
Fondacioni “Skanderbeg”, Instituti i Studimeve Shqiptare/Instituti Shqiptar per Studime dhe Arte – Nga ROMEO GURAKUQI

Dhjetor, 2024
1.
“Figurinat”
Kishin dëgjuar se Zonja e sh’pisë (Nënë, Grua), që ishte larguar para disa vitesh në kërkim të një kuptimi tjetër të jetës, ndodhej Zürich.
Dhe të dy (“Fshehtësia e kartave”, J. Gaarder), kishin marrë udhën e largët nga Arendali norvegjez teposhtë Europës.
Rruga ishte e gjatë dhe bujtinat aq të rralla. Ndaj, i ati, filozof, gjatë ndalesave të mezipritura, i fliste të birit për tema të mëdha universale. Për galaksitë e pafund, jetën e tyre dhe Zotin që përqesh mohimtarët…
Pastaj, fundja, Hans-Thomas, njerëzit s’janë pos një masë lego-figurinash, i thotë ai të birit, në një moment të lodhur reflektimi, diku rrëzë Alpeve zvicerane…
2.
Fille të vjetra
Po përse, vallë, bota dhe njerëzit mbi të, qenkëshin figurina në lojën e madhe?
Sigurisht, nuk do të shestonte teori alternative kozmike. Kishte mëndjen, mbase, tek qarkullimi i tiranive nga koha në kohë, e kështu përgjithmonë… Apo një përqasje të ngjashme të Ecos për fashizmin e përjetshëm!?
Që nga lashtësia pellazge shtegtonte n’për mote fjala Tyranos që përskajonte sundimin absolut. Dhe vetë fjala që vegëzon me njeriun, jep shfaqjen kronike të tiranive, ashtu si ernat, stinët e stuhitë, në historinë njerëzore.
Një i tillë pushtet i pakufizuar nga asgjë e askush, definohej nga Platoni një skllavëri e epërme. Dhe, më vonë, ishte pikërisht kjo mendje e lirë, që i shërbente një tirani tjetër si shkas për t’a nxjerrë sfidantin e madh të tiranisë në treg skllevërish.
Në përceptimet e tij dijetare, ai cilësonte karakteret e tyre si “të paarsye”. Në fakt, sundi i duket legal, por legaliteti i tyre është i paarsyeshëm. E pra, jolegjitim sepse, thjeshtë, legjitimiteti buron vetëm nga një legalitet i arsyeshëm.
Dhe, duke qenë e gjithshtrirë, skllavëria mpínë si vdekje acari dhe robton shpirtërat njerëzorë që t’mos ndiejnë qoftë as vegimin e lirisë…
3.
Llojsi tiranësh
Diktaturat bien, por vijnë sërish, e bien prapë për të ardhur e rënë pambarim…
Trajtë a ngjyrë e saj mund të ndryshojë, por formula funksionale, dogma, instrumentet, ideja mashtruese dhe aparati unikal i dhunës e mortit, janë po ato të përmotshmet.
Mirëpo tipologjia e tyre, ndërkaq, është e ndërllojshme. Këtë (një libër mbi tiranët, historinë e tyre) thotë dhe Waller R. Newell nga Universiteti i Cambridge-it.
Tri llojet e tiranisë që ai tabelon, kërkojnë, prandaj, dhe rezistencë të veçantë për tipet e tyre.
Ndaj të tre, Neroni, Bonaparta dhe Stalini, tok me dishepujt e mëpasmë, u bënë frikshëm vulëvënësit e shekujve të tyre: urrejtje, rrënim dhe vdekje! Por sërish përfaqësonin profile të mëvetsishme tiranie.
Neroni, fjala vjen, i përkiste një tipari më të flashkët sundtarësh që mjaftohen e gëzojnë vetëm pasuri e shkëlqim. Aty, në kohortën e tyre, aderojnë në mënyrën e vet dhe Mobaraku e, sigurisht, Mbreti Faruk (i dinastisë arbnore) të dy nga Egjipti.
Pastaj Bonaparta i llojsisë së dytë, mësynte më larg. Synonte rendvënje në miljeun kaotik të botës. Ndaj, pushteti absolut nuk bënte qëllimin e tij, por i shërbente drejt kauzës së lartë. Ka ngjarë shpesh që ata, pas rrëmujës e përplasjeve civile, të kenë siguruar një qëndrueshmëri të admiruar.
Fronsimi i Putinit që do themelonte pak stabilitet, gazmoi rusët dhe u prit me festë popullore.
Porse ai, pa mundur të ndjekë udhën kineze të kalimsisë së kadiftë në ekonominë e tregut, do të kërkojë taktikë tjetër realizimi: ekspedita ushtarake, luftëra e pushtime jashtë tokave të Rusisë.
Ndërkaq, soji i tretë do të shfaqej si prurje e Revolucionit Francez që do të farkonte tipin e tiranëve miljenarë, e pra, mesianistë të pafundkohshëm. Në filozofinë e kësaj galerie do t’gjenin veten titajt e mnershëm Robespierre, Stalin, Lenin, Hitler, pastaj Mao, pse jo Hoxha, Pol-Pot, Homeini dhe së voni, Al-Bagdadi, prijësi i ideologjisë së zjarrtë IS-siste…
Ndryshe nga të sipërmit, vizioni i tyre programatik ishte, si me thënë, utopia. Një realitet i përsosur imagjinar, që ata rrihnin të sendërtohej me shtypjen dhe forcën verbtane.
E pra, brenda idesë së tyre, kishte një kundërshti në vete, të çuditshme dhe e dënuar nga dialektika e jetës të kalbej në kryeftomën e parë të kohës…
Por ftyra e tiranisë ende sot errëson dritën e iluminimit njerëzor. Të lirisë që, e lindur bashkë me njeriun si përmasë jetike e tij, ndrydhet, venitet e vritet gjithandej.
Kimët (lloji i tretë) e dehur në saturnalet e partishtetit,
mbigjallojnë tutje dhe në dritaren e shpresës nuk duket kurrëfarë shenje, lajmi apo kumti i një agu
të ri.
Por një ditë, afër a larg, paqësisht a përgjakshëm, do të rrokullisen. Ndoshta, si kudo tjetër rruzullimit, për t’u rikthyer në forma e lloje të tjerë.
Përmendar i kësaj përjetësie na erdhi kësokohe dhe në trajtën makabre të thertorës njerëzore, Saidnaja, në Damask: një kazamat i torturës, vrasjes dhe plojës mizore ndaj kundërshtarëve politikë e fetarë.
Apo, siç ka ndodhur tashmë, tiranitë mesianiste transmigrojnë shpesh e paprerë, në tipin e përshtatur motesh nga hiri i zjarrit të shuar. E pra, në pamjen e autokracive që, madje, s’kanë asnjë ideal apo dhe një shkëndijë të marrëzisë utopike. Por vetëm dhunë e hajni, luks e zagari mbi popullin e mposhtur.
Ballkani, një hark i tij më shumë se të tjerë, është dëshmia fatkeqe e kësaj loje ironike të historisë.
Por, ja, kjo është lufta mes të Mirës e të Keqes deri në mbarimin e Kohës…Dhe lufta është në vete një triumf i fisnikërisë mbi baltën e mizorisë…
4.
Saidnaja që flet
Tani matanë fenomenit të tiranisë, Revolucioni i plotngjyrosur në Siri ndikoi shpejtësisht riskicimin e thellë të gjeopolitikës botërore.
Figurat e filozofit nga Arendali, njëmend do të jenë rindarë.
Rusia, Kina e Irani janë sprapsur dhe ngrirë në disfatë. Flota ruse braktis ngadalë bazën mesdhetare Tartus në ujrat e Sirisë…E koha, me gjasë, nuk shenjon ringritjen e tyre në shkallën që, si më parë, të diktonin forcë e vullnet arbitrar në zonat e Levantit e përreth tij.
Çdo humbje e, njëkohësisht (pos Pekinit), përballje me popujt e tyre, bën një plasë që, në kalim kohe, do të ligështojë këmbët tyre.
Fitimtarë të pashpallur të rizgjimit në Sham, janë ndaj, Amerika, Izraeli e Turkia. Interesat e tyre , padyshim, nuk janë unikë, por pikëtakohen në një fill të përbashkët: blloku i tiranive dhe, përtej ende, i aventurës gjakbâmëse për fitore mbi lirinë, do të nisë të prishet si një bimë e pakohshme në dhé e klimë të huaj…
5.
Një trokitje asadiste
A do të ngjizë, që këtej, kjo lëvizje e gjeopolitikës, ftillime të reja në Ballkan?
Një rrezatim i saj është i natyrshëm. Përballë sprovash të mëdha në hemisfera të tjera bote, aleatët e lirisë, mbase, e mendojnë me ngut çastin e pjellor që Gadishulli të paqësohet drejt e përhershëm.
Serbi tiran, Vuçiq, sikur të parandjente një trokitje në portë, shpejtoi të shpallte: unë nuk jam Asad!
Rrallë ndonjëherë ngjashmëria është një afri binjakërore. Por a nuk etnocidonte popuj të tjerë ky Asadi ballkanës si pjesë e establishmentit serb vitesh 90-të? Dhe a nuk i vret për të dytën herë, 30 vjet më pas, në sallonet e Kombeve të bashkuara viktimat e tij? Dhe, prapë, a nuk shtyp, mohon e vret, tani në mënyrë pasive, serbët e vet të pafaj? Dhe, poashtu, a nuk mban Europën nën ethet e mbeturinave të një Rajhu të dështuar serb? Tjetër është vetëm vendjetesa e tyre, por, sërish, a nuk ngjan Ballkani një hije e gjatë muzgu oriental?
Por aleatët e arktrarit të lirisë, Brukseli postborreljan poaq, besohet të kenë optikë e kalendar tjetër…
Vërtet perandoritë (nga Edith Durham) kanë behur e vajtur mbi shpinën e shqiptarit, pa gjurmë, si uji mbi puplat e rosakut, por i gjatë sa amshimi ngjante zgjedhë e tyre. Ashtu si tani gjithnjë në Iliridë, Luginë, Ulqin me vise e në Çamëri, pikërisht në Orën e re libertare të Europës…
Ndaj dhe shqiptarët e të gjitha landeve të tyre, duhet dërguar botës atllantike: njëzëshmëri, qendrestari, maturi e kthjelltësi, më shumë se kurrë.
Latimet e fundme të mozaikut perëndimor të Gadishullit ilirik, mund të jenë përfundimtare.
Është koha e tyre!
R.
Përpara se administrata Trump të mbyllte dyert e USAID-it, kjo agjenci rregullisht kanalizonte fonde për kauza të lidhura me perandorinë jofitimprurëse të George Soros-it, terroristët dhe transvestitët.
Agjencia u vu nën shqyrtim nga administrata e re për dështimet e saj në sigurimin e transparencës në financimin e organizatave në mbarë botën dhe për shqetësimet se drejtuesit e saj nuk po i përgjigjeshin drejtimeve të qarta politike nga Departamenti i Shtetit dhe degët ekzekutive më të gjera për të përshtatur programet e saj me politikat e Trump-it dhe interesin kombëtar të SHBA-së.
Në ditët e fundit, administrata Trump identifikoi programe të USAID-it që varionin nga kontraceptivët për Afganistanin deri te programet për diversitetin LGBT në vendet europiane si dëshmi të qartë se ndihma e huaj duhej të ndalej dhe të rishikohej, një detyrë që i ra Departamentit të Shtetit nën udhëheqjen e Rubios.
Prej vitesh, kjo agjenci e zhvillimit ka derdhur para për disa grupe jofitimprurëse që gjithashtu kanë marrë mbështetje të konsiderueshme nga pjesë të perandorisë së George Sorosit. Disa prej tyre ishin vënë më parë nën shqyrtim gjatë administratës Obama për përpjekjet e tyre për “promovimin e demokracisë” dhe reformat gjyqësore në vendet europiane, të cilat kritikët pretendonin se promovonin politika të majta.
Për shembull, të dhënat e shpenzimeve të qeverisë amerikane tregojnë se Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, i cili mbështetet pjesërisht nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Soros-it, ka marrë më shumë se 260 milionë dollarë ndër vite në grante nga USAID për të promovuar shtetin e së drejtës në Gjeorgji, për të forcuar shoqërinë civile në Ugandë dhe për të avancuar bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
I njëjti grup jofitimprurës u vu nën shqyrtim gjatë administratës Obama pasi organizata Judicial Watch zbuloi dokumente dhe komunikime qeveritare që tregonin se fushata “Drejtësi për të Gjithë” e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim në Shqipëri kishte marrë 9 milionë dollarë financim nga USAID.
Kjo ndihmë shkaktoi shqetësim te disa senatorë republikanë, të cilët i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të sapoemëruar, Rex Tillerson, në vitin 2017, duke pretenduar se fushata e financuar nga qeveria amerikane ndihmoi në hartimin e një propozimi për reformën gjyqësore në Shqipëri që mund të “jepte kryeministrit dhe qeverisë së majtë kontroll të plotë mbi gjyqësorin.”
Të njëjtët senatorë ngritën shqetësime edhe për një program të ngjashëm të mbështetur nga Sorosi në Maqedoninë fqinje, ku ata thanë se një degë lokale e quajtur Fondacioni Shoqëria e Hapur-Maqedoni kishte marrë mbështetje nga USAID përmes Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe kishte shtyrë përpara “një agjendë progresiste.”
Organizata të tjera të mbështetura nga Soros-i që morën fonde si nga rrjeti i tij i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur ashtu edhe nga USAID përfshijnë Qendrën e Veprimit Kundër Korrupsionit në Ukrainë dhe Transparency International.
Sipas të dhënave të vetë grupit, Qendra e Veprimit Kundër Korrupsionit filloi të merrte fonde nga USAID në të njëjtin vit kur Revolucioni i Majdanit rrëzoi presidentin e zgjedhur pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç. Vetë grupi e ka pranuar se ishte shumë kritik ndaj qeverisë dhe ministrave të Janukoviçit, gjë që përkonte me politikën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së në atë kohë. Gjatë Revolucionit të Majdanit në vitin 2014, ndihmëssekretarja e atëhershme e shtetit, Victoria Nuland, vizitoi Ukrainën dhe u regjistrua në një telefonatë ku diskutonte se si Shtetet e Bashkuara mund të ndikonin në formimin e një qeverie të re në Kiev.
Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Sorosit nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.
Pas mbylljes së përkohshme të operacioneve të USAID-it, administrata Trump mbrojti këtë veprim, duke cituar kauza të tjera të majta që kishin marrë grante nga kjo agjenci. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, theksoi disa raste gjatë një konference për shtyp të hënën, duke përfshirë 1.5 milionë dollarë për masa të diversitetit në Serbi, 32,000 dollarë për një “libër komik për transgjinorët” në Peru dhe 70,000 dollarë për një shfaqje muzikore për DEI (Diversitet, Barazi, Përfshirje) në Irlandë.
Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Brian Mast, R-Fla., gjithashtu përmendi shembuj të tjerë të financimeve të USAID-it, duke përfshirë 15 milionë dollarë për kondom të dërguar në Afganistanin e kontrolluar nga Talebanët dhe mbi 3 milionë dollarë për “të qenit LGBTQ në Karaibe.”
Organizata mbikëqyrëse e qeverisë që mbikëqyr agjencinë gjithashtu paralajmëroi drejtuesit e USAID-it në një memo të ashpër në janar se kishin krijuar “cenueshmëri serioze” duke shpërndarë miliarda dollarë të taksapaguesve amerikanë për vende dhe grupe të huaja pa bërë një verifikim të plotë për terroristët. Ky raport i inspektorit të përgjithshëm përcaktoi gjithashtu se grantet e USAID-it nuk po monitoroheshin siç duhet.
Në një shembull të rëndë, një shtetas sirian u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë vitin e kaluar për devijimin e më shumë se 9 milionë dollarëve ndihma humanitare të financuara nga USAID-i drejt një grupi terrorist të lidhur me Al-Qaeda-n në Irak.
I dyshuari, Mahmoud Al Hafyan, ishte kreu i një organizate joqeveritare siriane që punësonte 160 individë dhe që kishte marrë 122 milionë dollarë nga USAID midis janarit 2015 dhe nëntorit 2018, sipas Departamentit të Drejtësisë. Këto para ishin destinuar për të paguar ndihmat ushqimore për refugjatët sirianë që iknin nga zonat e konfliktit.
Gjatë kësaj kontrate, Departamenti i Drejtësisë pretendon se Al Hafyan punoi me bashkëpunëtorët e tij për të devijuar “miliona” ndihma ushqimore në tregun e zi drejt Frontit Al-Nusra, një degë lokale e Al-Qaeda-s në Siri, e cila gjithashtu është e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Inspektori i përgjithshëm i USAID paralajmëroi për kufizimet në aftësinë e agjencisë për të monitoruar shpenzimet për programet në mjedise “jo të sigurta,” si zonat e konfliktit në Siri, duke thënë se kjo mund të ndodhë edhe në vende të tjera si Ukraina apo Gaza, në vende ku veprojnë organizata ndërkombëtare ose lokale të ngjashme që janë përfitues të fondeve amerikane.
Në një tjetër rast, ndihmat ushqimore në Etiopi u devijuan drejt ushtrive të luftës në rajonin Tigray. Sipas raportimeve nga Reuters, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, një partner i afërt i USAID-it, ishte në dijeni prej vitesh se ndihmat po vidhnin nga programet e tij, përpara se kjo të zbulohej. Në total, mijëra tonë grurë të financuar nga USAID, të destinuara për të ushqyer të uriturit në mes të konfliktit civil, u devijuan./Jus The News – Syri.net sn
Nga Boldnews.al
Konflikti i ashpër që ka shpërthyer mes administratës së Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Agjencisë Amerikane për Ndihmën e Huaj (USAID), ka nxitur debate të forta mbi mënyrën se si janë shpenzuar fondet e taksapaguesve amerikanë për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në mbarë botën.
Bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump i kanë vendosur epitete të rënda USAID-it, duke e konsideruar si “organizatë kriminale” apo “financuese e OJQ-ve të të majtës radikale”.
Në foto: Administrata Trump ka pezulluar përkohësisht fondet dhe aktivitetin e USAID
USAID-i ka dhënë mbështetje dhe ka financuar projekte të shumta për forcimin e institucioneve shqiptare, si edhe për shoqërinë civile. Nën dritën e debateve në Shtetet e Bashkuara, megjithatë, është e rëndësishmë të kuptohet më thellë se si dhe ku janë shpërndarë këto fonde.
Ky debat është “amerikan”, por gjithësesi, ka impakt edhe në të gjithë vendet e tjera ku ka qenë i pranishëm USAID-i, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në Shqipëri janë regjistruar disa qindra organizata jo-qeveritare, sipas Regjistrit të Agjencisë qeveritare të Mbështetjes së Shoqërisë Civile (AMSHC). Pjesa më e madhe e tyre janë organizuar në format e Fondacionit, Shoqatave e Lëvizjeve.
Fokusi i aktivitetit të tyre është i larmishëm, nga mbrojtja e mjedisit, tek ofrimi i shërbimeve shëndetësore e mbrojtja e grupeve vulnerabël. Një pjesë dërrmuese e këtyre organizatave kanë në focus “mbrojtjen e të drejtave të njeriut” dhe “forcimin e transparencës e llogaridhënies të institucioneve publike”.
Këto të fundit dallohen kryesisht për realizimin e tryezave e sondazheve. Ato janë financuar nga projekte të USAID-it, por edhe nga projekte të vendeve të tjera, kryesisht të Bashkimit Europian.
“Boldnews.al” ka kryer një verifikim dhe ka hartuar një bazë minimale të dhënash mbi pagesat e drejtuesve të këtyre organizatave. Verifikimi është kryer mbi dokumentin “Listë e Pagave”, e cila rrodhi në publik rreth 3 vjet më parë.
Detajet e tabelës
Në tabelë janë renditur pagat e drejtuesve dhe përfaqësuesve të tjerë të organizatave jo-qeveritare që janë mbi 180 mijë lekë të reja (1800 USD). Në tabelë mungojnë pagat e drejtuesve të disa organizatave, si përshembull “Mjaft”, “Balkan Youth Link Albania-Byla”, e të tjerë, për shkak se vlera e tyre ishte më e ulët se 1800 USD ose nuk është e shënuar në dokumentin “Listë e Pagave”.
Duke qenë se burimi i të dhënave i përket pagave mujore të para tre viteve, disa prej drejtuesve mund të mos jenë më në atë pozicion, ose pagat mund të kenë ndryshuar. Megjithatë, të dhënat janë të mjaftueshme për të kuptuar trendin e pagesave të drejtuesve të OJQ-ve.
Gjithashtu, duhet theksuar se të ardhurat e drejtuesve dhe anëtarëve të tjerë të organizatave jo-qeveritare janë, janë pagat dhe të ardhura të tjera nga pjesëmarrje në projektet që organizojnë.
Vërtetësia e dokumentit “Listë e Pagave” nuk u kundërshtua nga askush, ndërkohë që qeveria, nëpërmjet zëdhënësit të saj, u mjaftua të thoshte se ajo bazë të dhënash ishte “ilegale”, pa mohuar saktësinë e saj.
Lista e përgatitur nga “Boldnews.al” nuk është një rankim i pagave, pasi qëllimin nuk është krijimi i një situate garuese mes drejtuesve të OJQ-ve. Megjithatë, siç konstatohet në tabelë, pagat mujore variojnë nga 2 mijë dollar deri në 30 mijë dollar.
Gjithashtu, lista nuk ka qëllim për të ngritur pikëpyetje mbi burimin e pagesave për OJQ-të. Një diskutim i tillë mund të ngrihet vetëm në rast se auditi i Departamentit Amerikan të Shtetit mund të zbulojë problematika për mënyrën e shpërndarjes së fondeve të USAID-it edhe në Shqipëri.
Pas publikimit të “Listës së Pagave”, Komisioneri për të Drejtën e Informimit lëshoi një deklaratë publike, në të cilën e konsideronte dokumentin si “shkelje të rëndë të privatësisë”.
Në respekt të shqetësimit publik të Komisionerit, redaksia e “Boldnews.al”, e cila posedon emrat e plotë të drejtuesve të organizatave jo-qeveritare, i ka vendosur në tabelë vetëm me iniciale.
TABELA
Nga Klodian Tomorri
Po shikoja pak këtë projektin e uljes së stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë, të financuar nga USAID-i përmes institutit Lindje-Perëndim të Delina Ficos.
Çfarë ishte projekti?
Kishin marrë një grup ekspertësh, kryesisht vajza, që ndihmonin gjyqtarët në përgatitjen e çështjeve që gjykoheshin. Se kush e ka bërë përzgjedhjen dhe rekrutimin, nuk është shumë e qartë. Se instituti, se vete gjykata?
Se çfarë bënin konkretisht, prapë nuk është shumë e qartë, por bëhet fjalë për ndihmë nga ana administrative.
D.m.th, këto merrnin dosjet nga sirtarët, i shpluhurosnin dhe ua çonin gjyqtarëve në tavolinë që të jepnin vendime? Boo. Ose përgatisnin relacionet dhe i shkruanin vendimin gjyqtarit.
Nejse!
Kishin bërë dhe një promo këta të institutit për të justifikuar projektin. -Na kanë ndihmuar shumë- thoshte Sadushi- na e kanë lehtësuar punën qamet. Dosjet vazhdojnë mal me vite aty, por ky është muhabet tjetër.
Tani çështja është, çfarë statusi kanë pasur këta në gjykatë? Këshilltarë ligjorë- thuhet lart e poshtë. Por ça do me thënë kjo?
Se nëse këta kanë pasur atribute të orientojnë vendimet e gjykatës, pa pasur formimin përkatës, i bie sikur magazinieri i Interit, ose ai që mbledh topat pas portës, të bëjë formacionin dhe merkaton e ekipit.
Tani këta i palosi Rubio me Trumpin se u preu rubinetin. Dhe këta më duket se po bëjnë ligj, që t’i punësojnë në gjykatë.
Por problemi është ky. A duhet të ndikohet vendimmarrja e gjyqësorit nga ekspertë privatë jashtë sistemit?
Që ne thelb shkon këtu. A është ky privatizim i gjyqësorit? Eksperimente interesante janë. sn
Publicisti dhe historiani i njohur gjerman, Rainer Zitelmann ka publikuar një libër “Mbi origjinën e varfërisë dhe pasurisë”.
Në mes të tjerash, autori flet edhe për historinë e Shqipërisë, duke theksuar se vendi kaloi nga një shtet i varfër komunist në një narko-shtet.
Pjesë nga libri janë botuar edhe nga media e njohur britanike CITY AM.
“Isha në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, në maj 2022 dhe tetor 2023. Shqipëria është një destinacion turistik gjithnjë e më popullor. Në vitin 2022, 7.5 milionë pushues vizituan vendin e vogël, i cili është shtëpia e vetëm 2.8 milionë banorëve dhe numrat kanë vazhduar të rriten, duke arritur në rreth 10 milionë në 2023 dhe rreth 14 milionë në 2024. Moti mesdhetar dhe çmimet e ulëta e bëjnë shtetin bregdetar të Evropës Jugore jashtëzakonisht tërheqës.
Një mik më dërgoi një mesazh në WhatsApp para se të nisesha për në aeroport: “Mos e lejo veten të të grabisin në shtetin mashtrues të Shqipërisë”.
Në Tiranë, takova Adri Nurellarin, një individ mbresëlënës që formësoi lëvizjen liridashëse në Shqipëri dhe studioi në Londër. Ka qenë këshilltar i Partisë Demokratike në Shqipëri dhe tani këshillon Partinë Demokratike në Kosovë.
Për çështjen e sigurisë dhe krimit, ai shpjegoi se, po, ka një nivel të lartë të krimit në sektorin e drogës. Por pikërisht për shkak se kriminelët mund të fitojnë shuma të mëdha parash nga rritja dhe shitja e drogës, krimi i vogël nuk ia vlen: “Pse të vidhni disa qindra euro nga një turist kur mund të fitoni miliona nga droga ilegale?”
Në darkë pyeta Bjornën, një anëtare e Studentëve për Lirinë, se si e fitojnë jetesën njerëzit këtu. “Vërtet nuk e dini këtë?” ajo më pyeti dhe qeshi, “me kultivimin dhe shitjen e marijuanës”.
Ajo kritikoi kryeministrin shqiptar, i cili e ka kthyer Shqipërinë në një “narkoshtet”. Sigurisht, nuk ka shifra zyrtare, por vendi tani quhet “Kolumbia e Evropës”.
Vlerësimet sugjerojnë se rreth një e treta e gjysmës së prodhimit kombëtar bruto të Shqipërisë vjen nga trafiku i drogës. Sido që të jetë, disa miliardë euro gjenerohen nga trafiku i drogës çdo vit,” shkruan autori. sn
Friedrich Merz parashtroi të martën përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Ai tha se që nga Bismarcku, Evropa funksionon vetëm kur Gjermania është e fortë. Auron Dodi ndoqi aktivitetin.
Fjala në Bonn e kryetarit të CDU-së dhe me gjasa kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz u prit me interes, pas debatit të nxehtë në Bundestag javën e kaluar, për mocionet e CDU-së për migrimin.
Merz i krahasoi zgjedhjet e vitit 2025 me zgjedhjet e vitit 1949 (pas luftës), të vitit 1953 (për ekonominë), të vitit 1972 (fitorja e socialdemokratit Willy Brandt), 1990 (ribashkimi i Gjermanisë). Zgjedhjet e 23 shkurtit i quajti vërtet “zgjedhje për fatin”, përballë “zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë.”
„Përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme”
Elementi i parë ku u ndal Merz qe siguria, mbrojtja. CDU-ja kërkon në programin e saj që minimumi i shpenzimeve për mbrojtjen të jetë 2% të PBB. “Vendimtare është që ne të jemi në gjendje të mbrohemi dhe ta bëjmë këtë mundësisht me të tjerë, si p.sh. me fqinjët evropianë”, tha ai.
“Kjo do të na kërkojë përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme”e përgatiti Merz publikun. Rëndësi për të ka “që të kemi mjetet” financiare dhe që ato të përdoren “me efikasitet.” “Evropa ka 17 tipe të ndryshme tankesh”, SHBA ka vetëm 2, kujtoi Merz. “Ne duhet të thjeshtojmë, të standardizojmë dhe të rritim numrin e porosive”.
Importimet e tankeve gjermane nga shumica e vendeve evropiane flasin që Gjermania e ka vazhduar traditën historike në këtë fushë prodhimi. Edhe kështu mund të kuptohet ky shembull i liderit konservator.
“Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve”
Merz la të kuptohet se një politikë ndryshe me të nuk do të thotë izolim nacional, ndonëse u shpreh për një “Gjermani të fortë”. Ai quajti “një nga pikat qendrore të politikës” vitet e ardhshme që Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve te ajo.
Këtë Merz e merr si mesazh nga koha e ribashkimit të Gjermanisë. Në vitet 1989-1994 ai kishte përjetuar si eurodeputet i Parlamentit Evropian reagimet e fqinjëve për ribashkimin e Gjermanisë.
Britanikët, po edhe italianët nuk qenë entuziastë për ribashkimin gjerman. “Unë e dua Gjermaninë kaq shumë sa preferoj të kem dy të tilla”, kujtoi Merz qëndrimin e kryeministrit italian Giulio Andreotti.
“Francezët na besuan, sepse i besuan Helmut Kohlit”, tha Merz. Ai kërkoi që Gjermania të përcjellë “një sinjal të qartë” te partnerët, si në traditën e Republikës së Bonnit.
“Nuk shkon, që ne të kemi një distancë të tillë me fqinjin tonë në Perëndim…dhe në Lindje”, u shpreh Merz.”Ndryshe nga mbajtësi aktual i postit, unë do t’i kushtoj një pjesë të konsiderueshme të kohës sime rivendosjes së marrëdhënieve më të mira me fqinjët tanë evropianë, veçanërisht, por jo vetëm, me Francën dhe Poloninë”, u zotua lideri i CDU-së.
“Që nga Bismarcku, Evropa funksionon kur Gjermania e fortë”
Njëkohësisht, Merz kujtoi se “ne e dimë, të paktën që nga Bismarcku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë”. Kjo nuk është arrogancë gjermane, tha ai. “Ne jemi vendi më i populluar, ekonomikisht jemi ende vendi më i fuqishëm. Jemi aq shumë në qendër të Evropës, saqë pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë”.
Fuqinë ekonomike të Gjermanisë, Merz e ilustroi kur shpjegoi synimin e CDU/CSU, për një rritje 2% të ekonomisë gjermane. “Kjo përfaqëson 90 miliardë euro rendiment ekonomik” më shumë se tani, kujtoi ai.
Ekonomia – më e rëndësishmja për CDU
CDU/CSU shihet në Gjermani tradicionalisht e lidhur me një politikë të fortë ekonomike. Firmat konsulente i kanë rekomanduar Merzit tani që të përqendrohet në këtë kompetencë, që nuk shihet se e kanë partitë e tjera. Me sa duket edhe për këtë arsye, temën e migrimit ai vetëm sa e preku në fund.
Përfytyrimi bazë i politikës ekonomike të CDU/CSU-së, sipas Merz, është krijimi i kushteve kuadër më të mira për të gjithë, jo subvencione të mëdha për pak (si p.sh. për teknologjitë e gjelbra).
Ndryshimi “brutal” i SHBA nga Trump, tha Merz, në këtë kuadër mund të tërheqë shkencëtarë në Evropë. “Të parët po vijnë në Gjermani”, dhe thonë liritë dhe klima politike që keni janë ndoshta më të mira për ne.
“50 termocentrale të reja me gaz”
“Ky vend duhet të mbetet vend industrial”, deklaroi Merz. 300.000 vende pune humbën në tri vitet e kaluara në industri, kujtoi ai. Në këtë kuadër lider konservator tha se ne duam që pas 10 vjetësh nga automjetet të mos dalë më dioksid karboni CO2. “Por se çfarë teknike motorike ka automjeti, këtë politika nuk mund ta thotë”, precizoi ai. Me këtë Merz theksoi indirekt mbështetjen e partisë së tij edhe për motorin me djegie të brendshme.
Pasi kritikoi si absurde mbylljen e centraleve bërthamore në Gjermani, Merz u ndal te termocentralet me gaz. CDU/CSU mbështesin ndërtimin e shpejtë të 50 termocentraleve me gaz në Gjermani – duke i shpallur ato “me interes mbizotërues publik”.
“Shfrytëzim i të dhënave”, më shumë se “mbrojtje e të dhënave”
Produktivitetin në Gjermani, CDU/CSU do ta nxisë duke ulur tatimin për ndërmarrjet. Ai do të jetë 25%, “një normë tatimore konkurruese”. Për të nxitur digjitalizimin, partia e tij do të ngrejë një ministri të posaçme.
Si një burim suksesi për Inteligjencën Artificiale (AI) në Gjermani, Merz sheh shfrytëzimin e bazës së të dhënave, që kanë sipërmarrjet. Dhe përqendrimin “te shfrytëzimi i të dhënave”, më shumë se te “mbrojtja e të dhënave”, këshillë që Merz e kishte marrë për Gjermaninë nga shefi i Microsoftit.
Më shumë punë përballë punës inteligjente
Merz kërkoi ndryshim të qëndrimit ndaj punës e që Gjermania “të përveshë krahët për punë”. Puna nuk duhet parë si “ndërprerje e pakëndshme e kohës së lirë”, tha ai. Me “ekuilibrin punë-jetë(work-life) dhe me javë pune katërditëshe” ai tha se nuk mund të ruhet mirëqënia e Gjermanisë.
Migrimi – temë dytësore në fjalim
Sondazhet e deritashme nuk i dëshmojnë CDU/CSU përfitim nga debati i javës së kaluar në Bundestag për migrimin. Sondazhe të reja të rëndësishme do të publikohen deri të premten.
Sidoqoftë, Merz tha në Bonn kalimthi se me temën e migrimit ishte marrë kundër dëshirës. Por i detyruar nga atentatet në Aschaffenburg, Magdeburg e Solingen; nga fakti që problemi i migrimit duhet zgjidhur; nga fakti se për tre vjet nën qeverinë “semafori” AfD-ja e kishte dyfishuar mbështetjen nga 10% në 20 %.
Arritjet e CDU-së në 80 vitet e fundit ruhen “vetëm në qendrën politike” u shpreh Merz. “Unë nuk do të zgjas kurrë dorën për të bashkëpunuar me AfD-në apo për të formuar një qeveri”, siguroi ai.
“Çdo votë për AfD, të nesërmen e zgjedhjeve pa vlerë” praktike
Kryetari i CDU-së dhe kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz kujtoi se çdo votë për AfD-në, që të nesërmen e zgjedhjeve, do të jetë pa vlerë. Kjo pasi asnjë parti gjermane, as CDU/CSU, nuk duan të kenë të bëjnë me AfD. Ndaj kërkoi votën për partinë e tij.
Jashtë sallës së aktivitetit të CDU-së, në një të ftohtë të acartë rreth 1500 vetë protestonin. Kundër së djathtës, ekstremizmit të djathtë. Dhe kundër CDU-së që pranoi votat e AfD-së për planin pesë-pikësh në Bundestag./DW/
Urdhri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump që të ndërtohet një variant amerikan i “Kupolës së Hekurt”, për të mbrojtur SHBA-të nga sulmet ajrore do të pengojë Kinën dhe Rusinë që të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara me përdorimin e armëve bërthamore, por kjo mund të nxisë një garë trepalëshe armatimi, thonë analistët.
Të premten, Agjencia qeveritare për Mbrojtjen Raketore i kërkoi industrisë së mbrojtjes të identifikojë teknologjitë dhe aftësitë e disponueshme për ndërtimin e Kupolës së Hekurt për Amerikën. Afati për këtë është fundi i shkurtit.
Më 27 janar Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku përcaktohej kërkesa për ndërtimin e Kupolës së Hekurt Amerikane.
Në urdhrin ekzekutiv thuhej se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve dhe të kombit, duke ndërtuar një sistem mbrojtës raketor të gjeneratës së ardhshme.
Kupola e Hekurt Amerikane do të mbrojë Shtetet e Bashkuara “nga raketat balistike, hipersonike, raketat e përparuara kruiz dhe sulme të tjera ajrore të gjeneratës së ardhshme nga kundërshtarët që kanë aftësi të njëjta luftarake me SHBA-të, kundërshtarë me kapacitete të përafërta dhe kundërshtarë që paraqesin kërcënim për sigurinë”, thuhej në deklaratë.
Ky sistem do të bëjë të mundur që SHBA-të të kenë “aftësitë për t’u kundërpërgjigjur”, që do të thotë aftësi për të ndërmarrë një kundër-sulm bërthamor.
Urdhri përfshin gjithashtu një rishikim të pozicionit të mbrojtjes raketore për të identifikuar mënyrat që aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara të rrisin bashkëpunimin në zhvillimin e mbrojtjes raketore dhe ndërmarrjen e operacioneve.
Zoti Trump urdhëroi Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth të hartojë një plan gjatë tre muajve të ardhshëm për të ndërtuar mburojën raketore.
Forcimi i aftësive parandaluese
Robert Peters, hulumtues mbi Parandalimin Bërthamor dhe Mbrojtjen Raketore pranë Fondacionit Heritage, tha të enjten në një komunikim telefonik se Kupola e Hekurt për Amerikën, do të eleminojë mundësinë që një aktor i huaj të përdorë kërcënimin bërthamor për të ushtruar trysni ndaj Shteteve të Bashkuara, krahas faktit që do të mbrojë vendin nga një sulm i mundshëm.
“Ne i kemi mundësitë për të ndërtuar një Kupolë të Hekurt”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë arsye përse të mos e bëjmë një gjë të tillë, veçanërisht kur shohim autokratë në Korenë e Veriut, Kinë, dhe Rusi që po angazhohen në kërcënimin bërthamor”.
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar disa herë për përdorim të armëve bërthamore gjatë luftës në Ukrainë, e cila nisi me sulmin në shkallë të gjerë nga Moska në vitin 2022.
Në nëntor, Presidenti Putin nënshkroi një doktrinë të re mbi kriteret se kur Moska mund të reagojë me një përgjigje bërthamore, pasi Presidenti Joe Biden e lejoi Ukrainën që të përdorte armët amerikane me rreze të gjatë veprimi, për të sulmuar objektivat ushtarake në Rusi.
Sipas doktrinës së rishikuar, një sulm konvencional ndaj Rusisë nga çdo shtet, që mbështetet nga një fuqi bërthamore, konsiderohet një sulm i përbashkët dhe mund të nxisë një përgjigje bërthamore. Më përpara, Rusia rezervonte të drejtën për të përdorur armë bërthamore vetëm në rast të një sulmi që kërcënonte ekzistencën e vendit.
Patrycja Bazylczyk, bashkëpunëtore në fushën e kërkimit në Projektin e Mbrojtjes Raketore pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se “në rast se zbatohet mirë, Kupola e Hekurt për Amerikën” mund të forcojë mbrojtjen amerikane dhe mund të ndikojë në përllogaritjet strategjike të kundërshtarëve tanë”.
Ajo i tha Zërit të Amerikës se “Përmirësimi i mbrojtjes ajrore dhe raketore të vendit, do të bënte që një vend i mundshëm që mendon të na godasë, të mos ketë besimin tek suksesi i sulmit” duke shtuar se “kjo ndihmonte në parandalimin e sulmeve”.
Plani për Kupolën e Hekurt ngjan me nismën e dyfishtë të ish-Presidentit Ronald Reagon për Mbrojtjen Strategjike dhe Çarmatimin Bërthamor, thotë Hans Kristensen, drejtor i Projektit të Informacionit Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.
Programi i njohur si “Lufta e Yjeve”, u njoftua në vitin 1983 dhe synonte zhvillimin e një sistemi për t’i mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga raketat bërthamore.
Rreziku për një garë armatimi
Nisma e Presidentit Trump për “Kupolën e Hekurt”, deri diku, pasqyron shqetësimin të tij për armët bërthamore”, por “një sistem amerikan më i fortë i mbrojtjes raketore, thuajse me siguri do ta bënte më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Rusinë dhe Kinën për shkak të shqetësimit të ndërsjellë se një mbrojtje raketore më efektive do të rriste kërcënimin ndaj aftësive të tyre për kundër-sulme bërthamore”, tha më tej zoti Kristensen.
Gjatë video-mesazhit në punimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, të Zvicrës, më 23 janar, Presidenti Trump tha se dëshiron të diskutojë me Rusinë mbi “çarmatimin bërthamor” dhe se edhe Kina do t’i duhej t’u bashkohej këtyre diskutimeve.
Zoti Kristensen i tha të enjten Zërit të Amerikës se “Federata e Shkencëtarëve Amerikanë mirëpret deklaratat e zotit Trump mbi nevojën për vendosjen e kufizimeve për armët bërthamore dhe mundësisht për heqjen e tyre dhe i bënte thirrje administratës që të punonte për arritjen e këtyre objektivave”.
Ai shtoi ndër të tjera se bisedimet për reduktimin bërthamor “janë urgjente, sepse traktati ‘New Start’ skadon pas rreth 1 viti”.
Traktati mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për kufizimin e armëve bërthamore, ‘New START’, skadon në shkurt të 2026.
Daryl Kimball, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Kontrollit të Armëve, i tha Zërit të Amerikës se Presidenti Trump ka në plan një “sistem më ambicioz për të penguar sulmet me raketa strategjike nga Rusia ose Kina sesa përpjekjet që ai bëri në 2019”.
“Nuk është realiste të besohet se një sistem efektiv do të ishte i zbatueshëm në një të ardhme të afërt, kryesisht sepse kundërshtarët do të përgjigjen duke bërë përpjekje për t’i çarë sistemet e mbrojtjes raketore në mënyrë që të ruajnë aftësinë për të penguar një goditje me armë konvencionale, ose bërthamore nga ana e SHBA-ve,” tha ai.
Sidoqoftë zoti Kimball shtoi se “Ne mirëpresim interesin e zotit Trump për të negociuar marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për të reduktuar kostot e “jashtëzakonshme” të armëve bërthamore, përmes negociatave për uljen e arsenalit bërthamor me Rusinë dhe Kinën. Pa një marrëveshje të tillë, do të ishim dëshmitarë të një gare tre palëshe, të kushtueshme armësh bërthamore, nga e cila nuk ka asnjë të fituar”.
Sipas të dhënave të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5044 mbushje bërthamore, Rusia ka mbi 5500 dhe Kina ka afërsisht 500 mbushje bërthamore.
Pentagoni shkroi në raportin vjetor mbi vlerësimin ushtarak të Kinës, të shpërndarë në muajin dhjetor, se Kina mund të ketë më shumë se 1000 mbushje operacionale bërthamore deri në vitin 2020.
Koreja e Veriut, përmes agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, shprehu të hënën kundërshtinë ndaj planit të Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar Kupolën e Hekurt, duke e cilësuar si një “përpjekje hegjemone për të ruajtur supremacinë e saj ushtarake”.
Ambasada e Kinës në Uashington i tha Zërit të Amerikës të hënën se nuk kishte asnjë koment për çështjen.
Një diplomat i lartë rus i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass të enjten tha se Kupola e Hekurt e Amerikës “i jep fund perspektivave për reduktim strategjik të arsenalit bërthamor dhe raketor dhe i lë vend shtimit të këtij arsenali në sasi dhe cilësi“.
Richard Weitz, drejtor i Qendrës për Analiza Politike-Ushtarake në Institutin Hudson, tha se “Rusët dhe kinezët kanë thënë gjithmonë se nëse SHBA-të ndërtojnë mbrojtje më të mirë, ata do të ndërtojnë kapacitete më të mira sulmuese në mënyrë që të mund t’i kapërcejnë aftësitë mbrojtëse (amerikane)”.
Ai i tha Zërit të Amerikës të enjten se përpjekja për ndërtimin e Kupolës së Hekurt, së bashku me interesin e Presidentit Trump bisedime për reduktimin bërthamor me Kinën dhe Rusinë, synon të zvogëlojë kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara, por se do të jetë e vështirë për ta përfshirë Kinën në tryezën e bisedimeve për heqjen e armëve bërthamore.
Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur territorin nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara ka nxitur reagime të ashpra në mbarë botën, përkrah rrezikut të përmbysjes së politikës afatgjatë amerikane ndaj Izraelit dhe palestinezëve.
“SHBA-ja do të marrë nën kontroll Rripin e Gazës dhe do të bëjmë diçka me të. Do ta zotërojmë atë”, tha Trump gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, më 4 shkurt.
Detajet se si do të zbatohej ky propozim radikal, i cili u përmend për herë të parë muajin e kaluar, mbeten të paqarta. Ende nuk dihet se nën çfarë autoriteti mund ta merrte SHBA-ja nën kontroll Gazën ose si do të zhvendoseshin 2.3 milionë banorët e saj.
Ky propozim ka shkaktuar shqetësime se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.
Armëpushimi me disa faza, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, ndaloi përkohësisht më shumë se një vit luftime në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.
“Frika është se [propozimi i Trump] mund të dëmtojë mundësitë për lirimin e pengjeve të mbetura”, tha Azriel Bermant, nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë.
Faza e dytë e armëpushimit parasheh një fund të përhershëm të luftës, por negociatat për ta finalizuar dhe zbatuar atë nuk kanë filluar ende.
“Ekziston rreziku që kjo të dëmtojë përpjekjet” për të rënë dakord dhe për ta zbatuar fazën e dytë të armëpushimit, theksoi Bermant.
Vendet kryesore arabe, përfshirë ato që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, e kanë refuzuar në mënyrë të përbashkët kërkesën e fundit të Trumpit që Egjipti dhe Jordania t’i pranojnë banorët e Gazës.
Tani, Trumpi ka shkuar edhe më tej duke sugjeruar se jo vetëm që dëshiron zhvendosjen e banorëve të Gazës, por synon që Shtetet e Bashkuara ta marrin kontrollin dhe ta shndërrojnë atë në një “Rivierë të Lindjes së Mesme”.
Lideri palestinez, Mahmud Abbas, e ka refuzuar propozimin e Trumpit, duke deklaruar se “të drejtat legjitime të palestinezëve nuk janë të negociueshme”.
Aleatët dhe kundërshtarët e SHBA-së e kanë kritikuar gjithashtu planin, duke përsëritur thirrjet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit.
Ministria e Jashtme e Francës deklaroi se zhvendosja e palestinezëve do të përbënte një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar” dhe këmbënguli se Gaza nuk mund të kontrollohet nga “një shtet i tretë”.
Sauditët, të cilët mbajnë marrëdhënie të mira me presidentin Trump, paralajmëruan se ata “nuk do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa një shtet sovran palestinez me Jerusalemin lindor si kryeqytet”.
Trump synon që fuqia rajonale, Arabia Saudite, t’u bashkohet Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin nën Marrëveshjet e Abrahamit, por është e vështirë të shihet se si mund të ecë përpara ky proces duke marrë parasysh propozimin e tij të tanishëm për Gazën.
Kina dhe Rusia kanë shprehur gjithashtu kundërshtimin e tyre ndaj zhvendosjes së detyrueshme të palestinezëve.
Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 2.4 milionë refugjatë të regjistruar palestinezë jetojnë aktualisht në Jordani. Shumë prej tyre janë zhvendosur që disa gjenerata, por kanë luftuar për të drejtën e kthimit në bazë të ligjit ndërkombëtar.
Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e refugjatëve palestinezë në Egjipt, por raportet thonë se të paktën 115.000 banorë të Gazës kanë kaluar kufirin me Egjiptin që nga shpërthimi i luftës në tetor të vitit 2023.
Plani i Trumpit do të mirëpritet padyshim nga shumica në kabinetin e Netanyahut, si dhe nga shumë qytetarë izraelitë.
Disa sugjerojnë se një gjë e tillë është thelbësore për sigurinë e Izraelit, ndërsa të tjerë argumentojnë se mund të jetë edhe zgjidhja më humanitare për një popullatë që nuk ka shtëpi ku të kthehet pas shkatërrimit të gjerë të Gazës.
Por, për shumë izraelitë të moderuar, të cilët mbështesin një zgjidhje me dy shtete, shqetësimi është se kjo mund të sjellë pasoja të paparashikueshme.
Lideri i opozitës dhe ish-kryeministri, Yair Lapid, e krahasoi propozimin me “hedhjen e një bombe” me pasoja të paqarta.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në mënyrë aktive një zgjidhje me dy shtete që nga Marrëveshjet e Oslos në vitet ’90, të cilat parashihnin si Gazën, ashtu edhe Bregun Perëndimor si pjesë të një shteti palestinez.
Që nga ajo kohë, të gjitha administratat amerikane kanë mbështetur një zgjidhje me dy shtete, por Trumpi duket se po e ndryshon këtë politikë të kamotshme.
“Nuk ka asnjë fuqi në botë që mund të përcaktojë se ku do të jetojnë palestinezët. Ky është vendi ynë”, tha Samir al-Barawi, një refugjat palestinez në Bosnje, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
“Trump nuk mund të vendosë se ku do të jetojmë. Ne kemi lindur në Gazë dhe vetëm vdekja mund t’i nxjerrë njerëzit nga Gaza”, shtoi ai.
Al-Barawi tha se ai, si edhe palestinezët e tjerë, do të donte të kthehej një ditë në Gazë, “por jo si turist”.
Trumpi nuk e ka komentuar publikisht nëse mbështet aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli, por kur u pyet për këtë më 4 shkurt, ai u përgjigj se Izraeli është një “vend i vogël për nga territori”.
Bermant përsëriti se propozimi i Trump për Gazën ka gjasa të mos zbatohet dhe argumentoi se një “shqetësim më i madh” mbetet nëse presidenti amerikan do t’i lejojë qeverisë së Netanyahut të aneksojë Bregun Perëndimor.
“Kjo do të përbënte një ndryshim të madh në politikën e SHBA-së”, tha ai.
Radio Evropa e Lirë
Mineralet e rralla të tokës përdoren për prodhimin e shumë pajisjeve të teknologjisë së lartë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Tashmë ka përpjekje të mëdha diplomatike, bisedime në prapaskena dhe qëndrime publike që po ndodhin mes Uashingtonit, Moskës dhe Kievit për të gjetur një mënyrë se si të ndalet lufta në shkallë të plotë ruse kundër Ukrainës, që ka nisur pothuajse tre vjet më parë.
Tani, kësaj i është shtuar edhe një element: presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron të kushtëzojë ndihmën e ardhshme amerikane për Ukrainën me qasje më të madhe në mineralet “e rralla të tokës” të Ukrainës – minerale për të cilat ka kërkesë të shtuar për bateritë, kompjuterët, telefonat e mençur dhe makinat elektrike, për të mos përmendur armët.
“Ne po synojmë të arrijmë një marrëveshje me Ukrainën, ku ata do të sigurojnë atë që ne u kemi dhënë në këmbim me mineralet e tyre të rralla të tokës dhe gjëra të tjera”, tha ai për gazetarët më 3 shkurt.
“Dua të kem sigurinë e mineraleve të rralla të tokës. Ne po japim qindra miliarda dollarë. Ata kanë minerale të mira të rralla të tokës. Dua të kem sigurinë e tyre dhe ata kanë vullnet për një gjë të tillë”, tha ai.
Reagimi nga Ukraina? “Nuk jemi kundër”.
“Jemi të hapur ndaj faktit që e gjithë kjo mund të zhvillohet së bashku me partnerët tanë, të cilët na ndihmojnë për të mbrojtur tokën tonë”, tha presidenti Volodymyr Zelensky, gjatë një konference për media në Kiev.
“Kjo është absolutisht e drejtë. Kam biseduar për këtë çështje në shtator kur u takuam me presidentin Trump”.
Mineralet e rralla të tokës janë një grup prej 17 mineralesh – për shembull itirumi, ceriumi, lantani – që gjenden në sasi të vogla në sipërfaqen e Tokës. Kërkesa për to është në rritje për shkak se këto minerale përdoren për produkte të teknologjisë së lartë.
Gara aktuale për prodhimin e baterive më të vogla e më të lehta, më të fuqishme dhe më afatgjata, përfshin përdorimin e mineraleve të rralla të tokës. Industritë e mbrojtjes, po ashtu, kanë nevojë për minerale për armatim dhe teknologji të lidhur.
Mineralet e tjera të rralla të tokës përdoren si katalizatorë kimikë, në magnete, në disqe kompjuterike apo në gjeneratorë.
Pengesa më e madhe në nxjerrjen e mineraleve të rralla të tokës është se kërkohet të gërryhet një sasi e madhe e dheut për të arritur deri te nxjerrja e një sasie të mjaftueshme të mineraleve, sepse këto minerale gjenden në sasi të vogla. Më pas, këto minerale duhet të ndahen, rafinohen, para se të përdoren në teknologji apo në makineri.
Ukraina ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të rralla të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës.
Ajo ka edhe minerale të tjera më pak të rralla, por në sasi më të madhe, që gjithashtu përdoren për teknologji dhe industritë e avancuara, për shembull litiumi i cili përdoret gjerësisht në bateri të llojeve të ndryshme, dhe titani që përdoret për prodhimin e aeroplanëve. Sipas disa vlerësimeve, depozitat e litiumit që ka Ukraina mund të kenë vlerën e miliarda dollarëve.
Trumpi mund t’iu jetë referuar edhe këtyre metaleve, por ai këtë gjë nuk e bëri të qartë.
Po ashtu, Ukraina ka depozita shumë më të mëdha të burimeve të tjera minerare, që janë më të zakonshme – qymyr, hekur, naftë dhe gaz – që i sjellin të ardhura të mëdha shtetit, si dhe paraqesin mundësi të mëdha për investime.
Shumë nga këto burime gjenden në pjesë të Ukrainës që janë të okupuara nga forcat ruse dhe në fund mund të përfundojnë nën kontrollin e plotë rus.
Gara për të gjetur, siguruar, zhvilluar dhe për t’i kthyer në para mineralet e rralla të tokës po përshpejtohet gjithnjë e më shumë viteve të fundit. Vlerësimet për mineralet në Amerikën e Veriut arrijnë në rreth 3.6 milionë tonë në SHBA dhe mbi 14 milionë në Kanada, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Dhe, SHBA-ja është prodhuesja e dytë më e madhe në botë pas Kinës. Australia dhe Mianmari, po ashtu, janë prodhues të mëdhenj.
Por, më 2023 Kina, që prodhon rreth 60 për qind të të gjitha mineraleve të rralla të tokës në botë dhe përpunon pothuajse 90 për qind të tyre, tronditi tregjet globale kur njoftoi se po vendoste një ndalesë për nxjerrjen dhe prodhimin e mineraleve të rralla të tokës.
Ky njoftim ndezi alarmin në Perëndim, ku ligjvënësit dhe politikanët u shqetësuan se teknologjia perëndimore do të goditej nga mungesa e furnizimeve me minerale të rralla të tokës.
Kina përshkallëzoi edhe më shumë situatën më 3 shkurt – ditën e njëjtë kur Trump foli me gazetarët – pasi vendosi tarifa ndaj një sërë mallrash amerikane në shenjë hakmarrjeje për tarifat e njoftuara nga Trumpi gjatë fundjavës që shkoi.
Pekini, gjithashtu, vendosi kontrolle mbi eksportin e tungstenit, telluriumit, ruteniumit dhe molibdenumit: minerale kritike që janë të rëndësishme për prodhimin e teknologjisë së lartë, por që nuk klasifikohen si minerale të rralla të tokës.
A mund ta kushtëzojë Trumpi ndihmën për Ukrainën me qasje në mineralet e rralla të tokës?
Me gjasë po.
Ukraina është shumë e varur nga SHBA-ja për armët dhe pajisjet që i ndihmojnë Kievit të luftojë kundër pushtimit rus. Deri në shtator, Kongresi kishte miratuar 174.2 miliardë dollarë për qëllime të lidhura me Ukrainën, me shumicën e kësaj vlere që shkon për Departamentin e Mbrojtjes dhe çështje të lidhura me mbrojtjen, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit.
Trump, i cili e ka bërë prioritet kryesor përfundimin e konfliktit në Ukrainë, dhe këshilltarët e tij kanë sinjalizuar që një pjesë e negociatave do të përfshijnë joshje dhe presion për t’i bindur Kievin dhe Moskën që të ulen në tryezën e negociatave.
Kushtëzimi i ndihmës së ardhshme amerikane me koncesionet ukrainase është kyç për këtë: bindja e Kievit që t’u japë investitorëve amerikanë më shumë qasje në mineralet e rralla të tokës dhe mineralet kritike, mund të jetë pjesë e madhe e kalkulimit.
Pa armatimin amerikan, ushtria e Ukrainës do të shkatërrohej nga trupat ruse, që janë më të shumta në numër dhe janë të pajisura më mirë. Është e paqartë se sa gjatë do të mund t’i mbante Kievi vijat mbrojtëse pa këtë ndihmë.
Kjo nuk është hera e parë që Trumpi ka kushtëzuar armët amerikane me koncesione nga Ukraina, specifikisht nga presidenti Volodymyr Zelensky. Gjatë mandatit të parë presidencial, Trump u përball me gjyq në Dhomën e Përfaqësuesve që kontrollohej nga demokratët pas një bisede telefonike që ai kishte zhvilluar me Zelenskyn. Në atë bisedë, Donald Trump duket se i thotë se ai do ta zhbllokojë ndihmën amerikane nëse Zelensky do të rihapë hetimin ndaj një kompanie energjetike ukrainase në bordin e të cilës gjendej djali i Joe Bidenit, atëbotë ish-nënpresident.
Avokatët kishin argumentuar se një president amerikan nuk ka të drejtë ligjore të bllokojë fondet që veçse janë miratuar nga Kongresi.
Trumpi, që ka mohuar çdo keqbërje dhe e ka përshkruar bisedën si një “bisedë perfekte telefonike”, u shfajësua nga Senati i kontrolluar nga republikanët.
Kësaj radhe, republikanët kontrollojnë dy dhomat e Kongresit, prandaj ka pak të ngjarë të ketë rezistencë në Kongres lidhur me kushtëzimin e ndihmës amerikane. Për më tepër, presidenti Trump dhe këshilltarët e tij kanë përqafuar një qasje që më shumë shfaq muskujt kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve në Shtëpinë e Bardhë, duke argumentuar se Kongresi ka më pak përfshirje në vendimet e krahut ekzekutiv.
Edhe Rusia ka rezerva të konsiderueshme të mineraleve të rralla të tokës dhe mineraleve kritike, edhe pse kapacitetet e saj të prodhimit janë konsiderueshëm më të vogla sesa ato të Kinës dhe shteteve të tjera.
Thënë gjerësisht, gjithçka që duket se ia ndërlikon jetën Ukrainës duket si gjë e mirë për Moskën, e cila e di që armatimi amerikan e ka mbajtur në luftë Kievin.
Rusia, që ka epërsi në fushëbetejë, po bën pozicionimin e saj para negociatave të mundshme të paqes. Kjo përfshin edhe lavdërimet e bëra nga presidenti Vladimir Putin.
Një nga kartat e negocimit të Shtëpisë së Bardhë të udhëhequr nga Trumpi ka qenë gjithashtu kërcënimi për të mbushur Ukrainën me më shumë armë amerikane – që do të ishte gjë e keqe për trupat ruse dhe Kremlinin.
I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e Trumpit për mineralet e rralla të tokës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se duket që Shtëpia e Bardhë po synon që Ukraina të paguajë për ndihmën nga Uashingtoni.
“Qartësisht, kjo është një ofertë për Ukrainën që të blejë ndihmën amerikane”, tha ai.
Radio Evropa e Lirë
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet