Dashi
Në qiellin tënd lexohet akoma një vështirësi në raportet më të tjerët. Dashi është emotive si shenjë dhe kur ndihet keq ka probleme me të tjerët dhe zakonisht dhimbje koke. Nëse nga e mërkura dhe e enjtja ke vënë re se diçka nuk shkon atëherë je ndier nervoz, duke shtuar se je dhe i zënë dhe i preokupuar. Mundohu të relaksohesh , kjo fundjavë mund të jetë shumë e mirë pasi kemi dhe një ndryshim në dashuri. Ka kohë që ndihesh i hutuar për një mbyllje të papritur.
Demi
Kjo fundjavë është stresante dhe ata që do të punojnë këto ditë duhet ta marrin sa më me qetësi. Nëse je ndier i akuzuar këto ditë ose nëse dikush pret shumë nga ti mundohu mos të dalësh shumë në pah me deklarata. Në këto ditë je shumë i motivuar dhe të gjitha gjërat që të kanë ndodhur kohët e fundit janë të mira por ndihesh nën presion të vazhdueshëm. Në fakt kjo është një situatë pak e veçantë. Në fundjavë bëj kujdes në raportin në çift. Nëse je i lidhur apo ndoshta një person të entuziasmon, ose ke një iniciativë ndihesh pak i preokupuar . Nga mesi i muajit Tetor ke mbetur keq nga një refuzim apo një ndalesë e pa pritur.
Binjakët
Kjo fundjavë mund të jetë e mirë për shenjën tuaj. Nis një fazë e mirë e cila do të zgjasë deri në fund të ditës së dielë. Në këtë moment mos nënvlerëso dashuritë e vogla, pasi edhe emocionet e vogla mund të bëhen të mëdha. Ndryshe është në punë pasi avash avash po lirohesh nga disa pengesa dhe po zgjidh disa problem të lindura në dy vitet e fundit. Ndoshta ke vendosur të ndryshosh strategji në punë, e njëjta gjë vlen edhe për studentët. Deri në fund të vitit do të kesh ndryshime ose do të eksperimentosh diku tjetër.
Gaforrja
Nuk është e thënë që të gjitha çiftet të diskutojnë apo që të gjithë të kenë gjetur dashurinë. Duhet thënë se në këtë kohë niveli i pasionit është ulur. Është e mundur që të kesh pasur shqetësime në familje ose në marrdhëniet me të tjerët. Nëse ke pasur konflikte në dy ditët e fundit atëherë e di se cilët janë armiqtë tuaj apo pengesat që do kalosh. Do të kesh përmirësime në fushën e dashurisë apo dhe atë të punës. Kush është në diskutim mes dy dashurish ose kush kërkon të nisë një marrdhënie të re duhet të presë fillimin e Nëntorit.
Luani
E premtja dhe e shtuna janë ditë me energji por edhe agressive në të njëjtën kohë. Kështu sygjeroj të gjithë ata që kanë të bëjnë me këtë shenjë të kenë kujdes . Është një shenjë mjaf bujare dhe e disponueshme por nganjëherë ka edhe momentet e zemërimit kështu që sygjeroj të gjithëve që të kenë kujdes. Historitë në krizë do të jenë më të mbrojtura. Akrepi ,Ujori dhe Luani janë shenjat me të cilat në këtë fundjavë do të kesh polemika por nuk ke dëshirë të merresh.
Virgjeresha
Ata që kanë shumë gjëra për të bërë nuk duhen të zemërohen për këtë, pasi shenja e Virgjëreshës është e fortë kur punon dhe kur ka një rol të caktuar në shoqëri. Kështu që është e vështirë që të braktisësh një projekt . Nëse po bën shumë gjëra, por ke shumë ide nëpër mëndje do të thotë që horoskopi funksionon , pasi ka kohë që po ju flas për një peiudhë të begatë me projektë dhe risi në punë. Këtë fundjavë do të bësh verifikime në dashuri dhe nëse ka disa prej jush që janë vetëm nuk duhet të mendojnë se dashuria nuk ekziston. Ju kujtoj se keni një pozicion yjesh të mirë por nëse nuk lëvizni atëherë nuk ndodh asgjë.
Peshorja
Të premten deri të dielën kemi një qiell të bukur përsa i përket ndjenjave dhe nuk përjashtoj mundësinë që mund të zbulosh një pasion ose më në fund të kesh një emocion të bukur. Them kështu sepse kohët e fundit keni pasur shumë pengesa dhe tani duhet ti kalosh. Për shembull, nëse keni pasur një krizë në fillim të gushtit dhe po kalon akoma. Tani dikush prej jush ka bërë paqe, disa të tjerë kanë gjetur një dashuri të re, ndërsa disa të tjerë akoma , do të jenë të dashuruar me dy persona në të njëjtën kohë. Duhet të mos krijoni konfuzione. Keni shumë impenjime për të respektuar dhe fundjava ju sjell energji për t’ja dale mbanë.
Akrepi
Mënyra e vetme për të jetuar një fundjavë të vështirë është të mbylleni në të kaluarën, të shqetësoheni kot apo mos t’ju japësh hapësirë personave që nuk janë në lartësinë tënde. Ja përse kjo është një periudhë që do të sjellë rinovim në jetën tënde. Mund të mbyllësh disa situata apo të hapësh disa të tjera , të riorganizosh punën dhe shtëpinë. Do të ndjeheni të lodhur në darkë e kjo do të ndodhë deri të dielën. Kujdes me lëvizjet e temperaturës mos e lodh shumë trupin.
Shigjetari
Nga e premtja deri të dielën kemi një horoskop i cili karakterizohet nga një force e madhe shpirtërore. Kontaktet me persona të tjerë janë interesantë, hëna motivon pjesën e udhëtimeve dhe të komunikimit. Mbi të gjitha këtë periudhë kemi një energji të bukur që i përket sektorit të punës, ku më në fund disa pengesa do t’ju zbllokohen. Duhet thënë se, nëse në fillim prekeshe për cdo gjë , ndërsa tani ke filluar dhe i merr gjërat më shtruar. Nëse dikush kërkon të të bëjë të thuash gjëra që nuk don ti thuash ,në fund fiton ti. Në këtë fundjavë mos lë mënjanë dashurinë pasi mund të kesh një ftesë interesante.
Bricjapi
Edhe për ju bricjapë kemi një qiell shumë të mirë përsa i përket cështjeve të punës, në mënyrë të theksuar për të gjithë ata që kanë në dorë një projekt të mire, i cili mund të bëhet më i arritshëm në ditët në vazhdim. Kjo është një fundjavë e cila do t’ju sjellë një shpenzim më shumë. Bricjapi nga dita e martë apo e enjte ka pasur shumë shpenzime në familje për të ndihmuar dikë apo për të rregulluar dicka në shtëpi. Është një moment I rëndësishëm, këtu do të vendosen fatet e dy viteve të ardhshme. Disa prej jush do të bëjnë një ndryshim shumë të rëndësishëm në jetë. Personat më të rritur mund të vendosin të ndryshojnë punë, të nisin një jetë të re edhe duke ndryshuar vendbanim. Të rinjtë do të kenë një rast për të shfrytëzuar kryesisht nw studime. Dashuria , ndërkohë ,mund të kthehet protagoniste mbas disa muajve problematikë.
Ujori
Yjet këtë të premte janë interesante për ujorin që këtë periudhë është me rebel se kurrë. Rebel në familje me miqtë dhe me drejtuesit e punës. Ujori është rebel në mënyrë të theksuar me ata që përpiqen ta bllokojnë. Zakonisht e dimë se nuk kundërshton faktin të ndihmohesh por mënyrën e kufizimit dhe limitet e hapësirës. Është një moment delikat për raportet e dashurisë që intrigojnë por që prej disa ditësh disa ditësh të kanë sjellë shqetësim.
Peshqit
Kjo është një ditë tjetër për tu shfrytëzuar . Përvec të tjerave dua t’ju kujtoj që java ka nisur me hënën në shenjën tuaj. Kështu që nuk do të mërzitesha nëse nga e premtja e deri të martën e javës së ardhshme të marrësh një propozim , një biznes i mirë do të ecë përpara, osedo të kesh një emocion të fortë. Kusha ka pasur një problem fizik të rëndësishëm mund ta ketë kaluar. Nuk duhet anashkaluar dashuria. Ciftet që kanë pasur një krizë, por që realisht kanë një bazë të fortë, mund të afrohen. Por nëse një histori ka mbaruar atëherë vërtet do të ktheni faqe me sukses. Favorizohen dietat dhe kurat. Je I kënaqur , ndihesh sikur të kesh kaluar në një tunel të errët por që tani sheh dritë. Konflikte dhe çështje legale në zgjidhje ,shitje që zbllokohen apo të tjera që do të vijnë do të jenë me shumë interes për ju.
Komentet