VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Në aeroport, në një linjë të gjatë check-in për një fluturim në New York

By | April 21, 2021
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Ai i kërkon asaj që të bëjnë dashuri

Ai i kërkon asaj që të bëjnë dashuri.

Ajo i përgjigjet:

– Ne mund të bëjmë dashuri vetëm kur të martohem!

Ai është i një mendjeje:

-Epo mirë, më njofto menjëherë sapo të martohesh!

blank

Këndi i humorit: Një profesor i famshëm bën provë nëse një person që bën dashuri më shpesh, është më i lumtur

Një ditë një profesor i famshëm bën një provë për të treguar marrëdhëniet midis lumturisë dhe frekuencës me të cilën një person bën dashuri, sipas tij, një person që bën dashuri më shpesh, është më i lumtur sesa ai që e bën atë më rrallë.

Pastaj ai ngjitet në një skenë, pranë disa shkencëtarëve shumë të njohur dhe i bërtet turmës: “ngrihuni në këmbë të gjithë ju që bëni dashuri një herë në ditë” dhe turma bërtet: “ne jemi, ne jemi weiiiiiii !!!”.

Atëherë ai thërret: “ngrihuni në këmbë të gjithë ju që bëni dashuri një herë në javë” Dhe ata përgjigjen: “Jemi ne! Jemi ne!”

I urdhëron edhe ata të ulen dhe pastaj thërret: “tani të gjithë ata që bëjnë dashuri një herë në muaj, të ngrihen në këmbë” dhe ata: “… po jemi ne …”

Dhe ai: “dhe a jeni të lumtur?” Dhe ata: “po … mirë … ne e bëjmë gjithsesi”

Dhe profesori iu drejtohet shkencëtarëve: “a shihni se si lumturia shkon në ulje duke u bazuar në frekuencën?”

Pastaj ai thotë: “dhe tani ngrihen në këmbë të gjithë ata që bëjnë dashuri një herë në vit”!

Dhe ngrihet në këmbë një burrë i moshuar: “Unë jam ohohohooo! Hehehe heehehheeee!” Dhe bërtet dhe kërcen i lumtur.

Profesori, i tronditur: “më falni shkencëtarë, a mos po më bëjnë veshët?…”

I thotë të moshuarit të ulet dhe ia bën përsëri pyetjen, dhe përsëri plaku përgjigjet: “Unë jam shumë i lumtur! Ohohohooo! Eheheheeeee! Sa jam i gëzuar, sa jam i gëzuar!” Dhe kërcen, kërcen dhe bërtet.

Atëherë profesori e pyet:” por më falni, pse jeni kaq i lumtur që bëni dashuri kaq rrallë? ”

Dhe plaku: “sepse është radha ime për të bërë dashuri është sonte!”

blank

Këndi i humorit: “Ti nuk më flet me mirësjellje si dikur!” – e qorton të shoqin zonja Rozina

“Ti nuk më flet me mirësjellje si dikur!” – e qorton të shoqin zonja Rozina – “Ndoshta kjo ndodh për shkak se nuk më do më si atëherë …”
“Prapë fillove me këtë histori.” – i bie shkurt i shoqi – “Unë nuk të dua më, thua ti? Po nëse të dua më shumë se jetën time, o mjalti im! Unë nuk mund të jetoj pa ty… Të dua, a e kupton? Unë të dua!!! Tani lëvizi me tutje vithet e më lër të shoh ndeshjen! “

blank

Këndi i humorit: Një grua vihet në radhë para zyrës së punës

Një grua vihet në radhë para zyrës së punës.
Nëpunësi e pyet:
– Ju, zonjë, çfarë dini të bëni?
– Zotëri, unë kam shumë nevojë për të gjetur punë, kam 12 fëmijë!
Nëpunësi i zyrës së punës e pyet:
– Mirë, zonjë, përveç kësaj, a dini të bëni ndonjë tjetër gjë?!!!

blank

Këndi i humorit: Një rus, pas shumë vitesh kursimi, vendos të blejë një veturë

Një rus, pas shumë vitesh kursimi, vendos të blejë një veturë, veturën e ëndrrave.
Merr në telefon për ta porositur veturën:
– Nëse bëj një prenotim, kur do ta kem veturën?
Dhe i përgjigjen:
Nëse e bën tani, do ta kesh pas pesë vjetësh. Hmmm.. Do t’i bjerë e hënë, muaji shtator…
Blerësit nuk i besohet:
– Po a do të jetë paradite apo pasdite?!
I përgjigjen:
– Na falni, po çfarë rëndësi nëse pas pesë vitesh do ta kesh veturën paradite apo pasdite?!
Dhe blerësi sqaron:
– Sepse paradite do të vijë hidrauliku!!!

blank

Këndi i humorit: Një burrë arrin në stacionin e trenit dhe kërkon një biletë

Një burrë arrin në stacionin e trenit dhe kërkon një biletë. Biletashitësja i thotë që të qëndrojë në radhë, megjithëse te sporteli nuk është askush tjetër përveç tij.

Pas pesë minutash burri kthehet tek shitësja e biletave dhe kërkon biletën. Ajo i thotë jo sepse i duhet të hyjë në radhë, ndonëse te sporteli përsëri nuk është askush tjetër.

Atëherë burri e godet me grusht dhe shitësja e biletave i thotë:

“Kush e bëri atë?”

Burri përgjigjet:

“Nuk e di, janë kaq shumë njerëz këtu!!!”

blank

Këndi i humorit: Në Moskë policët arrestojnë një pijanec i cili kundërshton me forcë dhe kërkon të mos e prekin

Në Moskë policët arrestojnë një pijanec i cili kundërshton me forcë dhe kërkon të mos e prekin.
– Ju nuk e dini kush jam unë! Unë jam përgjegjësi i të gjitha depozitave ushqimore të Moskës!
Policët kontrollojnë në telefon dhe ia gjejnë numrin e shtëpisë. I telefonojnë së shoqes:
– Zonjë, e kemi këtu burrin tënd të dehur. Po a është e vërtetë se burri yt është përgjegjës i të gjitha depozitave ushqimore të Moskës?
Gruaja përgjigjet:
– Jo, im shoq është akademik i shkencave, po kur dehet, i duket vetja sikur të jetë Ati i Gjithëfuqishëm…

blank

Këndi i humorit: Dy të sapofejuar janë në veturë në mbrëmje

Dy të sapofejuar janë në veturë në mbrëmje. Ndërsa vazhdojnë rrugën, djali i thotë vajzës:
– Nëse e kaloj shpejtësinë 150 në orë, ti do të zhvishesh?
Vajza thotë po dhe ai fillon ta shtojë shpejtësinë. Sapo matësi tregon mbi 150, ajo zhvishet. Natyrisht, djali hutohet aq shumë saqë e humbë kontrollin e veturës dhe dalin jashtë rrugës e vetura kthehet përmbys.
Vajza arrin të dalë, por rrobat e saj dhe i fejuari ngelen në veturë.
-Vrapo dhe kërko ndihmë! – i lutet ai.
– Nuk mundem, jam e zhveshur, – thotë ajo.
– Mbulohu dhe shko me vrap të kërkosh ndihmë, – thotë ai duke ia treguar njërën këpucë të tijën që ndodhet jashtë veturës. Ajo e merr këpucën, mbulohet dhe vrapon gjersa arrin në një pikë shërbimi, ku ajo fillon të thërrasë:
– Ndihmë, ndihmë, i fejuar im ka mbetur i ngujuar!!!
Punonjësi i pikës së shërbimit, duke parë këpucën, i thotë:
– Më vjen keq, po qenka ngujuar tepër, saqë unë nuk mund ta ndihmoj…

blank

Këndi i humorit: Pjerini shkon me vrap te mamaja

Pjerini shkon me vrap te mamaja:
– Mama, mama, kam parë Xhulian tek puthej me Lukën!
Dhe mamaja përgjigjet:
– Eh, mor bir, është normale, pas një jave martohen.
Atëherë Pjerini thotë:
– Po mirë, pra, kur martohet babai me kamerieren?!

blank

Këndi i humorit: Një grua e dëshpëruar për djalin e saj shkon te mjeku dhe i thotë

Një grua e dëshpëruar për djalin e saj shkon te mjeku dhe i thotë:

“Doktor, djalin tim nuk mund ta duroj më, ai është bërë i padurueshëm!”

Mjeku përgjigjet: “Zonjë, zhvishu!”

Zonja përgjigjet:

“Unë jam në rregull, doktor, por djali im nuk është në rregull!”

Mjeku përgjigjet: “Zonjë, duhet të bëjmë një tjetër!

blank

Këndi i humorit: Një afariste për disa ditë ndodhej larg vendit për arsye pune

Një afariste për disa ditë ndodhej larg vendit për arsye pune.
Një ditë merr një letër nga i fejuari që ndodhej në Atdhe:
“E dashur, nuk e përballoj dot më këtë situatë dhe kam vendosur t’i jap fund marrëdhënies sonë. Largësia që na ndan është tepër e madhe. Më duhet të pranoj se të kam tradhtuar dhjetë herë qëkur je larguar. Dhe ti nuk e meriton këtë. Më vjen shumë keq. Të lutem, a mund të m’i kthesh fotot që t’i kam dhënë?
E fejuara, shumë e lënduar, iu kërkon kolegeve t’ia sjellin të gjitha fotot e të fejuarve, miqve, të afërmve, të njohurve. Dhe, bashkë me fotot e të fejuarit ia dërgon edhe 57 foto të të tjerëve. Dhe i shkruan:
“I dashur, nuk e di, kush vallë je në mesin e këtyre! Kërkoji fotot e tua në paketë dhe m’i kthe të tjerat!”

blank

Këndi i humorit: Pjerini i kërkon Plakut të Vitit të Ri

Pjerini i kërkon Plakut të Vitit të Ri:

“Plaku i Vitit të Ri, Plaku i Vitit të Ri, unë dua një vëlla!”

Plaku i Vitit të Ri i përgjigjet:

“Mrekulli! Ma sill mamanë tënde!”


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend