VOAL

VOAL

HETIME NGA KOMBET E BASHKUARA PËR VRASJEN E GAZETARIT SAUDIT JAMAL KHASHOGGI – Nga Frank Shkreli

October 23, 2018

Komentet

Komunistët në  Demokraci Nga Skënder Sadri KAPITI

 

 

Komunistët kur flasin gënjejnë;janë demagogë që intrigojnë dhe hipokrizojnë.Edhe kur nuk flasin mendojnë prapësira dhe mendime të liga, tradhëti dhe djallëzi.Kur marrin pushtetin shkaktojnë trauma,tradhti, dhe fatkeqësi, mjerim e varfëri;në pushtet shkaktojnë dhimbje   që vrasin e internojnë; janë ateistë dhe rrënimtarë të traditave kombëtare. Kur bien nga pushteti shkatërrojnë gjithçka.Mjerë ajo demokraci që qeveriset nga ishkomunistët e konvertuar në demokratë, siç është Shqipëria.

 

Komunizmi në Shqipëri në agoninë e tij shqiptarëve ua sketerrosi jetën dhe ua bëri problem  egzistencial   mbijetesën. Komunizmi i diktaturës kishte privilegjin dhe të drejtën e sundimit të shoqërisë e të shtetit, të shtetit të Partisë Komuniste. Komunistët kishin të gjitha dhe ndjeheshin të kënaqur e të lumtur kur shikonin mjerimin dhe varfërinë dhe se çfarë vuante populli shqiptar i burgosur dhe i izoluar, ata ishin shpirtzinj dhe shpirtlig deri në palcë.

 

Me vetëshëmbjen e komunizmit, komunistët rrënuan gjithçka shtetërore. Ata  e vodhën, plackitën dhe e grabitën tërë pasurinë e krijuar nga puna skllavëruese e shqiptarëve, ata rrënuan dhe shkatërruan të gjitha dhe gjithçka.; ata kapën dhe vazhdojnë t’a kenë në dorë edhe demokracinë, ekonominë, mediat e drejtësinë si  dhe qeverisjen e pushtetin edhe pas tridhjet e pese vitesh pas komunizmit diktatatorial.Komunistët dhe pinjollët e tyre u bënë kapitalistët  grabitqarë e hajdutë të sistemit kriminal të krimit të korrupsionit.Ata kapën gjithë politikën dhe të gjitha partitë politike shqiptare, vodhën paranë publike nëpër tendera e investime dhe e blenë demokracinë , votën e pushtetit si dhe i debuan shqiptarët nga atdheu pasi ua “siguruan” shqiptarëve pasigurinë për jetën, punën, pronën dhe pamundësinë për t’a ndërtuar lumturinë në atdheun e tyre.

 

Në Shqipëri, komunistët janë sundimtarët edhe në demokracinë e derimësotme

 

Enveristët në Demokraci. Pothuajse pas vetëshëmbjes së komunizmit në Shqipëri, të ashtuquajturën demokraci,apo demokracinë spekulative e kapën dhe e bënë pronë të tyre ishkomunistët besnikë të regjimit kounist  dhe shërbëtorët e tij.

 

Pra, demokracinë e morën enveristët e komunistët që u konvertuan në demokratë.

 

Prandaj dhe për këtë arsye Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e demokracisë, në rrugën e shtetndërtimit të shtetit ligjor e demokratit, të ndertimit të shtetit human dhe në rrugën e integrimit në BE gjatë tërë këtyre viteve të tranzicionit.

 

Në vitet 1990, diktatura tiranike e një partie politike dhe e  një personi   u zëvëndësua nga diktaturat autokratike të kryetarëve të partive politike të pluralizmit autokratiko-korruptiv  shqiptar.

 

Diktatura monopartiake dhe personale e E.Hoxhës  u zëvëndësua nga   autokratizma dhe autokratë  servilë dhe halabakë të ishkomunizmit; u zëvëndësua diktatura e komunizmit me diktatura tiranësh, autokratësh, hajdutësh, kusarësh dhe të papergjegjshmish dhe dëmqarësh të mëdhenj publik e kombëtar.

 

Regjimi komunist u zëvëndësua nga regjime hajdutokratësh të elitës politike paskomuniste, pjellë e ishkomunizmit.

Diktatura komuniste  u zëvëndësua prej  këtyre ishenveristëve servilë, frikacakë e puthadorë të kohës së tij  që tashmë në liri e në demokraci u bënë “trima dhe guximtarë” të guximshëm  për të bërë gjithçka e për të mos u përgjigjur për asgjë: për asnjë krim, hajni, tradhëti, zullum e poshtërsi që  ata i kanë bërë shtetit, shoqërisë dhe atdheut gjatë këtij tranzicioni.

 

Ajo se çfarë është reale edhe te Edi Rama, po ta shikojme se çfarë ka premtuar, krahasuar me atë çfarë ka  berë dhe zbatuar është një enverizëm “modern” por  maskuar me finesë dhe me hipokrizi prej  tij me antienverizëm. Ashtu sikurse gjatë luftës Enver Hoxha i fshihte pikepamjet e tij komuniste nën maskën e nacionalizmit, me Frontin apo me Luftën  Nacional-Çlirimtare e cila me shumë ishte një luftë vëllavrasësëse me qëllimin final asgjësimin e kundërshtarëve politik të mundshëm për të marrë pushtetin.

 

Gjatë luftës por edhe pas saj gjithçka si të keqe Hoxha ia faturonte Ballit Kombetar dhe Legalitetit, dhe gjatë gjith sundimit të tij Mbretërisë shqiptare, ashtu edhe sot neoenveristët si Rama me “rilindasit” e tij fshihen pas fasadës së demokracisë dhe pro-BE  e proamerikanizmit të tyre fals.

 

E gjithë politika e komunizmit  ishte fajësim për të gjitha Ballin Kombëtar me stëzmadhime të të pavërtetave  me shumë me shpifje e intriga. Edhe Edi Rama për 8 vite opozitë nuk kishte ditë që të mos dilte neper media e në televizione me citate e me akuza se për gjithçka “ Fajin e ka Saliu” dhe që edhe sot për dështimet e tij gjithçka ia faturon paraardhësve të tij, ashtu sikurse deri në grahmat e fundit edhe regjimi komunist për të gjitha akuzonte Mbretin Zog,perendimin  dhe social-imperializmin.

 

Rama vetëm Saliun e ngarkonte me faje, por madje ai na u bë me fjalë edhe si antikomunisti dhe si antienveristi më i madh në Shqipëri. Kjo për këto  arësye:

 

E para: duke fajësuar për të gjitha Saliun, Rama  jo se nuk kishte të drejtë për këtë për faktin se Berisha ishte stërkonsunuar dhe kishte dështuar politikisht në pushtet, por këtë Rama  e bënte për të përçarë të djathtën, dhe për të fituar përkrahës edhe nga të zhgënjyerit e Partisë Demokratike  për faktin se edhe lidershipi i PD-së, autokrati pseudoantikomunist, antikomunisti i rrejshëm S. Berisha, nuk rezultoi asgjë më shumë se sa një ishkomunist  që u konvertua brënda natës në një antikomunist demokrat i flaktë sa për të maskuar shërbimin besnik të tij ndaj enverizmin, madje si edhe më i privilegjuari  edhe në ballë të oxhakut me fëmijët e tij, privilegj që nuk e kishte asnjë antar i Byrosë Politike  të KQPPSH. Me antikomunizmin sipërfaqësor dhe demokrat  në dukje, edhe opozita të cilën fatkeqësisht e kapën ishsigurimsat e shtetit komunist kryesisht, të cilët spekuluan si pseudodemokratë dhe që tinëzisht dhe me finesë   e përdorën  mjaft mirë antikomunisto-enverizmin  si mashtrim publik dhe ndërkombëtar në favor të interesave të tyre personale politike, që i shërbenin socialkomunistëve të Partisë Socialiste.Toleranca dhe percarja e demokratëve bëri të mundur që të qeverisin padrejtësisht socialistët tani në mandatin e 4 -t rradhazi.

 

E dyta: Mashtrimi tjetër prej të cilit pëfitoi politikisht shumë Edi Rama ishte fakti se ashtu si Enver Hoxha siç ia ngarkonte për gjithçka fajet Ballit Kombëtar edhe kur krimet ,djegiet e rrënimet  i bënin edhe pushtuesit por edhe vetë komunistët, po kështu Edi Rama gjithçka dhe të gjitha ai  ia adresonte Berishës, pra kuptohet PD-së, duke akuzuar për autorësinë e të gjitha fajeve për dështimet politike, demokratike dhe juridike në vitet e tranzicionit. Ai  me flamurin antiBerishë, Rama mbajti në unitet enveristët, komunistët fanatikë,korrupsionin  dhe të gjithë socialistët të cilët u bënë besnikë fanatikë të Edi Ramës, si dhe po kështu me mashtrimet si antienverist mashtroi edhe jo pak nga shtresa e te perndjekurve dhe të të persekutuarve politikë të zhgënjyer nga pushteti dhe nga politika e Partisë Demokratike.

 

Së treti: Ashtu sikurse edhe komunistët e orëve të para gjatë luftës që merrnin para, ndihma, armatime, ushqime dhe veshmbathje nga anglo-amerikanët e që shpirtin e zëmrën e kishin te Moska e te Tito, ashtu edhe Rama sot në dukje flet e përbetohet si properendimor, prointegrimit në BE  dhe si  proamerikan, por në fakt: keqqeverisja e tij, krimi , korrupsioni, mossundimi i ligjit, pengesat dhe mosVETTING-u i politikës dhe mosdekriminalizimi i saj, korrupsioni dhe kanabizimi i vëndit  dhe shumë qëndrime e vendime qeveritare e shtetërore të tij kanë qenë anti-BE  dhe antiamerikanizma të  hapët nga pushteti i tij, të cilat u konvenojnë antishqiptarëve dhe shovinizmit serbo-sllavo-grek.

“Shpikja” e “Rilindjes” apo edhe e njëfarë “bërthame strategjike” nga Edi Rama realisht është një neomodel politiko-byroist i rehabilitimit dhe i  përzgjedhjes në qeverisje e pushtet pinjollët, bijtë e bijat   e etërve të komunizmit, injorantët e të paaftët , jopatriotët dhe jokombëtarët  duke i kaluar në filtrin e tij,filtër i cili zgjodhi të padenjët, e të paaftit, servilët dhe të padinjitetshmit, frikacakët e mediokrit sepse ata i dominon lehtë. Këtë kryeministri e ka si trashëgimi nga Diktatura ku është rritur, edukuar dhe formësuar.

 

Pas Diktaturën e morën në duar pikërisht shërbëtorët më servilë të cilët me zell të madh i kanë shërbyer asaj, por që në sekondat e para kur diktatura filloi të shëmbej këta ishin të parët që e tradhëtuan dhe e braktisën atë, por që vetë më pastaj u bënë autokratë  e kleptokratë që e privatizuan si shtetin dhe shoqërinë. Kështu dhe me të këtillë Rama formoi edhe ekipin e pushtetit të  “Rilindjes”  ku në  pushtetin e tij u mundësuan që të jenë  rilindasit e ishkomunizmit të konvertuar në kapitalisto-komunistë të pashpirt, antihumanë, kundërpatriotë, të korruptuar, të papërgjegjshjëm ,injorantë, kundëritegralistë në BE  dhe antisocialë ashtu sikurse ishin të pashpirt , antihumanë dhe kriminale edhe kasta e kuqe komuniste e cila e sundoi Shqipërinë për rreth 50 vite.

 

 

Prandaj kundër këtij realiteti , kundër kësaj elite politike paskomuniste dhe antidemokratike, antipublike dhe antikombëtare, kundërproduktive, antihumane, e korruptuar dhe e papërgjegjshme, kjo kërkon nevojën e një force të re politike  si patriotike mbi të gjitha dhe së pari, që ajo të marrë në dorë drejtimin e shtetit dhe të shoqërisë per ta drejtuar  vendin për nga më e mira, demokracia, ligji, mirëqënia dhe integrimi.

 

Përtej “Open Balkan”: Pse Procesi i Berlinit duhet të jetë rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Evropës-Nga Isuf B.Bajrami

Një analizë kritike e ambicieve rajonale të Serbisë, kufizimeve të “Open Balkan” dhe nevojës për një integrim evropian të bazuar në barazinë e shteteve, sovranitetin kombëtar dhe rregullat e përbashkëta.

PRISHTINË — Integrimi rajonal nuk është thjesht një proces ekonomik. Ai përcakton gjithashtu marrëdhëniet e pushtetit ndërmjet shteteve, mënyrën se si merren vendimet dhe hapësirën që secili vend ka për të ndjekur interesat e veta kombëtare. Në një rajon me dallime të konsiderueshme ekonomike dhe politike, nismat e integrimit mund të krijojnë mundësi për zhvillim të përbashkët, por edhe të prodhojnë forma të reja të ndikimit dhe varësisë.

Pikërisht në këtë kontekst duhet të vlerësohet nisma “Open Balkan”, e promovuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. E paraqitur si projekt për lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik, ajo u zhvillua jashtë një formati që përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo ngriti pikëpyetje jo vetëm për gjithëpërfshirjen e saj, por edhe për raportin ndërmjet integrimit ekonomik dhe ambicieve politike të aktorëve më të fuqishëm të rajonit.[1][2]

Për Kosovën, çështja nuk është nëse duhet të bashkëpunojë me vendet fqinje. Çështja është se çfarë modeli bashkëpunimi i shërben më mirë interesave të saj dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Procesi i Berlinit duhet të jetë korniza kryesore e integrimit rajonal, sepse ofron një platformë gjithëpërfshirëse që synon ta afrojë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian, pa e vendosur të ardhmen e tij në varësi të ambicieve politike të një shteti të vetëm.

“Open Balkan” dhe ambicia e Serbisë për ndikim rajonal

Serbia është një nga aktorët me peshën më të madhe ekonomike dhe politike në Ballkanin Perëndimor. Ky realitet e bën të rëndësishëm rolin e saj në bashkëpunimin rajonal, por nuk i jep asaj të drejtën për të përcaktuar drejtimin strategjik të vendeve të tjera.

Në një rajon ku dallimet në madhësi ekonomike dhe kapacitete institucionale janë të konsiderueshme, integrimi nuk mund të vlerësohet vetëm përmes përfitimeve të mundshme tregtare. Duhet të shqyrtohet edhe se kush i përcakton përparësitë, si shpërndahet ndikimi dhe nëse shtetet pjesëmarrëse i ruajnë mundësitë e barabarta për të marrë vendime në përputhje me interesat e tyre kombëtare.

Për këtë arsye, “Open Balkan” meriton një vlerësim kritik që shkon përtej objektivave të tij të deklaruara.

Nisma mund të ketë ofruar mundësi për lehtësimin e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet pjesëmarrësve, por struktura e saj ngre një pyetje thelbësore: a mund të ndërtohet një integrim i qëndrueshëm rajonal përmes një formati të kufizuar, në të cilin peshat ekonomike dhe politike të pjesëmarrësve janë të pabarabarta?

Për Serbinë, një mekanizëm i tillë mund të krijojë mundësi për ta shndërruar peshën e saj ekonomike në ndikim më të madh politik në rajon. Kjo mundësi duhet analizuar seriozisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për një nismë që nuk përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, për të pohuar se vendosja e shteteve të tjera nën ndikimin e Beogradit ishte qëllimi i drejtpërdrejtë i nismës, nevojiten dëshmi konkrete. Kritika më e qëndrueshme mbështetet në analizën e strukturës së saj, të pabarazive të mundshme të ndikimit dhe të pasojave politike që një format i tillë mund të prodhojë.

Problemi i “Open Balkan” nuk qëndron vetëm te ajo që premton, por edhe te modeli i marrëdhënieve rajonale që mund të krijojë.

Nëse bashkëpunimi zhvillohet përmes formateve të kufizuara, pa mekanizma të mjaftueshëm për garantimin e pjesëmarrjes së barabartë dhe pa një lidhje të qartë me integrimin evropian, ai rrezikon të thellojë fragmentimin e rajonit në vend që ta kapërcejë atë.

Për Kosovën, përfundimi është i qartë: bashkëpunimi me Serbinë mund të zhvillohet aty ku ekziston interes i ndërsjellë, por nuk duhet të shndërrohet në kusht për avancimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Integrimi ekonomik nuk duhet të krijojë varësi politike

Mbështetësit e “Open Balkan” e paraqitën nismën si një mënyrë për të lehtësuar tregtinë, lëvizjen e njerëzve dhe bashkëpunimin ekonomik. Këto janë objektiva legjitime dhe adresojnë nevoja reale të ekonomive të rajonit.

Megjithatë, dobia e një nisme ekonomike nuk e zgjidh vetvetiu çështjen e modelit politik dhe institucional mbi të cilin ajo ndërtohet.

Pse duhet të krijohen mekanizma të veçantë rajonalë kur ekziston një proces që përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e lidh bashkëpunimin ekonomik me objektivin e integrimit në Bashkimin Evropian?

Kjo pyetje është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk iu bashkuan “Open Balkan”.

Një nismë me pjesëmarrje të kufizuar mund të prodhojë përfitime për anëtarët e saj, por nuk mund të konsiderohet automatikisht përfaqësuese e interesit të përbashkët të rajonit.

Në vlerësimin e nismës, rëndësi ka edhe raporti i saj me mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit evropian. Në dokumentin e vitit 2022 për politikën e zgjerimit, Komisioni Evropian theksoi se “Open Balkan” mund të kontribuojë në bashkëpunimin rajonal, duke nënvizuar rëndësinë e përputhshmërisë me rregullat e BE-së dhe të përfshirjes së të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor.[2]

Ky qëndrim nuk përbën refuzim të çdo bashkëpunimi brenda nismës. Ai, megjithatë, vendos një kriter të rëndësishëm: bashkëpunimi rajonal duhet të përforcojë procesin e integrimit evropian, jo të krijojë struktura paralele që e fragmentojnë atë.

Prandaj, kritika ndaj “Open Balkan” duhet të përqendrohet në tri çështje: kufizimin e pjesëmarrjes, rrezikun e pabarazive të ndikimit politik dhe nevojën që integrimi ekonomik të zhvillohet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për konkurrencë të vazhdueshme ndërmjet nismave rajonale. Ka nevojë për një proces të përbashkët që prodhon rezultate konkrete dhe e afron secilin shtet me Evropën.

Procesi i Berlinit si alternativë strategjike

I nisur në vitin 2014, Procesi i Berlinit synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.[1]

Rëndësia e tij qëndron në faktin se bashkëpunimin rajonal e trajton si pjesë të një procesi më të gjerë evropian, jo si një projekt të shkëputur nga reformat institucionale dhe standardet e BE-së.

Ky dallim është thelbësor.

Procesi i Berlinit përfshin Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kështu, ai ofron një kornizë ku të gjitha vendet e rajonit mund të marrin pjesë në një agjendë të përbashkët, pa pasur nevojë të rreshtohen pas një nisme të kufizuar të promovuar nga disa prej tyre.

Procesi nuk i eliminon automatikisht dallimet politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve. As nuk garanton që çdo marrëveshje do të zbatohet me sukses. Megjithatë, gjithëpërfshirja e tij dhe orientimi drejt standardeve evropiane krijojnë një bazë më të përshtatshme për bashkëpunim të qëndrueshëm.

Një element i rëndësishëm i kësaj agjende është Tregu i Përbashkët Rajonal për periudhën 2025–2028, i cili synon të thellojë integrimin ekonomik të gjashtë vendeve dhe të lehtësojë përafrimin e tyre me Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian.[3]

Kjo qasje ofron një drejtim më të qartë strategjik: zhvillimi i bashkëpunimit rajonal përmes rregullave të përbashkëta, lehtësimit të tregtisë dhe përafrimit me standardet evropiane.

Prandaj, Procesi i Berlinit duhet të ketë përparësi në agjendën rajonale. Jo sepse është i përsosur, por sepse ofron një kornizë më gjithëpërfshirëse për ta lidhur bashkëpunimin ndërmjet vendeve me perspektivën e tyre evropiane.

Në vend që të investojnë kapital politik në nisma paralele, shtetet e rajonit duhet të përqendrohen në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, forcimin e institucioneve dhe eliminimin e pengesave që vazhdojnë ta kufizojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik.

Kosova e përcakton vetë rrugën e saj evropiane

Integrimi evropian i Kosovës duhet të vlerësohet në bazë të reformave të saj, funksionimit të institucioneve dhe përmbushjes së kritereve të Bashkimit Evropian.

Marrëdhëniet me Serbinë janë pjesë e realitetit politik të rajonit, por ato nuk duhet të bëhen masa me të cilën përcaktohen të gjitha përparësitë ekonomike dhe diplomatike të Kosovës.

Kosova mund të zhvillojë marrëdhënie tregtare me vendet e rajonit, të marrë pjesë në projekte të përbashkëta dhe të bashkëpunojë për çështje me interes të ndërsjellë, pa e vendosur orientimin e saj strategjik në varësi të vendimeve të Beogradit.

Kjo është çështje e sovranitetit politik dhe e qartësisë strategjike.

Një shtet që synon integrimin evropian duhet të jetë në gjendje t’i përcaktojë përparësitë e veta në përputhje me interesat kombëtare dhe kriteret e BE-së. Bashkëpunimi rajonal duhet ta përforcojë këtë proces, jo ta zëvendësojë atë.

Për Kosovën, Procesi i Berlinit ofron një platformë për të avancuar interesat e saj brenda një kornize gjithëpërfshirëse, ku të gjitha vendet marrin pjesë në një agjendë të përbashkët.

Prishtina duhet ta mbështesë këtë parim në mënyrë konsekuente: bashkëpunim mbi bazën e barazisë, integrim në përputhje me standardet evropiane dhe marrëdhënie rajonale pa varësi politike.

Integriteti financiar: nga zotimet te rezultatet

Konferenca rajonale Beyond Compliance: Building Resilient Economies Through Financial Integrity, e organizuar nga Ministria e Financave e Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit, e vendos këtë debat në një kontekst konkret.[4]

Mesazhi kryesor i konferencës ishte se përmbushja formale e standardeve dhe kërkesave ligjore duhet të shoqërohet me zbatim efektiv, koordinim institucional dhe shkëmbim informacioni.

Ky parim është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian.

Financat e paligjshme kalojnë kufijtë shtetërorë dhe kërkojnë bashkëpunim ndërmjet autoriteteve. Asnjë shtet nuk mund t’i trajtojë i vetëm të gjitha këto sfida. Por bashkëpunimi efektiv nuk kërkon krijimin e një qendre rajonale të ndikimit politik. Ai kërkon rregulla të qarta, institucione funksionale dhe mekanizma që garantojnë përgjegjësi.

Këtu qëndron dallimi ndërmjet bashkëpunimit institucional dhe integrimit të organizuar rreth interesave të ngushta politike.

Në një kornizë evropiane, shtetet bashkëpunojnë për të përmbushur standarde të përbashkëta, duke ruajtur përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre kombëtare.

Për Kosovën, integriteti financiar është një fushë ku ky parim mund të dëshmohet përmes rezultateve konkrete: institucioneve më të forta, transparencës më të madhe, mbikëqyrjes më efektive dhe bashkëpunimit më funksional me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë kuptim, konferenca e Prishtinës është më shumë se një aktivitet diplomatik. Ajo krijon mundësi për ta lidhur debatin mbi integrimin rajonal me cilësinë e qeverisjes dhe aftësinë e institucioneve për të zbatuar standardet evropiane.

Nga Prishtina drejt një agjende të qartë rajonale

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, konferenca shënoi herën e parë që Qeveria e Kosovës organizoi një aktivitet në kuadër të Procesit të Berlinit. Në të morën pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, dhe zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann.[4]

Ky angazhim i jep Kosovës mundësinë për ta forcuar rolin e saj në proceset rajonale. Megjithatë, rëndësia e tij duhet të matet përmes vazhdimësisë dhe rezultateve konkrete.

Prishtina duhet të mbështesë zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të kërkojë pjesëmarrje të barabartë për të gjitha vendet dhe të insistojë që bashkëpunimi ekonomik të lidhet me përmbushjen e standardeve evropiane.

Njëkohësisht, Kosova duhet të kundërshtojë çdo model që rrezikon të krijojë varësi politike ose të përforcojë një hierarki rajonale ku shtetet më të vogla kanë më pak hapësirë për të përcaktuar interesat e tyre.

Kjo nuk kërkon izolim nga Serbia apo vendet e tjera të rajonit. Përkundrazi, kërkon bashkëpunim të strukturuar, rregulla të qarta dhe garanci që asnjë shtet nuk mund ta shndërrojë peshën e tij ekonomike në kontroll politik mbi të tjerët.

Për Kosovën, ky është dallimi ndërmjet pjesëmarrjes në një nismë rajonale dhe ndërtimit të një strategjie të pavarur evropiane.

Përfundim: integrimi duhet ta çojë rajonin drejt Evropës

Ballkani Perëndimor nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e tij mbi konkurrencën e vazhdueshme ndërmjet nismave rajonale ose mbi pritjen që shtetet me peshë më të madhe politike të përcaktojnë drejtimin e përbashkët.

Integrimi ekonomik ka vlerë kur krijon mundësi, forcon institucionet dhe e afron rajonin me standardet e Bashkimit Evropian. Kur zhvillohet përmes formateve të kufizuara, pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve dhe pa një lidhje të qartë me procesin evropian, ai rrezikon të thellojë ndarjet rajonale në vend që t’i kapërcejë ato.

Për këtë arsye, Procesi i Berlinit duhet të jetë korniza kryesore e bashkëpunimit rajonal. Ai nuk është një mekanizëm i përsosur, por ofron një platformë që përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e lidh integrimin ekonomik me perspektivën evropiane.

Ndërkaq, “Open Balkan” duhet të vlerësohet në mënyrë kritike për kufizimet e pjesëmarrjes, rreziqet e pabarazive të ndikimit politik dhe raportin e tij me mekanizmat ekzistues të integrimit evropian.

Për Kosovën, rruga përpara është forcimi i institucioneve të veta, avancimi i reformave dhe pjesëmarrja aktive në proceset që e afrojnë me Bashkimin Evropian.

Kosova nuk ka nevojë për një integrim rajonal të organizuar rreth Beogradit. Ajo ka nevojë për një rajon ku secili shtet mund ta ndjekë rrugën e vet evropiane dhe ku bashkëpunimi ekonomik nuk shndërrohet në instrument të dominimit politik.

Ky është parimi që duhet ta udhëheqë politikën rajonale të Kosovës: bashkëpunim pa nënshtrim, integrim pa varësi politike dhe partneritet ndërmjet shteteve sovrane.

Fusnotat,
[1] Berlin Process, About the Berlin Process. Informacion mbi themelimin, pjesëmarrësit dhe objektivat e procesit. https://www.berlinprocess.de/en/about-berlin-process
[2] Komisioni Evropian, Communication on EU Enlargement Policy, COM(2022) 528 final, 12 tetor 2022. Dokumenti trajton politikën e zgjerimit të BE-së dhe bashkëpunimin rajonal, përfshirë nismën Open Balkan. https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:52022DC0528
[3] Berlin Process, Western Balkans Six Leaders’ Declaration on Common Regional Market 2025–2028. Dokumenti mbi objektivat e integrimit ekonomik rajonal. https://www.berlinprocess.de/uploads/documents/declaration-on-common-regional-market-2025-2028_1728992485.pdf
[4] Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, njoftimi për konferencën rajonale Beyond Compliance: Building Resilient Economies Through Financial Integrity, tetor 2026.

Prishtinë,11.10.2026

DITË E MADHE QË JEP SHPRESË PËR NJË KTHESË HISTORIKE- Nga Agim Aliçkaj

 

Zgjedhja e znj. Justina Shiroka-Pula Presidente e Republikës së Kosovës dhe miratimi i Projektligjit për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës, pas një periudhe të gjatë bllokadash të panevojshme institucionale, përbëjnë zhvillime madhore për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Ishte ky një moment vendimtar për daljen nga kriza, përpara se vendi të rrëshqiste drejt një kaosi politik dhe institucional me pasoja të rënda. Zhvillimet e fundit, veçanërisht vendimi i kontestuar i Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, duket se ndikuan në vetëdijesimin e faktorëve politikë për seriozitetin e situatës.

Më në fund, mbizotëruan zërat e arsyes dhe përgjegjësia shtetërore. Përpjekjeve të Serbisë dhe faktorëve të tjerë për destabilizimin dhe dobësimin e Kosovës iu dha një goditje e rëndësishme.

Meritë të veçantë për tejkalimin e krizës kanë Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe të gjithë ata që kontribuuan në arritjen e kompromisit. Ata dëshmuan se bashkëpunimi është i mundur kur interesi shtetëror vendoset mbi interesat personale dhe partiake.

Zhbllokimi i institucioneve përbën një hap të rëndësishëm drejt respektimit të vullnetit demokratik të popullit, të shprehur në tri procese zgjedhore, përmes të cilave qytetarët i dhanë besimin Kryeministrit Kurti dhe koalicionit të tij për një mandat të ri qeverisës.

Tani, populli pret me të drejtë rezultate konkrete: rritjen e mirëqenies, zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe konsolidimin e shtetit.

Populli e dha besimin me votë. Tani është radha e Qeverisë ta arsyetojë atë besim me punë dhe rezultate!

PRESIDENTJA E RE – MUNDËSI PËR NJË FRYMË TË RE

Përvoja akademike, profesionale dhe institucionale e Presidentes Justina Shiroka-Pula krijon mundësi për një qasje të re, më bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse në udhëheqjen e institucionit të Presidentit.

Prioritetet e saj duhet të jenë forcimi i unitetit institucional, bashkëpunimi ndërmjet forcave politike dhe përfaqësimi dinjitoz ndërkombëtar i Kosovës.

Rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojë forcimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë kryesor strategjik, si dhe integrimit euroatlantik, anëtarësimit në NATO dhe sigurimit të njohjeve të reja ndërkombëtare.

Presidentja duhet të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve, jo përfaqësuese e një partie politike. Ajo duhet të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë dhe Kuvendin, duke ruajtur pavarësinë kushtetuese dhe dinjitetin e institucionit.

Roli i saj në nxitjen e dialogut ndërmjet pozitës dhe opozitës mund të jetë shumë i rëndësishëm për parandalimin e krizave të ardhshme. Mospajtimet politike janë pjesë e demokracisë, por nuk duhet të shndërrohen në bllokada që paralizojnë shtetin.

KOSOVA DUHET TA NDRYSHOJË MËNYRËN E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT

Nga kjo krizë duhet të nxjerrim një mësim jetik: Kosova ka nevojë për ndryshime kushtetuese dhe ligjore që do ta pamundësonin keqpërdorimin e zgjedhjes së Presidentit për bllokimin e institucioneve.

Sipas mendimit tim, zgjidhja më demokratike dhe më e qëndrueshme është zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejt nga populli.

Nëse kjo nuk mund të realizohet së shpejti, duhet të shqyrtohet ndryshimi i rregullave dhe interpretimit kushtetues për kuorumin në zgjedhjen e Presidentit.

Interpretimin sipas të cilit kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve edhe në raundin përfundimtar, kur për zgjedhjen e Presidentit kërkohen 61 vota, e konsideroj problematik. Ai krijon mundësi që mungesa e deputetëve të përdoret për bllokimin e shtetit.

Këtë dukuri nuk do ta quaja demokratike, por “bllokadokratike”.

Sigurimi i shumicës prej 61 deputetësh në Kuvend nuk është aspak i lehtë. Një forcë politike apo koalicion që e arrin këtë shumicë ka legjitimitetin për të qeverisur dhe duhet të ketë mundësi reale t’i ushtrojë përgjegjësitë kushtetuese.

Natyrisht, të drejtat e opozitës dhe komuniteteve joshumicë duhet të respektohen plotësisht, por ato nuk duhet të keqpërdoren për paralizimin e institucioneve. Çdo reformë duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe përmes procedurave demokratike.

INTERESI SHTETËROR MBI INTERESAT PARTIAKE

Nga përvoja ime shumëvjeçare në veprimtarinë kombëtare shqiptaro-amerikane, përkrah Joe dhe Shirley DioGuardit, jam bindur se Kosova është më e fortë kur udhëheqësit e saj bashkëpunojnë dhe ruajnë marrëdhëniet e fuqishme me Amerikën.

Liria, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës kanë kërkuar sakrifica të jashtëzakonshme të popullit tonë dhe mbështetje vendimtare të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë. Askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë të ardhmen e këtij shteti për interesa të ngushta politike.

Shpresoj që zgjedhja e Presidentes Shiroka-Pula dhe marrëveshja që mundësoi daljen nga kriza të shënojnë fillimin e një periudhe të re stabiliteti, bashkëpunimi dhe përparimi.

Kosova është më e rëndësishme se çdo individ dhe çdo parti politike. Interesi shtetëror dhe kombëtar duhet të mbizotërojë gjithmonë mbi interesat personale dhe partiake!

E lumtur dhe e lavdishme qoftë rruga jote, Kosova jonë Dardane!

Agim Aliçkaj

New York, 9 tetor 2026

Nga kërcënimet me bombë te lufta hibride: A po bëhet Shqipëria objekt i operacioneve të frikësimit dhe ndikimit në Ballkan? – Nga Isuf B.Bajrami

Email-et kërcënuese të drejtuara më 9 tetor 2026 ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri rikthejnë vëmendjen te cenueshmëria e institucioneve përballë formave të frikësimit që shfrytëzojnë pasigurinë, tensionet ndëretnike dhe mosmarrëveshjet politike në Ballkan. Sipas raportimeve mediatike, mesazhet përmbanin pretendime për vendosjen e mjeteve shpërthyese, kërcënime kundër shqiptarëve dhe referenca të drejtpërdrejta ndaj statusit të Kosovës. Policia e Shtetit nisi verifikimet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave.¹

Përmbajtja e mesazheve ngre pyetje mbi motivet e dërguesit dhe objektivin e mundshëm të kërcënimeve. Megjithatë, identiteti i autorit, lidhjet e tij eventuale me ndonjë organizatë dhe përgjegjësia për incidentin nuk mund të përcaktohen vetëm nga gjuha e përdorur në komunikim.

Rasti meriton të shqyrtohet edhe në kontekstin më të gjerë të sigurisë rajonale. Kjo nuk do të thotë se kemi domosdoshmërisht të bëjmë me një operacion hibrid, por se incidenti ngre çështje që lidhen me sigurinë institucionale, komunikimin publik dhe mundësinë e shfrytëzimit politik të tensioneve ekzistuese.

Pyetja kryesore është nëse kemi të bëjmë me një kërcënim të izoluar apo nëse hetimet mund të zbulojnë elemente që do ta lidhnin atë me një përpjekje më të gjerë për frikësim dhe ndikim politik.

1. Një kërcënim që tejkalon përmbajtjen e një email-i

Sipas raportimit të A2 CNN, një mesazh kërcënues iu drejtua disa institucioneve shtetërore në Shqipëri, përfshirë Shkollën e Magjistraturës. Në të, dërguesi pretendonte se ishte udhëheqës i një milicie serbe dhe kërcënonte me vendosjen e një mjeti shpërthyes. Mesazhi përmbante gjithashtu kërcënime kundër shqiptarëve, të lidhura me kërkesën që Kosova të njihej si territor i Serbisë.²

Sipas raportimeve mediatike, mesazhet u dërguan në më shumë se 140 adresa elektronike. Kjo shifër duhet kuptuar si e raportuar nga mediat, jo si numër i konfirmuar zyrtarisht i institucioneve të ndryshme të prekura.

Policia nisi verifikimet për vlerësimin e situatës dhe identifikimin e autorëve. Në këtë fazë, përmbajtja e mesazheve duhet dalluar nga faktet e konfirmuara prej autoriteteve. Pretendimi për vendosjen e një mjeti shpërthyes nuk është, në vetvete, provë se një mjet i tillë ekziston.

Megjithatë, edhe një kërcënim i pavërtetuar mund të shkaktojë pasoja konkrete. Ai mund të kërkojë angazhimin e strukturave të sigurisë, të ndërpresë përkohësisht veprimtarinë e institucioneve dhe të krijojë shqetësim te punonjësit dhe publiku.

Në këtë rast dallohen tri karakteristika.

Së pari, shënjestrimi i disa institucioneve mund të kërkojë një reagim të koordinuar të strukturave përgjegjëse.

Së dyti, paralajmërimi për një shpërthim brenda një afati të shkurtër krijon perceptimin e një rreziku të menjëhershëm dhe ushtron presion mbi autoritetet.

Së treti, lidhja e kërcënimit fizik me gjuhën nacionaliste dhe me çështjen e Kosovës i jep incidentit një dimension politik dhe rajonal.

Këto karakteristika e bëjnë të arsyeshëm shqyrtimin e rastit nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare. Megjithatë, ato nuk mjaftojnë për të përcaktuar nëse dërguesi synonte vetëm të shkaktonte panik apo nëse vepronte në kuadër të një përpjekjeje të organizuar.

Përgjigjja kërkon prova që shkojnë përtej përmbajtjes së mesazhit.

2. Lufta hibride: presion pa përballje të drejtpërdrejtë ushtarake

Në analizat bashkëkohore të sigurisë, kërcënimet hibride përshkruajnë përdorimin e ndërthurur të mjeteve ushtarake dhe joushtarake, të hapura dhe të fshehta, për të dobësuar institucionet, për të ndikuar në opinionin publik ose për të cenuar sigurinë e një shteti.

NATO i përfshin në këtë kategori metoda të tilla si dezinformimi, sulmet kibernetike, sabotimi, presioni ekonomik dhe veprimtaritë e tjera që synojnë të krijojnë paqartësi dhe të destabilizojnë shoqëritë. Aleanca thekson gjithashtu se këto veprimtari mund të kryhen nga aktorë shtetërorë ose joshtetërorë.³

Një tipar i rëndësishëm i kërcënimeve hibride është mundësia e ushtrimit të presionit pa kaluar domosdoshmërisht në një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake. Përmes manipulimit të informacionit, frikësimit ose sulmeve ndaj sistemeve kritike, një aktor mund të krijojë pasiguri dhe të konsumojë burime institucionale, ndërsa përcaktimi i përgjegjësisë mund të jetë i vështirë.

Në rastin e Shqipërisë, përdorimi i komunikimit elektronik, shënjestrimi i institucioneve dhe përfshirja e një çështjeje të ndjeshme gjeopolitike janë elemente që mund të analizohen në këtë kuadër.

Por ngjashmëria me metoda të njohura të frikësimit nuk provon se incidenti është pjesë e një operacioni hibrid të koordinuar nga jashtë.

Për një përfundim të tillë do të nevojiteshin të dhëna të verifikueshme për origjinën teknike të mesazheve, identitetin e dërguesit, koordinimin e mundshëm ndërmjet autorëve dhe lidhjet eventuale me struktura të tjera.

Prandaj, pyetja nuk është nëse çdo email kërcënues përbën luftë hibride, por nëse hetimi do të zbulojë elemente që e lidhin këtë incident me një veprimtari më të gjerë ndikimi.

Ky dallim është thelbësor për të shmangur si nënvlerësimin e kërcënimit, ashtu edhe ekzagjerimin e tij përmes interpretimeve të pambështetura.

3. Rusia dhe ndikimi i jashtëm në Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor mbetet një hapësirë ku ndërthuren mosmarrëveshjet politike, proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe interesat e aktorëve të jashtëm.

Në raportin e vitit 2025 për Ballkanin Perëndimor, Asambleja Parlamentare e NATO-s vlerëson se rajoni është i cenueshëm ndaj ndikimit të jashtëm. Dokumenti thekson se Rusia shfrytëzon ndarjet etnike dhe përhap dezinformim për të dobësuar integrimin euroatlantik, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi. Raporti trajton gjithashtu marrëdhëniet e Beogradit me Moskën dhe sfidat e vazhdueshme të sigurisë në rajon.⁴

Edhe Komisioni Evropian e ka trajtuar Ballkanin Perëndimor në kuadrin e sfidave të integrimit dhe të funksionimit të institucioneve demokratike. Komunikimi i vitit 2022 për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian përbën një burim institucional për analizën e zhvillimeve politike dhe të sfidave me të cilat përballen vendet e rajonit.⁵

Këto dokumente ndihmojnë për të kuptuar kontekstin strategjik në të cilin zhvillohet incidenti në Shqipëri.

Megjithatë, konteksti rajonal nuk duhet ngatërruar me provën e përgjegjësisë për një ngjarje konkrete.

Fakti që Rusia përdor mjete ndikimi në rajon nuk do të thotë se ajo qëndron pas çdo kërcënimi me përmbajtje nacionaliste. Po kështu, marrëdhëniet politike ndërmjet Moskës dhe Beogradit nuk provojnë se një veprim i caktuar është planifikuar ose realizuar nga autoritetet e të dyja vendeve.

Për Shqipërinë dhe Kosovën, sfida qëndron në identifikimin e ndërhyrjeve reale, pa lejuar që dyshimet e pakonfirmuara të zëvendësojnë hetimin dhe analizën profesionale.

Një analizë serioze e sigurisë duhet të jetë në gjendje të shqyrtojë mundësinë e ndikimit të jashtëm, por edhe ta përjashtojë atë nëse provat nuk e mbështesin.

4. Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish: kontekst strategjik, jo provë e përfshirjes

Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish është një institucion i krijuar në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet qeverive të Federatës Ruse dhe Republikës së Serbisë, të nënshkruar më 25 prill 2012. Sipas faqes zyrtare, qendra është themeluar për të ushtruar veprimtari humanitare dhe për të kontribuar në reagimin ndaj situatave emergjente në Serbi dhe në rajonin e Ballkanit.⁶

Institucioni është përmendur në diskutimet publike për marrëdhëniet ruso-serbe dhe dimensionin strategjik të pranisë ruse në rajon. Megjithatë, misioni i deklaruar nga vetë qendra dhe vlerësimet e jashtme për rëndësinë e saj strategjike janë çështje të ndryshme dhe duhet të trajtohen veçmas.

Për incidentin e 9 tetorit 2026, nuk ka prova publike të verifikuara që e lidhin këtë institucion me dërgimin, organizimin ose koordinimin e mesazheve kërcënuese.

Për këtë arsye, çdo pretendim për përfshirjen e tij do të ishte i pambështetur në të dhënat e disponueshme.

Një lidhje e tillë mund të shqyrtohet vetëm nëse dalin prova konkrete që e justifikojnë këtë drejtim të hetimit. Ajo nuk mund të nxirret nga vendndodhja e institucionit, marrëdhëniet politike ndërmjet dy shteteve ose përmbajtja e një mesazhi anonim.

Përfshirja e qendrës në kontekstin rajonal mund të jetë e dobishme për të kuptuar marrëdhëniet ruso-serbe, por nuk duhet të krijojë përshtypjen se ekziston një lidhje e provuar me incidentin.

5. Serbia, Kosova dhe shfrytëzimi i tensioneve shqiptaro-serbe

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe vazhdojnë të ndikohen nga mosmarrëveshjet politike rreth Kosovës dhe nga trashëgimia e konflikteve të së kaluarës.

Në këtë kontekst, një kërcënim që përdor gjuhë kundër shqiptarëve dhe kërkon ndryshimin e statusit të Kosovës mund të nxisë reagime të forta publike. Një aktor që synon të polarizojë shoqërinë mund të shfrytëzojë simbolet kombëtare, pretendimet territoriale dhe gjuhën e hakmarrjes për të shtuar mosbesimin ose për të krijuar perceptimin e një kërcënimi më të gjerë.

Megjithatë, përdorimi i një identiteti të pretenduar serb nuk provon se dërguesi është shtetas serb, se vepron në emër të një organizate serbe apo se ka lidhje me autoritetet e Beogradit.

Vetëidentifikimi i dërguesit si «udhëheqës i Milicisë Serbe», sipas tekstit të publikuar nga mediat, mbetet pretendim i autorit të mesazhit, jo identifikim i konfirmuar nga autoritetet.²

Përdorimi i një identiteti të tillë mund të jetë autentik, i sajuar ose i synuar për t’i orientuar dyshimet drejt një pale të caktuar. Këto mundësi mund të shqyrtohen gjatë hetimit, por asnjëra nuk mund të paraqitet si përfundim pa prova.

Në analizën e sigurisë duhen mbajtur të hapura disa mundësi: veprimi i një individi, veprimtaria e një grupi joformal, një provokim i organizuar ose një përpjekje për të krijuar përshtypjen e përfshirjes së një aktori të jashtëm.

Këto janë hipoteza analitike, jo përfundime për rastin konkret.

Përgjegjësia duhet të përcaktohet përmes hetimit dhe provave, jo përmes interpretimit të parakohshëm të përmbajtjes politike të mesazheve.

6. Shqipëria dhe Kosova si hapësirë e ndjeshme e sigurisë rajonale

Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje të ngushta politike, shoqërore dhe historike. Për këtë arsye, një incident në Shqipëri që përmban kërcënime kundër shqiptarëve dhe referenca ndaj statusit të Kosovës mund të tërheqë vëmendjen e publikut në të dyja vendet.

Përhapja e mesazheve në media dhe në rrjetet sociale mund të shkaktojë shqetësim dhe të nxisë interpretime të ndryshme për motivet e autorit.

Nëse incidenti rezulton pjesë e një operacioni të koordinuar ndikimi, pasojat mund të shtrihen përtej frikësimit të institucioneve, duke përfshirë përpjekje për të ndikuar në perceptimin publik dhe për të shfrytëzuar tensionet ekzistuese.

Megjithatë, kjo mbetet një mundësi që duhet vlerësuar mbi bazën e provave, jo një përfundim i konfirmuar.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të sigurisë, strukturave hetimore dhe autoriteteve gjyqësore mund të ndihmojë në identifikimin e burimit të komunikimeve dhe në përcaktimin e përgjegjësisë, veçanërisht nëse dalin të dhëna për një origjinë ndërkufitare.

Në këtë proces, rëndësi ka edhe mënyra se si institucionet dhe mediat e komunikojnë incidentin.

Përhapja e akuzave të pakonfirmuara mund të rrisë tensionet dhe ta zhvendosë vëmendjen nga identifikimi i autorëve. Në të kundërt, komunikimi i saktë dhe transparenca mbi rezultatet e hetimeve ndihmojnë në kufizimin e hapësirës për manipulim.

7. Përgjigjja institucionale: siguria, hetimi dhe komunikimi publik

Trajtimi i kërcënimeve me bombë kërkon një përgjigje të koordinuar në tri fusha kryesore.

Së pari, siguria e menjëhershme. Çdo pretendim për vendosjen e mjeteve shpërthyese duhet të vlerësohet nga strukturat kompetente. Besueshmëria e një kërcënimi nuk mund të përcaktohet vetëm nga mënyra e formulimit ose nga identiteti i pretenduar i dërguesit.

Së dyti, hetimi teknik. Identifikimi i autorit kërkon shqyrtimin e të dhënave elektronike të disponueshme dhe të elementeve të tjera që mund të ndihmojnë në përcaktimin e burimit të komunikimit. Hetimi duhet të shqyrtojë edhe mundësinë e koordinimit, nëse dalin tregues që e justifikojnë këtë drejtim.

Së treti, komunikimi publik. Autoritetet duhet të dallojnë faktet e konfirmuara nga informacionet që mbeten objekt hetimi. Komunikimi i saktë ndihmon në shmangien e panikut dhe kufizon përhapjen e pretendimeve të pabazuara.

Nëse dalin prova për një veprimtari të koordinuar, incidenti duhet të vlerësohet në kuadrin më të gjerë të sigurisë, duke përfshirë dimensionet kibernetike dhe ndërkufitare.

Nëse provohet se mesazhet janë dërguar nga një individ pa lidhje me ndonjë organizatë, përgjigjja duhet të përqendrohet te përgjegjësia individuale dhe parandalimi i incidenteve të ngjashme.

Në të dyja rastet, përfundimet duhet të mbështeten në prova, jo në supozime politike.

Përfundim: kërcënimi duhet hetuar, jo interpretuar para kohe

Mesazhet elektronike kërcënuese të raportuara në Shqipëri më 9 tetor 2026 përbëjnë një incident serioz që kërkon verifikim të plotë dhe identifikimin e personave përgjegjës. Pretendimet për vendosjen e mjeteve shpërthyese, gjuha e dhunshme kundër shqiptarëve dhe referencat ndaj Kosovës e bëjnë të nevojshëm shqyrtimin e rastit edhe nga këndvështrimi i sigurisë rajonale.

Dokumentet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian tregojnë se ndikimi i jashtëm dhe kërcënimet hibride janë çështje të rëndësishme për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.³⁻⁵ Ky kontekst e justifikon vëmendjen ndaj mundësisë së ndikimit të jashtëm, por nuk provon se rasti konkret është pjesë e një operacioni rus, serb apo të ndonjë aktori tjetër shtetëror.

Po kështu, ekzistenca e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish nuk përbën dëshmi për përfshirjen e saj në kërcënimet e raportuara.⁶ Një pretendim i tillë mund të mbështetet vetëm në të dhëna të veçanta dhe të verifikueshme.

Sfida kryesore për institucionet dhe për analizën publike është të mos e shkëpusin incidentin nga konteksti gjeopolitik, por as të mos e zëvendësojnë provën me dyshimin.

Në një rajon ku mosmarrëveshjet politike mund të shfrytëzohen për të nxitur frikë dhe polarizim, përgjigjja më e qëndrueshme është forcimi i sigurisë institucionale, bashkëpunimi ndërkufitar dhe transparenca mbi rezultatet e hetimeve.

Nëse pas mesazheve qëndron një përpjekje e organizuar për frikësim ose destabilizim, identifikimi i autorëve dhe dokumentimi i lidhjeve të tyre do të jenë vendimtarë. Nëse hetimi nuk evidenton koordinim të tillë, edhe ky rezultat duhet t’i bëhet i qartë publikut.

Në të dyja rastet, siguria e Shqipërisë dhe Kosovës mbrohet më mirë përmes institucioneve funksionale, hetimeve profesionale dhe një opinioni publik që dallon faktin nga propaganda, pretendimin nga prova dhe kontekstin gjeopolitik nga përgjegjësia konkrete.

Fusnotat,
1. A2 CNN, «Mesazhi kërcënues ndaj institucioneve, reagon Policia e Shtetit», 9 tetor 2026, https://a2news.com/shqiperia/kronike/mesazhi-kercenues-ndaj-institucioneve-reagon-policia-e-shtetit-i1186758.

2. A2 CNN, «Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë», 9 tetor 2026, https://www.a2news.com/shqiperia/kronike/do-te-vrasim-shqiptare-derisa-ta-njihni-kosoven-si-territor-te-i1186754.

3. North Atlantic Treaty Organization (NATO), Countering Hybrid Threats, NATO, https://www.nato.int/en/what-we-do/deterrence-and-defence/countering-hybrid-threats.

4. NATO Parliamentary Assembly, Western Balkans: 30 Years Since Signing of the Dayton Accords, General Report, dokumenti 019 PC 25 E rev. 2 fin., 11 tetor 2025, https://www.nato-pa.int/document/2025-western-balkans-report-valasek-019-pc.

5. European Commission, 2022 Communication on EU Enlargement Policy, COM(2022) 528 final, Bruksel, 12 tetor 2022, https://enlargement.ec.europa.eu/2022-communication-eu-enlargement-policy_en.

6. Russian-Serbian Humanitarian Center, About Us, faqja zyrtare e institucionit, https://www.ihc.rs/about-us/.

Prishtinë,09.10.2026

—

From Bomb Threats to Hybrid Warfare: Is Albania Becoming a Target of Intimidation and Influence Operations in the Balkans?

Isuf B.Bajrami

Threatening emails sent on October 9, 2026, to state institutions in Albania have once again drawn attention to the vulnerability of institutions to forms of intimidation that exploit insecurity, interethnic tensions, and political disputes in the Balkans. According to media reports, the messages contained claims that explosive devices had been planted, threats against Albanians, and direct references to the status of Kosovo. The State Police initiated verification procedures to identify the perpetrators and clarify the circumstances.¹

The content of the messages raises questions about the sender’s motives and the possible objective of the threats. Nevertheless, the identity of the perpetrator, any potential links to an organization, and responsibility for the incident cannot be established solely on the basis of the language used in the communication.

The case also deserves to be examined within the broader context of regional security. This does not necessarily mean that we are dealing with a hybrid operation, but rather that the incident raises issues related to institutional security, public communication, and the potential political exploitation of existing tensions.

The central question is whether this is an isolated threat or whether the investigation could uncover elements linking it to a broader attempt at intimidation and political influence.

1. A Threat That Goes Beyond the Content of an Email

According to reporting by A2 CNN, a threatening message was sent to several state institutions in Albania, including the School of Magistrates. In the message, the sender claimed to be the leader of a Serbian militia and threatened to plant an explosive device. The message also contained threats against Albanians, linked to the demand that Kosovo be recognized as Serbian territory.²

According to media reports, the messages were sent to more than 140 email addresses. This figure should be understood as a number reported by the media, rather than an officially confirmed count of the different institutions affected.

The police began verification procedures to assess the situation and identify the perpetrators. At this stage, the content of the messages must be distinguished from facts confirmed by the authorities. The claim that an explosive device had been planted is not, in itself, proof that such a device exists.

Nevertheless, even an unsubstantiated threat can have concrete consequences. It may require the deployment of security personnel, temporarily disrupt institutional activities, and cause concern among employees and the public.

Three characteristics stand out in this case.

First, targeting several institutions may require a coordinated response by the relevant authorities.

Second, a warning of an explosion within a short period creates the perception of an immediate danger and places pressure on the authorities.

Third, the combination of a physical threat with nationalist language and the issue of Kosovo gives the incident a political and regional dimension.

These characteristics make it reasonable to examine the case from a national security perspective. However, they are not sufficient to determine whether the sender intended merely to cause panic or was acting as part of an organized effort.

The answer requires evidence that goes beyond the content of the message.

2. Hybrid Warfare: Pressure Without Direct Military Confrontation

In contemporary security analysis, hybrid threats describe the combined use of military and non-military means, both overt and covert, to weaken institutions, influence public opinion, or undermine a state’s security.

NATO includes methods such as disinformation, cyberattacks, sabotage, economic pressure, and other activities intended to create uncertainty and destabilize societies within this category. The Alliance also emphasizes that these activities may be carried out by state or non-state actors.³

An important characteristic of hybrid threats is the possibility of exerting pressure without necessarily engaging in direct military confrontation. Through information manipulation, intimidation, or attacks on critical systems, an actor can create uncertainty and consume institutional resources, while determining responsibility may prove difficult.

In Albania’s case, the use of electronic communication, the targeting of institutions, and the inclusion of a sensitive geopolitical issue are elements that can be analyzed within this framework.

However, similarities to known methods of intimidation do not prove that the incident is part of a coordinated hybrid operation directed from abroad.

Such a conclusion would require verifiable information about the technical origin of the messages, the sender’s identity, possible coordination among the perpetrators, and any links to other structures.

Therefore, the question is not whether every threatening email constitutes hybrid warfare, but whether the investigation will uncover elements linking this incident to a broader influence operation.

This distinction is essential to avoid both underestimating the threat and exaggerating it through unsupported interpretations.

3. Russia and Foreign Influence in the Western Balkans

The Western Balkans remains an area where political disputes, European and Euro-Atlantic integration processes, and the interests of external actors intersect.

In its 2025 report on the Western Balkans, the NATO Parliamentary Assembly assesses that the region is vulnerable to external influence. The document emphasizes that Russia exploits ethnic divisions and spreads disinformation to undermine Euro-Atlantic integration, particularly in Bosnia and Herzegovina and Serbia. The report also addresses Belgrade’s relations with Moscow and the ongoing security challenges in the region.⁴

The European Commission has also addressed the Western Balkans within the framework of integration challenges and the functioning of democratic institutions. The 2022 Communication on the European Union’s enlargement policy provides an institutional source for analyzing political developments and the challenges facing the countries of the region.⁵

These documents help explain the strategic context in which the incident in Albania has occurred.

Nevertheless, the regional context must not be confused with evidence of responsibility for a specific event.

The fact that Russia uses influence tools in the region does not mean that it is behind every threat containing nationalist language. Likewise, political relations between Moscow and Belgrade do not prove that a particular action was planned or carried out by the authorities of both countries.

For Albania and Kosovo, the challenge lies in identifying actual interference without allowing unconfirmed suspicions to replace investigation and professional analysis.

A serious security analysis must be able to examine the possibility of foreign influence, but also to rule it out if the evidence does not support it.

4. The Russian-Serbian Humanitarian Center in Niš: Strategic Context, Not Evidence of Involvement

The Russian-Serbian Humanitarian Center in Niš is an institution established on the basis of an agreement between the governments of the Russian Federation and the Republic of Serbia, signed on April 25, 2012. According to its official website, the center was established to conduct humanitarian activities and contribute to emergency response in Serbia and the Balkan region.⁶

The institution has been mentioned in public discussions concerning Russian-Serbian relations and the strategic dimension of Russia’s presence in the region. However, the mission declared by the center itself and external assessments of its strategic significance are different matters and must be treated separately.

Regarding the incident of October 9, 2026, there is no verified public evidence linking this institution to the sending, organization, or coordination of the threatening messages.

For this reason, any claim that it was involved would be unsupported by the available information.

Such a connection may be examined only if concrete evidence emerges to justify that line of investigation. It cannot be inferred from the institution’s location, political relations between the two states, or the content of an anonymous message.

Including the center in the regional context may be useful for understanding Russian-Serbian relations, but it should not create the impression that a proven connection to the incident exists.

5. Serbia, Kosovo, and the Exploitation of Albanian-Serbian Tensions

Albanian-Serbian relations continue to be affected by political disputes over Kosovo and the legacy of past conflicts.

In this context, a threat that uses language directed against Albanians and demands a change in Kosovo’s status may provoke strong public reactions. An actor seeking to polarize society may exploit national symbols, territorial claims, and language of revenge to increase mistrust or create the perception of a broader threat.

Nevertheless, the use of a purported Serbian identity does not prove that the sender is a Serbian citizen, is acting on behalf of a Serbian organization, or has links to the authorities in Belgrade.

The sender’s self-identification as the “leader of the Serbian Militia,” according to the text published by the media, remains a claim made by the author of the message, not an identity confirmed by the authorities.²

The use of such an identity may be genuine, fabricated, or intended to direct suspicion toward a particular party. These possibilities may be examined during the investigation, but none can be presented as a conclusion without evidence.

Security analysis must keep several possibilities open: the actions of an individual, the activities of an informal group, an organized provocation, or an attempt to create the impression that an external actor is involved.

These are analytical hypotheses, not conclusions about the specific case.

Responsibility must be established through investigation and evidence, not through premature interpretations of the political content of the messages.

6. Albania and Kosovo as a Sensitive Regional Security Space

Albania and Kosovo have close political, social, and historical ties. For this reason, an incident in Albania involving threats against Albanians and references to Kosovo’s status may attract public attention in both countries.

The dissemination of the messages through the media and social networks may cause concern and encourage different interpretations of the author’s motives.

If the incident proves to be part of a coordinated influence operation, its consequences could extend beyond the intimidation of institutions to include attempts to influence public perceptions and exploit existing tensions.

Nevertheless, this remains a possibility that must be assessed on the basis of evidence, not a confirmed conclusion.

Cooperation among security institutions, investigative bodies, and judicial authorities can help identify the source of the communications and establish responsibility, particularly if evidence emerges of a cross-border origin.

The way institutions and the media communicate about the incident is also important in this process.

The spread of unconfirmed accusations may increase tensions and divert attention from identifying the perpetrators. Conversely, accurate communication and transparency regarding the results of investigations help limit opportunities for manipulation.

7. The Institutional Response: Security, Investigation, and Public Communication

Addressing bomb threats requires a coordinated response in three main areas.

First, immediate security. Every claim that explosive devices have been planted must be assessed by the competent authorities. The credibility of a threat cannot be determined solely by its wording or the sender’s purported identity.

Second, technical investigation. Identifying the perpetrator requires examining available electronic data and other elements that may help establish the source of the communication. The investigation should also examine the possibility of coordination if indicators emerge that justify pursuing this line of inquiry.

Third, public communication. Authorities must distinguish confirmed facts from information that remains under investigation. Accurate communication helps prevent panic and limits the spread of unsubstantiated claims.

If evidence of coordinated activity emerges, the incident should be assessed within the broader security framework, including its cyber and cross-border dimensions.

If it is established that the messages were sent by an individual with no links to any organization, the response should focus on individual responsibility and preventing similar incidents.

In both cases, conclusions must be based on evidence, not political assumptions.

Conclusion: The Threat Must Be Investigated, Not Interpreted Prematurely

The threatening electronic messages reported in Albania on October 9, 2026, constitute a serious incident requiring thorough verification and the identification of those responsible. Claims of planted explosive devices, violent language directed against Albanians, and references to Kosovo make it necessary to examine the case from the perspective of regional security as well.

NATO and European Union documents show that external influence and hybrid threats are important issues for the security of the Western Balkans.³⁻⁵ This context justifies examining the possibility of external influence, but it does not prove that the specific case is part of a Russian, Serbian, or other state actor’s operation.

Likewise, the existence of the Russian-Serbian Humanitarian Center in Niš does not constitute evidence of its involvement in the reported threats.⁶ Such a claim can be supported only by specific and verifiable information.

The main challenge for institutions and public analysis is to avoid separating the incident from its geopolitical context while also avoiding the replacement of evidence with suspicion.

In a region where political disputes may be exploited to generate fear and polarization, the most sustainable response is to strengthen institutional security, promote cross-border cooperation, and ensure transparency regarding the results of investigations.

If the messages are part of an organized effort to intimidate or destabilize, identifying the perpetrators and documenting their connections will be decisive. If the investigation finds no evidence of such coordination, that outcome must also be made clear to the public.

In either case, the security of Albania and Kosovo is best protected through effective institutions, professional investigations, and a public that distinguishes fact from propaganda, claims from evidence, and geopolitical context from concrete responsibility.

Footnotes,
1. A2 CNN, “The Threatening Message Targeting Institutions: State Police Respond,” October 9, 2026, https://a2news.com/shqiperia/kronike/mesazhi-kercenues-ndaj-institucioneve-reagon-policia-e-shtetit-i1186758.
2. A2 CNN, “We Will Kill Albanians Until You Recognize Kosovo as Serbian Territory,” October 9, 2026, https://www.a2news.com/shqiperia/kronike/do-te-vrasim-shqiptare-derisa-ta-njihni-kosoven-si-territor-te-i1186754.
3. North Atlantic Treaty Organization (NATO), Countering Hybrid Threats, NATO, https://www.nato.int/en/what-we-do/deterrence-and-defence/countering-hybrid-threats.
4. NATO Parliamentary Assembly, Western Balkans: 30 Years Since Signing of the Dayton Accords, General Report, document 019 PC 25 E rev. 2 fin., October 11, 2025, https://www.nato-pa.int/document/2025-western-balkans-report-valasek-019-pc.
5. European Commission, 2022 Communication on EU Enlargement Policy, COM(2022) 528 final, Brussels, October 12, 2022, https://enlargement.ec.europa.eu/2022-communication-eu-enlargement-policy_en.
6. Russian-Serbian Humanitarian Center, About Us, official institutional website, https://www.ihc.rs/about-us/.

Prishtina,09.10.2026

Triumfi i Kombit/Protestues, përmbajuni dy kauzave: “Shqipëri Etnike” dhe “Politikë e Re Demokratike”! Nga Skënder Sadri KAPITI

 

Kombi është një fis i madh, është si një familje e madhe. Qeveria dhe politika duhet të sillen me përgjegjësi humane dhe prindërore, të jenë shërbëtorë  dhe të punojnë për të mirën kombëtare, të shtetit dhe të popullit shqiptar.

Por mjerisht , gjë që përbën edhe fatkeqësi kombëtare është fakti se të parët, kryetarët, deputetët, ministrat dhe gjyqtarët  që drejtojnë shtetin shqiptar  sillen e veprojnë ligësisht, pabesisht, cnjerëzisht dhe tradhtisht e pabesisht kundër Kombit, madje edhe më keq se sa mund t’ua kishin bërë armiqt.

Sot prej më shumë se katër muajsh po mbahen në Tiranë protestat rinore dhe qytetare më të mëdhatë të zhvilluara në Shqipëri. Ato po zhvillohen ne një moment shumë të rëndësishëm kombëtar, protesta që kërkojnë Shqipërinë etnike, mbrojtjen dhe moslejimin e pazareve me territorin dhe me trojet shqiptare.

Janë protesta për të realizuar Shqipërisë etnike, janë protestat e unitetit kombëtare.

 

Këto protesta kanë Rëndësi të madhe edhe për Kosovën që fatkeqësisht  as opozita në Kosovë, as politika e Tiranës pozitë-, opozitë dhe as intelektualët e mediat nuk janë në anën e duhur ,në atë që ka dhe që është  jetike për shtetin i ri shqiptar i Kosovës, por janë tërësisht të interesuara vetëm për interesa personale, klanore dhe partiake.

Kauza kryesore e këtyre protestave është :”Shqipëri ETNIKE”.Por njëkohësish thuhet edhe “Revolucion” dhe “Shqipëri e Re”, por që Revolucion dhe “Shqipëri e Re” më shumë janë kauza ideologjike pasi  shqiptarët e kanë pësuar rëndë nga revolucioni komunist proletar i përmbysjes  dhe nga Lufta e klasave për Shqipërinë ideologjike komuniste për një “Shqipëri të Re” dhe të njeriut të ri me botëkuptim komunist.

Shqiptarët po kërkojnë Shqipërinë Etnike, atë Shqipërinë e vjetër të shqiptarëve autoktonë në trojet e stërgjyshërve të tyre, si dhe shqiptarët realisht kërkojnë një “Politikë të Re Demokratike”, pra kërkojnë patriotizmin dhe demokracinë.

Të kërkosh Shqipërinë etnike, nuk do të thotë se do krijohet ndonjë “Shqipëri e Re”, por kërkohet bashkimi i Shqipërisë iliro-dardane të vjetër, bashkimi të të gjitha trojeve shqiptare ku kanë jetur gjithmonë dhe jetojnë edhe sot populli më i vjetër i Ballkanit, shqiptarët,që padrejtësisht mbetën  jasht  Shqipërisë.

Prandaj unë këto protesta i kam quajtur si “Lëvizje për Triumfin e Kombit” dhe të realizimit edhe të demokracisë,  për realizimin e Shqipërisë  Etnike dhe për fitoren edhe të Demokracisë së vërtetë.

Kjo është Lëvizje për Triumfin e Kombit e rinisë në Tiranë me karakter thelllësisht kombëtar në një kohë kur cuditërisht në Shqipëri pritet që të realizohet një minishtet Bektashi , një minishtet brënda shtetit shqiptar që mund të jetë një precedet i rrezikshëm pasi mund të kërkojnë edhe komunitetet fetare të tjera të njëjtën gjë ashtu si dhe pakicat kombëtare në Shqipëri që të kërkojnë autonomi, dhe ky shtet autonom fetar në Shqipëri , dhe menjeherë pas tij filloi të duket edhe në Kosovë, ku edhe atje po nxitet përcarje fetare. Këto protesta janë një shans i madh për ndryshimin e gjëndjes në Shqipëri, për fitoren e kombit mbi armiqt, hajdutët, mercenarët shqipfolës dhe nga tradhëtarët.

 

Jared Kushner për investimet në Shqipëri- Nga KASTRIOT HAXHIAJ

 

Përmes një postimi të gjatë dhe të detajuar në rrjetin X, Jared Kushner ka reaguar ndaj shkrimeve të medias lidhur me pozicionin e tij si ndërmjetësues i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë dhe akuzave për përfitime biznesi. Ndërsa hedh poshtë me fakte akuzat, ndër të tjera ai flet edhe për Shqipërinë.

Pretendimet e medias për Shqipërinë: [Kushner-it] i ishin dhënë të drejtat e zhvillimit (të biznesit) pa njoftim publik apo garë konkurruese, dhe se amendamenti për të zhbllokuar tokën e mbrojtur ishte kaluar me ngut në parlament. Rama madje lejoi që një aeroport të ndërtohej brenda zonës së mbrojtur. (Pretendimet e medias)

Ja si përgjigjet zoti Kushner.

Realiteti: Toka nuk na u dha nga qeveria shqiptare. Grupi ynë i partnerëve e bleu atë nga një palë private për 230 milionë euro në një transaksion privat, ndër çmimet më të larta të paguara në rajon për një transaksion të kësaj shkalle. Titulli i pronësisë u rishikua nga avokatët dhe u vërtetua.

Ky projekt nisi si një investim i thjeshtë privat në pasuri të paluajtshme i bazuar në besimin tonë në potencialin e Shqipërisë si një destinacion në rritje dhe në mundësinë për të krijuar diçka vërtet të veçantë atje.

Ne po investojmë kapital të madh privat, në një vend që nuk ka pasur kurrë një projekt të kësaj shkalle. Nuk ka garanci. Ne po e marrim përsipër atë rrezik sepse besojmë te Shqipëria dhe besojmë te shqiptarët.

Nëse do të jetë i suksesshëm, projekti mund të rezultojë në afërsisht 4 miliardë euro investime dhe të krijojë vende të rëndësishme pune, aktivitet ekonomik dhe dukshmëri ndërkombëtare për Shqipërinë.

Që nga blerja e tokës kanë kaluar më shumë se tre vjet dhe miliona dollarë shpenzime për të studiuar zonën, mjedisin e saj dhe mundësitë e nevojat e rajonit, ndërsa kemi mbledhur arkitektë, projektues, inxhinierë, ekspertë mjedisorë dhe partnerë të jashtëzakonshëm për ta formësuar projektin në mënyrë të përgjegjshme.

Qëllimi nuk ka qenë kurrë, thjesht zhvillimi i tokës, por krijimi i diçkaje që mund të bëhet një platformë mundësish dhe rritjeje afatgjatë për Shqipërinë.

Asher Abehsera, një mik i hershëm dhe partner biznesi me një histori të suksesshme në zhvillim, u bashkua si partner dhe CEO i projektit dhe ka udhëhequr punën e përditshme për katër vitet e fundit.

Familja Kastrati, një familje e respektuar biznesi shqiptar me rrënjë të thella dhe krenari të madhe për vendin e tyre, na e solli fillimisht mundësinë e tokës dhe ndan besimin tonë në potencialin e Shqipërisë.

Për herë të parë u takova me Ramez dhe Moutaz Alkhayyat në Doha gjatë Botërorit 2022. Një takim mbresëlënës për nga historia dhe aftësitë e tyre. Ata kishin ikur nga Siria si refugjatë nën regjimin brutal të Asadit, ku shumë nga pronat dhe pasuritë e tyre u konfiskuan më pas nga qeveria. Atyre iu dha mundësia të rindërtonin jetën dhe bizneset e tyre në Katar.

Arritja e tyre përkoi me nevojat e mëdha të ndërtimit në Katar përpara Botërorit, dhe ata u përfshinë thellësisht në transformimin e ndërtimeve në Doha.

Ne e blemë tokën (në Shqipëri) për 230 milionë euro, po angazhojmë kapital shtesë të konsiderueshëm privat dhe mbajmë rrezikun nëse projekti do të ketë sukses.

Nëse ka sukses, Shqipëria do të përfitojë përmes vendeve të punës, turizmit, mundësive ekonomike dhe rritjes afatgjatë.

Fokusi im ka qenë kryesisht tek vizioni dhe dizajni, duke sjellë së bashku arkitektë, partnerë, projektues dhe krijues të jashtëzakonshëm për të krijuar një destinacion të ndryshëm nga çdo gjë tjetër në rajon. Unë jam një partner pakice dhe nuk kam përfshirje të përditshme në projekt.

Partneriteti është angazhuar gjerësisht me komunitetin lokal në Vlorë. Ne e kuptojmë gjithashtu se njerëzit kanë pikëpyetje dhe shqetësime legitime. Projekti do të duhet të kalojë përmes të gjitha proceseve përkatëse rregullatore dhe mjedisore shqiptare dhe të marrë miratimet e nevojshme për të ecur përpara.

Ambicia jonë është që të ndërtojmë sipas standardeve më të larta të arkitekturës dhe mjedisit dhe që kjo pjesë e jashtëzakonshme e Shqipërisë të ruaj vlerat natyrore, me biodiversitet më të pasur dhe mjedis më të pasur.

Sugjerimi se ky projekt u miratua për të fituar mbështetjen e Presidentit Trump bie ndesh me kronologjinë e zhvillimeve. Siç ka njoftuar media,interesi ynë nisi në verën e vitit 2021, kur isha një qytetar privat dhe shumë kohë përpara se Presidenti Trump të njoftonte fushatën e tij të vitit 2024.

E njëjta gjë vlen edhe për aeroportin. Artikulli aludon, por nuk e thotë plotësisht, se zyrtarët e qeverisë e miratuan aeroportin me kërkesën time.

Në fakt, aeroporti ishte miratuar në kohën kur unë pashë për herë të parë zonën dhe ishte një nga faktorët që më tërhoqi dhe ndikoi tek vizioni im lidhur me mundësinë se si mund të zhvillohej rajoni.

Përfundimisht, Shqipëria do të vendosë nëse projekti do të vazhdojë. Nëse miratohet, shpresoj se mund të krijojmë diçka për të cilën shqiptarët të jenë krenarë dhe që familjet nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota do ta shijojnë për breza të tërë.

https://x.com/jaredkushner/status/2108199565325152377

KOSOVA ZGJODHI PRESIDENTEN – TANI DUHET TË ZGJEDHË RRUGËN- Nga Frank Shkreli

             Disa mendime mbi zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës
                                        Nga Frank Shkreli
Më në fund, Kuvendi i Kosovës bëri atë që duhej të kishte bërë prej kohësh: zgjodhi Presidenten e Republikës. Justina Shiroka-Pula mori 81 vota dhe, me këtë votim, Kosova shmangu një tjetër përplasje institucionale dhe një tjetër cikël krize dhe pasigurie politike.  Por zgjedhja e Presidentes nuk duhet të interpretohet si fund i krizës. Përkundrazi, ajo duhet të jetë fillimi i një prove të re për klasën politike të Kosovës.
Pyetja tani nuk është vetëm kush do të jetë Presidente. Pyetja është: a do të vazhdojë Kosova të qeveriset nga logjika e përplasjes partiake, apo më në fund do të fillojë të sillet si një shtet që e di se cilat janë interesat e tij strategjike? Sepse Kosova nuk ka më kohë për të humbur.  81 vota nuk mjaftojnë për të ndryshuar politikën. Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës ishte rezultat i një kompromisi politik. Dhe kompromisi, në një demokraci, nuk është turp. Përkundrazi, është pjesë e kulturës demokratike.  Por Kosova ka parë mjaft marrëveshje që zgjasin vetëm deri në momentin kur partitë marrin atë që duan. Prandaj, 81 votat e Kuvendit duhet të kenë një kuptim më të madh se zgjedhja e një Presidenteje. Ato duhet të shënojnë fundin e një kulture politike ku partia vendoset mbi shtetin, lideri mbi institucionin dhe interesi elektoral mbi interesin kombëtar. Kjo vlen veçanërisht për forcën politike që ka dominuar politikën kosovare vitet e fundit.  Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë marrë përgjegjësi të mëdha për drejtimin e Kosovës. Është e drejtë që të vlerësohen për ato që kanë bërë, por është po aq e drejtë që të kritikohen për ato që nuk kanë bërë.  Një qeveri nuk gjykohet vetëm nga mbështetja që merr nga votuesit.   Ajo gjykohet edhe nga aftësia për të ruajtur aleancat, për të forcuar institucionet dhe për të kuptuar kufijtë midis interesit partiak dhe interesit shtetëror.  Dhe këtu Kosova ka ende shumë punë për të bërë. Washingtoni zyrtar nuk është kundërshtar i Prishtinës.  Një nga gabimet më të rrezikshme të politikës kosovare do të ishte krijimi i përshtypjes se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të trajtohen si një çështje e zakonshme diplomatike. Nuk janë!  Për Kosovën, marrëdhënia me SHBA-në është strategjike, historike dhe ekzistenciale.
Shqiptarët dhe gjithë bota e di se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë një spektator i historisë së Kosovës. Kanë qenë ndër aktorët kryesorë që ndihmuan në çlirimin e saj dhe në krijimin e rrethanave që çuan drejt pavarësisë. Prandaj, çdo qeveri në Prishtinë ka detyrimin moral dhe kombëtar të ruajë këtë marrëdhënie. Kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të heqë dorë nga interesat e veta. Jo, por do të thotë se duhet të ketë zotësi dhe mençuri diplomatiko-strategjike për t’i mbrojtur ato interesa në bashkëpunim me aleatët perëndimorë. Një shtet i vogël duhet dhe mund të ketë dinjitet dhe mund dhe duhet të ketë edhe qëndrime të forta në interes të vet.  Por nuk mund të ketë luksin të humbasë aleatët.
Me të drejtë është thënë shpesh gjatë këtij procesi se Presidenti/ja e re duhet të jetë mbi partitë. Në këtë pikë, përgjegjësia e Justina Shiroka-Pulës bëhet veçanërisht e madhe. Ajo duhet të tregojë se Presidenca nuk do të jetë një tjetër zyrë e luftës së brendshme politike. Duhet të jetë institucioni që bashkon atë që politika partiake shpesh e ndan. Presidentja e re, në fjalën e parë drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës deklaroi se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve dhe se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet themelor. Kjo duhet të jetë më shumë se një deklaratë ceremoniale.  Kosova duhet ta kthejë orientimin euroatlantik në një doktrinë të politikës së saj shtetërore, ashtu siç duhet të bëjë edhe Shqipëria e mbarë trojet shqiptare. Dhe kjo do të thotë shumë më tepër sesa flamujt amerikanë dhe evropianë vendosur në zyrat dhe në ceremonitë zyrtare.
Orientimi euro-atlantik – siç e kam thënë shpeshherë nuk është një botë e përsosur, por kryesisht dhe në përgjithësi do të thotë demokraci funksionale. Do të thotë sundim ligji. Do të thotë luftë kundër korrupsionit. Do të thotë ekonomi konkurruese. Do të thotë media të lira. Do të thotë respekt për institucionet. Dhe mbi të gjitha, do të thotë besueshmëri ndaj miqve dhe aleatëve. “Me të vërtetë, është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç të gjitha atyre formave të tjera që janë provuar…”, e që kanë dështuar, është shprehur dikurë Winston Churchilli.
Me këtë rast, të gjithë që ia duam të mirën Kosovës, urojmë që me zgjedhjen e Presidentes së re, Kosova të dalë nga politika e përhershme e krizës. Nuk është normale që një shtet i pavarur të kalojë vazhdimisht nga një krizë institucionale në tjetrën. As nuk është normale që zgjedhja e Presidentit të rrezikonte të kthehej në një krizë kushtetuese. Nuk është normale as që partitë politike të shpenzojnë energjinë e vendit në përplasje të pafundme politike , ndërkohë që Kosova përballet me sfida shumë më të mëdha. Njohjet ndërkombëtare ende nuk janë aty ku duhet të jenë. Kosova ende nuk është pjesë e plotë e arkitekturës euroatlantike. Dialogu me Serbinë mbetet i vështirë. Qytetarët vazhdojnë të përballen me probleme ekonomike dhe sociale. Dhe një pjesë e konsiderueshme e rinisë vazhdon të shohë emigrimin si të vetmen alternativë. Përballë këtyre problemeve, politika nuk mund të vazhdojë të sillet sikur beteja kryesore është se kush e fiton konferencën e radhës për shtyp. Beteja e vërtetë është për shtetin.  Edhe Shqipëria duhet ta kuptojë përgjegjësinë e saj. Kjo nuk është vetëm çështje e Prishtinës. Është edhe një provë për Tiranën.  Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të ndryshme dhe duhet të respektojnë sovranitetin dhe institucionet e njëra-tjetrës. Por kanë një interes strategjik të përbashkët: të jenë pjesë e pandashme e botës perëndimore.  Prandaj, politika shqiptare në të dy anët e kufirit duhet të ketë më shumë shtetësi dhe më pak protagonizëm. Më shumë koordinim dhe më pak retorikë.  Më shumë Washington dhe Bruksel si partnerë strategjikë dhe më pak përdorim të marrëdhënieve ndërkombëtare për konsum politik të brendshëm.  Shqiptarët kanë bërë zgjedhjen e tyre historike. Është Perëndimi, bota eeuro-atlantike. Kjo zgjedhje e shqiptarëve nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga asnjë qeveri, parti apo lider. Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës mund të jetë një mundësi për një fillim të ri. Por vetëm nëse politika e Prishtinës zyrtare kupton se kompromisi që solli Presidenten duhet të pasohet nga një kompromis më i madh për shtetin.  Kosova nuk ka nevojë për një luftë tjetër politike.  Ka nevojë për një marrëveshje kombëtare për demokracinë, për aleancën me SHBA-në, për integrimin evropian, për sundimin e ligjit dhe për forcimin e shtetit.
Presidentja e re duhet të jetë një nga zërat kryesorë të kësaj marrëveshjeje.  Qeveria duhet ta mbështesë.  Opozita duhet të kontribuojë. Shoqëria civile dhe media duhet ta kërkojnë. Dhe qytetarët duhet ta imponojnë me votën e tyre. Sepse Kosova ka kaluar shumë për të mbetur peng i konflikteve politike të ditës. Ajo u krijua si shtet me një sakrificë të jashtëzakonshme dhe me mbështetjen e një aleance historike me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.  Prandaj, nuk ka kuptim të fitohet liria dhe të humbet drejtimi. Zgjedhja e Presidentes është bërë. Tani duhet të bëhet zgjedhja më e rëndësishme: Kosova duhet të zgjedhë shtetin mbi partinë, aleancën mbi izolimin, demokracinë mbi populizmin dhe Perëndimin mbi çdo aventurë politike.  Ky është momenti që politika e Kosovës të dëshmojë se ka mësuar nga krizat e saj.  Sepse historia nuk i fal kombet që kanë mundësi për të ecur përpara dhe zgjedhin të humbin kohën duke u grindur me njëri-tjetrin. Kosova nuk duhet ta humbasë këtë mundësi. As Shqipëria. As shqiptarët.  Në këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, urimi im i sinqert shkon për Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, i  uroj suksese në detyrën e lartë dhe të vështirë që sapo ka marrë përsipër. Uroj që Presidenca e saj të jetë një institucion i unitetit, i dialogut dhe i forcimit të shtetit — mbi ndarjet dhe interesat partiake. Republikës së Kosovës i uroj që kjo ditë të shënojë një fillim të ri me më shumë stabilitet, më shumë demokraci, më shumë bashkëpunim institucional dhe një orientim të palëkundur drejt familjes së madhe euroatlantike.
Frank Shkreli
Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula
Përtej politikës dhe institucioneve shtetërore, emri i presidentes së re sjell edhe një simbolikë të veçantë shqiptare: një bijë shkodrane që u bë nuse Peje dhe që sot merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore në Kosovë.
Kjo është një histori që bashkon dy qytete, dy treva dhe një hapësirë të përbashkët të trojeve shqiptare – Shkodrën dhe Pejën – përmes jetës, familjes dhe kontributit të një gruaje që tashmë do të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Kosovës.

MOS E HUMBISNI KËTË MOMENT HISTORIK- Nga Frank Shkreli

                       Nga Washingtoni në Bruksel, Shqipëria ka përpara një
                         mundësi që kërkon vendim, jo më shumë justifikime
                                               
Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe mesazhi i saj për Shqipërinë nuk duhet të trajtohen si një tjetër episod diplomatik. Ato janë një sinjal politik: Evropa është më afër, por dera nuk hapet vetëm me deklarata.
“Objektivi është në horizont”, tha von der Leyen. Tani Shqipëria duhet të tregojë nëse ka vullnetin, kapacitetin dhe seriozitetin për ta arritur atë objektiv. Kohët e fundit, zyrtarja e lartë evropiane vizitoi Shqipërinë dhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor me synimin për të ndihmuar ato vende në rrugën drejt antarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Kjo, paraprakisht, dhe përball 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, si dhe 15-16 tetorit, kur liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë zgjërimin dhe reformat e brendshme.
Nuk besoj se fjalët e von der Leyen të jenë vetëm një frazë diplomatike, kësaj rradhe. Është një moment që duhet marrë seriozisht. Shqipëria është më pranë Evropës se kurrë më parë. Por, pikërisht, për këtë arsye nuk duhet të humbasim kohë. Tani nuk mjafton më të themi se jemi evropianë.  Shqiptarët e kanë deklaruar orientimin e tyre perëndimor në mënyra të ndryshme për më shumë se tri dekada.  Shqiptarët, ndryshe nga elitat e tyre politike të këtyre 35-viteve tranzicion i pafund, kanë dëshmuar ndjenjat e tyre pro-perëndimore me votën, me sakrifica, me emigrimin, me lidhjet familjare e kulturore me Perëndimin, me mbështetjen ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe me dëshirën për të ndërtuar një shtet demokratik pro-perëndimor pas shëmbjes së komunizmit zyrtar. Por pas më shumë se tri dekada reformash, negociatash dhe pritjeje, retorika pro-evropiane e Tiranës zyrtare, nga të dy partitë kryesore, nuk mjafton më.
Nëse Shqipëria duhet të ndërtojë shtetin që kërkon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, kjo do të thotë drejtësi të pavarur, zgjedhje të besueshme dhe të pa kontestueshme, luftë të pakompromis kundër korrupsionit, media të lira, administratë profesionale dhe institucione që respektojnë qytetarin, pronën dhe ligjin. Këto nuk janë kërkesa të tepërta të Brukselit. Janë kushtet minimale që kërkohen nga një shtet normal funksional. Mesazhi evropian është i qartë. Përparimi i bërë deri tani, vlerësohet, por nuk mjafton. Reformat duhet të zbatohen, të maten dhe të prodhojnë rezultate. Nuk ka më vend për vetëkënaqësi, propagandë të flliqt apo përpjekje për ta shitur çdo hap procedural si sukses historik.  Integrimi nuk matet me flamuj, fotografi me udhëheqës perendimorë, madje edhe me pagesë, dhe konferenca shtypi. Integrimi i vërtetë matet me mënyrën se si funksionon drejtësia, si zhvillohen zgjedhjet, si kontrollohet pushteti dhe si mbrohet qytetari në Shqipëri. Sepse ndërsa kryeministri shqiptar flet në kancelaritë europiane për një Ballkan që duhet të afrohet sa më shpejt me Bashkimin Europian, në Tiranë për disa muaj, zhvillohen protesta të vazhdueshme kundër mënyrës së qeverisjes aktuale.  Ajo që nisi më 30 maj të këtij viti, me kundërshtimin ndaj projekteve të mëdha turistike është zgjeruar tani në një revoltë më të gjerë politike dhe qytetare. Protestuesit kërkojnë llogari, përgjegjësi, hetim të akuzave për korrupsion dhe, gjithnjë e më shumë, dorëheqjen e kryeministrit. Kjo është një pjesë e rëndësishme e zhvillimeve në Shqipëri që Europa nuk duhet ta shohë vetëm nga larg. Protestat tre-mujore qytetare janë një mesazh politik që duhet të dëgjohet nga klasa politike shqiptare dhe mos të injorohet nga Evropa dhe as nga Shreret e Bashkuara.
 
Evropa nuk është dekor politik as Bashkimi Evropian nuk është një organizatë e përsosur shtetesh. Megjithkëtë, ai ent evropain përfaqëson shtetin ligjor, përgjegjësinë institucionale, transparencën, kontrollin mbi pushtetin dhe demokracinë funksionale. Nëse këto standarde nuk bëhen realitet në jetën e përditshme në Shqipëri, “mbyllja e kapitujve të negociatave” do të mbetet një arritje teknike dhe jo një ndryshim i vërtetë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Prandaj, politika shqiptare duhet të heqë dorë njëherë e mirë, nga një keqkuptim i rrezikshëm se integrimi evropian nuk është projekti i një qeverie, partie apo lideri. Është dhe duhet të jetë një zgjedhje strategjike kombëtare. Asnjë forcë politike nuk ka të drejtë ta përvetësojë këtë proces as këtë projekt, por gjithashtu asnjë forcë politike nuk ka të drejtë ta pengojë procesin e integrimit për interesa të ngushta politike ose partiake. Por edhe Evropa duhet të jetë e vetdijshme se procesi i integrimt të Shqipërisë nuk mund të arrihet vetëm me një krah të politikës shqiptare.
Shtetet e Bashkuara mbeten partneri i Kombit shqiptar, i pa zëvendësueshëm, për sigurinë dhe orientimin euroatlantik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndërsa Bashkimi Evropian është hapi i radhës për ta shndërruar këtë orientim në standarde politike, ekonomike dhe institucionale. Nga Washingtoni në Bruksel, rruga është e qartë. Ajo që mungon nuk është drejtimi, por vendosmëria e klasës politike shqiptare për të ecur drejtë këtij objektivi të madh mbarë-kombëtar “në horizont”, sipas deklaratës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë.  Duke pasur parasysh gjëndjen kritike politike në Tiranë, ky moment historik kërkon arritjen e një marrëveshjeje të re politike ndërmjet partive politike të Shqipërisë rreth disa objektivave konkrete, për të hapur derën  njëherë e mirë drejtë antarsimit përfundimtar të Shqipërisë në BE. Për një drejtësi pa ndërhyrje nga politika, për zgjedhje pa manipulim, për institucione të pavarura, për një administratë pa militantizëm, për një luftë reale kundër korrupsionit dhe transparencë në përdorimin e pushtetit dhee të financave publike.  Kërkon gjithashtu diçka që politika shqiptare pozitë-opozitë, pa dallim, e ka shmangur vazhdimisht, e që është pranimi i rregullave që kufizojnë pushtetin. Standardet evropiane nuk janë të dobishme vetëm kur kritikojnë kundërshtarin. Ato vlejnë edhe kur kërkojnë llogari nga qeveria, kur mbrojnë të drejtat e opozitës, kur garantojnë kritikën dhe ndalojnë abuzimin me institucionet e shtetit.   Shqipëria nuk mund të presë që Brukseli ta ndryshojë atë, për të bëlrë të mundur antarsimin. Janë shqiptarët ata që duhet t’a ndryshojnë Shqipërinë. Kjo do të thotë se qeveria duhet të zbatojë reformat e nevojshme, opozita të ofrojë alternativa dhe institucionet të veprojnë pa frikë nga pushteti politik. Do të thotë, gjithashtu, që shoqëria civile, media dhe qytetarët të mos mjaftohen me duartrokitje apo ankesa, por të kërkojnë afate, rezultate dhe përgjegjësi ng Kuvendi dhe nga politika në përgjithsi.
Mundësia është reale për antarësim, por nuk është e pakufishme. Ajo mund të humbasë në luftërat e vogla politike, në retorikën boshe dhe në protagonizmin e liderëve. Mund të humbasë edhe nga lodhja e një shoqërie që ka pritur gjatë dhe nga një klasë politike që është mësuar të premtojë më shumë sesa zbaton.  Prandaj ky moment kërkon veprim të menjëhershëm, jo një tjetër cikël premtimesh boshe.  Qeveria duhet të publikojë një plan të matshëm për reformat, me afate dhe përgjegjës konkretë.  Parlamenti i Shqipërisë duhet të miratojë ligje që forcojnë institucionet, jo pushtetin e radhës të një lideri ose partie politike. Opozita duhet ta trajtojë integrimin si interes kombëtar, jo si armë propagandistike.  Institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë rezultate të prekshme. Dhe qytetarët duhet të kërkojnë llogari për çdo premtim të pambajtur.
Siç thashë më lartë, orientimi perëndimor i shqiptarëve është prej kohësh një zgjedhje historike. ani orientimi i deritanishëm pro-perëndimor, duhet të bëhet realitet institucional dhe i përditshëm. Jo vetëm në dokumente e ligje që nuk zbatohen, por në vendimet e gjykatave, në administratë, në zgjedhje, në ekonomi, lirinë e shtypit dhe, sidomos, në marrëdhënien e shtetit me qytetarin. Nga Washingtoni në Bruksel. Nga aleanca te anëtarësimi, nga ëndrra te konkretizimi, Shqipëria ka përpara një rrugë të qartë, me një objektiv, “në horizont”. Por rruga nuk përshkohet vetëm me fjalë.  Unë u garantoj se Evropa nuk do të vijë ta ndërtojë Shqipërinë. Shqipëria duhet të ndërtojë veten, për antarësim  dhe integrim në Evropë. Dhe këtë duhet ta bëjë tani.  Është koha që orientimi perëndimor i shqiptarëve, i shprehur dhe i dëshmuar për më së një shekull, më në fund, të konkretizohet, në një Shqipëri, anëtare e Bashkimit Evropian, me vlera evropiane. Ky nuk është vetëm një objektiv politik. Është një moment historik për Kombin shqiptar. Mos e humbisni!
Frank Shkreli

Prof. Justina Shiroka Pula, Presidente e Kosovës në minutën e fundit Nga Elida Buçpapaj

Ishte një torturë për shumë nga ne zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës në sekondat e fundit të lejueshmërisë kushtetutore,

duke rrezikuar stabilitetin dhe tërhequr zvarrë Kosovën mbarë nga zgjedhjet në zgjedhje

për shkak të mospjekurisë,

mospërgjegjshmërisë,

mospërfaqësimit në mënyrë të denjë

në organin më të lartë ligjvënës.

Votuesi, dmth Sovrani në Kosovë, ka nivel shumë më përfaqësues se deputetët e atij Kuvendi,

të cilët, sapo ulen në atë kolltuk, nisin kalkulimet partiake dhe aq u bën për interesat e Kosovës apo të qytetarëve të saj,

duke bërë luftë nervash dhe duke u tallur me interesat kombëtare të vendit e hallet e popullit.

Nuk besoj nëse Kuvendi i Kosovës ka sitë të lustracionit apo ka të përcaktuar kriteret meritore të përfaqësimit në këtë institucion.

Pra, ky Kuvend lë shumë për të dëshiruar, sikur thotë populli “asht vajmedet”.

Të mos flasim pastaj për mediat apo “guerrilasit” e rrjeteve sociale, kryesisht nga partia e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, me mentor baton stanishiqin, të cilët shantazhojnë, duke pretenduar se janë gazetarë, por që e shkelin me këmbë non stop 24 orë në ditë lirinë e fjalës

dhe çudia është se, ndërsa META bie pre e algoritmave për të censuruar profilet e protestuesve kundër regjimit të Edi Ramës,

në Kosovë këto algoritma mbështesin çakallët që sulmojnë hapur rendin kushtetues dhe fjalën e lirë pa u ndier aspak të shqetësuar se shkelin kodin e etikës vendosur nga META.

Dhe, po ashtu, nuk ua ndin aspak as nga institucionet rregullatore të gjuhës së komunikimit publik,

as nga organizmat e gazetarëve, si kliente të politikës old fashion,

por as nga organet përkatëse të shtetit, që e ka për detyrim mbrojtjen e rendit e qetësisë sociale në shërbim të qytetarit.

Pra, jemi në kaos dhe ky kaos duhet të marrë fund,

sepse rendin kushtetues e garanton shteti i së drejtës me të cilin Kosova krenohet.

Odiseja e zgjedhjes së presidentes së Republikës i qendronte Kosovës mbi kokë prej dy vitesh si Shpata e Demokleut, çka e çoi në tri palë zgjedhje, duke rrezikuar të katërtat në as dy vjet.

Pas zgjedhjeve të qershorit 2026,

kur VV me LDK arritën marrëveshje politike për president konsensual të propozuar nga LDK, e cila doli me emrin e një figure të respektuar si e Bekim Sejdiut, kuorumi u bë i pamundur, sepse gjashtë deputetë të saj, si reminishencë e aleancës së vjetër me PDK, i bën puç vendimit të kryesisë e forumeve brendapartiake.

Për llogari partiake, emri i respektuar i Bekim Sejdiut nuk u pranua as nga PDK, edhe kur Kurti premtoi votimin e ligjit të Dhomave të Specializuar, çka e bëri z. Sejdiu të tërhiqej publikisht, që emri i tij të mos gojohej nëpër kuluaret e llogarive politike.

Po kështu, të katër kryetarët e partive parlamentare e kaluan në heshtje dhe në mungesë të plotë serioziteti propozimin e emrit të Faton Bislimit për president të Republikës së Kosovës nga Ambasadori Walker dhe ish Kongresmeni Joe DioGuardi, megjithëse Faton Bislimi është një figurë e mirënjohur për aktivizëm lobist në Washington DC prej dy dekadash, me një komunikim e njohje me administratat e SHBA, qofshin Republikane apo Demokrate, kur ky komunikim sot do të duhej të forcohej më shumë se kurrë.

Për zgjedhjen e institucionit të presidentit të Republikës, PDK i ushtroi presion dhe diktat VV duke mos u mjaftuar me kalimin e Ligjit të Dhomave Speciale, por duke kushtëzuar votimin për një kandidate politike nga kjo parti.

Ndërkohë, prej 16 shtatorit nuk janë ndalur protestat, në emër të UÇK, por me pjesëmarrjen e njerëzve të lidhur direkt me Katërshen e Hagës. Nuk flas për familjarët, por për persona që deklarojnë se protesta nuk është e PDK, ndërkohë në fotot e profilit të tyre në Facebook shfaqen me Kadri Veselin e Azem Sylën. E kam fjalën për Çlirim Hazirin, drejtuesin e nismës “Jo në emrin tim”.

Në këtë situatë dramatike, VV nuk i mbeti alternativë-

ose zgjedhjet e reja të parakohëshme, ose zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës në sekondat e fundit.

Disa mendonin se zgjedhjet e reja duheshin se kishin me e sakatu si LDK dhe PDK ndërsa AAK e kishin nxjerrë krejt jashtë loje.
Edhe ky variant ish.
Por shumë ma mirë kështu.

Natyrisht që Kosovës i duhet stabilitet, por, ndonëse zgjedhja e Prof. Justina Shiroka Pula i dha fund krizës institucionale,

nxori në pah moskonkordancën, që s’ka lidhje parimore në respekt të votës, por interesash partiake,

duke e zëvendësuar komunikimin institucional e transparent me logoritë e rrjeteve të klientelizmit partiak të opozitës.

Ndërkohë, tregoi se nuk ishte e vështirë të zgjidhej Presidenti i Republikës.

Por ky fakt nuk e shmang nga përgjegjshmëria asfare maxhorancën.

Kosova nuk ka nevojë për zgjidhje të krizave në momentin e fundit,

Kosova nuk ka nevojë fare për kriza, prandaj janë institucionet për parandalimin e tyre.

Dhe nuk është zor të zbulohet se kryefjala e këtyre krizave, (çka do të duhej të ishin shmangur vite më parë), është ngërçi Kushtetues që lidhet direkt me institucionin e presidentit. E njëjta Kushtetutë, që me 61 vota legjitimon konstituimin e Kuvendit, të qeverisë, bile edhe zgjedhjen e presidentit, me mekanizmin e kuorumit, kërkon pjesëmarrjen e 80 deputetëve dhe, nëse ky kuorum nuk përmbushet, e njëjta Kushtetutë rrëzon vetveten dhe çon vendin në zgjedhje dhe kriza institucionale.

Prandaj Kuvendi i Kosovës në këtë sesion të ri duhet ta fusë në rend të ditës zgjidhjen e këtij çarku institucional që Kushtetuta e Kosovës e mban brënda vetes, kundër vetes.

Në fund, uroj që Kosova, Sovrani i Kosovës, në të ardhmen ketë përfaqësues të denjë e të përfaqësohet denjësisht në Kuvendin e saj,

larg praktikës së deritashme

se Krahu i Luftës duhet të vazhdojë të përfitojë trofetë e pushtetit,

larg militantizmit pa kredite individuale

dhe larg infiltrimeve të shërbimit inteligjent të ish vendit pushtues, që nuk heq dorë nga ankthet e mitologjisë mesjetare.

Kurrë më Kosova të përballet me një zgjidhje të improvizuar sekondave të fundit, si një mungesë eksplicite përgjegjshmërie nga ata të cilëve Sovrani ua ka besuar votën.

Zonjës Presidente Prof.Justina Shiroka Pula i uroj sukseset më të mira në mandatin pesë vjeçar në shërbim të unitetit, interesit kombëtar e qytetarëve, duke forcuar lidhjet me Aleatët tanë Perëndimore drejt perspektivës Euro-Atlantike të Republikës së Kosovës.

Kosova tashmë e ka Presidenten e saj të re- Nga FATON BISLIMI

 

Së pari, dua t’i uroj nga zemra znj. Justina Shiroka-Pula detyrën e re dhe t’i dëshiroj shëndet, urtësi dhe suksese në ushtrimin e përgjegjësisë së saj të lartë kushtetuese. Presidenca është mbi çdo individ dhe mbi çdo parti; ajo është institucioni që duhet ta përfaqësojë unitetin e popullit dhe dinjitetin e Republikës.

Procesi që na solli deri këtu ishte i vështirë dhe i zgjatur.

Dua të shpreh edhe një herë mirënjohjen time të përjetshme për dy burra që për mua përfaqësojnë një pjesë të lavdishme të historisë së marrëdhënies së Kosovës me Amerikën: Ambasadorin William Walker dhe Kongresistin Joe DioGuardi. Po ashtu, falëmnderim i sinqertë edhe për të gjithë të tjerët nga anembanë vendit dhe diasporës për çdo fjalë të mirë e çdo përkrahje.

Propozimi dhe besimi i tyre publik ndaj meje do të mbeten përjetë një testament politik dhe njerëzor që e çmoj mbi çdo funksion, mandat apo post.

Ata janë njerëz që e kanë mbështetur Kosovën në ditët kur kjo mbështetje kishte kosto, kur liria dhe pavarësia jonë nuk ishin ende realitet. Prandaj, besimi i tyre ndaj meje nuk është thjesht një mbështetje për një kandidaturë; për mua është një nder i jashtëzakonshëm që do ta mbaj me vete gjatë gjithë jetës.

Por dua ta them sot shumë qartë: Angazhimi im për Kosovën nuk ka filluar për ndonjë post, dhe nuk përfundon me të.

Nuk kam punuar për Kosovën për ndonjë pozitë. Kam punuar për Kosovën sepse e kam ndier si detyrim të jetës sime.

Kam punuar në Washington për më shumë se dy dekada, kam ndërtuar marrëdhënie me njerëz në të dyja anët e spektrit politik amerikan, kam mbrojtur interesat e Kosovës në kohë të mira e të vështira dhe kam dhënë gjithçka që kam mundur, pa e ditur nëse një ditë do të më kërkohej apo jo ndonjë detyrë shtetërore.

Kjo nuk ndryshon sot. Përkundrazi!

Ndoshta tani është koha që të gjithë të reflektojmë më thellë se çfarë lloj politike i duhet Kosovës.

Një politikë ku interesi i shtetit është mbi kalkulimin e radhës. Një politikë ku fjala e dhënë ka peshë. Një politikë ku kontributi për vendin nuk matet me përkatësinë partiake. Një politikë ku Kosova nuk përdoret si mjet për pushtet, por pushteti përdoret si mjet për Kosovën.

Vlerësoj se në një moment kaq të rëndësishëm, kalkulimet e ngushta politike dhe lojërat e minutave të fundit nuk duhet zënë vendin e vizionit afatgjatë dhe mirënjohjes ndaj kontributit të njerëzve që kanë punuar për Kosovën për dekada.

Megjithatë, unë zgjedh të shikoj përpara. Kosova ka qenë gjithmonë e para për mua. Dhe Kosova do të mbetet e para.

Do të vazhdoj të punoj për Kosovën, për forcimin e lidhjes sonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, për vlerat e Luftës Çlirimtare, për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe për një Kosovë të fortë, demokratike dhe euroatlantike.

Ndoshta koha që vjen do të kërkojë forma të tjera të angazhimit. Ndoshta Kosovës i duhet një frymë e re politike. Ndoshta ka ardhur koha që, përtej ndarjeve tradicionale, të ndërtojmë një alternativë që nuk pyet së pari se cilës parti i shërben Kosova, por pyet: Çfarë i shërben Kosovës?

Unë do të vazhdoj të jem aty. Jo për një post, titull, apo karrige. Por për Kosovën.

Sepse për mua, Kosova nuk ka qenë kurrë një mundësi për karrierë. Ka qenë mision!

Dhe misionet e jetës nuk përfundojnë me një angazhim!

Kosova e Para. Gjithmonë!

MISIONI: TA KALLUM KOSOVËN Nga Xhafer SHATRI

Marrëzi kolosale, sepse brenda kësaj kohe do të dalin në publik detaje pikante nga aktgjykimi që e dënoi shefin e saj historik me 25 vjet burg. Dhe ata që po e mbushin sheshin, shumica të lindur pas Luftës, do të ftohen shpejt dhe do të kthehen në shtrojerën politike që u takon: te brezi i ri i politikanëve që përfaqësojnë Kurti, Abdixhiku etj.

——-

Pas verdiktit në Hagë, më 16 shtator 2026, priteshin demonstrata e shprehje pakënaqësie. Por jo në këtë masë. Sepse logjikisht pritej që, së pari, të publikohej aktgjykimi e pastaj, në përputhje me të, të veprohej.

Si dikush që ka telashe shëndetësore dhe e pret rentgenin apo skanerin për t’u përcaktuar diagnoza e saktë.

Dhe në këtë rast nuk ndihmon as hoxha, as prifti, as protestat. Por mjeku që quhet qeveri. Sepse dëmtimi i Kosovës është aq i madh, sa që kërkohet një veprim i koordinuar, në thelb të të cilit duhet të jetë shteti e askush tjetër.

Po ndodh krejt ndryshe. Kauza e mllefit kundër vendimit të Gjykatës Speciale po kthehet në luftë të egër për pushtet.

Dhe në përplasje të qëllimshme me policinë.

Këtë po e nxisin ata që janë fajtorët kryesorë për themelimin e Gjykatës Speciale. Sepse, duke e themeluar atë, e shkelën sovranitetin e vendit. Madje nuk qitën kurrfarë kushtesh. Dhe tash, me një të rënë të lapsit, duan ta bëjnë joekzistente marrëzinë, fajin e tyre kolosal. Punë që s’bëhet.

Këtu tash hyjnë në veprim edhe faktorë të tjerë: zanatçinjtë e luftës hibride, për ta thelluar krizën dhe për të krijuar kaos në Kosovë. E këtu ka shumë argatë që paguhen rrast. Padronët e disa mediave dhe ata që i frikohen përballjes me ligjin me shumë se egjelit.

Ashiqare, PDK ka një strategji të qartë: ta shfrytëzojë rastin që, përmes trazirave, ta rritë rejtingun në zgjedhjet e ardhshme, të cilat, siç po shihet, do të mbahen pas 45 ditësh.

Marrëzi kolosale, sepse brenda kësaj kohe do të dalin në publik detaje pikante nga aktgjykimi që e dënoi shefin e saj historik me 25 vjet burg. Dhe ata që po e mbushin sheshin, shumica të lindur pas Luftës, do të ftohen shpejt dhe do të kthehen në shtrojerën politike që u takon: te brezi i ri i politikanëve që përfaqësojnë Kurti, Abdixhiku etj.

PDK ka edhe një hall tjetër. Duke qenë më shumë kartel se parti, aty nuk ka përballje idesh, por luftë të pamëshirshme bërrylash. Qëllimi është që, përmes trazirave, ta rrëzojnë jo vetëm qeverinë, por edhe liderin e kompromisit, Bedri Hamzën.

Fituesi moral në këtë përplasje është Policia e Kosovës. Rejtingu i saj po rritet, radhët e saj po forcohen përmes një diferencimi të qartë: ata që e mbrojnë shtetin dhe ata që, për interesa meskine, i shërbejnë kaosit.

Në këtë betejë të ashpër do të fitojnë ata që e duan shtetin dhe lirinë e pakthyeshme që ky përfaqëson.

Sot Dita e sotme e 6 Tetorit 2026 ka shansin historik Nga Elida Buçpapaj

Dita e sotme 6 Tetori 2026 ka shansin historik të shënohet si Dita e Konsensusit Politik e Kuvendit për hir të shtetit dhe Republikës së Kosovës,

si arritja kulmore për liri, demokraci e pavarësi që kurorëzoi sakrificat supreme të gjithë brezave e lëvizjeve për çlirim në ish Jugosllavi.

Shteti i Kosovës ka dy vjet që nëpërkëmbet politikisht si presion ndaj Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit, tre partitë e opozitës, të cilat i kanë humbur katër palë zgjedhje prej 2021 dhe do të humbin edhe të pestat nëse do të jenë shkaku kryesor i krizës institucionale prej mosvotimit të presidentit.

Kuvendi i Kosovës ka shansin që të hyjë në histori duke kurorëzuar një mision kombëtar si përfaqësues i Sovranit, si unitet partish brënda pluralizmit demokratik në mbrojtje të Republikës së Kosovës, dhe vlerave me të cilat identifikohet, ku një vend nderi zë UÇK.

Kuvendi i Kosovës, si përfaqësues i Sovranit

nuk mund kurrë t’i mohojë apo sulmojë,

me stilin antishqiptar të Edi Ramës,

Aleatët jetikë të Kosovës apo institucionet e Perëndimit kryesuar nga SHBA,

të cilët si Aleancë Verio-Atlantike iu gjendën në krah popullit të Kosovës

prej kur makineria kriminale e kryekasapit të Ballkanit po i vriste e dëbonte nga vatrat e tyre me genocid e spastrim etnik,

kur ia njohën të parat pavarësinë dhe ndikuan tek njohjet e tjera

e deri sot, nesër e përherë.

6 Tetori 2026 qoftë një ditë e bekuar e Kuvendit të Kosovës, e popullit të Kosovës për sanksionimin e legjitimitetit të institucioneve të shtetit e Republikës, ardhur si rezultat i një marrëveshje politike me dy pika nga PDK me maxhorancën, sepse pa legjitimitet institucional të shtetit të Kosovës nuk mund të ketë bashkërendim institucional për të ndjekur e mbështetur Katërshen përmes instancave të drejtësisë.

Opozita këto dy vjet përmes obstruksionizmit deri në shprehje antagonizmi brënda një sistemi pluralist, duke shpërfillur votën e Sovranit në demokraci, kanë sulmuar shtetin e Kosovës por edhe kanë vazhduar të defaktorizohen, sepse megjithë cfilitjen e elektoratit, opozita ka vijuar të humbasë votuesit e saj.

Le të shërbejnë këto dy vite të hidhura për demokracinë e Kosovës, që kanë sjellë për pasojë mosfunksionimin e plotë të shtetit, si mësim për never more, duke i lënë vendit unitetin kombëtar, bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional, të pushtetit ligjbërës, me atë ekzekutiv, të drejtësisë deri tek Presidenti i Republikës që të fokusohen tek temat qendrore të interesit kombëtar të Republikës së Kosovës, ku përfshihet forcimi i lidhjeve me Aleatët Perëndimorë, integrimet Euro-Atlantike të Kosovës dhe mbështetja e Katërshes.

Ashtu u bëftë. U bëftë më e mira për çdo qytetar të Republikës së Kosovës në respekt të tempullit të demokracisë që është shteti i së drejtës.

Jemi shqiptarë, jemi vëllezër e motra të një gjaku, kurrë më vëllavrasje!


Send this to a friend