VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Islamizmi dhe Islami

By | June 18, 2016
blank

Komentet

blank

FMN: Shqipëria e Kosova, të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, edhe më 2020 tri herë më të varfër se perëndimi

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet, qytetarët e të cilave mund të blejnë më pak mallra dhe produkte në Europë, duke marrë në konsideratë të ardhurat e tyre vjetore për frymë (pa përfshirë shtetet e ish Bashkimit Sovjetik).

Të dhënat janë përditësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që publikon treguesin e prodhimit të brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për frymë. Një dollar ndërkombëtar ka të njëjtë fuqi blerëse mbi prodhimin e brendshëm bruto (PBB) si një dollar amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas FMN-së, në Shqipëri, prodhimi i brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për vitin 2020 ishte 14.2 mijë dollarë, shifër që është 5.5% më e ulët sesa Bosnjë Hercegovina, që renditet para nesh dhe 32-33% më e ulët sesa në Serbi dhe Mal të Zi, që janë dy shtetet e rajonit me më shumë të ardhura për frymë. Edhe në krahasim me Maqedoninë e Veriut, ky tregues është 30% më i ulët.

Shqipëria renditet në vendin e 90 në botë lë pas vetëm Armeninë (93), Ukrainën (95), Moldavinë (98). Ndërsa Kosova është absolutisht më e varfra e Europës, me 11.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, duke u renditur në vendin e 108 në botë.

Nga rajoni kryeson Mali i Zi, në vendin e 70 dhe me 19.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, e ndjekur nga Serbia (71), me 19.1 mijë dollarë amerikanë. Maqedonia e Veriut është e 79-a, me 16.7 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Për shkak të rritjes me ritme më të shpejta të viteve të fundit, edhe Bosnjë Hercegovina renditet para Shqipërisë, në vendin e 83, me 15 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Në raport me vitin e mëparshëm të ardhurat e shqiptarëve, të matura sipas treguesit të barazisë së fuqisë blerëse, kanë rënë me 2.1%, si rrjedhojë e pasojave që pandemia e Covid-19 dha në Shqipëri. Ndërsa në 2020-n, ky tregues pritet të arrijë në 15.2 mijë dollarë ndërkombëtare për frymë (me rritje 7.2%).

Në krahasim me mesataren e Europës Perëndimore, të ardhurat e shqiptarëve, të matura në dollarë amerikanë për frymë janë 3.3 herë më të ulëta (mesatarja e Europës perëndimore ishte 47.7 dollarë amerikanë në 2020-n).

Ndërsa në Kosovë, ky tregues është 4.2 herë më i ulët se mesatarja e Europës Perëndimore. Vitet e fundit, Shqipëria pothuajse ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që kërkon një rritje më të shpejtë të vendeve në zhvillim, me synim arritjen brenda një periudhe sa më të shkurtër të mesatares së shteteve të zhvilluara.

Shqipëria ka bërë përpara nga 2008-a deri në 2011-n, kur prodhimi i brendshëm për frymë, sipas fuqisë blerëse u rrit nga 25% e mesatares europiane në 30%. Më pas, mbeti në vend dhe në 2019-n, treguesi ishte sa 31% e mesatares së BE-së.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit (pa përfshirë Kosovën), Shqipëria vijon të jetë e fundit në Europë. Ecurinë më të mirë e ka shënuar Mali i Zi, që ka arritur në 50% të mesatares së BE-së në 2019. Hendeku mes dy shteteve fqinjë është thelluar në 19 pikë përqindje, nga 17% në 2008-n.

blank

blank

blank

Historia jonë qe historia e qytetit tim. E njihnin të gjithë e askush nuk fliste Nga Alba Kepi

Mes meje dhe të gjithë anëtarëve të familjes time nuk ekzistonte një gënjeshtër e zbukuruar. Historia jonë qe historia e qytetit tim. E njihnin të gjithë e askush nuk fliste.

Nuk harroj fëmijërinë e kaluar në shtëpinë time të lindjes, një apartament në një ndërtesë të njohur si “pallati i tironsave” apo “pallati i Alimehmetëve”, ku pothuajse të gjithë banorët kishin lidhje gjaku, krushqie apo miqësie me njëri-tjetrin.

Ishin transferuar aty pasi sistemi komunist, u kishte konfiskuar troje, prona, pasuri e shtëpi. Në ato vite të ftohta kallkan, nona ime (gjyshja nga babi) më përshkruante çdo natë ornamentet gjeometrike të rozetave që zbukuronin dikur dhomën e saj të gjumit, prej nga ku varej një ambazhur i rëndë, i larë i gjithi me flori.

Ndërsa mbi krye vështroja tavanin e suvatuar me gunga, nga ku bënte hije një llamarinë që mbulonte dritat, ndoshta e prodhuar nga ndëmarrja “Konsumi i gjerë”. Dëgjoja nonën që fliste; “në të gjitha odat e vilës së modhe kishte shandona të larë me ar. Të gjitha të bleme n’Itali, e ai më i bukri ishte te dhoma e gjumit.”

Kujtonte sofrat e shtruara të dielave me hollësitë kulinare të një dreke të mirë tironse, pritjet me miqtë e pamungueshëm të familjes në halle e gëzime, bisedat e gjata deri në të gdhime. Nona ime fliste ngadalë e cdo fjalë rëndonte peshën e një malli për cdo send të asaj shtëpie. Ndjeja se i mungonte shumë. Më mungonte dhe mua dhe pse nuk e kisha parë kurrë atë ndërtesë. Sa herë binte rruga për t’i kaluar pranë, im atë gjente gjithmonë një arsye për ta evituar. Hapat i rralloheshin, ndalej e kujtohej se duhet të shkonim diku nga ana tjetër. Vila e madhe e shumëkatëshe, që për fat, vazhdon të mbahet në këmbë ende sot, është dëshmia e arkitektures moderne në një mëhalle të vjetër tironse, që sfidon shumëkatëshat që i rrijnë përbri.

Munda ta shikoj për herë të parë pas viteve ’90 kur më në fund ish sekretari i Partisë e familja e tij vendosi të largohej e të blej një shtëpi të tij. Komiteti komunist i lagjes në emër të popullit, fillimisht i kishin dëbuar familjarët e mi nga vila e madhe, duke e zhvendosur pranë dy vilat më të vogla që i zotëronim po përbri saj. Por nuk zgjati shumë e ia konfiskuan dhe këto shtëpi duke i internuar diku në një perfieri të humbur të Tiranës së dikurshme.
“Tavoni i asaj shpie ku na degdisë, tregon nona ime, qe pa suva fare, nëpër cepa pikonte çika duke e fut gjithë shiun mrena. Nji poç i lidh me i fije teli hidhet drite sa me pa njoni-tjetrin…”

Në pronat tona, për gati gjysmë shekulli jetoi sekretari i partisë, i plotëfuqishmi i lagjes me fëmijët e tij, e pasardhësit e pasardhësve të tyre deri pas ’90. Kjo dhimbje të ç’ponte gjoksin dalëngadalë e çdo ditë. Kaloje pranë asaj rrugice e shihje portën e madhe të një vile trekatëshe ku ke lindur, apo dhe të dy shtëpive përbri, ku ke kaluar orë e ditë të jetës, dhe e kisha te ndaluar te hyje!

Po dhe kur qëndroje një copë herë për ta parë nga larg e ç’mallje kujtimet, dhimbja shkelte gjoksin e zemra rrihte me ritmin e dridhjeve të mjekrës. Eh… E shihje se dikush tjetër që nuk je ti, po i ngjiste shkallët për të hyrë aty në odën tënde në katin e dytë apo një hije e dytë në odën poshtë po zhurmonte me çekiç o po shembte një mur…

…..
Sytë e nonës mbusheshin me lot kur rrëfente për oborrin e dikurshëm, për shatërvanin në qëndër të tij, i punuar i gjithë me “xhixha”, siç i thoshte ajo gurëve mozaikë shumëngjyrësh të ardhur enkas nga Italia.

Cdo familje tiranse ka një lidhje speciale me oborrin e kopshtin. Qe pjesa më e bukur e shtëpisë e i kushtohej një kujdes i veçantë si në mirëmbajtje ashtu dhe në hijeshin e tij. Unë nuk pata fatin ta shijoja një oborr të tillë!

Ai apartament tek Pallati i tironsave, ka mbërthyer përjetë në memorien time, praninë e makinës qepëse Singer në një cep dhome. Ishte mbi 100 vjeçare e nona ime e kishte trashëguar qysh në pajë. Ky objekt i lashtë qe kthyer në mjet mbijetese për të përballuar hallet e një gruaje e të një nënë me tre fëmijë që për 12 vjet rresht me burrin në burg nën akuzën “kulak e armik i popullit”, garantonte dinjitetin familjes. Funksioni fisnik i këtij objekti trashëgohej sa herë që anëtarët meshkujt të familjes time të madhe dënoheshin me rradhë për të vetmin faj; “si pinjoll e trashëgimtarë të një dere me emër të qytetit”.

Unë flisja me makinën Singer, ishte mikesha ime me e mirë. E mësova shpejt ta përdorja pa më ndihmuar askush. Që as 6 vjeçe qe kthyer në këndin tim të lojrave, me zhurmën e saj të moçme që nuk stononte kurrë nga ritmi i shtruar, plot peshë i zakoneve të shtëpisë.

Mes dy minereve (divanëve) te dhoma e ndjenjes qe pozicionuar një sënduk druri që nuk hapej pothuajse kurrrë. Brenda tij qe mbyllur kostumi i martesës së nonës (gjyshes) i tëri i qëndisur me ar, të cilin e kish punuar me duart e veta. Qëndroi jo gjatë në atë arkë që kundërmonte aromën e pemëve të kopshtit, pasi u shit për të martuar me pajë e dasëm gocat e shtëpisë.

Sido që të ishte gjëndja ekonomike e familjes, (e detyruar dhe e kushtëzuar në ato vite nga grabitja e vjedhja e sistemit komunist) sidomos kur bëhej fjalë për një derë e xhins me emër, e bija e shtëpisë duhej të dilte nuse më të gjitha të mirat e mundshme që nëna e baba kishin ëndërruar për të. Herën e fundit që e pashë hapur atë sënduk druri me shijen e frutave e luleve të oborrit, qe kur gratë e shtëpisë sime më rrëfenin mbi rolin e virtytet e veshjes që një vajzë e grua tiranse duhej t’ia dinte vlerën. Vajza, bija e shtëpisë, nusja e ardhshme në një derë të sojit të saj, edukohej të kujdesej për prezantimin e paraqitjen sa më të mirë para burrit, familjes, të afërmëve e miqve që e nderonin. Rrobat e drekës, rrobat e pazarit, rrobat e rasteve, e qokave, rrobat e dasmës etj, ndiqnin një protokoll kulture, elegance, kombinimi e pastërtie që sot do ja kishin zili dhe maison-net më të mëdha të modës.

Mënyra e veshjes, mënyra e sjelljes, mënyra e përshëndetjes, mënyra e mikpritjes dhe e respektit, evidentonin si në vajzëri ashtu dhe në nusëri, kulturën e bukurinë morale e fizike të bijes tiranse e nderonin fisin që i përkiste.
Nga ai sunduk jete, mbështjellë me letër kalk për t’i rezistuar kohës, u shfaqën si në një llambë magjike, rrobat e dikurshme të drekës, me të gjitha nuancat e ngjyrës së detit. Pëlhura, qepja, eleganca, thjeshtësia, shndërronin në hyjni mitologjike cdo femër që i vishte. Shprehja se në botë nuk ka femër të shëmtuar, por një femër të veshur e të kombinuar keq, mendoj se ka gjetur shpërthimin e mendimit ndoshta duke parë nje veshje të tillë.

….

Pallati i tironsve, ndërtuar nga të burgosurit e kohës së atij regjimi, jetonte ditët e tij i izoluar nga jeta socialiste e aktivizmi revolucionare i frontit të lagjes.

Askush nga banorët e tij nuk ishte i mirëpritur në mbledhjet e Partisë dhe pse veç për ta flitje e diskutohej cdo javë. Dhe kur aksionet për ndërtimin e “Shqipërisë së lumtur” apo alarmet për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore të armiqve kapitaliste i detyronin t’u bashkoheshin pjesës tjetër të banorëve të lagjes, duke u fshehur në ato rifuxhet e ndërtuara me dhè e beton mes lagjesh, ata tironsit e pallatit të të burgosurve, nuk përziheshin me askush, por në heshtje mbështeteshin e kuptoheshin sy më sy njëri-tjetri.

U rrita me koshiencën e diferencës mes “atyre” dhe “neve”, por kurrë me ndjenjën e inferioritet që vetëm kush e kish nisur jetën në shtëpi e realitete te vjedhura mendonte se e kisha.

Isha e lumtur për diferencën time.

Ndjehesha rehat me vërtetësinë e këtij diversiteti.

Isha e bindur se sado të thellohej e të rëndonte në jetën time, nuk do e kisha ndërruar kurrë për atë realitet të “atyre”.

Mes meje dhe të gjithë anëtarëve të familjes time nuk ekzistonte një gënjeshtër e zbukuruar. Historia jonë qe historia e qytetit tim. E njihnin të gjithë e askush nuk fliste.

Pjese nga libri “Dasma Tiranse”

blank

Rrëfimi i gazetares shqiptare: Si u burgosa për 27 orë në aeroportin e Malpensas

Një gazetare shqiptare, e cila udhëtonte nga Tirana drejt Italisë, përmes aeroportit të Malpensas, jo vetëm që është refuzuar të hyjë në shtetin italian nga policia kufitare, por është mbajtur e izoluar për 27 orë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 13 majit, vetëm dy ditë para se shteti fqinj të lehtësonte kriteret e hyrjes në Itali.

“Udhëtoja bashkë me motrën dhe kushërirën dhe i kishim të gjitha dokumentet, konform rregulloreve për udhëtarët që hyjnë në Itali”, rrëfen gazetarja Suadela Balliu, e cila u mbajt e mbyllur në aeroportin e Milanos. Qëllimi i vizitës tre ditore në Itali, vijon gazetarja, ishte një vizitë okulistike. Ndonëse një nga arsyet që shtetasit nga kategoria e vendeve E, ku bën pjesë edhe Shqipëria, është edhe ajo shëndetësore, duket se policia kufitare aeroportuale e Malpensas nuk e ka marrë në konsideratë.

“Përveç rezervimit të vizitës okulistike në një klinikë të specializuar italiane, kisha tamponin negativ për Covid-19 të 48 orëve të fundit, një ftesë nga im vëlla, me leje qëndrimi afatgjatë italiane dhe një formular vetëdeklarimi”, ka vijuar rrëfimin ajo.

Sipas oficerëve të policisë kufitare, vizita okulistike nuk ishte mjaftueshëm serioze ndonëse në aneksin e formave të vedeklarimitqë argumentojnë udhëtimin drejt Italisë, nuk ka asnjë hollësi se çfarë cilësohet arsye shëndetësore. Pretendimi i oficerëve të policisë kufitare ishte se duhej të kryhej karantinimi dhjetëditore, ndonëse gazetarja kishte biletën e kthimit të paguar dhe qëndrimi në shtetin italian ishte vetëm 72 orë.

“Kur i pyeta përse duhej karantinim për aq kohë sa shteti italian e specifikon që nga ky detyrim përjashtohen ata që qëndrojnë më pak se 120 orë, më thanë se kjo ishte e vlefshme vetëm për ata që udhëtojnë për arsye pune”, vijon Balliu, e cila shton se sipas dokumentit të lëshuar nga autoritetet italiane, nga detyrimi i karantimit 10 ditor dhe përsëritja e një testi molekular apo antigjen Covid-19 përjashtohen ata që hyjnë në Itali duke mos i kaluar 120 orë, për arsye pune, shëndeti apo arsye thelbësore. Kjo rrëzonte pretendimin e policisë kufitare. Bashkë me gazetaren, hyrja në Itali iu refuzua edhe kushërirës së saj 24 –vjeçare.

“Ndonëse në zyrat e policisë kufitare do të duhej të kryhej një verifikim i mëtejshëm, askush nuk na intervistoi për të dhënë argumentet tona, por në vend të kësaj kishte dyshime dhe paragjykime. Një oficer policie dyshoi nëse pasaporta ime ishte e rregullt, duke më komentuar se nuk njihesha pasi kisha ndryshuar ngjyrën e flokëve. Pasaporta mban vitin e lëshimit 2012”, thotë gazetarja, ndërsa iu desh të plotësonte një formular ku kërkoheshin detaje shumë personale si statusi civil apo nëse kishte apo jo fëmijë dhe kush ia kishte paguar biletën e udhëtimit.

“Një tjetër pretendim për “Respingimento alla frontiera” ishte mosbesimi i tyre për faktin se ne të dyja që u ndaluam ishim kushërira. Të gjithë shqiptarët janë kushërinj, thanë duke mos e marrë parasysh faktin se në Itali mund të udhëtojnë familjarët e personave që kanë një leje qëndrimi afatgjatë”, rrëfen më tej gazetarja.

Ajo është e mendimit se gjithçka ishte çështje interpretimi dhe jo mungese dokumentacioni. “Pasaporta ime është e mbushur me vula nga udhëtimet e mëhershme në Itali, ku maksimumi i qëndrimit ka qenë dy javë dhe kryesisht për arsye turizmi. Kushërira ime kishte për më tepër një vizë studentore të Bashkimit Europian, në kuadër të shkëmbimit Erasmus. Por këto nuk mjaftuan që ata të thoshin se shumë shqiptarë përdorin arsyet shëndetësore dhe hyjnë në Itali për motive të tjera. Për tri ditë qëndrim, nuk do të kisha kohë edhe po të doja të bëja turisten”, rrëfen ajo e indinjuar, duke shtuar se në fakt kishte shumë shqiptarë të tjerë që kishin qëllime shëndetësore apo vizita tek familjarët dhe atyre nuk iu tha se duhet të bënin karantinë 10 ditore.

Por ky ishte vetëm fillimi i ngjarjes, të cilën gazetarja dhe kushërira e saj e përshkruajnë si tronditëse. Pasi u dhanë në dorë formularin e zmbrapsjes në kufi, u thanë se do t’u konfiskonin edhe celularët dhe do t’i transferonin në një ambient tjetër, ku do të qëndronin deri në kthimin mbrapsht, me fluturimin e parë drejt Rinasit.

“Ndonëse u thamë të kërkonin një fluturim të po asaj dite, të cilin do ta paguanim vetë, na u përgjigjën që ishte e pamundur, pasi pasaportat tona ishin të sekuestruara. U përgjigjën negativisht edhe ndaj kërkesës për të na çuar në një hotel, deri në fluturimin e kthimit, të cilin sugjeruam ta paguanim vetë”.

Ndonëse motrës së gazetares, me profesion avokate dhe me leje qëndrimi italiane i thanë se do t’i dërgonin dy shtetaset e ndaluara në një lloj hoteli, pa pagesë, dy shqiptaret u çuan në disa ambiente të fshehta ku u mbajtën të mbyllura për 27 orë nën vëzhgimin e policisë dhe survejimin e kamerave.

“Na morën telefonat me pretekstin se nuk lejoheshin pasi aty brenda ku po na çonin, kishte ndodhur të kishte edhe meshkuj maniakë që u bënin fotografi vajzave të bukura. Kështu i tha një oficere grua kushërirës sime, duke e komfortuar të mos kishte frikë nëse do të kishte aty brenda ndonjë maniak, sepse na mbronte policia”.
Pas kontrollit fizik, nuk iu lanë të merrnin bagazhet e dorës dhe as portofolin. “I vetmi komunikimi ishte një telefon publik, me monedha ku mund të telefononim familjarët”, vijon ajo rrëfimin, duke përshkruar ambientin ku u mbajt e mbyllur për më shumë se një ditë. Ambienti ishte pa ndriçim natyral, pa dritare dhe nga i cili nuk mund të dilje, as për të marrë ajër.

“Një oficer, nga ata që na ruanin na tha se jo vetëm që nuk ishte burg, por ishte ambient luksi, pasi në vende të tjera të BE-së të mbyllnin në të tilla raste, në qeli”.

Të mbyllura aty brenda prej orës 8:30 të mëngjesit, do të duhej të kalonin edhe natën pasi fluturimi më i afërt u tha se ishte ai i së nesërmes së 14 majit, në orën 11:30. Dy anekse në atë ambient, ku kishte edhe një sallë pritjeje dhe tualete, shërbenin për fjetje. “Për shtretër kishin vënë ca që u ngjanin më shumë barela apo shezlongëve dhe duhej të luteshe shumë për të marrë një batanije shtesë, megjithëse kondicionerët e kishin ftohur shumë ambientin aty brenda”.

Gazetarja thotë se u njoftua më vonë nga familjarët, me të cilët komunikonte nga telefoni publik brenda ambientit të izoluar, kishte pasur dy fluturime Malpensa-Tiranë . Njëri prej të cilëve ishte me të njëjtën kompani ajrore që kishim udhëtuar dhe ishte në orën 10:40 të mëngjesit të 13 majit, pak pasi policia kufitare vendosi Zmbrapsjen në Kufi.

Në ambientet e izolimit ishin gjithsej tre shtetase shqiptare, ku veç gazetares dhe kushërirës së saj ndodhej edhe një grua e re, e cila po udhëtonte për në çështje gjyqësore. “Arsyet e zmbrapsjes së saj ishin të ndryshme nga tonat. Kishte shkelur afatin 90 ditor të qëndrimit në shtetin italian. Por ajo tha se kjo kishte ndodhur pranverën e vitit të kaluar, ku Italia ishte në izolim dhe nuk kishte asnjë mjet udhëtimi drejt Shqipërisë”.

Por nga hulumtimet që thotë se bëri me t’u kthyer në Shqipëri, një praktikë e tillë nga policia kufitare aeroportuale në Itali, ishte e zakonshme. Studimi i botuar në janar 2021, nga Shoqata për Studime Juridike mbi Emigracionin, njohur si (ASGI) kishte marrë në shqyrtim raste të dy viteve të fundit, që do të thoshte se praktika të tilla janë ndjekur edhe përpara kushteve të pandemisë. Studimi në fjalë kishte hyrë në kontakt me shumë shtetas të huaj, të ndaluar në zonat e transitit aeroportual në pritje për t’u kthyer mbrapsht.

Është e dukshme, vijon raporti, që shtetasit e huaj që gjenden në zonat e transitit janë titullarë të të gjithë të drejtave themelore, mes tyre edhe e drejta për të kërkuar azil, e drejta e mbrojtjes, lirisë vetjake dhe sigurisë dhe të mos u nënshtrohen trajtimeve çnjerëzore apo degraduese. Përdorimi sistematik i praktikave të dëmshme të shtetasve të huaj është bërë e mundur nga fakti se zona të tilla janë nën kontrollin ekskluziv të autoriteteve kufitare. Organizatat që do të duhet, të garantonin respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj, nuk kanë mundësi të hyjnë në zonat e sigurisë në të cilat mbahen shtetasit e huaj dhe këta të fundit nuk kanë mundësi të kontaktojnë më mënyrë autonome.

Sipas raportit, abuzime të tilla mund të kenë efekte jashtëzakonisht të rënda në jetët e shtetasve të huaj. Personat e refuzuar në kufirin aeroportual gjenden të detyruar të presin në zonat e sigurisë në zonat e transitit, që kompania ajrore me të cilën kanë mbërritur në Itali t’i kthejë në shtetin e nisjes. Në disa raste, thekson raporti, kjo pritje mund të zgjasë edhe disa ditë.

Në ndërkohë personat mbahen në mënyrë arbitrare në kushte tejet të papërshtatshme dhe në mungesë të garancive thelbësore. Me pak fjalë u mohohet liria personale.
Ndalimi bëhet, në vende të papërshtatshme për mbajtje, të izoluar nga bota e jashtme, pa akses në ajër të hapur me pak mundësi për t’u konsultuar me një person të ligjit, pa pasur ndaj tij asnjë urdhër ndalimi dhe pa u bërë e vlefshme kjo nga një gjykatës.

“Motra ime u dërgoi e-mail një sërë instucionesh për të kërkuar sqarim të mëtejshëm për kushtet e ndalimit tonë aty”, vijon gazetarja.

Emaile drejtuar policisë kufitare aeroportuale të Malspensas, ambasadës shqiptare në Romë, konsullatës shqiptare në Milano që për fat të keq kishin pushim zyrtar me rastin e festës së Fiter Bajramit, policisë së shtetit italian, prefekturës së Milanos, ministrisë së Punëve të Jashtme në Itali, ministrisë së Punëve të Brendshme, Zyra e Emigracionit. Asnjë përgjigje në këmbim, deri të dielën e 16 majit, dita kur siç thotë gazetarja kishte planifikuar kthimin në Shqipëri.

“Për italianët ishte thjesht fati ynë i keq dhe na këshillonin të mos ekzagjeronim, ndonëse na kishin hequr lirinë për 27 orë. Kur u thashë se do të shkruaja rreth kësaj përvoje të tmerrshme sapo të kthehesha në vendin time, menduan se do të bëhej fjalë për një recension negativ. A thua sikur bëhej fjalë për një turiste të pakënaqur me shërbimin. Isha një shtetase shqiptare, së cilës iu dhunuan të drejtat themelore të njeriut”.

Kryeministri shqiptar e cilëson skizofrenike zvarritjen e unionit për çeljen e negociatave, ndonëse vetëm pak ditë më parë nga Firence e pohoi se vendi nuk qe gati për të hynë në Bashkimin Europian. Dy vite më parë ishin çështje të politikave të brendshme me Francën dhe presidentin Macron që vuri veton kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, derisa Shqipëria të plotësojë kushtet e derisa Këshilli Europës që u rikujtua për dy vendet e Ballkanit, më shumë se një vit nga shpallja e pandemisë globale, shqiptarët do të trajtohen si qytetarë të botës së dytë, do të duhet të kalojnë në një tjetër hyrje ndryshe nga ajo për shtetasit e BE-së apo ata të vendeve të botës së parë. Shqiptarët do të shihen me dyshim, do të kthehen mbrapsht me një të rënë të lapsit nga policia kufitare, që nuk do t’ia dijë për shpenzimet e as për stresin e pësuar. ““Chissà perché non fanno entrare l’Albania in unione europea, lei sa meglio di me il perché”, iu përgjigj sime motre një prej oficerëve në dyert e zyrës së policisë kufitare”, thotë gazetarja ,duke përfunduar se e pa dritën e diellit pas 27 orëve, ndërsa pasaportën e saj e mori në dorë vetën në zyrën e policisë kufitarem në aeroportin e Rinasit.

Nëse shteti italian është në të drejtën e tij – edhe kur bazohet në interpretime në vend të dokumentacionit – të të mos lejojë hyrjën e të të kthejë mbrapsht, do të duhet t’u sqaronte shtetasve të huaj arsyen e ndalimit dhe izolimit dhe të bënte të mundur respektimin e të drejtave të njeriut. bw

blank

Dy botët pa fitimtarë që krijoi 25 prilli – Nga ENTON ABILEKAJ

Më shumë se kurrë më parë, pas 25 prillit, janë krijuar dy botë me dy realitete, sigurisht të kundërta, në të njëjtin truall. Në botën e “fitimtarëve“, zgjedhjet mbaruan, mandati i tretë ka legjitimitet të plotë, ata që nuk e njohin rezultatin “nuk dinë të humbasin”. Shqipëria po hyn në një dekadë të re, ku dhe humbësit duhet të jenë bashkëpunues.

Ka një ofertë për ta, mund t’u jepet ndonjë shpërblim po pranuan humbjen, të futen në Parlament dhe të luajnë rolin e opozitës, duke e ditur që nuk mund të bëjnë asgjë për të ndryshuar diçka.

Kur dëgjojnë togfjalëshin “masakër elektorale” përgjigjen me njohjen ndërkombëtare, që morën ende pa u mbyllur numërimi. Me fotografitë e ambasadorëve të lumtur përkrah yjeve të Rilindjes, apo qokat e infermierëve ku ambasadorët e BE dhe SHBA, duke hedhur 25 prillin pas krahëve sikur të ishte festë demokracie, po shkriheshin së qeshuri me nderimin që po refuzonte “fitimtari”.

Kur dëgjojnë “blerje votash” përgjigjen me sondazhet që, në shumicë absolute, e paralajmëruan fitoren e PS disa muaj përpara, deri ditën e fundit. Kur akuzohen për deformim rezultati, bëjnë llogarinë e votave, që për PS nuk kanë ndryshuar që nga 2009, për të treguar se kanë një grup të palëvizshëm votuesish, që nuk janë të blerë, por votojnë tradicionalisht PS.

Këto argumente, që serviren si fakte të pamohueshme, janë shumë më të forta se ato të botës tjetër, ku 25 prilli quhet si dita e instalimit të regjimit, që asgjësoi totalisht pushtetin e fundit që u kishte mbetur qytetarëve, zgjedhjet.

Në botën e dytë pretendohet se sondazhet janë të pabesueshme ose të kontrolluara nga manipulatorët e zgjedhjeve, se mbështetja ndërkombëtare është, ose lobim, ose mbyllje sysh përpara rrezikut të rikthimit të reformës në Drejtësi. Se votat e PS pas 8 vitesh keq-qeverisje, nuk mund të jenë as pak më shumë as njësoj me ato të 2009 dhe 2013.

Se blerja e votës ka qenë masive ashtu si blerja apo mbledhja nën presion e kartave të identitetit, ashtu si punësimet e kundraligjshme në 6-mujorin përpara zgjedhjeve, legalizimet në shkëmbim të votës, bonusi i bebeve që u bllokua për 1 vit vetëm që të jepet përpara zgjedhjeve, dëmshpërblimet e tërmetit që u bllokuan 1 vit e 4 muaj vetëm që të jepeshin në shkëmbim të votës etj.

Problemi është i njëjtë me atë që përballet opozita përpara KAS, që këto janë informacione të pavërtetuara, të padeklaruara përpara zgjedhjeve as nga vetë opozita dhe më shumë akoma të papërcaktuara në masën dhe ndikimin që patën në kuti. Kështu ka bërë çdo qeveri sa herë ka patur zgjedhje. Akuzat nuk po e prishin dot festën e botës së “fitimtarëve”, ku gjithçka përputhet, sondazhet, krahasimi me zgjedhjet e mëparshme dhe rezultati i 25 prillit.

Për një palë të tretë që ftohet të gjykojë, duket më i besueshëm versioni i fitores së mandatit të tretë për shkak të opozitës së dobët, gjë që e konfirmojnë shifrat por edhe perceptimi popullor.

Ky do të ishte version perfekt, nëse nuk do të kishte disa pika që propaganduesit nuk i shpjegojnë dot.

Për shembull, nëse është e vërtetë që kanë vepruar si çdo qeveri duke përdorur epërsinë e pushtetit, pse kanë marrë pothuajse të njëjtat vota dhe nuk kanë marrë më shumë?

Ku është shfaqur ndikimi i blerjes së votave nëse LSI që akuzohet si blerësja më e madhe mori më pak se gjysmën e votave të 2017?

Pse disa kompani anulluan exit poll- et 1 orë përpara se të mbylleshin kutitë dhe pastaj pranuan t’i japin, duke dhënë shifra të përafërta me rezultatin? Kur sondazhet jepnin fitoren e PS, për çfarë duhej bashkëpunimi me të skualifikuarit nga dekriminalizimi dhe të akuzuarit e drejtësisë?

Pse u shkri shteti me partinë, siç konstatoi OSBE – ODIHR kur sondazhet jepnin fitore të sigurtë të PS dhe cili është efekti i shkrirjes kur nuk ndryshoi asnjë votë nga parashikimi i sondazheve?

Këto pyetje nuk marrin dot përgjigje në versionin e “fitimtarëve”. Përgjigja gjendet në botën e “humbësve”. Teknologjia kapilare e tjetërsimit të votës popullore, buron nga baza e të dhënave personale që Partia Socialiste mori nga shteti, në procesin e shkrirjes së shtetit më partinë. Ajo bazë të dhënash që u publikua dhe nuk u hetua, është pikënisja e ndërtimit të një sistemi të detajuar për preferencat e qytetarëve, për pakënaqësitë dhe problemet e secilit që u bënë pastaj objekt i një sulmi të bashkërenduar të partisë dhe shtetit, të policisë dhe krimit, të biznesit klientelist dhe parave të pista, për të blerë një mandat të tretë. Një mandat për të cilin Rama bën sikur falenderon qytetarët, por në fakt falenderon aleatët okultë që po ndajnë asetet e Shqipërisë në festën e fitores. Prandaj nuk mund të quhen fitimtarë, por përfitues dhe të humburit nuk janë vetëm kundërshtarët, por edhe votuesit e vërtetë të tyre.

blank

Dashuritë nuk vdesin… – Nga Pano Hallko

Të shtunën e kaluar u nda nga jeta, një gazetare, një përkthyese, një zë ndër pak zërat që Radio “Tirana” pati në gjuhët e huaja, një zonjë ndër të paktat intelektuale dinjitoze që kryeqyteti pati.
Iku në amshim zonja Dashuri Murati, Dashka, siç një jetë të tërë e njohu Tirana.
Siç ishte e natyrshme, pjesëtarë në këtë hidhërim të madh të familjes Murati, ishin gazetarë, por edhe diplomatët, bashkë me miqtë e familjes.

DASHURIA, SIÇ E THOSHTE EMRI…

Babai i saj, gazetari Fejzi Kembora i foli vajzës së sapolindur në qytetin e Lushnjës së vitit 1953, emrin Dashuri!

Çfarë mund të ketë ndikuar vallë te gazetari i viteve ’50-të, që ta quante vajzën e tij me emrin kuptimplotë Dashuri?

Ajo nuk ishte fëmija e parë që i lindi, e të thuash se babai i ri, në kulmin e gëzimit, si fryt të dashurisë së tij bashkëshortore, e regjistroi me atë emër.

Atëherë, pse e quajti Dashuri? Ndoshta instikti i gazetarit, i kishte parathënë atij, se si ishte ngjizur, e çfarë do të bëhej, ajo krijesë.

Në datën 11 Maj në 2021, sipas INSTAT-it, figurojnë 1185 femra shqiptare me emrin Dashuri në listë. E në këtë listë, është ende edhe Dashuri Murati. Sepse merr kohën e tij, veprimi i çrregjistrimit.

Shkruesi i këtyre radhëve, është i sigurt se kanë qenë shumë më tepër femra shqiptare, me emrin Dashuri. Edhe grafiku i atij institucioni, këtë tregon. Ashtu siç është i sigurt, se vajzat që do të kenë këtë emër, do të pakësohen tmerrësisht, deri në zerim. Dhe… “me të drejtë”, sepse ky sistem që zgjodhëm të jetojmë, dashurinë për bashkënjeriun e ka shkulur me gjithë rrënjë nga themeli i tij, në kapitalizmin alla shqiptarçe që po ndërtojmë.

E kanë katandisur shoqërinë tonë, ashtu siç na e përshkruante ai “diktatori i poshtër”:-“Në kapitalizëm, njeriu për njeriun është ujk”! Dhe ujku, vetëm dashurinë nuk njeh.

Dashka shkëlqeu në gjimnazin e Lushnjës, e me ato nota iu drejtua dyerve të Universitetit shtetëror të Tiranës. Në degën e Historisë. E kishte marrë provimin e parë me notën 10, por shteti i asaj kohe, e pa të nevojshme të krijonte një grup special, për të mësuar gjuhën turke.

Për arsye historike, por edhe shtetërore gjeopolitike, të cilat nuk është vendi këtu t’i shtjellojmë.
Siç krijoheshin grupet speciale në shtetin serioz që patëm, do të ishin vetëm pesë studentë.
Aq sa të rrepta ishin kriteret (të cilat Dashuria i plotësonte), po aq e ashpër ishte konkurrenca për t’u regjistruar atje.

Atëherë, përveç notës, u tha se do t’i merrnin sipas renditjes alfabetike në regjistër. Prof. Ferit Duka dhe Dashuri Murati, “sido që ta rrotulloje renditjen” , ishin patjetër në listë.
Kuptohet, edhe u shkel renditja, u kapërcyen germat, deri edhe te germa N, madje deri edhe te germa Z.

Por të pestë e meritonin, sepse ishin të shkëlqyer.

Vajza e qashtër myzeqare, as u interesua fare, pa lere më të “lobonte”.

Në qytetin “Studenti” llampa e dritës në dhomën ku flinin studentet Dashuri Murati dhe Luli Hoxha, fikej vonë, shumë vonë.

Myzeqarja sedërtare kafshonte gishtin, kur nuk i ecte mirë studimi në gjuhën turke.
Falë asaj sedre, intelektit të lindur e të kultivuar, por dhe ndjenjës së përgjegjshmërisë, ajo arriti të shkëlqente si pak të tjerë.

Por pa mbushur ende 20 vjeç, fati e goditi rëndë.

I mori vdekja pikën e referimit dhe të krenarisë që kishte, babain e saj, gazetarin Fejzi Kembora.
Qysh atëbotë, ajo u lidh me “aleatin” sa ngushëllues aq edhe të pabesë, cigaren.
Dhe e përfundoi shkollën, ashtu siç e nisi. Shkëlqyeshëm.

Në Radio Tirana, e cila ishte superfuqi asokohe, pasi transmetonte në 24 gjuhë të huaja, Dashuri Murati filloi punën dhe iu imponua ambientit, sa me vlerat njerëzore që kishte, aq edhe me kompetencën profesionale.

Nuk është thënë më kot shprehja :-Fati, me njërën dorë të hedh, e me dorën tjetër të pret”…
Asaj fati i kishte rezervuar një lidhje që shumë vajza të Tiranës së asaj kohe do ta kishin ëndërr.

Njohjen me njërin ndër katër-pesë gazetarët më të spikatur që kishte vendi, me ekspertin më të mirë të marrëdhënieve ndërkombëtare, që vendi pati dhe ka ende sot. Njohjen dhe lidhjen përjetësisht, me gazetarin Shaban Murati.

ATA I DHANË DINJITET SHTETIT…

Gazetarja e re dhe zëri i saj i ri, në një gjuhë që sapo kishte hyrë në transmetim në Radio, bënë vendin e tyre të padiskutueshëm.

Me sharmin e pashoq që kishte, me intelektin dhe nervin patriotik kombëtar, por edhe me gjuhët e huaja që zotëronte, zonja Dashuri Murati në krah të ambasadorit, ishte mbështetje e fortë për bashkëshortin e saj, por edhe një stoli shumëvlerëshe për shtetin.
Nuk i kërkoi ambasadorit kurrë, siç kanë bërë disa “zonja” të kolme “shqiptare” të cilat në kaq vite “na përfaqësojnë”, që ai të themelonte biznese familjare për të hapur llogari marramendëse. Siç bënë shumë të tjerë “ambasadorë të Shqipërisë”, prej atyre që emëroheshin nga partitë respektive, sa herë ndërrohej pushteti në Tiranë.

Me VKM-në e 7 janarit të vitit 2013 për shembull..

Përkundrazi, çifti dinjitoz e vuante rëndë, atë që u tha përfaqësuesi i një firme dinjitoze suedeze. Ambasador Murati e bindi një biznes të madh suedez, të merrte pjesë në një tender të madh në Shqipëri. Për interesa të Shqipërisë.

Firma suedeze, meqenëse u besonte dokumenteve të shteteve në botë, erdhi dhe u paraqit në Tiranë. Të merrte pjesë në tender, brenda të gjithë afateve, e me të gjitha letrat që kërkoheshin.

Por… tenderi kishte përfunduar, madje ishte shpallur dhe fituesi, pa u zhvilluar tenderimi fare!!!

Biznesmeni suedez kishte takuar kryeministrin e Tiranës, i cili pyetjes suedeze: “Përse nuk u zbatua asnjë kriter nga ata të shpallurit”?, iu përgjigj me pafytyrësi:- “I dashur mik! Është shumë e shkurtër jeta ime, që të udhëtoj me biletë të klasit të dytë, për në Athinë”!!!

Iku suedezi nga sytë këmbët, me linjën e parë që gjeti biletë, me tranzit, brenda asaj dite, vetëm të mos ia shikonte sytë kurrë më, këtij vendi.

Dhe arriti në Stokholm suedezi, por kujt t`i ankohej? Doemos ambasador Muratit, atij që i mbushi mendjen, e të cilit ia njihte ndershmërinë.

E ky i fundit edhe sot, e vuan poshtërimin që përjetoi për hir të sekserit të pa fytyrë, i cili veç të tjerave, merrte edhe rrogën e kryeministrit të Tiranës.

Këto dhe shumë të tjera, ambasadori ynë i shquar i ka shkruar në të famshmet “Antitabu” që ka botuar, për ata që dinë të lexojnë.

FAMILJA MURATI…


Qindra njerëzve që morën pjesë në ceremoni, por edhe qindra të tjerëve që ishin në pritjen që dha familja, iu ka mbetur përjetësisht në mendje dinjiteti i asaj familjeje. Një dinjitet, të cilin ajo familje e ka të shkruar në ballë, përditë e në gjithë jetën e saj, në tre breza sot.

Është në natyrën e familjeve të mëdha, që të jenë njësoj dinjitoze, edhe në dhimbjen më të madhe të tyre. Sepse familjet e mëdha nuk janë të tilla për shkak të numrit të anëtarëve, apo edhe për shkak të atij numri. Pasi shumë rrallë, sasia është edhe cilësi.
Talenti lind pavarësisht nga rregullat. Sepse lindja e talentit është një mister i vërtetë. Shumica e njerëzve këtë mister e quajnë rastësi. Por ja që rastësitë janë të pafundme, e shumë pak prej tyre kanë të bëjnë me talentin. Le të supozojmë se në botë kanë lindur 100 rastësi, të cilat janë njëherazi edhe talente. 99 prej tyre, nuk afirmohen, pra e humbasin potencialin dhe dhuntinë e talentit.

Por mes këtyre 100 talenteve, njëri arrin të shpërthejë, të realizohet, e të përfaqësojë edhe 99 të tjerët. Sepse vetë natyra nuk është mungesa e ligjeve, por është domosdoshmëria.

Sepse ne të gjithë jemi bij të rastit, por kemi një nënë të pazëvendësueshme; domosdoshmërinë…

…Lind pyetja: -Kush është më e përafërt me njeriun, emri i njeriut, apo personaliteti i tij? Dashuri Murati ishte ndër rastet tmerrësisht të rralla, ku emri përputhej me botën shpirtërore të saj.

Ajo ishte dhe mbeti, një grua shpirtbukur.

Të jetosh, do të thotë të vdesësh nga pak çdo ditë. Për të vdekur më në fund, përgjithmonë. Ky nuk është fatalitet, por cikli i Jetës.

Por çdo ditë të jetës së saj Dashuri Murati, la gjurmët e saj. Prandaj vdekja në rastin e saj, është konvencionale. Sepse ajo e ka ngjizur veten e saj te pasardhësit e saj.

Publiku shqiptar i njeh birin dinjitoz dhe bijën dinjitoze të familjes Murati, ndaj është i bindur se ikja e Saj është thjesht një konvencion…

Dashuria është një koncept kozmik. Dashuria e vërtetë është edhe ndarje. Por ndarja është prania e dashurisë në mungesë.

Dashuria universalizohet në botën e shpirtërave njerëzorë. Dashuria që mungon, në të vërtetë rishfaqet. Ajo që është, mund dhe të mos jetë. Por ajo që nuk është, patjetër edhe do të jetë.

Dashuria është e pamatshme. Është pa cak. Dashuria është më tepër e tejdukshme, sesa e dukshme. Dashuria e kapërcen materien fizike. dashuria nuk mund të shpjegohet dot. Ajo ndjehet. Por nuk përcaktohet. Ajo është e gjithfuqishme.
…Të vdekshëm janë të gjithë vdekatarët, por cilësitë e dinjitozëve nuk janë të vdekshme.

Ikën personi, por rron personaliteti i tyre.

Kjo po ndodh e do të ndodhë, edhe me Dashuri Muratin.

blank

A ka përfunduar logjika e epokës të fashizmit ?! – Nga Skënder MULLIQI

 

9 maj ishte Dita e Evropës, dhe data kur para 76 vitësh u mund fashizmi në Luftën e Dytë Botërore .Përputhja e këtyre datave natyrisht që ishte koincidencë.Edhe pse ka kaluar tashmë një kohë e gjatë . që kur është mundur fashizmi .Një shpjegim I tillë të gjenerata e re nuk ekziston shumë . Sigurisht ata pyesin si është mundur fashizmi , kur edhe sot po ndëshemi më te në të gjitha anët?,ndoshta më shumë së kurrë më parë! Erdhi edhe koha e rënjës së komunizmit si sistem në Evropë. Gjithashu ishim dëshmitarë të shpërbërjës së përgjakshme të ish krijesës të Jugosllavisë së Titos. U formuan mini shtetet e reja , të cilat vështirë po e kalojnë fazën e tranzicionit edhe pse kan kaluar tashme shumë vite. Nuk është hequr mëndësia e vjetër e ish sistemit komunist dictatorial, që natyrishtë ka elemente të fashizmit.Ju hapën dyert fashizmit të ri si me mendësi , sjellje, veprime …!A nuk janë metoda fashiste, kur politikanet më të madhe po shërbehen më rrena politike, më urrejtje, manipulime të masave , falsifikimeve edhe historike ,metodave të dhunës, të përshtatura mirë në kohë dhe hapësirë. Këtë e instaluan pas luftës nga niveli lokal deri në nivelët qendrore në Kosovë. Ky model I qeverisjës më I degraduari , e degjenerojë shoqërinë tonë të re , duke I stopuar kështu proceset zhvillimore dhe proceset demokratike .Një logjikë e tillë u instalua edhe në Parlament dhe qdo zingjirë tjetër komandues .Metodat neofashte, e varfëruan shumë Kosovën, e lanë të pa zhvilluar ekonomikisht, të izoluar, duke e shëndrruar në një vend jo të civilizuar . Ky përvezitet dhe licemerizëm , ka ofenduar forcat intelegjente e përparimtare në Kosovë.E ka ngulfatur trurin e shëndosh të kombit jo krejt pa fajin e tyre . Eshtë qudi të instalohet një logjikë e tillë, kur dihet së çfarë dëmesh njerëzore dhe materjale I solli njerëzimit në botë historikisht , kështu edhe neve më rastin e luftës në ish –Jugosllavi?!Madje u harrua edhe gjenocidi serb ?!Këto gjera jo të mira që na goditën pas luftës , nuk janë gjë tjetër veq naivitete të njerëzve të padijshem dhe të pa informuar ,së cili është sistemi capitalist liberal. Është e nevojshme që fashizmi I këtyre mërrdhënjëve dhe klima që është krijuar që shumë kohë ,në shoqërinë tonë të re, të tejkalohen nga forcat e reja politike në pushtet , e jo që edhe ata të rrëshqasin në livorën e njejtë të bananës! Vetëm më krijimin e një klime të re politike në Kosovë, si imperativ që kërkon koha e modernitetit, edhe mund ti arrijmë objektivat e synuara si shtet dhe si komb në Ballkanin Perëndimor.Fashizmi i epokës sonë , tejkalohet duke i fuqizuar të gjitha sistemet me logjikën antifashiste. Në këto rrethana në të cilat po punojmë dhe veprojmë , pa ndryshime shumë të mëdha edhe ideore , nuk mund të themi së fashizimi është mundur para 76 vitëve… !

blank

Askush në politikë nuk i do emigrantët më të kthehen në shtëpi – Nga ARTAN FUGA

Emigracioni nuk shkatërron jetën e emigrantëve! Harrojeni këtë budallik! Shkatërron jetën e atyre që mbeten. Prandaj i ngjan një dige të çarë, pas të parëve ikin të dytët, të tretët, të katërtët!

E vërteta është se askush në politikë nuk i do emigrantët më të kthehen në shtëpi. Një pjesë e madhe e tyre i ngjanë robërve te shpella e Platonit që kurrë nuk kishin parë dritë me sy. Njeri prej tyre, doli dhe pa që jashtë kishte diell. U kthye dhe ua tha të tjerëve. Ata e morrën për të çmendur! E rrahën, e shanë, e pështynë!

Prandaj nuk kthehen emigrantët! Kanë frikë se i marrin për të çmendur!

Cfarë thua mo? Ku ka dritë? Cfarë është kjo drita? Lidheni mo këtë se ky gënjen popullin!

Kështu edhe emigrantët janë shumë të emancipuar për të duruar jarabi-arabi-turqininë se jetojnë në lagjet e Londrës, Romës, Bostonit, etj. Nuk do njeri sepse ata votojnë të lirë dhe nuk ka patronazhist që i kap. Nuk ka sondazh që e parashikon votën e tyre. Doni fakte? E patë si ua mbyllën derën për votime atyre në Greqi! Se nuk i mbanin dot në karantinë dhe atje t’u çonin fletët e votimit! Sapo mbaruan zgjedhjet, i lanë përsëri të hyjnë! Nuk i do njeri sepse ata kudo t’i punësosh nuk durojnë dot politizimin e qendrave të punës, arbitraritetin e bosave. Ata kanë energji shpërthyese sepse kurdoherë ashtu e kanë pasur. Ata e dinë si organizohet shoqëria, nuk u ka vdekur delli i punës, dhe nuk mund t’i trajtosh si debila dhe t’u tregosh se një qytet do kulla, se pyllëzimi është të ngulësh në beton pemë prej letre, se matësi i elektrikut rrotullohet dhe kur nuk ke asnjë dritë hapur, se kjo e se ajo. Ata nuk pranojnë propagandë dhe bosin politik që fryhet nga televizioni në televizion. Për cdo kokërr qindarkë të harxhuar si taksa, ata duan shërbimin! Nuk i do njeri sepse për ta nuk ka vende pune, se ata kërkojnë garë me konkurrencë për vende pune.

Përndryshe mjaftojnë tre a katër masa të forta ekonomike dhe emigrantët duke qenë atje ku janë mund të integrohen shumë bukur në Shqipëri.

Emigrantët dhe Shqipëria! Në librin tim SHOQERIA PERIFERIKE kam treguar se çështja nuk është aspak ashtu sikurse shtrohet!

Lexojeni dhe më thoni! Mos e lini në rafte të myket!

Na gënjejnë!

Ju gënjejnë!

Nuk është e vërtetë se politika dëshiron që ata të kthehen, por të mos kthehen.

Politika do që ata të mos votojnë, jo të votojnë. Kush nuk kupton këtë ose është naiv, ose është i përdorur! Për përdorimin e tyre ne kemi edhe një ministri e përdorimit të emigrantëve, ose e budallallepsjes të emigrantëve!

Pa emigrantët, ta mbash në gjumë popullsinë, është gjëja më e lehtë në botë! Të administrosh ata që e kanë mendjen për të ikur është thjesht një lojë fëmijësh!

Hera e parë në histori që Shqipërisë i ndodh kështu që pas emigrimit të arbërve pas rënies së Krujës e më pas! Osmani nuk kishte problem të nënshtronte ata që mbeteshin!

Problemi i emigrimit nuk është fati i keq i emigrantëve ! Mos u gaboni! Emigracioni shkatërron jetën e atyre që mbeten në Shqipëri. Nuk është ashtu si kujtoni!

Unë e kam vërtetuar këtë dhe nuk ka njeri që e luan!

blank

“Të votojmë në bllok për shkarkimin e Metës”, Zheji: Kjo është thirrje për luftë, kryeministri çon lart emocionet dhe zbret arsyen

Analisti Artur Zheji dhe Blendi Kajsiu, të ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” kanë analizuar deklaratat e Ramës, i cili deklaroi se PS do të bëjë gjithçka për të shkarkuar Metën, pasi sipas tij, presidenti është antishtet.

Zheji thekson se Rama ka bërë thirrje për luftë sërish, duke çuar lart emocionet dhe zbritur arsyen.

Artur Zheji: Ka bërë thirrje për luftë, ndaj i them ndonjëherë marshall. Ai nxit establishmentin e vet në luftë të re. Kjo sepse duke e mbajtur të karikuar elektoratin, Rama mban në “jetë” propagandën. Ai është edhe kontravers. Rama po godet vetëm Metën, sepse e di se PD pa një forcë që vjen nga e majta e ka të vështirë të vijë në pushtet. Mendoj se kjo është thirrje për luftë. Rama çon lart emocionet dhe zbret arsyen. Prsh në Komisionin Hetimor është Murrizi, që nuk ka fituar vota në zgjedhje. gjithashtu është edhe Baba Taku, që dikur ka qenë me LSI.

Blendi Kajsiu: Rama dha urdhër publikisht e haptaz, si lideri i shumicës, ua dha të vetëve, PS-së, përfaqësuesve të tij në parlamente natyrisht deklaroi se nuk është thjesht në dorën e socialistëve, shkarkimi i Met, shkarkimi i Metës. Kjo është betejë e fituar për Ramën. Si të shkarkohet Meta, si mos të shkarkohet Meta, Rama e PS fitojnë.

Po nisin spekulimet edhe në media nëse Basha po tradhton apo jo. Rama nuk e sheh LSI-në si opozitë, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon me atë që fiton. Meta ka aprovimin si president më të ulët nga populli. Disa sondazhe ndërkombëtare e kanë nxjerrë këtë përfundim. Meta është i vetmi president që është përballur me Amerikën dhe është kreu i shtetit më i politizuar, duke humbur staturën e tij, që është mbi palët.

blank

Kuvendi monist dhe komisioni i lamtumirës përballë Presidentit Meta – Nga Prof. Lisen Bashkurti

Për herë të dytë Kuvendi ndërmerr iniciativën për shkarkimin e Presidentit Meta. Shumë media, analistë dhe opinionistë vëndas dhe të huaj e kanë konsideruar këtë përpjekje të dytë si një taktikë për të larguar vëmendjen e opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar nga problematika serioze zgjedhore e 25 prillit 2021.

Të tjerë analistë dhe opinionistë e kanë quajtur këtë përpjekje të dytë për të njëjtin qëllim të Kuvendit si orvajtje e dështuar nga një kuvend një partiak, pa legjitimitet, pa kurrëfarë morali dhe me një komision hetimor plotësisht jashtë kohe.

Në numër të shumtë kanë qënë edhe opinionet sipas të cilave një iniciativë e dytë e Kuvendit kundër Presidentit Meta është tërësisht politikisht e motivuar nga mazhoranca për të kapur edhe institucionin e fundit që i ka bërë rezistencë regjimit hibrit të ngritur në Shqipëri mbas vitit 2017.

Nga analiza e përgjithshme rezulton se e vërteta më së shumti është shumatorja e të gjitha vlerësimeve të mësipërme: pra Kuvendi pa legjitimitet, pa moral dhe komisionin hetimor i lamtumirës tërësisht jashtë kohe ndërmarrin për herë të dytë një përpjekje për shkarkimin e Presidentit të Republikës Meta, së pari, për të zhvendosur sa më shumë që të jetë e mundur vëmendjen e opinionit politik, publik e mediatik, kombëtar dhe ndërkombëtar rreth problematikave serioze të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe, së dyti, për të bërë përpjekjen e fundit për kapjen e të vetmit institucion shtetëror që ka mbetur rezistent kundër regjimit hibrid që është ngritur në Shqipëri mbas zgjedhjeve të 2017 dhe atyre vendore të vitit 2019. 

  1. Kuvend i përdorur, i shpërdorur dhe i abuzuar

Kuvendi në ikje do mbahet mënd në historinë e pluralizmit shqiptar si një prej institucioneve më të dështuara. Ai nuk ka kryer funksionet themelore të tij që janë pavarësia, legjitimiteti, llogaridhënia e gjithëpërfshirja. Ky kuvend në ikje ka qënë një partiak, ka qënë nën kontrollin absolut të ekzekutivit dhe është përdorur, shpërdorur dhe abuzuar thellësisht politikisht sa dhe si e ka dashur Kryeministri i vëndit.

Ky Kuvend në ikje e nisi me inkriminim të madh dhe përfundoi me sharlatanizëm akoma më të madh. U miratuan dhjetra ligje, vendime e buxhete të paqëndrueshme, një pjesë u hodhën poshtë nga presioni kombëtar dhe ndërkombëtar, shumë të tjerë i rrëzoi koha deri tek të fundit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ky kuvend në ikje miratoi buxhete të dështuara, PPP, Koncesione, projekte e marrëveshje pa kurrëfarë transparence publike dhe kështu me hije të shumta dyshimesh dhe abuzimesh financiare. Ky kuvend në ikje nuk dëgjoi asnjëherë institucionin e lartë të auditimit shtetëror për qindra miliona euro shpërdorime të financave publike nga ekzekutivi. Ky kuvend u bë mashë qorre e pëpjekjeve të ekzekutivit për të shtrirë duart edhe mbi pushtetet e tjera, duke futur nën këmbë pushtetin vendor dhe duke u përpjekur me turlilloj marifetesh për të shtënë nën pushtet edhe sistemin e drejtësisë. Me pak fjalë ky Kuvend në ikje nuk ishte gjë tjetër, vecse vazhdimi partiak sipas modeleve që shqiptarët kanë lënë pas në vitet 90’të.

Një Kuvend i tillë në ditët e fundit të ekzistencës së vet po zhytet akoma më thellë në batakun politik të përdorimit, shpërdorimit dhe abuzimit të tij nga ekzekutivi, lidershipi partiak dhe kreu u Qeverisë. Nga ‘barku’ i këtij Kuvendi doli një komision hetimor hibrid, i lodhur, i dërmuar nën drejtimin e një kryetari që mbeti jashtë listës Rama 3 dhe që po i bën më shumë hysmetin vetes sesa Kuvendit. Është thjeshtë komisioni i lamtumirës. Dhe gjithka po rrjedh jashtë kohës. Kuvendi në ikje dhe komisioni hetimor i lamtumirës po përpiqen në minutat e fundit të ekzistencës ose, më saktë, të mos ekzistencës së tyre, t’i vënë njollën më të madhe të turpit dhe të dështimit veprimtarisë së vet.

  1. Presidenti Meta-Asnjë akt dhe dekret antikushtetues

Kuvendi në ikje dhe komisioni i pamoralshëm dhe i dështuar hetimor i lamtumirës në gjithë daljet e tyre publike po rreken në mënyrë groteskte të paraqesin si ‘fakte’ dhe si ‘prova’ për antikushtetushmëri të Presidentit Meta disa deklarata publike të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale të 25 prillit 2021. Në asnjë nen të Kushtetutës së Shqipërisë Presidenti nuk ndalohet për të shfaqur mendimet e opinionet e veta politike për zhvillimet në vënd. Në mënyrë të vecantë në situata të komplikuara sic ishin ato të zgjedhjeve të prillit 2021, Presidenti në gjithë daljet e tij publike ka shpalosur shqetësimin e tij vetëm e vetëm për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme si rruga e vetme për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak Presidenti nuk ka bërë. Madje edhe përdorimi i metaforave ’cfurqe”, ‘sëpata’ dhe ‘hanxharë’ ka pasur vetëm e vetëm kuptim tërësisht pezhorativ me qëllim sensibilizimin e opinionit publik shqiptar për pjesëmarrje në votime dhe për mbrojtjen e votës. Stili metaforik dhe ngjyresat pezhorative, që i ka kaq për zemër edhe Kryeministri i timonit dhe tepsisë, të përdorura nga Presidenti Meta nuk janë akte dhe veprime konkrete të ndërmarra nga Ai.

Metaforat dhe pezhorativizmat e përdorura nga Presidenti Meta janë stilistë e tij personale vetëm e vetëm në kuadër të retorikës gjatë fushatës zgjedhore. Metaforat dhe pezhoristika e Presidentit Meta nuk bartin asnjë akt e veprim konkret antikushtetues, por vetëm lirinë e shprehjes së tij me qëllimin madhor për zgjedhje të lira e të ndershme, për tërheqjen masive në zgjedhje dhe për mbrojtjen e votës nga vetë qytetarët. Zgjedhjet e lira e të ndershme, votimi masiv dhe mbrojtja e votës kanë qënë qëllimi i Presidentit Meta, ndërsa metaforat dhe pezhorativizmat kanë qënë mjetet gjuhësore për arritjen e qëllimit. Asgjë anikushtetuese nuk ka këtu.

Një prej funksioneve themelore të Presidentit të Republikës në Shqipëri është komptenca e Tij ligjvënëse për dekrete ligjore. Presidenti Meta ka qënë tejet aktiv në dekretimet e tij gjatë tërë kohës. Dekretet e tij janë bazuar në Kushtetutën e ligjet themelore të vëndit. Natyrisht në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese për afro tre vjet, dekretet e Presidentit shpesh herë janë hedhur poshtë nga Kuvendi në ikje dhe janë injoruar nga ekzekutivi, madje edhe duke mos i botuar në Fletorën Zyrtare.

Përplasja President-Kuvend-Qeveri ka shoqëruar gjatë edhe procesin e reformës në drejtësi, përplasje e cila është bërë objekt gjykimi në opinione të Komisionit të Venecias, i cili dukshëm ka mbështetur në sugjerimet e tij qëndrimet e Presidentit Meta. Pra politikat dekretive ligjore të Presidentit Meta kanë qënë dhe janë tërësisht kushtetuese dhe ligjore. Asnjë dekret dhe akt juridik antikushtetues nuk ka firmosur Presidenti Meta gjatë ushtrimit të detyrës së tij edhe përgjatë fushatës zgjedhore të Prillit 2021.

Pra, Kuvendi në ikje dhe komisioni hetimor i lamtumirës nuk mund të gjejnë asnjë akt, veprim, dekret apo ligj të Presidentit Meta, si provë faktike e konkrete antikushtetuese të Tij. Kuvendi në ikje dhe komisioni hetimor jashtë kohe duan të rreken rreth retorikës metaforike dhe pezhorative të lirisë politike të shprehjes së Presidentit të Republikës. Po qe për gjykimin e metaforave dhe stilit pezhorativ të retorikës politike në Shqipëri, Kuvendi në ikje dhe shumë komisione hetimore duhej të ngriheshin në Shqipëri për Kryeministrin e ‘timonit e tepsisë’, që i ka aq shumë për zemër metaforat dhe stilin pezhorativ në retorikën e Tij dhe që e ka futur Shqipërinë në rrugën e një regjimi hibrid.

blank

Rrëfimi- Historia e Hamit Matjanit, si e kujtojnë vajza, nipi dhe mbesa ‘’diversantin’’ që u ekzekutua nga komunizmi

Anila Ahmataj

Jeta e vështirë në arrati, endjet nëpër male, luftimet dhe përpjekjet e shumta e kishin trajnuar atë aq mirë, mirpo rrëfimi ekskluziv i pasardhësve të tij, krijoi një tjetër histori, pikërisht këtu nis rrugëtimi i tij. Stërgjyshërit e Hamit Matjanit e kanë prejardhjen nga krahina e Matit, prej nga ku janë shpërngulur rreth 300 vite më parë. Ata u vendosën në kodrat midis Lushnjes dhe Peqinit. Fillimisht ishin dy vëllezër që themeluan fshatin të cilin e quajtën ‘’Matjan’’. Ky fshat kishte një natyrë të mrekullueshme. Pas shumë vitesh erdhi në jetë katragjyshi i tyre, Shaban Matjani, pas tij vjen Hasan Matjani, i cili u martua me Zylfijen, me të cilën nga kjo martesë sollën në jetë 6 fëmijë, tre djem dhe tre vajza. Djali i madh u quajt Asllan, i dyti Ibrahim dhe i treti ishte pikërisht Hamiti.

Kush ishte Hamit Matjani

Hamit Matjani lindi më 16 korrik të vitit 1909, nga prindër me gjak të pastër shqiptar. Hamiti u rrit në një familje ku frymonte dashuria për atdheun.
Ai vijoi mësimet e shkollës fillore në vendlindjen e tij! Më pas erdhi momenti kur u thirr për të kryer shërbimin ushtarak në repartin e xhandarmërisë në Vlorë.
Hamiti aty mori një përgatitje fizike dhe njohuri shumë të mira ushtarake, të cilat jepeshin nga ushtarakë të huaj shumë të përgatitur, siç ishte edhe një prej njerëzve më të afërt të Enver Hoxhës, Sulo Gradeci që shërbeu truproja i tij për 30 vjet.

Jeta Martesore

Hamiti pati dy martesa me dy gra, ku nga njëra martesë erdhi në jetë djali i cili u quajt Xhevit dhe nga martesa e dytë erdhi në jetë Hedija, vajza e vetme e Hamit Matjanit, historia e të cilës mori ‘dhenë’ asokohe.
Rrëfimi i mbesës së Hamit Matjanit, së bashku me historitë dhe ngjarjet e përjetuara nga vetë ajo, edhe pse në një moshë fare të vogël.
‘’Ishin vitet 1929-1930, Hamiti ishte cituar për sjellje të mirë. Në kuadër të riorganizimit dhe ristrukturimit të armës së xhandarmërisë sipas karabinierisë italiane, u dērguan për specializim në Itali një numër xhandarësh, ku midis tyre ishte edhe Hamiti. Ky kurs u zhvillua në Napoli dhe zgjati 5 muaj, deri në 1939. Por ndërkohë në Shqipëri ishte përgatitur një dosje kundrejt tij dhe sapo ai kthehet në atdhe burgoset dhe dërgohet në burgun e Lushnjës.
Vrasja e vëllait të tij, ishte zanafilla e gjithë ndryshimit të rrjedhës së historisë së tij. Kjo vrasje i kishte gozhduar shpirtin Hamitit. Brenda burgut ai mendonte sesi ta merrte hakun për gjakun e të vëllait. Hamiti mori hak duke vrarë një nga familjarët e fisit që i vrau të vëllain.’’- tha Lije Matjani.

Aktiviteti i Hamit Matjanit në vitet 1943!

Ishin vitet 1943 kur Hamit Matjani ishte Komandant i Forcave Nacionaliste të Ballit Kombëtar për Peqinin.
Në Lushnje Hamiti kishte pasur një mik për besë, Qazim Dervishin, i cili me ushqimet që i çonte ne burg e ndihmoi atë të arratisej nga aty!
Ishte ditë e paqtë. Dielli kishte nisur të depërtonte mes dritareve të “ferrit”, vendi ku gjendej Hamiti, Qazimi i kishte thënë të bijës që të çonte ushqimin brenda burgut. Kishte gatuar dhe në fund të gjellës kishte futur edhe një sharrë hekuri.
Hamiti kishte planifikuar planin e arratisjes.Mirpo kjo ndodhi për shkak se burgu i Lushnjës nuk ishte burg i sigurisë së lartë, kjo ishte arratisja e tij që i shpëtoi pushkatimit, apo varjes.

Vëllavrasja ‘’tmerri’’ i shqiptarëve!

Hamit Matjani nuk mundi të duronte skllavërinë, ai shpesh përmendte se “fashizmi është një farë e keqe që duhet zhdukur”. Kishte dëgjuar në xhandarmëri për të! Shumë atdhetarë të nderuar të kulturës si Musine Kokalari, Mit’hat Frashëri e shumë të tjerë, pērpiqeshin ta bënin të qartë se çfarë të këqijash do t’i vinin vendit. Hamiti i besoi dhe i mori seriozisht , prandaj u bashkua me ata shqiptarë që e kundërshtuan me force. Hamiti u emërua komandant i Forcave të Ballit Kombëtar për rrethin e Peqinit. Veprimtaria e tij e bëri që ai të hynte në listat e komunistëve si person me rrezikshmëri të lartë. Në akt pretencën e mbajtur në Fier më 3 korrik të 1945 në gjyqin kundër Tefik Sfirit, ish-komandant i Forcave të Ballit në Mallakastër, prokurori përmendi Hamit Matjanin, si bashkëpuntor .

Jeta familjare e Hamit Matjanit!

Që nga viti 1939 Hamiti nuk kishte pasur kurrë qetësi dhe nuk kishte shijuar asnjë çast ngrohtësi familjare edhe pse në shtëpi pritej nga bashkëshortja dhe djali i tij. Mirpo ajo që përmbys “Legjendën e masakrimit të së bijës’’ nga Hamiti është vajza e tij, Edije Matjani.

Vajza e tij e vetme jam unë dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe i ndjeri vëllai im dhe se kjo legjendë nuk është e vërtetë, pasi Hamiti pas interrnimit të djalit te tij dhe bashkëshortes, bashkëjetoi me një grua tjetër të cilën e kishte bashkëluftëtare,dhe kjo ishte nëna ime! Me nënën time solli në jetë mua , dhe nëna ime pasi u zbulua nga sigurimi bashkë me mua qē isha një foshnje e sapolindur na morën nga fshati “Dëshiraj” dhe fillimisht mua më çojnë në jetimoren e Elbasanit. Më vonë më trasferojnë në jetimorèn e Shkodrës.Jeta ime ishte jashtëzakonisht e , po ashtu eshe kud unë u largova nga jetimorja.’’- rrëfen Edije Matjani.

Përballja e Hamit Matjanit me Kadri Hazbiun!

Ka qënë diçka e jashtëzakonshme! U prit te vendi i caktuar ku do të zbriste me parashutë! Disa nga bisedat e zbardhura mes Mehmet Shehut, Enver Hoxhës, Beqir Ballukut dhe Hysni Kapos janë emblematike!

Beqir Balluku e Hysni Kapo deklaronin se “Ne jemi dakord që Hamit Matjani të varet në litar se kështu do të kënaqet populli, ta shohë nja tre-katër orë”
Ndërkohë Enver Hoxha dha urdhërin ‘’Unë kam hall se krijohet një farë frikë e padeklaruar në popull kur sheh një njeri në atë gjendje me gjihën jashtë, prandaj më mirë pushkatim si të tjerët.’’

blank

Dy DITË në 1 ditë, 9 Maj Nga Majlinda F. Keta

Në se i referohemi festave që i huazuam Europës na bie që të qasemi e të edukohemi se si “festohet” edhe në shtete të tjera europiane 9 Maji, Dita e Europës së Bashkuar.

Ma ha mendja (kjo gugëllohet lehtësisht) që askush brenda dhe jashtë 27- tshes nuk i bëhet tapet puthadorjeve të ambasadorëve të BE në vendet e tyre.

Thjeshtë, respektojnë dhe duan të theksojnë kontributet e mëmëdheut të tyre për Europën e Bashkuar, në paqe e kohezion.

Si shqiptarë duhet t’i ngremë kryet lart për këtë binom (paqe dhe kohezion),

nuk i kemi shpalluar askujt luftë por veç kemi pësuar e nuk jemi shpaguar nga luftrat dhe grabitjet territoriale nga vende të tjera.

As ndjesë nuk kërkuan kurrë dhe as kërkojnë se ku po gabojnë këto 30 vite që po janë mentorët e progresit të shqiptarëve në shtetbërje

( ku mbetemi anarshi nga pushtete okulte);

demokraci (ku na cilësojnë model hibrid)

dhe mirëqënie (ku vetëm si të emigrojmë masivisht drejt shteteve të tyre u aftësuam mrekullisht).

Po integrohemi duke emigruar masivisht çdo ditë e më shumë. I çuditshëm dhe që duhet dialoguar mirë ky fakt edhe me vetë BE.

Me qëndrimin dhe kontributin antifashist meritojmë 🎖, ndonëse nuk na e përmendin këtë.
………..
Në se i referohemi ShBA, për 9 Majin, na duhet të edukohemi me sjellje kujdesi, mirënjohje, falenderuese, përkujdesje vlerësuese dhe përkëdhelëse por edhe përkushtimi për “ Dita e NËNËS”.

Ta gëzojmë të gjithë POR kur shoh lumturinë e gjithë atyre shqiptarëve që sapo ju ka dalë fitues aplikimi për Green Card……

them kushedi sa nëna SOT nuk dijnë në se duhet ta gëzojnë këtë fakt apo duhet të besojnë se më mirë të qajnë për mallin se hallin nga varfëria…..

them që sa veçansi marrin këto data për nënat shqiptare.

Mos harrojmë që NËNËS së Madhe, Shqipërisë, po i thahet “ barku” në numër lindjesh dhe ato që ka po i rrjedhin rrugëve të botës.
…………
EDHE në ditë të mëdha na DUHET të reflektojmë, debatojmë për VETEN më shumë se përtej….. këtë kanë bërë të gjithë popujt që duan realisht të progresojnë denjësisht.

Gjithsesi, tani i kemi prezent këto dy data në kalendaret tona.

Sa shumë nevojë kemi ti qasemi refleksionit për VETËDINJITETIN dhe të largohemi nga idealizimet dhe “ fluturimet” larg shumë të vërtetave.

Shumë, them unë që deri në fund dua ta mbyll jetën këtu, në mëmëdhe duke bërë detyrën e duke pritur të bëhet shtet funksional shteti im.

blank

Më 9 maj 1978 Brigadat e Kuqe, vranë kryeministrin italian Aldo Moro, pas 50 ditësh nga rrëmbimi

VOAL – Ish presidenti i Demokristianëve, i vrarë nga Brigadat e Kuqe më 1978, lindi më 23 Shtator 1916 në Maglie, në provincën e Leçes. Pasi mori diplomën e shkollës së mesme klasike “Archita” në Taranto, ai u regjistrua në Drejtësi në Universitetin e Barit, duke marrë një diplomë me tezën “Aftësia juridike penale”. Teza, e rinisur dhe e thelluar, do të përbëjë botimin e tij të parë shkencor dhe do ta nisë atë në një karrierë universitare.

Pas disa vitesh karrierë akademike, ai themeloi me disa miq intelektualë më 1943, në Bari, periodikun “La Rassegna” i cili do të botohet deri në vitin 1945, vit në të cilin martohet me Eleonora Chiavarelli, me të cilën do të ketë katër fëmijë. Në të njëjtën periudhë, ai u bë President i Lëvizjes Graduate të Veprimit Katolik dhe ishte drejtor i revistës “Studium”, ku ishte një kontribues i rregullt, duke u zotuar të sensibilizonte të rinjtë e diplomuar në angazhimin politik. Më 1946 ai u zgjodh në Asamblenë Kushtetuese dhe u bashkua me Komisionin e “75” të ngarkuar me hartimin e tekstit kushtetues. Për më tepër, ai është raportues për pjesën që lidhet me “të drejtat e njeriut dhe qytetarit”. Ai është gjithashtu nënkryetar i grupit DC në Asamble.

Në zgjedhjet e 18 prillit 1948, ai u zgjodh deputet i Parlamentit në rrethin Bari-Foggia dhe u emërua nënsekretar për punët e jashtme në kabinetin e pestë De Gasperi, ndërsa aktiviteti i tij i pashtershëm si mësues dhe pedagog nuk u ndal, me shumë botime në emër të tij.

Ai u bë profesor i rregullt i së drejtës penale në Universitetin e Barit në 1953: ai u rizgjodh në Parlament dhe u bë President i grupit parlamentar DC në Dhomën e Deputetëve. Karriera e tij politike, gjithashtu, me sa duket nuk njeh shenja kompromisi të asnjë lloji. Një njeri solid dhe i vendosur, më 1955 ai u bë Ministër i Faljes dhe Drejtësisë në qeverinë e parë Segni.

Më 1956, gjatë Kongresit VI Kombëtar të DC që u zhvillua në Trento, ai konsolidoi pozicionin e tij brenda Partisë. Në fakt, ai ishte ndër të parët e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të Partisë. vitin e ardhshëm, ai u bë Ministër i Arsimit në qeverinë Zoli. Futja e edukimit qytetar në shkolla i detyrohet atij. I rizgjedhur në Dhomën e Deputetëve në 1958, ai është ende Ministër i Arsimit në qeverinë e dytë Fanfani.

“Një gjeneral i cili, i zhgënjyer nga ushtria e tij, besoi se e vetmja mënyrë për të luftuar armikun ishte ta përqafonte”. (Indro Montanelli, në Aldo Moro)

1959 është një vit shumë i rëndësishëm për Aldo Moron. Në fakt, zhvillohet Kongresi VII i Demokristianëve, i cili do ta shohë atë triumfues, aq sa atij i besohet Sekretariati i Partisë, një pozicion i rikonfirmuar në kohë dhe të cilin do ta mbajë deri në Janar 1964. Por një vit tjetër shumë i rëndësishëm, gjithashtu në dritën e historisë tragjike që do të godasë politikanin Doroteo, është 1963 kur, i rizgjedhur në Dhomë, ai thirret të formojë qeverinë e parë organike të qendrës së majtë, duke qëndruar vazhdimisht në detyrë si Kryeministër deri në Qershor 1968, në krye të tre ministrive të njëpasnjëshme të koalicionit me Partinë Socialiste.

Është në praktikë realizimi “me pak fjalë” i famshëm “kompromisi historik” i shpikur nga vetë Aldo Moro (unë e përdor për të shmangur shprehje të tilla si “konvergjenca paralele”), domethënë ajo manovër politike që pretendonte afrimin e komunizmit dhe skajet e majta drejt zonës së moderuar dhe qendrore.

Trazira dhe mospajtimi që këto situata “kompromisi” ngjallin mbi të gjitha brenda votuesve të PCI, por mbi të gjitha brenda moderuarve, u materializuan në mësimet e vitit 1968 kur Moro u rizgjodh në Dhomë, por zgjedhjet ndëshkojnë në mënyrë efektive partitë e koalicionit dhe përcaktojnë krizën e qendrës së majtë. Duke thënë këtë, është e pashmangshme që pesha e prestigjit të vetë Aldo Moro të preket gjithashtu. Në çdo rast, ministritë gjithmonë mbeten dhe në fakt nga 1970 deri 1974, ai merr postin e Ministrit të Jashtëm, megjithëse me disa intervale. Në fund të kësaj periudhe, ai kthehet në presidencën e Këshillit duke formuar ministrinë e tij të katërt, e cila zgjat deri në Janar 1976.

Në korrik 1976 ai u zgjodh President i Këshillit Kombëtar të DC.

Më 16 Mars 1978, fundi tragjik në jetën e politikanit fatkeq. Një komando nga Brigadat e Kuqe shpërthen në rrugën Fani të kryeqytetit, ku në atë moment Moro po kalonte për të shkuar në Parlament për të marrë pjesë në debatin mbi besimin e qeverisë së katërt Andreotti, qeveria e parë me mbështetjen e PCI, masakron pesë burrat e shoqërimit dhe rrëmben burrin e shtetit. Pas pak, Brigadat e Kuqe pretendojnë veprimin me një telefonatë për Ansa. I gjithë vendi e kupton qartë se ky ishte një sulm në zemër të shtetit dhe në institucionet demokratike që Moro përfaqësonte.

Më 18 Mars, një telefonatë në “” Messaggero “bën të mundur gjetjen e” “Comunicato n.1” të BR, e cila përmban foton e Aldo Moros dhe njofton fillimin e “” gjyqit “të tij. Ndërsa, vetëm një ditë më pas, Papa Paul VI fillon thirrjen e tij të parë për Moron. Shërbimet sekrete të të gjithë botës, edhe nëse raportet ishin të shumta dhe të sakta, nuk mund të gjenin burgun e terroristëve, të riemëruar “burg i njerëzve”, dhe nga i cili Moro thirri pandërprerë, përmes letrave të shumta, një negociatë.

Më 9 maj, pas më shumë se pesëdhjetë ditësh burgim dhe negociatash rraskapitëse me eksponentët e shtetit të kohës, edhe burri i shtetit u vra brutalisht nga BR, tani i bindur se kjo është e vetmja rrugë koherente për të ndjekur. Burgosja e tij kishte provokuar debate të gjera midis atyre që ishin të gatshëm t’i nënshtroheshin kërkesave të Brigadave të Kuqe dhe atyre që ishin qartë kundër moslegjitimimit të tyre, një debat që shqyen fjalë për fjalë vendin si politikisht dhe moralisht.

Telefonata dramatike nga torturuesit e Moros i dha fund kësaj klime të nxehtë dialektike, të cilët e bënë të ditur drejtpërdrejt në një eksponent të lartë politik se trupi i Moros mund të ishte gjetur i vdekur në bagazhin e një makine përmes Caetani, emblematikisht në gjysmën e rrugës midis Piazza del Gesù , selia e Demokristianëve dhe via delle Botteghe Oscure, selia historike e Partisë Komuniste Italiane. Sipas rindërtimeve, ende fragmentare pavarësisht nga shumë vite që kanë kaluar, burri i shtetit u vra nga brigatista Moretti në garazhin përmes Montalcini, gropa e përdorur nga brigatistët si një “burg i popullit”.

Bazuar në blerjen e elementëve të rinj, gruaja e tij Eleonora dhe vajza Maria Fidae kohët e fundit vendosën të thyejnë murin e gjatë të heshtjes që ka mbështjellë historinë për vite me rradhë, duke kërkuar rihapjen e hetimit për çështjen Moro.

Shërbimet italiane goditën një shënjestër të rëndësishme në 14 Janar 2004 me arrestimin e Rita Algranati dhe Maurizio Falessi, të arratisur në Afrikën e Veriut. I pari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krimin Moro.

Sot Alessio Casimirri, burri i Algranatit, mbetet i vetmi i arratisur i pakapshëm i grupit BR që mori pjesë në pritën e Via Fani./Elida Buçpapaj


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend