VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Doktorr Qerimit iu fut një pacient i çuditshëm një ditë në klinikë, duke i thënë i shqetësuar

January 17, 2018
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: -Emilia më la!- i thotë ai i pikëlluar mikut të tij

-Emilia më la!- i thotë ai i pikëlluar mikut të tij.
-Në të sëmës, më fal, ti si je?!- i përgjigjet miku.
– Epo… nuk di çfarë të bëj… çdo gjë ma kujton Emilien!!!- ankohet ai.
– Të kuptoj, është normale. Provoni të bëni një pushim apo jo?!- e këshillon miku.
-Po tashme e kam menduar…neser po iki.- thotë ai.
– Mirë po bën. E ku po shkon?- e pyet miku.
– Në Emilia Romanja!!!- përgjigjet ai.

blank

Këndi i humorit: Koli është në punë, por ka frikë se gruaja e tij po e tradhton

Koli është në punë, por ka frikë se gruaja e tij po e tradhton, kështu që ai kthehet në shtëpi për të kontrolluar veten. Ai hap derën dhe duke parë gruan e tij ende në shtrat, gjysmë të zhveshur, e pyet:

-Më trego ku është! Më thuaj ku fshihet!

Dhe gruaja:

– Po kush? Këtu jam vetëm unë!

Pastaj Koli shikon poshtë nga dritarja e katit të gjashtë dhe sheh një djalë gjysmë të veshur që po largohet me vrap nga ndërtesa. Pa u menduar dy herë, shkon të marrë frigoriferin (ato modelet e mëdha të gjata), e shkul nga kuzhina dhe ia hedh djalit. E godet plotësisht duke e vrarë, por nga përpjekjet e bëra Koli sëmuret dhe vdes.

Në parajsë Shën Pjetri pret shpirtrat:

-Më thuaj, si erdhe këtu?

Koli:

– Mora vesh që gruaja po më vinte brirë, ndaj i hodha frigoriferin bastardit që po bënte seks me gruan time, por vdiqa nga sforcimi që bëra!

 

Shën Pjetri i drejtohet shpirtit të dytë:

-E pse je këtu?

Ai përgjigjet:

-Unë jetoja në të njëjtën ndërtesë të tij në katin e tretë. U vonova në punë dhe për të nxituar po vishesha kur dola nga ndërtesa, por diçka më goditi dhe vdiqa! As që e pashë se çfarë ishte!

 

Më pas vjen një shpirt i tretë dhe Shën Pjetri e pyet:

-Po ti kush je? Pse je këtu?

Dhe shpirti përgjigjet:

– Nuk e di … nuk kuptova asgjë … isha fshehur brenda një frigoriferi… … …

blank

Këndi i humorit: Një burrë i pasur dhe shumë tërheqës takon një vajzë të bukur

Një burrë i pasur dhe shumë tërheqës takon një vajzë të bukur, e bind të kalojë një natë me të, për çmimin 500 €.
Të dy e kalojnë natën së bashku dhe, kur është koha për të paguar, burri thotë se nuk ka para, por do ta paguante me një çek duke e motivuar si “apartament me qira”.
Megjithatë, përsëri në zyrë, burri, duke menduar për përvojën që sapo kishte përjetuar, vendos që çmimi që kishin rënë dakord nuk ia vlente, sepse shërbimi nuk ishte i kënaqshëm, ndaj vendos të dërgojë një çek 250 euro të shoqëruar me shënimin e mëposhtëm:
“-Zonjushe e dashur, po ju dërgoj një çek 250 € për qiranë e banesës tuaj, nuk ju paguaj shumën që kishim rënë dakord, sepse kur vendosa të marr apartamentin mendoja që:
-Ishte i ri dhe i pabanuar,
– ishte plot nxehtësi,
-ishte mjaft komod sa të më bënte të ndihesha si në shtëpinë time.
Në fakt, kam gjetur se:
-Ai ka qenë i banuar më parë,
– nuk kishte ngrohje,
– në përgjithësi nuk ishte shumë komod”.
Kur mori çekun, vajza ia ktheu menjëherë dërguesit me shënimin e mëposhtëm:
-Zotëri i nderuar, nuk e di si mund të presësh që një apartament i bukur të mbetet bosh pafundësisht; sa i përket ngrohjes, të siguroj se ka mjaft, vetëm duhet të dish si ta ndezësh. Së fundi, apartamenti ka komoditet absolutisht normal, nëse nuk keni mobilje të mjaftueshme për ta mbushur, sigurisht që nuk është faji im, ndaj ju ftoj të paguani shumën e plotë të rënë dakord, ose do të detyrohem të kontaktoj pronaren tuaj aktuale…”

blank

Këndi i humorit: Dy miq, Keli dhe Koli, po bisedojnë

Dy miq, Keli dhe Koli, po bisedojnë. Duke folur për këtë dhe atë, ata arrijnë te tema e dashurisë. Keli thotë se është i kënaqur me martesën e tij ndërsa Koli dyshon.

Duke folur për këtë e atë, Keli i thotë: -“Më fal Koli, më duket se po e tepron. Je e martuar prej 10 vitesh dhe ke një punë që të çon me familjen në të gjithë Shqipërinë. Një vit keni qenë në Tiranë, një tjetër në Durrës, pastaj Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe gruaja jote ka qenë gjithmonë me ty. Si mund të mendosh se nuk është grua besnike?

Koli: “Dyshimi lindi nga posta. Sa herë që mbërrinte diçka, kudo që të ishim, postieri që e dorëzonte ishte gjithmonë i njëjti!!!”

blank

Këndi i humorit: -Kolec, mbrëmë të pashë në ëndërr!, – i thotë Roza

-Kolec, mbrëmë të pashë në ëndërr!, – i thotë Roza.
– Leri ato fjalë, Roza, mos thuaj gënjeshtra, – i përgjigjet Koleci.
-Unë vërtet të kam parë në ëndërr…- vazhdon Roza.
-A vërtet kështu!? … atëherë më trego gjithçka, i thotë Koleci.
-Ëndrra është pak e ngatërruar. Mbaj mend që ishe i gjithi me ngjyrë… kafe, pastaj dëgjova zhurmën e ujit në çesmë… dhe ti u zhduke……- tregon Roza.

blank

Këndi i humorit: Gjatë një procesi gjyqësor në Gjirokastër, prokurori pyet dëshmitaren

Gjatë një procesi gjyqësor në Gjirokastër, prokurori pyet dëshmitaren, një zonjë në moshë për të verifikuar nëse ishte në rregull nga kujtesa:
-Zonja Bashari, e dini kush jam unë?

Me qetësinë që karakterizon njerëzit në moshë, zonja i kthehet:
-Po zoti Duro, të mbaj mend që fëmijë dhe ke qenë një zhgënjim i madh për prindërit e tu. Gjithmonë kujton se i di të gjitha, je arrogant, rreh gruan, e tradhton me sekretaren dhe luan kumar. Të njoh shumë mirë, pa merak.

Heshtje në sallë.

I kënaqur, avokati i mbrojtjes çohet në këmbë, i afrohet zonjes dhe e pyet:
-Po mua më njihni?

-Sigurisht që të njoh qyshse ke lindur, se kam punuar mami në maternitet. Edhe nëna jote, e cila mbeti pa burrë që e re, ankohej gjithmonë për ty dhe ankohet edhe sot kur takohemi. Thotë që je mashtrus, dembel që nuk heq as pjatën nga tavolina dhe nuk bën asnjë punë pa marrë lekë. Ankohet që pi shumë dhe, me një gotë, fillon e flet broçkulla. Të mjelin nga lekët dy dashnoret që ke, njëra nga të cilat është gruaja e prokurorit.

Në këtë moment gjykatësi thërret prokurorin dhe avokatin të afrohen dhe ju thotë:
-Dëgjoni këtu, nëse ndonjëri nga ju qyrrashet dhe e pyet se a më njeh mua, e çoj direkt e në pushkatim!!!

blank

Këndi i humorit: Një ditë një punëtor ndërtimi nuk shkon në punë sepse është i sëmurë

Një ditë një punëtor ndërtimi nuk shkon në punë sepse është i sëmurë. Në orët e vona të mëngjesit ai merr një telefonatë nga drejtuesi i kantierit, i cili e informon se ka ndodhur një aksident i rëndë në vend dhe se kolegët e tij janë të gjithë të vdekur.
I tronditur, ai telefonon gruan e tij dhe i tregon gjithçka:
-“Zemër, është e tmerrshme… një tragjedi… u shemb kantieri dhe vdiqën të gjithë kolegët e mi…”

– “O Zot çfarë tragjedie…” thotë gruaja, “… tani si do t’ia dalin familjet…”
-“Fatmirësisht…” i përgjigjet burri, “…kishim bërë një policë sigurimi, çdo familje do të ketë 1 milion euro…”
-“Epo, e dija…” shpërthen gruaja, “…të ndodh gjithmonë ty, kur ka para të majme për të fituar, nuk je kurrë i pranishëm!!!”

blank

Këndi i humorit: Koli vdes dhe shkon në Parajsë

Koli vdes dhe shkon në Parajsë. Disa muaj më vonë, ish-gruaja e tij, Roza, vdes dhe ajo gjithashtu shkon në Parajsë.
Sapo mbërrin ajo fillon të kërkojë kudo Kolin e saj: “Zeeeemër, zeeeeeemër?! Ku je ti?”
Por Koli fshihet ku mundet, derisa Roza e gjen.
“Zeeemër! Më në fund ja ku je, të kam kërkuar kaq shumë, e di ti?! Ku ke qenë?”
“Dëgjo Roza, më lër të qetë, prifti ishte shumë i qartë, ai tha:- deri kur vdekja t’ju ndajë!!!”
blank

Këndi i humorit: Një këpucar është në vështirësi financiare

Një këpucar është në vështirësi financiare. Ai ka një këpucari para shtëpisë dhe një tjetër prapa shtëpisë. Dhe mendon të shesë këpucarinë prapa shtëpisë për të fituar para.

Përgatit një tabelë ku shkruhet “Shitet e prapmja”, më pas e ngjit, e rrotullon dhe e vendos në karrige që të thahet.

Gruaja e tij ulet pa dashje mbi të dhe shenja i mbetet ngjitur në fustan prapa. Pas pak gruaja del për të bërë pazarin dhe një kalimtar, duke lexuar shkrimin në tabelën e ngjitur në fustanin e gruas, pyet: “Pse i shet të pasmet?”.

Ajo, e pavetëdijshme, përgjigjet: “Sepse përpara ende punon burri im!”

blank

Këndi i humorit: Një djalosh evropian humbet në fshatin kinez gjatë një stuhie derisa gjen një shtëpi dhe kërkon mikpritje

Një djalosh evropian humbet në fshatin kinez gjatë një stuhie derisa gjen një shtëpi dhe kërkon mikpritje. Një burrë i vjetër kinez e hap atë dhe thotë:
– I nderuar i huaj, unë do të të pres natën, por nëse guxon të prekësh vajzën time, do të të nënshtroj “Tri Torturat kineze” të tmerrshme.
Djali pranon, por sapo sheh vajzën e tij, të re dhe të bukur, magjepset.
Prandaj, gjatë natës shkon në dhomën e vajzës dhe bëjnë dashuri.
Të nesërmen djali zgjohet me një gur në gjoks, të cilit i është bashkangjitur një mesazh:
-Tortura kineze nr.1: “Guri në gjoks”.
Me një buzëqeshje superiore, djali e ngre gurin dhe e hedh nga dritarja, por sapo e lë të shkojë, sheh një mesazh të mbërthyer në pragun e dritares:
-Tortura kineze nr. 2: “Testiku i djathtë i lidhur me gur”.
Menjëherë djali hidhet nga dritarja para se litari i lidhur me gurin t’i shkëpusë testikun. Ndërsa fluturon poshtë, djali sheh një mesazh të shkruar në tokë:
-Tortura kineze nr. 3: “Testiku i majtë i lidhur në prag të dritares”.

blank

Këndi i humorit: Një polic po pret me ankth jashtë sallës së lindjes

Një polic po pret me ankth jashtë sallës së lindjes. Pas disa orësh del infermierja: Urime je bërë baba i dy binjakëve të bukur. Burri është i mahnitur, por i kënaqur dhe pas disa ditësh ata i sjellin binjakët në shtëpi.
Fëmijët rriten dhe njëri fillon të thotë fjalët e para mami babi, ndërsa tjetri bën vetëm tinguj jokoherent ummm ummm.
Babai mendon se do të mësojë me kalimin e kohës.

Kalojnë dy vjet dhe fëmija i parë tani flet saktë, ndërsa tjetri vazhdon të bëjë vetëm tingujt e zakonshëm ummm ummm.
I shqetësuar, ai vendos ta çojë te një mjek, i cili i thotë: “Po si në katër vjet nuk e ke vënë re që ky fëmijë ka mbetur memec që nga lindja?”
I dëshpëruar, babai fillon të vërtitet nëpër specialistët më të mirë dhe në fund njëri i rrëfen se vetëm një mrekulli mund ta bënte djalin e tij të fliste:
Ai nuk dorëzohet: – Po të duhet një mrekulli, do të shkoj në Lourdes.

Ai flet për këtë me gruan e tij dhe merr avionin. Pasi arrin në destinacionin e tij, ai merr pjesë në radhën për në shpellë dhe arrin në pishinën e mrekullueshme, ku sheh një plakë të çaluar, e cila pasi ka zhytur këmbën e saj, fillon të ecë përsëri me shpejtësi.
Kështu burri merr kokën e djalit të tij dhe e zhyt nën ujë, djali tundet i lirë dhe kur arrin të dalë sërish, i bërtet:
– Po ti je budalla!!!
Përballë mrekullisë, babai nuk e përmban gëzimin dhe për t’u siguruar që zhyt sërish kokën e të birit.
Djali përsëri, sapo del sërish, i bërtet: – Të thashë më parë! Por a je vërtet memec atëherë? –
Babai i gëzuar e merr celularin dhe i telefonon gruas së tij:
-Maria, Maria, flet djali ynë!
– Vërtet? – po, – Dhe çfarë të tha? – Më tha se jam budalla.
– Dhe ka të drejtë, se memeci i vogël është këtu në shtëpi!!!

blank

Këndi i humorit: Një aeroplan niset nga Fiumiçino për në Rinas

Një aeroplan niset nga Fiumiçino për në Rinas. Është i ngarkuar me pasagjerë. Pasi të arrihet lartësia e fluturimit, komandanti bën debutimin e tij në intercom:

-“Zonja dhe zotërinj, jam komandanti që po ju flet. Ne po fluturojmë në gjashtë mijë metra, moti në Rinas është i mrekullueshëm dhe fluturimi do të jetë i qetë, pa erë dhe turbulenca……O Zot!”
…(heshtje)…

Pas disa çastesh komandanti përsëri:
-“Zonja dhe zotërinj, më falni për atë që ndodhi tani, por stjuardesa më derdhi kafe të nxehtë në prehër. Vetëm të shihnit si më janë bërë pantollonat përpara!”

Dhe një pasagjer nga pjesa e pasme e avionit bërtet:
-“Ah po, kjo nuk është asgjë, nëse do të shikosh si më janë bërë mua pantollonat prapa!”


Send this to a friend