VOAL

VOAL

KANGA E NDOC MIRAKËS – Nga Prof. Ernest Koliqi

November 21, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Bibjan Mirakaj 5 years ago Reply

    Bibjan Mirakaj
    Falenderoj VOAL-Voice of Albanian per botimin e poemes se Prof. Ernest Koliqi, kushtuar atit tim te ndjere Ndoc Kol Mirakaj. Ne respekt te lexuesve te sotem , ne vijim po e sjell kete poeme te transkiptuar ne shqipen aktuale nga mikja jone, Doktoresha e Shkencave Albanologjike, Merita Sauku Bruci
    Kënga e NDOC KOLE MIRAKAJ
    nga Prof. Ernest Koliqi
    Nga Zoti u vendos mbi shpate të ashpra fisi
    pararojë e Perëndimit
    dhe turri i asnjë thëllimi
    në rrjedhë të moteve nuk mundi ta trondisë
    shkëlqyen këtu pari e u shembën
    Perandorë madhështorë e Sulltanë të rreptë
    që ai veç emrin ia mësoi
    se e ndjente veten mbret mbi shkëmbinj viganë
    I strukur në kulla vetmitare përmbi maja
    buzë votrës shpesh i lodhur nga urija
    ky besnik i ndejti kanunit
    Të stërgjyshave fisnikë e s’u bë vasal
    Dhe kur urija shtrëngonte
    ndonëse të veshur me zhele e mbathur opinga të grisura
    bukën e thatë me shije hante e i lulëzonte në gojë e gëzueshme kënga
    Bylmet prej Perëndie, lirija rrojtjes
    dhe gjellës i jepte shije
    brezat me këtë shije u përtërinë
    shqip Zotit duke ia drejtu lutjen e shpresën
    Bylmetin plot ajkë atë të dhenvet, të ruajtun në skuta
    e fshehte në dollap, me ia përgatit
    mikut sofrën bujarisht, kur në derë trokiste
    Këtë rrojtje të thjeshtë në këto shkrepa të shkreta
    Kush mundi t’ia lakmojë
    kujt i shkoi mendja të shuajë
    një fis të harruar, ngujuar në gojëdhanat e veta
    Stuhia e të pafeve
    që bërtet “jepi të mira e gja skamnorit (i varfër)”
    më të varfërit fis që bota
    Njeh, deri bulmetin e ruajtur për miqt ia mori.
    Stuhia e furishme që merr frymëzim nga Moska
    deshi të shkulë nga rrënjët në këto shpate
    doke e zakone, altarë
    të mbruajtura në magjen e qytetërimit që njohu
    Perëndimi, se të pashuajturai mbante edhe në varfëri lidhjet jetike
    brez pas brezi të trashiguara që e bënë Shqipërinë Europës me i ndejt besnike.
    Të tërbuar për gjak, altarët i shkelën me këmbë
    me gjak shuan në vatra zjarrin
    duke u rrekur me lëndu (prish) tharmin
    e qytetërimit perëndimor të skalitur në zemra.
    E fisi u mek. Në Malsi flaka e qëndresës sa vinte e shuhej
    kur heshtja u trondit nga një kushtrim që ushtonte lart. Ish Ndoc Miraka
    Kreshnik i ri, ti u shfaqe në kufijtë e vjetër
    Flakrove në sulmim e doke e trashëgime
    në gjak i shugurove dhe u dhe një tjetër shndritje mbi trojet e përgjakura
    kundra të çoroditurve të dehur në ethe t’huaja i dole mburojë Shqipërisë
    Duke çuditur dhe armiqtë me vepra t’huaja e shpejt rrodhën curril me hove të reja
    gurrat e vlerave të moçme për prijës ty të zgjodhën burrat
    Dhe epopenë e Gjonmarkajve vazhdove.
    Në majë të lavdisë u ngjitejo vetëm dëshmove se je fis dragonjsh
    por edhe se sa rreze drite
    Lëshon një pinjoll që rritet me frymën e zakonit
    egërsinë gjakatare dhe mërinë e tërbimit
    vala jote përballi me atë virtut që në shpirt të ndezi
    Prindi, duke të mësuar urtërinë e vetmohimin
    as t’i shkuli shkolla
    ato me qumshtin e nanës i thithe, shtysa fisnike,
    me idetë e stërholla
    që nxisin me përbuz vetitë shqiptare
    e ra dëshmor për kombin e vet: veç prap mbi shpatë
    trimërija jote e madhe vezullon ndë rradhët e djemve që ranë në luftë me thirrjen tënde
    Ashtu, Ndoc, si mbas majave,
    në shkëlqimin e vet perëndon buzë mbrëmjes dielli me ar mbi gjethe lisash
    duke e mbushur deri vonë të pavenitur qiellin
    O flijim i bardhë, përjetësuar në këngë lahute ngushëllim, nga Zoti i Madh
    për kobin që na lodhi tepër
    kërkoj, të dëgjohesh në psherëtima lutjeje
    ndërsa fisi, motra e nana
    o dalëzot i vatrave ndër zhurma të tmerrit derdhin lot tek murrana (guri i varrit)
    që të mbulon, tue sjellun mbi të dafina nderi.
    le të mos qajnë per ty vetëm arbnorët e arbnoret
    të vajtojë me lot në faqe
    edhe Europa , zonjë harraqe
    që s’e di sa të forta i ka në Shqipëri llogoret
    se, Ndoc, ky flijimi yt
    deshi, me gojdhanat tona të ruajë edhe atë kezë
    qytetërimi hirëplotë që i farfurin në ballë Europës plot dritë

Komentet

Leave a Reply to Bibjan Mirakaj Cancel reply

KUR DY ZEMRA DASHUROHEN! Nga Marsida T. Najdeni

  Nuk e di përse sa herë mendoj për çiftin Sakiqi, Akil Sakiqin dhe Nevrez Këlliçin, më kujtohet kënga e të madhit Muharrem Gurra… “Kur dy zemra dashurohen njëra tjetrën e kërkojnë . . .

Kujtimet e panjohura të priftit austriak, që shërbeu në Rubik në vitet 1905-1906: Para një muaji erdhi një vejushë e mjerë

“Ditari im shqiptar” i famullitarit austriak, Fabian Barcata, botohet për herë të parë në shqip nga Shtëpia Botuese “Mirdita”, në njëqindvjetorin e tij. Ai u shkrua në vitin 1905 – 1906 . . .

Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung” më 2006: Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës…

Katër luftëra nga viti 1991 dhe jo-stabiliteti i vazhdueshëm i mbarë hapësirës ish-jugosllave, kanë pasur ndikime katastrofale, jo vetëm për ekonominë, por po aq edhe për strukturën e p . . .

Bomba diplomatike në Austri: Ambasadori shqiptar ‘plagjiator’ me një të kaluar të mundshme në shërbime sekrete

Ambasadori shqiptar në Austri, Fate Velaj ka qenë nën hetim për disa muaj nga studiuesi i pavarur austriak, Stefan Weber dhe hetuesja private e njohur Vera Dumser dhe madje edhe ish-an . . .

Revista amerikane (1928) Shqiptarët lyejnë jelekët e bardhë me të zezë që nga vdekja e Gjergj Kastriotit — Tregim nga Anna Milo Upjohn

Burimi : American Junior Red Cross News, shtator 1928, faqe n°4 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Gusht 2025   “American Junior Red Cross News” ka botuar, në shtator të 1928, në faqet n°3 – . . .

Revista amerikane (1927) Marashi, i biri i Palokut — Tregim nga Elizabeth Cleveland Miller

Burimi : American Junior Red Cross News, shkurt 1927, faqe n°114 – 116 // Vizatim nga Anna Milo Upjohn Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Gusht 2025 “American Junior Red Cross News” ka bo . . .

Dita e fundit në qeli para varjes në litar e Havzi Nelës- Nga BEDRI BLLOSHMI

Më 19 dhjetor 1986 Havzi Nela lirohet nga burgu, i cili kishte filluar më 22 maj 1967, plot 21 vjet burg ia kishte bërë diktaturës. Fillimisht ishte dënuar për arratisje në P . . .

Faik Rexhepi që do të na tregojë gjithmonë se si protestohet dhe Hazir Reka që e ktheu në ikonë të protestës

Fotografia qëndrestare e rrëfyer në fjalë Nga Antigonë Isufi/BIRN Fotografia që përçon qëndresë në mes të dhunës, tashmë po qëndron skulpturë në mes Prishtinës së lirë. Një çast . . .

Dokumenti- Shitja e “Testamentit të Skënderbeut” te rusët nga igumeni i kishës së Shën Gjonit, shënimi në ditarin e priftit- Nga ALBERT HITOALIAJ

PJESA E PARË   Dokumentet që kanë lidhje me Gjergj Kastriot Skënderbeun, për vetë faktin se hedhin dritë mbi veprën e jetën e heroit tonë kombëtar, kanë një rëndësi të posaçme, si për h . . .

“Shokë, duhet të dimë gjithçka” Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai ishte kreu i Ministrisë së Sigurisë së Shtetit (Stasi) nga viti 1957 deri në vitin . . .

“Greqia iu ka përvetësuar shqiptarëve, një shumë prej rreth 950 milionë franga ari”- Refleksionet e publicistit të njohur: Paradoksalisht, shteti shqiptar nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…

Nga Përparim Halili Me gjithë faktin që Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmit italian kundër Greqisë, menjëherë pas fillimit të luftës, në Greqi u vendos dhe u shpall “Gjendja e luftës me . . .

“Mos i shani imperialistët”- Si i tërhoqi vëmendjen Stalini Enverit më 1949, zbulohet letra e panjohur! Vendimi i diktatorit më 1976- Nga Skifter Këlliçi

  “Pa dyshim, prishja e marrëdhënieve midis dy vendeve tona,-shkruan me të drejtë Ramiz Alia në librin e tij “Jeta ime”,-më tepër dëmtoi Shqipërinë se sa Kinën. Shqipëria humbi një mbës . . .

Send this to a friend