VOAL

VOAL

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s

May 21, 2022
blank

Komentet

blank

LIGJE, REFORMA, PROKUROR, GJYKATËS, AVOKAT- Nga Agim Xh. Dëshnica

Në emisionin Kafe Shqeto, një jurist në komentin e tij, u shpreh shkurt e qartë, se ka gjasa, qè reforma në drejtësi të ndryshojë, prokurori dhe gjykatësi nuk do të ndeshen më midis tyre, por të dy bashkë. do t’i sulen avokatit mbrojtës. Në ato caste më ra ndër mend koha e dacibaove, lojërave me gjyqe e beteja për mbrojtjen e ndërmarrjes .nga klasa punëtore, kundër sulmeve me bomba të avionëve amerikanë.
Këto ngjarje të bujëshme, janë treguar me hollësi nga një shkrimtar i asaj kohe:

“ Në ora dymbëdhjetë nisi të binte shi, shi i imtë Tirane. Nga plepat  trungjetrashë, rrëshkisnin tatëpjetë  rrëkeza ujërash, ndërsa nga degët  e lagura   gjethet e  verdha,   këputeshin e binin  në asfalin e rrugës së makinave.
Në atë mot me shi një Fiat-polak, dy Gaz–BÇ e një mikrobus Xin-Fu, pasi lanë rrugën e Durrësit,  u kthyen  djathtas në udhën me  gropa e baltë, të dëmtuar nga kamionët e ndërtimit. Të katër makinat e spërkatura me llucë, ndoqën njera tjetrën, dalëngadalë e më së fundi ndaluan në qendër të Ndërmarrjes së madhe  me fabrika e sheshe pune, me vinça të lartë dhe plepa të ulët. Nga oxhakët e fabrikës së çimentos shpërndahej deri larg tym i hirtë dhe i  zi.
Nga dritarja e zyrës teknike, Rudi pa tri vetura të ndaluara para klubit  të kulturës, prapa  tyre një mikrobus. Drejtori  i bëshëm e pak i shkurtër e sekretari thatim i partisë, me çadra në duar, dolën me nxitim nga ndertesa e drejtorisë me dy kate e shumë dritare për të pritur miqtë e sapoardhur. Punonjës të zgjedhur nga zyrat e repartet, vrapuan drejt klubit. Po në atë orë,  mesa  kuptohej, çastisën gazetarët, sigurisht të gazetave Zëri i Popullit e Puna, ndërsa nga autobusi  i gjatë “fisarmonik딑Shkodra’, zbritën gra e vajza , burra e  të rinj, veshur e mbathur për bukuri, si për dasmë. Edhe ‘Rudi e la zyrën, zbriti shkallët shpejt e shpejtë  e  mori udhën më të shkutër  për në klub.
Në sallën e mbledhjeve busti i bardhë i derdhur në allçi, i udhëheqësit hijerëndë të partisë dhe të shtetit, gdhihej e ngrysej mbi skenë tok me parrullat në mure: “Lavdi PPSH!” “Në një dorë kazmën, në dorën tjetër pushkën!” Zakonisht në atë sallë mbaheshin mbledhje me rëndësi. Në mbarim shpërndaheshin urdhëra e medalje, fletë nderi e lavdërimi. Çdo të shtunë, pas orës tre, shfaqeshin dy drama, njëra me ballistë e gjermanë të trembur, tjetra me fletë-rrufetë e revolucionarëve të revoltuar. Jepej përherë i njejti koncert. Kovaçi Braçe i ofiçinës, i qeshur me gërnetë e def me zilka, këndonte dy këngë. E para, ishte „Kongresi i Përmetit me shumë vendime“ dhe  e dyta   „Më ka marrë malli me u fejue“. Kjo këngë  shoqërohej gjallërisht nga tre tenorë të Operës së mbyllur, me refrenin „Merre pra, lene pra!“ Pastaj në kor vajza e djem, këndonin dy lavde për partinë. Bardhi, zdrukthëtar, recitonte dy poezi nga dy poetë të shquar të ngjashme me hymnin për revolucionin botëror. Në ato vite akull të ftohtë poetët me urat e zjarrit të vargjeve, ndezën flakë dynjanë, male, fusha e pyje.Regjizori i gjithë programit artistik, ishte një aktor i njohur të cilin pas studimeve në Moskë, siç flitej, e kishin sjellë për edukim në gjirin e klasës punëtore.
U përhap fjala vesh më vesh, se zytarët me vetura nuk ishin as artistë, as  konferencierë, as regjizorë, as vizitorë, por njerëz të drejtësisë. Salla u mbush përplot me punëtorë e nëpunës. Rudi kërkoi e gjeti vend në radhën e tretë.
Në skenë, pas tryezës së gjatë mbuluar me cohë të kuqe, zunë vend vetëm juristët. Ata hidhnin sytë nga salla, afroheshin e flisnin kokë më kokë. Hapnin çantat, rrëmonin brenda e nxirnin dosje gri. Pastaj mbyllnin çantat e hapnin dosjet ngadalë. Mbi kokat e tyre, udhëheqësi i madh në allçi vështronte sallën  e murin përballë.
Sapo në sallë, hynë pesë djem të shoqëruar nga ushtarakë me uniforma blu, u kuptua se nuk do të mbahej konferencë për ligje, por do të zhvillohej  gjyq.
Kryetarja e trupit gjykues, shoqja Sandra, një grua e shkurtër- faqesimite, pasi paraqiti anëtarët  gjyqtarë, çeli seancën gjyqësore për shqyrtimin e aktakuzës së prokurorisë kundër pesë të pandehurve që ishin orvatur  me grusht shteti të krijonin një qeveri të re. Të pandehurit i përmendi me radhë: Ceni, mekanik,  Agroni, frezator, Nasi, elektricist, Pali, tornitor dhe Zefi, shofer.
-Gjatë gjykimimit të çështjes- tha ajo- do të dëgjohen edhe dëshmitarët.
Më tej njoftoi se avokati i mbrojtës mungonte, se dergjej  në shtrat nga gripi kinez. Nuk la pa harruar as ligjet, rregullin e qetësinë në vend. Mandej iu drejtua anëtarëve të trupit gjykues, nëse kishin pyetje apo vërejtje. Në fund  i dha fjalën përfaqësuesit  të prokurorisë.
Prokuroti i shtetit, shoku Teli, i gjatë e pak  i hequr në fytyrë, me disa fletë të bardha ndër duar nisi me gjallëri  të lexonte aktakuzën.
Rudi duke dëgjuar me vëmendje, mori vesh  se bëhej fjalë për një qeveri fantazmë, sajuar nga dorë mjeshtri, hë për hë me pesë zanatçinjë: Ceni-kryeministër, Agroni- ministër i arsimit, Nasi-ministër i brendshëm, Pali- ministër i industrisë, Zefi- ministër i transportit. Autori  i proçesit  gjyqësor me hetuesin në ato çaste ndoshta  ndodheshin aty, ose pinin kafe me konjak, fjaloseshin e  qeshnin. në klubin pranë Teatrit Popullor.
-Qeveria e re- tha prokurori- do të krijohej pas disa mbledhjesh të fshehta dhe agjitacionit e propagandës. Në fund me grusht shteti, të paktën me njezëtë vetë, do të përmbysnin pushtetin e popullit.
-Na marshin të keqen! – shpërtheu zëri i njohur i Athinasë.
-Poshtë armiqtë! – thirri sa i hante fyti një nga ata, që ishte ulur në stolat e prapëm.
-Në litar! Në litar!-ulëritën nja pesë-gjashtë. Këto britma u mbuluan nga një murmurimë e mbytur në sallë, por u shua sakaq.Akuzat ishin të shumta.Sipas prokurorit pak si gjaknxehtë, në mbledhjet e asaj qeverie të çudishme me zanatçinjë, ishte vlerësuar sidomos përhapja e njoftimeve për veturat në perëndim.Kush qe më i shpejtë, Fordi apo Fiati, Ferari apo Benzi, Pezho apo BMV?  Shoferi paskësh thënë një fjalë armiqësore,  se “me Xin-fu prej Tirane në Shkodër kam shkue bash për gjashtë sahat.”  Në mbledhje ngrinin në qiell skuadrën e fubollit të lakejve  të Gjermanisë revanshiste.
Mandej prokurori ngriti lart një letër. Sipas saj ishte nxjerrë një sekret i madh zyrtar! Ceni u paskësh treguar shokëve për një mbledhje të hapur në Ofiçinën Qendrore të ndërtimit. Atje, pas kritikave të rrepta nga të dërguarit e ministrisë dhe kantiereve të ndërtimit, drejtori i oficinës i skuqur në fyturë,  qe ngritur e kishte folur shkurt kështu: “Diku në Torino, është një uzinë e madhe veturash. Në mbarim të proçesit teknologjik veturat njera pas tjetrës, dalin jashtë.  Kontrollori me shufër hekuri në dorë, hedh vështrimin rreth e rrotull veturës së parë, përgjon rrahjet e motorit e thotë: “kuesto buono!” Më tej pa pritur therret: “kuesto non e buono!?” Ngre shufrën e godet mbi të, kurse ju kamionët e shkatërruar në rrugë pa rrugë e zalle lumejsh, kur shumë pjesë këmbimi mungojnë,  i doni, tuto buono!”
Siç po dukej kjo shfaqje e çuditshme drejtësie, po merrej me punëtorët, të cilët pas punës kishin folur parqeve për  makina e sportin.
Kur prokurori mbaroi rolin e caktuar, kryetarja thirri të pandehurit:
-E pranoni akuzën?
Të pestë,  njeri pas tjetrit u përgjegjën me “jo!”:
Ceni: as në andërr, s’e kam pa veten teme,
kryeministër.
Agroni:  ç’ne! Unë minister?
Nasi për një çast heshti pastaj tha: as unë.
Pali: ç’ka di veta! Veç në torno di me punue.
Zefi: tan kohën e lume kam drejtue veç kamiona „Zis“ ndër zalle lumejsh.
Prokurori kërkoi fjalën përsëri e derdhi breshëri  akuzash e pyetjesh, sidomos ndaj  kryeministrit, pa harruar se në emër të kujt fliste: „parti, popull, pushtet, ligje, drejtësi etj…“
-Na thuaj i pandehur, sa mbledhje të këshillit të ministrave keni zhvilluar? Kush diskutoi?  Ç’vendim morët për grushtin e shtetit?
Ceni, sa nuk qeshte me këto akuaza  e pyetje.
Rudi në heshtje e qortonte:”ç’qesh o i gjorë! Akuza të tilla të dërgojnë lidhur para togës së pushkatimit.“
Kur prokurori ngrinte zërin edhe më, i akuzuari mblidhte mendjen e zbehej. Djemtë e tjerë, duke mos qenë të njohur me seanca gjyqësore, e ndërprisnin shpesh shokun Teli. Shoqja Sandra përmendej dhe me të drejtë vendoste  rregull e qetësi.
Ndërkaq Rudi pyeste: „me gjithë mend e kanë këta juristë nga jugu, që ngrefosen përballë punëtorëve të lodhur, me defterë e stilografë kinezë në duar? Mos është kjo, posi loja me luftë para një jave në Kombinat, me alarme e sulme aeroplanësh me bomba atomike?“ Mesa i kujtohej, në raportin e luftës shkruhej: drejtori u plagos. Komandën e mori zv.drejtori.Sanitarët e mbartën drejtorin me barelë në spital-strehimin, ndërtuar me çimenton e prodhuar në fabrikën e çimentos me forcat tona.Shefi i furnizimit u vra. Shefit të planit iu shtua dhe detyra e furnizimit. Punëtorët-ushtarë luftuan trimërisht me mitrolozë mbi taraca, çati e buzë lumit.Disa dhanë jetën me partinë në gojë.Armiku nuk pati më guxim të vijonte më tej sulmet pirateske.Kombinati shpëtoi me pak dëmtime.Fabrikat punonin, norma tejkalohej e plani realizohej.”Kështu ishin këto lojëra.Mos vallë në sallën e klubit po ndodhte diçka e ngjashme?
Nasi, i caktuar ministër i brendëshem, ndërsa po pyetej, ndërroi mendje, duke pranuar gjithçka. Befas iu morën mendt e u shtri me atë trup të shëndoshë drejt e në dysheme. Prokurori me dorën drejtuar poshtë, i mëshoi zërit edhe më:
-Shihni, ç’ministër kanë caktuar!
Një nga dëshmitarët, flok-kuq e verdhacuk, fliste shtruar.Nuk zbardhej, por as nxihej, me sajime e kallxime ndaj shokëve.
Rudi vuri re se proçesi gjyqësor po zgjatej si shumë me çështje transporti ndaj mendohej: “përse kryetarja paska zgjedhur kombinatin tonë, që s’ështe as uzinë traktorësh e tankesh, as park dhe as ofiçinë veturash? Veturë ka vetëm drejtori.”
Shoku Teli, sipas rregullit kërkoi nga trupi gjykues dënimin e tyre si fajtor: për kryeministrin 15 vjet me heqje lirie dhe për çdo ministër 5 vjet. Pas tij hynë në valle fajtorët pa faj e pa avokat, me kërkesa të kota për pafajësi. Trupi gjykues me dosjet mbi tryezën e gjatë  me shoqen Sandra në krye, ngritur në këmbë, pas përgjumjes, i quajti fajtor  sipas ligjit të njohur n.55, për agjitacion e propaganda, Vendimi: shtatë vjet heqje lirie për të gjithë, me përjashtim të ministrit të  brendshëm, i lirë me kusht.
-Ky vendim – tha kryetarja- është i formës së prerë.
Rudit iu kujtua një përrallë me Nastradin, Padishah e me vezir në gjyq. Kadiu pas akuzash të rrepta, kërkoi nga Padishau i përgjumur dënimin e një farë filozofi, kockë e lëkurë, të quajtur Risili, me njëzetë goditje kamxhiku në prapanicë.
***
Rudi i ngritur në këmbë edhe ai tok me të tjerët, pyeste në heshtje kryetaren: “Po me grushtin e shtetit ç’u bë? Po qeveria?Mos vallë trupi gjykues harroi?”Iu duk sikur perdet e skenës, ashtu si në teatrin tragjik, nën breshërinë e duartrokitjeve, po uleshin përvajshëm.
Në rreshtat e para shquhej shtati i lartë dhe i hollë i Rudit, ndryshe nga shoqja Sandra, e shkurtër, por e bëshme. Tek po dilte Rudit iu kujtuan shpikësit e dëgjuar të makinave dhe fliste me vete: “askush s’duhet të habitet me  ligjet tona  aq shkencore, që me të drejtë kërkojnë të mbyllet goja për shpikjet e tyre.” Ndërkohë Këshilli i Ministrave me Kryeministrin në krye pak javë më parë kishte marrë një vendim të jashtëligjshëm.Disa vetura çeke të mbetura parqeve, ua dhanë qytetarëve me çmime të caktuara nga lartë.Shumë djem vrapuan dhe i blenë pa ngurim. I ringritën menjëherë dhe u sulën me hare jashtë qyteteve. Një ditë, nuk dihet se kush, dha një kundër-urdhër. Veturat u ngujuan në oborre shtëpish për kotece pulash. Natyrisht si përherë, vetëm kuadrot kryesore, pas mundimesh në zyra, plenume apo mbledhje, duhet të shlodhen ndër vila pranë detit. Të shetisin me vetura nëpër atdheun tonë të bukur për të mirën e të cilit u del gjumi natën. Njeri drejt veriut, tjetri për në jug. Në ato orë vargu i gjatë i policëve në rrethe me radio në vesh, shfaqej  buzë xhadeve të cilat duhet të jenë të qeta e pa rrezik për jetën e tyre. Si mund të jetohet pa ta?”
***
Juristët e shtetit, të përcjellë nga drejtori e sekretari i partisë, u hipën veturave të përfolura . Të mbështetur  qetë në ndenjëset e buta  u larguan nëpër rrugën me baltë e gropa. Prapa  nxitonte me zhurmë Xinfu-ja-burg. Në ato çaste shkrepi rrufeja. Si mallkim,  qielli bubulloi. Shiu i imtë u kthye në rrebesh.Nëpunësit  e ndërmarrjes së madhe, të prirë nga drejtori e sekretari u sulën për në ndërtesën me dy kate e shumë dritare  të drejtorisë. Punëtorët vrapuan për në reparte, ndërsa ata të ndërmarrjeve të tjera, mbërritën me një frymë në autobusin “Shkodra.”Nëpër  retë e nxira të ulura poshtë,  tymi i zi i fabrikës së çimentos që ngrihej lart e shpërndahej në lagjen pranë, thuajse nuk dukej.
***
Prokurori i shkathët, kur dikush nga fisi i vet ra nga fiku, u emërua magazinier zhavori  jashtë Tiranës. Në kohra lirie, punoi avokat e mbronte mafiozët.Jo vetëm kaq, si i përndjekur, pas vitit 1997, u zgjodh anëtar i Këshilliit të Lartë të Drejtësisë.
Historianët e ndonjë shkrimtar i plakur këto histori i dinë më së miri, por nuk shkruajnë, se u është mbaruar boja.Kur takohen, nuk thonë asnjë fjalë për to, qajnë hallet për librat e tyre, që s’i prek me dorë askush e psherëtijnë për fatin e fabrikave gërmadha tok me oxhaqet pa tym…”.

blank

Znj. Bërnabiq, në krahinën e Preshevës ka  diskriminim, kurse pakica Serbe në Kosovë i gëzon të drejta më të larta në Evropë – Nga REFIK HASANI

Reagim ndaj deklaratës së Kryeministres së  Serbisë Ana BËRNABIQ
Deklarata e ditës së sotme/04.07.2022/ kryeministres së  Serbisë Ana BËRNABIQ, deklaron:
,,se vendimi i fundit i Kosovës për targat është -vetëm një formë tjetër presioni ndaj serbëve të Kosovës”.
Duke ia kujtuar znj.BËRNABIQ, dhe gjithë Opinionit të gjërë se  qytetarët shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës,dhe gjithëandej Serbisë, jan duke u përballur me pasivizimin e adresave një pastrim etnik, jan duke  u diskriminuar përkundër që kan mbajtur Referendumin më datën 1 e 2 Mars 1992, kan organizuar kryengritjen ushtarake-luftën çlirimatare nga  UÇPMB-ja, dhe marrëveshja e Konçulit. Jan komuniteti më i   shkelur, cenuar mohuar  të drejtën elementare individuale dhe kolektive në Evropë. Në Preshevë është hequr dhunshëm Lapidar i Dëshmorëve të  UÇPMB-ës, në vitin 2013, dhe ende nuk është kthyer në vendin e vetë. Shqiptarët nga kjo Krahinë, nuk gëzojn asnjë të drejtë në përdorim të Gjuhës,Simboleve dhe përfaqësimit në instanca qendrore sikurse që ka diskriminim në investime kapitale.
Kurse pakica Serbe në Republikën e Kosovës i gëzo të gjithë të drejtat që askund asnjë pakicë kombëtare nuk i gëzon këto të drejta në Evropë.
4 korrik 2022
blank

Megaskandali 189 milionë euro- SPAK vihet në lëvizje, çifti i 90-vjeçarëve do merren në pyetje

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas denoncimit se 24 kompani kanë kryer 189 milionë dollarë evazion fiskal të lidhura me inceneratorët.

SPAK ka nën hetim inceneratorin e Tiranës, por pas denoncimit të ri të ardhur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ditën e djeshme, SPAK ka konfirmuar se ka nisur verifikimet në lidhje me këto 24 kompani.

Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, çifti i të moshuarve mbi 90-vjeçarë, do të merren në pyetje në lidhje me përfshirjen e emrave të tyre në atë që dyshohet një skemë mashtrimi për mega-aferën e inceneratorëve.

Emrat e tyre u zbuluan nga një denoncim i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila deklaroi se janë disa kompani, që së bashku kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Burime nga SPAK bëjnë me dije se ende nuk ka mbërritur kallëzim penal në SPAK nga LSI.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbuluar skemën sesi 24 kompani guaskë kanë kryer 189 milionë euro evazion fiskal. Zyrtarët e LSI-së, nisur nga hetimi për të gjetur problematikat e kompanive që fituan të drejtën e ndërtimit të inceneratorëve, përveç evazionit të Klodian Zotos kanë zbuluar një skemë më të madhe.

Sipas hetimit financiar të LSI-së, Klodian Zoto ka kryer 30 milionë dollarë evazion, ndërsa përfshirë edhe kompani të tjera vlera shkonte në 189 milionë dollarë. Ajo që bie në sy është fakti se si kompania e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe kompani të tjera të mëdha ndërtimi që kanë fituar tenderë publikë përdorin të njëjtat kompani guaskë për të blerë fatura për mallra dhe pagesa që në realitet nuk bëhen.

Për të zbuluar mashtrimin me faturat fiktive, LSI ka marrë fillimisht librin e blerjeve dhe të shitjeve të kompanive të inceneratorëve. Më pas gjatë hetimit, në këtë pjesë dolën në pah 24 kompani që përdoreshin për të lëshuar fatura. Parimisht ndërveprimi ndërmjet bizneseve duket praktik normale, por problemi dilte kur analizoje aktivitetin ekonomik të 24 kompanive. Dyshimi i parë prej tyre lindte me pronarët, siç ishte për shembull një burrë edhe një grua mbi 90 vjeçe. Ndërsa nga aspekti financiar, problemi del kur analizon librin e blerjeve dhe të shitjeve. Logjika ekonomike tregtare e parasheh që një subjekt blen lëndë të parë dhe ose e tregton të përpunuar ose siç e blen. Por, në rastin e këtyre kompanive që përdoren për evazion nga hetimi i bërë nga LSI-ja, rezulton se në librin e blerjeve deklaronin se merrnin produkte ushqimore, fruta ekzotike e uji, ndërsa në librin e shitjeve deklaronin se shisnin beton, inerte apo asfalt.

“Po ju marr rastin e kësaj kompanie, ‘AMPP’, e cila ka një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Duke marrë librin e shitjeve dhe blerjeve rezulton si në çdo biznes atë që ti do të ofrosh si shërbim duhet ta kesh të magazinuar. Ose do të blesh diku tjetër ose do të prodhosh. Ose do të blesh zhavorr, hekur ose do të jesh fabrike që prodhon hekurin. Dhe në librin e blerjeve të kësaj kompanie na ka rezultuar që kjo kompani ka blerje rreth 18 milionë dollarë produkte. Dhe pjesa më e madhe e produkteve të tyre janë ushqime fruta dhe ujë i pijshëm. Kur vijmë në shitjet që ka bërë kjo kompani që janë të ndara në 780 fatura, frutat janë shkëmbyer me inerte, ushqimi, vaji janë shkëmbyer me asfalt dhe uji i pijshëm janë kthyer në beton.

Pra, çfarë kanë ndodhur? Ka ndodhur që në këto kompani funksionojnë, blerje fiktive tek ushqimet. Kompanitë e mëdha ushqimore, uji pijshëm, i cili mund të jetë 8 milionë dollarë që është blerë ujë i pijshëm. 6-7 milionë fruta ekzotike, të cilat janë të ndara në fatura të vogla, nuk blihen me llogari bankare, nuk janë mbi 3 milionë lekë, por janë fatura të cilat janë nën 3 milionë lekë në mënyrë të tillë që lëvizja financiare të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare, por të bëhet në KESH. Dhe shitja e produktit beton është bërë me faturë bankare, por rezulton që pagesat bankare nuk janë kryer. Përveçse nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerjet nga këto kompanitë fiktive marrin dhe rimbursimin e TVSH-së. Për të vazhduar hap pas hapi, çfarë ka ndodhur, janë 3 grupe të cilat funksionojnë.

Grupi i parë është kompanitë e inceneratorëve që kanë mbi 30 milionë euro, sidomos Inceneratori i Tiranës që ka mbi 30 milionë euro evazion fiskal, pra fatura fiktive, që nga këto kompani fiktive kanë blerë sheqer, miell, oriz, vaj për të ndërtuar ato vaskat e betonit që pamë në Inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar koncesionet e ndërtimit dhe të rrugëve janë ato që kanë marrë 99.99% të tenderëve publikë, pjesa kryesore janë kompani që kanë fituar të gjitha punët publike, ku i kanë shërbyer këto fatura për të rritur në mënyrë fiktive shpenzimet po përveç kësaj shërben dhe shërben pasi marrin dhe 20% e TVSH-së. Përveçse marrin para nga buxheti i shtetit këto kompani i rrëmbejnë buxhetit të shtetit dhe 20% e TVSH-së”, tha Kryemadhi.

KOMPANITË DHE VLERA E EVAZIONIT FISKAL

“AMCO&CO”, pronarë, Arben Perlala, Mrika Perlala: 1.953.462.082 lekë
“PM&A COMPANY”, Arben Perlala: 1.785.508.533 lekë
“ELVIS 03 GROUP”, Dashamir Ymeraj: 1.717.116.694 lekë
“ELVIS COO, Dashamir Ymeraj, Enejdi Zeqo: 1595.792.212 lekë
“KOLECI 2003”, Artur Xhuli: 1.458.052.563 lekë
“ALFA POUER GROUP”, Adriatik Hajdini, Urim Bashiri: 1.321.816.723 lekë
“MVR”, Enejdi Zeqo, Kreshik Ymeraj: 1.143.978.488 lekë
“SOPOTONIA”, Klevis Ndou, Kreshnik Ymeraj: 1.058.746.361 lekë
“SG LOGISTIC”, Regan Merdani: 714.359.045 Lekë
“LUMI 06”, Lumturije Murati: 668.899.554 lekë
“AA-117”, Drita Frangaj: 590.166.504 lekë
“ELVISI-03”, Dashamir Ymeraj: 573.929.105 lekë
“AL-BER CO&CO”, Santiljano Cifligu, Esmeralda Cifligu: 553.514.718 lekë
“GLE-VAN”, Gledis Vangjeli: 529.094.993 lekë
“LELI-17”, Enver Sheshi: 490.876.227 lekë
“R.S.I&T GROUP”, Lirim Jella, Robert Shabani: 488.213.946 lekë
“PELLUMBI 2015”, Pellumb Hasani, Arjan Habibi: 435.968.494 lekë
“BEST SERVICES”, Edmond Sheshi, 421.316.958 lekë
“FRANGAJ INTERNATIONAL”, Vjollca (Frangaj) Ymeraj: 370.965.19 lekë
“R.B.-GENERAL SERVIS”, Regan Merdani: 251.591.376 lekë
“FROGGY”, Enis Xhaferri, Regan Merdani: 240.088.655 lekë
“FROGY 03”, Vladimir Sheshi: 239.925.416 lekë
“EL ZA”, Emiljano Frroku: 200.966.530 lekë
“PUPA SERVICE”, Shaban Pupa: 177.536.404 lekë

blank

Presidentja Osmani në Slloveni tregon pse Kosova po e refuzon “Ballkanin e Hapur’

Kosova nuk e pranon “Ballkanin e Hapur”, sepse nuk trajtohet si palë e barabartë, ka thënë të martën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Gjatë një forumi të organizuar nga “Qendra për Perspektivë Evropiane”, Osmani ka thënë se Serbia e trajton Kosovën si ‘Kosova dhe Metohija”, dhe mbi bazën e kësaj refuzojnë.

“Kosova është shtet dhe nuk është ftuar si e tillë”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu e ka përmendur edhe mbështetjen që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror i ka dhënë “Ballkanit të Hapur”.

“Rusia i ka dhënë mbështetje Ballkanit të Hapur. Ne jemi për Procesin e Berlinit pasi na ofron më afër me Bashkimin Evropian”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se kanë shumë shqetësime në lidhje me Ballkanin e Hapur, pasi sipas saj “Serbia do ta dominonte atë”.

E rrezikun e ka parë te shpërndarja e hegjemonisë ruse në Ballkan. /Express

blank

“Erdhën dy djem, më thanë firmos këtu”! E moshuara ‘milionere’ tregon se si u mashtrua nga skema e inceneratorëve

Një histori në kufijtë e të pabesueshme është ajo e dy të moshuarve nga Tirana, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë të kenë një pasuri me vlerë 30 milionë euro, por në fakt jetojnë azil pa asnjë përkrahje.

E moshuara ka rrëfyer për syri.tv se si ishte mashtruar nga dy djem, të cilët i ishin paraqitur në azil si punonjës të prokurorisë, ndërsa i kishin kërkuar që të firmoste disa dokumente. 90-vjeçarja rrëfeu se banka i kishte bllokuar edhe të ardhurat nga pensioni që e moshuara i kishte lënë në bankë, pasi rezultonte me biznes në Laç. Ndërkohë ajo tha se nuk kishte asnjë biznes dhe se nuk ishte në dijeni të kompanisë që figuronte në emër të saj.

“Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje (në bankë) më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t’i kanë bllokuar tatimet se je debitore. Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s’kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t’i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t’u tallur, kam qenë strikte. Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.

Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia. Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat. Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim”, tha e moshuara. bw

blank

Njeriu i Gjiknurit- Thanas Çani alias ‘Tano Karidi i Brakës’ në Tiranë – Nga Elton Qyno

 

90-vjeçari pronari i kompanisë “Lumi 06” dhe “Sopotonia”, rezulton të jetë kushëriri i ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknurit, njëherësh koordinatorit politik të PS në Elbasan.

Thanasi është nga fshati Kudhës i Vlorës, por prej vitesh është dislokuar në një apartament në katin e 3 të një pallati 5-katësh në lagjen e “Brakës”.

Edhe pse zotëron kompani miliona euro dhe të implikuara në inceneratorin e Tiranës, bosi i “Brakës” dhe kushëriri i Damian Gjiknurit kujdeset për modestinë, duke jetuar në një apartament të vogël 2+1 të ndërtuar me punë vullnetare në një pallat 5-katësh.

Ose druaj se Thanasi është vertet një pensionist si gjithë të tjerët që jetojnë në modestinë e skajshme, dhe manovrat me pagesat e parave të inceneratorëve, i kanë bërë kushërinjtë e tij bombera në Këshillin e Ministrave.

blank

Amnistia fiskale, arsyet përse ndërmerret, kush përfiton e kush humbet? – Nga Irena Beqiraj

Amnistia ose falja ka dy komponentë, atë financiar dhe atë penal.  Deri tani janë bërë amnisti financiare, ku janë falur pjesërisht ose plotësisht detyrimet fiskale apo gjobat edhe kamatëvonesat.

Por, pa amnisti penale, pra vetëm me amnisti financiare, një individi apo biznesi mund t’i falen detyrimet financiare karshi shtetit, por sërish sipas ligjeve në fuqi; mund të ndiqet penalisht për evazion fiskal apo për kontrabandë apo pasuri të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Asnjëherë nuk kemi pasur amnisti penale, edhe pse u kërkua nga PD në 2011.

Kjo, për shkak të mosdakortësisë politike edhe rrjedhimisht mungesës së votave në parlament.

Kësaj herë do të kemi amnisti financiare edhe penale.

Amnistia padyshim ka anë pozitive edhe anë negative.

Maksimizimi i anëve pozitive edhe minimizimi i anëve negative varet nga momenti kur ndërmerret.

Kur shoqëria është në kushtet e rivendosjes së rregullave të reja, sidomos fiskale është e domosdoshme të falet çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

“Kohë të marra jetova, edhe vet nuk mungova të bëja marrëzira siç m’i kërkonte koha”, thotë Gëte!

Edhe pikërisht kur ka ndryshime kohësh apo regjimesh ekonomike edhe fiskale amnistia është e nevojshme.

A jemi në kushte të ndryshimit të qenësishëm rregullave?

Jo!

Amnistia përveçse duhet të jetë e nevojshme duhet të jetë e dobishme, duke realizuar njëkohësisht injektimin e parave të nevojshme në ekonomi, por edhe pa nxitur evazionin fiskal në të ardhmen.

Në këndvështrimin tim, injektimi i parave në ekonomi vlen vetëm për sektorin publik dhe aspak për atë privat.

Fakti që raporti i rritjes së depozitave edhe kreditimit të sektorit privat është në favor të depozitave, depozitat janë rritur 4 herë më shumë sesa kredia, tregon që sektori privat nuk është në gjendje të thithë kapitalet e disponueshme, por jo se ato mungojnë.

Më shumë se të shtojmë paratë në depozita, kemi nevojë të rrisim aftësitë edhe mundësinë e biznesit për t’i thithur ato.

Ndryshe qëndron puna me sektorin publik.

Me pagesat e kripura të PPP-ve apo me borxhin e lartë, ky sektor ka nevojë për më shumë para në arkë edhe amnistia është një mënyrë për ta mbushur atë, por në dëm të mbledhjes së ardhshme të së ardhurave.

Them në dëm për dy arsye: E para, sepse amnistitë e shpeshta qoftë edhe ato të pjesshme (që prej 2013-ës bëhen 4), të cilat bëhen pa konsensus politik, shkatërrojnë moralin e pagesës së taksave, rrisin padrejtësinë në trajtimin fiskal, ulin neutralitetin e sistemit tatimor, duke rritur evazionin edhe duke sjellë dëme të parikuperueshme në afat të gjatë në mbledhjen e të ardhurave edhe në buxhetin e shtetit.

Kush fiton nga amnistia fiskale?

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër nismës së amnistisë fiskale me arsyetimin se kjo do të nxisë futjen në qarkullim të parave të pista, edhe parave që mbahen në offshore. Thuajse të gjitha PPP tona janë përfituar nga kompani të regjistruara në vendet offshore, edhe kapitali i tyre mbahet kryesisht nga shqiptarë.

Fondi e di që shkaqet më kryesore që paracaktojnë se sa para rezidentët e një vendi të caktuar grumbullojnë në parajsat fiskale lidhen me papajtueshmërinë e lartë tatimore, moralin e ulët në pagesën e taksave dhe padyshim lidhet pazgjidhshmërisht me stabilitetin financiar të vendit, kushte që plotësohen katërcipërisht edhe nga vendi ynë.

P.sh. tri vendet evropiane me pasuri më të mëdha të mbajtura në parajsat fiskale në raport me PPB-në janë Qipro me 50%, Malta me 48%, Greqia me 34% të PBB-së.

Megjithëse i është veshur petku “i përfitimit të emigrantit të thjeshtë” i cili punon në ndërtim edhe në të zezë, të cilët mund të përfitojnë diçka nga legalizimi i parave të tyre, “pjesën e luanit” do ta përfitojnë ata, të cilët janë marrë me punë të jashtëligjshme, edhe kontrolluesit shqiptarë të koncesioneve, si SICPA e GFI, apo ai i Laboratorëve apo i Inceneratorëve.

Por, pavarësisht përfituesve të mëdhenj apo të vegjël, kjo amnisti do të kishte një vlerë nëse do pasohej me rregulla të qarta për vazhdimësinë në qëndrimet me paranë e pisët, e cila me sa duket po qarkullon në ekonomi, por edhe me përfituesit e koncensioneve të regjistruar në offshore, duke u dhënë fund “kohëve të marra”!

blank

Edi Rama takon Thaçin në burg dhe jo Berishën në parlament Nga Agim Xhafka

Po jetojmë në vitet e absurdit. Kur një njeri na është bërë edhe shiu, edhe hëna, edhe dielli, edhe vapa.

Hedhim sytë çdo mëngjes te fb i Ramës. Atje mësojmë; do hapet një baypass në datën x, do shtohen taksa për y profesion, do rriten çmimet e energjisë mbi 700-800 kw, do e blejmë karburantin sa e cakton ky, gjykata do kenë ato qytete që do kryeministri, plazhet ua jep burrave të ministreve dhe miqve e shokëve, Tiranën e bën pa makina kur ia do mideja, opozitën e ka vënë te cepi i ringut dhe bashkë me ambasadorët e grushton sa të dojë e si të dojë.

Aq ditë të zeza kanë mbërritur sa gjysma e popullit u largua nga murtajë qeverisja. Bizneset duan të punësojnë pensionistë, por dhe ata ikën te fëmijët, te nipërit e mbesat.Shqipëria po shpopullohet, kryeministri bën xhiro nëpër glob me taksinë “Air Albania”.

Kaq kompetenca ka sa askush në drejtësi, në parlament, në polici nuk nxjerr zë. As zë të mekur. E për karshillëk niset drejt burgut të Hagës. Takon Thaçin, i thur lavde e i ngre më lart trimërinë. Më pas kthehet në Tiranë e nga foltorja e parlamentit deklaron se nuk e njeh dhe nuk bashkëpunon me Sali Berishën.

Takon, qesh, mburr të burgosurin Thaçi, (mirë bën se ai deri sa të shprehet gjykata quhet i pafajshëm), ndërsa opozita mënjanohet se e drejton një non gratë që po kërkon prova e po pret fakte që askush nuk po ia sjell.

Atdheu po rënkon. Shqiptari para dhjetë vjetësh merrte të ardhura sa 30% e të ardhurave të evropianëve. Sot si atëhere, asnjë lek më shumë. Qeveri që xhiron në vend, që nuk ecën. S’ka si të ndodhë ndryshe. Kur maxhoranca nuk njeh opozitën, e përbuz, e largon, e denigron.

Ndodh pastaj si me dritat në shtëpi kur nga rrjeti na vjen veç një fazë. Llampa rri zbehtë se aq fuqi i transmetohet. Dhe njëri-tjetrin e shohim si hije, si filmat e hershëm bardh e zi dhe pa zë..

blank

Hoteli me 5 yje i çiftit Xhaçka-Gaçi bëhet problem i partisë

Pas dasmës me Artan Gaçin në vitin 2014 kur socialistët sapo kishin marrë pushtetin, Olta Xhaçka rrëfeu se miqësia mes çiftit u lidh “në ditët e vështira të grevës së urisë e protestave të shumta të opozitës në atë kohë, mes përpjekjesh pa fund për të vendosur drejtësi”.

blank

 

Partia atëherë bëri një sy qorr e një vesh shurdh, sepse i duheshin sakrificat e të dyve, por pas ardhjes në pushtet gjërat nuk qenë më njësoj.

Largimi i njërit prej tyre u nxit përmes Kodit Etik brenda në PS në vitin 2016, që nuk i lejonte dy të martuar të ishin bashkë në Asamblenë Kombëtare.

Artan Gaçi sakrifikoi nga jeta partiake duke i hapur rrugë bashkëshortes, por martesa mes të dyve u rikthye prap si problem për partinë 5 vjet më pas. Artan Gaçit u shpall investitor strategjik për një hotel me 5 yje që ai do të ndërtojë në Himarë, por vendimi kaloi edhe nga qeveria ku bën pjesë bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka.

Deputetët e opozitës kërkojnë t’i hiqet mandati Xhaçkës, sepse është njësoj sikur ajo të ketë marrë vendim që të përfitojë vetë nga shfrytëzimi i plazhit në Himarë.

Por sipas saj, e gjitha është një “furtunë në gotë”, sepse bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asgjë më shumë se qindra biznesmenë të tjerë që kanë hotele në plazh, të drejtën për të vendosur zhezlona.
Por veprimet e të dyve ngrenë pikëpyetje se çifti ishte i vetëdijshëm për konfliktin e interesit, e megjithatë nuk u ndal.

blank

E para, pse u përdor kunata e Olta Xhaçkës?

Brigjet e detit iu dhanë në përdorim për 30 vjet kompanisë “AGTTC Hotel Management” kompania në pronësi të shtetases amerikane, Taëni Lin Grzych-Sutton.

Kjo është partnerja e Andi Xhaçkës, vëllait të ministres. Çfarë e kompromenton pozicionin e ministres ështës deklarata e bashkëshortit të saj, Artan Gaçit, sipas të cilit kompania në fjalë u fut për të shmangur konfliktin e interesit, sepse në të vërtetë investitori strategjik ishte vetë ai.

Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,” tha Gaçi për BIRN dhe shtoi se sipas ligjit, “më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”.

Por, pikërisht për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori,” shjegoi Gaçi. “Kam folur me shumë juristë për këtë,” shtoi ai, ndërsa pranoi se kompaninë e Tawni Lin Grzych-Sutton e ‘ka përzgjedhur ai.’

blank

E dyta, pse Xhacka nuk mori pjesë në mbledhjen e qeverisë kur u mor vendimi?

Vetë Xhaçka betohet se nuk ka asnjë konflikt interesi në dhënien e statusit të investitorit strategjik, por ajo nuk mori pjesë në mbledhjen e qeverisë kur u mor vendimi për hotelin në pronësi të të shoqit.

Këtë e zbuloi Elisa Spiropali, kur debatoi me deputetin Agron Shehaj. “Sa i takon mbledhjes së këshillit të ministrave, znj Xhaçka ka njoftuar që të mos marrë pjesë në shqyrtimin e këtij vendimi për të mos ndikuar, edhe sikur të merrte pjesë. Një individ nuk ndikon dot një vendim kolegjial. Heqja dorë nga mbledhja garanton shmangien nga konflikti i interesit. Si Xhaçka edhe Gaçi janë persona publikë, nuk po e shpikni ju rrotën” u shpreh Spiropali në seancë.

Por a shmanget konflikti i interesit nëse ministrja nuk paraqitet në mbledhjen e qeverisë ku merret vendim që të përfitojë familja e saj? Thjesht fakti që nuk shkoi në mbledhje, nuk e përjashton ministren nga përgjegjësia.

blank

E treta, pse i duhej statusi si investitor strategjik, kur nuk pati asnjë përfitim nga prona shtetërore?

Shpallja si investitor strategjik ka disa përfitime për biznesin. Xhaçka këto i mohon kategorikisht. Ajo shpjegon se statusi i investitorit strategjik i duhej për shfrytëzimin e plazhit përballë hotelit për klientët, një kontratë “njësoj si 1356 subjekte të tjera, që shërbejnë në industrinë e turizmit, me të njëjtat tarifa si të tjerët dhe këtë të drejtë do ta kishte edhe pa status të investitorit strategjik”.

Pyetja është, pse do t’i duhej angazhimi i qeverisë, përfshirja e familjarëve, rreziku për t’u gjetur në konflikt interesi, nëse Gaçi do të përfitonte diçka që e përfitojnë edhe qindra hotele të tjera në bregdet?

blank

E katërta, pse i duhet Ramës ta ndryshojë ligjin kur nuk ka konflikt interesi në rastin Xhaçka-Gaçi?

Kryeministri Rama nuk pranoi asnjë nga akuzat për Olta Xhaçkën sot, por shefi i qeverisë tha se për të “do të vendosin institucionet”. Rama u tregua i rezervuar dhe për pak kaloi në një “mea culpa” për mbledhjen e qeverisë, ku i ka dhënë Artan Gaçit statusin e investitorit strategjik. Madje mazhoranca do të ndryshojë ligjin për investitorët strategjikë. për të shmangur hamendësimet në lidhje me konfliktin e interesit.

“Është një diskutim, i cili ka një vlerë, mendoj unë, për investimet strategjike, për të bërë një rishikim të gjithë kuadrit” ka thënë Rama.

Ndryshimet ligjore që paralajmëron kryeministri vijnë si reflektim. Por nëse ka reflektim, ka edhe gabime.

blank

Opozita kërkon t’i hiqet mandati i deputetit Olta Xhaçkës, bazuar në nenin 35 të parandalimit të konfliktit të interesit. Në pikën dy thuhet: “Në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit”.

Pra ligji konsideron se favoret e investitorit strategjik i përfitoi direkt Olta Xhaçka.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve u tha edhe se biznesi i familjes Gaçi-Xhaçka kishte përfituar nga TVSH e ulët vetëm 5% në biznesin e hotelit me 5 yje në Himarë. Pas këtyre, ra në sy reagimi i drejtpërdrejtë i deputetit të Lushnjës, Saimir Korreshi që kërkoi që gruaja e tij të shpallej investitore strategjike: “Nëse, është normale që bashkëshorti i një deputete të marrë tokë publike të vendosë shezlone, nuk përbën shkelje, na thoni ku merret leja se akoma nuk ka marrë rrogën nusja ime, po qe të bëjmë ndonjë investim strategjik, se merr 400 mijë lekë, mbaron shpejt ajo, të paktën të bëjmë nja dy shezlone të mbarojmë plazhin”./Lapsi.al

blank

90-vjeçarja tregon: Nuk i njoh ata që më përfshinë në mashtrimin 30 milionë dollarësh të inceneratorëve

Emri i saj renditet te ata të moshuar me pasuri marramendëse në vendin tonë. Bëhet fjalë për Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja me biznes 30 milionë dollarë në Lezhë, si përfituese e parave të inceneratorëve.

E moshuara ka rrëfyer të vërtetën e akuzave që rëndojnë mbi të, ndërkohë që pohon se nuk ka dijeni për këtë ngjarje. 90-vjeçarja madje jeton në një azil në kryeqytet, pasi banesa e saj ishte dëmtuar nga tërmeti.

E pyetur nëse ajo ka dijeni për bizneset që janë në emër të saj dhe përfitimet nga inceneratorët, e moshuara thotë se nuk di gjë.

Për biznesin në Lezhë në emër të saj dhe 94-vjeçarit Thanas Çani, 90-vjeçarja shprehet se nuk ka qenë kurrë në këtë qytet. Ajo sqaron se të dhënat e saj janë marrë nga pasaporta, ndërsa shton se nuk i njeh personat që e kanë përfshirë në mashtrim.
“ Kam jetuar në shtëpi me qira mbi 20 vite. Tërmeti më shembi shtëpinë Iu drejtova bashkisë, nuk më ndihmoi. Jetoj në Azil që në momentin që ra tërmeti. Nuk i njoh personat që më kanë përfshirë në këtë mashtrim. Jetoj vetëm me lekët e pensionit, kam rënë pre e mashtrimit. Mi kanë marrë të dhënat nga pasaporta. Unë as nuk e di çfarë janë këto kompani. Më thanë ke një biznes të madh në Lezhë, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë në atë qytet”, thotë ajo për Syri Tv.

Duke iu referuar disa dokumenteve që publikoi sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dy të moshuarit janë bërë përfitues të 30 milionë eurove. Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi rezultojnë me pasuri marramendëse.

“Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi kanë kompani 35 milionë dollarë, u është shitur dy personave njëri 94 dhe tjetri 95 vjeç duke faturuar fatura fiktive dhe false. Kompanitë shërbejnë si lavatriçe për pastrimin e parave. Këto kompani i kemi hetuar se kanë dalë të lidhura me inceneratorët, kemi arritur në rezultatin se janë të përfshira kompani që kanë fituar konçesione. I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë” u shpreh Kryemadhi. bw

 

blank

Rama takon Rutte- Lubonja për median holandeze: Mos e besoni! Shqipëria është shtet mafioz

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbërritur në Holandë, ku do të takohet me homologun Mark Rutte.

Por ndërsa Rama po viziton këtë vend, mediat holandeze kanë marrë në intervistë gazetarin dhe shkrimtarin e njohur, Fatos Lubonja. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për portalin Sargasso, ku thotë se kryeministri holandez nuk duhet t’i besojë Ramës.

Në intervistë ai shprehet se nuk ka kurrfarë progresi në Shqipëri, ndërsa vendi po përkeqësohet me shpejtësi. Shkrimtari shqiptar, i dënuar me 17 vite burg gjatë komunizmit, thotë se Shqipëria është një shtet mafioz dhe Edi Rama e ka lehtësuar diçka të tillë.

Për të ilustruar rënien e Shqipërisë nga standardet evropiane, Lubonja, fitues i çmimit holandez ‘Prince Claus’ jep dy shembuj.

I pari është kur kryeministri foli nga Shkodra gjatë fushatës së vitit të kaluar. Duke iu përgjigjur biznesmenëve që ankohen për mungesë punëtorësh, ai i këshilloi që të marrin staf nga Bangladeshi, pasi jo vetëm që punojnë më shumë, por nuk dinë shqip dhe nuk flasin shumë.

“Ky është përdorim i njerëzve për të maksimizuar fitimin. Në një shoqëri të qytetëruar, sipas parimit kantian, një lider politik duhet t’i trajtojë njerëzit dhe mirëqenien e tyre si qëllim,” thotë Lubonja, duke shtuar se Rama është një promotor vulgar i formës më të hapur të shfrytëzimit kapitalist.

Sipas Lubonjës, Partia Socialiste që drejton Rama nuk është aspak e denjë për emrin që mban. Këtë e ilustron edhe fakti se në një rast kur Rama ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri, u tha se duhet të vijnë sepse nuk do të shqetësohen nga sindikatat sepse ato nuk ekzistojnë në Shqipëri.

Shembulli i dytë, sipas Lubonjës, ka të  bëjë me tregtinë e drogës. Në intervistë ai citon një raport për numrin e personave të arrestuar në Europë për trafik kokaine. 266 shqiptarë janë arrestuar mes viteve 2018 dhe 2020. Shqipëria kryeson listën, duke qëndruar më lart se Brazili dhe Kolumbia.

“Si është e mundur që një vend kaq i vogël të prodhojë kaq shumë krim? Sepse Shqipëria është bërë një shtet mafioz. Kjo konfirmohet edhe nga një prokuror italian që ka ndjekur Ndraghetën, që thotë se Shqipëria është bërë si Kalabria e viteve ‘60”.

Sipas Lubonjës, pyetja më e rëndësishme në negociatat e anëtarësimit është: Kush do të përfitojë nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE? Sipas tij, përfitimet më të mëdha do u shkojnë njerëzve të gabuar, mafias së plotfuqishme dhe politikanëve të korruptuar që blejnë vota.

Lubonja thotë se Edi Rama është një lider autokratik.

“Ai ka eliminuar të gjitha grupet konkurruese. Një demokraci jeton me shanset e ndryshimit të pushtetit. Politikanët autoritarë si Rama e çaktivizojnë atë mekanizëm dhe e prezantojnë veten drejtpërdrejt para publikut si lideri i vetëm i popullit. Madje prej disa vitesh ai ka edhe televizionin e tij për të tërhequr popullatën. Shembulli është Berluskoni. Shumë propagandë, shumë spektakël”.

Lubonja e sheh shumë të dhimbshëm edhe qëndrimin jokritik që mbajnë shumica e gazetarëve në Shqipëri. Ka informacione të mjaftueshme për gjendjen në vend. Por Rama di ta paketojë mirë audiencën e tij.

Dhe ai merr shumë mbështetje nga jashtë, një nga këshilltarët kryesorë të tij është ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

blank

Qeveria të jepet me koncension, kështu s’ka më kuptim as protesta e opozitës – Nga Lutfi Dervishi

Qeveria me koncesion, zgjidhja e të gjitha zgjidhjeve…

Ka një mënyrë për të shuar protestën e paralajmëruar të opozitës ende pa nisur: dhënia e qeverisë me koncesion!

Nën shembullin tejet të suksesshëm të Partneritit Publik Privat (PPP), dhe koncesioneve, pse të mos jepet edhe qeveria me koncesion?

Nëse qeveria jepet me koncesion, a ka më kuptim protesta kundër qeverisë?

Një pjesë e mirë e kohës ne na ikën duke akuzuar qeverinë: E akuzojmë qeverinë në Parlament, e akuzojmë në media, e akuzon shoqëria civile, e akuzojnë qytetarët dhe ca si më shpesh edhe raportet e ndërkombëtarëve.

Nëse qeveria jepet me koncesion, askush nuk do të flasë më për ministër të përgojuar, reformë të dështuar, premtim të parealizuar dhe administratë të korruptuar. Opozita do të merrte një goditje fatale se do të mbetej tërësisht pa punë, e si gjithë të papunët është e lirë të emigrojë në Itali, Gjermani apo ku të dëshirojë.

1.Ministria e Brendshme

Dhënia me koncesion e këtij dikasteri të rëndësishëm jo vetëm që do të vendoste “rend brenda rendit”, por do të hiqte edhe akuzat se policia përdoret nga pushteti, dhe se policia jonë sa vjen dhe i ngjan modelit tunizian: i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin! Me këtë rast do të shuheshin akuzat për lidhje me krimin, për ndikimin politik, për keqpërdorimin në zgjedhje, për tenderat si ai i uniformave, etj, etj. Dhënia me koncesion “të fortëve” që edhe kështu e kontrollojnë policinë i jep fund edhe hipokrizisë dhe dualiteti të shefave. Shef i thonë atij që merr rrogën në polici, shefi i thonë dhe banditit në rrugë, dhe shef i madh i thonë shefit të shefit që është njëkohësisht dhe shefi i banditit. Shefi i madh si rregull është deputet. Dhe nëse në këtë moment me shef të madh ju ashtu sikundër edhe unë mendojmë dikë tjetër, kjo quhet thjesht përputhje mendimesh.

Por le të kthehemi në temë: Kush më mirë mund ta luftojë krimin se një konsorcium të fortësh që e dinë mirë se kushdo se çdo të thotë, të përballesh me ligjin, të kesh frikë nga forca e ligjit dhe të bësh ligjin?

2.Ministria e Mbrojtjes

Ministria më e lehtë dhe që mund të ketë edhe më pak debate për t’u dhënë me koncesion është dikasteri i Mbrojtjes. Është trend i kohës që ushtria të privatizohet, ndërkohë që procesi i kafshimit të pronave të saj po ecën me ritme të kënaqshme! Shpenzimet në kuadër të NATO-s bëhen edhe më efiçente dhe merr fund historia e bërë publik në ëikileaks se ushtarët që dërgojmë për të luftuar në vendet e tjera të botës duhet të paguajnë ryshfet, se promovimi nuk bëhet sipas meritës, se kemi flotë ajrore, por nuk kemi avion, se kemi helikopterë, por nuk na leverdis t’i kemi se kushton mirëmbatja, etj, etj.

3.Ministria Infrastrukturës…

Qeveria do të heqë një barrë të madhe nga vetja nëse realizon shpejt dhënien me koncesion të Ministrisë së Infrastrukturës. Madje kjo mund të jetë ministria e parë që i duhen dhënë duart sa më shpejt. E imagjinoni një situatë ku opozitës, media dhe qytetarëve t’ia zhvleftësosh gjithë pyetjet e më poshtme:

-Pse paguhen incineratorët kur pronarët janë në kërkim?

-Pse rrugët që i bëjmë vetë kushtojnë disa fish më shumë se rrugët që bëhen me fondet e BE-së?

-Pse e shesim energjinë lirë dhe e blejmë shtrenjtë?

-Pse ka 10 vjet që nuk mbaron rruga e Arbërit?

-Pse ka 15 vjet që nuk mbarojnë 2.2km rrugë te Astiri?

-Pse rruga Kardhiq- Delvinë vetëm 34 km mori 16 vjet kohë dhe dyfishin e fondeve?

-Pse kemi humbur 40 milionë euro gjyq me kompaninë që ndërtonte rrugën Elbasan- Tiranë?

-Pse kemi humbur gjyq 150 milionë euro me Bechetin?

-Pse bëjmë investime të kushtueshme në infrastrukturë aty ku nuk ka ekonomi dhe njerëz dhe pse nuk investojmë aty ku janë njerëzit dhe ekonomia?

-Pse kemi çmimin më të shtrenjtë të naftës në planet kur edhe vetë prodhojmë naftë?

-Pse nuk mbaron rindërtimi?

-Pse? Pse? Pse?…

Le të plasin kokën koncesionarët me këto pyetje dhe pse jo edhe të përplasen në gjykatë nëse ka ndonjë problem kontraktual. Patjetër! Gjykata të thotë fjalën e vet!

4.Ministria e Shëndetësisë

Shëndetësia është sektori që e ka ndjerë e para se çfarë do të thotë të jesh në partneritin publik privat. E imagjinoni të na zërë edhe një valë tjetër pandemie? (Apo nuk janë bërë pandemite si në serial i Netflixit, sa mbaron një sezon, nis sezoni tjetër) Do të detyrohemi të nxjerrim tanket

në rrugë sërish dhe sërish të marrim rrugën e botës duke lypur?! Lypja vërtet nuk të nxjerr pa gjë, thonë shkodranët, por të nxin faqen. Dhe ne, sidomos tani që kryesojmë edhe Këshillin e Sigurimit, na duhet faqja e bardhë. Nuk i shkon qeverisë që të lypë sa në Turqi, sa në Itali, sa në Bruskel sa në Uashington, sa në vendet e botës arabe dhe sa në korporatat shumë kombëshe. Mjaft më! Qeveria ashtu si çdo njeri për një nder rron. Nuk ka pse të njolloset nderi i qeverisë e për çfarë, për të sëmurët që sido që të vijë puna një ditë mire a keq do të ndërrojnë jetë?!

Ministria Arsimit

Vendet kanë përparuar kur kanë investuar në edukim. Ka vende si Singapori, Japonia, Koreja e Jugut, etj që nuk kanë asnjë pasuri, por janë bërë shumë të pasur se kanë investuar në mendje. Qeveria nisi një ligj që t’i jepte fonde privatit, por u zmbraps ku mungesa e guximit për t’i kaluar të gjithë fondet privatit na ka sjellë në situatën deledash. Pse duhet qeveria t’i hapë vetes telashe se testi maturës dekonspirohet, se mesatarja e pranimit për studimet për mësuesi ka shkuar 6-të, se studentët nuk kanë kushte, se pakti për universitetin nuk është realizuar as 20%, etj, etj. Nëse kanë probleme nxënësit, maturantët apo studentët të përballen me koncesionarin ku të duan, të përballen në auditore, në sheshe, dhe në gjykatë, patjetër. Koncesionari do ta ketë më të lehtë në këtë fushë se portalin e pranimit të mësuesve e ka gati.

Kultura

Kultura është më e thjeshtë për t’ia kaluar koncesionarit, pasi kuadri ligjor është i plotë, bashkëkohor dhe tejet vizionar. Ndoshta duhet një amendim i vogël në ligjin për menaxhimin e Butrintit. Vend i vogël jemi tek e fundit, mjafton një ose e shumta dy fondacione private dhe e kthejmë kulturën në piedestalin që meriton.

Bujqësia

Bujqësia vërtet mund të jetë çështje e të gjithëve, por nuk ka pse të jetë çështje e qeverisë. Pak halle ka qeveria që të merret edhe me bujqit?! Jemi shumë prapa. 50% e popullsisë jeton ende në fshat! Që të arrijmë standardet e BE-së, ky numër duhet pjestuar me 10. E kush tjetër veçse një koncesionar i suksesshëm mund të arrinte më shpejt këtë objektiv? Në kushtet kur ne po hapemi me Ballkanin me Europën dhe botën, nuk ka pse të shqetësohemi për prodhimet vendase. Stomaku nuk do t’ia dijë nëse perimet dhe frutat janë prodhuar në Shqipëri apo në Kuala Lumpur. Ashtu sikundër proletarët nuk njihnin atdhe edhe konsumatorët nuk njohin atdhe në kuptim patriotik apo folklorik që i jep kësaj çështje ndonjë deputet si Erion Braçe që me kalimin me koncession të bujqësisë, mbetet tërësisht pa punë se na i ka bërë shqetësimet e bujqve të Divjakës më të mëdha se shqetësimet që kemi për luftën në Ukrainë!.Edhe ky njeri që i ka bërë opozitë qeverisë sa për tri opozitat bashke (iraniane, afgane dhe shqiptare) do të mbetet pa punë!

Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme mund t’i delegohet shumë mirë ambasadorëve të huaj që kemi këtu. Ata në të vërtetë po bëjnë një punë të shumëfishtë, po ushtrojnë detyrën për të cilën i ka dërguar shteti i tyre,

po bëjnë punën që duhet të bëjnë ambasadorët tanë në shtetet respektive, dhe po bëjnë edhe punën që duhet të bëjnë politikanët dhe zyrtarët tanë këtu. Modalitet i i koncesionit këtu mbetet për t’u diskutuar!

Ekonomia dhe Financat

Është provuar tashmë katërcipërisht dhe nuk kemi pse të shpikim rrotën se privati i menaxhon më mirë fondet se qeveria. Kjo është si një e një që bëjnë dy. Kush nuk është dakord me këtë është problem i tij. Çfarë të keqe ka që fondet e buxhetit t’ia japim një koncesionari? Kështu hiqen edhe akuzat se bëhen ligje në favor të X dhe të Y, se fondet po i kalojnë klientëve të qeverisë, se qeveria shqetësohet më shumë për punën dhe fitimin e një grushti “oligarkësh” se për jetën dhe hallet e njerëzve, etj etj.

Ministria e Drejtësisë

Në fund, por jo nga rëndësia mbetet Drejtësia. Prokuroritë, sidomos SPAK, BKH, gjykatat dhe burgjet nuk duhen reformuar se reforma është bërë, por duhen koncesionit. Kështu mbyllet automatikisht greva e avokatëve dhe noterëve. Nuk ka më problem me hartën gjyqësore. Zerohet problemi me Himalajeet e dosjeve gjyqësore që presin radhën prej 7-8 vitesh, shuhen probleme me vettingun dhe ndërpritet procesi i atyre që vetuan (se po del që kanë gënjyer më shumë dhe janë disa herë më të paaftë se të vetuarit). Mbyllet përfundimisht problemi i tenderave në burgje dhe harrohet njëherë e mirë epoka e lirimit para kohe për sjellje të mirë apo pendësë të thellë të të të dënuarve VIP.

Vetëm duke dhënë qeverinë me koncesion do të kemi përfundimisht:

#PolicinëQëDuam;

#DrejtësinëQëDuam;

#EkonominëQëDuam;

#ShtetinQëDuam.

E vërteta që ne nuk duam ta pranojmë është se shtetin e prish pushteti. Pushtetin e prish qeveria (partia). Duke dhënë me koncesion qeverisjen edhe korrupsionit i japim dërrmën (megjithëse ky i fundit mori një goditje vdekjeprurëse nga Konferenca Kombëtare Antikorrupsion), edhe mirëqenien e individit e ngremë në lartësitë e premtimeve të bëra këto 10 vite.

Me dhënien me koncesion të ministrive kryesore, nis edhe transformimi i vërtetë jo vetëm i mënyrës se si bëhet politika apo qeverisja, por nis transformimi i vërtetë i vendit dhe Shqipëria bëhet edhe njëherë tjetër “kopshti i lulëzuar” në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit bashkë.

Sigurisht që ky hap i rëndësishëm nuk mund të ndërmerret menjëherë, megjithëse situata e kërkon këtë gjë, sepse kjo qeveri para një viti u votëbesua për të qeverisur.

Por qeveria nuk ka pse humbet kohë. Fare mirë këtë çështje mund ta kalojë për konsultim popullor të ngjashëm me konsultimin për 12 pikat e bërë para disa muajve. Kështu edhe kjo ide merr mbështetje popullore se në fund të fundit për të mirën e popullit bëhet.

Nuk do të ketë më mbledhje qeverie se nuk ka kuptim. Mbledhjet e qeverisë do të zëvëndësohen me takimet e punës me njerëzit e punës (mund të quhen punëmbaruarit, punëbërit, punëbitisurit, dhe këto sinonime do të zëvëndësojnë fjalën koncesionar, fjalë që është njollosur padrejtësisht dhe pabesisht). Takimet e punës me njerëzit e punës do të zhvillohen në prani të medias ku e ftuar do të jetë edhe opozita.

Opozita po të ketë mend në kokë merr shembullin e opozitës iraniane dhe opozitës afgane që kanë këtu prej kohësh dhe nuk i ndihet zëri gojës.

Por kjo opozitë që kemi sigurisht, do të jetë kundër dhe do të paralajmërojë protesta, por… në mungesë të qeverisë kundër kujt do të protestojë?

Kundër koncesionarëve?

Le ta provojë!


Send this to a friend