VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

FOTOT – Nga Florenc Beqiraj te Ilia Kareli e Pëllumb Marinkolaj, kush janë shqiptarët e dhunuar nga policët e huaj

By | December 23, 2017
blank

Komentet

blank

Pushuesit nga diaspora shpenzuan këtë verë rreth 500 milionë euro në Kosovë

Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth 500 milionë euro. Sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura janë një infuzion për ekonominë e Kosovës, sidomos në rrethana të pandemisë, raporton Radio Kosova

Kosova këtë vit ka shënuar numër rekord të bashkatdhetarëve që kanë vizituar vendin. Sipas Organizatës “Germin”, shpenzimet e tyre  këtë sezon kanë qenë rreth 500 milionë euro.

Lirim Krasniqi, nga Organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës arrijnë shifrën e 500 milionë euro. Derisa sipas Krasniqit, numri i bashkatdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë këtë sezon vere, është rreth 1 milion.

“Konsiderojmë që vizitat e diasporës gjatë verës së këtij viti, kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e Kosovës. Sipas një vlerësimi që kemi bërë, por edhe nga organizata e tjera që bëjnë analiza të tilla, në rastin më të mirë, shifra që është derdhur në Kosovë mund të shkojë deri në 500 milionë euro.

Kjo shifër e lartë është dhe infuzion për ekonominë e Kosovës, sidomos në rrethana të pandemisë kur disa biznise kishin regjistruar humbje të mëdha për shkak të mbylljes së përkohshme nga masat COVID-19”, thotë Krasniqi.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se në muajin qershor numri i personave që kanë hyrë përmes transportit rrugor ka qenë rreth 1milion e 900 mijë, në muajin korrik është rritur për 1milion e 33 mijë. Ndërsa, vetëm brenda 15 ditëve të muajit gusht në Kosovë kanë hyrë rreth 1 milion e 409 mijë persona.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” numri i udhëtarëve në muajin korrik ishte mbi 340 mijë, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2020, ka pasur rritje për 60 mijë e 433 udhëtarë.

Në 15 ditë të muajit gusht janë realizuar 738 fluturime me rreth 92 mijë udhëtarë.

Përveç shpenzimeve që diaspora e Kosovës bën gjatë sezonit të verës, çdo vit Kosova pranon remitenca. Vetëm vitin e kaluar mjetet e ardhura nga diaspora kanë kapur vlerën prej 980.1 milionë euro.

blank

Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë në male, mes këngëve dhe valleve tradicionale!

Në një cep tjetër të botës, mijëra kilometra larg, ekziston një popullsi që ka mbajtur gjallë karakteristikat, gjuhën dhe zakonet pellazge dhe ilire. Ata janë vendosur prej 2300 vitesh në rajonin Indokinë në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina dhe Taxhikistani, pikërisht në zonën ku disa kohë më parë u vra Bin Laden, zbuluar fillimisht nga skenaristi amerikan James Hilton , i cili xhiroi një dokumentar të titulluar Horizontet e Humbur.

Për shkak se ishte një vend i fshehtë për mijëra vjet, ata kanë mbajtur gjallë tiparet popullore, gjuhën dhe zakonet arbëreshe-pellazge-iliro-shqiptare, por sot, pasi talebanët morën në dorë Afganistanin, edhe traditat e kultura  e tyre rrezikohet.

Në maj 1983, Ernesto Skura shkroi në gazetën “League” të Antonio Bellushit një artikull të titulluar “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë bëri në librin e tij “Arvanitët” historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristides Kola, i cili përshkruan kohën e vendosjes së ilirëve në këtë vend të largët.

Hipoteza më e qëndrueshme, pasardhës të ushtrisë së Aleksandrit

Historia e hulumtuar deri sot tregon se ata janë pasardhës të 6000 luftëtarëve ilirë që ikën nga vendi i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti nga Aleksandri i Madh rreth vitit 300 para Krishtit. Ata qëndruan atje, për shkak të distancës ata nuk mund të ktheheshin në shtëpi, por u vendosën në këtë rajon, ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre u quajt “burrashka”, gjuha e burrave, ndërsa gratë flasin një gjuhë tjetër. Tani kjo gjuhë quhet përsëri “burrashka”, por është e përzier dhe nuk shkruhet.

Gjuha, shumë fjalë janë gjurmë të shqipes

Karakteristikat e këtyre banorëve janë të ndryshme nga ato të Pakistanit, ata jetojnë më gjatë, janë më të gjatë dhe kanë flokë ngjyrë kafe, bëjnë dhe pinë verë, si asnjë nga këto zona dhe rajoni ku ata jetojnë. Lugina ku ata jetojnë në ditët e sotme quhet “hundëza” (hundë e vogël) dhe me të vërtetë ajo mbyllet me një grykë mes dy maleve që e rrethojnë.

Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e perimeve, frutave dhe drithërave të ndryshëm, si: patatet, bizelet, trangujt, gruri, misri, elbi, kajsitë, dardhat, mollët, pjeshkët, kumbullat, fiqtë, qershitë, rrushi, shalqi, etj.. Banorët janë fermerë të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës dhe madhështor të çative dhe ujitjes që lidhin dhe ushqejnë tarracat me to. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe të dobishëm për njëri -tjetrin. Presidenti i Hundzës ka titullin Mir (më i miri). Festa e tyre më e madhe është Viti i Ri diellor (si pellazgët dhe arbëreshët), i quajtur Naurosh (na uroni) dhe bie më 21 mars.

Ata janë shumë të ndryshme në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët ose afganët dhe kinezët. Janë me lëkurë të bardhë me faqe të kuqe. Shumica kanë sy blu, jeshilë ose gri, dhe flok që variojnë nga e ngjyra e verdhë e misrit në të zezën e korbit. Disa fëmijë gjithashtu kanë flokë të kuq. Në lartësinë e maleve është një fis i madh i quajtur Kalash. Zotat Kalash shfaqen në portat e tyre me një simbol që shpreh origjinën e tyre të lashtë të ilirëve dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh, një dhi me dy brirë, ashtu si ishte edhe përkrenarja e Skënderbeut. Veshjet e tyre janë si të shqiptarëve në kohët e hershme, me poture dhe këmisha të zbukuruara.

Ndërsa vallet e tyre shoqërohen nga tinguj të baterisë dhe fyellit. Një vallëzim tradicional popullor është kërcimi i shpatave, që kërcehet gjithmonë nga burrat të cilët mbajnë të veshura rroba shumëngjyrëshe të quajtura “kamarbunde”.

Ky komunitet ka shumë histori dhe mite që tregojnë se ata jetojnë shumë të lumtur dhe të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Ka edhe njerëz që kurrë nuk sëmurën apo të kenë ndonjë sëmundje.

Por cili është sekreti i jetës së gjatë dhe të shëndetshme të tyre?

Disa mite tregojnë se ata kurrë nuk hanë ushqim të përpunuar, por përkundrazi konsumojnë produktet që mbjellin në tokat e tyre. Ata konsumojnë veçanërisht kajsitë. Njerëzit shpesh habiten nga ajo që mësojnë për këtë popull (i njohur edhe si Burusho) që zakonisht jetojnë gjatë. Ndërsa në Pakistan, jetëgjatësia mesatare e një personi është 67 vjeç, në Hundëza mosha 100 vjeçare nuk përbën plakje. Edhe në këtë moshë ata janë të fuqishme dhe të shëndetshme. Ata hanë ushqim dy herë në ditë, një mëngjes të shëndetshëm dhe një darkë të mirë pas perëndimit të diellit. Për më tepër, ata hanë fruta, perime, qumësht dhe djathë. Nuk ka kimikate ose acide në ushqimet e tyre. Sëmundjet e ndryshme si tensioni nuk i njohin. Ata janë krejtësisht të paprekur nga sëmundjet e lidhura me stresin, duke u bërë krejtësisht imun ndaj tyre. Sipas hulumtimeve, kajsia e Luginës së Hundëzës thuhet të jetë sekreti i mungesës së tumoreve. Ky komunitet ha sasi të mëdha të këtij fruti që është i pasur me amigdalin (vitamina B-17). Në vend që të shikojnë filma dhe të qëndrojnë brenda, ata ecin shumë. Gjithashtu, një herë në vit në një periudhë prej dy muajsh komuniteti i Hundëzës konsumon vetëm lëngun e kajsisë, duke përmbushur një traditë shumë vjeçare. Shumë ekspertë kanë treguar se mënyra e të ushqyerit është sekreti i jetëgjatësisë së tyre.

Shkrimi u publikua më parë në portalin Shqiptarja.com

blank

Kontributi i diasporës në kulturën shqiptare

Pellumb Sulo

Studiuesit që morrën fjalën në takimin e organizuar në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, në Shkodër, theksuan faktin se diaspora shqiptare luajti një rol të veçantë në zhvillimin e mendimit shqiptar, sidomos gjatë periudhës së komunizmit, kur në Shqipëri ndalohej shprehja e lire dhe kur, një numër autorësh të njohur të letërsisë dhe studimeve shqiptare, ishin të ndaluar.

Profesor Romeo Gurakuqi u shpreh mbi ekzistencën e dy qendrave të rëndësishme kulturore të diasporës shqiptare, në Amerikë dhe Itali, të cilat mbajtën gjallë dhe të pacënuar kulturën kombëtare.

“Diaspora e ndritur krijoi qendra kulture, mbijetese, të qenies shqiptare. Pikërisht, me dy qendra të tilla të rrethit politko-kulturor që Ernest Koliqi ndërtoi në Romë rreth “Shejzave” dhe, së bashku me të, një numër patriotësh të tjerë rreth bllokut kombëtar Indipendent, rreth Komitetit “Shqipëria e Lirë”, në New York, të Vatrës ose “Buletinit katolik shqiptar”, drejtuar nga Gjon Sinishta në San Francisco”.

Hulumtuesi i arkivave, Anton Kodrari, ekspozoi gjatë takimit pjesë nga letërkëmbimi i disa prej përsonaliteteve të botës shqiptare në mërgim. Ai tha se mbeten ende të pazbuluara dhe te pastudiuera arkivat e mërgatës shqiptare si dhe epistolari i përsonaliteteve shqiptare në ekzil. Ato, shtoi ai, janë pjesë dhe dëshmi e rëndësishme e kuturës kombëtare.

“Arkivat e pazbuluara të mërgatës janë arkivat e profesor Ernest Koliqit, arkiva e profesor Zef Lekajt, eroditit mirditor, arkivi i profesor Mhill Markut, arkivi i familjes së Gjomarkajve, arkivi i Gaspër Kiçit dhe disa pjesë të arkivit të Martin Camajt, etj, etj. Unë jam mundu me u fokusu më shumë tek dorëshkrimet edhe letërkëmbimet”.

Pjesë e rëndësishme e takimit mbi rolin e disaporës në kulturën kombëtare ishte edhe riborimi i librit “Pionieri i kuq”, iprofesorit shqiptaro-amerikan, Mhill Marku, i cili, megjithëse në mërgim, arriti të përcjellë një pamje të regjimit komunist të kohës.

Shqiptaro-amerikani Mhill Marku lindi në Lotaj të Dukagjinit në vitin 1919 dhe vdiq në Amerikë në vitin 1966.Ai botoi një numër të madh shkrimesh mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në gazeta e revista të huaja.Për disa vite ai ishte drejtor i gjuhës shqipe në Institutin e gjuhëve të Ushtrisë Amerikane.

blank

Media prestigjioze angleze intervistë me themeluesin shqiptar të një nga kompanive më të mëdha në Britani

Revista prestigjioze angleze, “Construction UK”, ka zhvilluar një intervistë me shqiptarin Elson Bajrokurtaj.

Ky i fundit, është themeluesi dhe drejtuesi i “Elysium Constructaions”.

Në këtë intervistë, Barokurtaj ka folur për objektivat e kompanisë së tij, por edhe mbi projektin që kanë marrë përsipër të realizojnë “Slough Multifuel” të SEE.

Intervista:

A e shihni sfiduese të jeni drejtuesi i një projekti kaq të madh?

Elson Barokurtaj: Po! Presioni është vërtetë i madh. Është një mundësi për të provuar vlerën tonë për shkak të shkallës së projektit. Jemi një kompani e re dhe për ne, është nderë dhe kënaqësi të punojmë mbi një projekt të ‘Tier 1’.
Fokusi ynë, gjithmonë është të punojmë mbi projekte të çdo madhësie. Ishte sfiduese të punonim me standardet më të larta të sigurisë dhe të mundnim ta përfundonim punën në kohë, me buxhet dhe në nivele të jashtëzakonshëm të cilësisë. Jam vërtet i kënaqur të them se klienti ynë ishte shumë i kënaqur me punët tona dhe ka vazhduar të përdorë shërbimet tona, kështu që diçka ka funksionuar siç duhet!

Sa e rëndësishme është të sigurohet një strukturë dhe një plan gjatë kryerjes së këtyre projekteve?

Elson Barokurtaj: Unë besoj sistemi dhe personeli i duhur, është çelësi për të përmbushur një projekt të suksesshëm. Të kesh një kompani të strukturuar mirë do të thotë që rolet dhe përgjegjësitë përcaktohen dhe kuptohen qartë. Me një ekip mjaft teknik, të arritur, në Elysium ne krenohemi me fleksibilitetin dhe shkathtësinë tonë, që do të thotë që secili anëtar i ekipit tonë përfshihet në të gjitha aspektet e një projekti.

Sekreti i suksesit tonë në projektet Faza 2 dhe 3 të SSE, dhe të gjithë të tjerët që kemi mbyllur, është saktësisht se, me një ekspertizë të mirë, të rrumbullakosur, të ekipit tonë, informacioni i nevojshëm për të përfunduar një detyrë mund t’i kalohet personit të duhur në kohën e duhur dhe ne sigurohemi që të gjithë e dinë se çfarë duhet bërë dhe kur duhet bërë. Të kesh një formë të qartë plani, është fillimi thelbësor për çdo organizatë profesionale për t’i dhënë klientit vlerën më të mirë të mundshme dhe kjo është gjithmonë përparësia jonë.

Sigurisht, ne e kuptojmë që gjërat mund të ndryshojnë kështu që ekipet duhet të jenë gjithashtu shumë të adaptueshme dhe komunikuese për të mbështetur siç duhet klientët. Ne jemi në proces të zbatimit të një sistemi të ri të menaxhimit i cili do t’i japë vetes dhe klientëve tanë pikëpamjet më të qarta për secilën fazë kryesore të projekteve, që do të thotë një vizibilitet më të madh për të gjithë.

Cilat ishin disa nga sfidat dhe si i tejkaluat ato?

Elson Barokurtaj: Puna në vendndodhjen e një stacioni elektrik ishte tepër sfiduese. Sfida kryesore ishte me shërbime të njohura dhe të panjohura, të tilla si uji, kabllot elektrike, përgjuesit e vajit, kullimi, puset, puset e nxjerrjes, dhe më shumë. Identifikimi dhe menaxhimi i këtyre punëve kërkoi në mënyrë të sigurt çdo element të praktikës më të mirë të industrisë, duke përfshirë sondazhe të gjera, GRP.

Një sfidë tjetër vinte nga puna shpesh në afërsi ekstreme të shërbimeve të sipërme, siç janë rrjetet me avull dhe gaz. Kjo do të thoshte që ne duhej të krijonim zgjidhje kreative të punës së përkohshme, të cilat do të na lejonin të përfundonim punimet duke mbrojtur pasuritë ekzistuese, por duke qenë një ekip inxhinierësh me përvojë dhe imagjinatë, të gjithë e shijuan këtë sfidë! Ne jemi të kënaqur të themi se zgjidhjet tona ishin të suksesshme. Presioni për të dhënë në kohë është i madh. Kur ju jeni Kontraktori kryesor, kjo do të thotë koordinim, ekipe të shumta të disiplinave të ndryshme dhe në një projekt kaq të komplikuar është thelbësore që gjithçka të rrjedhë pa probleme. Ne e kemi arritur këtë duke punuar për një program të rënë dakord dhe të detajuar, ndërsa gjithashtu identifikojmë mundësitë për të bërë përmirësime në çdo fazë. Një nga sfidat më të fundit që kishim ishte ajo e plotësimit të faqes në një specifikim shumë të rreptë brenda një periudhe të shkurtër kohe. Kjo përfshinte importimin e mbi 6.000 tonë materiali tek një programues i ngushtë. Programuesi i klientit u dakordua në 14 javë dhe përmes punës së palodhur, duke identifikuar mundësitë për ekspeditë dhe duke ofruar zgjidhje alternative, ne e dorëzuam me sukses projektin në vetëm nën nëntë javë.

Tani jemi duke punuar për të siguruar një zgjidhje të zbatueshme që kënaq SSE dhe HZI, në një mur mbajtës betoni që do të ndërtohet përgjatë vijave të një ekrani ekzistues të skelës së fasadës së një ndërtese pjesërisht të shkatërruar. Është e vetëkuptueshme që punët duhet të bëhen në mënyrë të sigurt, të përfunduara në kohë dhe me buxhet dhe të mbarojnë për kënaqësinë e klientit dhe cilësinë e kërkuar. Kjo bazohet në një kuptim të thellë të nevojave të klientit, si dhe mënyrën e tyre individuale të punës. Ne gjithmonë synojmë të zhvillojmë një marrëdhënie të ngushtë pune me klientin tonë, kështu që ne jemi në vendin më të mirë për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t’iu përgjigjur çdo ndryshimi ose sfide që ata mund të përballen.

Kur merrni një projekt të ri dhe fitoni pozicionin kryesor të kontraktorit, si ju bën të ndiheni?

Eelson Barokurtaj: Ka një shpërthim krenarie dhe kënaqësie kur fiton një kontratë të re, por pastaj shumë shpejt, e kuptoni se ky është vetëm fillimi dhe puna e vërtetë fillon tani! Përgjegjësia fillon menjëherë dhe gjithçka që ju doni të bëni është të përvishni mëngët dhe të dorëzoni atë që keni premtuar gjatë procesit të tenderimit. Ajo që gjithnjë na bën të ndihemi mirë është besimi, që na ofrojnë kompanitë e mëdha ku punojmë
Na flisni përmes punimeve mundësuese për ndërtesën e re të SEE-së, Multifuel, çfarë përfshinte kjo dhe cilat janë synimet për projektin?
Elson Barokurtaj: Në ditën e parë të mobilizimit ne u paraqitëm me një vend me sipërfaqe prej më shumë se katër hektarë. Duke qenë një sit i vjetër, informacioni rreth lehtësimit të shërbimeve, përfshirë kabllot elektrike, rrjetet e ujit, tubat e gazit dhe avullit, ishte më i pakët në rastin më të mirë. Ajo që pritej, nga ekipi ynë ishte të shndërronte këtë zonë, të mbushur me shërbime disa nga drejtpërdrejta në një platformë pune të nivelit dhe të ngjeshur për të lejuar ndërtimin e termocentralit të ardhshëm.

Në baza ditore, ne do të gjenim shërbime tepër të paidentifikuara të cilat me sukses arritëm t’i shmangnim dhe t’i mbronim gjatë punimeve tona. Ne i devijuam shërbimet e drejtpërdrejta rreth perimetrit të faqes dhe larguam ato të vjetruarat. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu ndërtuam ujëvara, të cilat strehojnë kabllot HV dhe kanalet e rrjedhës që kalojnë nëpër perimetrin e faqes në mënyrë që ato të mos ndërhyjnë në zhvillimin e ardhshëm.

Pasi shërbimet ose u devijuan, u mbrojtën ose u hoqën, ne kaluam në fazën tjetër të punimeve për të mbushur të gjitha gërmimet nga toka e papunuar në nivelin e përfunduar, në vende kjo ishte e thellë deri në 6 metra. Arritja jonë më krenare është që ne arritëm t’i mbaronim këto punë pa humbur shumë kohë, brenda buxhetit dhe pesë javë para afatit. Për këtë i them një bravo të madhe ekipit!

Si ka ndikuar covid-19 në biznes dhe projekte? A ju është dashur të bëni ndonjë ndryshim në biznes?

Elson Barokurtaj: Në Shkurt 2020, ne sapo kishim përfunduar 2 projekte dhe po përgatiteshim për disa projekte të ardhshme në muajin mars. Pastaj filloi pandemia dhe të gjitha vendet e punës u lanë në pritje.

Situata ishte vërtet shqetësuese pasi askush nuk mund të parashikonte se kur do të mbaronte kjo. Megjithëse situata ishte e zymtë, ne kurrë nuk u dorëzuam dhe rritëm strategjinë tonë të marketingut dhe u angazhuam që të bëjmë oferta të vazhdueshme për projekte të reja. Paralelisht, ne azhurnuam faqen tonë të internetit për të përfshirë projektet tona të zgjatura, krijuam një broshurë të studimit të rastit, ne vazhduam tregtimin dhe tenderimin pozitivisht për tre deri në katër muaj, gjë që çoi në fitimin e një projekti të vogël të kullës së ftohjes me SSE.

Përfundimi i suksesshëm i së cilës hapi rrugën për një ftesë për tender për punët mundësuese që na u dha. Lidhur me ndryshimet në biznes, ne kemi vazhduar të rrisim ekipin tonë dhe aftësitë e tyre. Ne jemi më të vetëdijshëm tani për mbështetjen që na duhet t’i japim ekipit tonë në lidhje me shëndetin mendor dhe mirëqenien, e cila nuk u diskutua aq lirisht brenda industrisë para pandemisë, disa gjëra të mira kanë ardhur nga një situatë e keqe.

Ne kemi kaluar gjithashtu në një sistem të menaxhimit të bazuar në internet, duke na dhënë një koordinim më të madh të çdo elementi të një projekti. Ky sistem i ri gjithashtu i jep klientit një pamje të përshtatur të projektit përmes një aplikacioni të personalizuar.

Si e përdorët teknologjinë më të fundit të ndërtimit dhe e zbatuat atë për të kryer këto punë?

Elson Barokurtaj: Gjatë fazave të tenderimit kemi përdorur projeksionet 3 D, duke modeluar për të ilustruar qartë secilin hap të renditjes së propozuar të punimeve.

Ne besojmë se kjo e ndihmoi klientin të kuptojë shpejt propozimin tonë dhe vërtetoi se kishim një kuptim të thellë dhe të hollësishëm të projektit. Gjatë fazave të ndërtimeve, ne përdorëm dronë për të treguar progresin në kohë reale, i cili gjithashtu na ndihmoi me logjistikën e përgjithshme. Për më tepër, ne kemi përfituar nga implementimi i teknologjive të thjeshta si kodet QR të skanimit në tabelat e njoftimeve të faqes në të gjithë sitin dhe brenda ambienteve tona të mirëqenies.

Kur skanohet me një smartphone, kodet QR lejuan individët të rishikojnë vizatimet përkatëse, vlerësimet e rrezikut, deklaratat e metodës, informacionin e sondazhit dhe informacione të tjera të projektit unlial për zonën ku ishin vendosur. Kjo teknikë u prit shumë mirë nga operativët, këshilltarët e H&S dhe veçanërisht nga klienti.

Teknologjia e dronit u përdor gjithashtu për të krijuar sondazhe 3 D të faqes. Kjo është akoma diçka që ne jemi duke e zhvilluar, ne besojmë se në projektet tona të ardhshme do të përmirësojë shumë saktësinë dhe do të përshpejtojë të gjithë procesin e rilevimit.

Cilat janë planet për biznesin për të ardhmen?

Elson Barokurtaj: Ne jemi të vendosur të rritemi dhe të bëhemi specialist kryesor i ndërtimit dhe inxhinierisë civile të vendit pa humbur vëmendjen e vlerave tona thelbësore ne punojmë shumë, punojmë me efikasitet dhe zgjidhim problemet. Ekipi ynë, vazhdimisht përpiqet për rritjen e efikasitetit, nivele të shkëlqyera të përsosmërisë dhe më shumë metoda të punës së qëndrueshme. Ne jemi pionierë, maksimizojmë vlerën, minimizojmë ndikimin dhe krijojmë zgjidhje reale.

A ka ndonjë projekt tjetër në proces?

Elson Barokurtaj: Po, shumë! Ne vazhdojmë të punojmë me atë Slough Multifuel Facility, pasi na janë dhënë faza shtesë të punimeve. Natyrisht, fokusi ynë kryesor është përfundimi i këtyre punimeve në të njëjtin standard sikurse kemi përfunduar fazat e mëparshme. Përveç kësaj, ne kemi projekte të shumta që fillojnë në Vjeshtë. Por ne jemi gjithmonë në kërkim të projekteve të reja për të marrë përsipër dhe ne klientët për të punuar me të. bw

blank

Gjendja Kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane, shekulli VII –XV, një libër që zbulon shumë të vërteta historike për mbijetesën e kishës katolike në Kosovë

Mr.sc.Nue Oroshi

 

Libri “Gjendja Kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane –shekulli VII-XV“, e autorit dr.sc.Besim Morina është një libër i rrallë i cili flet për gjendjen kishtare në plotë tetë shekuj histori, në një periudhë kohore mesjetare ku është shumë e vështirë të gjinden materialet burimore.Autori i këtij libri studiuesi Morina me një përkushtim të rrallë ja ka arritur që jo vetëm ti mbledhë këto burime historike por këto burime t´i sistemoj dhe t´i analizoj në mënyrë shkencore duke nxjerrur përfundime shumë të frytshme për tetë shekuj histori të mesjetës shqiptare.Libri fillon me një parathënie ku autori paraqet mundin e veshtirsitë dhe angazhimin e tij në përgaditjen e këtij libri të mesjetës shqiptare.Që në kapitullin e parë, Fillet e Krishterizmit,këtu përfshihen edhe nënkapitujt,Ipeshkëvijtë e para,Martirët,Justiniana Prima, Ipeshkvia e Prizrenit, Institucionet kishtare në kohën dyndjeve barbare,Kisha e Kosovës përballë pushtimeve Bullgare.Autori vjen në konkludim se Ilirët kishin qenë të kristianizuar në kohën apostolike,që e dëshmon edhe me faktin se që nga zanafilla e organizimit dhe konstitucionit hierarkike-kishtar, kishat ilirike ishin të pranishme në të gjitha çështjet dogmatike e disiplinore. Po kjo kishë bënte pjesë në kishen e Romës dhe ishte gjithnjë besnike ndaj doktrinës katolike.

Kapitulli i dytë fillon me temën Kisha e Kosovës përballë pushtuesve Nemanjid, duke vazhduar me nënkapitujt, pushtimi Nemanjid në tëritorinë e Kosovës së sotme,kisha katolike dhe bashkësitë e tyre në Kosovë nga shekulli XIII deri në shekullin XV,popullata autoktone e krishtere në Kosovë, përvetsimi i kishave shqiptare nga ana e pushtuesve serbë.Në këtë kapitull studiuesi Morina ka bërë një punë mjaftë të madhe ku thotë se duhet theksuar se kisha ortodokse-serbe përvetësoi kisha të moçme iliro-shqiptare, ndërtoi apo rindërtoi mbi to, që nga shekulli XIII, duke u ngjitur në shekujt e sundimit osman, mbretërisë Jugosllave dhe deri në ditët e sotme.Është për t’u theksuar se vetëm në një koloni të vogël kotorrase e raguzane në Llabin e Epërm, përkatësisht në Bellasicë, përmendën 7 kisha. Mirëpo, monumentet të cilat nuk i takonin ritit ortodoks serb, mbetën nën mëshirën e kushteve natyrore, ndër të cilat duhet përmendur Kisha Katedrale në Novobërdë dhe shumë kisha të tjera te cilave u kanë mbetur vetëm themelet. Mbreti Milutin, rreth vitit 1315, ngriti Manastirin e Graçanicës në vend të një kishe të vjetër.Ky Manastir, sipas njoftimeve burimore historike dhe gjetjeve arkeologjike gjatë viteve 1957, 1963 dhe 1964, është një bazilikë e ndërtuar midis shek. VI-XI.

Kjo bazilikë ishte qendër e ipeshkvisë së Ulpianës dardane. Pas rrënimit të saj, mbi themelet e aniatës së mesme u rindërtua një kishë kushtuar Zojës së Bekuar të Graçanicës. Kjo kishë përmendet në letrën e papës Benedikti XI, në vitin 1303, si kishë famullitare katolike. Mbi këtë kishë është rindërtuar Manastiri i Graçanicës.Manastirin e Shenjtorëve Mihail e Gabriel, perandori Dushan e ngriti mbi themelet e një kishe të krishterimit të hershëm, që është ndërtuar mbi një kishë të moçme dardane, të periudhës së antikitetit të vonë. Rindërtimi është bërë rreth vitit 1348. Arkeologët në rrënojat e këtij manastiri, kanë zbuluar fragmente interesante të artit bizantin, romantik dhe gotik. Ajo që tërheq më tepër vëmendjen, është mozaiku, që nuk ka ndonjë paralele me ndonjë mozaik të punuar në Serbi, veçse më shumë i ngjan mozaikut në pagëzoren e katedrales Santa Maria në Firencë. Ndikimet perëndimore, posaçërisht ndikimi i Kotorrit, Tivarit dhe Raguzës, vërehen edhe në këtë Manastir. Në kishën e këtij manastiri, ruhet dhe varri i kryezotruesit shqiptar, Strazimir Balsha, nga vitit 1372.Është e njohur se pjesëtarët e familjes Balshaj, në vitet 1375 dhe 1385, udhëhoqën kuvendet kishtare në Patriarkanën e Pejës.Studiuesi Morina edhe për kishën e Deçanit me të dhëna burimore vjen në përfundim se kjo kishë është shqiptare dhe e ndërtuar nga shqiptarët:Kisha e Manastirit të Deçanit është vepra më e madhe që ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dalmate, e ardhur nga bregdeti.

Ndikimet e ndërtimit perëndimor, posaçërisht, ndikimet dalmato-shqiptare, që vinin nga Raguza, Kotorri, Korçulla, Tivari, Ulqini, Shkodra, etj., dhe që kishin depërtuar thellë në Kosovë vërehen më së mirë në këtë kishë, e rindërtuar apo ndërtuar gjatë sundimit të mbretërve nemanjid Stefan Deçani dhe Dushani -1327-1335.Këto studime që jep studiuesi Morina tregojnë qartë se Kishat iliro-shqiptare ishin pervetsuar nga serbët dhe më pas i kishin përshtatur në stilin e tyre kurse sot serbët bëjnë politikën e tyre shteterorë me kishat tona që na i kanë përvetsuar.Në kapitullin e tretë, Kisha shqiptare përballë pushtimeve Osmane, ku vazhdon me nenkapitujtë, pushtimet osmane në Kosovë, Islamizimi i të krishterëve shqiptar. Studiuesi vë në pah se të njëjtën politikë të përvetsimit të kishave iliro.shqiptare që kishin bërë pushtuesit serbë e vazhduan edhe pushtuesit turq ku thotë se disa kisha, pushtuesit osman i shëndërruan në xhami, për shembull kisha e Mitropolisë në Shkup, kisha e Shën Kollit në Novobërdë, dy kisha të Prizrenit, një në Pejë.

Në Tivar Katedralja e Shën Gjergjit, kurse pallati ipeshkvnor bëhet rezidenca e guvernatorit turk.Këtu autori vë ne pah edhe bashkëpunimin e ngushtë në mes te turqve dhe serbëve në dëm të tokave iliro -shqiptare, madje ky bashkëpunim i tyre ishte forcuar posaçërisht pasë rënies se Konstantinopojës ku ishte bërë një marrëveshje në mes te turqeve dhe kishës ortodokse për tolerimin dhe përhapjen e ortodoksisë në vendët ku sundonte Perandoria Osmane,një marrëveshje e tillë ka qenë shumë e rëndë për liro- shqiptarët për faktin se në periudhën e pushtimit osman shqiptarët u gjendën përballë një shtypje të dyfishtë, në njërën anë nga turqit e në anën tjetër nga serbët.Në kapitullin e katërt temë boshtë është Paraqitja e mësimeve të shtermbëruara dhe qëndrimi i përfaqësusve të kishës shqiptare-duke folur për nënkapitujtë Periudha Ikonoklaste dhe qëndrimi i kishës shqiptare rreth këtij problemi,ndarja përfundimtare e kishës ,pasojat e kësaj ndarje për Kosovën,roli i Kryezotërinjëve Balshaj në riformimin e kishës shqiptare.Duke folur për këtë rol studiuesi Morina thotë se në kohën e marrëdhënieve të mira midis Balshajve dhe Papës së Romës, qyteti i Prizrenit në kandin lindor të Arbërisë veriore, fitoi një ipeshkëv katolik (rreth vitit 1372), por, për një kohë të shkurtër. Mos lejimi i funksionimit të ipeshkvisë, për një kohë më të gjatë, na jep të kuptojmë për vështirësitë në të cilat ndodhej kisha katolike shqiptare, nën sundimin Rasian.

Libri përmbyllët me një rezyme në gjuhën shqipe dhe angleze, duke u pasuar me një vëllim mjaftë të madh të burimeve dhe literaturës historike për periudhën e mesjetës shqiptare duke i qemtuar dhe shikuar me sukses nga shumë burime të ndryshme historike.Autori i këtij libri vjen në përfundim se Arbëria, në mesjetë ishte një vend plot më kisha dhe manastire. Këtë nuk e shohim vetëm nga burimet, kryesisht mesjetare, por edhe nga gërmadhat e shumta mesjetare të kishave nga dokumentet e kohës së re, ashtu edhe nga nomenklaturat topografike. Këta tempuj të besimit krishterë, që u shërbenin banorëve autokton me shekuj, fati i ligë e deshi që pjesa me e madhe e tyre të shkatërrohet ose të përvetësohet.Për uzurpimet që i ishin bërë kishës katolike, kemi njoftime edhe nga letra e Papa Klementit VI (1346), ku Papa thekson se kisha e Shën Mërisë në Prizren dhe e Shën Pjetrit afër Prizrenit, janë të nënshtruara ipeshkvit të Kotorrit, Sergjit. Por, disa mbretër të Rashkës, paraardhës të Dushanit, kuvendet dhe kishat e përmendura , i përvetësuan në kohën e vet, e që edhe tani ai i mban si të pushtuara (pronë të vetën). Me këtë vepër studiuesi dr.sc.Besim Morina hyn në radhët e studiuesve seriozë të mesjetës shqiptare duke paraqitur një libër aq të nevojshëm dhe të munguar për historinë kishtare te Kosovës në mesjetë.

blank

blank

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e Presidenti i saj Nazar Mehmeti përshëndesin krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Rrjeti Global i Bizneseve të DiasporëShqiptare ishtrirë në 25 shtete të botës e me qendër kryesorenë SHBA, dhe Presidenti i sajz.Nazar Mehmeti, e uron Kosovën pëthemelimin e institucioneve tësaj pas Zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Ky urim shkon për Z. Albin Kurti, me rastin e zgjedhjes së TijKryeministër i Republikëssë Kosovës dhe të Qeverisë së tij të re “Kurti 2”.

Ky urim i përcillet dhe Znj. Vjosa Osmani përzgjedhjen e saj Presidente e Republikëssë Kosovës.

Ky urim i drejtohet dhe Kryetarit të ri të Kuvendittë Kosovës, Glauk Konjufca.

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e Presidenti i saj z. Nazar Mehmeti shprehin besimin e plotë se institucionet e reja të Kosovës, do tëpunojnë të përkushtuar pështetësinë e Kosovës, integrimet euroatlantike të saj, zhvillimin nënivele të reja të ekonomisë e kulturës, sigurisë e mbrojtjes, shëndetësisë e arsimit Kosovë, për rritjen e klimës mirë për bizneset e investimet e Diasporës në Kosovë.

blank

Njihuni me australianin që zbuloi rastësisht se është shqiptar

Një 29-vjeçar nga Australia ka rrëfyer historinë e tij prekëse sesi kuptoi që në fakt ka prejardhje shqiptare dhe nuk është australian.

Të parët e Josiha Cameroon kishin migruar në Australi në vitet e 50-ta. Gjyshi kishte humbur jetën në një aksident në vendin e punës, ndërsa gjyshja kishte përfunduar në psikiatri. Pas këtyre ndodhive, katër fëmijët u birësuan nga një familje australiane, ku edhe u rritën dhe krijuan familje./Express

blank

Diaspora e Kosovës e pakënaqur me votimin përmes postës

Kanë ngelur edhe pak ditë para zgjedhjeve të parakoshme në Kosovë, proces ky që ka ngjallur interesim të madh të diasporës. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstatoi se nga 130 mijë e e 168 aplikime janë verifikuar 102 mijë e 100 qytetar, një rritje prej 225 për qind krahasuar me aplikimet në zgjedhjet e vitit 2019.

Megjithatë, Diaspora e Kosovës po ankohet se votimi me postë është një proces i ndërlikuar dhe i kushtueshëm, ndërsa KQZ arsyetohet se janë duke zbatuar ligjet në fuqi. Kronika e përgatitur nga kolegu Burim Goxhuli na sjell më shumë hollësi rreth këtyre diskutimeve.

Për 25 vjeçarin Arlind Alidema, që jeton prej tre vitesh në SHBA, pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit është shumë e rëndësishme.

Arlindi thotë se ndoqi të gjitha procedurat e aplikimit për të votuar me postë, por mbeti i zhgënjyer kur pa listën e votuesve të publikuar në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Unë për vete si të gjithë i përcolla rregullat në afat kohor. Prita mos po më telefonojnë, nuk më telefonuan. Në momentin që treguan se do ta publikojnë listën e pashë që emri im nuk është në listë. Për mua ishte shokuese dhe hyra të shoh mos kam harruar ndonjë të dhënë ose datë. E pashë që është në rregull, kopja e letërnjoftimit ishte pjesë e emailit”, thotë ai.

Arlindi priste që procesi të ishte më i lehtë sesa në zgjedhjet e vitit 2019, kur ai thotë se u lejua të votojë nga Amerika.

Sivjet e pashë që u ndërlikua edhe më shumë pa nevojë”, shton Arlindi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Aplikantët që nuk janë miratuar kishin mundësi ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, vetëm përmes postës.

PZAP tha për Zërin e Amerikës se në adresë të tyre ka mbërritur një numër i konsiderushëm ankesash të cilat po shqyrtohen.

Edhe shqiptaro-amerikani Esad Gjonbalaj është i pakënaqur me procesin, pasi aplikimi i tij u verifikua, ndërsa ai i bashkëshortes së tij jo. ndonëse të dy kishin aplikuar së bashku.

Por ky nuk është problem i vetëm që ai ka. Vendimi i KQZ-së që votat me postë duhet të mbërrijnë në Kosovë para ditës së zgjedhjeve, i la zotit Gjonbalaj vetëm një mundësi, ta dërgojë votën me postë të shpejtë, që kushton mbi 100 diollarë, për t’u siguruar që vota e tij do të numërohet.

Mërgata është shtyrë që të kryejë shërbimet me postë të shpejtë, postë e cila ka kosto jashtëzakonisht të madhe. Mendoj që KQZ-ja nuk është duke zbatuar ligjin, por mendoj që është duke penalizuar diasporën shqiptare me mënyrën e sjelljes dhe trajtimit të saj. Le ta dinë edhe anëtarët e KQZ-së se nuk i kanë të gjithë mundësitë të pagujnë nga 160 dollarë për një votë. Ka familje që janë fillestare, ka familje që thotë fjala e popullit nuk i ka marrë Amerika me të mirë”, thotë ai.

KQZ thekson se nuk është në dorën e saj, pasi ajo duhet të zbatojë ligjet në fuqi.

Tashmë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është specifikuar edhe afati kohor ashtu siç e prasheh edhe ligji për zgjedhjet e përgjithshme, që do të thotë se fletvotimet nga jashtë vendit përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, ashtu siç përcaktohet me rregullat e KQZ-së në këtë rast deri më datë 12 shkurt”, thotë për Zërin e Amerikës Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe veprimtar aktiv për çështje të emigracionit në Shqipëri dhe Kosovë thotë se ky proces po përjashton nga vendimmarrja ata që ndihmuan shtetndërtimin e Kosovës.

Duke e ndërlikuar procesin dhe duke e bërë atë shumë të kushtueshëm, u pamundëson të drejtën e votës njerëzve që kanë ndihmuar në ndërtimin e Kosovës. Atyre që ndihmuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Atyre që vuajtën, ndihmuan, luftuan dhe derdhën gjak, sot po u thuhet faleminderit për shërbimin tuaj, qëndroni të gatshëm të veproni kur na duheni, por ne e dimë se çfarë është më mirë”, tha zoti Gjonaj.

Ai u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote qëp ta ushtrojnë këtë të drejtë.

“E di se është barrë financiare, ishte një proces shumë i ndërlikuar, por vota juaj është për ju, për të ardhmen tuaj dhe popullin e Kosovës”, përfundon zoti Gjonaj.

Besnik Pula, Profesor i Asocuar i Shkencave Politike në Universitetin “Virginia Tech”, thotë se vështirësitë e procesit mund të zbehin interesimin e madh të diasporës për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

E drejta kushtetuese për ta ushtruar të drejtën e votës nuk është e drejtë nëse nuk ekziston mundësia për ushtrimin e saj, nëse ka pengesa që vendosen në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo të drejtpërdrejtë. Fletvotimi botohet vetëm 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe duhet të paguhen shuma marramendëse për ta transportuar votën deri në Kosovë, vetëm që ajo të arrijë atje me kohë, sepse KQZ-ja nuk i pranon votat që arrijnë pas datës së zgjedhjeve. Kjo është një mënyrë për ta shtypur votën e diasporës”, thotë Besnik Pula, Profesor i Asociuar në Universitetin Virginia Tech.

KQZ thotë se duhet të mirret parasysh fakti se këto janë zgjedhje të parakohshme dhe koha e organizimit të tyre është shumë më e shkurtër krahasuar me afatet në zgjedhje të rregullta.

Në zgjedhjet e vitit 2019 numri i aplikimeve për të votuar me postë ishte 40 mijë e 313. Prej tyre ishin miratuar 35 mijë e 87 ose 87 për qind e aplikimeve.

Aplikimet për këtë vit janë shtuar me 225 për qind, me mbi 130 mijë e 168 aplikues.

Prej tyre janë miratuar 102 mijë e 100 votues ose 78.4 për qind e totalit të aplikuesve.

Këtë vit KQZ refuzoi mbi 28 mijë e 68 aplikues ose 21.5 për qind, ndërsa zgjedhjet e kaluara kishte refuzuar 5 mijë e 226 aplikues ose 12.9 për qind.

blank

Studentja shqiptare që bëri gjigandin amerikan të njohë kufijtë e Kosovës: Mora kërcënime nga “luftëtarët” dixhitalë serbë

Ishte studentja shqiptare në Londër, e cila hodhi e para idenë për njohjen e kufijve të Kosovës, që arriti të tërheqë vëmendjen e disave nga mediat më të mëdha në botë.

Megi Cara i kërkoi kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vuri re se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps.

Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht dhe më pas u shpërnda në Instagram nga Dua Lipa dhe Rita Ora për ndjekësit e tyre.

Polemikat që shkaktoi ky peticion ishin të shumta, por pa kaluar dy muaj Apple mori në konsideratë kërkesën për të vendosur Kosovën si shtet më vete në Apple Maps.

Edhe pse postimi i Dua Lipës u komentua shumë dhe mori vëmendjen e medias, në një intervistë për TvT.al Megi shprehet se vetë Dua nuk ka kontaktuar asnjëherë me të.

Intervista për Tvt.al:

Kur e nisët peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën Apple, menduat se do merrte përmasat që mori?

Siç e kam shprehur edhe më parë, peticionin e kam nisur në një mënyrë shumë spontane dhe kurrë nuk kam menduar se do të merrte përmasat që mori apo se do të arrinte të bënte një ndryshim kaq të rëndësishëm.

Qëndron edhe dikush tjetër pas kësaj nisme apo vetëm ju?

Nisma është marrë nga vetë unë, pas bisedave me miq, por pas suksesit të peticionit qëndrojnë plot 197 mijë e 175 shqiptarë në të gjithë botën që firmosën peticionin.

Si ndiheni tani që Kosova u bë pjesë e hartës së Apple dhe kjo vetëm falë nismës tuaj?

Tani që Kosova është pjesë e hartës së Apple, ndihem shumë krenare dhe mjaft besimplotë për ndryshime të tjera rrënjësore për kombin shqiptar.

Arritët të komunikoni me Dua Lipën?

Dua Lipa nuk më ka kontaktuar asnjëherë.

Persona të tjerë të njohur, ju kanë kontaktuar ose uruar?

As persona të tjerë të njohur nuk më kanë uruar.

Ju thatë gjatë asaj kohe që morët edhe kërcënime, kishte ndonjë emër të njohur?

Kërcënimet kanë ardhur nga “luftëtarët” digjitalë serbë, shumica e tyre nacionalistë në moshën adoleshente. Kërcënime direkte nga figura të njohura serbe nuk kam patur.

Flamuri autokton solli sërish një gjendje të ndezur mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe ju vazhdoni sërish postoni në rrjetet sociale hartën e Shqipërisë së madhe. Keni ndonjë synim tjetër tani që arritët vendosjen e Kosovës në hartën e Apple?

Ëndrra e çdo shqiptari patriot, të drejtuar nga atdhedashuria është që trojet shqiptare të jenë të bashkuara. Nostalgjia për Shqipërinë Etnike na ndjek në çdo moment, por një qëllim realist do të ishte bashkimi kombëtar, pra ai i Shqipërisë me Kosovën.

Ka Megi Cara dëshirë të bëhet pjesë e politikës shqiptare pas studimeve?

Që në moshë të vogel kam ëndërruar të jem pjesë e politikës shqiptare dhe gjatë këtyre ditëve kam folur me mbështetës të peticionit për politikat ekonomike dhe reformat që do bëja unë në Shqipëri.

Ke përmendur diku Margaret Theçerin si figurë frymëzuese. E mendon veten në të ardhmen një Margaret Theçer në Shqipëri?

Margaret Theçer është frymëzim për të gjithë konservatorët e të gjitha femrat në përgjithësi, sepse ajo ishte e para që sfidoi shoqërinë patriarkale dhe ia doli të jetë kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo do të ishte shembulli më i mirë për të ndjekur. / dita

blank

Shqiptarja triumfon në Kanada, shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit

Artistja dhe producentja Shqiptare në Kanada, Ana Golja, është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban.

Golja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”

“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.

Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasëku prezantoi një përzgjedhje filmash nga disa nga vendet më të prekura nga kriza globale e shëndetit, në përpjekje për të ndërtuar një urë lidhëse në mes filmit dhe betejës ende të pafituar kundër pandemisë në të cilën po kalojmë.

Në festival u prezantuan filma nga vende të ndryshme të botës përfshirë këtu Francën, Spanjën, Kinën, Rusinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Indinë dhe Kanadanë, me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto.

Një pjesë e shitjeve të biletave do të shkojnë për Kryqin e Kuq Kanadez pikërisht për ta luftuar pandeminë COVID-19.

Filmi “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan.

Golja tha se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj.

“Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektueshme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën.

Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”- thotë Ana. bw

blank

Propagandë bajate e Majkos që qesh me Kanadanë – Nga Artan Gjyzel Hasani

 

 

Propaganda dhe gënjeshtra vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë shqiptare dhe nënprodukteve të saj sociale dhe mediatike. Një trashëgimi e padenjë që vjen nga tradita genetike e Partisë Socialiste në pushtet.

Në një portal të pagëzuar “Gazeta Diaspora Shqiptare”, krijuar nën kujdesin e ministrit të qeshur të Diasporës, Pandeli Majko, shpërndahet me bujë një gënjeshtër që në thelb paska “kujdesin e veçantë të qeverisë kanadeze posaçërisht për komunitetin shqiptar”, (kliko këtu për të lexuar artikullin që i referohem) dhe kjo shitet natyrisht si arritje, apo mund të konsiderohet nga naivët apo të painformuarit, si arritje e qeverisë shqiptare dhe ministrit të saj të Diasporës, apo si tregues i vëmendjes  së dedikuar që qeveria shqiptare treguaka për komunitetin shqiptar të Kanadasë.

E vërteta është krejt ndryshe. Shteti kanadez kujdeset dhe jep ndihma financiare dhe ekonomike për çdo shtetas apo rezident të përhershëm kanadez, përfshi madje edhe personat me leje qëndrimi pune.

Spekullimi qesharak në artikullin flluckë propagandistik, i cili bazohet në informacionin e publikuar nga një shoqatë, të krijon përshtypjen sikur komunitetit shqiptar (që në fakt është popullsi ligjërisht kanadeze) i qënka bërë një favor dhe i qënka akorduar kjo ndihma e posaçme e pretenduar.

Sipas parametrave të artikullit të levave të Majkos në Diasporë, çdo komunitet merr ndihmën nga qeveria kandeze, këtë ndihmën speciale pra alla-Majko propaganda. Për ata që nuk kanë patur informacion, Kanadaja përbëhet nga komunitete dhe ka rreth 120 të tillë.

Të nderuar gënjeshtarë propagandues dhe i nderuar Ministri i Diasporës: komuniteti shqiptar dhe anëtarët e tij, i marrin ndihmat si kanadezë dhe jo si shqiptarë, kinezë, irlandezë apo afrikanë.

Këto “ndihma speciale” komunitare janë një term i sajuar në mënyrë qesharake për t’u shitur pak edhe si sukses i qeverisë shqiptare, ministrit të Diasporës dhe levave (sepse leva është termi me të cilin janë pagëzuar nga Komandanti i tyre rahmetli) të tyre në diasporë.

Qëllimi i këtij reagimi është përpjekja për të mos lejuar qeverinë kanadeze të na marrë ministrin Majko, siç ndodhi me liderin global, kryeministrin shqiptar, që për pak na e morën italianët për në krye të qeverisë së tyre.

Ju lutemi, mos na merrni për kaq budallenj sa ministri juaj!

blank

Një leksion kanadez për Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare – Nga Taulant Dedja

U bënë muaj e javë që po jetojmë një kohë të pazakontë, të cilës ende nuk ia dimë shkakun e vërtetë, por ende nuk ia dimë as fundin. Biem të flemë e zgjohemi vetëm me një fjalë që na vërtitet në tru si emër mbreti a Pape të Romës: COVID-19.

Por ndodh të zgjohesh edhe me ndonjë histori siç më ndodhi mua sot kur kujtova një shprehje të një profesorit tim në Montréal, Rémy Trudel, para 12 vitesh, i cili insistonte në leksionin e tij të Kursit “Parime dhe sfida të Administratës publike” që gjëja që i bashkon më shumë kanadezët nga njeri oqean në tjetrin ishte Health Card (Karta e Shëndetit).

Më dukej pak pohim i çuditshëm në atë kohë, nuk e fsheh. Tani pas 12 vitesh e kuptoj sa të drejtë paska patur profesori im, i cili pat dikur dhe funksionin e Ministrit të Shëndetësisë së Québec-ut.

Fatmirësisht, vendi ku jetoj unë dhe shumë bashkëatdhetarë të mi, Kanadaja, ka dëshmuar deri më sot një menaxhim nga më shembullorët të situatës falë edhe një sistemi të konsoliduar të shëndetit publik që garanton mbulim për çdo qytetar e rezident të përhershëm. Fatkeqësisht nuk kam të njëjtën ndjenjë sigurie a mirëqënieje kur kujtoj ç’bëhet në atdheun tim.

E kështu, me kujtimin e profesorit duke udhëtuar drejt punës herët në mëngjes, si zakonisht dëgjova Radio-Canada për t’u njohur me të rejat më të fundit. Mësova që sot, në Québec dhe Ontario (ku janë identifikuar gati 83% të rasteve me Covid-19 në rang vendi) do të fillonte angazhimi i trupave të ushtrisë në ndihmë të qendrave ku strehoen të moshuarit. Këto qendra janë prekur masivisht deri në kufijtë e një tragjedie nga virusi misterioz. Arsyeja? Pas një apeli drejtuar profesionistëve të mjekësisë nga sektorë të papërfshirë direkt më përballimin e pandemisë, ishte e pamundur të përmbusheshin nevojat. Ndaj dhe u vendos të përdoret ushtria për një mison humanitar, shpëtimin e sa të jetë e mundur te jetëve të qytetarëve kanadezë.

Siç janë punët e mendjes, prej informacionit të përftuar ajo filloi të bënte përpunime e krahasime mes dy vendeve dhe politikave të tyre. Nga njëra anë ushtarakët kanadezë duke ndihmuar të moshuarit dhe nga ana tjetër blindet e ushtrisë shqiptare të nxjerra në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke dhënë mesazhe “disipline” apo terrori në popullatë, plus pamjet e kryebashkiakut të Tiranës duke shpërndarë qese me ushqime si dhe të disa palo politikanëve të tjerë.

Dikur Ushtria shqiptare nuk ndryshonte nga ajo kanadeze kur kontribuonte në vitet 1998-1999 në përballimin e situatës së krizës humanitare me të cilën u përball Shqipëria në kohën e Luftës së Kosovës, në territorin e të cilës erdhën mbi 600,000 refugjatë shqiptarë nga Shqipëria e Epërme.

Prandaj sot, në vend që të ofrohet një spektakël banal demonstrimi arrogance të pushtetit, ushtarakëve duhet të mos u nëpërkëmbet dinjiteti dhe autoriteti, por t’u jepet roli i mbështetësve të personave në nevojë jo vetëm duke shpërndarë ushqime dhe ndihma. Do të ishte shumë më dinjitoz për shtetin një veprim i tillë.

Sot ajo që pashë në Kanada më nxit t’i bëj thirrje presidentit Meta, që është dhe Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë.

Zoti President, ndiqni modele prosociale e humane si Kanadaja shfaq sot në raport me ushtrinë, të cilën po e vë në shërbim të emergjencës shëndetësore.

Kthejani dinjitetin ushtrisë, e cila nuk mund të jetë vegël e një kryeministri me probleme a diagnoza për të cilat do lë ekspertët t’ia vënë emrin!

Nuk kanë nevojë shqiptarët për spektakle force! Shqiptarët kanë nevojë për kujdes dhe paqëtim!

Toronto, 23 Prill 2020

©FlasShqip.ca


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend