VOAL

VOAL

FOTOT- ‘Fjeti gjithë natën me nënën e vdekur, qante se s’kishte gji t’i jepte’, historia rrëqethëse e Luigjit

October 15, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Sevo Cerova 6 years ago Reply

    Per këto zopeza jetë kemi nevojë që ti dëgjojmë e të kuptojmë se në çfarë sistemi të egër jemi rritur!

Komentet

Masakra e 17 Nëntorit 1944, 39 intelektualë shqiptarë u vranë në Tiranë nga forcat komuniste Nga Besim Ndregjoni

17 nëntori që përgjaku kryeqytetin/ 39 intelektualët e vrarë të Tiranës

17 Nëntori 1944 pergjaku Tiranën,  kur u krye masakra masive në Tiranë nga data 28 tetor deri me 16 nëndor 1944. Një nga idhtarët dhe organizatorët më të egër të këtij genocidi, Kristo Themelko, agjent i jugosllavëve me pseudonimin sllav “Shulja”, thotë: “Kjo rruga jonë terroriste ka lindur si vijë… Nga kjo rezulton se të gjithë ata elementë që janë kundër nesh, por që s’ka fakte, të pushkatohen qysh tani… Veçse me i pastrue gjatë luftës, veçse duhej me i pastrue me mënyrën që të mos merren vesh prej popullit… Janë vrarë edhe ata që janë dorëzuar”. (AQSH, F.14, d. 2/Av.1944.) Natyrisht, ky genocid nuk ishte sporadik, por i organizuar dhe drejtohej nga kryeterroristi Enver Hoxha.

Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahja, më 31 gusht 1943. E vranë përpara derës së shtëpisë së Zotit, në pragun e Xhamisë. Në njësitin terrorist merrnin pjesë edhe dy shtetas jugosllavë që ishin sjellë në Pezë nga D.Mugosha: Papa Hasani nga Manastiri dhe Leon Katarivasi nga Shkupi, që sipas dokumentit të Arkivit të Shtetit, f.279, d.10,Po në tetor të këtij viti, M.Shehu pushkatoi pa gjyq në Priskë 13 xhandarë që u dorëzuan në mirëbesim në Brigadën e Parë për të luftuar bashkë me të kundër gjermanëve, ndërmjet tyre: Preng Marku nga Kaçinara, Zef Ndoc Simoni nga Fishta, Preng Lek Shkreli nga Malësia e Shkodrës, Pjetër Shkalleshi nga Kthella dhe kapter Ali Maksuti nga Margëlliçi i Çamërisë, ish-lulishtar i njohur i Tiranës.

Më vonë vranë edhe profesor-doktor Lorenc Rashën, nga Shkodra, njeriun e dijes. Këtë intelektual i lauruar në Austri dhe Vatikan dhe nacionalist të njohur sipari i masakrës masive hapet natën e 28 tetorit 1944, kur forcat komuniste në vend që të godisnin pushtuesit gjermanë, futeshin fshehtazi natën nëpër shtëpitë tiranase dhe arrestonin apo pushkatonin qytetarët që ishin shënuar nëpër listat e vdekjes nga krerët e tyre.

Kështu ia behën në mesnatë te shtëpia e Ymer Dërhemit dhe arrestuan Akil Sakiqin, Nazmi Uruçin dhe Fahri Dabullën. “Ju kërkojnë për një sqarim”. Por i pushkatuan po atë natë. Adili, Nazmiu dhe Fahriu, të tre oficerë të njohur të karrierës, atdhetarë të flaktë, shqiptarë të ndershëm e të panjollosur, e kishin kryer së bashku me E. Hoxhën Liceun e Korçës. Një nga ata ushtarakë të zhdukur, jo të dorës së dytë, siç thotë Hoxha, por ushtarakë të kalibrit të lartë, si Rakip Kalenja, nga Mallakastra, i lauruar shkëlqyeshëm në Akademinë Ushtarake të Torinos, dega e xhenjos.

Nata e 28 tetorit ishte caktuar nga Qarkori i PK për Tiranën si nata e vrasjeve të ushtarakëve të karrierës. Atë natë u pushkatuan: Hamit Greblleshi, nga një familje autoktone tiranase, mësues dhe më vonë, pasi kreu Akademinë Ushtarake në Stamboll, oficer i gjindërmarisë të shtetit shqiptar deri në vitin 1939, kur doli në lirim për arsye shëndetësore. Hamit Greblleshi u arrestua bashkë me oficerët e tjerë që jetonin në Rrugën e Tabakëve, Hasan Dinen nga Maqellara e Peshkopisë, me akademi ushtarake të kryer në Itali, atdhetar, bir atdhetari, Azis Blloshmin nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës, që kishte kryer studimet ushtarake në Vjenë, Faik Shkupin, shqiptar nga Shkupi, i lauruar për ushtarak në Itali dhe shërbente në Shqipëri, Mehmet Dadon dhe Boris Belevskin, oficerë në ushtrinë shqiptare, Aleks Mavraqi, Selmam Shtjefni, Bajram Cuka e të tjerë që nuk u dihen as varret. Një nga ata dyzina të zhdukur është edhe major Muharrem Liku, bir i devotshëm i Tiranës. i shkolluar në Stamboll dhe i frymëzuar nga rilindësit, sidomos nga i kunati, Halit Bej Bërzeshta, ushtarak i shtetit shqiptar, ai i shërbeu atdheut dhe mbretit me besnikëri.Po atë natë terroristët arrestuan dhe vranë ushtarakun me gradën kapiten, Anton Fekeçi, lindur në Graz të Austrisë, por që banonte e shërbente në Shqipëri, nga që e ëma, Gjystina, ishte shkodrane nga familja e dëgjuar Bumçi. Antoni ishte një oficer model me formim perëndimor dhe shumë i aftë profesionalisht. Ai ndihmoi në modernizimin e ushtrisë shqiptare. Në mesnatën e 30 tetorit e thirrën në shtëpi dhe e pushkatuan 100 metra larg.

Gjenocidi për motive politike vazhdoi me intensitet brenda dhe në rrethinat e Tiranës. Më 3 nëntor 1944, forcat komuniste pushkatuan pa gjyq në Sharrë të Tiranës tre Deliallisët e shquar të Shijakut: Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut në Parlamentin shqiptar dhe i vëllai, Jakup Deliallisi, ish-kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit, të dy bij të një familjeje të madhe. Bashkë me këta martirë, u pushkatua edhe Isuf Allamani, nga familja në zë e Allamanëve të Matit. Ai themeloi Fermën e Xhafzotajt, një ekonomi moderne bujqësore e kapitaliste dhe ishte drejtori i saj, kur u arrestua e u pushkatua pa gjyq, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështjet politike. Po në Sharrë u pushkatuan pa gjyq dhe u hodhën mbi njëritjetrin në një përrua pesë viktima të tjera: kapiten Bajram Cuka, Selim Kelmendi, Ndue Pali, Minella Toçi dhe Selaudin Korça.Selim Kelmendi, nga Vuthaj i Gucisë, i kishte ikur me armë në dorë terrorit serbo-malazez tok me dy vëllezërit e tij, Rustem e Ramë, pjesëtarë të çetës së Azem Galicës, por nuk i shpëtoi dot terrorit të çetnikëve shqiptarë. Selaudin Korça, i biri i patriotit të madh, klerikut, filozofit, publicistit, poetit dhe antikomunistit të njohur Hafiz Ali Korça, që vazhdonte studimet e larta në Itali, por që erdhi në Shqipëri për t’u bërë pre e terrorit komunist.

Më 10 nëntor, ra pre e këtij terrori tek Ura e Brrarit oficeri Subi Topulli nga familja e shquar e topullenjve të Gjirokastrës. Vrasësit e masakruan dhe zhdukën çdo gjurmë të tij, duke hapur fjalë se ishte arratisur nga Shqipëria. Vijmë kështu te nata e 12 nëntorit në Tiranë, që është quajtur edhe “nata e Shën Bartolemeut”. Atë natë u bë masakra më e madhe, një dënim dhe vrasje kolektive pa gjyq e 11 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare. Ismail Agë Petrela është një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit. Në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: “Qëlloni, burrat një herë vdesin!” Terroristët këtë herë zgjodhën për të masakruar familjen e shquar Kokalari nga Gjirokastra. Pushkatuan natën e 12 nëntorit në skutat e hotel “Bristol”-it Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalarin. Muntazi dhe Vesimi, pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese “Mesagjeritë Shqiptare”, që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë, bashkë me vëllanë e tyre, Hamit Kokalarin, i cili shkroi atëbotë librin e famshëm “Kosova- djep i shqiptarizmit” dhe motrën Musine, shkrimtaren e parë shqiptare, nacionalisten dhe demokraten e shquar, që diktatura më pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq.

Po atë ditë, terroristët komunistë pushkatuan edhe Nebil Çikën, gazetarin, filozofin, publicistin, demokratin e madh. Ai goditi familjet e mëdha që kishin nxjerrë njerëz të shquar, për të ndërprerë traditën, për të tharë burimin, për të venitur e nënshtruar Shqipërinë. Një nga ato, është edhe familja tiranase Lleshi. Në mesnatën e 12 nëntorit, terroristë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së Lleshëve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistë apo ilegalë dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derës, një breshëri automatiku e la të vdekur e të mbuluar me gjak.Gjahut të tyre nuk i shpëtoi as Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi që shërbeu me përkushtim në Korçë, Fier dhe Durrës.. Terrori masakroi edhe njerëz të thjeshtë e të patrazuar në politikë. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit, kishte kryer në Itali shkollën teknike dhe ishte bërë mjeshtër në profesionin e tij. Njeri me iniciativë private, hapi një punishte të vogël, të cilën e zgjeroi në shoqërinë automobilistike SAKT. E pushkatuan në rrënojat e hotel “Bristol”, sepse ishte njeriu i biznesit, i iniciativës së lirë, i ekonomisë së tregut, investitor i suksesshëm, bamirës, njeriu i së ardhmes. Kështu u mbyll kjo masakër, që përgjaku Tiranën, më tutje edhe masakrave të tjera të përgjakshme në Shqipërinë e Veriut, që i hapën rrugën pushtetit komunist, që përgjaku Shqipërinë dhe kombin për gjysmë shekulli me radhë. 39 intelektualë shqiptarë, mes të cilëve, deputetë, gazetarë, juristë, ushtarakë, por edhe studentë, u pushkatuan në rrethinat e Tiranës, midis datave 28 tetor dhe 16 nëntor 1944, në emër të “Pushtetit Popullor”

Në 65 vjetorin e vrasjes së intelektualve Ambasadori i SHBA-së, John Withers e cilësoi makabre ngjarjen e ndodhur 65 vjet më parë, duke u shprehur se “ata u ekzekutuan vetëm sepse i shërbenin borgjezisë anglo-amerikane dhe jo proletariatit. Kjo mund të jetë një përgjigje midis një debati, por jo t’i merrej jeta atyre”.

Ndër të tjera, ambasadori Withers bëri një paralelizëm mes “të djeshmes” dhe “së sotmes”, ku beteja e njerëzve me ideale, sipas tij, duhet të jetë më aktive.
“Beteja që ata intelektualë u përballën dikur, është e njëjta me atë që po përballemi edhe sot. Sa herë që shohim censurë nga qeveria, duhet t’a kundërshtojmë atë, ashtu edhe kur kanoset apo intimidohet shtypi i lirë. Ne duhet t’i ndalojmë të gjitha këto akte. Ne nuk mund t’i japin pavdekësinë atyre, por përkushtimin tonë në nderim të intelektualëve që sakrifikuan jetën për ato ideale”, tha Withers.

Kush ishin 39 intelektualët!? Ata ishin në Tiranë , në profesionet e tyre, në shërbim të strukturave të shtetit shqiptar, dhe jo në shërbim të pushtuesve! Ata nuk ishin pajtuar me pushtuesin! Ata  i shërbenin shtetit të tyre, dhe pse ishte luftë, ata ishin në shërbim të qytetarve shqiptar! Njihuni me CV e tyre:

MUNTAZ KOKALARI

Lindur ne Gjirokaster me 1896. Kreu studimet juridike ne Turqi. Pjesmarres ne revolucionin e 24 Qershorit. Burgoset 4 vjet ne kalane e Gjirokastres. Ushtron detyren e avokatit, zotërues i disa gjuheve te huaja . Ne 1929 ishte noter ne Tiranë. Bashke me vellane Vesimin themeloi “ Mesagjerite shqiptare” per bindjet e tij politike pushkatohet pa gjyq se bashku me vellane dhe kusherine Salim Kokalari., me 12 Nentor 1944.

VESIM KOKALARI

Lindur ne Gjirokaster 1898. Kreu shkollen “ Rushdije” ne Stamboll profesor i gjuhes Franceze. Ne vitin 1932 ishte pjesetar i levizjes se Vlorës me Skender Muçon, Hysni Lepenicen etj. Arrestohet dhe dënohet me 101 vjet burg. Ne vitin 1943 themeloi shtepine botuese ku botoi kryeveprat boterore. Ky patriot dhe intelektual pushkatohet me 12 Nentor 1944.

SURJA KOKALARI

Lindur në Gjirokastër më 1903. Mbaruar studimet në Itali. Kushëri i parë i Musine, Muntaz e Vesim Kokalarit. Si antikomunist i vendosur u dënua me vdekje nga diktatura komuniste.

NEBIL CIKA

Lindur ne Preveze ne 1903( Greqi). Mbaron studimet ne kolegjin francez te Korfuzit dhe studimet e larta ne  Stamboll. Personalitet i shquar ne gazetari. Drejtoi me sukses gazeten” Arberia” dhe revisten” Minerva”. Shkrimet e tij paten jehone, dukem u cilesuar si shkrimtar i nivelit te larte per ngritjen e demokracise. Pushkatohet me 12 Nentor 1944.

ISMAIL AGË PETRELA

Lindur në Tiranë më 1897. Specializuar në Francë për farmaceutikë. Burre trim e patriot tiranas me horzontë të gjerë kulturor. Pjesmarrës aktiv në Revlucionin e ’24-ës. Pjesmarrës në Konferencën e Pezës 1942. Krijon Çetën nacionaliste kundër fashistëve italianë. Pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes në 1943. U pushkatoi në 3 nëntor 1944. Shtini iu tha vrasësve “ Burrat një herë vdesin”.

ALI  PANARITI

Lindur ne Korce  1903. Mbaron shkollen tregtare ne Rome. Ishte nje biznesmen i cili merej me ndertimin e rrugeve. Dallohej per shpirtin e tij humanitar. Pushkatohet me 10 Nentor 1944.

HAMID GREBLLESHI

Lindur ne Tiranë me 1907. Mbaron Akademine Ushtarake ne Turqi ku u diplomua oficer. Punoi ne armen e xhandarmarise deri ne vitin 1939. Largohet per arsye shendetetsore, por rrethanat e detyruan te vihet perseri, kesaj here oficer i prapavijes detyre te cilen e kryen deri me 28 tetor 1944 kur njesitet partizane e pushkatuan.

ISUF ALLAMANI

Lindur ne Mat me 1907. Kreu studimet ne Universitetin e Firences ne Itali, ne Fakultetin e Veterinarise. Arrestohet ne Shijak, bashke me tre balliste  i cojne ne grupin partizan te Pezes. E mandej drejt Tiranës ne fshatin Sharre. Ne 3 Nentor 1944, ku nje skuader partizane me bresheri automatikesh i mori jeten.

HAZIS BLLOSHMI

Lindur në Librazhd 1903. Kreu akademinë ushtarake në Itali. Oficer karriere, i cili u persekutua nga komunizmi, që gjatë luftës dhe deri në vitin 1990 kreu pushkatime , burgosje, internime. Blloshmi përqafoi nacionalizmin nëpërmjet organizatës Balli Kombëtar. Azisi kapet në 2 nëntor 1944 dhe pushkatohet nga partizanët e brigadës së parë komanduar nga Mehmet Shehu.

SELIM KELMENDI

Lindur në Vuthaj më 1902. Diplomuar si ushtarak në  Itali. Shërbeu deri në fund të jetës si ushtarak në Ushtrinë Kombëtare. Dallohej si oficer i talentuar me pikëpamje nacionaliste. Pushkatohet nga guerriljet partizane më 11 nëntor 1944.

NAZMI URUÇI

Lindur në Dibër 1904. Oficer karriere. Ka shërbyer gjer në fund të jetës së tij në rrjeshtat e ushtrisë kombëtare. Me urdhër të Mehmet Shehut arrestohet nga njësi partizane dhe pushkatohet në 12 nëntor 1944.

HASAN DINE

Lindur ne Maqellare, Dibër 1906. Fillimisht mbaroi shkollen teknike amerikane ne Kavaje, mandej vazhdoi studimet ne  Akdemine Ushtarake ne Itali. Sherbeu vite me radhe si oficer ne komanden e Pergjithshme. Me 2 Nentor 1944, pushkatohet nga guerrilet partizane

SHEFQET DELIALLISI

Lindur ne Shijak me 1911. Fisi I Delialliesve shquhej per kontributin e tyre patriotik, qe gjithcka ia dedikuan Shqiperise dhe Kombit.  Shefqeti mbaroi Akdemine Ushtarake ne Itali, duke sherbyer me devotshmeri ne rreshtat e ushtrise kombetare shqiptare. Me 13 Nentor pasi e torturuan e vrane, duke zhdukur cdo gjurme, sepse e urrente komunizmin.

KAPLLAN DELIALLISI 

Lindur ne Shijak 1902. Nacionalizmi i Deliallisve fillon me Ismail Qemalin e ne vazhdim. Qe ne vitin 1920- 1932 ka qene deputet i Shijakut. Pjesmarres aktiv ne revolucionin demokratik kunder Zogut, I cili e internoi familjarisht. Pas kesaj nuk u mor me me politike. Pra pse duhej te vritej ky nacionalist nga forcat partizane me 3 Nentor 1944?!

JAKUP DELIALLISI

Lindur ne Shijak  1907, vellai i Kapllanit, perse nuk duhej te jetonte!? Dy xhaxhallaret e tyre Nasari dhe Ymeri shoqeruan Ismail Qemalin per ne Vlorë. Me 28 Nentor 1912 ngriten flamurin kombetar ne mes te Shijakut. Per vite me radhe ka qene kryetar komune. Naten e zeze te 3 Nentorit te vitit 1944 forcat partizane moren jeten e 3 Delialliasve po kursesi nuk shuan idealet e tyre nacionaliste.

LLUKA XHAMARI

Lindur ne Durrës me 1902. Mbaroi shkollen teknike ne Itali. Biznesmen i mesem ne shoqerine automobilistike. Njeri me zemer te madhe. Atdhetar dhe demokrat i madh. Naten e 12 Nentorit 1944, terroristet komuniste e pushkatuan, duke i lene nenes se tij amanetin “KUJDES FEMIJET SE PUNA IME MBAROI, jam viktime e pafajshme”.

JORGJI MEMA

Lindur ne Shtermen te Elbasanit me 1907. Mbaron normalen e Elbasanit. Ne vitet 1928-1932 sherbeu ne garnizonin ushtarak te Vlorës e Elbasanit. Me vone nenpunes ne administraten shteterore. Ne vitin 1943 sekretar i Ballit Kombetar per Elbasanin, organizate nacionaliste. Jorgji Mema ishte viktime e fundit e terrorit komunist me 16 Nentor 1944.

BORIS BELESKI 

Lindur në Rusi më 1898 “ Rus i Bardhë”. Diplomuar si oficer në Rusi në Akademinë Ushtarake Moskë. Shërbeu si instruktor në Ushtrinë Kombëtare. Arrestohet në 12 Nëntor 1944 dhe pushkatohet nga një skuadër partizane

RIFAT TËRSHANA

Lindur në Dibër 1904. Kryen akademinë ushtarake dhe fiton gradën Toger. Arrestohet në 22 tetor 1944. Ka shërbyer vazhdimisht në rrjeshtat e ushtrisë Kombëtare. Pushkatohet nga njësi partizane me urdhër të Mehmet Shehut në 1944.

MUHARREM LLESHI

Lindur ne Tirane 1887. Rrjedh nga nje familje Atdhetare. Dy djemte e tij Sulejmani dhe Islami benin pjese ne Organizaten Balli Kombetar. Pikerisht per kete naten e 12 Nentorit 1944, njesite Partizane vrane Lleshin.

RAKIP KALENJA

Lindur ne Mallakaster me 1901. mbaron gjimnazin e Shkodres, mandej vazhdon studimet ne Akademine Ushtarake Torino ( dega e xhenjos). Me 7 Prill 1939, luftoi me arme ne dore kunder fashisteve italiane. 12 nentor 1944, pushkatohet me urdher te Mehmet Shehut.

MUHARREM LIKU

Lindur ne Tiranë. kryen studimet e larta ushtarake ne Stamboll . Me 1920 kontribon si oficer i karieres ne organizimin e ushtrise shqiptare. Morri pjese intesivisht ne mbrojtje te kufijve teritoriale te eliminuar eliten e oficerave te cilet urenin komunizmin . Ne mesnaten e 31 Tetorit 1944 pushkatohet nga njesite partizane.

SUBI TOPULLI

Lindur ne Gjirokaster me 1891. Oficer i karrieres ne ushtrine kombetare. Mbaruar Akademine Ushtarake ne Itali. Pasardhes I Bajo dhe Çerciz Topullit rilindasve qe jeten ia dhuruan Atdheut dhe Kombit. Pushkatohet nga njesitet partizane naten e dates 12 Nentor 1944.

ABDULLAH SARACI

Lindur në Tiranë 1910. Kreu akademinë ushtarake në Itali. Kapiten I Ushtrisë Kombëtare. Komunistët kriminelë më 1 Nëntor 1944 e pushkatuan së bashku me Major Muharrem Likun.

Prof. Dr. LORENC BASHA

Lindur ne Shkodër ne 1900. Kreu shkollen franceskane ne Shkodër kurse studimet e Larta ne Austri ne degen e Linguistikes. Vite me radhe nendrejtor i gjimnasit te shtetit ne kryeqytet. Atdhetar dhe intelektual i rangut te larte. Ne 12 Nentor 1944, me urdher te Mehmet Shehut pushkatohet

ANTON FEKEÇI

Lindur ne Shkodër me 1917, me baba Austriak Josif Pekec dhe me nene shqiptare, bije nga dera e Boriçeve. Keshtu Anton Fekeci vendoset perfundimisht ne Shqiperi duke sherbyer si oficer ne ushtrine kombetare. Naten e 30 tetorit 1944 guerilet Partizane e pushkatojne.

AKIL SAKIQI

Lindur ne Dibër te madhe 1907. Mbaroi me rezultate te shkelqyera Liceun e Korces. Diplomuar ne Akademine ushtarake ne Rome. Italine fashiste e priti me arme ne dore. Dallohej per zotesine  e tij ne rrjeshtat e ushtrise Shqiptare. Akili si dhe shume oficere urenin komunizmin. Naten e 28 tetorit 1944 ne prakte “Çlirimit” me urdhër te E.Hoxhes pushkatohet.

PETRAQ PEKMEZI

Lindur në Ohër 1901. Mbaroi fakultetin e inxhinierisë në universitetin e Vienës, zotëronte pesë gjuhë të huaja. Pushkatohet nga guerrilët partizanë në 12.11.1944.

BAJRAM CUKA

Lindur me 1895 në Lis të Matit; shkollohet ne Shkollen e Xhendarmarise së Shtetit shqiptar; gradohet kapiten; punon nga vitet ’30-’44 Komandanti i Durrësit; pushkatohet  me 3 nëntor 1944 në Sharrë të Tiranës.

MEHMET  MAHMUT DADO

Ka lindur me 1918 ne Gur te Bardhe MAT; mbaron akademine ushtarake ne Itali; dhe diplomohet shkëlqyeshëm në këtë akademi. Zotëronte 4 gjuhë të huaja; nuk prononte të bënte betimin përpara flamurit Italian, por vetëm atij shqiptar; vritet nga njësitet guerrile në nëntor 1944.

SELMAN OSMAN  SHTJEFNI

Lindur me 1 Dhjetor 1905 në Shtjefën të Matit. Shërben në kalorësinë mbretërore ku shkëlqen dhe gradohet me gradën “kapiten’; Pushkatuar me 31 Tetor 1944 së bashku me komandantin e tij rusin e bardhë, Boris Belevsi.

ALEKS MAVRAQI

Lindur me 1895 ne Preveze. Mbaron studimet per gazetari; punon me gazetarin e shquar Nebil Çika; martohet me te motren e tij; nje personalitet e ishquar i gazetarise shqiptare te viteve ’30; pushkatohet ne hotel Bristol ne nentor 1944.

SELAUDIN ALI KORCA

Lindi ne vitin 1911; i biri i patriotit Hafiz Ali Korça ndërpret studimet në Itali për të ardhur në atdhe me porosi të babait të tij në luftë kundër fashizmit dhe nazizmit. Pushkatohet në  Tiranë në vitin 1944

 

Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin më ’61: Hysni Kapo nga Moska lidhej me Enverin në Tiranë

Materiali i mëposhtëm është një punim i Andrey Edemskiy, i Institutit për Studime Sllave në Akademinë Ruse të Shkencave. Autori sjell për herë të parë si burim arkivor deri më tani të papublikuar, Fondet 2, 3 dhe 10 të Arkivit Shtetëror Rus, për Historinë Bashkëkohore, përmes të cilit mund të shohim optikën sovjetike mbi atë që po ndodhte në raportet me Shqipërinë në vitet 1960-1961. Këto burime ndihmojnë që disa mite në historiografinë e më pas imagjinatën kolektive shqiptare të rishikohen. Miti i “betejës” në bazën e Vlorës, duhet parë përtej optikës së ngushtë të një fitoreje shqiptare dhe demonstrimit të forcës, pasi të paktën sipas dokumentacionit në fjalë, nuk rezulton që sovjetikët të kenë patur ndonjëherë ndërmend skenarë ushtarakë në Shqipëri. Megjithatë akademiku rus e mbyll punimin me theksimin se ka nevojë që burimet të krahasohen, për të kuptuar më shumë atë që ka ndodhur.  

 

Një gjë del e qartë: pavarësisht sjelljes apo gabimeve të sovjetikëve – të cilat pranohen si të tilla – Enver Hoxha nuk ia la rastësisë shkëputjen me sovjetikët. Ai e kishte qëllim politik atë dhe e provokoi deri në fund, së pari duke luajtur në marrëveshje me palën kineze dhe së dyti duke minuar klimën e bashkëpunimit. Mbetet për t’u hulumtuar se çfarë qëndron pas kësaj politike, por p.sh., interpretimi i autorit për takimin në Tiranë mes tij dhe Andropovit dhe Pospjellovit, jep të kuptojë se Enver Hoxha është ndjerë i rrezikuar personalisht prej sovjetikëve.

Dhe vendosi të spastronte partinë nga çdo element i mundshëm pro tyre dhe pastaj në dritën e fërkimeve sovjeto-kineze të përgatiste përshkallëzimin e situatës, duke qëndruar publikisht si një komunist i vendosur që kishte kapur në gabim ideologjik sovjetikët. Është po ashtu e pasqaruar mirë, edhe me këto dokumente, nëse afrimi i Hrushovit me jugosllavët ishte refleks i prishjes me Shqipërinë, apo lidhet me një politikë të Kremlinit në Ballkan. Autori thotë se në çdo rast, afrimi me Jugosllavinë, i dha një alibi Hoxhës, i shtroi edhe më tej rrugën atij drejt shkëputjes përfundimtare.

Studimi i Andrey Edemskiy , nga Instituti për Studime Sllave në Akademinë Ruse të Shkencave

Kompleksi i jashtëzakonshëm i proceseve historike në Ballkan në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, përbën qysh tani padyshim një çështje premtuese studimore teksa shumë dokumente arkivore janë bërë të aksesueshme. Konflikti sovjeto-shqiptar në fillim të viteve ’60-të, në të gjitha aspektet e tij, ideologjike, politike dhe ekonomike, ka tërhequr vëmendjen e kërkuesve që në ngjizjen e tij.

Një përparim serioz në hulumtimin e këtij problemi është bërë në vitet e fundit, si rrjedhojë e përdorimit të materialit të pasur dokumentar në shqip nga arkivat shqiptare; kërkues shqiptarë kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar në studimin e këtyre ngjarjeve. Për fat të keq rezultatet e kërkimit që shfrytëzojnë materiale dokumentare sovjetike nuk janë po kaq të rëndësishme.

Shumë dokumente me rëndësi janë ende të klasifikuara, por dokumentet që janë tashmë të disponueshme nga arkivat ruse, bëjnë të mundur të hedhim më shumë dritë mbi ngjarjet e shkuara. Ky artikull është përpjekja e parë për të dhënë një kontribut më shumë në këtë drejtim, krahas detyrës së identifikimit të shenjave të një intensifikimi të kontakteve sovjeto-jugosllave, në të njëjtën kohë.

Dallimet sovjeto-shqiptare që u shfaqën në mesin e viteve ’50-të, për shkak të mos aprovimit nga udhëheqja shqiptare të lëvizjeve të Hrushovit drejt normalizimit të marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe dënimi i “kultit të individit” të Stalinit, vijuan edhe më tej të akumulojnë potencial negativ. Në vitin 1959, lideri sovjetik, Hrushovi, nuk i priti mirë vlerësimet për planet e zhvillimit të prezantuara atij nga pala shqiptare, gjatë vizitës që bëri në Shqipëri në muajin maj.

Përpjekjet e Moskës për të negociuar me Uashingtonin mbi një gamë çështjesh me rëndësi globale, i shtoi edhe më tej vështirësitë në raportet mes Moskës dhe Tiranës. Gjithsesi, deri në verën e vitit 1960, marrëdhëniet sovjeto-shqiptare vijuan të zhvilloheshin relativisht pa fërkime brenda kuadrit të një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të ndershëm ekonomik e mbi të gjitha, të një ndihme të konsiderueshme dhe të gjithanshme sovjetike për Shqipërinë. Dallimet e përmendura më sipër mbetën anësore deri në pranverë-verën e vitit 1960.

Si drejtues i një vendi të vogël, Enver Hoxha dhe enturazhi i tij nuk e konsideronin të mundshme sfidën ndaj sovjetikëve, fuqia e madhe në krye të kampit sovjetik.  Situata ndryshoi në pranverë të vitit 1960. Në fund të prillit disa artikuj që u shfaqën në shtypin kinez (pak më vonë ato u mblodhën dhe u botuan në një broshurë të titulluar: Rroftë Lenizmi!) demonstruan se lidershipi kinez shprehu hapur, ndonëse indirekt, madje deklaroi mos aprovimin e vet me pozicionin sovjetik, mbi strategjinë e bllokut sovjetik dhe lëvizjes botërore komuniste, për një sërë çështjesh që kishin të bënin me qasjen e shtetit në problemet ndërkombëtare dhe perspektivën e tyre.

Deri në vitin 1960, Moska nuk i ishte përgjigjur këtyre pikëpamjeve me asnjë mënyrë, duke besuar se dallimet e dyanshme ideologjike nuk duhet të diskutoheshin publikisht, në media, por më tepër në takime personale. Një mundësi për të kritikuar pozicionin kinez u vetë prezantua, ose kështu iu dukej liderëve sovjetikë, në fund të qershorit në Bukuresht, gjatë një takimi mes delegacioneve respektive në Kongresin e Partisë së Punëtorëve të Rumanisë. Ishte bërë e nevojshme që polemika të ndalej në kampin sovjetik.

Pasi anulimi i samitit të Fuqive të Mëdha në Paris në mes të muajit maj, për shkak të fluturimit të një avioni spiun amerikan mbi territorin e Bashkimit Sovjetik, dukej se konfirmonte se paralajmërimet kineze ishin më të argumentuara nga sa dukeshin. Avioni amerikan ishte rrëzuar nga sovjetikët dhe pranimi prej pilotit të kapur se ai ishte me një mision spiunimi, duket se e provonte të gabuar Hrushovin në kursin e tij për arritjen e një detante me SHBA-ës si dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare.

Në fillim të qershorit, liderët sovjetikë hodhën idenë e një “takimi të partive motra të komunistëve dhe punëtorëve” në Bukuresht(vendimet e Presidiumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, të datave 2 dhe 7 qershor). Synimi fillestar ishte diskutimi i krizës së situatën ndërkombëtare, që u bë e sikletshme pas anullimit të samitit të Parisit. Vetëm më vonë, me nismën personale të Hrushovit, në Moskë u përgatit një notë informative përmes së cilës kritikoheshin pikëpamjet e liderëve kinezë si false dhe të dëmshme. Në 22 qershor, lidershipi sovjetik vendosi ta shpërndante këtë dokument te liderët e vendeve të bllokut komunist.

Dhe më pas, në Bukuresht, në takimet e improvizuara të delegacioneve të huaja që kishin ardhur si të ftuar në Kongresin e partisë rumune, lideri sovjetik Hrushov kritikoi lidershipin kinez. Delegacioni shqiptar drejtohej nga “numri tre” sipas hierarkisë partiake, Hysni Kapo, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai u koordinua me Enver Hoxhën që ishte në Tiranë dhe si asnjë nga pjesëmarrësit e tjerë, që nga fillimi i takimit, nuk ishte aktiv në fushatën e improvizuar të dënimit të pikëpamjeve të lidershipit kinez, teksa iu shmang detyrimit të rendit alfabetik për të folur i pari.

Edhe një sjellje e tillë pasive e Kapos e mërziti Hrushovin.

Fakti se lidershipi shqiptar ishte shmangur të mbështeste Hrushovin në kritikën e tij ndaj pikëpamjeve kineze në Bukuresht, nuk e ndaloi kryeministrin e Republikës Popullore të Shqipërisë, Mehmet Shehu, t’i dërgonte një letër qeverisë sovjetike, përmes së cilës i kërkonte 50 mijë ton grurë që të niseshin drejt Shqipërisë, nga gushti në dhjetor të atij viti, e që nevojiteshin si pasojë e kushteve të pafavorshme të motit dhe një plani të parealizuar për drithërat.

Letra mbeti pa përgjigje. Vetëm në muajin gusht, kur ministri shqiptar i Tregtisë përsëriti të njëjtën kërkesë Ministrisë sovjetike të Tregtisë me Jashtë, duke nënvizuar nevojën urgjente për të paktën 10-15 mijë ton grurë brenda shtatorit, Moska u vu në lëvizje për ta përmbushur atë. Sipas vendimit të 1 shtatorit, Shqipëria do të furnizohej me vetëm 10 mijë ton grurë gjatë periudhës shtator-tetor 1960. Theksohej se sipas Marrëveshjes Tregtare dypalëshe, Tirana duhet të paguante për to në mallra vitin e ardhshëm.

Meqenëse sovjetikët nuk kishin stok të lirë gruri, u vendos që kërkesa të përmbushej nga rezervat shtetërore, duke marrë parasysh se 10 mijë tonët e grurit të dorëzuar, do të zbritshin nga sasia e parashikuar për eksport në vitin 1960. Gruri duhet të ngarkohej në anijet e marinës sovjetike në portet e Detit të Zi. Një tjetër valë fërkimesh në marrëdhëniet sovjeto-shqiptare u shfaq në nëntor 1960, gjatë takimit botëror të partive Komuniste, zhvilluar në Moskë.

Siç mund të shihet në dokumentet arkivore, në ndryshim nga ajo që ndodhi në Bukuresht në fund të qershorit, kësaj radhe delegacioni shqiptar erdhi në Moskë me qëllim marrjen e krahut kinez për të gjitha çështjet për të cilat Kina dhe Bashkimi Sovjetik, kishin pozicione të ndryshme në muajt e fundit. Qëndrimi tyre ishte vendosur në Plenumin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, më 1 nëntor 1960.

Delegacioni udhëhiqej nga Enver Hoxha dhe nuk kishte pse të humbej kohë me konsultime me Tiranën, siç kishte bërë Kapo në Bukuresht, në fund të qershorit. Ky ndryshim në qasjen shqiptare është shpjeguar në mënyra të ndryshme. Sipas një tradite të gjatë në historiografinë perëndimore, ajo ishte rezultat i një lufte të brendshme në parti, që përfundoi në fund të gushtit 1960.

Fitimtarët e saj adoptuan një linjë të vendosur pro-Pekinit në sfidimin përherë në rritje të tij ndaj lidershipit sovjetik në bllokun komunist dhe lëvizjen komuniste botërore. Nga ana tjetër, historiografia bashkëkohore shqiptare, ka ofruar një pamje të re të këtyre ngjarjeve sipas të cilës zërat për një betejë të brendshme në parti, ishin false, përderisa që pas “fjalimit sekret” të Hrushovit në shkurt 1956, Enver Hoxha kishte eliminuar të gjithë opozitën potenciale, duke spastruar shumë anëtarë të partisë dhe zyrtarë të lartë që mundet potencialisht të adoptonin kriticizmin sovjetik të “kultit të personalitetit” në Shqipëri atë vit.

Disa përpjekje të sovjetikëve për të ulur shqiptarët në një diskutim të hapur dypalësh në mënyrë që të mbyllej plaga e hapur, shkuan kot. Sapo Hoxha mbërriti në Moskë, sovjetikët i shpërndanë delegacioneve të huaja përgjigjen e tyre ndaj letrës së shtatorit të Partisë Komuniste të Kinës, në të cilën Shqipëria përshkruhej si një tirani, në të cilën të ishe një mik i Bashkimit Sovjetik, ishte e rrezikshme. Me një hapje të tillë, Enver Hoxha ishte shumë i acaruar për t’u takuar me Hrushovin.

Vetëm pas ndërmjetësimit të komunistëve francezë, shqiptarët pranuan të takohen me përfaqësuesit sovjetikë në datat 10-11 nëntor. Hoxha u takua më në fund me Hrushovin, një ditë më vonë, më 12 nëntor. Sipas burimeve shqiptare, përfaqësuesit sovjetikë në takimin e parë ishin Mikhail Susllov, Juri Andropov, Frol Kozllov, Anastas Mikojan dhe Petër Pospjellov.

Diskutimi nisi qetë. Në përgjigje të pyetjes së sovjetikëve: “Çfarë doni në këmbim të një përmirësimi të marrëdhënieve tuaja me ne”, Hoxha u kujtoi atyre të gjitha incidentet që kishin ndodhur gjatë verës, si përpjekja sovjetike për të minuar unitetin e lidershipit shqiptar, mbështetja e disidentëve politikë dhe incidentet mes marinarëve dhe oficerëve shqiptarë dhe sovjetikë në bazën detare në Vlorë.

Hoxha parashtroi një sërë kërkesash në mënyrë që incidente të tilla të shmangeshin në të ardhmen, por pala sovjetike i hodhi poshtë ato duke vënë në dukje një sentiment antisovjetik që ishte përhapur në Shqipëri. Në rrjedhën e diskutimit, Hoxha argumentoi se kishte patur edhe më herët mosmarrëveshje mes të dyja palëve, si p.sh., ato mbi Jugosllavinë dhe çështje të tjera dhe se të gjitha kishin burim palën sovjetike.

Hrushovi u duk i befasuar: “Është diçka e re për mua që ne kemi patur pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje. E dëgjoj për herë të parë…Problemin jugosllav, që ju e konsideroni si temë mes nesh, mund ta lëmë mënjanë për momentin. Kjo nuk është një çështje parimore”. Por Hoxha insistoi se çështja ishte në fakt parimore dhe se Hrushovi nuk kishte dashur për një kohë të gjatë ta kuptonte. Lideri shqiptar akuzoi Hrushovin për përkeqësimin e marrëdhënieve pas takimit të Bukureshtit.

Por Hrushovi ngriti dyshimin se; “ju duket nuk keni qenë në marrëveshje me ne edhe para Bukureshtit”. Më pas ata shkëmbyen akuza të rënda lidhur me mbështetjen e mundshme sovjetike ndaj liderëve shqiptarë, të spastruar së fundmi dhe që kishin simpati për Bashkimin Sovjetik. Hrushovi sulmoi bashkëbiseduesit e tij “për përjashtimin e një gruaje të fuqishme si Belishova në një mënyrë staliniste”.

Në atë moment, diskutimi tashmë i nxehtë kaloi te çështja e bazës detare të Vlorës, rreth akuzave të oficerëve dhe detarëve sovjetikë që konfrontoheshin me shqiptarët në territorin e tyre. Në një klimë polemike, Hrushovi përmendi mundësinë e heqjes së këtij instalimi ushtarak nga Shqipëria. Diskutimi u mbyll më në fund kur Hrushovi e krahasoi mënyrën e Enver Hoxhës në diskutim, me atë të kryeministrit britanik, Harold Mekmilan, i cili; “donte po ashtu të më fliste mua në këtë mënyrë”.

Mikojani shtoi se; “Hoxha flet më keq se Mekmilan”. Delegacioni shqiptar u ngrit dhe u largua. Teksa po dilte, fjalët e fundit të Mehmet Shehut për Hrushovin ishin se; “Shqipëria do të mbetet përherë besnike ndaj Bashkimit Sovjetik dhe një anëtare e kampit socialist”.

Është e qartë se në qendër të përpjekjeve për të mbyllur ndarjen fillestare ishin dallimet në mentalitet, të rënduara nga një perceptim i dhimbshëm i përfaqësuesve të një vendi të vogël për lehtësinë me të cilën bashkëbiseduesit e tyre, si përfaqësues të një fuqie të madhe, interpretuan deklaratat e tyre. Nga ana tjetër, bashkëbisedimi shkoi njësoj sikur pala shqiptare kishte pritur të gjente një arsye që t’i priste drutë shkurt. Dhe kjo ndodhi në të vërtetë, sapo u paraqit një mundësi nga sovjetikët.

Tani kërkuesit janë të vetëdijshëm për humorin me të cilin shqiptarët arritën në Moskë, pas sesionit plenar të PPSh-së më 1 nëntor dhe është e qartë se të drejtat që sovjetikët i mveshën vetes gjatë takimit të 12 nëntorit luajtën në favor të shqiptarëve. Më 14 nëntor, të vetëdijshëm për gabimin e tyre dhe në përpjekje për ta ndrequr atë, lidershipi sovjetik i dërgoi një letër të shkurtër liderëve shqiptarë, adresuar “delegacionit të Partisë së Punës së Shqipërisë” dhe duke i quajtur ata “shokë”. Në letër sovjetikët propozonin “vazhdimin e takimit mes përfaqësuesve të partive tona në një kohë të përshtatshme për delegacionin tuaj”.

Ata po ashtu shprehnin keqardhjen që pala shqiptare kishte ndërprerë takimin, duke u përpjekur të siguronin se “askush nga ne nuk kishte apo ka ndonjë qëllim për të fyer ndonjë nga përfaqësuesit shqiptarë”. Ata shprehnin keqardhjen që shqiptarët ishin larguar shumë shpejt për të dëgjuar pjesën e fundit të fjalisë së ndërprerë (“ata duhet ta dëgjonin fundin e fjalisë”) “fjalisë së ndërprerë dhe të keqinterpretuar”, “pavarësisht dëshirës së sinqertë të delegacionit sovjetik për të vazhduar” bisedimet.

Sovjetikët propozuan që takimi të vazhdonte qoftë në përbërjen e mëparshme, ashtu edhe mes “përfaqësuesve të autorizuar” të të dy komiteteve qendrorë, për të diskutuar çështje të interesit të “të dyja partive”. Pala sovjetike demonstroi durim, duke premtuar të priste derisa “shokët shqiptarë të jenë gati për të rivendosur kontaktet” me përfaqësuesit e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Në të njëjtën kohë, sovjetikët shprehën gatishmërinë e tyre për një takim në nivel kryeministrash, duke tërhequr vëmendje në “disa çështje që shqetësojnë dy shtetet tona dhe duhen diskutuar”, duke propozuar në fakt takimin në çdo nivel “që shokët shqiptarë do të gjejnë të përshtatshme”. Kërkuesit nuk kanë sqaruar ende nëse sovjetikët arritën të dërgojnë këtë letër pranë delegacionit të PPSH-së po atë ditë (më 14 nëntor), siç u propozua nga Juri Andropov që ishte përgjegjës për përpilimin e saj. / Memorie.al

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

 

Në një vend që supozohet të jetë ndër më të mbrojturit. Aty ku çdo lëvizje, çdo hyrje dhe çdo kthesë filmohet e regjistrohet nga dhjetëra kamera, ndodhi që siguria u thye në formën më të ashpër nga plumbat e kallashnikovëve.

Pak pas mesditës së datës 11 nëntor 2025, rreth orës 14:15, një makinë e ndaluar në rrethrrotullim, në hyrje të rrugës që të çon drejt Aeroportit “Nënë Tereza”, kishte ndaluar duke pritur një tjetër makinë që do të dilte nga parkingu i Rinasit.

Në 75 sekonda ndodh gjithçka. Të paktën 82 plumba të shkrepur drejt një “Mercedes”-i të bardhë lanë të vdekur në vend një 47-vjeçar pasagjer në këtë mjet dhe drejtuesi 42 vjeç u plagos rëndë dhe ndërroi jetë pas 4 ditësh në spital.

Hetimet flasin për profesionalizëm të lartë e një koordinim në kufijtë e perfeksionit.

Çfarë e mundësoi që një veprim i tillë të realizohej në një zonë të mbikëqyrur? A ishte dështim teknik? Një rrjedhje informacioni? Apo diçka më e errët, koordinim nga brenda?

Hetimi do të kërkojë përgjigje në videot që regjistruan çdo kënd, në dëshmitë e kalimtarëve dhe në komunikimet që po shqyrtohen tashmë nga grupi hetimor.

Por një detaj i ftohtë vjen si një goditje tjetër. Vetëm 2 minuta pas largimit të autorëve, një delegacion shtetëror kaloi në të njëjtën rrugë. Pranë makinës së bërë shoshë nga plumbat e ku brenda saj ndodhej një i pajetë e një tjetër që vetëm merrte frymë.

Një kalim që ngrit pyetjen më të thjeshtë dhe më shqetësuese: Çfarë na tregon kjo për kontrollin dhe për menaxhimin e informacionit në zemër të kryeqytetit?

Në orët dhe ditët që vijojnë, ne do të ndjekim gjurmët që lë pas kjo ngjarje. Prova, video, dhe njerëzit që mund të dinë më shumë. Sepse kur një akt i tillë kriminal ndodh në vendin që e konsiderojmë më të sigurtin, dyshimet mbeten se kush e rrëzon gardhin e kontrollit dhe për çfarë arsye?

Rëndësinë një krimi të tillë, nuk ia jep vetëm vendi ku ndodhi ngjarja, por edhe personazhi që u ekzekutua. E po ashtu edhe grupi që mori pjesë për realizimin e atentatit. Katër autorë, 3 kallashnikovë dhe një pistoletë.

Viktima ishte Gilmando Dani. Një emër i njohur ndër vite në konfliktet më të ashpra të Tiranës. Por më tepër, i njohur si njeriu më i besuar i Emiljano Shullazit, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe që ka një historik të gjatë arrestimesh, akuzash e ngjarjesh ku është dyshuar e hetuar se mund të jetë përfshirë bashkë me 47-vjeçarin që mbeti i vrarë.

Personi që u plagos rëndë në këtë atentat e më pas ndërroi jetë, ishte pjesë e strukturave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i emëruar aty në shtator të vitit 2025, në rrethana të dyshimta. Megjithatë në atë ngjarje nuk ishte si agjent i AMP-së. Ishte si bashkëshoqërues i Gilmando Danit në udhëtimin e tij 5 ditor në Barcelonë, ku udhëtuan, qëndruan e u kthyen bashkë. Ndërsa ditën e ngjarjes ishte drejtues i makinës që u sharrua nga plumbat.

Të tjera pikëpyetje për sigurinë ngre edhe largimi i atentatorëve. Makina e tyre përshkoi 14 kilometra nga vendi i ngjarjes deri në fshatin Halil të Fushë – Krujës, ku u gjet në flakë bashkë me armët e krimit brenda. Një skemë tipikë e atentateve të ngjashme, e kryer edhe në dhjetëra vrasje të tjera, madje pothuajse edhe në të njëjtin vend.

Pistat? Larje hesapesh, hakmarrje por dhe reagim pas mesazhe të errëta të dalë nga rrjetet e koduara.

Por si mund të ndodhë një vrasje e tillë në një zonë kaq të monitoruar?

Kush e dha informacionin?

Dhe kë duhet të trembë kjo goditje?

A është kjo ngjarje rikthim i një “lufte” të vjetër?

VRASJA NË 75 SEKONDA

Aty ku në ditë të tjera qëndrojnë efektivë Policie, patrulla, madje dhe grupe të gatshme, më 11 nëntor 2025, nuk kishte asnjë prej tyre. Madje vetëm disa makina që qarkullonin pa trafikun e rënduar që jemi mësuar të shohim.

Në orën 14:14, makina e atentatorëve “Toyota” me targa greke të vjedhura është e ndaluar me bllokazh në afërsi të rrethit në krahun e djathtë.

Makina qëndron aty dhe pas 20 sekondash fillon të lëvizë dhe kalon në krahun tjetër të rrethit, përballë, vetëm pak metra larg Komisariatit të Rinasit, duke qëndruar po me bllokazh edhe 20 sekonda të tjera.

Më pas hapen dyert dhe zbresin 3 autorët, sapo shohin që makina ku ndodhej objektivi i tyre po i afrohej rrethit dhe nisin menjëherë të qëllojnë.

Pasi goditet me armë për 4 sekonda, drejtuesi i mjetit humb drejtimin dhe pa kryer harkun në rreth, mjeti ecën diagonal derisa mbetet i ndaluar.

Në një moment 3 atentatorët kthehen për të hipur në mjetin e tyre, por pasi shohin makinën e objektivit që kishte ndaluar kthehen sërish për ta qëlluar.

Njëri prej tyre, me hap normal, përshkon mes për mes rrethit, me automatik në dorë dhe i afrohet makinës. Menjëherë pas tij shkon edhe autori tjetër, pasi në dukje, të parit i ngec arma dhe personi tjetër i jep një armë që në dukje është e shkurtër, e ngjashme me pistoletë. Ndërsa makina e tyre vijon rrugën për pak metra me dyer të hapura.

Personi që i dha armën kthehet tek makina, ndërsa autori tjetër, me dy armët në duar, vijon i qetë drejt mjetit të ndaluar ku ishte objektivi, hedh njërën armë në tokë dhe me tjetrën afrohet tek xhami, në krahun e pasagjerit, ku ishte Gilmando Dani dhe qëllon edhe disa herë drejt tij.

Në këtë moment bashkëpunëtori i tij kthehet serish dhe ecën me vrap në drejtim të tij. Teksa i pari merr armën që kishte hedhur në tokë, i dyti qëllon edhe disa herë të tjera, në distancë, drejt makinës “Mercedes”.

Gjithçka zgjat 75 sekonda. Më pas autorët hipin në makinë e cila lëviz me shpejtësi në drejtim të rrugës që të çon drejt Fushë – Prezës dhe Fushë-Krujës.

Rezulton që autorët të kenë përdorur një rrugë rurale, e përdorur edhe në ngjarje të tjera, që të çon drejt Niklës dhe fshatit Halil ku u gjet e djegur makina.

KUSH ËSHTË GILMANDO DANI

Në dosjet e drejtësisë emri i Gilmandi Dani shfaqet për herë të parë në mesin e viteve 2000. Ai ndjek një jetë paralele me atë të Emiljano Shullazit, figura qendrore e grupit, për të cilin Prokuroria ka ngritur disa akuza të rënda ndër vite.

Nëse për Emiljano Shullazin, kishte nisur një hetim për dyshime të përfshirjes në linja të trafikut të drogës që në vitin 2003, madje edhe me dyshimet se ishte pjesë e një grupimi që njihej me herët si “Djemtë e Rrugës së Kavajës”, emri i Gilmando Danit shfaqet krah tij pak më vonë.

Për 15 vjet, nga viti 2006 deri në vitin 2021 Dani është dënuar 4 herë nga Gjykatat.

Dënimet e Gilmando Danit

Më 16 qershor 2006 dënohet nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 8 muaj burg për “armëmbajtje pa leje, sigurim i mjeteve për vjedhje” dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Më 11 maj 2012 dënohet nga Gjykata e Tiranës me një vit burg për “armëmbajtje pa leje”.

Më 22 shkurt 2016 dënohet nga Gjykata e Tiranës me 200 mijë lekë gjobë për “moskallëzim krimi”

Më 3 dhjetor 2021 dënohet me 12 vjet burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në shkurt të vitit 2006 Emiljano Shullazi arrestohet nga forcat speciale RENEA në një apartament në rrugën “Him Kolli”, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Blis”. Bashkë më të u arrestuan edhe Gilmando Dani, Dritan Hate dhe një vajzë që quhej Elona, e cila në atë kohë përflitej si e fejuara e tij. Në apartamentin e Shullazit u gjetën disa armë të ndryshme dhe pasaporta e certifikata. Për armët dhe falsifikimin e pasaportës, Shullazi u dënua me vetëm dy vjet burg, pasi kërkoi gjykim të shkurtuar. Por teksa mbahej në paraburgim për këto akuza, një tjetër hetim paralel që po zhvillohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për një linjë trafiku heroine, u finalizua me operacionin “Identikit”. Gjatë këtij operacioni, përveç Shullazit që ndodhej në qeli, u arrestuan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë edhe një ish-oficer të Antidrogës, që akuzohej për nxjerrje të sekretit hetimor. Sipas dosjes së Prokurorisë, grupi akuzohej se kishte trafikuar 350 kilogram heroinë. Drejtuesi i këtij grupi ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Turqia në Shqipëri, me destinacion final Italinë.

Akuzat ishin të rënda: “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizim, drejtim e financim i një organizate kriminale me qëllim trafikimin e heroinës” dhe “Kryerjen e krimit të trafikimit të narkotikeve nga pjesëtar të organizatës kriminale”.

Katër prej të pandehurve të dosjes u dërguan për gjykim, ndërsa Emiljano Shullazi dhe një tjetër prej të pandehurve nuk pranuan akuzat. Megjithatë, në janar të vitit 2009 të dy ata u dënuan me nga 13 vjet heqje lirie. Pa kaluar 10 ditë nga ky vendim, Shullazi vendos ta apelojë. Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, vendos të prishë vendimin dhe të kthejë çështjen për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në këtë fazë dy të pandehurit pranojnë vetëm akuzën e trafikut të drogës dhe kërkojnë gjykim të shkurtuar duke përfituar uljen e masës së dënimit.

Përfundimisht në tetor të vitit 2009 Emiljano Shullazi dënohet me 8.8 vite burg. Dënim që shumë shpejt i solli lirinë, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit.

Ndërkohë, miku i tij, njeriu më i afërt e i besuar, i konsideruar si krahu i djathtë, Gilmando Dani, kishte fituar me kohë lirinë. Gjatë kohës që Shullazi vuante këtë dënim, çdo “punë” tjetër jashtë zgjidhej nga Gilmando Dani.

Madje, më 15 gusht të vitit 2009 Prokuroria mori në pyetje Gilmando Danin, i cili për disa ditë po hetohej në lidhje me vrasjen e 4 oficerëve të Policisë nga Dritan Dajti më 7 gusht të atij viti. Dani ishte paraqitur vetë për të dhënë deklarime. Disa orë pasi ka dëshmuar ai është lënë i lirë pasi nuk u gjet asnjë provë që të ngriheshin akuza ndaj tij.

Më 21 prill të vitit 2011, 4 muaj pasi u lirua nga burgu, ku vuajti dënimin për trafik lëndësh narkotike, Emiljano Shullazi provoi sërisht qelinë për disa orë, pas denoncimit të dy deputetëve socialistë për prishjen e një takimi elektoral. Shullazi u ndalua nga forcat e policisë të Komisariatit nr.2, si personi që kishte penguar subjektin politik për zgjedhjet në organet përfaqësuese. Pas njohjes me akuzën dhe marrjes në pyetje, prokurori ka vendosur që Shullazi, në atë kohë 32 vjeç, të procedohej penalisht në gjendje të lirë. Hetimi i tij në gjendje të lirë u argumentua nga prokurori i gatshëm, me faktin se një vepër e tillë penale nuk parashikon arrest.

Por vetëm pak ditë më pas ai arrestohet. Emiljano Shullazi bashkë me grupin e tij prej 11 personash u prangosën më 8 maj të vitit 2011, vetëm disa minuta para se të mbyllej procesi i votimi në Komunën Farkë të Tiranës. Një operacion i forcave të Policisë së Tiranës, bëri të mundur arrestimin e tij, në afërsi të Liqenit të Thatë. Në momentin e arrestimit policia sekuestroi dy makinat e blinduara, me të cilat ai lëvizte prej disa ditësh, antiplumb, tri pistoleta, tri thika dhe disa doza bimë narkotike.

Edhe pas këtij episodi, Shullazi lirohet disa muaj më vonë. Ndërsa ndalohet mbrëmjen e 8 nëntorit 2011, pasi bashkë me mikun e tij Gilmando Dani, u kapën me maskë dhe armë në një makinë, teksa lëviznin në rrugën “Stavri Themeli”, tek ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Megjithatë Dani ka marrë autorësinë e pistoletës duke sjellë pafajësi për Shullazin.

Pas këtij momenti vjen një periudhë e gjatë qetësie, të paktën me organet e drejtësisë. Deri në vitin 2016 ata vijuan aktivitetin e tyre në liri, derisa erdhi momenti që i izoloi në qeli, ku Shullazi ndodhet edhe sot, ndërsa Gilmando Dani kishte përfunduar dëmin në vitin 2024 dhe ishte tashmë i lirë.

Emiljano Shullazi është prangosur pas mesnatës së datës 17 prill 2016, teksa mbahej i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në orën 01:30, oficerët e Krimeve të Rënda, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndaj Shullazit dhe dy personave të tjerë që po ashtu mbaheshin të shoqëruar. Dy personat e tjerë që u arrestuan bashkë me të, ishin miku i tij, Gilmando Dani, si dhe kushëriri i tij, Blerim Shullazi. Ata kishin shkuar në Polici që të interesoheshin për Shullazin, por nuk janë lejuar që të dalin më, duke u komunikuar edhe atyre arrestimin. Prokuroria kishte ngritur ndaj tyre 4 akuza të rënda, disa prej të cilave nga denoncimet e të dëmtuarve, disa nga hetimet e kryera me metoda speciale që prej muajit shkurt të atij viti. Ata akuzoheshin për “shkatërrim të pronës me eksploziv”, “shtrëngim me atë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë që hetimet për këto akuza po vijonin dhe të tjera denoncime bëheshin në Prokurori, më 3 dhjetor të vitit 2017 arrestohen edhe 2 persona të tjerë. Endrit Qyqja dhe Endri Zela, i cili ishte nipi i Shullazit. Ata u arrestuan teksa kishin shkuar të takoheshin me Emiljano Shullazin në burgun 313, ku ai ndodhej i izoluar bashkë me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin. Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” në mungesë edhe për Qyqen dhe Zelën, masa që prokurorja e çështjes i ka kërkuar Policisë t’i ekzekutojë në kohën që ata ndodheshin ende në ambientet e paraburgimit në rrugën “Jordan Misja”.

Kjo dosje u zvarrit pa marrë vendim për gati 5 vite, derisa më 3 dhjetor të vitit 2021 Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit të Krimit të Organizuar shpalli vendimin për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për grup të strukturuar kriminal. Në përfundim të seancës, trupi gjykues vendosi të dënojë me 14 vite burg Emiljano Shullazin. Po kështu vendosi 12 vite burg për Gilmando Danin dhe Endrit Qyqen, 10 vite burg, Endrit Zelën dhe 9 vite burg Blerim Shullazin. Gjyqi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Gjykata rrëzoi kërkesën e Shullazit për përjashtimin e trupës gjykuese të kryesuar nga Miliana Muça dhe anëtarët Artur Kalaja dhe Daniela Shirka. Procesi ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij i nisur në dhjetor të vitit 2018 në Apel, ka pasur një zvarritje të gjatë, ku ishin shtyrë mbi 40 seanca. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqa dhe Blerim Shullazi u dënuan dhjetorin e vitit 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 55 vite burg për veprat penale “Krijim i grupit të strukturat kriminal”, “Gjobëvënie” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”. Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Krimet e Rënda në 2018-ën. Një javë para se të shpallej ky vendim, konkretisht seanca e datës 24 nëntor 2021, në Apelin e Posaçëm për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endrit Zelën dhe Blerim Shullazin u shoqërua me debate. Tri vite pasi ata u shpallën fajtorë, vetëm më 24 nëntor u arrit të zhvillohej seanca në Shkallën e Dytë. Në seancë ishim vetëm tre avokatë, ndërsa dy nga të pandehurit, Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani, ishin pa mbrojtës, pasi dy avokatët kryesisht nuk ishin paraqitur. Në këto kushte, Gjykata vendosi që procesi të vijojë pa avokatë dhe kjo shkaktoi debate në sallën e gjyqit. Fillimisht ishte Emiljano Shullazi, i cili e nisi me prokurorin Altin Dumani. Më pas ndërhyri gjyqtarja Miliana Muça, e cila pas kërkesës, i dha fjalën të pandehurit Emiljano Shullazi. Situata ka qenë disi e tensionuar gjatë seancës, ku Shullazi i ka kërkuar Gjykatës që marrë parasysh listën me 100 avokatë kryesisht. Edhe pse avokati i tij ishte paraqitur, ai ka folur në emër të të pandehurve të tjerë, duke thënë se në rast se vendimi do të merrej pa mbrojtës, atëherë kush do ta bënte rekursin e tyre. Fjalën pas Shullazit e ka marrë edhe Gilmando Dani, avokati i të cilit nuk ishte paraqitur, por ai kishte pretendime se ishte përjashtuar vetëm pse ka munguar një herë, duke qenë se ishte me Covid. Edhe Dani ka kërkuar të njëjtën gjë si Shullazi, që Gjykata të shikojë mundësinë e avokatëve kryesisht, pasi ka një listë me 98 të tillë.

Debatet gjatë seancës në Apel, një javë para vendimit

Prokurori Altin Dumani: Pjesë nga procesverbali i datës 07.04.2021, kur pjesë e trupit gjykues u bë kryesuesja, Miljana Muça. (citon) Pjesë nga fjala e të pandehurit Gilmando Dani në seancë: “Mos e bllokoni këtë proces, se ne nuk bëjmë gjyq me ju dhe për këtë arsye e kemi shtyrë gjyqin, kur ishte ajo zonja e nderuar tjetër që kishte dy vjet. Prandaj mos qëndro kot. Jep dorëheqjen”.  Pjesë nga procesverbali i datës 29.09.2021, citoj siç është shkruar në seancë: “Tek kjo gjykatë, te ky procesi jonë, po shkelet ligji me të shtata këmbët dhe s’ka si mund të vazhdojë ky proces. Dihet pse po vonohet procesi. O zonjë, ikni ju të dyja, na gjeni dy gjyqtarë që të mos kenë lidhje me çështjen dhe të bëjmë gjyqin nesër”.  Edhe pak kalon nëntori i 2021, edhe 3 vjet gjykimi në shkallë të parë, akoma s’është çelur shqyrtimi gjyqësor. Nuk është shtyrë asnjë seancë për mungesë të prokurorëve. S’është shtyrë… Në vijimësi, marrë në konsideratë edhe dinamikën e këtij procesi, unë arrij në këtë vlerësim. Që ky gjykim, qëllimisht nga i pandehuri, zvarritet.

Emiljano Shullazi: Po pse ne duam të rrimë në burg sipas teje!? (ndërhyn gjyqtarja e paralajmëron njësoj si avokatin)

Prokurori Altin Dumani: Lidhur me Blerim Shullazin, ndoshta është momenti që të verifikohet gjendja e tij shëndetësore.

Emiljano Shullazi: Kërkoj fjalën.. (ndërhyn gjyqtarja që i jep fjalën Emiljano Shullazit). Prokurori citoi procesverbalin e datës 7, por ne mund të themi çfarë të duam. Ju penguam gjë ne që të mos vini në punë, ne detyrë? Në s’ju kemi pengu. Unë s’jam dakord me ju. Unë ta kam thënë edhe një herë dhe ta them edhe një herë, ta dëgjojnë edhe vëzhguesit që janë këtu. Kur ti jep dorëheqjen, ore kur jep gjyqtari dorëheqjen, se nuk mund të gjykoj unë, t’ia fus murit me kokë unë eee, kur gjyqtari thotë se s’mund të gjykoj? Kuptohet dorëheqja jote. Unë do të marr vendim, si do thuash ti, është i padrejtë? Është i pavërtetë Ylvi Beqja, kur ti në vendim konfiskimi kë thënë që e ke bllokuar këtë pronë se ia kam marrë me zor Ylvi Beqjas? Unë kam prova të reja që do i nxjerr para avokatit, si të mi prishësh ti mua ato prova? Se ti çfarë vendimi do marrësh, nuk ke si të marrësh, me datë 1 mora atë vendim, me datë 6 të marrësh vendim tjetër… Pastaj, ku u njoh me dosjen Gjykata? Më datë 6 more emërimin në apel, më datë 7 erdhe ke ne??” Po normal, se je njohur me dosjen në shkallë të parë. E njihje dosjen. Për atë arsye dhatë edhe dorëheqjen. Si mund ta vazhdojmë ne gjyqin. Ore unë them dua të dal edhe tani nga burgu, po unë s’dal dot nga burgu. S’ka pse prokurori flet, jo ne thamë kështu, thamë ashtu… Unë do të dal sot nga burgu, si do të dal nga burgu? Dola nga burgu unë? S’ka kuptim kjo fjalë. Gjykata që thotë… aty e ke listën, tani nëse do të fillojmë ne sipas prokurorit ashtu, edhe unë po them është prokurori që i thotë atij Avni Matës dhe atij Pekës mos hajde në gjyq. Pse nuk thërret avokatë të tjerë, ke 100 avokatë aty? Caktoji ti ato avokatët e tjerë.

Gjyqtarja Miljana Muça: Më fal t’ju ndërpres vetëm dy sekonda. Ju flisni për mbrojtjen e të pandehurve të tjerë, se mbrojtësi juaj është prezent?

Emiljano Shullazi: Si do të vazhdojë seanca? Po mirë, këtij kush do t’ia bëjë rekursin? Kush avokat?

Gjyqtarja Miljana Muça: Atëherë merr parasysh mbrojtjen e dy të pandehurve të tjerë se avokati juaj është korrekt?

Emiljano Shullazi: Po normal, kush do t’ua bëjë rekursin këtyre?

Gjyqtarja Miljana Muça: A në këtë prizëm domethënë?

Emiljano Shullazi: Po, sepse nëse ju merrni vendim, kush do t’ua bëjë rekursin këtyre? Do t’ua bëjë prokurori? Ne jemi të interesuar. Silleni ju një avokat, gjejeni ju avokatin. Ke aty 100 avokatë, keni 7 muaj me Avni Matën me Pekën. Caktoji ato të tjerët. Hiq këta, cakto të tjerët. Ku e dini ju që s’do të vijnë të tjerët? Ose prokurori, jo ju… Se ju s’e keni thënë, po e tha prokurori. Ku e dini ju se s’do vijnë të tjerët? Mbaroni listën dhe pastaj… Po prapë s’ka kuptim kjo, si do rrikemi ne, si paskam unë interes të shtyhet seanca? Ta thashë edhe një herë. Unë nuk pretendoj fare që të marr drejtësi me ju, sepse ju s’keni si të dilni ndesh kundra vendimit që keni dhënë në Shkallë të Parë, se ma ke marrë atë pronë pa të drejtë. Kam thënë prit se kam Apelin, të ka thënë avokati. Prit sa të mbarojë Apeli. Ti more vendimin, se the ia ke marrë me zor Ylvi Beqjas. Tani si të them unë: “Ej, s’ia kam marrë me zor”. Ti e ke marrë një herë atë vendim për Ylvi Beqjan, ma ke dhënë dënimin mua për atë punë. Ajo kuptohet.

Gjyqtarja Miljana Muça: Avokati juaj, më fal edhe një herë, avokati juaj në fakt qe korrekt në mënyrën e të shprehurit në raport me ligjin. Kërkesat tuaja, ankesat tuaja mbi përbërjen e trupit gjykues kanë ndjekur hallkat e gjykimit. Dhe avokati u shpreh që, natyrisht që këtë vendimmarrje, apo këtë qëndrim apo këtë përbërje të kolegjit do ta ankimojë…

Emiljano Shullazi: Jo mo jo, se deri diku edhe ju jeni korrektë, se ju e keni bërë një dorëheqje. Edhe ju jeni dakord me këto që them unë, se përderisa e keni bërë dorëheqjen përpara kërkesës sime për përjashtim, jeni dakord me këtë që them unë. Apo s’është kështu? Keni bërë pra dorëheqje ju e s’ju është pranuar. Si ka mundësi që ju ia pranoni kërkesën për përjashtim kësaj kryetares, kurse ajo s’jua pranon juve? Për shkaqe që janë shumë më të larta sesa ato që ke bërë ti dorëheqjen.

Gjyqtarja Miljana Muça: Ju kuptoj, uluni. Faleminderit.

Gilmando Dani: Ka mundësi ta marr dhe unë fjalën po dëshët? (Ndërhyn gjyqtarja, i jep fjalën) Në lidhje me ato që tha zoti prokuror, unë s’është se i mohoj ato fjalë. I kam thënë, kam qenë i irrituar në lidhje me trupin gjykues. Dihet shumë mirë se na ka gjykuar një herë, s’mund të na gjykojë për së dyti. Kështu që është e kotë që i lexove procesverbalet. Edhe është mendimi im zotëri, nuk është një mendim i të gjithëve, që e morët ju ashtu dhe që e thoni si të doni. Po nejse. Të kthehemi tek avokatët. Se ju zonja gjyqtare flisni këtu për një proces të rregullt ligjor dhe që neve të na garantohen të drejtat tona. Po këtu, sa keni ardhur ju, këtu nuk po shihet fare. Këto 6 muaj që jeni këtu, keni 6 muaj që thoni proces ligjor, proces ligjor. Po keni 6 muaj që sillni po të njëjtët avokatë. I keni vënë kush e di sa gjoba, mbi 20 milionë lekë a 30 a nuk e di se ku do t’i gjejnë ato avokatët. Kurse këtu është një listë e gjatë, që e kemi edhe neve, me 98 veta, ka edhe lista të tjera me çfarë kemi dëgjuar dhe ju nuk thirrni asnjërin prej tyre. Se përse, e dini ju këtë punë. Por merrni vendimin në fund të procesit që thoni që procesi të vazhdojë pa avokatë.

Gjyqtarja Miljana Muça: Këtu seancën e drejton gjykata…

Gilmando Dani: Po ta mbaroj…

Gjyqtarja Miljana Muça: Se e ndërpreva edhe të pandehurin tjetër. Ju bëj me dije dhe ju kujtoj se… jam e pasaktë për datën e seancës, por ju keni marrë fjalën dhe keni thënë: “Kam zgjedhur një avokat. Avokati im është me Covid”. Ju kemi kërkuar emër, nuk na keni dhënë emrin dhe nuk kemi njoftuar një avokat të tillë. Atëherë mbani qëndrimin tuaj në lidhje me ushtrimin e së drejtës së mbrojtjes. Keni thënë këto fjalë.

Gilmando Dani: Po, unë nuk i mohoj që i kam thënë.

Gjyqtarja Miljana Muça: Në raport me këtë pyetje që ju shtron kryesuesja, jepni një sqarim.

Gilmando Dani: Po, ta jap sqarimin tani. Zgjodha avokaten time që ishte… se ia harrova dhe emrin tani. Erdhi në seancë. Mungoi një herë dhe direkt sa mungoi i vutë 500 mijë lekë gjobë. Herën e dytë e morët dhe e përjashtuat. Që herën e dytë. Kurse të tjerët keni 6 muaj që i thirrni. E kuptoni çfarë po them. Ma hoqët avokatin im, ma hoqët për një herë. Kurse këto që vini ju, këto të shtetit, keni 6 muaj që s’keni ndërruar asnjë. Tani ne jemi në një kohë pandemie zonjë. Tjetri sot është mirë, nesër është sëmurë. Si mund t’i them unë atij që ka qenë me Covid hajde?! Ku e di unë si është ai me shëndet? Ai mund të ketë shkuar jashtë shtetit përderisa nuk erdhi këtu. Se nuk jam interesuar më për atë. Ju flisni pse s’erdhi ai. Unë e kisha zënë këtu avokatin, unë e kisha këtu ju ma përjashtuat. Zonjë, keni 6 muaj, urdhëro, nëse nuk e keni ju listën, jua jap unë po deshët. Janë 98 veta.

Gjyqtarja Miljana Muça: Mos u shqetësoni për listën sepse është…

Gilmando Dani: Po pse zgjidhni po ata persona dhe i keni mbytur në gjoba?

Gjyqtarja Miljana Muça: Arsyen ua tha Gjykata…

Gilmando Dani: Ku është e drejta këtu, se thoni i keni armët të barabarta. Çfarë armësh të barabarta kemi ne, që te vendi ku jemi shihet sa të barabarta i kemi. Pa marrë parasysh pastaj shkeljet që janë bërë për këtë dosje, dihen nga të gjithë. Edhe prokurori thotë është shtyrë për arsyen tonë. 270 ditë, i keni në procesverbal që është shtyrë për shkak të Gjykatës. Edhe vazhdon Gjykata prapë… O zonjë, ju si relatore duhet t’i gjeni këtij procesi një zgjidhje.

Gjyqtarja Miljana Muça: Në rregull…

Gilmando Dani: Më fal një sekondë se edhe prokurori e di shumë mirë që në ditët që keni ardhur ju, në mos gaboj këtu kanë qenë të pestë avokatët. Ka qenë momenti i parë që gjyqi do të shqyrtohej. Por në momentin që erdhët ju këtu… (ndërhyn avokati)

Gjyqtarja Miljana Muça: Mos e ndërprit të pandehurin, është shumë e rëndësishme që gjykata ta dëgjojë…

Gilmando Dani: Që sa erdhëm nuk kishte drita, ikën dritat. Edhe ju ishin e jashtëligjshme. A e dini vetë ju që ishin e jashtëligjshme, se e dhatë vetë arsyen?

Gjyqtarja Miljana Muça: Gjykata tërhiqet në dhomë këshillimi.

Dënimi për këtë çështja për të gjithë të tjerët, përveç Emiljano Shullazit, kishte përfunduar. Vetë Gilmando Dani e përfundoi në vitin 2024 dhe i ishte kthyer lirisë. Ndërsa miku i tij, Emiljano Shullazi vijon të qëndrojë pas hekurave, tashmë në lidhje më një tjetër dosje që është dërguar për gjykim nga SPAK më 15 shkurt të vitit 2025.

ATENTATET E MËPARSHME

Gilmando Dani i kishte mbijetuar edhe dy atentateve të tjera. I pari në vitin 2011, i dyti në 2015, ku u plagos edhe Emiljano Shullazi. Dosjet e të dyja ngjarjeve mbetën ende pa autorë.

Ngjarja e parë ndodhi mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2011, teksa ai kishte dalë për të hapur një vend që të parkonte makinën, tek shtëpia ku banonte bashkë me Shullazin, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Ngjarja në atë kohë, më shumë se një tentativë vrasje e tij, u cilësua nga grupi hetimor si një paralajmërim për të, gjithashtu edhe ndaj mikut të tij të ngushtë, Emiljano Shullazi. Në ngjarje dyshohej të kishin marrë pjesë më shumë se dy persona. Fakt që provohej nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, të qitura nga dy armë të ndryshme, njëra prej të cilave automatike. Autorët i kishin zënë pritë Gilmando Danit në dy pozicione të ndryshme, fare pranë shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes është parë një makinë, nga brendësia e së cilës është qëlluar me breshëri, si dhe dyshohet edhe për një person tjetër, që e priste në këmbë në brendësi të një tuneli pallati, përballë shtëpisë së tij. Sipas policisë Dani është qëlluar nga dy drejtime dhe ka mbetur i plagosur.  I pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore në Spitalin Ushtarak, 33-vjeçari Gilmando Dani, ka treguar se nuk ka arritur të identifikojë personat që e kanë qëlluar. Sipas tij, në atë moment është zënë në befasi dhe gjithçka ka qenë e papritur. Ndërsa nuk ka mundur të shikojë fytyrat e tyre për shkak të errësirës.

Atentati i dytë ndaj dy miqve, Gilmando Dani dhe Emiljano Shullazi ndodhi 4 vitë më vonë.

Rreth orës 20:22, të datës 5 janar 2015, në sallën operative të Policisë së Tiranës ka telefonuar një qytetar, i cili deklaronte se tek mbikalimi i Rinasit, sa kalon lokalin e Hasan Hakës, ka të shtëna me automatik. Policia dërgoi në vendngjarje specialistin e zonës dhe nga verifikimi, rezultoi të ishte qëlluar në drejtim të mjetit tip ‘Golf’, me targa AA 629 HR, por polici nuk kishte konstatuar persona të dëmtuar.

Më pas, në një komunikim të dytë, u njoftua se drejt Spitalin Ushtarak, po transportoheshin të plagosur me armë zjarri, shtetasit Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, që ndodheshin në makinën që kishte dalë jashtë rruge.

Grupi hetimor nisi procedim penal për zbardhjen e ngjarjes e kapjen e autorëve. Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bërxullë, në rrugën “Nënë Tereza”, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dhe u klasifikua si tentativë vrasje. Ishte qëlluar me armë ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, kur ata po ktheheshin nga Fushë – Kruja, duke udhëtuar në drejtim të Tiranës me automjetin e tyre tip “Golf 4”, ngjyrë gri. Pak metra para se të mbërrinin tek Qafa e Kasharit, një makinë tjetër u kishte zënë pritë. Nga kjo makinë është qëlluar me breshëri dhe të dy miqtë, Shullazi e Dani, mbetën të plagosur.

Për pasojë, automjeti ku ndodhej Shullazi, ka humbur drejtimin, duke përfunduar jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë në një arë në anë të saj, nga krahu i fshatit Domje. Duke përfituar nga ky moment, autorët kanë arritur të largohen me shpejtësi dhe nuk është arritur të identifikohen.

Dy të plagosurit u pyetën në Spitalin Ushtarak, por thanë se nuk kishin parë asgjë dhe nuk kishin njohur askënd. Megjithatë Policia pati disa të dyshuar e të shoqëruar, ndonëse ngjarja nuk u arrit të dokumentohej asnjëherë. Pati dyshime se personi që qëlloi ishte Enver Stafuka, ndërsa në drejtim të makinës ishte Gentian Bejtja. Por asgjë nuk u provua dhe dosja mbeti pa autor.

Por pak minuta para se të ndodhte kjo ngjarje, një tjetër njeri i afërt i Shullzit, ishte përfshirë në një tjetër ngjarje, në mes të Tiranës.

Rreth orës 20:00, në rrugicën me emrin “Islam Alla”, pranë rrugës së “Kavajës”, Policia ka marrë njoftim për të shtëna me armë zjarri. Brenda pak minutash është mësuar se bëhej fjalë për 2 persona të plagosur dhe një të vrarë. Dy të plagosurit dhe një person i tretë, kishin shkëmbyer zjarr me viktimën. Një nga këta persona ishte Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit, i cili në atë moment ka qenë i shoqëruar nga punonjësi Policie dhe një person tjetër. Ata janë përballur me viktimën, Arjanit Sterjo, person me precedentë penalë, i dyshuar edhe si vrasës me pagesë, i cili sipas tyre ka nisur të qëllojë drejt tyre dhe ata i janë kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje.

Ndonëse ishin dy ngjarje që ndodhën thuajse paralelisht me njëra-tjetrën dhe kishin si të përbashkët vetë Emiljano Shullazit, Policia tha në atë kohë se nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Gjatë historikut 20-vjeçar, që emrat e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit u lidhën pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin, mund të jenë thurur plane e të tjera mund të kenë dështuar për eliminimin e tyre, por të paktën këto dy ngjarje patën pasoja dhe u shoqëruan me veprime hetimore. Çdo plan tjetër mbeti ndër vite në arkiva, thjesht si informacion operativ dhe asgjë më shumë.

AGJENTI I AMP NËRRON JETË NË SPITAL

Personi që drejtonte makinën e sharruar nga plumbat pranë Aeroportit të Rinasit, është 42-vjeçari Mustafa Shaljani, i njohur edhe me emrin Muçi dhe mbiemrin Sheqeri. I plagosur rëndë në këtë atentat, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë natës duke gdhirë data 15 nëntor. Ai rezultoi të kishte udhëtuar me Gilmando Danin drejt Barcelonës në Spanjë, më 7 nëntor 2025 dhe ishin kthyer po bashkë ditën e ngjarjes, më 11 nëntor 2025. I plagosuri mori plumba në trup dhe në kokë, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe u mbajt për 4 ditë i intubuar në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku dha frymën e fundit. Prej dy muajsh ai ishte emëruar agjent në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Përballja me këtë fakt e bënte edhe më të rëndë ngjarjen dhe vuri menjëherë në lëvizje strukturat e Ministrisë së Brendshme. Pas ngjarjes, dy oficerë Policie u arrestuan për shkeljet e konstatuara në procedurën e emërimit të Mustafa Shaljanit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Efektivat e Komisariatit nr.3 dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar dokumentet e Besueshmërisë për rekrutimin e tij. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Nënkomisari Bruno Cara me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektori Ashim Zajmi me detyrë Ndihmës specialist i Policimit në Komunitet, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Por arrestimi i tyre është shpallur i paligjshëm nga Gjykata e Tiranës, e cila më 15 nëntor nuk vendosi asnjë masë sigurimi ndaj tyre duke i lënë të lirë.

Vërtetimi i Besueshmërisë është një proces ligjor i kontrollit dhe verifikimit të figurës së punonjësve të Policisë së Shtetit, ose të kandidatëve që synojnë të punësohen në këtë strukturë. Por pavarësisht se Mustafa Shaljani rezulton se kishte ndërruar emrin, procedurat kanë vijuar normalisht duke u fshehur këto të dhëna. Sipas verifikimeve që ka bërë AMP në lidhje me procesin e rekrutimit të tij në muajin shtator të vitit 2025, kur Agjencia kishte një drejtor të komanduar, janë konstatuar shkelje të procedurave ligjore. Ndërkohë AMP ka bërë kallëzim edhe në Prokuorinë e Tiranës, për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri. Sipas hetimeve, Mustafa Shaljani është rekrutuar si agjent pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pa pasur certifikatë sigurie.

Emri i tij doli në skenë për herë të parë në dhjetor të vitit 2011, kur u procedua penalisht nga Policia e Tiranës, bashkë me vëllain e tij binjak, Shemsi Shaljani, për një incident të ndodhur mes tyre me ish-deputetin e asaj kohe, Saimir Tahiri, të cilin e kanë fyre dhe kapur nga krahu.

Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve të Spanjës informacione për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Shaljanit për qëndrimin e tyre në Barcelonë dhe janë në pritje të një përgjigjeje.

Ndërsa pas veprimeve hetimore disa ditë pas ngjarjes dhe kontrollit të territorit, Policia e Tiranës zbuloi një bazë armatimi, në fshatin Zall të Fushë-Krujës. Brenda saj u konstatuan armë shpërthyese, armësh zjarri dhe municion luftarak. Policia theksoi se banesa, që ishte kthyer në “depo” armësh është në pronësi të Ylli Zallës, 47 vjeç, i cili dyshohet të këtë furnizuar me armë grupin e ekzekutorëve të Gilmando Danit në Rinas. Ka të dhëna që makina e atentatorëve të ketë qenë në pronën e tij dhe nga aty është nisur më pas drejt vendit ky u realizua vrasje. Ylli Zalla nuk është arritur të gjendet nga Policia dhe është shpallur në kërkim. Zalla është një person me precedent penal, i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndësh plasëse. Ai ka qenë i skeduar edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS. Por disa vite më parë është proceduar penalisht edhe për  kërcënimin me jetë të ish-pronarin e fabrikës së çimentos në Fushë – Krujë.

TRI PISTAT HETIMORE

Vrasja e Gilmando Danit konsiderohet si një nga ato krimet të rënda, të vëshira dhe të ndërlikuara për t’u dokumentuar. Me eliminimin e tij, atentatorët dhe porositësit kanë synuar të godasin edhe vetë Emiljano Shullazin që ndodhet në burg. Dani ishte njeriu i tij më i besuar, krahu i djathtë që nuk e kishtë lënë kurrë në baltë dhe me gjasë mund të çonte deri në fund çdo porosi të tij duke drejtuar gjithçka nga jashtë.

Përveç pistës së larjes së hesapeve mes grupeve, hakmarrjes për ngjarje që ndër vite mund të jetë hetuar por asnjëherë nuk janë vënë nën akuzë, si Shullazi ashtu dhe Dani, grupi hetimor ka dhe një pistë të tretë. E ajo lidhet me një krim të mundshëm për të parandaluar planë vrasjesh që në disa momente u ekspozuan nga platforma SKY në dosjen e SPAK, që goditi disa grupe kriminale gjatë operacionit “Revanshi”, në maj të vitit 2024.

Plane që personazhe të botës së krimit mund t’i ketë hamendësuar, por në momentin që mesazhet bëhen publike, kushdo e ndjen veten edhe më të rrezikuar. Dhe një nga ata personazhe që kishte zhvilluar biseda të tilla në SKY gjatë vitit 2020, edhe pse i izoluar në burg, ishte edhe Emiljano Shullazi.

Nga i gjithë grupi i tij, që u arrestuan me akuza të rënda në vitin 2016, disa prej të cilave ranë rrugës, të gjithë përfunduan dënimin dhe lanë qelinë njëri pas tjetrit. I vetmi që vijon të mbahet i izoluar është Emiljano Shullazi, për të cilin tashmë janë dy procese që po zhvillohen në Gjykatën e Posaçme. I pari që lidhet me vrasjen e vitit 2005 të biznesmenin Vajdin Lame dhe mikut të tij Artan Arsi dhe i dyti lidhur me dosjen e operacionit “Revanshi”, që ekspozoi aleancat e disa grupeve kriminale që bashkëvepronin për vrasjet e kundërshtarëve. Procesi i parë, ai i vrasjes së Vajdim Lames, ku përveç Shullazit janë në gjykim edhe 4 persona të tjerë, është drejt përfundimit, në fazën e dëshmive.

Ndërsa procesi tjetër është i ndarë në dy pjesë, një në themel dhe një tjetër në fazë seance paraprake. Më 15 shkurt 2025 SPAK mbylli hetimin dhe dërgoi për gjykim dosjen me 14 pjesëtarët e një grupi të strukturuar kriminal. Sipas dosjes së SPAK:

DOSJA E SPAK

Të pandehurit Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, gjatë muajve janar-korrik 2020 dhe i pandehuri Naim Stafuku, gjatë muajit gusht 2020 në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Durim dhe Valter Bami. Të pandehurit Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë si grup kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen e Preng Gjinit. Të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi dhe grupi kriminal i drejtuar nga Leonard Duka kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi. Gjergji Cukali, në bashkëpunim me persona të tjerë planifikuar vrasjen e Elvis Gaçajt dhe Altin Gegës. Viktor Imeraj dhe Satilno Basho planifikuan të vrisnin Fatmir Hysenin dhe Armando Hysenin. Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë planifikoi vrasjen e Arben Ndokës. Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë ka goditur familjarin e një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një çështje në ngarkim të Shullazit. Astrit Balliu i akuzuar për armëmbatje pa leje dhe në bashkëpunim me shtetasin Miri Bruli ndihmuan Aldo Avdylin të ikte në Malin e Zi nëpërmjet Liqenit të Shkodrës. Gjithashtu Astrit Balliu ka thyer masën e arrestit.

Pjesë e kësaj dosje janë disa episode, mes të cilave edhe plani për vrasjen e Durim Bamit. Në janar të vitit 2020 zhvillohet një bisedë në SKY mes Marklen Hakës dhe Emiljano Shullazit, që edhe pse ndodhet në burg, përdor një celular, madje ka edhe SKY. Markleni e informon Emiljanon për lëvizjet e Durim Bamit me një makinë të blinduar “Range Rover”.

Shullazi – Marklen Haka

Emiljano Shullazi: Kape… mos ja zgjat, se jam këtu dhe robt që janë jashtë, me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardhë në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbaroj aty te dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja (Redjan Rraja), thotë që Duri është më i fuqishmi aty. I bën Reklamë.

Ai Duri i ka çuar haber atij Nokës (Arben Ndokës) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.

Si t’ja bëjmë me e kap k… me e rrjep me e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan.

Ndërsa në muajin mars të vitit 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndokën, duke i dhënë informacione për lëvizjet e Durim Bamit, por pa i thënë që këto informacione i merrte nga Marklen Haka.

Shullazi – Arben Ndoka

Emiljano Shullazi: Po më thotë tani që rri aty te Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind te lokal “A…” dhe me shumë se 20 minuta nuk rri. Rri me çunin e xhajës së vet, atë Koçin (Gentian Koçi) dhe Ervin Kodrën nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai m… se del një ditë dhe rri gjithë javën pa dalë. Shohim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë e kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa t’i thuash e ke radhën ti.

Bisedat vijojnë edhe me persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me qëllim vrasjen e Durim Bamit, por në asnjë rast nuk arrijnë ta realizojnë. Në një moment, në gusht të vitit 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj, për faktin që Shullazin e kishin izoluar në regjimin e posaçëm “41 Bis”.

Një tjetër episod i dosjes së SPAK, lidhet me bashkëpunimin e Ervis Martinajt me Satilno Bashon për vrasjen e Fatmir Hysenit, i njohur si “Doqja”, për të cilin shfaq interes edhe Emiljano Shullazi.

Për të dokumentuar aktivitetin kriminal të Satilno Bashos, SPAK ka verifikuar edhe komunikimet e tjera që ai ka kryer, ku mes tyre bien në sy komunikimet me Emiljano Shullazin, i cili ndodhet në burg. Nga bisedat Prokuroria ka vënë re bashkëpunimin e tyre me qëllim lokalizimin e Fatmir Hyesnit , Armando Sulejmanit dhe personave të tjerë të lidhur me ta. Nga konteksti i bisedave vihet re që Emiljano Shullazi ka dyshime se këta të dy persona janë përfshirë në vrasjen e Edison Harizajt, ngjarje e ndodhur më 6 nëntor 2018, në Durrës.

Harizaj njihej ndryshe si “Edison Faqedjeguri” apo edhe “Edisoni i 7 pallateve” në Vlorë. Vrasja e tij ndodhi në zonën e plazhit, në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i plagosur edhe miku i tij, Genci Caci. Automjeti tip “Audi”, në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci, u qëllua me breshëri kallashnikovi. 39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.

Emiljano Shullazi: Njërin duhet ta marrim (marrim peng) që të dimë kush qëllon dhe të dimë se ku të trokasim pastaj. Ku ma gjen dot “Doqen”?

Me Bashon ai shkëmben mesazhe në prill të vitit 2020, duke biseduar edhe për çështje të tjera, siç ishte vrasja e Leonard Dukës, pasi sipas Shullazit do të merrnin pagesë të mirë. Por sipas tij, fillimisht duhej të mbyllte problemet me gjyqin, pasi në atë kohë Satilno Basho ndodhej me masë “arrest shtëpie”.

Emiljano Shullazi: Është ky Nardi Duka nga Tirana, thonë që rri në Spanjë. Kemi çuna që e bëjnë andej? Nuk e di për adresë por po e gjetëm e marrim aty. Mbaro këtë arrestin një herë. Pastaj këtej nga Durrësi të bëjmë ndonjë gjë. Jam dobët me informacionin aty dhe s’po çaj dot, s’po dalin fare pisat.

Nga komunikimet që kryejnë në datat 17 dhe 18 maj 2020, Shullazi me Bashon diskutojnë në lidhje me automjetet, që t’i përdorin në vrasje. Diskutojnë në lidhje me gjetjen e një furgoni, ambulance dhe një “Range Rover”, që ta lyejnë me ngjyrë të bardhë, të ngjashme me makinat e Policisë.

Emiljano Shullazi: Duhet kapur ai “Çipuri” (Armando Sulejmani) që të tregojë se kush ka gjuajtur, duhet me e marrë vesh se kush gjuan…. Duhet me e gjet atë që ka gjuajtur vëlla se s’bën. Pra ti thua që “Çipuri” me vëllain e “Buzderrit” (Sokol Sinomatajt) kanë gjuajtur?

Në vazhdim Shullazi e pyet edhe për Durim Bamin.

Emiljano Shullazi: Me atë Durim Bamin, është ai nga Fushë – Kruja, di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 milion euro. Këtë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marrë vesh njeri ç’a flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka 100 hasmër, do bëj festë Policia. As nuk do e kërkojë njeri atë muhabet. Po hiç arrestin një herë, se kam rob unë atje që të afrojë.

Emiljano Shullazi: Mbyll atë gjyqin ti që të jesh vetë në lëvizje për ktej nga Durrësi, apo nuk e kalon qarkun e Vlorës ti? Vëlla Tirana është pak problem, ama sa kalon Casa Italian nuk e rru… kush. Andej nga kam hall unë nuk kalon Policia, vetëm një herë në ditë.

Vrasja e 11 nëntorit është më shumë sesa një atentat i radhës. Ajo rihapi plagët e një konflikti që zgjat thuajse dy dekada. Por gjithashtu ngriti shumë pikëpyetje.

Si depërtojnë grupet kriminale në zona të “blinduara”?

Si lëviz informacioni? Kush i ndihmon?

Dhe sa të pambrojtur jemi kur akte të tilla kryhen në dritë të diellit, pranë aeroportit më të rëndësishëm të vendit?

Hetimet vazhdojnë. Por ndërsa autorët mbeten në arrati, mesazhi është i qartë:

Një luftë e vjetër po rikthehet. Dhe askush nuk e di se ku mund të godasë herën tjetër./EMISIONI GJERAT TONA

“Dashuritë e ‘Rrugës së Durrësit’, nga vajza e zv/ministrit me futbollistin e Tiranës, te bukuroshja që mbanin frymën të gjithë”/ Historia e panjohur e një rruge emblemë Nga Uvil Zajmi

Qëndrimi te Bar-Kafe “Flora” dhe frekuentimi i Rrugës së Durrësit erdhi pas viteve ’70-të, kur situata politike në Shqipëri, sidomos në fillim të 1973 – it u rëndua. Largimi nga “Broduej” dhe vërshimi në mbrëmje në atë zonë në qendër të Tiranës, me pikë referimi ëmbëltore “Florën”, erdhi në mënyrë spontane për t’u kthyer në domosdoshmëri me kalimin e kohës. Së pari, nga banorët e pallateve përreth, për të vijuar me gjimnazistët e “Sami Frashërit”, “Qemal Stafës” e Politeknikumit, të cilët kryqëzoheshin në drekë, por edhe në mbrëmje, me qëndrime në grupe miqësie në dy krahët e “Florës” ku bisedohej, diskutohej për gjithçka përfshirë çdo informacion sportiv, artistik, pak politikë lidhur me jetën dhe evenimentet e ditës, javës në vend e jashtë kufijve.

Ëmbëltore “Flora”, një kafe-pastiçeri me dy hyrje kryesore në pjesën ballore-lindore filloi të preferohej si lokal me elementë modernë pas viteve 1965 nga studentë që kishin mbaruar jashtë, kryesisht në lindje. Arredimi i saj i’u besua dekorit të NTSHUS-it Tiranë dhe dy piktorëve të njohur Qamil Prizreni e Ymer Koçi. Gjithçka në dru arre, në veçanti banaku i prodhuar në kombinatin e drurit “Misto Mame”. Karriget ishin të një stili të veçantë, tip shezlongu, shumë komode.

Lokali u bojatis me hidromat me ngjyra të ndryshme në të gjitha faqet e tij, duke vendosur taketa të vogla druri si dekor dhe disa piktura “natyra të qeta”. Në mbrëmje ishte kënaqësi e madhe të qëndroje aty, madje nuk gjeje vend. Në dimër shfrytëzohej mjedisi brenda, ndërsa në verë edhe ai jashtë. Fillimisht, aty ka qenë edhe një distributor benzine ku merrte kthesën autobusi “Viberti” apo “SATA” (kështu njiheshin nga populli autobusët e markave italianë) që shkonin në Laprakë.

Zupa, parfeja dhe ponçi, të preferuarat

Duke qenë se frekuentuesit e parë ishin studentë të sapo kthyer nga jashtë dhe te “Flora” gjenin apo improvizonin atmosferën perëndimore të lënë pas, kryesisht në mbrëmje, lokali ishte plot. Nuk flitej me zë të lartë, pihej cigare “Diamant” apo “Luks”, vite më vonë “DS” (Durrës Special). Akullorja me gota xingato në formë kupe ishte traditë, por “Flora” kujtohet për tortat, zupat angleze, arançatat, kompekajën dhe parfetë, që kushtonin nga 25 lekë.

I preferuar ishte ponç portokalli, prodhim i Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” Tiranë, një pije e sapo dalë në qarkullim, e ëmbël dhe e fortë. Pastaj fërneti, konjaku, vermuthi e kaçurreli, që ishte një miks i fërnetit me ponçin e që pati një shpërthim si një pije e veçantë për kohën dhe preferohej nga të gjithë, djem e vajza, nxënës e studentë që linin orën e mësimi për t’u takuar e dashuruar aty ku shërbenin Ganimeti, Lola, disa nga kamerieret model të lokalit.

Urdhri i Mehmet Shehut, me gjobë ulja në bordura

Të rinjtë e atyre viteve pa dyshim e kujtojnë qëndrimin në mbrëmje ulur te bordurat e vitrinave të dyqaneve, kur ato mbylleshin në të dyja krahët e “Florës”, të ndarë në grupe-grupe. Por me kalimin e kohës dhe ulja aty filloi të vështirësohej, pasi policia nuk lejonte më grupime të tilla. Madje, me një urdhër të Mehmet Shehut, ato u lyen me vaj e graso për të penguar uljen e djemve në ato shirita betoni.

Vetë forcat e rendit të rajonit te “Mine Peza”, që kontrollonin ishin miqësuar me djemtë e bordurave dhe sa herë kalonin, kryhej “ngritja dhe më pas ulja” e tyre si shenjë mirëkuptimi, kur ata patrullonin. Kulmi arriti kur u vendos edhe gjoba deri në 100 lekë, për personat që frekuentonin bordurat.

Nga kënga e Gim Krajkës, te filmat artistikë…!

Me tekst të Xhevahir Spahiut, kompozitori i njohuri Agim Krajka, duke i’u referuar frekuentimit të lokalit u paraqit në Festivalin e 11-të Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion, me këngën “Kafe Flora”, që u këndua nga 17-vjeçarja Lindita Theodhori. Ndonëse u rendit në vendin e dytë dhe pati jehonë, ajo u hoq nga radioja pas goditjes së Festivalit. Gjithashtu, në atë rrugë janë xhiruar edhe tre filma: “Plumba mbi Perandorin”, që ka lidhje me atentatin e Vasil Laçit ndaj Viktor Emanuelit të III-të, rol i luajtur nga aktori Kastriot Çaushi.

Edhe një fragment i filmit “Debatik”, skena ku vritet Coli, me aktorët Besim Lëvonja e Sulejman Pitarka është xhiruar pak metra në thellësi, te sheshi i Likve. Pastaj filmi dramatik “Vdekja e Kalit”, me protagonist aktorët e njohur Timo Flloko e Raimonda Bulku me skenën e internimit realizuar mbrapa pallatit mbi “Florën”.

“Love story” dhe frymëzimi artistik

Në pak kohë, “Flora” u transformua në mjedisin e dashurive, njohjeve, fejesave, shkëmbimit të unazave, krushqive, por dhe i frymëzimit artistik për artistët e rinj. “Së bashku me Kiço Blushin, Rikard Ljarejn, Leka Bungon dhe Sherri Mitën, kemi qenë klientë sistematikë të ‘Florës’. Uleshim në një tavolinë në fund të lokalit dhe të frymëzuar nga stili e histori shkrimtarësh, kryesisht nga vendet si Franca, Italia, shkruanim krijimtaritë artistike”, kujton Bujar Kapexhiu.

“Tentonim të imitonim, madje aty është krijuar nga Sheri Mita komedia ‘Këshilli i Ndrikullave’, nisur nga dashuria e Leka Bungos me gruan e tij, një vajzë ambasadori me apartamentin përballë ‘Florës’, që kishte katër teze, të cilat dilnin në ballkon e kontrollonin lëvizjet e Lekës, kur futej te ‘Flora’.

E tillë është edhe dashuria e vajzës së Mantho Balës, ish-zëvendësministrit të Arsimit, që banonte mbi ‘Florën’, me futbollistin e ‘17 Nëntorit’, Tit Nurishmi. Ndërsa piktori Ali Oseku, realizonte skica me vajza, djem, miq, që vinin aty e më pas ua dhuronte vizatimin”, përfundon Kapexhiu. Vetëm për një shikim, takim, provokim, apo pritjen e një vajze, nga djemtë e dashuruar janë pirë deri në dhjetë kafe në ditë te “Flora”.

Te “Derri” me lloto-sportin klandestin

Kështu e kanë quajtur “Derri”, një emër aspak simpatik, që realisht ishte një “gjellëtore” apo “mëngjesore” përballë Ambasadës Kubaneze. Një vetëshërbim me parapagim me qëndrim në këmbë, me pagesë në kasë, ku shërbente Kimetja si arkëtare dhe Nexhi bashkë me të. Në brendësi në krahun e majtë të hyrjes kishte edhe një kinkaleri, ku thuhej se shitësi kishte “mision” të dyfishtë.

U quajt “Derri”, ose te “Derri”, pasi i tillë ishte mishi që shërbehej, por edhe për qëndrimin me orë të tejzgjatura. Deri vonë në verë e dimër, sidomos kur binte shi, nën strehën e “Derri”-t grumbulloheshin të gjitha grupet. Në veçanti të shtunën e të dielën fluksi ka qenë shumë i madh. “Derri” u kthye edhe në një pikë të rëndësishme të informacionit që merrej e shpërndahej për muzikën, politikën (jo shumë), sportin, kronikën rozë, një pafundësi thashethemesh kryeqytetase.

Pikërisht te “Derri” e ka zanafillën dhe është luajtur për herë të parë loto-sporti klandestin, ndonëse ai sportiv ka ekzistuar në Shqipëri deri në vitet ’60-të. Pasi u ndalua, pati tentativa sporadike për ta aktivizuar atë nga individë, fillimisht me shuma të vogla, pastaj numri u rrit e mori përmasa gjigante në pjesëmarrje dhe nga ana financiare.

Hysenaj, një ndër organizatorët e tij, tregon: “Shumë shpejt ky mekanizëm me mjete rrethanore filloi në fshehtësi, në grupe të ngushta miqësie. Në çdo fundjavë luhej me skedina dore për serinë A dhe në vitet që vijuan përfshirja ishte e madhe nga nxënës e studentë, punëtorë, frekuentuesit e ‘Florës’, të zonave të tjera të Tiranës, madje vinin edhe nga rrethet.
Kujtoj se edhe policët që kalonin aty, fshehurazi vinin ndeshjet në loto-sportin tonë klandestin. Kulmin e pati në vitet 1975-‘85, kur disa nga ideuesit u ndëshkuan me burgim”, thotë ai.

Alqi Boshnjaku, Dor Keko dhe Perlat Voshtina

Nuk mund të flasësh për Rrugën e Durrësit, qëndrimin te “Flora”, pa kujtuar të paktën disa personazhe që sot nuk jetojnë, ndër të cilët Alqi Boshnjakun, Dor Kekon e Perlat Voshtinën. Njëri poet e shkrimtar, tjetri kompozitor dhe Voshtina, inxhinier e volejbollist.

Banonin shumë afër njëri-tjetrit e të tre ishin shumë të njohur edhe për pasionin që kishin për sportin. E kanë frekuentuar atë rrugë, në veçanti në mbrëmje në oborrin e “Florës”, të ulur në bordurat e tij. Të tre fatkeqësisht u ndanë nga jeta në moshë të re.

Familjet e njohura, nga Progri te Kodra dhe Kubati

Në atë rrugë përballë gjykatës ka jetuar Ali Progri, drejtori mitik i Politeknikumit bashkë me familjen, njeri i sjellshëm, fisnik e shumë human. Në pallatin tjetër që vijon, Gani Kodra, një tjetër person i njohur për ato vite. Ai bashkë me familjen, djemtë Gencin e Tanin, nipat e mbesat L. Kodrën e të paharruarin Petrit Kodra, gazetar në ATSH, i pari që furnizonte me informacione sportive pasionantët e “Derrit”.

Pastaj Ali Kubati, edhe ky në vazhdim te pallati në kryqëzimin e parë. Shumë popullorë, Kubatët kishin rreth të madh miqësor. Të përhershëm të kësaj rruge kanë qenë edhe dy motrat e heroit Qemal Stafa, gjithmonë bashkë dilnin për shëtitje. Te pallati përballë Pallatit të Oficerëve, ka banuar gruaja ruse, Galina, me vajzën Sonja dhe Zana Karagjozi, sportiste e “Dinamo”-s, ruse edhe kjo nga nëna, si dhe Ad Shehu. Aty pranë ka jetuar edhe familja e bamirësit Dine Hoxha, me nipërit Skënder, Dine, e Bujar, ngjitur me pallatin ku banonte edhe gruaja me kulturë e admiruese e muzikës italiane, Xhilda, me vajzën Jozita.

Me zë të ulët nga dritarja e apartamentit të saj dëgjohej “Hit Parade” i Lelio Lutazzi-t dhe “Radio Praga”, një emision shumë i ndjekur çdo ditë në drekë, me kërkesa të emigrantëve italianë.

Pallati “Blu” i gjeneralëve

I ndërtuar në kohën e Italisë, në kryqëzimin e parë, pallati i bukur me tulla blu është një ndërtesë që i ka rezistuar kohës dhe sot njihet si pallati i Merlikve. Për shumë vite pas lufte, në katin e parë të tij ka qenë Dogana, më vonë një kasap, pastaj libraria. Aty kanë banuar nga gjeneral-leitnant Abaz Fejzo, ushtaraku që bënte paraqitjen para tribunës në çdo fillimi parade, Maliq Sadushi, Todi Shyti, Kristo Themelko, te Sabri Pilkati, të gjithë personalitete madhore të kohës. Në vijim, te një vilë përballë Ambasadës Jugosllave ka qenë edhe Kundëradmirali i Marinës, Abdi Mati, me fëmijët, piktori Zamir, vajzën Teuta dhe Ilir Matin.

Vajzat e bukra moderne që i dhanë emër

‘Rruga e Durrësit’ ishte e shquar edhe për vajzat e bukura. E zbukuronin rrugën edhe më shumë N. Xhai, T. Buxheli, motrat Progri, tri shoqet E. Gjylbegu, A. Omari, L. Siliqi, binjaket Veronika e Ludmilla, që kanë luajtur edhe si aktore në filmin “Zonja nga Qyteti”.

Pastaj bukuroshja Lida, Shpresa valltarja e Ansamblit, J. Nase, V. Biba, duke e lënë për në fund G. Herrin, që kur dilte nga tuneli për në ‘Rrugën e Durrësit’, të gjithë mbanin frymën për ta parë për nga bukuria. Edhe çifti modern që dallohej për elegancë në veshje, A. Rasku me M. Uçin, tërhiqnin vëmendjen.

Mjekët dhe mësuesit historikë

Janë shumë: Nga Dr. Ilir Gjylbegu, Dr. Anila Gode, Dr. Emil Cimbi Dr/ Selaudin Bekteshi, Dr. Theollosi. Dr. Ilir Ohri, Dr. Jorgji Koja, Dr. Gazmend Velçani, Dr. Ferdi Konomi, Dr. Petrit Gaçe, Dr. Nikolla Shurbani, Dr. E. Gjermani, Dr. Ylli Popa, Dr. F. Konini me gruan austriake Paola.

Pastaj mësuesit Z. Xhajanka e letërsisë, Sar Çakmaxhian i kimisë, A. Karagjozi dhe mësuese Tana të anglishtes, L. Naçe e matematikës tek A. Rustemi, i fizkulturës M. Tukseferi, prof. Gjergj Canco, Llazar Xhajanka etj.

Aktorë, piktorë e skulptorë, “Via del Artisti”

Do të ishte më se normale që të njihej si “Rruga e Artistëve”, pasi e tillë ka qenë. Në të jetonin aktorët Sulejma Pitarka, Besa Imami, Kadri Roshi, Luiza Varfi, Margarita e Shkëlqim Xhepa Qenan Toro, Andrea Pano, A. Imami, A. Kura, Drita e Hysen Pelingu, Violeta Manushi, Piro Milkani, Viktor Gjika, familja Sallaku, Vitore e Skënder, ajo e kineastëve Xhanfise dhe Endri Keko, operatorët e TVSH-së: Arben Çeku e Fred Leli, vëllezërit Pandi e Bled Laço, regjisori Aartan Minarolli, dirigjenti Rifat Teqja, Thimi Nika, familja Zela, Vaçe e Hysni, muzikologu Ramadan Sokoli, kompozitorët Nikoll Zoraqi, Pjetër Gaci me gruan ruse Tamara; tenori Gjoni Athanas me Sakinenë, gruan e tij balerinë; familja Çako me Gaqon e Luiza Papën, familja e muzikantit Topi, oboisti Viktor Shiroka; këngëtarët Xhavit Xhepa, Fitnete Rexha, pianistja Bebi Kristidhi, muzikologu E. Dheri; skulptorët Odhise Paskali e Dhimitër Çani, piktorët Kel Kodheli, Foto Stamo etj.

Edhe Ali Zotria ing-kimist, në katin e gjashtë sipër “Florës” ka banuar. E dënuan pasi ishte martuar me Jezminën, gruan çeke, me të cilën pas ‘90-ës u largua e jetojnë në Çeki. Në një apartament në katin e katërt, te pallati pas Ambasadës Kubaneze, ka banuar ing-kimist, Agim Shehu, që kishte sjellë nga Rusia një televizor, në të cilin të gjithë grumbulloheshin për të parë.

Shkrimtarë dhe studiues

Në Rrugën e Durrësit jetonin edhe familja e shkencëtarit Petro Zheji me Verën e Arturin, shkrimtarët Nasho Jorgaqi, Andrea Varfi, Sotir Papuli, Fatmir Gjata, Qamil Buxheli, Dhimitër Xhuvani, Andrea Varfi, Teodor Laço, Llazar Siliqi, Vangjeli e Spiro Çomorra, përkthyesit e njohur Sami Leka e Niko Gjini, gazetari Kastriot Ahmati, fotografi i ATSH-së Pipi Naçe, profesorët e akademikët: Alfred Uçi, Aaleks Buda, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Fatos e Luan Omari, Kol Paparisto, studiuesit Spiro Xhai e Sotir Kuneshka, Mane Nishova, njeriu i kohës në TVSH-së, Petrit Leka, ambasadorët Piro Koçi e Fatmir Kumbaro, inxhinieri i ndërtimit H. Rama, Maqo Bleta, si dhe Lluka, djali me syze që e thërrisnin “filozofi”.

“Play boy” – it e saj

Nuk ka pasur kuptim ajo rrugë pa disa personazhe mitikë të saj. Gen Nika, djali modern, problematik për sistemin, gjithmonë një hap para në modë, shije e pasione. Shumë të veçantë, simpatikë, vitalë, kanë qenë Gen Dalta e Kokushta.

Ylli Koçi, gjithashtu i gjatë, elegant, vishej bukur, kur dilte tërhiqte vëmendjen bashkë me vëllanë Fati, e dy motrat. Pastaj Kirov Andoni, protagonist absolut e autentik i ‘Rrugës së Durrësit’, kitarist, këngëtar, si dy pika uji me francezin Charl Aznavour, i preferuar në mbrëmjet e gjimnazeve, kryesisht të “Qemal Stafës”.

Kirovi ndërtoi edhe një pishinë të vogël personale në tarracën e Pallatit të Oficerëve ku banonte, çka u bë problem për lagjen. Ndërsa qëndrimi te “Flora”, është i lidhur me djem, pa të cilët nuk mund të shkruhet historia e saj. Nga B. Çaushi (Xuxi), G. Estrefi, I. Elini, T. Gjoka, A. Ruço, K. Hysenaj, E. Deliallisi, Perikli Dhales, Skënder Hyka, B. Hyka A. Nurishmi, Gog Halili, B. Tabaku, Sh. Ndroqi, vëllezërit Besnik e Agim Hado etj.

Shumë enigmatik ka qenë Mihal Kosova, që kishte studiuar për Letërsi në Athinë, por për shkak të biografisë, punonte si bojaxhi. Paradite shërbente në shtëpitë e banesat duke lyer, në mbrëmje te “Flora” shfaqej ndryshe, i veshur mirë, dhe me humor.

Grupi “QEMAL-STAFAS” I “Besnikëve” dhe i “SAMI FRASHËRIT”

“Flora” ka qenë në sintoni me disa individë e grupe: vëllezërit Mir e Ilir Dashin, Shan Vorfin, Tor Ickën, Sh. Xhepën, A. Bajkon, Dor Kekon, A. Sejkon, F. Hanxhaku, P. Becin, A. Dumën, Bes Vilën, Z. Birçen, B. Gajtanin, Jan Kasneci, S. Vukaj etj., si dhe vëllezërit Zotria, Gux e Bujar Sevrani, Rrok e N. Dionisi, Geg e Lek Kodheli.

Pastaj tre shokët A. Obdari, A. Kubati, L. Tasellari, tre simpatikët T. Anamali, B. Shehu e P. Seiti, muskëtierët Dhimitër, Dëfrim e Genc, banues te pallati i “Hotel Pensionit”, me të përhershmin Ruke dhe “Stive Rivesin” – Niku, tatuazhistin e parë shqiptar.

Tjetër grup ishte ai me nxënës të “Sami Frashëri”: A. Sallaku, Mir Prifti, M. Ostreni, M. Barbullushi, M. Çoçoli, A. Shehi, B. Lame, T. Kosta, K. Andoni, B. Plaku, Tit Nallbani, H. Topi, K. Paçrami, B. Mema, Nik Alimehmeti, F. Çoçoli, A. Alimehmeti. etj, pa harruar Ilir Demaliajn, “Syçin” e famshëm banues te pallati sipër Arkës së Kursimit te kryqëzimi i parë. Të gjithë djem “besnikë” të “Florës” e “Derrit”, “polikumas”, “qemalstafas”, e të “Samiut”, çdo mbrëmje i gjeje aty, pa munguar asnjëherë.

Dashuri me gjimnazistet pas “Figalit”

Ka qenë një rrugë e frekuentuar shumë edhe nga futbollistët e “Shkëndisë” që pas shkollës, stërvitjes, i gjeje të grumbulluar të “Figali”, kinkaleria e vogël në kryqëzimin e tretë, që mori emrin e shitëses. Nga Sul Starova, Dash Bajaziti, Arjan Bakiri, A. Toqi, Vasil Bifsha, Il Metani, Ilir Luarasi, apo K. Andoni, N. Topi, G. Maluçi, G. Shahu, Jar Battisti të gjithë prisnin të dilnin vajzat e gjimnazit duke u kryqëzuar, takuar pas “Figalit”.

Shumë dashuri, njohje, e kanë aty zanafillën, madje disa prej futbollistëve të “Shkëndisë” janë martuar pikërisht me vajzat e “Qemal Stafës” e Politeknikumit.

Sportistët

Nga futbollisti Aristidh Parapani, kampion i Ballkanit i ‘46-ës, te familja e F. e Mustafa Çelkupa, atletët Shaban Lundra, Dhimitër Stratobërdha, Liljana Karanxha, Dh. Dhjaku, I. Gusho, A. Papuli, Viron Bezhani (ish-President i KOKSH-it), futbollistët Riza Icka, B. Keno, S. Sinani, A. Nurishmi, Gud Tafaj, familja sportive Tomorri me Ylli, Luan e Gencin; shahisti Ilir Karkanaqe; basketbollistët S. Boshnjaku, V. Dalta, Sandër Dheri, A. Demiri, volejbollistët S. Vokopola, R. Gjerazi, S. Hanxhaku, boksieri Ahmet Golemi, B. Isaku, kampioni mundjes Ndriçim Spahiu, Nuzi, me trupin e bukur, janë disa që e kanë lënë gjurmë në Rrugën e Durrësit. Edhe Konvikti (pas Hotel ‘Pensioni’-t), fillimisht me vajzat e Liceut e më pas për sportistët e ILKF “Vojo Kushi”, i kanë dhënë gjallëri rrugës.

Pa harruar ndeshjet në Pallatin e Sportit: tre blloqet me policë që kontrollonin bileta kur fluksi ishte i madh, pastaj fundi i takimeve kur tifozë, miq e shokë prisnin sportistët e të shoqëruar ktheheshin bashkë përgjatë Rrugës së Durrësit, në trotuarin nga e djathta.

Çfarë ke mbetur sot…?

Nuk është gastronomi, as dyqani i Gazhelëve, as “Parfumeria”, as “Derri”, as “Malev”, as Trikotazhi. Nuk ka gjurmë as “Demneri”, dyqani i biçikletave, as gjykata, as berberi as ai këpucë me porosi, si dhe hotel “Pensioni”.

E më kryesorja, “Flora”, është reduktuar në një lokal të vogël me emrin “Kafe-Flora”. Ndërkohë, mjaft personazhe nuk jetojnë si dhe të tjerë që janë zhvendosur, ndërsa ata që i dhanë jetë janë familjarë.

Ai korridor aq popullor tashmë nuk ka më frekuentimin viteve ’70-të, pasi është kthyer në një rrugë normale, pa delegacione e njerëz që i prisnin me lule, i mungon zhurma, vitaliteti që i dha bujë e shkëlqimin në vitet e kulmit të saj. / Memorie.al /

 

Më 16 nëntor 1945 nisi Operacioni Paperclip: Importimi i shkencëtarëve gjermanë në Shtetet e Bashkuara

Fotografia e shkencëtarëve që morën pjesë në projekt

VOAL- Më 16 nëntor 1945 Shtetet e Bashkuara nisën një operacion të fshehtë për të importuar 88 shkencëtarë gjermanë, përfshirë ekspertë të teknologjisë së raketave, për të fituar avantazhe teknologjike dhe strategjike në Luftën e Ftohtë që po shfaqej. Ky operacion do të kishte një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin teknologjik dhe hapësinor amerikan për dekadat e ardhshme.

Operacioni Paperclip ishte një program sekret i Agjencisë së Objektivave të Përbashkëta të Inteligjencës (JIOA) në bashkëpunim me Zyrën e Shërbimeve Strategjike dhe Korpusin e Kundërzbulimit. Në këtë projekt, më shumë se 1,600 shkencëtarë, inxhinierë dhe teknikë gjermanë, si Wernher von Braun dhe ekipi i tij i raketave V-2, u deportuan nga Gjermania naziste në Shtetet e Bashkuara për punësim nga qeveria amerikane, kryesisht midis viteve 1945 dhe 1959. Disa ishin ish-anëtarë të Partisë Naziste, të tjerë ish-udhëheqës.

Qëllimi kryesor i operacionit ishte t’i jepte ushtrisë amerikane një avantazh ndaj sovjetikëve në Luftën e Ftohtë dhe garën hapësinore. Bashkimi Sovjetik u përgjigj duke rekrutuar me forcë më shumë se 2,200 specialistë gjermanë – një total prej më shumë se 6,000 personash duke përfshirë familjet – përmes Operacionit Osoaviakhim gjatë natës së 22 tetorit 1946.

Shefat e Përbashkët të Shtabit (JCS) krijuan programin e parë sekret të rekrutimit, të quajtur Operacioni Overcast, më 20 korrik, fillimisht “për të ndihmuar në përfundimin e luftës japoneze dhe për të ringjallur kërkimin tonë ushtarak të pasluftës”. Termi “Overcast” ishte emri që fillimisht iu dha nga familjet e shkencëtarëve gjermanë kampit rezidencial ku ata mbaheshin në Bavari. Në fund të verës së vitit 1945, JCS urdhëroi JIOA-n, një nënkomitet i Komunitetit të Përbashkët të Inteligjencës, të mbikëqyrte drejtpërdrejt Operacionin Overcast, më vonë Operacionin Paperclip.[5] Përfaqësuesit e JIOA-s përfshinin drejtorin e Inteligjencës së Ushtrisë, komandantin e Inteligjencës Detare, bashkë-shefin e Shtabit 2 të Forcave Ajrore (Inteligjenca e Forcave Ajrore) dhe një përfaqësues të Departamentit të Shtetit.

Në nëntor të vitit 1945, Operacioni Overcast u riemërua Operacioni Paperclip nga agjentët e Korpusit të Artilerisë së Ushtrisë Amerikane, të cilët bashkëngjitën një kapëse letre (në anglishten amerikane) në çantat e ekspertëve të raketave që dëshironin të punësonin në Amerikë.

Në një direktivë sekrete të qarkulluar më 3 shtator 1946, Presidenti Truman miratoi zyrtarisht Operacionin Paperclip dhe e zgjeroi atë për të përfshirë 1,000 shkencëtarë gjermanë nën “paraburgim të përkohshëm dhe të kufizuar ushtarak”.

Në pjesën e dytë të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania naziste e gjeti veten në një disavantazh logjistik, pasi kishte dështuar të pushtonte BRSS-në përmes Operacionit Barbarossa (qershor-dhjetor 1941), Rrethimit të Leningradit (shtator 1941-janar 1944), Operacionit Nordlicht (“Drita Veriore”; gusht-tetor 1942) dhe Betejës së Stalingradit (korrik 1942-shkurt 1943). Pushtimi i dështuar e varfëroi Gjermaninë dhe kompleksi i saj ushtarako-industrial nuk ishte i pajisur mirë për të mbrojtur Großgermanisches Reich Deutscher Nation (“Rajhu i Madh Gjerman i Kombit Gjerman”) nga një kundërsulm sovjetik. Në fillim të vitit 1943, qeveria gjermane filloi të tërhiqte shumë shkencëtarë, inxhinierë dhe teknikë nga lufta; ata u kthyen në punë në kërkim dhe zhvillim për të mbështetur mbrojtjen e Gjermanisë në një luftë të zgjatur me Bashkimin Sovjetik. Tërheqja nga vijat e frontit të luftës përfshinte kthimin e 4,000 inxhinierëve të raketave në Peenemünde, në Gjermaninë bregdetare verilindore.

“Brenda natës, doktorantët u liruan nga detyra e KP, masterët e shkencave u tërhiqën nga shërbimi i rregullt, matematikanët u nxorën nga furrat e bukës dhe mekanikët precizë pushuan së qeni shoferë kamionësh.”

Tërheqja e intelektualëve nga qeveria naziste për punë shkencore kërkonte së pari identifikimin dhe vendndodhjen e shkencëtarëve, inxhinierëve dhe teknikëve, pastaj verifikimin e besueshmërisë së tyre politike dhe ideologjike. Werner Osenberg, inxhinieri dhe shkencëtari që drejtonte Wehrforschungsgemeinschaft (Komuniteti i Kërkimeve të Mbrojtjes), regjistroi emrat e burrave të deklaruar politikisht në një listë – më vonë e quajtur “lista e Osenberg” – duke i rikthyer kështu ata në punë shkencore.

Në mars të vitit 1945, në Universitetin e Bonit, një teknik laboratori polak gjeti pjesë të listës së Osenbergut të ngulura në një kabinë banjoje; Lista më vonë arriti në MI6 (Shërbimi Sekret i Inteligjencës, SIS), i cili ia kaloi atë inteligjencës amerikane. Majori i Ushtrisë Amerikane Robert B. Staver, kreu i Seksionit të Propulsionit Reaktiv të Degës së Kërkimit dhe Inteligjencës së Korpusit të Artilerisë së Ushtrisë Amerikane, më pas përdori Listën Osenberg për të përpiluar listën e tij të shkencëtarëve gjermanë që do të kapeshin dhe merreshin në pyetje; Wernher von Braun, një shkencëtar raketash gjerman, ishte në krye të listës së Major Staver.

Shkencëtarët e përfshirë në këtë çështje përfshinin Rudi Beichel, Otto Hirschler, Hermann H. Kurzweg, Gerhard Reisig, Werner Rosinski, Wernher von Braun, Walter Dornberger, dhe Arthur Rudolph, në fushën e raketarisë; Alexander Lippisch, Hans Multhopp, Hans von Ohain, Kurt Tank, Rudolph Schriever, Einrich Richard Miethe, Ernst Steinhoff për aeronautikë; Kurt Blome (i cili, megjithatë, shkeli rregullin Truman, pasi kishte kryer krime naziste dhe ishte i pandehur në gjyqin e mjekëve); Hans Hollmann për elektronikë dhe Reinhard Gehlen për shërbimet e inteligjencës (gjithashtu një ish-nazist dhe gjeneralmajor i Wehrmacht).[citim i nevojshëm]

Lidhur me fushën e mjekësisë, armëve biologjike dhe kimike, Hans Antmann, Kurt Blome, Erich Traub, Walter Schreiber dhe Hubertus Strughold.

Thirrja e intelektualëve nga qeveria naziste për punë shkencore kërkonte së pari identifikimin dhe vendndodhjen e shkencëtarëve, inxhinierëve dhe teknikëve, pastaj vlerësimin e besueshmërisë së tyre politike dhe ideologjike. Werner Osenberg, inxhinieri dhe shkencëtari që drejtoi Wehrforschungsgemeinschaft (Komuniteti i Kërkimeve të Mbrojtjes), regjistroi emrat e burrave të deklaruar politikisht në një listë – më vonë të quajtur “lista e Osenbergut” – duke i rikthyer kështu ata në punën shkencore. Wikipedia

Liverpool Echo (1939) Nëpunësi anglez : “Ju rrëfej udhëtimin tim në Shqipëri pak ditë para pushtimit nga Italia”

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Nëntor 2025

Liverpool Echo” ka botuar, të mërkurën e 12 prillit 1939, në faqen n°12, rrëfimin e udhëtimit të një nëpunësi anglez në Shqipëri pak para pushtimit italian të vendit tonë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Kthimi nga Shqipëria

Përvoja e një burri nga Liverpool-i

Vizita në Tiranë

Pa demonstrata kundër italianëve

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12
Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

PUSHIME EMOCIONUESE

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12
Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

Një burrë nga Liverpool-i, i cili u gjend në Shqipëri pak para pushtimit italian, u kthye sot në shtëpi, pas pushimeve më emocionuese që mban mend.

Ai është Z. E. A. Carson, një zyrtar i ri në Departamentin e Rojeve të Ujit të Doganës së Liverpulit.

Nuk kisha qenë kurrë më parë në Shqipëri,” i tha ai sot gazetës Echo, gjatë një interviste në një anije ku po punoja në Alexandra Dock. “Shkova në Jugosllavi dhe, ndërsa vizitoja një liqen në jug të atij vendi, mendova të kaloja me anije në Shqipëri.

Mbërrita në Tiranë me makinë, në shoqërinë e një italiani. Nuk ka hekurudha në Shqipëri, vetëm rrugë të paasfaltuara, dhe njerëzit që kanë makina zakonisht marrin pasagjerë — përgjithësisht me pagesa të tepruara.

Tirana ishte e stolisur me flamuj për lindjen e Princit — kjo ishte të martën e javës së kaluar.

NDJENJA ANTI-ITALIANE

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12
Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

Në të njëjtën kohë kishin filluar demonstratat kundër Musolinit dhe italianëve në përgjithësi. Tirana është një qytet i çuditshëm, me disa ndërtesa të mira në qendër dhe pjesa tjetër baraka myslimane.

Gjatë gjithë asaj dite dhe ditës tjetër demonstratat vazhduan, duke u shtuar në intensitet dhe ndjenjë. Sapo njerëzit merrnin vesh se isha anglez, vraponin drejt meje duke thënë: ‘Poshtë Musolini, poshtë Hitleri — rroftë Chamberlain.’

Fola me çdo lloj njeriu — me personalitete që përshëndeteshin kudo që shkonim dhe me njerëz të thjeshtë. Të gjithë ishin të vendosur në mospëlqimin e tyre ndaj italianëve, dhe disa shpresonin pothuaj me ndjenjë prekëse se Anglia nuk do të lejonte italianët të marshonin brenda.

Dukeshin të gjithë gati të luftonin, për sa kohë që do të kishin mbështetje. Çdo burrë në Shqipëri duket se mban armë, dhe të gjithë janë burra të mëdhenj e të fortë. Mos besoni se shqiptarët i pritën me dëshirë italianët.

PËRMES KUFIRIT

Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12
Burimi: Liverpool Echo, e mërkurë, 12 prill 1939, f.12

Të nesërmen shkova në Elbasan, ku qëndrova dhjetë orë, i paaftë të gjeja çfarëdo mjeti transporti. Ishte e enjte — një ditë para se italianët të zbarkonin. Në orën tre të mëngjesit të nesërmen — po rrija në Grand Hotel, por emri ishte e vetmja gjë madhështore tek ai — u zgjova dhe m’u tha se një kamion do të më çonte deri te kufiri jugosllav, dhe kështu dola prej andej.

Nxitova nëpër Evropë për t’u kthyer në kohë për punë, por kudo që shkoja mblodha mendimin se Italia do të vazhdojë përpara nëpër Ballkan. Shqipëria është vetëm fillimi.

Në Hungari, opinioni publik është i hidhur ndaj Gjermanisë, dhe shpesh dëgjohej të thuhej se Hungaria nuk do të lejonte kurrë të merrej në të njëjtën mënyrë si Çekosllovakia.

Shtëpia e z. Carson ndodhet në rrugën Pinehurst nr. 93, Anfield.

Mark Shllaku, 1 nga 6000 viktimat e diktatures mbetur pa varr – E bija, Juli Dukagjini vdiq pa arritur të gjente eshtrat e të jatit

 

Ata jane 6000 viktima të regjimit komunist që diktatura i ka vrarë dhe ua ka zhdukur varret. Mark Shllaku, njëri prej tyre

Amaneti i paplotësuar për varrin e pagjetur dhe kalvari i bijës së tij në kërkim të një vendi ku të mund të vendoste një tufë lulesh

Juli Dukagjini, ndërroi jetë në gusht të vitit 2021. U largua nga kjo botë me një brengë të madhe, pasi nuk mundi kurrë të vendosë një tufë me lule mbi varrin e të atit. Babai i saj, Mark Shllaku, ishte një ndër djemtë e Shkodrës që u shpallën “armiq të popullit” qysh në fillimet e diktaturës.

Në fundin e viteve ’40, Shkodra ishte një qytet që jetonte mes frikës dhe heshtjes. Ishte koha kur po vendosej diktatura komuniste në Shqipëri. Në atë klimë terrori, mësuesi Mark Shllaku ishte ndër ata që nuk heshti. Ai iu bashkua grupit të intelektualëve shkodranë të Partisë Socialdemokrate, përkrah Musine Kokalarit, me ëndrrën për një Shqipëri ku respektoheshin liria dhe dinjiteti njerëzor.

Por ëndrra e tij do të paguhej me jetë. Si shumë të tjerë që guxuan të mendonin ndryshe, Mark Shllaku u dënua me pushkatim. Në orët midis 30 dhe 31 tetorit të vitit 1949, kur ai u mor nga qelia për t’u ekzekutuar, Marku shkroi amanetet e tij në copa letre të grisura nga paketat e cigareve që pinte njëra pas tjetrës. Ato letra të zverdhura, të shkruara me dorë që dridhej, do të mbeteshin dëshmia më e dhimbshme e asaj kohe, amanetet e një bashkëshorti dhe babai që dinte se nuk do ta shihte më familjen e tij.

Në takimin e fundit, vajza e tij e vogël, Juli, vetëm tetë vjeçe, mbante dorën e nënës së saj, Angjes, pa e kuptuar plotësisht se po e shihte të atin për herë të fundit. Marku i foli me qetësinë e një njeriu që kishte pranuar fatin, por që e dinte se fjala e tij nuk do të vdiste. I la Angjes porosi për disa letra të fshehura mes sendeve personale, letrat që më vonë do t’i ktheheshin familjes pas ekzekutimit.

Kur ato letra mbërritën, Angjia nisi menjëherë kërkimet për trupin e bashkëshortit. Ishte një kërkim që nuk do të mbaronte kurrë, sepse diktatura nuk e vrau vetëm trupin e Markut, fshehu edhe varrin e tij, ashtu si mijëra të tjerë.

Vitet që pasuan ishin kalvar i gjatë vuajtjesh. Pasuria e familjes u grabit dhe mbi ta ra vula e pashlyeshme e “armikut të popullit”. Juli u rrit me këtë persekutim që do ta ndiqte gjithë jetën. Ajo, nëna dhe motra e vogël jetuan me mungesën, me frikën, me kujtimet e pakta që mbetën nga babai. Por asnjëherë nuk harruan amanetin e tij: ta gjenin trupin e zhdukur dhe t’i jepnin një varr me emër.

Në 72 vitet që pasuan, Juli kërkoi, pyeti, trokiti në çdo derë. Asnjëherë nuk mori përgjigje. Pyetjet e saj mbetën pezull, si një plagë që nuk mbyllet: “Ku është trupi i tim eti? Pse nuk kërkohet varri i të zhdukurve nga diktatura? Pse pas 30 vitesh demokraci, shteti ende hesht?”

Katër vjet më parë, Juli Dukagjini u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. U largua me të njëjtën brengë që e kishte shoqëruar që prej asaj dite të ftohtë të vitit 1949. U largua pa mundur të vendosë një tufë lulesh mbi varrin e të atit, sepse varri nuk u gjet kurrë.

Si Mark Shllaku, janë rreth 6 mijë persona të zhdukur gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. U zhdukën në qelitë e hetuesisë apo u varrosën në fshehtësi në kampet e internimit.

Në një vend që ende nuk ka gjetur trupat e të pushkatuarve, drejtësia vazhdon të mbetet po aq e varrosur sa edhe kujtimet e tyre. Dhe derisa të gjendet qoftë edhe një i zhdukur i vetëm, amaneti i Mark Shllakut dhe i së bijës do të mbetet i paplotësuar.

 

“NEW YORK TIMES” më 1957: “Rrugës nga Elbasani për në Liqenin e Ohrit, sheh policë dhe më shumë gomerë të ngarkuar, sesa ‘Xhip’-a, kurse kopetë me dele”

Nga Harrison E. Salisbury –  “NEW YORK TIMES”

Një lyrje këpucësh me shkëlqim kushton 1 dollarë në Tiranë, por kjo është gjëja e fundit që shqetëson shqiptarët. Mjaft prej tyre nuk i lyejnë fare këpucët.

Në të vërtetë, pjesa më e madhe ecin zbathur dhe një pjesë tjetër veshin nallane prej druri. Industrializimi i shekullit të XX-të vetëm sa e ka cekur këtë vend të rrethuar me male, që dikur ishte Mbretëria e Ilirisë dhe tani mban emrin krenar Republika Popullore e Shqipërisë – Vendi i Shqiponjave.

Se sa pak e ka prekur industrializimi vendin e kupton menjëherë, kur shoferi i makinës “Varshava” (një model polak i versionit sovjetik “Pobeda”), pasi kemi bërë 8 orë ngjitje – zbritje nëpër male, e ndalon makinën me shpejtësi buzë një humnere. Udhëtimi me ulje-ngjitje në rrugët e malit, ka nxjerrë jashtë përdorimit sistemin hidraulik të frenave. “Do të përdor ujë derisa të gjej pak verë”,- thotë shoferi, duke vënë një maskë filozofi

Ai i hedh ujë deri në fshatin tjetër, ku mund të blejë një shishe me verë të kuqe. Ai thotë se vera është mjaft e mirë për frenat, për shkak të alkoolit, dhe shton se rakia është shumë e fortë. Edhe pse në kryqëzimet kryesore në Tiranë, e madje edhe në qytetet e vogla qëndrojnë policë të veshur me uniforma simpatike, ka vetëm pak makina në rrugë.

Ndërsa udhëton për në Elbasan apo ndanë fermave, rrugës për në Liqenin e Ohrit, anash sheh më shumë gomerë të ngarkuar sesa “Xhip”-a, dhe kopetë me dele janë po aq të zakonta, sa karvanët e mëdhenj me “Skoda” çeke apo kamionë sovjetikë të tipit “Zis”, që bëjnë zigzage nëpër kthesat e rrugëve malore të ngarkuara me krom apo me furnizime të çfarëdo lloji.

Më të përhershmit janë këmbësorët. Gra me kana uji prej balte në ngjyrë ndryshku, të cilat i mbajnë me kujdes mbi kokë; vajza me fund të kuq të qëndisur dhe mbulesë të zbukuruar prej leshi, burra me breza dhe gra me shallvare, barinj me guna të ashpra dhe fëmijë të veshur me lecka.

Vendasit transportojnë gjithçka me gomar. Ata përdorin njëlloj kallamishteje, e cila është shumë funksionale: në muret e shtëpive, ndarjet e një dhome, shtrojë për dyshemenë, mbulesa për të fjetur. Ka karroca të vogla dore, po aq të shkurtra sa djemtë me lëkurë të zezë që i shtyjnë dhe karro të mëdha me katër rrota, që lëvizin të ngarkuara përplot dhe të veshura me dru në formë gardhi.

SKENA TRADICIONALE

Shqipëria nuk ka ndryshuar shumë, me atë që ishte para se të vinte komunizmi: me burra që mbajnë në kokë plisa të bardhë, gratë të veshura në të zeza, në pjesën më të madhe dhe pak gra myslimane me ferexhe. Ndërsa ecin ose kalërojnë, gratë kanë gjithmonë një foshnjë për të cilën kujdesen, e ushqejnë apo e përkëdhelin.

Burrat mbajnë shkopinj të gjatë (kërrabë) me të cilën nxisin delet, shpesh të binte në sy ndonjë pushkë e varur krahaqafë, në shpinën e ndonjërit prej tyre. Rrugët, pjesa më e madhe janë po ato që përdornin dikur romakët dhe ilirët, pak prej tyre u rregulluan gjatë pushtimit italian në Luftën e Dytë Botërore dhe nga këto kanë mbetur vendroje gri nëpër kthesa, prej nga ruheshin malet.

Ka baraka për ushtarë të ndërtuara në shpate malesh apo buzë fushave dhe rrugës, afër Liqenit të Ohrit. S‘dihet se përse, kur lufta ishte në kulmin e saj, njësi ushtarake viheshin për të hapur shtigje në mal. Prej larg dëgjohen zhurmat e një batareje të artilerisë. Manovra? Ndoshta.

Delet dhe barinjtë duken të pa shqetësuara prej tyre, ndoshta janë mësuar me këtë zhurmë. Për rreth 1 milje buzë lumit, në një shteg në mal, një divizion i tërë është duke u larë dhe larë rrobat, në ujin e ftohtë e të freskët. Pothuajse gjithë mali është mbuluar me këmisha, të cilat thahen në diellin e pasdites së vonë.

Buzë rrugës, shqiptarët kanë vënë duajt e thatë e të dobët të grurit, ndërsa barinjtë kullosin tufat, që tremben sa herë kalon ndonjë kamion, “Xhip” apo makinë zyrtare, e në të rrallë edhe ndonjë me pasagjerë. Nuk ka kampe pune për të burgosur, rrugëve të Shqipërisë.

Unë pashë një burg të madh, në të dalë të Vlorës, me një hajat të gjerë para, ku gratë prisnin të takonin burrat e tyre apo, t‘u dërgonin ushqim përmes rojeve. Pashë një numër të madh zonash të rrethuara me tela me gjemba, që mund të ishin njëkohësisht grumbullime të ushtrisë ose kampe përqendrimi.

RRUGËT PO PËRMIRËSOHEN

Ndërtesa të mëdha janë bërë gati për skuadrat vullnetare të ndërtimit të rrugëve, ku mund të shihen grupe të burgosurish që thyejnë gurë. Disa shqiptarë kanë biçikleta, por nuk ka makina private. Një i ri tha: “Për se na duhen? Ku mund të shkonim me to? Kushtet tona nuk na lejojnë gjëra të tilla”.

Padyshim që ai ka të drejtë. Rrugët e këqija janë të mjaftueshme, për ta kthyer një makinë amerikane në një grumbull hekurishtesh, brenda pak javësh. Në Tiranë ka disa makina të prodhuara në SHBA-ës, që u përkasin diplomatëve.

Këtu, përveç francezëve, jugosllavëve dhe italianëve, pjesa tjetër e diplomatëve i përkasin Bllokut Lindor sovjetik, nga Evropa ose Azia. Krenaria e kryeqytetit janë dy “Vollga” të reja, prodhime të kombinatit të makinave “Gorki” në BRSS.

Të kombinuara me një ngjyrë të kaftë karameleje dhe një portokalli sintetike, ato rrëshqasin përgjatë bulevardit “Stalin” drejt Këshillit të Ministrave. Shqipëria ka edhe sistem telegrafik, edhe rrjet telefonik. Vetëm në tavolinën e kryeministrit Mehmet Shehu, ka katër telefona. Por, Numëratori i Tiranës ka vetëm 90 faqe, me një mesatare prej 12 numrash për faqe.

NË QYTET PIHET BIRRË

Në mbrëmje në Tiranë apo edhe në qytetin port të Durrësit, njerëzia mund të mblidhen në kafet e quajtur “Vollga” dhe të kthejnë ndonjë birrë. Edhe pse me vreshtat që ka Shqipëria duhej të ishte një vend që prodhon verë në shumicë, birra është pija standarde në qytete. Ka aq shumë rusë në Shqipëri dhe ndikimi i tyre është aq i madh, sa edhe pasta e dhëmbëve shqiptare, ka të njëjtën aromë me atë të Moskës.

Askush nuk mund të thotë se sa rusë ka në vend. Me siguri duhet të jenë disa mijëra. Ka këshilltarë, ekspertë, delegatë tregtie, specialistë sigurie, ushtarakë dhe inxhinierë. Një pjesë e madhe e tyre popullojnë katet e sipërme të hotelit të ndërtuar nga italianët në bulevardin “Stalin”. Ata bëjnë plazh në vendet me rërë të bardhë të Durrësit dhe pinë në kafene të hapura.

Një inxhinier sovjetik që kishte kaluar tre vjet në Shtetet e Bashkuara, na buzëqesh thuajse miqësisht, ndërsa kthen me fund aperitivin e tij me raki. “Çfarë njerëzish!- thotë ai. – Ju nuk mund ta imagjinoni se si janë. Çfarë vendi”. Ai tund kokën në mënyrë ironike dhe të dëshpëruar dhe fillon të flasë për “Broduein”, “Time-Squer”, ndërtesat e vogla në Nju Jork, turmat me njerëz në rrugën “Forty-Second Street”, “të ngjeshura si mur”.

Nuk ka asnjë dyshim për vendin që ai do preferonte. Rrugët e vështira për makina. Gomerët vazhdojnë të jenë transportuesit kryesorë në male. Këshilltarët rusë të plotfuqishëm dhe përditshmëria e shqiptarëve “krenarë” për klasën punëtore, por pa para për të lyer këpucët. Më poshtë, pjesa e tretë e një cikli shkrimesh nga Shqipëria.

KLASA MIRËNJOHËSE INDUSTRIALE

Se çfarë mendojnë shqiptarët për veten e tyre, është e vështirë të merret vesh? Edhe pas një duzine bisedash, gjithmonë përmes një përkthyesi të Ministrisë së Jashtme, është e vështirë të jesh i sigurt. Sigurisht klasa proletare e vendit të vogël, ndjehet mirënjohëse për forcat që e nxorën në jetë, Partinë Komuniste Shqiptare dhe Bashkimin Sovjetik.

Sa për fshatarët, ata nuk kanë ndonjë gjë për t‘u thënë të huajve. Ata na japin ca shenja të pakuptueshme të lumturisë dhe mirëqenies. Struktura e tyre fizike, duket sikur shpreh sëmundje kronike të dorëzimit.

Ndoshta përshtypjen më të mirë mundëm t‘ia merrnim një shqiptari që fliste anglisht, që kishte jetuar dhe punuar në SHBA-ës për 15 vjet, përpara luftës. “Kam punuar në Kliverland”,- thotë. “Më 1939 u ktheva për të parë njerëzit e mi. Lufta më zuri këtu dhe nuk munda të kthehesha”.

Unë i thashë: “Nuk ngjan shumë me Kliverlandin këtu”. “Vëlla”,- tha, duke kuptuar që ishte dakord shqiptari,- ti as mund ta imagjinosh diferencën”. “Si ia del të qëndrosh”? – e pyes. Ai mbledh supet. “Thjesht kam harruar gjithçka. I kam thënë vetes; unë nuk kam qenë kurrë në Amerikë. Është e vetmja mënyrë për të mbijetuar”.

Tirana, Shqipëri – Do të ishte e thjeshtë të shkruaje, dhe aspak e padrejtë, që Shqipëria është një fragment i Rusisë Staliniste që në mënyrë anakronike, ia ka dalë të mbijetojë edhe në botën post-staliniste. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Një udhëtar në këtë vend mysliman në ndërtim buzë Adriatikut, menjëherë zbulon se Shqipëria është një vend që Perëndimi e ka harruar.

E varfër deri në hidhërim, e plagosur rëndë nga Lufta e Dytë Botërore, e shkatërruar nga armiqësitë e “luftës së ftohtë”, Shqipëria është duke u mbytur dhe në një gjendje të tillë, saqë banorët e saj, në historinë e të cilëve ka vetëm tragjedi, të dëshpëruar nga kjo situatë e tmerrshme, janë të gatshëm të provojnë gjithçka.

Gjendja e vendit sot nuk është aspak e kënaqshme. Standardi i të jetuarit është më i ulëti në Evropë ose shumë afër më të ulëtit. Vetëm në zona të thella në Siberi ose Azinë Qendrore, mund të shohësh kaq shumë njerëz të parruar e të paveshur. Po duhet të shtohet se përmirësimi i gjendjes kulturore dhe ekonomike është përmirësuar nga regjimi komunist, i cili është ndihmuar nga fakti që Perëndimi ka refuzuar në mënyrë brutale, të ketë të bëjë me këtë vend.

Vizita e disa korrespondentëve dhe e një grupi të vogël turistësh nga Britania dhe Franca, duket se tregon një domosdoshmëri qoftë edhe të vogël, për të përmirësuar marrëdhëniet armiqësore dhe izoluese me Perëndimin. Kryeministri Mehmet Shehu insiston se Shqipëria do që t‘i normalizojë marrëdhëniet me Perëndimin. Ka arsye të mjaftueshme për të besuar që Moska nuk do ta lejonte këtë normalizim, por të paktën ky është një hap para dhe një ndryshim i madh nga situata e dy viteve më parë.

Nëse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje të keqe, një pjesë e madhe e fajit është e vetë vendit dhe e udhëheqësve të tij, por po ashtu është një e vërtetë të cilën e dinë shumë pak shqiptarë, se këtu ka ndikuar edhe qëndrimi në distancë, neglizhenca dhe armiqësia e Perëndimit ndaj një vendi të vogël me njerëz krenarë.

PËRSHTYPJA E PARË

Përshtypja e parë kur zbrita në Aeroportin e Tiranës, ishte se kisha zbritur diku në Bashkimin Sovjetik, ndoshta diku mes maleve të Kaukazit. Gjëja e parë që pashë ishin një grusht ushtarësh, të veshur me diçka që dukej si uniformë e pisët dhe e brejtur sovjetike. Të gjithë këta mbanin pushkë të gjata me bajoneta të mbërthyera.

Gjithandej dukej sikur kishte oficerë sovjetikë, madje edhe policë sovjetikë në uniformat e tyre karakteristike blu dhe me shiritin e kuq në këmishët verore. Polici e drejtonte trafikun e paqenë, duke bërë shenja me duar të ngjashme me ato të kolegëve të tij në Moskë dhe qëndronte në këmbë në mes të një kryqi bardhë e zi, të njëjtë me atë të Moskës. Të shkruarat në dhomën e pritjes në aeroport, ishin në rusisht dhe shqip. (Memorie.al)

“Në Shqipëri, ka dy grupe banditësh: komunistët, që janë të lidhur me Titon dhe nacionalistët, që nuk duan të njollosen me gjermanët…”- Çfarë shkruhet në ditarët e luftës të oficerit madhor gjerman

Ditarët e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, KTB OKW), në vitet 1940-1945, u mbajtën nga Zyra e Mbrojtjes Kombëtare pranë Shtabit të Operacioneve të Forcave Ushtarake gjermane (Abteilung Landesverteidigung im Wehrmachtführungsstabamt). Këto ditarë lufte, përshkruajnë strategjitë, betejat, lëvizjet e trupave, linjat e fronteve, qëllimet, vendimet operacionale dhe planet e luftës dhe vlerësimet e situatave luftarake, prej udhëheqjes më të lartë të forcave ushtarake gjermane.

 

Sekretari i Ditarëve të Luftës në Komandën Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane, ishte Helmuth Greiner deri më Mars 1943 dhe më pas Percy Ernst Schramm. Në vitet 1961-1965 ditarët e luftës u përpiluan nga historianët dhe u botuan nga shtëpia botuese Bernard & Graefe Verlag für Wehrëesen, Frankfurt am Main. Historiani kryesor ishte Percy Ernst Schramm dhe ndihmësit e tij historianë përkatësisht sipas vëllimeve ishin si më poshtë:

Ditar Lufte

Faqe 1147 – 27.09.1943. Vazhdojnë veprimet kryengritëse në Shqipëri.

Faqe 1151 – 28.09.1943. Në një shtesë të njoftimit për atasheun ushtarak gjerman në Sofje, me 23.09.1943, thuhet se zona e Shqipërisë veri-lindore, deri në luginën e Vardarit, do të pushtohet më vonë nga trupa gjermane.

Faqe 1154 – 30.09.1943. Në Shqipëri, mprihen më tej veprimet e bandave; janë vënë re gjithnjë e më shumë, agjentë britanikë.

Faqe 1164 – 01.10.1943. [Bëhet fjalë për udhëzimet e Komandës së Lartë gjermane, për shpërndarjen e trupave në jug-lindje]. …. Divizioni X-të Malor, të dërgohet në Epir ose, në bregun shqiptar. …. Vazhdojnë spastrimet në Shqipëri dhe Kroaci.

Faqe 1168 – 03.10.1943. Hitleri urdhëron të emërohet një “Gjeneral përgjegjës për Shqipërinë“. K.S.F.A., lëshon një urdhëresë për këtë.

Faqe 1171 – 04.10.1943. Hitleri i urdhëron Komandës së Lartë Jugore dhe Grupit ‘B’ të ushtrisë, sa vijon: Pritet që armiku t’i drejtojë operacionet kryesore kundër rajonit jug-lindor ose, nga Italia jugore, për në Shqipëri – Mal të Zi – Kroaci jugore ose, pas luftimeve nga Italia qendrore, kundër Kroacisë veriore, – Istria.

Faqe 1178 – 06.10.1943. Pritet një sulm britanik në rajonin jug-lindor, kundër bregut shqiptaro-dalmatik ose, nëpër detin Egje, kundër Maqedonisë dhe Thrakisë.

Faqe 1181 – 07.10.1943. Forcohet veprimi i bandave, në Shqipëri dhe Kroaci.

Faqe 1184 – 08.10.1943. Në Shqipëri është ngritur me ndihmën gjermane, një qeveri shqiptare, e cila ka ndër mend të krijoje një trupë milicie të vetën. Njoftimet e shtabit drejtues të ushtrisë, për datat 09.10.1943 dhe 13.10.1943, mbi lirimin nga ushtria të shqiptarëve që ndodhen në Divizionin SS Malor të Bosnjes, janë hedhur poshtë nga krye-komandanti i SS-ve, [Heinrich Himmler].

Faqe 1191 – 10.10.1943. K.S.F.A., është dakord me idenë e shtruar më 01.10.1943, nga Komanda e Lartë Jug-lindore, për zhvendosjen e forcave të ndërtimit të përforcimeve në zonën e Armatës II të tankeve (bregu shqiptaro-dalmatik).

Faqe 1193 – 11.10.1943. Gjendja në Ballkan: Vazhdojnë spastrimet tona në Greqi. Në Shqipëri luftime të Divizioneve Gjuajtës 100 dhe 118 me pjesët e mbetura të Divizioneve italiane “Firenze” dhe “Venecia”.

Faqe 1197 – 13.10.1943. Qeveria [italiane] e gjeneralit Pietro Badoglio, i shpall luftë Gjermanisë. Mbreti i Italisë, heq dorë nga titulli “Perandor i Etiopisë” dhe “Mbret i Shqipërisë”.

Faqe 1208-1209 – 18.10.1943. Hitleri ka njoftuar Këshillin e Regjentit bullgar, më 18.10.1943, se do t’u vijë për vizitë gjenerali M. R. von Weichs, mbi përforcimin e bregut të Thrakisë afër Kavallës, me një Divizion bullgar, si dhe mbi masat që do të merren për mbrojtjen e pakicave bullgare, në Shqipërinë Lindore.

Faqe 1212 – 21.10.1943. K.S.F.A., përkufizon të drejtat e gjeneralit të plotfuqishëm gjerman në Shqipëri, si dhe të komandaturës, që do të ngrihet në Mal të Zi.

Faqe 1221 – 25.10.1943. Qeveria shqiptare nuk ka mbështetje. Nuk është arritur ende ndonjë lidhje me krerët e bandave të lëvizjes kombëtare greke dhe me Mihailoviçin [Dragoljub “Draža” Mihailoviç, komandati i çetnikëve serbë, pro-mbretërorë].

Faqe 1252 – 05.11.1943. Në Shqipëri ka dy grupe banditësh: komunistët që janë të lidhur me Titon dhe kombëtarët, që nuk duan të njollosen nga lidhja me gjermanët.

Faqe 1254 – 05.11.1943. Është krijuar dhe ka kryer betimin një qeveri kombëtare shqiptare……! Shtabi Qendror i Ushtrisë, ka parashtruar më 04.11.1943, për takimin që mbahet më 05.11.1943, me delegacionin bullgar në shtabin e Hitlerit, këto pika: 1) Përdorimi i një Divizioni tjetër bullgar, ndërmjet Divizioneve bullgare VII-të dhe XVI-të. 2) Siguria në rajonin kufitar, Bullgari-Shqipëri.

…..Meqenëse Hitleri i ka premtuar kryeministrit bullgar, mbrojtjen ushtarake të zonave kufitare të Shqipërisë, duhet që Komanda e Lartë e Jug-lindjes, ta mbajë këtë premtim. (Bëhet fjalë për një rajon me pakica bullgare, zonë të cilën ishin të gatshme ta pushtonin forcat vendore bullgare, por u penguan nga qeveria e tyre. Trupat gjermane janë shprehur të paanshme. Kur më vonë komunistët sulmuan pakicat bullgare, bullgarët kërkuan pushtimin e kësaj zone nga gjermanët.

Nuk dihet arsyeja pse bullgarët, nuk e pushtojnë vetë atë rajon. Për këtë detyrë ishte parashikuar Divizioni I-rë i tankeve; meqenëse ky u zhvendos për në Lindje, pakicat mbetën të pambrojtura. Mbas kësaj dhe kërkesës së përsëritur për ndihmë, Hitleri urdhëroi pushtimin e Shqipërisë lindore, me trupa gjermane).

Komanda e Lartë e Jug-lindjes, merr në të njëjtën ditë urdhrin për spastrimin e zonës Tetovë-Dibër-Strugë-Kiçevë-Gostivar dhe krijimin e trupave vendore të vetë-mbrojtjes, me ndihmën e SS-ve dhe të forcave policore të Greqisë dhe me armë të marruna forcave italiane. Më 06.11.1943, Komanda e Lartë e Jug-lindjes, njofton për masat që ka ndërmend të marrë. Hitleri shprehet dakord me to, më 07.11.1943. Komandanti i Shtabit të Operacioneve në K.S.F.A. [gjenerali Alfred J. F. Jodl], vendos që batalionet gjermane, të presin derisa të jetë ngritur milicia, e cila duhet të përbëhet nga maqedonas bullgarë. Komanda e Lartë e Jug-lindjes, merr udhëzimet e nevojshme.

Faqe 1268 – 10.11.1943. Komanda e Lartë e Jug-lindjes, gjykon luftën kundër Titos, si detyrën kryesore, edhe më të rëndësishme se ruajtja e kufirit bregdetar. Meqenëse forcat e nevojshme për këtë janë dobësuar dukshëm, për shkak të zhvendosjes se trupave në Lindje, i njoftohet se Hitleri ka pranuar përdorimin e Divizionit I-rë Malor, për operacionin “Kugelblitz” [kundër partizanëve komunistë jugosllavë, në Dhjetor 1943]. Pas këtij operacioni, ky Divizion duhet të pozicionohet në mënyrë të tillë që, të mund të përdoret si forcë rezervë në Shqipëri dhe në Greqinë veri-perëndimore.

Faqe 1275 – 12.11.1943. I plotfuqishmi gjerman në Shqipëri, është gjenerali Theodor Geib, por fuqia ekzekutive është në dorën e Komandës së Lartë të Armatës II-të të tankeve (Gjenerali Lothar Rendulic).

Faqe 1278 – 13.11.1943. Shënim në dosje mbi rëndësinë ekonomiko-ushtarake të Shqipërisë dhe nxjerrjen e kromit atje.

Faqe 1289 – 17.11.1943. Në Shqipëri ka vështirësi, pasi ushtarëve nuk u paguhet dot rroga në monedhën vendase, sepse qeveria shqiptare, nuk pranon të japë shumën e nevojshme për këtë dhe ne nuk duam të bëjmë presion më të fortë. I dërguari Hermann Neubacher, po përpiqet për një zgjidhje të problemit.

Faqe 1290 – 18.11.1943. Përfundim i spastrimeve të Divizionit Gjuajtës 100 në Shqipëri dhe luftime në Peljeshac [në bregdetin kroat].

Faqe 1292 – 19.11.1943. ….. Spastrime të suksesshme në Shqipëri dhe në veri të Malit të Zi.

Faqe 1317 – 28.11.1943. Gjendja në Ballkan: Bombardime armike në qarkullimin rrugor dhe depozitat me materiale, në zonën e Kroacisë jugore, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Faqe 1330 – 02.12.1943.….Qëndrim i qetë i bandave në Shqipëri dhe Mal të Zi…..Për shkak të vështirësive në financimin e ushtrisë në Shqipëri, i kërkohet Ministrisë së Jashtme më 03.12.1943, të caktojë një zëvendës, për të dërguarin Hermann Neubacher. Kjo i njoftohet edhe Komandës së Lartë të Jug-lindjes, e cila merr edhe udhëzimet përkatëse. Meqenëse po shtohet veprimi luftarak armik, në rajonin shqiptaro-kroat, Komanda e Lartë e Jug-lindjes, njofton për rrezikun e krijuar, mbi të gjitha trupat që marrin pjesë në operacionin “Kugelblitz“.

Faqe 1335 – 04.12.1943. Zyra e spiunazhit ushtarak merr udhëzimet përkatëse, në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajë përkundrejt Ministrisë së Jashtme, përsa i përket kundërshtive kufitare bullgaro-shqiptare, në liqenin e Ohrit.

Faqe 1373 – 20.12.1943. Përpjekjet e Këshillit të Regjencës, nuk arrijnë të tërheqin forcat kombëtare në Shqipëri.

Faqe 1461 – [Kapitulli: Shënime dokumentesh në Ditarin e Luftës] 04.10.1943. Plan lufte për Komandën e Lartë të Jugut dhe Grupin ushtarak B: …. A) Unë pres që armiku t’i drejtojë sulmet e tij kryesore, kundër rajonit jug-lindje, duke u nisur nga Italia, mbase dhe me një pjesë të forcave nga Afrika. Nuk mund të parashikohet nëse kundërshtari do të drejtohet kundër Shqipërisë/ Malit të Zi/ Kroacisë, nga Italia Jugore, që është e pushtuar prej tij, apo do të përpiqet të shtyjë për në veri, forcat gjermane në Itali……! Nënshkruar Adolf Hitler.

Faqe 1474 – [Kapitulli: Shënime dokumentesh në Ditarin e Luftës] 10.12.1943. …. Divizionet italiane ‘Arezzo’, ‘Taurinese’, ‘Ferrara’, ‘Emilia’, ‘Venecia’ dhe ‘Parma’, në Mal të Zi dhe Shqipëri, janë vënë nën komandën e banditëve; një pjesë e Divizionit ‘Firence’ [Divizioni 41 i Këmbësorisë], luftojnë nën komandën e komandantit të tyre të Divizionit, në anën e banditëve [në Shqipëri]. Gjithsej rreth 11.000 veta. Përafërsisht 2.200 italianë, janë kapur prej ushtrisë gjermane.

Faqe 1540 – Udhëheqja gjermane e ushtrisë, në vitin kulminant të luftës. Vështrim i përgjithshëm i Ditarit të Luftës i shtabit udhëheqës gjerman në vitin 1943: …. Pasi aeroportet shqiptare ishin pushtuar nga forcat tona, që përpara kapitullimit të Italisë, u përgatit në Shtator 1943, themelimi i një shteti shqiptar të pavarur. Ngritja e një shteti shqiptaro-malazez, nuk u prit mirë, meqenëse nuk donin të ishin të varur nga Gjermania, e cila praktikisht e kishte humbur luftën. Së fundi u krijua në fillim të Tetorit, me ndihmën e Gjermanisë, një qeveri shqiptare, e cila mori përsipër bërjen gati të 30.000 forcave vullnetare.

Faqe 1545-1546 – [Kapitulli: Vështrim i përgjithshëm i Ditarit të Luftës, i shtabit udhëheqës gjerman në vitin 1943. Në pjesën mbi Bullgarinë, shkruhet]: …..Qeveria e re bullgare (pas vdekjes se Carit Boris), me sa duket kërkonte që mbështetja ushtarake të shpërblehej, me marrje tokash në lindje të Shqipërisë, ku jetonte një pakicë e shpërndarë bullgare.

Kështu, më 05.11.1943, kur u bisedua mbi politikën pushtuese bullgare në Ballkan, [Ministri i Jashtëm bullgar], Schischmanoff, vuri në dukje trajtimin e mirë të pakicës greke nga bullgarët në Thraki. Kësaj paraqitje të ministrit bullgar, Schischmanoff, i përgjigjet Hitleri, me vërejtjen se kjo është një politikë e zgjuar e bullgarëve.

Për sa i përket shkëmbimit të mendimeve mbi Shqipërinë, [Kryeministri bullgar, i pranishëm në takim], Bojiloff, me shumë kujdes kërkoi që të mendohej mbi mundësinë e zhvendosjes së trupave bullgare, në zonën e rrezikuar kufitare me Shqipërinë. [Ai tha] Bullgaria ka vetëm trupa të pakta dhe të pajisura keq, por ajo do të përpiqet të bëjë gati trupat e nevojshme, për këtë qëllim.

Nga ana tjetër, ai beson se me bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, mund të arrihet një zgjidhje për problemet e sipërpërmendura. Hitleri mban një qëndrim negativ ndaj këtyre kërkesave dhe mendon se më e mira do ishte, që trupat SS të ngrenë një trupë të përhershme, të përbërë nga bullgarë. Në këtë mënyrë, do të ishin të pranishme trupa bullgare, në këtë rajon.

Një ideje të kryeministrit bullgar, Bojiloff, se ai dëshironte rishikime territoriale në kufirin shqiptar, Hitleri nuk iu përgjigj drejtpërdrejt dhe sqaroi se një gjë e tillë, do e ndërlikonte pa ndonjë dobi, gjendjen në Shqipëri….! Në zonën kufitare Bullgari-Shqipëri, do të ngrihet nga trupat SS, një formacion i përbërë nga bullgarë të Maqedonisë, por qeveria shqiptare e sapo krijuar, në fillim të Nëntorit 1943, nuk mund të njolloset me dhurim territoresh [bullgarëve].

Faqe 1614 – [Nën pjesën mbi Ballkanin si rajon operacionesh ushtarake, shkruhet]: …. Në Shqipëri u pushtuan me kohë aeroportet dhe veç kësaj, grupet partizane asnjanësonin njeri-tjetrin, ndërsa një qeveri e krijuar nën ndikimin e ushtrisë gjermane, pranoi rekrutimin e vullnetarëve shqiptarë, për Divizionin SS “Skanderbeg”. …. POSHTËSHËNIM: Georg Kastriota, gjeneral Iskender-bej (Skanderbeg) ishte një fisnik shqiptar (1405-1468), mbrojtës i krishterimit dhe lirisë së shqiptarëve ndaj turqve.

Vëllimi IV

1 Janar 1944 – 22 Maj 1945

Roli i Grup-Armatave dhe Komandave të tyre

Faqe 35. Sado i madh është roli i komandave dhe Armatave të tjera, roli i Armatës dhe Komandës Jug-lindore (Grup-Armata ‘E’ me kryekomandant, gjeneral-kolonelin Alexander Löhr) ishte i jashtëzakonshëm. Lexuesi i këtij libri do vëreje, se si Hitleri nuk i mori parasysh këshillat e “ekspertëve”, të cilët ishin ushtarakë të shkolluar, por që ai i shikonte me dyshim dhe përbuzje.

Vetëm me shumë vonesë, ai lejoi largimin e trupave nga Kreta dhe ishuj të tjerë të Egjeut, ku ishin akoma 60.000 ushtarë. Për çudi, u krye edhe largimi i trupave nga Peleponezi, ku kishte vetëm një hekurudhë dhe një urë lidhëse, me pjesën tjetër të Greqisë. U krye edhe largimi i trupave nga Greqia, megjithëse aty vepronin dy palë forca partizane, që për fat luftonin kundër njëra-tjetrës.

Katastrofa ishte në prag, kur trupat tërhiqeshin nëpër malet e Ballkanit, sepse nën shtysën sovjetike, forcat bullgare që deri në atë kohë kishin luftuar në anën tonë, na sulmuan nga krahu i pambrojtur lindor. Por ai sulm, jo vetëm që u përballua, por edhe u mbajtën pozicionet, derisa ushtari i fundit u largua nga Shqipëria.

Tërheqja e mëtejshme pengohej, nga male të larta deri në 1400 metra dhe ngrica e dimrit që po fillonte, dy faktorë, tmerret e të cilëve vështirë se mund të mbivlerësohen; megjithatë u rrezikua edhe më shumë ngase trupat e Titos, që deri në atë kohë ishin mbajtur në fre nga trupat gjermane, tani mund të vepronin lirshëm. Prandaj ushtria e Titos, mundi të bashkohej me trupat e Ushtrisë së Kuqe që po vinin nga Rumania dhe pushtuan Beogradin.

Me gjithë ato vështirësi, Grup-Armata ‘E’ e gjeneralit Alexander Löhr, arriti të mbante deri në Prill 1945 një front të mbyllur, që shtrihej nëpër Kroaci dhe Bosnje, me një gjatësi prej 1500 km. Gjenerali Alexander Löhr, arriti të bënte atë që nuk arriti ta bënte Napoleoni Bonaparti, gjatë tërheqjes nga Rusia: ai tërhoqi trupat e tij dhe arriti të ndërtonte një front të ri, i cili nuk u prish ballë për ballë, por nga shpina.

Teatri Italian i Luftës (01.04.1944 – 31.12.1944)

Luftimet nga marrja e Romës, më 4 Qershor 1944, deri në marrjen e Firences (10 Gusht 1944) dhe zbarkimit të armikut në Francën Jugore, më 15 Gusht 1944
Mbrojtja e zonës operative të bregut Adriatik, përfshirë edhe Istrian.
Faqe 540. Shtimi i veprimit të bandave në Greqinë Veriore, Shqipëri dhe Mal të Zi, mund t’i shërbejë bllokimit të forcave gjermane dhe përgatitjes së zbarkimit të trupave polake, ose trupave të tjera sllave.

Faqe 541. Prandaj duhet që Komanda Jug-lindore, të jetë e përgatitur të përballojë një zbarkim në Shqipërinë Jugore ose, Greqinë Veri-perëndimore. ….. Për mbrojtjen e brigjeve të rrezikuara, Hitleri ka urdhëruar përforcimin dhe zgjerimin e mbrojtjes së brigjeve detare, përforcimin e artilerisë bregdetare, me qendër rëndese brigjet e Adriatikut, duke futur në veprim forcat e artilerisë që kanë qenë në Krime dhe që tani janë të gatshme për luftim, kundër bandave në Shqipërinë e Jugut dhe Greqinë e Veriut.  Memorie.al

“Vetting”/ Kush është Pëllumbi në mesazhet e Ballukut me Berberin dhe lidhja me “Alb-Building”. Ish-kreu i ARRSH ndryshoi kushtet, si u manipulua tenderi për tunelin e Llogarasë

Emisioni investigativ Vetting, News24

Në dosjen e SPAK-ut për tunelin e Llogarasë përmendet emri i një personazhi, që qendron në hije.

Madje ka një bisedë midis Berberit dhe Ballukut, ku flitet hapur se është ndryshuar njëri nga kushtet e tenderit pasi kompania e këtij biznesmeni nuk mund të kualifikohej, duke ndryshuar kushtet e tenderit në kundërshtim me ligjin.

PJESË NGA DOSJA E SPAK, BISEDA ME MESAZHE NË CELULARIN BLACKBERRY TË BERBERIT

BELINDA BALLUKU: Një pyetje

EVIS BERBERI: Po

BELINDA BALLUKU: Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme Nga 5 vite ne 3???

EVIS BERBERI: Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit

BELINDA BALLUKU: Po cne? Kush e beri kerkesen e KPP?

EVIS BERBERI: Ne kpp cfare kerkese eshte bere   Te takimi qe patem ne dt

31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit.

Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar

perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty.”

Duke verifikuar emrat e kompanive, që kanë marrë pjesë edhe te tenderi i parë i anuluar, por edhe tek tenderi i rishpallur del në pah vetëm një “Pëllumb” dhe ky është njëri nga administratorët dhe njëkohësisht aksioneri kryesor i kompanisë “Alb-Building” Pëllumb Beta. Nuk ka prova që ky është i njëjti person, por ka indicie që ky është i vetmi subjekt me këtë emër që ka qenë pjesë e garës në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Një javë pas shpallje së fituesit të tenderit, dyshimet për korrupsion me këtë tender do të spostoheshin në sallën e parlamentit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, do të shkëmbente replika me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Ministria e Infrastrukturës, ministria e keqmenaxhimit, në garën për tunelin e Llogorasë zgjodhi ofertën me vlerë më të lartë, 170 milionë euro nga 158 që ishte e dyta. Me të drejtë deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati e denoncoi këtë fakt, duke denoncuar ministrinë dhe duke e paralajmëruar në emër të PD-së për kallëzimin penal për 12 milionë euro, që është diferenca e ofertës së shpallur fituese me atë që është me vlerë më të ulët”, do të deklaronte asokohe deputeti Bujar Leskaj nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.

Ministrja Balluku nuk do t’i kursente replikat me ish kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Leskaj, duke deklaruar se vlerësimi në këto tendera bëhej në bazë të pikëve. Por i gjithë sqarimi u bë pa dhënë informacione të tjera për tenderin e anuluar dhe kompanitë pjesëmarrëse.

Nga hulumtimi i dokumenteve zbulohet një detaj i vogël, që vendoste në pikëpyetje ligjore garën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Kjo për faktin se, te specifikimet teknike, në faqen 24, deklarohet se kompania e huaj duhet të bëjë ekuivalentimin e licensave profesionale të lëshuara nga vendi i origjinës, për kategoritë e punimeve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Madje, në rast të mosdorëzimit të këtyre dokumenteve, kompania do të skualifikohet.

Por, a është plotësuar ky kriter?

Nga momenti i hapjes së garës për tenderin e Tunelit të Llogarasë e deri në ditën e fundit, kur dorëzohen dokumentet, kompanitë turke kanë patur kohë maksimale 35 ditë.

Në portalin qeveritar e-Albania ilustrohet se si mund të kryhet regjistrimi dhe të dorëzohet elektronikisht kërkesa për ekuivalentimin e këtyre licencave.

Njehsimi i licencave profesionale merr më shumë kohë, ku sipas e-Albania duhen, të paktën, 38 ditë për realizimin e këtij shërbimi.

Këtu kemi të bëjmë me dyshime favorizimi, pasi edhe sikur kompanitë turke të kishin aplikuar në ditën e parë të shpalljes së tenderit, ato përsëri nuk do të arrinin të realizonin ekuivalentimin e licencave brenda afateve. Ndërkohë, dega në Shqipëri e kompanisë së përzgjedhur është hapur një  muaj pasi kanë fituar tenderin nga Ministria e Infrastrukturës.

Në këtë rast ngrihet pyetja: Si kanë arritur kompanitë turke të kualifikohen kur ekuivalentimi kërkon më shumë kohë se afati i fundit i dokumenteve?

Ministria e Infrastrukturës, në fazën e arnimit të dokumenteve, ka zbutur edhe kriteret për projekte të ngjashme, ku përfshihej ndërtimi i 4 urave me gjatësi 120 m, duke vendosur si kriter vetëm “punë të ngjashme për ndërtimin e vetëm një ure të tillë”.

Gjithsesi në dosje zbulohet ajo që “Vetting” i kishte paraprirë prej kohësh, gara kishte indicie për fitues të paracaktuar dhe SPAK ka konfirmuar me prova se kompanitë turke nuk plotësonin këto kritere.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, konsorciumi i kompanive “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi And Asl Insaat Taahhmut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi” është shpallur fitues në kundërshtim me ligjin nga Belinda Balluku dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.Por dokumentet e tenderit kanë edhe ndryshime të tjera, të cilat lidhen me kompaninë nënkontraktore. Në tenderin e anuluar, përqindja e punimeve që mund të realizoheshin nga nënkontraktori nuk ishin të specifikuara, ndërkohë që në tenderin e rishpallur lejohet nënkontraktimi jo më shumë se 50% e vlerës së kontratës.

Një muaj pasi fituan tenderin, në nëntor 2021, konsorciumi turk i kompanive themeluan në Shqipëri degën e tyre “INTEKAR – ASL”. Kompania “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” zotëron 30% të aksioneve me përfaqësues Serkan Çam dhe kompania tjetër  “ASL INSAAT TAAHHUT” zotëron 70% të “INTEKAR ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart.

Në fakt, nga dosja hetimore kupton se konsorciumi turk nuk plotësonte disa kushte dhe tenderi duhet të ishte anuluar përsëri.

Arkivi i Voal.ch 13.11.2014 – MEDITIM NË KAMPIN E SHFAROSJES TË TEPELENËS Nga RESHAT KRIPA

MEDITIM NË KAMPIN E SHFAROSJES TË TEPELENËS
Nga RESHAT KRIPA

E Enjte, 11.13.2014, 08:21am (GMT+1)

Së fundi mbërritëm në ish-vendin  ku dikur ishte ngritur kampi famëkeq i Tepelenës. Një grumbull gazermash pothuajse të shkatërruara krejtësisht. Kërkova, më kotë, të gjeja ndonjë shenjë nga ajo e kaluar e hidhur e viteve 1949-1954, kur në këtë vend dergjeshin, e theksoj dergjeshin gra e burra, por më shumë fëmijë të pafajshëm që ishin të detyruar të pranonin kushtet më mizore të jetës që ekzistonin aty, por nuk gjeta asnjë shenjë. Nuk gjeta, të paktën, një tabelë përkujtimore. Si ka mundësi? Një gjë e tillë i ra në sy edhe drejtorit të zyrës për Shqipërinë të Fondacionit “Konrad Adenauer”, zotit Thomas Schrapel, që kishte organizuar këtë konferencë përkujtimore kushtuar kësaj ngjarje tragjike të së kaluarës.

Vështroja fytyrat e plakura të atyre që kishin mundur të mbijetonin nga ky gjenocid i regjimit komunist, Hyrije Dostit (Kupit), Tomor Dostit, Lek Previzit, Aziz Ndreut, Sokol dhe Simon Mirakajt, Bilbil Camit, Ilir Biçakut, Lek Shtias  dhe plot të tjerëve që kishin kaluar nëpër të nëntë rrathët e ferrit komunist. Në sytë e tyre ndieja dhimbje për familjarët apo miqtë që kishin humbur në këtë kamp të tmerrshëm dhe para syve  më shfaqeshin  si në një ekran këto ngjarje:

Po transferoheshin nga kampi i Beratit për në Tepelenë. Në afërsi të Përmetit, befas njëra nga makinat frenoi papritur. Njerëzit që ishin ngjeshur sipër fluturuan dhe ranë në greminë. Shumë u plagosën, Por Fadil Petrela dhe e shoqja Xhumaja, bija e Abaz Kupit, nuk u ngritën më. Në gjirin e Xhumasë qëndronte e shtrënguar fort fëmija gjashtë muajshe që nëna e kishte mbështjellë rreth vetes për ta mbrojtur. Fëmija shpëtoi mrekullisht së bashku me tre motrat dhe vëllezërit e saj, më i madhi i të cilëve   nuk  i  kishte  mbushur  të  dhjetë  vjetët.  Ishin  të internuarit që u kujdesën për rritjen e jetimëve.

A mund të ketë mizori më të madhe se kur dënon edhe fëmijtë e vegjël? Një mizori e tillë mund të ndodhë vetëm kur në krye të shtetit janë njerëz mizorë dhe të pamëshirshëm. Por ndryshe mendojnë disa të vetëquajtur historianë që pretendojnë se Shqipëria qenka “çliruar”. Nga cilët dhe për kë shërbeu kjo e ashtuquajtura “liri”? Mos vallë për këta fëmijë që i latë jetimë?

Aziz Ndreu më tregon historinë e Shega Frashërit që do të rezistonte për disa ditë e varur për duarsh në tavan, në mënyrë të atillë që vetëm pak majat e gishtërinjve të këmbës t’i preknin tokën? Dhe kjo bëhej me qëllimin e vetëm se torturuesi donte të eksperimentonte se sa do të mund të rezistonte një femër në kondita të tilla. Nëse ajo mbeti gjallë ishte merita e dy të dënuarve të tjerë në të njejtën qeli, Azizit dhe Pal Mirashit që shtriheshin me rradhë nën këmbët e saj në mënyrë që ajo të qëndronte mbi shpinën e tyre dhe kur dëgjonin çelsat që hapnin portën largoheshin  që roja të mos kuptonte asgjë.

Dhe pseudohistorianët vazhdojnë të predikojnë se e ashtuquajtura Luftë NacionalÇlirimtare e tyre solli lirinë në Shqipëri. Mos vallë kjo është liria për të cilën paskan luftuar ata?

Një nënë mirditore vajtonte mbi kufomën e birit  të  vdekur gjatë natës. Ajo nuk kishte më qumësht për ta ushqyer.  Pranë saj qëndronte edhe binjaku tjetër. Ai  qante dhe qante  me ngashërim. Donte gjirin e nënës që i mungonte. Pas pak edhe ai pushoi. Nëna e pa, i lëvizi kokën, e shkundi, por ai nuk përgjigjej. Nëna lëshoi një ulërimë ngjethëse. I kishte vdekur edhe binjaku tjetër. Shoqet u munduan ta qetësonin. Por vajtimi i saj shponte edhe qiellin. Herë qante dhe papritur fillonte të qeshte dhe përsëri të qante. E mjera ishte çmendur.

Mos vallë kjo ishte liria e kësaj nëne? Por pseudohistorianët e ardhur nga bota e krimit përgatiten të festojnë me madhështi ditën e lirisë së robëruar.

Trasportoheshin shtylla për në minierën e Memaliajt. Trasporti bëhej nëpërmjet lumit të Bënçës. Ishte dimër. Çdo gjë kishte ngrirë akull. Disa trungje kishin ngecur pa rënë në lumë. Reshter Kamberi i drejtohet Kec Grimcit pesëdhjetëvjeçar:
– Hej ti që më rri si hu gardhi, shtyji ato trungje.

Keci mori një degë druri dhe u mundua të shtynte trungjet. Reshteri nuk priti por e shtyu dhe e hodhi në lumë. Keci u drodh nga të ftohtit dhe në pak minuta mbeti i ngrirë me duart përpjetë. Shokët e kapën dhe e nxorrën nga lumi. Ashtu të ngrirë e çuan në kuzhinë ku u munduan që nga nxehtësia e ambjentit të atjeshëm ta sillnin në vete. Pak nga pak filloi të shkrijë dhe arriti t’u thotë shokëve:
– Mos harroni racionin tim të bukës!

Kjo është liria juaj zotërinj pseudohistorianë ku njeriu vdes nga uria? Klithmat e korbave të zinj po dëgjohen gjithmomë e më tepër, me një mllef të paparë edhe sot, për të ringjallur atë epokë që populli shqiptar e përmbysi njëherë e përgjithmonë në fundin e viteve 90-të. Këto klithma vijnë nga “shakaxhinjtë e  përparimit” siç i quante Noli këta pelivanë.

Helena Beça, një franceze, e shoqja e Andon Beças, dëgjoi emrin e saj që e thërrisnin. Përgjegjësi i thotë se do të shkonin të ngarkonin dru në krah.  Ajo e habitur i përgjigjet me një shqipe gjysmake:
– Pse mba dru nieri? Dru mba kala.

Kapter Selfua e dëgjoi, e rrëmbeu dhe filloi ta godasë ku të mundte. Shoqet e ngritën dhe e tërhoqën zvarrë deri në vendin e punës. Kështu vazhdoi disa ditë deri sa i mbaruan fuqitë. Ra pa ndjenja në tokë. E shtruan në infermieri ku mjeku  që i vizitonte, Lluka Dhimolea, i sajoi një diagnozë falso dhe e nisi për në spitalin e Gjirokastrës. Mjekët e atjeshëm e kuptuan diagnozën, por heshtën. U vinte keq për francezen e ngratë. As që u shkonte ndër mend se mund të trajtohej ashtu njeriu. Helena qëndroi e shtruar deri sa e mori veten mirë dhe pastaj u kthye përsëri në kamp.

Mos vallë kjo është barazia e gruas me burrin, e propaganduar me aq forcë nga propaganda komuniste? A do t’i shkruajnë pseudohiatorianët që kanë marrë përsipër “rishkrimin” e historisë së Shqipërisë këto ngjarje makabre? Çfarë historie do te rishkruajnë atëherë? Ka kohë që ata janë bashkuar me korin e korbave të zinj që këlthasin për “70 vjetorin e çlirimit” apo për rishikimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha, kriminelit më të madh të të gjitha kohërave. Përkrah tyre janë një grup korbash që u ka mbetur ora më 8 nëntor 1941. Kjo është historia e rishkruar prej tyre.
Në kamp kishte edhe disa të huaj. Midis tyre edhe një italian, një ushtarak i zoti i quajtur Mario Verdi. Një ditë kur dikush e pyeti nëse do t’i shkruante ndonjë ditë këto tmerre, ai u përgjigj:
– E para nuk e di nëse do të mund të kthehem gjallë apo jo. Por edhe po u ktheva nuk do t’i shkruaj sepse nuk do të më besojnë, do të më quajnë gënjeshtar.

Dhe këto fjalë i thoshte një person që i përkiste atij kombi që kishte provuar mbi shpinën e tij diktaturën fashiste. Një mendje e shëndoshë nuk mund të besojë tmerre të tilla. Ato duhet t’i kesh jetuar vetë.

Po kush qenka liria që na dhuruan “çlirimtarët”? Mos vallë ajo që na ndau nga bota perëndimore për të na degdisur në shkretëtirat ruse apo kineze?

Këto pamje më dilnin para syve ndërsa vizitoja gërmadhat e  një vendi ku u martirizuan me qindra heronj. Më dilnin para syve sekuencat e nje filimi gjerman të pas Luftës së Dytë Botërore, që shfaqesh në ekranet e kinemave në fëmininë time, në ditët e para të të ashtuquajturit “çlirim”. Ishte historia e një mjeku nazist që eksperimentonte në laboratoret e tij format më të tmerrshme të torturave që më vonë ushtroheshin mbi hebrejtë, robërit e luftës dhe kundërshtarët e regjimit. Me mbarimin e luftës mjeku arrestohet dhe dënohet. Më ka mbetur e gjallë finalja e këtij filmi: Mjeku, i kapur pas hekurave të burgut, duke thërritur:
–    Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm!

Ndërsa nga prapa  shfaqeshin krimet e kryera prej tij, dhomat  e  tmerrshme  të  gazit  dhe torturat e tjera. Filmi kishte një titull kuptimplotë: “Vrasësit janë midis nesh”.

Unë meditoja:
Po sot në vendin tonë çfarë po ndodh?  Pseudodemokratët dhe pseudohistorianët, në një kor me korbat e zinj, po thërrasin si mjeku gjerman:
–  Jemi të pafajshëm! Jemi të pafajshëm!

Atëherë , kush  qenka  fajtor për tërë atë  katrahurë  që  kaloi  vendi  ynë?  Mos  vallë   ne që e paguam me jetët tona?

Do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Do të vijë dita kur emrat e këtyre pseudodemokratëve dhe pseudohistorianëve do të  hidhen  në  koshin  e  plehrave, ndërsa  emrat  e martirëve të nacionalizmit shqiptar do të ngrihen në piedestalet më të larta. Do të vijë dita kur nxënësit tanë nuk do të dëgjojnë më pallavrat tyre por do të mësojnë historinë e vërtetë të popullit tonë martir. Atëherë ata i  prêt vetëm një gjë, në mos  ndëshkimi i drejtësisë shqiptare, ndëshkimi i drejtësisë qiellore.

Kjo ditë do të vijë!

TE  XHAMIA E PLUMBIT…- Nga Fritz RADOVANI

TE  XHAMIA E PLUMBIT…- Nga Fritz RADOVANI

 


Send this to a friend