VOAL

VOAL

(Fotografi) Të “arratisur” në Suedi çifti i dashuruar – Princi Leka II dhe e dashura e tij e zemrës Elia Zaharia

August 31, 2016

Komentet

VOA: Pensionet në Shqipëri, përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi

Në Shqipëri qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve është një ndër sfidat kryesore të qeverisë. Në 30 vitet e fundit ajo ka marrë goditje nga një sërë faktorësh që lidhen me informalitetin në ekonomi, plakjen e popullsisë apo emigracionin e lartë. Skema e pensioneve vijon të mbetet e rrezikuar nga presione të vazhdueshme dhe afatgjata ndaj dhe autoritetet zyrtare po bashkëpunojnë së fundi me Bankën Botërore, për t’u përballur me këtë realitet. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari, bisedoi me zyrtarë, ekspertë, qytetarë në pension dhe përfaqësues të Bankës Botërore.
Ndryshimet që pësoi skema e pensioneve një dekadë më parë, si rritja e moshës së pensionit, apo vendosja e barazisë, pra të një raporti të drejtë midis kontributeve dhe masës së pensionit, të shoqëruara edhe me masa të tjera sollën një qëndrueshmëri financiare. Sot defiçiti i skemës, është 0.85% e PBB nga 2 që ishte dhjetë vjet më parë. Kjo do të thotë se fondet e buxhetit të shtetit që përdoren për të plotësuar ato të pensioneve kanë ardhur në rënie. Por megjithatë, zyrtarët mendojnë se skema po merr goditje të vazhdueshme kryesisht nga zhvillimet demografike, si emigracioni rënia e lindjeve apo rritja e jetëgjatësisë, të cilat për pasojë sjellin plakjen e popullsisë. BB parashikon që në vitin 2035 popullsia në moshë pensioni të rritet në 24% nga 19 që ishte në vitin 2019. Sot gëzojnë pension 705 mijë qytetarë dhe raporti kontribues përfitues është 1.17 me 1, një raport i brishtë për një skemë pensioni të qëndrueshme. Nga ana tjetër qytetarë në pension pohojnë për Zërin e Amerikës se masa e pensioneve nuk mjafton për të përballuar jetesën.

Ata thonë se kostot janë të larta dhe se përballen me mjaft vështirësi.

Ndaj një prej sfidave kryesore për autoritetet mbetet masa e pensionit, me qëllim përballimin e jetesës. Qeveria i ka indeksuar pensionet në

vijimësi, por sërish ato mbeten të ulëta, në raport me kostot. Drejtori i ISSH (Instituti i Sigurimeve Shoqërore) Astrit Hado argumentoi për Zërin e Amerikës, se arsyet e pensioneve të ulëta shtrihen në vite, si informaliteti në ekonomi, puna e zezë dhe nëndeklarimi i pagave. Sipas Instat, në Shqipëri ka rreth 1 milion e 300 mijë të punësuar dhe 40% e tyre nuk kontribuojnë në skemë.

“Pensionet janë të ulëta, për shkak të viteve të ulëta të pagesës së kontributeve, të pagave të ulëta mbi të cilat janë paguar kontributet, të daljes para kohe në pension dhe të rritjes së kohës së gëzimit të pensionit. Ata që sot janë 75-80 vjeç kanë dalë në pension 50-45 vjeç, pra kanë 25 deri në 30 vite, por kanë paguar kontribute 25 vjet dhe kanë 30 vjet që marrin pension. Pensionet nuk janë fabrikë që prodhojnë para. Qytetarët duhet ta kuptojnë se pensionet nuk janë sipas nevojës, por sipas meritës. Pensionet nuk japin masë pensioni aq sa individi ka nevojë, por aq sa ke kontribuar. Ajo që ne duhet të shohim është masa e pensionit, që do të thotë pensioni që do të përfitohet nga skema të jetë, i qenësishëm dhe i mjaftueshëm për një jetë dinjtoze”- shprehet Z. Hado.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri , Zoti Emanuel Salinas në një intervistë për Zërin e Amerikës, u shpreh se -“numri i njerëzve në tregun e punës nuk kontribuon mjaftueshëm në skemën e pensionit”. Disa shkaqe siç thotë ai, lidhen me kontributet mbi bazën e pagës minimale. “Edhe të vetëpunësuarit kontribuojnë më pak se sa do të kërkonte niveli i të ardhurave, ndërsa ka gjithashtu shumë njerëz që janë në punësim informal, dhe ndoshta nuk po kontribuojnë fare”- argumenton Z. Salinas.

“Objektivi që po përpiqemi të arrijmë me rishikimin e politikave të sistemit të pensioneve, duke punuar së bashku me qeverinë është një sistem pensioni që u ofron burime të mjaftueshme njerëzve kur ata arrijnë moshën e pensionit, që është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm nga qeveria që të bëjë ato pagesa, por njëkohësisht që të jetë edhe një sistem i drejtë. Do të thotë që njerëzit të marrin pension

sipas shkallës që kanë kontribuar dhe gjithashtu të ketë drejtësi edhe midis brezave. Ne duam t’u përcjellim të rinjve besueshmërinë se nëse kontribuojnë tani, kur të vijë mosha e pensionit do të kenë një nivel të arsyeshëm të ardhurash përmes pensionit”- thotë Zoti Emanuel Salinas.

Edhe qytetarë në moshë pensioni thonë për Zërin e Amerikës, se është e domosdoshme që njerëzit të ndërgjegjësohen për të paguar kontributet e pensionit.

Sektori privat në Shqipëri është kontributori më i madh në fondin e pensioneve. Industria e ndërtimit dhe shërbimet mbajnë peshën më të lartë. Bujqësia edhe pse punëson thuajse gjysmën e fuqisë punëtore në vend, ka një shkallë të ulët të kontributeve, për shkak të funksionimit të çrregullt të saj.

Autoritetet shpjegojnë se politika e qeverisë për rritjen e pagave ka sjellë më shumë kontribute në fondin e sigurimeve shoqërore, por studiues të zhvillimeve ekonomike në vend, vënë theksin edhe te nevoja për një ekonomi me nivel të lartë produktiviteti dhe me paga të larta. Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, sugjeron dhe skema alternativë.

“ Skema alternativë përveç forcimit të fondeve private të pensioneve do të ishte dhe llogari pensioni me privilegje tatimore dhe të mbrojtura dhe të garantuara nga shteti. Pra ne mund të lejojmë çdo qytetar që nga të ardhurat vjetore të heqë 2 mijë euro në vit në këtë depozitë të cilat do të jenë të patatueshme, i zbritet detyrimi tatimor gjatë vitit. Dhe pas 40 vitesh punë, çdo individ mund të kishte 80 mijë dollarë për të përballaur një jetesë më komode me kursimet e tij”- argumenton Selami Xhepa, President i UET.

Skema e pensioneve po vuan pasojat e zhvillimeve të paqëndrueshme ekonomike dhe shoqërore të mbi tre dekadave.

Gjatë viteve të fundit po del në sipërfaqe një problem shqetësues. Një pension i plotë përfitohet pas 38 viteve punë, dhe ai minimal pas 15 viteve, ndërsa vihet re se është rritur numri i pensionstëve të rinj, me më

pak vite punë. Mesatarja e viteve të punës për afro 40 mijë persona që dalin në pension çdo vit, ka ardhur duke rënë, nga 30 dy vite vite më parë në 27 vite e gjysmë aktualisht. Por autoritetet konstatojnë me shqetësim se është rritur edhe numri pensionistëve që kanë 15 vite punë. Kjo do të thotë një pension i ulët për ta dhe më shumë vështirësi për të përballuar jetën.

“Ka dhe arsye të tjera pse ndodhin këto. Në vitet ‘90, kur ra sistemi komunist, derisa ekonomia shqiptare filloi të formalizohet në vitet 2000 ka patur një papunësi të madhe, punë të zezë informalitet të lartë dhe emigracion masiv. Sot po dalin në pension datëlindja 1962, që kanë vetëm 15 vjet gjatë regjimit komunist. Të mos harrojmë emigrantët që ikën në Greqi dhe Itali, punuan atje nuk kontribuan këtu dhe kur dalin në pension, kanë vetëm 15 vjet punë. Njerëzit duhet ta kuptojnë që për pensionin nuk mendohet ditën që mbush moshën për të dalë në pension”- argumenton Astrit Hado, drejtor i ISSH.

ISSH, pranon se përqindja që zë pensioni në raport me pagën mesatare po bie. Mesatarja e përgjithshme është 32%, ndërsa në vende të zhvilluara pensioni arrin 60% të pagës neto. BB vëren se duhen krijuar stimuj për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve të paguajnë kontribute shoqërore, ndërsa nënvizon se po punon me qeverinë për të adresuar rekomandime në këtë drejtim.

UGSHPD: “TIRANA NGA AJRI” NJË INVESTIMI ELEKTORAL I RILINDJES SOCIALISTE QË SHQIPTARËT NUK DUHET TA LEJOJNË TË PËRSËRITET

 

18 Maj, 1 euro u këmbye me 100.35 Lekë!

Shqipëria pret krahëhapur turistët. Vendi me turizmin gjithëvjetor sipas statistikave të vitit 2023 ka një popullsi 13 milionëshe. 3 milion shqiptarë që venë e vijnë në emigracion dhe 10 milion turistë që hynë dhe dolën me shpresën e fitimit të një eksperience të re me çmime të ulta.

Këmbimi i lekut mund të ishte edhe ky titulli i këtij shënimi, por me zhvillimin e papritur të operacioneve policore krimit të organizuar si edhe me fletëthirrjet në SPAK të zyrtarëve të lartë kjo periudhë duhet të vërtetojë përgjegjësitë dhe veprimin e ligjit pa e bërë drejtësinë kapital politik në prag të një viti zgjedhor.

Shtetasit dhe qytetarët shqiptar duan rezultatin e drejtësisë dhe rikthimin e vlerave të dëmit financiar në arkën e shtetit kur humbjet janë vërtetuar dhe jo shuplakën për “shpërdorim detyre” apo ndëshkimin si hakmarrje.

Rruga që drejtësia në një shtet demokratik ndjek për të luftuar çështjet e abuzimit dhe lufton me korrupsionin, është “Ndiq paratë!”. Kjo të shpie me qartësi në zgjidhjen e problemeve vetëm në qoftë se shoqëria që duam të ndërtojmë shpreh vullnetin dhe bart moralin se mirëqenia dhe zhvillimi vijnë nga djersa e punës së gjithsecilit dhe konkurrenca e ndershme në tregun e lirë tek çdo anëtar i shoqërisë reflekton edhe në marrëdhëniet e tij me shtetin. Qeverisja që qytetarët zgjedhin është shërbëtori dhe rojtari që i plotëson këto kushte.

Po mundohemi të sjellim në këtë trajtim disa ilustrime dhe përfytyrime për t’i parë ato edhe si momente kryesore që ndodhen të zbuluara përpara syve tanë çdo ditë gjatë këtyre tre viteve të njëpasnjëshëm të mandatit të tretë të Rilindjes Socialiste. Ne ato megjithëse i kemi përpara syve dhe e ndjejmë peshën e përçmimit duket se nuk arrijmë t’i shohim ose nuk i vlerësojmë sa duhet sepse ato “çuditërisht” zhurmohen nga mënyra e trajtimit dhe aktivizmi politik jo vetëm i Kuvendit, por edhe i medias e cila po i shoqëron fushatat politike me plot përkushtim edhe deri jashtë kufijve.

“Ndiq paratë!” nuk është thjeshtë ndjekja e kursit ditor dhe e këmbimit të lekut shqiptar me valutat. Leku ka vërtetuar se ka  marrë një epërsi historike në raport me euron dhe dollarin aq sa ka ngrirë në treg dhe po tregon sikurse edhe betoni që hidhet pa pushuar në qindra sheshe ndërtimi mes qyteteve, zonave të mbrojtura natyrore, bregdet etj. Apartamente dhe objekte që zor se u gjendet fuqia blerëse vendase që do të mundet ta pronësojë. Më 27 Mars, 2021 një euro këmbehej me 128.99 lekë (1€=128.99), ndërsa pas 38 muajsh 1€= 100.35. Jo vetëm forcim i lekut, por prej një viti vetëm me përjashtim të muajit Gusht 2023 ky këmbim ka patur një ngritje disa ditore deri në 110.55 lekë.

Prej kësaj situate nga ekonomistët publiku ende nuk ka dëgjuar një analizë të thellë dhe një shpjegim rreth arsyes së “forcimit” të lekut ku për të reklamuar turizmin gjithëvjetor, Shqipëria nuk shprehet aspak për tregun informal. Ky i fundit mund të dëgjohet vetëm atëherë kur monitorimi ndërkombëtar nxjerr të dhënat dhe i jep renditjen e merituar  Shqipërisë në fund të tabelës. Kjo ndodh sepse së pari njerëzit janë kaq të varfër sa nuk arrijnë ta mendojnë kursin e këmbimit dhe se e dyta, agjitatorët e pushtetit japin shifra marramendëse milionëshe çdo ditë ku raportojnë dhjetëra projekte të cilat zor se mund t’i ndjekësh në përmbajtje apo t’i zbulosh në realitet. Rastet kur  skandalet e përvetësimit shpërthejnë dhe aty ku abuzimet dhe vjedhjet dalin sheshit, njerëzit kuptojnë se çfarë ndodh për rreth. “Ndiq paratë!”, prej kohësh ka harruar të shoqërohet me marrjen e përgjegjësive sepse edhe media shprehet me gjuhën e politikës duke përforcuar moralin e “mbijetesës” se “peshku i madh e ha të voglin”.

Pikërisht gjatë një muaji kur goditja e krimit nuk është mjaftuar me operacione në shkallë të gjerë dhe kur brenda një dite janë lëshuar 43 urdhër arresti nga ku 20 prej tyre rezultuan me ndalime personash. Vlera e sekuestrimit ishte në 4.5 milion € ndërsa ana tjetër e ndodhisë tregoi edhe përfshirjen e disa figurave politike që janë të lidhura me krimin, por që i shpëtuan operacionit duke lënë përshtypjen se ata kishin patur sinjalizime për rrezikun dhe ishin larguar jashtë  vendit.

Kjo situatë po tregon se drejt fundit të mandatit të tretë Rama, thirrjet dhe ndalimet nga SPAK për “shpërdorim detyre” po bëhen interesante. Herë pas here nga dyert e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dalin përfaqësues me pushtet dhe rrogëtarë të Rilindjes Socialiste. Pas shpenzimit të disa orëve përballë thirrjes së prokurorëve ku “Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë”. Përballë  kësaj kërkese pjesë përbërëse e procedurës së ndjekjes penale, të bie në sy formula që përdoret nga të thirrurit e spektrit rilindas që dalin përpara medias. Sigurisht që ky është një proces i marrjes së informacionit dhe një praktikë e pakëndshme kur e thërret nevoja individin për t’u paraqitur sepse sa më pak fjalë dhe ekspozim deri sa çështja të zgjidhet gjendja psikologjike dhe fizike e personave është një përballim mes provës, së vërtetës dhe pafajësisë. Në këtë shpeshtësi hyrje daljesh ditore tek dyert e SPAK-ut  media dhe opinioni  ushqehen përditë sikurse me të drejtë mund të ngrenë pyetjen se;- A po zbatohen dy standarde nga ana e drejtësisë kur përsëritet dhe dëgjohet shpesh formula e bashkëpunimit me të gjithë ata që thirren?

Pas arratisë së ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, njeriu më pranë Ramës i cili e parandjeu dhe nuk ia besoi veten dorëzimit për prezumimin e pafajësisë në drejtësinë së re. Rrethi i thirrjeve dhe i ndalimeve u drejtua në nivelin e zyrtarëve të lartë për shkeljet e konstatuara në kontratën e partneritetit publik- privat (PPP), ku sfida e të paprekshmëve me të pa korruptuarit janë në raportet më të vështira se ndonjëherë tjetër. Rendi demokratik, pluralizmi dhe drejtësia janë në rrezik. Ja si vijon kronologjia për ta freskuar dhe cilat janë reagimet e funksionarëve të lartë shtetëror që prej vitesh qeverisin Shqipërinë.

Më 22/06/2023, pas 5-6 orësh Arben Ahmetaj:-“Sqaruam pozicionin. Kaq”. (Njohur fillimisht me akuzën për privatizim në kundërshtim me ligjin e aseteve në rrugën “5 Maji” të shoqërisë “Buka”, mbi të cilën  ngrihet një pallat. Në vitin 2014, si ish-ministër i ekonomisë, ai ka firmosur një vendim që shfuqizonte firmën e gjykatave, duke i marrë pronarëve legjitim-Myderizi rreth 6370 m² truall).

Më 12/12/2023, pas 10 orësh  Ilir Beqaj: -“Unë prej vitesh po përballem me këto çështje dhe jam i hapur ndaj drejtësisë”. (Njohur si dosja e sterilizimit.  Dhënia me koncesion e 100 milionë dollarëve për 10 vjet nga Ministria e Shëndetësisë).

Më 04/04/2024 Altin Dumani u shpreh se, “ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë janë regjistruar për herë të parë në vitin 2023, 8 procedime penale me 18 persona në hetim me funksion ish-ministër Shëndetësie, ish zv/ministër Shëndetësie, ish-gjyqtar Apeli, ish-kryetar bashkie, ish-ministër Finance, ish-kryeministër, ish-ministër Mjedisi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, ish-sekretar i Përgjithshëm  i ministrisë së Shëndetësisë, kandidat për kryetar bashkie, ish-prokurore etj.”. (kreu i SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë).

Më 30/04/2024, pas 7 orësh Erion Veliaj:-“Është institucion serioz. Isha me dy kolegë hetues profesionistë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet mos t’i përgojojmë, mos të bëjmë rolin e tyre, e prokurorë e gjyqtarë, por të bashkëpunojmë”. (Thirrur për dosjen e inceneratorit të pa ndërtuar të Tiranës me vlerë 130 milion euro).

Më 15/05/2024, pas 4 orësh Belinda Balluku;-“Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet për të ndarë njëherë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm” (Thirrur për dosjen # 255 e njohur si inceneratori i pa ndërtuar i Tiranës me vlerë 130 milion euro).

Më 17/05/2024, pas 3 orësh Engjëll Agaçi:-” Isha sot si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se tashmë ky nuk duhet të krijojë një lajm. Të gjithë ne duhet të jemi në dispozicion dhe në funksion të organeve të drejtësisë”.

Pra kur i mbledh këto fakte nga pushteti qendror dhe ai lokal kuptohet se strukturat drejtuese shpërdorojnë, përvetësojnë dhe pasurohen. Dhe ky pasurim vjen nga paratë e popullit, nga vjelja e taksave të shtetasve dhe kur ligji vepron, shkeljet kapin vlerat në miliona euro dhe ato cilësohen si dëme që rrjedhojnë nga kontratat e partneritetit publik-privat, pastrimi parave, korrupsioni pasiv, deklarimi i rremë i pasurisë dhe shpërdorim detyre.

Evidenca më e madhe e dëmit ekonomik është mbledhur. Janë shpërdoruar dhe grabitur miliona para nga arka e shtetit dhe kjo po vërtetohet se objektet e premtuara në prag të zgjedhjeve ende nuk janë ndërtuar. Vetëm për inceneratorin e Tiranës llogaritja e dëmit është 130 milion. Kjo tregon fundin e ciklit të mandatit qeverisës të Rilindjes Socialiste e cila krerët drejtues të saj mund t’i shpëtojë duke ndenjur sërish në pushtet dhe për këtë me çdo kusht dhe me çdo çmim i duhet fitorja e zgjedhjeve të ardhshme. Pa marrjen e përgjegjësive politike i gjithë ky proces shumë shpejt do të kthehet nga hipokrizia në një mashtrim i ri dhe shqiptarët do të vuajnë edhe më keq pasojat nga ky regjim.

 

19 Maj 2024

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Në mbështetje të paqes në Kosovë, Kroacia e konfirmon: Nesër dërgojmë kontingjentin e ri me trupa për KFOR

Ministria kroate e mbrojtjes ka bërë me dije se ditën e nesërme do të dërgoje në Kosovë kontingjentin e saj të 41-të, si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Kroacia bëri me dije se për këtë kanë organizuar një ceremoni në Zagreb, ndërsa sqarohet se kontingjenti i ri do të dërgohet në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.

“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të mbahet nesër në orën 15:00 dhe në të do të pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq.bw

Nënsekretarja amerikane në takim me Kurtin: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO

Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Në fokus të takimit ishte zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi. “Kosova bën pjesë në BE dhe NATO”, deklaroi Allen.

Sot është nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. sn

Eksperti amerikan: Ja pse Kurti nuk e bëri lëshimin me Asociacionin

Kosova dështoi të përfundojë procesin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës, ndonëse ishte paraparë që kjo të ndodhte të enjten, më 17 maj.

Ndonëse në muajin prill, Kosova mori mbështetje të fuqishme nga Asambleja Parlamentare e këtij institucioni për anëtarësim, përmes aprovimit të raportit të Dora Bakoyannis, gjërat ndryshuan gjatë kësaj periudhe.

Shkak për këtë është kushti që shtetet e fuqishme anëtare si Franca, Gjermania dhe Italia, i kanë vendosur Kosovës, me ndërmarrjen e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të enjten, Qeveria e Kosovës, përmes kryediplomates Donika Gërvalla, njoftoi se është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert. Gërvalla tha se ky draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji. Mirëpo, letrën e Qeverisë së Kosovës, shtetet anëtare e konsideruan si të vonshme. Ato kërkuan fillimisht formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe pas tij, anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Reagimet e Francës dhe Gjermanisë, i ka komentuar profesori për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, David Kanin. Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po i përmbahet parimit të tij dhe se ai nuk heq dorë nga sovraniteti i Kosovës, as për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

“Reagimet e mprehta franceze dhe gjermane ndaj refuzimit të kryeministrit Kurti për t’u dorëzuar për çështjen e Asociacionit, edhe nëse kjo nënkupton dështimin për të arritur anëtarësimin në Këshillin e Evropës, reduktojnë qartë shanset që kjo të ndodhë. Kurti me sa duket do t’i përmbahej parimeve të tij dhe nuk do të bënte një lëshim të madh për sovranitetin e Kosovës për hir të pranimit në një institucion të fuqishëm evropian”, ka deklaruar eksperti Kanin.

Ai ka komentuar edhe gatishmërinë e kryeministrit Kurti për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, të njëjtat do të dëshmonin se ai ka mbështetjen e fuqishme të popullit për Asociacionin.

“Thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë kontekst ka kuptim të mirë nëse Kurti është i bindur se do të fitojë. Një fitore zgjedhore do të ishte dëshmi e fuqishme e mbështetjes popullore për linjën e tij të ashpër ndaj Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Natyrisht, nëse ai humbet, ndërkombëtarët do të dyfishojnë përpjekjet për ta detyruar Kosovën të zbatojë përfundimisht marrëveshjen e vitit 2013”, ka theksuar David Kanin.

Zgjedhjet e reja parlamentare, po i kërkojnë edhe partitë opozitare. Sipas PDK-së, zgjedhjet do të duhej të mbaheshin jo më larg se muajt e verës. sn

ALARMI NGA KOSOVA: ‘Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri’

Më 29 maj 2023, në komunën e Zveçanit, protestuesit serbë sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it e gazetarët.

Pas këtyre trazirave, ndodhi edhe  një sulm më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

E përgjegjësinë e sulmit e mori, Millan Radojiçiq, ish nënkryetar i Listës Serbe.

Përveç grupit të tij paraushtarak, Tëvë1 ka mësuar ekskluzivisht se grupit të Radojiçiq iu është bashkëngjitur edhe një grup tjetër.

Sipas informacioneve që ka siguruar televizioni, brenda hallkave të sigurisë në vend, në biznesin e Zvonko Veselenoviq,  në “Novi Pazar Put” janë duke qëndruar grupet ekstreme serbe edhe të grupit famëkeq serb “Veljko Belivikut”.

Në këto pamje shihet edhe hoteli në të cilin ata dyshohet se po qëndrojnë, e që në këtë biznes,  dyshohet edhe për vendosje të armatimeve.

Po ashtu Tëvë1 ka mësuar se bashkëpunëtor i këtij grupi famëkeq, është edhe Novak Nediq, Sekretar i Përgjithshëm i qeverisë në Serbi, i riemëruar në qeverisjen e re të presidentit, Aleksandër Vuçiq, i cili edhe në këto fotografi, shihet se është shumë i afërt me grupet ekstreme serbe, pjesëtarë të së cilëve morën pjesë në protestat e dhunshme në Zveçan, të cilët u vërtetuan përmes shenjave të vendosura në kapelat e tyre.

Nediq, tash e dhjetë vite mbanë postin e njëjtë në Qeverinë e Serbisë.

Tëvë1 gjithashtu ka mësuar se anëtar i grupit “Vejljo Belivuk” është edhe Aleksandër Vidojeviq, i cili ka afërsi me, Danilo Vuciq, djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por edhe me Novak Nediqin.

Se në Serbi, po mbahen trajnime nën koordinimin e Milan Radojiqit e ka thënë edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“ Radojiçiq është duke mbajtur takimet të rregullta, me zyrtarët të lartë të Shërbimit Sekret serb, BiA, ambientet e firmës Jabllanovica në Rashkë, ngjashëm me ato të “Novi Pazar Put”… Trajnimet drejtohen nga ushtarak të pensionuar serb, të cilët kanë grada të larta, si gjeneral, kolonel e nënkolonel, të cilët kanë njohur shumë të mira për Kosovën, mbase kanë shërbyer në ushtri edhe gjatë kohës së luftës tek ne” , tha Kurti.

Informacionet për këto zhvillime, janë dhënë edhe në komisionin për Çështje të Sigurisë. Enver Dugolli thotë Policia e Kosovës tashmë posedon këto informata.

“Bazuar edhe nga raportet që i marrim nga policia e Kosovës, edhe nga ministria e Punëve të Brendshme, ne në vazhdimësi kemi marrë alarme për këtë çështje që po ngritët se është i bazuar se grupi që ka sulmuar Kosovën në Banjska më 24 shtator, vitin e kaluar, ai është i lirë, ai është duke u rigrupuar duke zhvilluar stërvitje gjithandej nëpër Serbi. Ato stërvitje jo vetëm kjo që e përmendët por edhe stërvitjet e mëhershme kanë të bëjnë me formën e rigrupimit”, tha Dugolli.

Drejtori ekzekutiv i “The Geopost” Gynen Venhari, thotë se këto grupe janë duke punuar për ta destabilizuar veriun. Sipas tij, këto grupe kanë pas ndikim edhe tek popullata serbe në katër komunat veriore.

“Këto grupe janë mjaftë të fuqishme jo vetëm me destabilizu veriun e Kosovës, por ato janë të rrezikshme edhe brenda qytetarëve serb në Serbi. Siç dihet këto grupe famëkeqe kanë terrorizuar edhe qytetarët në veri të Kosovës, edhe në Serbi, edhe Beograd janë mjaftë të pranishëm, fatkeqësia është që janë të ndërlidhur me vëllai i presidentit si dhe me grupet tifoze ‘Cervna Zvezda’, të cilët janë nën kontroll të vëllait të presidentit Vuçiq”, tha ai.

Tëvë1 gjithashtu ka mësuar se, njeriu i afërt me Millan Radojiciq, Bratisllav Dikic, i cili ka qenë komandant i xhandarmërisë serbe gjatë luftës në Kosovë, është duke trajnuar grupe serbe për të kryer sulme në pjesën veriore të Republikës./Tëvë1/

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, në fokus siguria në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar personelin amerikan të dislokuar në Komandën Rajonale në Lindje të Misionit të KFOR-it, në Camp Notting Hill.

Ai shoqërohej nga Komandanti Rajonal i KFOR-it-Lindje, Jason Baker, i cili e informoi atë për kontributin e SHBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën.

Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.bw

Kurti takon Ambasadorin britanik- e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje në Strasburg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim dje Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se temë diskutimi ishtin rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta.

“Kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderoi gjithashtu edhe për mbështetjen në projektet e përbashkëta, ku veçoi ndihmën për zgjerimin e projektit për verifikimin e diplomave për studentët nga komuniteti serb për qëllime punësimi në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takim është folur edhe për rezultatet e takimit e tretë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) për Planin e Rritjes që u zhvillua dje në Kotorr të Malit të Zi dhe Deklaratën e Përbashkët nga ky takim.

“Kujtojmë që Deklarata e Përbashkët nga samiti i djeshëm në Kotor, mes tjerash bën thirrje për trajtim të barabartë në CEFTA, zbatim të plotë marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit si dhe kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor Gjashtë të bëhen pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar”, thuhet tutje në njoftim. sn

Gërvalla: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet nga ndonjë kundërshtar i Kosovës apo nga lobimi i Serbisë

VOAL- Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar sot ndaj zhvillimeve në Strasburg, ku Komiteti i Ministrave i KiE nuk e përfshiu në rendin e ditës anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse kishte disa vende që kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.  “Disa vende anëtare zgjodhën t’i dalin në krah padrejtësive dhe t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, nënvizon zonja Gërvalla-Scharz:

Në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, i cili shënoi 75-vjetorin e themelimit të organizatës më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Megjithëse sot ishte dita kur do të duhej të votohej anëtarësimi ynë në këtë organizatë dhe në këtë formë të dërgohej një mesazh i fuqishëm për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës dhe në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare nuk e futën në agjendën e sotme dhe nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës.
Ky qëndrim është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë. Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letres drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave.
Megjithatë, në vend të Opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe një propozimi të arsyeshëm e serioz nga Qeveria e Kosovës, disa vende anëtare zgjodhën t’i dalin në krah padrejtësive dhe t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, duke privuar kështu qytetarët e Republikës së Kosovës nga të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë mekanizmat e kësaj organizate, veçanërisht për komunitetet e pakicës etnike dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara.
Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE). Nga opinioni i Departamentit Ligjor të Këshillit të Evropës që konfirmon se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësim si shtet evropian, nga votimi i ambasadorëve më 24 prill 2023 me 33 vota për nga 46 sosh, nga raporti pozitiv i tre juristëve eminentë te raporti i raportueses Dora Bakoyannis, nga dy mbledhjet e Këshillit për Çështje Politike e Demokraci (në Paris me 27 mars dhe në Strasbourg më 16 prill 2024) e deri te votimi i Asamblesë Parlamentare më 16 prill 2024 me 131 vota për, kundrejt 29 kundër. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë. Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë.
Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovës.

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer reagon me ironi ndaj qeverisë së Gjermanisë, Francës dhe Italisë: Urime, morët duartrokitjet e Grenell

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Richard Grenell, ish-emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili lavdëroi qeveritë gjermane, italiane dhe franceze për kushtëzimin e Kosovës në rrugën drejt Këshillit të Evropës.

Në një reagim në platformën X, Bütikofer tha me ironi se qeveria gjermane arriti më në fund t’i marrë duartrokitjet e Grenellit.

“Urime të posaçme qeverisë gjermane! Më në fund arriti t’i marrë duartrokitjet dhe respektin e ulët nga ekstremisti i Trumpit, Richard Grenell, për politikën e saj në Kosovë! Çfarë përparimi!”, tha ai.

 

Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të bëjnë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, në mënyrë që të arrihet mbështetja e shumicës së anëtarëve në Komitetin e Ministrave të KiE-së për pranimin e Kosovës.

Dhe më tutje Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer vazhdon:

“Shikoni, se kujt i pëlqen politika ndaj #Kosovës që po ndjek #Berlini, #Paris dhe #Roma! @RichardGrenell u ofron atyre një pasqyrë; ku të shohin atë, a do ta njohin veten? A do të shohin ata, të paktën, një arsye për të menduar sërish për trajektoren që po ndjekin?

Vjosa Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se në rrugën për anëtarësim në Këshill të Evropës nuk do të cenojnë vlerat që përbëjnë Kosovën.

Ajo u shpreh e bindur se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës “është thjesht çështje kohe”.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, ka shkruar Osmani në “X” të premten.

Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj vendeve që e kanë mbështetur Kosovën deri tani.

“Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”, ka shkruar presidentja.

Më 16 prill, kur Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi pro Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se “jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg” anëtarësimit në organizatën lidere në kontinent për të drejtat e njeriut. Një muaj më vonë, kur Komiteti i Ministrave të KiE-së do të merrte vendimin përfundimtar për Kosovën, ajo nuk u fut fare në rend dite.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, u shpreh se këtë e shkaktoi qëndrimi i disa vendeve që Kosova ta pranojë fillimisht draftstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar publikisht një gjë të tillë Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, fillimisht, e refuzoi këtë kusht, por në një përpjekje të minutave të fundit për ta ndryshuar situatën, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u shpreh se ka njoftuar Këshillin e Evropës përmes një letre, se Kosova po e përgatit draft-statutin, për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të majit.

Në reagim pas letrës së Gërvallës, Ambasada gjermane në Prishtinë, duke u thirrur edhe në vendet e tjera të QUINT-it – SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Italinë – ka thënë se kërkesë e tyre ishte dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese përpara takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Të premten më vonë, kryesuesja e deritanshme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE), Dominique Hasler, ka thënë se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.bw

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Hasler, që është ministre e Jashtme e Lihtenshtajnit, shteti i cili ka pasur udhëheqjen e presidencës së KiE-së, tha pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 17 maj se Kosova është përmendur në mbledhje nga shtetet anëtare.

“Pranimi i Kosovës u përmend disa herë sot në kuadër të deklaratave kombëtare të ministrave. Ne kemi pranuar letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me rekomandimin për pranimin e Kosovës dhe ne bëmë gjithçka brenda presidencës sonë për të avancuar procesin, së bashku me shtetet anëtare. Dhe Komiteti i Ministrave veçse ka nisur diskutimet për çështjen dhe aktualisht po shqyrton se si të procedojë”, tha ajo.

Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Ministrave.

Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg.

Ndërkaq, kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, tha se kur bëhet fjalë për pranimin e Kosovës, çështja nuk ka të bëjë me atë nëse duhet të pranohet, por kur.

Pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-së, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se anëtarësimi i shtetit në këtë organizatë nuk mund të ndalet “edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë. Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë”.

“Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovën”, tha Gërvalla përmes një postimi në Facebook.

Më 16 maj, përmes një letre dërguar Këshillit të Evropës, Kosova tha se zotohet se do të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit. Me këtë zotim, Kosova tha se përmbushi kushtin e vënë nga disa anëtarë të Këshillit të Evropës dhe Prishtina kërkoi që të bëhet anëtare e kësaj organizate evropiane për të drejtat e njeriut.

Por, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.
Deri më tani, janë prezantuar disa draft-statute për Asociacionin, përfshirë një nga BE-ja në tetorin e vitit të kaluar.

Por, në letrën dërguar KiE-së, Kosova tha se mëton që të hartojë draftin e saj, duke u frymëzuar nga drafti i prezantuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung.

Në fund të janarit të vitit 2023, FES-i publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti. REL


Send this to a friend