VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Dy mikesha po bisedojnë gjatë orarit të punës

October 31, 2020

Komentet

Këndi i humorit: Një bisedë midis dy të njohurve

Një bisedë midis dy të njohurve:

-“Ku jeton?”

– Jashtë Londrës.

– Uau. Dhe ku saktësisht?

– Në Paskuqan!!!

Këndi i humorit: Mësuesi e qorton Pjerinin

Mësuesi e qorton Pjerinin:
– Unë, në moshën tënde, i dija tashmë emrat e të gjithë kryeministrave të vendit tonë!

– “Nuk ka qenë e vështirë. Në atë kohë duhet të ketë pasur vetëm katër a pesë!!!”

Këndi i humorit: Magjistari zgjedh rastësisht një fëmijë nga publiku

Magjistari zgjedh rastësisht një fëmijë nga publiku, për të kryer një numër të jashtëzakonshëm telepatie.

Sapo fëmija është në skenë, ai thotë:

“Para se njerëzit të dyshojnë se ka ndonjë mashtrim, përgjigju: a më njeh?”.

Dhe fëmija: “Jo, babi!!!”

Këndi i humorit: Takohen dy sorra

Takohen dy sorra:
– Kra?
– Kra kra…
– Kraaa kra kra?
– Krak krak!
– Kroak?
– Ej, mos e ndërro dialektin!!!

Këndi i humorit: Nga një bisedë midis dy miqve të ngushtë

Nga një bisedë midis dy miqve të ngushtë:

“E takova motrën tënde në rrugë mbrëmë.”

“Dhe çfarë të tha?”

“Pesëdhjetë euro!!!”

Këndi i humorit: Një bisedë midis burrit dhe gruas

Një bisedë midis burrit dhe gruas:
– Po ti, kur ai djali me birrën po më ngacmonte mbrëmë në lokal, ishe xheloz?

– Jo, kisha edhe unë birrë!!!

Këndi i humorit: Dëshira e fundit para ekzekutimit

Dëshira e fundit para ekzekutimit:

– I dënuar, a keni ndonjë dëshirë të fundit para ekzekutimit?

– Po, drejtor, një shishe Dom Perignon.

– Të cilit vit?

– Të vitit 2050!!!

Këndi i humorit: Një bisedë e çiltër midis miqsh

Një bisedë e çiltër midis miqsh:

– Kam dëgjuar që motra juaj do të shkojë në Paris për të përfunduar studimet e saj për piano. Kushedi sa të lumtur janë prindërit e tu!

– Po, por më të lumturit janë fqinjët tanë!!!

Këndi i humorit: Një kinez shkon në doganë dhe doganieri e pyet

Një kinez shkon në doganë dhe doganieri e pyet:

– Verë? cigare? uiski?

– Sumë të sjelshëm, pol pël mua do të doja vetëm një kafe!!!

Këndi i humorit: Njëri ia qan hallin mikut të tij

Njëri ia qan hallin mikut të tij:

– Ky Marku është gjithmonë pa para!

– Pse? Të kërkoi përsëri hua?

– Jo! I kërkova përsëri unë!!!

Këndi i humorit: Një burrë telefonon në shtëpi dhe e pyet kamarieren

Një burrë telefonon në shtëpi dhe e pyet kamarieren:

“Maria, a telefonoi ndonjë idiot sot?”

“Jo zotëri, ju jeni i pari!!!”

Këndi i humorit: Pjerini i thotë Antonit

Pjerini i thotë Antonit:

– Si shkoi provimi i matematikës?

– Keq, e dorëzova bosh.

– Edhe unë e dorëzova bosh… Tani do të thonë se e kopjuam!!!

 


Send this to a friend