VOAL

VOAL

Gërvalla: Si Putini me Ukrainën, edhe Vuçiqi ia mohon të drejtën për të ekzistuar Kosovës

February 28, 2022
blank

Komentet

blank

Vendimi i Këshillit Europian për Ukrainën, reagon Zelensky: Unik dhe historik

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai përgëzon vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Duke cituar postimin në Twitter të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në Twitter se “Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë.”

Tweet-i i tij, i shoqëruar nga një video e shkurtër me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, thoshte: “Sot shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë që do të ecim së bashku. Populli ukrainas i përket familjes evropiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE-në. Ne qëndrojmë së bashku për paqen.” bw

blank

Presidentja Vjosa Osmani: Populli i Kosovës mbetet i izoluar në zemër të Evropës

Fjalimi i plotë në takimin e liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor:
Shkëlqesi,
Të nderuar kolegë,
Kontinenti ynë është në një gjendje të jashtëzakonshme, kështu që nuk do të humbas shumë kohë për të arritur te pika kryesore. Ukraina është nën rrethim, me vlerat, liritë dhe mënyrën e saj të jetesës nën sulm. Ky është një sulm edhe ndaj nesh.
Dhe nëse dikush mendon se paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në Evropë është i mundur pa Ballkanin Perëndimor të integruar në strukturat euroatlantike, më duhet t’u them, si dikush që e ka përjetuar anën më të errët të luftës dhe shkatërrimit, se kjo nuk është e mundur.
Nuk kam ardhur këtu për deklarata boshe politike, por me qëllimet më të mira për të folur për pasojat për të gjithë kontinentin tonë poqese integrimi i Ballkanit Perëndimor do të vonohej më tej.
Lufta në Ukrainë shënon më shumë se një pikë kthese për kontinentin tonë. Ajo ka ripërcaktuar të ardhmen tonë. Ajo duhet të jetë një shtysë për veprim të përshpejtuar nga BE-ja, ndaj atyre shteteve që synojnë të anëtarësohen, dhe më e rëndësishmja, atyre shteteve që përkasin këtu.
Ka shumë dimensione të asaj që po ndodh në Ukrainë që ndryshojnë nga rasti i Kosovës, por në fund të fundit, mendoj se janë dy gjëra që vërtet nxjerrin në pah ngjashmëritë e përvojave tona. Së pari dhe më kryesorja është vuajtja e jashtëzakonshme njerëzore, përballë një lufte brutale gjenocidale kundër një populli liridashës. Dhe e dyta është mbështetja nga bashkësia ndërkombëtare. Uniteti juaj sot më kujton vendosmërinë e komunitetit ndërkombëtar për të ardhur në shpëtimin tonë në vitin 1999.
Populli i Kosovës e di se si është të luftosh edhe kur fitorja mund të duket e pamundur, ndaj për këtë arsye ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës sot, si ndër vendet e para që u bashkuan me sanksione kundër Rusisë dhe ofruam mbështetjen tonë për refugjatët.
Ka një rrugë për në Moskë dhe një rrugë për në Bruksel – këto rrugë nuk kryqëzohen dhe janë më larg se kurrë. Nga ky këndvështrim, satelitët rusë në rajonin tonë nuk duhet të tolerohen e aq më pak të akomodohen.
23- vjet pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, Kosova është një demokraci dinamike dhe që kur institucionet tona të reja morën detyrën pranverën e kaluar, ne kemi forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike.
Të nderuar kolegë,
Politika fillon dhe mbaron tek njerëzit. Prandaj edhe jam e vendosur që jo vetëm ta përfaqësoj më së miri zërin e qytetarëve të mi këtu sot, por edhe të siguroj që ne ta përmirësojmë jetën e tyre për më mirë.
Pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm, populli i Kosovës dëshiron më shumë mundësi dhe përparim. Ata dëshirojnë një regjim pa viza, për të parë, ndjerë dhe përjetuar Evropën.
Dua të flas sërish këtu për rëndësinë e jashtëzakonshme të liberalizimit të vizave, me shpresën se këtë herë vërtetë, do të na dëgjoni.
Kjo thjesht ka shkuar shumë larg. Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë.
Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit.
Për t’i vënë gjërat në perspektivë, ka liberalizim të vizave për vendet e largëta si Venezuela, por qytetarët e Kosovës që jetojnë në një distancë të shkurtër me makinë, që jetojnë në fqinjësinë tuaj, nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Kjo është një padrejtësi e madhe. Kosova ka bërë pjesën e saj, tani është radha juaj.
Vetë ekzistenca e BE-së dhe vlerat që ajo përfaqëson janë të pazëvendësueshme. Por vlerat në rajonin tonë, pa një perspektivë të qartë, jo vetëm rezultojnë të jenë politikisht të paqëndrueshme dhe të pambrojtura, por edhe vetë këto vlera rrezikojnë të zhvleftësohen.
Mosintegrimi i vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor përbën një kërcënim të madh sigurie për të gjithë Evropën, pasi që e lë rajonin të pambrojtur ndaj akterëve dhe kërcënimeve malinje.
Besoj se të gjithë që janë ulur këtu e mbajnë mend qartë dhe pajtohen se anëtarësimi i Kroacisë dhe Sllovenisë në BE vetëm sa e forcoi pozitën e BE-së. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë në NATO vetëm sa e forcoi paqen dhe stabilitetin rajonal, nuk e dobësoi atë.
Kosova nuk është vetëm në cep të Evropës. Ajo është dhe do të jetë gjithmonë në zemër të Evropës. Ballkani Perëndimor nuk është një fqinjësi e thjeshtë, është një pjesë e natyrshme e Evropës – dhe një interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këtë kontinent. Kjo është arsyeja pse këtë vit ne kemi vendosur të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE dhe shpresojmë që mbledhja e radhës e Këshillit, ta mbështesë aplikimin tonë.
Pavendosmëria e Bashkimit Evropian ndaj rajonit tonë do të krijonte mundësi për Rusinë, diçka që asnjë lider i arsyeshëm në këtë sallë nuk duhet ta dëshironte. Kjo pavendosmëri gjithashtu do të çonte në zhgënjimin e qytetarëve, gjë që do t’i lejonte Rusisë të përforcojë narrativën e saj.
Ne llogarisim në udhëheqjen dhe vendosmërinë tuaj. Ne kurrë nuk do të largohemi nga rruga jonë euro-atlantike. Ne kurrë nuk kemi shikuar në drejtim tjetër dhe kurrë nuk do ta bëjmë.
Është koha për vendime të guximshme, e jo për gjysmë hapa, për sa i përket integrimit. Kosova dhe vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor meritojnë më mirë. Ne jemi këtu përkrah jush dhe jemi pjesë e kësaj familjeje. Na leni të hyjmë brenda!
Ju faleminderit!
blank

Presidentja e PE-së: Sot është ditë historike, duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës

 

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e ka cilësuar si historike ditën e sotme kur po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Duke folur në emër të eurodeputetëve, Metsola tha se liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të ndodhin, raporton Gazeta Express.

“Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Europian. Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Europën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këto janë pikat që do të fliten brenda samitit, sepse kjo është dita kur ne duhet të shikojmë drejt Ballkanit Perëndimor si vende që janë fqinj tonë dhe vende që duhet ta gjejnë veten në Bashkimin Europian, i cili është shtëpia e tyre”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Ajo tha se zgjerimi duhet parë edhe në hijen e luftës që po zhvillohet në Ukrainë dhe që BE-ja të për të vendosur siguri gjeopolitike.

blank

‘7 korrik të gjithë në shesh’- Këlliçi: Thirrje Veri Jug, të shpëtojmë Shqipërinë nga rrëzimi…

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas njoftimit të protestës kombëtare në 7 korrik e cila do të zhvillohet në Tiranë.

‘Thirrje Jug Veri për t’u ngritur në protestë kombëtare! Të shpëtojmë Shqipërinë nga rrëzimi përfundimtar!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Thirrje Jug Veri për t’u ngritur në protestë kombëtare!

Të shpëtojmë Shqipërinë nga rrëzimi përfundimtar!

 

Në shesh! Të gjithë në shesh! 🇦🇱

syri.net

blank

VOA- Zbehen shpresat e Tiranës e Shkupit për nisjen e bisedimeve me BE-në, në Bullgari bie qeveria

Bullgari, kryeministri Kiril Petkov në parlament

Armand Mero

Rrëzimi i qeverisë së kryeministrit bullgar Kiril Petkov, të mërkurën në mbrëmje, duket se rrëzoi dhe shpresat e vakëta të zgjuara gjatë ditës së sotme, për zhbllokimin e mundshëm të nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian mes Brukselit dhe Tiranës e Shkupit. Opozita bullgare u deklarua në mbështetje të heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke i kërkuar qeverisë që të thërriste parlamentin për të marrë një vendim sipas propozimit francez, i cili i ofron garanci Sofjes për trajtimin në vijim të problemeve dypalëshe me Shkupin.

Vendimi i opozitës bullgare u përshëndet si një hap historik nga Komisionari për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili u shpreh se priste që qeveria t’i bëjë propozimin e nevojshëm parlamentit.

Kryeministri Kiril Petkov i qëndroi megjithatë linjës së zgjedhur, sipas së cilës çështja duhet të kalojë më parë në Komisionin e Jashtëm të parlamentit bullgar, më pas në parlament e së fundmi në qeveri. Komisioni i jashtëm u mblodh pasdite, por pas më shumë se një orë diskutimesh, mbledhja u ndërpre, duke u shtyrë “për arsye teknike”.

Kreu i opozitës, ish kryeministri Boyko Borissov, përsëriti përmes një statusi në Twitter pasdite se mbështet propozimin francez për çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe se partia e tij, GERB “do ta mbështesë këtë vendim nëse votohet. Të gjithë ata që janë të përfshirë, duhet të shohin pamjen e madhe – duke mbrojtur ekonominë dhe sigurinë tonë përmes zgjerimit. Uniteti ka rëndësi. Një BE e fortë ka rëndësi. Ky ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë”, shkroi ai, pak orë para votimit në parlament të votëbesimit të qeverisë, pasi një prej partive anëtare të koalicionit u largua prej saj.

Kryeministri Petkov, nuk arriti të sigurojë mbështetje. Ishin 123 deputetë nga 240 që e përbëjnë parlamentin, të cilët votuan për rrëzimin e qeverisë. Kriza e hapur politike, nuk lë thuajse fare shpresa për një kthesë të Bullgarisë lidhur me veton ndaj Shkupit, nesër në mbledhjen e Këshillit evropian në Bruksel. Vetëm nëse parlamenti e trajton nesër jashtë rendit të ditës këtë çështje, pas kërkesës së opozitës.

Një ditë më parë udhëheqësit e tre vendeve ballkanike, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, vunë në dyshim praninë e tyre në takimin e nesërm me drejtuesit e vendeve të Bashkimit Europian në shenjë zhgënjimi ndaj zvarritjes së procesit të integrimit. Tirana dhe Shkupi po presin prej kohësh nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, të bllokuara nga vetoja e Bullgarisë, për shkak të disa pretendimeve të saj ndaj Shkupit.

Sinjalet e shpresës që u ndezën pas deklaratës së ish kryeministrit Borissov, u pritën me tone të përmbajtura nga kryeministri shqiptar Edi Rama. “Është shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka marrë peng dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës”, shkroi zoti Rama në Twitter, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen nesër në takimin në Bruksel. Një takim në të cilin ai thotë se “nuk do të ketë shumë për të dëgjuar rreth nesh, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne e mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për marrjen tonë peng nga Bullgaria që shkatërron atë”.

Shqipëria është peng i dyfishtë i situatës mes Sofjes dhe Shkupit, duke qenë se vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me të, është trajtuar i lidhur me vendimin për Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Rama ka bërë të ditur se nëse nuk do të ketë një vendim pozitiv edhe këtë herë, ai do të kërkojë që rrugëtimi i Shqipërisë të ndahet nga ai i fqinjit të saj ballkanik.

blank

Bllofi i Ramës, Vuçiçit dhe Kovaçevskit- Diplomatët europianë e dinin që tre liderët e Ballkanit do bojkotonin Samitin e BE-së

Pas kërcënimit për bojkotimin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të shkojnë në Bruksel të enjten.

 

Në një deklaratë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski thanë se vendimi i tyre për të marrë pjesë së bashku ishte “një hap tjetër drejt progresit, por edhe një sinjal i qartë se pavarësisht pengesave të shumta, ne vazhdojmë të bëjmë një konstruktiv kontribut në rrugën drejt integrimit evropian”.

Përpara se të tërhiqeshin nga kërcënimi, katër zyrtarë i kishin thënë POLITICO-s në Bruksel se liderët mund të mos merrnin pjesë në samit, me Serbinë dhe Shqipërinë duke treguar solidaritet kundër vetos së Bullgarisë në bisedimet e pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut.

Diplomacia e pengjeve? Një zyrtar shqiptar tha për POLITICO se liderët nuk do të vinin për të dëgjuar “të njëjtat premtime të vjetra boshe dhe të dëshmonin sesi një vend i vetëm i BE-së ka rrëmbyer dy vende kandidate përballë 26 vendeve të tjera”.

Kontrolli i realitetit: Duke marrë parasysh besnikërinë e ndarë të Serbisë midis BE-së, Kinës dhe Rusisë, akuza e “premtimeve boshe” mund të rezultojë e kundërt. Dhe nëse liderët vendosin të bojkotojnë takimin, nuk është saktësisht një reklamë e shkëlqyer e taktikave negociuese që BE mund të presë sapo të bashkohen me bllokun.

Bullgaria, e cila është përfshirë në një mosmarrëveshje shumëvjeçare me Maqedoninë e Veriut mbi historinë, gjuhën dhe identitetin, i ka bërë disa kërkesa fqinjit të saj përpara se të pranojë bisedimet e pranimit në BE me dritën jeshile, duke përfshirë që Shkupi të pranojë të drejtat e një pakice bullgare në kushtetutën e tij.

Të enjten në mëngjes, liderët e BE-së do të trajtojnë mundësitë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në samit, përpara takimit të Këshillit Evropian që fillon pasdite.

Mosmarrëveshja vjen ndërsa qeveria bullgare përballet me një votë mosbesimi të mërkurën, vetëm disa muaj pasi kryeministri Kiril Petkov erdhi në pushtet në Sofje duke marrë një qëndrim jashtëzakonisht pro-NATO-s dhe duke u zotuar të trajtojë korrupsionin në vend. gsh

Përgatiti: E.D

blank

‘Shqipëria në rrezik’- Kreu i PD-së tryezë bisedë me shoqërinë civile

Vendi është përfshirë nga një valë krimesh dhe trafiku.

Fakti se shteti nuk po bën asgjë për qytetarët do të mbledhë pasditen e sotme në një tryezë, kreun e PD-së, Sali Berisha dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

 Postimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq,

SHQIPËRIA NË RREZIK !

Ç’duhet të bëjmë?!

Kjo është tema e sotme në bashkëbisedimin e orës 18.00 në Tryezën me Shoqërinë Civile.

Ju ftoj të më ndiqni! #sb

blank

Raporti i Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër në Europë, vendi më i shtrenjtë në rajon

Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon dhe të ngjashme me të vendeve të BE, pavarësisht se është shteti më i varfër në Europë. Sipas Eurostat, të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 32% e mesatares së Europës, por çmimet e ushqimeve, veshjeve, paisjeve elektroshtëpiake, etj, janë të ngjashme, ose edhe më të shtrenjta se ato të BE.

Nga SYRI TV

Pavarësisht se Shqipëria është shteti më i varfër në Europë dhe prodhimin e brendshëm për frymë e ka sa 32% e mesatares së Europës, qytetarët e vendit duhet të paguajnë shtrenjtë për blerjen e ushqimeve e pijeve dhe produkteve të tjera, si komunikimi dhe blerja e pajisjeve elektronike e përdorim shtëpiak.

Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve për mallrat dhe shërbimet për vendet e Europës, ku rezulton se në Shqipëri, çmimet në tërësi janë sa 61% e mesatares europiane. Kjo është përqindja më e lartë nga vendet e rajonit.  Kur vjen puna te ushqimet, për të cilat familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve në buxhetin e tyre (rreth 42%, nga 13% që është mesatarja e Bashkimit Europian), çmimet janë pothuajse njësoj si në Europë dhe më të shtrenjtat në rajon.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Hungari, Poloni, Rumani, Bullgari, ndërsa Maqedonia e Veriut i ka më të lirat në rajon.

Edhe veshjet dhe këpucët në SHqipëri janë më të shtrenjta, me rreth 96% të mesatares së BE-së. Gjithashtu, përsa i përket komunikimit, Shqipëria është 108% më e shtrenjtë sesa mesatarja në BE.

Më lirë Shqipëria duket të jetë vetëm tek restorantet, të cilat janë sa 46% e mesatares në Europë. Ndërkohë më  shtrenjtë nga të gjitha kushton blerja e pajisjeve shtëpiake (120%) dhe atyre elektronike (110%).

Edhe Pajisjet personale të transportit janë më të shtrenjtat në rajon (86% e mesatares së BE-së).

blank

Rusia ishte furnitori i dytë më i madh i vendit tonë me grurë edhe në 5-mujorin 2022!

Serbia dhe Rusia e dominuam furnizimin e vendit me grurë në pesë-mujorin e  parë të vitit 2022 edhe pse lufta në Ukrainë fillimisht ngjalli frike për bllokimin e furnizimeve.

 

Edhe pse grosistet po tentojnë të diversifikojnë burimet e furnizimit, duke se çmimi më i ulët vijon të na mbajë të varura nga tregjet ruse dhe serbe.

Të dhënat  zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se 5 mujorin e parë 2022 u importua nga Rusia 27 % të sasisë totale të grurit. Në janar-maj 2022 u importuan në total rreth 105 mijë tonë grurë me rënie 2.7 % në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, por 74% të importeve ishin nga Serbia dhe Rusia.

Importet e grurit nga Rusia këtë 5 mujor shënuan rënie me 34 % në raport me vitin e kaluar por ato kishin një pozicion të rëndësishëm në importet totale të drithërave me 27%, nga rreth 40% që ishin vitin e kaluar.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se që kur nisi lufta, importet e drithërave që dominohen nga gruri hasën në vështirësi gjatë muajit prill, ndërsa përgjatë majit importet e grurit rus vijuan në sasi normale dhe ishin vetëm 10% më të ulëta se, në majin 2021.

Serbia ishte furnitori më i rëndësishëm i Shqipërisë me drithëra këtë 5-mujor, me rreth 47% të totalit të importeve. Pesha e Serbisë në furnizimet me grurë pësoi rritje, pasi vitin e kaluar në këtë periudhë ato zunë 39% të totalit. Rënia e importeve nga Rusia u zëvendësua me importe te grurit Serb.

Pavarësisht se grosistët në muajin e parë të luftës në Ukrainë nisën përpjekjet për të gjetur burime te reja furnizimi, importet nga vendet të tjera nuk pësuan ndryshime në 5-mujorin e parë.  Përveçse në muajin maj erdhi nga Afrika e Jugut një sasi drithi prej 685 tonësh.

Një kilogram grurë nga Rusia u importua mesatarisht me 43 lekë në 5 mujorin 2021 me një rritje 38% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2021.

Më herët burimet nga Doganat pohuan se importet e grurit nga Rusia nuk ishin të përfshira në sanksione. Tregtia për këtë artikull ka vijuar normalisht, përveçse grosistët kanë zhvendosur një pjese të furnizimeve në Serbi për të mbajtur furnizimet të sigurta.

Një tonë grurë në bursa po tregtohet rreth 1034 dollarë me rritje vjetore 56%. Niveli më i lartë u shënua në muajin mars sapo nisi lufta në Ukrainë me mbi 1300 dollarë për tonë duke shënuar rekord që nga viti 2008 kur bota u përball me krizë ekonomike globale.

Çmimet e larta të drithërave kudo në botë kanë rritur shqetësimet për një krizë ushqimesh në vendet më të ardhura të ulëta. Shqipëria si një ndër vendet më nivelet më të larta të varfërisë relative në Evropë, pasi rreth një e katërta e popullsisë së vendit jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është e ekspozuar./monitor

blank

VIDEO- Mesazhi i James Baker: Isha dëshmitar si Shqipëria festoi lirinë

Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, i cili ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara, që vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysmë shekulli.

Në mesazhin e tij, ish-Sekretari Baker kujton vitet e vështira të Shqipërisë në rrëzimin e komunizmit, teksa thekson mes të tjerash se “isha personalisht dëshmitar se si Shqipëria e festoi lirinë më 22 qershor 1991″.

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”! Tridhjetë e një vjet më parë, në 22 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara i cili vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysëm shekulli dhe dëshmonte festimin e lirisë në vend nën demokracinë e re. Përballë qindra mijëra shqiptarëve në sheshin Skënderbej në Tiranë, ai i siguroi ata, “Liria funksionon”. Në 31-vjetorin e asaj dite dhe në 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ish Sekretari i Shtetit James Baker dërgoi këtë mesazh të veçantë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.


Mesazhi i plotë i James Baker:

Marrëdhëniet e Amerikës me Shqipërinë, në shumë mënyra, është një nga më të fortat që vendi im ka. Ajo marrëdhënie, sigurisht, bazohet në besimin e palëkundur dhe bindjen në idealet demokratike që udhëheqin të dyja vendet tona. Si amerikanët ashtu edhe shqiptarët mbështesin vetëqeverisjen ndaj dorës së fortë të autoritarizmit. Këtë e them me bindje, sepse isha personalisht dëshmitar se si Shqipëria e festoi lirinë më 22 qershor 1991. Atë ditë, unë u bëra zyrtari i parë i lartë amerikan, i cili vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të detyruar të vendit, që filloi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi deri në fund të Luftës së Ftohtë.

Teksa qëndroja në Tiranë, mbi një skenë të improvizuar prej druri, përpara 300 mijë shqiptarëve, u mallëngjeva se si njerëzit e mbledhur iu përgjigjën fjalëve të mia të thjeshta: “Liria funksionon”. Ata u përgjigjën: “USA, USA, USA”! Që nga ajo kohë, marrëdhëniet midis Amerikës dhe Shqipërisë janë forcuar dhe kanë përparuar. Shqipëria ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për hapjen e ekonomisë së saj dhe për ofruar mundësi për të gjithë qytetarët e saj.

Ndërsa Amerika ka pasur një aleate të palëkundur në përpjekjet për siguri rajonale dhe globale, sidomos si një anëtare e fortë e NATO-s.
Marrëdhënia jonë është veçanërisht e rëndësishme gjatë kërcënimit të tanishëm kundër Ukrainës. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dua t’ju uroj për përparimin që Shqipëria ka bërë drejt ndërtimit të një bote më të mirë dhe më të sigurt për veten dhe fqinjët e saj. Mbi të gjitha, dua t’i përgëzoj që janë përkushtuar ndaj besimit se liria vërtet funksionon. Faleminderit.

syri.net

blank

‘Ballkani i Hapur i duhet Moskës’- Si u mbush tregu shqiptar me grurin rus

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv, duke komentuar një vendim të mundshëm të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç për të bojkotuar Bashkimin Europian, shkruan se kjo nismë është mbuluar së fundmi me hije nga ndikimi rus.

Agjencia citon deklaratat e kryediplomatit rus, Sergei Lavrov për Ballkanin e Hapur.

Por ajo thekson se ka shqetësime se kjo nismë i duhet Rusisë për të shmangur sanksionet e vendosura nga BE.

“Gjithashtu janë ngritur shqetësime se nisma mund të përdoret për t’iu shmangur sanksioneve ruse në rajon”, shkruan agjencia.

Ndërkohë po sot, revista Monitor raporton se Rusia ishte furnitori i dytë më i madh i vendit tonë me grurë në 5-mujorin e parë të vitit.

Serbia dhe Rusia e dominuam furnizimin e vendit me grurë në pesë-mujorin e parë të vitit 2022 edhe pse lufta në Ukrainë fillimisht ngjalli frike për bllokimin e furnizimeve.

Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se 5-mujorin e parë 2022 u importua nga Rusia 27 % të sasisë totale të grurit. Në janar-maj 2022 u importuan në total rreth 105 mijë tonë grurë me rënie 2.7 % në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, por 74% të importeve ishin nga Serbia dhe Rusia.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se që kur nisi lufta, importet e drithërave që dominohen nga gruri hasën në vështirësi gjatë muajit prill, ndërsa përgjatë majit importet e grurit rus vijuan në sasi normale dhe ishin vetëm 10% më të ulëta se në majin e vitit 2021.

Serbia ishte furnitori më i rëndësishëm i Shqipërisë me drithëra këtë 5-mujor, me rreth 47% të totalit të importeve. Pesha e Serbisë në furnizimet me grurë pësoi rritje, pasi vitin e kaluar në këtë periudhë ato zunë 39% të totalit. Rënia e importeve nga Rusia u zëvendësua me importe te grurit serb. syri.net

blank

Scholz: Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës, për aq sa është e nevojshme

VOA

Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës për aq sa është e nevojshme, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa shtoi se është e qartë se Ukraina i përket Evropës. Udhëheqësi gjerman tha se vendi i tij do të angazhohet që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua se vendi i tij do të vazhojë të ndihmojë Ukrainën përmes dërgesave të armëve, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Zoti Scholz shtoi se pas vizitës së tij në Kiev javën që shkoi, e ka edhe më të qartë se Ukraina i përket Evropës.

“Është e qartë se ne do të vazhdojmë mbështetjen me armë për Ukrainën. Do të vazhdojmë për sa kohë Ukrainës i duhet ndihma jonë”, tha udhëheqësi gjerman në një fjalim në Federatën e Industrive Gjermane “BDI” në atë që njihet si “Dita e Industrisë”.

“Ukraina na përket ne, i përket familjes Evropiane”, shtoi zoti Scholz ndërsa tha se Gjermania e mbështet rekomandimin e Komisionit Evropian që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe se do të angazhohet që Këshilli Evropian të ketë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.

Në fund të kësaj jave (23-24 qershor), vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë dhe votojnë për rrugën evropiane të Ukrainës.

Nëse Ukraina përparon drejt statusit të vendit kandidat, procesi për anëtarësimin e plotë në BE mund të zgjasë disa vite.

Ndërkohë, Kancelari gjerman tha se vendi i tij do t’i vazhdojë sanksionet kundër Moskës, edhe pse ato dëmtojnë ekonominë gjermane.

“Ne po veprojmë kundër Rusisë me sanskione të ashpra dhe të papara. Sanksione që funksionojnë. Po, këto sanksione po na dëmtojnë edhe ne dhe kompanitë tona. Por janë të drejta”, tha zoti Scholz.

Kancelari gjerman ishte në Kiev së bashku me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrin Italian Mario Draghi. Të tre udhëheqësit e lartë evropianë u takuan dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe panë nga afër Irpinin, qytetin e shkatërruar nga sulmet e ashpra të Rusisë.

Më herët, Gjermania, Franca dhe Italia janë kritikuar nga Kievi se nuk kanë bërë sa duhet për ta ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë, por vizita e përbashkët e udhëheqësve të këtyre tri vendeve është parë si shpresë për të ardhmen evropiane të Ukrainës.


Send this to a friend