VOAL

VOAL

GRATË FISNIKE ÇAME, MISIONARE TË PAJTIMIT E MBROJTËSE TË IDENTITETIT (4) – Nga Hajredin Isufi, historian

June 22, 2018

Komentet

TURPI EDHE PERSERITET! 9 QERSHOR 1973- HAPET MUZEU ATEIST I SHKODRES- Nga Fritz RADOVANI

 

PAPA GJON PALI II… PËRBALLË GJ.KASTRIOTIT N’ TIRANË KA THANË ME 25 PRILL 1993:
“Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.
Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.
Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerëzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohtë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës.”

Muzeut Ateist në Shkoder, ishte “I VETMI NĔ BOTĔ” dhe, as sot nuk kemi një studim të plotë, që perveç ideatorëve të Byrosë Politike të PPSh, Populli Shqiptar nuk di as qellimin dhe as funksionin që ka krye ai Muze antinjerzor dhe antikombtar, i hapun në qendren historike të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Ai Muze Ateist u ndertue mbi gropat pa shenja dhe emna të të vramëve dhe të mbytunve nga sigurimi i shtetit barbar komunist, që ashtu si hapi atë “Muze I VETMI NË BOTË, ashtu edhe ka krye GJENOCIDIN KOMUNIST TË VETMIN NË BOTË!” Sot, flasin Arkivat!
Ky Gjenocid antinjerzorë asht krye me mjetet ma të dhunshme dhe të mnershme kunder Popullit dhe Klerit Katolik Shqiptar, që në këte kohë duhet të na rikujtojnë Martirët e Mëdhaj që dhane jeten e vet, per një Ideal Fetar dhe Atdhetar të pavdekshem dhe të Perjetshem. Sot kujtojmë:
Imzot Ernesto ÇOBA (1913 – 8 Janar 1980); Ipeshkvi i Dioçezit Shkoder.
Don Marin SHKURTI (1933 – 1 Prill 1969); Don Shtjefen KURTI (1898 – 20 Shtator 1971); Don Anton DOÇI (1915 – 1973);Don Mikel BELTOJA (1935 –10 Shkurt 1974);Don Prekë NIKÇI (1921 – 15 Mars 1974);Don Mark HASI (1920 – 11 Shtator 1981);Don Zef BICI (1919 – 10 Maji 1968);Don Mark DUSHI (1920 – 10 Maji 1968); Don Lazer JUBANI (1925 – 29 Korrik 1982);
Don Lec SAHATÇIJA (1906 – 4 Prill 1986); Don Nikoll GJINI (1911 – 1987);
Imz. Lazer SHELDIJA (1928 – 10 Shtator 1988);Don Pjeter GRUDA (1922 – 13 Janar 1989). E sa e sa të pranguem persa vite në burg dhe tortura.
(1944 – 1989) Gjenocidi ka vra dhe zhdukë 66 Klerikë Katolik në Shqipni dhe ka zhdukë gjithsejt 103 Klerikë të Nderuem.
Mbas 1967 të burgosun dhe të dënuem me shumë vite punë të randë, janë 23 Klerikë të besimit Katolik. Perjashtimi i Besimeve tjera nga ky “revolucion” barbar kishte qellim kryesor metoden e vjeter anadollake “Perçaj e sundo”! Pasojat vazhdojnë edhe sot nder të gjitha Trojet Shqiptare, tue fillue me Shtëpijat Muze të vjetra deri te ato të Atdhetarëve At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Kazazi, Kulla e të Madhit Prekë Cali.
Muzeu Ateist nuk duhet shkatrrue asnjëherë! Aty duhet punue per me u ba një nga ma të mëdhajat Biblioteka të Shqipnisë, ku duhen ruejtë me kujdesin ma të madh të gjithë botimet e librave dhe revistave të “Realizmit Socialist” nga viti 1944 e deri tek botimi i Librit të fundit të kësaj epoke shkatrrimtare të Shqipnisë Europjane!
Aty duhen protokollue diskutimet e të gjithë “revolucionarëve të 1967” të cilët, nga viti 1944, nuk kanë pushue tue akuzue dhe shpifë per qytetarët, e madje, tue kerkue edhe pushkatimin e sa e sa vetëve të pafajshem, që sigurimi shtetit kerkonte me i zhdukë edhe si fise.
Askush nuk asht burgosë e interrnue pa “deklarata fallco” nga dashakqijtë e paturp agjenta të sigurimit shtetit kriminal.
Askush nuk asht largue ose pushue nga puna pa shpifjen e një agjenti apo spijuni barbar komunist!
Askujt nuk i asht kontrollue shtëpia dhe shtetizue pa aprovimin e kryesisë së lagjeve mbushë me agjenta sigurimi.
Askush nuk ka shkue agjent jashta shtetit pa u garantue kthimi i tij nga një komunist vllavrasës.
Askush nuk e tregon një vend pushkatimi pa aprovimin e degës së mbrendshme edhe pse i dijnë edhe sot.
Askush nuk tregon vrasësit nder piramida dhe kush urdhnoi tek vendi ekzekutimit.Askush nuk boton listat e diskutantëve shpifës në 1967 në Institutin Pedagogjik Shkoder.
Askush nuk tregon kush ua pergatiti diskutimet këtyne injorantave kunder klerikëve nder gjyqe dhe mbledhje n’ Institutin Pedagogjik…
Askush nuk tregon kush vjedhi dhe po i perdorë punimet shkencore të të vramëve të ruejtun nder arkivat e Shtetit per marrje titujsh…
HAPNI DOSJET, MOS KINI FRIKË NGA TË VRAMIT DHE TË ZHDUKUNIT !
“Të gjallët vazhdojnë me hanger bar, por parimet nuk i shkelin…” Kjo asht porosia e PPSH, e cila ua ka mbushë xhepat këtyne hajdutëve!
***
Revolucioni kultural dhe ideologjik i 1967 mbasi shkatrroi Besimet, gjuhen Shqipe. Ai dekompozoi njeriun! Shikoni antarët e qeverisë së sotme ”të rilindur, bijtë trashigimtarë besnikë të tyre”! Po ua kalojnë baballarvet!
Mbas mbylljes perfundimtare të objekteve të Kultit, drejtuesi anadollak i “Revolucionit Kulturor të vitit 1967” skilja Ramiz Alia, krijoi në Shkoder një Komision me një nga besnikët e tij të njohun Jup Kastratin “Kryetar i komisionit perzgjedhjes leteraturës fetare kishtare”, i cili i ka sherbye deri në vdekje. Mbasi grumbulluen dhe seleksionuen të gjitha veprat letrare nga bibliotekat e institucioneve dhe ata personale, dorshkrimet dhe punimet me vlerë vazhdojnë me u botue edhe sot nga hajdutët “dr. Prof…”. Tepricat e materialeve u ekspozuen në “Muzeun Ateist”. Shteti Shqiptar asht i vetmi nder shtetet komuniste që vazhdon me nderue dhe me dekorue shpifsa e terroristë, që nder dosjet e tyne vlon gjaku i të Pafajshemve, që me mënyra të ndryshme vazhdojnë me vuejtë, nuk i kanë kthye pronat, nuk i japin punë fëmijve tyne, se nuk i GARANTON njeri! Madje, edhe po i detyrojnë me ik jashta shtetit…
Edhe kjo rrugë pa asnjë “Dritë në horizont”… Asht Ri-ngjallje ose ”Rilindje” në Vazhdimsi! E vetmja e drejtë e tyne asht ”braktisja e Atdheut”.
Vrasësve tradhtarë të Popullit Shqiptar mos ju shlyftë kurrë Gjaku nga dyertë e tyne! Kjo asht porosia e të gjithë Atyne që vdiqën me zemer t’plasun. E mos harroni se kushedi sa vite do të ikin pa u dijtë sakt shifra e të gjithë Atyne Martirve që dhane jeten e Tyne per Atdhe dhe Liri,
E deri kur do të vazhdojnë kjo gjendje, më duket se edhe Europa ka harrue!
Zhvillimet e kohës së fundit ashtusi në Shqipni dhe në Kosovë, tregojnë me “shkronja të mëdha”, se interesat e kujt po mbrojnë Europa.
Po mos harroni kurr se, Gjaku i Martirve të Atdheut tonë Gjergj Kastriotit- Senderbeut dhe i së Madhes Nanë Tereza, vazhdon me gufue n’ Atdhe!
Shqipnia ishte e Tyne, asht e bijve të Tyne dhe, do të jetë pergjithmonë sa të jenë jeta: Trashigimtaria e Virtyteve të Veprave të Tyne Atdhetare!
Shqipninë kur nuk e tjetersuene turqit dhe sllavët, Ajo asht e Perjetëshme!
Mjer Ajo në dorë të kujt ka mbetë!!
Melbourne, 23 Maji 2025.

Dossier- Si u manipuluan zgjedhjet e para në diktaturë më 2 dhjetor 1945, kandidatët që garonin kundër fronit u eliminuan! Votimet bëheshin me kokrra të vogla, jo me fletë!- Nga SKIFTER KËLLIÇI

 

PJESA E DYTË

Ndonëse ende nuk i kisha mbushur të tetë vjetët, më kujtohet dita e zgjedhjeve të 2 dhjetorit të viti 1945. Më kujtohen edhe banorët e lagjes ku banoja, që votuan. Më kujtohet edhe babai me nënën që edhe ata votuan. Prapë se prapë, duke gjykuar se misionet anglo-amerikane vazhdonin të qëndronin në Shqipëri, besuan se qeveria e përkohshme komuniste do të kishte të njëjtat marrëdhënie si me Perëndimin, ashtu edhe me vendet e tjera të Lindjes. Dhe votuan për kandidaten e Frontit, që ishte Ollga Plumbi, grua intelektuale me prirje demokratike, por që pastaj regjimi komunist e mënjanoi shpejt nga jeta politike.

Por në krahinat e tjera nuk ndodhi kështu. U fol atëherë nën zë për parregullsi. Vite më pas, juristi Alqi Nushi, që kishte mbaruar studimet e larta për drejtësi në Francë, më tregonte se atëherë ishte dërguar si vëzhgues në fshatrat e Peshkopisë. Votimet bëheshin me kokrra të vogla në formë saçmash, dhe jo me fletë votimi. Ai kishte vëne re se kryetari Komisionit Zgjedhor të zonës së Peshkopisë, i detyronte fshatarët që kokrrat me të cilat votonin, t’i hidhnin vetëm në kutinë e kandidatit të Frontit.

Pasi kishin mbaruar votimet, Alqi Nushi ishte kthyer në Tiranë dhe i kishte dërguar një raport Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ato që kishte parë. I kishin tërhequr vërejtje. Më pas ai edhe ishte arrestuar me 10 vjet burgim për veprimtari armiqësore.

Por, të hamendësojmë se zgjedhjet më të vërtetë qenë të lira. Në rast se do të ishin krijuar parti të tjera politike, populli, duke parë se në ç’gjendje po e katandiste vendin diktatura komuniste me armën e vet famëkeqe, Sigurimin e tmerrshëm të Shtetit, të cilin, aq shumë e ka kritikuar vetë Ramiz Alia në faqet e librit të tij, duke qenë se Shqipëria do të kishte qenë edhe nën ndikimin perëndimor, vështirë se të votonte më për sistemin komunist pseudodemokratik.

“Dihet, gjithashtu, se bashkë me të gjitha vendet e Evropës lindore, – shkruan më poshtë Ramiz Alia,- Shqipëria u përfshi në zonën sovjetike të influencës, kështu që edhe zgjedhja e sistemit të ardhshëm, nuk mund të mos kushtëzohej nga ky fakt. Kudo në vendet e lindjes u shpall shteti i Demokracisë Popullore.”(faqe 134)

Dhe Shqipëria ishte një ndër këto shtete të ashtuquajtura demokratike dhe ra kryekëput nën ndikimin e Jugosllavisë së Titos,

”Në fillim, – vazhdon Ramiz Alia në libër, – në krah të Shqipërisë u gjend Jugosllavia e Titos .Por ndihma nga ana e saj ishte e vogël, shumë e vogël, në krahasim me nevojat që kishte vendi. Nga ana tjetër, siç u pa më vonë, ajo ndihmë kishte qëllime të mbrapshta, ajo kushtëzohej nga programi titist për gllabërimin e Shqipërisë, dhe shndërrimin e saj në “republikë të shtatë të Jugosllavisë.”(Po aty)

Me të drejtë lind pyetja: “Përse Jugosllavia, deri disa vite më parë, mbretëri kroato-serbo-sllovene, ku bënin pjesë edhe Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova, (prej vitit 1913 provincë e prapambetur serbe), pra, një vend i varfër, jo vetëm në Evropë, por edhe në Ballkan, që nuk ishte shquar për zhvillim ekonomik si vende të tjera, Rumania, Hungaria, Çekosllovakia, duhej të ndihmonte një vend të vogël dhe shumë më të varfër se Jugosllavia?”

Përse këtë të mos e bënte vetë Bashkimi Sovjetik, që, vërtet doli shumë i shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, por, sidoqoftë, me pasuritë e mëdha natyrore që i kishin dhënë hov zhvillimit të industrisë së rëndë dhe të lehtë, me fushat e pamata, ku mbilleshin prodhime bujqësore, veçanërisht grurë, kishte potencial shumë më të madh ekonomik se sa Jugosllavia?

Kësaj pyetjeje i jep përgjigje vetë Ramiz Alia:”Ndoshta në atë kohë Bashkimi Sovjetik e shihte Shqipërinë si pjesë të Jugosllavisë”. (“Jeta ime”, faqe 131)

Pohim skandaloz që tregon injorancën gjeografike të “gjeniut Stalin”, që nuk dinte se Shqipëria nuk ishte qenë kurrë vend sllav. Si pasojë, siç e përshkruan më poshtë Ramiz Alia, ndihma sovjetike filloi pas konfliktit midis Titos dhe Stalinit, që solli si pasojë që Jugosllavia të përjashtohej nga kampi socialist.

“Nuk vonoi shumë dhe aty nga muaji mars i vitit 1948, – shkruan Ramiz Alia,- sovjetikët vunë në dijeni E.Hoxhën për kontradiktat që kishin lindur midis Titos dhe udhëheqjes sovjetike. Atij iu dhanë letrat e njohura që Stalini dhe Molotovi i drejtonin KQ të PKJ me anën e të cilave kritikohej vija jugosllave si vijë oportuniste, antimarksiste dhe politika jugosllave si properëndimore.”( faqe 148)

Sigurisht u bë shumë mirë që ne u shkëputëm nga skllavëria jugosllave, dhe “nga marrëveshjet me të cilat jugosllavët synonin t’i lidhnin këmbë e duar Shqipërisë, ashtu siç kam treguar për përpjekjet e tyre të fundit duke dërguar dy divizione nën pretekstin e rrezikut të një sulmi kundër Shqipërisë nga Greqia (faqe 169).

Me fjalë të tjera, Shqipëria, siç ka theksuar vazhdimisht edhe Enver Hoxha, falë Stalinit nuk u bë “republikë e shtatë”, dukuri që kishte nisur me unifikimin e doganave, të monedhës, të cilat i kishte pranuar me vetëdije edhe ai, “falë miqësisë me këtë vend mik, që kishte farkëtuar ai me “druzhe” Titon. Por Petro Marko, (1913-1991) në librin e tij me kujtime “Retë dhe gurët”, kur përmend një bisedë me atdhetarin e flaktë kosovar, Bedri Pejani, të cilin, pas Luftës së Dyte Botërore komunistët shqiptarë ia dorëzuan UDBsë jugosllave, nënvizon: “E vërteta është se Stalini i kishte thënë Titos që ta inkuadronte Shqipërinë republikë të shtatë, por ky, i zgjuar, nuk pranoi, duke thënë se shqiptarët nuk janë sllavë dhe se… janë xhelozë për pavarësinë e tyre. Këtë e tha, se po të bashkohej Shqipëria si republikë e shtatë, do të ishte republika më e pasur, më e fortë se do të bashkohej edhe Kosova në këtë republikë të shtatë.”(faqe 445)

Kështu u mbyll kapitulli i parë dhe i shkurtër i marrëdhënieve të para të Shqipërisë me një vend tjetër, pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat Ramiz Alia i kalon përshqit. Ai nuk ndalet të kritikojë ashpër Enver Hoxhën që nuk nguli këmbë qoftë në takime me Titon dhe pastaj me Stalinin që Kosova dhe vise të tjera shqiptare, siç e pamë, të shkëputura nga toka amë, t’i ktheheshin Shqipërisë.

Duhet thënë se, veç kësaj Ramiz Alia duhej të ishte ndalur në kujtimet e tij të kësaj periudhe edhe në një fakt shumë të rëndësishëm: në marrëdhëniet e Enver Hoxhës me UNRRAn,(1943 -1948).

UNRRA, (në shqip Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje), ndryshe nga sa ndodhi në Greqi dhe Jugosllavi, filloi me vonesë misionin e saj fisnik në Shqipëri, shkak të qëndrimit kundërshtues të Enver Hoxhës “…ndaj kushteve të paraqitura nga kjo organizatë nëpërmjet kryetarit të saj, Okli Hill, më 15 maj1945”. (FESH, vëll. 3, faqe 2812)

Ndër të tjera, Enver Hoxha “kundërshtoi shpërndarjen e furnizimeve të UNRRA-s nga anëtarët e misionit të saj, kërkoi largimin e pamotivur të disa anëtarëve, kufizimin e lëvizjeve dhe survejimin e vazhdueshëm të tyre. (po aty)

Sidoqoftë, gjatë viteve 1945-1948, UNRRA i dha Shqipërisë ndihmë ekonomike që vlerësohet me 31 -32 milionë dollarë, ( kursi i vitit 1938), në ushqime, veshmbathje, pajisje dhe barna mjekësore, materiale për rimëkëmbjen e bujqësisë dhe industrisë, të cilat ndikuan në lehtësimin e plagëve të Luftës dhe në ngritjen ekonomike të Shqipërisë në vitet e para të çlirimit.” (po aty).

Fatkeqësisht, as Enver Hoxha dhe as Ramiz Alia në librat e tyre, nuk e kanë vlerësuar këtë ndihmë të jashtëzakonshme të UNRRA-s, e cila në rast se nuk do të ishte ndërprerë nga qeveria komuniste, do të kishte ndikuar shumë më tepër në rimëkëmbjen e mëtejshme të ekonomisë sonë.

Përkundrazi, Enver Hoxha kishte krijuar konceptin e mëposhtëm për këtë organizatë të madhe humanitare: “Në krye të UNRRA-s ishin oficerë amerikanë dhe anglezë, të cilët nën maskën e ndarjes së “ndihmave”, punonin për të ringjallur reaksionin, për të bërë presione edhe për të realizuar objektivat imperialiste të shteteve të tyre.”(FESH, botimi i parë, faqe 1135,1985)

Madje, lidhur me UNRRA-n kanë ndodhur edhe ngjarje të tilla që të bëjnë të trishtohesh, të cilat i përshkruan shkrimtari ynë i njohur, Petro Marko në librin e tij “Intervistë me vetveten”,(“Retë dhe gurët”, Tiranë, 2000)

“UNRRA, – shkruan ai ,- ishte krijuar për t’u ardhur në ndihmë popujve që u shkatërruan nga lufta, prej të cilëve ishim edhe ne. Kur u takova me dy gjeneralët anglo-amerikan në hotel “Dajti”, pashë që ata ishin të zemëruar. “Më thanë se komisioni shqiptar nuk ishte serioz dhe nuk kishte kuptuar si duhet qëllimin e tyre…Do të sillnim mallrat dhe të gjitha ato që do të kërkonim ata të palës shqiptare, por duhej të vinte këtu edhe një ekip i UNRRA-s, për të parë se si ndaheshin ushqimet, teshat dhe makineritë, ashtu siç ishin bërë në vende të tjera. Komisioni shqiptar nuk pranoi ardhjen e anglo-amerikanëve, për të parë se do të ndaheshin mallrat…Të gjitha jepeshin falas-ushqime veshmbathje, por qeveria nisi t’i shiste dhe ata të UNRRA-s vinin tek ne dhe kundërshtonin!..”.(faqe 463)

”O tempora ,o mores !”(Ç’kohë, ç’mendësi!)

Marrëdhënie të shkëlqyera me Bashkimin Sovjetik!..(1948-1956)

Pasi me Rezolucionin e Byrosë Informative në qershor të vitit 1948, dëboi Jugosllavinë nga kampi socialist, Stalini, siç dukej, u kujtua se në kampin socialist ekzistonte…edhe një vend tjetër, vërtet i vogël, por komunist, të cilin ai ia kishte lënë Jugosllavisë.

Në librin e tij “Intervistë me vetveten”(“Retë dhe gurët”), lidhur me këto veprime të “miqve jugosllavë”, Petro Marko shkruan: “Kurrë nuk më shkonte ndërmend se një parti e majtë mund të vepronte me djallëzi. Mua më thoshin shokë dhe miq shkodranë, katolikë dhe myslimanë:”Druzhet po na plaçkitin dhe ne bëjmë sehir. “Dua të shënoj këtu se në një bisedë me Nako Spirun, (1918-1949), ministër i Ekonomisë, ai theksonte: “Ne kemi mall dhe materiale të çdo kategorie, sa për dhjetë vjetë s’kemi nevojë të importojmë.”(faqe 442 e veprës së cituar)

Këto veprime banditeske detyrohet t’i pranojë edhe Enver Hoxha në librin e tij “Titistët”, por të botuar më 1982, pra pas 34 vjetësh. Por tepër vonë, sepse që më 1947 Sejfulla Malëshova, (1900-1971), ia thoshte këto me mllef Petro Markos në zyrën e tij, në gazetën “Bashkimi”, kur ky i fundit ishte kryeredaktor i saj: “I madhi, (Enveri),bën ç’i thonë jugosllavët, të cilët, përveç që na rrjepin, por edhe na diktojnë ligjet e tyre antishqiptare”. (po aty, faqe 452)

Filloi, pra periudha e marrëdhënieve me Bashkimin e madh Sovjetik që ishte edhe koka e kampit socialist, me Stalinin, “marksist-leninist i madh, vazhdues i denjë i veprës së K.Marksit, F.Engelsit, V.Leninit, udhëheqës i proletariatit ndërkombëtar, mik i vendosur i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë socialiste, udhëheqësi gjenial i proletariatit botëror”. (FESH, botimi i parë , faqe 984)

Por sa mik i vendosur për ne ishte Stalini, kjo dëshmohet më poshtë: Siç dihet, Enver Hoxha gjatë viteve 1947-52 është takuar pesë herë më diktatorin e madh sovjetik, takime që i ka pasqyruar, sipas fantazisë së tij “pjellore” në librin “Me Stalinin”, (1979). Them kështu, sepse botimi i bashkëbisedimeve të tij me Stalinin, sipas dokumenteve ta marra nga arkivat sovjetike të viteve ’50-të të shekullit të kaluar dhe të botuara dhe në shqip, dëshmojnë jo rrallë pasaktësi dhe fakte të shkruara ndryshe nga Enver Hoxha dhe, për më tepër, shprehje të papërmendura prej tij në librin “Takime me Stalinin”.

Duhet thënë se deri më 1948, pra ende pa marrë vendimin që të përjashtonte Jugosllavinë nga kampi socialist, Stalini, për turpin e tij, kishte njohuri shumë të cekëta për Shqipërinë. Kjo del në pah dhe gjatë bisedës që ai ka zhvilluar në prill të vitit 1947 me udhëheqësit jugosllavë Kardel, Simiç dhe Popoviç, ku, ndër të tjera, i pyet: “Çfarë prejardhjeje kanë shqiptarët?…Më kujtohet se Tito më fliste se ata janë të ngjashëm me baskët… Siç duket, ata janë popull mjaft i prapambetur dhe primitiv…Po ata mund të jenë besnik si qentë. Kjo është karakteristikë e popujve të prapambetur ”. ( Gazeta “Borba”,12- 13 gusht 1989 dhe në librin “Rusia dhe Kosova”, të Sh.Vukajt, botuar në faqen e internetit “Telegraf”, 04 janar 2013).

Dhe në shkurt të vitit 1948 Stalini shkon dhe më tutje, kur në një bisedë me delegacionin jugosllav që vizitonte B.Sovjetik, të përbërë nga Gjilasi, Popoviçi dhe Tempo, sipas kujtimeve të të parit ai thotë:”- Në Shqipëri ne nuk kemi interesa të veçanta. Ne jemi dakord që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë!

Dhe ai mblodhi gishtat e dorës së djathtë dhe i afroi te goja, sikur po kapërdihej. Mua më çuditi, pothuajse më turbulloi kjo mënyrë shprehjeje e Stalinit dhe gjesti i tij… Unë përsëri fillova t’i shpjegoja:

– Nuk duam ta gëlltisim, por të bashkohemi.

Këtu ndërhyri Molotovi:

– Po, kjo do të thotë ta gëlltisni.

– Po, po, ta gëlltisni. Dhe ne jemi dakord me këtë, ju duhet ta gëlltisni Shqipërinë, dhe sa më shpejt aq më mirë”. [Citohet sipas: Shaqir Vukaj. ”Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati)”. Tiranë 2007, f. 104]. Ndërsa Stalini – përsëri me gjestin e tij:

Të mos i ketë mësuar këto Ramiz Alia më 2010, kur shkruante librin e tij “Jeta ime”. E pamundur! Por veç tyre, Stalini më pas në mënyrë kritike ka nënvizuar:”Në qoftë se shqiptarët do të mbajnë qëndrim të drejtë, nuk do t’i shajnë shumë imperialistët, nuk do t’i cytin ata, por do të sillen me modesti, Shqipërinë askush nuk ka për ta prekur.”(“Shënime nga biseda e J.V.Stalinit me Enver Hoxhën mbi politikën e jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë, Moskë, 23 mars 1949, ora 22.00)

Është e habitshme të gjykosh se përse Ramiz Alia në kujtimet e tij nuk i ka përmendur këto takime. Madje, duke shfletuar faqe nga kapitujt e këtij libri, vështirë të gjesh vlerësime të tij për Stalinin. Përse? Përveç këtyre, Ramiz Alia nuk është ndalur në kujtime të tjera që lidhen me zhvillimet politike në B.Sovjetik, gjatë periudhës së studimeve të tij në Shkollën e Lartë të Partisë, në Moskë, (1951-1954), pas vdekjes së Stalinit, as në ceremoninë e varrimit të këtij “korifeu të marksizëm-leninizmit”, që nuk ishte kurrkush tjetër, veçse një diktator dhe kriminel, shembullin e të cilit e ndoqi me fanatizëm edhe Enver Hoxha.

Asnjë udhëheqës stalinist i vendeve të ish-demokracive popullore nuk urdhëroi që në tubimet e mëdha të organizuara me rastin e vdekjes së Stalinit, populli të përkulej në gjunjë për të nderuar kujtimin e tij. Ai që e bëri këtë, ishte vetëm Enver Hoxha.

Veç kësaj, Ramiz Alia nuk është ndalur edhe në ndryshimet që ndodhën në udhëheqjen sovjetike pas vdekjes së Stalinit dhe që sollën ardhjen e Hrushovit në krye të PK të shtetit sovjetik, ngjarje të cilat i ka përjetuar gjithashtu gjatë viteve të studimit në Moskë.

Sidoqoftë, pas shkëputjes nga Jugosllavia dhe ndërprerjes së të gjitha marrëdhënieve me të, që nga viti 1949, dhe më pas, në vendin tonë, siç e dëshmon edhe Ramiz Alia, me ndihmën Bashkimit Sovjetike u ndërtuan një varg veprash industriale, ndër të cilat kombinati i tekstileve në Tiranë, hidrocentrali i parë në Linzë të Tiranës, të pagëzuara natyrisht përkatësisht me emrat e Stalinit dhe Leninit, fabrika të tjera, sidomos ushqimore, dhe Shqipëria pas vitit 1950 filloi të punonte me plane pesëvjeçare. Ndërkohë, nuk mungoi edhe ndihma e vendeve të tjera socialiste.

Pas kthimit prej studimeve nga Moska, më 1955, Ramiz Alia qe ministër i Arsimit dhe nga viti 1958 drejtor Propagandës në KQ të PPSH-së, ku u ndodh kështu edhe pranë Enver Hoxhës. Dhe pikërisht në këto vite nis një epokë tjetër në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, ngjarje të së cilës ritrajtohen për herë të parë pas kujtimeve të Enver Hoxhës, të përfshira në librin e tij “Hrushovianët”, (1980), madje edhe me fakte të reja.

/Gazeta Panorama

“Të gjithë qeveritë që shkuan deri sot, hëngrën, pinë, lanë duart dhe…”- Letra e panjohur e Sotir Koleas për Mit’hat Frashërin: Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri

Ish-Drejtori i Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar në kohën e Mbretit Zog I, njihet sot si një ndër intelektualët më të shquar shqiptarë, që hodhi bazat në këto dy institucione të rëndësishme të kulturës sonë.


Një nga pasardhëset e Koleas, e cila disponon të gjithë fondin e shpëtuar të tij, Nini Haxhistasa Mano, po përgatit e do të sjellë së shpejti një botim, për të gjithë veprën dhe jetën e këtij intelektuali dhe poligloti të famshëm. Përmes një bisede, ajo na zbulon fondin e Koleas, qëndrimin e padrejtë karshi figurës së tij, që çoi deri në zhdukjen e veprës e, sendeve personale. Mano, na vë në dispozicion disa letërkëmbime të Sotir Koleas, me mikeshën e tij, Musine Kokalari dhe mikun e tij, Lef Nosi.

Duke e pasur të pamundur paraqitjen e plotë të veprimtarisë së tij, do të botojmë megjithatë një promemorie, që Kolea i drejton më 1919, Gabrielle D’Anuncios, përmes së cilës i bën thirrje ndërgjegjes së poetit, që të pengojë etjen pushtuese të Italisë. Më 26 mars 1920, Kolea akuzon në një artikull Kryeministrin e Italisë, Nitti, për manipulimin e shtypit Italian, rreth të vërtetës së sjelljes së Italisë ndaj Shqipërisë.

Vetëm 19 vjeç, Kolea fliste 7 gjuhë të huaja: greqisht, turqisht, latinisht, frëngjisht, bullgarisht, italisht, rumanisht, spanjisht, të cilave më vonë, do t’u shtoheshin gjuhët angleze, arabike dhe malgashe, plot 10 gjuhë. Pa mbushur 20 vjeç, u bashkua me lëvizjen e patriotëve shqiptarë, për pavarësi.

Në vitin 1911, zgjidhet sekretar i shoqatës “Bashkimi” në Egjipt, dhe për 15 vjet, nga fundshekulli XIX-të dhe 10-vjeçari i parë i shekullit XX-të, dallon për kontribut aktiv për arritjen e Pavarësisë së Shqipërisë, organizon dhe drejton shoqata atdhetare në emigracion, polemizon me politikanë europianë për çështjet kombëtare, etj.

Kolea përfshihet në projektet diplomatike dhe publicistikës, pas shpalljes së Pavarësisë, në ndihmë të shërbimeve diplomatike dhe përfaqëson kombin, në dyert e kancelarive të Europës.

Në vitin 1913, është ndër organizatorët e Kongresit të Triestes. Edhe si publicist e gazetar, mbrojti integritetin territorial të vendit dhe luftoi për forcimin e ndjenjës kombëtare, përmes gazetave, si; “Besa”, “Dielli”, “Leka”, “Shekulli i ri”, etj.

Znj. Mano, ju jeni një ndër pasardhëset e intelektualit dhe atdhetarit Sotir Kolea, për të shtuar se jeni ndoshta e vetmja, që ruani pjesën më të madhe të fondit të mbetur prej tij. Çfarë ruhet në të dhe pse lind nevoja e publikimit?

Për herë të parë me një pjesë, por shumë të kufizuar, të fondit Kolea, u njoha në Arkivin Qendror të Shtetit, në vitin 1982, për 80-vjetorin e Pavarësisë, ku punova për një studim që e referova në Berat, mbi figurën e tij.

Atëherë historiani beratas, prof. Kristaq Prifti, më tha: “Nini, ti duhet ta shkruash portretin e plotë të këtij patrioti të madh”. Por asokohe isha e re e më dukej peshë gati e pamundur, që të merresha me këtë figurë aq poliedrike.

Sot, pasi kam punuar me muaj të tërë, duke prekur gjithë fondin Kolea, ku zbulova një veprimtari të shumanshme të dajës së tim eti, nuk kam më frikë, por më tremb mendimi, nëse do t’ia dal ta bëj të njohur sa duhet, këtë patriot. I kam të gjitha fotokopjet e fondit dhe po punoj për një botim të plotë, mbi aktivitetin dhe jetën e Koleas.

Ndërsa me fjalorët, proverbat, studimet historike të tij, po punon stërnipi tjetër, Aleksandër Meksi. Të dy e quajmë “punë nderi” dhe “japim llogari” në kuptimin e mirë, përballë 15 stërmbesave dhe stërnipërve të dajës së prindërve tanë, sepse duam ta botojmë të plotë, gjithçka la Sotir Kolea.

Ai kishte lidhje dhe ruante raporte me një pjesë të mirë të elitës intelektuale dhe atdhetare të kohës kur jetoi, gjë që vërtetohet edhe përmes letërkëmbimeve të ndryshme, mes të cilëve Mit’hat Frashëri, Lef Nosi, etj.

Cilët ishin miqtë e tij më të mirë dhe ç’mund të zbulohet për këtë pjesë?

Zënë vend të madh korrespondencat me Jani Vreton, Thanas Tashkon, Jani Vruhon, Mit’hat Frashërin, Lef Nosin, Terenc Toçin, etj., në fondin Kolea, ku lexon këmbim idesh, për çështje të kombit, kritika ndaj veprimeve spekulative, të personave të ndryshëm, në emër gjoja të atdheut, etj.

Në vitet 1912-1920, Kolea bashkëpunon me Ismail Qemalin, zgjidhet anëtar i delegacionit shqiptar, në Konferencën e Parisit dhe në Këshillin Administrativ franko-shqiptar në Paris, caktohet mes anëtarëve të delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, si aktivist e patriot i kolonisë shqiptare të Egjiptit.

Por ai nuk shkoi atje, për mos-besueshmëri personale për disa nga pjesëmarrësit dhe kërkoi që delegacionin ta kryesonte Princi Fuad i Egjiptit, me origjinë shqiptare. Pas vitit 1920, duke kuptuar mosmarrëveshjet e mëdha mes forcave të ndryshme politike shqiptare, etjen e tyre për pushtet, i zhgënjyer, Sotir Kolea tërhiqet nga angazhimi politik.

Në një letër dërguar Mit’hat Frashërit, më 25 mars 1920, shkruan: “Kam frikë se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e dolën”.

Pas kësaj, Sotiri u vendos në Madagaskar, e më pas, në Marsejë, deri në janar 1928, kur u emërua drejtori i Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, ai ka letërkëmbime, me Margaret Hazllëk, gjuhëtarë të huaj, etj.

Në jetën personale, Sotir Kolea zgjodhi të mos martohet dhe të mos krijojë një familje të vetën. Megjithatë, a mund të zbulohet më tepër, në këtë kënd personal të jetës së tij, nëse kemi parasysh marrëdhëniet e ndryshme, që ai krijoi në ato vite?

Im atë tregonte se; kur e pyesnin përse nuk kishte krijuar familje, Kolea thoshte me të qeshur: “Jam martuar me Shqipërinë” dhe në fakt, gjithë pasurinë e tij, e përdori për atdheun dhe çështjen kombëtare. Jeta e tij kaloi nëpër shumë vende, por nga letrat e tij kupton, se lidhjet me fisin, nuk i shkëputi kurrë. Kupton se mungesën e një familjeje të vetën, Kolea e kalonte deri dhe me të vegjlit.

Në një letër që i dërgon kunatit, Vangjel Haxhistasa, gjysh i Margarita dhe Kristaq Tutulanit, kupton se si i trajtonte të vegjlit mbrëmjeve “…po e nis me Ritën, çupa është mirë, por kemi ca halle, se qysh do të jetë i pjekurit të saj me usta Kristaqin….halli i dytë është, se baboja dhe mamaja, duan ta martojënë Ritënë, enish ajo nuk do, dhe prëmë paska pasur të qara të papushuara, gjersa i dhamë fjalën se, s’kanë për ta martuarë…..”!

Pra siç shihet, një komunikim e sjellje e pazakonshme për kohën. Diku qorton një mbesë, se po bije preh e zakoneve të grave, që nuk dalin nga dera, diku këshillon një nip, për transaksionet financiare, diku përshëndet me simpati fejesën e një nipi, me një vajzë myslimane.

Pati ndonjë histori dashurie, apo njohje që mund të zbulohet?

Ka shumë letra në frëngjisht me një mike, por ju lutem, mos prisni që t’jua them të gjitha, në këtë intervistë.

Herë pas here, ju keni shkruar se ndaj Koleas, në vitet e fundit të jetës së tij dhe pas vdekjes, është bërë një padrejtësi e madhe, gjë që dëshmohet edhe me zhdukjen e një pjese të fondit të tij e, jo vetëm…?

Kolea bënte jetë të mbyllur, me pak lëvizje, për shkak të punëve që kishte në duar dhe pendën nuk e lëshoi nga dora, gjer pak ditë para vdekjes, për t’u shuar më 3 korrik 1945. U varros në varrezat e Elbasanit, i nderuar nga shumë dashamirës, miq e të rinj elbasanllinj.

Pas varrimit, familjarët e Koleas, e gjetën derën e shtëpisë në lagjen “Kala” të dyllosur dhe një dry, ku një punonjës i gjykatës së Paqit, nuk i lejoi të hynin brenda, me arsyetimin se; “këtu ka dokumente me rëndësi kombëtare”.

U rikthyen më 29 tetor 1945, ku një komision me ftuesin e gjykatës së Elbasanit, Sulejman Bedini, në prani të nipit Anastas Haxhistasa dhe mbesës, avokate Erifili Bezhani, hapi dhomën e dyllosur, për të bërë inventarin.

Të gjitha librat i kaluan Bibliotekës në Elbasan “për ruajtje”, ndërsa të afërmit, nuk gjetën thuajse asgjë, as nga objektet personale dhe materiale të Sotir Koleas, deri makinën e shkrimit, ku kishte shtypur mijëra fletë, nga punimet e studimet nga fusha më ndryshmet.

Pse kjo sjellje ndaj figurës së Koleas? Cilat ishin raportet e tij me politikën e regjimit komunist të sapoardhur në pushtet e, zyrtarët e atyre viteve?

Trashëgimtarët nuk mësuan kurrë fatin e dokumenteve, dorëshkrimeve, letërkëmbimet e gjithçka tjetër që ai mund të kishte lënë, gjatë 57 viteve, me patriotë shqiptarë, politikanë të fuqishme të Europës, deri me Departamentin e Shtetit në SHBA-ës, përgjatë viteve 1909-1943, as studime për leksikografinë, folklorin me 12.000 proverba, studimi për Kanunin e Lekë Dukagjinit, për Çamërinë, fjalorë dygjuhësh, shumë objekte personale me vlerë, që kishte Sotir Kolea.

Të afërmit e Koleas, nuk kuptuan mbylljen e banesës ku jetoi ai nga ana e autoriteteve përkatëse komuniste dhe ishte një enigmë, mister që shoqëroi për dhjetëra vite, biseda të shumta mes familjarëve të Koleas. Kur punoja në Arkiv me fondin Kolea, mbeta e befasuar, kur lexova mbi ndërhyrjet dhe dhunimet, me të cilat shteti komunist, përdhosi pas vdekjes, veprën e Koleas.

Ju flisni edhe për një testament politik, të lënë prej tij…?

Patrioti Kolea, kishte lënë një testament politik, shkruar më 17 mars 1935 në Tiranë dhe dorëzuar më pas, te një noter në Elbasan, të mbyllur në një zarf të madh, të dyllosur me katër vula me dyllë të kuq, me mbishkrimin: “Të hapet pas 50 vitesh”. Testamenti politik i Koleas, nuk është gjetur ende…!

Por për të, gjithçka bëhet e njohur nga letërkëmbimi, ose më mirë shkresë-këmbimet, që gjenden në Arkiv, që mbajnë vitin 1948, pra 3 vjet pas vdekjes së Koleas, fillimisht mes Institutit të Studimeve në Tiranë dhe Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit e, më pas, vetë Kryeministrisë.

Çfarë shkresash gjenden në këto letërkëmbime në Arkiv?

Në Arkiv, gjendet shkresa e parë në datën 4.2.1948, e Institutit të Studimeve në Tiranë, drejtuar Komitetit Ekzekutiv në Elbasan, ku kërkohet “tërheqja e katër arkave, me veprat dhe dorëshkrimet e të ndjerit Sotir Kolea, që ndodhen pranë Bankës së Shtetit në Elbasan”.

Një dosje e plotë me 34 fletë, fsheh gjithë korrespondencën mes këtyre dy institucioneve, ku bashkë me katër arkat me dorëshkrimet dhe shkresat e Koleas, kërkohet në mënyrën më të ulët, të gjendet noteri në Elbasan, tek i cili është dorëzuar ky zarf.

Kërkohet informacion për qëndrimin e tij politik gjatë Luftës dhe pas, në kohën e shtetëzimeve, që po bën pushteti popullor. Kërkohet që ky person të kontaktohet, të bindet edhe me forcë, që të dorëzojë zarfin e mbyllur, me katër vula të dyllosur me dyllë të kuq. Kërkohet që të hapet në mënyrë të padukshme dhe të lexohet testamenti politik, që kishte lënë patrioti Sotir Kolea.

Sot, mundet të thotë dikush, se ku humbën dorëshkrimet dhe objektet e Koleas?

Gjithë kjo që i ngjan një historie “shtrigash”, mbyllet më një shkresë të datës 4 korrik 1948, ku njoftohet se; “janë dorëzuar arkat me 14 fletë të daktilografuara, proces-verbalin e librave, shkresave”, të cilat më pas janë transportuar në Tiranë, pranë Institutit të Studimeve.

Sot nuk është në gjendje të tregojë askush, se ku “humbën” objektet personale të Koleas, mes tyre objekte me shumë vlerë, mbledhur prej tij në botë, që nga Ballkani, Greqia, Egjipti, India, Madagaskari, Zvicra, Italia, etj. Memorie.al

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen…”- Historitë e panjohura të diktaturës

Këmbët që ua ndalën hapin”. Kjo është fraza që më vjen ndërmend kur shoh memorialin e internim-dëbimeve në Lushnje. Mbi pulpa të dobëta (trupash të paushqyer), një strukturë betoni qëndron imponuese. E zezë, e rëndë, e fortë dhe shtrënguese. Si komunizmi. Mbytëse dhe ndaluese. Si komunizmi. Përçudnuese, si ai. Nën të- të vogla, të bardha, të pafuqishme dhe të ndalura- këmbë njerëzish që stërmundohen. Nuk ka emra për to, ato u përkasin të gjithëve, të gjithë atyre që në kohë të ndryshme, u sollën për t’u izoluar në fshatrat pranë. Simbolika është e qartë dhe dy ngjyrësh bardh e zi, thyhet nga lulet që u lihen në kujtim shpirtrave që nuk u dehën kurrë në aromën e tyre.

JETË NË FIJE PERI

“Në fund të nëntorit 1953 u mbyll kampi famëkeq i Tepelenës. Ata që u liruan nga internimi, kapërcyen telat me gjemba dhe në këmbë morën rrugën për shtëpi. Mijëra të internuarit e tjerë të kampit, u hipën në kamionë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe u nisën drejt së panjohurës…! Kryeqendra e internimit ishte Savra, një fshat buzë rrugës në Lushnjë, ku ndodhej edhe komanda”. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, e nis kështu fjalën e saj për kampet e Lushnjës, në kuadër të aktivitetit “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, mbajtur të dielën në pallatin kulturor të qytetit.

Të pranishëm qenë ish të internuar dhe pasardhësit e tyre, si për të shënjuar triumfin mbi vdekjen e mbi shtypjen, tani kur në liri, shumë syresh kanë ikur larg. Përkrah dosjeve të vëna në një tryezë që përbëjnë ekspozitën arkivore të përndjekjes së Sigurimit të Shtetit në fshatrat e të internuarve në Myzeqe, të varura në ajrin e sallës, qëndrojnë imazhet e të internuarve në kampe: fëmijë, të rritur, familje, dasma, pleq, kazma, lopata, fusha ku punohet, gra të skërmitura, fytyra të zbehta, punëtorë të dobët. Duken si kukulla, të gjithë të hollë a thua se mend do thyhen nga çasti në çast. Imazhet e tyre të varura tregojnë gjithë proceset e jetës në kampe, nga lindja te dhembja. Fotografitë e varura, tunden kur dera e hapur e sallës së një qyteti ende të varfër sjell rryma ajri.

Por sa herë ato futen lëkunden para syve të mi, mendoj se si ato foto, edhe jetët e atyre njerëzve qenë të varura në fije peri. Por jo simbolikisht. Jo të gjithë dolën të gjallë prej kampeve. Lëkundja e fotove nga era të bën vetëm të imagjinosh se ç’tërmete i shkundnin jetët e tyre në kampe. Me gjasë grupi i punës për ekspozitën, i drejtuar nga Ardita Repishti, ka pasur në mendje “jetët në fije peri”, kur ka zgjedhur këtë mënyrë ekspozimi, ku jeta e vdekja, dasma e gëzimi, frika e dhembja, puthen e takohen në ajrinë e thatë të të këtij gushti.

Të rinj që qeshin, familje të bashkuara, fëmijë që rriten pranë gjysheve, çifte të reja që nisin një jetë mes gërmadhash- për një çast duket se jeta qe krejt normale. Derisa mbishkrimi shquhet: Kampi i… Ishin veçse baraka, dhe buzëqeshjet e ndalura në kohë qenë veçse një rrekje për të jetuar duke i lënë mënjanë për një çast njerëzit që kishin humbur para shkrepjes së atij momenti. Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen dhe duar të shtrënguara si paranojë për atë që mund të vinte.

Kampet e “elitës”!

Të ardhur nga kampi i Tepelenës, sapo zbritën në zonën kënetore të Myzeqesë, që më tej funksionoi si ferma “29 Nëntori”, ndonëse ashtë telave me gjemba, sërish rreshtoheshin për apelin e radhës me njoftimin e çangës. Genta Sula vëren në fjalën e saj se familjet “armike të popullit” nga e gjithë Shqipëria, u vendosën në 7 baraka, në kushte shumë të vështira dhe për ta nisi një jetë e re, me punën në fermë, apelin e përditshëm dhe përshtatjen me kushtet e reja të jetesës. “E ideuar si kryeqendër internimi politik, ku do të mbaheshin në kontroll ‘klasat e përmbysura’, Savra i kapërceu arsyet për të cilat u krijua.

Në pak vite Savra dëshmoi martesat e para mes të internuarve, ku familjet e mëdha, të dënuara shumëfish, lidhën pazgjidhshmërisht fatet e tyre”,- thotë Sula. Dinjiteti njerëzor, shton ajo, i “dyerve të mëdha”, Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biçaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Alizoti, Alla, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi, Tinaj, Kolgjini, Sina, Bami, Mirakaj e dhjetëra të tjerë, mes të cilave e pesë kryeministrave shqiptarë, Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, Mustafa Merlikës, Fiqiri Dines, po mundte hapësirat e ngushta të barakave, ku vijonte përkthimi shqip i “Orlandit të çmendur” të Ariostos, me 40.000 vargje, nga Prof. Guljelm Deda, dëgjoheshin zërat e fëmijëve të lindur në Savër dhe shpresa po fitonte mbi të gjitha, me ligjësitë e saj të pashpjegueshme.

Kjo afri e “klasave të përmbysura”, ky grumbullim që rreshtohej rregullisht për apel dhe gjatë ditës i nënshtrohej punëve më të rënda bujqësore, shumë shpejt u pa si kërcënim real nga “arkitektët” e tij. Ishin mbledhur në të njëjtin vend elitat- dhe një përqendrim kaq i madh mendjesh të shëndosha përbënte kanosje sipas tyre. Ata nuk qenë kundërshtarë të çfarëdoshëm ndaj u vendos që Savra të shpërndahej në shumë fshatra të zonës kënetore dhe familjet e ndëshkuara t’i kryenin atje internimet 5-vjeçare. Sula shënon se qendra internimi u kthyen fshatrat e Çermës kamp, Çermës sektor, Grabianit, Gradishtës, Kryekuqit, Karavastasë, Bedatit, Plugut, Gjazës, Rrapëzës, Kolonjës, Dushkut, Zhamës, Sulzotajt, Karbunarës etj. Komisioni i Internim-Dëbimeve mblidhej dhe vendoste për shtyrje të internimeve, sa herë anëtarët e këtyre familjeve mbërrinin në ditët e fundit të dënimit të dhënë, kryesisht nga 5 vjet.

BURGJE PA HEKURA, A KAMPE?

Foto bardhezi fatesh të kryqëzuara, gjyshe me shami te zeza, baraka ku njerëzit jetonin si në kuti shkrepësesh kanë përballë fotot me ngjyra të fshatrave sot. Si është ta shohësh burgun me ngjyra, atë burg të pamat, ku u shkuan sa vera përvëluese e dimra të ftohtë? Në sytë e atyre që jetuan aty e sot janë gjallë- më shumë se lot ka një bosh që shquhet. Është boshi i ndjesive kontradiktore; mes mallit për rininë që shkoi dhe paqes së lirisë së fituar. Dikur, Shqipëria për ta ishte veçse grumbulli i barakave, sot Shqipëria është atdhe e dhembje, është mall e lot, është trishtim i asaj që mund të ishte më mirë, por ka mbetur pak më tutje se një barakë e madhe.

Edhe vetë barakat, disi janë zhbërë. Diku janë suvatuar e diku po bien. Të internuarit renditeshin përditë për apelin në oraret e caktuara dhe i kishin të ndaluara lëvizjet jashtë fshatit ku jetonin. Për lëvizjet jashtë fshatit duhet të pajiseshin me leje të operativit. Punët e tyre ishin më të vështirat në fermë dhe privimet nga jeta sociale ishin gjithherë të pranishme. Në këtë kontekst, pyet Sula, a mund të konsiderohen kampe të punës fshatrat e mësipërm të fermës “29 Nëntori”? Apo ishin qendra internimi? “Apo ishin burgje pa hekura? Gjatë procesit të dokumentimit, sot, 30 vjet pas rënies së komunizmit, ne fotografuam vijën e ujit në Gjazë, e cila ishte pika kufitare që nuk mund të kapërcehej nga të internuarit. Edhe vija e ujit në Gjazë ka historinë e saj të pa treguar të kufirit.

Po arrestimet e të internuarve, dalja me pranga nga zyra e operativit, apo leja e refuzuar për t’u varrosur në vendlindje, si rasti i të ndjerit Mark Temali, si ndikojnë në emërtimin e këtyre qendrave të internimit ku shkuan jetën mbi 700 familje, siç ka dokumentuar Instituti për Integrimin e të Përndjekurve Politikë”, – thotë kryetarja e Autoritetit. Për të dhe për shumë të tjerë që merren me fatet e së shkuarës, ka shumë pyetje e përgjigje komplekse nga e shkuara e afërt, e cila meriton të njihet, të tregohet, të studiohet, të dokumentohet e, duke u rrëfyer në vende kujtese, të bëhet e vizitueshme për të rinjtë dhe brezat që do të vijnë.

Për sa më lart, ajo thotë se Autoriteti ka marrë përsipër ndërtimin e një narrative gjithëpërfshirëse për kampet e punës/qendrat e internimit në Lushnjë, bazuar në dokumentimin e së djeshmes dhe të sotmes, mbi historitë familjare dhe individuale të të internuarve. “Krijimi i profileve të të lindurve në internim. Historitë e tyre që zunë fill në Savër, Gradishtë, Plug e fshatrat e tjera dhe sot shkruhen në të gjithë botën, me përvojat e tyre jetësore e profesionale” -, thotë ajo, duke shtuar se; “kthimi në vende kujtese i shtëpive, banesave, ndërtesave, kazermave të beqarëve në fshatrat e të internuarve në Lushnjë, Divjakë e Fier, me pllakate përkujtimore që t’i flasin të sotmes sonë dhe t’ua rrëfejnë qartësisht brezave këtë histori të pa treguar të zonës ku u internuan 90% e kundërshtarëve politikë të sistemit”. Memorie.al

“Aman bre burrë për hatër të Zotit, mos…”- Kujtimet e Ahmet Bushatit: Shumë të burgosur, duke mos duruar torturën që i bënte hetuesi i tij mizor…

Nga Ahmet Bushati/ Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhëtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve.

“Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindët që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Në Gjurmët e një ditari

Unë i shpjegova me atë rast aq sa mund t’iu shpjegonte nji polici në ato rrethana, ndërkohë që ai, i prekun përsa po ndigjonte, më ndiqte me vëmendje. Biseduem për disa minuta dhe mandej u ndamë. Para se të linte shërbimin, ai erdhi edhe nji herë që të më përshëndeste, me shpresë që t’u takojshim të nesërmen, gja që s’ndodhi, sepse atë s’e caktuan ma me shërbim aty, gjatë atyne ditëve të mia të fundit në atë burg. E nëse s’e pashë kurrë ma, unë gjatë gjithë jetës, e kam kujtue me mirënjohje.

Dalim në gjyq e përfundimisht unë largohem prej qelive të Sigurimit

Fillimisht po vë në dukje nji gja që në ato kohë nuk bante përshtypje. Nji javë para daljes tonë në gjyq, Sigurimi me anë të nji punonjësi të tij, për shumë “ligjshmëri”, fletë-arrestet që si rregull jepen qyshë në ditën e parë të arrestimit të nji njeriu, mue e shokëve të mi do të na u dorëzojshin mbas plot nji vjeti e gjysë, që ishim burgosë!

Në mëngjesin e dt. 24 qershor 1949, në oborrin e mbrapëm të Sigurimit, kishin sjellë prej burgut të Gestapos shokët e mi, prej ku së bashku, do të shkojshim në gjyq. Në kohën që policët po na lidhshin dy për dy, na folëm përzemërsisht me njeni-tjetrin, mbas aq kohe që s’ishim pa. Tue dalë të lidhun prej portës së mbrapme të oborrit të Sigurimit, me drejtim shtëpinë e Pogut në lagjen “Badre”, ku do t’u zhvillonte gjyqi, ne kaluem kryenaltë e tue iu përgjegjë, – si mbas rastit – me shikime apo edhe me buzëqeshje, shikimeve dashamirëse të disa qytetarëve të rastit.

Ashtu si nuk e pritshim, gjyqi jonë nuk do t’u zhvillonte i hapun, si deri atëherë për grupet e tjera që kishin dalë para nesh, kështu që na nuk mund të bajshim ma denoncim publik, për torturat që Sigurimi kishte ushtrue mbi ne. Sa pa fillue seanca, nji anëtar i trupit gjykues, si i porositun që kishte qenë qysh ma parë, do t’u ngrinte e të fliste: “Me qëllim dhe të ruhet sekreti i organit të Sigurimit, unë propozoj që gjyqi të zhvillohet me dyer të mbylluna”.

Qyshkurse unë përfundimisht pata shpëtue me jetë prej torturave, ideja se nji ditë në gjyq do të denoncojsha gjithë torturat që më ishin ba, pa kursye asnji rast dhe asnji emëri hetuesi, kishte qenë ngushllimi i im i përditshëm. Kishin qenë me qinda formulimet që unë, ditë për ditë, kisha ndërtue në mendjen time për atë rast, e kjo jo vetëm që të shprehsha zemërimin e urrejtjen time ma të thellë për ata kriminelë të Sigurimit, po edhe që popullit t’i tregojshim shpirtin tonë e, kauzën për të cilën u ndodhshim aty.

Ishte vërtetë për t’ardhë shumë keq, që nji paraburgim aq i gjatë e i mbushun me aq shumë vuejtje, të kishte për epilog nji gjyq të zbehtë e formal, pa popull e dëshmitarë, e që do të përfundonte para se me fillue, ashtu si nuk e meritonte. Gjatë zhvillimit të seancës u denoncuen me forcë torturat që na ishin ba në Sigurim, por ç’e do, kur s’kishte kush t’i ndigjonte! Për të provue gjoja nëse vërtetë ishin ushtrue tortura mbi ne, aty thirrën për të dëshmue vetë Ali Xhungën, i cili edhe në atë rast, bardh në fytyrë e, me nji buzëqeshje të shtime, në jo ma shumë se dy minuta, mohoi paturpësisht gjithçka dhe u largue i kënaqun që mbaroi punë aq shpejt.

Ne ishim grupi i parë që dilshim në gjyq mbas atij të Pjerin Kçirës dhe përsëri i pari grup mbas atij të Pjerin Kçirës, që po u gjykojshim me dyer të mbylluna, – me qëllim që populli t’mos mësonte nga torturat që na ishin ba si dhe nga nji trup gjykues ushtarak dhe jo ma civil si deri atëherë. Ai gjyq i jonë nuk do të kishte kritere dhe as përmbajtje e do të kalonte nën indiferentizmin e vetë atij trupi gjykues, të cilit, si i ngarkuem së voni për me gjykue çështjen tonë, sikur po i interesonte vetëm përfundimi sa ma shpejt i tij, tue mos qenë nevoja që ndoshta t’u mendojshin as për dënimet që duhet t’u ishin servirë qysh ma parë nga të tjerët. Ma së shumti ai gjyq do t’u karakterizonte prej protestave tona e sidomos nga ana e ndonji shoku tonë, i cili, me ose pa leje, herë mbas here do të shpërthente tue shfrye zemërimin e tij ndaj hetuesve, që me tortura e kishin detyrue të bante proçes.

Nëse ai trup gjykues i kryesuem prej nji ushtaraku me gradë kapiten, – që vite ma parë kishte qenë student i Gjimnazit të Shkodrës, në nji klasë me Ruzhdi Çobën, Qemal Draçinin etj. – nuk do t’u shqetësonte shumë prej qëndrimit tonë revoltues, prokurorit Namik Qemali, nga Vlona e me gradë major, urrejtjen ndaj nesh, nuk do t’ia tregojshin vetëm fjalët e tonet nervoze, po edhe fytyra e tij e zezë, që gjithë kohën do të qëndronte e randë dhe gjithë urrejtje për ne. Ndër tjera, ai prokuror komunist, do të më pyeste: “Si je shprehur ti, Ahmet Bushati, për Kosovën”? dhe, kur unë t’iu përgjigjsha se; “Kosova ishte shqiptare”, ai, si për nji “sakrilegj” që unë të kisha krye me atë rast, do të bërtiste fort e prej zemërimit, do të përplaste me forcë për dysheme nji lapës me majë të mprehtë, që deri atëherë po e përdridhte nëpër duer.

Kaq fortë e i thellë do t’ishte indoktrinimi i komunistëve shqiptarë, pra edhe i nji Namik Qemali, që si vegla të mohimit e rrënimit të çdo vlere njerëzore e kombëtare që ishin, aq shumë kishin humbë edhe nga logjika, sa edhe pse të kishte kalue nji vit nga koha kur Enver Hoxha t’ishte prishë me Jugosllavi, ata përsëri do të vazhdojshin me e quejtë Kosovën “reaksionare” e, me e përbuzë e urrejtë njisoj si anmiqtë e saj serbë. Gjyqi jonë e vendimet e tij, si të paracaktuem që ishin, nuk kishin pse t’u zgjatshin. Mbas ndonji dite tjetër na nxorën përsëri në gjyq e, në mbas drekën e saj, u dhanë pretencë e vendim njeni mbas tjetrit. Avoketënt tonë të nderuem si Çerankoviç, Tedeskini e Shehu, folën nga fare pak fjalë secili, mbasi që aty u pa se asgja s’kishte randësi.

Tue u largue prej atij burgu të Sigurimit, unë po lejsha mbrapa nji vit e gjysë jetë biruce në vetmi e me tortura, po lejsha mbrapa atë ferr të pashembullt komunist, nëpër të cilin para meje kishin kalue me qinda e qinda burra e djem të shquem të qytetit tonë, për nji haraç të madh që vendi jonë duhet t’i paguente vampirit komunist. Tue lanë mbrapa atë burg me biruca si vorre mbi dhe, unë po merrsha me vete edhe mbresa nga ma të trishtueshmet. Po sa kishin kenë ata burra, që aty prej torturash të kishin lypë vdekjen disa herë, e në pamundësi për ta gjetë atë, nji ditë do t’u dorëzojshin tue nënshkrue proçese poshtnuese, me të cilët ata, veç vetes, do të fajsojshin edhe shokë e miq të tyne të pafajshëm, e natyrisht, për të kalue mandej vite me krye për tokë e, ndërgjegje të vrame.

Po ndërkaq, nuk kanë qenë të pakët edhe ata që për nderë e emën të mirë, të kenë durue me dinjitet e deri në fund torturat, deri sa nji ditë të jepshin shpirt ndër duerët e hetuesve të tyne kriminelë. Shumë përshtypje do të më kishte ba rasti, kur të kisha ndigjue ndonji burrë, që tue mos mundë ma me durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, t’iu luste atij me nji za të shuem, që i thonte: “Aman bre burrë, mos ma”! “Aman, për hatër t’Zotit, mos ma”!

Tue u largue me pikëllim për njerëzit e atij burgu-skëterre, që po m’u dukte edhe ma i zymtë e i mjerë se kur isha brenda tij, e edhe se vetë nata që sapo kishte ra, si dhe pa ditë me mendue ma për asgja, mue bashkë me të dënuemit ish-nxanës të amerikanit Fultz, e ndonji tjetër, të lidhun dy nga dy, na nisën përfundimisht për në Burgun e Ri.

PJESA E III

                       NDER BURGJE E KAMPE

Burgu i Ri

Kur dolëm nga “Dega” – tashma të bashkuem edhe me shokët me të cilët rreth nji orë ma parë kishim krye punë me gjyq – pamë se në rrugë po na pritshin pjesëtarë të familjeve tona, që u dukshin mjaft të dëshpruem për dënimet që kishim marrë atë mbas dreke: Xhevat Quku me dymbëdhjetë vjet burg, Ruzhdi Çoba e Remzi Quku, me nga dhjete, Ernest Perdoda me tetë, kurse Thabit Rusi, Tomë Sheldja, Refik Bushati dhe unë, me nga shtatë vjet burg. Ndërsa ecshim, u përpiqshim me iu dhanë zemër njerëzve tonë. Kujtoj që unë i thashë nji motre: “Të jeni të lumtun që dola i gjallë prej Sigurimit e, sa për dënimet, shëndosh qoshim”! Anash nesh, përveç policëve e njerëzve tonë, u shifshin edhe do adoleshentë, mes të cilëve edhe nga të lagjes time, që me shqetësim e revoltë të dukshme ndër fytyra, si dhe me gjeste, kërkojshin me tregue solidaritet me gjendjen shpirtnore të familjarëve tonë.

Në krye të nja njiqind metrave rrugë, pak mbasi këputem rrugën “Serreq” – “Perash”, u futëm në nji si rrugicë e shkurtë e shumë shpejt u ndodhëm para nji dere të madhe e karakteristike shkodrane, mbas së cilës na u shfaq përnjiherë nji oborr relativisht i gjatë, por jo i gjanë, në fundin e të cilit u ngrinte nji godinë dykatëshe, e cila q’prej dy vjetësh shërbente si burg e u quante “Burgu i Ri”, që për nga madhësia vinte i dyti mbas Burgut të Madh. Shumë shpejt do të mësojshim se ajo ndërtesë në të kaluemen kishte qenë shtëpi e familjes Çeka e disa të tjerë, kushedi se për ç’shkak, do ta quejshin edhe “Burgu i Sumës”, kështu që ai burg si mbas rastit do t’u quante, herë “Burgu i Ri”, herë i “Çekës”, e ndoshta edhe ma shpesh, i “Sumës”!

Mbas portës së hymjes, vinte nji korridor me gjanisi rreth 3 metra, brenda të cilit ishte sajue nji si dhomëz për policin e shërbimit, tue shfrytëzue për atë qëllim dy faqet ekzistuese me mur të vetë korridorit, kurse dy faqet e tjera, do t’u përbajshin prej dy parete hekurash të trashë, që shkojshin nalt deri në tavan. Në të dy paretet prej hekurash kishte nga nji “deriçkë” për lëvizjen e policit të shërbimit, si dhe për lëvizjet e mundshme të të burgosunve politikë të të tri dhomave poshtë.

Drejtoria e burgut dhe të burgosunit ordinerë, qëndrojshin sipër, në katin mbi ne. Edhe takimet e të burgosunve te tri dhomave poshtë, – nji herë në pesëmbëdhjetë ditësh – këtu do t’u bajshin: i burgosuni do të qëndronte mbas njenit paret me hekura e, në paretin tjetër përballë, familjarët e tij, kurse polici mes dy palëve, i ulun në nji karrige me tryezë të vogël para. Brenda kësaj dhomëze atë natë të parë, mbasi na banë nga nji fotografi për shoq e, po ashtu na morën edhe gjurmët e gishtave, na zgjidhën duersh, për të na kalue si të shpenguem në pjesën e mbetun të korridorit, që ishte me dy dyer anash e nji të tretë në ballë, sipër të cilave përkatësisht u shënojshin numrat 1 djathtas, 2 majtas e 3 ajo para.

Ndërsa dy dhomat anash, pra 1-shi e 2-shi, ishin të ngrijtuna me nga nji kambë shkallë e të shtrueme me dërrasa – sobat e njohuna të Shkodrës – ajo me numër 3 qëndronte në kuotën e ultë të korridorit dhe ishte e shtrueme me çimento, ndoshta nji ahur i dikurshëm, që u zgjaste sa e gjithë ndërtesa, pra sa gjatësia e dy dhomave me numër 1 e 2, plus gjanësinë e korridorit. Ruzhdi Çoben, Thabit Rusin, Qazim Dervishin, Lec Barbullushin, Ruzhdi Bajën e Refik Bushatin, i futën në dhomën nr. 1, në atë me nr. 2 futën Ernest Përdodën e Xhelë Bacin, kurse në 3-shin Remzi e Xhevat Qukun, Tomë Sheldinë e mue.

Kur u futëm tue përshëndetë në dhomë, vërejtëm se aty menjiherë ra qetësi e plotë. Siç do ta mësojshim ma vonë, nji gja e këtillë ngjiste vetvetiu sa herë që në nji dhomë burgu u futshin të burgosun të rinj. Të burgosunit e dhomës qëndrojshin para jatakëve të tyne, të mbështjellun si mbas rregullit qysh në mëngjes, e të mbështetun për faqe të të katër mureve të dhomës, shikojshin me kureshtje drejt nesh. Nuk ishte e vështirë që ndër ato çaste na t’u lexojshim ndër fytyra keqardhjen e tyne për ne. Lidhun me këtë rast, ma vonë do të na thojshin: “Na patët ba përshtypje, se ishi të rinj”.

Hymja në nji dhomë e do të burgosuni të ri, shënonte nji ngjarje për të burgosunit e saj. Në nji rast të këtillë, zakonisht dhoma do të binte përnjiherë në heshtje, e të burgosunit, ku me sy e ku tue i pëshpëritë shoqishojt si nën za, do të kërkojshin me ditë se kush mund t’ishte i burgosuni o të burgosunit e porsa ardhun. Ka disa rregulla të veta burgu, të kthyeme në traditë. Ndodhte që në nji dhomë i burgosuni i ri, të kishte gjetë kushërinj a të njohun të tij e, në nji rast të tillë, do të ishin pikërisht ata që ma të parët do ta takojshin atë, ta pyetshin shkurtimisht rreth burgosjes së tij, nëse kishte vuejtë gjatë hetimit ose jo, për njerëzit e shtëpisë, nëse kishte pasë kontakt me ta, dhe shumë shpejt, ky informacion të transmetohej mandej gojë me gojë nëpër dhomë, tue shue kështu kureshjen e të gjithëve.

“Rituali” do të vazhdonte me nji tjetër kategori të burgosunish, me ata që mbasi të kishin gjetë lidhjen e tyne me nji prind a të afërm të të burgosunit të porsa ardhun, të shkojshin me i dhanë të njohun atij e pa u zgjatë, si për t’mos e bezdisë ma tepër, të ndaheshin prej tij, tue lanë radhë për të tjerë, e gjithashtu, pasë rezervue të pyetunat e tjera për ma vonë. Në nji dhomë burgu ka edhe të atillë që të burgosunit të ri, t’i shtërngojnë dorën edhe pse pa qenë njohë me të e, as me njerëzit e tij, e si gjithë të tjerët, me atë rast, t’i urojnë shëndet e dalje të shpejtë prej burgut.

Ka mandej nji kategori të vogël të burgosunish, të dobët shpirtërisht, e që të dërmuem prej burgut, sëmundjeve e moshës, apo edhe për tipin që kanë, s’duen të dinë “kush hyn e del aty”, të cilët nuk shohin veç “zi” e, që në vetmi shtyjnë me mundim ditë të nji burgu, që si mbas tyne, s’ka të mbaruem. Aty, veç katundarëve të fushës së Shkodrës, malësorëve të Malcisë së Madhe e të Dukagjinit, përfaqësues me shumicë do të kishin edhe zonat e Mirditës, të Pukës, Tropojës e Lumës. Veç nji pjesë të shokëve me të cilët qeshë futë në këtë dhomë, aty do të gjejsha edhe Ramadan Sokolin, vëlla i shokut tim, Hodo Sokolit, i cili do të më qëndronte afër e do të më orientonte në atë dhomë burgu me ndoshta mbi njiqind vetësh.

Ramadanin e pata gjetë tue lexue “Rilken”, si dhe të angazhuem me mbledhjen e folklorit, punë që e vazhdonte me pasion. Apo s’ishte ai burg nji minierë e florinjtë për t’u eksplorue! Kisha ç’të përfitojsha prej Ramadan Sokolit, me nji dekadë jete ma shumë se unë, me nji numër të pamat librash të lexuem, të përfitojsha prej Firencës, ku ai kishte studjue, prej lidhjeve që ai kishte pasë me elitën e intelektualëve të rij të kohës, ndër ta edhe me Qemal Draçinin, me të cilin kishte qenë intimë, pa mungue që kur të binte fjala për të, të vinte në dukje energjinë, talentin, si dhe vullnetin e karakterin e tij të çelniktë.

Ramadani që në Firence kishte studjue për flaut e kompozicion, me dellin e tij prej artisti, aty në burg, do t’u merrte edhe me pikturë, kurse me gdhendje mbi dru e mbi faqe të alumintash, ai do të prodhonte në miniaturë prej bërthamave të pjeshkëve objekte si “pashmangë”, “shporta” etj., që u nxirrshin përjashta si dhurata burgu për familjarë e të afërm. Po Ramadani do t’u merrte edhe me qëndisi, pra do të punonte edhe në “gjergjef”.

Përmes librave ai merrte e jepte me shoqet e tij të burgosuna, si Drita Kosturi e Terezina Pali, që me dhomë u ndodhshin me hymje prej jashtë – e quejtun “dhoma e grave” – e me të cilat Ramadani do të realizonte korrespondencën e tij, me anë të nji “kodi”, kod që për të nxjerrë p.sh. fjalën “durim”, ai do të vinte me lapës nji pikë të zbehtë, nën ma të parën gërmë “d”, që të kishte faqja e nji libri, për të vazhdue me gërmën “ư”, që vinte mbas saj e kështu me radhë, derisa të dilte e plotë fjala “durim”, për të vijue në këtë mënyrë me të gjitha fjalët që do të kishte nji letër e tij.

Në fund të dhomës tonë të gjatë, kishte nji dalje për në banjo, ku unë me shokë, mbas nji viti e gjysë që s’ishim la, do të hidhshim për herë të parë ujë mbi trupënt tonë të krymtë. Në darkë, nji burrë rreth tridhjetë vjetëve, që ndonëse kishte mbarue për farmaci, por që aty shërbente si sanitar e si mjek, më tërhoqi pa paralajm e në sy të tjerëve llastikun e brekëve, lëshoi dy-tre grushta D.D,T. brenda tyne, dhe u largue tue qeshë, e ba që prej zorit të qeshja edhe unë. D.D.T.-në na e hidhshin për punë morrash. Personi që kreu atë shërbim kishte qenë vetë farmacisti Elez Troshani, të cilin dikur e kisha njohë për fytyrë, por që atë natë, kryet e tij i qethun e nji fes i vumë dosido mbi të, ia kishin tretë gjurmët e pamjes së mirë që kishte pasë, kur kishte qenë i lirë.

Të burgosunit që ne gjetëm aty përgjithësisht ishin të vjetër në moshë, ose të sëmurë, të pa aftë për punë fizike, ndërkohe që pjesa tjetër e të burgosunve, – që edhe përbënte shumicën – u ndodhte e dalun në kampin e punës së Orman-Pojanit, zonë e Korçës, prej kah do t’u kthejshin në burgun e Shkodrës gjatë muajit nandor, kohë kur edhe na do të lëvizshim prej Burgut të Ri, për t’u bashkue me ta në Burgun e Madh.

Kjo dhomë burgu, me dritë e me shumë njerëz të mirë, mbas nji viti gjysë biruce t’errët, do të më jepte shëndet e të më gjallëronte së brendshmi aq shpejt, sa të m’u dukte si t’isha në parajsë. Në nji orë të caktueme të mbramjes kishim leximin e detyruem të gazetës “Zëri i Popullit”, që zakonisht e kryente Andro Petroviç, nji njeri i butë e shumë i sjellshëm, por që fytyrën s’dij pse do ta kishte gjithmonë të pikëllueme. Dy herë në ditë me nga nji orë, na nxirrshin në oborrin e madh që binte mbas ndërtesës, dalje që ne të rinjtë do ta shfrytëzojshim për të luejtë basketboll me porta të pa shtylla futbolli e, të ndamë në dy skuadra, njena që përfaqësonte dhomat 1 e 2, e tjetra 3-shin tonë.

Si mbas rregullores, nji herë në muaj kishim të drejtë me i shkrue letër familjes, me ç’rast do t’ishim të detyruem që mbi zarf të shkruejshim jo pa një farë shqetësimi, si adresë: “Burgu i Anmiqve të Popullit”. Nji herë në pesëmbëdhjetëditësh kishim takim me familjen e, po nji herë në pesëmbëdhjetëditësh merrshim ushqim prej saj, por unë do të merrsha ushqim çdo javë, sepse nji motër e imja, nji herë në dy javë do t’u mbulonte me çarçaf, që të arrinte me më futë ushqime në emën të Bajram Xhemaliut prej Kalasë se Dodës, tue u paraqitë gjoja si nji njeri e tij , me atë rast, edhe të bante takim me të. Takimi nji herë në dy javë me familjen, do t’ishte edhe nji tjetër gja e mirë për mue, mbas nji viti e gjysë izolim. Shumë kënaqësi do të më jepshin ato takime të para me njerëzit e mi ma të afërt, përfshi edhe Simen.

Dhoma e jonë me nr.3 kishte trajtën e nji drejtkëndëshi e, si të thuesh, kryet e vendit në të e kishin zanë – ndonëse afër daljes për në bajë – ma pleqtë, që edhe kishin probleme fizike, sikurse ishin ish-ushtarakët Luigj Mikeli, Hamza Kuçi, Zef Martini, Paulin Prendushi e, mbas tyne do ma të rij, si Teufik Bekteshi- që shpesh vuente prej dhimbjesh të forta klavikule- e në vazhdim Hamid Nurja, Malo Kraja, Malo Cani, Smajl Elezi etj.

Personat e mësipërm, do të ishin ndër ma “ustallarët” – kështu u quejshin në burg mjeshtrit e lojës së taullës, që siç dukej, kishte kenë lojë e preferueme për ushtarakë e nëpunës të kohës së mbretnisë. Pamvarësisht rregullit për t’mos lëvizë prej nji vendi në tjetrin, aty u gjindte mundësia për të lëvizë e luejtë shah, tavull e domino, derisa t’u errtë e kishte rivalitete të atilla, që të justifikojshin interesimin e nji numri të burgosunish të tjerë. Kishte raste që humbësit, për tallje, të mbartshin në shpinë jo vetëm fituesit, po edhe ata spektatorë që kishin ndjekë zhvillimin e lojës së tyne.

Qysh në natën e parë të ardhjes time në këtë burg, më patën vendosë në mes të Ramadan Sokolit e Pjetër Saraçit, vëlla ma i madh i ish-profesorit të historisë, Angjelin Saraçit, që në verë të 1944-shit, bashkë me të rinjtë ballistë të batalionit “Besnik Çano”, pat shkue në Kosovë me luftue për mbrojtjen e tokave shqiptare prej serbëve, dhe kur në momentin që po u nisshin, nji ish nxanës i tij, do ta pyeste si për humor; “Edhe ti profesor ballist”?! e ai nga ana e tij, do t’iu përgjigjte: “Jo, jo, kombëtar”.

Pjetër Saraçi, për të më dhanë kënaqësi mue, qysh të nesërmen do të fillonte të realizonte disa prej atyne “numrave” të tij. Mbasi e pat kuptue se unë kisha zor prej duhanit e pluhnit të tij, ai mezi ç’do të priste që jo vetëm të drejtonte tymin – gjoja si pa dashje – nga ana e ime, por i mbështetun siç do të ishte për jatak, ai do të shkundte pluhnin e cingares mbi gjoksin e tij si mbi nji taull duhani, mbi këmishë që e shoqja atë ditë ia kishte sjellë të lame e të hekurosun, e me atë rast të merrte poza serioze e indiferente, gjoja pa dashtë me ditë për gazin tim, e të të tjerëve aty rrotull. Memorie.al

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…” Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte; “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me qindra e mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (që mban siglën sekret, por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

Vijon nga numri i kaluar

VENDIMI NR. 24 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 3.4.1972

VENDIM Nr. 24

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3.4.1972, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë në katundin Valias të rrethit Tiranë, të internuarit e poshtëshënuar:

Nazmi Isuf Zelija
Kiço Kozma Tavanxhi
Eqerem Zihni Baçi
Ilia Andrea Zoraqi
Besnik Shefqet Qerimi
Nuri Mustafa Jevgu
Bajram Fejzi Mahmutaj
Xhevit Daut Luka
Agron Jaho Osmani
Shyqëri Fadil Sefa
Eqerem Kadri Tafa
Shyqëri Mersin Sopaj
Seit Shefqet Nallbani
Janë internuar me vendim Nr. 24, datë 23.5.1968, për 5 vjet kohë.

Xhevdet Ibrahim Xhitoni
Riza Mersin Mumajesi
Shyqëri Mersin Bërxholli
Llesh Ibrahim Toro
Saimir Musa Petrela
Fadil Mersin Mumajesi
Spiro Nako Gjini
Skënder Musa Gërxhaliu
Bajram Xhemal Patogu
Thoma Loni Kasapi (Kostandini)
Muhamet Jonuz Mata
Neshat Çome Fraulli (Tavanxhiu)
Avdyl Hajrulla Sallaku
Feim Avdurrahman Ranku
Ylli Ibrahim Deliallisi
Alush Ali Deliu
Myrteza Maliq Dervishi
Mynir Nuri Sulstarova
Rakip Myrteza Rexha
Mustafa Halil Ferizoviqi
Spiro Filip Jani
Janë internuar me vendim Nr. 28, datë 13.8.1969, për 5 vjet kohë.

Dilaver Ali Berberi
Ylli Lilo Lalaj
Haxhi Nasib Manushi
Kostaq Vangjel Nako
Ali Alia Blakçori
Muhamet Haxhi Hashimi
Refat Demir Hyseni
Romeo Pandi Duro
Agim Muharrem Gega
Lirim Mylazim Muça
Hyqmet Xhelal Hoxha
Janë internuar për 5 vjet kohë, me vendim Nr. 23, dt.20.1.1970.

Ferit Ali Berberi
Skënder Ali Berberi
Shyqëri Ali Matja
Janë internuar me vendim Nr. 24, datë 3.7.1971, për 5 vjet kohë.

Hasan Sali Bani, internuar me vendim Nr. 45, datë 27.X.1971.
Të transferohen nga Çekrez-Morina në katundin Vasqi:

Estref Beqir Abazi, internuar me vendim Nr. 24, dr. 23.5.1968, për 5 vjet kohë.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 25 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1

Tiranë, më 17.4.1972

VENDIM Nr. 25

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 17.4.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

VENDOSI:

Të transferojë të internuarit e poshtëshënuar:

Shyqëri Fadil Sefa, i dl. 1938, lindur dhe banues në Tiranë, nga katundi Valias, në katundin Shesh të rrethit Tiranë.
Idriz Arif Mata, i dl. 1944, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, nga katundi Çekrez-Morinë, në katundin Valias të rrethit Tiranë.
Muharrem Hasan Duka, i dl. 1942, lindur dhe banues në Tiranë, në katundin Valias të rrethit Tiranë.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 26 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1

Tiranë, më 18.4.1972

VENDIM Nr. 26

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 18.4.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

VENDOSI:

Për qëndrim të keq politik dhe ngaqë paraqet rrezikshmëri për t’u arratisur, të internoj në Roskovec të rrethit të Fierit, për 5 vjet kohë:

Maliq Rustem Noka, i dl. 1926, lindur në Blliçë të rrethit Dibër, me banim në Roskovec të rrethit Fier, shtresë e mesme fshatare, me arsim të mesëm, i martuar, me fëmijë, i përjashtuar nga Partia.
Nilke Myftar Noka, e dl. 1924, lindur në Brest të Poshtëm, banuese në Blliçë të rrethit Dibër, bashkëshorte e Maliqit.
Internimi u fillon më datën 18.4.1972 dhe mbaron më 18.4.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 27 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1

Grupi i II-të

Tiranë, më 6.5.1972

VENDIM Nr. 27

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

VENDOSI:

Për qëndrim të keq politik, meqë paraqet rrezikshmëri shoqërore, të internoj për 5 vjet kohë, në katundin Shtyllas të rrethit Fier.

Zef Prend Ndocin, i dl. 1926, lindun në katundin Musht të rrethit Pukë, me banim në Shtyllas të rrethit Fier, kulak, bujk, i martuar, me fëmijë, i internuar me vendim Nr. 2, datë 6.5.1967, për pesë vjet kohë.
Internimi i fillon me datë 6.5.1972 dhe mbaron më datë 6.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 28 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1

Grupi i II-të

Tiranë, më 6.5.1972

VENDIM Nr. 28

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

VENDOSI:

Për qëndrim të keq politik, meqë paraqet rrezikshmëri për t’u arratisur jashtë shtetit, të internoj për 5 vjet kohë, në Borsh të rrethit të Sarandës:

Vasiliqi Kosta Konomi, e dl. 1920, lindur në katundin Dhivër, me banim në Borsh, e martuar, me fëmijë.
Teli Spiro Konomi, i dl. 1940, murator, i martuar, me fëmijë, i biri i Vasiliqisë.
Kosta Spiro Konomi, i dl. 1945, punëtor, beqar, i biri i Vasiliqisë.
Irini Vasil Konomi, e dl. 1944, punëtore, e reja.
Janë internuar me vendim Nr. 2, datë 6.5.1967, për 5 vjet kohë në Borsh të rrethit të Sarandës.

Stasiani Margarit Kënuti, e dl. 1929, nga katundi Dhivër, e internuar në Borsh të rrethit Sarandë për 5 vjet kohë, me vendim Nr. 31, datë 6.5.1967.
Internim i u fillon me datë 6.5.1972 dhe mbaron më datë 6.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 29 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1

Grupi i II-të

Tiranë, më 5.V.1972

VENDIM Nr. 29

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

VENDOSI:

Për sjellje të padenja në shoqëri, meqë paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internojë për 5 vjet kohë në katundin Beçisht të rrethit Tepelenë.

Maliq Lavzat Skëndyli, i dl. 1924, lindur në Gjirokastër, ish me banim në Tiranë, i internuar me vendim Nr. 30, datë 31.5.1967, për 5 vjet kohë në Beçisht.
Internimi fillon me datë 6.5.1972 dhe mbaron me datë 6.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 30 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Ekz. Nr. 1

Grupi i II-të

Tiranë, më 6.5.1972

VENDIM Nr. 30

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin dhe materialet e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

VENDOSI:

Pasi paraqet rrezikshmëri për t’u arratisur jashtë shtetit, të dëbojë për 5 vjet kohë:

Rodhali Stefan Kuçano, e dl. 1930, lindur në Skore të Gjirokastrës, ish me banim në Tiranë, tani me banim në Borsh të rrethit të Sarandës, e martuar, e internuar me vendim Nr. 22, datë 6.5.1967, për 5 vjet kohë.
Të ndalohet banimi dhe qarkullimi në rrethet Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Vlorë, rrethet kufitare tokësore dhe fshatrat e zonës kufitare të rrethit Sarandë.

Dëbimi fillon me datën 6.5.1972 dhe mbaron me datën 6.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 31 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Tiranë, më 6.5.1972

VENDIM Nr. 31

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin dhe materialet e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

VENDOSI:

Për arsye se paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internohet për 5 vjet kohë në katundin Klos të Kukësit:

Nexhip Gafur Lloçi, i dl. 1898, lindur dhe banues në katundin Lojmë.
Sofije Arif Lloçi, e dl. 1910, lindur në Nimçe, banuese në Lojmë bashkëshortja e Nexhipit.
Gafur Nexhip Lloçi, i dl. 1933, lindur dhe banues në Lojmë.
Hasan Nexhip Lloçi, i dl. 1940, lindur dhe banues në Lojmë.
Lirie Lloçi, e bija e Zaimit dhe Hasijes, e dl. 1949, lindur në Shtiqën dhe banuese në Lojmë, e reja.
Hava Lloçi, e bija e Selamit dhe Habiles, e dl. 1939, lindur në Osmanaj dhe banuese në Lojmë, e reja.
Internimi i fillon me datë 7.5.1972 dhe mbaron më datën 7.5.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

PROKURORI PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 32 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Tiranë, më 6.5.1972

VENDIM Nr. 32

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 6.5.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimin dhe materialet e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,

VENDOSI:

Për arsye se paraqesin rrezikshmëri shoqërore të internohet për 5 vjet kohë në katundin Iballe të Pukës:

Ramadan Adem Meçe, dat-lindja 1915, lindur dhe banues në katundin Lojmë.
Tasim Ramadan Meçe, dat-lindja 1945, lindur dhe banues në katundin Lojmë, i biri.
Ferit Ramadan Meçe, i dat-lindjes 1950, lindur dhe banues në katundin Lojmë, i biri.
Zaime Meçe, e bija e Dervishit dhe Hajries, dat-lindja 1950, lindur dhe banuese në Lojmë, e reja.
Internimi i fillon me datën 7.5.1972 dhe i mbaron me datën 7.5.1977. Memorie.al

Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit: Te ‘Burgu i Ri’ mësova dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët donin të arratiseshin, por ishin tradhtuar dhe spiunuar prej…

Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

 

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindët që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Ma të parin njeri Nush Simoni, do të ma prezantonte në distancë, Pjerin Kçirën me pseudonimin modest “Shkoza”, që ishte shoku ma intim i Nushit, të cilin ai, aq sa e donte edhe e respektonte, pavarësisht se ishin shokë e moshatarë. Pjerini – sikurse edhe unë – u mbante i vetëm në nji birucë që binte përballë asaj të Nushit e, diagonale me timen. Pjerini me atë rast, mbasi më pyeti për gjendjen time fizike, shprehu keqardhje e dhimbje për vuajtjet që kisha heqë. Qysh atë natë, ai do të më thonte: “Ça ke hekë ti”?! e mandej do të më pyeste: “A më kujton”? dhe kur unë t’iu përgjigjesha “Jo, s’të kam pa asnjiherë”, – ai i çuditun, do të vazhdonte: “Po si asht e muejtun që s’më kujton, kur në fakt unë kam qëllue me të pa, ç’ka të bajshin e sa m’u dhimbshe, por s’kisha ç’ka me ba”?!

Pjerini kishte të drejtë t’u çudiste që unë nuk e kujtojsha atë dhe rastin e torturës, përderisa ai nuk dinte gjendjen time inkonshiente të asaj periudhe. Prej Nushit atë natë mësova se të burgosunit, tue përfitue prej qëndrimit disi të zbutun të policëve e eprorëve të tyne, kishin disa ditë që flitshin njeni me tjetrin e, se disa herë më kishin pasë thirr edhe mue, por që unë s’i kisha ndigjue. Unë sot, s’i gjej ato fjalë të bukura që do të mundshin me shprehë kënaqësinë e madhe që pata ndie prej kontakteve të para, sidomos me Nushin. Prej gëzimit, gjumi s’më zinte. M’u dukte se me atë rast po lejsha mbrapa vetminë e nji vorri, brenda të cilit kisha qenë ndrye e, se gysh atë natë po hyjsha në botën e gjallë të njerëzve, ku kishte vend edhe për mue.

Edhe gjatë ditës së nesërme, unë do të vazhdojsha me përshtypjet e bisedave të nji nate të ma parë, si edhe me idenë e gëzueshme, se në mbrëmje, do të bisedojsha përsëri me atë Nushin. Natën e dytë, Nushi në bisedë me mue, nisi të m’i bajë të njohun të burgosunit birucë për birucë e, emën për emën, tue pasë fillue prej asaj me nr. 1 e, në vazhdim, dhe kur arriti te ajo nr. 7, ku u ndodhte Refik Bushati, ndoshta bashkë me Emil Milotin, unë e ndërpreva tue i thanë që të më lidhte me Refikun, gja që Nushi e realizoi në çast. Refiku nga ana e tij, megjithëse ishte ma i mbrojtun se të tjerët si në fund të korridorit që ndodhej me birucën, i ra për shkurt e s’foli veç dy fjalë, dy fjalë që për nga përmbajtja, do të kishin ma vlerë se të gjitha bisedat që unë kisha zhvillue deri atëherë me të tjerë.

Tue kërkue që të më njoftonte për çfarë ishte ma e rëndësishme për mue, ai tha: “Ahmet, Bardhosh Dani asht vra e, Simja asht mirë”, Vetëm kaq foli Refik Bushati dhe unë përnjëherë ndjeva se zemra po më rrihte me aq forcë, tamam si t’ishte nji gja e huej brenda gjoksit tim. Si ishte e mundun që Bardhoshi t’ishte vra, gja që as mund ta kisha imagjinue ndonjiherë?! Kambët m’u këputën menjëherë, ndërpreva bisedën me Nushin e me lot ndër sy, u lëshova mbi shtrojë, tue kujtue me mall Bardhin e, jetën e tij prej djali të vetëm, moshën e tij shtatëmbëdhjetë vjeçare, familjen e tij me ma të thellin pikëllim, po edhe entuziazmin e tij për misionin që kishte pasë marrë përsipër.

Ishin dy lajme me përmbajtje të kundërta, dhe e vërteta që se dhimbja për vdekjen e Bardhoshit, nji herë përnjëherë e eklipsoi e zbehu shumë gëzimin që do të provojsha mbrapa, prej sigurisë që Simja ishte e lirë. Më duhet të pohoj se bashkë me tronditjen ma të thellë për vdekjen e Bardhoshit, – me të cilin kishim kalue si vllau me vëlla, disa vite fëminije e dy familjet tona si të kishin qenë të nji shtëpie – por mbrapa, si të kishte ra disi vala e pikëllimit për vdekjen e Bardhoshit, nisa të ndjej nji krenari, ndonëse disi nervoze, për faktin se rezistenca antikomuniste e studentëve të Shkodrës, po u afirmonte jo vetëm me punë e burgje, po edhe me gjak.

Kur të shkojshim në Burg të Ri, unë do të mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës. Kur kishte kenë dekonspirue grupi “Përpjekja Shqiptare”, këta të tre kishin vendosë që të kalojshin kufinin me çdo kusht, por kur kishin vërejt se kufini u ruente prej forcash të armatosuna, do t’u kthejshin edhe nji herë në Shkodër, dhe mbasi brenda ditës të sigurojshin nji armë, me anë të Brahim Dërgutit, do të merrshin përsëri drejtimin për në kufi, ku përfundimisht, të tradhtuem prej nji farë Sait Mustafet prej Vithgarit të Anës se Malit, do t’u vritshin, tue iu pasë përgjegjë zjarrit me zjarr.

Asht rasti këtu me përmendë nji shok timin qyshkur ishim fëmijë, Nexhat Metën, që ishte arrestue ndër ato ditë, tue pasë qenë mësues diku andej kah Vukli i Malcisë së Madhe. Meqë birucat ishin të mbushuna me të burgosun, Nexhatin e lidhun dueresh e kambësh me zinxhirë, e kishin përplas në fund të korridorit, kah ana e jonë. Qysh prej kësaj kohe, detyrën e survejimit të policit, do ta merrte përsipër Nexhati, i cili, sa herë që të niste me lëvizë polici, ai do të jepte sinjal tue përplasë zinxhirët. Me dheta herë do ta paguente Nexhati i shkretë përdorimin e këtij “kodi”, që nuk vonoi me u zulue prej policëve, të cilët s’do ta besojshin Nexhatin, kur t’u thonte se; “zinxhirët i lëvizte prej dhimbjeve që ata i shkaktojshin ndër duer e kambë”. I burgosuni, si për nji thirrje që vetvetiu i vjen prej brenda, gjenë kënaqësi të veçantë në çdo sakrificë që ban në emën të solidaritetit me shokët e tij të vuejtjes. Nexhat Meta qe nji ndër ta.

Nush Simoni, shpon murin që e ndante me mue!

Kishte disa netë me radhë, që tue fillue prej mesnate e mbrapa, në murin që më ndante me Nushin e, pikërisht te ajo pikë që i korrespondonte njenit vesh timit, kur unë t’isha i shtrimë në dyshek, herë mbas here po më shqetësonte nji si gërvishtje e ashpër që u ndigjonte në mur, a si t’ishte nji bremje e bezdisshme arrçi, si ato që ishim mësue t’i ndigjojshim dikur gjatë verës poshtë dyshemeve prej dërrase të shtëpive tona të vjetra. E sidomos nji natë, kund mbas nja nji jave shqetësimi të vazhdueshëm, atë gërryemje unë do ta ndigjojsha se po vepronte edhe ma me ashpërsi e kambëngulje, po edhe ma për së afërmi, deri kur papritmas, falë fatkeqësisë e rrethanave që të burgosunit i japin durim e forcë shpikjeje, ai fill teli do të arrinte që mbas nji jave pune, të përshkonte ma në fund triumfalisht tejpërtej atë mur që ndante birucën e Nushit me timen, me ç’rast ai do të më thirrte menjiherë me za të ulët: “Ahmet, Ahmet”!

Ku ishte gëzimi i jonë kur filluem me folë! Po flitshim si në telefon: kur njeni fliste me buzë të mbledhuna rreth harkut të vogël të vrimës, tjetri në anën tjetër të murit, do të kishte rasë veshin për vrimë, e kështu anasjelltas si mbas radhës. Në nji birucë me Nushin u ndodhte edhe nji i burgosun tjetër, njifarë Gjon Bushit, i ri në moshë e brun, i butë e i qeshun përherë dhe me sa u dukte, nën pushtetin absolut të Nushit.

Dy do t’ishin ngjarjet ma të rëndësishme që unë mësova atë natë prej Nushit: Enver Hoxha kishte qenë prishë qysh në qershor me Jugosllavi, pra gjashtë-shtatë muaj ma parë, dhe se rreth dy muaj ma parë, ai kishte shpallë të ashtuquejtunën “kthesë” të famshme, me anë të së cilës kërkonte që të shlyente para popullit, mëkatet e tij e të partisë që drejtonte, tue ia ngarkue të gjitha vartësit të tij, Koçi Xoxes, që deri atëhere kishte qenë ministër i Brendshëm e, i dyti në hierarki. Prej Nushit unë për herë të parë zgjidha përfundimisht enigmën e ndërprerjes së torturave, si dhe shkakun e frymës paqësore që kishte pasë vizita e Sirri Carçanit, pak ditë ma parë.

Me Nushin atë natë biseduem deri vonë e vonë. Ndër tjera, prej tij unë mora vesh se aty nuk u ndodhshin ma shokët e mi, e në përgjithësi as të burgosunit e tjerë të para pesë-gjashtë muajve, të cilët ishin transferue ndër burgje tjerë, kryesisht në atë të “Gestapos”, me qëllim që në këtë burg të Sigurimit, të lirojshin vend për të arrestuemit e kohëve të fundit. Mes tjerëve, figuronte edhe emni i Mark Shllakut, për të cilin shkurtimisht kemi folë nji herë, e që tue përfitue prej rastit, vemë në dukje edhe se, ndërsa vetë Marku mbas shumë torturash ishte dënue me vdekje e pushkatue, i vëllai i tij Hila, tue pasë shkelë mbi gjakun e të vllaut, prej frikës e presionit që i ishte ba prej Sigurimit, kishte pranue me u ba spiun, tue mbrrijtë me penetrue me të pabesë brenda grupit të të arratisurve Mirakaj, që vepronte ndër male të Pukës.

Prej Nushit mësova se aty ndodhesh gjithnji Pretash Nika, malcuer e ish-oficer i dalë prej luftet, bashkë me të birin ende të parritun mirë, Nikën, nji djalë i mrekullueshëm e shok me ne, ma vonë. Aty edhe ish-oficeri tjetër prej Malcijet e, komunisti i vjetër Gjeto Keqi, që siç kemi tregue, kishte marrë pjesë në Luftën e Spanjës e, që prej birucës së tij, kur t’i gjente rastin, do të na recitonte vjershat e tij satirike, me të cilat ironizonte, jo pa talent, ish-shokët e tij të luftës, të kthyem në karrieristë e, “me spaleta mbi supe”. Sa kishte qenë në fuqi Koçi Xoxe, Gjeto Keqin do ta akuzojshin për lidhje me “tradhtarin” Mehmet Shehu, dhe kur mbas pak ditësh ky i fundit t’u bante ministër i Brendshëm, Gjeto Keqin do ta akuzojshin për titist dhe të lidhun me Koçi Xoxen!

Nji ditë Gjetoja, tue debatue ashpër me Rasim Dedën, – që në atë kohë kishte zavendësue Lilo Zenelin si shef Sigurimi – ndërmjet tjerash, do t’i fliste atij shumë i revoltuem: “Kam vuejtë burgjet e Frankos e, mbrapa atë të fashizmit italian, por me burgjet e juaja, nuk ka në botë”! Rasimi, si në pajtim me politikën e partisë e të postit që mbante, do t’iu përgjigjte: “Merre vesh pra Gjeto Keqi, se ky asht terrori i kuq”! Gjetoja, që kishte edhe aq kohë sa t’iu përgjigjet si donte, do t’i kujtonte atij përrallën e Leninit me dhelpnën, që s’e pat vra kur ajo pat nxjerrë lot e, do ta përfundonte “debatin” me të, tue bërtitë me të madhe, se; “Titizmi do të triumfoj nji ditë edhe në Shqipni”.

Aty u ndodhte Gjon Ljarja, që nji vit ma parë kishte pasë marrë maturën, e që si shumë i butë që kishte qenë nga natyra, u donte besue që t’ishte i përjashtuem nga politika. Aty studentët Tom Sheldija, sikurse edhe muzikanti Preng Jakova, që tue përfitue prej kthesës, do t’u lironte bashkë me katër herë të burgosun të tjerë, mes të cilëve edhe disa studentë. Aty njifarë Mirash Gjeket, prej Dedajve të Malsisë së Madhe, si dhe i vorfni Zef Bardhoku, që dikur si partizan me moshë të re, ishte shque për guxim e dalë prej luftet oficer me gradë nëntoger. Aty edhe Gjovalin Mazrreku e Lin Sallaku, që bashkë me Zefin, Nushin e Pjerin Kçirën, do të përbajshin grupin e njohun me emnin e Pjerin Kçirës, të cilët ma s’parit kishin qenë të rinj komunistë e, s’fundi, me Pjerinin në krye, ishin pas organizue në nji grup kundër atij pushteti.

Aty Rasim Hebovia e Qemal Dibra e, ish-partizanët Haki Dibra e Gani Ymeri, si edhe kitarristi Emil Miloti, që para pak kohe kishte kthye prej Austriet, ku kishte ndjekë studimet universitare. Po kështu aty edhe Hilmi Kamata, ish-i ri ballist e shok i ngushtë me Ruzhdi Rrojin, i arrestuem pikërisht për lidhje që kishte pasë me të gjatë kohës që ai kishte qenë në ilegalitet. Edhe Todi Ruho prej Pogradecit aty, ish-partizan e që në dimnin e vështirë të 1944-shit, kishte shërbye si korrier i Enver Hoxhës, kur ai bashkë me Dushan Mugoshën e Miladin Popoviç, u ndodhshin në nji shpellë në mal të Gramozit. E kishin pasë arrestue këtu në Shkodër, ku kishte vazhdue të ishte shef i zyrës së rekrutimi.

Aty ishte edhe i riu Leonard Pema, të cilin tetar Qaniu do ta rrihte fort nja dy-tri herë me rryp beli, mbasi e kishte zanë tue folë me të tjerë. Aty edhe i riu tjetër, Isa Kraja, si edhe Kolec Pikolini, që siç kemi vërejtë ma sipër, bajshin pjesë në grupin e quejtun “Social-Demokrat”, me kryetar Mark Shllakun. Aty edhe profesori Zyhdi Sokoli e, plot të tjerë, që Nushi nuk ua dinte emnat, si edhe nji spiun me emnin Ndue Marku, nji ish-punonjës pyjesh, të cilin Sigurimi e shëtiste nga njena birucë në tjetrën, për qëllimet e veta. Nji oficer Sigurimi, palaçon Ndue Marku, do ta fuste në birucën e tjetrit, tue i ra me shqelma e tue e fye, me qëllim që ai t’u bante i besueshëm prej të burgosunit të birucës, ku ai po u fuste me spiunue. Aty ku u bashkojshin dy korridoret e burgut, në qendër, pikërisht mbas shpine të policit të shërbimit me stol, brenda nji biruce pa numër nga ana e errtë, u ndodhte Bajram Bajraktari, vëlla ma i vogël i Muharrem Bajraktarit.

Studenti Mikel Muzhani, që në atë kohë u mbante i lidhun diku në korridor, do të tregonte se si nji polic lumjanë, ditë për ditë do t’i fuste atij fshehtas gështenja të zieme. E pyta Nushin në se u ndodhte aty edhe nji malsorë me moshë e trup pak a shumë të madh, të cilin muej ma parë, prej birucës time nr. 9, e kisha ndjekë me simpati për pamjen e tij fisnike, si edhe për nji qëndrim të tij mjaft dinjitoz. Nushi mohoi t’u ndodhte aty nji njeri i tillë. Emnin e tij unë do ta mësojsha mbrapa në burg: ishte pasë quejtë Keq Sadiku e, kishte kenë prej Reçit, i njohun e i respektuem kudo nëpër Malci, si njeri shumë i urtë, që ishte kenë thirr vazhdimisht prej popullit për gjykime të ndryshme, si të kishte qenë juristi i tij.

Ish-partizanët bukëpërmbysun, që te Keq Sadiku kishin gjetë dikur bukë e strehë, si gati në asnji vend tjetër, jo vetëm që e kishin braktisë gjatë ditëve të “delirit” të tyne, por nji ditë do ta futshin në burg bashkë me Taron, të birin e tij, për të cilin malcorët në burg, nuk do të gjejshin fjalë për të vue në dukje cilësitë e tij të mrekullueshme. Si për ma shumë mosmirënjohje e vrasje mizore, edhe për vetë prindin Keq Sadiku, Sigurimi në Koplik, me një farë Et’hem Barbullushi në krye, atë bir të tij, do ta mbyste qysh në mbramjen e ditës së parë të arrestimit, bashkë me Dom Zef Sirdanin, Tom Çunin e Nikë Markun, e trupat e tyne t’i hidheshin në nji gropë W.C.-je., të Degës së Sigurimit në Koplik.

Biseduem gjatë e gjatë atë natë me Nushin, derisa shumë vonë u ndamë tue lanë që t’u takojshim të nesërmen mbrama, porsa t’u ndezshin dritat për ngranëjen e darkës. Nushi më porositi që para se të flejsha, të pregaditsha nji si kapak maskimi për vrimën, e cila u donte të konsistonte në nji përziemje sapuni me pak lesh të nxjerre prej jastekut, të kishte trajtën e nji petulle të hollë e, që t’mos u dallonte prej pjesës tjetër të murit, t’u pudroste me pak pluhun suvaje që binte poshtë murit prej goditjeve, që sidomos ai, në shenj mesazhesh për mue, ushtronte mbi të. Këtë vrimë, Sigurimi nuk do ta zbulonte asnjiherë gjatë qëndrimit tonë aty edhe pse patën ra në gjurmë të saj, aq sa nji natë vetë Ali Xhunga, do të qëndronte me orë mbas derës time, por pa sukses, sepse unë praninë e tij e pata vërejtë qysh në fillim, prej hijes që lëshojshin dy kambët e tij poshtë derës së birucës.

Kur të nesërmen mbrama, të na u ndizshin dritat, në orën e caktueme të ngranëjes së darkës, do t’isha i detyruem prej Nushit me u largue sa ma shumë prej vrimës e, me pozue i shtrimë rranzë murit përballë, ku Nushi, si sy aparati fotografik, të më shikonte, e që mandej shpejt të më thonte si me çudi: “Po ti qeke i ri e, qeke edhe i mirë! Aman ta marrsha t’keqen, rri edhe pak njashtu, se paskam qejf me të pa”! Ma tepër se dy-tri herë atë natë Nushi, do të më përsëriste: “Pasha Krishtin, kah t’shifshem me atë mjekër që kishe e tue ecë me duer e gjunj për tokë, e tue t’u marrë fryma, kujtojshem se ti ishe nja shtatëdhjetë vjeç”!

Nji natë në Burgun e Gestapos dhe lindja e mrekullueshme e nji mëngjesi

Qe nji ditë e ftoftë dimni, por me diell, kur me nji polic para e me nji tjetër mbrapa, më nxorën prej burgut të Sigurimit në rrugë të madhe, pa ditë se ku po më çojshin. Morëm kah e majta dhe shpejt te kryqëzimi i rrugëve, kthyem djathtas për kah “Perashi”. Nuk patëm ecë veç nja pesëdhjetë metra tjerë, kur djathtas u futëm brenda nji rrugice të shkurtë, në fundin e së cilës na u shfaq nji portë e madhe, që do t’ishte ajo e burgut të quejtun i “Gestapos”, i njohun në Shkodër me këtë emën, qysh në kohë të gjermanëve, të cilët atë ndërtesë të madhe banimi, me disa modifikime që patën ba në të, e kthyen në burg.

Në këtë burg u mbajshin ata të burgosun që kishin krye punë me hetimin e, ku zakonisht do të qëndrojshin me muaj e muaj, e ndonjiherë e dhe nji e dy vjet, në pritje të daljes në gjyq. Si kaluem oborrin e tij, u ndodhëm brenda nji hajati, ku për disa minuta ata të personelit e atij burgu, nuk po dijshin ku të më vendosshin, derisa aty të vinte Ali Xhunga, për të më ballafaque me nji të burgosun. Përkohësisht më futën në thellësinë e errtë të nji nënshkalle, ku m’u deshtën disa minuta kohë, derisa të më vinte drita e syve e, kur unë të shifsha se rretherrotull vendit ku isha ulun, s’kishte pasë veç copa dërrasash e drushë të hedhuna dosido për djegëje, e se fare pranë meje, po rrijshin të qetë disa këlysh qeni, që për pak sa nuk i kisha pasë shkelë me kambë.

Mbas nji qëndrimi prej rreth dy orësh aty, më ngjitën nalt në nji dhomë të madhe me dysheme e tavan dërrase, ku do të më bante përshtypje madhësia e drita e saj e bollshme. Ajo dhomë ishte krejtësisht e zhveshun dhe, tue përjashtue nji derë të përforcueme me nji shul të madh përmbrapa e, nji sportel të hapun në të, nuk kishte tjetër gja, që t’u merrte për nji dhomë burgu, të cilën Ali Xhunga, për pak kohë, do ta improvizonte në zyrë hetuesie, tue pasë futë brenda saj për atë rast, vetëm nji tryezë e nji karrige ma se të randomta, që duket se i përdorte vetë përgjegjësi i pa pretendime i atij burgu. Si mbaroi punë me mue Ali Xhunga, unë, si i mësuem q’prej nji viti me nji birucë të vogël, ajo dhomë po më dukej e madhe, sa njì fushë futbolli.

Mbasditja qe e shkurtë e nata ra shpejt. Policat nuk po vijshin me më marrë. Mendjen e kisha te burgu në Sigurim, te ajo birucë e ime e errët, ndër ma të errtat e atij burgu, me të cilën unë isha mësue aq shumë. Mbi gjithçka mendjen e kisha te vrima me Nushin e, te bisedat me të burgosun të tjerë. Po kur në sportel u duk fytyra e zeshkët e me vetulla të trasha e nji shkodrani të njohun nga pamja, që aty ishte përgjegjës e me gradë aspirant, e që me atë rast po më zgjaste nji copë bukë të zezë, unë me keqardhje hoqa dorë prej shpresës, për t’u kthye atë natë në birucën time.

Brenda kësaj dhome të madhe kishte dritë elektrike, që për siguri, nuk u fikte asnjiherë gjatë natës, kurse përjashta, errësinë e plotë. Tue mos pasë ç’me ba dhe i lodhun siç isha, u shtrina me fjet mbi të vetmin minder që kishte dhoma, i cili u zgjaste poshtë tri dritareve të saj. Nji herë për njiherë, gjumi më zue shpejt, po shumë shpejt edhe më duel, prej të ftoftit të natës.

Dikur ma në fund do të kalojshin edhe orët e fundit të asaj nate të gjatë dimni, qe mëngjesi, nji mëngjes i acartë, por me kohë të mirë, të niste me feksue, në fillim si i përhimtë e me pak mjegull, për t’u sqarue pak nga pak prej nji drite të ndezun si n’ar, që po dilte pa u kuptue e me shumë hir prej mbrapa kreshtës se atij mali, që po e kishte emnin “Shita e Hajmelit”, dritë që gjithnji e ma tepër shkonte tue u përhapë paqësisht, deri larg nëpër horizont.

Nuk pat qenë çue ende dielli mbi atë majë mali, kur poshtë në oborr të burgut, unë do të ndigjojsha zanin e dy burrave që po dilshin prej ndërtesës së burgut, tue folë me njeni-tjetrin. Njeni kishte qenë polici, kurse tjetri, i burgosuni me fshesë e kovë në dorë, që unë e njoha menjiherë: vetë Visho Barbullushi, kojshi me shtëpi e kushri me ne, që shumë shpejt filloi të fshinte oborrin. Memorie.al Nga Ahmet Bushati

Kujtimet e Ahmet Bushatit: I ligu Sirri Çarçani që ishte dërguar me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha “E shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”!

Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

 

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindët që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

   Në Gjurmët e një ditari

Kund mbas ma shumë se nji jave, me pak forca të fitueme prej “bodrumit”, përshkova oborrin e madh të burgut me ndihmën e vetëm të nji polici dhe, sapo u futëm bashkë me të në korridor të burgut, ndeshëm në policin Qani, Qaniun e mirë e serioz, që po qëndronte në kambë e me automatik në dorë. Më duket se ishte prej fshatnave të Fierit. Pamja ime e papritun, i bani përshtypje, e si të thuesh, sikur u zemrue në vetvete. Na suell përnjiherë shpinën e filloi të ecte tue turfëllue me ton nervoz do fjalë si turçe, apo arabisht, që u përdorshin në atë kohë, si “Allah bin belaversen…”, etj., e, tue u kthye disa herë gjithë nerva kah unë, do të shfryente me za edhe ma të naltë: “Po ç’rob paske qenë, po ç’rob paske qenë ti, që more veten në qafë”?! etj.

I vinte keq që po më shikonte përsëri në atë gjendje e policin pranë meje me litar në dorë. Gjatë asaj jave të fundit që unë nuk kisha qenë në birucë, ai siç duket, kishte besue se hetuesit ma në fund kishin hjekë dorë prej mejet e se unë t’isha transferue në ndonji burg tjetër. E kemi për detyrë që sa herë të vijë rasti, të pohojmë se ka pasë policë që vuajtjet tona i kanë ndjekë në heshtje e me keqardhje, për të cilët na ishte burgosunit e atyne kohëve, do të tregojmë mirënjohjen tonë, sikurse edhe të përbuzim ata policë të këqij, të cilët pa nevojë e më dëshirë, shtuan peshën e vuajtjeve tona edhe kur nji qëndrim i atillë, nuk u qe kërkue domosdoshmërisht prej eprorëve të tyne.

Do të mjaftojshin të njëzetekatër orët e para në birucën me nr. 12, që unë t’u kthejsha aq shpejt në gjendjen time të maparshme. Ishte fillimi i muajit tetor e derisa të vinte fundi i tij, – kohë kur unë përfundimisht do të shpëtojsha nga vuajtjet e vdekja – do të kalonte edhe nji kalvar i tanë vuajtjesh, megjithëse për t’u përshkrue, si të ngjashëm që do të ishin me të maparshmit, s’mbeten veç pak fjalë për të shtue: I dërmuem për vdekje siç isha, nuk do të më nxirrshin ma në mbramje për në W.C., por vetëm në mëngjes. Nuk reagojsha ma ndaj asgjaje.

Minj të vegjël, që zbritshin prej sipër tavanit disa herë gjatë ditës e natës për të shkue te nji enë e vogël e braktisun prej kohësh me mbeturina “pshesha-tamli” të ngrime krejt, do të më përshkojshin trupin prej kreje në kambë e në kthim, përsëri të bajshin po atë rrugë, pa pasë marrë prej meje as ma të voglin reagim. Gjatë pjesës ma të madhe të kohës, unë nuk do të isha fare në vete, tue përjashtue ato raste tashma të njohun, kur para meje t’u shfaqshin fytyrat e Ali Xhungës, Ismail Lulos, a të ndonji tjetri si ata. Veprimet e mia gjatë gjithë kësaj periudhe do të ishin instinktive, aq sa unë nuk do të dijsha nëse isha njeri, apo kafshë me ndërgjegje njeriu, e as se ku u ndodhsha.

Edhe Ali Xhunga, tue mos përjashtue varjen, kishte hjekë dorë prej meje. Nuk u dukte ma. Siç u merrte me mend, ai për të qenë në rregull me eprorët e tij e ata ndoshta me të tjerë, më kishte braktisë në krahët e nji vdekjeje të ngadalshme. Gjatë gjithë muajit tetor – nëse i duhet besue deri në fund gjendjes time me aluçinacione të forta – vetëm nji herë më qe futë në birucë Ali Xhunga, e me atë rast, do të qëndronte ma gjatë se asnjiherë tjetër para meje, ashtu me duer të lidhuna mbrapa e pa folë, po edhe pa mllef në fytyrë. Vetëm kur të bante me dalë prej birucës, serioz por me ton të butë, do të fliste për herë të parë: “Kështu si po vuan ti, nuk ka vuajtur njeri. More veten më qafë”?!

Ismail Lulo mund t’ishte kriminel i lindun e detyrën e tij si besnik i diktaturës, për çdo rast, ta kryente deri në fund e me dëshirë, por ç’asht e vërteta, deri atëhere, me fjalë nuk më kishte ngacmue. Tue fillue nga kjo kohë e fundit, ai do të më ngacmonte me kënaqësinë e nji sadisti të vërtetë, me që më shikonte në fund të jetës. P.sh., ndër ato ditë ai do të më thonte disa herë: “Hë mo, akoma gjallë, ti”?!; ose “As sot s’paske vdekur, mo”?! etj., etj., si këto, kurse unë ndër të tjera, do t’i thojsha: “Si po vuej unë sot, do të vueni nji ditë të gjithë ju”.

Nji mbrëmje, si më hapi sportelin, filloi të fliste, mirëpo prej kundërmimit të qelbët të trupit tim, ai e mbylli përnjiherë sportelin, e pa u largue, prej mbrapa derës e gjithashtu tue vazhdue të pështynte vazhdimisht për tokë, do të më thonte: “Tani s’ka më. Të erdhi fundi! Po vdes”! dhe unë, me qëllim që të ndigjojshin edhe të burgosunit e tjerë, ashtu me mundim të madh e rrokëzime, por me za të mjaftueshëm, do t’iu përgjigjsha: “Po vdes vërtetë, po shokët e mi do t’ma marrin hakun, tue ju vra ju të gjithëve, ty të parin”. etj., etj., fjalë si këto.

Nuk harroj se si këto fjalët e mija to fundit, që ai ndoshta po i ndigjonte për herë të parë prej nji të burgosuni, si duket i banë përshtypje, e ndoshta po për herë të parë, e futën në ndonji mendim të frikshëm për fatin e jetës së tij, sepse ai do të kthehej edhe nji herë mbas derës time, e si gjoja për kureshtje e si tue qeshë, do të më thonte: “Si, si, ma thuaj edhe një herë”?! dhe unë do t’ia përsëritsha ashtu si i a pata thanë herën e parë.

Ishin ditët e fundit të tetorit dhe sido që ishte gjendja ime, e ndigjojsha shiun që ato ditë binte vazhdimisht. M’ishte mbushë mendja se disa herë po komunikojsha tash e parë me nji hallën time, që kishte ardhë ato ditë në Shkodër prej Tirane, ku banonte. Por fakti ma i rëndësishëm i atyne dy javëve të fundit, do t’ishte se gjatë pjesës ma të madhe të kohës, nuk do ta merrsha veten për njeri, por për nji kalë të ngarkuem me dy kosha rrushi në kurriz, e që prej etjes së madhe që kisha, gjithë kohën do ta mundojsha veten tue sjellë kryet sa nga njeni kosh, aq nga tjetri, që të kapsha nji vilë rrushi, por që, si rasti i Tentalit të hedhun në fund të ferrit për dënim, i cili sa herë që u afronte për të pi ujë, aq herë uji u largonte prej tij, kështu që edhe unë nuk do të arrijsha e s’do të arrijsha asnjihëre që të kapsha nji vilë aq të dishrueme rushi, edhe pse vazhdimisht më dukej se e kisha aq pranë!

Nuk dita me iu gëzue nji “epilogu” fatlum

Për policin që përfundimisht më zgjidhi litarësh e duel me ta ndër duer pa folë, unë për mungesë vetëdije, nuk tregova fare interes. Ende me pranga ndër duar e pa kuptue asgja ç’kishte ndodhe me mue, u shtrina instinktivisht poshtë derës, aty ku kisha qenë varë, e fjeta menjëherë. Kur u zgjova – ndoshta në mëngjes- mbas disa orësh gjumi të thellë, vetëm për nji çast, e përsëri pa ditë e pa dashtë me dite ç’kishte ndodhë me mue, të vetmin veprim që bana me atë rast, që se më zvarritje u largova nga dera, e zuna vend diku për faqe muri, dhe para se të bijsha përsëri në gjumë, pashë se ishte ba natë e se polici kishte harrue me më varë. Pashë gjithashtu se unë isha ai që isha, e jo kalë. Pa qenë në gjendje të vritsha mendjen për asgja tjetër e, pa humbë kohë, fjeta përsëri.

Të nesërmen në mëngjes, për herë të parë mbas tre muejsh, më çliruen duart e coptueme prej prangash e po mbas plot tre muajsh më futën për herë të parë ushqimet e ditës e plaçkat e fjetjes. Po ndërkaq, gëzim nuk ndjejsha e s’do të ndjejsha as për disa ditë të tjera mbrapa. Kisha mbrrijtë në atë pikë, sa asgja s’mund ta gjallnonte sadopak gjendjen time si fizike, ashtu edhe të brendshmesh. Për çudi, u kujtova të kërkojsha ndër xhepa të pantallonave lajthitë, dhe me keqardhje vërejta se ato s’ishin ma. Vazhdojsha me qenë shumë i lodhun. Aq e thellë ishte apatia që do të më mbante edhe për mjaft dit mbrapa, sa t’mos dijsha me i u gëzue asfare shpëtimit të jetës, e gjithashtu t’mos u kujtojsha se para meje shtrihej nji jetë me shpresa e andrra, si nëntëmbëdhjetë vjeçar që isha në atë kohë.

Gjithë ditën e kalojsha shtri në dyshek si kufomë e gjallë. Nuk tregojsha interes për asgja. Me njenin vesh ndigjojsha, ndonëse jo mirë, kurse me tjetrin aspak. Edhe pse ditët po kalojshin njena mbas tjetrës e ushqimet më vijshin rregullisht për ditë, prap se prap, gjendja e ime fizike po u përmirësonte mjaft ngadalë. Edhe ma i ngadaltë do t’ishte shërimi i plagëve. Nuk u bante fjalë për asnji mjekim e as për sadopak higjienë. Gati nji vit pa qenë larë, trupi vazhdonte t’u qelbte e n’rrezik me u krimba. Do morra si të zbardhukët, më kishin mbulue krejt trup e krye. Do t’u dojshin edhe shumë ditë tjera, derisa unë të muejsha me e drejtue trupin e mos me ecë këmba-duar si në kohën kur më mbajshin varë.

Brenda dy ditëve, nga i ajtun që kisha qenë prej qëndrimit të gjatë në kambë e lagështinës së çimentos, u ç’fryna krejt, dhe vetëm atëherë do të shikojsha me çudi e siklet brinjët e daluna që u numrojshin me lehtësi. Përshtypje do të më bante pamja e kyçeve të bërrylave e të kupave të gjunjve dhe e kockave të baçinit, që në trupin tim të holluem deri në fund, u dukshin si tepër të zmadhuem e të deformuem. Thëm se fizikisht isha në gjendjen e skeleteve të atyne çifutënve para krematoriumit që kemi qenë mësue t’i shikojshim dikur ndër filma. Apo s’më ishin hollue shumë gjymtyrët! Mbi kofshë e krahë do të vërejsha sa e sa herë me çudi, se si prej hollimit të madh të tyne e tkurrjes s lëkurës, ishin mbledhë e bashkue vende-vende qymet e formue do si vija të holla të ndritshme në ngjyrë jeshile të mbylltë. Dhëmbët më luejshin shumë e po ashtu edhe thojt e duarëve e të kambëve, gati me ra.

Mbas gati nji viti dikush do të më tregonte se këto të fundit m’ishin pasë shkaktue prej sëmundjes së skorbutit, si pasojë e mungesës së theksueme të disa vitaminave. Ndrysh nga herët e tjera, kur mbas kalimit të çdo torture kisha ngranë me shumë oreks, kësaj radhe, edhe mbas shumë ditësh që më ishin ndërpre torturat, unë do të vazhdojsha me ngranë fare pak e pa shije.

Tue mos ditë se Enver Hoxha katër-pesë muaj ma parë kishte prishë divorcin me Jugosllavi e gjithashtu as për “kthesën” që ai e kishte shpallë me aq bujë, – si pasojë e së cilës unë kisha shpëtue prej vuajtjeve të mëtejshme e gjallë me jetë – pra tue mos ditë për asgja edhe për shumë ditë të tjera, do të qëndrojsha në pritje që të më rifillojshin torturat, e lidhun me to, do të thojsha vazhdimisht me vete: “Sa keq që m’i patën ndërpre torturat! Deri tash gjithçka do të kishte marrë fund”!

Kishin kalue muajt e nandorit e të dhjetorit, që unë vazhdojsha me qëndrue në vetminë e birucës time i pashqetësuem prej askujt, e si gjithmonë, pa hekë prej mendjet idenë e pakëndshme të rifillimit të torturave. Edhe pse pra kishin kalue dy muaj pa tortura, unë vazhdojsha me qenë i dobët fizikisht e, me u ndje i lodhun shumë. Për mungesë mjekimi e higjiene, plagët kudo nëpër shpinë, si edhe ndër pulse e nën sqetulla, në krahë po edhe ndër gjunjë e poshtë tyne, vazhdojsha me pasë ende të pasherueme. Me njenin vesh ndigjojsha dobët, kurse ai i damtuemi vazhdonte me pasë për rreth nji goxha unazë drecke të përthame.

S’merrsha vesh ç’u bante përjashta birucës time e ndërkaq isha mjaft i interesuem vetëm me ditë se cilët të burgosun u ndodhshin rrethe-rrotull meje, nëse aty kishte ndonji prej shokëve të mi e nëse vazhdojshin me qenë gjithnji aty edhe ata të tjerët që dikur i kisha pasë vërejt prej plasës në derë të birucës nr. 9, e së fundi, me ditë se mos kishte edhe studentë të tjerë të arrestuem.

Mbas nji viti, takim i papritur me të ligun Sirri Çarçanin

Qe nji e dielë paradreke e ndoshta fillim i janarit të 1949-ës, kur zani i trashë i nji njeriu që qe futë papritmas në birucën nr. 1, donte të më kujtonte nji njeri të njohn e të keq, që njiherë për njiherë nuk po e identifikojsha se cili mund t’ishte. Megjithatë, nuk do të kalojshin veç pak çaste, që unë në atë za karakteristik të njihja Sirri Çarçanin, të cilin s’e kisha takue qysh nji vit ma parë.

Ai me suitën e tij po kalonte prej nji biruce në tjetrën dhe unë, ndonëse me ndigjim të dobët e që ende s’dijsha gja për “kthesën” e bame nga Enver Hoxha, por që ndërkaq, fjalët e zbutuna të tij me të burgosunit e birucave, po me shtyjshin me besue se diçka politikisht kishte ndryshue. Siç do t’u merrte vesh mbrapa, edhe Sirri Çarçani për vete, kishte pasë ndryshue, ndonëse si ujku qimen, e se kishte qenë delegue nga Tirana që të sillte ndër të burgosun mesazhin hipokrit të zbutjes e mëshirës.

M’u dukte çudi e më vinte pështirë, tek e ndigjojsha se si ai, nga nji njeri sharlatan e arrogant siç kishte kenë e ishte në të vërtetë, po u fliste të burgosunve ashtu si normalisht i flet njeriu-njeriut. Tue dijtë pra se Sirri Çarçani, si nji ndër hetuesit komunistë ma tipike, dinak, cinik, brutal, fodull e banal që ishte, në kohën kur unë po e ndigjojsha se si ai po u drejtohej me radhë të burgosunve, me; “Si jeni”? “Për se keni nevojë”? ose kur t’u thonte njerëzisht: “Mos u mërzisni”! e “Do shikohet puna e juaj”, etj., më vinte për të vjellë.

Kur ai, gjithnji si mbas radhës, para se të hynte në birucën time, unë e ndigjova prej jashtë si ai pyeti Ismail Lulon: “Cili është këtu”? dhe mbasi ky i fundit i tha emnin tim, ai me tonin e tij të njohun e urdhnoi: “Hape”, dhe bashkë me hapin e parë që bani brenda në birucën time, çoi edhe gishtin tregues drejt njenës qoshe muri nën tavan, e tue e tundë atë me forcë disa herë e si gjithmonë me fytyrë të prishun, do të më drejtohej me shumë arrogancë:

“Ç’kujton ti?! Aty, aty në atë qosh, do të të varim! Ke vuajtur shumë, edhe më shumë do të vuash. Ne s’lemë të kalojë trim këtej”! Ai foli edhe fjalë tjera dhe unë mbas tij, pa harrue asgja prej historisë që kisha pasë me të nji vit ma parë e, pa i pasë falë gjithashtu asgja, i vuejtun e i mbushun me mllef siç isha, mezi ç’prita që t’iu përgjigjsha ashtu si ajo bishë me fytyrë majmuni, nuk e dëshronte e si s’e priste: “Bani ç’të doni, proçes nuk do të baj kurrë”! Kur po dilte, si duket, tue u kujtue për misionin që atë e kishte sjellë edhe në birucën time e pa u kthye fare me fytyrë kah unë, e gjithashtu pa hekë dorë nga toni i tij i ashpër, më pyeti shkurt: “Ke nevojë për gjë”? dhe unë që s’dojsha kurrsesi favor prej tij, iu përgjigja me vetëm “Jo”! e ai mbrapa shtoi ftohët: “Do t’i shkruash familjes”? e unë përsëri nji “Jo”!

Ky ishte pra, i ligu Sirri Çarçani, i cili edhe pse mbas kaq kohe po më gjente aty ku më kishte pasë lanë nji vit ma parë, të dërmuem prej torturash e gjithnji në nji birucë të errët, e ndonëse kur qe futë në birucë e pau mirë se si unë u ngrita në kambë me mundim, atë prapëseprapë nuk pat asgja që ta prekte sadopak në ndërgjegjen e tij të prishun deri në fund, prej punës së tij kriminale që e ushtronte ditë për ditë, qysh prej vitesh! Mbas disa ditësh, lidhun me vizitën e mësipërme, Nush Simoni do të më tregonte se bashkë me të, kishin qenë edhe tre prej ish-hetuesve të mi, si; Lilo Zeneli, Xhemal Selimi e Ali Xhunga, por që në atë rast, kishin pasë preferue mos me u futë në birucën time.

Nji mbramje shumë entuziaste për mue dhe i burgosuni Nush Simoni

Ndër ato ditë të fundit, herëmbashere po m’u bante se përmes kafazit të hekurave mbi derë, po më hyjshin brenda birucës time do si togje të shkëputuna fjalësh e fjalish të coptueme e të papërfundueme, që sikur vërtiteshin nëpër ajr e që gjithshtu gjasojshin si pëshpëritje frymësh të padukshme. Nuk arrijsha t’i perceptojsha si u donte e, ndonjiherë dyshojsha se mos më bajshin veshët. “A mos të jenë iluzione uditive si rezultat i gjendjes time ndër veshë, ende të pashëruem”?! – do të thojsha disa herë me vete. Ndonjiherë do të më tingllojshin edhe si vibracione të papërcaktueme ajri.

Ka qenë nji mbramje kur përfundimisht do t’u davariste çdo dyshim e që unë t’u sigurojsha se ato kishin qenë të folme të vërteta njerëzish, që me tone të ulta, po i flitshin njeni-tjetrit prej nji biruce në tjetrën. Për ma tepër, po atë mbrëmje veshi do të më kapte dikur edhe emnin tim. E kur ajo thirrje t’u përsëriste edhe nja dy herë tjera, unë s’pata ma asnji dyshim se dikush aty afër me birucën time, po donte vërtetë me më folë. “Si asht e mundun”?! – thashë vetë me vete.

Nuk kishte ndodhë që aty të komunikojshin shoq me shoq të burgosunit! Për nji çast mendova mos ishte provokim, por ndërkohë thirrja u përsërit edhe nji herë tjetër dhe unë atëherë brofa në këmbë e fill e te dera, ku mbështolla plaçkat e fjetjes e hypa mbi to, për të qenë sa ma afër bashkëbiseduesit tim të panjohun, që siç do ta merrsha vesht mbas pak, u ndodhte ngjitë me birucën time e u quente Nush Simoni (Baba).

Gëzimi që po ndjejsha, ndërsa ai më fliste, nuk ka të përshkruem. Ishte e para herë që mbas nji viti, nji njeri po më fliste miqësisht “Ça kam hekë tue të thirr! Po, ti, a ke shurdhue krejt, a”? – ishin fjalët e para që Nushi m’i drejtonte në vend të përshëndetjes. Kushedi sa herë e detyrova Nushin që të më përsëriste fjalët që m’i kishte thanë nji herë, me që, jo vetëm se ndigjojsha dobët, po edhe se kah Nushi kisha veshin e majtë, me të cilin, siç dihet, unë s’ndigjojsha aspak. Mandej ai Nushi fliste shumë shpejt.

I ngrati Nush Simoni! Shpejt kishte folë gjithë jetën e tij e, shpejt do të vazhdonte me folë edhe për nja dy vjet tjera, derisa nji ditë do të vdiste në dhomën e izolueme të të sëmurëve me tuberkuloz, atje në Burg të Madh të Shkodrës. Biruca e ime me të Nushit u ndante prej nji muri të hollë që jepte shumë akustikë, përmes të cilit Nushi me grusht mbi të, do të më drejtonte “telefonata”, deri natën vonë. Pa u zgjatë, Nushi qysh atë natë me tregoi emnat e shumë të burgosunve që u ndodhshin aty e, që përgjithësisht ishin arrestue ata katër-pesë muajt e fundit, dhe unë në përgjithësi, nuk i kisha ndigjue as për emën.

Shumë prej të burgosunve nga ana e korridorit tonë flitshin njeni me tjetrin, tue u thirr me pseudonime. Nushi e kishte pseudonimin “Devolli”, mandej të tjerët pseudonime si; “Tigri”, “Shkoza”, “Flamuri”, “Shqipja e Madhe” e “Shipja e Vogël”, “Zjarri” etj. Në këtë takim Nushi më kërkoi që edhe unë të jepsha nji pseudonim për vete, dhe unë për humor, i thashë: “Po çfarë pseudonimi, ju të bukrit i paskeni mbajt për vete e unë veç n’u quejsha “dreq”?! Unë e thashë sa për të qeshë, po Nushi aq desht e qysh me atë rast do të fillonte me më thirr me “Dreq”, e kështu mbas tij edhe të tjerët.

Sa herë që nji i burgosun i fliste nji të burgosuni të nji biruce tjetër, nji i burgosun i tretë do të merrte përsipër rolin e rojës nga polici. Kështu, ndërsa dy të parët flitshin njeni me tjetrin, i treti, i hypun mbi plaçkat e fjetjes, do të mbante nën vëzhgim policin, dhe në se ai thonte; “Po lëviz lumi” bashkëbiseduesit menjiherë ndërpritshin bisedën e u shtrijshin mbi shtrojet e tyne, e ndonjiherë bajshin sikur flejshin, për çdo kontroll të befasishëm prej anës së policit, që ndër raste të tilla, u drejtonte andej kah ishte folë, por që përgjithësisht, pa ia pasë dalë me i identifikue ata, me përjashtim të Nush Simonit, të cilit nuk i zinte vendi-vend, e që pa pasë mbarue bisedën me njenin, do të fillonte me folë me tjetrin, shpesh herë edhe pa pasë pasë kohë me nxjerrë roje.

Kishte raste që Nushi të thirte ndonji prej shokëve të burgosun, pa pasë mendue se ç’do t’i thonte atij, dhe kur ai i thirruni ta pyeste Nushin; “Ç’ka pate ‘Devoll’”?, Nushi nga ana e tij, si i papregatitun që do t’u gjindte, do t’iu përgjigjte me indiferencë: “Jo mor jo, ves kot”. Nush Simoni ishte i shkathët, shumë i shkathët, ma i shkathëti i të gjithëve.

Me që ai donte me folë herë me njenin e herë me tjetrin e shpeshherë edhe pa nxjerrë roje, ka ndodhë që polici t’iu shfaqte papritmas Nushit krejt përballë, tue i thanë: “Po tani, a të zura”? – e Nushi do të mohonte edhe në nji rast kaq flagrant, pra edhe pse ai polic ta kishte zanë me duar e fytyrë ndër hekura të mbi derës. Kishte ndodhë që edhe kur mes policit e Nushit të qëndronte nji oficer i ardhun aty apostafat për nji incident të tillë, Nushi prap do të mohonte e ndoshta ma me kurajë se po t’ishte tue pohue nji të vërtetë. Apo s’nxirrte prej gojët njiqind fjalë në sekond, pa i dhanë mundësi e kohë me folë policit dhe as vetë oficerit.

“Pasha Krishtin, shoku oficer, s’asht e vërtetë, ky polici më ka ngatrrue me tjetërkënd”! – do t’u përbetonte Nushi shpejt e shpejt me atë zanin e tij të hollë, dhe sa të shikonte policin se po donte me marrë fjalën, ose edhe vetë oficerin, Nushi do të ndërhynte para tyne: “Mos paça kërkend, n’paça folë! S’asht e vërtetë, bile në atë kohë po më vinte si gjumë, ky vetë – për policin – m’ka pa kur ka hapë sportelin tem”, – etj., etj., përralla, që ishte në gjendje të krijonte Nushi aty për aty. Kështu Nush Simoni, edhe pse i ramë në kurthin e policit, fjalë mbas fjale e be mbas beje, të shumtën e rasteve do të shpëtonte, por natyrisht, jo gjithmonë. Memorie.al Nga Ahmet Bushati

IDRIZ LAMAJ: KARTOLINË E XHAFER DEVËS DËRGUE MË 1972, GJATË ZHVILLIMIT TË MBLEDHJES NË MADRID

IDRIZ LAMAJ: KARTOLINË E XHAFER DEVËS DËRGUE MË 1972, GJATË ZHVILLIMIT TË MBLEDHJES NË MADRID

 

Është një kartolinë që daton më 3 korrik 1972.

Xhafer Deva i shkruan Idriz Lamajt:

I dashur Idriz,

Tash tri ditë kemi ounue dhe sot ke dita e fundit. Z. Kaloshi ishte gjithnji pranë. Mbasnesër nisem për N. Y. dhe do të përpiqem me vue disa gjana për fije. Sigurisht do të shihemi.

Detajet mbi rezultatet e Bashkimit do të ju them mbasi të shihemi.

Si juve po ashtu krejt familjes së juej të falura

i jueji

Xhafer Deva

“Janë elementë me qëndrim të keq politik dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, prandaj të internohen…”/ Dosja voluminoze me emrat e qindra personave që përfunduan si “kulakët” e komunizmit

Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte; “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Që nga viti 1954 e, deri më 1974, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me qindra e mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (që mban siglën sekret, por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

VENDIMI NR. 1 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË Sekret

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 2.I.1972

VENDIM Nr. 1

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 2.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

T’u hiqet masa e internimit, personave të poshtëshënuar:

Xhemal Zenel Broja, i datëlindjes 1920, dëbuar me vendim Nr.47, datë 9.12.1971
Selfixhe Ibrahim Broja, e datëlindjes 1917, dëbuar me të njëjtin vendim.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 2 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË Sekret

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 6.I.1972

VENDIM Nr. 2

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Që Ahmet Ramazan Sorra, internuar me vendim Nr.29, datë 10.9.1971, në katundin Dazan të Macukullit, rrethi Mat, të transferohet në Batërr të Martaneshit, po të atij rrethi.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 3 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 6.I.1972

VENDIM Nr. 3

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.VIII.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Për arsye se janë elementë me qëndrim të keq politik dhe se paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internohen për pesë vjet kohë, personat e poshtëshënuar:

Sokol Ded Çoku, i datëlindjes 1926, ish-me banim në Shkodër, aktualisht me banim në katundin Pirej, të rrethit Lezhë, shtresë e pasur, arsim 7 vjeçar, i martuar dhe më fëmijë, pa parti, i padënuar.
Agostin Ded Çoku, i datëlindjes 1936, arsim fillor, i martuar, i padënuar, i vëllai.
Internimi iu fillon më datën 9.1.1972, dhe iu mbaron më datën 9.1.1977.

Yzeir Arif Qejvanaj, i datëlindjes 1935, lindur në katundin Orgjoz të rrethit Kukës, ish-me banim në rrethin e Lushnjes, arsim fillor, i divorcuar, me profesion karpentier, i dënuar.
Të internohet në sektorin e Gradishtës, N.B.SH. “29 Nëntori”, Lushnje.

Internimi iu fillon më datën 8.I.1972 dhe iu mbaron më datën 8.I.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 4 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 6.I.1972

VENDIM Nr. 4

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Për arsye se është elementë vjedhës e mashtrues shëtitës e, paraqet rrezikshmëri shoqërore, të internohet për 5 vjet kohë në fshatin e tij të lindjes, i quajturi:

Gjon Nikoll Prenga, i datëlindjes 1940, lindur dhe banues në fshatin Srriqe të rrethit Kukës, shtresë e varfër, arsim fillor, beqar, pa parti, i dënuar 4 herë për krime të ndryshme.
Internimi fillon më datën 9.I.1972 dhe mbaron më datën 9.I.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 5 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 6.I.1972

VENDIM Nr. 5

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Për arsye se janë elementë me qëndrim të keq politik dhe se paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të dëbohen për 5 vjet kohë, personat e poshtëshënuar:

Dile Gjergj Çoku, e datëlindjes 1928, ish me banim në Shkodër, shtresë e pasur, e martuar me Sokol Çokun, e padënuar, e internuar familjarisht në katundin Ishull të rrethit Lezhë, me vendimin Nr. 2, datë 9.I.1967, për qëndrim të keq politik.
Gjyzepina Sokol Çoku, e datëlindjes 1949, beqare, e bija.
Age Kol Çoku, e datëlindjes 1934, e padënuar, e shoqja e Agostin Çokut.
Pashke Ded Çoku, e datëlindjes 1930, beqare, e kunata.
Mark Gjergj Vokrri, i datëlindjes 1911, lindur në katundin Hajmel, ish me banim në Shkodër, shtresë e pasur, kulak, i martuar dhe me fëmijë, i padënuar, i internuar familjarisht në vendlindjen e tij me vendim Nr. 2, datë 9.I.1967, për qëndrim të keq politik, dhe me vendim Nr. 29, datë 2.I.1968, kjo masë iu kthye në dëbim.
File Mark Vokrri, e datëlindjes 1912, e shoqja.
Liza Mark Vokrri, e datëlindjes 1940, e bija, beqare.
Taze Mark Vokrri, e datëlindjes 1942, 4 bija, beqare.
Lec Mark Vokrri, i datëlindjes 1946, i biri, beqar.
Ndoc Gjergj Vokrri, i datëlindjes 1905, i vëllai, i martuar.
Prend Lazër Vokrri, e datëlindjes 1903, e shoqja e Lecit.
Rrok Ndoc Vokrri, i datëlindjes 1932, i biri i Ndocit.
Çile Ndoc Vokrri, e datëlindjes 1935, e bija.
Zef Ndoc Vokrri, i datëlindjes 1942, i biri.
Rrake Gjergj Vokrrri, e datëlindjes 1942, e reja e Ndocit.
Gjyste Gjergj Vokrri, e datëlindjes 1908.
Jak Ded Vokrri, i datëlindjes 1932.
Rexhina Gac Vokrri, e datëlindjes 1942, e shoqja e Jakut.
Gjysh Mark Vokrri, i datëlindjes 1933.
Vitore Franc Vokrri, e datëlindjes 1933, e shoqja e Gjyshit.
Të gjithë personave të më sipër, dëbimi iu fillon më datën 9.I.1972 dhe iu mbaron më datën 9.I.1977.

Iu ndalohet banimi dhe qarkullimi në qytetin e Shkodrës, e zonat kufitare të saj, në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, dhe në të gjitha rrethet kufitare të Republikës.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 6 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 6.I.1972

VENDIM Nr. 6

Komisioni i Internim-Dëbimeve, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

T’iu hiqet masa e internim dëbimeve, personave të poshtëshënuar:

Estref Riza Lame, i datëlindjes 1888, shtresë e pasur, kulak, me ish banim në Korçë, internuar familjarisht në katundin Rrëmbec, me vendim Nr. 29, datë 16.7.1968, për 5 vjet kohë, për qëndrim të keq politik.
Hysen Baki Meta, i datëlindjes 1940, lindur dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme zanatçinjsh, beqar, i padënuar, i internuar familjarisht në Gradishtë të Lushnjes në vitin 1965, për arsye se u arratisën dy vëllezërit e tij jashtë shtetit. Në vitin 1968, internimi iu kthye në dëbim, ndërsa në vitin 1970, kjo masë iu përsërit edhe për 3 vjet.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 7 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 6.I.1972

VENDIM Nr. 7

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2.VIII.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Për arsye se janë persona me qëndrim të keq moral dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të dëbohen për 5 vjet kohë, personat e poshtëshënuar:

Gjyste Rrok Makaj, e datëlindjes 1922, nga Shkodra, aktualisht banuese në katundin Nënshat të rrethit Shkodër, shtresë e varfër, e padënuar, punëtore, e ve.
Zef Kol Makaj, i datëlindjes 1942, me arsim 7 vjeçar, i padënuar, i biri.
Dëbimi iu fillon me datën 9.I.1972 dhe iu mbaron më datën 9.I.1977.

Ju ndalohet banimi dhe qarkullimi në qytetin e Shkodrës dhe zonat zonat kufitare të saj, në rrethet Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe në të gjitha rrethet kufitare.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 8 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 7.I.1972

VENDIM Nr. 8

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Të transferohen nga katundi Trush, në Katundin e Rij, zona e Bushatit të rrethit Shkodër, personat e poshtëshënuar:

Marash Kol Malocaj,
Pashko Llesh Malocaj, të internuar me vendim nr. 10, datë 14.2.1968.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANËTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 9 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 6.I.1972

VENDIM Nr. 9

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 6.I.1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Për arsye se janë elementë me të kaluar të keqe politike, kanë babanë e tyre të arratisur jashtë shtetit dhe paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të internohen për 5 vjet kohë, personat e poshtëshënuar:

Fatmir Qani Toro, i dat-lindjes 1944, lindur në Tiranë, e banues familjarisht në katundin Kurjan të rrethit Fier, shtresë e pasur, arsim 7 vjeçar, i martuar, pa parti, i padënuar.
Ilqezar Qani Toro, i datëlindjes 1947, me arsim 7 vjeçar, pa parti, i padënuar, beqar, i vëllai.
Internimi iu fillon më datënb 8.I.1972 dhe iu mbaron më datën 8.I.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 10 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 3.II.1972

VENDIM Nr. 10

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3. II. 1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Për arsye se paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe meqenëse më datën 10.I.1972, i vëllai tentoj të vrasë të……..e tij dhe u largua në drejtim të paditur, të internoj për 5 vjet kohë në katundin Mullet të rrethit të Tiranës.

Azem Markun, i datëlindjes 1942, lindur në katundin Gur-Kalis të rrethit Kukës, banues në qytetin e Tiranës, shtresë e mesme, me arsim fillor, i martuar, ka tre fëmijë.
Sadije Marku, e datëlindjes 1942, me arsim fillor, e martuar, e padënuar, pa punë, bashkëshortja e Azemit.
Internimi fillon më datën 3.II.1972 dhe mbaron më datën 3.2.1977.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 11 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 3.II.1972

VENDIM Nr. 11

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3. II. 1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2. VIII. 1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Të transferojë nga Manëza e rrethit të Durrësit, në katundin Gomsiqe të rrethit Shkodër, të quajturin:

Xhemal Ali Hebovia, internuar me vendim Nr. 64, datë 23.5.1968.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA

VENDIMI NR. 12 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi i II-të

Tiranë, më 3.II.1972

VENDIM Nr. 12

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur më datën 3. II. 1972, në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1902, datë 2.VIII.1954, pasi shqyrtoi propozimet dhe materialet e paraqitura nga Ministria e P. të Brendshme,

VENDOSI:

Të transferojë nga katundi Bardhoj në Gomsiqe të rrethit Shkodër, personat e poshtëshënuar, të internuar me vendim nr. 24, datë 25.5.1968:

Adem Mustafa Koro
Gani Hysen Mehmeti
Hil Mash Gjoni
Halil Rrahim Ballkezi
Lush Ndoc Bari
Qazim Rustem Çela
Vat Martin Martini (Shyti) /Memorie.al
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU

ANTARËT

DHORI PANARITI ARANIT ÇELA /Memorie.al

Më 1923 Faik Konica dha dorëheqjen: Populli shfaqi dëshirën për ndryshime, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve…

Një nga zgjedhjet parlamentare më problematike në historinë e Shqipërisë, janë edhe ato të vitit 1923. Këto zgjedhje dhe problematikat e tyre prodhuan ngjarjet e vitit 1924 në Shqipëri, ku pas vrasjes së Avni Rustemit e protestave të shumta, u realizua edhe ai që njihet si “Revolucioni i Qershorit” i vitit 1924, që solli në pushtet Fan Nolin e largoi për herë të parë nga Shqipëria Ahmet Zogun. Por edhe pse mund të konsiderohen si një ndër proceset zgjedhore ndër më problematiket në historinë e Shqipërisë, por ashtu mund të thuhet edhe se para tyre, janë zhvilluar diskutimet më të përparuara në historinë e vendit, sa i përket standardeve që duhej të kishin zgjedhjet në Shqipëri.

Për herë të parë, në përgatitjet e zgjedhjeve të vitit 1923 u diskutua për votën e grave; një diskutim pararojë për faktin se në atë kohë shumë vende të zhvilluara të botës nuk kishin arritur ende as në nivelin e diskutimit. Po ashtu, u diskutua edhe për ndarjen e policisë dhe ushtrisë nga zgjedhjet, për të eliminuar ndikimin e pushtetit në procesin zgjedhor si dhe për garantimin e lirisë së votës për një sistemit të ri votimi me saçme. Pavarësisht nivelit të lartë të diskutimeve, muajt e mëvonshëm kur u zhvilluan zgjedhjet, treguan se politika shqiptare e atyre viteve, nuk kishte arritur ende me vepra, në nivelin e standardeve që mbroheshin me fjalë në seancat maratonë të shtatorit të vitit 1923.

Votimi i grave

Në shtatorin e vitit 1923, në parlamentin shqiptar diskutohen dy projekte për zgjedhjet e ardhshme. Projekti i qeverisë në thelb parashikonte votimin me letra, votimi me delegim dhe disa ndryshime të tjera që lidheshin me organizimin e zgjedhjeve. Ndërsa projekti i Komisionit Parlamentar të Drejtësisë, ishte më i avancuar dhe parashikonte disa risi, të pa mendueshme për kohën kur propozoheshin ato. Ndaj edhe ky projekt merr më shumë diskutime. Në seancën plenare të 21 shtatorit të vitit 1923, ora 10:00 paradite diskutohet raporti i komisionit të drejtësisë dhe administratës në të cilën u sollën disa a mendime në ligjin për zgjedhjet.

Tre pikat më të debatueshme ishin sistemi i ri i votimit me saçme (sfera), largimi i xhandarmërisë nga procesi zgjedhor për të shmangur ndikimin si dhe votimi i grave. Në propozim parashikohej që në listën e a mendimeve për ligjin e zgjedhjeve, të sanksionohej edhe e drejta që gratë që dinin të shkruanin e të lexonin, të kishin të drejtë që të merrnin pjesë në zgjedhjen e zgjedhësve të dytë. Në atë kohë, populli votonte me sistemin e zgjedhjeve të dyta, ku zgjidhte fillimisht disa delegatë të cilët më pas votonin për zgjedhjen e deputetit të zonës së tyre. Në këtë rast, diskutimi ishte që gratë të kishin të drejtë të zgjidhnin personat që do të votonin për deputetët e rinj.

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të së drejtës së votave të grave është Visarion Xhuvani, fjalimi i të cilit merr edhe duartrokitje në seancë plenare. Megjithatë, Xhuvani e konsideron si të parakohshme të drejtën e votimit të grave dhe për këtë jep si argument faktin se janë shumë pak gra që dinë të shkruajnë e të lexojnë dhe sipas tij, as një e katërta e tyre nuk do të shkojnë të votojnë. Ndërkohë, Hil Mosi në fjalën e tij shkon dhe më tej, duke kërkuar që grave shqiptare t’u jepet e drejta që plotë e votës, pra jo vetëm që të zgjedhin votuesit e deputetëve por, të jenë edhe zgjedhëse direkte, pra të kenë të drejtën e përfaqësimit në listën e atyre që do të zgjedhin deputetët.

Luigj Gurakuqi sjell propozimet e komisionit ndërsa kishte edhe një projekt të qeverisë për këto zgjedhje. “Visarion Xhuvani: Unë tham qi po nuk patëm nana të mira, s’ka kush interesohet qi të kemi kryetar të mirë të shtetit. Posë kësaj arsye, kam edhe nji tjetër qi m’urdhnon aj kryetar i Fesë time, i cili thotë të gjithë janë nji soj. Pra edhe grat do të nderohen. Po sa gra do të kemi qi dijnë me shkrue e me kendue? Ministria e Arsimit nuk ka të tilla statistika. N’atë sasin e gravet qi dijnë me shkrue e me këndue edhe prej atyne një të katërtat nuk do të shkojnë me votue. Prandaj për sot asht nji komedi votimi i gravet.

Hil Mosi: Tue folë mbi mëndyrën e lirë të votimit, projekti i qeverisë ja mohon votën grave, nuk dijmë për ç’arsye. Na shofim kombe, si Turkija qi asht e përbame prej elementit mysliman e qi lirija e gravet muslimane asht mjaft e ngushtueshme, kanë sjellë përparime sa në parlamentin e Angorës kemi edhe gra si përfaqësuese. Unë për vedi kisha me u dhanë liri të plotë grave edhe për zgjedhës të dytë, se kemi gra qi jaën shumë ma të përparueme sesa disa burra”.

Risia e votimit me saçme

Një propozim tjetër për zgjedhjet e vitit 1923, ishte mënyra e votimit. Në këto zgjedhje, projekti i opozitës parashikonte që votimi të bëhej me saçme. Pra, ishte një mënyrë votimi ku votuesi merrte një sferë në dorë, mbyllte dorën dhe pastaj e fuste dorën në kutitë që ishin me emrat e kandidatëve. Në mënyrë të fshehtë, e hidhte sferën në kutinë e kandidatit që dëshironte. Kjo mënyrë votimi zgjidhte problematikën e nivelit arsimor të votuesve, pasi nuk kërkonte domosdoshmërinë e të diturit për të lexuar apo për të shkruar. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë në parlament e kundërshtojnë këtë projekt, për faktin se votimi me letër ishte më i përshtatshëm dhe nuk lejonte manipulimin e zgjedhjeve.

“Koço Tasi: Qeveria në projektin e sajë ka adopte sistemin e letrave i cili pat kenë edhe parandej në veprim e pat lujt rolin e parë. Ky sistem nuk siguron votën e pësheht gjë të cilën e parashikjon edhe projekti i qeverris. Kjo ashtë vetëm në teori e po ta marrim në praktikë nuk ka me kënë votim i pësheht. Aj votues o nga friga o nga miqësija, do të jetë i detyruem që të tregojë se kë po zgjedh. Kjo pikë asht kundra principit të peshehtësisë qi ka caktue qeverria. Pra me shumicë votash, u caktue prej komisionit sistemi i saçmavet. Ky sistem asht në kët mënyrë: Ashtë nji ark në mes e ndame. Njëna anë asht me bojë të bardhë e tjetra me bojë të zezë.

Ka nji grykë në të cilën njeriu fut dorën dhe nuk duket se nga erdhë e shtje saçmen n’atë anë qi don ai. Ky asht sistemi i saçmavet qi asht i përdorun edhe ndër fqinjtë tonë. Çdo person do të ketë nji kuti. Me gjithë qi nuk siguron idealin tonë edhe ky sistem, me gjithë të e kemi panue se asht shum ma i mirë se sistemi i letravet. Luigj Gurakuqi: Koço Tasi e shpjegojë shum bukur kët sistem, po më duket se la diçka pa përmend. Aj thotë se në të projektet vota do të jetë e mëshehtë. Sikurse e dini shum mirë qi në votime do të marrin pjesë edhe burrat qi nuk dijnë me shkrue e me këndue. Duke përdorun kët sistem, aj voton vet e nuk asht nevoja qi ti siellet nji tjetri e kështu pra votimi do të bëhet me të vërtet i mëshehtë.

Ali Këlcyra: Po të marrin provincën time, Gjinokastrën, atje nuk do të gjejmë ma tepër se ndër 1000 vetë nji të dijë me shkrue e me këndue. Tue qenë kështu me sistemin e qeverris qi e kërkon me bileta, kanë me u bas hum abuzime. Me sistemin e saçmavet kemi dy fitime, se asht e mirë hem për atë qi ka kurajo yë votoj për kë të do jai, hëm për atë qi asht i shtypun prej tjetër kuj se duke shti dorën aty i thotë se votova për ju e në të vërtet ka votue për atë qi do aj vet. Pra kjo tue qenë se asht nji çashtje vitale, duhet deomos të merret para sysh. Visarion Xhuvani: Edhe mue më pëlqejnë saçmat por nuk di a ka arrijtë populli qi ta kuptojë këtë sistem.

Unë nuk e kuptoj pse insistojnë zotnit e opozitës për kët sistem. Populli me e pas menden me i zgjedhë, ka më i zgjedhë si me saçmat e si pa saçmat. Në kohë të zgjedhjevet, do të dallin shumë lista me emna kandidatësh. Njëni do t’i thotë katundarit voto për këtë, tjetri për këtë e nji tjetër përsëri për nji tjetër. Kështu qi katundari duhet qi të ketë jo vetëm dy veshë, po gjashtë. Prandaj tham qi kjo e saçmavet asht nji gja e zorshme e duhet qi të gjindet nji mënyrë tjetër. Bahri Omari: Në njënën anë thuhet se duam të sigurojmë lirinë e mëshehtësisë së votës, në tjatrën anë i kundërshtohet sistemit të shasmavet. Neve tregojmë një mënyrë qysh e qysh mund të sigurohet më mirë kjo liri. Mospranimi i kësaj mënyre domethënë se do të pranohet mënyra tjetër.

Milto Tutulani (Ministër Drejtësisë): Një nga pikat e komisionit është pika e saçmavet, e cila siguron lirinë e popullit, thonë kundërshtarët. Se biletat qi ka projekti i qeverisë e humbin popullin dhe absolutizma e han. Atje ku kanë marrë sistemin e saçmavet e ku kanë sistemin e mëshehtë e kanë marrë se populli është iu paditun e s’di të shkruaj e të këndojë. Mënyra që harton komisioni nuk i përgjigjet kësaj të drejte, pse atje ku kanë sistemin e saçmavet, vota ëhstë direkte kurse këtu vota është indirekte. Sistemi i saçmavet nuk ka një kontroll më të madh se sistemi i biletave, përkundrazi. Sistemi i votimit me bileta është adoptuar edhe në Francë, dhe vota me bileta është e mëshehtë dhe qeverija s’mund të bëjë asnjë kontroll se vota epet e mbyllun”.

Përtej debateve që zgjatën disa ditë në parlamentin e asaj kohe, të dy propozimet e opozitës si për votën e grave ashtu edhe për votimin me saçme u rrëzuan. (Në fakt, të dy projektet do të realizoheshin vetëm në zgjedhjet e para të pasluftës në 2 dhjetor 1945, nga Partia Komuniste që erdhi në pushtet). Votimet u zhvilluan në dhjetorin e vitit 1923, pak muaj pasi parlamenti miratoi ligjin e ri elektoral ku u refuzuan propozimet për votimin me saçme dhe votimin e grave. Zgjedhjet e atij viti u zhvilluan më tensione të mëdha që në fakt u reflektuan në një klimë politike të destabilizuar.

Në seancat plenare të janarit të vitit 1924, opozita denoncoi në parlament të gjitha shkeljet që kishin ndodhur për zgjedhje. Në seancën e 23 janarit të vitit 1923, tre deputetë Mufid Libohova, Vasil Dilo dhe Elmas Kokona paraqesin një raport për problematikat e zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 1923. Referuar raportit të paraqitur pretendohej se oficerët e xhandarmërisë ishin përdorur për të ndikuar në rezultatin zgjedhor. Po ashtu, pretendohej se ishin anuluar votat e zgjedhësve të dytë e deri aty sa ishin detyruar disa votues që të shkonin në zyrën e kandidatit të qeverisë që të dorëzonin fletën e votimit e cila u shkruhej për kandidatin qeveritar dhe pastaj u hidhej në kuti.

Në fund të numërimit, në disa kuti kishin rezultuar më shumë vota sesa numri i votuesve. Në disa raste kishte ndodhur që kutia e votimit ishte hapur për t’u numëruar në mes të procesit zgjedhor ndërsa shumë votues para se të hidhnin votën, kishin marrë pjesë nëpër darka pa shpenzime që ofroheshin në hotele nga përfaqësues të pushtetit. Në këtë mënyrë, seancat e para të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e vitit 1923, kalojnë në diskutime të tensionuara ku deputetë të ndryshëm paraqesin provat e tyre.

Dorëzimi me protestë nga mandati i deputetit i Faik Konicës

Situata tensionohet aq shumë sa nuk mungojnë as dorëheqjet e deputetëve të ndryshëm. Në ligjin e kohës, në parlamentin shqiptar zgjidheshin edhe disa deputetë si përfaqësues të diasporës shqiptare. E një ndër ta, përfaqësues ishte zgjedhur edhe Faik Konica. Në seancën e 12 marsit të vitit 1924, diskutohet një letër që Faik Konica i kishte dërguar parlamentit. Në këtë letër njoftohej dorëheqja e tij si deputet. Është pikërisht kjo letër që përmbledh debatet e forta rreth asaj që pretendohej se kishte ndodhur në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 1923.

“Kuvendit Themeltar në Tiranë.

Zoti Kryetar.

Shumica e popullit e ka shfaqur sheshit se dëshiron ndryshime sociale me themel.

Por zgjedhjet e bëra nën frikësimet qeveritare dhe nën hijen e vrasjeve nxuarrën në Kuvend një shumicë e cila mundohet të ruaj fabrikën sociale të vjetër, që ka lënë popullin në errësirë e në varfëri.

Një kuvend themeltar i atillë nuk përfaqëson popullin, por nji klasë parazitësh. Prandaj kam nderin të ju paraqes dorëheqjen time si deputet i Kuvendit.

Mjerimet që gatuani kundër popullit, qofshin mbi krye të shumicës vetë-zgjedhur të këtij kuvendi shkatërronjës”.

Kuvendi pas pak debatesh, vendos të miratojë dorëheqjen e Konicës. Dorëheqja e Konicës pasohet pak muaj më vonë edhe nga dorëheqja e Eshref Frashërit, deputetit të Korçës, nga kryesia e Kuvendit Kushtetues. Motivi i dorëheqjes që Frashërit, sikurse shkruhej në letrën e dorëheqjes, ishte se ai ishte i lodhur nga kjo detyrë. Tensionet vazhduan deri qershorin e vitit 1924, kur vrasja e Avni Rustemit dhe nisja e revoltës popullore prodhoi atë që u emërtua “Revolucioni i Qershorit”. Dy idetë e hedhura në vitin 1923, për votimin e grave dhe për votimin me saçme, do të aplikoheshin në zgjedhjet e vitit 1945, kur në pushtet sapo kishin ardhur komunistët.

Çfarë parashikonte ligji zgjedhor i 1923?

Ligji zgjedhor i vitit 1923, që u aplikua më pas në procesin e dhjetorit të këtij viti, parashikonte se zgjedhjet do të bëheshin me votim të tërthortë; pra votuesit e parë zgjidhin delegatët që do të votonin për deputetët e qarkut të tyre. Referuar këtij ligji, për çdo 8 mijë banorë, do të zgjidhej 1 deputet. Secila prefekturë e vendit, konsiderohej një qark elektoral. Zgjedhës i parë ishte çdo shtetas shqiptar mashkull që kishte mbushur moshën 18 vjeç. Por për të votuar, ligji parashikonte disa kushte dhe jo të gjithë e kishin të drejtën e votës. Parimi që ndiqej ishte që të drejtën e votës ta kishte ai që jep një kontribut në shoqëri. E si rrjedhojë, nga e drejta e votës përjashtoheshin ata që kishin kryer krime, ata që nuk ishin të aftë mendërisht, apo edhe ata që nuk kishin marrë atë që emërtohej “kthim i të drejtave qytetnore” apo rehabilitim.

Po ashtu, përjashtoheshin nga e drejta e votës lypësit, ushtria dhe çdo agjent policie. Ditën e votimeve, ushtarët dhe policia duhej të qëndronin të mbyllur nëpër kazerma dhe të mos përfshiheshin në procesin zgjedhor. Po ashtu, ligji përcaktonte në mënyrë të detajuar përbërjen e komisioneve zgjedhore. Këto të fundit kryesoheshin nga gjykatësit më të lartë dhe kishin në përbërje anëtarët e këshillave të bashkive. Fletët e votimit ishin disa bileta uniforme të bardha me gjatësi e gjerësi 12 centimetra, që kishin sipër vulën e bashkisë. Procesi i votimeve niste ne orën 09:00 të mëngjesit dhe mbyllej në 17:00 të pasdites. Në ligjin elektoral të vitit 1923, parashikoheshin penalitete të rënda për ata që krijonin incidente apo tentonin të manipulonin procesin zgjedhor.

Një nga pikat më të forta të këtij ligji, ishte ajo që lidhej me të drejtën e ushtrimit të votës. Çdo zgjedhës i dytë i mandatuar për të zgjedhur deputetët, në rast se nuk shkonte të votonte dhe nuk kishte një arsye të qenësishme, dënohej me gjobë 10-50 franga ari. Zgjedhjet e vitit 1923, konsiderohen si zgjedhjet e fundit të lira të zhvilluara në Shqipëri deri në vitin 1991. Në këto zgjedhje, Partia e drejtuar nga Fan Noli mori 35 mandate, grupi i Ahmet Zogut 26 mandate ndërsa Partia Popullore 20 mandate. 14 mandate i morën kandidatë të pavarur. Memorie.al

1922 – Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë, drejtuar të rinjve amerikanë të Kryqit të Kuq

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  10 Maj 2025

Kur arsimtari, përkthyesi dhe poeti Beqir Haçi (1907 – 1990) shkruajti letrën në vijim, sigurisht që nuk e dinte për fatin tragjik që do t’i rezervohej vite më vonë nga regjimi komunist. Revista amerikane “Junior Red Cross News” botoi në shtator të 1922, në faqen n°16, letrën e tij kur ai ishte një djalosh 14 vjeçar, përmbajtjen e të cilës, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Të dashur të Rinj,

Jo shumë kohë më parë, në vendin e vogël malor të Shqipërisë ishte një festë kombëtare, kur në Tiranë u hapën punimet për ndërtimin e një ndërtese të përhershme për Shkollën Profesionale Shqiptare (Albanian Vocational School) – një shkollë e bërë e mundur falë ndihmës së dhënë nga Kryqi i Kuq Amerikan për të Rinj. Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të Kabinetit ishin të pranishëm, si dhe diplomatë të vendeve të huaja, sepse ishte një rast i rëndësishëm. Shqipëria ishte e shtypur nga turqit për 500 vjet para Luftës Botërore dhe i ishte mohuar shkolla e saj. Të shpërndarë nëpër male në fise, këta pasardhës të ilirëve të lashtë jetonin me pushkë dhe pistoleta gjithmonë pranë dhe shpesh luftonin mes tyre… Këtu filloi shkolla profesionale e Shqipërisë. Grupi muzikor amerikan, nga Worcester, Massachusetts, ishte i pranishëm dhe gjallëroi ceremoninë.

Shkolla Profesionale Shqiptare, në një godinë të përkohshme, ka rreth një vit që ekziston, me amerikanë të aftë që ju përfaqësojnë ju, Të Rinj, në krye të saj. Gjashtëdhjetë e katër djemtë që ndjekin këtë shkollë erdhën nga tetë krahina të Shqipërisë, janë anëtarë të fiseve të ndryshme dhe po mësojnë idealet e shërbimit dhe vullnetit të mirë që janë më të lartat në mendjet e Të Rinjve të vërtetë. Kur të largohen nga kjo shkollë, ata do të jenë të përgatitur t’i shërbejnë vendit të tyre si mësues dhe udhëheqës mendimi. Tetë prej tyre janë paraqitur në këtë faqe. Pas tyre do të shihni flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë duke u valëvitur së bashku.

Në mbyllje të semestrit të parë, djemtë shkruan ese rreth shkollës. Për këto ese u ndanë pesë çmime, të cilat janë në formën e letrave drejtuar Të Rinjve amerikanë. Beqir Haçi quhet djali që fitoi çmimin e parë dhe letra e tij dëshmon për vlerën e madhe të këtij lloji të punës së Të Rinjve.

Të dashur të Rinj, shkruan Beqiri në anglisht, unë jam një djalë shqiptar katërmbëdhjetë vjeç. Shqipëria, siç mund ta dini, është një shtet i vogël i vendodhur në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Populli i këtij shteti, megjithëse pak i njohur, vjen nga një racë shumë e vjetër. Shumë shkrimtarë të mëdhenj thonë se ky popull është më i vjetri në Gadishullin Ballkanik. Arsyeja pse Shqipëria është kaq e prapambetur është se fqinjët e saj nuk e kanë lënë kurrë të qetë, por gjithmonë janë përpjekur ta zotërojnë atë. Me shumë thirrje drejtuar shteteve më të mëdha të Evropës, me luftëra dhe me revolucione, Shqipëria fitoi pavarësinë e saj. Duke qenë e shkatërruar dhe e zotëruar nga të huajt për shumë vite, ajo u bë e varfër. Ajo i thirri të gjithë botës për ndihmë, por askush nuk tregoi mëshirë përveç fëmijëve të kujdesshëm përtej Atlantikut.

I gjithë populli shqiptar, burra dhe gra, djem dhe vajza, janë shumë mirënjohës ndaj jush, Junior-ë — Nxënës të mirë. Për mirësinë e madhe që po u tregoni njerëzve të tyre, fushat, pyjet, malet, liqenet dhe lumenjtë e Shqipërisë duket se janë të lumtur. E gjithë Shqipëria po falënderon Zotin për të mirat që u keni dhënë juve, Të Rinj. Të gjithë e shohin se nga Shkolla Profesionale Shqiptare, e cila mbështetet falë ndihmës tuaj, do të dalin djem me arsim të mirë, të ditur dhe të aftë për të zbuluar dhe zhvilluar pasurinë e vendit, e cila tani është e fshehur. Do të dalin djem që do të qëndrojnë larg gënjeshtrës dhe vjedhjes, që do të dinë dhe do të bëjnë vetëm të drejtën.* * * E falënderoj Zotin që kam pasur fatin e mirë të vij në këtë shkollë. Mësoj shumë gjëra të mëdha dhe të dobishme. Në nëntë muaj kam mësuar ta përdor anglishten pothuajse aq mirë sa gjuhën time.

Beqiri përshkruan atë që ka mësuar në matematikë, vizatim mekanik, fizikë dhe gjeografi dhe vazhdon :

Gjërat më të mira që kam mësuar janë si ta mbaj veten të pastër, si të sillem, si të jem mik me të gjithë dhe si t’i respektoj prindërit dhe mësuesit e mi. Kam mësuar gjithashtu disa nga lojërat tuaja, si bejsbollin dhe basketbollin. * * * Kur erdha këtu peshoja 37 kilogramë. Tani peshoj 44.

Shpresojmë që një ditë të jemi në gjendje t’jua shpërblejmë bujarinë. Me këtë ndihmë, jini të sigurt, fëmijë të dashur, se do të bëhemi një popull i ri, i frymëzuar nga idealet e “Shërbimit dhe Miqësisë”, për pjesën tjetër të botës. E mbyll letrën time duke shpresuar se do të na përgjigjeni shpejt dhe se do të na falni për gabimet tona.

Me dashuri për të gjithë anëtarët e Kryqit të Kuq për të Rinj.

Pra, kjo është në të vërtetë Letra e Beqir Haçit për ju dhe jo e redaktorit ! Dhe Beqiri flet për veten e tij, për gjashtëdhjetë e tre shokët e tij nxënës, për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë kauzën e Kryqit të Kuq për të Rinj.

Austin Cunningham


Send this to a friend