Një lypës ka kohë që mbledh lëmoshë në të njëjtin cep rruge. Një ditë, një burrë kalon andej dhe i jep 50 cent.
Lypësi e falënderon, por më pas, pasi e njeh, pyet:
“Duhet të më shpjegosh diçka. Më kujtohet që dy vjet më parë, më jepje gjithmonë 2 euro; pastaj vitin e kaluar, zbriti në 1 euro; dhe sot vetëm 50 cent. Pse?”
“E sheh, o njeri i mirë: dy vjet më parë isha beqar; pastaj vitin e kaluar u martova, dhe më në fund, këtë vit, pata një fëmijë, dhe duhet të kujdesem edhe për ta!”
“E kuptoj, ti në thelb e mban familjen tënde me paratë e mia!!!”


Komentet