VOAL

VOAL

Gjoba e Rrugës së Kombit Nga Skënder Buçpapaj

March 30, 2018
3 Comments
  • author avatar
    Petja 7 years ago Reply

    Rruge e kombit perdoret nga kosovaret ,shqipetaret e maqedonise apo kuksianet dhe nga te tjere (ne perqindje me te vogel) por paguhet me gjithe interesa (edhe per parate e vjrdhura gjate ndertimit te paperfunduar) nga populli shqiptar I Shqiperise.
    Nuk besoj se atje ku ju jetoni te gjith rruget jane pa pagese, e them kete nisur nga Franca,Germania, Kina “Komuniste” qe per rregjistrimin (targat) duhet te paguash rreth $30000 plus tarifen e rruges sa here e perdor .
    Ameriken e lashe ne fund sepse ne anologji me pjeset e Shqiperise dhe Kosoves ne Rrugen e Kombit, e njejta autostrade,qe kalon ne dy shtete, tek njera pjese paguan dhe tek tjetra jo.
    Nje shtet I varfer si Shqiperia,ku njerezit nuk duan te paguajne taksa dhe rrjedhimisht buxhet shume vogel nuk besoj se ka zgjidhje tjeter.
    Pagesa per rrugen nuk eshte gje tjeter por pagesa nga kursimi qe iu ben kjo rruge perdoruesve te saj (Mbaj mend qe kuksianet Benin me autobus fati 8 ore e tropojanet me teper) pra llogaritur kolen,lodhjen,karburantin apo amortizimin e makinen kjo nuk eshte asgje.
    Nuk jam I sigurte dhe do te dij t’a dija: autobuset ,furgonat,taksite apo kamionet e transportit I ulen tarifa past fillimit te perdorimit te Rruges se Kombit a I ulen tarifaT dhe n.q.s po sa?
    Kini parasysh qe ne Rrugen e Kombit kalojne 8000 makina ne dite ndersa ne autostradat e shteteve qe permenda me siper kalojne me miliona dhe tarifa eshte mbi 5 euro.
    Sa per sezonin e pushimeve te kosovareve mos u shqeteso se nuk ua ndryshon 10 € vajtje – ardhje se kudo qe te shkojne do paguajne sa “frengu pulen” dhe s’do te sillen si ne shtepi te vet.
    Shume shqipetare (Shqiperi, Kosove,Maqedoni etj) kane jetuar dhe jetojne jashte dhe te jeni te bindur qe asnjeri nuk flet per tarifen qe duhet te paguajne sepse jane detyrime dhe jo deshire dhe kur vjen puna ne Shqiperi bejne te fortin dhe te zgjuarin.
    Demokracia eshte t”I detyrohesh ligjit dha kapitalizmi eshte te paguash per ç’far konsumon.
    Gjithe ky debat per mendimin tim eshte me shume politike(nxitje te urrejtjes nacionale ) se sa ana ekonomike.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    E para dua ti drejtohem shokut siper .taksete paguar ne proporzione me ekonomin dhe dyta ajo rruge nuk i plotson kushte per ti paguar takse eshte jashte normales dhe kushteve te saj . E dyta nuk munde te bejme metafora dhe krahesimet kur sbrisnim ne kuajl i dashure qytetare nga kuksi o Tropoia .e treta duhet vejme takse edhe rrugave Tiran -Durres -Vlore Sarande o Elbasan .te paguajme taksete rregulloim shkollate spitalet kopshtet shtepite e pleqrve . Ku Jane ku ishin ku po’ shkoin

Komentet

Si e kujtoj unë Dom Prekë Ndrevashaj. Në 20-vjetorin e kalimit të tij në amshim- Nga Frank Shkreli

 

(Fjala e mbajtur me 8 dhjetor, 2024 “JETA, VEPRA DHE TRASHËGIMIA E DOM PRENK NDREVASHAJ” 29350 LAHSER RD, SOUTHFIELD MI 48034

Të nderuar klerikë, pjesëmarrës, miq e dashamirë të Dom Prekë Ndrevashaj – këtij burri të madh të Kishës e të Kombit. Përshëndetjet e mia më të përzemërta të gjithëve.

 

Fillimisht, dua të falenderoj Dr Gjekë Gjelaj për ftesën për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prekë Ndrevashaj, themeluesit të Famullisë së Zojës Pajtore dhe prijsit të komunitetit katolik shqiptar në Michigan. U kërkoj ndjesë që për arsye të disa angazhimeve të mëhershme nuk kam mundësi të jem në mesin tuaj për të kujtuar, në këtë përvjetor, mikun tonë të përbashkët, Dom Prekën. Por u jam mirënjohës organizatorëve të këtij tubimi përkujtimor që më dhanë mundësinë të dërgoj me shkrim disa fjalë — kujtime të mia në këtë 20-vjetor të kalimit në amshim të Dom Prekës, zemra e të cilit pushoi së rrahuri me 1 tetor, 2004.


Autori me Dom Prekë Ndrevashaj dhe Dr. Elez Biberaj gjithashtu mik i ngusht i Dom Prekës duke dalur nga ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, 1985. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij!

20-vjet më parë u zhduk fytyra fisnike e një meshtari, humanisti e atdhetari të madh shqiptar. Nga qielli i Dukagjinit u shkëput një yll i shkëlqyeshëm, duke lënë pas një dritë që nuk shuhet as sot as mot. Vdekja e tij varfëroi Dukagjinin që e lindi, hidhëroi pa masë dhe mbuloi në zi famullinë e tij në Detroit, ku kreu veprimtarinë e tij fetare e atdhetare për shumë vite. Njëkohësisht, tronditi miq e dashamirë të shumtë në Shqipëri dhe anë e mbanë botës, sidomos mërgimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, në përgjithësi, me të cilët kishte lidhje të veçanta.

Si luftëtar i pathyeshëm, Dom Preka ishte dëshmitar i shumë ngjarjeve historike të shekullit të kaluar dhe fillim shekullit XXI, anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe në mërgatën shqiptare. Ndër të tjera, shembjen e diktaturës së zezë komuniste dhe çlirimin e Kosovës nga forcat kriminale të regjimit serbo-rus të Beligradit. Dom Preka ishte shumë i lidhur me fatin e dhjetra mijëra shqiptarëve në mërgim, sidomos atyre në Amerikë.

Dom Prekë Ndrevashaj, i pari majtas me një grup mërgimtarësh shqiptarë në San Biaggio, Itali, maj, 1968. Me të, në rend të parë dallohet Mr. Mckeever (Markivi, siç e thirrnin shqiptarët, Shefi irlandez i zyrës POA për mërgimtarë në Romë dhe Ndoc Vulaj. Në qendër të fotos, rapsodi popullor, Pjetër Çup Qafa duke kënduar me çifteli.

Janë të shumtë ata shqiptaro-amerikanë të ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në jetën e të cilëve Dom Prekë Ndrevashaj ka luajtur një rol të rëndësishëm, qoftë gjatë qendrimit të tyre në kampet e refugjatëve në Itali, qoftë më vonë. këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mijëra familje shqiptare të arratisura nga komunizmi e të cilët, me ndihmën e pa kursyer të Dom Prekës, kanë gjetur në këtë kontinent-planet, lirinë dhe një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Edhe unë jam një prej atyre mijëra shqiptaro-amerikanëve, që me ndihmën e pa-zevendësueshme të Dom Prekës jam vendosur në Amerikë, 54 vjet më parë. Ishte dimri i vitit 1969 kur takova për herë të parë Dom Prekën në një zonë të izoluar të Italisë, të quajtur San Biaggio, Kardito e Atina të mbuluara me borë, ku ai kishte shkuar nga Roma, për t’u takuar e për të qa hallet me refugjatët shqiptarë, të cilët prisnin në kushte mjaft të vështira, miratimin për vendosjen e tyre, kryesisht, në Amerikë ose në ndonjë vend tjetër të perëndimit. Në atë kohë isha 19-vjeç kur kalova kufirin jugosllavo-italian afër Sezhanës në Slloveni drejt Italisë për një jetë të lirë e më të mirë në botën demokratike perëndimore. Ishte vërtetë një periudhë shumë e vështirë për mijëra refugjatë shqiptarë si unë, disa të dëbuar e të tjerët të detyruar të largoheshim nga trojet tona të vendlindjes, qoftë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, qoftë nga sllavo-komunistët jugosllavë. Ishte një kohë mjaft e tensionuar në ish-Jugosllavi për shqiptarët pas demonstrative të shqiptarëve të Kosovës të vitit 1968 kundër regjimit serbo-jugosllav komunist dhe pushtetarëve komunistë shqiptarë.  Kampet e refugjatëve ishin plot me të arratisur anti-komunistë shqiptarë, por edhe nga Evropa lindore e qendrore, pasi ishte edhe një periudhë tensionesh botërore, menjëherë, pas pushtimit të Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik, me 20 gusht, 1968.

Për një vit e diçka, gjatë qëndrimit tim në Romë, në pritje për të emigruar në Amerikë, Dom Preka më përkrahu, duke më mundësuar punë në zyrën e emigracionit (Pontificia Opera di Assistenza -POA), ku punonte ai vet dhe duke më dhënë ndihmën e pa kursyer duke më ofruar mundësinë edhe për të mësuar anglisht dhe italisht; gjë që nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë, pasi më vuri bazat për vazhdimin e shkollës në Amerikë.

Ndihma dhe roli kritik i Dom Prekës në jetën time në kampin e refugjatëve në Itali (1969-1970) dhe më vonë në Amerikë, nuk ishte aspak ndryshe nga ndihmat që ai u ka ofruar dhe roli që ai ka luajtur në jetën e mijëra shqiptarëve të tjerë dhe familjeve të tëra shqiptare, pa dallim.


Dom Prekë Ndrevashaj, pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore me rastin e 45-vjetorit të persekutimeve fetare në Shqipërinë ateiste komuniste në Universitetin San Francisco të Shteteve të Bashkuara,  13-14 Prill, 1985

Kur e kam takuar Dom Prekën në San Biaggio-Cardito-Atina në jug të Italisë, në vitin 1969, aty gjeta gegë e toskë, myslimanë, bektashinjë, katolikë e ortodoksë, të gjithë shqiptarë, pothuaj nga të gjitha trojet shqiptare:  Rrugëve të botës, por të gjithë të bashkuar dhe të lumtur për shoqërimin dhe miqësinë që kishin lidhur me njëri tjetrin, si shqiptarë pa dallim, përball një fati dhe rrethanash shumë të vështira, rrugëve të botës.  Mbledhur rreth një prifti katolik, shqiptar, modest e zemërgjerë, i cili përpiqej të ndihmonte të njohurin e të panjohurin, vetëm a ishte shqiptar.  Ai ishte një person për atë kohë që, duke shikuar prapa në atë periudhë historike, por përcaktuese për fatin e shumë mërgimtarëve shqiptarë, nga këndveshtrimi i sotëm, do të thoja se mos të kishte qenë Dom Preka ai që ishte, atëherë, në atë detyrë që ia kishin caktuar Vatikani dhe Organizata e Kombeve Bashkuara, do duhej ta kishim çpikur një person si ai, për një përgjegjësi të tillë kritike dhe humanitare.

Si shumë të tjerë, dëshmitar i këtij fakti dhe përfitues jam edhe unë. Unë nuk do të isha ky që jam sot dhe nuk do të kisha pasur një jetë dhe karrierë të gjatë e të lumtur në Amerikë, po mos të kisha pasur ndihmën dhe përkrahjen e Dom Prekës, ç’prej fillimit në Itali, por edhe më vonë.  Si rrjedhim, unë, falenderoj Zotin që më ka njoftuar me Dom Prekën, në atë kohë në Shtetet e Bashkuara. Në një kohë kur kisha më së shumti nevojë për mbështetje, për këshilla e për udhëzimet e tija. Jam i bindur se po mos të kisha pasur ndihmën e tij, nuk e di se ku do më kishte hedhur mua fati i jetës, por dhe shumë bashkatdhetarë, të cilët sot përbëjnë, “diasporën” shqiptare në Amerikë:  më të fortë se kudo në botë.

Them “diasporë”, duke mos qenë i sigurt nëse Dom Preka preferonte një fjalë të tillë përshkruese për mërgatën shqiptare. Sot, për fat të keq abuzohet me fjalën “diasporë”, qoftë nga Tirana zyrtare ashtu edhe nga Prishtina.  Si një parentezë në lidhje me këtë  më kujtohet një deklaratë e Dr Ibrahim Rugovës më vonë, kur vizitonte shpesh shqiptarët e Amerikës, se nuk i pëlqente përdorimi i fjalës diasporë, sepse kjo fjalë, rrjedh nga greqishtja e vjetër, që sipas tij, do të thotë, “farë e humbur”.  Mërgimtarët tanë në Amerikë dhe kudo tjetër, ka shtuar Rugova, nuk janë farë e humbur. por janë njerëzit më të mirë. Kështu ka menduar edhe Dom Prekë Ndrevashaj për mërgimtarët tanë – për ne të gjithë – të cilët ai, në një mënyrë ose një tjetër, na ka ndihmuar pa kursim; si njerëzit ndër më të mirë të Kombit, por nevojtarë, rrugëve të botës;  “gjak i shprishur”, po, por gjak i mirë përhapur anë e mbanë botës, në kërkim të një jete të lirë e normale.

Prandaj, sot në këtë 20-vjetor të kalimit të tij në amshim kujtojmë, duke falënderuar të Madhin Zot për jetën dhe veprën e këtij shërbëtori të Zotit e të Atdheut, që ka bërë të mundur për mijëra shqiptarë të jetojnë në liri këtu në Amerikën tonë të bekuar – një komunitet i fortë dhe aktiv-. Vërtetë, sot kujtojmë Dom Prekën por, njëkohësisht, falë Dom Prekës, si udhëheqës, jo vetëm fetar, i këtij komuniteti, sot kujtojmë dhe festojmë edhe një histori të lavdishme arritjesh e suksesesh të komunitetit shqiptaro-amerikan në Detroit dhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara ku jetojnë shqiptarë të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës dhe të veprimtarisë tonë në këtë vend të lirë e demokratik.

Duhet të falenderojmë pra të Madhin Zot, që ekzaktërisht në atë periudhë të historisë sonë të vështirë, dërgoi në mesin tonë Dom Prekë Ndrevashajn, që përveç thirrjes së tij si meshtar për t’u kujdesur për nevojat shpirtërore të popullit të vet ai pranoi të merrte përsipër gjithashtu edhe rolin për të ndihmuar mijëra refugjatë shqiptarë të shpërndarë nepër kampet e Italisë.  Ai nuk kishte nevojë të pranonte një detyrë të tillë plot kokëçarje, pasi mund të shërbente si famullitar në ndonjë kishë të Romës dhe të kalonte një jetë në paqë dhe pa turbullira.  Por, Dom Preka, mbi të gjitha, dëshironte të ishte me popullin e vet, pranë bashkatdhetarve të tij, të cilët si ai vet, kishin vuajtur dhe po vuanin fatin dhe barrën e rëndë të jetës në emigrim, si refugjatë. Të përjashtuar nga atdheu i tyre, vetëm e vetëm se kundërshtonin një regjim krejt të huaj për shqiptarët; diktaturën komuniste. Dom Ndue Gjergji, pasardhësi i Dom Prekës këtu në famullinë Zoja “Pajtore e Shqiptarëve”, ka thënë se tri dashuri të mëdha kishte Dom Preka: “Popullin, Fenë dhe Atdheun!”

Siç mund ta dini, unë kam pasur fatin të punoj për Zërin e Amerikës gjatë luftës së ftohtë, periudhën më interesante dhe kritike për lirinë e demokracinë në botë, në kulmin e luftës midis të mirës e të keqës, në luftën midis të vërtetës dhe gënjeshtrës.  Në mbrojtje të së VËRTETËS historike, Dom Preka nuk ia kishte frikën kujt, megjithëse kishte edhe armiq, që e ndjeknin në Itali dhe në Amerikë, që donin të sabotonin punën e tij humanitare, patriotike dhe fetare në komunitetin tonë mërgimtar. Ata ishin kryesisht agjentë të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe agjentë të regjimit sllavo-komunist të Beogradit. E vërteta, për realizimin e së cilës Dom Preka luftoi me të gjitha fuqitë e veta mendore, intelektuale e fizike, më në fund ngadhnjeu edhe mbi këto mbeturina të historisë. Në kulmin e luftës midis demokracisë dhe komunizmit, Dom Preka ishte një mbrojtës i palëkundur i së VËRTETËS dhe admirues i madh i misionit të Zërit të Amerikës në atë kohë. Gjatë asaj kohe (pasi kisha filluar punën në Zërin e Amerikës në 1974) isha shpesh në kontakt me Dom Prekën, ndërsa interesohej për transmetimet e Zërit të Amerikës dhe për zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë. Si shenjë interesimi, më kujtohet predikimi ditën e Pashkëve në prill të vitit 1975, kur meshën e shënjtë, Dom Prek e ka mbyll me këto fjalë në mbështetje të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, duke u bërë thirrje besimtarëve që të dëgjojnë Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe: “A keni dëgjuar se Zëri i Amerikës flet edhe në gjuhën shqipe? Programet përgatiten nga gjashtë gazetarë shqiptarë të përgatitur dhe shumë të zotë.  Është një gjë pozitive se numri i gazetarëve po rritet e zani i Zërit të Amerikës po na vjen çdo ditë e më i ëmbël në vatrat tona të mërguara.  Një nga këta gazetarë që po dallohet është bashkëpunëtori i revistës së famullisë tonë, “Rreze Shelbuese”, Z. Fran Shkreli. Ai nuk na ka harruar, por na kujton në emisionet që drejton e prandaj po e bekoj zanin dhe punën e tij të shkëlqyer në shërbim të shqiptarizmit dhe të bashkimit tonë.  Kështu them, se është një dobi e madhe që të informoheni me informacionet dhe lajmet e Amerikës dhe krejt botës në gjuhën shqipe. Dëgjojeni pra Zërin e Amerikës, zërin e Fran Shkrelit se është zëri juaj, zëri i së vërtetës, çdo ditë nga ora 2:30 pm dhe 4-4.30 pm, duke përfshirë të shtunën dhe të dielën mbas meshës tonë. Ne i urojmë Zërit të Amerikës plot suksese e shëndet, e të gjithë atyre që përpiqen dhe bëjnë një punë aq të bukur në gjuhën shqipe”, ka përfunduar Dom Preka thirrjen drejtuar besimtarëve në mbështetje të Zërit të Amerikës. Për mua nuk mund të ketë kujtim më të mirë e më të bukur se ky, nga një intelektual, klerik dhe atdhetar, siç ishte Dom Prekë Ndrevashaj.

Trashëgimia e Dom Prekës, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi Zotit dhe mërgimtarëve shqiptarë, vazhdon të jetë e gjallë edhe sot – 20-vjet pas kalimit të tij në amshim, në komunitetin shqiptaro-amerikan, duke na këshilluar që të vazhdojmë me moton: “Jeto në Zotin, e jeto në Kombin!”  Bazuar në këtë moto që e nxiste dhe e udhëhiqte Dom Prekën në jetën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare në shërbim të Zotit, Atdheut dhe komunitetit shqiqtaro-amerikan, (duke marrë parasysh edhe karrieren time prej dekadash si gazetar) unë e kujtoj atë si një admirues dhe luftëtar i fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit. “Lufta me penë, sjellë fitore”, -ka shkruar ai me një rast. Se shtypi i lirë, në botën e lirë, heret ose vonë, do të ua hapi sytë, se drita e lirisë së fjalës, e “mbrujtur me patriotizmin ka për ta udhëhequr popullin shqiptar për t’u shkëputur nga vargojtë e komunizmit. Lirinë e njerëzve dhe të fesë nuk ka zinxhirë që ta mbajë të mbyllur. Ajo po agon. Të punojmë për to, të bashkuar si një trup i vetëm me zemër e shpirt për Shqipërinë. Krishti na porosit të mos kemi frikë për të Vërtetën!”, është shprehur Dom Preka duke folur me një rast për lirinë e shtypit shqiptar në mërgim. Prandaj, sot unë e kam për nder dhe privilegj që, ndër të tjera, të:

Kujtoj Dom Prekën si organizator, i buzëqeshur, që me një fjalë e largon frymën e urrejtjës dhe të ndarjes. Si një njeri që falë shpejt dhe shëron shumë zemra të plagosura. Mbi të gjitha, siç është shprehur miku i tij, Mons Zef Oroshi, “Dom Preka manifeston tiparet e kullës së Dukagjinit dhe pastërtinë e ligjeve të maleve tona”.

E kujtoj Dom Prekën si klerik i nderuar, atdhetar e humanist, por edhe trim – në ndonjë rast kur përballej me ndonjë të papritur – ai paraqiti gjithmonë meshtarin shembullor, përfaqësoi shqiptarin e kulluet, por edhe përvehtësoi luftëtarin guximtâr. Ai i fali komunitetit shqiptaro-amerikan, mërgimtarëve anë e mbanë botës, por dhe Atdheut të vet, puntorin e palodhshëm, por nuk i mohoi as letërsisë dhe gjuhës shqipe, shkrimtarin e poetin.

E kujtoj Dom Prekën edhe si diplomat që luante gjithashtu rolin e diplomatit. Si përfaqësues i mërgimtarëve i duhej të mirrej me diplomacinë e vjetër të Vatikanit dhe me diplomatë burokratë ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë e Romë, për të siguruar sa më shumë mbështetje për refugjatët shqiptarë të mbetur rrugëve të Evropës, pa ndihmën e askujt.

E kujtoj Dom Prekën, si një përfaqësues të denjë të një brezi klerikësh shqiptarë, të cilët i luteshin Zotit në faltoret e tyre, por siç është shprehur edhe Imam Vehbi Ismaili, ata ishin gjithmonë të “barazpeshuar” në dashurinë e tyre për fenë dhe për Atdheun e tyre, por edhe në respektin për njëri tjetrin dhe për besimin e njëri tjetrit. Dom Prekën e kujtoj si shembull i tolerancës fetare e krahinore ndër shqiptarët!

Sot, e kujtoj Dom Prekë Ndrevashajn si një mbrojtës i së Vërtetës, sepse besonte në të VËRTETËN si një mjet bashkimi, ndërkohë që luftonte gënjeshtrën si një mjet që shkaktonte ndarje dhe përçarje në botën shqiptare, përfshirë edhe diasporën, të cilën e deshti dhe për të cilën punoi aq shumë. Ishte shembull i bashkimit dhe i bashkpunimit me komunitetet e tjera fetare dhe organizatat e tjera të komunitetit shqiptaro-amerikan.

E kujtoj Dom Prek Ndrevashaj, edhe si poet e përkthyes shumë i talentuar, që bashkëpunoi me revistën ‘Shêjzat’ të botuesit dhe shkrimtarit Prof. Ernest Koliqi, dhe të poetit e shkrimtarit Martin Camaj  ; revistë ku ka botuar disa poezi që shquhen për fjalorin e tyre të pasur, karakteristik për të folmen e Dukagjinit. Sipas disa burimeve, Dom Preka ka lenë pas një numër dorëshkrimesh, novela dhe përkthimesh fetare. Njëri prej bashkpuntorëve dhe bashkohas i Dom Prekës, studiuesi dhe gjuhëtari Karl Gurakuqi ka shkruar se Dom Prekë Ndrevashaj, si bir malesh që ishte, në shkrimet e tija, përdorte fjalë të rralla, që janë thjesht shqipe; gjuhën e pastër të maleve tona.  Atje ku “zakonet janë ruejt të paprekuna e gjuha ashtë mbajtun e dlirë’, ka shkruar Gurakuqi, duke porosit lexuesit që t’a rilexojnë Dom Prekë Ndrevashajn, sepse do të, “vërejnë se sa bukur tingëllon shqipja kur e përdor një pendë e mësueme”.

Kujtoj Dom Prekë Ndrevashaj, i cili me ndihmën e  Vatikanit, jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi Kishës Katolike, Atdheut dhe bashkombasve të tij të përhapur rrugëve të Evropës, si grigja pa bari…

Dom Prekë Ndrevashaj, i cili jetoi dhe veproi gjithë jetën e tij në mbrojtje të Lirisë dhe Demokracisë së VËRTETË, për veten, për bashkatdhetarët e tij nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim feje a krahine, të arratisur nga komunizmi sllavo-aziatik nga trojet shqiptare;  shumë prej të cilëve ua bëri të mundur strehimin në Amerikën e SIMBOLIT të LIRISË — të Washingtonit dhe Xhefersonit, përfshirë edhe autorin e këtyre rreshtave modest, në kujtim të mikut dhe bashkpuntorit tim.

Sot, kujtoj edhe Dom Prekë Ndrevashaj, i cili megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në mërgim larg Atdheut, i arratisur nga komunizmi enverist, për të shpëtuar jetën nga diktatura komuniste, e pa besë dhe e pa fe Dom Prekë Ndrevashaj as një sekond të jetës së tij, nuk e harroi kurrrë Dukagjinin e tij të dashur, vendlindjen e tij dhe Atdheun –Shqipërinë, që i mungonte aq shumë.

Unë, kujtoj sot, gjithashtu Dom Prekë Ndrevashaj, i dekoruar për veprimtarinë e tij fetare e kombëtare, me Titullin e lartë të shtetit shqiptar: “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT” për veprimtarinë e tij jetësore në mbrojtje të vlerave kombëtare, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të jashtzakonshëm në luftën për liri dhe demokraci. Me mirënjohje ndaj njërit prej prijësve më të ndritur të shqiptarëve të Amerikës, i cili gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të idealeve më të mëdha njerëzore duke u shndërruar në shembullin e atdhetarit, mësuesit, misionarit humanist, antikomunistit, publicistit si dhe poetit e shqiptarit të madh”, citohet dekorata e Presidentit të republikës së Shqipërisë akorduar Dom Prekë Ndrevashjt (pas vdekjes), Tiranë, 12-07- 2022.

Kangë kushtuar Dom Prekë Ndrevashaj –Gjovalin Shani – Bir i Brashtes e Dukagjinit Dom Ndrevashaj

Më 3 tetor 2004 Dom Prekë Ndrevashaj u varros në varrezat e Rrëmajit në Shkodër, duke realizuar një ëndërr tjetër të dashur të tijën: pushimin në paqe në tokën amtare.

Foto-kujtime me Dom Prekë Ndrevashaj në Washington dhe në Itali

Në zyrën e Dom Prekës në Romë, (njëkohësisht edhe strehimi im si refugjat në Romë, 1970)  Dom Gjeto Radi me lahutë, Dom Preka me fyell dhe autori me çifteli, (me Dom Gjeto Radin) viti 1970.

Në zyrën e Dom Prekës në Romë, (njëkohësisht edhe strehimi im si refugjat në Romë, 1970),  Dom Gjeto Radi me lahutë, Dom Preka me fyell dhe autori me çifteli, (me Dom Gjeto Radin) viti 1970.

Dom Prekë Ndrevashaj mik i ngushtë i kolosëve të Kombit, Ernest Koliqi e Martin Camaj

                                   

Dom Prek Ndrevashaj me mikun, bashkpuntorin e ngushtë dhe bashkvendasin e tij dukagjinas, Prof. Dr. Martin Camaj.

     

Nga e djathta, Imam Vehbi Ismajli, Dom Jak Gardini, Dom Prekë Ndrevashaj dhe Padër Andre Nargaj – shembuj të tolerancës dhe bashkpunimit.

TË SHANTAZHUARIT ME DOSJE KRIMINALE, KËRCËNOJNË SHTETIN!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
                       -Testimi  serioz i mësimdhënësve, garanci e suksesit në arsim-
 
 
 
     Është në praktikën e të majtës, sidomos të asaj ballkanike, të përvetësojnë e privatizojnë sindikatat, shoqërinë civile dhe organizma të tjera të ngjashme, për t`i përdorur ato në protesta e demonstrime, madje pa ndonjë motiv të arsyeshëm, për ta kërcënuar ndonjë parti, shtetin, për qëllime elektorale dhe destabilizuese. Kështu po ndodhë me partitë-banda, të koalicionuara në PAN-in kriminal. Ato thirrën në djathtizëm, por, realisht, janë të majta ekstreme, puro staliniste, me një urrejtje patologjike për Perëndimin, në përgjithësi, dhe Amerikën, në veçanti. Thirrjet e tyre në “Amelika, Amelika”, janë individë të kriminalizuar dhe kandidatë potencialë, për t`u zinxhirosur me dosje faktike vrastare e hajnore.
           Shembullojmë:
     Sindikata SBASHK, e drejtuar nga kuadro të thekur të SHIK-ut ilegal e kriminal, vazhdon të manipulojë e sabotojë mbarëvajtjen e procesit arsimor, të kërcënojë qeverinë e shtetin e Kosovës. Vetëm një pikë më dobët, krahasuar me rezultatet e qeverive paraprake, të testuara nga PISA, që kishte Kosova, opozita PAN-iste e bëri namin, edhe pse kjo ishte rrjedhojë e grevës të SBASHK-ut. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në emër të dikasterit, bëri marrëveshjen për pagesën e një muajit të humbur në grevë, në kushtëzim të plotësimit të shumë mijëra orëve mësimore të humbura, sa sabotuese e armiqësore, aq edhe të turpshme e kriminale. Paratë u paguan për mësuesit, natyisht, jashtëligjshëm, por Sindikata e SBASHK-ut, e drejtuar nga Rrahman Jashari, vegël qorre të eksponentëve të SHIK-ut, Reshat Kushe, nënkryetar dhe Imer Imeri, sekretar i  kësaj sindikate, dikur qëndrestare përballë pushtuesit, ndërsa tani mafioze, në shërbim të bandës PAN.
      Sabotimi i drejtëpërdrejtë i procesit mësimor, respektivisht, pengimin e testimit të mësimdhënësve, ka qenë i skajshëm i vrazhdët. Është unike deklarata e Rrahman Jasharit, Rrahman Grevës, kur sfidon dhe kërcënon, publikisht, shtetin, duke thënë se “sa të jam unë kryetar e SBASHK-ut, nuk do të lejoj të bëhet testitimi i mësimdhënësve në asnjë nivel!” Ndërkohë që dihet se testimi është i paraparë me ligj, ka qenë dhe mbetet i gjithmonshëm dhe i përbotshëm. Një testim serioz, është garanci e suksesit në arsim. Dhe, kjo bëhet, kryesisht, me shkrim. Cilido që nuk realizon përqindjen e normuar të pikëve, e humbet të drejtën e mësimdhënies. Dhe, për ta rifituar të drejtën e sërishme, duhet kaluar për një proces riaftësimi, sa të gjatë, aq edhe  të vështirë.
     Janë 4 (katër) arsye bazë, që i japin të drejtë ministrës Arbërie, që të mos pranojë asnjë bisedë me kryesinë e SBASHK-ut:
      1. Krerët e SBASHK-ut, me argatët e tyre servil e të pa integritet, janë kuadro të një organizate ilegale e vrastare, SHIK, e cila ka përgjakur Kosovën;
        2) Krerët e SBASHK-ut kanë shkelur ligjin, duke refuzuar, përkatësisht, sabotuar testimin e mësimdhënësve, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në cilësinë e dobët të procesit mësimor;
      3) Krerët e SBASHK-ut kanë mashtruar e tradhtuar marrëveshjen për plotësimin e shumë mijëra orëve të mësimit të humbura, edhe pse janë paguar. Pra, mashtrim dhe vjedhje – njëherësh;
     4) Krerët e SBASHK-ut, si dhe krerët e sindikatave tjera, konkretisht, të organizatës të OVL të UÇK-së, duke qenë të shantazhuar me dosjest kriminale, për -të bëmat- e tyre vrastare, janë vënë në shërbim të partive-banda të PAN-it, për ta destabilizuar vendin, për interesa të PAN-it. Ata u kanë bërë thirrje edhe sindikatave, për t`u solidarizuar në greva e protesta, për ta shantazhuar dhe kërcënuar shtetin e Kosovës, në vijimësi.
 
     Kupa është stërmbushur dhe shkarkimi i Kryesisë të SBASHK-ut, është imperativ, kërkesë e kohës.

     Si motër e SBASHK-ut është OVL e UÇK-së, përkatësisht, krerët e saj me bashkëpunëtorë, madje prej krijimit të kësaj organizate dhe deri më sot. Të bëmat e kësaj organizate me emër shenjtëror, por me veprime të pista, qofshin ato hajnore, grabitçare, haraçiste dhe pjesëmarrës në krime makabre.

     Sjellim vetëm disa nga të bëmat e krerëve kriminale të organizatës të OVL të UÇK-së:
     1) Duke i bashkuar të ashuquajturat “Shoqata të dala nga lufta”, bëri përçarjen e madhe ndërshqiptare;
      2) Në mars-prillin 2004, krerët politikë të partive-banda të PAN-it, në bashkëpunim të ngushtë me krerët e OVL të UÇK-së, të vëna në shërbim të Serbisë, organizuan dhe zbatuan projektin kriminal e famkeq të Beogradit zyrtar, protestat vandaliste, me sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur; shtëpive dhe të kishave serbe, duke u vënë zjarrin. Rrjedhojat ishin fatale për Kosovën. Që këtej lindi ideja e “pamundësimit të bashkëjetesës me shqiptarët!” Për pasojë, ndërkombëtarët krijuan fshat e komunë serbe; demarkacionin e deri ke Asociacioni njëetnik, i cili ka bllokuar Kosovën edhe sot, duke rrezikuar ndarjen e saj.
     3) Krerët qendrorë dhe lokalë të OVL të UÇK-së, në mënyrë të organizuar, nga 4.500 veteranë meritorë, i bënë 12.700 veteranë të dyshimtë  dhe krejt të rrejshëmn, plot 42.000. Dhe, për ta shtuar dozën e krimit, përveç abuzimit material-buxhetor, mijërat e veteranëve i bënë pjesë të klientelës elektorale të partive të PAN-it!
     4) Kulmon tradhtia e krerëve të OVL të UÇK-së, në bashkëpunim me Beogradin zyrtar, duke pranuar dosjet e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, në Zyrën Qendrore të OVL të UÇK-së, për t`i shpërndarë në media dhe publik. Qëllimi ishte sa i poshtër, aq edhe kriminal: Nxitja e përçarjeve dhe të vrasjeve ndër shqiptare, për arsye të dëshmive faktike, për krimet e bëra nga disa “biçim komandantësh” pa ushtarë!
     Rrjedhimisht, qoftë  Qeveria aktuale e Kosovës, si dhe të tjera , që do të pasojnë, pa u bërë spastrimi radikal, nga eksponentët krimimnalë, në radhët e SBASHK-ut dhe të OVL të UÇK-së, si dhe shumë mijëra “veteranëve” të rrejshëm, zhvatës të buxhetit të Kosovës, nuk duhet të pranojnë asnjë kontrakt dhe asnjë konsultim me këtë organizatë, e cila ka strehuar kriminelë dhe “veteranë” të rremë. Pra, duhet injoruar plotësisht, ashtu siç e meritojnë.

PO ME MALËSORË Ç’KINI?! Edhe unë, malësor jam! Nga Frank Shkreli

Këtë javë, në Parlamentin e Shqipërisë, Kryetarja, Zonja Elisa Spiropali iu drejtua deputetit Frrok Gjini, që siaps lajmeve zuri foltoren pa u thirrur nga Kryetarja e Kuvendit, me këto fjalë: “Për çfarë e kërkoni fjalën? Apo edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë…”. Dua të them prej fillimit se unë – në asnjë mënyrë — nuk e aprovoj mënyrën se si sillen parlamentarët shqiptarë në sesionet zyrtare. Nuk ma merr mendja se parlamentarët shqiptarë, po ta shikojnë veten në pasqyrë, e ndjejnë veten krenarë me sjelljet e tyre gjatë këtyre tri dekadave të ashtuquajturit “tranzicion demokratik”– qofshin ata të opozitës apo të pozitës. Ky është një problem institucional me të cilin duhet të merren instancat e Kuvendit – por grindjet politike dhe përleshjet fizike në parlamanet nuk janë problem as faji i “malësorëve”, as si grup, as si krahinë.

Fjalët e Kryetares ishin të nxituara dhe të pa vend. Thuhet se Albert Einstein ka thënë se po të kishte një orë kohë për të zgjidhur një problem, atëherë ai do të shpenzonte 55 minuta duke menduar për problemin dhe pesë minuta do mendonte për zgjidhjen e problemit. Kjo thënje më kujtoi edhe fjalët e gjyshit tim malësor: Mendo tri herë e fol një herë, bir!

Pyeta veten kush mund të jenë “malësorët” në Kuvendin e Shqipërisë, që shkaktojnë ka shumë “sherre”, në organin më të lartë legjislativ të shtetit shqiptar, sipas Kryetares së Kuvendit!? Nuk dij, por nëqoftse ka ndonjë deputet që e mban veten malësor, nuk besoj se flet dhe sillet në emër të gjithë malësorve, kudo që janë. Nuk besoj se është, as më i mirë as më i keq, sa i përket grindjeve e konfliktualitetit midis deputetve — se të tjerët që përfaqësojnë krahina të tjera të Shqipërisë — për aq sa kam parë e dëgjuar nga zhvillimet e punimeve të Kuvendit shqiptar, këto tre dekada, “demokraci”. Thashë me vete, po mund të ketë ndonjë malësor që ndërpret punimet e parlamentit në Tiranë, po ç’faj kanë të shkretët malësorë të përhapur anë e mbanë Shqipërisë e trojeve shqiptare, përfshir ne në mërgim, për një akt të një personi në Kuvendin shqiptar, që shkaktoi një reagim të tillë përgjithsues nga Kryetarja e Parlamentit. Po, ç’faj kanë sot malësorët që të përgojohen për keq dhe të ofendohen si grup e si krahinë në Kuvendin e Shqipërisë, sikur ata nuk kanë halle të tjera të mbijetesës, ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë pa dallime politike, feje a krahine? Se ne shqiptarët, pa dallim, përpiqemi të mbrojmë dhe të ruajmë bashkjetesën fetare e krahinore dhe t’ia tregojmë botës si një prej vetive tona që shumë pak popuj gëzojnë vlera të tilla kombëtare. Larg duart nga përçarjet krahinore!

Më duhet të them se u zhgnjeva për së tepërmi kur lexova këtë lajm e që më la një shije të keqe në gojë! Dallime të tilla, krahinore me qëllim ose pa qëllim dhe një diskurs i tillë politik, nuk kanë vend Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë që malësorët, në përgjithësi, si persona, grup e krahinë po ofendoheshin në trupin më të lartë legjislativ shqiptar, si njerëz konfliktual që nuk nderojnë as nuk zbatojnë rend as qetësi – qindra malësorë të tjerë nga të gjitha trojet dhe nga mërgimi – ishin mbledhur në Tuz të Malësisë së Madhe për të përuruar Monumentin madhështor kushtuar të Përgjithmonshimit, Heroit të Kombit, Gjergj Kastriotit -Skenderbe. Atje përball Malit të Deçiqit ku legjendari Ded Gjon Luli më 6 prill 1911 ka ngritur për herë të parë në 500-vjet pushtimi otomano-turk, flamurin e Gjergj Kastriotit –Skenderbe – një vit para se të valvitej flamuri në Vlorë me 12 Nentor, 1912. Ditën që malësorët në Tuz zbuluan shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skenderbe – simbolit të bashkimit kombëtar – rastësisht lexova në disa portale se atje nuk kishte asnjë përfaqsi atë ditë në Tuz – sado të vogël – as nga Tirana, as nga Prishtina zyrtare.

Më duhet të jem i sinqert se unë nuk njoh shumë deputetë malësorë të Kuvendit të Shqipërisë. Ata edhe mund të jenë ndryshe nga malësorët që kam njohur e njoh unë. Por edhe po të ketë të tillë, gjë që nuk e besoj, përgjithsimet kurrë nuk janë të mira. Janë fals, ka thenë Mark Twain. Malësorët që kam njohur unë jo vetëm në vendlindje, por dhe rrugëve të mërgimit –gjatë më shumë se 50 e sa viteve, kanë qenë malësorë të “logut të kuvendit”, kur të gjithë në ato kohë, flisnin dhe jepnin mendimin në takime. Por, ama, kishte rregull, rregulla tradicionale që nuk shkeleshin – një nder to ishte të flisnin me rend, të dëgjoheshin të gjithë dhe të mos ofendohej askush.

Këta ishin malësorët që unë kam njohur gjatë jetës time – dhe nuk do të ishte keq që edhe brezi i sotëm i shqiptarëve t’i njihte ata si i njoh unë. Ose të dinte pak më shumë, ashtuqë të mos përgjithësohen gjërat. Malësorët si shqiptarë, protagonistë të Lahutës së Malësisë të At Gjergj Fishtës, janë malësorët që, kryesiht, kam njohur unë.

Po i kërkoj ndjesë Ernest Koliqit pasi po parafrazoj një artikull që kam lexuar kohë më parë prej tij ku ai shkruante për malësorët e Malësisë së Madhe se ata përparimin dhe lirinë e kanë dashur dhe e duan, por jo në shkëmbim të humbjes së lirisë. Se ndoshta mund të mos ketë ndonjë popull në Evropë si shqiptarët e Malësisë së Madhe që e duan lirinë si ata, që plotësimin e nevojave të tij, si popull, e gjënte në liri. Rrobat e malësorit, zhele-zhele valviteshin si flamur i grisur në luftëra shekullore, për të ruajtur nderin dhe lirinë – lirinë e vet dhe të fisit.

Pasi po flasim për “malësorët”, Albanologu i njohur Robert Elsie ka shkruar një libër siç kanë shkruar edhe të huaj të tjerë për malaësorët dhe Malësinë e Madhe. I ndjeri Robert Elsie, në librin e tij të fundit, profilizon fiset dhe bajraqet më të njohura të Malësisë së Madhe — Frank Shkreli/ Robert Elsie: Fiset e Shqipërisë | Gazeta Telegraf, si, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Gruda, Trieshi, por pa përjashtuar fiset e bajraqet e krahinave të tjera, si fiset e Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës, Malësisë së Lezhës, krahinës së Pukës, Malësisë së Krujës, krahinës së Mirditës, zonës së Matit e të tjera. Ai i cilëson këto fise të Shqipërisë së veriut dhe të Shqipërisë veri-lindore si tepër të veçanta në Evropë dhe ndoshta në botë, të cilat sipas tij, janë i “Vetmi shembull i vërtetë i një shoqërie fisnore, e mbijetuar në Evropë deri në mesin e shekullit të 20-të”.

Megjithëse këto krahina, mbeten edhe sot më pak të zhvilluara dhe si rrjedhim malësorët po detyrohen të largohen nga kullat e tyre, jo vetëm në krahasim me pjesën tjetër të Shqipërisë, por edhe në krahasim me botën tjetër për rreth saj, Sir Noel Malcolm, eksperti britanik për çështjet e Ballkanit, ka shkruar në parathënie të librit “Fiset e Shqipërisë” të Robert Elsit, se “Ishin këto fise — të cilat megjithëse territori i tyre, me qindra vite ishte nën pushtimin Osman, por pothuaj kurrë nën kontrollin otoman – përbënin bazën për identitet shoqëror, për drejtësi vendore dhe veprimtari ushtarake”.

Siç tregon edhe mbiemri im, unë jam malësor krenar, pjesëtar i njërit prej këtyre fiseve (Shkrelit) që sipas eskpertit britanik Sir Noel Malcolm janë përpjekur që gjatë shekujve të ruanin identitetin shoqëror të shqiptarëve dhe drejtësinë vendore, por pa u trembur nga sfidat as nga veprimtaritë ushtarake gjatë shekujve.

Kur Zoti krijoi njeriun, ai ishte ende duke eksperimentuar me Ramën – Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

 

Shqipëria është vendi ku gomarët më në fund e kapin karotën. Shqipëria udhëhiqet nga hajdutët, injorantët, psikopatët, këlyshët e armiqve dhe tradhtarët famëkeq. Krimbi gjendet në shpirtin e njerëzve të ligë. Aty duhet ta gjurmosh, kërkosh, kuptosh dhe luftosh.

***

Ti zeroja njerëzore!

Ti ke strategji dinake

dhe gjene të pafavorshme.

Kështu që unë dëgjoj atë që ti me plehun e gojës belbëzon,

por e di çfarë ti mendon.

***

Është shumë e rëndësishme që ne të mos flasim më me doreza dhe përreth, por t’i quajmë gjërat plotësisht me saktësi dhe me emrin e tyre të vërtetë. Gënjeshtra më e madhe është e vërteta e cila fshihet. Patjetër të luftojmë menjëherë Krimin, nepotizmin, korrupsionin, tradhtinë.

Gjithmonë janë ndihmësit ata që bëjnë të mundur diktaturat. Rama është një mjeshtër i manipulimit dhe shitjes së mjegullës. Në “Rilindjen” e tij ka një bollëk ndjekësish.

“Duhet të jetë mirë të jesh në gjendje të komandosh, edhe nëse është mbi një tufë delesh.”- Cervantes

Kryeministri jo-legjitim i shtetit amë, është jo vetëm një piktor i dështuar që edhe prapanicën e vet e qëndisen me gabime, por edhe një cullak i neveritshëm plazhesh, një narkoman dhe një krijesë e sëmurë psikike. Ai është edhe një servil i Soroshit, i çetnikëve serb dhe grekëve të sajuar. Hajdut i pangopur, i pabesë, mashtrues, shpirtkeq, një shkatërrues i gjithë monumenteve historike shqiptare, terrorizues i rinisë dhe fukarenjve, një gënjeshtar patologjik dhe plotësisht i paaftë dhe papërshtatshëm për të mbajtur zyrën më të rëndësishme në Shqipëri.

Kryeministri që u “zgjodh” me vota të vjedhura, do që gjithë tjerët që e rrethakojnë, përfshirë pseudo-mediat që e kanë shitur prapanicën te ai, apo qafëleshët që e simpatizojnë, të dinë më pak se ai. Dhe, pasi ai din shumë pak, të gjithë tjerët nuk dinë asgjë.

Për më shumë se 7 vjet njerëzit e pyesin vetveten: Kush ishte dhe është me të vërtetë rreth Ramës kur ai ka kryer dhe vazhdon të kryej veprimet e tij të ligëta që konsiderohen midis më të këqijave në historinë shqiptare? A qëndron ai vetëm, si një i vetmuar me besim në aftësitë e tij, apo vepron në emër të disave, nëse në emër të tjerëve atëherë të kujt përveç Vuçiçit, Soroshit, Putinit?

Rama i përket një rrethi sundimtarësh të rrallë që po bëjnë një luftë të ashpër kundër nacionalizmit shqiptar. Ai me bandën e tij prej dobiçësh antikombëtarë janë të vetëdijshëm se dashuria atërore është në zemër të asaj që luftohet, diçka për të cilën duhet të heshtësh. Prandaj me urdhër të huaj, nëpërmjet varfërisë së qëllimshme edhe shpopullon Shqipërinë, popullsia e së cilës veç ka filluar të zëvendësohet me afrikan, aziatik e arabik.

Thuhet se kryeministri i paligjshëm është një produkt i një familjeje thellësisht jofunksionale, duke e bërë atë një udhëheqës ose akoma më mirë, një krijesë unike shkatërruese dhe të paqëndrueshëm të vendit. Llogaria nuk kërkohej kurrë nga Rama, dhe ai gjithmonë shpërblehej pa marrë parasysh sa dobët e bëri punën e tij.

Ne nuk mund ta lëmë të shkatërrojë tërësisht vendin tonë të përbashkët edhe duke e mbushur me qindra-mijë “refugjatë” ilegal të paligjshëm që shumë shpejt do ta ndryshojnë demografinë e vendit. Ndërkaq, policia (private) e tij nuk ka mundësi të ruaj kufirin, sepse është e zënë të terrorizon fëmijët që protestojnë kundër vrasjes së të riut, apo të atdhetarëve që mundoheshin të mbrojnë nga rrënimi Teatrin Kombëtar dhe monumentet (simbolet) tjera me vlera historike.

Ai është i dobët dhe egoja e tij është e brishtë, që thyhet a që thërrmohet lehtë. Vetëm mungon vullneti i juaj. Asgjë nuk është e mjaftueshme. Ky nuk është narcisisti tipik. Pasiguria e tij e thellë ka krijuar një vrimë të zezë, e cila vazhdimisht ka nevojë për komplimente, të cilat zhduken sapo të jenë futur brenda .

***

Poshtërsi-dobësi civilizuese kombëtare. Një shoqëri e tërë është në shërbim të disa hajdutëve.

Në dy shtetet tona që nuk funksionojnë, FYROM dhe trojet tjera nën pushtim, vetëm disa njërës të privilegjuar kanë gjithçka, tjerët nuk kanë asgjë. Është një mëkat dhe krim kundër popullit, kundër brezave të ardhshëm. Epoka e “politikanëve” të korruptuar, ata që shikojnë vetëm te vetja dhe për veten e tyre, më në fund duhet të marrë fund. Menjëherë. Zgjohuni, dhe nga truri freskohuni. Jeta është shumë e shkurtër për të fjetur pareshtur apo për të urryer njëri-tjetrin. Duaje kombin dhe vendin tënd, respektoji të tjerët që nuk të urrejnë ty.

Shqipëria (të gjitha trojet) është toka e shqiptarëve, jo e të tjerëve, një trashëgimi (e copëtuar dhe amputuar) që na kanë lënë paraardhësit tanë, dhe të cilën ne në plotësinë e kohës, një ditë do t’ua kalojmë fëmijëve tanë, një atdhe aq i vlefshëm sa duhet të jemi gati të luftojmë dhe të vdesim për lirinë dhe pavarësinë e saj të pandarë.

Një mënyrë e rëndësishme për të zvogëluar forcën e brendshme të një populli, dhe kështu potencialin e tij për rezistencë ndaj dëmtimit të kombit, është duke e bërë margjinal (më pak të rëndësishëm, duke e mbajtur jashtë fuqisë ose ndikimit) dhe tallur strukturën tradicionale të familjes. Kjo ka ndodhur me ne.

Ky zhvillim duhet të ndërpritet, në mënyrë që të mos shkaktoj shumë dëme si për shoqërinë ashtu edhe për individët. Por qoftë ajo herët a vonë, çmenduria do të marrë fund, gjithmonë ndodh kështu. Çdo brez (gjeneratë) duhet të përpiqet të pastrohet në kohën e tyre.

Ju thjesht nuk mund të heshtni më. Komunistët e dikurshëm dhe aktualë, thënë më mirë, Enveristët (dhe Titistët), udhëheqin jo vetëm qeverinë e vendit, por edhe ato organizata që perceptohen nga publiku si të sinqerta dhe padyshim patriotike.

Në fund, kur realizoi ëndrrën e tij diktatoriale, Enver Hoxha e kuptoi se nuk ishte mirë, por sipas zakonit komunist, ai e zhvendosi përgjegjësinë në histori. Dhe, xhaxhi u largua nga kjo botë thellësisht i bindur se “historia e kishte mashtruar”, e zuri në gjumë. Çfarë idiotizmi…

***

Shqipëria shpopullohet. Shtrëngata mungon, Rama nuk ikën. Tragjikomike deklarata perverse e tij: “Unë jam nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit, dhe mos ngatërroni shpatën e gjuhës me plehun e gojës.”

***

PS: Shikoni nga minuta 5.50

https://www.youtube.com/watch?v=rK73IU8k6Gk

PËRMENDORJA E GJERGJ KASTRIOTIT -SKENDERBE NË TUZ TË MALËSISË SË MADHE — Mbrojtësit t’Atdheut e të Qytetrimit Europian, NË KUADËR TË 112-VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË Nga Frank Shkreli

Dy vjet më parë ishte njoftuar nga Kuvendi Komunal i qytetit të Tuzit në Mal të Zi, miratimi i vendimit për të vendosur në Tuz të Malësisë së Madhe, përmendoren e Heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit -Skenderbeut. Vendimi i para dy viteve nga Komuna e Tuzit u bë realitet ditën e 28 nëntorit, 2024, të Pavarësisë së Shqipërisë. Shtatorja e Heroit Kombëtar dhe të përgjithmonshmit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit -Skenderbe u vendos në qëndër të komunës Tuz, ku morën pjesë qindra qytetarë të Malit të Zi, nga trojet mbarëshqiptare dhe përfaqësues të mërgimtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi Ali Salaj, korrespondenti i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe në një raport nga Malësia e Madhe. Me këtë rast, Zëri i Amerikës, citon njërin prej nismëtarëve të vendosjese së shtatores të Heroit Kombëtar në Malësi të Madhe, nënkryetarin aktual të Parlamentit të Malit të Zi, Zotit. Nikollë Camaj, të jetë shprehur se Gjergj Kastrioti do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, ku gërshetohet me përpjekjet e Malësisë ndër shekuj për ta arritur lirinë kombëtare: “Kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për Malësinë”, është shprehur Nikollë Camaj, “por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kemi Gjergj Kastriotin- Skenderbeun përballë Bratilës ku, u ngrit flamuri, për herë të parë, pas vdekjes së kryetrimit të Kombit shqiptar. Është, vërtetë, një gjë e madhe dhe dua të falenderoj çdo njerin që ka vendos qoftë edhe një guralec në këtë projekt madhështorë”, ka thënë Zoti Camaj për Zërin e Amerikës. Ndërsa, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, vuri në dukje se inaugurimi i përmendores në Tuz rithekson vlerat e Gjergj Kastriotit si një udhërrëfyes i kombit shqiptar, krye-hero dhe frymëzimi i qëndresës së tyre. “Për shqiptarët në Malin e Zi është një ditë shumë e rëndësishme dhe me rëndësi historike për për ta, të cilët rrezikohen nga asimilimi. Simbolika e inagurimit të bustit në Malësi është një shenjë e zhvillimit të shqiptarëve dhe përforcon bashkimin rreth identitetit dhe vlerave kombëtare për të cilët ne jemi krenar”, ka thënë Z. Faik Nika.
Në përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit -Skenderbe në Tuz ishin të pranishëm shumë mërgimtarë shqiptaro-amerikanë të larguar nga ato troje shekullin e kaluar dhe gjatë dekadave të kaluara. Ishin malësorët mërgimtarë të atyre trojeve shekullore, ata të cilët mbuluan financimin dhe shpenzimet për ngitjen e këtij monumenti madhështor mu në sheshin kryesor të Tuzit, në qëndër të Malësisë së Madhe. Për Zërin e Amerikës foli edhe përfaqësuesi i shoqatave të mërgimtarëve në SHBA, Zoti Ndrek Gjolaj. Ishin ato organizata e shoqata të malësorëve që kontribuan për ngritjen e përmendores. Ndrek Gjolaj e cilësoi vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në Tuz, “si një festë të madhe për shqiptarët kudo që janë”, duke uruar: “Gëzuar Malësisë dhe mbarë malësorëve kudo që janë përmendoren e Gjergj Kastriotit që po vendoset sot dhe ta gëzojnë brez pas brezi”, është shprehur për VOA-n shqip, Zoti Gjolaj, kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe në Detroit.

Dita e ngritjes së shtatores së Gjergj Kastriotit-Skenderbe në qëndër të Malësisë së Madhe ishte vërtetë një ditë solemne, jo vetëm për shqiptarët nën Malin e Zi, por për mbarë shqiptarët e “gjakut të shprishur”, pa dallim e kudo që jetojnë, anë e mbanë botës. Përfaqsues të gjithë atyre, atje të mbledhur në Tuz për të nderuar figurën e madhe, të gjitha kohërave, të Heroit legjendar të shqiptarëve. Ishte një ditë që kujton krenarinë e shqiptarëve ndaj një të kaluare të lavdishme të historisë së tyre, por edhe një rast për të qenë shpresëdhënës për të ardhmen e shqiptarëve në ato troje që, për fat të keq, po zbrazen dita ditës, për arsye të politikave anti-shqiptare vendase të udhëhequra nga politikat e koridoreve antishqiptare në Beograd e Moskë. Por ajo që na shqetëson edhe më shumë në këtë mes, është arroganca zyrtare dhe mungesa e politikave bashkrenduese kombëtare të udhëhequra nga Tirana e Prishtina zyrtare, të pakën për të krijuar sadopak kushtet – politike dhe ekonomike–për shqiptarët që përballen me asimilim — dhe për të ngadalësuar largimin biblik të shqiptarëve nga trojet e veta – të përmasave që mund të thuhet se nuk ka ndodhur ç’rej kohës së Gjergj Kastriotit -Skenderbe.

Megjithë këtë klasë politike aktuale të papërgjegjëshme – politikisht dhe kombëtarishit, zhgënjyese dhe arrogante përball krizave kombëtare — anë e mbanë trojeve shqiptare — urdhri nga bronzi i shtatores së Gjergj Kastriotit -Skenderbe në Tuz të Malësisë së Madhe që u përurua në Ditën e Madhe të Pavarësisë së Shqipërisë pak ditë më parë, bën thirrje për bashkim. Sepse bashkimi kombëtar, me një mendje e një qëllim — mbi të gjithë përçarjet dhe ndasitë midis shqiptarëve ishte dhe mbetet sot e përgjithmonë, synimi kryesor i Gjergj Kastriotit për të ardhmen e shqiptarëve, për bashkim. Gjergj Kastrioti në Tuz të Malësisë së Madhe, “U porosit të rinjve të Shqipërisë: urdhri fillon nga bronzi, afrohuni të rinj dhe shtrëngoni duart fort me të moshuarit, me të moshuarit, për një betim të përbashkët që është nderim për të vdekurit dhe mbrojtje të të gjallëve. Pa këtë takim mes jush dhe të moshuarve, do të kishte një përplasje qytetërimesh. Mos harroni se agimi i së nesërmes do të lindë, sepse agimi i sotëm ka ardhur. Ka vlera të pavdekshme në jetën e njerëzve. Para syve tanë është i gjithë skenari kalimtar në të cilin njerëzimi kryen tragjedinë e madhe të palingjenezës së tij, në të cilën njerëzimi duket se ushqehet me gjak. Në skenën kalimtare, ndër imazhet që mbeten të patundura në dritën e historisë është ajo e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me ëndrrën e tij të madhe për një atdhe të ringjallur, me sytë plot vizione tragjike dhe ogure të paepur. 0 popull i Shqipërisë, bujar! Njerëz të fortë, ju i keni dhënë njerëzimit, një nga heronjtë më të shkëlqyer të të gjitha kohërave… Si atëherë ai fluturon drejt vendit të fëmijërisë së tij të hershme, tokës së ëndrrave të tij shpresat e tij, dhe ai e kthen flamurin e tij në tribunat e Krujës…pranon edhe sot si funksionin e atëhershëm të qytetërimit perëndimor, ai që kishte kuptuar fatet historike të popullit të tij: ai e kuptoi se Shqipëria i përkiste Perëndimit…”. (Gennaro Cassiani: Orazione (Ligjëratë) – Me rastin e festimeve kastriotjane në 500-vjetorin e Gjergj Kastriotit-Skenderbe, Romë, 1968).

Nga Tuzi i Malësisë së Madhe, Gjergj Kastrioti-Skenderbe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë që të mbrohet identiteti kombëtar dhe vlerat pro-perëndimore të shqiptarëve, ashtu siç i mbrojti ai për të pakën një çerek shekulli, 500 e ca vjet më parë – me vizionin, nderin, burrërinë dhe trimërinë e Skenderbeut – simbolit historik të kohezionit evropian dhe pan-shqiptar?!

E kam thenë dhe vazhdoj të them se për shqiptarët sot, vlerat e Gjergj Kastrioi -Skenderbe nuk gjënden as tek Putini e Vuçiqi dhe as tek Erdogani. Popujt që këta pëprfaqsojnë sot, historikisht, kurrë nuk i kanë dashur të mirën Kombit shqiptar. Ashtu është edhe sot. “Udhëheqësit” aktualë të shqiptarëve që pretendojnë “vlerat e përbashkëta” me Perëndimin demokratik, në të vërtetë kanë treguar me sjellje dhe me vepra se, e ndjejnë veten më rehat në shoqërinë e Erdoganit, Vuçiqit dhe Putinit, se sa me vlerat e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skenderbe. Kombi shqiptar nuk ka nevojë të kopjojë vlerat as identitetein e askujt kombëtar. Shqiptarët kanë vlerat dhe identitetion e vet, kanë simbolin e vet përbashkues dhe përfaqsuesin e vërtetë të njohur nga e gjithë bota — të vlerave perëndimore: Gjergj Kastriotin- Skënderbeun.  Shqiptarët nuk kanë nevojë për shëmbëlla liderësh autoritarë, arrogantë që mbjellin vetëm vdekje për popujt e vet dhe për tjerët.

Por me vendosjen e shtatores së Gjergj Katriotit- Skenderbe në Tuz të Malësisë së madhe, malësorët e sotëm kanë zgjedhur rrugën e Skenderbeut dhe të vlerave dhe trashëgimisë së tij, për të gjithë shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Kosovë e mbarë trojet tona ashtu edhe në mërgim.  Me ndihmën e tyre, të pakën mërgimtarët malësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen, që simbolikisht, të pakën me një monument kushtuar atij, të mbajnë fjalën dhe amanetin e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut: të besës, nderit, bashkimit e të burrënisë, duke kujtuar Kryetrimin, shtet-ndërtuesisn dhe të përgjithmonshmin e shqiptarëve.

Për fat të keq, indiferenca zyrtare shqiptare ndaj figurës dhe vlerave të Gjergj Kastriotit-Skenderbe po kërcënon drejtimin kastriotjan, pro-perëndimor të shqiptarëve, me të cilët çdo shqiptar ka të drejtë të krenohet para botës së qytetëruar kudo që gjëndet fisi i shqiptarit: në trojet shqiptare shekullore e deri në Amerikën e largët. Sot e tutje, Gjergj Kastrioti edhe nga Tuzi i Malësisë së Madhe, ashtu siç bën nga prania e tij në Evropë e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerat e tija pro-perëndimore, Skenderbeu vazhdon t’u tregojë shqiptarëve kudo, rrugën që duhet ndjekur – se Ai duhet të jetë, jo vetëm, simbol i vlerave dhe kohezionit evropian – por edhe një simbol i përgjithëmonshëm i kohezionit, vlerave dhe identitetit kombëtar i mbarë-shqiptarëve, pa dallim!

Frank Shkreli

Shtatorja e Gjergj Kastriotit -Skenderbe në qendër të Tuzit, Malësi e Madhe

Në trojet shqiptare kemi shumë hajdutë dhe mashtrues në politikë- Nga Aurel Dasareti

 

Dëgjova se krye-shakaxhiu tradhtar mercenar i AAK-së, i njohur si “gjenerali” 7-8 yjesh ramush haradinaj dhe krye-shakaxhiu tradhtar mercenar i PDK-së, i njohur si memli krasniqi, janë shumë të gëzuar që terroristët e shtetit terrorist, Serbia ka dëmtuar kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Sa më kriminale dhe të pista të jenë veprimet e terroristëve serbë ndaj shqiptarëve, aq më e bukur buzëqeshja e këtyre banditëve shqipfolës.

Shqiptarët janë kaq mendjelehtë, dhe aq të rënduar nga ngarkesat e përditshme, sa hajduti e mashtruesi gjen gjithmonë dikë për të mashtruar.

Kalofshi mirë, Aurel Dasareti

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc diskriminohen edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare- Nga REFIK HASANI

Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simboleve Kombëtare.

 

Shumë qytetarë të kësaj Krahine shqiptare vazhdojn të përballen nëpër Gjykata Serbe, pse kan përdorur Flamurin Kombëtarë Shqiptarë. Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, Kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve.

 

Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendimi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.

 

Krahina shqiptare e mbetur padrejtësishst nënë administrimin e Serbisë, është e diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur,është e diskriminuar në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, është diskriminuar në zingjirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, është e diskriminuar edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik , mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, etj

 

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,dhe Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë.

 

Në këtë Krahinë mungon një Institut për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike, mungon një Universitet publik në Gjuhën Shqipe e në anën tjetër ende nuk pranohen diplomat e Republikës së Kosovës.

 

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi  është Rajoni më i pazhvilluar  dhe më i diskrimnuar në gjithë Evropën. Mbi të gjitha,ky Rajon që mbulon Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.

 

*Autori i vështrimit është Refik Hasani.

LAMTUMIRË, KOLEG I DASHUR, PUSHOFSH NË PAQË PROFESOR SAMI REPISHTI- Nga Frank Shkreli

Trashëgimia e tij qoftë kujtimi i tij!

Ndërroi jetë Profesor Sami Repishti në moshën 99-vjeçare. Kalimi i tij në amshim, shënon një boshllëk të madh në familjen e tij të ngusht, në komunitetin shqiptaro- amerikan, pjesëtar i të cilit ishte për shumë dekada. Të drejtat e njeriut – jo vetëm në botën shqiptare – por anë e mbanë botës, me ndërrimin e jetës së Profesor Repishtit, pësuan humbjen e njërit prej mbështetsve më të njohur dhe më të fortë në shumë dekada. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane humbën promovuesin më të zellëshëm. Komunizmi humbi njërin prej kritikëve më të ashpër — dhe si ish- i burgosur i regjimit të Enver Hoxhës, viktimat e komunizmit – të gjallë e të vdekur – kanë humbur sot përkrahsin më të madh të tyre – sidomos klerikët katolikë të martirizuar nga komunizmi.

Jeta dhe veprimtaria e Profesor Sami Repishtit mbetet një thesar kombëtar. Kontributet ishin të shumta në të gjitha fushat e veëprimtarisë së tij patriotike, akademike dhe humanitare gjatë viteve, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut. Për dekada, Prof. Repishti ka qenë një shtyllë e fortë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Një pasardhës i denjë i rilindasve të vërtetë të Kombit – njeri prej intelektualëve më të njohur e më të dalluar në Shtetet e Bashkuara të Amerkkës dhe besoj në mbarë botën shqiptare. Besnik ndaj Kombit, besnik ndaj miqëve dhe shokëve, anti-komunist i përbetuar!

Si njëri prej pasardhësve të fundit të brezit të tij të rilindisave të vërtetë të Kombit, Prof. Repishti i ndoqi dhe i zbatoi idealet e tyre të larta në të gjitha veprimtaritë e tij, por mbi të gjitha duhet theksuar se përpjekjet e tij, për të promovuar, për të zhvilluar dhe për të mbështetur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit pa dallim, sidomos për shqiptarët kudo, gjatë gjithë jetës së tij — para dhe pas shembjes së komunizmit, janë të pakrahasueshme me ndonjë tjetër person, në botën shqiptare, por jo vetëm. Në niovel kombëtar dhe botëror, Sami Repishti, meriton nderimte dhe respektin e të gjihtë neve — si një perosnalitete të nderuar, një ikonë shqiptaro-amerikane e të drejtave të njeriut dhe për të celebruar arritjet e tija , si një trashëgimi e një mbështetësi të idealeve të të drejtave të njeriut, si vlera njerëzore për të gjithë ne – vlera këto të cilat Prof. Repishti i ka jetuar, i ka mbështetur dhe i ka zbatuar gjithë jetën e tij, deri në ditët e sotme – por që regjimi enverist ia kishte mohuar duke e burgosur për 10-vjet si kundërshtarë të tij.

I përket një personi të veçantë që t’ia dedikojë jetën mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të njeriut. Një person i tillë duhet të jetë një individ vlerash dhe virtytesh! I tillë ishte Samiu! Gjithë jetën e vet, Prof. Repishti ka treguar një forcë dhe vendosmëri të jashtëzakonshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka pasqyruar vlerat dhe një besim të fortë, për t’ia pasur gjithkush lakmi, të pakën nga ata që i respektojnë këto vlera. Ai kurrë nuk është dorëzuar përball luftës për të drejtat e njeriut. Madje edhe në moshën e shkuar vjeçare, asgjë dhe askush nuk e ndalonte atë që të shprehej dhe të shkruajnte në mbështetje të të drejtave të njeriut, të vlerave dhe të drejtave universale dhe të integritetit dhe të drejtave të individit. Kjo për arsye se Prof. Repishti nuk ka pasur kurrë frikë të merrte qëndrime të prera dhe të vendosura në mbështetje të parimeve në të cilat ai besonte. Madje edhe në rrethanat më të vështira në burgjet e komunizmit shqiptar dhe jugosllav, ai nuk mund dhe nuk dëshironte të heshtë.Nuk duronte të padrejtësinë! Gjatë gjithë jetës së tij, Prof. Repishti ka besuar se kur kemi të bëjmë me respektin për të drejtat e njeriut, pa marrë parasysh rrethanat, njeriu nuk mund të mbetet asnjanës, sepse siç ka thënë aktivisti i të drejtave të njeriut dhe fituesi i Çmimit Nobel, Elie Wiesel “të jesh asnjanës, vetëm ndihmon shtypësin dhe kurrë viktimën dhe heshtja inkurajon gjithmonë torturuesin dhe asnjëherë të torturuarin”.

Prof. Repishti, pa marrë parasysh rrethanat dhe rreziqet, nuk ka qëndruar kurrë larg interesimit dhe mbështetjes për të drejtat e njeriut. Profesor Repishtin, Perëndia e kishte bekuar me një jetë të gjatë dhe me shëndet për një arsye – dhe ai nuk e ka tradhtuar atë kurrë. Jeta e tij ishte një jetë shërbimi ndaj të tjerëve. Ai punuar gjithë jetën dhe vazhdoi deri në muajt e funditt të jetës të jepte kontributin e vet ndaj njerëzimit, i bindur se misioni i jetës, megjith moshën, nuk ka marrë fund. Ai vazhdoi deri në fund të frymëzonte të tjerët dhe se pa marrë parasysh rreziqet me të cilat mund të përballej, Samiu nukishte kurrë i asnjanës ndaj së keqës as përball shtypjeve e terrorit dhe krimeve, historikisht, nga regjimet komuniste në trojet shqiptare për një gjysëm shekulli ose nga diktatorë të tjerë të ngjyrave të ndryshme, anë e mbanë botës.
Prof. Repishti ishte një dëshmitar i cili ka përjetuar regjimin brutal të Enver Hoxhës – njërit prej regjimeve më totalitare të shekullit 20. Por, ai njëkohësisht ishte edhe dëshmitar i gjallë i heroizmit të atyre shqiptarëve, viktimave të atij regjimi, të cilët së bashku me Profesorin rezistuan forcën brutale të të ashtuquajturit “pushtet popullor”.

Prof. Repishti s’ka pushuar të shkruaj dhe të flasë për vuajtjet e veta dhe të viktimave të tjera të komunizmit, të cilët kundërshtuan komunizmin së bashku me të. Ndërkohë që propaganda dhe terrori i komunizmit shqiptar kishte përfshirë vendin, duke filluar nga viti 1945, ishte e pamundur që Z. Repishti të heshtë për ato që kishte parë. Megjithë rreziqet që i kanoseshin atij dhe familjes së tij, ai vendosi të mbante një qëndrim të prerë kundër diktaturës komuniste dhe të mbronte të drejtat e njerëzve të pafajshëm. Siç ka ndodhur edhe me mbështetës të tjerë të mëdhenj të të drejtave të njeriut gjatë 50-viteve të fundit, Prof. Repishti kishte filluar të interesohej për të drejtat e njeriut, në një periudhë kur po përballej vetë, drejtpërdrejt me të keqen – dmth, me rendin e ri komunist në Shqipëri – regjim i cili e torturoi për 14 muaj dhe e burgosi atë për 10 vjet, vetëm e vetëm se e kundërshtonte atë regjim.

Qendresa kundër Komunizmit

Rezistenca e tij ndaj komunizmit, ka shkruar Prof. Repishti “më ka obliguar moralisht për të ndarë me të tjerët ato që kam parë, sidomos krimet e diktaturës së proletariatit, duke venë në dukje, jo vetëm vuajtjet e popullit tonë, por edhe karakterin e popullit shqiptar, i cili i qëndroi besnik vetvetes, përball kërcënimeve të ndryshme, përfshirë edhe kërcënimet me vdekje”. Kështu që, interesimi i Prof. Repishtit për t’iu dedikuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut nuk kishte filluar në 10-20 ose 30-vitet e fundit. Kauza e të drejtave të njeriut ishte bërë pasion i jetës së tij qysh në fillim.

Angazhimi i tij për të drejtat e njeriut e ka zanafillën atje, në vitet e vuajtjeve të tija në burgjet komuniste, si i burgosur politik në Shqipëri, ku vuajti 10 vjet burgim, së bashku me intelektualët më të dalluar të Shqipërisë së asaj kohe, përfshirë edhe klerikët katolikë ndër shqiptarët më të shquar, ndërkohë që kishte qenë dëshmitarë i tmerreve që ata vuajtën në duar të torturuesve komunistë. Në lidhje me vuajtjet e klerikëve katolikë shqiptarë, Prof. Repishti ka shkruar në vitin 1966, pasi kishte arritur në Amerikë se, “i ndjeja thellë mizoritë e ushtruara mbi ta: masakrat dhe torturat, shpifjet e organizuara dhe trajtimet poshtëruese ndaj tyre ishin aq të rënda, sa që nuk mund të pranoheshin, të harroheshin dhe as të faleshin”. Prof. Repishti ka shkruar se ai është frymëzuar nga, “dashuria e tyre fisnike për bashk-të-burgosurit, për faljen dhe mëshirën që ata treguan ndaj torturuesve të tyre të verbër, nga shpresa e tyre që buronte nga ndjenjat e shëndosha se aspiratat tona, për liri, drejtësi dhe paqe, heret o se vonë, do të realizoheshin.

Pasi mbijetoi vuajtjet në burgjet komuniste të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë, ai emigron në SHBA në fillim të 1960-ve. Përvoja e Z. Repishti në ato burgje duket se kishte lëkundur qëndrimin e tij në besimin ndaj mirësisë së njerëzve, por megjithëkëtë, ai kurrë nuk humbi besimin në shpirtin njerëzor.

Në një letër që ai i ka dërguar, Fondacionit Woodrow Wilson në Washington në vitin 1964, në lidhje me këtë, Repishti bën pyetjen: “A është e keqja me të vërtetë aq e thellë e rrënjosur në shpirtin e njeriut, sa që njeriu të identifikohet me të keqen”? Komunizmi, ka shkruar ai, kishte kthyer për së mbrapshti një numër parimesh të jetës sonë, duke na kërkuar që të hiqnim dorë nga individualiteti ynë personal, me qëllim për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, një njeri të ri. Përballë kësaj situate, ka pohuar ai, ne ishim të detyruar të vendosnim nëse të pranonim ose jo këtë drejtim të ri. “Ishim para një alternative të pa evitueshme, për të dëmtuar të tjerët (fizikisht dhe moralisht) ose për të pësuar ne sulmet nga të tjerët. Në lidhje me këtë nuk kishte kompromis”, ka nënvijuar Prof. Repishti, duke shtuar se ai vet kishte vendosur që të mos dëmtonte të tjerët, por të pësonte kritikat dhe sulmet nga të tjerët, dmth. nga kundërshtarët e tij.

Prof. Repishti ka pohuar gjithashtu se përvoja e tij në burgjet komuniste, jo vetëm që e ka bërë atë të identifikohej më mirë me problemet e përditshme të bashkatdhetarve të vet, por njëkohësisht, e kishte detyruar të përballohej me disa pyetje morale, për të mos thënë teologjike, në lidhje me natyrën njerëzore dhe mbi të drejtat e njeriut në këtë botë. “Cila është gjendja shpirtërore në ditët tona? Cili është reagimi ndaj tendencave për ta bërë njeriun si një frymë pa bazë morale, thjeshtë për ta shndërruar atë në një objekt? Si lufton njeriu për sigurinë e vet, përafirmimin e tij, për lirinë dhe pavarësinë personale dhe më në fund për ekzistencën e vet, për një ekzistencë kuptimplotë?” Z. Repishti ka shkruar që nga viti 1964 se “për të zbuluar përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve të vështira dhe të ndërlikuara të ditëve tona, unë kam vendosur t’i kushtohem kauzës së të drejtave të njeriut, me qëllim për të kontribuar diçka më të vlefshme dhe më fisnike ndaj fjalës “njeri, sepse kjo kauzë do të bëhej një ideal dhe shpresë për mua”, ka thënë ai.

Mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe Çamërisë

Si rrjedhim, Prof. Repishti ka qenë një mbështetës dhe aktivist i palodhur i të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo që ata jetojnë në trojet e veta në Ballkan. Profesori është dalluar gjatë dekadave të kaluara sidomos me aktivitetin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta autoktone në Kosovë dhe trojeve të tjera në ish-Jugosllavi, por pa harruar gjithashtu as të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Ai e ka zhvilluar luftën në mbrojtje të të drejtave të njeriut për shqiptarët me mënyra të ndryshme si individ dhe si anëtar i organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International. Por mbi të gjitha ai është aktivizuar si qytetar i lirë i SHBA, duke ushtruar të drejtën e tij, me shkrime dhe në kontakte personale, gjithmonë me qëllim për të influencuar përfaqësuesit politikë amerikanë që politikisht, diplomatikisht dhe më në fund edhe ushtarakisht me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, të ndihmonin shqiptarët dhe të mbronin të drejtat e tyre. Sa herë gjatë viteve, ka udhëtuar Prof. Repishti nga New Yorku në Washington për takime zyrtare me udhëheqësit më të lartë të qeverisë dhe të Kongresit amerikan për t’i sensibilizuar ata mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta anë e mbanë Ballkanit. Kontaktet e tij me Washingtonin zyrtar kanë qenë të shumta dhe të vazhdueshme, ndërkohë që ai konsiderohej si një këshilltar i besueshëm dhe i drejtë në marrëdhëniet e tija me Departamentin Amerikan të Shtetit, me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe sidomos me udhëheqës të Kongresit amerikan të dy partive kryesore amerikane, republikanë dhe demokratë.

Paraqitja e Profesor Repishtit para Kongresit Amerikan më 1965 ishte vetëm fillimi i kontakteve të Prof. Repishtit me autoritetet amerikane. Ç’prej asaj dite, ai nuk i është ndarë paraqitjes së çështjes shqiptare në qarqet më të larta politike dhe akademike amerikane. Prof. Repishti gjithmonë ka gëzuar respektin më të madh në këto qarqe si njeri i besueshëm dhe i drejtë, por është njohur edhe për angazhimin e tij të fortë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut, këshillat e të cilit duhej të merreshin parasysh.

Në një letër që Zv/Presidenti Al Gore i kishte dërguar Prof. Repishtit me rastin e 75-vjetorit të lindjes, duke i dërguar atij “urimet më të përzemërta për ditëlindjen” i shkruante se “jeta jote është një shembull i shkëlqyer, e asaj që është e madhërishme në SHBA… E di se familja dhe komuniteti i juaj, me të drejtë janë krenarë për karrierën tuaj të profesorit prej 25 vjetësh, për guximin tuaj të papërkulshëm dhe për aktivizmin tuaj në fushën e çështjeve shqiptare”. Ndërsa nga ana tjetër e spektrit politik amerikan, Kongresisti republikan nga Long Island i New Yorkut, Peter King në të njëjtin rast shënon në gazetën zyrtare të Kongresit, “Congressional Record”, lavdërime për Repishtin, të cilin ai e cilëson si një “bashkqytetar shëmbullor”, duke theksuar se, “Gjatë gjithë jetës së tij, Dr. Repishti i është dedikuar luftës kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, shkelje të cilat ai vet i kishte përjetuar për një kohë të gjatë”. Kongresisti King thekson rolin që ka luajtur Prof. Repishti në udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), “një organizatë e dedikuar për të luftuar shkeljet e të drejtave të njeriut të shqiptarëve”, ka shkruar ligjvënsi amerikan republikani Peter King

Miku ynë i nderuar – ju jo vetëm ishit dëshmitar i një historie të tmerrshme, por për më tepër, ju edhe keni vuajtur nga krimet e asaj historie, nga krimet më çnjerëzore që mund të ndërmerrte një regjim kundër qytetarëve të vet. Por ju, megjithë vuajtjet kishit forcën, vendosmërinë dhe guximin për të mbrojtur parimet e lirisë dhe të drejtat e njeriut, si shembull për brezat e ardhshëm.

Profesor Dr Sami Repishti, ky mbështetës i shquar dhe luftëtar për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut – miku i ynë Prof. Sami Repishti, jo vetëm sot në kalimin tuaj në amshim, por me fjalët dhe veprat e tij shembullore, ai gjithmonë na ka ftuar dhe kujtuar duke na bërë thirrje edhe sot që të mos harrojmë krimet e së kaluarës. Por, është e rëndësishme për pajtimin shoqëror dhe kombëtar, ka thënë ai, që ato të korrektohen, me qëllimin dhe shpresën që të mos përsëriten më.

Mendoj se Prof. Repishti na porosit sot që të bëjmë më shumë në mbështetje të drejtave të njeriut – duke thënë se megjithëse anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, shqiptarët kanë shënuar përparim të dukshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë – si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë shumë për të bërë në këtë fushë dhe në fushë të tjera – sidomos në fushën e pajtimit kombëtar e shoqëror – për të siguruar që të drejtat e njeriut, dinjiteti njerëzor për secilin person, barazia para ligjit dhe liria për të gjithë, të nguliten njëherë e mirë në mendjen dhe zemrën e shqiptarëve dhe përgjithmonë anë e mbanë trojeve shqiptare. Ky është një objektiv, për realizimin e të cilit ka punuar gjithë jetën e tij Prof. Repishti. Ai na këshillon sot se puna për sigurimin e të drejtave të njeriut nuk kryhet kurrë, por do të thoshte se shqiptarët kanë çdo arsye që të kenë shpresë, se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më e sigurt se e kaluara e tyre e hidhur dhe më e mirë se e tashmja zhgënjyese.

Të jeni të sigurtë i nderuar Profesor, koleg e mik i nderuar, se shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri si edhe komuniteti shqiptaro-amerikan, falenderojmë Zotin që të patëm — se jemi të gjithë tepër krenarë për arritjet tuaja në fushën e të drejtave të njeriut për të gjithë shqiptarët në veçanti, dhe për njerëzimin në përgjithësi.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë. Lamtumirë i dashur Profesor I dashtun. A paç bekimin e Perendisë – e uratën edhe në atë jetë. Pushofsh në paqë!
Trashëgimia e tij qoftë kujtimi i tij!

Frank Shkreli

Në celebrimin e 90-vjetorit të lindjes së Profesor Dr Sami Repishtit

U SHUA PROFESORI, ANTIKOMUNISTI, QËNDRESTARI, MBROJTËSI I KOSOVËS SAMI REPISHTI- Nga BESIM NDREGJONI

Në pragun e festës kombëtare të pamvarsisë, mbarë shqiptaria , morëm lajmin e hidhur ndarjen nga jeta të MartingLuterkingut shqiptar ProfSami Repishti. Atdhetari, studjuesidhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut ikona e qëndresës antikomuniste, studenti i universiteteve italiane e franceze ku u doktoruar si student i shkëlqyer, ai që nuk u pajtua me politikën aktuale të 34 viteteve në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut për të përndjekurit politikë shqiptar Prof. Sami Repishtirilindasi i shekullit njëzetedhe vdekjen e priti në një ditë të shënuar në ditën e flamurit. Të ati flamuri që i u kushtua me çënjen e tije në mbrotje të çështjes kombëtare, që çoi zërin e tij në Uashington për mbrotjen e Kosovës.

Prof. Peter Prifti pati shkruar: Prof. Dr. Sami Repishti qendronnë krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta. 

 

Ai bashkë me Arshi Pipën e Martin Camajn përbëjnë një treshe elitare shkodranëshcilët me jetën dhe veprën e tyre e shpunë  tej misioninatdhetar dhe intelektual  Rilindjes dhe  atdhetarëve Luftës  Dytë Botërore dhe  pas saj. Mveprimet konkrete atdhe dhe  Kosovë për  ndihmuar nga afër proceset e demokratizimit dhe  krijimit  shtetit ligjormeriton quhet Institucion i mëvetësishëm. Sami Repishti ka shkruar disa qindra artikuj, mbi njëzet libra (disa me bashkautorësi) dhe dy vepra letrare “Pika Loti (shkruar më 1959 – 1963 dhe botuar më 1997 dhe 2009) dhe Nën hijen Rozafës(2004). Këto dy vepra bëjnë pjesë në letërsinë realiste shqiptare, dhe më konkretisht ato përbëjnë themelet e letërsisë sonë të quajtur letërsia e burgut, e cila lexohet sot me ëndje dhe përfitim të madh. Aty zbulohet jeta plot vuajtje, qëndresa dhe bëmat e njerëzve të dënuar prej diktaturës komuniste shqiptare, një aspekt i jetës sonë, të cilin diktatura e kishte shtrembëruar dhe mbajtur në fshehtësi.Suksesi i tije, ma i madh ka qenë, dhe mbetet, fitorja e tije kundër urrejtjes. Asnjiherë nuk i kam lejue vetes me urrye, me gjithë kundërshtimin e fortë që kam tregue kur nuk kam qenë dakord. Kështu, ditën e parë kur mbrriti në Shqipni më 9 gusht 1992, deklaroj para gazetarëve në Rinas: ‘Kthehem në atdhe me dashuni për të gjithë dhe me urrejtje për asnjeri’, thanie jo origjinale, por gur themeli për mendimet e tija , e huazueme nga fjalimi i Presidentit Abraham Lincoln mbajtunnë mbarim të Luftës Civile në Getisburg PA gjatë së cilës ishin vra ma shumë se 600.000 amerikanë. Disa përgjithësime të tij për gjendjen e Shqipërisë në tranzicion, janë proverbiale. Të tilla janë thëniet:“Krimi nuk asht dënue, e krimineli asht kthye në pushtet i veshun me rroben e ‘socialistit europian’.Një pushtet i lindun nga gënjeshtra, i mbajtur me grykën e pushkës. Një shoqëri e shkërmoquan nga pesha e randë e krimit të kryem nga xhelatët e indoktrinuem. Gjendja politike vazhdon të jetë kaotike dhe ajo ekonomike e dëshpërueme.”

                                                  

Elez Biberaj ish Drejtori i Zërit të Amerikës shkruan për Repishtin: “Pas shumë dekadash si udhëheqës në fushën akademike dhe në mendimin e komunitetit, Profesor Repishtivazhdon të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë. Ai është një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, një dijetar i plotësuar, dhe një njeri i parimeve, i cili nuk e pushoi kurrë luftën në emër të asaj që besonte. Sot ne u ndamë fizikisht me Prof. Repishtin, por atdheu e memorizon në plejadën e dijetarve të mëdhenj, që i dhanë Shqipërisë pamvarsinë, atyre që ndërtuan shtetin e parë shqiptar, atyre që luftuan fashizmin dhe komunizmin, ata që i dhanë pamvarsinëKosovës, Zëri i tije që kumboi në kongresin amerikan për të drejtat e liritë e shqiptarve nuk do të ndigjohet ma se iku në botën e amshuar , por vepra e tije do të ndrisë në breza për shqiptarët dhe do të jetë një udhërrëfynjës dhe për brezat e ardhshëm për ta ndërtua Shqipërinë , për ta mbrojtur lirinë. Ka qenë nder i madh për mua që kam patur rastin të bashkëpunoj ngushtë me Profesor Repishtin në këtë periudhë postkomuniste dhe i jam shumë mirënjohës mbështetjes dhe miqësisë së tij të vazhdueshme. Përpara veprës dhe kontributit tuaj përunjen me respekt mijëra familje shqiptare që kaluan kalvarin tënd të vuajtes, dhe kan një mesazh “ U ndriçoftë mendja e shqiptarve për të mbrojtur lirinë” pusho i qetë në tokën e lirisë , ku e shkrive jetën për kombe e atdhe. Lamtumire Repishti i madh. Sot ne kemi më shumë nevojë për Ju se sa dje.

Besim NDREGJONI

 

Në anën e duhur të historisë përmes rrëfimit të së vërtetës për publikun- Nga ROMEO GURAKUQI

Përfundimi i luftës në Shqipëri dhe marrja e pushtetit nga ana e komunistëve më 29 nëntor 1944 ishte rezultat i një procesi shumë kompleks ushtarak, politik, social, kulturor, në një vend që kishte vonesa shekullore në shtetndërtimin nacional mbi binarët para-otomanë. Në përfundim të luftës në Shqipëri, pas mbërritjes së partizanëve në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Gjakovë, Prizren, Pejë etj., në territorin e shtetit shqiptar të deriatëhershëm (1941-1944), u ndërtua një regjim dykrahësh, simotër, brutal dhe për pjesën e civilizuar të shoqërisë shqiptare nuk ka pasur një ditë gëzimi të vërtetë, për lirinë e ardhur në vend në një mënyrë të çuditshme dhe të pamerituar. Regjimi që u instalua nga komunistët rezultoi edhe më represiv se sa ato që kishin ndërtuar Italia fashiste dhe posaçërisht Regjenca shqiptare në kohën e mbisundimit të Wehrmacht-it. Objektivi kryesor i komunistëve ishte marrja e pushtetit dhe shkatërrimi i bazës humane të rezistencës kundër ardhjes së tyre, që u përvijua gradualisht në shoqërinë shqiptare.

Pushkatimet pa gjyq dhe proceset gjyqësore kundër “armiqve” të klasifikuar arbitrarisht nga zotnuesit e rinj të Tiranës, që tërhiqeshin në heshtje nga mbrojtja e integritetit shtetëror të viteve 1941-1944, kanë qenë të drejtuara kryesisht kundër klasave të kamura, të qytetëruara dhe të ditura të shoqërisë, me teh të posaçëm komunitetin katolik dhe Kishën Katolike në Shqipëri (ndaj të cilëve do të implementohet një tip Zgjidhjeje Finale nga ana e diktatorit). Përveç procesit të hakmarrjes, objektivat e komunistëve që në procesin çlirimtar dhe në periudhën që vijoi, kanë qenë ato të ndryshimit të strukturës shoqërore dhe ekonomike tradicionale, përmes konfiskimit të pronës private, përfshirë edhe tjetërsimin e pasurisë intelektuale pothuajse të të gjithë elitës drejtuese pararendëse. Pjesa më e madhe e arritjeve të arsimit, shkencës, kulturës, letërsisë, botimeve, teksteve shkollore u fshinë nga qarkullimi. Bibliotekat private u grabitën dhe një pasuri e tërë me dorëshkrime e studiuesve të asaj kohe, në pjesën më të madhe, u vodhën dhe u tjetërsuan në autorësi. Edhe sot e kësaj dite askush nuk është në gjendje të na tregojë fatin e dorëshkrimeve të veprave të dorëzuara në Institutin e Studimeve Shqiptare. Ende sot, nuk ekziston një projekt shtetëror për rikuperimin dhe botimin e atyre veprave që kanë shpëtuar.

Lufta Nacional-Çlirimtare dhe Antifashiste e popullit shqiptar, rinisë ka qenë në mënyrë të padiskutueshme një veprimtari legjitime, siç është çdo e drejtë e rezistencës ndaj çdo okupatori. Bij dhe bija të Shqipërisë dhanë jetë për lirinë e atdheut dhe ato do mbetën përjetësisht në altarin e lirisë së një populli. Mirëpo, paralelisht me këtë, në Shqipëri ndodhi edhe një proces tjetër: ai i shkatërrimit të padallimtë i trashëgimisë së shtetformimit, rendit tradicional kushtetues, politik, ekonomik, social, i balancave të brendshme krahinore dhe religjioze dhe fshirja me dhunë e elitës. Ky proces ndodhi përmes përdorimit përmes të përforcimit të përshkallëzuar të LNÇ/FNÇ dhe UNÇSH, si një ushtri tipike fshatare kjo, e udhëhequr nga komisarët politik, të cilët busull drejtuese kishin parimet e përmbysjes revolucionare, gjegjësisht leniniste dhe staliniste të Shteti Tradicional Shqiptar.

Uzurpimi i pushtetit nga komunistët në Shqipëri duhet studiuar jo aq si një teori dhe praktikë e çlirimit nacional, revolucionit dhe shndërrimit historik madhështor, siç është pretenduar nga ana e historiografisë komuniste në këtë vend për një periudhë të gjatë, se sa si një teknikë e marrjes së pushtetit, që ka qenë e suksesshme, për shkak të ekzistencës së një numri faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, ndër të cilët spikat vendosmëria për të paraprirë në kapjen e momenteve nga ana e Enver Hoxhës dhe mentorëve të tij Miladin Popoviqit, Dushan Mugoshës, Velimir Stojiniçit. Uzurpimi i pushtetit nga komunistët në Shqipëri përmban edhe një dukuri thelbësore, që e shmang nga modeli i përgjithshëm i uzurpimit, sepse lufta e rezistencës kundër okupatorit u zhvillua në mënyrë të njëkohshme me luftën civile, që rrënoi forcën ushtarake të grupimeve politike tradicionaliste. E gjithë kjo përplasje ndodhte në një vend të ngjizur me vështirësi kombëtarisht, elita e të cilit në vitet e luftës nuk operoi politikisht mbi parimet e antifashizmit, sa mbi nevojën e kalimit të furtunës pushtuese fashiste me sa më pak dëme mbi shtetin dhe kombin.

Ky është dallimi i rastit shqiptar nga vendet e tjera të Europës Lindore dhe Juglindore, që edhe pse duket se ngjason me rastin jugosllav në shumicën e veçorive, prapë ka impostim tërësisht specifik. Ardhja e komunistëve në pushtet ishte pjesë e procesit dhe kohës së ekspansionit të komunizmit në Europën Lindore, që zuri rrënjë në fund të LDB edhe në Shqipëri. Ky proces, si në të gjitha vendet, edhe në Shqipëri, ka ngjashmëri dhe studiuesit mendojnë, se kjo përhapje është realizuar në përputhje me një plan-projekt (blueprint), të përgatitur në Moskë. Në rastin e Shqipërisë, ky plan-projekt është përpunuar në shtabin e Titos dhe është implementuar me dy rezonanca, në “Shqipërinë e vjetër” dhe në “Tokat e Lirueme”, gjegjësisht prej Shtabit të FNÇsë dhe atij të KOSMET-it. Ka prova, që një plan taktik i hartuar në Rusi është ofruar për rastin jugosllav. Moska ka këshilluar Titon, që ai duhej të shmangte aktet, që justifikonin dyshimet britanikëve edhe të forcave të brendshme politike jokomuniste, se lëvizja partizane ishte duke marrë një karakter komunist, që synonte sovjetizimin e Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Dmth., gradualizmi dhe kamuflazhi kanë qenë parimet bazore taktike të projektit të Stalinit për uzurpimin e pushtetit nga komunistët pas luftës. A nuk ishte PKSH dhe LNÇ/ FNÇ, një organizatë që merrte udhëzime dhe direktiva të mirëfillta nga PKJ dhe AVNOJ? A nuk ndoqën komunistët shqiptarë, në mënyrën më të robotuar, të njëjtat taktika, që udhëzoheshin nga Moska dhe përcilleshin me përpikmëri të plotë nga Shtabi Jugosllav i Titos, nëpërmjet emisarëve stacionarë dhe lëvizës? Përgjigja është një Po, pa mëdyshje. Por në rastin e Shqipërisë udhëheqësit komunistë jugosllavë, me bashkëpunimin e përunjur të komunistëve shqiptarë, kishin ndërtuar qartësisht edhe një plan të posaçëm për Shqipërinë, që lidhej me specifikën e një vendi të zmadhuar gjatë luftës, në afërsitë e kufijve etnikë nga fuqitë e mundura të Boshtit Fashist. Për rrjedhojë, trajtimi i rastit shqiptar, marrë në tërësi, kishte nevojë për një operacion të posaçëm dezintegrues dhe riformulues të Shqipërisë së Madhe të krijuar dhe vepruese nga prilli 1941, duke shkatërruar bazën themelore të brendshme njerëzore rezistuese ndaj këtij procesi prapësues. Dmth., jo vetëm vendosje e diktaturës komuniste, por para së gjithash copëtim sërish i këtij vendi dhe nënshtrim në pjesë të veçanta të kombit, madje nukleve më rezistente të tij (Kosovë, Hot, Grudë, Dibër, etj.).

Taktika që ndoqën komunistët shqiptarë nga shtatori i vitit 1942, ishte ajo e ndërtimit të një lëvizjeje të gjerë nacional-çlirimtare, në formën e një fronti nacional-çlirimtar, organizatë kjo që në përfundim të luftës dhe të tërheqjes së gjermanëve nga Shqipëria, u shndërrua në një makineri për uzurpimin e pushtetit nga komunistët në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Makineria përmes së cilës LNÇ/FNÇ ia arriti qëllimit ishte Ushtria Nacional-Çlirimtare, e ndërtuar zyrtarisht, më datë, 10 korrik 1943. FNÇ shërbeu si një instrument i rëndësishëm politik për kamuflazhin dhe ndihmoi për të krijuar instrumentet e kontrollit komunist, përtej fasadës së unitetit popullor pluralist. Ndërsa, ushtria shërbeu praktikisht si një Ushtri e Kuqe Shqiptare, me mbizotërim social fshatar dhe përkufizim krahinor jashtë Gegnisë së Mirëfilltë, e drejtuar dhe e komanduar që në fillesë nga PKSH, pavarësisht fasadës së përdorur në kohën e parë dhe përdorimit të suksesshëm të kryengritësve tradicionalë. Ushtria e Kuqe Shqiptare (dmth., UNÇSH) ka qenë faktori kyç në marrjen e pushtetit, mbasi ndryshe nga vendet e tjera të Europës Lindore, Ushtria e Kuqe Sovjetike nuk depërtoi deri në Shqipëri dhe as në tokat e banuara nga shqiptarët në Jugosllavi e Greqi. Por ajo fuqi dhe forca e saj ishte ndikuese në aspektin moral në vend për shkak të kontrollit të EL.

Përsa i përket kamuflazhit, komunistët shqiptarë e kanë përdorur fshehjen e plotë të objektivave, si taktikë, veç në momentet e para të aktivitetit të vet dhe nuk janë kursyer të tregojnë, me herët se komunistët jugosllavë, objektivat e veta ekstremiste, duke djegur fazat ndërmjetëse të skicuara në blue-print-in e lartpërmendur. Kjo kohë e heqjes së perdes së rremë shkon mbase deri në gushtin e vitit 1943. Krijimi i BK, papajtueshmëria e elitës së Shqipërisë së Vjetër me organizatorët komunistë të rezistencës, shpërthimi i luftës civile etj. (nga nëntori i vitit 1943 deri në dhjetor 1945), bëri që kjo taktikë të vinte gradualisht duke u zbehur dhe përdorimi i njerëzve të botës tolerante shqiptare nga ana e komunistëve, ka qenë i reduktuar në disa figura krejtësisht pa peshë dhe lehtësisht të kontrollueshme. Më së shumti, mashtrimi është përdorur në shmangien e terminologjisë komuniste dhe regjimi që po krijohej gradualisht në Shqipëri, nuk u njoh dhe nuk u shpall fillimisht si një diktaturë e mirëfilltë e sovjetëve apo e proletariatit, por si një Republikë Demokratike Popullore. Legjitimiteti formal i këtij regjimi u realizua, në harkun e 14 muajve pas kontrollit ushtarak të Shqipërisë në nëntor të vitit 1944, gjegjësisht në janar-mars 1946.

Studiuesi amerikan Stephen Peters ka përcaktuar se përbërësit për suksesin fenomenal të PKSH kanë qenë një kombinim i ngathtësisë dhe mungesës së mendjemprehtësisë, prej anës së elitës sunduese shqiptare të periudhës së paraluftës; i aftësisë së jashtëzakonshme organizuese dhe përgatitjes ideologjike të emisarëve të Titos, të cilët themeluan PKSH dhe e udhëhoqën atë drejt suksesit gjatë luftës; aftësia, shpirti luftarak, vendosmëria e paepur e komunistëve shqiptarë në përgatitjen e terrenit për marrjen e mundshme të pushtetit, pavarësisht kostove të humbjeve të jetëve njerëzore dhe shkatërrimit të vendit; hyrja e Ushtrisë së Kuqe në Ballkan; dhe dështimi i anglo-amerikanëve për formulimin e një politike të përcaktuar për Shqipërinë e pasluftës. E gjithë kjo shpjegon, se si qe e mundur që PKSH, e cila në qershorin e vitit 1941, kur Gjermania hitleriane sulmoi BRSS, nuk ekzistonte dhe nuk kishte një organizim të vetin në Shqipëri, ia arriti, që brenda një periudhe në më pak se tre vitesh, e kamufluar si LNÇ/ FNÇ, të bëhej zotëruese e pasfidueshme e situatës në vend, madje edhe pa ndihmën e trupave sovjetike.

Por hapësirën kryesore për të arritur këtë objektiv PKSH-së, ia dhanë: gjendja e mjeruar e fshatarësisë në Shqipërinë e Jugut, përçarja e elitës së vjetër politike të Shqipërisë, pamundësia e ish-Mbretit Zog për ta rikuperuar gabimin e tij fatal të mosbërjes së rezistencës së mirëfilltë dhe lëshimit të detyrës shtetërore më 8 prill 1939, mungesa e maturisë politike dhe një lloj bindjeje e kësaj klase të patriotëve të respektuar, të cilët jepnin këshilla për maturi, akomodim, ose pozitë pritjeje përballë forcave të pathyeshme të Boshtit Qendror, ballafaqimi me të cilët, mund t’i shkaktonte vendit rrënim të plotë dhe të shpejtë. Ata mendonin, se Shqipëria ishte shumë e vogël, e varfër dhe aspak e përgatitur për t’i rezistuar makinerisë ushtarake të fuqive të Boshtit Fashist. Ata arsyetuan, se politika më e zgjuar ishin qëndrimet e gënjeshtërta karshi pushtuesit, ruajtja e fuqive dhe rezervave, me qëllim që të përdoreshin në momentin e duhur, në mënyrë që t’i bëhej ballë përpjekjes që komunistët anë e kënd EL po bënin për të marrë pushtetin pas luftës. Po a ishte ky veprimi më i zgjuar dhe më i saktë, në një kohë kur forca e LNÇ sa vinte e rritej dhe bëhej e papërballueshme, për shkak të furnizimit me forca njerëzore nga fshatarësia e Jugut, e rrënuar nga lufta? Veprimet e forcave të ndryshme nacionaliste, në periudhën (pranverën-verë –vjeshtë) e vitit 1944, u kushtëzuan nga pritja e kotë për një zbarkim të mundshëm anglo-amerikan, për të penguar mbizotërimin e komunistëve me frymëzim nga Moska, në Ngushticën e Otrantos.

Në këtë aspekt duhet të theksojmë, se ky qëndrim pasiv, pritës, akomodues dikur edhe negociues me pushtuesin, i elitës së vjetër politike, që formoi dhe drejtoi Shqipërinë në harkun kohor të viteve (1912-1944), nuk është përqafuar nga të gjithë anëtarët e kësaj klase dhe posaçërisht nga brezi i ri i të njëjtave familje dhe nga populli në tërësi. Të rinjtë, studentët, nxënësit dhe intelektualët kanë qenë që në fillim, të vendosur për t’iu kundërvënë okupatorit, madje kanë qenë ata të parët dhe jo komunistët, që kanë ndërtuar strukturat fillestare të rezistencës pasive dhe aktive. Ardhja e komunizmit në Shqipëri nuk ka qenë rezultat i një revolucioni popullor të vetvetishëm, që synonte shkatërrimin e rendit të vjetër dhe krijimin e një rendi të ri, shoqërisë socialiste. Sipas Stephen Peters, ajo ishte në një farë mënyre, produkt i agresionit të vendeve të Boshtit Fashist dhe marrjes mbi vete prej komunistëve, i rolit udhëheqës në lëvizjen e rezistencës. Po ashtu, në Konferencën e II të Quebec, ndërmjet Churchill dhe Roosevelt, mbajtur në shtator të vitit 1944, u vendos se për sa kohë që beteja në Itali vazhdonte, nuk ekzistonin forca në dispozicion në Detin Mesdhe, për t’u dislokuar në Ballkan, përveç disa njësive të vogla zbarkuese britanike në Greqi.

Në këtë mënyrë, fati i Shqipërisë ishte i vulosur edhe nga pamjaftueshmëria forcave ushtarake të Aleatëve Perëndimorë dhe nga një raport i kujdesshëm i tyre me sovjetikët. Pavarësisht se komunizmi nuk arriti në Shqipëri përmes Ushtrisë së Kuqe, depërtimi i sovjetikëve në lindje të Ballkanit, inkurajoi komunistët shqiptarë për të intensifikuar përpjekjet e tyre, gjatë periudhës verë – vjeshtë) të vitit 1944, për eliminimin e padallimtë të nacionalistëve dhe elitës pararendëse shtetformuese. Në këto rrethana, Shqipëria nuk do të ishte bërë komuniste vetëm sikur zbarkimi britanik në Greqi, do shtrihej edhe në Shqipëri. E vetmja gjë, që do të mund të ndodhte nga ky tejkalim i pamarrun vesht paraprakisht ndërmjet Aleatëve antifashistë, mendoj se do të kishte qenë vetëm një notë formale proteste prej anës së Stalinit. Kjo, mbasi ende në këtë kohë Stalini nuk ka pasur një interes të posaçëm dhe njohje të mirë të situatës shqiptare. Ende objektivi i tij në këtë kohë nuk arrinte në Kanalin e Otrantos. Kjo nënkupton, që projekti maksimal i shtrirjes sovjetike nuk e ka përllogaritur që në fillesë Shqipërinë si pjesë të ndikimit. Sllavizmi e Komunizmi nuk kishte rrënjë në këtë vend dhe në momentin e largimit të trupave gjermane, organizimi komunist ishte vetëm një grup i pashtrirë me rrënjë në shoqërinë e Shqipërisë, i udhëhequr nga emisarët sllavomëdhenj të Titos. Mirëpo, ata kishin arritur të krijonin një parti të organizuar shumë mirë dhe të disiplinuar politikisht, e cila kishte si objektiv kryesor marrjen me çdo kusht të pushtetit. Fakti që ata përdorën pjesën më të madhe të aktivitetit ushtarak kundër forcave opozitare ndaj tyre dhe për pastrimin e vendit nga çdo vatër e mundshme rezistence patriotike, është një provë e qartë e ekzistencës së këtij objektivi, të cilin nuk pati një forcë tjetër e brendshme, që ta konkurronte, ose ta ndalonte.

Grupet e ndryshme nacionaliste, prijësit fisnorë dhe krahinorë, vetë elita e vjetër, nuk ia dolën të bashkoheshin në kohë, në një organizim të përbashkët, nuk u orientuan drejt politikisht dhe humbën tempin, duke bërë tratativa mossulmimi me okupatorin. Një pjesë e rëndësishme e tyre, në mënyrë naive, nuk mendonte të zhvillonte as edhe një luftë kundër bijve të brezit të ri, që ishin përfshirë në radhët e organizatës së komanduar nga komunistët dhe u përpoqën me kot, t’i bindnin ata për shkatërrimin që do t’i sillnin vendit pas largimit të okupatorit nazist. Ndërkohë, dëshira dhe objektivi i Aleatëve anglo-amerikanë, shqetësimi parësor i tyre ka qenë i planit ushtarak, më shumë se sa politik dhe nuk lidhej në mënyrë imediate me të ardhmen e rendit të vjetër politik të Shqipërisë dhe fatin politik të shtetit bazuar mbi Kushtetutë dhe respektim të lirive. Nacionalistët nuk kuptuan, se Aleatët Perëndimorë ishin të gatshëm të bënin kauzë të përbashkët me ato organizata në vendet e pushtuara, të cilat mbanin të gozhduara në tokat e tyre sa më shumë divizione gjermane që të ishte e mundshme. Ndërkohë që komunistët jo vetëm që i përgjigjeshin kësaj kërkese të aleatëve në një masë të caktuar edhe formale, paralelisht me objektivin e tyre kryesor, pushtetin, por ishin të gatshëm të bënin vetësakrifikim dhe luftë të pandërprerë. Komunistët kishin bindjen, se përmes fitores së luftës jo vetëm do të largonin okupatorin, por do të fitonin edhe pushtetin, objektivin final të tyre, që ishte pra kontrolli politik i vendit.

Kështu, ata ia arritën qëllimit të luftonin dhe të fitonin një luftë, jo vetëm kundër okupatorëve, por edhe kundër nacionalistëve të të gjitha ngjyrimeve politike, të cilët mbetën deri në fund të përçarë, jo aq të qartë, të pavendosur dhe hapa larg tempit të kohës që rrokullisej marramendësisht. Duke qenë se FNÇ udhëhiqej nga drejtues komunistë të profilizuar në një zonë të caktuar të Shqipërisë së Jugut, edhe pushteti i ardhshëm i krijuar prej tyre në Shqipëri do të jetë jo vetëm një diktaturë ekstremiste, por edhe një sundim njëkrahinor politik, administrativ, ushtarak, jo i përkohshëm, por shumëvjeçar, dhe do rëndojë si zgjedhë e huaj në Gegninë shqiptare për gjysmë shekulli. Qytetarët e Shqipërisë gradualisht do të ndahen në dy pjesë: të besuarit e regjimit të ri, që zgjeroheshin ndër shtresat e vuajtura të zonave fshatare dhe “armiqtë e klasës”, “të dyshimtët”. Të besuarit shërbyen dhe u përdorën gjerësisht nga ekipi politik për të konsoliduar dhe përjetësuar pushtetin e komunistëve të “Zonës së Parë Operative” në Shqipërinë e pas luftës. Ndarja e vendit në sundues të rinj dhe të shtypur dhe të shfrytëzuar politikisht dhe krahinarisht, ndërpreu proceset pararendëse formësuese të unitetit kombëtar, kulturorë e gjuhësor. Për shkak të sundimit të gjatë otoman, Shqipëria ishte penguar për të krijuar individualitetin e vet dhe për të pasur një histori të vetën në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Në vitet 1912-1944 elita shtetformuese bëri gjithçka për ta rikompozuar këtë individualitet historik, kulturor, gjuhësor, nacional dhe politik, bazuar mbi një zhvillim të gjithanshëm të shoqërisë në mënyrë simetrike. Të gjitha arritjet e elitës nacionale që u godit në bllok më pas si kolaboracioniste, u dezintegruan nga pushteti i themeluar dhe drejtuar nga Enver Hoxha, u fshinë dhe sot (2024) vijojnë ende të mos njihen nga brezi i ri. Së bashku me goditjen e elitës kombformuese, komunistët shkatërruan edhe veprën e tyre themelonjëse të krijimit të individualitetit kombëtar, të një ideologjie nacionale albanianiste dhe unitetit të një populli me tri besime fetare dhe dy strukturime të mëdha linguistike dhe formative. Qeverisja njëkrahinare e komunistëve të “Zonës së Parë Operative” do të vazhdonte të ishte e dallueshme për një gjysmë shekulli, të ripërsëritet dhe replikohet në mënyrë të hapur në tranzicion. Kjo qeverisje diktatoriale, preferenciale dhe promovuese e përçarjes mbi baza krahinore, fetare dhe kulturore, ka qenë një sundim kompleks, i strukturuar në të gjitha aspektet e jetës së Shqipërisë. Ai sundim e shpërfytyroi kombëtarisht vendin, shkatërroi me rrënjë çdo arritje europianizuese të tri dekadave pararendëse të elitës që u fundos në LDB, vendosi udhëheqësinë në duar vrasësish të pamëshirshëm, drejtimin e punëve shtetërore ndër koka individësh që në asnjë vend tjetër europian nuk do kishin pasur fatin për të pasur një pozicion të tillë programues dhe komandues të punëve qeverisëse.

Teza që kam parashtruar është se “Shqipëria, nga viti 1945 dhe gjatë gjithë Luftës së Ftohtë ishte një nga nacionet e robëruara të Europës Lindore, të varun, mbajtun nën kontroll, nën një regjim jodemokratik, drejtpërdrejtë ose jo drejtpërdrejtë nga një qendër e kontrollit politik dhe strategjik, dirigjuar në Beograd dhe në Moskë”. Termi “Komb i Robëruar” nuk përdoret për herë të parë nga ana ime: “Captive Nations” (Kombe të Robëruara) është një emërtim i përdorur herët, në komunikimin publik dhe në historiografinë amerikane pas Luftës së Dytë Botërore, për të përcaktuar dhe dalluar, shtetet, kombet që gjendeshin në situacione jodemokratike, nën administrimin komunist, ma së parit, nën diktatin, ose sundimin sovjetik. Bëhet fjalë për shtete të mbajtura nën kontroll të plotë, që kanë dukjen e independencës, por në fakt janë totalisht të nënvendosura, në një sistem jo të lirë politik, shoqëror, ekonomik dhe kulturorë. Këto shtete e kanë pasur të pamundur për të bërë zgjedhje demokratike, të përcaktojnë në mënyrë sovrane përfaqësinë, politikat ekonomike, sociale, kulturore dhe pozicionimin indipendent në fushën e politikës së jashtme.

Kështu, Shqipëria e drejtuar prej Enver Hoxhës, pas vitit 1945, u programua në mënyrë spontane, graduale, paralelisht me forcimin e regjimit komunist dhe zbrazjen e vendit nga forcat tradicionaliste dhe nga anglo-amerikanët, si pjesë e një Njësie Gjeografike dhe Politike, që përfshinte Europën Lindore nën influencën sovjetike. Jeta shoqërore, politike, ekonomia, kultura dhe arsimi i vendit, nga kjo kohë u ndikua nga ky perceptim, nga kjo ndjesi përkatësie strategjike nën këtë strukturë shtetërore kontinentale. Shqipëria shtetërore brenda pak javëve nga çlirimi i vendit dhe largimi i ushtrisë gjermane u shndërrua në mënyrë të qëndrueshme, në një regjim totalitar, që erdhi duke u konsoliduar dhe perfeksionuar, ndërsa shtetit i mëparshëm tradicional iu prish rruga e shtrueme dhe iu shua ekzistenca. Në rrjedhën e vitit 1946, Shqipëria Komuniste, Republika Popullore, u krijua dhe u perfeksionua si një monstër totalitare, ndërsa fati nacional i trojeve shqiptare të shtetit 1941-1944 u shkri nën të njëjtën rrugë në një shtet tjetër, i formatuar njëlloj.

Madje, mund të themi, se përmes atij shteti ku u nënshtruan trojet shqiptare, Jugosllavisë së Titos, u kontrollua Shqipëria e vogël nga Moska, prej vitit 1945 deri në vitin 1949. Procesi përmbyllës i kësaj periudhe thyerjeje të parë është themelimi i Republikës Popullore të Shqipërisë në vitin 1946, prej këtij grupi komunist të udhëheqësve partizanë, të cilët e fituan luftën falë mbështetjes perëndimore dhe frymëzimit sovjetik. Udhëheqësi i tyre, Enver Hoxha, hoqi dorë nga të gjitha interesat e shqiptarëve, që jetonin në Malin e Zi, në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, për të ruajtur pushtetin e tij dhe për t’u izoluar plotësisht në shtetin komunist, në kufijtë e para Luftës së Dytë Botërore. Me kalimin e kohës, Shqipëria, u njejtësua me vendet e tjera të EL dhe u bë, në qoftë se përdorim shprehjen e profesor Kenneth Jowet të University of California Berkeley, ‘geografically contiguous replica states’ një nga Shtetet e Ngjashme të Afërta, të Njëpasnjëshme Gjeografikisht të Europës Lindore.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Historisë

/Gazeta Panorama

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të penguar disenjatorët kriminelë (tradhtarë-kuislingë-renegatë) që veprojnë në hapësirën e pafund të copëtimit të vendit, shpopullimit të vendit dhe zhbërjes së identitetit kombëtar. Zhdukjes së shqiptarëve.
***
PS: Shprehjet “ofenduese” u drejtohen vetëm atyre që e gjejnë veten në përshkrimet.

Çfarë do të thotë të jesh kriminel? Çfarë i karakterizon kriminelët?

Krimineli – është njësoj si delikuent, ai (ajo) që shkel ligjin, atë që bie nën ligjin penal. Në fjalimin e përditshëm, termi shpesh përdoret disi më ngushtë për dikë që ka kryer me dashje një vepër penale që kualifikohet për më shumë se një gjobë.

Njerëzit që merren me kriminalitet quhen kriminelë. OK?

Tradhtia ndaj Vendit (atdheut) është kriminaliteti më i madh.
***
Qëllimi i tradhtarëve është të manipulojnë, ngatërrojnë, shfrytëzojnë, burgosin pa fakte opozitarët, të vrasin besnikët (patriotët, gazetarët e mirëfilltë), dhe të mbeten me privilegje.

Qëllimi i besnikëve (patriotëve) është të zbulojë dhe denoncoj të gjithë tradhtarët.

Tradhtarët janë në pakicë dhe dinë për njëri-tjetrin.

Besnikët janë në shumicë. Ata nuk e dinë kush janë besnikë dhe kush janë tradhtarë.

Tradhtarët duhet të ndëshkohen, pa kufizim, kudo që janë.
***
Shumica e shqiptarëve nuk besojnë në të vërtetën, por në atë që dëshirojnë të jetë e vërtetë. Dhe nuk ndihmon sa njerëz të tillë mbyllin sytë, ende nuk shohin asgjë.

Por gjëja e trishtueshme për shumicën prej nesh është se ne më mirë do të shkatërroheshim nga lavdërimet sesa të shpëtonim nga kritikat.

Kriminaliteti i gjithëllojshëm është problem shumë shqetësues në Shqipëri, Kosovë (…). Duhet të flasim për këtë, dhe veprojmë.
“Mos e shqetësoni një armik i cili është gati të bëjë një gabim”, – Napoleon Bonaparte (1769 – 1821)
***
Mjerisht, në trojet shqiptare, politikë-bërësit shqipfolës (kriminel, servil, kuisling të pashkolluar por me diploma false) kanë bërë gjithçka që fëmijët-rinia të tjetërsohen në çdo gjë, vetëm shqiptarë të mos jenë. Të mos kenë perspektivë jete, pa shpresë, të ikin jashtë vendit, ashtu që trojet tona të zëvendësohen me të huaj nga i gjithë rruzulli tokësor, të cilët siç duket edhe do ta trashëgojnë shtetin amë Shqipërinë, Kosovën, FYROM-in…nëse shqiptarët grindavec nuk zgjohen.

Shqiptarët mendjelehtë besojnë se ka vendime rreth të drejtës dhe si duhet të jetë ajo. Perëndimi ka një mosmarrëveshje në lidhje me konsideratat që duhet të jenë prioritet. Llogaritë ekonomike i zgjedhin para atyre morale.

Politika e jashtme duhet të shihet si një sferë autonome e ndarë nga ekonomia, feja, kultura, dhe kështu me radhë. Në këtë sferë mund që interesat shtetërore të përcaktohen nga pozicioni i shtetit në raport me shtetet e tjera; burimet e saj, vendndodhja gjeografike dhe kushtet e tjera më shumë ose më pak të qëndrueshme.

Për të pasur demokraci nuk mjafton larmia e mendimit; nëse pjesë të veçanta të shoqërisë udhëhiqen nga dogma të kundërta, rezultati nuk është demokraci por luftë civile.

Shqiptarë! Ju duhet të zgjoheni, të ngriheni dhe të bëni diçka për gjithë këtë ulje të pafund. Të shpëtojmë vendin dhe kombin nga zhdukja përfundimtare; tani është shansi i fundit për të përveshur mëngët dhe thjesht për të çuar gjithçka përpara. Atij që i mungojnë antenat, nuk mund të ankohet për kushtet e këqija.

Të qenit i zgjedhur nga populli nuk mund të krahasohet sigurisht me fitimin e “Big Brother”.

Dallimi është se një përfaqësues i popullit përfaqëson popullin, jo veten. Kjo është edhe ideja bazë e demokracisë.

Një autoritet publik duhet të ketë besimin e popullit në mënyrë që të zgjidhet në organin qeverisës dhe mund të përjashtohet në zgjedhje nëse nuk ka më besimin e popullit.

Kaq brilante. Kaq e rëndësishme.

Nuk mund të edukohesh për të pasur besimin e popullit.

Kështu kemi një shtresë politikanësh të ashtuquajtur “profesionistë”, mundësisht pa përvojë pune të veçantë jashtë politikës. Është një gjë. Ajo çon në një përqendrim të pushtetit, jo në një përhapje të pushtetit. Është e kundërta e demokracisë.

Topi zhduket në mënyrë të habitshme pas gjithë vetëmbrojtjes shqiptare. Kur je afër vdekjes, duhet të mbrohesh. Në raste të tilla, agresioni është në thelb vetëmbrojtje, gjithmonë, në një mënyrë ose në një tjetër. Një mënyrë për të mbrojtur veten, trupin tuaj, mendjen tuaj, nderin tuaj; përfshirë ardhmërinë e fëmijëve, pasardhësve tuaj.

Dhe, në mes të natës u zgjova. I shtangur nga mendimi se i vetmi person në botë që do të jetoj jetën time jam unë.

Kombi shqiptar ndodhet në buzë të greminës, përballë shkatërrimit, shumë pranë vdekjes përfundimtare. Ne jemi të varur nga një fije e hollë, dhe ajo fije është tjerrë nga hija e rastësisë.
Shqiptari, kushdo qoftë ai (ajo), që vuan nga kompleksi i inferioritetit, ka në zemër xhelozinë e sëmurë dhe paragjykimin më të vogël ndaj bashkatdhetarëve të tij të pafajshëm, Ditën e Gjykimit do të zgjohet në ferr mes tradhtarëve kriminelë.

Mënyra se si reagojmë kur motrat dhe vëllezërit tanë të të njëjtit gjak dhe gjuhë, ndajnë momente krenare dhe lajme të mira – është vendimtare për marrëdhëniet tona si komb i ndërgjegjshëm, i rrethuar nga armiq të përhershëm.

Mbretëria Shqiptare – promotori i Luftës Antifashiste- Nga Ekrem Spahiu

 

 

Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste.
Historiografia komuniste, përkundër dëshmive të patjetërsueshme dhe arsyetimeve të paanëshme, sajoi alibira për raportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë, sikur ai e priti krahëhapur pushtimin fashist dhe sikur ai e braktisi vendin.
Por e vërteta historike nuk përcaktohet ideologjikisht.
Është fakt që volumin më të madh të marrëdhënieve ekonomike dhe ushtarake, Zogu e adresoi me Italinë. Por pyesim: cila kohë dhe cili shtetar shqiptar nuk e ka konsideruar Italinë partnerin më të madh strategjik? Madje edhe shteti komunist shqiptar konsideronte se “Marrëdhëniet tona me Italinë janë normale, janë përmirësuar vazhdimisht dhe janë të gjitha mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të tyre”.
E rëndësishme është të vihet në dukje se në momentin që Mbreti Zog konstatoi se Italia kishte qëllime të largëta pushtuese ndaj Shqipërisë, ai nuk i pranoi ftesat, kërkesat, ultimatumet apo presionet fashiste italiane për t’a lidhur përjetësisht Shqipërinë me të ashtuquajturat “traktate të përbshkëta mbrojtëse”, të cilat ishin instrumente politike të parapushtimit ushtarak, një “përqafim mbytës i Italisë”, siç do ta cilësonte një studiues. Italia ndoshta e paragjykonte Mbretin Zog si një shtetar që mund të “lëshonte pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij, ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që të pranohej përtëritja e Traktatit dhe se “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës, dmth. pezullimi i derdhjes së këstit të huasë…do të ishin leva e Arkimedit që do ta thyente mbretin”. Por këto presione, siç është vërtetuar në shumë dokumente, “nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”.
Është e dëshmuar tashmë me dokumente autentike se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura” dhe se përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj deri edhe “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.
Nëse Mbreti Zog do ta kishte “shitur” Shqipërinë, sikurse i fryn këtij avazi historiografia komuniste, atëherë Italia do të vinte në Shqipëri me jahte turistike. Përkundrazi, është tashmë e njohur botërisht se Italia e pushtoi Shqipërinë me një plan të mirëstudiuar ushtarakisht, përmes një operacioni të mirëfilltë ushtarak, ku u angazhuan forcat e njësive të mëdha operative prej mbi 25,000 ushtarë, qindra avionë luftarakë, dhjetra luftanije, etj.
Ndërkohë është po ashtu e njohur zyrtarisht qëndresa dinjitoze e ushtrisë dhe e xhandarmërisë shqiptare nën udhëheqjen e major Abaz Kupit, një nga ushtarakët besnikë të Zogut.
Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonëshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria sikur përbënte “braktisje të luftës antifashiste”. Por, me arsyetim të shëndoshë, jo të verbër, do të gjejmë Haakon VII i Norvegjisë refuzoi për t’iu nënshtruar presionit gjerman në Luftën e Dytë Botërore që i kërkoi atij të abdikonte, frymëzoi qëndresën e ushtrisë, mërgoi në Angli dhe u kthye nga mërgimi në Norvegji në qershor 1945, duke gëzuar kështu nderimin e popullit norvegjez. Afërsisht të njëjtës peripeci iu nënshtrua edhe Mbretëresha Vilhelmina e Holandës. Përkundër, Mbreti Leopold III i Belgjikës qëndroi qëndroi në vend por, i detyruar nga supremacia ushtarake gjermane u detyrua të kryejë akt dorëzimi, çka i kostoi një kalvar të gjatë politik e poshtërues deri në humbjen e fronit.
Mbreti George II i Greqisë, Dukesha e Madhe Charlotte e Luksemburgut, Mbreti Peter II i Jugosllavisë, Presidenti Edvard Beneš i Çekosllovakisë dhe Presidenti Vladysłav Raczkievicz i Polonisë, shkuan në mërgim gjatë pushtimit nazist të vendeve të tyre.
Askush nuk i shpalli këta krerë shtetesh “tradhëtarë” të vendeve të tyre. Ata thjesht nuk pranuan pushtimin dhe, për rrjedhim, nuk do të pranonin as poshtërimin që do të pësonin nga një fuqi dhjetra herë më e madhe dhe e egër sikurse ishte Gjermania naziste.
Atëherë, edhe arsyetimi i shëndoshë i historiografisë shqiptare duhet ta shkruajë me gërma të mëdha se largimi i Zogut nga Shqipëria ishte shprehje e mospranimit të pushtimit, duke i kursyer prestigjit të Shqipërisë dhe të vetes poshtërimin nga pushtuesit fashistë apo nazistë.
Sikur të pranonim tezën komuniste se Zogu e “shiti” Shqipërinë, atëherë do të duhet të pranonim edhe tezën se ai, fare natyrshëm, do të shkonte të vendosej në ndonjë vilë në Itali, ku do ta prisnin me lule. Por, sikurse është e njohur, Zogu nuk shkeli kurrë në Itali gjatë gjithë jetës së tij. Përkundër, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të punojë për luftën antifashiste pikërisht në Britani, në shtetin që udhëhoqi luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, për të ushtruar angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive në Londër dhe aktivizimit të forcave zogiste brenda Shqipërisë në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.
Ndërkohë, forcat besnike të tij në këtë luftë të udhëhequra nga Abaz Kupi, vijuan qëndresën antifashiste, pikërisht në periudhën kur asnjë forcë tjetër politike nuk e kishte filluar këtë luftë. Abaz Kupi ruajti pikërisht trashëgiminë dhe besnikërinë antifashiste të Mbretit, duke vijuar edhe më tej qëndresën antifashiste duke pranuar, njëherësh, të bashkëpunonte edhe me forcat e tjera ushtarake antifashiste të vendit, duke u pranuar për këtë qëndrim e kontribut si antar i barabartë i Shtabit të Përgjithshëm Antifashist.
Kështu, historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste. Sepse historia nuk bëhet me arsyetime ideologjike. Prandaj, ashtu sikurse Mbretëria u monumentalizua si shtet, ashtu duhet dhe do të moumentalizohet zyrtarisht edhe kontributi antifashist i saj, i Ahmet Zogut dhe i mbretërorëve shqiptarë.


Send this to a friend