VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kadare në Gjirokastër: Populli ta detyrojë politikën të dekriminalizohet (Video-Foto)

By | May 15, 2016
blank

Komentet

blank

Video – Shtator 1993 – Intervistë e Presidentit të LQSHA, ish Kongresmenit Joe Dioguardi me presidentin Berisha – Dritë mbi të vërtetat Nga Elida Buçpapaj

Ish Kongresmeni Joe DioGuardi në shtatorin e vitit 1993 ndodhet me një delegacion zyrtar në Tiranë për të mbledhur fakte e për t’i raportuar në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Kongres.

Është udhëtimi i tij i shtatë në rajon dhe kësaj here ai do të zhvillojë një intervistë me Presidentin e Shqipërisë të asaj kohe Dr.Berishën dhe me Kryetarin e Parlamentit Pjetër Arbnori.

Më poshtë ju paraqesim intervistën e Joe DioGuardit me Berishën.

Në këtë intervistë do të vihen re tre fakte:

Së pari, kjo intervistë tregon qendrimin e Berishës ndaj SHBA, si një aleat, demokracia më e madhe në botë ku ai i mbante sytë dhe shpresat.

Së dyti, në këtë intervistë Sali Berisha i mshon rëndësisë të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO, që do të kthehej në realitet vetëm në vitin 2009. Lexuesi duhet të inkuadrohet në kohë. Jemi në shtatorin e 1993, kur Sarajava vazhdonte që të ishte e rrethuar, kur faktori ndërkombëtar kishte dështuar për të ndalur konfliktin dhe kur krimineli Sllobodan Milosheviçi përbënte rrezik për stabilitetin e gjithë rajonit, çka do të vërtetohej më pas. Berisha thekson se për të shmangur shtrirjen e konfliktit në jug, anëtarësimi i plotë në NATO i Shqipërisë do të rriste stabilitetin në një rajon të destabilizuar.

Sikur të anëtarësohej Shqipëria në NATO në atë kohë, do të shmangej 1997 dhe Milosheviçi do të kishte në kufi me Kosovën një shtet anëtar të Aleancës Verio-Atlantike. 1997 rrëzoi Berishën dhe Shqipëria u kthye në një vend të destabilizuar në një rajon të destabilizuar ku kasapi i Ballkanit bënte ligjin.

Së treti në këtë intervistë, ish presidenti Berisha në lidhje me Maqedoninë dhe stabilitetin e saj afatgjatë, shpreh mendimin se një census i bërë me transparencë do t’i shërbejë për të sqaruar situatën etnike në Maqedoni. Sepse një census transparent do t’i nxirrte shqiptarët bashkë me maqedonët si dy kombe shtetformuese. Ky census nuk u bë dhe ne pamë se si degradoi situata.

Këto qendrime të ish presidentit Berisha, presidenti i LQSHA do t’i paraqiste në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të Kongresit që ka qenë drejtuar me Miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të ish Kongresmenit JoeDioGuardi si Kongresmenët Ben Gilman, Henry Hyde, Tom Lantos.

Ju ftoj që ta shihni këtë intervistë që hedh dritë në të vërtetat.

Elida Buçpapaj

 

blank

Osmani: Dialogu me Serbinë nuk duhet të prekë territorin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të prekë rendin kushtetues dhe territorin e Kosovës.

Ajo këto komente i bëri të premten (17 shtator) gjatë një takimi në Prishtinë me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë dialogun, i cili duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”, thuhet në një njoftim të presidencës.

Sipas njoftimit, Lajçak ka thënë në takim se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm.

Në takim është diskutuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i cili zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Presidentja ka theksuar se Kosova është palë konstruktive në dialog dhe po zbaton marrëveshjet e arritura duke e akuzuar Serbinë se nuk po e bën një gjë të tillë.

Mirëpo edhe pala serbe ankohet në atë të Prishtinës për moszbatim të marrëveshjeve, në veçanti atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdimisht ua kanë rikujtuar palëve se ky proces është i rëndësishëm edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Përmes tij synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

blank

Vjosa Osmani: Prej disa vitesh, Shqipëria, njënashëm, i ka ftohur marrëdhëniet me Kosovën

Në një intervistë me DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për pandeminë, marrëdhëniet me Shqipërinë, SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë e saj nga Gjermania.

Deutsche Welle: Zonja Presidente, situata me virusin korona në Kosovë në javët e fundit është bërë alarmante. Përse shkoi aq, sa thuajse doli jashtë kontrollit?

Vjosa Osmani: Ishte një situatë e ngjashme edhe me disa vende të tjera, ku ta zëmë, në dy javët e para të gushtit kishim diku dy-tri raste infeksioni në ditë, kurse në dy javët e fundit të gushtit, numri u rrit nga dy tri infeksione në mbi 2000 infeksione në ditë. Kjo tregon rrezikun e madh që paraqet varianti “Delta”, i cili është shumëfish më infektues e më përhapës, sesa versioni i mëhershëm i korona virusit dhe po ashtu është gati trefish më i rrezikshëm sa i përket numrit të hospitalizimeve që i shkakton e që për fat të keq në Kosovë rezultoi edhe me humbjen e një numri të madh të qytetarëve tanë nga ky virus. Tani janë ndërmarrë masa, të cilat, ndër të tjera, përfshijnë mbylljen e vendeve të ndryshme, që kryesisht kanë qenë ndër arsyet themelore, pse është rritur kaq shumë ky numër i infeksioneve, së bashku me faktin që Delta është më shumë infektues…

A nuk ka të bëjë edhe me ardhjen e kosovarëve nga diaspora dhe me menaxhimin shumë liberal të turizmit?

Menjëherë pas dy javëve të gushtit, të cilat ishin vërtet alarmante dhe shumë të dhimbshme për qytetarët e Kosovës janë ndërmarrë masa, në mënyrë që të kemi mbyllje në një sërë sektorësh. Po e shohim që kjo po ndihmon në praktikë, sepse, edhe pse situata vazhdon të jetë e rëndë, sidomos sa i përket hospitalizimeve edhe numrit të vdekjeve, – sa i përket infeksioneve numri po bie deri diku, – dhe sa po mundemi me përcjellë, është pesë për qind të totalit të testeve që dalin pozitive. Përkundër kësaj, ne duhet të vazhdojmë që stafi mjekësor të mbështetet maksimalisht, sepse barrën më të madhe e kanë ata, dhe përderisa spitalet përballen me një situatë kaq të rëndë, është vështirë të shohim ditë të mira. Ju e dini që kemi trashëguar një sistem shëndetësor që ka qenë afër kolapsit, edhe fare pa pandeminë. Nuk është investuar fare për vite të tëra në këtë sistem dhe kjo ka krijuar një situatë shumëfish më të rëndë, sesa atë me të cilën janë ballafaquar shtete të tjera me një sistem shëndetësor më të konsoliduar dhe më të përgatitur për t’u përballur me situata të tilla.

Në tetor Kosova organizon zgjedhjet lokale dhe, me argumentin e situatës alarmante të Kosovës, ju u përpoqët t’i shtynit zgjedhjet lokale. Kjo është komentuar sikur ju me partinë tuaj dhe Albin Kurti me Vetëvendosjen frikësoheni nga humbja për shkak të mosmenaxhimit të krizës së koronës. Cili është komenti juaj?

Këto janë akuza absurde nga ata që nuk mund të gjejnë argumente për t’i bindur qytetarët për t’i përkrahur e tentojnë që këtë ta bëjnë nëpërmjet propagandës së ulët dhe të ndytë. Në radhë të parë unë nuk kam parti, jam Presidente e Republikës së Kosovës dhe shikoj vetëm një interes e ai është interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë e di që këta njerëz janë mësuar me presidentë, të cilët u kanë shërbyer interesave të ngushta e klandestine e shpeshherë edhe të lidhura me rrjete të ndryshme. Unë nuk jam e tillë dhe ata e dinë këtë shumë mirë, prandaj edhe nuk po munden të pajtohen me faktin se e kanë një presidente, e cila është komplet e lirë nga ndikimet e jashtme dhe e cila merr vendime në mërye komplet autonome e vetëm e vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës. Por ky është një realitet, me të cilin duhet të mësohen, sepse është në interes të vendit tonë, që të shikohet pikërisht ajo që është më e mira për qytetarët. Dhe këtë e kam bërë, kur i kam ftuar partitë për diskutim dhe kam synuar që të arrihet konsensus ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë. Por propozimi i parë për shtyrje të zgjedhjeve ka ardhur nga Federata e Mjekëve. Pra, kanë qenë mjekët ata që kanë propozuar dhe pastaj dokumenti i dytë ka ardhur nga Instituti i Kosovës për Shërbim Publik, Instituti që ka barrën kryesore për të menaxhuar pandeminë, të cilët kanë kërkuar një gjë të tillë. Natyrisht, unë nuk e kam imponuar. Sikur t’i merrja precedentët paraprake të krijuara, unë do t’i shtyja zgjedhjet pa e pyetur askënd. Por ky nuk është shembulli që unë kam sjellë në presidencë. Është pikërisht e kundërta, një shembull i cili nënkupton diskutime me partitë politike, konsensus me partitë politike dhe dëgjimin edhe të zërit të opozitës, pavarësisht nga numrat e vegjël që ata përfaqësojnë sot në kuvend. Prandaj, kjo është një propagandë e ulët, e cila është demaskuar, më datën 13 shtator, kur e bëra të qartë para qytetarëve të Kosovës, sidomos para të gjithëve që, në fakt, unë kurrë nuk kam kërkuar që ta marr vetë këtë vendim, por që ky të jetë një vendim i përbashkët i të gjitha partive të vogla e të mëdha në Kosovë. Në mënyrë që të shikohet interesi, qytetar dhe t’u japim mjekëve tanë së paku një shans, pesë-gjashtë javë deri në dy muaj, që ata ta ulin kurbën e infektimeve dhe pastaj të mund të menaxhojnë spitalet e stërmbushura pak më lehtë. Kjo ka qenë arsyeja.

Në javët e fundit janë ftohur marrëdhëniet mes Shqipërisë edhe Kosovës. Një nga shkaqet është Open Balkans. Si e komentoni këtë dhe çfarë ndërmerrni ju për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale me vendin fqinj shumë të rëndësishëm për Kosovën, Shqipërinë.

Nuk do të thoja që kjo ka të bëjë me javët e fundit. Është diçka që po ndodh për vite me radhë, megjithatë, ne si institucione të reja të Kosovë nuk kemi dhënë asnjë arsye të vetme që do të nxiste Shqipërinë të ftohte marrëdhëniet me Kosovën apo të mos përkrahte Kosovën. Ne çfarë kemi bërë, është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran. Dhe pikërisht kjo ndodh, kur ne refuzojmë iniciativën Open Balkans, e njohur si iniciativa e Novi Sadit, për shkak se aty nuk mund t’i shtyjmë përpara interesat e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, përderisa Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën tonë si shtet. Iniciativa të tjera rajonale, të cilat na shtyjnë pozitivisht drejt Bashkimit Evropian, ekzistojnë. Ai është Procesi i Berlinit dhe ne atë e shohim si atë kulmin e përbashkët ku rajoni ynë ulet dhe mund të arrijë sukses.

Këtë të javë, Gjykata speciale për krime lufte nisi procesin e parë ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së Hashim Thaçi dhe të tjerë nga rangu i lartë në Komandën e UÇK-së përballen gjithashtu me akuzua si të përfshirë në krime lufte. Çfarë prisni ju nga Gjykata Speciale, në aspektin jo vetëm juridik, të drejtësisë, por edhe në aspektin e pajtimit të brendshëm të shoqërisë dhe të paqes në rajon.

Mendoj që është e domosdoshme që të ketë procese të pavarura, të paanshme dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e Kosovës. Sepse është pikërisht Kushtetuta jonë dhe këto ligje, që e kanë themeluar këtë gjykatë apo Dhomat e Spezializuara, siç njihen dhe janë themeluar, me përkrahjen e madhe të Parlamentit të Kosovës në atë kohë, me më shumë se dy të tretat. Dhe ky ka qenë një akt ku Kosova ka dëshmuar se, jo vetëm që nuk i frikësohet drejtësisë ndërkombëtare, por bashkëpunon me drejtësinë ndërkombëtare, sepse e vërteta e Kosovës ka ndodhur para syve të të gjithë botës. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe nuk lejojmë asesi që këto tendenca për rishkrimin e historisë të shkojnë përpara, sepse asesi nuk mund të pranojmë që të krijohet një barazi morale mes asaj çfarë ka bërë regjimi i Milosheviçit, si sistem i sponsorizuar nga shteti, i cili ka kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, dhe çfarë mund të ketë ndodhur me disa individë pas luftës. Ato asnjëherë nuk kanë qenë veprime institucionale apo të përkrahura nga populli i Kosovës. Në secilin rast, Kosova ka dhënë përkrahjen e saj për këto institucione, gjithnjë duke besuar që drejtësia ndërkombëtare edhe njëherë do ta nxjerrë Kosovën faqebardhë.

Presidente Osmani, pas Gjermanisë ju do të udhëtoni për SHBA. Ish-presidenti i Kosovës dhe qeveria e tij mbështeteshin më shumë nga SHBA-ja se sa nga Europa. Tash, marrëdhëniet me administratën e re amerikane duken mjaft interesante, pak më ndryshe. Ndoshta pak edhe më të ftohta. Ku e sheh veten Kosova në pozicionin politik, ndërmjet SHBA-së dhe BE-së?

Unë, në fakt, nuk e di se nga është krijuar përshtypja që marrëdhëniet tani me SHBA-në janë më të ftohta. Është pikërisht e kundërta. Kosova, është në një pikë të raporteve të shkëlqyeshme dhe të avancuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo rikonfirmohet çdo ditë nga kontaktet që i kemi me zyrtarët më të lartë amerikanë. Para disa ditësh unë kisha një telefonatë me zëvendës-presidenten amerikane, zonjën Kamala Harris. Kryeministri Kurti kishte telefonatë me sekretarin e shtetit, zotin Blinken. Ne, që nga zgjedhja jonë, kemi pasur vazhdimisht edhe shkëmbim letrash me presidentin Biden, edhe kontakte gati ditore me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, të National Security Council edhe të tjerë. Kjo dëshmon, jo vetëm vlerësimin e lartë që e kanë ata, që Kosova po luan rol të rëndësishëm, jo vetëm në raportet bilaterale, por edhe për problemet globale, siç ishte gatishmëria jonë, si shteti i parë, për të marrë refugjatë afganë, si aleatë të Shteteve të Bashkuara, por edhe me rolin që po e luajmë në rajon dhe gjetiu. Ne nuk kemi asnjë çështje, për të cilën nuk pajtohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të cilën nuk e kemi përkrahjen e plotë të tyre. Unë do të udhëtoj tani për Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nuk është vizitë bilaterale, por ka të bëjë me takime me liderë të shteteve të tjera, ku do të diskutojmë raportet me Kosovën, por në nëntor do të udhëtoj prapë në Amerikë dhe shpresoj shumë që edhe do të kemi vizita të rëndësishme nga vetë Shtetet e Bashkuara në Kosovë. Por duke qenë njeri përbrenda takimeve të nivelit më të lartë nga zyra ovale prej vitit 2006 e tutje e deri tek takimet e tjera ku kam qenë prezente në kapacitetet e mia të ndryshme, unë mund të them që tani kemi raporte jashtëzakonisht të mira, dhe absolutisht asnjë dyshim të vetëm, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka nevojë ta ketë, se ka ftohje të marrëdhënieve se kjo thjesht nuk është e vërtetë.

Përse Kosova akoma nuk i është përgjigjur planit për Gazsjellësin Ballkanik. Pse ka një refuzim nga ana e Kosovës për këtë iniciativë, e cila është përkrahur edhe nga Amerika?

Vjosa Osmani: Jo nuk mund të them që ka refuzim. Thjesht, ka studim të ekspertëve dhe të ministrive përkatëse, të cilat janë në diskutim të përditshëm me shtetin amerikan, në mënyrë që e gjitha të sqarohet. Mirëpo asnjëherë deri tani unë nuk kam dëgjuar ndonjë refuzim nga ana e qeverisë së Kosovës. Megjithatë ka kohë për përgjigje. Sepse afatet kohore për përgjigje janë të qarta nga ana e MCC në këtë rast. Unë kam folur personalisht me MCC dhe po ashtu me përfaqësues të shtetit amerikan, ku personalisht si presidente kam dhënë përkrahjen time nga aspekti gjeostrategjik dhe gjeopolitik, pa hyrë në detaje të implementimit, sepse ato i bëjnë ministritë përkatëse dhe jo presidentja e vendit. Pra, ata duhet të merren me çështjen e ndërtimit të pipeline-it me çështjen e çmimit, me çështjen e shumave të ndryshme, se sa saktësisht do të blihet, kur pritet të vijë, cilat do të jenë loans që do t’i marrë, etj. Mirëpo në aspektin politik, unë mendoj që ky është një vendim gjeostrategjik tejet i rëndësishëm për Kosovën dhe gjithnjë duhet ta kuptojmë që energjia nuk është vetëm energji, është po ashtu çështje gjeostrategjike. Prandaj, mendoj se për Kosovën nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër, përpos bashkëpunimit me SHBA-në. Ky është mendimi im si Presidente e Republikës. Por pastaj unë e kuptoj që ministritë e niveleve më të ulëta mund të kenë edhe shumë pyetje të tjera rreth implementimit dhe çështje të tjera. Si person që vërtet lufton që Kosova t’i arrijë këto qëllime të veta për energji të gjelbër natyrisht që unë e kuptoj që gazi nuk është 100 për qind i pastër. Mirëpo në krahasim me qymyrin, që përdoret sot në Kosovë, është shumëfish më i pastër dhe po ashtu është fazë tranzicionale.

Pra, ju e përkrahni projektin?

Unë mendoj që në aspektin gjeostrategjik ky është vendimi që duhet të marrë Kosova. Por nuk pretendoj të jem eksperte e çështjeve të energjisë, prandaj po e pres vlerësimin nga ana e ministrive përkatëse rreth çështjeve të tjera të implementimit, sepse nganjëherë nuk mjafton vetëm vendimi politik, duhet patjetër ta dimë edhe se si implementohet ai vendim dhe të kërkojmë përkrahje edhe më të lartë, dhe financiare nga ana e partnerëve tanë, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara në mënyrë që implementime të tilla të jenë të suksesshme. Por, nga aspekti gjeostrategjik, Kosova s’ka pse të shikoj tjetërkund. Shikimin duhet ta mbaj nga Shtetet e Bashkuara.

Si është pozicioni juaj. A duhet përfshirë SHBA-ja më shumë dhe drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi?

Kosova ka fatin që ka pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara historikisht, por në veçanti në procesin e Dialogut. Tani mund të them që ka një interesim të madh në këtë proces nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara. Formati, se si ata përfaqësohen aty, është çështje që duhet ta vendosin ata. Mirëpo interesimi është jashtëzakonisht i lartë, dhe ne jemi vazhdimisht në kontakt për të koordinuar edhe me ta…

Edhe me BE-në?

Natyrisht, edhe me BE-në, sepse BE-në po e marr si të mirëqenë duke qenë se ata janë aty në udhëheqje të procesit. Por, sa do të jenë fizikisht prezentë Shtetet e Bashkuara, do të jetë vendimi i tyre, për ne është me rëndësi që çdo veprim, çdo hap tonin ta koordinojmë edhe me shtete të caktuara të BE-së, sepse nuk do të thoja me të gjitha, sepse ka shtete, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por me shtete të caktuara, si Gjermania, në veçanti, dhe pastaj me Shtetet e Bashkuara është me rëndësi, që ne t’i koordinojmë hapat. Se kështu është i garantuar suksesi, si në dialog, ashtu edhe në procese të tjera.

Zonja presidente, Gjermania pas disa ditësh do të ketë zgjedhjet federale. Çfarë prisni ju nga qeveria e re në lidhje me Kosovën dhe në lidhje edhe me Ballkanin Perëndimor?

Presim në radhë të parë që përkrahja të vazhdojë. Gjermania është partneri kryesor tregtar i Kosovës, nga radhët e Bashkimit Evropian dhe në këtë vit ka 95 për qind rritje të shkëmbimit tregtar me Gjermaninë. Dhe për këtë kontribuon në masë të madhe edhe mërgata jonë, e jashtëzakonshme dhe e suksesshme në Gjermani. Presim që me qeverinë e re ta intensifikojmë këtë bashkëpunim ekonomik e tregtar sepse është në interes të të dyja vendeve. Nuk ka destinacion më ideal, sesa Kosova për investimet gjermane, duke pasur parasysh legjislacionin e jashtëzakonshëm, reformat që po bëhen në fushën e sundimit të ligjit, sigurinë dhe përkrahjen e investimeve që sigurojnë institucionet e reja. Faktin që kemi popullatën më të re në Evropë, numrin më të madh të gjermanofolësve, dhe të gjitha këto, bashkuar me faktin, që kemi një fuqi punëtore shumë të lirë, por shumë të shkolluar, e të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë informative, kjo e bën Kosovën vërtet vendin ideal për një shtet si Gjermania, për të rritur dhe zgjeruar investimet e veta. Kjo është e para.

E dyta, natyrisht presim përkrahje në fuqizimin e subjektivitetit tonë kombëtar, sepse suksesi i Kosovës në këtë drejtim është edhe sukses i Gjermanisë, sepse shteti ynë është rezultat i bashkëpunimit me shtetet si Gjermania e Amerika, dhe në këtë drejtim presim përkrahje për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

E treta, shpresoj që Gjermania do të jetë e zëshme për ta thënë të vërtetën rreth Serbisë. E vërteta rreth Serbisë është që ai shtet po e destabilizon rajonin dhe Bashkimi Europian nuk do të duhej të pranonte të hapte asnjë kapitull të ri, në qoftë se Serbia nuk e njeh Kosovën, sepse njohja është parakusht për paqe dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Dhe e fundit: Pres që Gjermania të luajë rol lideri në Bashkimin Evropian për të shtyrë përpara vendet tona drejt anëtarësimit në BE. Por gjithnjë bazuar në kriteret që i plotësojmë. Sepse një vend autokratik ta zëmë si Serbia nuk e ka vendin në BE. Ata duhet të ndryshojnë shumë, nga pranimi i krimeve dhe drejtësia, e deri te reformat e tyre të brendshme në sundimin e ligjit, liria e mediave dhe e shoqërisë civile e të tjera, në mënyrë që të pranoheshin atje. Pra, nuk duhet të jetë një logjikë, ku t’i fusim të gjithë, pavarësisht, se a kanë plotësuar kritere a jo. Natyrisht, që është me rëndësi që të futemi në të njëjtën kohë, e pse jo , e jo të lejohet Serbia të hyjë, e pastaj të bllokojë shtetet e tjera megjithatë, gjithnjë duke u bazuar në plotësimin e kritereve, sidomos ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe me demokracinë.

Shumë kërkesa, të shohim se çfarë do të na sjellë vota e popullit në fund të këtij muaji në Gjermani. Shumë falemnderit, zonja Presidente.

Faleminderit juve! Ishte kënaqësi.

Intervistën e zhvilloi Adelheid Feilcke, drejtuese e departamentit të Europës në Deutsche Welle

blank

Berisha: Do çlirojmë vendin nga fantazmat, nuk thyhem para shpifjeve

Në fund të fjalës së tij në Foltoren e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo lëvizje do e çlirojë Shqipërinë nga fantazmat, një përgjigje indirekte për komentet e sotme të ambasadores Yuri Kim.

“Dy fjalë për të ardhmen. Viktor Hygo ka shkruar diku se e ardhmja ka emra të ndryshëm. Ai thotë se e ardhmja, për të dobëtit quhet e pamundur. E ardhmja për sentimentalët, quhet e panjohur. E ardhmja për guximtarët quhet idealja.

Ndaj dhe ne zotohemi këtu që në përpjekjen tonë, do të çlirojmë Shqipërinë nga fantazma e komunizmit, e bllokmenëve, nga fantazma e mafias, e krimit dhe e korrupsionit që po gërryen çdo ditë këtë vend. Por edhe nga fantazma e Sorosit, i cili është një armik i qendrës së djathtë dhe i të djathtës shqiptare. I parimeve që ato mbrojnë.

Së fundi, ju siguroj ju dhe të gjithë shqiptarëve, por edhe miqtë e mi kudo në botë, edhe ata që flasin për fantazma, se kur të dalë një fakt i vetëm, Sali Berisha është i gatshëm që të marrë një vendim.

Përndryshe aq sa jam i përulur para të vërtetës, aq jam i pathyeshëm ndaj shpifjes dhe mashtrimeve,” tha Berisha.

blank

Berisha: Ja si do e bëjmë betejën me anëtarësinë për të shpëtuar PD-në

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ditën që u fut në Kuvend, është ndjerë më i fortë dhe më i motivuar se kurrë.

“Ne jemi këtu për t’u betuar për shpëtimin e PD-së. Si do e shpëtojmë PD-në? Me norma dhe standarde demokratike. Me vullnetin tuaj. Ne do zhvillojmë Foltoren, debatin për të njohur të vërteta në gjithë Shqipërinë. Ne do i japim zërin që meriton, vendin që meriton anëtarit tonë, të cilit nga Lulzim Basha, në mënyrën më flagrante iu dhunuan parimet për të cilat ka besuar dhe ka sakrifikuar,” tha Berisha.

“Kushdo që mendon se Lulzim Basha është kryetar, le ta mbështesë. Por këto do të ndodhin përmes shprehjes së vullnetit tuaj”.

“Dy fjalë do u them miqve të mi në grup parlamentar, Këshill Kombëtar apo kudo që janë. Të vetmen gjë që nuk duhet t’ia lejoni vetes është që të thoni se ‘u detyrua të dhunojë statutin’. Mos e bëni një gjë të tillë kurrë. Para se ta bëni këtë gjë, duhet të jepni dorëheqjen,” tha Berisha.

“Nëse do të shkonte te forumet, Basha duhej të jepte dorëheqjen. Por dorëheqja nuk ekziston për të”.

“Demokratë dhe demokrate në mbarë Shqipërinë: Berisha nuk do zemërohet kurrë me ju nëse shprehni vendim kundër tij, por jo kundër statutit të PD. Ne jemi parti e lirë, ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e interesit kombëtar”.

blank

Berisha kërkon ndjesë publike për Bashën dhe e quan ish-kryetar

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndërpre disa herë me ovacione teksa fliste nga Foltorja. Momentet kulmore ishin kur ai e quajti Bashën ish-kryetar.

“Lulzim Basha në një akt të pashembullt të një shteti, diktatorial apo jo, pa pyetur asnjë njeri, del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës, duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD. Ai i futi një thikë pas shpine të gjitha forumeve të PD-së. Kujt i futi thikën tjetër ai? Ju, anëtarëve të PD. Vullnetit tuaj të shprehur në statutin e PD, të shprehur në delegatët, në forumet e partisë. Në Këshillin Kombëtar, te deputetët. Ai i asgjësoi të gjitha.

Prandaj ja ku jemi, por tani vendoseni veten në pozitat e dy zgjedhësve. Njëri prej tyre ka votuar PS, tjetri ka votuar PD-në. Votuesi i PS do i thotë atij të PD se këta të tutë qenkan pa parime, se këta i fusin thikën në shpinë tjetrit, se ai që keni votuar për kryeministër, nuk njeh sovranitetin dhe nuk respekton ligjet dhe rregullat e një vendi,” tha Berisha.

Më pas ai kërkoi ndjesë përpara demokratëve për mbështetjen ndaj Bashës.

“Ne jemi mbledhur së pari për të kërkuar një ndjesë publike. Këto ditë kam takime me demokratë nga mëngjesi deri në darkë. Të gjithë më kanë thënë hapur se atë nuk e kemi dashur, por e kemi mbështetur sepse e mbështet Doktori. Ua them me sinqeritet absolut se me këtë përmasa nuk e njihja atë. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja nga mëngjesi deri në darkë vetëm për interesa të PD dhe të shoqërisë. Në 8 vite, ju garantoj se në 8 vite janë me gishtat e dorës njerëzit që kam promovuar apo lançuar në PD.

Por ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kanë punuar me mua, por unë asnjëherë nuk i thashë. Çdo anëtar i PD-së duhet ta dijë se kam qenë përpara tij vetëm avokat i tyre. Nuk jam pajtuar asnjëherë, por si njeri i betuar që nuk do kthehem, isha betuar se njëri po mbetej, unë do isha i dyti. Unë nuk kisha projekt.

Për interes të karriges së tij, ai ka deklaruar te të huajt dhe shqiptarët se ‘unë nuk i marr vendimet, por i merr Berisha’,” tha Berisha.

blank

Berisha: Do të shpallesha non-grata për konspiracion, pasi ndalova projektin për ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara mbështetësve të tij në Tiranë se vendimi për shpalljen e tij non-grata nuk është bazuar në asnjë provë apo fakt.

Ai zbuloi para tyre se do të shpallej non-grata për konspiracion, pasi ndaloi projektin për ndarjen e Kosovës.

“Një njeri që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit dhe për afrimin e Shqipërisë me SHBA dhe BE, po damkoset pasi mafia e Sorosit dështoi të më dizenjojë non-grata për konspiracion kundër SHBA,” tha Berisha.

“Hashim Thaçi do bënte operacion territorin e Kosovës. Unë në fakt i kthehem dhe ia kundërshtoj me argumente, pa fyerje se kjo është zhbërje e Kosovës, se kjo bie në kundërshtim me çdo akt për pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ishte me dosje atje dhe atë dosje e kishin në dorë serbët. Pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin paraqitur projektin në të gjithë kancelaritë, duke thënë se janë dakord të gjithë. E tha edhe John Bolton, pse të kundërshtojmë një projekt që janë dakord të gjithë.

Ai ishte projekti për ndarjen e Kosovës. Rama dhe Thaçi donin të masakronin Kosovën”.

“Thaçi më kërkoi takim, unë i thashë se nuk ka takim dhe nuk lëshoj. Këtë moment këta e shfrytëzuan për të thënë se kjo është veprimtari konspirative e Berishës dhe kështu u futa në listën e sanksioneve, që sekretari Pompeo nuk do e pranonte kurrë dhe më pas erdhën këta”.

blank

Berisha: PD i humbi zgjedhjet, Basha duhej të dorëhiqej dy herë

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur në takimin me demokratët në Tiranë, tha se PD ka humbur zgjedhjet dhe Lulzim Basha duhej të largohej.

“PD ka 8 vjet që ka humbur çdo aksion 100 përqind. Ka 8 vjet që përpara të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ajo nuk i del zot. Ka 8 vite që ajo kalon nga disfata elektorale në disfatë elektorale. Kjo është PD në ditët e sotme.

PD humbi zgjedhjet e fundit, në të cilat Edi Rama vodhi, bleu dhe grabiti dy herë më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2017. Po prapë duhet t’ia themi vetes të vërtetën në sy. PD nuk i fitoi zgjedhjet. Unë nuk mund të them atë që nuk është.

Ditën e zgjedhjeve në darkë, pollsteri më serioz që kishim, pyet zgjedhësit demokratë se për kë votuan në PD. Vetëm një e pesta e tyre thoshin se kanë votuar për kryetarin. Të tjerët për PD-në.  E kundërta ishte në raport me partinë tjetër. Nuk mund të them që fituam se në këtë mënyrë nuk fitohet.

Humbe njëherë zgjedhjet, duhet të ikësh. Po humbe dy herë, duhet të ikësh dy herë,” tha Berisha.

Krahasuar me vitin 2013, PD ka marrë 74 mijë vota më pak, tha Berisha, duke thënë se PD në vitin 2001 arriti të faktojë manipulimet zgjedhore dhe mori mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Kryetari i PD në vend që të merrej me këtë punë, u mor me karrigen,” tha Berisha.

blank

Berisha: Sot ditë e zezë, Edi Rama betohet kryeministër për herë të 3-të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur bashkëbisedimin me qytetarët dhe anëtarët e PD-së.

Në nismën ‘Foltorja…’ ish-kryeministri Berisha tha se sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, pasi betohet njeriu që shkatërroi vendin.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Sot betohet për herë të tretë njeriu që ndërtoi narko shtetin e parë në Europë. Sot është ditë mynxyre kombëtare në betimin për herë të 3 të Edi Ramës si kryeministër, pasi në 8 vite ka mjeruar shqiptarët.

Para 8 vitesh, shqiptarët merrnin pagat më të larta në Ballkan, ndërsa sot marrin 30% më pak se qytetarët e Kosovës.

Sot është ditë fatkeqësie pasi betohet njeriu që me PPP, vjedhje në tatime, taksa, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Ne jemi banorët e vendit të 2 më të korruptuar të botës. Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë, pas në parlament betohet njeriu që e shndërroi shqipërinë në delen e zezë të Europës.

Sot betohet njeriu që duke zbatuar politikat anti-kombëtare të Çubrilloviçit, të varfërisë, ç’punësimti të tyre, të mungesës së punës, lirisë, detyroi 520 mijë shqiptarë që të largohen nga Shqipëria në 5 vite.

Nga viti 2007-2011, qeveria e PD-së ja doli që të rritet popullsia e Shqipërisë dhe kjo është një arritje historike. Sot betohet njeriu që me politikat anti-shëndetësore, ç’njerëzore që ndoqi ndaj Covid, ka bërë që në statistën e Eurostat të jemi me vdekshmërinë mbi 250 %, më e larta në Europë.

Një komb, një vend zhvillohet, përparon, forcohet, i rritet autoriteti vetëm e vetëm kur drejtuesit, qytetarët mbrojnë interesin kombëtar.

Sot për kombin është një ditë e zezë sepse betohet në parlament një njeri që ka shndërruar Tiranën në një vasal të Beogradit, epiqendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës. Ky argat i Vuçiçit, Procesit të Berlinit të ndërmarrë nga kancelarja Angela Merkel.

Në vitet 2011-2012 u hartua nga serbofilët Ballkani 6+2. Çfarë parashikonte ky projekt? Rilindjen e Jugosllavisë. Do të formohej, parlamenti, qeveria, banka të gjitha me qendër në Beograd. Pra do të formohej Jugosllavia. Konceptin nga fundi i vitit 2013 e mori kancelarja Angela Merkel. E çfarë bëri ajo. Ja hoqi të gjitha organet serbomadhisë.

Në atë kohë kishte një diskutim që me Ballkanin Perëndimor të mbaheshin partnerë, të ndihmoheshin, por jo të anëtarësoheshin. Por kancelarja mendonte ndryshe. 

Mini shengeni dhe Ballkani i Hapur nuk kishte asnjë qëllim tjetër, veç vendosjes së hegjemonisë serbe dhe eliminimin e shtetit të Kosovës.

80% e kontenierëve vijnë nga Kina dhe paguajnë taksa. Me marrëveshjen që duan këta, këta konteinerë do të shkojnë në Beograd dhe do të kthehen këtu pastaj pa asnjë taksë dhe tatim.

blank

Kurti në Shkup: Mbledhja midis dy qeverive tona, moment historik

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, ku u nënshkruan 11 marrëveshje e memorandume në fusha të ndryshme

Abdula Berisha   |16.09.2021
Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare të mbajtur në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, kryeministri Zaev tha se mes dy vendeve zhvillohet një bashkëpunim i shkëlqyer, duke shtuar se mbledhja e përbashkët qeveritare është një impuls pozitiv për intensifikim të raporteve.

Zaev gjithashtu tha se për Maqedoninë e Veriut, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtar, si dhe u shpreh se intensifikimi i bashkëpunimit kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit.

“Japim mbështetje të plotë për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe do të mbështesim zgjidhje që është e pranueshme nga të dyja palët, marrëveshje për normalizim, marrëveshje që do të fuqizojë bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe gatishmëri për të ndarë eksperiencën në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Nga ana tjetër, Kurti e cilësoi mbledhjen e dy qeverive si “moment historik” në bashkëpunimin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët e cila për neve është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore”, tha Kurti.

Ai theksoi se dy vendet deri tani kanë pasur 42 marrëveshje e memorandume të nënshkruara, duke shtuar se sot janë nënshkruar edhe 11 të tjera në fusha të ndryshme.

“Ndër to është edhe Memorandumi i Bashkëpunimit sipas të cilit do të formohet një komision i përbashkët për rrugën Prizren-Tetovë, një aks tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kurti.

Iniciativa “Ballkani i Hapur”

Dy kryeministrat u pyetën për iniciativën rajonale “Ballkani i hapur” ku bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, ndërsa në të nuk janë përfshirë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në lidhje me këtë, Kurti u shpreh se “për neve, e ardhmja është Bashkimi Evropian”.

“Bashkimi Evropian është fati ynë ndërkaq Evropa është kontinenti ynë. Andaj, edhe si Republikë e Kosovës, ne mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian, e të cilat janë nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Kurti.

Zaev pranoi se në lidhje me iniciativën “Ballkani i hapur” ka qëndrime të ndryshme me kryeministrin kosovar, por u shpreh se kjo nuk është pengesë në bashkëpunim.

“Unë vetëm do të them se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, i ndërton qëndrimet e saja dhe ne i respektojmë këto qëndrime”, tha Zaev, duke shtuar se beson se vendet e Ballkanit duhet të mbajnë dialogun dhe të arrijë marrëveshje.

Ai u shpreh se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë alternativë tjetër përpos anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe sipas tij, çdo marrëveshje dypalëshe apo rajonale bëhet për një të ardhme më të shpejtë dhe më efikase në BE.

Më herët gjatë ditës, Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve.

Në mbledhjen e parë të përbashkët, qeveritë e të dyja vendeve janë në përbërje të plotë.

Në kuadër të vizitës, para mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive, u mbajt takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime dypalëshe të ministrave të qeverive e të të dyja vendeve.

blank

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Isuf Kadriu

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të enjten, në Shkup në kuadër të seancës së përbashkët, kanë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sfera të ndryshme bashkëpunimi.

Të dyja vendet nënshkruan: Marrëveshjen për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë, marrëveshjet për bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, e cila, siç kanë thënë nga qeveria në Shkup “konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushate e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti në Shkup u prit me nderime të larta shtetërore.

blank

Pak orë para Foltores, Berisha mesazh demokratëve: Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha nis sot nga Tirana turin e takimeve apo siç e quan ai Foltore me demokratët për Partinë Demokratike.

Në orën 18:00, Berisha fillon takimet për nismën që ka ndërmarrë pas përjashtimit nga Basha prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai shkruan se nisma e tij është për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe të bashkuar.

 

STATUSI NGA SALI BERISHA
Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! sb


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend