VOAL

VOAL

Ignazio Cassis për marrëdhëniet me BE-në: Bëjmë lëshime, por nuk pranojmë ultimatume

January 2, 2022

Komentet

Hekurudha zvicerane në majmalet e Alpeve, 155 vjet histori- Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Treni që të çon në Monte Generoso

“Dua të ngjitem maje malit të shikoj gjithë Arbërinë,” – thoshte Naim Frashëri në “Bagëti e bujqësia”, poemën e tij për Atdheun. Le të përfytyrojmë sadopak poetin tonë kombëtar duke u ngjitur me tren në Malin e Tomorrit dhe, përgjatë udhëtimit, të kishte mundësinë që të kundronte ngeshëm, si në pëllëmbë të dorës, gati gjithë jugun e vendit, male, vargmale, lugina e rrjedha lumenjsh, fusha, pyje, qytete dhe fshatra.

Ishte 21 maj 1871. Naim Frashëri, për katër ditë, do t’i kishte mbushur 25 vjet. Shqipëria jonë në atë kohë kishte rrugë vetëm për këmbësorë, për kuaj dhe për qerre.

Naimi ishte poet romantik. Dhe poetët kanë ëndërruar shumë. Edhe kombet e tyre, teksa lindnin, ëndërronin shumë. Naimi ndoshta ishte më ëndërrimtari i shqiptarëve. Por gjurmë ëndrrash me trena, aq më tepër- tek ngjiten në majat e maleve,- vështirë të kishe gjetur, vështirë të gjesh.

Nga ajo ditë, jo shumë larg Shqipërisë, në Zvicër zinte fill historia e pushtimit të Alpeve nga trenat malorë. Do të pushtoheshin majmale gati dy herë më të larta se Tomorri, se Korabi, se Shkëlzeni, se Cukali, se Pashtriku, se Sharri. Prej atëherë zviceranët nuk do të ishin më kundrues të Alpeve nga poshtë, pra, nga qendrat e tyre të banimeve nga rrëzat a nga shpatet e tyre, por, e kundërta, nga sipër Alpeve ata do të ulnin shikimet për të kundruar magjitë e bukurive të vendit të tyre.

ËNDRRA E GUXIMSHME E INXHINERIT ZVICERAN TË HEKURUDHAVE

I pari zviceran dhe i pari evropian që ëndërroi trenin në Alpe ishte Niklaus Riggenbach (Guebwiller, 21 maj 1817 – Olten, 25 korrik 1899), inxhinier, projektues dhe realizues i lokomotivave me avull. Ai projektoi dhe realizoi mbi njëqind të tilla, njëra prej të cilave u vu në punë në linjën e re zvicerane në veri të Zyrihut në verën e vitit 1847. Famën e përjetshme ia dhanë hekurudhat që morën emrin e tij, hekurudhat Rigi. Shqetësimi i tij kryesor studimor u përqëndrua në sistemet që do të mundësonin ngjitjen e trenave në terrene të pjerrëta. Një lokomotivë me sistem ingranazhesh të përshtatshme për ngjitje të tilla e realizoi më 1862, ndërsa më 12 gusht 1863 e patentoi shpikjen e tij në Francë, ngaqë në Zvicër ia kishin mohuar një mundësi të tillë.

Më 21 maj 1871, në përvjetorin e 56 të lindjes së inxhinierit, siç e përmendëm më lart, u bë përurimi i hekurudhës së parë të dhëmbëzuar. Siç shkruhet në faqen zyrtare në internet të komunës Arth, më 21 maj 1871, Hekurudha Vitznau-Rigi u përurua në prani të katër anëtarëve të Këshillit Federal Zviceran dhe figurave të shquara politike e fetare nga Zvicra Qendrore. Prania e kaq shumë personaliteteve nuk ishte rastësi, pasi ishte hekurudha e parë me dhëmbëza në Evropë. Niklaus Riggenbach, së bashku me inxhinierët Adolf Naeff dhe Olivier Zschokke, ndërmorën ndërtimin e hekurudhës malore. Hekurudha Vitznau-Rigi fillimisht shkonte nga Vitznau në Rigi-Staffelhöhe, në kufirin e Kantonit të Schwyz. Kantoni i Schwyz nuk e kishte dhënë lejen për seksionin Staffelhöhe-Kulm; megjithatë, një komitet nga komuna Arth mori leje për të ndërtuar një hekurudhë midis Arth dhe Rigi-Kulm. Hekurudha e parë me dhëmbëza në Evropë ishte një sukses i madh. Pas vetëm disa javësh, tri udhëtimet ngjitje dhe zbritje të planifikuara fillimisht në orar duhej të shkonin në pesë. Shumë pasagjerë u ankuan në fillim për pritjet ndonjëherë me orë të tëra, dhe pati përleshje dhe debate të shpeshta për vendet më të mira. Pasi Kantoni i Schwyz dha lejen, Komiteti Arth filloi ndërtimin e Hekurudhës Arth-Rigi. Seksioni Staffelhöhe-Kulm u përfundua i pari në vitin 1873. Deri në bashkimin e dy hekurudhave në vitin 1992, Hekurudha Vitznau-Rigi duhej të paguante një qira për përdorimin e binarit Staffelhöhe-Kulm. Gjithashtu në vitin 1873, Shoqëria Ndërkombëtare për Hekurudhat Malore, e themeluar nga inxhinieri Riggenbach, filloi ndërtimin e seksionit Goldau-Kulm. Hekurudha Arth-Rigi u përurua zyrtarisht më 3 qershor 1875. Shërbimi filloi të nesërmen. Vitet e para të funksionimit të Hekurudhës Arth-Rigi nuk ishin aq të suksesshme sa shpresohej. Megjithatë, hapja e Hekurudhës Gotthard në vitin 1882 dhe më vonë lidhjet me Südostbahn (Hekurudhën Juglindore) në vitin 1891 dhe linjën Zyrih-Thalwil-Zug në vitin 1897 çuan në një rritje të numrit të pasagjerëve. Trafiku i pasagjerëve, veçanërisht nga Lucerna nëpërmjet Goldau, u rrit ndjeshëm, duke rezultuar në një rënie të numrit të udhëtarëve në Hekurudhën Vitznau-Rigi. Hekurudha Arth-Rigi u elektrifikua në vitet 1906/7, madje edhe para Hekurudhës Gotthard (1922) dhe shumë kohë para Hekurudhës Vitznau-Rigi (1937). Ndërsa ndërtimi i dy hekurudhave të Rigi solli më shumë turistë në Rigi, kjo gjithashtu do të thoshte se, me kalimin e kohës, pronarët e kuajve, hambarët dhe udhërrëfyesit humbën mjetet e tyre të jetesës dhe iu desh të gjenin një punë tjetër. Hekurudha ishte më e rehatshme, më e shpejtë dhe – ndoshta çuditërisht – edhe më e lirë se ngjitja me një kalë dhe udhërrëfyes. Megjithatë, hekurudha Arth-Rigi krijoi gjithashtu shumë vende të reja pune, të cilat u mbushën pothuajse ekskluzivisht nga njerëz nga Arth.

Duke kapërcyer pjerrësi deri në 25 përqind, nga Vitznau drejt majës Rigi, treni do të bënte një ngjitje në një linjë pesë kilometra të gjatë. Ndërsa maja e malit do të arrihej më 1873. Kështu mali, nga pengesë, do të shndërrohej përfundimisht në një destinacion. Gazetarja e Radiotelevisione Svizzera Italiana, Elizabeth Camozzi, në një shënim jubilar, thekson se kjo shpikje e revolucionoi turizmin zviceran dhe atë evropian në gjysmën e dytë të Shekullit XIX.

Ato pesë kilometra të para, të 21 majit 1871, thekson gazetarja, përbënë tashmë një pikë kthese: jo vetëm një arritje teknike, por edhe një ndryshim në perspektivë, në të cilën mali, nga një hapësirë ​​për t’u kaluar ose për t’u frikësuar, u bë një vend për t’u arritur edhe për kënaqësinë e shikimit. Dhe atë 21 maj, së bashku me gazetarët, vizitorët dhe shikuesit kuriozë u dyndën për të përjetuar së bashku një udhëtim marramendës dhe çuditërisht të sigurt. Në shpatin që të çon nga Vitznau në Malin Rigi, ndodhi diçka që, në atë kohë, dukej pothuajse e pakonceptueshme: një tren përshkoi pjerrësi që deri atëherë ishin konsideruar të ndaluara, dhe e bëri këtë pa rrëshqitur ose ndaluar.  Megjithatë, Rigi Bahn nuk ishte hekurudha e parë me dhëmbëza: aplikimet industriale ekzistonin tashmë, dhe Hekurudha me Dhëmbëza Mount Washington ishte hapur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1869. Megjithatë, në Evropë, kjo ishte linja e parë që pati një ndikim kaq të thellë në imagjinatën alpine. Dhe që atëherë, modeli u përhap me shpejtësi. Brenda pak dekadash, Alpet u pajisën me një rrjet hekurudhor malor që ndryshoi marrëdhënien midis njerëzve dhe lartësisë. Jungfraubahn, Gornergrat dhe Pilatus i përkisnin epokës së hekurudhave të mëdha alpine të paraprira nga eksperimenti Rigi. Edhe Tiçinoja u nxit nga ky transformim midis fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Hekurudha Monte Generoso dhe funikularët San Salvatore dhe Brè, megjithëse jo gjithmonë të pajisur me sisteme me rafte dhe pinione, i përgjigjen të njëjtit parim: duke e bërë majën të arritshme dhe duke e transformuar atë në një përvojë. Edhe këtu, mali pushon së qeni thjesht një pengesë për t’u kapërcyer dhe bëhet një destinacion për t’u arritur, një vend nga i cili mund të vëzhgohet dhe ndahet peizazhi.

AVENTURË MAHINTËSE TURISTIKE

Në një udhëpërshkrim të tetorit 2017, ne nënvizojmë ngjitjen tonë me trenin e vogël Pilatus në Montegeneroso (Malin Bujar), tren që e merr emrin nga mali që ndodhet në kantonin e Lucernës. Nga ky tren udhëtari mund të shikojë 73 maja të larta malesh. Nismën për këtë hekurudhë e pati ndërmarrë inxhinieri Eduard Locher.  Në atë kohë kjo u quajt çmenduri, siç e nënvizojmë ne në udhëpërshkrimin tonë të atëhershëm, duke parë relievin e thepisur dhe defektet që mund të kishte mjeti në ato vende. Por ideja e tij e çmendur u bë realitet me inaugurimin e linjës hekurudhore. Kjo vepër u ndërtua në 400 ditë nga 600 njerëz. E gjatë 4618 metër, që të çonte nga Alpnachstadi në Pilatus Kulm. Linja u përdor nga një tren me avull deri më 1937. Ajo që sot mbetet një nga vendet më të thepisura në botë është konsideruar një kryevepër inxhinierike. Ngjitja nga Capo Lago deri në kuotën 1705 metër të Monte Generoso është më se mahnitëse. Para syve tanë kalojnë të gjithë brezat pyjore dhe të bimësisë. Një adrenalinë të veçantë japin zonat e zhveshura, tejet të rrëpirta. Pika më e lartë e udhëtimit, ku ndodhet edhe Fiore di Pietra, maja më panoramike e Tiçinos dhe nga më të magjishmet e Zvicrës, lejon një shikim 360 gradësh ku spikat Liqeni i Luganos, Lugina e Lumit Po deri tek Apeninet, masivi alpin i Gotthardit dhe Bernina. Më të pasionuarit vijnë këtu për të parë lindjen e diellit dhe gjithë shndërrimet që pëson natyra gjatë trajektores së diellit deri në perëndimin e tij, në një mori të pafundme ngjyrash dhe nuancash. Turistët e dhënë pas aspektit aventuror ndalin në stacionet e ndryshme për të shkelur me këmbë shtigje të vështira malore.

Linja hekurudhore e Monte Generosos, përuruar më 1890, është një ndër të parat e ndërtuara në Zvicër. Ndër vizitorët më të famshëm të saj janë Mbretëresha Margerita e Savojës, Princi i Kurorës më vonë Mbreti i Italisë Viktor Emanueli III, Princesha Enriketa e Saksonisë, Mbreti Boris i Bullgarisë, Mbretërsha Xhovana e Savojës, romancieri francez Hektor Malot, poetesha italiane Ada Negri e shumë të tjerë.

Ndikimi i Rigëve u shtri përtej Zvicrës. Në Gjenovë, në fund të shekullit të 19-të, sipërmarrësi zviceran Franz Josef Bucher, tashmë i lidhur me zhvillimin turistik të Rigëve, ndihmoi në frymëzimin e ndërtimit të funikularit që lidh qytetin me kodrat Castellaccio. Sipas traditës, ishte ai që sugjeroi emrin “Righi”, duke përshtatur emrin e malit zviceran sipas drejtshkrimit italian dhe duke transferuar simbolikisht imazhet alpine në peizazhin urban Ligurian. Mali nuk është më vetëm një sfidë fizike apo një kufi natyror: ai bëhet një peizazh për t’u soditur, një përvojë e arritshme dhe një industri turistike. Transformimi nuk është vetëm teknik dhe ekonomik, por edhe kulturor. Ngjitja me tren në pothuajse 1 800 metra do të thotë demokratizim i lartësisë, thekson gazetarja. Aty ku dikur arrinin vetëm disa alpinistë ose barinj, tani vizitorët, familjet dhe udhëtarët ngjiten.

Ideja dhe realizimi i hekurudhës së parë malore kërkonte shumë frymëzim dhe guxim. Niklaus Riggenbach (Niklaus Rigenbah) u frymëzua nga hekurudha e parë malore në botë, The Mount Washington Cog Railway, Hekurudha Malore e Malit Uashington, në New Hampshire (Nju Hempshajër) të Shteteve të Bashkuara. Kjo është hekurudha e dytë për nga pjerrësia e terrenit, pas hekurudhës së Pilatus në Zvicër, me një mesatare pjerrësia nga 25 për qind deri në 37 për qind. Hekurudha, sipas zërit përkatës enciklopedik, është afërsisht 5 km e gjatë dhe ngjitet në shpatin perëndimor të malit Uashington, duke filluar në një lartësi prej afërsisht 820 m mbi nivelin e detit dhe duke përfunduar pak para majës së malit prej 1917 m. Treni ngjitet në mal me 4.5 km/orë dhe zbret me 7.4 km/orë. Lokomotivat me avull ngjiten përafërsisht në 65 minuta dhe zbresin për 40 minuta, ndërsa motorët me biodizel mund të ngjiten në vetëm 36 minuta.

Panorama, dikur një privilegj i të paktëve, bëhet një përvojë e përbashkët. 155 vjet më vonë, Rigi Bahn vazhdon të funksionojë, duke vepruar së bashku me trenat modernë. Ekzistenca e saj është një kujtesë se çdo infrastrukturë është gjithashtu historia e një epoke që zgjodhi të përballej me kufizimet dhe t’i transformonte ato në mundësi. Ajo linjë hekurudhore solli një mënyrë të re për të përjetuar malet. Dhe ndoshta kjo është trashëgimia e vërtetë e hekurudhës me ingranazhe Rigi: duke demonstruar se edhe shpati më i vështirë mund të shndërrohet në një udhëtim.

Dhe ne na kujton vargun e famshëm të Naim Frashërit, në këtë vit jubilar të 180 vjetorit të lindjes së tij: “Dua të dal majë malit të shoh gjithë Arbërinë”. Sa bukur iu ka paraprirë ëndrrave tona poeti ynë kombëtar.

 

Zviceranët gjithnjë e më të shqetësuar për sigurinë e vendit

 VOAL- Ndjenja e sigurisë e perceptuar nga burrat dhe gratë zvicerane është përkeqësuar më tej krahasuar me vitin 2025. Një anketë nga Qendra për Studime të Sigurisë në ETH Zurich tregon një dëshirë në rritje për të ndarë më shumë fonde për ushtrinë dhe për të forcuar bashkëpunimin në politikën e sigurisë. 83% besojnë se ushtria është “absolutisht” ose “mjaft e nevojshme” (+3%), dhe numri i atyre që janë në favor të heqjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak po zvogëlohet (25%, krahasuar me 29% vitin e kaluar). Kjo është shifra më e ulët që nga fillimi i Luftës së Ftohtë.

Ndjenja e Sigurisë: Më e Ulta në 20 Vjet

86% e të anketuarve në studimin, të paraqitur nga Departamenti Federal i Mbrojtjes, besojnë se siguria është përkeqësuar. Përafërsisht katër nga pesë të anketuar ende ndihen të sigurt, shifra më e ulët në 20 vjet. E ardhmja e Zvicrës shihet gjithashtu më keq se në vitin 2025. Shumë veta favorizojnë afrimin me NATO-n Për më tepër, 56% e të anketuarve favorizojnë afrimin me NATO-n (+3%), dhe 43% (+7%) besojnë se bashkimi me një aleancë ushtarake evropiane për qëllime mbrojtëse do të ofronte siguri më të madhe sesa ruajtja e neutralitetit. Megjithatë, vëren studimi, shfaqen ndarje gjuhësore në lidhje me afrimin me Aleancën Atlantike. Në Zvicrën gjermanishtfolëse, afrimi gëzon mbështetje më të madhe (59%) sesa në Zvicrën frëngjishtfolëse: në Zvicrën frëngjishtfolëse, 51% e favorizojnë atë, ndërsa në Zvicrën italishtfolëse, “vetëm” 33%. Dallime të qarta janë gjithashtu të dukshme në aspektin e nivelit arsimor: të anketuarit me një nivel të lartë arsimimi kanë më shumë gjasa të mbështesin një afrim me NATO-n (i ulët: 35%, mesatar: 51%, i lartë: 62%).

Neutraliteti mbështetet, por mbështetja ra pas shpërthimit të luftës në Ukrainë

Neutraliteti vazhdon të mbështetet (85%), por mbështetja ra ndjeshëm pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Pesëdhjetë e nëntë përqind e të anketuarve besojnë se neutraliteti nuk mund të mbrohet më në mënyrë të besueshme ushtarakisht. Anketa u krye duke përdorur të dhëna të mbledhura nëpërmjet një ankete telefonike dhe një ankete online. Të dhënat u mblodhën midis 6 dhe 30 janarit 2026, nga instituti i kërkimit social dhe të tregut DemoSCOPE AG. Mostra totale përfshin 2,089 të anketuar (958 të kontaktuar me telefon dhe 1,131 online) dhe është përfaqësuese e elektoratit në Zvicrën gjermanishtfolëse, frëngjishtfolëse dhe italishtfolëse. Niveli i besueshmërisë është 95% dhe, në skenarin më të keq, marzhi i gabimit të mostrës është ±2.1 pikë përqindjeje. ATS

Swissminiatur po shikon gjithnjë e më shumë drejt tregjeve alternative

VOAL- Kriza e Gjirit, klientela e rëndësishme e së cilës po pengohet të udhëtojë nga pasojat e konfliktit në Iran, po i detyron ata që punojnë në turizëm të ndryshojnë kurs. Një shembull konkret vjen nga Swissminiatur në Melide, ku ata po përqendrohen gjithnjë e më shumë në tregjet alternative, duke ruajtur ende një klientelë të fortë zvicerane, e cila vazhdon të përfaqësojë 75% të të ardhurave dhe është veçanërisht e pranishme gjatë fundjavave të gjata dhe fundjavave të gjata. Regjisori Joël Vuigner ka kaluar tre muaj në vit duke udhëtuar nëpër botë për 11 vjet për të promovuar Zvicrën në Miniaturë, e cila ekziston që nga viti 1959. “Duhet ta ‘shisni’ Swissminiatur, por edhe ta informoni agjentin e udhëtimit për distancat, nga Lucerna, por edhe nga Italia, Milano ose Komo,” shpjegon ai. Ai ndjek evolucionin e tregut, siç është ai indian, i cili së fundmi ka përfshirë Ticinon midis destinacioneve të tij të njohura. “Këtë muaj kemi pasur tashmë shtatë grupe nga India,” thotë ajo. Sfida tjetër është Brazili, një treg me potencial të madh, por që ende duhet pushtuar. Swissiminiatur po shikon gjithnjë e më shumë tregje alternative, siç janë India dhe Brazili. Ndërkohë, indikacionet nga panairet tregtare aziatike janë se “shumë udhëtime do të shtyhen, kështu që ndoshta sezoni i verës nuk do të jetë aq i mbushur me mysafirë nga këto vende, por sezoni i vjeshtës mund të jetë”. RSI

Shumë pëllumba: Qyteti i Bazelit shkon në kutitë e votimit

 Përgjysmimi i popullatës së pëllumbave në kutitë e votimit: kjo është masa për të cilën banorët e Qytetit të Bazelit do të votojnë më 14 qershor.

VOAL- Qytetarët e këtij gjysmë-kantoni do të votojnë për dy vizione të kundërta të menaxhimit të shpendëve: një iniciativë popullore dhe një kundërpropozim nga Këshilli i Madh. Në qytet, mijëra e mijëra pëllumba po shkaktojnë dhimbje koke jo të vogël. Dhe pavarësisht miratimit të masave të tilla si rrjeta teli, ndalimi i ushqyerjes së tyre dhe madje edhe përdorimi i shpendëve grabitqarë për t’i trembur, situata nuk po përmirësohet. “Diçka duhet të ndryshojë urgjentisht. Banorët janë vërtet të rraskapitur”, vëren Renée Winkler, iniciatore e iniciativës kantonale, duke theksuar se pëllumbat “mund të lëshojnë vezë deri në tetë herë në vit”. Duke u riprodhuar kaq shpejt, “masat aktuale nuk janë të mjaftueshme” dhe numri i tyre vazhdon të rritet. Prandaj lindi ideja e instalimit të kasolleve të pëllumbave. Parimi është i thjeshtë: në vend që t’i lini pëllumbat të folezojnë kudo, tërhiqini ata në vende specifike ku popullata e tyre mund të kontrollohet. Qëllimi është të kontrollohen lindjet duke zëvendësuar vezët me karrem. Kjo metodë tashmë po përdoret në Bernë, ndërsa Basel-Stadt tashmë e ka testuar këtë zgjidhje si pjesë e një projekti universitar. Foletë “numërohen dhe pëllumbat monitorohen”, shpjegon biologia Maria Rohrer, duke specifikuar se kjo u siguron zogjve “një mjedis të përshtatshëm për t’u vendosur dhe për të folezuar”. Megjithatë, Parlamenti i Bazelit është më i kujdesshëm: do të donte të kryente një provë katërvjeçare me vetëm pesë kasolle pëllumbash dhe, mbi të gjitha, synon të ndërmarrë veprime në të gjitha frontet, duke përfshirë ruajtjen e metodave aktuale si kapja dhe largimi. “Rezultatet do të arrihen vetëm nëse kombinohen disa masa: kasollet e pëllumbave, por edhe masat parandaluese, siç është përdorimi i zogjve grabitqarë”, thotë Këshilltari i Shtetit Kaspar Sutter. Pra, një fazë pilot apo një zgjidhje e menjëhershme? Vendimi do të varet nga banorët e Bazelit pas tri javësh. RSI

Solar Impulse 2 rrëzohet në Gjirin e Meksikës 

 

Aeroplani diellor, i cili fluturoi rreth globit në vitin 2016, u rrëzua në det gjatë një prove për Marinën Amerikane

VOAL- Solar Impulse 2 i ka hapur për herë të fundit krahët. Është një fund i trishtueshëm, siç u raportua në faqen e internetit të RTS të premten. Aeroplani diellor, i projektuar nga zvicerani Bertrand Piccard, u rrëzua në det të hënën në Gjirin e Meksikës në Shtetet e Bashkuara. Kjo është sipas informacionit fillestar nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, agjencia amerikane që heton aksidentin. Nuk u raportuan të lënduar, pasi ai ishte konvertuar në fluturim autonom për njëfarë kohe. Një simbol i inovacionit, më 26 korrik 2016, Solar Impulse 2, i pilotuar me radhë nga pilotët zviceranë Piccard dhe André Borschberg, u ul në Abu Dhabi, duke përfunduar udhëtimin e parë rreth botës me energji diellore. Në vitin 2020, kompania spanjolle-amerikane Skydweller bleu avionin për ta shndërruar atë në një dron mbikëqyrës mjedisor. Fluturimi i parë autonom u zhvillua në vitin 2023, dhe korrikun e kaluar, filluan testet e financuara nga Marina Amerikane “për të zhvilluar mbikëqyrjen dhe zbulimin detar”.

Qafa e Shën Gotardit do të rihapet më 8 maj

Kushtet e favorshme të motit dhe më pak borë kanë lejuar që riparimet e rrugëve të përfundojnë më herët se sa pritej – Udhëtarët e Ascension dhe Pentecost shprehin mirënjohjen e tyre

 

Panoramike dhe relaksuese, alternativa ndaj tunelit do të jetë e arritshme duke filluar nga e premtja

VOAL- Do të jetë hapja më e hershme e Qafës së Gotthard në pesë vjet. Zyra Federale e Rrugëve ka njoftuar se këtë të premte, më 8 maj, në orën 11:00 të paradites, rruga që lidh Ticinon dhe Kantonin e Urit do të rihapet për trafikun. Vitin e kaluar, rihapja u bë më 16 maj, dhe në vitin 2024, më 29 maj. Hapja më e hershme në dekadat e fundit mbetet 30 prilli 2011, ndërsa data më e fundit daton që nga viti 2001, kur barriera u ngrit më 1 qershor. Arsyeja është e lehtë për t’u shpjeguar: “Falë kushteve të favorshme të motit dhe më pak borë se vitin e kaluar, puna e pastrimit dhe restaurimit në rrugën e Qafë Gotthard ka përparuar më shpejt se sa pritej”, deklaroi Agjencia Federale e Sigurisë Rrugore. Ky është një lajm i mirë, thekson njoftimi për shtyp, duke pasur parasysh ditët e pritura me flamur të kuq. Alternativa ndaj tunelit të autostradës do të jetë “e disponueshme për periudhën e trafikut të rëndë të festave të Ngjitjes dhe të Pentekostit, duke lehtësuar mbingarkesën në aksin veri-jug të A2”. Së fundmi, USTRA raporton rivendosjen e njëkohshme të zgjatjes sezonale të daljes Göschenen dhe, në jug, por vetëm nga Ura e Ngjitjes, të korsisë speciale Airolo/Passi CUPRA. RSI

Ku janë universitetet më të mira për menaxhimin e hotelerisë dhe turizmit? Në Zvicër!

Ku janë universitetet më të mira për menaxhimin e hotelerisë dhe turizmit? 🎓
Në Zvicër! 🇨🇭
Sipas Renditjes Botërore të Universiteteve QS sipas Lëndës për 2026, tre universitetet më të mira për menaxhimin e hotelerisë dhe turizmit janë të gjitha zvicerane:
🥇 École hôtelière de Lausanne (EHL) (98.3/100)
🥈 Les Roches Global Hospitality Education – Zvicër (90/100)
🥉 Instituti i Arsimit të Lartë Glion (87.2/100)
A e dinit se École hôtelière de Lausanne (EHL) është e pranishme në #Shqipëri në një partneritet me Shkolla e Mesme Profesionale Hoteleri – Turizëm në Tiranë? ⛱
• • • • • •
Where are the best universities for hospitality and leisure management? 🎓
In Switzerland! 🇨🇭
According to the QS World University Rankings by Subject 2026, the top 3 universities for hospitality and leisure management are all Swiss:
🥇 École hôtelière de Lausanne (EHL) (98.3/100)
Did you know that École hôtelière de Lausanne (EHL) is present in #Albania in a partnership with the Tirana School of Hospitality and Tourism? ⛱

Zvicra, kampione e jetëgjatësisë në Evropë!

🇨🇭 Kampionie e jetëgjatësisë në Evropë!
Zvicra ka jetëgjatësinë më të lartë në Evropë (84.2 vjet), sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024. 🌍
Pas saj vijnë Spanja (84 vjet) dhe Suedia (83.8 vjet), ndërsa për 25 vitet e fundit, Zvicra është renditur në vendin e parë ose të dytë.
Ndër rajonet zvicerane, kantoni i Ticinos renditet më lart (85.2 vjet), i ndjekur nga rajoni i Liqenit të Gjenevës (Gjenevë, Vaud, Valais) me 84.6 vjet. Të gjitha rajonet e tjera janë në 40 vendet e para midis rajoneve të Evropës. 🇪🇺
Në Zvicër, gratë jetojnë mesatarisht 3.5 vjet më gjatë se burrat:
👵 Gratë: 85.9 vjet
👴 Burrat: 82.4 vjet
A e dini jetëgjatësinë për vendin ku jetoni?
• • • • • •
🇨🇭 Europe’s longevity champion!
Switzerland has the highest life expectancy at birth in Europe (84.2 years), according to Eurostat data for 2024. 🌍
It is followed by Spain (84 years) and Sweden (83.8 years), while for the last 25 years, Switzerland has ranked either 1st or 2nd.
Among Swiss regions, the canton of Ticino ranks the highest (85.2 years), followed by the Lake Geneva region (Geneva, Vaud, Valais) with 84.6 years. All other regions are in the Top 40 among Europe’s regions. 🇪🇺
In Switzerland, women live on average 3.5 years longer than men:
👵 Women: 85.9 years
👴 Men: 82.4 years
Do you know the life expectancy where you live?

Një Doryanthes palmeri lulëzon në Gjenevë pas 43 vitesh

 VOAL- Një Doryanthes palmeri ka lulëzuar në serrat e Kopshtit Botanik të Gjenevës, mbi dyzet vjet pasi është mbjellë. Ky është një ngjarje e jashtëzakonshme, si për kohën e zhvillimit të bimës ashtu edhe për karakteristikat e kësaj specie endemike në Australinë lindore, e njohur për lulëzimin e saj spektakolar, por jashtëzakonisht të rrallë. Fara e ekzemplarit që tani është në lulëzim u mbjell në vitin 1983. Kanë kaluar dyzet e tre vjet që atëherë, një periudhë kohore që flet jo vetëm për zhvillimin e ngadaltë biologjik të specieve, por edhe për punën e vazhdueshme hortikulturore të nevojshme për të mbështetur rritjen e saj. “Bukuria është pikërisht kjo magji e përpjekjes së jashtëzakonshme që bëhet për kultivimin e kësaj bime. Njerëzit që e mbollën atë,” tha Nicola Schoenenberger, drejtoreshë e Kopshtit Botanik të Gjenevës, “kanë dalë në pension prej kohësh.” Doryanthes palmeri është një bimë që përbëhet nga rozeta me gjethe të gjata në formë shpate. Mund të arrijë tri metra lartësi dhe katër metra gjerësi, ndërsa lulet e saj zhvillohen në një kërcell që mund të arrijë deri në pesë metra. Lulet e kuqe, të ngjashme me zambakët e mëdhenj, mund të jenë deri në dhjetë centimetra në diametër. Sipas faqes së internetit të Kopshtit Botanik Kombëtar Australian, specia pjalmohet nga zogjtë, të tërhequr nga ngjyrat e ndritshme të luleve të saj. Fruti në formë veze është midis shtatë dhe nëntë centimetrave. Një nga karakteristikat më interesante të Doryanthes palmeri është cikli i saj jetësor: çdo rozetë lulëzon vetëm një herë në jetën e saj. Megjithatë, pas lulëzimit, bima mund të prodhojë rozeta të reja, duke siguruar kështu vazhdimësinë e saj. Në natyrë, mund të duhen më shumë se trembëdhjetë vjet që një rozetë të lulëzojë; në serrat e Gjenevës, pritja është shtrirë në më shumë se katër dekada. Lulëzimi simbolizon gjithashtu punën e Kopshtit Botanik të Gjenevës, i themeluar mbi 200 vjet më parë, që shtrihet në 28 hektarë dhe që krenohet me afërsisht 11,000 specie. Është më i madhi në Zvicër dhe një nga më të rëndësishmit në botë, me aktivitete që variojnë nga kërkimi te ruajtja e deri te përhapja shkencore. “Jemi shumë me fat,” përfundon drejtoresha, “sepse ky është një vend pasioni, kështu që njerëzit që punojnë këtu janë njerëz që kanë studiuar për të ardhur këtu dhe për të punuar. Unë jam botaniste me zemër, një botaniste me pasion për florën, dhe në fakt, në mbrëmje, kur kthehem në shtëpi, gjithmonë e zgjas pak turin tim për të shkuar dhe për të parë se çfarë është në lulëzim.”

Zvicër, emetimet e gazrave serrë ulen me 27% që nga viti 1990

Në vitin 2024, emetimet, sipas Zyrës Federale për Mjedisin, ishin 40.1 milion tonë CO2 

Ndikimi i trafikut mbetet i lartë 

VOAL- Progres në frontin e klimës në Zvicër. Në vitin 2024, emetimet e gazrave serrë u ulën me 27.3% krahasuar me vitin 1990, duke arritur në 40.1 milion tonë ekuivalent CO2 (një masë e standardizuar për krahasimin e gazrave të ndryshëm serrë), një rënie e lehtë (rreth 0.5 milion ton më pak) krahasuar me vitin 2023. Kjo është sipas inventarit vjetor të publikuar të hënën nga Zyra Federale për Mjedisin. Rënia krahasuar me vitin 1990 është veçanërisht e theksuar në sektorin e ndërtesave (-47%), ndërsa është më e moderuar në industri (-33%) dhe transport (-10%), me këtë të fundit që aktualisht është ende përgjegjëse për rreth një të tretën e emetimeve totale në Zvicër. Një krahasim me vitin 2023 zbulon se ndërtesat dhe industria kanë ulur ndikimin e tyre secila me 0.2 milion ton. Në vitin 2024, ndotja nga bujqësia, gazrat sintetikë serrë (p.sh., ftohësit) dhe menaxhimi i mbetjeve ishte 13% më e ulët se 36 vjet më parë, por praktikisht e pandryshuar krahasuar me vitin 2023. Në inventarin e saj të gazrave serrë – në përputhje me kërkesat e OKB-së – Zyra Federale për Mjedisin raporton veçmas ndikimin klimatik të trafikut ajror ndërkombëtar dhe transportit detar, i cili arriti në 5.5 milion ton ekuivalentë CO2 në vitin 2024. ATS

Një sfidë të pashembullt, siç ishte Sëmundja Alpine, si e shndërroi Zvicra në një fitore globale të shëndetësisë- Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

 

Këtë temë e sjell kohët e fundit, në një rrafsh të plotë e të gjerë Zeno Zoccatelli, gazetar italishtfolës i swissinfo.ch. Një ndër tematikat për të cilat Zoccatelli interesohet është edhe politika shëndetësore në federatë dhe në kantonet e ndryshme, veçanërisht aspekti i tyre financiar.

Kolegu zviceran është mbështetur gjerësisht në burime të tilla si Wikipedia, arkivi i Institutit të Historisë së Mjekësisë pranë Universitetit të Bernës, gazetat Tages Anzeiger, Le Temps, arkiva të agjencive të lajmeve, tekste të historianëve, gjeografëve e tjerë.

SËMUNDJA E ALPEVE

Sëmundja e Alpeve, e quajtur ndryshe kretinizmi alpin (crétinisme des Alpes ) u bë qendër e vëmendjes në mesin e Shekulit XIX, siç thekson autori, pikërisht kur Zvicra zgjoi më shumë sa kurrë më parë interesin e vizitorëve, historianë, gjeografë, turistë të kamur e tjerë. Ndonëse  ishte e përhapur  në vende të tjera alpine si dhe në vend të tjera malore e jomalore, kjo sëmundje u identifikua pikërisht me Zvicrën dhe zviceranët, saqë në fjalorin enciklopedik të Diderot dhe D’Alembert (1756), ku shkruhej se “ky emër (kretin, shënimi ynë) i është dhënë një lloji burrash të lindur në numër të madh në Valais, veçanërisht në Sion, kryeqytetin e tyre.” Aty thuhet se “është e vështirë të shpjegohet shkaku dhe pasoja e kretinizmit”, por iu vihet faji higjienës së dobët, klimës malore, ujërave e tjerë. Në zërin përkatës enciklopedik ata sjellin një kujtim të Kontit de Maguiron, nga Lioni i Francës, sipas të cilit e vetmja gjë e pazakontë e vërejtshme nga jashtë ishte lëkura e tyre e verdhë shumë e zbehtë.

Ne zërin enciklopedik të “Fjalorit Historik Zviceran”, përgatitur nga mjekja nukleare Claudine Als më 2000 dhe përmirësuar më 2008 e 2026, kjo sëmundje përshkruhet si një mangësi e pakthyeshme në zhvillimin e trurit të njeriut, e shoqëruar me shurdhëri, xhuxhizëm dhe keqformime të kockave dhe nyjeve. Sëmundja zakonisht zhvillohet në fetus ose në periudhën menjëherë pas lindjes për shkak të një mungese të rëndë të jodit në dietë, e cila nga ana tjetër çon në dështim të tiroides (kretinizëm endemik); vetëm në raste të rralla ka një origjinë gjenetike (kretinizëm familjar). Sipas autores, kretinizmi ka të ngjarë të ketë qenë endemik që nga Epoka e Gurit në të gjitha kontinentet, ku  gusha (struma) për shkak të mungesës së jodit ishte e përhapur.

Përshkrimi më i vjetër i Sëmundjes së Alpeve, shënohet në zërin më lart, daton që nga viti 1220 (Jacques de Vitry). Më pas, fenomeni dhe përsëritja e tij në rajonet alpine u dokumentuan në mënyrë të përsëritur nga udhëtarët që kalonin Alpet në rrugën e tyre për në Itali, si dhe nga studiues të tillë si Felix Platter (1536–1614), Albrecht von Haller (1708–1777), Horace Bénédict de Saussure (1740–1799) dhe Heinrich Zschokke (1771–1848). Diagnoza mjekësore përkatëse u formulua vetëm në shekullin e 18-të në Valais. Meqenëse një gushë (strumë) e theksuar konsiderohej një shenjë e inteligjencës së ulët, “kretini i Alpeve” u bë një klishe e vërtetë në artet pamore. Në përfaqësime të shumta të Udhëtimeve të Kryqit, për shembull, një gushë (strumë ) e theksuar dhe tiparet tipike të ashpra të kretinoidit dallojnë torturuesit me prejardhje të ulët shoqërore dhe kurrë pasuesit fisnikë të Krishtit.

Më 1810, Napolon Bonaparti, urdhëroi të bëhet regjistrimi i të sëmurëve të tillë në gjithë kantonin Valais (Valé). Nga 70 000 banorë të kantonit, 4 000 vuanin nga kretinizmi, term me prejardhje nga fjala latine “christianus”, pra “cristian”, i mirëdashur prej Zotit. Ndërsa në një regjistrim tjetër, po në Valais, më 1843, nga Shoqëria Zvicerane e Shkencave Natyrore numëroheshin 3 000 të sëmurë.

SFIDË ZVICERANE

Shkencëtarët zviceranë kryen eksperimente pioniere në trajtimin dhe parandalimin e kretinizmit. Në shekullin e 19-të, klinika e kretinizmit Abendberg mbi Interlaken, e themeluar në 1841 nga mjeku Johann Jakob Guggenbühl dhe që sot konsiderohet si pararendëse e institucioneve të mëvonshme neuropsikiatrike (institucioneve sociale), prezantoi një metodë terapeutike idealiste me frymëzim romantik. Kirurgjia e strumës dhe kërkimet shkencore të lidhura me të mbi kretinizmin, të zhvilluara nga çereku i fundit i shekullit të 19-të, i dhanë Theodor Kocher Çmimin Nobel në Mjekësi në 1909, hera e parë që një kirurg e merrte atë.

Mjeku Johann Jakob Guggenbühl me pacientët e tij dhe, në të djathtë, dhjakonja Ernestine Jaquet, asistentja e tij në klinikën Abendberg; litografi sipas një fotografie të Carl Durheim, nga vepra Die Heilung und Verhütung des Cretinismus und ihre neuesten Fortschritte, botuar në Bernë më 1853 (Biblioteka Kombëtare Zvicerane).

 

Të prekurit nga sëmundja alpine vuanin nga nanizmi (shtatshkurtësia), shurdhmemecëria, zhvilimi mendor i mbetur në fazën e hershme fëminore. Këta u bënë objekt kureshtjeje nga turistët e ardhur nga mbarë bota, por edhe objet i studimeve mjekësore. Por fajin për këtë sëmundje nuk e kishin asnjëri prej faktorëve të fajësuar për praninë e tyre. Fajin e kishte një faktor që mungonte. Dhe ky faktor ishte jodi.

Jodi, siç theksohet në shkrimin e kolegut zviceran, është një element i pazëvendësueshëm për tiroide të shëndetshme- ato ndodhen në qafë dhe janë përgjegjëse për metabolizmin, rritjen dhe zhvillimin e njeriut. Mungesa e jodit sjell zmadhimin e gjendres tiroide, duke shkaktuar hipertiroidizmin dhe gushën. Kjo mungesë gjatë shtatzanive mund të shkaktojë kretinizmin e lindur.

Mjeku Heinrich Hünziker, mjek nga Adliswil, në kantonin e Zyrihut, në një studim 24 faqesh të vitit 1914, vinte gishtin pikërisht te mungesa e jodit. Pothuaj një shekull më parë, mjekë të tjerë, ndër të cilët gjenevasi Jean-François Coindet e kishte nuhatur këtë aspekt. Por Hünziker, për herë të parë, arrinte në mendimin se jodi nuk ishte një medikament për t’ua dhënë në doza të mëdha të sëmurëve, por një përbërës themelor i ushqyerjes së përditshme, i cili duhej dhënë në doza fare të vogla.

Tages-Anzeiger në atë kohë e përkufizonte “vizionar” mjekun Hunziker, por “shkencëtar” mjekun valezan Otto Bayard. I frymëzuar nga kolegu, më 1918, kryemëvete, arriti në fshatin Grächen (Grehen) me një mushkë të ngarkuar me thasë kripe, të cilën ai vetëm e kishte përzier me sasi të vogla joduri të sodës. E futi në ushqimin e pesë familjeve të goditura rëndë nga “Sëmundja e Alpeve”, pesë muaj rresht. Në pranverë të gjitha shenjat e gushës ishin zhdukur dhe jodi nuk kishte shkaktuar asnjë helmim. Rezultati trimërues i garantoi Bayardit financime federale për ta shtrirë eksperimentin në fshatin Törbel (Tërbël). Suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Brenda pak kohësh u shëruan plotësisht 1 000 të sëmurë të prekur rëndë.

Në janar 1922 komisioni Zviceran i Gushës, i përbërë nga akademikë, kuadro ushtarakë dhe autoritete shëndetësore, u mblodh në Bernë, për të debatuar rreth rezultateve të arritura nga Hunziker e Bayard. Në qershor, pas debateve të ndezura midis atyre që mbronin tezën e futjes së jodit në kripën e gjellës dhe atyre që druanin se kjo do të shkaktonte helmimin masiv, Komisioni iu dha rekomandim zyrtar të gjitha kantoneve të promovonin përdorimin e kripës së jodizuar në gjellë e tyre të përditshme.

Akti pionier i Hünzikerit dhe Bayardit nuk do të gjente sukses të plotë dhe përfundimtar pa rolin vendimtar të kolegut të tyre Hans Eggenberger, i mbiquajtur gjeniu i promovimit.  Kirugu nga Herisau i Apencelit të Jashtëm, anëtar i Komisionit të lartpërmendur, i bindur plotësisht në dobinë shpërtimtare të eksperimente të dy kolegëve, ndërmori një fushatë të gjerë bindëse në terren. Ai nguliti tek të gjithë bindjen se kripa e jodizuar do të ishte “Volsaltz”, thjesht kripë e mirëfilltë. Nëpërmjet rrjetit kantonal të Kryqit të Kuq, të cilin e kishte bashkëthemeluar, deri më 12 shkurt arriti të mbledhë 3480 firma dhe prodhimi e shitja e kripës së jodizuar filloi gjerësisht në kanton, disa muaj para se të kjo të përhapej në të gjitha kantonet.

Në fund të viteve Njëzet, parandalimi i sëmundjes alpine ishte shtrirë në të gjithë vendin. Rastet e të lindurve shurdhë dhe shfaqja e gushës u zvogëluan pa masë. Duke filluar nga vitet Tridhjetë, nuk lindën më të sëmurë alpinë në Zvicër.

Komisioni Zviceran i Gushës, sot i njohur si Komisioni Zviceran i Fluorit dhe Jodit, vazhdon të mbikqyrë dhe të prandalojë kthimin e sëmundjeve nga mungesa e jodit.

NJË FITORE GLOBALE E SHËNDETËSISË

Profilaksia me kripë të jodizuar, e futur në 1922 në kantonin e Appenzell Ausserrhoden (Apencel i Jashtëm )  dhe më vonë në të gjithë Zvicrën, falë mjekëve përfshirë Hans Eggenberger, Otto Bayard, Heinrich Hunziker dhe Fritz de Quervain, u bë një praktikë shembullore globalisht. Që atëherë, në Zvicër nuk lindën më foshnje me kretinizëm. Personi i fundit që vuante nga sëmundja vdiq në vitet 1970 dhe 1980. Duke ndjekur shembullin zviceran, edhe vendet e tjera të industrializuara arritën ta zhdukin sëmundjen, e cila, megjithatë, mbetet e përhapur në Botën e Tretë.

Rasti zviceran krijoi shkollë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndoqën shembullin e Zvicrës më 1924, ndjekur më vonë përgjatë dekadave shumë vende të Botës; në disa prej tyre është bërë ligj, ndërsa në Zvicër përdorimi i kripës së jodizuar mbetet vullnetar.

Në një shkrim të saj gjithashtu të kohëve të fundit, Patrizia Rennis, e interesuar për temat gastronomike dhe të mënyrës së ushqyerjes, shkruan se jodizimi i kripës bën pjesë në programin shëndetësor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Në shkrimin e saj “Pse në kripën tonë ka jod dhe fluor?” ajo shkruan se nga viti 1950, përveç jodit, kripës iu shtua edhe fluori. Kjo është një masë parandaluese për dhëmbët, sepse fluori e forcon zmaltin dhe e shmang kariesin, gërryerjen e dhëmbëve.

Ndonëse përdorimi i kripës së jodizuar dhe të fluorizuar nga popullsia është vullnetare, pra, nuk është e detyrueshme ligjërisht, instancat publike e mbajnë në vëmendjen e tyre këtë aspekt kaq të rëndësishëm për shëndetin. Në çdo pesë vjet Zyra Federale e Ushqimeve dhe e Veterinarisë e kontrollon përmbajtjen e jodit tek fëmijët e moshës shkollore dhe të grave shtatzëna. Kjo instancë gjithashtu mban qëndrime këshilluese ndaj popullsisë se cilat ushqime të menysë së përditshme përmbajnë jod të mjaftueshëm, në mënyrë të veçantë duke u kujdesur për kategoritë e vegjetarianëve e të veganëve, të cilët i shmangin nga menyja e tyre ushqimet me jod, por nganjëherë përdorin edhe ushqime të mbijodizuara.

Vetëm më 1965 kirurgu bazelas Franz Merke (4 shkurt 1893- 6 qershor 1975) konstatoi se hapësirat gjeografike të akullnajave të lashta përkonin pikë për pikë me zonat e goditura në mënyrë endemike nga “gusha”, pra nga sëmundja alpine. Ky element, i pranishëm në sasi të mëdha në oqeane, u depozitua në tokë pas tërheqjes së deteve të para, por shtresa e madhe e akullit që mbulonte rajonin alpin gjatë akullnajës së fundit e shkatërroi qindra metra thellë nëntokën dhe gradualisht “lau” jodin. Sipas tij, në periudhën e tyre të fundit, akullnajat e kanë “përzënë” përfundimisht jodin nga këto hapësira. Prandaj, natyrshëm, produktet ushqimore të tokave përkatëse nuk mund të kishin përmbajtje jodi. Në shtator të vitit 1964, Merke mbajti një leksion mbi historinë dhe ikonografinë e gushës endemike dhe kretinizmit në Kongresin e 19-të Ndërkombëtar për Historinë e Mjekësisë në Bazel. Zbulimi i Franz Merkes iu dha përfundimisht një bazë shkencore teorive të mjekëve të tjerë gjenialë të cilët shumë më herët kishin nuhatur se gjendra tiroide zmadhohej ngaqë ishte e uritur për një element të munguar në ushqime, pikërisht jodi.

Inteligjenca Artificiale: 3 në 4 zviceranë e përdorin atë çdo ditë

 

Anketa e Comparis: 76.1% përdorin Inteligjencën Artificiale, një rritje nga 62.4% në vitin 2025 dhe 49.7% në vitin 2024 –

VOAL- Të rinjtë dhe qytetarët franko-zviceranë më aktivë 76.1% e të rriturve në Zvicër përdorin mjete të inteligjencës artificiale (IA) në jetën e tyre të përditshme. Kjo sipas një ankete të publikuar nga Comparis, e cila tregon një rritje nga 62.4% në vitin 2025 dhe 49.7% në vitin 2024.

Të rinjtë dhe qytetarët franko-zviceranë prijnë

Të rinjtë, individët e arsimuar, ata me të ardhura të larta dhe qytetarët franko-zviceranë janë veçanërisht aktivë në përdorimin e sistemeve të tilla si ChatGPT, Google Gemini dhe Perplexity. Midis të moshës 18 deri në 35 vjeç, shkalla e përdorimit është 90.1% – një shifër e përshkruar si “mbresëlënëse” në një njoftim për shtyp të Comparis – krahasuar me 52.1% të njerëzve mbi 56 vjeç. Ka dallime të konsiderueshme bazuar në nivelin arsimor: 82.5% e njerëzve me arsim të lartë përdorin këto mjete, krahasuar me 69.4% të atyre me një nivel mesatar-të ulët arsimor. 81.6% e njerëzve që flasin frëngjisht përdorin gjithashtu IA, krahasuar me 74.1% të zviceranëve që flasin gjermanisht.

Kërkimet online dhe puna e përditshme

Inteligjenca artificiale përdoret gjerësisht për kërkimet në internet (41.6%). Falë funksioneve të Google, praktikisht të gjithë bien automatikisht në kontakt me IA-në, thotë Jean-Claude Frick, një ekspert i Comparis në teknologjitë dixhitale. Kjo pasohet nga aplikacionet e punës së përditshme, të tilla si krijimi i tekstit (31.4%) dhe tregtia elektronike (26.9%).

Chatbot-et po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara

Sipas një ankete me 1,035 persona të kryer në mars, komunikimi me shkrim me një chatbot po fiton gjithashtu popullaritet. 61.9% e të anketuarve e treguan atë si një mundësi tërheqëse. “Biseda me një IA është si shkëmbimi i mesazheve WhatsApp me miqtë. Megjithatë, futja zanore shpesh ndihet ende e panatyrshme dhe nuk është një zgjedhje e mirë, për shembull në një zyrë me plan të hapur ose në autobus”, shpjegon Frick.

Skepticizëm në lidhje me të dhënat personale

Megjithatë, të anketuarit shprehën skepticizëm në lidhje me ndarjen e informacionit personal, veçanërisht në lidhje me çështjet shëndetësore. 55.5% nuk ​​do t’i rrëfeheshin kurrë askujt për problemet e tyre të shëndetit mendor, ndërsa 52.5% kundërshtojnë ndarjen e të dhënave me qëllim përdorimin e një chatbot si një trajner shëndetësor. ATS


Send this to a friend