VOAL

VOAL

“Ju dua shumë”, Sfakanakis flet shqip: Nuk i kam thënë kurrë ato fjalë për shqiptarët (VIDEO)

May 22, 2018

Komentet

THEOFIL HAXHIJANI, AKTORI QË E BËRI SHQIPËRINË TË BUZËQESHË….- Nga Ilir Çumani

Sot, artisti sarandit Theofil Haxhijani feston 86 vite jetë…
Janë 86 vite muzikaliteti të brendshëm, humori të rrallë, dhuntie të lindur dhe mirësie njerëzore — 86 vite dritë që ka ditur t’ia falë publikut me një bujari të admirueshme.
Ai erdhi në jetë më 14 nëntor 1939, në Delvinën e thjeshtë e të bukur, të rrëzuar mbi gurë e dritë, qytet që di t’i rrisë njerëzit me një qetësi të thellë e karakterformuese që vjen nga tradita.
Aty u ndez për herë të parë shkëndija e talentit të tij: fillimisht si këngëtar me zë të pastër e melodioz, pastaj si kupletist me një intuitë të jashtëzakonshme të së qeshurës.
Shumë shpejt të gjithë e kuptuan se Theofili nuk ngjitej në skenë vetëm për të interpretuar — ai ngjitej për t’i falur publikut copëza gëzimi të shpirtit të tij, për ta çliruar një grimë nga pesha e jetës së përditshme.
Në qershor të vitit 1965, fati e ngjiti përgjithmonë me Sarandën, qytetin vezullues mbi det, që ai e deshi si shtëpi, si skenë dhe si vend të frymëzimit të tij të përhershëm.
Pikërisht aty, në këtë qytet të diellit dhe dritës, ai do të bëhej një nga emrat më të dashur, më të respektuar dhe më të pazëvendësueshëm të Estradës së Varietesë Profesioniste.
Tridhjetë vite karrierë nuk ishin thjesht punë: ato ishin një betim i nënshkruar me shpirt, një përkushtim i dlirë ndaj artit të humorit, një dëshmi se arti komik mund të jetë fisnik, i menduar, i pastër dhe i thellë.
Me interpretimet e tij, Theofili tregoi se një njeri mund të qeshë e të mendojë njëkohësisht, se një parodi e ndërtuar me inteligjencë, finesë dhe kulturë mund të shkundë pluhurin e përditshmërisë dhe të sjellë dritë në zemrat e njerëzve.
Ai e zotëroi skenën me një larmi të pabesueshme: monologë, skeçe, parodi, kuplete, role komike, drama të lehta dhe komedi të muzikuara.
Megjithatë, kulmi i artit të tij — momenti ku publiku e pa në formën e tij më të plotë — ishte roli i Sokratit në komedinë muzikore “Me plot dëshirë” (1977), me muzikë të mjeshtrit Agim Prodani.
Ai rol nuk ishte thjesht një interpretim; ishte një shkreptimë, një shpërthim i formatit të tij të rrallë komik, një kupolë ku shkëlqeu si aktor me dimension të vërtetë.
Por bota ku ai mbeti si një artist sui generis, i pakonkurrueshëm, i pangjashëm, i paarritshëm, ishte parodia.
Rreth njëqind parodi dhe kuplete i interpretoi i vetëm në skenë, dhe mbi dhjetë të tjera në duet — shumica me bashkëshorten e tij, aktoren e talentuar Violeta Haxhijani, me të cilën krijuan një simbiozë artistike të pashoqe.
Të dy bashkë qenë si dy zëra të një simfonie humori familjar, të ngrohtë, të sinqertë: dy artistë që e kuptonin njëri-tjetrin dhe e plotësonin në skenë me elegancë dhe dashuri.
Theofili nuk ishte vetëm interpretues; ai ishte edhe autor i shumë teksteve, krijimeve muzikore me ritmikën e parodive që luante.
Në çdo krijim ka vendosur atë kujdesin e artistit të përkorë, sqimën e mjeshtrit, përgjegjësinë e njeriut që e di se publiku është një shenjtëri që nuk lejohet të zhgënjehet.
Ai ishte i pranishëm kudo: në Radio Tirana, në Televizionin Shqiptar, në skenat teatrore të Tiranës, Shkodrës, Përmetit, Memaliajt, Gjirokastrës; në koncerte kombëtare, në festivale të mëdha e të vogla, në xhirime filmash artistikë.
Kudo ku shkonte, sillte me vete fjalën e bukur, humorin e hollë, sjelljen e qetë dhe atë buzëqeshje karakteristike që dukej sikur i buronte natyrshëm prej shpirtit.
Për gjithë kontributin e tij artistik, vlerësimet erdhën njëra pas tjetrës, aq të merituara sa edhe të vonuara për një artist të përmasave të tij:
• Urdhri “Naim Frashëri” (1970)
• Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (1978)
• “Artist i Merituar” (1979)
• “Mjeshtër i Madh” (2014), me një motivacion që përmbledh në pak fjalë madhështinë e një artisti të formuar plotësisht.
Në vitin 2015, ai botoi librin autobiografik “Një mendje, hiç mendje”, ku i dha jetë rrëfimeve të tij, kujtimeve të tij, botës së tij të brendshme, gjithmonë me atë shijen e humorit që e ka ndjekur në çdo hap të jetës.
Sot, në 86-vjetorin e tij, dashamirësit e panumërt nëpër gjithë Shqipërinë i urojnë një ditëlindje të bekuar një artisti që mbetet i pashlyeshëm në kujtesën e qyteteve, në duartrokitjet e sallave, në gjuhën e publikut që ende përmend skeçet, paroditë dhe rolet e tij, një artist që ka lënë gjurmë të thella në historinë e artit skenik shqiptar.
Njeriu që e bëri Sarandën dhe gjithë Shqipërinë të buzëqeshë në kohë të vështira, në dekada të tëra, me një gaz hareje që nuk është shuar kurrë.
Gëzuar ditëlindjen, i dashur Theofil Haxhijani!
Urojmë që vitet të vazhdojnë t’i shtohen jetës tënde me të njëjtën qetësi, fisnikëri dhe humor të hollë që i ke falur publikut për kaq gjatë.
Saranda, Shqipëria dhe skena shqiptare janë më të pasura sepse ti ke ekzistuar për to.
Tiranë, më 15 nëntor, 2025

“Të gjithë ndalën dhe nisën të duartrokisnin”, kërcimi që bëri bashkë Princeshë Dianën dhe John Travoltën

Po të mos ishte për John Travolta, Tom Selleck mund të mos kishte kërcyer kurrë me Princeshë Dianën. Në një intervistë për Town & Country, aktori 79-vjeçar i serialit “Blue Bloods” rrëfeu një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij, të përfshirë edhe në kujtimet e tij “You Never Know”. Ai tregoi sesi përfundoi duke kërcyer me Princeshën e Uellsit gjatë një darke zyrtare në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985.

Në atë kohë, Selleck ndodhej në Hawaii për xhirimet e “Magnum, P.I.” dhe nuk ishte i sigurt nëse do të merrte pjesë në event, derisa publicisti i tij e bindi: “Kjo është lista personale e të ftuarve të Princeshës Diana. Ka vetëm tre aktorë: ti, Clint Eastwood dhe John Travolta.”.

Selleck kujtoi se si ai dhe Eastwood u përpoqën të qëndronin në hije, ndërsa Travolta dhe Diana ndanin vallëzimin e tyre legjendar.

“Ata po kërcenin me energji të madhe, dhe të gjithë të tjerët ndaluan për t’i parë. U formua një rreth afër tyre, me duartrokitje,” – shkruan aktori sipas USA Today. Por kur çifti filloi një vallëzim të dytë, një grua britanike iu afrua Selleck dhe i kërkoi të ndërhynte: “Z. Selleck, duhet të ndërhyni dhe ta zëvendësoni atë,” – i kishte thënë ajo.

Përgjigjja e tij ishte e prerë: “Nuk do ta ndërpres John Travoltën,” – kujtoi aktori me humor. Në fund, Diana pranoi të kërcente edhe me Selleck, i cili e përshkroi si “të mrekullueshme, me një ndrojtje të natyrshme, por shumë të sjellshme”. “E tëra që mund të bëja ishte një hap i shkurtër si në vallëzimet e shkollës së mesme,” – tha ai me të qeshur. “Nuk doja të zhytesha me Princeshën Di! Por ajo ishte shumë e sjellshme. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë.”. Ndërkohë, gjatë së njëjtës mbrëmje, gruaja e aktorit kërcente me Princin Charles, tashmë mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Tom Selleck danced with Princess Diana to avoid ‘rumors’ starting about her and John Travolta https://t.co/Bc6EuaBaIx pic.twitter.com/WVo6cKTZDa

— New York Post (@nypost) May 8, 2024

bw

Humbi bashkëshorten një vit më parë, rrëfimi prekës i Agron Llakajt: E përcolla si nuse të bukur!

Aktori i njohur Agron Llakaj ka folur së fundmi për humbjen e bashkëshortes së tij, Konstandina, e cila ndërroi jetë 1 vit më parë nga një sëmundje e rëndë.


Në një intervistë, aktori rrëfeu ndër lot se nuk mund ta pranonte idenë e ndarjes nga jeta të Konstandinës dhe nuk pranoi as amanetin e saj.

“Unë jam i vetmi njeri që nuk mora amanet nga Konstandina, nuk pranova. Nuk e pranoja që ajo duhet të më linte,”  u shpreh ai.

Agroni kujtoi momentin e fundit të udhëtimit në Turqi, kur kuptoi se gjendja shëndetësore e bashkëshortes ishte përkeqësuar ndjeshëm.

U zhgënjyem shumë. Kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më tërhoqi mënjanë dhe më tha se mbaroi. I thashë: ‘Ti sikur më the 5-6 vjet.’ Nuk dua ta diskutoj fare se sa kemi investuar për jetën e saj. Çdo gjë do ta shisnim për ta fituar jetën e Konstandinës,”  tregoi aktori ndërsa rrëfeu se për një periudhë të gjatë e mbajti të fshehtë dhimbjen e tij, duke u përpjekur t’i transmetonte forcën Konstandinës për mos ia prerë shpresat për jetën.

“Ajo natë ishte e pagjumtë. Nuk guxoja ta ndaja me vajzën. Për dy javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam të silleshim sikur s’kish ndodhur gjë deri në fund. Nuk mungoi e qeshura në shtëpinë tonë deri në momentin që shkoi në spital. Dilja në emision, qeshja me shpirt në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë.’

Ndër të tjera Agroni tregoi një moment prekës ku i kishte kërkuar vajzës së tij ta përcillnin Konstandinën nuse.

“I kërkova vajzës, Alkidës: ‘Zemra e babit, mami e meritonte të ikte si një nuse e bukur dhe dua t’i bësh grim profesional’. Ne kemi qëndruar aty të dy, duke qarë dhe duke e grimuar, dhe e përcollëm ashtu, të bukur, siç ishte gjithmonë.”

Pas humbjes së saj, Agroni nuk nguroi të pranonte se kaloi një periudhë të errët, ku shpesh mendonte se nuk kishte më arsye për të jetuar.

“Pas asaj, filloi gropa ime. Në shumë ditë e netë nuk kam dashur të jetoj. Doja t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgjëruar: ‘Babi, jemi ne’. Atyre u mungon në mënyrën e tyre, por mua më mungon aq shumë sa nuk i vë dot njësi vlerësimi mungesës.”

Aktori tregoi gjithashtu se për një vit të tërë nuk ka fjetur në krevatin bashkëshortor, por në sallon, përballë fotos së Konstandinës.

“Në sallon kishin vendosur një kornizë të saj. Kur flija, i thoja ‘natën e mirë’, dhe kur zgjohesha, ‘mirëmëngjes’. Kërkoj prezencën e saj çdo ditë. Ne nuk ishim çifti i përsosur, kemi pasur debatet tona, por dashuria jonë ishte aq e madhe sa asgjë nuk arriti të na ç’bashkonte. Ajo e ndjeu vetë momentin kur kishte lënë amanetet për vajzën, djalin dhe mbesën. Më tha: ‘Agron…’, dhe unë i thashë: ‘Mos vazhdo asnjë fjalë. Kam besim absolut se do ja dalim.’ Nuk ia pranova amanetin.” shtoi aktori në Podcast me Grida Dumen. gsh

Ndahet nga jeta maestro Peppe Vessicchio, legjenda e Festivalit të Sanremos dhe muzikës italiane

Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare, dirigjenti i njohur italian, Maestro Peppe Vessicchio. Ai ndërroi jetë në spitalin San Camillo në Romë, ku ishte shtruar për shkak të një komplikacioni të papritur.


Si dirigjent orkestre, kompozitor, arranzhues dhe figurë e dashur televizive për publikun italian, Vessicchio ishte një legjendë e vërtetë e Festivalit të Sanremos dhe e muzikës italiane.

Ikonë e dallueshme, ai arriti të fitojë zemrat e brezave të ndryshëm falë një kombinimi të aftësive profesionale dhe karizmës që shtrihej përtej notave muzikore.

“Maestro Giuseppe Vessicchio ndërroi jetë sot në reanimacionin e A.O. San Camillo Forlanini për shkak të një pneumonie intersticiale që u përkeqësua shpejt. Familja kërkon privatësi. Funerali do të zhvillohen në formë strikt private,” njofton buletini zyrtar i spitalit.

I lindur në Napoli më 17 mars 1956, Vessicchio nisi udhëtimin e tij muzikor duke bashkëpunuar me disa nga emrat më të mëdhenj të skenës italiane. Gino Paoli, Edoardo Bennato dhe Peppino di Capri janë vetëm disa nga artistët që pasuruan përvojën e tij artistike. Me Gino Paoli, veçanërisht, ai firmosi këngë të paharrueshme si “Ti lascio una canzone” dhe “Cosa farò da grande”.

Emri i tij lidhet ngushtë me Festivalin e Sanremos, ku ishte prezencë pothuajse e pandarë që nga viti 1990. Në këtë festival historik, Vessicchio fitoi katër herë si dirigjent orkestre, duke udhëhequr këngë që kanë bërë histori në muzikën italiane: “Sentimento” nga Avion Travel (2000), “Per dire di no” e Alexia (2003), “Per tutte le volte che” e Valerio Scanu (2010) dhe “Chiamami ancora amore” e Roberto Vecchioni (2011). Përveç këtyre triumfeve, ai mori edhe shumë çmime si arranzhues më i mirë, duke dëshmuar talentin e tij të lindur dhe ndjeshmërinë muzikore që e karakterizonte.

Vessicchio ishte shumë më tepër se një maestro i orkestrës së Sanremos. Gjatë karrierës së tij të shquar, ai ka bashkëpunuar me protagonistët kryesorë të skenës muzikore italiane dhe ndërkombëtare: Andrea Bocelli, Zucchero, Roberto Vecchioni, Elio e le Storie Tese, Ornella Vanoni, Ron dhe Biagio Antonacci janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj me të cilët ka ndarë skenën dhe studio regjistrimi.

Versatiliteti i tij i dha mundësinë të eksploronte skena të rangut botëror, duke drejtuar orkestrat në vende prestigjioze si Kremlini, ku realizoi një tribut për John Lennon. Ai gjithashtu drejtoi me entuziazëm projektin Rockin’1000, një nismë e jashtëzakonshme që bashkon grupin më të madh rock në botë.

Në vitet e fundit, Vessicchio vazhdoi të sfidojë veten dhe të inovonte, duke qëndruar besnik pasionit të tij për muzikën. Për vitin e ardhshëm ishte planifikuar një turne teatral me titull “Ecco che incontro l’anima” pranë Ron, një projekt që premtonte emocione dhe introspeksion.

Në televizion, një nga përvojat më të rëndësishme të Peppe Vessicchio ishte në programin “Amici” të Maria De Filippi, ku solli një prekje klase dhe kulturë muzikore. Ai mbajti role të ndryshme: dirigjent orkestre për performancat e këngëtarëve në sezonet e para, pastaj gjykatës i jashtëm, i aftë të vlerësonte me ekuilibër dhe ndjeshmëri artistike, dhe mysafir special, gjithmonë gati të ndante eksperiencën e tij me nxënësit e rinj. Pikërisht në “Amici”, Vessicchio bëri një nga shfaqjet e tij të fundit televizive, kur pak javë më parë mbajti një leksion të veçantë këndimi për të rinjtë. gsh

Vasillaq Vangjeli!- Nga ILIR KADIA

Vasillaq Vangjeli!
-Shkojmë e pimë sot tek shtëpia e Vasillaq Vangjelit?-propozoi Kliton Nesturi.
Leonard Veizi tha po pa pikë mëdyshje.Unë hapa sytë!
– Ka sebep aktori,pyeta.
– Ka lokal,tha Klitoni.
Dhe u nisëm.
E njihja mirë lagjen pranë Medresesë ku kish shtëpinë aktori i njohur prej adoleshencës.Më pëlqente jashtëzakonisht shumë.Skënder Kurti më kish thënë se ish i jashtëzakonshëm Vasillaqi si aktor dramatik por e kishin emëruar në estradën e Tiranës dhe…aty mbeti!
Nejse!Kapërcyem pragun e shtëpisë së tij dhe hymë…në klub!Shtëpia si imja,si e Klitonit,si e Nardit, si e jotja por i zoti shtëpisë, me fizarmonikë hedhur krahëve!Dhe qeshëm e kënduam!Dhe pimë e gëzuam!Dhe paguam!
Dhe …një artisti të madh i lamë bakshish si një kamarieri!
Dhe më erdhi turp nga vetja!
Vasillaq Vangjeli vdiq në 2011!
63 vjeç!.
E qeshura e tij tek “Zonja nga qyteti” shungullon dhe na tall të tërëve…akoma!

Kompozitori Kapidani: Ekzistojnë ligjet, por unë nuk kam asnjë fije fitimi nga krijimtaria ime

EMISIONI VETTING

Nga raportet e auditimit të Albautor nga Ministria e Kulturës për vitin 2022 dhe 2023 rezulton se organizata ka problemet që lidhen pikërisht me të ardhurat që duhet të shpërndahen artistëve.

 

Raporti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2022 mbi veprimtarinë e “Albautor” tregon se ajo ka funksionuar sipas licencës, por me një sërë mangësish dhe shkeljesh që duhet të korrigjohen. Ministria konstaton se, raporti nuk është i plotë dhe nuk siguron transparencën e nevojshme për mënyrën si përdoren dhe shpërndahen të ardhurat e mbledhura nga përdorimi i veprave muzikore.

Një tjetër problem është se disa të ardhura të deklaruara nga agjencia nuk janë arkëtuar gjatë vitit 2022, përfshirë fondet nga Broadcast Music dhe Autodia Greqi.

Po ashtu, një pjesë e shpërndarjeve për agjencitë partnere janë kryer me vonesë, në tremujorin e parë të vitit 2023, megjithëse i përkasin vitit financiar 2022. Edhe transfertat hyrëse nga Sporteli Unik dhe nga simotrat e huaja janë bërë vetëm në datën 30 dhjetor 2022, në fund të vitit. Ministria e cilëson këtë si një praktikë që vonon procesin e shpërndarjeve për autorët dhe cenon transparencën e raportimit. Në fund të vitit, “Albautor” kishte në llogaritë bankare 5.8 milionë lekë dhe 125 mijë euro, por një pjesë e fondeve të pashpërndara nuk ishte depozituar në fondin special të Ministrisë së Kulturës, siç e kërkon ligji.

Sipas avokatit Dako, në këtë rast ligji e ka të përcaktuar dhe i detyron agjencitë që të shpërndajnë të ardhura.

“Nuk mundet kurrsesi asnjë agjenci menaxhimi kolektiv e cila ka një bord, të vendos mos të shpërndajë sepse të mos shpërndash, do të thotë që ti të mos kesh akses te shpenzimet dhe kostot e tua operative,” u shpreh avokati Dako.

Sipas raportit, agjencia nuk ka dorëzuar informacion mbi monitorimin e përdorimit të veprave që ajo përfaqëson, çka e bën të pamundur verifikimin e saktë të shpërndarjeve dhe përfitimeve të autorëve. Statuti i “Albautor” është i papërditësuar dhe nuk përputhet plotësisht me licencën që ka nga Ministria e Kulturës.

Në raportin e vitit 2022 gjendet një anomali financiare që bie ndesh me ligjin për të drejtën e autorit, neni 151, ku shpenzimet totale të një AAK-je nuk mund të përbëjnë më shumë se 30% të shpërblimeve të shpërndara. Por raporti evidenton shkelje pasi shpenzimet përbëjnë 37% të shumës së shpërndarë për autorët, ndërkohë që ligji lejon vetëm 30%. Ministria e cilëson këtë tejkalim si tregues të mungesës së kontrollit të brendshëm financiar nga Albautor, por masa ndëshkuese nuk ka patur.

E njëjta gjë ndodh edhe me raportin e auditit për vitin 2023, ku përqindja e shpenzimeve administrative ndaj shumës së shpërndarë për autorët vazhdon të jetë mbi kufirin ligjor prej 30%, duke treguar se agjencia përsërit të njëjtën shkelje në kundërshtim me ligjin, gjë e cila ishte theksuar edhe më parë.

Sipas avokatit Dako, ligji për të  drejtën e autorit e përcakton dhe e detyron agjencinë që mos të përdori më shumë se 30% e vlerës së shpërndarë.

Por një ndër problemet e shumta janë afatet me bilancet dhe dorëzimet. Bilanci i vitit 2022 është dorëzuar te Tatimet më 27 mars 2023 pa u miratuar nga organet kompetente të agjencisë dhe pa u audituar, gjë që bie ndesh me nenin 151 të ligjit për të drejtën e autorit. Auditimi i jashtëm që është i detyrueshëm nuk është kryer para dorëzimit të bilancit. Një tjetër gjetje është se raporti financiar dhe dokumentet shoqëruese janë dorëzuar para njoftimit zyrtar të kontrollit nga Ministria, gjë që mund të ketë ndikuar në mungesën e informacionit të plotë që kërkohet në një verifikim zyrtar. Ministria thekson se proceset e brendshme të miratimit të bilancit dhe auditimit nuk janë ndjekur sipas procedurave ligjore dhe kërkon përmirësim të menjëhershëm.

Sipas kompozitorit Markelian Kapidani, në Shqipëri publiku i do artistët ndërkohë që ligji nuk është aty për ti mbrojtur për të drejtën e autorit.

“Pra, jemi të pambrojtur nga ligji. Ekziston Albautori, ekzistojnë ligjet por unë nuk kam asnjë fije fitimi nga transmetimet e pjesëve të mia, orkestracioneve të mia, të cilat bëhen në mediat shqiptare. Kjo gjë është më të vërtetë preokopuese”, deklaroi kompozitori Kapidani.

Në fakt, Albautor ka tejkaluar kompetencat e veta duke kërkuar të vendosë nën mbledhjen e saj edhe të drejta që nuk i përkasin. Sipas auditit 2022, në disa marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruara me agjencitë simotra, janë përfshirë edhe kategori veprash që dalin jashtë objektit të licencës dhe Ministria kërkon që të gjitha këto kontrata të rishikohen dhe partnerët e huaj të njoftohen për kufizimet ligjore.

Raporti thekson se “Albautor” duhet të rrisë nivelin e transparencës, të përmirësojë kontrollin financiar, të rregullojë përputhshmërinë ligjore të dokumenteve dhe të përshpejtojë procesin e shpërndarjes së të ardhurave për autorët.

Të njëjtat probleme shfaqen edhe te auditimi i vitit 2023 i realizuar nga Ministria e Kulturës, gjë e cila e bën më të rëndë situatën pasi tregon se nuk ka patur gabime, por shkelje të përsëritura, për të cilat Albautor është vendosur në dijeni paraprakisht.

Ministria konstaton se auditimi i jashtëm financiar i detyrueshëm nuk është kryer në kohë, ashtu siç kërkon ligji. Bilanci i vitit 2023 është dorëzuar pa raport auditimi të miratuar, një praktikë që ishte përsëritur edhe në vitin 2022. Kjo bie ndesh me nenin 151 të ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Madje disa të ardhura të deklaruara si të pranuara nga agjencitë e huaja nuk janë shoqëruar me prova bankare që të vërtetojnë arkëtimin real të fondeve. Kërkohet që “Albautor” të paraqesë dokumentacionin e plotë për mënyrën si janë arkëtuar dhe shpërndarë këto fonde për autorët shqiptarë. Një pjesë e shpërndarjeve për anëtarët dhe për agjencitë simotra janë bërë me vonesë, në tremujorin e parë të vitit 2024, megjithëse i përkasin periudhës financiare të vitit 2023.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare janë konstatuar gjithashtu mospërputhje. Përsëri disa marrëveshje që “Albautor” ka nënshkruar me agjencitë e huaja janë në shkelje të ligjit për të Drejtën e Autorit dhe përfshijnë kategori të drejtash që nuk janë pjesë e licencës që agjencia zotëron. Ministria ka kërkuar që këto kontrata të rishikohen dhe partnerët ndërkombëtarë të njoftohen për kufizimet ligjore që ka “Albautor” në administrimin e të drejtave.

Por një nga gjërat që përsëritet te të dyja raportet është se statuti i “Albautor”-it vazhdon të mos jetë përditësuar sipas licencës që ka nga Ministria. Dokumenti nuk përcakton qartë kategorinë e veprave që mbulon licenca dhe nuk përfshin ndryshimet e nevojshme për përputhje me ligjin. Madje mandati i presidentit të agjencisë mbetet i papërcaktuar, megjithëse ai është në detyrë që nga viti 2015. Ministria i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur agjencisë një përcaktim të qartë të mandatit dhe përditësim të plotë të statutit.

Për shumicën e rekomandimeve të dhëna në raportin e vitit 2022, Ministria vëren se “Albautor” nuk ka ndërmarrë masa konkrete.

Këto probleme përfshijnë mungesën e auditimit në kohë, tejkalimin e kufirit të shpenzimeve, mosdepozitimin e fondeve të pashpërndara në fondin special, mungesën e përditësimit të statutit dhe vonesat në raportimet financiare.

Në përfundim, Ministria e Kulturës thekson se megjithëse “Albautor” ka rritur numrin e anëtarëve dhe ka zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare, por problemi i transparencës financiare, i zbatimit të ligjit dhe i përditësimit të dokumenteve mbetet serioz.

Agjencia ka marrë një afat për të përmbushur rekomandimet dhe për të dorëzuar provat që tregojnë se ka korrigjuar të gjitha mangësitë. Raporti për vitin 2023 konkludon se “Albautor” duhet të përmirësojë ndjeshëm auditimin, raportimin financiar, kontrollin e shpërndarjeve, përputhjen ligjore të marrëveshjeve dhe administrimin e brendshëm për të qenë në përputhje me standardet ligjore të menaxhimit kolektiv të të drejtave të autorit në Shqipëri. Panorama

Mjeshtri i Madh Zef Çoba për Vetting: Si Megatek më përdori këngën ‘Xhamadani Vija-Vija’, s’më dhanë asnjë pagesë!

EMISIONI VETTING

Artistët kanë ngritur për Vetting shqetësimin pasi e drejta e autorit për shumë kompozime dhe tekste nuk po ju mbrohet.

 

Zef Çoba, kompozitor dhe Mjeshtër i madh tregon se i është përdorur materiali, duke ju mohuar e drejta e autorësisë në vitin 2004 në Miss Glob që është zhvilluar në Durrës. Por kjo nuk është hera e vetme që artistit i janë përdorur krijimet pa lejen e tij dhe pa marrë vlerësimin financiar.

Një nga rastet më flagrante për abuzim lidhet me këngën “Xhamadani Vija-Vija” të kompozitorit Zef Çoba.

“Tre vite më parë në kohën që zhvillohej kampionati botëror, kënga ime “Xhamadani vija-vija”, ishte përdorur nga Megatek, një sipërmarrës kaq i fuqishëm, duke zëvendësuar fjalët në lidhje me interesat e biznesit. “Xhamadani vija-vija, Megatek mbushim shtëpiat”.

Unë u ankova por me përjashtim që kënga u hoq nga përdorimi si reklamë. Nuk përfitova ndonjë ç’dëmtim ose ndonjë të ardhur nga kjo”, shprehet i zhgënjyer kompozitori Çoba.

Albautor mbledh para, por nuk ua shpërndan artistëve

Në Shqipëri, SUADA është pika qendrore që bën lidhjen mes të gjitha organizatave kolektive të të drejtës së autorit, si Albautor, AKDIE, FMAA dhe FABER. Ndryshe nga këto agjenci që përfaqësojnë secila grupime të ndryshme krijuesish, autorë, kompozitorë, interpretues, producentë, SUADA nuk përfaqëson autorët direkt, por funksionon si një mekanizëm koordinimi dhe mbledhjeje të të drejtash. SUADA mbledh tarifat nga përdoruesit në emër të të gjitha agjencive të licencuara dhe më pas i shpërndan ato tek organizatat përkatëse, të cilat i transferojnë më pas tek krijuesit dhe interpretuesit.

Sipas avokatit Evien Dako, Suada nëpërmjet rregullimeve ligjore, shpërndan këto të ardhura drejt agjencive të administrimit kolektiv.

“Këto agjenci, me të ardhurat që marrin, nëse mund të them që  kanë mungesë monitorimi, mundet ose kanë detyrimin për të krijuar kushte për monitorimin e këtij tregu, pra të monitorojnë vetë se si është përdorur vepra”, tha për “Vetting” avokati Dako.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Vetting”, të dhënat financiare të kompanisë “Albautor” përsa i përket të ardhurave që ka marrë nga sporteli unik SUADA rezultojnë me probleme dhe mungese transparence.

Artistët pretendojnë se nuk vlerësohen sa duhet dhe nuk është e qartë mënyra se si realizohet ky vlerësim financiar nga organizata. Madje njëri nga anëtarët e Komisionit të Posacëm për Informim te Albautor, kompozitori Redon Makashi ka ngritur pikëpyetje përsa i përket shpërndarjes së të ardhurave te autorët.

“Nuk e kuptoj se si ato të ardhura financiare të mbledhura nga të ashtuquajtura nga e drejta e autorit, nuk e di si përfundojnë. Dhe ne, në fund të vitit marrim një pagë qesharake, është për të qeshur dhe për të qarë.

Më vjen keq në radhë të parë sepse janë miqtë tanë, shokët tanë, që unë arrita të flas deri këtu sepse jam shumë i indinjuar deri në këtë pikë”, thotë për “Vetting” kompozitori Redon Makashi.

Të njëjtin qendrim ka edhe Mjeshtri i Madh Zef Çoba, i cili shprehet i habitur për mënyrën se si bëhet vlerësimi dhe si shpërndahen të ardhurat.

“Gjatë gjithë këtyre praktikave që kemi patur me të drejtën e autorit, ne nuk jemi njohur ndonjëherë me kriteret, ligjet ose të paktën një formular ë atë cilën kanë buruar të ardhurat e mia”, shprehet kompozitori Çoba.

Mjeshtri i Madh Osman Mula për Vetting: Të fusin në burg po s’i pagove dritat! Shokët tanë të Albautor na zhvatin, krijimtari e 30 viteve s’paguhet!

EMISIONI VETTING

Albautor është një organizatë e rrethuar nga hijet e skandalit sepse akuzohet nga artistët se nuk shpërndan të ardhurat për veprat e tyre.

 

Albautor mbledh tarifat për përdorimin e veprave muzikore, letrare apo audiovizuale dhe më pas duhet ti shpërndaje ato tek krijuesit. Kjo organizatë është përgjegjëse për të mbrojtur repertorin shqiptar, por edhe atë të huaj, duke siguruar licenca për çdo subjekt që dëshiron të përdorë muzikë ose tekst të mbrojtur me të drejtë autori. Presidenti i Albautor është Elton Deda, Drejtor i Përgjithshëm Erion Muka dhe Drejtor Ekzekutiv Oltion Spiro.

Albautor ka një rol praktik shumë të rëndësishëm sepse mbledh tarifat që televizione, radio, lokale, platformat online apo organizatorë koncertesh duhet të paguajnë kur përdorin muzikë apo vepra të mbrojtura nga e drejta e autorit. Më pas, këto të ardhura shpërndahen te autorët përkatës, tekstshkruesit, kompozitorët apo producentët.

Në thelb, Albautor duhet të kujdeset që krijimtaria e autorëve të vlerësohet dhe të ardhurat e mbledhura nga ajo vetë t’u shpërndahen. Por nuk është kjo ajo që po ndodh pasi artistët prej kohësh kanë ngritur shqetësimin që nuk marrin të ardhura nga organizata për veprat e tyre më të transmetuara.

Sipas kompozitorit dhe Mjeshtrit të Madh Osman Mula, vetëm në Shqipëri nuk njihet e drejta e autorit, shpërdorohet dhe mund të merret çohet kudo, e ti vihet emri i një personi që nuk është autori.

”Ne te shtëpia kemi dy sahata, kemi sahatin e ujit dhe sahati i elektrikut. Po kështu duhet moniturar dhe e drejta e autorit. Nuk guxon. Dhe nqs ti nuk paguan dritat, futesh në burg për 20 mijë lekë. Si është e munduar që e gjithë krijimtaria jote 20-30 vjeçare, a kupton, të mos paguhet, të nëpërkëmbet dhe të zhvatin shokët e t’u?” shprehet i revoltuar Mjeshtri i Madh Osman Mula.

Një tjetër kompozitor dhe Mjeshtër i Madh, Vladimir Kotani pohon se nuk ndjehet i vlerësuar nga mënyra se si puna e tij vlerësohet rreth 100 euro në vit.

“Jam i ofenduar dhe i indinjuar dhe nuk e ndjej dhe as që e shikoj të mbrojtur të drejtat e mia krijuese dhe as që vlerësohet ekonomikisht transmetimit i krijimeve të mia, por tjetërsohet.

Bile nga disa institucione artistike, jo vetëm që nuk vihet në dijeni dhe të merret miratimi nga krijuesi, por mohohet edhe autorësia duke mos përmendur fare emrin e krijuesit kur e transmetojnë krijimtarinë,”, tha për “Vetting” kompozitori Kotani.

Madje dirigjenti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Edmond Doko shprehet se e drejta e autorit nuk ka asnjë lloj transparence.

“Unë jam anëtar si dirigjent i një shoqate interpretësh dhe është gati qesharake kur në fund të vitit, diku në numrin tim të llogarisë, në konton time bankare diku rreth 10 mijë lekë të reja, ndërkohë që unë s’e di sa opera e sa koncerte në këto televizione kam realizuar. Nuk i kam ndjekur, nuk kam qenë i kujdesshëm dhe unë s’e kam mbrojtur të drejtën time”, deklaron për “Vetting” Edmond Doko.

Ligji për të Drejtën e Autorit

Pas viteve ‘90, me ndryshimin e sistemit politik, Shqipëria nisi ndërtimin e një kuadri ligjor që njihte pronësinë intelektual. Ligji i parë shqiptar për të drejtën e autorit u miratua në vitin 1992 dhe u ndryshua disa herë, ku në 2005 u rishikua dhe u përshtat me standartet Bashkimit Europian dhe Konventës së Bernës. Në vitin 2016 do të miratohej ligji përfundimtar për të drejtën e Autorit i cili njohu edhe rolin e organizatave të specializuara si Albautor, AKDIE, FMAA dhe FABER, duke i bërë ato përgjegjëse për mbledhjen e tarifave dhe shpërndarjen e të ardhurave tek autorët. Po ashtu, ligji përcakton dënime të qarta për shkeljen e të drejtave të autorit, si gjoba, bllokim të materialeve të paligjshme dhe madje ndjekje penale në raste të rënda. Panorama

Kush po i vjedh artistët shqiptarë? Naim Gjoshi për Vetting: Vetëm për këngën “Mora Fjalë”, duhet të kisha blerë një vilë!

EMISIONI VETTING

Në tetor 2023, në stadiumin “Air Albania” në prag të zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Çekisë, atmosfera do të elektrizohej nga kënga “Mora fjalë” me kompozitor dhe autor Naim Gjoshin dhe këngëtare Shkurte Fezaj.

 

Kjo është një këngë jashtëzakonisht e dashur për publikun shqiptar, që lidhet me historinë e shqiptarëve të Kosovës në luftën për liri. Por nëse kënga i bën jehonë heroit legjendar Adem Jashari, agjencia për të drejtën e autorit “Albautor” i bën padrejtësi njeriut që ka krijuar këtë kryevepër, kompozitorit dhe autorit Naim Gjoshi.

Artisti nga Elbasani merr shumë pak ose aspak të ardhura si autor dhe kompozitor i kësaj kënge nëpërmjet agjencisë “Albautor”, që mbledh të ardhurat për të drejtën e autorit. Sipas Naim Gjoshit, kolegët i thonë se vetëm me këtë këngë duhet të kishte siguruar shumë të ardhura për shkak të kërkesës dhe popullaritetit që gëzon kjo vepër.

“Më shkruajti një herë një miku im i dashur Osman Mula, që thoshte që nëse do të funksiononte ligji tek ne, ti Naim vetëm me këngën “Mora fjalë”, do të kishe marrë aq shumë, sa do të bëje vilën më të bukur te Kodra e Diellit në Tiranë”, thotë për “Vetting” kompozitori Gjoshi.

Por realiteti është komplet ndryshe, pasi artistëve si ai, në fund të vitit u shpërndahen rreth 100 mijë lekë të vjetra nga agjencia “Albautor”, e cila është një shifër e papërfillshme për një këngë që ka  kaq shumë popullaritet.

“Kur kënga ime që u këndua në stadium, “Mora fjalë” që bëri shumë jehonë atëherë e morën vesh njerëzit, që këngën e kisha shkruar unë me tekst e muzikë. Më pas kam patur disa telefonata nga avokatë në Tiranë, por edhe në Kosovë. Nuk desha të merrem me këtë punë sepse ku është e drejta e autorit, çfarë po marr unë nga ajo këngë? Jo vetëm nga ajo por edhe nga shumë këngë të tjera. Të gjitha këto unë i kam regjistruar te “Albautori”, por se çfarë bën unë nuk e di.”, shprehet i indinjuar Gjoshi.

Në fakt, drama që zhvillohet me të drejtën e autorit nuk prek vetëm këtë rast, por një grup artistësh shqiptarë si kompozitorë, kantautorë e këngëtarë, të cilët kanë denoncuar në emisionin “Vetting” agjencinë Albautor.

Sipas artistëve, ata nuk marrin të ardhura në bazë të meritave nga “Albautor” për këngët dhe tekstet e shumta që kanë prodhuar, ndërkohë që agjencia ka të ardhura dhe nuk bën transparencë për mënyrën se si i shpërndan këto të ardhura.

Sipas kompozitorit Gjergj Leka, krijimtaria e tyre si artist është e pazëvendësueshme dhe nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga “Albautor”.

“Unë jam mësuar të flas drejtpërdrejtë dhe të vazhdoj të flas dhe jam shumë i fyer që kam arritur të bëj këtë diskurs për disa nga kolegët e mi që punojnë atje. Më pas të merret prokuroria, institucionet që e kanë për detyrë të zbulojnë shkelje, por për ne si autorë ka ardhur koha t’i themi të gjitha çfarë na mundojnë”, shprehet për “Vetting” kompozitori Leka.

Ajo që duket si një problem i vogël, në të vërtetë është një çështje aferash financiare, ku viktima janë artistët që jetën dhe pasionin e tyre ia kanë kushtuar krijimtarisë artistike, e cila i ka shërbyer interesit publik.

Sipas avokatit Evien Dako, pakënaqësitë që kanë autorët në këtë fushë, lidhen me mungesën e transparencës apo të informacionit të marrë nga agjencitë, në të cilët ata përfshihen.

Shumica e artistëve, tekstshkruesve, kompozitorëve, interpretuesve apo çdo kategorie artisti që prodhon vepra unike ka të drejtën e marrjes së të ardhurave financiare nga Agjencitë e Menaxhimit të të Drejtave të Autorëve sepse nëpërmjet transmetimit publik nëpër televizione, radio apo vende publike, këto agjenci mbledhin të ardhura që duhet tua shpërndajë artistëve nëpërmjet kontratave që kanë lidhur me subjektet që i përdorin.

Në Shqipëri janë katër organizata që merren me administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to. Këto organizata janë hallka që lidhin autorët me përdoruesit e veprave artistike, si radio, televizione, platforma muzikore apo biznese.

Njëra nga organizatat është AKDIE, Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues, e cila përfaqëson interpretuesit dhe ekzekutuesit si këngëtarët, aktorët, muzikantët dhe çdo artist që performon një vepër.

Në fushën e filmit dhe produksioneve televizive vepron FMAA, Agjencia për Mbrojtjen e Veprave Audiovizuale. Kjo agjenci përfaqëson regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash, duke u siguruar që veprat e tyre të mos përdoren pa leje.

Ndërkohë, FABER është organizata që mbron të drejtat e producentëve të fonogramëve, të atyre që zotërojnë regjistrimet zanore. Çdo herë që një këngë transmetohet në publik, FABER kujdeset që të regjistrohet përdorimi dhe të shpërndahen të ardhurat për producentin që ka në pronësi regjistrimin.

E fundit, por më e rëndësishmja për nga roli dhe kapitali është Albautor, Agjencia Shqiptare e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, organizata më e njohur dhe më e madhe që përfaqëson autorët, kompozitorët dhe botuesit.

Kompozitori Leka shprehet se artistët duhet ti kërkojnë Albautorit të luajë funksionin që ka.

“U bënë vite që ne flasim për të drejtat e autorit, flas për ne autorët vetë dhe mendoj që shumë faje janë tonat sepse kurrë s’kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin për të kërkuar atë që ne meritojmë por mbi të gjitha, për të kërkuar llogari atyre që ne paguhemi. Në këtë rast, “Albautori”, për t’u marrë me të drejtat tona, edhe pse e dimë shumë mirë që ka vite që nuk ka asnjë lloj monitorimi”, shprehet kompozitori Leka.

Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare aktorja legjendare June Lockhart, e njohur edhe për rolin te “Lessie”

Aktorja e dashur amerikane June Lockhart, e njohur për rolet e saj si nëna e përkushtuar në serialet televizive “Lassie” dhe “Lost in Space”, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare, ka raportuar agjencia Associated Press.

Sipas familjes, Lockhart u nda nga jeta në shtëpinë e saj, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe emocionale që ka prekur breza të tërë shikuesish.

Karriera e saj nisi në teatër, përpara se të fitonte famë të gjerë në film dhe televizion. Roli i Ruth Martin në serialin “Lassie” e bëri një figurë ikonike, simbol të nënës së dashur dhe të fortë për shumë familje amerikane të viteve ’50.

Në vitet ’60, Lockhart fitoi popullaritet të ri me rolin e Maureen Robinson në serialin fantastiko-shkencor “Lost in Space”, ku portretizoi me ndjeshmëri e forcë nënën e një familjeje që udhëtonte në hapësirë, një figurë që mbeti e paharruar për breza të tërë fansash.

Gjatë karrierës së saj shumëvjeçare, ajo u shfaq edhe në filma të njohur si “Meet Me in St. Louis”, si dhe në një sërë produksionesh të tjera televizive.
June Lockhart vinte nga një familje aktorësh: ishte e bija e aktorëve të mirënjohur Gene dhe Kathleen Lockhart, duke vazhduar kështu një traditë të gjatë artistike.

E vlerësuar për ngrohtësinë, integritetin dhe profesionalizmin, Lockhart mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit të vogël.

Familja e saj ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet private, në përputhje me dëshirat e aktores. bw

Romancë si në filma, Callum Turner kujton takimin e parë me Dua Lipën dhe “shenjën” që i bashkoi

I fejuari i yllit botëror Dua Lipa, aktori Callum Turner, ka rrëfyer detaje nga takimi i parë me këngëtaren shqiptare.


35-vjeçari tha për Sunday Times se ai dhe ylli i popit u takuan para ditëlindjes së një miku të tyre të përbashkët në Los Angeles, duke thënë me bindje se kimia e tyre ishte e menjëhershme.

“U ulëm pranë njëri-tjetrit dhe kuptuam se po lexonim të njëjtin libër, gjë që është çmenduri”, shpjegoi Callum Turner. “Librin ‘Trust’ [nga Hernán Díaz]”.

Aktori u shpreh se sapo kishte mbaruar kapitullin e parë dhe ia tregoi Dua Lipës.

“Ajo më shikoi dhe tha: ‘Edhe unë sapo e mbarova kapitullin e parë’”, kujtoi ai, duke vënë në dukje se u përgjigj: “Pra, jemi në të njëjtën faqe”.

dua lipa (13)

Duke buzëqeshur, aktori pranoi se në atë moment shikoi lart qiellit dhe tha: “Të dëgjoj. Të kuptoj. Shenjat janë të forta, mos u shqetëso.”

Në janar të vitit 2024, Page Six zbuloi se Callum Turner dhe 30-vjeçarja ishin në një lidhje pasi u panë duke kërcyer në festën pas premierës së filmit të tij “Masters of Air” në Los Angeles.

Në atë kohë, një burim tha se dyshja ishin “të çmendur pas njëri-tjetrit”, pavarësisht se kishin pak kohë në një lidhje.

dua lipa (15)

Tre muaj më vonë, çifti u fotografua duke u argëtuar me njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në New York City. Ndërsa në dhjetor, u raportua se ata ishin fejuar.

“Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar. Janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur”, tha një burim për The Sun në atë kohë. “Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj profesionale dhe kjo është qershia mbi tortë.”

Burimi shtoi: “Callum është një mbështetje e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familja dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur. Kanë qenë Krishtlindje të mrekullueshme për ta.”

Dua Lipa konfirmoi fejesën gjatë një interviste në prill me British Vogue, e cila u botua në qershor.

dua lipa (7)

“Ky vendim për t’u plakur së bashku, nuk e di, për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë”, tha ajo në atë kohë.

Duke pasur parasysh axhendat e ngjeshura të punës së dyshes, këngëtarja vuri në dukje se nuk e kanë me nxitim për të shkuar drejt altarit.

Në fakt, ajo tha se donte të përfundonte turneun e saj “Radical Optimism”, i cili përfundon në dhjetor, përpara se të fillonin procesin e planifikimit të dasmës.

“Po e shijojmë këtë periudhë”, tha ajo, duke shtuar se do të donte shumë të krijonte familje me Turnerin “një ditë”. gsh

dua lipa (8)dua lipa (14)dua lipa (1)Callum Turner dua lipa (6)

U tha se kishte vdekur, reagon Brigitte Bardot

Brigitte Bardot ka vendosur të sqarojë publikisht gjithçka pas përhapjes së lajmeve të rreme për vdekjen e saj.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter) të mërkurën, më 22 tetor, 91-vjeçarja shkroi në frëngjisht:

“Nuk e di kush është idioti që shpiku këtë ‘fake news’ për zhdukjen time, por dijeni që jam mirë dhe s’kam ndërmend të largohem ende nga skena. Fjalë për të mençurit.”

Deklarata e saj erdhi pasi influenceri 27-vjeçar Aqababe (emri i vërtetë Aniss Zitouni) kishte publikuar – e më pas fshirë – një postim ku pretendonte se Bardot kishte ndërruar jetë. Sipas tij, “arkivoli i saj ishte porositur në Saint-Paul-de-Jarrat, dhe Franca kishte humbur një ikonë të pavdekshme.”

Pas reagimit të Bardot, Aqababe qëndroi në deklaratën e tij fillestare, duke pretenduar se nuk është vetë aktorja ajo që menaxhon llogarinë e saj në X.

“E fshiva postimin për vdekjen e Brigitte Bardot. Nuk është ajo që menaxhon Twitter-in e saj. Do ta shihni kur AFP ta konfirmojë zyrtarisht,” shkroi ai.

Ndërkohë, gazetat franceze kanë raportuar se aktorja ishte shtruar në spital në Toulon për afro tre javë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që lidhej me “një sëmundje serioze”.

Më 17 tetor, zyra e Bardot-s i tha agjencisë AFP, përmes Reuters, se operacioni kishte kaluar me sukses dhe se ajo po pushonte në shtëpi. Bardot gjithashtu falënderoi stafin dhe ekipin mjekësor të Spitalit Privat Saint-Jean në Toulon për kujdesin e treguar.Lapsi.al


Send this to a friend