VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Fotogaleri – Lufta e Ftohtë nëpërmjet 30 fotografive

By | November 8, 2015

Komentet

SHTEPIA E FEMIJES NE SARANDE, 1 QERSHOR I VITIT 1981

1. File Sema
2. Renato Ymeri
3. Artur Gero
4. Arben Skendo
5. Artur Kiptiu
6. —————-
7. ———————
8. Vladimir Shehu
9. Llambi Baxho
10. Edmond Karafili
11. Spartak Baburi
12. Elez Mejdani
13. Agim Kabashi
14. Anesti (Nesti) Dane
15. Refat Gadali
16. Ramazan Ganolli
17. Shpetim Vrako
18. Gjergji Durmishi
19. Liljana Topalli
20. Lejla Hoxha
21. Nazmije Hoxhallari
22. Galina Berdolli
23. Majlinda Mici
24. Haxho Xhama
25. Mirandelina Gjyli
26. Marie Naçi
27. Bruna Zeno
28. Matilda Mina
29. Deshira Mejdani
30. Dhurata Bare
31. Irini Gjika
32. Nikoleta Shena
33. Gjinovefa Refati
34. Liljana Hoxhallari
35. ——————-
36. ——————
37. Entela Bushi
38. ——————
39. Ankushe Azizi
40. —————–
41. Andromaqi (Maqe) Rizo
42. Katina Muço
43. Vasilika Bituni
44. Suzana Papajani
45. Kristaq Kabashi
46. Veziko Braka
47. ——————–
48. Areti Lango
49. Dhimitraq Zaçe
50. Ilir Çipi
51. Astrit Dinushi
52. Sotir Noçka
53. Roland Bulku
54. Lulezim Treni
55. Alfons Cukali
56. Lulezim Sadiku
57. Ilir Çumani
58. Adriatik Jaupi
59. Kleopatra Balani
60. Ylli Xhelili
61. Fatos Bregu
62. Bajazit Shehu
63. Agim Midili
64. Artur Memini
65. Petrit Beqiri
66. Jorgo Zarballa
67. Lefter Konini
68. Dritan (Tani) Zarballa

(Foton e ka sjellë për voal.ch Ilir Çumani)

Pamje të rralla, delegacioni nga Kosova në Washington me në krye Ibrahim Rugovën

Kosova pritet të marrë pjesë si shtet i pavarur më 27 qershor në Washington të SHBA’ve. Ndërsa në prill të këtij viti është shënuar 30 vjetori që kur delegacioni kosovar me 22 anëtarë ishte nisur drejt Amerikës, për të paraqitur gjendjen e situatën në të cilën ndodhej Kosova.

Të prirë nga Ibrahim Rugova, ata paraqitën para Këshillit të të Drejtave të Kongresit të SHBA-së gjendjen pas shkatërrimit të autonomisë së Kosovës nga ish-Jugosllavia.

 

(Ish-senatori amerikan Bobe Dole në Prishtinë, më 1990, si paraprirje e vizitës së delegacionit të Kosovës në SHBA)

Foto histori: Prefekti i Shkodrës, Javer Hurshit

Prefekti i Shkodrës, Javer Hurshit

Në vitin 1936, Javer Hurshiti ndërpreu aktivitetin parlamentar për t’u bërë pjesë e ekzekutivit. U emërua prefekt në Shkodër. Në godinën e prefekturës priti së bashku me qarkkomandantin Daut Çarçani, personalitete të vendit. Hurshit qëndroi prefekt deri në vitin 1939. Në vitin 1945 ishte një nga të dënuarit me vdekje nga gjyqi special. (Nga Arkivi i Kastriot Dervishit)

Arti në zi! Përcillet për në banesën e fundit aktori Xhevdet Ferri, familjarë dhe kolegët artistë i japin lamtumirën (FOTOT)

Përcillet për në banesën e fundit aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri, i cili u nda ditën e djeshme nga jeta pasi humbi betejën nga një sëmundje të rëndë. Pas familjarët, të afërm, miq e dashamirës i dhanë lamtumirën në një ceremoni të ngushtë. Në disa foto të publikuara nga LSA, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ferrit, kanë qenë dhe kolegët e tij artistë të njohur.

Aktori i dhjetra roleve në kinematografi dhe teater ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë pulmonare në mushkri, në moshën 59 vjeçare. Xhevdet Ferri spikati për rolet e tij ku bie në sy cilësia, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. Ai ka luajtur rolin e tij të fundit në filmin “Delegacioni”.

Miqtë dhe kolegët e tij që bashkëudhëtuan një jetë në skenë e përjetuan si një lajm të pabesueshëm ndarjen e tij nga jeta teksa kujtuan episode me Xhevdet Ferrin në skenë dhe jashtë saj. Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reagoi dhe politika, ndërsa e kujtoi aktorin e njohur shqiptar duke shprehur ngushëllime. Trupi i pajetë i aktorit do të prehet në varrezat e Sharrës.
(BalkanWeb)

‘Save the Children’: 9 mijë fëmijë në nevojë pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri (fototgaleri)

Nderkohe qe ende nuk ka nje bilanc perfundimtar per pasojat e termetit tragjik qe goditi vendin tone, Organizata “Save the Children” thotë se rreth 9 mijë fëmijë janë në nevojë, te prekur nga termeti i se martes.

Ne nje raportim te sotem, organizata shkruan se të paktën katër fëmijë janë midis vitkimave te termetit tragjik, nderkohe qe ne total, 9 mije femije kane nevoje per ndihme, pasi jane mes familjeve te prekura rende nga termeti.
Sipas Save The Children, ata janë të trembur dhe të shqetësuar dhe përveç tendave, shtretërve, batanijeve dhe mjeteve të higjienës personale, kanë nevojë edhe për mbështetje emocionale, mendore, psikologjike.

Save the Children po veprojnë në Durrës, Tiranë, Shijak dhe Fushë Krujë, ku po i përgjigjet nevojave të fëmijëve dhe familjeve të tyre.

 

FOTOT – Historia tragjike e familjes që u shua nga tërmeti në Durrës

Tërmeti në Shqipëri ka prodhuar histori të dhimbshme të mijëra familjeve që kanë pësuar me jetë. Një prej tyre është vdekja e një nëne 30-vjeçare dhe vajzës së saj tetë vjeçare, të cilat kanë marr vëmendjen edhe nga mediat botërore.

Gazeta zvicerane Blick ka raportuar për shkatërrimin e pallatit gjashtë katësh në Durrës ku jetonin Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8). Teksa ekipet e shpëtimit e gjetën vogëlushen të vdekur, ata e nxorën mamanë e re nga rrënojat të gjallë pas dy orësh.

Për 14 orë qëndroi ajo e plagosur rëndë në rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty.

Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës. Karanxha e humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallat.

Në një postim në FB në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori: “Falenderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”.

Fotot pikëlluese- Dalin dy viktima në Thumanë, të pranishmit përloten kur shikojnë trupin e 3-vjeçares

Pamjet tragjike vijnë nga pallati i shembur në Thumanë. Momentet e rënda janë teksa janë nxjerrë nga rrënojat dy trupa. Bëhet fjalë për gjyshen dhe mbesën vetëm tre-vjeçare. Të pranishmit kanë shpërthyer në lot, teksa trupat janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit ku jetonin. Raportohet se në këtë familje, kryefamiljari ndodhet në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij bashkë me djalin janë dërguar në Spitalin e Traumës.Forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të miturën me batanije, ndërsa familjarët kanë shpërthyer në lot.

EDITH PIAF – ‘HARABELI I VOGËL’ I FRANCËS (Portret dhe fotogaleri)

“Harabeli i vogël” është nofka që Franca përdor për të.

Ajo ishte ylli më i madh ndërkombëtar i Francës, që arriti t’ia merrte zemrën edhe Amerikës; me këngën dhe melodinë e saj melankolike u bë një pjesë e pandashme e muzikës së gjeneratës së pasluftës.

Këngët kabare të Edith Piafit reflektojnë jetën e saj fatkeqe, e cila ishte e mbushur me humbje tragjike dhe luftë me varësinë e saj në drogë.

Tekstet e këngëve të saj ishin të besueshme, performanca e saj ishte përtej autentikës, dhe historia e jetës së saj e shpërbleu atë me një karizëm tragjik, të cilin ajo kurrë nuk e kishte kërkuar.

Vitet e hershme të Piafit ishin shumë të vështira. Babai i saj, Louis Gassion, ishte një akrobat që udhëtonte gjatë gjithë kohës, ndërsa nëna me prejardhje marokene-italiane, Anita Maillard, ishte një alkooliste, një prostitutë e rastit, dhe një këngëtare që këndonte në kafenetë dhe në rrugët e shesheve, e njohur me emrin artistik Line Marsa, e cila e braktisi Edithin në moshë të re.

I ati i Edithit u kthye për ta marrë të bijën pas Luftës së Parë Botërore, por në vend që të kujdesej për të dhe ta shkollojë, ai e mori me vete në Paris për t’iu bashkuar përformancave të tij rrugore. Këtu ajo pati përvojën e parë të këndimit në publik.

Kur arriti moshën e adoleshencës, ajo e zhvilloi këndimin në atraksion kryesor për njerëzit, dhe u afrua shumë me motrën e saj, Simone Berteaut. Ato kënduan së bashku nëpër rrugë, sheshe, kafene dhe kampe ushtarake, duke fituar shumë pak para dhe duke jetuar ne hotele të lira.

Në vitin 1932, shtatëmbëdhjetë vjeçarja Piaf u dashurua në një djalë të quajtur Louis Dupont, dhe lindi një vajzë me të. Megjithatë, ajo vazhdoi të jetonte një jetë të shthurur, dhe i dha shumë shpejtë fund lidhjes së saj. Njëjtë si e ëma, Edithi nuk mundi të kujdesej për fëmijën e vetë, dhe e braktisi atë.

Duke jetuar jetën me rreziqe, Edithit do t’i vinte fundi shumë shpejtë po të mos e zbulonte pronari i një kabareje, Louis Leplée, derisa ajo po këndonte në rrugë në vitin 1935.

I habitur nga zëri i saj, Leplée i propozoi këngëtares që të punojë për të. Ai i vuri nofkën “Harabeli i vogël”, i mësoi këngë të reja dhe si të sillet në skenë dhe e veshi në rroba të zeza.

Në këtë kohë ajo udhëtoi për Nju Jork, dhe qëndroi atje për 5 muaj duke kënduar para një publiku që gjithmonë shkonte duke u shtuar.

Pa marrë parasysh famën e saj në këndim, jeta personale e Piafit ishte e mbushur me tragjedi.

Vajza e saj të cilën e braktisi, vdiq në moshën 2 vjeçare nga meningjiti. Dashuria e jetës së saj, boksieri francez Marcel Cerdan, që ishte i martuar me një grua tjetër, vdiq në një përplasje të aeroplanit duke shkuar nga Parisi në Nju Jork për ta vizituar Piafin, gjë për të cilën kjo e fundit e fajësoi veten gjithmonë.

Ajo pati betejë shumicën e jetës së saj me alkoolizëm dhe me varësi në drogë.

Më vonë, kur gjendja iu përkeqësua shumë, ajo ishte shumë kokëfortë që të largohej nga skena dhe për shkak të kësaj, Piafit i ndodhte të rrëzohej nga skena dhe të përfundonte në spital.

Edhe pse e dobët fizikisht, zëri i saj vazhdonte të ishte i fuqishëm, dhe i linte me gojë të hapur të gjithë njerëzit që e dëgjonin.

Piaf vdiq më 10 tetor të vitit 1963, në moshën 48 vjeçare.

Pas vdekjes së saj, kryepeshkopi i Parisit refuzoi t’ia bënte varrimin, për shkak të jetës jobesimtare të saj.

Por, pa marrë parasysh këtë, lajmi për vdekjen e Piafit shkaktoi dhimbje shtetërore dhe dhjetëra mijëra adhurues të Piafit dolën në rrugët e Parisit për ta përshëndetur për herë të fundit këngëtaren.

Grafisti i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës për babëzinë e gazetarëve shqiptarë

Grafisti i shquar Avni Delvina në grafikën e rradhës është fokusuar tek babëzia e gazetarëve shqiptarë, që shkojnë nga fryn era. Ja si shkruan vetë piktori:

Kjo eshte nje pjesez e vogel e nje grafike qe kam ne realizim e siper…
Eshte pjese e nje ekspozite qe kam ne plan te hap mbi virtytet dhe veset e gazetareve shqiptare,
me te gjithe forcen dhe dobesite e tyre para pushtetit…
Nuhatja e tyre e lindur per te parashikuar jetegjatesine dhe fundin e pushtetit….
Eshte nje grafike shume e veshtire ku perfshihen rreth 35 gazetare…
Nuk duhet harruar qe pothuaj i gjithe ky brez vjen nga nje femijeri e varfer,
dhe te gjithe e kemi te veshtire te krijojme nje ekuiliber sic duhet ne rrethana normale, dhe shpesh babezia mbizoteron mbi gjithcka….”

Excelsior (1929) – Festime të mëdha në Tiranë me rastin e përvjetorit të parë të kurorëzimit të Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë (Fotot)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga  Aurenc Bebja*, Francë – 3 Shtator 2019

 

“Excelsior” ka botuar, të martën e 15 tetorit 1929, në faqen n°6, fotografitë e ceremonisë së përvjetorit të parë të kurorëzimit mbret të Ahmet Zogut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një vit më parë, Ahmet Zogu u shpall mbret i Shqipërisë

Me këtë rast u mbajtën festime të mëdha në 8 tetor në Tiranë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me rastin e përvjetorit të parë të kurorëzimit të Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë, u zhvilluan në Tiranë festime të mëdha, përfshirë një paradë madhore, gjatë së cilës një regjimenti të ri iu dorëzua flamuri.

 

Fotografitë tona tregojnë :

 

  1. dorëzimin e flamurit kolonelit të regjimentit të ri në prani të mbretit, të cilin e dallojmë në rangun e parë të grupit të personaliteteve të mbledhura në të majtë;

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

  1. mbretin (x), stafin e tij në tribunën zyrtare gjatë paradës;

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

  1. katër motrat e mbretit që vëzhgojnë paradën, të veshura me kostume kombëtare të grave shqiptare.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shteti europian që zotëron mbi 221 mijë ishuj

Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të tyre.



Numri i saktë i ishujve në botë është i vështirë të përcaktohet edhe për shkak të kritereve që duhet të vendosen se cili mund të konsiderohet ishull dhe cili jo.

Gjithsesi, faqja ‘WorldAtlas’ ka bërë një renditje të 11 shteteve që zotërojnë më shumë ishuj.

Është Suedia që raportohet se ka në territorin e saj 221,800 ishuj, duke u renditur e para, ndërsa në vend të 11-të është Estonia me 2,355 ishuj.

Estoni, 2355 ishuj

Greqia, 6,000 ishuj

Britania e Madhe – 6,289 ishuj

Japonia – 6,853 ishuj
Filipine – 7,107 ishuj
Australia – 8,222 ishuj

Indonesia – 17,508 ishuj

Kanada – 52,455 ishuj
Norvegjia – 55,000 ishuj
Finlanda – 188,000 ishuj
 
Suedia – 221,800 ishuj

Kjo foto dhemb ende Nga Jozef Radi

Kjo foto është e shkurtit të vitit 1991.

Aty janë pesë gra dhe vajza nga Kampi i Savrës (nga e djathta në të majtë): Baftije N., Elida. P., Anila K., Paskualina D. dhe Nexhi Ç. si dhe tre fëmijë të vegjël të tyre. Ato janë ekspozuar përpara një fotografi të huaj, e që rastësisht e ndesha në linkun http://www.gazetatema.net/2018/08/24, ku të drejtën e autorit e ka Setboun.com…

Ndalova të nënvizoj të vërtetën e trishtë të kësaj foto që është sigurisht ende dhimbje për këto gra dhe fëmijët e tyre.

Fytyrat e tyre kanë të stampuar një dëshpërim të thellë e të dyfishtë, e megjithate, ka edhe krenari ka edhe pakëz buzqeshje si një hije shprese në ndonjërën prej fytyrave…

Ato mbajnë nëpër duar disa fotografi, që janë të burrave apo vëllezërve të tyre, të cilët ishin larguar me 2 korrikun e ambasadave apo gjatë fundit të vitit 1990.

Këto gra dhe vajza të mbetura në një kamp interrnimi, shpresonin se nëpërmjet pamjes dhe kësaj foto të sensibilizonin opinionin ndërkombëtar që t’i ndihmonte në bashkimin e tyre me burrat dhe vëllezërit e tyre.

Të gjitha janë të lindura aty, në atë kamp interrnimi, të martuara aty dhe po aty kanë lindur edhe fëmijët e tyre.

Një foto që dhemb shumë, e që çdo koment i saj s’do të mund ta rrëfejë të vërtetën e asaj gjendjeje që përjetonin këto gra të reja që kishin humbur familjen dhe kishin mbetur vetëm me fëmijët e tyre aty në Kampin e internimit me shpresën se bota do t’i ndihmonte të dramën e tyre. Vetëm mbas shumë vitesh ato arritën të bashkohen me familjet e tyre e të riktheheshin te normaliteti i jetës jashtë vendit të tyre…

Kjo foto dhemb ende, edhe pse është e asaj kohe kur bota kishte humbur ekuilibret dhe shpresa e nje jete ndryshe, ende kishte pamjen e trishtë të këtyre grave dhe vajzave…
jozef radi, gusht 2019