VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Dy mikesha po bisedojnë gjatë orarit të punës

By | October 31, 2020

Komentet

Këndi i humorit: Një bionde u kthye në shtëpi nga puna

Një bionde u kthye në shtëpi nga puna. Nga dhoma e gjumit po dëgjonte disa zëra të çuditshëm, hyri dhe pa burrin e saj lakuriq në krevat.
-E çfarë të ka ndodhur? – e pyeti.
-Kam pësuar infarkt në zemër!!! – i tha burri.

Biondja shkoi me vrap tek telefoni të telefononte ambulancën. Në momentin qe po merrte në telefon, djali i saj 5 vjeçar shkoi dhe i tha:
-Mami, mami, tezja është fshehur lakuriq në dollapin tënd të rrobave!

Biondja uli telefonin dhe shkoi sërish në dhomën e gjumit, hapi dollapin dhe në të vërtetë gjeti motren e saj lakuriq e i tha:
-Moj budallaqe, burri im po pëson infarkt në zemër dhe ti loz kukafshehurazi me fëmijët!!!!

Këndi i humorit: Njëri i lutet Zotit, aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Njëri i lutet Zotit, aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Vetëm një ditë, që ajo të kuptojë se sa vuaj unë.

Kurse mua më bëj grua në vendin e saj.

Dhe kështu u bë.

Në mëngjes u ngrit burri tashmë i bërë grua.

I bëri mëngjesin burrit, ndërkohe bëri gati fëmijët për shkollë.

Vajti i dërgoi në shkollë, pastaj pagoi faturat e dritave.

Bëri pazarin, u kthye në shtëpi bëri drekën.

Pastaj rregulloi krevatet, pastroi shtëpinë, lau enët.

Vajti mori fëmijët në shkollë, i ndihmoi me mësimet.

Iu bëri nga një banjo, i vuri në gjumë.

Papritur vuri re që ora vajti 11 e darkës dhe ajo nuk kishte pushuar asnjë minutë.

Shtrihet në krevat por as burri nuk e le rehat.

Ditën e dytë çohet gruaja dhe i lutet prap Zotit:

-Aman, o Zot, më kthe prap burrë siç isha, se qenka shumë e vështirë të jesh grua.

Zoti: – Patjetër që do të të kthej prap burrë, por pas 9 muajsh, sepse mbrëmë ngele shtatzënë…

Këndi i humorit: Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër

Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër.

– Mirë se erdhe në qelinë time, pse të kanë dënuar? – e pyet i burgosuri i vjetër gjirokastritin.

-Eh, përlava një gjerdan me diamante, pasi i theva vitrinën një dyqani xhevahiresh me një tullë!

– Ah, domethënë të paskan kapur në flagrancë…?

– Jo, më kapën më vonë, kur u ktheva për të marrë tullën! – thotë gjirokastriti.

Këndi i humorit: Gruaja kërkon të shoqin në telefon. I përgjigjet vogëlushja e tyre

Gruaja kërkon të shoqin në telefon. I përgjigjet vogëlushja e tyre:

-Jo, mami! Babi nuk të del dot në telefon, se po flet në kompjutel me një vajzë të valfël!

-Nga e di ti se ajo është e varfër?

-Është pa loba e shkleta! Ka dalë lakuliq!

Këndi i humorit: Në ditarin e saj një grua që kishte udhëtuar me anije shkruante

Në ditarin e saj një grua që kishte udhëtuar me anije shkruante:
-E Martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset…
-E Mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drekë në kabinën e tij…
-E Enjte, kapiteni i anijes kërkoi që ta kalojë natën me mua….
-E Premte, kapiteni i anijes m’u kërcënua se nëse nuk pranoj të fle me të do ta fundosi anijen me gjithë 387 pasagjerët….
-E Shtunë, i shpëtova 387 pasagjerët nga anija jonë!!!

Këndi i humorit: Në tren, pranë e pranë, ndodhen një mjek, një jurist, një prift dhe një zyrtar i taksave

Në tren, pranë e pranë, ndodhen një mjek, një jurist, një prift dhe një zyrtar i taksave.

I pari, duke lavdëruar veten, thotë:

-Mendojeni se, kur më flasin njerëzit, më drejtohen me “Doktor i madh”!

I dyti lavdëron veten kështu:

– Merreni me mend se mua më drejtohen me “Hirësia Juaj!”

– I treti e lavdëron veten kështu:

-Mua më drejtohen me “Shkëlqesia Juaj!”

Pas një heshtje, të tre shikojnë zyrtarin e taksave se çfarë do të thoshte dhe, pa nguruar, e pyesin:

-Po ti djalosh çfarë mund të na thuash për këtë?

Zyrtari i taksave iu hedh një shikim të ftohtë dhe iu thotë me ton të prerë:

-Sapo unë hyj në ndonjë shitore, të zotët e shitoreve thërrasin “Oh, Jezu Krishti!”

Këndi i humorit: Një druvar i gjorë italian preu një lis në pyll, por papritur sëpata i ra në lumë

Një druvar i gjorë italian preu një lis në pyll, por papritur sëpata i ra në lumë.
Ai fillon të qajë me dëshpërim dhe Neptuni i shfaqet atij duke e pyetur:
– Pse po qan?
Druvari i shpjegon atij se sëpata e tij ka rënë në lumë dhe se ai nuk do të jetë në gjendje të punojë dhe të mbështesë familjen e tij.
Neptuni zhytet në lumë dhe rishfaqet pas një kohe me një sëpatë të artë.
– A është kjo? – pyet.
– Jo – përgjigjet druvari.
Pastaj Neptuni zhytet në lumë dhe rishfaqet pas njëfarë kohe me një sëpatë argjendi.
– A është kjo? – pyet.
– Jo – përgjigjet druvari ende.
Së fundi Neptuni zhytet dhe rishfaqet me një sëpatë të hekurt.
– A është kjo? – pyet.
– Po.
Neptuni e admiron atë për ndershmërinë e tij dhe i jep të gjitha tri sëpatat. Druvari kthehet në shtëpi i lumtur. Pak ditë më vonë, druvari është duke ecur në pyll me gruan e tij. Gruaja papritmas bie në lumë.
Ai fillon të qajë në dëshpërim dhe Neptuni i shfaqet atij duke e pyetur:
– Pse po qan?
Druvari i shpjegon atij se gruaja e tij ra në lumë. Neptuni zhytet në lumë dhe rishfaqet pas një kohe me Monica Belluccin.
– A është kjo gruaja juaj? – pyet Neptuni.
– Po! – përgjigjet menjëherë druvari.
Neptuni përgjigjet:
– Ti je një mashtrues rrenacak !!!
– Jo, jo, përpiqu të kuptosh, po të kisha thënë “jo”, do të zhyteshe në lumë dhe do dilje me Manuela Arcurin, nëse do të kisha thënë prapë “Jo”, ti do të zhyteshe prapë dhe do të nxirrje gruan time. Dhe do të m’i jepje të tria gratë. Por unë jam një njeri i varfër dhe nuk mund të kujdesem për veten time, pa lere pastaj për tri gra në të njëjtën kohë!

Këndi i humorit: Një zotëri italian kthehet në shtëpi më herët se pritej

Një zotëri italian kthehet në shtëpi më herët se pritej, e gjen gruan e tij në shtrat me një refugjat dhe tërbohet:
– “E pashpirt! Si ma bërë këtë gjë mua! Unë …”
– “Qetësohu, unë jam duke mbaruar një porosi të priftit!”
– “Po çfarë thua, moj e pashpirt, do të ma mbushësh mendjen se prifti të kërkoi të shkosh me refugjatin?!”
– “Natyrisht, don Fabrizio më telefonoi këtë mëngjes për të më thënë nëse ai mund të dërgonte këtu një nga të varfrit e famullisë dhe nëse mund t’i jepja diçka që burrit tënd nuk i intereson më!”.

Këndi i humorit: Hirushja është tani 75 vjeçe, Princi i Kaltër i ka vdekur pak vite më parë

Hirushja është tani 75 vjeçe, pasi ka kaluar një jetë të lumtur me bashkëshortin e saj Princin e Kaltër, i cili ka vdekur pak vite më parë. Ajo i kalon ditët në tarracën e shtëpisë, ulur në një karrige lëkundëse, duke parë botën me maçokun e saj të madh Bob në prehër.
Një mbrëmje, prej një reje, ia beh papritmas Zana Fatsjellëse. Hirushja e pyet gjithë kureshtje:
– E mrekullueshmja Zanë Fatsjellëse!! Pas kaq shumë vitesh, unë të shoh përsëri! Çfarë po bën këtu?
Dhe Zana Fatsjellëse i përgjigjet:
– “Hirushe, nga hera e fundit që të pashë, ke kaluar një jetë shembullore. A ka ndonjë gjë që unë mund të bëj për ju? Çdo dëshirë tënden unë mund ta plotësoj!”
Hirushja është e hutuar, e gëzuar, e turpëruar dhe plot emocione. Pasi mendohet mirë, ajo murmurit:
– “Dua të jem shumë e pasur”.
Në një çast, karriget e saj të vjetra lëkundëse kthehen në ar të kulluar. Hirushja është e impresionuar. Maçoku Bob është i frikësuar dhe largohet nga karrigia. Hirushja qan:
– “Faleminderit, Zonjë!”
Zana pastaj thotë:
– “Nuk është asgjë, ju e meritoni! Çfarë do të kishit si dëshirë të dytë? ”
Hirushja përkulet, vëzhgon gjurmët që ka lënë koha në trupin e saj dhe thotë:
– “Do të doja të isha e re dhe e bukur përsëri.”
Pothuajse në çast, ajo ka bukurinë e saj rinore. Hirushja pastaj fillon të ndjejë pasionet dhe dallditë e dikurshme.

Pastaj Zana i thotë asaj:
– “Ju keni një dëshirë të fundit. Çfarë doni? ”
Hirushja vëzhgon maçokun e saj të frikësuar dhe thotë:
– “Unë do të doja që ti ta kthesh Bobin tim besnik në një burrë të ri të bukur.”
Bob kthehet në një burrë të mrekullueshëm, aq të bukur sa që dallëndyshet nuk mund të mos e ndalin fluturimin e tyre për të qëndruar dhe admiruar atë.
Zana Fatjsllëse e uron:
– “Përshëndetje, Hirushe! Gëzoni jetën tuaj të re!”
Dhe zhduket si një shkëndijë. Gjatë disa momenteve magjike, Hirushja dhe Bob shikojnë njëri-tjetrin me butësi. Pastaj Bob i afrohet asaj, e merr atë në krahët e tij të fuqishëm dhe i flet me butësi në vesh:
– “Vë bast se të vjen keq që më ke tredhur, bushtër!!”

Këndi i humorit: Një çift ka vetëm dy javë që është martuar

Një çift ka vetëm dy javë që është martuar. Burri, edhe pse i dashuruar me gruan, nuk e mund dot instinktin e tij për të shkuar në bar me miqtë.

“E dashur, do të kthehem shumë shpejt…”.

“Ku po shkon gallof?” – e ndërpret ajo.

“Unë po shkoj në bar të marr vetëm një birrë”.

“A do një birrë, i dashur?” Ajo hap frigoriferin dhe bashkëshorti sheh shishe birre me shenja të markave të ndryshme.

Burri është i befasuar dhe i thotë: “Po, zemra ime e vogël, por në bar birra është e ftohur në pikën e duhur me …”.

Ai nuk mund të përfundojë fjalinë para se gruaja e tij të hapë frigoriferin dhe t’i japë një birrë tejet të ftohtë: “A është e ftohtë në pikën e duhur, gallofi im?”.

“Po, por  në bar ka meze me sallate, me patate të grira e të skuqura, me…. Faleminderit shumë për gjithë këto, zemërza ime, unë po shkoj në bar.”

Ajo nxjerr nga furrës një tabaka të mbushur me majonezë, sallatë ruse, salcë gjelbër, patate të skuqura, kikirikë, kërpudha.

Duke mos ditur se çfarë të shpikë më, burri përpiqet të kapet duke thënë: “Po, e dashur, po ata në bar këpusin rromuze, çfarë nuk nxjerrin nga goja”.

“Ti dëshiron fjalë të pista, zemra ime? Ti je një kokëbajgë e asgjë tjetër! Pije atë birrën tënde të ndyrë dhe ha ato mezet e neveritshme që t’i kam përgatitur me duart e mia, se sonte nuk do të shkosh askund tjetër!!”

Këndi i humorit: Ekipi që fitoi turneun e futbollit të të çmendurve shkon jashtë vendit për të luajtur finalen

Ekipi që fitoi turneun e futbollit të të çmendurve shkon jashtë vendit për të luajtur finalen. Në aeroplan, megjithatë, të çmendurit janë mjaft të shqetësuar: ata luajnë, ata hidhen sa në të djathtë sa në të majtë, ata kërcejnë. Në një moment, piloti e thërret menaxherin e ekipit dhe i thotë atij:

– Shikoni, e di se ata janë njerëz të veçantë, por duhet të përpiqeni t’i bindni ata që të qëndrojnë të qetë, përndryshe do të rrëzohet avioni.

Menaxheri i përgjigjet:

– Mos u shqetëso, unë do ta bëj!

Pas disa minutash, situata është përmirësuar krejtësisht, piloti e thërret menaxherin dhe i thotë:

– Dëgjo, me të vërtetë duhet të të përgëzoj, me të vërtetë i ke bindur ata që të qëndrojnë urtë. Por si e bëre këtë gjë?

Dhe menaxheri i përgjigjet:

– Oh, ishte e lehtë, u thashë atyre: “Djem, kjo është një ditë e bukur, të gjithë jashtë për stërvitje”!

Këndi i humorit: Një zotëri përpiqet të flejë, por nuk e zë gjumi

Një zotëri përpiqet të flejë, por nuk e zë gjumi.
Pasi kthehet sa në një krah një tjetër në shtratin e tij për disa orë, gruaja e tij e pyet se çfarë ka.
Burri i saj rrëfen se shqetësimet e tij burojnë nga fakti se të nesërmen ai do të duhet të paguajë borxhin prej 10 000 euro që Frani, fqinji i tyre përballë, iu ka dhënë atyre pak kohë më parë.
Pastaj gruaja e tij, shumë më e shkathët se burri i saj, ngrihet nga shtrati, e hap dritaren dhe e fillon të thërrasë me zë të lartë.
Fqinji zgjohet dhe del tek dritarja.
Ajo i thotë: “Z. Fran, ju kujtohet borxhi ynë që ne duhet të paguajmë nesër? E pra, ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse nuk kemi të holla “.
Pastaj kthehet në shtrat në paqe dhe i thotë burrit të saj: “Tani mund të flesh më në fund. Dhe lere Franin të rrotullohet pa gjumë në shtrat. “


Send this to a friend