VOAL

VOAL

Iluzionet e lirisë në dhjetor 90 dhe zhgënjimi aktual- Nga Kujtim Morina

December 8, 2022

Komentet

Loja e turpshme me Rugovën dhe rugovizmin si filozofi politike!- Nga Florim Zeqa

 

Pas dashurisë shpirtërore të simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Ibrahim Rugovën fshihen grupet e interesit që bën plloje mbi trashëgiminë rugoviane, duke e shfrytëzuar emrin e liderit historik për interesa personale dhe klanore.

 

Shumë laroj e bijë(a) të larojve janë ngritur në emrin e Rugovës

 

Janë një grup i vogël i njerëzve dhe numër akoma më i vogël i familjeve që e shkërdhyen LDK-në duke u thirrur në emrin e filozofisë politike rugoviane!

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik, subjekti më i madh politik u bë strehë e matrapazëve, uzurpatorëve dhe servilëve, kontrabanduesve dhe tuxharëve politikë, sekserëve dhe urithëve të nëntokës të cilët nuk i zbritën LDK-së që dy dekada nga qafa duke e zhvatur përmes saj buxhetin e shtetit!

Ka mjaftuar vetëm një nga familja të kyqet një herë në rrjetin e grupeve të interesit, për t’i sistemuar më pas të gjithë familjarët e vet në sistemin korruptiv të politikës kosovare.

Pavarësisht  pozicionit politik, pushtet apo opozitë ky rreth vicioz nuk mbetën asnjëherë pa grazhdin e buxhetit të shtetit, qoftë në institucione qendrore apo lokale, publike apo staf diplomatik!

Në secilin proces zgjedhor të njëjtin njerëz përbirohen në listat zgjedhore. Edhe nëse nuk i marrin votat për Kuvendin e Kosovës, si servil të zellshëm ndaj liderit menjëherë sistemohen në pushtetin lokal.

Pra, pa marrë parasysh kush fiton dhe kush i humbë zgjedhjet, ‘larojt e LDK-së’ janë të parët që e ladrojnë buxhetin e shtetit! Nga ta kthesh kokën të njëjtët ‘laroj’ zhvatin arkën e shtetit!

Janë grupi vicioz që i bëjnë ‘rrush e kumblla’ paratë e shtetit duke u thirrur në ideologji dhe filozofi rugoviane pa e bërë asnjë punë të mirë për shtetin dhe qytetarët.

Shumica e atyre që thirren në emrin e filozofisë politike rugoviane as që e kuptojnë konceptin e kësaj filozofie! Mendojnë që është diçka që ka pikur nga qielli apo ka lindur nga populli!

Disa që thirren në emër të filozofisë politike Rugoviane abuzojnë dhe e keqinterpretojnë rugovizmin si mjet për interesa të ngushta personale, për të marrë apo mbajtur pushtetin, pa e ndjerë fare në shpirtin e tyre frymën rugoviane!

Këtyre larojve dhe larojkave të LDK-së as që ju shkon mendja të largohen apo t’iu lëshojnë rrugë të tjerëve, duke u sjellur si skllavo-pronar ndaj elektoratit të LDK-së, të cilët këta të fundit i përdorin si skllevër gjatë fushatave zgjedhore!

 

Ndjehem krenar, që për 35 vjet të aktivitetit tim politik dhe të qenurit anëtarë i thjeshtë i LDK-së asnjëherë nuk kam përfituar asgjë nga ky subjekt! Por, nuk kam si të mos ndjehem keq kur i shohë ‘larojt’ dhe ‘larojkat’ duke kullotur në ‘Arën e LDK-së’ të punuar dekada më parë nga unë dhe mijëra veprimtarë të tjerë!

ISH DREJTORI I DOGANAVE TË FRANCËS NJË ROBISON KRUZO NË BREG-LIQENIN E POGRADECIT- Nga Bardhyl R Berberi

Fare pranë bregut të liqenit është një makinë me taraga franceze qw ka pas njw kabinw . Aty hyn dhe del një burrë i moshuar . Gabina është vendosur rreth 10 m larg bregut të liqenit dhe prej aty ndjen llokoçitjen e valëve të liqenit klithjen e pulbardhave dhe kërcitjen e peshkut, fle aty dhe të duket sikur liqenin e ke aty nënë jastëk si një ninull të bukur hipnotizuese .Kjo bukuri e natyrës dhe këto brigje magjike që më kanë sjellë prej më shumë se dy javësh na thotë 77 vjeçari Zhan Lui Maria Henri Brezhu nga Franca .Është koha e drekës dhe Zhani është duke pjekur njw pulw fshati në një skarë me qymyr dje thotw poqa belushka … dhe është mrekulluar nga kjo bukuri e natyrës .Zhani na thotë se ka qënë prej shumë vitesh Drejtori i Depertamentit të Doganave franceze dhe para pesë vjetësh ai ka dalë në pension dhe i vetmuar ka filluar të udhëtojë nëpër vëndë të ndryshme të botës . Është baba i katër djemëve të rritur 50 vjeçarit Lionel ,48 vjeçarit Arvin , 46vjeçarit Mark dhe 44vjeçarit Laurent.
Sapo erdha në Pogradec thotë ai ngela “rob “ i kësaj natyre të mrekullueshme dhe i këtij liqeni që është e vështirë t`a gjesh në vend tjetër .Ai ka dy javë që jeton këtu nw kwtw gabinw lwvuswse dhe thotë se do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera pasi para pak kohësh ka festuar 75 vjetorin e datëlindjes së tij i vetëm në Shqipëri.Më pas ai ve buzën në gas dhe thotë të çudit ky fakt se pse e festova në Shqipëri .Pasi prindrit e mij babai im Andrea dhe nwna Monika kanw ardhur nga Franca me punw si profesorw nw liceun frances tw Korçws . Unë kam lindur në Korçw thotw Zhani sepse babaj im Andrea dhe nënë ime Monika kanë jetuar për shumë vjet në Korçë në kohën e Zogut pasi babaj im ka qënë profesor në liceun frances në Korçë sëbshku me Enver Hoxhën .Ai ka patur miqësi atherë më Enver Hoxhën dhe njihej me Enverin qw nw Francw por që kjo miqësi e tij me Enver Hoxhën është prerë si me thikë kur babaj mori vesh se Enver Hoxha ishte vënë në krye të lëvizjes komuniste .Babai im e urrente komunizmin dhe mbaj mënd që më thoshte : Enver Hoxha po udhëhiqte Shqipërinë si i pari i vendit se do ta shkatërrojë atë popull të mrekullueshëm që babaj e donte shumë pasi kishte kujtimet më të mira për shqiptarët .Unë isha vetëm një vit thotë ai kur u larguam nga Korça dhe nga Shqipëria pasi hynw në Shqipëri fashistët italianë të cilët okupuan Shqipërinë .Jemi larguar me një dhimbje të madhe madje babaj në shenjë respekti për Shqipërinë emrit tim i ka ngjitur edhe fjalën Skënder që unë t`i ngjaja heroit tuaj kombëtar Skëndërbeut dhe unë për këtë jam shumë krenar .Madje thotë Zhani këto ditë do t`i kërkojë presidentit të Republikës së Shqipërisë që të më japi nënshtetësinë shqiptare madje e them sinqerisht se dua të vdes në Shqipëri dhe varri im të mbetet këtu ku unë kam lindur në Shqipëri …
Befas, Zhani më thotë se nuk i mungon asgjë por atij i pëlqen kjo jetë e një eremiti nëpër vënde të ndryshme pasi është velur nga jeta dhe nga luksi .Ja thotë ai këtu buzë liqenit jam i qetë si ky liqen sot,bisedoj me valët e tij meditoj pa më shqetësuar njeri se çfar kam bërë mirë në jetë dhe çfar nuk e kam bërë ashtu siç duhet .E pyes për bashkëshorten e tij .Ai më buzëqesh jam i divorcuar tashmë nuk jemi bashkëshortë por dy miq të mirë që flasim vetëm në telefon .Jemi ndarë para shumë vitesh pas krijimit të familjeve nga fëmijët tanë .U divorcova nga gruaja ime pasi e kishim konsumuar njëri tjetrin për shumë vite bashkë dhe nuk kishim se çfar t`i jepnim njëri tjetrit kështu vendosëm të ngelemi vetëm shokë e jo bashkëshortë secili në punënë e vet. Unë që e realizoj këto udhëtime të vetmuara jam krejt i lirë dhe dije thotë ai nuk ka si liria .Zhani thotë se me varkën që ka sjellë me vete ze peshk dhe e kosumon për vete peshkun e freskët apo pula të freskëta fshati të gjitha prodhime bio thotë ai .Më pas thotë po të jap një këshillë hani ushqimet tuaja se janë më të mira se tonat dhe blini rrobat tona se janë më të mira se tuajat .Ai fillon të tymosi një cigare të cilën e dredh vetë nga një qese duhani .Ëshë ves i keq duhani thotë por skam se çfar t`i bëj e kam filluar që ta pija që në moshën 17 vjeç .Zhani ka titullin doctor profesor i shkencave ekonomike .Ja thotë ai këtë janë miqtë e mij kabina lwvizwse vetura varka dhe duhani …Në fund e pyesim gjatë këtyre javëve në Pogradec çfar i ka pëlqyer dhe çfar jo ? Natyra dhe njerzit pogradecarë janë të mrekullueshëm dhe natyrisht nuk më ka pëlqyer ky kaos urbanistik që më duket se ia kanë prishur “virgjërinë “ këtij qyteti .Bregu i liqenit duhet pastruar patjetër ,jam befasuar kur kam parë vetura mbi tapetin e barit në park !/Gazeta Pogradeci

‘Kanë kapur çdo gjë’- Lubonja: Të bashkohen të gjithë kundër sistemit, vendi ka nevojë për rotacion

Analisti Fatos Lubonja mbron tezën se të gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen për të kundërshtuar sistemin, pasi vendi thotë ai ka nevojë për rotacion.

Sipas Lubonjës, është kalcifikuar i gjithë sistemi dhe qeveria ka kapur çdo gjë.

Ai argumenton se politika është arti i të mundshmëve, duke theksuar se edhe një parti e vogël qoftë me 1%, mund të shndërrohet në një fuqi për të sjellë ndryshimin.

Politika është arti i të mundshmes, unë ndikoj aq sa mundem dhe kam fuqi shumë të madhe. Sepse unë nëse vendos iki dhe i lë pushtetin, atëherë fuqia juaj megjithëse 1% po themi, bëhet aq e madhe sa mund ti bësh shërbim vendit. Po të më thonin mua, unë do shkoja pa dyshim me opozitën, për të ndëshkuar  këtë që rri kaq gjatë dhe që ka ndërtuar këtë sistem, me kushte të caktuara.

Është kalcifikuar i gjithë sistemi, kanë kapur cdo gjë. Problemi është ky, nëse populli voton këtë tjetrin, të voton edhe ty, i jep një ndëshkim këtij tjetrit, i thotë Ramës zotëri ti e ke mbushur kupën dhe duhet të largohesh.

Unë them po ja dha populli atij, tregon që ky është i pritur. Unë kam qenë i tezës që këta të kenë qenë të bashkuar, të paktën për të bërë një rotacion. sn

BE: Nga ndalja e punës së REL-it do të përfitonin vetëm ata që përhapin narrativë përçarëse

Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

 

Radio Evropa e Lirë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në promovimin e gazetarisë së besueshme dhe të saktë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Përkushtimi i Radios Evropa e Lirë për të vërtetën dhe raportimin e pavarur, është thelbësor në rajonet me situatë komplekse politike, për fuqizim të komuniteteve dhe forcim të vlerave demokratike. Nga ndalja e punës së saj do të përfitonin vetëm ata që përhapin narrativë përçarës, duke anuar më tej balancën në favor të dezinformimit”, ka thënë zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ioanna lachana.

Më 14 mars, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale – përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit tjerë federalë.

Agjencia e SHBA-së për Media Globale është agjenci e pavarur qeveritare, që mbikëqyr media që transmetojnë në pothuajse 50 gjuhë dhe shtrihen te 361 milionë njerëz në baza javore.

Aty përfshihen mediat: Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Transmetuesi për Kubën (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur.

Pak orë pas vendimit të Trumpit, zyrtarë të USAGM-it i kanë ndërprerë punën Zërit të Amerikës dhe Transmetuesit për Kubën, ndërsa kanë ndërprerë grantet për Radion Evropa e Lirë dhe agjencitë tjera.

Radio Evropa e Lirë e ka paditur USAGM-in më 18 mars, si dhe zyrtarët e agjencisë, Kari Lake dhe Victor Morales, për t’i parandaluar përpjekjet e tyre për ta ndërprerë financimin federal të REL-it.

Padia argumenton se mohimi i fondeve të miratuara nga Kongresi për REL-in shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së, e cila i jep Kongresit autoritetin ekskluziv mbi shpenzimet federale.

Ndërkohë, politikanët e Bashkimit Evropian po vazhdojnë përpjekjet për një mbështetje të mundshme për Radion Evropa e Lirë, mes shqetësimeve se mbyllja e këtij transmetuesi mund të jetë një goditje për mediat pro-demokracisë.

Ambasada gjermane në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo media është “fener i raportimit të lirë dhe të paanshëm” për më shumë se shtatë dekada në mbarë Evropën dhe më tej.

“Siç ka theksuar përfaqësuesja e Lartë [e BE-së, Kaja] Kallas, BE-ja aktualisht është duke eksploruar mundësitë për të mbështetur punën e rëndësishme të REL-it. Kjo, po ashtu, flet për kontributin e REL-it për demokracinë dhe promovimin e informacionit të besueshëm në mbarë botën”, ka thënë Ambasada gjermane në Prishtinë.

Një ditë më parë, organizata me nam nga shumë vende të botës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kanë shprehur mbështetjen për lirinë e fjalës dhe mediave, dhe u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i mbrojë gazetarët dhe punëtorët tjerë të punësuar nga USAGM-i, meqë shumë prej tyre përballen me rreziqe personale për shkak të raportimit nga dhe për regjime shumë shtypëse.

“Për më shumë se 80 vjet, entitetet e USAGM-it, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë (REL) kanë luajtur rol vital në shtirjen tek audiencat që jetojnë nën qeveri shtypëse dhe fuqizojnë shprehjen e lirë në disa prej ambienteve më të rrezikshme për raportim. Eliminimi i këtyre organizatave është goditje e madhe për lirinë e mediave dhe dhuratë për autokratët në botë”, është thënë në deklaratën e përbashkët.

Buxheti që ka kërkuar USAGM-i nga Kongresi amerikan për vitin fiskal 2025 ka qenë 950 milionë dollarë për t’i financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.

 

“Fije shprese”: Audienca mbështet Radion Evropa e Lirë dhe druan për të ardhmen e saj

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, duke mbuluar pushtimin rus të Ukrainës. Donjeck, prill 2022.

 

Radio Evropa e Lirë

Mes përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ia ndalur fondet Radios Evropa e Lirë (REL), audienca e saj në disa nga vendet ku ka transmetim, shpreh mbështetje dhe admirim për gazetarinë që bën.

Nga Irani në Bjellorusi, nga Afganistani në Rusi e nga Pakistani në Ukrainë – lexuesit dhe dëgjuesit i vlerësojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë për raportimin e tyre të guximshëm, të paanshëm dhe të ndershëm, dhe shprehen të shqetësuar se puna e tyre mund të ndalojë.

“Unë jetoj në një fshat të vogël. Ne nuk kemi internet satelitor apo stabil. Radioja juaj më jep shpresë”, shkroi një dëgjues nga Irani në një mesazh në Telegram për Radio Farda-n – shërbimin në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë.

Një tjetër dëgjues nga Irani shkroi në mediat sociale se Radio Farda “është burimi im kryesor i informacionit, për shkak të raportimit të paanshëm dhe profesional”.

“Humbja e saj do të ishte shumë e vështirë. Shpresoj që kjo ditë të mos vijë kurrë”, shkroi ai.

Më 14 mars, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që synon reduktimin e shtatë agjencive federale, përfshirë Agjencinë Amerikane për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe transmetues të tjerë të financuar nga taksapaguesit amerikanë, si Zëri i Amerikës.

Pas publikimit të urdhrit ekzekutiv, Kari Lake, këshilltare e lartë e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të USAGM-së, dërgoi një letër, ku tha se granti i miratuar nga Kongresi për Radion Evropa e Lirë, është ndërprerë.

REL-i, megjithatë, është duke vazhduar punën dhe më 18 mars ngriti një padi federale, për të bllokuar përpjekjen për ndërprerjen e fondeve.

Ndryshe nga Zëri i Amerikës, që është një agjenci federale, REL-i është korporatë private, jofitimprurëse, me selinë editoriale në Pragë.

“Depërtoi në errësirën e gënjeshtrave”

Në Ukrainë, ku Radio Evropa e Lirë mbulon pushtimin rus nga vijat e para të frontit, që kur u urdhërua nga presidenti rus, Vladimir Putin, në shkurt të vitit 2022, lexuesi Oleh Prozorov e falënderoi Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë për “mbrojtjen e lirive politike”.

“Ndonjëherë ishte si një rreze drite që depërtonte në errësirën e gënjeshtrës”, shkroi Prozorov në Facebook.

Në një mesazh për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, lexuesja Lesya Bondaruk shprehu frikë për humbjen e “një bastioni të lirisë së vërtetë të fjalës dhe mendimit”.

“Sulmi ndaj REL-it është sulm ndaj lirisë së fjalës së njerëzimit. Kjo nuk mund të lejohet”, shkroi ajo.

Lexuesit dhe shikuesit e shërbimeve në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë shprehën, po ashtu, mirënjohje për mbulimin e ngjarjeve në Rusi – nga përkeqësimi i lirisë së mediave nën udhëheqjen 25-vjeçare të Putinit deri te pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës.

“Unë jam në Rusi, i zhytur në propagandën zombifikuese, djallëzore të Kremlinit. Current Time është i vetmi kanal televiziv në gjuhën ruse, të cilit mund t’i besohet, me informacione objektive dhe shumë dokumentare”, shkroi një shikues duke iu referuar kanalit televiziv 24-orësh të REL-it.

“Jam i mahnitur pafundësisht nga gazetarët tuaj – që rrezikojnë të punojnë në zonat e vijës së frontit – nga profesionalizmi dhe niveli i lartë i gazetarisë”, shkroi një tjetër shikues i Current Time në një mesazh për rrjetin.

“Fije shprese” në Afganistan

Qindra mesazhe dhe thirrje erdhën edhe nga dëgjuesit e Radios Evropa e Lirë në Afganistan dhe Pakistan.

Ata shprehin shqetësim të thellë për fatin e Shërbimit afgan, i njohur në vend si Radio Azadi, dhe për Shërbimin e Pakistanit, i njohur si Radio Mashaal.

“Radio Azadi është shumë i rëndësishëm për ne. Më mban të informuar për botën. Unë e dëgjoj atë ditë e natë, si në radio, ashtu edhe në telefonin tim”, shkroi dëgjuesi i Radio Azadit, Haji Khodaiberdi, në një mesazh në WhatsApp.

“Radio Azadi është një fije shprese për vendet që shpesh harrohen. Programet e saj i lidhin njerëzit nga fshatrat e vegjël me botën. Duke jetuar në një fshat të largët me vetëm një radio, zëri i saj është vërtet ngushëllues”, shkroi dëgjuesi Safa Mehr.

Një tjetër dëgjues, Nabiullah Zabuli, nga provinca jugore e Afganistanit, Zabul, i bëri thirrje Trumpit dhe “të gjithëve që mund të ndikojnë në këtë vendim, që ta rishqyrtojnë shkurtimin e fondeve për Radio Azadin”.

“Ju lutem, mos i tradhtoni miliona dëgjues tuaj besnikë! Mbajeni të gjallë këtë fener informacioni”, shkroi ai.

Heela Darkhast Ahmadzai, një dëgjuese e Radio Azadit dhe asaj Mashaal, shkroi në një postim në Facebook se të dyja kanalet janë “burime të ndriçimit të mendjes”.

“Ne gratë pashtune mësuam shumë nga këto dy radio-stacione. Mësuam për të drejtat tona, arsimin dhe botën”, shkroi ajo.

Një tjetër dëgjues i Radio Mashaalit, Ebadullah Khan, nga qarku Shangla në Pakistanin veriperëndimor, shkroi në Facebook se gazetarët e saj “e bëjnë punën e tyre me guxim” dhe se “përpjekjet e tyre gazetareske në përhapjen e ndërgjegjësimit mes njerëzve, janë të mëdha”.

“Kjo histori duhet të vazhdojë”

Në Bjellorusi, ku Qeveria e autokratit Aleksandr Lukashenko i ka zhdukur pothuajse plotësisht mediat e pavarura, Shërbimi në gjuhën bjelloruse i Radios Evropa e Lirë është një prej pak organizatave të lajmeve që vazhdon të raportojë në mënyrë kritike për autoritetet.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, një lexues me emrin Zmitrok Siemieniuk tha se menjëherë nxitoi për të mësuar se çfarë po ndodhte dhe hasi në kanalin YouTube të Radio Svabodës.

“Kishte miliona shikime, të cilat më ndihmuan të kuptoja se çfarë po ndodhte në të vërtetë, dhe unë ende i shikoj kanalet e Radio Svabodës”, shkroi ai në Instagram.

“Ju jepni lajme pa propagandë dhe urrejtje. Mund të mësoj për ngjarjet më të rëndësishme që ndodhin në botë. Dhe, natyrisht, këtu mund t’i lexoj lajmet në gjuhën time amtare”, tha ai.

Protestat kundër regjimit të Lukashenkës. Minsk, 2020.

Protestat kundër regjimit të Lukashenkës. Minsk, 2020.

Një tjetër lexuese, Tatsiana, tha se Radio Svaboda “është i vetmi vend në botë ku unë mund të ndihem vërtet si qytetare e një Bjellorusie të lirë evropiane”.

“Në vitin 2020, miliona bjellorusë që morën pjesë në revolucionin paqësor kundër autoritarizmit brutal të Lukashenkës, përqafuan vlerat e Radio Svabodës, ndërsa ajo i transmetonte drejtpërdrejt këto ngjarje historike – në kohë reale”, shkroi ajo në një mesazh privat.

“Misioni i saj mbetet i papërfunduar sot – kjo histori duhet të vazhdojë”.

Përgatiti: Valona Tela

Gazment Bardhi zbërthen skemën “5B”: Ja si drejtorët e besuar të Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi kanë marrë 32 mln euro tendera e prona publike

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zbërthyer skemën “5B” të Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dy drejtorët më të besuar të Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi kanë marrë 32 mln euro tendera, prona publike e leje ndërtimi me firmën e kryeministrit Edi Rama.

“Kompanitë në pronësi të të afërmeve të dy ndër drejtorët më të besuar të Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, që veç lidhjeve të gjakut, gëzojnë edhe besimin e shefes së tyre, përllogaritet të kenë marrë të paktën 32 milionë euro tendera, prona publike, leje ndërtimi madje edhe me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Ceno Klosi është anëtari më aktiv i bandës elektorale të PS në Fier. Edhe pse me disa dosje në SPAK, tashmë prej vitesh, por për fat të keq ende të pafinalizuara, Belinda Balluku e fshehu përkohësisht në listat e kandidatëve për deputet, duke shfrytëzuar pasurinë e paligjshme për deformimin e vullnetit të zgjedhësve”, shkruan demokrati.

Reagimi

Në historinë e Shqipërisë nuk ka patur kurrë skemë më korruptive sesa vrasja e konkurrencës së lirë dhe përfitimi i fondeve publike nga vetë zyrtarët e lartë të qeverisë. Kjo skemë e zbuluar fillimisht në Bashkinë e Tiranës rezulton se është e shtrirë në çdo institucion publik gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Të dhënat e zbuluara dje nga investigimi profesional i gazetarëve të emisionit PLUG, provojnë se kompanitë në pronësi të të afërmeve të dy ndër drejtorët më të besuar të Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, që veç lidhjeve të gjakut, gëzojnë edhe besimin e shefes së tyre, përllogaritet të kenë marrë të paktën 32 milionë euro tendera, prona publike, leje ndërtimi madje edhe me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Skema kriminale “5B” e Belinda Ballukut, e zbërthyer nga emisioni investigativ “Plug”, shpjegon edhe importimin e kreut të kësaj skeme Ceno Klosi në listat për deputet të PS në qarkun Fier. 32 milion euro të përfituara nga fondet publike, janë mjaftueshëm për të deformuar vullnetin e qytetarëve të zgjedhje.

Ceno Klosi është anëtari më aktiv i bandës elektorale të PS në Fier. Edhe pse me disa dosje në SPAK, tashmë prej vitesh, por për fat të keq ende të pafinalizuara, Belinda Balluku e fshehu përkohësisht në listat e kandidatëve për deputet, duke shfrytëzuar pasurinë e paligjshme për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Gjej rastin të apeloj edhe njeherë Prokurorinë e Posaçme që strategjinë e goditjes së korrupsionit dhe krimeve elektorale të mos e lërë vetëm në letër. Këto janë ditët që ndajnë nëse strategjia është bërë si mjet propagande për të shpërlarë korrupsionin qeveritar dhe zgjedhor të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe bandave të tyre elektorale, apo është vullnet real i prokurorëve të posaçëm për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore dhe korrupsionin qeveritar.

Screenshot 104
Screenshot 104

(BalkanWeb)

Raporti i Shërbimeve Sekrete italiane: Autokracia, mafia shqiptare dhe narkotrafiku, rrezik për sigurinë italiane…

Kapja e shtetit, autokracia, ndikimi politik në administratën publike, gjyqësori, media e aktorët keqdashës global”, janë preokupimet e shërbimeve sekrete italiane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në raportin vjetor prezantuar në Senatin Italian.

Narkotrafiku ka protagonist mafian shqiptare e aftësinë e organizimeve kriminale për të përfituar nga dallimet legjislative e ekonomike si për t’u infiltruar në struktura social-ekonomike të vendit.

Gazetarja e Syri Tv, Alba Kepi, ka siguruar raportin ekskluziv të Senatit italian mbi politikat e informacionit të shërbimit të sigurisë kombëtare përgjatë 2024, sfidat globale, skenari ndërkombëtar, siguria kombëtare, mafia e narkotrafiku.

 

Image

Aktiviteti i shërbimeve sekrete italiane ka vijuar me aktivitet të veçantë gjatë 2024 për shkak të krizës në Lindjen e Mesme e qëndrimin e Italisë pro Izraelit që e ka bërë të jetë në riskun e kërcënimit xhihadist e terrorizimit ndërkombëtar.

Zhvillimet politike e të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pasur interes parësor për Inteligjecën Italiane e aktivitetin e shërbimeve sekrete gjatë vitit 2024 për shkak të situatës komplekse që ka ky rajon ashtu dhe për pasojat që kjo situatë jo stabël mund të sillte për Italinë.

Raporti i shërbimeve sekrete Italiane cilëson vendet e Ballkanit Perëndimor të ekspozuara ndaj fenomeneve të niveleve me intensitet të ndryshëm që kompromentojnë qeverisjen e tyre siç janë tendencat e autokracisë, kapja e shtetit, kontrolli politik mbi administratën publike, sistemi gjyqësor, media, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe përshkueshmëria e ndikimeve keqdashëse të aktorëve globalë.

Image

Një vëmendje të vecantë ky raport i ka kushtuar marrëdhënies mes Serbisë e Kosovës që mbetet e tensionuar e preokupon rajonin.

Sa i takon riskut terrorist xhihadist, shërbimet sekrete italiane e konsiderojnë se territori i Ballkanit Perëndimor përfaqëson një mundësi projektimi për kërcënimin ndaj Europës.

Mbi aktivitetin kriminal të mafias e grupeve të strukturuar, raporti evidenton se “gjatë procesit të përshtatjes së tyre me zhvillimet e skenareve ndërkombëtare, rrjetet kryesore kriminale kanë objektiva gjithnjë e më ambicioze duke u infiltruar në strukturat social ekonomike e duke zëvendësuar metodat e dhunshme me strategji korruptive e kërcënuese.”

“Në këndvështrimin e sigurisë kombëtare, këtyre karakteristikave u shtohen aftësitë e organizimeve kriminale për të krijuar aleanca strategjike me aktorë të shumë ekonomikë, ligjorë e për të shfrytëzuar për qëllimet e tyre dallimet legjislative, ekonomike e kulturore në projeksionet e ndryshme që marrin këto organizime”, shkruan raporti, që shton se ” e gjitha kjo rrit shkallën e rrezikshmërisë së tyre”.

Aktiviteti kriminal i grupeve shqiptare në këtë raport cilësohet Mafia e shërbimet e inteligjencës italiane shkruajnë se “në profilin e narkotrafikut, monitorimi i shërbimeve sekrete italiane ka evidentuar dinamizmin e vecantë të mafias shqiptare.”

Image

“Aftësia e organizatave kriminale shqiptare i ka bërë protagoniste në trafiqe të rëndësishëm ndërkombëtare dhe për shkak të marrëdhënieve e kanaleve të konsoliduara e grupe aktive në vendet e prodhimit të kokainës, në vecanti në Amerikën Latine e destinuar për tregjet europiane”.

Ekspertët italianë informojnë se aktivizimi në rritje i grupeve shqiptare lidhet me shtrirjen kapilare që ata kanë në të gjithë territorin italian e në nivelin e lartë të specializmit menaxhues në trafikun e drogës.

Me Presidentin Trump nuk ka lojë!- Nga AGRON SHABANI

 

Me bëri përshtypje të jashtëzakonshme një vështrim, apo analizë komplementare dhe suplementare e Prof. dr. Elams Leci me titull: ” Rusia, rikthimi i gjeopolitikës komuniste dhe gjeopolitika pa ideologji zyrtare” e publikuar në gazetën  autoritative shqiptare “Bota Sot”  me datë 11. O3. 2O25;  Respekt.
Ndaj, pa humbur kohë le të me lejohet t´u qasëm disa ngjarjeve dhe zhvillimëve të përgjithma gjeopolitike, gjeoushtarake, gjeobeletristike, gjeoekonomike, gjeokoniukturale, gjeokulturore, gjeofetare, gjeokonceptuale, gjeoideologjike dhe të tjera në një hark relativisht të gjatë kohorë dhe hapësirërorë që i zbardhin ose bëjnë të qarta ambiciet, apo apetitët e reja imperiale, koloniale, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të Rusisë dhe Presidentit të saj  Vlladimir Vlladimiroviç Putin, i cili në menyrë diskrete ose interaktive, thuhet s është i privilegjuar dhe favorizuar nga Adminstrata amerikane nën Presidentin Trump, ne luftën e tij imperiale dhe kolonialiste kundër Ukrainës.
A është ashtu?! mbetët të shihet.
Edhe Presidenti i Francës ( Emanuel Macron), flet për një “mburojë atomike” ( ala “force de frappe”) të Europës ose BE-së.
Ndërkohë që akoma ngelën të paqarta, misterioze ose enigmatike qëndrimet e Presidentit Trump ndaj liderit ose kanzelarit të ri të Gjermanisë në një kohë acarimësh dhe tenisionësh amerikano-europiane që kanë ngritur shqetësim dhe alarm të madh mbi fatin e përgjithshëm të Natos, fundin e luftës në Ukrainë, si dhe mbi marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombëtare.
Bota ose planeti ynë sikur janë kthyer sërishë në fazat ose etapat e ndryshme të botës bipolare ose dy bllokiste, kur SHBA-së dhe Rusia (lexo: ish BRSS-së) e kishin fjalën kryesore në marëdhëniet ndërkombëtare, duke qenë kështu edhe zotëra të luftës edhe të paqës, apo….?!
Kush ishte dhe si rodhi (zhvillua) ish lufta e ftohtë me të veçantat dhe specifikat e saj?
 Pas “marëshimit të papritur” të trupava ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në “paralelën e njohur numër 38” të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 195O, do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë, dhe faza (etapa) e dyë e luftës se ftohtë me rastin e vendosjes se “status quos” ose “paqës fluide” dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953. Gjegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së -nën komanden supreme të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur në vitin 1953. Duke shënuar në këtë prizëm edhe vazhdimin e “etapës së dytë” të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të asokohëshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët; me rastin e testimit të pare nuklear ose atomik nga ana e ish BRSS-së  me1949 etj.
Ndërkohë që kriza e njohur e Berlinit në vitët 1958, 1959, 1961 etj.. gjegjësisht, e ashtuquajtura “lufta” e njohur për Gjermaninë e pasluftës dhe pozicionin e përgjithshëm dhe përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Messme (Duke e vërë theksin në luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste), krizën e Kubës ne vitin 1962 (me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve në kufi me SHBA-së!), vrasjën e ish presidentit të famshëm amerikan, John F. Kennedy në vitin 1963, si dhe dhe një sërë çështjësh dhe aspektësh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst, do paraqesin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marëdhëniët dhe raportët e atëhershme botërore ose ndërkombëtare .Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme dhe me dramatike të “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.
Se këndejmi, me qëllim të “rrethimit global” të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme: SHBA-së në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe straregjik kudo nepër botë, do i ngrisin dhe themelojnë asokohe një sërë paktësh, aleancash ose “traktatësh” të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit si “Nato Pakt” në vitin 1949, “Rio Pakt” po ashtu me 1949, “Anzus Pakt” në vitin 1951/ 1952, “Seato Pakt” me 1954, “Cento Pakt” me 1955, “Teheran Pakt”, “Bagdad Pakt”, “Okinava Treaty” dhe kështu me radhë.
(Literatura: “Rad i Politika” , “Politicka Znanost  i Filozofija”, “Opca Vojno-Politicka Povijest Dvadesetog Stoljeca”, “Povijest i Povijesana Grada (Gradja) “etj.. nga Prof. dr. Jovan Miric, Prof. dr. Livia Kardum, Prof. dr. Vlatko Mileta, Prof. dr. Davor Rodin, Prof. dr. I. Markushic etj..nga Fakulteti i Shkencave Politike ne Zagreb, Kroaci)
Marëdhëniët ose raportet e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare sot ndodhën në një kaos dhe anarki të madhe. E sidomos ato në mes Uashingtonit dhe Brukselit, duke  nënkuptuar këtu edhe fatin ose ardhmerinë e Natos. Presidenti Trump kërkon finansa ose buxhet me të madh nga buxheti i përgjitshën (bruto) shtetërorë dhe nacional i vendëve anëtare të Natos nëse duan mbrojtjen (mburojen) e SHBA-së nga çizma dhe tutelja e egër e Rusisë.
Edhe lufta  dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të Ukrainës-kundër Rusisë së fuqishme ushtareake , nukleare ose atomike kanë njohur një karakter, dimenzion e ndosha edhe epilog të ri.
 Politika dhe diplomacia e sotme amerikane dhe ajo gjithëbotërore, si pa dashur vet sikur janë kthyer sërish nepër etapa ose periudha të ndryshme (turbulente, hektike dhe eklektike) të shekullit të kaluar, i cili pos tjerash solli edhe  ngritjen ose promovimin e SHBA-s në fuqi (superfuqi) ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit. E sidomos gjatë shekullit XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore: Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore.
Presidenti Donald Trump, Presisidenti Mc. Kinley, Presidenti Rooswwelt etj…
Pas vdekjës së Presidentit Amerikan, W. Mc Kinley (19O1): Në kuader të “politikës së dollarit” dhe “dyerve të hapura”- Presidenti Th. Rooswelt, me anë të ndërhyrjeve ose intervenimëve të njohura në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Jugore (Latine) dhe Amerikës Qëndore, si dhe me anë të “kongresëve”, “marrëveshjeve, konventave ose konferencave të ndryshme amerikano-latine”, i kishte vënë nën kontrollin amerikan Republikën Dominikane, Venecuelën, Kubën, Nikaruaguan, Kostarikën dhe vendët tjera latino-amerikane.
Asaj politike si duket i wshtw rikthyer edhe Presidenti Trump.
Politikën e Presidentit Roosevelt do e ndiçte edhe Presidenti tjetër amerikan, W.H.Tatt, i cili me anë të intensifikimit të luftës së njohur mbi të drejtat e njohura të klasës punëtore ose proletariatit botërorë ( International Worker’s of the World), të ngritur ose themeluar me 19O5), luftës ose përpjekjejëve të zezakëve kundër diskriminimit racor (National Asociaton for the Advancment of Corolored People), si dhe luftës ose përpjekjeve të njohura revolucionare, feministe, bihorviniste, reformatore ose historike mbi të drejtat ose liritë e grave (femrave) amerikane në zgjedhjet dhe zgidhjet e ndryshme politike, institucionale, profesionale dhe të tjera (National Women’s Party) të udhëhequra nga intelektualja dhe feministja e shquar amerikane, Susan Anthony etj.,do futët në historinë e presidentëve me liberal dhe reformator të SHBA-s.
Ndërkohë që para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1921: Partia Republikane kishte pësuar çarje, fraktura ose acarime të ndryshme koniukturale, konceptuale ose ideologjike për shkak të kursit reformist (reformator) dhe progresivist të Presidetit Roosevelt në favor të punëtorëve dhe farmerëve amerikan, duke ia bërë të mundur fitorën e njohur Presidentit Demokrat, W. Wilson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-s në një periudhë të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të luftës dhe pasluftë së parë botërore dhe kështu me radhë, ku Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një “politikë të pavarur” ose “neutrale” të SHBA-s ndaj të gjitha shtetëve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore. Kjo, deri me rastin e “bllokadës detare” dhe fillimin e “luftës së pakufijshme nëndetare” nga ana e Gjermanisë kundër luftanijeve të koalicionit të “Antantës së Madhe” dhe goditjës së paqëllimshme të luftanijeve amerikane, gjegjësisht të futjes ose inkuardrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore (në anën e “Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë) me 6 prill të vitit 1917.
Me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantoi Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose interaktiv ndaj vendimëve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.
Po gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “vitëve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do të zbatonin një “politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët. Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).
Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpalosë planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s.
Në kuader të kursit dhe vizionit të ri amerikan në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare, gjithashtu ështëi njohur fakti se Shtetët e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkuardruar në Luftën e  Dytè Bototërore (LDB) vetëm si njëra prej “fuqive të njejta”ose të “barabarta” me të tjerët, por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Respektivisht, si sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. E sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Duke i ngritur ose projektuar “New Dealin” ose “Kartèn e Atlantikut” tè Presidentit Amerikan, Roosevelt me Kryeministrin britanik, Churchill në luftëanijen britanike “Prince of Walles” me 14 Korrik 1941, së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHBA-s ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shtetëve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Planin Marëshall” të George Catlett Marshall dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspanzionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Europën Qëndrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s). Me 29 nëntor 1941, ishte mbajtur në Moskë konferenca sekrete e të deleguarve politik dhe ushtarak të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Rusisë (Bashkimit Sovjetik) në luftë kundër Gjermanisë dhe “paktit të çeliktë” Romë-Berlin-Tokio.
 Ndërkaq, në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942  ishte mbajtur ose organizuar “Traktati i Rios” kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake “Pearl Harbor” të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nëshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Çile të njohura si “bastione gjermano-italiane” në Amerikën Latine.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, gjithashtu i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, finansiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shtetëve të tjera të “koalicionit të madh antihitlerian” si “Cash and Carry”, “Lend-Lease Act”, “Neutrality Act” , Hopkins Act” (ndihmat miliardëshe për ish BRSS-s) , ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe” të miratuara dhe ratifikuara gjatë “konferncës ushtarake” në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj.  Pa i harruar këtu edhe “Konferencat” ose “Traktatët e Casablancës”, “Jaltës”, “Teheranit” etj…Për të arritur kështu deri në fillimët e ish “luftës së ftohtë” dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës” të nisura ose filluara menjëherè pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Presidentit Truman dhe kështu me radhë.
Ndryshe nga kjo, vetëm dy-tre dekada pas luftës së njohur qytetare ose secesioniste: SHBA-s do ngriten në fuqinë ose supefuqinë kryesore ushtarake, politike, industriale, finansiare, tregtare dhe ekonomike të globit ose planetit tonë. Me ç’rast, krahas zhvillimit ose bumit (hovit) të madh industrial, teknologjik, tregtar dhe ekonomk, në SHBA-s kishte filluar edhe bartja, liferimi ose koncentrimi i thesarit dhe kapitalit botërorë. Duke i përfshirë ose veçuar në këtë histori edhe baronët ose manjatët e njohur të trafikut hekurudhorë (Vanderbildt), të arit, argjentit, xhevahirëve ose diamantëve (Jay Gold), hekurit, plumbit dhe çelikut (A. Carnegie etj.), të naftës, gasit dhe benzinës (J. D. Rokefeler), industrisë së mishit (Gustavus Franklin Swift & Philip Danforth Armour), të industrisë ose teknologjisë agrare ose bujqësore ( C. Hall & Mc Cormick), manjatët ose mogulët tjerës finansiar, industrial dhe ekonomik në SHBA-së.
Ndërkaq, sot nga 5OO kompanitë më të fuqishme finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 2OO prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s). Gjithashtu kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi (mbi 48 %). Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera. Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan. Ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6, e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve. Mos të flasim mbi koston e luftës së Kosovës! Firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliardëve dollar amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punètor nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.
Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)-ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë satelitore ose teleskopike, industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.
Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh dhe i fuqishëm. E sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos, në Bankën botërore  me 16. 4 %, gjithashtu.
Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.
Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, ushtarake, materiale, teknike, logjistike, finansiare, ekonomike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarshme të globit, kanë shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. E sidomos në Gjermani, Kosovë, Shqipëri, Balllan (Europë), BE-s dhe gjithandej.
Ndërkohë që lufta e përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës, së bashku me krizën ose recesionin e madh botërorë të shkaktuar nga lufta e Ukrainës, pandemia globale e corona virusit (covid 19) dhe kështu me radhë: Njëherë e përgjithëmonë e kanë ndryshuar botën.
Faktori i njohur  Xhorxhia Meloni:
 A prtët të jetë vendimtarë, kruacial, polivalent dhe ambivalent roli dhe misioni politik dhe diplomatik i Kryemistres së bukur, sharmante, intelegjente, ekskluzive dhe ekzotike të Italisë, znj.Xhorxhia Meloni në një kohë kur bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, sikur është bërë pashmangshëm një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për pushtim, sundim dhe dominim ushtarak (luftarak), politik, teritorial ose gjeografik të atyre që jane te fortë ndaj atyre që janë me të vegjël dhe me të dobët? , shtrohet pyetja. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, sikur nuk është i përjashtuar askush.
E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera: Kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.
Industria dhe teknologjia ushtarake ose luftarake kanë levizur me hapa të shpejt. Sot projektilët dhe raketat interkontinentale me mbushje nukleare ose atomike, mund të arrijne për 5 ose 1O minuta cdo cep ose meridian të globit.
Parasegjithash kemi të bëjmë  me “boshtin” ose” binomin (tandemin) e ri ruso-kinez” si “pandan” ose “arrë e fortë” kundër interesave strategjike të SHBA-s, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Pacifikun Jugor (Amerikën Latine) dhe gjithandej. (duke iu referuar analizes se Profesorit Elmas Leci)
 Ata që e njohin dhe kuptojnë sadopak “ligjin e akumulimit dhe ndarjen e vlerave, mallerave, resursëve dhe kapitalit botëror së bashku me format ose metodat e njohura mbi rënien, përmbysjen ose dobësimin e rendit ose sistemit kapitalist”: E kanë me të qartë ose me të lehtë për t’i njohur dhe kuptuar me mirë formulat, doktrinat, konceptët ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës, e cila në esencën ose substancën e saj, është “luftë e pashpallur” e Rusisë -kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit. Përse (pse) kjo?
 Sepse, Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin së bashku me gjeneralitetin, admiralitetin ose aparatin e tij politik dhe ushtarak në Kremlin (Moskë)-janë të bindur me faktin si thonë ose mendojnë ata: “ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë dhe të pabarabartë të vlerave, resursëve, mallërave, mjetëve ose kapitalit botërorë. E sidomos mbi ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë dhe të pabarabartë të vlerave dhe tepricës së punës, mallërave, resursëve (rezervave) dhe thesarit ose kapitalit botëror, të bartur ose koncentruar kryesisht në SHBA-së ose në botën e pasur perëndimore ose kapitaliste.
 Ndërkohë që gjithënjë sipas rusëve: pasuritë, rezervat ose resursët me të mëdha dhe kryesore të industrisë dhe teknologjisë agrare ose ushqimore, ato të gasit natyror, të rezervave ose derivatëve të njohuta të naftës dhe benzinës, arit, argjentit, xhevahirëve, rubinëve, safirëve të ndryshme ose diamantëve, ato të hekurit, plumbit, bakrit, aluminit, palladiumit, zinkut, nikëlit, plumbit, çelikut dhe kështu me radhë, ndodhën në Rusi, Ukrainë, si dhe në shtetët ose ish republikat tjera ruso-sovjetike, madje në vendët e ndryshme të Lindjes së Mesme, Paqësorit, Indokinës, Indopacifikut etj.
 Kështu që duke përfituar nga lënda e parë, çmimët e ulëta në treg, si dhe nga fuqia e lirë punëtore në Rusi, Kinë, Indi, Pakistan, Ukrainë, apo në shtetët ose ish republikat e dikurshme ruso-sovjetike, në Europën Lindore, Ballkan,Turqi, Amerikën Latine, në Afrikë dhe gjithandej: Gjithënjë sipas rusëve dhe kinezëve, në SHBA-së dhe disa shtete tjera europërendimore, në menyrë të padrejtë ndodhën të bartura dhe koncentruara resursët kryesore dhe vet kapitali botëror.
 Ç’ është e vërteta, sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme (si lufta në Ukrainë etj.) që kanë për qëllim “ndarjen ose copëtimin e SHBA-së” në “Veriun e pasur” dhe Jugun e varfër” si dikur (1861-1865) së bashku me rënien ose përmbysjen e BE-s, si dhe vet rendit botëror, e sidomos sistemit të njohur industrial ose kapitalist me ndihmën e Kinës, Iranit, Indisë, regjimëve të ndryshme diktatoriale dhe despotike në Korenë Veriore, Amerikën Latine etj.
 E kemi cekur shpeshherë se përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë; Frances ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.
Në anën tjetër ndërkaq, rajoni i njohur i Nagorni Karabahut (Azerbejxhan dhe Armeni) dhe Tukmenisë (Turkeministani)-thuhet se janë një prej rajonëve më të pasura dhe me të rëndësishme në domenin (kontekstin) e njohur strategjik dhe gjeopolitik në të gjithë globin per nga pasuria enome me etan, gas natyror, metan etj….
Ndaj, a mund t´i shpëtoi dhe ripraoi zonja Meloni e Italisë marëdhëniet e acaruara dhe tensionuara në mes SHBA-s, BE-s ose Gjermanisë në një kohë kur Presidenti i Francës, Emanuel Macron, gjithënjë e me shumë po e riaktualizon një “force de frapee” ose “balansë” të re nukleare ose atomike në mes Europës (BE-së), SHBA-së dhe Rusisë?!
A  është e mundur që Gjermania të braktisin Naton dhe partneritetin  strategjik dhe historik me SHBA-në ne emrin e Francës etj…?!
A ishin 2O bomba nukleare ose atomike fillim i sherrit në marëdhëniet amerikano-gjermane?
U mor vesh se marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-s dhe Republikës Federale të Gjermanisë (lëxo dy fuqive kryesore të Natos dhe Perëndimit e me gjërë) ka kohë që jane të acaruara ose tensionuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, dikur si duket kishte vendosur të largonte një pjesë të madhe të kontigjentit të ushtarëve amerikan të dislokuar ose stacionuar tani e afro 7O vite rrjesht në Gjermani.  Në Gjermani dhe Japoni se këndejmi, ndodhën bazat me të fuqishme të ushtrisë amerikane në të gjithë botën.
Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1955 në Gjermani ishin të dislokuar ose stacionuar 4OO. OOO ushtar të Natos, nga të cilët, me tepër se gjysma e tyre ishin ushtar amerikan. Nga viti 2OO6 dhe deri me 2O18- 74.OOO ushtar amerikan.
 Presidenti Trump gjithashtu thuhet se ka averzione të ndryshme ndaj Gjermanisë ( e sidomos ndaj Deutsche Bank) lidhur me ndikimin ose influencën e tyre ne zgjedhjet presidenciale ne SHBA-s etj.
Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike.
 Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -janë të vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë.
Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën.
Se këndejmi, detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.
Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s, të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë.
Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për çastin ose momentin janë të dislokuar ose stacionuar 29. 5OO  ushtar amerikan, të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan, të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.
Pas Japonisë, në Gjermani pra, ndodhët kontigjenti me i madh i ushtarëve amerikan.
 Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral.
Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur “Bavaria”(Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore, ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.
Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.
Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare ose atomike në bazën e njohur amerikane “Büchel” në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e “2 %” të Gjermanisë nga buxheti i  përgjithëshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj. Nw Gjermani si duket as populli (elektorati) dhe as politika nuk janw tw interesuar pwr tw qenw Gjermania fuqi nukleare ose atomike. Arsyet janw nga me tw ndryshmet.
Nuk dihet nëse pati ujdi ose kompromis të përgjithëshëm në Gjermani rreth kërkesës së mesipërme të SHBA-s dhe Presidentit Trump?
Ndonëse, Presidenti Trump dhe Administrata e tij, asokohe kishin paralajmëruar mundësinë e tërheqjes ose përgjysmimit të trupave dhe bazave amerikane nga Gjermania në Poloni ose dikund tjetër.
Polonia edhe pse është njëra prej përfituesëve me të mëdha ose kryesore nga buxheti i përbashkët i UE-s ku taksapaguesit, industria dhe ekonomia e fuqishme gjermane e kanë kontributin (investimin) dhe fjalën kryesore, vazhdon të kërkoi nga Gjermania reperacione të shumëta ose astronomike të Luftës së Dytë Botërore.
Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. Kjo edhe përkunder faktit se, bashkpunimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave, mallerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.
 Ndoshta, paksa e çuditshme kjo për botën ose kohën e sotme “ultramoderne” ose neobashkohore kur kemi tendenca të ndryshme nihiliste, mazohiste, proteksioniste, unilaterale ose monologjike, për t’i prezantuar ose interpretuar lirinë (çlirimin), edukatë, kulturën, arsimimin, emancipimin ose përparimin e gjithëmbarëshem individual dhe kolektiv ( global dhe universal), si gjetjën, zbulimin, meritèn ose patronatin ekskluziv të një personi (individi), populli (kombi), vendi a shteti të caktuar.
Dhe kjo e bën edhe më të vështirë doktrinën, formulën ose sintezën e njohur të paqës dhe sigurisë globale ose universale së bashku me sjelljen ose marrjen e vendimëve të arsyeshme, të ndërgjegjshme, racionale dhe intelegjente në nivel lokal, rajonal, kontinental dhe interkontinental nga ana e  SHBA-s dhe aleatëve të saj- ndaj çështjeve themelore ose esenciale (substanciale) në fushën e sigurisë dhe stabilitetit botërorë.
Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vështrimin, apo analizën e lartëpërmendur, të kualifikuar, intelektuale, profesionale, komplementare, suplementare dhe intelegjente, te Prof. dr. Elmas Lecit nga Tirana e cila korrespondon me vlerat, parimet, postulimet dhe veçorive tjera themelore të kulturës perëndimore.
U mor vesh se sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike dhe diplomatike:.Në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë. Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll si Kryeministrja Xhorxhia Meloni e Italisë në rastin konkret. Dhe, kjo në kohën kur disa si duket në mungesë të një politike dhe diplomacie të kualifikuar, unike, konvencionale, robuste, korpulente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, profesionale, intelegjente, interpolare, ose interaktive ndaj luftës në Ukrainë, si dhe ndaj shumë çështjeve ose problemëve të tjera globale ose universale gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Sikur i janë kthyer vetvetës ose interesave të veta sëcili prej tyre në drejtime, pozicione, trashe, rrogoze, istikame ose itinerare të ndryshme.
Dhe, ky  sigurisht se është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombtare në përgjithësi, si dhe për paqën, stabilitetin dhe sigurinë globale (kontinentale dhe interkontinentale) në veçanti. E sidomos për Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ku ndodhën edhe rezervat ose pasuritë (resursët) kryesore shtetrore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, të cilat politikat dhe politikanët e ndryshëm kosovarë e ndwrkombwtar,  në kembim te “integrimeve europiane ose transatlantike” si duket  i kanë hedhur në ankand ose lecitacion publik së bashku me shtetin, integritetin, sovranitetin, autenticitetin, lirinë dhe pavarësinë e gjithëmbarëshme shtetorore, nacionale dhe politike të Kosovës dhe shqiptarëve!
 Të gjithë ose shumica e njerërve të mençur, të ditur dhe të kualifikuar e dijnë pse (përse) me në fund u pranua “asociacioni”(zejednica) ose “dodik republika serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, përvec atyre që e pranuan pas aq shumë retorikash të zjarrta ose fjalësh të nxehëta dhe patetikeqë nuk i pjekin kurrë as bukën dhe as kulaçin. Plus disa “analistë” ose “strategë” të portaleve ose gazetave të ndryshme shqiptare në Kosovë. Asociacioni ose zejednica serbe është pranuar (firmosur) nga pushteti ose qeveria e Kosovës. Ky eshte fakti ose realitetit.
 Duke i qëndruar gjithënjë besnik tematikës në fjalë:
Sëndejmi, rusët dhe amerikanët e dijnë fortë mirë se forma me e lehtë për të goditur ose shkatërruar ´kompozicionin e përbashkët të BE-së, të tërhequr, pilotuar dhe komanduar nga personeli dhe lokomotiva e fuqishme gjermane,  është ajo të godisni dhe lëndoni Republikën Federale të Gjermanisë në palcën ose boshtin e saj kurrizorë.
Sipas shumë gjasave, edhe paqja ose përfundimi i luftës në Ukrainë, do u kushtoi ukranasve me humbje teritorësh ose rajonësh pjellore dhe strategjike të aneksuara (pushtuara) nga Rusia. Plus resurset ose pasuritw enorme qw duhet dhwnw ose paguar Ukraina nw kwmbim tw paqws ose marrwveshjes me Rusinw! I njejti “model” mund t´u ofrohet Kosovës dhe shqiptarwve në veriun e Mitrovicës e gjithandej.
Rusia imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste, është shtrirë dhe zgjëruar vazhdimisht në dëmë ose mbi kurriz të popuve dhe vëndëve të tjera joruse…Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. Plus lufta e re pushtuese, kriminale, imperiale ose kolonialiste kundër Ukrainës, e nesër ose pasnesër ndoshta kundër Besarabisë (Moldavisë), Gjorgjisë (Gruzisë) etj., Serbia gjithashtu.
Diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, nuk shkon siç duhet, apo si duhet. E sidomos në raport me Rusinë dhe luftën e saj imperiale, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër Ukrainës.
 Sikur janë sosur (harxhuar) ose shpënzuar edhe fjalët së bashku me agjendat, formulat, opsionet ose narrativat e njohura të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale, intelegjente, komplementare ose suplementare.
Sipas Oliver Cromwelit: Kur burrave të shtetit, u sosën ose mungojnë fjalët, atëherë i rrokin armët. Fillon lufta.
Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike. Vetëm demagogët, hipokritët, horrat dhe maskarënjët e ndryshëm stupid, nebuloz, mediokritë, cinikë dhe injorant, tallën me ato gjëra ose me ato çështje për të ciat nuk kanë nivel, moral, edukatë dhe kulturë për t’i njohur dhe kuptuar si duhet.
Historia është një mësuese dhe ndëshkuese e pamëshirshme në kuptimin e asaj se ata të cilët nuk e kanë të njohur dhe të sigurtë të sotmën dhe të kaluarën, e humbasin të nesërmen ose të ardhmën (ardhmerinë) e tyre.
U mor vesh se gjithëmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.
 Në këtë prizëm politologjia ose shkencat politike, janë instancë, forum, institucion ose audiencë e lartë shkencore dhe humaniste- kundër evazionit, konfuzionit, errësirës (territ) ose mjegullës së madhe ushtarake (luftarake), politike, diplomatike, agjituese, propagandistike etj.
Gjithashtu thuhet se për luftërat ose konfliktët e ndryshme që ndodhin ose zhvillohen sot, ose janë zhvilluar dje…Faturat, cmimët ose fletëpagesat e ndryshme, shpesherë ose vazhdimisht, sikur vijnë me vonë.
Ligjët dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga paranojat, fobitë, urretjet, xhelozitë, antipatitë, emocionet, pasionet, simpatitë, nostaligjitë, frika dhe interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj.
Thonë se e vërteta dhe drejtësia, janë viktimat e para të luftës. Ndërsa, nderi, morali dhe pastërtia në luftë, janë mashtrim ose kontrabandë.
Kosova:
Ironia tjetër është fakti ose paradoksi reaksionar dhe anakronik, se si Serbia, si të thuash në menyrë arbitrare, paternaliste, unilaterale ose monologjike, pas shpërbërjes së përgjakshme dhe përfundimtare të ish Jugosllavisë, pa denimët ose reparacionet e obligueshme luftarake ose ushtarake ndaj Kroacisë, Kosovës, Herceg Bosnës dhe të tjerëve për krimët, masakrat, vjedhjet (plaçkitjet), viktimat, tragjeditë, dhe demët e panumërta njerëzore dhe materiale që ua ka shkaktuar të tjerëve: U pranua në OKB-së, si dhe në mekanizma ose institucione tjera ndërkombtare si pasardhëse ose trashegimtare e drejtëpërdrejt e ish Jugosllavisë. Si Rusia… E tërë kjo në saje të naivitetëve, paradoksëve, konformizmit ose një oportunizmi të pajustifikuar reaksionar dhe anakronik të bashkësisë ndërkombtare. Kujtojë se kjo ka ndodhur me ndihmën paraprake të Rusisë si fuqie e madhe ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike.
Ndërkaq, Kosovës dhe shqiptarëve, nga ana e Moskës, Brukselit dhe Uashingtonit, ende (akoma) pa u tharë (terur) gjaku, si dhe pa u shëruar plagët e shumëta të shkaktuara nga çetnikët dhe kriminelët serb: Nga ana e fuqive të ndryshme të globit dhe kontinentit tonë, iu diktuan ose imponuan dialogu (monologu) maratonik me Serbinë së bashku me kompromisët ose koncesionet e panumërta ndaj palës serbe!
U kërkuan ose diktuan në menyrë ultimative (“urbi et orbi” ose “ultima ratio”)-nënshkrimët, formimët dhe miratimët e “demarkacionëve kufitare” me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, së bashku me “asociacionin” ose “dodik republikën e pavarur serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, si dhe plot kompromise dhe koncesione të tjera teritoriale (eksteritoriale), politike, administrative dhe juridike brenda Kosovës. Ndërkaq, elementit ose etnitetit të madh shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, iu mohua dhe privua e drejta jetësore, politike dhe ekzistencialiste! Në vend se t’i bashkohëshin Kosovës ose trungut kombtar, familjar, farefisnor ose gjenealogjikë. Sikur u harruan dhe mohuan madje edhe konceptët, idealet, vizionet dhe parimet e njohura oksidentale ose perëndimore të elitës intelektuale dhe polituike së bashku me misionin, narrativin dhe testamentin e tyre shkencor dhe humanist që përkon me periudhat e njohura të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.
Ndryshe nga kjo, sipas asaj se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën eventuale në mes Ukrainës dhe Rusisë etj.
 SHBA-së dhe Europa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e sinqerta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfare.
Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19 etj… kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të  madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike. Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit Dhe, kjo është blasfemi ushtarake, politike, diplomatike etj.
Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që ka ndodhur deri me sot në luftën e Ukrainës, ku pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës. Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse. Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të ushtrisë ruse, janë enorme.
 Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Sipas John F.Kennedyt: “Njerëzimi patjetër do duhej t’u jep fund luftërave ose konfiktëve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme,  t’i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë.
 Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë: Sikur e kanw  nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse gjithandej  botës ose globin tonë.
 “Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.”, tha dikur Albert Einsteini.
Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.
Ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.
Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t’ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës.
Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.
Në Kosovë lufta e re (eventuale) kundër Serbisë së bashku me luftërat ose konfliktët potenciale në Besarabi (Moldavi), Gjorgji (Gruzi) etj., sikur ndodhën në prag.

Organizata me nam i bëjnë thirrje SHBA-së të mbrojë fjalën e lirë dhe punëtorët e USAGM-it

Mikrofonë me logon e Radios Evropa e Lirë.

 

Radio Evropa e Lirë

Organizata me nam nga shumë vende të botës kanë lëshuar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kanë shprehur mbështetjen për lirinë e fjalës dhe mediave, dhe u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i mbrojë gazetarët dhe punëtorët tjerë të punësuar nga Agjencia e SHBA-së për Media Globale (USAGM), meqë shumë prej tyre përballen me rreziqe personale për shkak të raportimit nga dhe për regjime shumë shtypëse.

“Për më shumë se 80 vjet, entitetet e USAGM-it, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë (REL) kanë luajtur rol vital në shtirjen tek audiencat që jetojnë nën qeveri shtypëse dhe fuqizojnë shprehjen e lirë në disa prej ambienteve më të rrezikshme për raportim. Eliminimi i këtyre organizatave është goditje e madhe për lirinë e mediave dhe dhuratë për autokratët në botë”, është thënë në deklaratën e përbashkët.

Nënshkrueset e deklaratës

Committee to Protect Journalists, Association for International Broadcasting, Reporters Without Borders (RSF), Public Media Alliance, The Press Freedom Center at the National Press Club, Arab Reporters for Investigative Journalism, The Bureau of Investigative Journalism, International Press Institute, Forbidden Stories, Radio Television Digital News Association, PEN America, The European Federation of Journalists, Nieman Foundation for Journalism, Pulitzer Center, World Association of News Publishers (WAN-IFRA), National Press Photographers Association, Society of Professional Journalists, Reporters Committee for Freedom of the Press, Freedom of the Press Foundation, Association of Foreign Press Correspondents, Center for Democracy & Technology, Index on Censorship, Free Press, Global Investigative Journalism Network, Global Reporting Centre, International Women’s Media Foundation, European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)

Një urdhër ekzekutiv i 14 marsit, i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje USAGM-it që “të eliminohet në maksimum, në përputhje me ligjet e aplikuara”, në kuadër të përpjekjeve për të zvogëluar elementë të burokracisë federale që presidenti i konsideron të panevojshme.

USAGM është agjenci federale e SHBA-së, mandati i së cilës përcaktohet me disa ligje. Ajo mbikëqyr Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë, Radion Azia e Lirë, Transmetuesin për Kubën, dhe Rrjetin e Transmetuesve për Lindje të Mesme.

Sipas ligjit amerikan, operacionet editoriale të entiteteve të USAGM-it janë të ndara prej Qeverisë amerikane, me qëllim të ruajtjes së pavarësisë editoriale.

“Është jetike që Kongresi të mbrojë USAGM-in dhe të garantojë siguri për gazetarët dhe të riafirmojë përkushtimin e Qeverisë amerikane për një media të lirë dhe të pavarur, në shtëpi dhe përtej saj”, është thënë mes tjerash në deklaratën e organizatave.

Radio Evropa e Lirë e ka paditur më 18 mars USAGM-in si dhe zyrtarët agjencisë, Kari Lake dhe Victor Morales, për t’i parandaluar përpjekjet e tyre për ta ndërprerë financimin federal të REL-it.

Padia argumenton se mohimi i fondeve të miratuara nga Kongresi për REL-in shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së, e cila i jep Kongresit autoritetin ekskluziv mbi shpenzimet federale.

Ndërkohë, politikanët e Bashkimit Evropian po vazhdojnë përpjekjet për një mbështetje të mundshme për Radion Evropa e Lirë (REL), pasi Qeveria amerikane i ndërprerë fondet për median që ka selinë qendrore në Pragë, mes shqetësimeve se mbyllja e këtij transmetuesi mund të jetë një goditje për mediat pro-demokracisë.

“Në kampin e Tepelenës, disa të internuar, hëngrën dhe çorapet që kishin rënë në tenxhere…”! Dëshmia e trishtë e njeriut që vuajti 46 vjet burg

Pjesa e parë

Vasil Kokali, me origjinë nga fshati Aliko i Sarandës, ishte vetëm 21 vjeç, kur e internuan në vitin 1946 dhe ai jetoi në internim, deri më 1991, duke provuar kampet me tela me gjemba, ushqimin e kazanit dhe punën e rëndë, që i ofroi për gati gjysëm shekulli me radhë, regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Dëshminë e Vasil Kokalit, që i kaloi të gjitha vitet e diktaturës në burg (6 vjet) dhe në internim (40 vjet), po e publikojmë më poshtë në këtë shkrim, që është marrë nga arkivi i familjes Doko

Dëshmia e plotë e Vasil Kokalit

“Unë kam lindur në vitin 1924 në fshatin Aliko të Sarandës dhe familja ime ka qenë një familje e mesme. Kishim blegtori, merreshim me tregti. Gjashtë muajsh kam qenë kur jam larguar, sepse babai kishte filluar punë si tregtar në Sarandë dhe na tërhoqi si familje. Pastaj, gjatë Luftës, në vitin 1941, u larguam nga Saranda, nga frika e bombardimeve dhe shkuam në fshat. Atje, filluam punën e bujqësisë, mirëpo në vitin 1943, kur filluan çetat partizane, i bënë thirrje babait tim, të merrte pjesë në këto.

Më tepër bënin propagandë për komunizmin, sesa për Luftën Nacionalçlirimtare. Na thoshin që; do hani me lugë floriri. Në të vërtetë, ne nuk donim të hanim me lugë floriri, donim atë lugën që kishim. Kjo ka qenë arsyeja që na kanë internuar. Meqë nuk e përqafuam atë ideologji, u kategorizuam si familje që kishte qenë kundër komunizmit. Në vitin ’43, kur gjermanët donin të kalonin në Shqipëri, babai ka thënë: Lërini të kalojnë, se ata kanë ardhur të kalojnë, nuk kanë ardhur të na pushtojnë’.

Çfarë ndodhi pas vendosjes së regjimit komunist me ju dhe familjen tuaj?

Ne gjithmonë shiheshim si armiq kundër pushtetit, kështu që na kanë keqpërdorur. Kur gjermanët kanë dashur të kalonin, e quajtën babanë si kolaboracionist dhe si Kolona e 5-të dhe kështu që e dënuan me vdekje. Babai u detyrua të ikte, sepse nuk kishte pse rrinte më këtu dhe pasi u arratis babai, ne na internuan. Na çuan në qytetin e Krujës.

Në cilin vit ju internuan?

Që në 1945-ën. Por para se të na internonin, na morën krejt pasurinë. Kishim nja 100 krerë lopë, i kishim në Kakome të Nivicës, atje shkuan na i sekuestruan, edhe depon e drithit na e kanë hapur dhe ne sigurisht që ishim të pakënaqur, përderisa na u bë kjo e padrejtë. Në atë kohë, na kanë internuar. Madje nuk na lanë të merrnim asnjë gjë nga shtëpia, vetëm rrobat që kishim veshur. Kur kemi shkuar në Krujë, s’kemi pasur as lugë që të hanim, kemi ngrënë me lugë druri.

Na kanë mbajtur në Krujë, dy vjet, me 600 gramë bukë misri, ajo ka qenë dhe gjella, edhe me punë të detyruar. Na kanë mbajtur atje me 600 gramë bukë misri, absolutisht asgjë tjetër…! Unë nuk e di si mendonin këta njerëz: si jetonim ne, me 600 gramë bukë misri, pa gjellë, pa kurrgjë…?! Si përfundim, në 1947-ën, ka qenë muaji korrik, kur na hoqën nga Kruja. Na transferuan, na ndanë.

Ku ju dërguan pas Krujës?

Një pjesë e dërguan në fermën e Sukthit, në sektorin Kullë, Rrushkull, ndërsa ne na çuan në Kashar, ku është Radiostacioni. Atje kanë bërë kontratën me ndërmarrjen Rruga-Ura. Kur shkuam atje, çadrat i gjetëm të ngritura. Të nesërmen në mëngjes, na dhanë kazmën, lopatën, të shqepnim asfaltin që ishte më i fortë se betoni.

Pasi mbarojnë punimet atje, shkojmë në Katër Rrugët e Shijakut. Atje takojmë disa të internuar, që kishin ardhur nga kampi i Beratit. Ata punonin nga Katër Rrugët e Shijakut, deri në Rrushbull, ndërsa ne, nga Katër Rrugët e Shijakut, deri në Kashar, domethënë kishim dy sektorë. Si përfundim, si mbaruan punimet atje, na prunë në Valias.

Si ishin kushtet e jetesës në kampin e Valiasit?

Në Valias, s’kishte absolutisht asgjë. Dy shtëpi të vjetra ishin, me stallat e katundarëve. I kishin hequr dhe katundarët se u bë fermë, nuk e dinim se ku i kishin çuar dhe në ato shtëpi të shkatërruara, jetonim ne. Balta ishte deri në gju, punonim duke bërë gropa, duke transportuar pleh që nga Xhafzotaj, natën me ato zetora, binte shi a s’binte shi…! Na përgatisnin dhe ushqim me ato lakrat e qepët që kutërbonte era, 500 m larg. Pa vaj, pa kurrgjë. Atje kaluam nja dy vjet. Pas dy vitesh, na transferojnë…!

Ku ju çuan?

Na ndajnë prapë nga familja dhe na çojnë në Lozhan të Korçës. Para se të na çonin në Lozhan, na mbajtën 17 ditë në qiell të hapur, pa kurrgjë. Atje, si përfundim, kanë ikur nja 9 veta, u arratisën, dolën jashtë kufirit, në Greqi. Një prej atyre Bajraktarëve, quhej Nikollë Gjoni, djemtë e Cen Elezit, Esat Dine, atë e vranë në kufi, një e kapën andej nga Puka, një Selim, nuk më kujtohet mbiemri.

Na shtrënguan shumë…! Pas 17 ditësh, me ato rraqet tona, që kishim nëpër këmbë, kalojmë Grabovën A, Grabovën B, Strelcë, Nikollarë, Shën e Premte…! Pas tri ditësh, të rraskapitur e të lodhur, kemi mbërritur në Lozhan të Korçës, fusha e Maliqit. Kemi ngrënë hardhi të egra nga uria. Katër ditë kemi qenë të shtrirë, se ishte rrëzuar një makinë me ushqime, pas katër ditësh, vjen një makinë tjetër dhe vënë ato kazanët, që morëm atë racionin e gjellës.

Çfarë punësh bënit atje?

Kishim një punë të rëndë, kemi hapur rrugë në Lozhan. Puna ishte e vështirë, kush nuk realizonte normën, futej në ujë deri në brez edhe janë rrahur njerëzit, të rrallë ishin ata që kanë shpëtuar. Është rrahur një Nikollë Biçuni dhe një Xhorxhi, çam ishte ai nga Gumenica…! Vetëm kur u plasi gjaku nga goja që i la ai togeri që i ka shqepur në hu. Atje, kanë prurë nja 80 çamë, për arsye se nuk kishin dëgjuar të shkonin të bashkoheshin me forcat e EAM-it, të luftonin kundër ushtrisë mbretërore edhe i prunë atje te ne.

Ata më së fundi bënin të njëjta punë siç bënim ne, por një ditë, vjen një oficer, Zoi Themeli…! Unë po punoja. Vjen ai “ZIS”-i, ndalet atje, më thotë mua: “Çfarë je ti: i internuar apo nga këta çamët?”. “Jo, – thashë, – i internuar jam”. – “Ku është ai oficeri që është përgjegjësi i këtyre”? – “Atje, te ajo çadra”. Ai dëgjoi. U përshëndetën me të. – “T’i kam liruar çamët”, i thotë atij. Unë e dëgjova.

Thashë: “Ata i liroi, ndoshta dhe ne ikëm një ditë”. Ishim lodhur, ishim rraskapitur me atë punë. Unë kisha një shok të ngushtë çam, edhe i them: “Kam dëgjuar për lirime, por mos i thuaj njeriu, se po ta marrë vesh togeri, mua do më shqepë në hu”. – “Jo, nuk i them njeriu”. Por ky e hapi dhe u përhap që; “jemi liruar”, “jemi liruar” dhe u bë një si punë greve…! Edhe e mori vesh togeri: “Kush ju tha”?!

Edhe filloi t’i rrihte çamët, por ai çami nuk e dha emrin tim. Mbas pak ne na transferuan. Kush e di si e pa të arsyeshme Ministria e Brendshme, dhe mua e gjashtë shokë të tjerë që ishim të kampit të Veriut, na bashkojnë me kampin e Tepelenës. Nga Lozhani na transferojnë në Porto-Palermo. Gjatë rrugës na zë një shi. Atë natë fjetëm në Elbasan. Të nesërmen, shkuam në Porto-Palermo në 10.00 të natës. Atje fjetëm në një kishë aty afër. Në mëngjes, na prunë në kala.

Si jetuat brenda kalasë së Porto-Palermos?

Kalanë e Porto-Palermos është domethënë…me e pa nga jashtë, të zë tmerri, jo të futesh brenda. Ajo, ishte domethënë…! Nuk e di sesi…çfarë mendonin këta njerëz. Nuk e di çfarë mendonin. Nuk kishin gjynah për ata fëmijë që ishin, kishte gra, fëmijë, plaka, pleq…! Të ardhur nga Tepelena një pjesë. I kishin ndarë burrin nga gruaja, gratë nga fëmija, kishin prurë familjet më të mira, familjet më të dëgjuara: të Gjon Markagjonit, të Mirakajve, të Cen Elezit, të Muharrem Bajraktarit…!

Atje, i kishim shumë të vështira konditat. Kemi pirë ujë të kripur. Edhe për të larë, nuk laheshim. Këta të komandës, kishin gjetur burimet, kishin një mushkë dhe e mbushnin ujin nga burimi. Fati ynë që ikëm që andej, ka qenë një anije italiane, ajo ishte ngarkuar me dërrasa dhe shkonte në Greqi.

E zuri dallga natën dhe u fut në atë si ujdhesë, kështu që të nesërmen në mëngjes, kur panë atë anije, u tmerruan. Erdhën na panë, ishim a nuk ishim. Lajmëruan Vlorën menjëherë dhe nga Vlora sollën makinat sovjetike, “ZIS”. Ato erdhën, na ngarkuan dhe na shpunë në Tepelenë. Kemi vuajtur të zinjtë e ullirit atje në Porto-Palermo. Njerëzit janë qorruar nga sytë. Nuk shihnin, nga mungesa e ushqimit. 400 gram bukë thekër, edhe pesë kokrra grosh, ajo ka qenë menyja jonë.

Unë njihja një polic që ishte nga Qeparoi, një Zaho Dede, ka qenë djalë i mirë. Kishte besim te unë, se unë kisha motrën të martuar atje dhe e dinte se kush isha dhe më thotë: “Mjerë ti”. Pse?-i thashë unë. “Se Porto-Palermo, është kamp që hyn e nuk del”. Mirëpo atje kishin prurë dhe shumë të burgosur, që liroheshin nga burgu, si Viktor Dostin e, këtë Bardh Kupin e, dy oficerë që ishin këtu nga Tirana, oficerë të Ministrisë edhe kulakë, atje i kishin prurë.

Si ishin kushtet në Tepelenë, krahasuar me Porto-Palermon?

Tani, me thënë të drejtën, ne kujtuam se shpëtuam nga shiu, por ramë në një breshër, po çfarë breshëri, breshër kokëmadh! S’kishim absolutisht asnjë të drejtë. Na iku jeta në kampe, u rritëm dhe u plakëm në kamp. Atje, puna ishte shumë e rëndë.

Plus që ishte e rëndë, ngarkoheshim me dru, 7 km. larg nga Turhani, por edhe ata që ishin si familje, që ishin për shembull dy djem të rinj, i çonin në Luzat, disa në Bënçë, larg nga kampi dhe shkonim të shtunë në darkë dhe ktheheshim prapë të shtunë në darkë. Ajo punë ka qenë shumë e rëndë. Nga rrokullisja e trarëve, e gurëve, që i hidhnim kështu, se s’kishim si i hidhnim, nuk kishte javë pa të plagosur. Ishte tmerr.

Çfarë episodesh ju kanë mbetur në mendje nga Tepelena?

Ata që ishin në Luzat, në një kasolle jetonin. Edhe lageshin, por ndiznin zjarr të shkretët, për t’u ngrohur. Një komshi, se ishte afër katundit kjo kasollja, kishte therrur një dhi dhe ua fali ato të përbrendshmet. Këta nga uria, hanin edhe thundrat, jo më…! Edhe i lanë këto, i futën në një tenxhere dhe i vunë në një zjarr. Mirëpo mbi zjarr, kishin vënë çorape dhe ato çorapet ranë në tenxhere.

Kur hoqën tenxheren këta, panë çorapet dhe e kuptuan që kishin rënë, por ata nuk pyetën që kishin rënë çorapet e palara, por e hëngrën. Nga uria, çfarë nuk mund të bëjë njeriu…! Edhe një rast tjetër, atje në Luzat. Kapteri që na shoqëronte, se ishin këta të Ministrisë së Brendshme, ka qenë batalioni i Ndjekjes në Tepelenë, edhe vinte shpeshherë kapteri në atë dhomë.

Në atë dhomë, jetonim 20 burra. Kishim një zjarr atje, që mund të gatuanim ndonjë send. Edhe njërit nga Dumreja, njerëzit e vet i kishin prurë ca rosnica, edhe po i ziente. Në atë kohë, që ai po ziente ato rosnicat, vjen ai kapteri. Rastësisht. – “Çfarë ere mban kjo”? – thotë. – “Po ziej rosnica, m’i kanë prurë nga shtëpia njerëzit e mi”, i thotë ai. “Po sikur të jap 1 kile makarona, a mund t’i hash rosnicat, kështu duke zier”? –

“Posi”, – thotë ai. Edhe ia filloi. Që unë nuk kisha për ta besuar, kam qenë vetë atje, që e kam parë me sytë e mi. I ka ngrënë rosnicat: gaveta duke zier, ai duke i ngrënë. U habita. U habita sesi ka mundësi që një njeri t’i hajë rosnicat…por nga uria edhe që përfitonte atë kilen e makaronave! Që kujtdo që t’ia thuash, nuk e beson.

Çfarë bëtë më pas?

Si përfundim, do shkonim në kamp për t’u larë. Na vuri përpara ai, tamam si ato dhitë dhe njëri, Veiz Gjolena, nga Elbasani, e kishte zënë barku…! “Kapter, kështu, kështu”, – thotë. – “Bëje aty në shallvare”. Më fal për shprehjen, në shallvare e bëri. Në kamp, na del ai drejtori i kampit, Xhafer Pogaçe, na sheh kështu. “Si shumë të shëndoshë i ke prurë kësaj radhe. Nuk kanë punë këta njerëz”, – tha ai. Merre me mend tani, që ne ishim bërë telef…deshën të na shihnin kështu. Të zezat e ullirit kemi hequr në Tepelenë. Bëmë ca kohë atje, pastaj na transferuan. Memorie.al

BE zotohet se do të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Ushtarët ukrainas duke luftuar kundër forcave ruse në Çasiv Jar.

 

Rikard Jozwiak

Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë, pavarësisht përpjekjes së Rusisë që të parandalojë dërgimin e armëve të Perëndimit në Kiev, përmes bisedimeve të vazhdueshme për armëpushim.

Liderët e bllokut evropian do të mblidhen në Bruksel më 20-21 mars kur pritet t’i miratojnë konkluzionet e samitit që përcaktojnë se “Bashkimi Evropian beson në qasjen e ‘paqes përmes forcës’, e cila kërkon që Ukraina të jetë në pozicionin më të fuqishëm të mundshëm, dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”.

Teksti, i cili është parë nga Radio Evropa e Lirë, përcakton që blloku evropian “të mbetet i përkushtuar, në koordinim me partnerët dhe aleatët e linjës së njëjtë, për të ofruar mbështetjen e duhur për Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa ushtron të drejtën e vet për vetëmbrojtje kundër agresionit rus të Rusisë”.

Takimi në Bruksel do të zhvillohet dy ditë pas një bisede teleonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, përgjatë së cilës dy liderët janë pajtuar për një pauzë 30-ditore në sulmet në infrastrukturën e energjisë.

Megjithatë, vetëm disa orë pas thirrjes, agjencitë ukrainase hekurudhore kanë konfirmuar se dronët rusë kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë të lidhur me sistemin hekurudhor në rajonin e Dnjipropetrovskut.

Në rrethana normale, 27 vendet e BE-së duhet t’i miratojnë konkluzionet me unanimitet, mirëpo diplomatët e BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se Hungaria – e cila është secilën herë e më e afërt me Kremlinin – do të distancohet, ashtu sikurse ka ndodhur në një samit tjetër të BE-së të mbajtur më herët gjatë muajit.

Vendet e bllokut evropian janë mbajtur larg negociatave për luftën, të cilat janë mbajtur në Arabinë Saudite, mirëpo dokumenti thekson se “vendet e BE-së do të kontribuojnë në procesin e paqes dhe do të ndihmojnë në arritjen e një paqe afatgjatë për Ukrainën, e cila është në interesin e Ukrainës dhe gjithë BE-së”.

Megjithatë, askush nuk e përmend ndonjë të dërguar të BE-së për këto bisedime.

Spekulimet e fundit që qarkullojnë në Bruksel sinjalizojnë që ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel apo presidenti aktual i Finlandës, Alexander Stubb mund të emërohen në atë pozitë.

Diskutime konkrete nuk ka as për dërgimin e trupave ushtarake evropiane për të mbikëqyrur një marrëveshje potenciale për paqe, ndonëse një mundësi e tillë është shtyrë përpara vazhdimisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron, ndonëse ideja është hedhur poshtë nga Moska.

Brukseli i ka edhe dy armë tjera që administrata Trump duket se i ka vendosur në tavolinën e negociatave, me qëllim të bindjes së Moskës për një marrëveshje për paqe: sanksionet kundër Kremlinit, dhe llogaridhënien për krime lufte.

Blloku evropian i ka vazhduar ndalesat në dhënie vizash dhe ka vazhduar të ngrijë asetet e 2.400 kompanive dhe individëve – përfshirë Putinit – që janë zbatuar prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë më shumë se tre vjet më parë.

BE-ja “vazhdon të jetë e gatshme të rrisë presionin ndaj Rusisë, përfshirë vazhdimin e sanksioneve dhe përmes forcimit të masave ekzistuese”, është thënë në dokument.

Besohet se asetet ruse në vlerë të rreth 200 miliardë eurove vazhdojnë të jenë të ngrira në BE, kryesisht në Belgjikë.

Fondet duhet të mbesin të palëvizura “derisa Rusia t’i japë fund luftës kundër Ukrainës dhe ta kompensojë për dëmin e shkaktuar në luftë”, përmendet në dokument.

Vendet anëtare të BE-së kanë thënë se janë duke çuar përpara idenë e “llogaridhënës së plotë për krimet e luftës dhe krimet tjera serioze që janë kryer përgjatë agresionit rus kundër Ukrainës”.

Mes gjithë këtyre zhvillimeve, Uashingtoni ka thënë se do të tërhiqet nga Qendra Ndërkombëtare për gjykimin e krimeve të kryera kundër Ukrainës, një grup i formuar nga shtetet perëndimore më 2022, për të mbledhur të dhëna për ata që kanë përgjegjësi për krimet potenciale të luftës.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Krenare Cubolli

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ajo dorëzoi të gjitha kredencialet e postit që mbante, si zv/sekretare e parë për Euro-Azinë.
Urdhëri për shkarkimin e saj u siglua nga sekretari Rubio të premten e 14 Marsit të vitit 2025, ndërsa zonjës Kim iu dha e drejta që të hënën të mblidhte plaçkat në zyrë dhe të dorëzonte kredencialet.
Burime të kualifikuara thanë për Hashtag.al se zonjës Kim ju ofrua një marrëveshje e tipit “shkarkim me negocim” të cilin ajo e pranoi.
Kjo marrëveshje garanton se zyrtari pranon të ikë dhe merr pagë për 6 muajt në vijim, (deri në shtator) ndërsa ndaj zyrtarit pushohen hetimet administrative që mund të jenë duke u kryer.
Kjo marrëveshje nuk përfshin hetimet penale, por vetëm ato administrative, që lidhen me manualin e rregullave dhe detyrimeve të Departamentit të Shtetit.
Në të njëjtën datë është firmosur dhe shkarkimi i Michael Kasanoff, vartës i Yuri Kim dhe person i besuar i saj. Zoti Kasanoff vizitoi Tiranën në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, kur ai erdhi zyrtarisht për ceremoninë e “5 vjetorit të krijimit të SPAK-ut”.
Shkarkimi i Yuri Kim dhe i Michael Kasanoff është i ngjashëm me shkarkimet që iu bënë gjykatësve dhe prokurorve në Tiranë, të cilëve ju dha mundësia të largoheshin vullnetarisht me marrëveshje.
Emrat e Yuri Kim dhe Michael Kassanof janë asgjësuar nga lista elektronike e Departamentit të Shtetit, ndërsa shkarkimi i saj me kontratë negociuese në fakt është përzënie përfundimtare nga sistemi i diplomacisë amerikane.
Të njëjtat burime të kualifikuara i thanë Hashtag.al se zonja Kim ka qenë në hetim të thelluar administrativ sa i takon konfliktit të saj të interesit dhe shkeljeve të kryera në raport me problematika që lidhen me shtetin e Iranit dhe Turqinë. / Hashtag.al

Send this to a friend