga ata njerëz të rrallë që mora vesh shkallë-shkallë disa gjëra tronditëse. Kjo për disa arsye. Shoku im i ngushtë Kreshnik Tartari, trajneri i famshëm i vajzave të Dinamos në volejboll, më tha një ditë: më duket se Skënderi (e kishte fjalën për djalin e Kryeministrit të vendit) ia ka vënë syrin Silva Turdiut dhe me sa shoh e ka seriozisht dhe do të fejohet”. “Mirë , i thashë, ç’të keqe ka”? “Ajo sikur nuk është mirë me biografi. (Kreshniku kishte përvojën e vet në lidhje me gruan e tij, Nigdën

Shtyllarët nga Nigda, nxirrnin yçkla për biografinë e Tartarëve nga Kreshniku). Ndërkohë, kunati im, Ministër i Brendshëm i asaj kohe, Feçor Shehu, në një bisedë të rastësishme, më kishte thënë se Kryeministri i kishte kërkuar të dhëna biografike për Turdinjtë. Këto dy gjëra janë shumë pak dhe në fund të fundit janë personale. Sidoqoftë, fejesa u bë, u prish dhe ndodhi ajo që dihet. Më pas do të bija në kontakt me informacionin zyrtar edhe pse ai në fillim ishte tepër i kujdesshëm, tërë nënkuptime deri sa u bë açik. Në fund të muajit gusht apo në fillim të shtatorit, gjithnjë të vitit 1981, u festua përvjetori i Institutit Bujqësor të Kamzës. Si zakonisht u përgatit kronika përkatëse dhe u transmetua. (Ishte prishur fejesa e Skënderit me Silvën.)

Të nesërmen u thirrëm në Komitetin Qendror të Partisë, në zyrën e Ramiz Alisë. Të pranishëm ishin Mehmet Karakushi, ndihmës i Ramiz Alisë për shtypin, Miti Tona, shefi ynë i shtypit, Arqile Aleksi, Drejtor i ATSH-së, unë dhe nuk e mbaj mend kush tjetër. Shefi i madh dukej i nervozuar, gjë që nuk e kishte zakon “Ç’ishte ajo kronikë që transmetuat mbrëmë për Institutin Bujqësor?-Dhe pa pritur përgjigje, lëshoi pyetjen e dytë: Ç’kërkonte Fiqirete Shehu në presidiumin e mbledhjes?.

“Ajo ishte në presidium, shoku Ramiz, ne vetëm e filmuam!”, u përgjigja. “Po emrin që përmendët, ju ë bëni protokollin e Komitetit Qendror?- Ramizi e kuptoi që kishte kapërcyer pragun, prandaj nisi të marrë disi kthesën. (Këtë e mendoj tani, nuk e mendova atëherë.) – Nuk kam asgjë me shoqen Fiqiret, le të kuptohemi, por në mbledhje kishte personalitete të rëndësishme, që nuk u panë gjëkundi. Muho Asllanin e kishin ulur në rreshtin e parë, por nuk u kujtua njeri për të.

Muhua kishte ardhur nga Shkodra ku kishte qenë Sekretar i parë i Komitetit të partisë së atij rrethi dhe kishim dëgjuar se punonte në Kryeministri, por se ç’ishte dhe ç’punë bënte nuk ishte e qartë. Nuk e dinim se ai shumë shpejt, në Kongresin e disa muajve më vonë, do të bëhej anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH. Ky rast, tërheqja e vëmendjes për Fiqirete Shehun, ishte për mua sinjali i parë, se familja Shehu po vihej ose do të vihej në shenjestër. Kaluan disa ditë dhe në Komitetin Qendror, përsëri në zyrën e Ramiz Alisë, u bë një mbledhje tjetër. Këtë herë me të gjithë kryeredaktorët e shtypit. U fol për luftën kundër frazeologjisë, letrarizmave, krahinizmave dhe izmave të tjera që viheshin re në shtyp. Në fund të mbledhjes, kur të gjithë u ngritëm për të dalë nga zyra, Ramiz Alia mu drejtua mua dhe Vangjush Zallëmit, Drejtor i Kinostudios “Shqipëria e Re”, që të qëndronim.

“Uluni, tha dhe iu drejtua Vangjushit. Ç’është një film për kinezët që po xhironi”?. “Skenari është mbështetur në novelën “Gjakftohtësia” e Ismail Kadaresë. Bën fjalë për veprimtarinë e revizionistëve kinezë në Kombinatin Metalurgjik”. “Po skenarin kush e ka shkruar”?, “Bashkim Shehu”. “Prandaj dhe po e xhironi, se është djali i kryeministrit, në një kohë kur vetë shoku Mehmet as që di gjë për këtë. “Jo shoku Ramiz, skenari i ka kaluar të gjitha fazat dhe procedurat që parashikon rregullorja, këshillin artistik, diskutimin në…” “Vangjush, lëri këto, të ndërpriten menjëherë xhirimet, nuk kemi bërë akoma film për revizionistët sovjetikë, do të bëjmë për kinezët.., pastaj duket u kujtua që isha edhe unë aty, në të vërtetë i tepërt, mu drejtua: – Po ti të babait e ke autobusin që ia jep Kinostudios? (Një nga autobusët studio me kërkesë të simotrës sonë ia kisha dhënë për disa ditë, për ta përdorur si element dekori).

“Jo, i thashë, po me që na e kërkuan, gjetëm një periudhë pa ngarkesë dhe ia dhamë”. Kështu përfundoi takimi i tensionuar shkaktuar nga nervozizmi i Ramiz Alisë. Që për hir të së vërtetës nuk e kishte për natyrë. Sinjalet për të pasur kujdes nga Mehmet Shehu vinin njëri pas tjetrit. Kishin përfunduar xhirimet dhe montimi i filmit serial “Agimet e stinës së madhe” të Albert Mingës, me skenar të Vath Koreshit. Me dëshirën për ta shfaqur në prag të festave, lajmërova shefin, Miti Tonën, për ta parë. Ai erdhi, e pa dhe kur dolëm nga salla e vizionimit, ngjitëm shkallët për në zyrën time. “Filmi është i mirë, tha Miti, por, sipas mendimit tim, skena e minës që hiqet nga këmbët e urës duhet shkurtuar. Teprohet me të dhe emocioni humbet. Pastaj, si t’i ishte kujtuar atë çast shtoi:- Kam përshtypjen se edhe episodi i luftës, sikur është futur kot. Unë them ta heqim”.

(Në një nga seritë e filmit, në retrospektivë, kishte dhe një episod nga vitet e luftës. Në një përpjekje të ballistëve me një grup fshatarësh, njëri nga këta të fundit u thotë ballistëve të armatosur që të presin edhe pak në ua mbante se nga çasti në çast andej do të kalonte Brigada e parë me komandantin Mehmet Shehu dhe ua rregullonte ai qefin). Dy-tre ditë para Kongresit porositë ishin haptazi. Kamera të mos qëndrojë statike në asnjë nga portretet e anëtarëve të Byrosë Politike, me përjashtim të shokut Enver. Fiqirete Shehu nuk do të jetë në Presidium, por në sallë edhe ajo nuk ka pse të evidentohet, por të trajtohet si gjithë delegatët e tjerë. Për këtë fakt, në një nga ditët e Kongresit, më vjen një nga kameramanët, Shpëtim Qatipi dhe i shqetësuar më thotë me zë të ulët, duke ngjitur gojën te veshi im: Se ç’bëhet këtu! Unë fiksoj portretin e shoqes Fiqirete dhe berti (Albert Minga) nuk e nxjerr.

“Jo more, i thashë me demek i habitur. Do të bisedoj unë me të”. Në të vërtetë, ato ditë edhe unë e ndjeja veten disi të mënjanuar, ose më dukej mua kështu. Ditën e parë të Kongresit u mbajt raporti nga Enver Hoxha. Raporti nuk u mbajt, por u lexua prej tij një pjesë shumë e shkurtër. Pjesa më e madhe ishte lexuar në zyrë, ishte lexuar në magnetofon shumë kohë më parë dhe delegatët dëgjonin. Enveri, ulur në presidium, mbante letrën përpara dhe gojën mbyllur. Një pjesë e delegatëve, sidomos të ardhurit nga fshati, nuk ishin në gjendje të kuptonin se ç’bëhej. Mehmet Shehu ishte vrer, nursëz dhe buzëvarur. Enveri nuk ia hidhte sytë, nuk bisedonin si dikur, nuk qeshnin… Më 18 dhjetor, vazhdojmë të jemi ende në vitin 1981, së bashku me miqtë e mi të vjetër Albert Shalën dhe Stefan Komninon, u nisëm herët për gjah…

Makina jonë u shkëmbye me atë të Besnik Bekteshit, kandidat i Byrosë Politike, por që punonte ende në Shkodër. Me të mbërritur në shtëpi, nëna më tha e alarmuar: “Ko je mor derëbardhë! Të kërkojnë në punë! Ka vrarë veten Mehmet Shehu! Pu, pu, pu na ke prurë dhe tersllëkun në shtëpi! Në dorë mbaja lepurin e plagosur. E kisha sjellë të argëtoja fëmijët e mi të vegjël. Shkova menjëherë në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm, Çajup Rusmajlit. “Mbaroi dhe kjo punë, tha ai. Duhen marrë masa, por le të presim udhëzimet nga Komiteti Central. (Ato kohë një sërë kuadrosh të Komitetit Qendror i thoshin si Enver Hoxha, Komiteti Central.) Në mbrëmje, vetëm disa minuta para orës 20.00, kur do të jepej Revista Televizive, në zyrën e Çajupit hyri Mihal Bisha, Drejtor i Kuadrit në Komitetin Qendror. Ai mbante në dorë një letër format të daktilografuar,së bashku me një fotografi të Mehmet Shehut. “Jepeni këtë, tha ai, dhe më pas vazhdoni programin tuaj. E dëgjuam së bashku leximin e lajmit dhe pastaj secili shkoi në zyrën e vet. Kur mbaruan të gjitha materialet e Revistës, filloi transmetimi i një koncerti me këngë, siç ishte programuar më parë.

ENVERI, I LODHUR FIZIKISHT

Pse e vrau veten Mehmet Shehu? E vrau, apo e vranë? Më e saktë është shprehja: e vetëvranë. Personalisht kam bindjen se Mehmet Shehu është vetëvrarë. Nuk kam fakte dhe argumente të shkruara dhe të verifikuara, por në bazë të analizës që u bëj ngjarjeve kam arritur në këtë përfundim. Por, ashtu siç është thënë dhe është shkruar, është vrarë, apo është vetëvrarë, pak rëndësi ka. E vërteta qëndron tek ajo se si njëra mundësi ashtu dhe mundësia tjetër janë të imponuara. Si ka ndodhur? Për mua gjithçka është menduar, shtyrë dhe nxitur nga Nexhmije Hoxha. Enveri, prej vitesh, ishte rënduar jo vetëm fizikisht, por besoj edhe mendërisht. Nuk them se kishte lajthitur aq sa mundohen ta paraqesin disa. Unë flas të paktën për deri në vitin 1981, kur herë pas here kam qenë pranë tij. Në vitin 1978, kur shoqërova vizitën e tij në Gjirokastër dhe Sarandë, vërejta se ishte shumë i lodhur.

Në një ditë kur ishte planifikuar për të shkuar në lagjen Palorto, në lagjen ku kishte lindur Enveri, u vendos të shkohej nga rruga e sipërme, nga sheshi i xhamisë dhe prej andej, derë më derë e thiropullë më thiropullë të arrihej të eliminoheshin të përpjetat. Ishte e pamundur të ngjiteshin lukuramat e sokakëve prej tij. Të nesërmen ishte parashikuar të bëhej vizita në qendrën muzeale të arsimit, në Kodrën e Obeliskut, kushtuar burrave mendjemprehtë të Gjirokastrës, të vizitoheshin klasat muze dhe qendrat kulturore, që u përkisnin viteve të shkuara. Na njoftuan se numri i gazetarëve, operatorëve dhe fotografëve do të ishte i kufizuar. Vizita ishte caktuar të bëhej në orën 10.00. ne duhej të qëndronim tek Sheshi i Çerçizit dhe të prisnim sinjalin për të shkuar menjëherë tek vendi i caktuar. Nga RTSH-ja ishim caktuar unë gazetar dhe Pali Kuke, operator. Në të vërtetë na njoftuan të shkojmë tek Obelisku para orës 10.00. Ai ngrihej në një nga shtatë kodrat e Gjirokastrës, në qendër të saj, në të djathtë të Qafës së Pazarit.

Mbërritëm aty me një frymë, se veç të tjerash duheshin ngjitur dhe gati 100 shkallë. Kur mbërritëm te sheshi i vogël majë kodrës u ndeshëm ballë për ballë me Sulo Gradecin, kreun e grupit të sigurimit të Enver Hoxhës. “Po ju? Pyeti i egërsuar, ndryshe nga maska buzëqeshëse që mbante zakonisht. Ç’doni këtu?” “Për punën e përditshme”, i thashë unë. “Por unë kam dhënë porosi që të vini më vonë”. “Neve na tha shoku Miti (Tona) të vinim”, thashë duke mbledhur supet. Ndërkaq u duk vargu i makinave që po i afroheshin fundit të kodrës. “Mirë, mirë, tha Sulo Gradeci, shkoni matanë te klasat dhe do të filmoni vetëm kur Komandanti të ngjitet këtu në shesh.

Ashtu bëmë. Ne nuk e pamë Enverin të ngjiste shkallët e shumta të Obeliskut. Ai do t’i ngjiste ulur. Ishte përgatitur një karrige në të dy anët e së cilës ishin mbërthyer krahë druri. Enveri do të mbartej ulur në karrige nga katër djem të fuqishëm, ushtarë të gardës. Ishte një pamje disi qesharake, por që zgjidhte problemin. Me sa morëm vesh, se me sy nuk pamë gjë, kjo nuk u zbatua, por u zëvendësua prej mbajtjes prej krahësh e Enverit nga dy djem të fuqishëm, ushtarë të gardës, dhe ai u ngjit në kodër me këmbët e veta. Kjo skenë nuk duhej të shihej sepse “do të gëzonte armikun”, ndaj dhe ne na mbyllën në një nga klasat muze. U zgjata pak në këtë episod, por desha të tregoj se Enveri ishte vërtetë i lodhur fizikisht.

Nga pikëpamja mendore, sipas meje, kishte herë pas here këputje të fillit të mendimeve. Nuk mund të them se kishte mungesë logjike, por në fjalimin që mbajti në mitingun e madh në Sheshin e Çerçizit, jo rrallë kërcente nga Tiu te Katiu, si thonë në Gjirokastër. Në një çast të tillë më duket se i erdhi në ndihmë Nexhmija, që i qëndronte në krah. Duhet t’i ketë bërë ndonjë shenjë, duhet t’i ketë rënë, fjala vjen, me bërryl, kur ai, Enveri, nga rrëshqitjet me të ndenjurat që bënte në këcullë, kur ishte i vogël, kalonte te tradhtia e kinezëve. Pikërisht në këtë katrahurë frazash, Enveri mori kthesën, e kuptoi se kishte rrëshqitur dhe tha: “përpara se të niseshim për këndej, Nexhmija më tha: “Mor Enver, do veç në Gjirokastër, por nuk të shoh të përgatitësh ndonjë fjalim”.

Edhe unë i thaçë: “Po pse me kartë do t’u flas unë gjirokastritëve të mi, vëllezërve dhe motrave të mia. Po ata më zënë me një dru që të shoç t’i pastajna”. Më 1 maj 1979 gjendja ishte keqësuar. Dora që pritej të grinte lart për të përshëndetur manifestuesit që kalonin para tribunës varej poshtë pardesysë. Në finalen e Spartakiadës që u zhvillua në nëntor të po atij viti në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, ishte gjithashtu i dërrmuar. Edhe pse u vendos ashensori për t’u ngjitur në katin e dytë, kur doli në tribunë, mezi i hidhte këmbët.

Isha shumë afër tij, vetëm 3-4 metra, në kabinën ku transmetoja. Të qeshurën e kishte të trishtuar. Kokën e kthente me vështirësi majtas-djathtas. Në këto kushte, Nexhmia ka menduar: “Ky po mbaron. Çdo të bëhet? Si do të vejë halli i Shqipërisë (interesi i përgjithshëm)? Po halli ynë, i familjes tonë (interesi vetjak)?
vijon…

blank

Pjesa Nr. 32. Zamak i Flamurit…   DON  LUIGJ  PRENDUSHI Nga Fritz RADOVANI

 

DON LUIGJ PRENDUSHI

(1896 – 1947)

 

Një jetë në vorfni tue i sherbye Fesë Katolike dhe Popullit vujtun Shqiptar.

Asht në klerikët model të Shekullit XX, atij shekulli që asnjëherë nuk ka per t’u shlye nga historia e pafund e krimeve ma të shemtueme të komunizmit.

Askush në Botë nuk ka me dijtë asnjëherë atë periudhë të mnershme dhe të panjoftun komuniste, që ka kalue Populli Shqiptar nga viti 1944 e deri me 1991, nen diktaturen barbare të kriminelave vrastar e torturues të pashoq në krejtë Lindjen komuniste, të katilave të pashpirtë Ever Hoxha e Ramiz Alia, dy kriminela fanatikë anadollakë që nuk kanë kopjo n’ asnjë vend. Të dy pa një pikë gjak Shqiptari, dhe që sot vazhdojnë me kenë të paprekun në asnjë drejtim dhe veprim prej “Drejtësisë së Fanatizmit Antikatolik”, po dhe të “nderuem” nga vazhdimsia orientale e “rilindjes” komuniste, e cila ka perjashtue nga “Historia e Popullit Shqiptar” komplet Veriun, tue fillue nga ngjarjet e pashlyeshme të vitit 1911, në Hot me Ded Gjo’ Lulin, dhe tue u mbyllë me “epitetin e gjetun të kryeministrit Edvin Rama–unë jam katolik”, që me veprat e tija të sotme antikombtare e antinjerzore, Shqiptarët persa shekuj me urrejtë jo vetem besimin katolik po, edhe shpellat parahistorike ku kanë jetue para gati dymijë vjetësh Ata, kur Shen Pali shkeli Tokat tona.

Si justifikojnë pasuesit e sotem të “komunistave të rilindur” në Shek. XXI- vllavrasjet e Klerikëve Katolik Shqiptarë, që u kanë zhdukë edhe “Dosjet”?

E nuk flasim per një a po dy Klerikë Katolik, po per disa ku ban pjesë edhe i Ndjeri Don Luigj Prendushi, e pse nuk ka Don Luigji “Dosje”? – Nuk mund të tregohet e verteta, se jo vetem nuk besohet por, asht dyfishi i krimit ndaj Këtij Kleriku të pafaj që Sigurimi i Shtetit, me firmen e diktatorit barbar e kriminel Ever Hoxha, ka zhdukë deri në vitin 1972, mbi 42.000 Shqiptarë.

Në vitin 1992, një oficer dhe agjent’ i vjeter i Sigurimit të Shtetit, në Tiranë më ka pyet: “A di me më tregue, a ka të bajnë me Fisin tuej të Prennushve, një Klerik Katolik i quejtun Don Luigj Prendushi?” – Unë ju pergjegja jo!

Kur kam lexue Emnin e Nderuem të Don Luigjit, kam pa jo vetem mbiemnin ndryshej (jo me dy nn, por me nd, Prendushi) e jam interesue per me dijtë edhe Familjen së ciles, i perket Viktima e pafaj e vrame në Maji 1947.

Don Luigj Prendushi asht i biri Pashko Prendushit dhe Luçit Toska. Asht le në Shkoder me 8 Janar 1896, e deri në vitin 1921, ka studjue në Piemonte të Italisë, nga klasa e parë e derisa asht Shugurue meshtar me 12 Mars 1921.

Asht kthye n’ Atdhe dhe ka sherbye në dioqezen e Sapës dhe të Shkodres. Ka sherbye famullitar në fshatrat e Mazrrekut, Nenshatit, Shllakut, Pukës. Në fund ishte në Dush, kur u arrestue si “spijun i Vatikanit”, me idenë e tyne se do ta lidhin me At Mati Prennushin, që ishte i arrestuem në burgun e Kishës së Fretenve në Shkoder. E torturojnë aqsa nuk ka as “Dosje” dhe, e gjykojnë me vdekje, e pushkatohet pa pranue asgja nga akuzat me 24 Janar 1947.

Mbas 46 vjetësh Don Luigj Prendushi u rivorros në Rrëmaji të Shkodres.

Të gjitha të dhanat e sakta të biografisë m’i ka dhanë Dr. Pjeter Pepa, kur i kam kerkue me dijtë se, “kush ishte Ky Klerik dhe pse asht pushkatue?”

Asht e pabesueshme me mendue si janë arrestue, masakrue dhe jo vetem që janë pushkatue të pafajshem njerzit në një qytet me 29.000 banorë si ishte Shkodra aso kohe, po asht vazhdue terrori mbi 47 vjetë, tue u dhunue njeriu prej “luftës së kllasave”, i cilitdo besim kjoftë, vetem si qytetar Shkodranë.

A dihet e saktë shifra e të arrestuemve dhe të pushkatuemve në krahinen e Veriut, deri naltë në Vermosh atë kohë kur terroristi Ever Hoxha, kerkonte me dijtë edhe “vullnetin e tyre të fundit para pushkatimit” në ato krahina?

Jo, jo, nuk dihet se “as nuk duhet me u zanë në gojë ajo shifer e mnershme”, që po të dihej, ose të botohej edhe sot, mbas 32 vjetësh gjoja “të lirë”, besoj plotsisht i bindun se kushedi sa të Rinjë Shkodranë, fillojnë me u kurue per humbje qetësije nervore, e frike të pasherueshme nga arrestimi komunist.

E ajo që asht ma shkatrrimtare e Rinisë Shqiptare asht gjendja mashtruese e sotme, kur “shpresat në ndryshimet politike tek Shqiptarët ishin të mëdha dhe të besueshme”, mbasi ajo që ka ngja tash në Shqipninë e Shek. XXI, nga “mos dënimi i krimeve të komunizmit” nuk ka ngja n’ asnjë vend komunist.

“Përmbysjet” fallco, ndryshimet me trashigimtarët e vet, gënjeshtrat e pa cipë të Presidentave dhe të kryeministrave të pamoral dhe purokomunista, tue u mbështetë tek skandalet dhe korrupsioni me Europen Perëndimore, si dhe siguria e tyne per një grusht “euro”, janë vetem “E ARDHMJA YNË”! 

Vllazen e Motra Shqiptarë! Ajo që ka ngja në Shqipni ishte Gjenocid! Janë zhdukë Fise të tana me fëmijë, nipa e sternipa e SOT: Nuk kanë as Vorreza!

Mos e harroni kurr prejardhjen Tuej! Gjaku i derdhun rrëkajë nder Trojet e Atdheut, ju thrret: Rini Shqiptare, je kenë e je, Zamaku i Kastriotit tonë!

            Melbourne, 24 Maji 2022.

blank

“Një ish-oficer i Sigurimit me origjinë nga Çamëria, më tha: Tortura e fundit që i bënë babait tuaj, ishte nxjerrja e syve dhe…

I lindur më 14 shkurt 1912 në Çamëri dhe ardhur në Shqipëri në moshën 8-vjeçare. Pjesëmarrës në luftë, si zëvendëskomandant i çetës “Çamëria”. Arrestohet më 28 korrik 1960, me akuzën si agjent i zbulimit të huaj për një kohë të gjatë. Në maj 1961 i përmendet emri në gjyqin e Teme Sejkos dhe të 38 personave të tjerë, por nuk u shfaq si person në gjyq. Nga ky moment, nuk dihet më asgjë për fatin e tij.

U përhapën fjalë sikur ishte gjallë, sikur ishte çmendur, që e kishin pushkatuar, që kishte përplasur kokën në murin e qelisë dhe kishte vdekur. Organet zyrtare të shtetit as e pohonin, as e mohonin vdekjen e tij, duke e lënë çështjen pezull të mbuluar me mister dhe duke krijuar idenë e rreme te familjarët se Taho Sejkoja ishte gjallë. Vetëm në vitet e demokracisë familja u njoh me një vendim të Gjykatës së Lartë, të asaj kohe për dënimin me pushkatim të Taho Sejkos, por s’kishte asnjë process-verbal pushkatimi.

Njoftimi më i fundit rreth fatit të tij, ka qenë nga një ish-punonjës i Hetuesisë, i cili pohoi se: Taho Sejko, është torturuar për një kohë të gjatë e në fund i kanë nxjerrë edhe sytë. Midis këtyre të dhënave kaq kontradiktore e të tmerrshme, familja ende nuk e di si është e vërteta e fatit të Taho Sejkos.

Dëshmon i biri, Hektor Sejko As i gjallë, as i vdekur – një jetë e mbetur në terr! Çfarë ka ndodhur me këtë burrë, me këtë njeri? Cili është faji i këtij? Gjyshja ime 80 e ca vjeçe, nga tre djem që pati, mbeti pa asnjërin. Dy i arrestuan në të njëjtën datë dhe i eliminuan. Tjetrin e bënë të mbytej në pus…!

Vijim

Zoti Hektor, nuk patët asnjë informacion tjetër zyrtar?

Përveç këtyre bisedave që vinin në forma nga më të ndryshmet, s’kishim asnjë lloj informacioni. Pak para se të vdiste nëna, marrim vesh diçka tjetër. Dhëndri im punonte në Rrenc, me nipin e Mark Dodanit, që ishte i Sigurimit të Shtetit. Nipi i Mark Dodanit, i thotë dhëndrit tim: “Tonin, ka ardhur daja mbrëmë dhe unë të përmenda ty, që ke marrë vajzën e filanit. Daja më tha që filani, Tahoja, ka ardhur prej Greqisë, e kam shoqëruar unë vetë, e kam çuar në Tiranë dhe ka takuar ata të mëdhenjtë fare”.

Kush ishin këta të mëdhenjtë, Enveri e kompani?

Po ashtu i bie, se kush tjetër? Për kë tjetër e kish fjalën?! Komplet rrena të sajuara! Të tëra këto që po të them ty janë rrena, se u vërtetuan më mbrapa. Përse është mbajtur kjo situatë kështu, unë nuk e di. Arsyen e kësaj pune s’kam si ta di. S’del e shkruar askund, prandaj s’e di. Dhe dëshmitarët nuk janë, s’ekzistojnë më.

blank

Kanë vdekur…?!

Edhe ata që kanë qenë, s’kanë folur. Atëherë, në dhjetorin e vitit 1990, unë i bëra telegram Ramiz Alisë me kërkesë për këtë problem. Më ktheu përgjigje të shkoja në Ministrinë e Brendshme. Atje më priti një oficer dhe i thashë: “Kërkoj të di të vërtetën për babain tim, Taho Sejko”. “Pse, more, nuk e di ti të vërtetën”? – ma ktheu oficeri. “Kaq idiot të dukem që e di dhe vij të kërkoj. Po ta dija, s’vija të kërkoja”? Edhe i’a shpjegova shkurtimisht të gjitha këto.

Tri ditë mbasi kishte vdekur nëna ime, erdhi një person e na tha: “Tahoja ishte në varrim, i fshehur pas një peme. Ka qenë i fshehur pas një peme”. Donte të na bindte, se Tahoja jeton!

Duket që është metodë pune: Krijo legjendën që është gjallë dhe kështu mbulo krimin.

Po, po, legjenda se ai gjoja jeton. Historia vazhdon. Varrimi ishte në dy e gjysmë, por sa shkuam ne gjer në varret në Shtoj, dimër ishte, dhjetor, u err fare. U err, u err… edhe ky erdhi e na rrejti si për shtatë palë qejfe: “Ka qenë i fshehur pas një peme”!

Kishte kaluar çerek shekulli nga arrestimi i babait tuaj, apo jo?

Fiks, 24 vjet. Këta vijonin të na mashtronin…! Ne vazhdonim e jetonim me një ëndërr. Nëna ime vdiq me shpresën dhe besimin e saj të madh e të jashtëzakonshëm, se ky njeri jeton. Se ku është, hajde e gjeje, por ky jeton!

Nuk kishit asnjë deklaratë zyrtare?

Në mënyrë absolute jo! Në mënyrë absolute jo! Përveç këtyre fjalëve që shkonin e vinin, jo kështu e ashtu, se cila ka qenë arsyeja, as sot nuk jam në gjendje ta di. Nisur nga fjalët e Feçor Shehut, ‘për ta vrarë e vrasim, frikë s’kemi; njerëzit vdesin edhe jashtë, edhe brenda, e thonë ka vdekur; po të ishte çmendur, s’është as për ne, as për ty…’! Të tria këto versione, na i hodhi poshtë Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, që më vonë u bë ministër i Brendshëm i Sigurimit të Shtetit Shqiptar. Na u krijua një situatë që çfarë të themi. Përfundimisht, janarin e vitit 1991, kam marrë këtë dëshmi penaliteti, sipas së cilës morëm vesh që Taho Sejkoja është pushkatuar.

Është pushkatuar!

Ja, lexoje, se unë e kam pak të vështirë ta shoh.

Me vendimin numër 3, të datës 24 shkurt 1962.

Po. Më 1962.

Vendim i Gjykatës së Lartë, për tradhti ndaj atdheut, për dhënie informatash zbulimit të huaj, për agjitacion dhe propagandë, sipas neneve 64, 67, 76 të Kodit të Procedurës, me vdekje me pushkatim. Konfiskimin e…!

Pasurisë së pjesës së tij! Na i kanë marrë të tëra! S’kanë lënë gjë pa na marrë!

Po kjo? E drejta elektorale…?!

Për 5 vjet. Pasi pushkatohet, s’ka të drejtë të votojë për 5 vjet!

Po ai është i vdekur more! …I hiqet grada ushtarake. Ekzekutuar më datë 13.3.1962. Paska vdekur që në ’62-shin?! Tiranë, më 29 janar 1991. Pra, sa ka ardhur demokracia, informacioni i parë i demokracisë, që nuk u’a kishin dhënë kurrë më parë.

Ne s’kemi lënë vend pa e kërkuar, more burrë. Në ’62-shin e kanë pushkatuar këta, në ’62-shin thonë këta. Të vërtetën është shumë vështirë ta gjesh sot. Nuk ka proces-verbal pushkatimi, nuk e di unë çfarë ka ndodhur me të…!

A u tregua ndokush i gatshëm për ta ndriçuar situatën në lidhje me arrestimin, pushkatimin dhe zhdukjen?

Në qershor të vitit 1992, unë kam ardhur në Tiranë, si nënoficer i Gardës së Republikës. Detyra që i vura vetes, ishte të nxirrja të vërtetën për problemin e babait tim. Pjetër Arbnori, në vitin ’94, më ka ndihmuar të shkoj te kryetari i Gjykatës së Kasacionit, për të marrë dosjen e Taho Sejkos.

Kush ishte kryetar i Gjykatës së Kasacionit?

Zef Brozi. Ai më dha leje në ’96-n për të shfrytëzuar materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit Qendror të Shtetit, në lidhje me Mehmet Sejkon, Taho Sejkon, Teme Sejkon, Rexhep Plakun dhe Alush Takën. Kjo është mbështetja që më ka dhënë Pjetër Arbnori, me ndërmjetësinë e Kolec Topallit.

Ja ku kemi: “Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, Dega e Parë, Dosja 278, Tepër sekret, seria C2, Tiranë, 24/3/1961”.

Është e gjitha ajo që jep Kadri Hazbiu, për sa i përket problemit. Këtu jemi një a dy muaj përpara se Teme Sejkoja të dilte në gjyq.

Gjyqi i Teme Sejkos u zhvillua në maj të vitit 1961 apo jo?

Në maj 1961. Atëherë, çfarë thotë këtu Kadri Hazbiu? Mes të tjerave: “Taho Sejkoja akoma nuk flet. Jo vetëm e dobëson deri në njëfarë shkalle procesin gjyqësor të bëhet publik, por pengon zbulimin e fakteve që ai i di si element. Brenda afatit të kërkuar, do të bëjmë përpjekje për ta zbërthyer. Deri më sot, ndër 38 të arrestuarit, flasin vetëm 22, ndërmjet të cilëve, të gjithë kryesorët, me përjashtim të Taho Sejkos, të tjerët flasin vetëm pjesërisht, dhjetë nuk flasin fare, prandaj, që të zbërthehen edhe të tjerët, duhet kohë më e gjatë”.

Kështu që deri në mars të vitit 1962 Taho Sejko nuk ka folur fare. E thotë Kadri Hazbiu. Domethënë, gjatë vitit 1961, ai s’ka folur gjë.

Në dokumentet që kam marrë unë (mund të kem mbi 1.200 faqe dokumente), se kam marrë nga të gjithë arkivat: edhe nga Arkivi i Shtetit, edhe nga ai i Ministrisë së Brendshme, nga Arkivi i Ministrisë së Jashtme, kuptohet, nuk janë të tëra për babain, por janë edhe për axhën, edhe për djalin e axhës, unë kam ndarë një pjesë, gjërat më pikante. Në këto dokumente, një gjë që më bëri shumë përshtypje që e ka shkruar vetë ai, është shkrimi i tij e i ka rënë vizë me laps. Është e shkruar dy ditë para se të fillojë gjyqi, dy ose tri ditë.

Data 12.5.1961.

Po, i pesti, 1961, 3 ditë përpara se të niste gjyqi i Temes!

Pra, më 15 maj 1961 nisi gjyqi i Teme Sejkos. Çfarë shkruan aty? Me laps e ka shkruar ai, apo të tjerët?

Jo, është e tija ajo!

“Nëpërmjet shpifjeve shtazarake të njerëzve të këtij vendit tonë…” Pra, kjo shprehje është e tij?

Me këtë, i ka dhënë përgjigje shtetit. Është në dosje. Ka, nuk e di sa proces-verbale për shtyrje të hetimit ka, sepse pasi ka mbaruar gjyqi i Teme Sejkos, hetimin e Taho Sejkos e ka marrë Ferhat Matohiti.

Si përfundim, kanë bërë një dosje, ku ky person që s’kishte pranuar asgjë, na i paska pranuar të tëra.

Ku është kjo dosje?

E kam unë të plotë, dosje hetimore dhe gjyqësore. Në dosjen gjyqësore janë të gjitha ato që ka deponuar Teme Sejko, Tahir Demi e kompani. Janë të tëra brenda saj dhe del që i pranon Taho Sejko. Hajde gjeje tani, i pranoi, si i pranoi, kur i pranoi, sa pranoi…?!

Duhet ta kenë torturuar. Atë nuk e nxorën në gjyqin e Teme Sejkos, por i përmendën emrin. Nga ana tjetër, ka plot proces-verbale që ia kanë shtyrë shumë kohë edhe hetimin për ta zbërthyer, siç shkruanin tek ai dokumenti, kështu që patjetër e gjithë kjo kohë “zbërthimi” duhet të ketë qenë kohë torturash.

I rëndësishëm për mua është trupi gjykues me tre veta. Njëri prej tyre është Andon Sheti. Sa e pashë emrin, shkova dhe e takova. I thashë se s’kisha gjë me të. Ke qenë i detyruar, je paguar, ke bërë detyrën që të ishte caktuar, por unë dua të di të vërtetën

Më tha: “Këtu, te kjo letra, nuk ka në mënyrë absolute asgjë të vërtetë. S’kam marrë pjesë unë në atë gjyq…! Do të ishte kënaqësi e madhe të të jepja informacion për gjyqin e babait tënd. Po aty s’ka absolutisht asgjë të vërtetë. Kjo s’është firma ime. S’kam firmosur unë këtu dhe s’kam marrë pjesë unë në këtë gjyq”.

Kjo është mafie e frikshme…?!

Domethënë, kanë manipuluar edhe dosjen gjyqësore. S’ka pasur fare gjyq! Kanë bërë ca letra, kushedi kush i ka vënë firmat, se aty janë tri firma.

Ky gjyq s’qenka real, porse personi është arrestuar, është mbajtur në hetuesi, është torturuar…! Cila është arsyeja që për 31 vjet ky njeri është mbajtur i fshehur? Ky gjyq, pa proces-verbal pushkatimi, është fals. Çfarë ka ndodhur me babain tim nuk e di, se kërkimet e mia hasin në një mur. Muri janë gjithë plehrat e Sigurimit të Shtetit dhe të qeverisë shqiptare, që i kanë lyer duart me gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe s’pranojnë të thonë të vërtetën.

Në vitin 1994 ka ardhur një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, me origjinë çame, më ka kërkuar te Kryesia e Kuvendit. Më ka thënë: “Kam ardhur të të takoj ty, djalin e Taho Sejkos, për të të thënë një të vërtetë. A e di se cila ka qenë tortura e fundit që i kanë bërë babait tënd”?

Ndenja dhe e pashë kështu, u stepa për momentin.

“Tortura e fundit që i kanë bërë babait tënd është që i kanë nxjerrë sytë”.

Mos, o Zot! E kupton?

Çfarë ka ndodhur me këtë burrë, me këtë njeri? Cili është faji i këtij, more? Cila është arsyeja që neve s’na e thanë për 31 vjet? Cila është arsyeja që na kanë mbajtur në qytetin e Shkodrës e nuk na çuan në internim? S’mund ta harroj! Gjyshja ime, 80 e ca vjeçe, nga tre djem që pati, mbeti pa asnjë. Dy i arrestuan në të njëjtën datë dhe i eliminuan. Tjetrin e bënë të mbytej në pus. Më 1963 ka vdekur axhë Suloja dhe ajo ka vdekur më 1964. Atë skenë, sa të jem gjallë s’mund ta harroj. Një karrocë, një kalë, një karrocier, një arkivol dhe tre persona mbrapa. Unë, nipi i vetëm i saj, kishte nipa të tjerë, por aty isha vetëm unë, Ramiz Draçini, komshi dhe Kujtim Demi, i afërmi ynë që jetonte në Shkodër, të cilin babai e kishte ndihmuar të vinte e të stabilizohej në Shkodër. Këta ishin tre personat që po varrosnin nënën e tre djemve, që mbeti pa asnjë djalë! Pa asnjë!

Sikur rastësisht t’i kishit takuar ata që kanë vrarë e kanë zhdukur njeriun tuaj të afërm, çfarë do të provonit? Si do të reagonit?

Po, mor’, po ta them shqip, shqip, e kam deklaruar botërisht. Kur kam hapur dosjet për të gjetur hetuesin e fundit, Ferhat Matohitin, unë kam qenë oficer i Gardës së Republikës, me pistoletë në brez.

Ferhat Matohiti, për çdo ditë vinte te Kryesia e Kuvendit dhe kalonte përpara Kryesisë së Kuvendit, dhe mua as më ka shkuar e as më shkon në mendje se mund t’i bëj gjë.

Unë besoj në Zot! Besoj në Zot! Personat realë që e kanë bërë këtë punë hëngrën njëri-tjetrin. Unë s’jam për të bërë një veprim jashtë asaj që jam ndërtuar. Duke besuar në Zot, ia lë drejtësinë Atij.

Vetëm një Xhemal Selimi ka paguar nga kjo hata e madhe. Xhemali ka qenë në Shkodër i deklaruar. E ka vrarë dikë dhe i’a ka thyer arrat në kokë. Por dukagjinasit nuk ta falin poshtërimin!

Në çdo shoqëri ka rregulla sjelljeje ndaj kufomës, ndalim të dhunimit, përdhosjes, nderim për të ikurin. Tani, dua të di, a ruani sende personale nga babai juaj?

Çfarë kishte në shtëpi, erdhën ia sekuestruan dhe i morën. Dy kostume që i kishin mbetur, i kam kthyer e i kam bërë për vete, se s’kam pasur mundësi tjetër për t’u veshur. Një pjesë dërrmuese të gjërave jemi detyruar t’i shesim për bukën e gojës.

Prej babës kam një gjë të bukur të fundit. Miku im, Gjovalin Filipi, ka gjetur librezën e punës së babait në Shkodër. Aty baba me dorën e vet ka shkruar punët që ka bërë në vazhdimësi, prej vitit 1945 deri më 1960.

Kam edhe disa letra, fotografi.

Duke qenë se morët këtë vulën e “biografisë së keqe”, si ju kanë parë njerëzit? Po autoritetet? A ju kanë diferencuar?

Në vitin 1968, kur jam liruar prej ushtrisë, një vit ndenja pa punë e me shumë vështirësi mora një fletë pune për në Uzinën Rajonale në Shkodër, që gjendej pas Uzinës së Telave.

Më thanë të shkoja në shtator, se shefja e kuadrit ishte me leje. Shkova në shtator dhe aty po bëhej mbledhje e kolektivit për punën time, se isha nipi i filanit dhe djali i filanit, pra, a do të më pranonin apo jo. Për fat, ai që drejtonte mbledhjen, tha: “Çfarë thoni ju, se unë jam dakord”. Kështu fillova punën me tri turne.

A keni pasur përkrahje nga miq apo ishit nën vëzhgim?

Miq kemi pasur e s’i harroj sa të jem gjallë. Kemi mbetur edhe pa rrogë, por shoferi i Taho Sejkos, Angjelin Toska, dërgonte nusen, Luçien, në darkë dhe më jepte dy mijë lekë, tri mijë lekë…! Na ka dhënë bukë, more! Në kohën kur na i morën të tëra e s’kishim as bukë për të ngrënë. Ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm. S’mund t’i harroj Çelin Toskën dhe Luçen unë.

Kur është arrestuar babai, nëna më ka thënë: “Kujdes, bir, jemi vetëm këtu! Të mirën dhe të keqen e bën për vete, s’ia bën kujt”.

A ju ka munguar babai gjatë jetës?

Ah, shumë! Babain e adhuroj – një njeri që s’ka njohur çfarë është servilizmi, s’e ka njohur në mënyrë absolute! Një njeri që i ka thënë komunizmit: “Këtu jeni gabim, aty jeni gabim”. Vështirë të gjesh sot njeri të tillë, por një njeri që është vetë dënuar.

Edhe me tre fëmijë, ai nuk ka bërë kompromis, se mund të kishte mbyllur gojën për hatrin tuaj.

Duke folur, është vetë-dënuar. Ma ka thënë nëna ime: “I kam thënë 100 herë babës tënd: ‘Mos fol! Mos fol, more burrë! Mos fol, se këta shihe çfarë po bëjnë!’ ‘Unë atë që kam brenda vetes do ta them, s’kam frikë…”!

A e keni ndier praninë e tij?

Babai, gjatë gjithë jetës sime, edhe sot që po flasim bashkë, është afër meje. Prania e tij për mua është e pazëvendësueshme. Edhe kur e them emrin tim, unë e them Hektor Taho Sejko. Ka sakrifikuar jetën e tij vetëm për ne. Nëse Taho Sejkoja do të dilte e do të depononte në gjyq…!

Mendoni se do t’ju kishin futur në burg?

Jo, mor’, jo, s’isha gjallë unë sot! Të jesh i bindur për këtë punë. Është merita e tij, është aftësia e tij. Në momentin që një person pranon një faj që s’e ka bërë, ka dënuar jo vetëm veten, por edhe familjen e tij. Qëndrimi i tij dënoi atë, por familjen jo! Ai u dënua, sepse ishte i destinuar për t’u vrarë. Ai nuk mund të dilte më gjallë prej aty, në mënyrë absolute s’dilte më gjallë. Me qëndrimin që mbajti, me rezistencën e tij, logjika më çon në përfundimin se ai na ka mbrojtur.

Në cilat momente e keni ndier më shumë mungesën e babait tuaj?

E kam ndier kur s’kam pasur bukë për të ngrënë në shtëpi dhe nëna ime i merrte dy motrat në shtrat e u thoshte: “Po shkon Hektori të marrë borxh të blejë bukën, e unë po ju kallëzoj ndonjë përrallë sa të vijë”. E kam ndier kur në klasën e dytë gjimnaz, nuk kisha këmishë për të veshur dhe kam shkuar në shkollë me kanotierë, e drejtori i shkollës më nxori para tërë shkollës. Mungesën e babës e kam ndier kur jam detyruar në atë kohë, në atë moshë, të shkoja për të punuar në fermë, kur jam detyruar të shkoj të punoj në Fabrikë të Tullave. E kam ndier kur kam qenë ushtar, që më kanë nxjerrë para komandantit të togës, se duke qenë 49 kile, nuk isha i zoti të prisja me sëpatë 5 m2. pyll. Ishte e pamundur ta prisja.

Më nxirrnin para komandantit të togës e më përmendnin babën e axhën çdo herë: “Djali i armikut, nipi i armikut, s’do të punojë…”!

Si e keni pritur rënien e komunizmit?

E kam pritur si gëzimin më të madh të jetës sime, më të madhin. Pas lindjes së fëmijëve, kjo ngjarje ishte gëzimi më i madh që kam përjetuar në jetën time. Ka shumë njerëz që nga demokracia kanë përfituar materialisht. Unë kam përfituar shpirtërisht. Krijimi i Partisë Demokratike më hoqi frikën. S’kisha më frikë, domethënë, erdha te Hektori, erdha të vetja. Fitorja e Partisë Demokratike, më solli lirinë në mars 1992. Me fitoren e demokracisë vura në vend integritetin e familjes sime, që unë e vlerësoj shumë më tepër se tërë pronat që kanë marrë këta. Demokracia më vuri në vend dinjitetin e familjes.

A dini gjë për vend-varrimin e babait tuaj dhe a jeni vënë në lëvizje për ta gjetur vend-varrimin?

Absolutisht asgjë nuk di, megjithëse jam përpjekur shumë.

Sa shpresë keni që autoritetet shtetërore do të mundësojnë gjetjen e eshtrave të babait tuaj?

Asnjë shpresë. E quaj të humbur.

Kur mendoni se do të mbyllet kjo histori?

Kur të mbyllet jeta ime. Kudo që të shkoj, çfarëdo që të bëj, çfarëdo që të flas, unë kam detyrën më të vështirë – ta mbaj gjallë emrin e babait tim. Është peshë e rëndë shumë. Ai e ka paguar me jetë, unë kam detyrimin t’ia mbaj emrin gjallë!

Ju falënderoj shumë zoti Hektor për intervistën.

Edhe unë ju falënderoj shumë. Memorie.al

blank

“Pas debateve që babai pati me Nexhmije Hoxhën te ‘Zëri popullit’, u arrestua nga Sigurimi dhe në qeli i…”! Historia tragjike e gazetarit nga Çamëria

Pjesa e parë

I lindur më 14 shkurt 1912 në Çamëri dhe ardhur në Shqipëri në moshën 8-vjeçare. Pjesëmarrës në luftë, si zëvendëskomandant i çetës “Çamëria”. Arrestohet më 28 korrik 1960, me akuzën si agjent i zbulimit të huaj për një kohë të gjatë. Në maj 1961 i përmendet emri në gjyqin e Teme Sejkos dhe të 38 personave të tjerë, por nuk u shfaq si person në gjyq. Nga ky moment, nuk dihet më asgjë për fatin e tij

U përhapën fjalë sikur ishte gjallë, sikur ishte çmendur, që e kishin pushkatuar, që kishte përplasur kokën në murin e qelisë dhe kishte vdekur. Organet zyrtare të shtetit as e pohonin, as e mohonin vdekjen e tij, duke e lënë çështjen pezull të mbuluar me mister dhe duke krijuar idenë e rreme te familjarët se Taho Sejkoja ishte gjallë. Vetëm në vitet e demokracisë familja u njoh me një vendim të Gjykatës së Lartë, të asaj kohe për dënimin me pushkatim të Taho Sejkos, por s’kishte asnjë proces-verbal pushkatimi.

Njoftimi më i fundit rreth fatit të tij, ka qenë nga një ish-punonjës i Hetuesisë, i cili pohoi se: Taho Sejko, është torturuar për një kohë të gjatë e në fund i kanë nxjerrë edhe sytë.  Midis këtyre të dhënave kaq kontradiktore e të tmerrshme, familja ende nuk e di si është e vërteta e fatit të Taho Sejkos. Dëshmon i biri, Hektor Sejko As i gjallë, as i vdekur – një jetë e mbetur në terr! Çfarë ka ndodhur me këtë burrë, me këtë njeri? Cili është faji i këtij? Gjyshja ime 80 e ca vjeçe, nga tre djem që pati, mbeti pa asnjërin. Dy i arrestuan në të njëjtën datë dhe i eliminuan. Tjetrin e bënë të mbytej në pus…!

blank

blank

blank

blank

Zoti Hektor Sejko, ju falënderojmë që keni ardhur për intervistë.

Do ta filloj me pak histori. Gjyshi im, Mehmet Sejko, ka qenë ndër patriotët e mëdhenj të asaj kohe. Në vitet 1908 e 1909, ka krijuar Klubin Shqiptar dhe ka qenë kryetari i Klubit Shqiptar për ‘Vëllazërimin për Gjuhën Shqipe’, si dhe ka hapur shkollën e parë shqipe në Filat, në shtëpinë e tij. Në vitin 1919, firmosi memorandumin e Çamërisë, drejtuar Fuqive të Mëdha, për bashkimin e trojeve të Çamërisë me trojet shqiptare. Në 1920-n, grekët e detyruan të largohet dhe kështu erdhën në Konispol.

Im atë, Taho Sejko, ka lindur më 14 shkurt 1912 dhe kur erdhën në Shqipëri, ishte 8 vjeç. Kreu shkollën e Konispolit, pastaj shkollën e mesme në Liceun francez të Korçës, e më pas shkoi në universitetin francez të Athinës, për Shkenca Ekonomike e Politike. Njihte shkëlqyeshëm frëngjishten, italishten dhe greqishten. Në vitin 1939 kthehet, i detyruar nga pushtimi i Shqipërisë. I ati i kishte vdekur, nëna me të dy vëllezërit, ishin në situatë të vështirë ekonomike.

U bashkua me Lëvizjen, si zëvendëskomandant i çetës së parë “Çamëria” dhe u plagos në betejën e Konispolit, ku një predhë ‘Shrapneli’ gjerman, i mbeti në trup dhe i’u ngjit në kockë.

Me çlirimin e Shqipërisë, ishte me detyra në Konispol, Gjirokastër, më tej në Komisionin e Planit të Shtetit, në “Zërin e popullit” si shef i redaksisë ekonomike, deri në momentin që erdhi Konferenca e Tiranës. Në Konferencën e Tiranës, atë e dënojnë. Konferenca e Tiranës u zhvillua mbas vdekjes së Stalinit dhe mbas Kongresit XX-të, të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku Hrushovi ndryshoi linjat. Në “Zërin e popullit”, vijnë dy persona nga Komiteti Qendror, Nexhmije Hoxha dhe Fiqrete Shehu, për të bërë analizën e problemeve të Konferencës së Tiranës. Këtu ndodhi një përplasje e Taho Sejkos me Nexhmije Hoxhën.

Kjo përplasje e vuri në rreth përfundimisht. Por ka një dokument, që dëshmon se që më 21 gusht 1948, Taho Sejkoja ishte pushuar nga puna nga Komisioni i Planit të Shtetit, ku kishte marrë edhe një vërejtje në atë kartën e famshme, të regjistrimit të asaj kohe…! Fiqrete Shehu e pyeti: “Ti, Taho, ke dy vërejtje në kartë të regjistrimit?”, “Po”, – i thotë ky. “S’ke bërë kërkesë për t’i hequr”? “Pse duhet të bëj kërkesë unë? Ti e di shumë mirë përse i kam marrë vërejtjet.

Kur në Komisionin e Planit të Shtetit, ty nuk të fliste kurrkush me gojë dhe Mehmetin, e kishin çuar në Vlorë për shkakun tënd, sepse ti ishe shkarkuar, ishe hequr nga partia, i vetmi person në Komisionin e Shtetit, që të fliste, ishte Taho Sejkoja”. “Po, – thotë ajo – e di”. “Por, kur more teserën tënde, pse nuk hoqe edhe vërejtjet që kisha marrë unë”? – ia ktheu Tahoja. Për të gjitha këto probleme të njohura të asaj kohe, Taho Sejkoja, u fut në rreth.

Këtu kam një shkresë që Haxhi Kroi, sekretari i Enver Hoxhës, ua çonte anëtarëve të Byrosë. Në të shkruhet: “Me porosi të shokut Rita, po ju drejtojmë listën e elementëve anti-parti për të cilët propozohet të merren masa e të transferohen nga përgjegjësitë, që kanë dhe të vendosen në vende të tjera. Ju lutemi që të jepet mendimi juaj për këtë çështje!” Në listën me 19 ose 20 emra, është edhe emri i Taho Sejkos, si anëtar i kolegjiumit të “Zërit të popullit”. Kryeministria vendoste që Taho Sejkoja, të fillonte si drejtor i Parkut Automobilistik në Shkodër.

Taho Sejkoja kërkoi që mundësisht, familjen, meqë ishin të stabilizuar në Tiranë, të mos e lëviznin. Megjithatë, erdhi një makinë e madhe, hamejtë ngarkuan teshat dhe shkuam në Shkodër. Ne nuk kishim shtëpi në Shkodër dhe u strehuam te xhaxhai. Prej vitit 1956 e deri në vitin 1960, babai ka punuar si drejtor i Parkut dhe nga një ndërmarrje jo rentabël, e vuri në efiçencë të plotë.

Çfarë ndodhi që Taho Sejkoja u bë person i rrezikshëm, saqë u kurdis rrëmbimi dhe zhdukja e tij?

Thuhet se në atë takimin kur ishte prezent edhe Nexhmije Hoxha, Taho Sejkoja i paska thënë: “Njerëzit janë duke vuajtur për bukën e gojës, ndërsa ju me veturë edhe burri juaj me veturë. Pra, duhet ndryshuar diçka në këtë mes, sepse jeni duke i bërë të zezën këtij vendi. “Ia ka thënë troç, saqë të tjerët menduan se do t’i vinin hekurat që aty”.

A ka qenë babai juaj i survejuar? Dini gjë nëse ka pasur ndonjë informator?

Po! Sipas dokumenteve, ka pasur informatorë nga të gjitha kategoritë e njerëzve: në “Zërin e popullit”, në Komisionin e Planit të Shtetit, në drejtorinë e Parkut në Shkodër. Janë një sërë deponimesh, kuptohet, jo me emrin e tyre të vërtetë.

Me pseudonime?

Po, me pseudonime. Këta raportonin edhe sa herë hante mish Taho Sejkoja.

Jeni njohur me dosjen e babës suaj?

Po, i kam marrë. Babain e kanë arrestuar në Parkun e Shkodrës. Ka shkuar makina e Sigurimit të Shtetit me tre oficerë, i kanë hedhur batanijen mbi krye, e kanë arrestuar dhe e kanë çuar në Tiranë.

Babai do të shkonte në Fushë Arrëz, të çonte disa makina në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, për punë të saj. Atje e priste vetë Beqir Balluku. Mirëpo kjo ishte komplet lojë. Në momentin që e arrestuan, një grup me dy oficerë të Sigurimit të Shtetit dhe kryetari i lagjes, Mark Shllaku, erdhën në shtëpi për kontroll. Mark Shllaku erdhi me biçikletë. Unë, si fëmijë që isha, nga qejfi i madh që kishte biçikletë, i’a mora biçikletën e shkova fill te puna e babait.

Aty shoh një grumbull njerëzish. I çuditshëm ky grumbullim, se s’kishte ndonjë festë. M’u afrua njëri e më tha: “Hektor, mos rri këtu, ik në shtëpi!” Nuk më tha se çfarë kishte ndodhur. Kur shkova në shtëpi, pashë që po kontrollonin dhe regjistronin gjithçka. Aty ishte axha im, Suloja, ishte e shoqja, Nazi, ishte nëna dhe daja im. Morën letra e morën fotografi e njëkohësisht, morën edhe një pistoletë ‘Nagant’, trofe lufte, pa fishekë, pa kurrgjë. U kishte thënë vetë: E keni në filan vend, në filan raft.

Dhe kuptohet, në shtëpi kishte rënë bomba, se ishte e paimagjinueshme, që mund të arrestohej Taho Sejko, e të çohej fill e në Tiranë. Këtu filloi drama e madhe e Taho Sejkos. Nga fillimi në mbarim, në mënyrë absolute, ai nuk pranoi asgjë. Absolutisht asgjë! Ky është proces-verbali…!

Po, mund ta lexoni.

Ja si shkruhet: Unë, hetuesi i Drejtorisë së Shtetit, nënkolonel Stavri Madhi, mora në pyetje të pandehurin Taho Mehmet Sejko, për të bërë njoftimin e akuzës, data 10 i teti.

Pra, më 28 korrik u arrestua, më 10 gusht, është ky proces-verbal i Hetuesisë. Marrja në pyetje filloi në orën 8 e 15 dhe mbaroi në orën 13 e 45. Tashti, kjo pyetja që filloi në 8 e 15 dhe mbaroi në 13 e 45, ka të shënuara vetëm kaq: “Ti akuzohesh si agjent i zbulimit të huaj, për një kohë të gjatë, së bashku me persona të tjerë, në formë të organizuar, ke zhvilluar veprimtari armiqësore, që ka synuar rrëzimin e pushtetit popullor me forcë, duke zbatuar detyrat e zbulimeve të huaja, ke dhënë informata me karakter sekret dhe ke rekrutuar persona të tjerë”. – A e dëgjuat dhe a e kuptoni aktakuzën?

– E dëgjova dhe e kuptova aktakuzën.

– A e pranoni aktakuzën që ju bëhet?

– Nuk e pranoj aktakuzën, sepse nuk kam qenë kurrë agjent i asnjë shërbimi të zbulimit të huaj, nuk i kam dhënë asnjëherë kurrkujt informata, me karakter sekret dhe nuk kam punuar kurrë për rrëzimin e pushtetit popullor në Shqipëri.

Akuza që i kanë formuluar e çonte direkt në pushkatim?

Nuk diskutohet ajo, është e padiskutueshme. Tashti, çfarë ndodhi?

Më 14.11.1960, në Hetuesi, drejtori i Sigurimit të Shtetit, nënkolonel Stavri Madhi, shkruan: “Mora në pyetje të pandehurin Taho Sejko. Pyetja filloi në orën 9.00 dhe mbaroi në orën 10.00.”

Kjo seancë pyetjesh, ka qenë më e shkurtër… Aty do të ketë ngrënë dru ai, se s’ka kuptim tjetër!

Ja dhe ky dokument ku shkruhet: “Na fol për aktivitetin tënd armiqësor”.

Përgjigjja: “Organet e Sigurimit, ashtu siç mbështeteshin në vitin 1946 në gënjeshtra, janë mbështetur sot në gënjeshtra kundër meje, për akuzën time si spiun. Mbasi janë lexuar thëniet e mia, janë shkruar drejt, i firmos.”

A jeni njoftuar nga autoritetet shtetërore për gjithë këtë procedurë, për gjyqin, për eliminimin? Çfarë dini rreth kësaj?

Jo vetëm që s’jemi njoftuar, por ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Më 15 ose 16 maj të vitit 1961, filloi gjyqi në Tiranë për ‘Grupin çam’. Në këtë gjyq përmendet emri i babës, por babai nuk ishte aty. Emri përmendet sikur ky ishte personi, që e kishte ngritur këtë grup, sikur ky ishte i pari.

Atëherë, nëna ime na merr ne, tre fëmijëve, dy motrat dhe mua, e vijmë në Tiranë. Vijmë në Tiranë me qëllimin e vetëm, që të merrte vesh si ta ndihmonte burrin. Te gjyshja ime, një kat më sipër, jetonte një familje, që e kishte dhëndrin avokat, njëfarë Sasha, avokat i njohur, por ishte paksa qen – bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Zbret poshtë ai dhe bëhet kjo bisedë. Na thotë ai: “Kam ardhur për një arsye të veçantë. Se çfarë ka bërë Teme Sejko, e di ai vetë, jep llogari vetë, s’e di unë, nuk mund të flas për të. Por çfarë flet në adresën e të vëllait, s’ka asgjë, absolutisht asgjë të vërtetë!”

Ai na thotë se Teme Sejko, kishte folur për të tërë. Më pas, ne morëm vesh se ky gjyq është bërë me provë gjenerale, siç bëhen prova për shfaqjet teatrale. Është bërë provë gjenerale për gjyqin!

Pse e pranoi Teme Sejkoja këtë farsë?

Ku ta dimë? Hajde gjeje pse e ka pranuar Temja. O e ka bërë druri, ose mashtrimi! Po se çfarë e ka detyruar, është shumë e vështirë ta gjejmë. Në radhë të parë, ka pranuar faje, që s’i ka bërë vetë.

Gjysmë ore pas kësaj bisede, vjen policia na merr e na çon te Selvia, ku ishte Drejtoria e Policisë së Tiranës. Dy orë e kanë mbajtur nënën time në zyrë, duke bërë hetuesi. Si përfundim, më ka mbetur në kujtesë diçka e veçantë. Në momentin që ka dalë prej zyrës së atij shefit të madh, ky, nën zë i thotë: “Shoqe, bën mirë t’i marrësh fëmijët e të ikësh, se këta fëmijë kanë mbetur pa baba, mos mbeten edhe pa nënë”!

Na kanë shoqëruar me policë deri te Ministria e Brendshme, na kanë hipur me policë në makinë e ka ndenjur polici me ne, duke na shoqëruar deri në Vorë, që të mos zbrisnim askund.

Ishte problemi që po të mos largoheshim në çast prej Tiranës, nënën do ta futnin brenda, në burg.

Dy fjalë donte të thoshte nëna ime në Gjykatë të Lartë dhe në Kuvendin Popullor: Çfarë flet Teme Sejkoja për veten, e di ai vetë, por çfarë flet për të tjerë, s’ka absolutisht asgjë të vërtetë!

Prej këtij momenti, për një periudhë të gjatë kohe, flasim për majin e vitit 1961, për një periudhë të gjatë kohe, 5-6 mujore, nuk kemi lëvizur prej Shkodrës. Normalisht, nuk kemi lëvizur prej frikës, se i thanë: “Po erdhe, e ke vendin në burg!”

Kërcënim i hapur…?

Pra, Taho Sejkoja u përmend, por Taho Sejkoja s’ishte në gjyq, s’ishte personalisht aty. Në këtë kohë filluan të qarkullonin fjalë, për tri versione: Taho Sejkon e kanë pushkatuar; Taho Sejkoja i ka rënë murit me krye e ka vdekur; Taho Sejkoja është çmendur. Tashti…!

Për këto tri versione, nëna ime i bëri tri telegrame Kadri Hazbiut për takim, të merrte vesh të vërtetën çfarë po ndodhte me të. Gjyqi u bë, aty u përmend, por s’ishte askund.

Gjyqi ishte i babait apo i Teme Sejkos?

Gjyqi i axhës, i Temes.

Babai juaj, a pati ndonjë proces gjyqësor?

Prit, tashti po të kallëzoj, punën e procesit gjyqësor. Historia e gjyqit ka të veçantën e saj. Meqë nëna i bëri tri telegrame Kadri Hazbiut dhe ky s’e priti, nënën e thërritën në Degën e Brendshme dhe e pyetën: “Cila ishte arsyeja që ti, shoqe, i kërkon Kadri Hazbiut, takim në tri telegrame”?! Edhe nëna i shpjegon arsyet një, dy, tre…! “Janë shumë fjalë, që qarkullojnë. Duam të dimë të vërtetën se çfarë ka ndodhur me të”.

Dhe Feçor Shehu iu përgjigj: “Po ta kishim pushkatuar, frikë s’kemi të të themi, që e kemi pushkatuar. Po të kishte vdekur, njerëzit vdesin edhe jashtë edhe brenda. Po të ishte çmendur, nuk do të ishte as për ty, as për ne. Do të të thoshim: Shko në Elbasan, atje e ke”!

Dhe fjala e fundit e tij: “Shko rrite atë fëmijë, se këto punë i di Partia!”

Këtë punë e di Partia. Kaq! Pra, jemi para kësaj dileme: një person i arrestuar, një person që përmendet në një gjyq e i del emri, po nuk del personi, një thashethemnajë e pazakontë muhabetesh, poshtë e përpjetë dhe në fund, një përgjigje e kësaj natyre. Tashti, a na pëlqeu kjo përgjigje? Realisht na pëlqeu, se ishte shpresa brenda: Është gjallë!

Nëna i tha: “Mua më kanë bllokuar. S’mund të shkoj në Tiranë, s’mund të lëviz”. Ai ia ktheu: “Je qytetare e Republikës. Qysh sot e mbrapa, ke të drejtë të shkosh ku të duash, për problemet që mund të kesh”.

Kjo hapje e rrugës e bëri nënën të vinte me vrap në Tiranë, në Prokurori të Përgjithshme, ku kërkoi takim me Prokurorin e Përgjithshëm, ta pyeste për problemin e të shoqit.

I thotë: “Kam ardhur, shoku prokuror, për një arsye krejt të thjeshtë. Do të marr një vendim për fëmijët e mi, por dua ta dëgjoj me veshët e mi, se çfarë thotë Taho Sejkoja për veprimtarinë e tij armiqësore. Kam jetuar 16 vjet me të, e kam njohur në luftë, e kam pasur edhe burrë, edhe shok e s’kam as pikën më të vogël të dyshimit për këtë punë.”

Prokurori i’a kthen: “Taho Sejkoja qysh në Luftë ka pasur mendime jo të mira, andej-këtej…! E këto mendime që ka pasur, normalisht, në atë rrugë të çojnë. Por ti nuk mund të marrësh pjesë në gjyqin e Taho Sejkos, për arsyen se gjyqin e Taho Sejkos do ta bëjmë me dyer të mbyllura”.

Nëna ime i thotë: “Shoku prokuror, e beson këtë që po thua? Keni bërë me dyer të hapura gjyqin e Teme Sejkos, Drejtor i Zbulimit të Ushtrisë dhe komandant i Flotës Luftarake Detare. Doni të bëni me dyer të mbyllura gjyqin e Taho Sejkos, shefi i redaksisë Ekonomike të ‘Zërit të popullit’ dhe drejtor i Parkut Automobilistik të Shkodrës? Ku janë sekretet e Taho Sejkos? Ku? Te ‘Zëri i popullit’ që e merr dhe e lexon tërë bota”?

Përgjigja ishte nul: “Gjyqi do të bëhet me dyer të mbyllura”! Gjatë gjithë kësaj kohe që vazhdon kjo histori e që qarkullonin këto fjalë, një ditë të bukur na vjen halla prej Durrësit. Halla ime jetonte në Tiranë, por ka ardhur direkt prej Durrësit. Pse? Në spitalin e burgut në Tiranë, një infermiere çame e thërret hallën time e i thotë: “A ke dëshirë ta shohësh Tahon”? “Po si s’kam dëshirë ta shoh vëllain?!” I thotë infermierja: “Po të jap një copë letër për doktor Vokopolën, por dëgjo, do të shkosh, do t’i japësh letrën dhe aty ku të të ulin, do të rrish. Mos bën gabim as të çohesh në këmbë, as të flasësh ndonjë gjë, të komunikosh me të”. Kështu e udhëzoi dhe i dha letrën.

Unë them se kjo e tëra është e sajuar prej Sigurimit të Shtetit, se s’ka burrë e jo më infermiere në botë që mund të bënte veprime të asaj natyre. Sidomos në atë kohë!

Niset halla, shkon në Durrës e i dorëzon letrën doktor Vokopolës e ky i thotë infermieres atje: “Jepi një përparëse e të ulet aty”. S’kaloi shumë kohë, kur u ndie një zhurmë makine, thotë halla, dhe vjen Tahoja, bashkë me Ali Xhelo Harapin. Ky ishte person i dënuar, ishte prej atyre personave të dënuar në gjyq, se ai kishte dalë në gjyq. Të dy të lidhur dorë për dore, me dy oficerë Sigurimi anash. Të veshur me kostume me stof anglez, thotë ajo. Ky tjetri e kishte bërë copë-copë kostumin, e kishte shqyer. Tahoja ishte në rregull. I vizitoi doktor Vokopola dhe u thotë oficerëve që, për të parin s’kishte çfarë të bënte, sepse ai kishte kaluar…. ishte çmendur, kurse Tahoja ishte më mirë se më parë, por aty nuk kishte dhomë të veçantë që ta mbante.

Vjen halla e na e thotë këtë muhabet. Jo gëzim, por gëzim i jashtëzakonshëm!

Që babai qenkësh gjallë…?

Po. Mbas kësaj, ndodh një fenomen tjetër. Zef Bala, shofer i Parkut të Shkodrës, aksidentohet. I këputet kavoja e trupave dhe i dëmtohet shtylla kurrizore. E çojnë në Tiranë. Në atë kohë kishte ardhur një mjek nga Rumania dhe miqtë e Zef Balës, krijuan mundësinë që edhe ky të vizitohej atje. Tani, na thotë Zefi vetë, me gojën e tij: “U futa te paradhoma ku ishte mjeku dhe pashë të ulur në krahun e djathtë, Taho Sejkon mes dy burrave, dy civilë, oficerë të Sigurimit. Po, e pashë! Dhe ai më pa e mendova për momentin, po i flas, se i sëmurë jam…! Si je, shoku Taho? M’u përgjigj: Mirë, Zef, mirë”.

Ja, kaq! Tashti, gjithë këto lajme ishin haberet e para të kësaj situate të re, të kësaj gjendjeje.

Mbas kësaj, normalisht, muhabetet nuk shtereshin, vazhdonin në të gjitha format, në të gjitha mënyrat. Jo pak, por shumë. Nga burime nga më të ndryshmet vinin lajme. Është këtu, është atje, ka bashkëpunuar me Sigurimin, punon me Sigurimin, nga më të ndryshmet. Të gjitha këto lloje haberesh janë stërzgjatur deri në vitin 1990. Nëna ime vdiq në dhjetor të vitit 1984. Më mbeti mua detyra të bëja kërkimin për babain tim. Memorie.al

                                                                   Vijon

blank

BURRNIA KA CAKUN E VET ! – Nga Fritz RADOVANI

blank

ERNEST KOLIQI ISHTE 1 e, VETEM 1 !

 

Shkodrani intelektual Ernest Koliqi u le në Shkodër më 20 maj të vitit 1903. Ishte i biri i Shan Koliqit dhe i Ages së Cuk Simonit, nip i Parrucejve pra, me prejardhje nga familje shkodrane shumë në za. I ati ishte prej Lotajve të Shalës së Dukagjinit, të ramë prej sa vitësh në Shkoder.

E kur një nga Veriu mendon me shkrue per Ernest Koliqin, tue dijtë se Ky asht pinjollë i Fisit Cuk Simonit, asht mirë me u mendue tri herë përpara se me njye penden në bojë shkrimi ose me folë një fjalë per Ate.

Ernesti mbas mësimeve të para në Kolegjin Saverian të Jezuitëve, asht dergue nga i ati për me studjue n’ Itali në 1918. Ka studjue në Breshia dhe  në Bergamo, ku fillon e boton poezitë e shkrimet e para italisht. Gjithnjë Ernest Koliqi ishte i lidhun me vendlindjen e vet Shqipni. Duhet theksue se ishte i njohun si personalitet i kulturuem dhe me kontribut Atdhetar.

Kur Italia fashiste pushtoi Shqipninë, ajo nuk u mjaftue me atë siperfaqe toksore që i kishte mbetë Shqipnisë mbas 1913, por zgjanoi pushtimin e vet edhe mbi Trojet tjera që i perkisninë Shqipnisë, tue zgjanue sundimin e saj edhe mbi Tokat Shqiptare ku ishin forcat ushtarake e policore të Mbretnisë jugosllave, e cila gjatë kohës së sundimit mbas vitit 1913 e deri në vitin 1941, nuk kishte lejue me u hapë asnjë shkollë shqipe po, as edhe me qarkullue në ata Troje të pakten një libër në gjuhën shqipe. Kush mësonte ilegalisht gjuhen Shqipe, burgosej e dënohej me shumë vite burg, e zhdukej kso bote.

Në Shtatorin e vitit 1941, asht Ernest Koliqi që perfiton nga momenti që u krijue nder ata Troje Shqiptare dhe, jo vetem, në Kosoven që nuk e njifte fare mundësinë e hapjes së SHKOLLAVE SHQIPE, po edhe në Mal të Zi e Meqedoni, Ai dergoi mbi 200 mësues nga Shqipnia e hapi Shkollat Shqipe.

Hapja e atyne qinda Shkollave Shqipe nga shkollat fillore e deri tek ato të mesmet, me mësues Shqiptarë, asht vepra me madhshtore humanitare dhe Atdhetare e Shkodranit Ernest Koliqi, i cili u mësoi të gjithve me folë dhe me shkrue në Gjuhen Shqipe, deri atë vit krejtësisht e braktisun atje. Pra, ishte një moment vendimtar per njohjen e Gjuhës së Nanës!

 E po mos t’ ishte Shkodrani Ernest Koliqi, ato krahina as sot nuk do të dinin me shkrue as emnin e vet perveç shkronjave cirilike sllave.

Ishte pra, Ernest Koliqi dhe VETEM Ai, Atdhetari i Perjetshem, që hapi mbi ma shumë se 200 Shkolla Shqipe nder Trojet rreth Shqipnisë së 1913.

Nuk due të mohoj ndihmesat e At Gjergj Fishtes, Luigj Gurakuqit, Namik Ressulit, Karlo Gurakuqit dhe të sa atdhetarve tjerë, po Ernest Koliqi ishte dhe mbetet i pari intelektual Shqiptar që vuni në Atdhe bazat e Akademisë së Shkencave të Shqipnisë së sotme. As nuk kam nder mend me hapë asnjë debat me ato që kerkojnë me fshij Emnat e Nderuem të Veriut, per me ju kalue veprat e Tyne, “kujtdo” vetem jo, intelektual prej Shkodret dhe…

E ndonjeni që kerkon me zevendsue Emnin e Ernest Koliqit me Mustafa Krujen e ndonjë tjeter, gabon randë se: Kur Ernest Koliqi dergoi në fillim të Shtatorit 1941, mbi 200 Mësues per hapjen e Shkollave Shqipe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, Mustafa nuk kishte ardhë ende nga Viena e Austrisë. Ai ka ardhë në Shqipni në Dhjetorin e 1941, kur Shkollat ishin të hapuna.

Historia prêt që të korrigjohet, po jo të shemtohet e perçudnohet edhe ma zi se e ka shkallmue “Akademia Antishkencore e Shqipnisë së rilindur”, që me vështirsi merr frymë, në pellgun e fallsifikimeve.

            Melbourne, 19 Maji 2022.

blank

Investigimi i BIRN- Kompanitë e lidhura me zyrtarët e PS që përfituan 660 milionë euro prej tenderave të rindërtimit nga FSHZH e Dritan Agollit

Është ora 12:00 e një dite marsi me diell dhe Evelina Zguro përfiton nga pushimi i drekës për t’i hedhur një sy gropës ku sapo ka nisur të ndërtohet pallati i saj në bashkinë e Vorës – rreth 16 kilometra në perëndim të Tiranës.

Gruaja mban në kokë një kapuç leshi në ngjyrë vishnje dhe ecën me padurim në një rrugë të përbaltur përbri kantierit të rindërtimit. Mes karabinave të betonit nuk duket asnjë tabelë informuese, por Evelina thotë me bindje se e di ku po hidhen themelet e pallatit të saj të ardhshëm.

“Më në fund nisi edhe gropa jonë,” thotë ajo me entuziazëm. “Pa nisur punimet, nuk ishim të sigurtë se vërtet do të na i ndërtonin”.

Evelina Zguro e humbi apartamentin nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pret prej dy vitesh e gjysmë që qeveria shqiptare t’ia zëvendësojë atë. Mijëra familje të tjera në zonat e prekura nga tërmeti ndajnë të njëjtin shqetësim.

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vitin 2019, qeveria shqiptare shmangu ligjin e prokurimit publik dhe aplikoi prokurime të kufizuara përmes marrëveshjeje kuadër për programin e rindërtimit, duke i argumentuar me nevojën për të strehuar në një kohë sa më të shpejtë të prekurit nga tërmeti.

Por në vitin e tretë të rindërtimit, procesi nuk ka garantuar as afatet kohore dhe as kontrata të drejta.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes analizimit të mbi 700 procedurave prokuruese të shpallura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10 bashkitë e prekura tregojnë se përfituesit e mëdhenj të procesit të rindërtimit janë kompani të lidhura me zyrtarë të Partisë Socialiste, fitues të mëparshëm të koncesioneve apo licensave apo kompani me financime të dyshimta.

Në krye të listës qëndron kompania “Kevin Construksion” e zotëruar nga Lavdrim Gjici – vëllai i kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici.

Ekspertët e financave publike në Shqipëri e kritikojnë procedurën e përshpejtuar për tenderat e programit të rindërtimit. Sipas Aranita Brahajt, drejtore ekzekutive e “Open Data Albania”, këto procedura shmangën garën dhe rritën mundësinë për favorizim dhe klientelizëm.

“Ne themi se ka 150 ndërtues të angazhuar, por aty 10-15% janë kompani vërtetë të angazhuara. Nëse i shikon këto kompani, vihet re se janë po ashtu përfituese të licencave, të lejeve të ndërtimit, janë kompani që është vënë në dyshim edhe integriteti i pronarëve të përfolur për afera kriminale,” tha Brahaj.

Administratori i kompanisë “Kevin Construksion”, Lavdrim Gjici, i konsideron të pabaza dyshimet se kompania që ai drejton mund të jetë “përkëdhelur’ me fonde për shkak të influencës politike të vëllait të tij.

“Unë jam njeri i punës, nuk merrem me fjalë,” tha Gjici për BIRN.

“Le të dalë dikush që ofron gjithë këto punime me kaq lekë sa i kam marrë unë përsipër dhe unë jam gati t’i dorëzoj licencën,” shtoi ai.

Tenderat e rindërtimit 

Me një fond të premtuar nga donatorët prej 140 miliardë lekësh [1.15 miliardë euro], programi i rindërtimit u kthye në “vezën e artë” të kompanive të lidhur me ndërtimin, studimin apo projektimin.

Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë viteve 2020 dhe 2021 u prokuruan kontrata me fond limit prej gati 80 miliardë lekësh [660 milionë euro] në kuadër të programit të rindërtimit.

Duke u bazuar tek një akt normativ i qeverisë “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e fituesve u bënë përmes marrëveshjeve kuadër – procedura të kufizuara ose mbi kufirin e lartë monetar, që sipas zyrtarëve kanë afate më të shkurtra të pritjes së ofertave.

Nga 127 kontrata të publikuara në vitin 2020, njëqind procedura me fond limit prej 63.4 miliardë lekësh vazhduan procesin drejt finalizimit.

Ndërsa në vitin 2021 u publikuan 145 kontrata, por vetëm 132 prej tyre me fond limit prej 17 miliardë lekësh ishin ende në faza të ndryshme të procesit.

Pavarësisht numrit të madh të kompanive të përfshira, eficensa e kësaj procedure prokuruese ka qenë në kufijtë e zeros.

Sipas një analize të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë vitit 2021 u finalizuan 117 tendera me procedurë të kufizuar, ku ofertat fituese kanë qenë sa 99.3% e fondit limit. Ndërsa në procedurat e kufizuara mbi kufirin e lartë monetar, shteti ka kursyer zero lekë, pasi ofertat fituese kanë zënë 100% të fondit limit.

APP e interpreton përqindjen “në dukje të ulët” të kursimit të fondit limit me mënyrën e përllogaritjes statistikore.

“Marrëveshjet Kuadër shoqërohen me një numër të madh minikontratash, sipas nevojave të autoriteteve kontraktore, ku gjatë minikonkurseve çmimet mund të ulen edhe më shumë. Gjithashtu, theksojmё se jo detyrimisht e gjithё vlera e Marrëveshjes Kuadër ezaurohet,” thekson APP.

Fondet e rindërtimit janë administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10 bashkitë e prekura nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku kryeson Bashkia e Tiranës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se përgjatë dy viteve i janë miratuar 33.3 miliardë lekë, nga të cilat ka disbursuar 55% të vlerës ose 18 miliardë lekë. Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj një kërkese për të drejtë informimi.

Për ekspertët e financave publike, procedurat e ndjekura me tenderat e rindërtimit bien ndesh me të drejtat dhe liritë ekonomike si dhe nxitën krijimin e konsorciumeve të dyshimta.

Ekspertët shprehin gjithashtu shqetësimin se këto procedura sollën përjashtimin e kompanive të huaja apo të bizneseve të mesme apo të vogla në fushën e ndërtimit, duke favorizuar kontraktorët e mëdhenj të financave publike.

“Ishte procedurë e kufizuar dhe me afate të vendosura në ligj. Një kompani kishte vetëm 10 ditë kohë që të shfaqe interesin. Kjo do të thotë se u skualifikuan të gjithë kompanitë e huaja, të cilat as dokumentin apostil nuk bënin dot për 10 ditë,” tha Brahaj për BIRN.

“U përjashuan ndërtuesit e mesëm dhe të vegjël, që mund ta ndërtonin shumë mirë një shkollë por nuk mund të konkurojnë në një garë ku janë 15 objekte,” shtoi ajo.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike thotë se procedurat e përshpejtuara nuk e justifikuan qëllimin e tyre dhe se shumica e afateve u shkelën rrugës.

“Nxitimi është i lidhur me interesin, nuk është i lidhur me shërbimin publik, sepse emergjenca nuk zgjat tre vite, aq më tepër që kemi tejkalim të të gjitha afateve,” tha ai për BIRN.

Preçi thekson gjithashtu se në praktikat më të mira, persona me lidhje politike apo me të shkuar kriminale nuk duhet të përfitojnë nga paratë publike. Por ky nuk është sipas tij rasti i programit të rindërtimit.

Fituesit e mëdhenj

Në procesin e rindërtimit llogaritet të jenë përfshirë mbi dyqind kompani, por kompanitë që fituan vëllime të larta pune numërohen me gishtat e dorës.

Kompania e ndërtimit “Kevin Construksion” u themelua në vitin 2006 nga Safet Gjici dhe i kaloi vëllait të tij në vitin 2014, kur Gjici u emërua fillimisht prefekt dhe më pas kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Konsorciumi i udhëhequr nga “Kevin Construksion” dhe me partnerë Company Riviera 2008, Mela dhe Pepa Group, fitoi dy tendera me vlerë 3.7 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ndërtimin e 1420 banesave individuale në zonat e prekura nga tërmeti.

Pavarësisht volumit të madh të punës, “Kevin Construksion” krijoi konsorcium me kompani të tjera dhe fitoi tre tendera të tjerë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Shijakut – duke e çuar vlerën totale më 4.7 miliardë lekë – ose 14% e të gjitha fondeve në dispozicion të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Kevin Construktion” nuk është kompania e vetme e lidhur me zyrtarë të Partisë Socialiste që fitoi tendera nga programi i rindërtimit.

Edhe kompania “Dajti Park 2007” me aksioner Lulëzim Qefalia – vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefalia ka fituar si pjesë e një konsorciumi tre tendera me vlerë 1.3 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si dhe një tender tjetër prej 545 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës për ndërtime në zonën e Kombinatit.

Në listën e përfituesve të mëdhenj të tenderave të rindërtimit gjenden edhe kompanitë “Ante Group”, “Gjikuria”, “G.P.G Company” apo “Salillari” – tre të fundit kontraktorë gjithashtu të mëdhenj të qeverisë shqiptare.

Konsorciumi i përbërë nga “Ante Group” dhe “Ferro Beton & Construction Co” kanë fituar katër kontrata nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlerë prej 2.2 miliardë lekësh.  “Ante Group” udhëheq gjithashtu bashkime operatorësh që fituan 5 kontrata të tjera nga bashkitë me një vlerë totale prej 1.7 miliardë lekësh.

Kompania “Gjikuria” është gjithashtu mes përfituesve të mëdhenj të programit me pesë kontrata me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe dy kontrata të tjera me bashkitë e Tiranës dhe atë të Kurbinit.

Mbajtësja e koncesionit të rrugës Orikum- Llogara ka fituar në total kontrata me vlerë rreth 2.8 miliardë lekësh.

“G.P.G Company” e Paqsor Buzit – një ndër kontraktorët e shpeshtë të punëve publike në Shqipëri fitoi tendera me vlerë rreth 2.3 miliardë lekë nga programi i Rindërtimit si operator i vetëm apo si konsorcium.

Ndërsa kompania “Salillari” – gjithashtu një kontraktor i madh i punëve publike, ka përfituar tendera me vlerë 1.9 miliardë lekë nga programi i rindërtimit.

Në aktin normativ që rregullon procedurat e programit të rindërtimit, qeveria parashikon skualifikimin e çdo operatori të dënuar me vendim të formës së prerë për një sërë veprash penale – përfshirë edhe krimet në fushën e narkotikëve.

Megjithatë, kompania “Alesio- 2014” ia doli të fitojë 3 kontrata si bashkim operatorësh dhe dy kontrata të tjera si operator i vetëm me një fond total prej gati 1.5 miliardë lekë.

“Alesio -2014” është në pronësinë e Anton Gjinajt, i arrestuar në prill 2021 nga policia malazeze në përgjigje të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet spanjolle për një dënim të pakryer për trafik droge.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj ka qenë anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Kualifikimi i kompanive si “Alesio-2014” për të fituar nga tenderat e tërmetit e shqetëson Zef Preçin.

“Alessio është kompani që e ka pronarin në burg dhe sipas legjislacionit duhet të ishte jashtë garës,” tha Preçi. “Ti nuk e pengon të bëjë biznes, nuk i mohon lirinë ekonomike, por jo të marrë lekët e taksapaguesve pa u sqaruar situata e tij,” shtoi ai.

Administratori i “Dajti Park 2007”, Lulzim Qefalia mohoi për BIRN që kompania e tij të ishte favorizuar, ndërsa shtoi se përzgjedhja e fituesve ishte bërë në mënyrë elektonike.

“Vëllai im nuk ka pasur asnjë lloj influence. Kemi qenë në konkurrim dhe madje i kemi marrë me humbje,” tha Qefalia.

Administratorja e kompanisë “Alesio-2014” nuk ishte e arritshme për koment, ndërsa kompanitë “Ante Group”, “Gjikuria”, “G.P.G Company” dhe “Salillari” nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.

Zvarritje e afateve

Më 19 mars, kryeministri Edi Rama publikoi një video nga kantieri i rindërtimit në lagjen “Lugina” në Shijak –e pagëzuar prej tij me emrin e ri “Rilindja”.

“…me lagjen e Rilindjes me 665 apartamente, e cila përmbyll edhe Programin e Rindërtimit në Shijak, ku për 802 familje është siguruar një strehë e re pas goditjes tragjike nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkruante kryeministri.

Megjithatë, premtimi i Ramës duket ende një ëndërr e largët.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit tregojnë se punimet kanë ngecur në vendnumëro në Shijak dhe Vorë për shkak të problemeve të hasura me shpronësimet.

Në Shijak janë parashikuar të ndërtohen 21 pallate shtatë katëshe dhe deri në fund të marsit kishin përfunduar punimet në katër prej tyre. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në Shijak kanë përfunduar 100 apartamente nga 656 gjithsej, ose vetëm 15.2% e totalit.

Ngjashëm edhe në bashkinë e Vorës kanë përfunduar 70 apartamente nga 405 në total, me vetëm 17.3% të punimeve të realizuara.

FSHZH i shpjegon vonesat në Shijak me ndryshimin disa herë të pozicionimit të pallateve brenda zonës që po zhvillohet, për shkak të shpronësimeve të sheshit të ndërtimit. Ndërsa në bashkinë e Vorës, Fondi tha se kontratat nuk janë bërë ende efektive si rezultat i moslirimit të sheshit të ndërtimit, gjithashtu për shkak të shpronësimeve.

Në Valias – pjesë e bashkisë së Kamzës – BIRN verifikoi se disa pallate ende në fazë karabinaje duhej të kishin përfunduar në tetor 2021, por Fondi mohoi që në këtë kantier të rindërtimit të kishte shkelje të afateve.

Në Valias kanë përfunduar 98 apartamente nga 270 në total dhe parashikohet që punimet të përfundojnë në qershor 2022.

Kompania “Kevin Construksion” nisi ndër të parat punimet për ndërtimin e dy pallateve në Shijak, por punimet kanë ngecur prej kohësh. Administratori Lavdrim Gjici fajëson bashkinë për ngecjen e punimeve.

“Shkak i vonesës së punimeve janë problemet me shpronësimet që ka hasur bashkia në këtë zonë. Ne i kemi dërguar disa herë shkresa Fondit Shqiptar të Zhvillimit për zgjidhjes e kësaj situate,” tha Gjici për BIRN.

Por kryetari i Bashkisë së Shijakut, Enton Arbana u shpreh optimist se pallatet bashkë me infrastrukturën do të përfundojnë brenda muajit korrik.

“Aktualisht kanë mbaruar 4 pallate brenda afateve që ne kishim premtuar, por nuk do të futen banorë në to, pasi duam t’i dorëzojmë të gjithë këto pallate së bashku me infrastrukturën dhe të gjithë ndërhyrjen urbane që është parashikuar në këtë zonë,” tha Arbana.

Shkenca Shkodra punon në një minimarket në Shijak dhe vonesa e punimeve e ka dekurajuar.

“Pallati im është i Gjikurisë – nuk ka përfunduar ende si karabina, sa punë ka të futemi brenda,” tha Shkodra për BIRN. “Të shpresojmë që këtë vit të ri së paku të mund të bëjmë gëzuar në shtëpitë tona,” shtoi ajo.

Brahaj nga “Open Data Albania” është gjithashtu skeptike dhe parashikon se programi i rindërtimit mund të zgjasë në rastin më të mirë deri në pesë vite.

“Ne kemi kontrata që janë bërë në vitin 2020 dhe nuk kanë filluar akoma as në vitin 2022. Ne nuk dimë a nuk kanë qenë projektet gati dhe kontratat gabimisht janë prokuruar më herët, a janë spostuar në një moment, që të mos kishte fushatë zgjedhore…,” tha Brahaj.

“Për fat të keq nuk ka afate se kur do të përfundojë,” shtoi Brahaj.

Por koha është e rëndësishme për Evelina Zguron, e cila po shpreson për ditën kur do të ribëhet me shtëpi.

“Unë këtu jam çdo ditë, sa herë kam kohë të lirë. Mezi pres që të futem në shtëpinë time,” përfundoi Zguro./BIRN


Send this to a friend