VOAL

VOAL

Gjashtë muaj luftë: Pesë gjërat që duhet shikuar në luftën Rusi-Ukrainë

August 24, 2022

Komentet

Zelensky intervistë për CNN: Nuk e kuptoj si Trumpi mund të jetë në anën e Putinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë kundër amerikanëve nëse zgjedh të mbështesë Rusinë në lidhje me Ukrainën.

Në një intervistë për CNN, Zelensky ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si Trump mund të jetë në anën e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Është e pabesueshme”, ka shtuar ai.

Trumpi, i cili është në prag të bëhet kandidati presidencial republikan, në të kaluarën ka refuzuar të tregojë nëse dëshiron që Rusia apo Ukraina ta fitojnë luftën.

Zelensky tha se ai besonte se Trumpi nuk i kupton qëllimet e Putinit.

“Unë mendoj se Donald Trumpi nuk e njeh Putinin. E di që e ka takuar, por kurrë nuk ka luftuar me Putinin. Ushtria amerikane nuk ka luftuar kurrë me ushtrinë ruse. Nuk mendoj se ai e kupton se Putini nuk do të ndalet kurrë”, ka thënë ai.

Zelensky më tej ka thënë se ka biseduar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për paketën e ndihmës dhe është ndjerë optimist pas asaj bisede.

“Tha se do të bëjë gjithçka për ta mbështetur Ukrainën. Ai është në anën tonë dhe e kupton se sa heroikë janë njerëzit tanë, ushtarët dhe civilët tanë”, është shprehur ai.BW

Kurti: Partnerja jonë tregtare është BE-ja, s’duam të bashkëpunojmë me Rusinë

Fotografi e disa prej udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në samitin në Londër më 26 shkurt 2024.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partnerët kyçë tregtarë të Kosovës janë shtetet e Bashkimit Evropian.

Në samitin për investime në Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Londër, Kurti u pyet për partneritetin tregtar me shtetet që nuk e njohin Kosovën. Ai tha se një nga to është Rusia, me të cilën, Kosova, sipas tij, nuk do partneritet.

“Partnerja jonë kyçe tregtare është BE-ja dhe ne duam që ta forcojmë dhe thellojmë këtë bashkëpunim”, tha Kurti në samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Ne nuk kemi raporte me Federatën Ruse, ne i kemi vendosur sanksione Federatës Ruse. Ne duam që Ukraina të fitojë dhe na duhet e gjithë Evropa demokratike dhe bota të shohim Kremlinin dhe presidentin despotik [Vladimir] Putin të mposhtur. Nuk jemi duke bashkëpunuar me ta, edhe nëse ata do të donim, ne nuk duam. Kemi disa importe nga Kina, por shtetet e BE-së janë partneret tona kyçe tregtare”, shtoi ai.

Gjatë panelit të diskutimit, ku morën pjesë gjashtë kryeministrat e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor u tha se përmirësimi i infrastrukturës rrugore, hekurudhore e detare, tranzicioni në energji të gjelbër, por edhe zbatimi i reformave për përmirësimin e mjedisit biznesor janë tri prioritetet kyçe të këtyre shteteve, sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja.

Në Londër, udhëheqësit e gjashtë shteteve ballkanike thanë se pozita gjeografike e tyre, që shërben si lidhje me pjesë të ndryshme të Evropës, bën që rajoni të jetë tërheqës për investitorë të huaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në shtetin e tij ka fuqi të re punëtore dhe kosto konkurruese tregtare.

“Qeveria jonë është e fokusuar në sundim të ligjit, në luftimin e korrupsionit dhe në linjë të plotë me SHBA-në, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar në aspektin gjeopolitik dhe në vlera edhe në aspektin e të bërit biznes”.

Pas panelit, kryeministri Kurti po ashtu njoftoi për nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit me BERZH-in në vlerë prej 400 milionë eurosh investime “në sektorët tanë prioritarë” për periudhën 2024-2027.

“Mbi 340 milionë euro në kredi sovrane dhe grante në 11 vjetët që kur jemi bërë anëtar” të BERZH-it, shkroi Kurti në X, që më herët njihej si Twitter.

Gjatë panelit, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha se shteti i saj është i fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, në shndërrimin në një ekonomi të inovacionit teknologjik.

Nga BERZHI, Shqipëria dhe Serbia u vlerësuan për punën e tyre sa i përket tranzicionit në energji të gjelbër. Shqipëria tha se tashmë varet krejtësisht nga energjia diellore dhe ajo me erë, ndërkaq edhe shtetet e tjera të rajonit, përshirë Kosovën, njoftuan për planet e tyre për të përdorur resurset e ripërtërishme për energji.

Kryeministri Kurti përmendi përmbylljen e ankandit për një park të energjisë diellore në Kosovë, me kapacitet prodhimi prej 100 megavatësh në orë. Ai paralajmëroi për një projekt të ngjashëm, por me energji të erës, më vonë gjatë këtij viti.

“Na duhen më shumë investime [të huaja direkte]. Por, Kosova është vend ku mund të bëhen investime, sepse ato veçse po ndodhin”, tha Kurti.

Lidhjet më të mira mes shteteve të rajonit, gjatë samitit, u tha se ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të lëvizë drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, të gjashtë shtetet ballkanike përmendën projektet e tyre rrugore, hekurudhore që lidhin më mirë me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të Evropës.

Gjatë samitit, kryeministrja serbe Bërbaniq teksa iu referohej shifrave për investime dhe rritje ekonomike, tha se ato iu referohen Serbisë Qendrore, pa përfshirë “Kosovën dhe Metohinë”, që tha se është pjesë e Serbisë.

Kësaj deklarate iu përgjigj Kurti:

“Emri i shtetit tim është Republika e Kosovës. Nuk është ashtu siç iu referua këtu si ‘Kosovë e Metohi’. Po të ndiqja këtë shembull, do t’iu merrja shumë kohë sepse në vend të Serbi do të thosha: Serbia dhe Vojvodia dhe Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës dhe rajoni i Timokut”, tha Kurti, teksa Bërnabiq u dëgjua duke thënë se një deklaratë e tillë nuk përkon me realitetin.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe njihet nga 117 shtete, por Serbia vazhdon ta konsiderojë pjesë të saj.

Tensionet mes dy shteteve janë rritur së fundmi për shkak të një vendimi të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme.

Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka kërkuar që çështja të zgjidhet në këtë proces.

Shtetet e Bashkuara, që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në proces por e mbështesin atë, kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke thënë se vendimi nuk ka marrë parasysh efektet negative që ka te komuniteti serb.

SHBA-ja dhe BE-ja po ashtu i kërkojnë palëve që përmes dialogut të arrijnë deri te një zgjidhje, me SHBA-në që ka thënë se një marrëveshje nga dialogu, eventualisht do të çonte drejt njohjes së ndërsjellë.REL

Serbia aleate e Moskës godet rusët që janë kundër luftës

VOAL/Marrë nga Associated Press

Kur Elena Koposova nënshkroi një letër të hapur kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë, ajo nuk priste një reagim në shtetin e saj të ri, Serbinë.

Fundja, Serbia po kërkon formalisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duke pranuar të gjitha vlerat demokratike që shkojnë së bashku me anëtarësimin, mendoi ajo. Tani, ajo e sheh se kishte gabuar.

Dy vjet pas nënshkrimit të letrës, 54 vjeçarja ruse po apelon një urdhër dëbimi pasi u shpall si kërcënim për sigurinë kombëtare të Serbisë dhe iu hoq leja e qëndrimit. Përkthyesja e letërsisë tha se e vetmja arsye që mund ta mendonte është peticioni kundër luftës që e kishte nënshkruar.

“Unë nuk jam aktiviste, por firmosa një letër kundër luftës kur sapo filloi agresioni rus në Ukrainë”, tha ajo në një intervistë. “Edhe duke mos qenë aktiviste, nuk mund të heshtja për këtë. Ndaj, unë vetëm vendosa emrin tim në letrën e hapur ku thuhej se lufta është krim dhe duhet të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë fund asaj”.

Zonja Koposova nuk është e vetmja. Serbia hapi kufijtë e saj në vitet e fundit për dhjetëra mijëra rusë që ikën nga qeveria e presidentit Vladimir Putin dhe nga lufta në Ukrainë. Aktivistët rusë pro-demokracisë në vendin ballkanik, tani thonë se së paku një duzinë kohët e fundit u përballën me ndalim të hyrjes ose iu hoqën lejet e qëndrimit, me arsyetimin se paraqesin kërcënim për sigurinë e Serbisë.

Të paktën tetë të tjerë kanë frikë të flasin publikisht për problemet e tyre ligjore me autoritetet serbe, nga frika se kjo mund të rrezikojë mundësinë e tyre për të qëndruar në Serbi së bashku me familjet e tyre, thonë veprimtarët rusë kundër luftës.

“Ishte shumë e papritur, shumë tronditëse”, tha Koposova duke përshkruar ditën kur mori urdhrin e dëbimit, i cili nuk shpjegon arsyen e masës, por vetëm pohon se ajo paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe duhet të largohet nga vendi. brenda 30 ditësh.

Ajo dhe burri i saj kanë ndërtuar një shtëpi moderne në një copë tokë në një fshat jashtë Beogradit, ku jetojnë me dy fëmijët, të moshës 6 dhe 14 vjeç, të cilët ndjekin shkollat lokale.

Veprimtarët për të drejtat e njeriut thonë se problemet me lejet e qëndrimit tregojnë për një marrëdhënie të ngushtë midis presidentit gjithnjë e më autokratik të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidentit Putin, pavarësisht kërkesës formale të Serbisë për anëtarësim në BE. Presidenti Vuçiç ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër aleatit tradicional sllav, ndërkohë që ka lejuar mediat propagandistike të Moskës si RT dhe Sputnik të përhapin rrëfimin e tyre në gjithë Ballkanin.

“Autoritetet në Beograd dhe ato në Moskë janë politikisht shumë të afërt”, tha Predrag Petroviç, nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, një institut i pavarur që ka kërkuar një shpjegim nga Ministria e Brendshme për masat kundër rusëve.

“Kritikët e regjimit të Putinit paraqesin një kërcënim të madh për regjimin në Moskë”, tha zoti Petroviç. “Kjo është arsyeja pse këta njerëz janë në shënjestër të autoriteteve serbe”.

Zyrtarët serbë deri tani nuk kanë komentuar në lidhje me rastet e raportuara që përfshijnë shtetas rusë dhe ministria e Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur një kërkese të agjencisë së lajmeve Associated Press për një intervistë, ose një koment për këtë çështje.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë dy vjet më parë, shumë rusë erdhën në Serbi sepse nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në shtetin mik ballkanik, një pikënisje për një emigrim të mundshëm në të ardhmen në perëndim. Shumë po i shmangeshin rekrutimit, ndërsa të tjerët, si familja Koposova, e cila erdhi më herët, thjesht ishin ngopur me qeverinë e presidentit Putin dhe kërkuan një jetë më të mirë diku jashtë Rusisë.

Peter Nikitin, një nga themeluesit e Shoqërisë Demokratike Ruse, kaloi dy ditë në aeroportin e Beogradit verën e kaluar kur iu hoq leja e hyrjes, megjithëse ai e ka gruan serbe dhe ka jetuar në Serbi për shtatë vjet. Peter Nikitin më vonë u lejua të hynte në vend, por një procedurë ligjore në lidhje me dokumentet e tij të qëndrimit është në vazhdim e sipër.

“Nuk kam asnjë dyshim se kjo po bëhet me urdhër të drejtpërdrejtë nga Rusia, qoftë nëpërmjet ambasadës ose drejtpërdrejt nga Moska”, këmbëngul zoti Nikitin, grupi i të cilit ka organizuar gjithashtu protesta kundër luftës në Ukrainë dhe demonstrata që kërkojnë liri për të burgosurit politikë, përfshirë Alexei Navalnyn, një udhëheqës i opozitës ruse dhe një kritik i Putinit, i cili vdiq më 16 shkurt në një burg në Rusi.

Zoti Nikitin tha se në mesin e veprimtarëve kundër luftës që u përballën me masat e autoriteteve serbe është edhe bashkëthemeluesi i grupit RDS, Vladimir Volokhonsky, i cili tani jeton në Gjermani.

Nën sanksione ishin gjithashtu Yevgeny Irzhansky, i cili organizoi koncerte me grupet kundër Putinit në në Serbi dhe që atëherë është zhvendosur në Argjentinë me gruan e tij, si dhe Ilya Zernov, një i ri rus të cilit iu ndalua të kthehej në Serbi pasi u sulmua nga një nacionalist serb i së djathtës ekstreme kur u përpoq të fshinte një pikturë murale që bënte thirrje “Vdekje Ukrainës”, në qendër të Beogradit.

Nikitin tha se qëllimi i këtyre masave është frikësimi i veprimtarëve kundër luftës.

“I vetmi shpjegim për këtë është se ata duan t’i trembin të gjithë”, tha ai. “Sepse nëse nuk mund të nënshkruani një letër kundër luftës, atëherë nuk mund të bëni asgjë”.

“Çështja është se rusët që janë kundër luftës nuk po protestojnë këtu kundër askujt në Serbi”, tha z. Nikitin. “Ne jemi të shqetësuar vetëm për vendin tonë dhe për vendin tonë fqinj, i cili po vuan nga vendi ynë tani”.

Marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë datojnë prej shekujsh dhe të dyja vendet ndajnë gjithashtu një origjinë të përbashkët sllave dhe besimin e krishterë ortodoks. Rusia mbështet pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore.

Serbia dhe Rusia mbajnë gjithashtu lidhje të ngushta midis shërbimeve të tyre të sigurisë.

Ish shefi i sigurimit shtetëror serb, Aleksandar Vulin, i cili u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për ndihmë Rusisë për veprimtari keqdashëse në rajonin e Ballkanit, së fundmi mori një dekoratë nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë për bashkëpunim të ngushtë midis dy agjencive të spiunazhit. Vulini thuhet se ishte i përfshirë në përgjimin e veprimtarëve të shquar të opozitës ruse që u takuan në Beograd në prag të luftës në Ukrainë dhe që më vonë u burgosën në Rusi.

Për zonjën Koposova, vendimi i autoriteteve serbe për ta dëbuar nga vendi do të thotë se ajo dhe familja e saj mund të humbasin gjithçka, nëse ankesa e saj refuzohet.

Familja nuk mund të kthehet në Rusi sepse ka shitur të gjithë pronën e saj, është e shpallur si veprimtare kundër Putinit dhe burri i saj mund të rekrutohet për të luftuar në Ukrainë, tha zonja Koposova.

“Kjo është shtëpia jonë e vetme, e vetmja shtëpi që kanë fëmijët tanë”, tha ajo me lot në sy.

‘Më në fund e binda babanë’: Vajza që iu bë forcë nënës së përdhunuar në luftë

Arton Konushevci dhe Mahir Sijamija

Ishte vetëm 11 vjeçe kur pa me sy tmerrin e nënës së saj. Forcat serbe tërhoqën zvarrë atë dhe disa gra të tjera.

“Unë dhe motrat e mia nuk donim ta lejonim të shkonte…  E tërhiqnim nga rrobat, por paramilitarët e morën me forcë”, thotë Flutura.

Sot 36 vjeçe, ajo shpërthen në vaj teksa kujton ditën kur e ëma iu përdhunua gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

“Dua gra të bukura”, ishin fjalët e ushtarit serb, që thotë se i ushtojnë ende në vesh.

Bashkë me rreth 100 persona të tjerë – kryesisht gra e fëmijë – ajo me nënën dhe motrat po strehoheshin në një shtëpi të madhe, për t’u mbrojtur nga sulmet.

Ishte një lloj taktike e luftës e ushtrisë serbe që burrat t’i ndanin nga gratë. Nuk e kujton saktësisht se sa qëndruan të sigurta në atë shtëpi, por thotë se “shumë shpejt” e bastisën.

Thirrjet e fëmijëve përreth “mami, nënë, gjyshe…”, kur ata ndaheshin nga personat e dashur, i sillen ende në kujtesë.

“Nënën time e morën të dytën. Një grua tjetër e morën të parën… Pastaj, i morën edhe gjashtë gra të tjera”, tregon Flutura.

Image

Për katër orë thotë se dëgjoi britmat e grave që përdhunoheshin e rriheshin vetëm pak metra jashtë shtëpisë. Atëkohë thotë se nuk e kuptonte mirë se çfarë po ndodhte.

“Tash e di. Kur erdhi pas katër orësh, nëna ishte e zhveshur, vetëm me një gjë në krah”, kujton Flutura.

Teksa flet për Radion Evropa e Lirë, ulur pranë i qëndron nëna. Me shikimin e ngrirë në një pikë, ajo nuk dëshiron të flasë shumë.

“Kam hequr shumë… Jam frikësuar… I kam pasur fëmijët e vegjël”, thotë 63-vjeçarja.

Ajo është vetëm një nga rreth 20.000 personat që besohet se u përdhunuan gjatë luftës në Kosovë, më 1998/99.

Tash e dy vjet ka edhe statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, i cili i siguron një pension prej 230 eurosh në muaj dhe disa përfitime të tjera, si shërbime shëndetësore falas.

Me ligjin në Kosovë, i miratuar nga viti 2014, statusi i tillë i takon çdo personi, i cili arrin ta bindë një komision qeveritar se ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në periudhën 27 shkurt 1998 – 20 qershor 1999.

E, Flutura ishte ajo që e bindi nënën e saj për të aplikuar për këtë status, pasi fillimisht bindi babain.

Ishte ajo që i tregoi babait se nëna ishte përdhunuar, por ai nuk e priti mirë.

“Më ka thënë: a e di se ku jeton, nuk dua të më thonë njerëzit që e ke gruan të dhunuar në luftë”, kujton Flutura fjalët e të atit.

Për një kohë, ajo e kishte lënë mënjanë çështjen, por vetëm fizikisht, e jo në mendje. Dhe, pastaj, bisedoi sërish me babain. Donte me çdo kusht që e ëma të merrte statusin që i takonte.

“Kundërshtimet nga babai vazhduan gjatë, më shumë se pesë muaj, derisa në fund e binda”, thotë Flutura.

Pas miratimit të tij, iu desh më pak kohë për ta bindur të ëmën që kishte mbyllur në vete kujtimin e llahtarshëm. Të dyja bashkë iu drejtuan një organizate, përmes së cilës bëhej aplikimi për statusin e viktimës së dhunës seksuale në luftë.

Image

Prej aty e deri te paraqitja përpara një komisioni qeveritar, që bën verifikimin e aplikuesit, Flutura nuk i ishte ndarë në asnjë moment.

“Kur nëna ka dalë para komisionit, jam lutur dhe kam thënë: o Zot, jepi fuqi që të tregohet e fortë”, rrëfen Flutura në vaj.

Dhe, përgjigjen pozitive nga komisioni e morën pas gjashtë muajsh.

“Kur i kam treguar babait se ka pasur sukses, ai ka filluar të qajë si fëmijë”. Edhe pse “shpesh hidhërohet”, ajo shprehet e sigurt se edhe ai ndjen një lloj lehtësimi sikurse nëna dhe gjithë pjesa tjetër e familjes.

Sa persona e kanë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës në Kosovë?

Nga shkurti i vitit 2018, kur nisi aplikimi për njohjen e statusit të viktimës, atë e siguruan mbi 1.600 persona.

Sipas të dhënave të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), të siguruara nga REL-i, në vitin 2023, statusi i tillë iu njoh 54 personave – tetë prej tyre burra, pjesa tjetër gra.

Viktimat e dhunës seksuale aplikojnë për njohje të statusit të tyre përmes disa organizatave të përzgjedhura nga Qeveria e Kosovës dhe miratimin, pastaj, e bën një komision qeveritar.

Për aplikim, viktima duhet të plotësojë një formular me të dhëna e detaje për vendin dhe periudhën kur ka ndodhur përdhunimi, me deklarata nga dëshmitarët dhe me raporte eventuale mjekësore.

Ato kalojnë te komisioni, e nëse komisioni nuk bindet, viktima duhet të dalë fizikisht para tij.

Organizata joqeveritare, që merren me të drejtat e grave, thonë se shumë viktima hezitojnë ende të aplikojnë për statusin, nga frika e stigmatizimit, përjashtimit dhe paragjykimit.

Por, pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, viktimat nuk mundën të aplikojnë për këtë status edhe për faktin se afati për aplikim të tillë kishte skaduar më 5 shkurt të vitit 2023

Muajin e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ky afat është vazhduar deri më 15 maj, 2025.

“Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur. Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë”, tha atëkohë Osmani.

Më herët, ajo kishte deklaruar se “afati i aplikimit për statusin e viktimës së dhunës seksuale duhet të jetë i pakufizuar”.

Të njëjtën gjë e kishte kërkuar edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, duke thënë se kufizimi i tillë është në kundërshtim me konventat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Organizata si kjo e kanë kritikuar disa herë edhe  punën e komisionit qeveritar , duke thënë se ajo shpesh zhargitet, por vetë komisioni ka këmbëngulur se vepron në përputhje me ligjin.

Gati njëzet e pesë vjet pas luftës, autoritetet në Kosovë dënuan vetëm një person për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës.

Ish-rezervisti i policisë serbe,  Zoran Vukotiq , u dënua në korrik të vitit 2021 me dhjetë vjet burgim, ndërsa në nëntor të vitit 2022 atij  iu rikonfirmua dënimi .

Flutura thotë se për nënën dhe familjen e saj, nuk ka rëndësi pensioni që siguron statusi, por “mllefi që ka hequr nëna prej vetes”.

“…sepse kur të del dikush në përkrahje, e largon pak prej trupit tënd”, thotë Flutura, e cila sot është edhe vetë nënë/ Radio Evropa e Lirë © Shkurt 2024 RFE/RL, Inc.

Image

Image

Kur “The New York Times” pasqyronte arratisjen e Ismail Qemalit nga Konstandinopoja- Nga Evarist Beqiri

 

Arratisja e Ismail Qemalit nga Stambolli më 1 maj 1900, bëri bujë të madhe në pallatin perandorak “Yildiz”, dhe e tronditi Sulltan Abdyl Hamidin II. Kjo ngjarje pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane. Gazeta e mirënjohur amerikane “The New York Times”, në dy artikuj që mbajnë datat 2 maj, 1900 dhe 3 maj, 1900, do të pasqyronte lajmin dhe kërkesën për azil të Ismail Qemalit në luftanijen britanike. NYT e përshkruan emërimin e tij si guvernator i Tripolit, si të barazvlefshëm me internimin e tij.

Ismail Qemali menjëherë pasi u njoh me vendimin e Sulltanit për emërimin e tij si guvernator i Tripolit, vendosi të arratisjes nga Stambolli për në Evropë, me ndihmën dhe mbrojtjen e ambasadorit britanik në Stamboll Sir Nicholas O’Connor. Ismail Qemali përgjatë gjithë jetës së tij ishte një liberal filobritanik. Dhe njohjet e tij në qarqet e larta të politikës dhe diplomacisë britanike, ai i shfrytëzoi fillimisht për të siguruar përkrahjen britanike, në realizimin e një grusht shteti të dështuar ndaj Sulltan Abdyl Hamidid II dhe më pas për themelimin e Shqipërisë.

Në vitin 1901, Ismail Qemali mori pjesë në ceremoninë mortore të Mbretreshës Viktoria në Londër. Ismail Qemali ishte ndër të paktët personalitete otomane që përpiqej të ndryshonte sistemin e qeverisjes në Perandorinë Osmane. Me mbështetjen e ambasadorit të atëhershëm britanik në Stamboll Sir Philip Currie, Ismail Qemali, botonte gazetën me pikëpamje liberale me titull “Rruga e Ideve” (Mecra-yı Efkar), e cila promovonte idetë liberale për reforma decentralizuese, dhe po korrte sukses në qarqet intelektuale otomane.

Në vijim, vetëm pas këmbënguljes së madhe të sulltanit kjo gazetë u mbyll. Sulltan Abyl Hamidi II, u përmbajt nga vendimi për ta arrestuar Ismail Qemalin, vetëm për shkak se ai gëzonte mbrojtje diplomatike nga Britania e Madhe dhe një veprim i tillë do të kishte pasoja në marrëdhëniet dypalëshe. Por, menjëherë pas një manifestimi në konsullatën britanike, të organizuar nga Ismail Qemali, Sulltani vendosi dëbimin e Ismail Qemalit, duke i dhënë atij postin e guvernatorit të Tripolit.

Ky ishte i vetmi ndëshkim që Sulltani mund t’i jepte atij në atë moment. Sulltan Abyl Hamidi II ishte i vetëdijshëm për mbrojtjen që do t’i jepnin atij britanikët, në rast të arrestimit ose internimit të Ismail Qemalit. Prandaj, Sulltani e pa largimin e Ismail Qemalit nga kryeqyteti në këtë formë si zgjidhjen më të mirë. Tripoli ishte një nga provincat më të largëta dhe më të vështira të Perandorisë Osmane, e cila kishte lidhje me Stambollin vetëm me rrugë detare.

Gazeta “The New York Times” thekson rëndësinë që kishte kjo ngjarje duke e krahasuar me arratisjen e kunatit të Sulltan Abdyl Hamidit II, princit Damad Mahmud Pashës, ish-ministër i drejtësisë dhe ish-ambasador:“Arratisja e Ismail Qemalit nuk është më pak e rëndësishme sesa ajo e Mahmud Pashës, kunatit të Sulltanit, i cili u zhduk nga Konstandinopoja më, 14 dhjetor, dhe konsiderohet si një tjetër simptomë e gjendjes aktuale në Turqi.”

Ismail Qemali përshkruhej nga shtypi evropian si “një njeri i drejtë, i ndriçuar, dhe i edukuar”. Lajmi i arratisjes së Ismail Qemalit u pasqyrua gjerësisht në shtypin e evropian të kohës dhe bëri bujë edhe në Shqipëri. Ky moment do të shënonte një pikë kthese vendimtare për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe të ardhmen e saj. Arratisja nga Stambolli e veshi Ismail Qemalin me një aureolë të shndritshme dhe me mantelin e heroit në sytë e shqiptarëve.

Në qershor të vitit 1901, Gjykata Penale e Stambollit e dënoi Ismail Qemalin me vdekje në mungesë, me konfiskimin e pronave dhe humbjen e të drejtave civile. Ai u akuzua për “orvatje për të nxitur popullin kundër Qeverisë dhe Sulltanit nëpërmjet botimeve për kryengritje dhe me mënyra të tjera”. Kujtesa popullore e ka fiksuar me këto vargje emblematike këtë çast:

“O Qemal kur te përzunë

Kur të përzuri Turqia
Cili je ti more burrë?

Që na vjen nga Shqipëria
Unë jam ‘Smail Qemali
Mbrapa më vjen historia

Sazan e Karaburun
Janë vatanet e mia
Do ti marrë se s’është punë
Është e jona Shqipëria.”

Konsulli austro-hungarez në Vlorë, Petroviç do t’i shkruante proverbialisht ambasadorit austro-hungarez në Stamboll, baronit Kaliçe, në një raport të datës 14 maj 1900, se “tek Ismail Qemali, shqiptarët shohin udhëheqësin e tyre të ardhshëm.” Nga Brukseli, në tetor të vitit 1900, Ismail Qemali do t’ju drejtonte një thirrje gjithë shqiptarëve, ku ndër të tjera shkruante: “Të gjithë sa jemi shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, pleq e të rinj, duhet të bashkohemi dhe ta çojmë vendin përpara në rrugën e qytetërimit, duke i treguar Europës se shqiptari ka mbetur gjithmonë europian në gjak dhe se nuk dëshiron gjë tjetër veçse të forcojë kombësinë e tij dhe të qytetërohet”.

Dhe në fund, pavarësisht vështirësive dhe pengesave të mëdha, veprimtaria e Ismail Qemal Vlorës dhe patriotëve të tjerë shqiptarë, në vitet 1900-1912, do të rezultonte vendimtare dhe do të kurorëzohej me Pavarësinë e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, në Vlorën historike aty ku rreh fort zemra e shqiptarisë…

*Autor i librit “Themeluesi-Lidershipi i Ismail Qemalit”

Fëmijët e varrezave, 24 shkurt 2024, Tiranë Nga Alba Kepi

“Zoti ju lehtësoftë”, “Qoftë i xhenetit”, “Boni sevap”, “A t’jua pastroj çdo javë?”…

——

Mëngjes i zhurmshëm, kush grindet me borinë e makinës, dikush tjetër me këmbësorët e këta me njëri-tjetrin.
Në trotuare fëmijë e adoleshentë që shkojnë në shkollë.
Duke shkuar drejt periferisë, Tirana bëhet e qetë.
Më thellë e qyteti është më i heshtur, e akoma më tej heshtja merr forma varri.
Tufinë, varrezat publike.
Mëngjesi i shkurtit këtu është therës. Dajti ftoh ajrin e deri në mesditë ruan në zemrën e tij diellin.
Në çdo parcelë gjen 2-3-4 fëmijë ulur buzë bordurave të varreve e presin.
Janë fëmijët e varrezave, të padukshmit nga shoqëria, shteti, Bashkia.
I gjen cdo mëngjes pranë varreve, o gropave të hapura gati për t’u mbyllur pas pak orësh.
Kanë filluar ditën e punës ndërsa moshatarët e tyre, në qëndrën e zhurmshme, kanë nisur mësimin.
Presin me durim sa mbaron takimin me pllakën e mermerit, derisa kokën e vë drejt mbi shpatull e sheh qiellin.
“Zoti t’lehtësoftë dhimbjen, t’pastë lënë ymrin, qoftë i xhenetit”, e një lumë urimesh dëgjon të vijnë pas.
Është një djalë rreth 10 vjec, buçko me një felpë të kuqe që i mbron kokën nga i ftohti, nga ku i dalin një tufê flokêsh biond.
Mbi trup mban veshur një xhup lëkure, burrash.
I rrinte i gjatë deri te gjunjët, poshtë të cilëve dukeshin çorapet ku kishte futur tutat.
Fliste ngadalë me fjalët e një të rrituri, dhe dorën e një vogëlushi zgjatur lëmoshë.
“A do të ta pastrojë cdo ditë?”, “Më jep sa të duash”, “Bo sevap”.
Ai zë i njomë kishte marrë ngjyra të rrituri e jepte këshilla se si buqetën e luleve duhej ta hapja, t’ua prisja bishtat për të mos i vjedhur. Lulet ishin shtrenjtuar në dyqane e i merrnin mbi varre për t’i rishitur.
Në parcelën ngjitur rrinin 2-3 fëmijë të tjerë. Po ndjekin me sy një automjet që vjen nga lart. Sapo ndaloi u drejtuan tek ai.
U ulën disa metra larg e me durim presin sa takimi shpirtëror të mbarojë e të thonë;
“Zoti ju lehtësoftë”, “Qoftë i xhenetit”, “Boni sevap”, “A t’jua pastroj cdo javë?”…
Fëmijët e varrezave i gjen çdo ditë mes heshtjes së varreve e heshtjes së shtetit.
“A shkon në shkollë?”
“PO, POOO”, thërret buçko biond e pêr pak sekonda nuk e sheh më gjëkund.
Fëmijët e varrezave janë të padukshmit e shoqërisë, Bashkisë e institucioneve.
Nuk dihet sa janë.
Nuk dihet në janë viktima shfrytëzimi o fatkeqë të familjes?
Varret janë vendloja e tyre.
Harresa, loja e preferuar e shtetit.

Apollon Baçe reagon ashpër për “Butrintin”: Fshihen pas faktit që fondacioni është amerikan, amerikan është dhe Al Capone

TIRANE

Ish-drejtori i Parkut të Butrintit dhe arkeologu Apollon Baçe në një intervistë për News24 deklaroi se ndryshimet e menaxhimit të Butrintit janë në kundërshtim me Konventën e Parisit.

Baçe tha më tej për moderatoren Çenkuela Hasa se forma e menaxhimit që ka pasur më parë Parku i Butrintit është e duhura pasi vet parku nxjerr rreth 2 mln euro në vit duke hedhur akuza të forta mbi “Në vitin 2018 zonja Kumbaro që është armike e kulturës së popullit tonë, është e habitshme ku e gjen gjithë atë energji negative, gjithmonë do bëj diçka të keqe, po të mbledhim të gjithë turqit e sllavët bashkë nuk kanë bërë sa ka bërë kjo, në vitin 2018 takon përfaqësues të AADF dhe me preteksin për të shtuar të ardhurat që nuk kishte nevojë pasi Butrinti nxirrte 2 mln euro në vit që nuk dihet se ku shkonin, ndryshoi ligjin që të ndërhynin amerikanët dhe hapi shtegun që të shkelej Konventa e Parisit. Pa u miraturar ligji për zonat e mbrojtura në Butrint është ndërtuar një hotel, çfarë t’i teket Kumbaros bëhet. Fondacioni AADF ka marrë dhe Krujën dhe Durrësin në menaxhim, atëherë pse na duhet një ministri kulture? Fshihen pas faktit që fondacioni është amerikan, por amerikan është dhe Al Capone”- tha Baçe për News24.

Me bllokada e lodhje, lufta në Ukrainë hyn në vitin e tretë

Valona Tela

Njëzet e katër shkurti i vitit 2022 solli në Evropë luftën, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Atë ditë, presidenti rus, Vladimir Putin, përmbushi një ambicie që e mohonte: dërgoi mbi 200.000 trupa përtej kufirit me Ukrainën. Qëllimi tha se ishte “ta çmilitarizonte dhe denazifikonte” fqinjin dhe jo ta pushtonte me forcë.

“Rusia nuk mund të ndihet e sigurt, të zhvillohet dhe të ekzistojë kur ka një kërcënim të vazhdueshëm që buron nga territori i Ukrainës moderne”, tha Putin.

Ai nuk solli ndonjë provë për pretendimet e tij dhe, në po të njëjtën ditë, mori përgjigjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Ne nuk kemi frikë, nuk kemi frikë nga asgjë. Nuk kemi frikë ta mbrojmë vendin tonë, nuk kemi frikë nga Rusia, nuk kemi frikë të flasim me Rusinë, nuk kemi frikë të flasim për asgjë”, tha Zelensky.

Dy vjetët e luftës që pasuan, sollën pasoja shkatërruese për njerëzit në Ukrainë. Sipas të dhënave që publikuan Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar, mbi 10.000 civilë u vranë, në mesin e tyre mbi 560 fëmijë. Shifrat reale, megjithatë, besohet të jenë shumë më të larta. Muajin e kaluar, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se mbi 14.6 milionë njerëz, apo rreth 40 për qind e popullsisë së Ukrainës, kanë nevojë për një lloj të ndihmës humanitare.

Katër milionë njerëz mbeten ende të zhvendosur brenda vendit, ndërsa mbi 6.3 milionë të tjerë vazhdojnë të jetojnë si refugjatë nëpër botë.

Në fushën e betejës, ndërkaq, të dyja ushtritë pothuajse janë bllokuar. Ato nuk arritën të bëjnë ndonjë përparim të rëndësishëm gjatë pjesës më të madhe të vitit 2023, e as në fillim të vitit 2024.

Në luftë, kjo situatë njihet si ngërç, që do të thotë se asnjëra palë nuk ka mjaftueshëm ushtarë, armë apo municione për të kaluar në epërsi. Ukraina, sidoqoftë, arriti të kthente rreth gjysmën e territorit të marrë nën kontroll nga Rusia në muajt e parë të luftës. Por, kostoja ishte e lartë.

Ekspertët amerikanë vlerësuan në gusht të vitit të kaluar se 75.000 ushtarë ukrainas janë vrarë, nga 200.000 sa ishte forca fillestare luftarake.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se përkushtimi i ukrainasve ndaj luftës, është duke rënë. Një sondazh i Institutit Kombëtar Demokratik të Ukrainës, i publikuar muajin e kaluar, tregoi se në janar të vitit 2023, 29% e ukrainasve donin ose ishin të gatshëm që Ukraina të negocionte fundin e luftës me Rusinë. Në nëntor të po këtij viti, ky numër shkoi në 42%.

Ukraina është absolutisht e varur nga furnizimet me armë nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë, për të vazhduar luftën kundër Rusisë, e cila është një forcë shumë më e madhe ushtarake.

Por, pas miliardave të derdhura në vendin e pushtuar, në Perëndim ka nisur tashmë edhe ndjenja e lodhjes. Në SHBA, për shembull, republikanët janë duke bllokuar një paketë disamiliardëshe për Ukrainën.

BE-ja e miratoi një paketë të re në fillim të këtij muaji, por fillimisht ajo ishte kundërshtuar nga Hungaria.

E gjithë kjo situatë bëri që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të tërhiqte edhe një herë vërejtjen se fitorja e Ukrainës nënkupton siguri edhe për pjesën tjetër të kontinentit.

“Putin duhet të kuptojë se nuk do ta arrijë atë që do në fushën e betejës. Ne, nëse duam paqe të qëndrueshme, duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armë dhe municion”, tha Stoltenberg javën e kaluar.

Matthew Schmidt, ekspert i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë pranë Universitetit New Haven në SHBA, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se mbështetja për Ukrainën siç ishte deri më tash, vështirë se do të mund të vazhdojë.

“Unë mendoj se ka shumë mbështetje dhe shumë vullnet për të përkrahur rindërtimin e Ukrainës, hyrjen e saj në BE dhe lulëzimin e ekonomisë dhe të shoqërisë së saj. Për këtë, njerëzit mendojnë se Ukraina duhet t’i ndalë luftimet”, thotë ai.

Edhe pse mbështetja për Ukrainën mes evropianëve mbetet e lartë, mezi 10% e tyre besojnë se ajo mund ta mposhtë Rusinë, tregoi një sondazh i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, i publikuar këtë muaj. Sipas tij, shumica e të anketuarve e shohin “zgjidhjen e kompromisit” si opsion më të mundshëm.

Por, presidenti rus, Putin, përsërit vazhdimisht se lufta nuk do të përfundojë me kapitullimin e ushtrisë së tij, ndërsa ai i Ukrainës, Zelensky, thotë se nuk bën kompromis për territoret e pushtuara.

Schmidt, nga Universiteti New Haven, beson se Ukraina do të fitojë. Sipas tij, kjo nuk është pyetja.

“Pyetja është se si do ta arrijë fitoren. Unë mendoj se opsioni më i mundshëm është që Ukraina të negociojë. Ndërkohë do të përpiqet të fitojë sa më shumë territore, për ta nxjerrë Rusinë në disavantazh në tryezën e bisedimeve”.

“Ajo nuk do të heqë dorë nga pretendimet ligjore mbi territoret e humbura, dhe do të kërkojë nga vendet e tjera të botës që ta ndihmojnë në rindërtimin e ekonomisë. Dhe kështu do të bëhet si Berlini Lindor dhe Berlini Perëndimor. Qytetarët që do të jenë nën pushtimin rus, nuk do të duan të jetojnë gjatë nën atë regjim, dhe do të kërkojnë liri nga sundimtarët e tyre. Por, kjo sigurisht se mund të marrë 10 deri në 20 vjet kohë”, thotë Schmidt.

William Courtney, nga Instituti Rand Corporation në SHBA, thotë për Exposenë se agresioni në Ukrainë, i ka kushtuar shumë Rusisë. Në njërën anë ka humbur dhjetëra-mijëra ushtarë dhe sasi të madhe armatimi dhe, në anën tjetër, ka humbur tregun e gazit natyror në Evropë, që ka qenë shumë i rëndësishëm për të. Courtney, megjithatë, është më i rezervuar në parashikime.

“Është shumë e vështirë të parashikohet. Ka pasur shumë befasi në këtë luftë. Ju kujtohet kur, në fillim të saj, disa ekspertë në Perëndim kanë parashikuar se forcat ruse do ta rrethojnë Kievin brenda 72 orësh. Kjo nuk ka ndodhur. Në fakt, Rusia nuk ka qenë në gjendje të marrë kontrollin e asnjërit prej tri qyteteve të mëdha: Kievit, Harkivit apo Odesës. Andaj, nuk duhet të bëjmë shumë parashikime”, thotë Courtney.

Sipas disa dokumenteve që rrodhën nga inteligjenca amerikane në muajin dhjetor, në Ukrainë u vranë ose u plagosëm 315.000 trupa ruse që nga fillimi i luftës. Rusia besohet të ketë humbur edhe mijëra tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë.

Courtney vë re se në Rusi ka, siç thotë ai, “shenja të stresit politik dhe social”. Sipas tij, ndryshimi i regjimit në këtë vend është një mundësi.

“Rusia po bëhet gjithnjë e më represive me kalimin e kohës. Në mbi tri dekada të pavarësisë moderne, Rusia nuk ka qenë kurrë më represive brendapërbrenda dhe kurrë më agresive jashtë vendit. Pra, deri diku, ky është një lloj i territorit të ri”, thotë Courtney.

Analistët pajtohen se ngërçi aktual në luftë do të vazhdojë edhe për një kohë dhe se të dyja vendet do të duhet të mobilizojnë më shumë trupa. Ata thonë se mobilizimi në Rusi nuk pritet të ndodhë para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Në Ukrainë – popullsia e së cilës është më pak se një e treta e madhësisë së popullsisë ruse – ata parashohin më shumë vështirësi në mobilizimin e forcave të nevojshme. Ndërsa, negociatat nuk i shohin si opsion të realizueshëm as këtë vit.

Putin, prej shumë kohësh, e ka mohuar shtetësinë e Ukrainës. Në një ese të gjatë, të botuar në ueb-faqen e Kremlinit në korrik të vitit 2021, ai ka shkruar se “rusët dhe ukrainasit kanë qenë një popull” – duke iu referuar kështu epokës së shekullit 9.

Ai vazhdimisht i bën thirrje Perëndimit që të mos e armatosë Ukrainën.

Por presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar se Perëndimi do ta mbështesë atë “për aq kohë sa ka nevojë”.

Gjërat, megjithatë, mund të ndryshojnë nga viti i ardhshëm nëse Donald Trump rizgjidhet president i SHBA-së. Trump, i cili pritet ta sfidojë sërish Bidenin në zgjedhjet e këtij nëntori, ka thënë se ka qenë “marrëzi” e SHBA-së që u ka dhënë vendeve të huaja ndihmë, në vend të kredisë. Trump ka qenë vazhdimisht kritik ndaj përfshirjes së SHBA-së në luftën në Ukrainë, duke thënë se evropianët që janë më të shqetësuar për agresionin rus, duhet të shpenzojnë më shumë për ta luftuar atë.

Sipas të dhënave të Institutit gjerman Kiel, që nga fillimi i luftës, BE-ja dhe aleatët e saj rajonalë kanë shpenzuar më shumë se 100 miliardë dollarë për financimin e përpjekjeve të Ukrainës për mbrojtje.REL

Një seancë e turpshme parlamentare me 77 vota pro Nga Alba Kepi

Një seancë e turpshme parlamentare që dhe në vendet diktatoriale nuk mund të ndodhte.
E ndoqa në sallën e kuvendit sot ku provova turp, zemërim, shqetësim, pabesueshmëri e pikëpyetje të mëdha se c’po ndodh në Shqipëri.
Deputetë opozitarë pa të drejtë fjale, parlamentarë të pamundësuar për të hetuar mbi akte e vendime me rëndësi kombëtare.
Deputetë mazhorancë si ushtarë nën makthin e të madhit.
Në pak minuta ;
Me 77 vota pro e 0 abstenim deputetët socialistë votuan sot pro marrêveshjes Rama- Meloni.
Bashkë me ta dhe kabineti qeveritar.
Të gjithë për një e urdhëri i autokracisë bëhet ligj!
Me 77 vota oro, 0 abstenim u votua ligji pêr zona e mbrojtura.
Parqe arkeologjike, laguna, liqene, porte, fauna e flora kombëtare u ligjërua të jepet si përqindjet e lejeve të ndërtimit, klientelizmit partiak politik të qeverisë.
Tashmë sistemi korruptiv ka arritur në një status më të lartë;
Janë aferat e grupeve të interesit të të gjitha llojeve e deri tek ato kriminale që imponojnë ligje e vendime të qeverisë.
Pushteti ekonomik, ekzekutiv e legislativ është sot në duart e një grupimi të vogël që veprojnë rrezikshëm ndaj Shqipêrisê!
Nëse diplomatë, organizma ndêrkombëtare, vende mike të shqiptarëve tolerojnë kêtë realitet, qê në vendet e tyre nuk do e toleronin kurrë, shpëtimi i Shqipërisë janë e vjen vetëm nga shqiptarët!

Arkitekti kryesor i planeve djallëzore të luftës dhe të shkatërrimeve në Ukrainë dhe Evropë është Vladimir Putini- Nga SKËNDER MULLIQI

Arkitekti kryesor i planeve djallëzore të luftës dhe të shkatërrimeve ne Ukraine dhe Evrope eshte natyrisht, Vladimir Putin .Ai është duke shkaktuar gjenocid në Ukrainë, së këtë punë të ndytë e ka mësuar mirë nga Sllobodan Millosheviqi, i cili vrante dhe rrafshonte gjithqka mbi tokë. I tillë është edhe eksponenti i Millosheviqit në pushtetin e Serbisë, Aleksander Vuqiqi.Putin dhe Vuqiqi, nuk dëshirojnë më kuptuar fundin e shkatërrimve më luftë më përmasa shumë të mëdha në Evropë. Por, pavarësisht kësaj, në botën perëndimore nuk është shfaqur ende asnjë politikan që do ta pështynte në fytyrë Vuqiqin, më të cilën ende po bisedojnë.Ky është një kriminel i paprecedentë, që herët a vonë do të duhet të mbajë përgjegjësi për nxitjën e luftës më Kosovën. Presidenti amerikan,Joe Biden, më të drejtë e shpalli agresionin rus kundër Ukrainës si gjenocid, dhe Evropa dhe Amerika nuk ish dashur ti mbyllin sytë as para veprimeve lufëtnxitëse të Vuqiqit, i cili po punon më direktivat e Putinit , për zhvëndosjën e konfliktit edhe në Ballkan .Putin po deshiron realizimin e synimve pushtuese ndaj Ukrainës, dhe ish shteteve të bllokut të Lindjës të shkëputura nga politika e Gerbaqovit, te ish Bashkimi Sovjetik.Kjo histori në fakt po përseritet tani.Para syve të gjithë botës, po heshtet kur bëhët fjalë për politikat shumë të rrezikshme të Rusisë dhe të Serbisë në rajonin ende të trazuar të Ballkanit më probleme etnike.Bota duhet ti bënë presion të madh politikave të tilla destabilizuese sa ende nuk është bërë vonë për të ruajtur paqën në Evropë , kur dihet së pikërishte Serbia ishte shkaktarja e dy luftërave botërore.Është koha që Putin dhe Vuqiq, si protagonist të luftës dhe shktërrimeve në Ukrainë dhe në ish –Jugosllavi të ulën në Gjykatën e Hagës.Këto politika brutale të cilët po na servirin kriminelet dhe terroristët e shekullit të ri, duhet të luftohen deri në fund nga aleanca ushtarake e NATO-Dhunuesit të Moskës, Vladimir Putin, duhet shuar iluzionet së mund të grabitë gjithqka në Ukraine dhe më gjerë.Këtij diktatori duhet hequr gjuthashtu iluzionet hegjemoniste në hapesirat ballkanike.Ne vizionin e Putinit nuk ekziston askush tjetër pos tij, dhe politikave pushtuese sikur që I kishte Millosheviqi në ish-Jugosallavi.Vashingtoni duhet të shuplakosë rëndë këtë imbicil që më në fund ti pranojë shtetet dhe popujtë që janë më të vegjël.Të pranojë së ato kanë zgjedhur rrugën e tyre . Miti gjoja për realpolitikën dhe ” Botën Ruse” e “Botën Serbe, së shpejti do të përfundojnë në bërllogun e historisë.Analistë edhe njerëz të politikës botërore po pajtohen për rrezikun serioz të përfshirjës të kontinentit më një luftë më përmasa të mëdha.I mbyturi për të mbytur nuk ka dert thotë një fjalë popullore.Putin është duke e humbur luftën në Ukrainë dhe nuk priton tia vënë flakën Evropës për të katër anët.Ndihmaqarë në këtë drejtim i ka autokratet hungarezin ,Viktor Orban dhe serbin, Aleksander Vuqiq në Ballkan. Vladimir Putin dhe Sllobodan Millosheviq jane tani dy personat dhe vrasesit me mizor që kan vrarë më së shumti njerëz ne lufterat lokale ku viktima ishin madje edhe pleq, gra dhe femije …

Votat e PDIU për marrëveshjen Rama – Meloni/ A rrezikon Shqipëria rikthimin e vizave në Shengen? – Nga GENC BURIMI

Me votat që PDIU i dhuroi këtë javë mazhorancës në Kuvend , përfundon kështu në planin legjislativ dhe juridik saga e marrëveshjes italo-shqiptare mbi refugjatët që mbërrijë nga Afrika .

Pas nënshkrimit surprizë të kësaj marrëveshje në Romë nëntorin e kaluar midis Ramës dhe Melonit, pas arbitrazhit në favor të kësaj marrëveshje nga ana e Gykatës kushtetuese të Shqipërisë, dhe së fundmi pas dritës jeshile të Kuvendit të Shqipërisë, do të mund të fillojnë punimet për ndërtimin e kampeve në Shqipëri ku do të mbahen të izoluar mijëra klandestinë që i destinoheshin Italisë.

Është komentuar shumë mbi një sërë pasojash negative që do të ketë kjo marrëveshje mbi shqiptarët dhe Shqipërinë ku akumulimi i prurjeve nga Afrika mund të çojë brënda një dekade në qindra mijëra refugjatë që do të vënë këmbën në tokën shqiptare e cila vetë po humbet ndër vite me qindra mijëra autoktone.

Por pak ose aspak nuk është folur për një pasojë me ndikim të drejtpërdrejt në jetën e përditshme të shqiptarëve, rreziku i pezullimit të lëvizjes pa viza në BE që përbën një nga arritjet më të mëdha të këtyre tre dekadave tranzicion.

Alarmi që ngre ish-drejtuesi i FRONTEX, Agjencia europiane e mbrojtjes së kufijve të BE-së

Shqiptarët ndoshta nuk e njohin, por francezi Fabrice Leggeri, legjendë e Frontex , agjencia europiane e mbrojtjes së kufijve të BE-së të cilën ai e ka drejtuar 7 vite rresht deri me 2022, është një personazh shumë i njohur në korridoret e Komisionit Europian, të Parlamentit europian dhe të kancelerive europiane.

Ai u dëbua nga posti (ose më mirë u detyrua të japë dorëheqjen) me akuzën e rëndë për akte që shkelin të drejtat e njeriut. Për hakmarrje, ky funksionar i lartë francez, shëmbëlltyrë e ekselencës shkolluar jo në një por në tre ‘Grande Ecole’ (Science Po Paris, Normal Sup dhe ENA) vendosi këto ditë t’i bashkohet partisë së Le Pen-it dhe të përfaqësojë kështu ekstremin e djathtë francez në zgjedhjet e qershorit për në parlamentin europian.

Si një personazh i dalë nga libri i ‘Konti i Montekristos’ i Aleksandër Dumas, ish-shefi i Frontex do të kërkojë të hakmerret me kostumin e politikanit ndaj atyre që e poshtëruan si funksionar i lartë europian. Ata janë Ursula Von Der Layen bashkë me komisaren për çeshtjet e brendshme dhe emigracionin suedezja Ylva Johansson, eurodeputetë të gjelbërt dhe majtistë që ‘i bënë varrin’ profesionalisht, pa harruar dhe lidershipin francez që e la në baltë sipas tij.

Nëse zgjidhet si eurodeputet Fabrice Leggeri do të shndërrohet falë njohurive të jashtëzakonshme që ka në fushën e emigracionit ilegal , në një zëdhënës të të djathtave ekstreme europiane në parlamentin europian te cilat e akuzojnë Komisionin europian për një tolerancë kriminale ndaj cunamit emigracionist që po kërcënon BE-në.

Është në këtë debat ideolologjik dhe parimor te papajtueshëm ku e ka dhe zanafillën largimi i Fabrice Leggeri nga drejtimi i Frontex agjencia më e madhe dhe më e fushishme europiane me një buxhet që po arrin një miliard euro.

Kur Fabrice Leggeri mori drejtimin e kësaj agjencie më 2015, ai e kuptoi dhe e morri seriozisht misionin që i jepej si një investim masiv i BE-se ndaj emigracionit të paligjshëm. Ai vendosi anije kufitare në formë patrullash në kufijtë e ujrave territoriale europiane të Mesdheut si mburojë ndaj dyndjes se mjeteve lundruese me refugjatë nga Afrika. Frontex është i pranishëm dhe në Shqipëri. Fabrice Leggeri e morri me zell misionin e tij, por hasi përballë një lobing pro-emagracionist në gjirin vetë të Komisionit Europian dhe ne Parlamentin European që kishin një tjetër mision për Frontex.

Vetë komisarja europiane për çeshtjet e emigracionit Ylva Johansson që përfaqëson tutelën de Frontex-it në Bruksel e shpreh publikisht se synili i saj ësgtë që në BE të hyjnë sa më shumë emigrantë. Kjo politikane e lartë suedeze, ka qenë në fillimet e karrierës së saj politike anëtare e partisë komuniste suedeze dhe më pas kaloi në rradhët e partisë socialiste që e bëri ministre të punës së Suedisë. Ja cfarë deklaronte para dy muajsh komisarja Ylva Johansson: ‘As që bëhet fjalë të ndalojmë emigracionin […], kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nëse do të guxonim ta bënim do të ishte një katastrofë për Europën sepse varemi nga emigrantët.’ Është kjo ideologji që ra ndesh me atë të drejtorit të Frontex, Fabrice Leggeri.

Kur francezi kujtonte se kishte si mision ta bllokonte emigracionin ilegal në Mesdhe , urdhërat që i vinin nga Brukseli ishin ndryshe dhe se ai duhej jo t’i përzinte por t’i ndihmonte refugjatët e humbur në ujerat e Mesdheut t’i sillte shëndoshë e mirë në portet europiane ! Ja si e komentonte këtë situatë paradoksale vetë Fabrice Leggeri në momentin kur e detyruan të linte postin ùë 2022: ‘Gjatë dy viteve të fundit kam mundur të shoh se, në mënyrë diskrete por efikase nje ideologji e re po na pushton. Kjo narrativë përpiqet të tregojë se mandati thelbësor i Frontex është të transformohet në një lloj organi të të drejtave te njeriut që duhet të kontrollojë nëse shtetet anëtare respektojnë të drejtat e klandestinëve që mbërrijnë në kufijtë e tyre të jashtëm. Por ky nuk ka qenë kurrë misioni fillestar i Frontex’.

Një bashkëpunëtor i tij shton në shtypin francez ( ne Figaro) se ‘presioni mbi Fabrice Leggeri nga eurodeputetë në parlamentin europian së bashku me OJQ pro-emigrantë që kanë influence madhore në Bruksel ka qenë tepër i fortë. Komisioni Evropian, i kryesuar nga Ursula von der Leyen vendosi të bëjë lojën e tyre’. Atëherë për ta hequr qafe Fabrice Leggerin pas 7 vjetësh shërbimesh në krye të Frontex, në lojë u fut OLAF instrumenti anti-korrupsion i BE-së. Francezi u akuzua në 2020 se në bashkëpunim me autoritetet greke kishte dhënë një urdhër ilegal që të kthehej mbrapsht drejt Turqisë një mjet lundrimi me rreth 30 emigrantë që kishte hyrë në ujërat territoriale të Greqisë. Për Komisionin europian ky akt i Frontex përbënte shkelje të rëndë të të drejtave themelore sepse në bazë të Konventës së Gjenevës për refugjatët këta duhen shpëtuar dhe jo dëbuar drejt vendeve ku rrezikojnë jetën.

Olaf i gjeti po ashtu dhe ‘kleçka’ të tjera ish- drejtorit të Frontex me akuza si ato që është sjellur keq me vartësit e tij duke u bërë presione apo duke i poshtëruar. Është ky kontekst i një presioni të jashtëzakonshëm i Komisionit europian kundra tij dhe nën heshtjen e Parisit, komenton shtypi francez, që e detyroi ish-drejtorin e Frontex të japë vetë dorëheqje para dy vjetësh. Ndaj sot Fabrice Leggeri angazhohet në politikë dhe zgjedh për këtë ektremin e djathtë që sipas tij mbron një ideologji të kundërt në raport me atë që diktuan nga Brukseli.

Shqipëria dhe rreziku me ‘Shengenin’

Partia e Le Pen-it, që pritet sipas të gjitha sondazheve t’i fitojë gjerësisht zgjedhjet e qershorit për në parlamentin europian deklaroi këto dite se është krenare dhe e nderuar qe ish-drejtori i Frontex , Fabrice Leggeri, u bë anëtar i saj.

Kjo parti e ka vënë biles atë në treshen që kryeson listen elektorale për në parlamentin europian. Vetë ish-drejtori i Frontex bëri këtë deklaratë pas angazhimit në politikë: ‘Bashkimi Evropian e sheh tani emigracionin e paligjshëm si një projekt dhe jo si një problem. Fatmirësisht, Bashkimi Nacional (ish-Fronti Nacional) është partia me këmbë në tokë që i thotë opinionit se ç’po ndodh me emigracionin klandestin dhe që do ta vërë në jetë programin e saj në këtë drejtim sepse ajo ka kapacitetin për të qeverisur Francën’.

Jordan Bardela që drejton partinë e Le Pen-it deklaroi nga ana e tij: ‘Fabrice Leggeri është një pasuri e vërtetë për projektin tonë kundra emigracionit ilegal. Ai u largua nga Frontex sepse ky organizëm është shndërruar në një agjenci udhëtimesh që transporton klandestinë në vend që të ishte një instrument per t’i shërbyer mbrojtjes së kufijve tanë europianë’.

Duke parë se shtete të BE-së si Italia do të përpiqen gjithnjë e më shumë t’i vendosin klandestinët në vende të treta në kufij me BE-në, Fabrice Leggeri propozon që lëvizja e lirë në zonën Shengen të jetë vetëm për shtetasit e Bashkimit Europian. Me gjasën se ekstremi i djathtë europian parashikohet të bëhet grupi i dytë më i rëndësishëm në Parlamentin europian pas zgjedhjve të qershorit një masë e tillë mund të zbatohet, gjë që do të ishte katastrofike për shqiptarët. Fabrice Leggeri shpjegon për shtypin francez se me përvojën e tij në krye të Frontex ai ka kuptuar se dëbimet e klandestinëve nga territori i BE-së nuk varen nga shtetet anëtare, por nga vullneti i mirë i vendeve nga ku vijnë këta klandestinë, sepse sipas ligjeve ndërkombëtare këtyre u nevojitet një dokument leje kthimi që lëshohet nga vendi amë.

Prandaj sipas tij, duhet me të çdo kusht që mos të lejohen klandestinë të hyjnë në territorin e BE-së se kur hyjnë nuk dëbohen dot më. Nëse këta klandestinë arrijnë të vendosen në një vend në kufi me BE-në siç është Ballkani perëndimor atëherë këtij vendi të tretë t’i hiqet mundësia që shtetasit e tij të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen sepse rreziku është që të përfitojnë dhe klandestinët nëse këta arrijnë të pajisen me dokumente lokale.

A nuk është ky skenari që e pret Shqipërinë? Refugjatët që do të mbërrijnë në Shqipëri dhe që nuk do të marrin azil italian , siç u pa dhe më sipër ata s’mund të dëbohen mbrapsht në vendin amë. Ata do të ngulen në Shqipëri ku po të marrin dokumenta shqiptare do të mund të hyjnë pa vizë ne BE. Këto dokumenta do të mund të merren siç veprohet rendomtazi me korrupsion të autoriteteve lokale, ose me martesa fallso kundrejt parave.

Ose ata do të zgjedhin të shkojnë të pajisen me dokumenta në një vend tjetër te Ballkanit perëndimor si Mal i Zi , Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë që po ashtu udhëtojnë pa viza në BE. Ja sesi marrëveshja Rama-Meloni mund të çojë në pasoja krejt të papritura. Alarmi i ish-drejtorit të Frontex që po vihet në shërbim te ekstremit të djathtë dhe të politikave më represive anti-klandestinë duhet të merret seriozisht.

Shqiptarët nuk ka pse të bëhen viktima kolaterale. Nuk qe Edi Rama që e futi Shqipërinë në hapësirën Shengen të udhëtimit pa viza. Do të ishte e pafalshme që ai ta shkatërronte këtë arritje me një marrëveshje si kjo me Italinë që vetëm andralla mund t’u sjellë shqiptarëve..

Ky vit mund të përcaktojë fatin e luftës në Ukrainë

Steve Gutterman

Më 21 shkurt 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka bërë një fjalim me tone të ashpra, duke ua ka ndryshuar mendjen shumë njerëzve që kanë besuar se Rusia nuk do të nisë pushtim të shkallës së plotë në Ukrainë.

Më pak se 72 orë më vonë, raketat ruse janë nisur drejt territorit ukrainas, dhe forcat ushtarake ruse e kanë kaluar kufirin.

Sipas inteligjencës perëndimore, Putin ka besuar se Ukrainën do ta pushtojë brenda javëve, nëse jo ditëve.

Kështu nuk ka ndodhur, dhe tani lufta i ka mbushur dy vjet. A do të përfundojë në vitin e tretë?

Me siguri jo. Mirëpo një ngërç në bisedime mund të jetë mashtrues, pasi i vetëkënaqë mbështetësit e Kievit me situatën aktuale në kohën kur një faktor shumë i rëndësishëm i luftës është vënë në pikëpyetje: ndihma ushtarake e Perëndimit për Kievin.

“Është gjithmonë e rrezikshme të bëjmë parashikime, mirëpo është e vështirë të imagjinojmë se lufta do të përfundojë deri në fund të vitit 2024”, ka thënë Ruth Deyermon, ligjëruese në Departamentin për Studime të Luftës në Kolegjin King të Londrës.

“Siç janë gjërat tani, asnjëra palë nuk duket se ka kapacitet për një mposhtje vendimtare të palës tjetër. Që të arrihet diçka e tillë, duhet të ketë ndryshim rrënjësor të faktorëve të jashtëm, sidomos kur është fjala për nivelin e përkrahjes që ofron Perëndimi”, ka thënë Deyermond në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Natyrisht që më shumë mbështetje prej anës së Perëndimit do t’i ndihmojë Ukrainës që të bëjë përparim për çlirim të territorit”, ka shtuar ajo, “ndërsa një zbehje e mbështetjes së Perëndimit do të rezultojë me një Ukrainë që pajtohet me kushtet e vëna prej Rusisë në bisedimet për paqe”.

Olga Oliker, drejtore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka qenë më direkte në vlerësime.

“Nëse Ukraina mbetet pa armë dhe njerëz, po, lufta do të përfundojë vitin e ardhshëm”, ka thënë Oliker në një intervistë përmes telefonit.

“Gjithmonë ekziston mundësia që dorëzimi i njërës palë t’i japë fund luftës”, ka thënë ajo.

“Dhe nëse mbeteni pa armë dhe njerëz, nuk ekzistojnë shumë mundësi tjera”.

Zhvendosja e baticave të luftës

Situata në luftë ka ndryshuar disa herë prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Në përgjithësi viti 2022 ka qenë viti i Ukrainës, pasi e ka befasuar gjithë botën duke i mbijetuar, por edhe duke e luftuar bindshëm Rusinë rreth Kievit në javët e para të luftës.

Më vonë, forcat mbrojtëse ukrainase kanë arritur të rikthejnë pjesë të mëdha të territoreve rreth Harkivit dhe Hersonit.

Më 2023, një ofensivë e shumëpritur e Kievit, e nisur në qershor, nuk i ka prodhuar rezultatet e synuara, që të depërtohet në “korridorin tokësor” që mundëson kalimin prej territorit ukrainas në Krime, gadishullin ukrainas të pushtuar prej Moskës më 2014.

Në një intervistë të publikuar nga The Economist më 1 nëntor, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosua të Ukrainës në atë kohë, gjenerali Valeriy Zaluzhniy, e ka përshkruar situatën në fushëbetejë si “ngërç” – fjalë që te disa në Ukrainë e kanë lënë shijen e disfatës, përfshirë te presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjërat kanë ndryahuar që atëherë, më pak në fushëbetejë, por më shumë në Uashington, pasi një lloj tjetër ngërçi atje përbën kërcënim për mbrojtjen e Ukrainës.

Rreth dy javë para deklaratave të Zuluzhniyt, të cilat mund të kenë kontribuuar në shkarkimin e tij këtë muaj, presidenti amerikan, Joe Biden, ka propozuar ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë të 60 miliardë dollarëve, kryesisht për armë.

Katër muaj më vonë, pas shumë diskutimeve e mospajtimeve në Kongresin amerikane dhe bllokadës së vënë prej republikanëve, paketa e ndihmës nuk është miratuar ende, edhe as nuk dihet se kur mund të ndodhë diçka e tillë.

Në fushëbetejë, zhurma e armëve të zjarrit në Ukrainë është duke u zbehur secilën herë që pakësohen armët, dhe situata rreth Avdivkas nuk i ngjan aspak ngërçit.

Pas shumë muajsh të luftimeve, forcat ushtarake ruse e kanë kapur këtë qytet të shkatërruar të Donbasit.

Rritje e vetëbesimit?

Sikurse në betejën e gjatë për Bahmutin, edhe fitorja në Avdivka i ka kushtuar shumë Rusisë, me humbje të numrit të ushtarëve dhe armëve.

Megjithatë, kjo fitore shkon në të mirë të presidentit rus, Vladimir Putin pak para zgjedhjeve të presidenciale të 15-17 marsit, të cilat pritet t’ia sigurojnë edhe gjashtë vjet në pushtet, dhe mund t’ia kenë rritur vetëbesimin për luftën.

Ky rezultat mund t’ia ketë hapur rrugën Moskës që të pushojë më shumë territor.

“Nëse forcat ruse vazhdojnë të avancojnë përtej Avdivkas dhe të fitojnë kontroll në rrjetin transportues, përfshirë perëndimin e Bahmutit, ato do të përbëjnë kërcënim për një lokacion më strategjik, Pokrovskin, rreth 80 kilometra larg”, ka thënë analistja ushtarake Dara Massicot, hulumtuese e lartë në Institutin për Paqe Ndërkombëtare Carnegie”, në një postim në X, të njohur më parë si Twitter, më 20 shkurt.

“Trajnimi i liderëve ushtarakë rusë dhe këndvështrimet e tyre do t’i bindin se tani është koha për realizim objektivash: njësitet ukrainase kanë mungesa të municioneve dhe numrit të ushtarëve, ndihma amerikane është duke u vonuar”, dhe Perëndimi ende nuk i ka përmbushur synimet për prodhim të municionit, ka shkruar Massicot.

“Nëse Shtetet e Bashkuara nuk ofrojnë ndihmë ushtarake shtesë, atëherë kapacitetet ushtarake ukrainase do të përkeqësohen”, ka thënë Mark Cancian, analist ushtarak në Qendrën për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Uashington, përmes një emaili.

“Në atë situatë, pres që ata të pajtohen për një lloj armëpushimi të negociuar, që i mundëson Rusisë të pushtojë territorin e kapur”.

Ndihma ushtarake amerikane e ka përjetuar pikun në verën e kaluar me rreth 1.4 miliard dollarë në muaj, ndërsa sasia e pajisjeve ushtarake që dërgon SHBA-ja në Ukrainë do të zvogëlohet për 80-90 për qind deri në verën e vitit 2024, nëse Kongresi nuk e miraton një pako të re ndihme, ka thënë Cancian për Radion Evropa e Lirë më herët gjatë muajit.

Megjithatë, edhe nëse ndihma e pakësuar amerikane dhe faktorë tjerë çojnë në pauzë, nuk pritet të ndikojnë me dhënie fund të luftës në këtë vit.

Një arsye është që Ukraina “është tejet e fokusuar në rindërtim dhe mbrojtje kundër sulmeve të vazhdueshme ruse”, kanë thënë analistët Massicot, Micheal Kofman dhe Rob Lee në një koment të publikuar më 26 janar, për situatën në luftë, pas kundërofensivës së vitit 2023.

Sipas tyre, pavarësisht nivelit të ndihmës së Perëndimit, Kievi është i vendosur që të shmangë çfarëdo marrëveshje që do t’i çimentonte fitoret territoriale prej anës së Rusisë, qofshin ato edhe të përkohshme.

Një tjetër faktor është se pavarësisht kapjes së Avdivkës, ende është e paqartë sa thellë mund të depërtojnë forcat ruse më 2024.

Shefi ukrainas i inteligjencës, gjenerali Kyrylo Budanov, ka thënë për të përditshmen amerikane The Wall Street Journal se forcat ruse “nuk kanë forcë” për të arritur atë që e ka konsideruar synimin e tyre strategjik, për zaptim të rajoneve Donjeck dhe Luhansk – të cilat përbëjnë Donbasin – në tërësinë e tyre, këtë vit.

Ndërkohë, analistët kanë thënë se për Rusinë, mbajtja e territorit që kontrollon tani, dhe kapja e një pjese tjetër në lindje dhe jug, është vetëm njëra pjesë e planit, pasi ekzistojnë edhe ambicie tjera që kërkojnë më shumë kohë për t’u përmbushur.

“Rusia ende synon nënshtrimin e Ukrainës, dhe tani beson se është duke fituar”, kanë thënë Jack Watling dhe Nick Reynolds, analistë ushtarakë në Institutin Royal United Services, me bazë në Britani, në një koment që e kanë publikuar më 13 shkurt.

“Në kushtet për dorëzim që i propozojnë tani ndërmjetësuesit rusë përfshihet që Ukraina të heqë dorë prej kontrollit mbi territorin e pushtuar prej Rusisë, përfshirë Harkivin, në disa versione përfshihet edhe Odesa, të pajtohet që nuk do t’i bashkohet NATO-s, dhe të ketë një udhëheqës shteti të miratuar prej Rusisë”.

Rusia shpreson që të gjitha këto t’i arrijë përmes një procesi me tri faza, kanë shkruar Watling dhe Reynolds:

  • duke ia shteruar Ukrainës të gjitha municionet, duke e mbajtur vijën e frontit nën presion të vazhdueshëm,
  • “duke thyer vendosmërinë e partnerëve ndërkombëtarë për të dërguar ndihmë ushtarake në Kiev”, dhe
  • duke shënuar fitore në fushëbetejë, “të cilat do të mund të përdoren kundër Kievit, duke e detyruar që të kapitullojë sipas kushteve të vëna prej Rusisë”.

“Planifikimet për zbatim të këtyre objektivave tregojnë se ata parashohin që fitorja të arrihet më 2026”, kanë shkruar ata.

Pjesa më e rëndësishme e ekuacionit është që Rusisë mund t’i rriten ambiciet, dhe atë në periudhë të shkurtër.

Pas gati një çereku në pushtet, Putinit i kanë ndryshuar synimet, varësisht prej avancimeve apo kthimeve mbrapa që i ka pasur.

“Është me rëndësi që të përmendim që synimet e Rusisë mund të zgjerohen, varësisht prej suksesit”, kanë thënë analistët e RUSI-t, dhe “duke marrë parasysh që Kremlini i ka shkelur pothuajse të gjitha marrëveshjet e rëndësishme me Ukrainën dhe NATO-n, nuk ka garanci që edhe nëse Rusia i merr të gjitha ato që ka dashur prej negociatave, ajo nuk do të ndalet derisa të pushtojë gjithë Ukrainën, apo të detyrohet të përdorë forcën diku tjetër”.

Në anën tjetër, dështimi i Rusisë për të shënuar përparim substancial më 2024, do të nënkuptojë që suksesi në të ardhmen do të jetë shumë i vështirë.

Pika kyçe këtu është ndihma e Perëndimit.

“Teoria ruse e fitores është e mundshme nëse partnerët ndërkombëtare të Ukrainës dështojnë që ta furnizojnë si duhet ushtrinë ukrainase”, kanë shkruar Watling dhe Reynolds.

“Megjithatë, nëse partnerët e Ukrainës vazhdojnë të ofrojnë municione të mjaftueshme dhe trajnime mbështetëse, për t’i përballuar sulmet ruse më 2024, atëherë Rusia ka pak mundësi që të shënojë përparim të madh më 2025. Nëse Rusia nuk sheh mundësi për fitore më 2025, atëherë me vështirësi mund ta detyrojë Kievin që të kapitullojë më 2026”.

Analistë tjerë pajtohen se ajo që do të ndodhë këtë vit, do ta përcaktojë rrjedhën e luftës.

“Vendimet që merren tani do të përcaktojnë nëse ushtria ukrainase ka burime të mjaftueshme për t’i mbajtur pozicionet që ka më 2024, që t’i zmbrapsë sulmet ruse dhe të rindërtojë forcën për vitin 2025 e përtej”, ka thënë Massicot për Radion Evropa e Lirë.

“Shenjat tregojnë që luftimet do të vazhdojnë deri të paktën fillimin e vitit 2025”, ka thënë Deyermond.

“Çfarë ndodh më pas, përfshirë sa shpejt dhe në çfarë rrethane përfundon lufta, do të varen prej asaj që ndodh këtë vit”.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Send this to a friend