Një ditë Nastradini dhe e shoqja i mblodhën rrobat e palara shtëpisë dhe i dërguan tek bregu i lumit për t’i larë. Ndërkohë që gruaja po mbushte një kovë me ujë në lum, një korb ia mori sapunin të cilin ajo e kishte vënë sipër rrobave dhe iku.
Gruaja bërtiti:
-Vrapo, Nastradin, korbi na e mori sapunin!
Nastradini shikoi nga korbi dhe tha:
-Le ta mbajë sapunin. A nuk e shikon se ai ka veshur rroba më të palara se tonat?
Komentet