VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Jemi në orën e mësimit

July 4, 2018
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Studentët po japin provimin e fizikës në universitet

Studentët po japin provimin e fizikës në universitet. Hyn i pari, ulet dhe profesori e pyet:

– Je në tren, është shumë vapë… si ia bën?

– Epo… Unë hap dritaren.

– Mirë! Pra, tani ju llogaritni ndryshimin në entropinë e shkaktuar nga kjo ngjarje.

– Në të vërtetë entropinë, unë…. tani nuk e di….

– A, nuk e di? Pra, duhet ta dish! Është një pyetje shumë e lehtë! Nëse nuk e di këtë, mund të largohesh menjëherë. Tjetri!

Një student i dytë mbërrin dhe profesori ia bën këtë pyetje edhe atij, pa sukses. Kjo ndodh edhe me nxënësin e tretë, të katërt etj. Me studentin e fundit profesori këmbëngul gjithmonë me të njëjtën pyetje:

– Pra, je në tren, është shumë vapë: si ia bën?

– E heq xhaketën

– Po, por është përsëri vapë… si ia bën?

– E zbërthej këmishën…

– Eh, por është edhe më vapë: si ia bën?

– Freskohem me gazetën.

– Mirë atëherë! Por është ende nxehtë, shumë nxehtë! Si ia bën?

– Dëgjo, prof, le të jetë sa të dojë vapë, por atë dritaren e mallkuar nuk e hap as i vdekur! Mirë?!!!

blank

Këndi i humorit: “Ky është i fejuari im”, iu thotë shoqeve një bukuroshe magjepsëse

“Ky është i fejuari im”, iu thotë shoqeve një bukuroshe magjepsëse. Ai është një shkurtabiq, tullac dhe barkmadh.

“Ai burreci atje?” – ia kthejnë shoqet mjaft të zhgënjyera.

— Po, kjo nuk të bën përshtypje të madhe, por ju siguroj se nëse e shihni të ulur në sediljen e pasme të Rolls-Royce efekti është shumë i ndryshëm…!

 

blank

Këndi i humorit: Njëri i ankohet për gruan një mikut të tij

Njëri i ankohet për gruan një mikut të tij:

“Gruaja ime është një hienë e vërtetë. Ajo më keqtrajton, më shan, unë vetëm e dëgjoj!!”

“Duhet të reagosh – përgjigjet tjetri – trego dhëmbët!”

Dy miqtë takohen sërish pas disa ditësh:

“Pra, a ia tregove dhëmbët?” pyet i dyti.

“Sigurisht, ia tregova.”

– Si shkoi?”

– Tani kam dy më pak…”

blank

Këndi i humorit: Një polic rrugor në Kamzë ndalon makinën e një turisti të huaj

Një polic rrugor në Kamzë ndalon makinën e një turisti të huaj.
"Zotëri, ju keni bërë një kundërvajtje, ndaj duhet t'ju jap një gjobë!" 
Ai bërtet duke nxjerrë një stilolaps dhe një letër.
Në momentin që fillon të shkruajë, ai pyet shoferin: "Si e keni emrin?"
"Cornelius Schwanderconperglock Chimickverboten" përgjigjet turisti.
“Mirë, këtë herë s'ka gjë... por kujdes!
blank

Këndi i humorit: Një mësuese po shpjegon lëndën e re dhe shikon që Gjoni nuk po i kushton vëmendje

Një mësuese po shpjegon lëndën e re dhe shikon që Gjoni nuk po i kushton vëmendje, kështu që ajo e pyet atë:

“Nëse janë tri rosa ulur në një gardh dhe ju qëlloni njërën, sa rosa mbeten?”

Gjoni thotë: “Asnjë”.

Mësuesja pyet: “Pse?”

Gjoni thotë: “Sepse gjuajtja i trembi të gjitha.”

Mësuesja thotë: “Jo, dy, por më pëlqen mënyra se si po mendoni”.

Gjoni pyet mësuesen: “Nëse shihni tri gra që dalin nga një dyqan akulloresh, njëra po e lëpin akulloren e saj, tjetra po e thith akulloren e saj dhe e treta po e kafshon akulloren, cila është e martuar?”

Mësuesja thotë: “Ajo që e thith akulloren”.

Gjoni thotë: “Jo, ajo me unazën e martesës, por më pëlqen se si po mendon!!!”

blank

Këndi i humorit: Një mësuese donte t’i mësonte nxënësit e saj për vetëvlerësimin

Një mësuese donte t’i mësonte nxënësit e saj për vetëvlerësimin, ndaj i kërkoi kujtdo që mendonte se ishte budalla të ngrihej në këmbë.

Një fëmijë u ngrit në këmbë dhe mësuesja u befasua.

Ajo nuk mendoi se dikush do të ngrihej në këmbë, kështu që e pyeti: “Pse u ngrite?”

Ai u përgjigj: “Sepse nuk doja të të lë në këmbë vetëm!!!”

blank

Këndi i humorit: Një amerikan ia kërkon një vajze kineze numrin e saj të telefonit

Një amerikan ia kërkon një vajze kineze numrin e saj të telefonit. Ajo thotë:

“Sex! Sex! Sex! Free sex tonight!” (“Seks! Seks! Seks! Seks falas sonte!”)

Amerikani habitet: “Uau!”

Shoqja e kinezes e sqaron: “Ajo do të thotë 666-3629.”

blank

Këndi i humorit: Një brune shkon te mjeku dhe thotë se trupi i dhemb kudo që e prek

Një brune shkon te mjeku dhe thotë se trupi i dhemb kudo që e prek.

“E pamundur”, thotë doktori. “Me trego.”

Ajo me gishtin e saj, prek bërrylin dhe bërtet në agoni. Ajo prek gjurin e saj dhe bërtet, prek kyçin e këmbës dhe bërtet, dhe kështu vazhdon; kudo që prek e bën të bërtasë nga dhimbje.

Doktori i thotë: “Nuk je vërtet zeshkane apo jo?”

Ajo thotë: “Jo, i kam lyer flokët. Unë jam bionde natyrale.”

“Ma mori mendja”, thotë ai. “Ju është thyer gishti!!!”

blank

Këndi i humorit: Dy yje të Hollivudit u përplasën me njëri-tjetrin në derën e zyrës së psikiatrit të tyre

Dy yje të Hollivudit u përplasën me njëri-tjetrin në derën e zyrës së psikiatrit të tyre.

“Përshëndetje, zotëri,” tha njëri. “Po vini a po shkoni?”

“Po ta dija këtë,” tha tjetri, “nuk do të isha këtu!!!”

blank

Këndi i humorit: Një mësuese e moshuar e pyeti nxënësin e saj

Një mësuese e moshuar e pyeti nxënësin e saj:

“Nëse them “Unë jam e bukur”, cila kohë është?”

Nxënësi u përgjigj:

“Është e qartë, patjetër koha e shkuar!!!”

blank

Këndi i humorit: Një plak shkon në një kishë dhe po rrëfehet

Një plak shkon në një kishë dhe po rrëfehet:

Plaku: “Atë, jam 75 vjeç, kam 50 vjet që jam i martuar. Gjithë këto vite i kam qenë besnik gruas sime, por dje kam bërë marrëdhënie intime me një 18 vjeçare.”

Prifti: “Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një rrëfim?”

Plaku: “Unë nuk jam rrëfyer, nuk jam besimtar.”

Prifti: “Atëherë pse po m’i tregon të gjitha këto?”

Plaku: “Po ua tregoj të gjithëve!”

blank

Këndi i humorit: Mamaja i thotë vajzës së saj të vogël

Mamaja i thotë vajzës së saj të vogël:

“Bija ime, bëj një urim për Krishtlindje!”

Vajza ia plotëson dëshirën mamasë:

“Uroj që Babadimri t’u dërgojë disa rroba atyre vajzave të zhveshura në kompjuterin e babait!!!”


Send this to a friend