Natën e parë të martesës ia ka bërë fora. E tashmë ndihet disi i lehtësuar.
“Kam nevojë pikërisht të freskohem me diçka!” – i thotë ai vetes.
Dhe zbret në bar. Ndërsa nusja, e drobitur, merr një sy gjumë.
Baristi nuk gjen asgjë të freskët. Mezi gjen diçka sa për të lagur gojën.
“Mjaft, mirë!” – thotë dhëndërri i kënaqur dhe e merr pijen me vete. Shkon në banjo dhe fillon ta shterrojë shishen.
Nusja është zgjuar, shikon nga vrima e çelësit, dhe mrekullohet:
– Zoti i Madh, këtë nuk e dija për burrin tim: që karikohet si një stilograf!
Komentet