Ballistit iu sekuestruan 36 bileta të cilat i kishte në makinën e tij kur u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Biletat ishin të personalizuar dhe u morën në ekspertizë nga Antikrimi Ekonomik. Pas verifikimeve edhe me FSHF, biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi rezultuan origjinale, tha Shulku në emisionin Opinion.

Gjatë ditës së djeshme pati spekulime se biletat ishin të falsifikuara.