VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një grua bën operacion fytyrën kur mbush 47 vjeç

By | July 1, 2020
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një çift shkon në një këshillimore mjekësore

Një çift shkon në një këshillimore mjekësore.
Pa e zgjatur, i kërkojnë mjekut nëse mund të bëjnë dashuri nën vëzhgimin e tij.
Mjeku, pas një pavendosmërie, pranon propozimin e çiftit.
Kur çifti ka mbaruar performancën, mjekut pohon:
– Nuk shikoj asgjë që nuk shkon në këtë marrëdhënie tuaj! Më duket se gjithçka është në rregull.
Dhe iu kërkon 60 euro.
Kjo histori vazhdon për javë të tëra. Ai dhe ajo lënë takimin te mjeku, bëjnë dashuri, paguajnë 60 euro dhe largohen të lumtur.
Një ditë mjeku, i bërë kureshtar, i pyet:
– Ju lutem, ju vinin këtu regullisht, dhe unë shikoj se gjithçka është si s’ka më mirë. Po unë jam i habitur: çfarë është që nuk shkon te ju?
Përgjigjet burri:
– Unë jam i martuar dhe nuk mund të shkoj në shtëpinë time, ajo është e martuar dhe nuk mund të shkojmë në shtëpinë e saj. Hotelet janë të gjitha shtenjtë. Ju na merrni vetëm vetëm 60 euro. Kështu gjithçka është e zgjidhur.

blank

Këndi i humorit: Polici ka ndërmend të shesë veturën

Polici ka ndërmend të shesë veturën. I thotë eprorit:
– Dua ta shes veturën, por nuk ma blen kush se ka bërë 400 000 kilometër.
– Epo mirë, shko te mekaniku, zvogëloi kilometrat! I thuaj se të dërgoj unë! – e këshillon eprori.

Pas disa orësh…

Polici:
– Falë jush, unë shkova te mekaniku dhe m’i zbriti kilometrat e veturës. Tani ka 20 000 kilometër.

Eprori:
– A të thashë? Mrekulli fare! E sa e shite?!

Polici:
– Jo, shef, tani që ka pak kilometër, do ta mbaj!!!

blank

Këndi i humorit: Njëri do të operohet dhe është tejet i terrorizuar

Njëri do të operohet dhe është tejet i terrorizuar. Atëherë i thotë kirurgu:

– Nuk ke pse të shqetësohesh!
– Po unë e di se operacioni im është shumë i vështirë, – thotë pacienti.

Vazhdon kirugu:
-Po, është një operacion që del me sukses një ndër njëqind.

-E si mund të jesh kaq i sigurt se unë do t’ia arrij të mbijetoj?- pyet pacienti.

Flet prapë kirurgu:
– Sepse këtë javë kam operuar 99 dhe të gjithë na e kanë lënë shëndetin!!!

blank

Këndi i humorit: Një pijanec hyn në autobus dhe thërret

Një pijanec hyn në autobus dhe thërret:
– Të gjithë ata në fund janë bastardë, ata në mes janë kodoshë, ata përpara janë bij kurvash!

Shoferi e nda aubusin, e ka nga zverku dhe e nxjerr jashtë:
“Tani ma thuaj cilët janë bastardë, cilët janë kodoshë dhe cilët janë bij kurvash!!”

Pijaneci thotë:
“E ku ta di unë, me atë frenim që ia ke bërë autobusit, tashmë të gjithë janë përzier, janë bërë mish-mash!!!”

blank

Këndi i humorit: Një burrë dëgjon për një magjistar i cili është i famshëm se shëron magjitë dhe syrin e keq

Një burrë dëgjon për një magjistar i cili është i famshëm se shëron magjitë dhe syrin e keq.

Ai kurrë nuk ka besuar në këto gjëra, por, duke përjetuar një situatë të dëshpëruar, vendos të bëjë edhe të pamundurën.

Hyni në studion e magjistarit dhe pyet:

-A jeni në gjendje të hiqni një mallkim që më bëri një prift shumë vite më parë?

Magjistari i thotë:

-Ndoshta. Por a mund t’i mbani mend me saktësi fjalët që tha prifti?

Klienti:

-Prifti tha fjalë për fjalë: Tani ju deklaroj burrë dhe grua!!!

blank

Këndi i humorit: Një ministër belg e pyet një ministër zviceran

Një ministër belg e pyet një ministër zviceran:

– E çfarë iu duhet juve Ministria e Marinës përderisa nuk keni det?

Zvicerani i përgjigjet pa e zgjatur aspak:

– E kanë krijuar kur e kanë marrë vesh se ju keni një Ministri Kulture!

blank

Këndi i humorit: Një vajzë e bukur shkon te mjeku dhe, sapo ulet, thotë

Një vajzë e bukur shkon te mjeku dhe, sapo ulet, thotë:
– Doktor, të lutem, mos më shiko kështu, jam shumë e ndrojtur!
Mjeku i thotë:
– Mirë, zonjushe, unë po të kthej shpinën dhe ti zhvishu ngadalë. Pastaj unë jam mjek dhe s’ka pse të kesh frikë.
Vajza, përsëri:
– Doktor, jam shumë e ndrojtur, të lutem fike dhe dritën dhe ma kthe shpinën!
Dhe mjeku:
– Ashtu po bëj zonjushe, e fika dritën dhe ta kam kthyer shpinën.
Më në fund vajza i heq të gjitha veshjet dhe, kur është krejtësisht e zhveshur, i thotë mjekut:
– Doktor, ku t’i vendos rrobat?!
Mjeku i përgjigjet:
– Vendosi në karrike, pranë rrobave të mia!!

blank

Këndi i humorit: Ai është duke vizatuar, një mik që sapo vjen e pyet

Ai është duke vizatuar, një mik që sapo vjen e pyet:
– E çfarë po bën?
– Po vizatoj një grua të përkryer! – përgjigjet ai.
– Po ke harruar t’ia vizatosh gojën… – i thotë miku i tij.
Ai përgjigjet:
-Unë thashë: po vizatoj një grua të përkryer!!!

blank

Këndi i humorit: Tri zonja të moshuara flasin për burrat e tyre

Tri zonja të moshuara flasin për burrat e tyre.
E para thotë:
– Im shoq 20 vjet të martuar… asnjë natë me mua!

E dyta thotë:
-Im shoq 20 vjet të martuar… një natë me mua!

E treta thotë:
-Im shoq 20 vjet të martuar… të gjitha netët me mua!

-Lumja ti! – i thonë dy të parat me një gojë.
-I paralizuar i shkreti! – thotë e treta.

blank

Këndi i humorit: Ajo është shtrirë në mes të rrugës dhe po flet në telefon

Ajo është shtrirë në mes të rrugës dhe po flet në telefon.

Kalimtarët janë të shqetësuar dhe e pyesin:

-Zonjë, jeni rrëzuar? Doni ndihmë?!

– Jo është një telefonatë e gjatë dhe kështu unë ndihem komode!!!

blank

Këndi i humorit: Gruaja kthehet në shtëpi dhe e gjen të shoqin në vaskë me një femër

Gruaja kthehet në shtëpi dhe e gjen të shoqin në vaskë me një femër.

-Prapë kështu ti?! – i flet ajo e zemëruar.

-E di që ti do të vazhdosh të mendosh keq për mua. Por kjo zonjusha është instruktorja ime e notit!!! – i përgjigjet i shoqi.

blank

Këndi i humorit: Pjerini e pyet babain

Pjerini e pyet babain:
– “Baba, ke frike nga luani?”
– “Jo!”
– “Nga tigri?”
– “Sigurisht që jo!”
– “Atëherë ke frikë vetëm nga mami!?”


Send this to a friend