VOAL

VOAL

FMN i kërkon Shqipërisë të përshpejtojë reformat ekonomike

March 22, 2016

Komentet

Në Radio Televizionin Shqiptar largohen edhe dy drejtorë të tjerë

Në Radio Televizionin Shqiptar nuk kanë të ndalur largimet.

CNA ka mësuar se këtë të hënë kanë dhënë dorëheqjen dy drejtorë të tjerë

Burime zyrtare bënë me dije per CNA se janë dorëhequr drejtori juridik, Enkelejd Lamaj dhe drejtori i prodhimit, Vladimir Grori.

Këto poste nuk kanë ende një zëvendësues. Gjithashtu, asnjë person nuk ka pranuar emërimin si nëndrejtor i institucionit.

Të njejtat burime i thanë CNA-së se Alfred Peza ka propozuar një kandidaturë për nëndrejtor, por po e tërheq për shkak se nuk plotëson kriteret.

Kujtojmë se Lamaj dhe Grori nuk janë të vetmët drejtorë që janë larguar nga RTSH.

Pasi drejtimin e radiotelevizionit shtetëror e mori Alfred Peza, një sërë drejtorësh janë dorëhequr, ndërsa vetë gazetari që drejton RTSH-në ka kryer shkarkime masive.

Në skandalet e RTSH është përfshire dhe kreu i Këshillit Drejtues, Leka Bungo.

Për këto shkarkime ish-punonjësit e RTSH-së kanë bërë kallëzim në SPAK. CNA ka publikuar dy ditë më parë padinë e firmosur nga mbi 20 punonjës kundrejt Pezës.

Sipas tyre, shkarkimet janë kryer pa asnjë bazë ligjore dhe në shkelje të Kodit të Punës. Në padi theksohet se të tjerë kolegë janë detyruar të japin dorëheqjen nga shantazhet dhe presionet.sn

2 ligje antikombëtare në 1 javë, Burimi: Me ardhjen e opozitës ligji do zhbëhet

Gazetari Genc Burimi  në një lidhje me Skype për task Force me Sonila Meçon në Syri Tv ka komentuar dëmin kolosal që qeveria Rama po i bën Shqipërisë  me kalimimin e dy ligjeve, ai i zonave të mbrojtura dhe miratimi i marrëveshjes Rama-Meloni.

Burimi u shpreh se duhet të shtohen komisionet hetimore mbi masakrën e zonave të mbrojtura.

“Ke shumë vende në Europë që janë të vogla si Belgjika, Luksenburbu, Sllovakia që janë mbi 30% zonë e mbrojtur. Ky është një mashtrim i parë që thot zonja Kumbaro, që Shqipëria sakrifikoka në raport me sipërfaqen e saj, shumë sipërfaqe me zonë të mbrojtur. Edi Rama është si pëlhura e penelopës  që e bën ditën dhe e zhbën natën.

A ju kujtohet kur bëri një ligj për bastet, që na mbushi mendjen që shqiptarët varfëroheshin, mashtroheshin dhe pastaj po atë ligj e bëri prap. Këtë gjë po bën edhe me zonat e mbrojtura. Shkoi çmontoi ligjin që ai vetë bëri. Si mund ti besosh kësaj qeverie, këtij personazhi?

Dua që në komisionet hetimore parlamentare të shtohet edhe një komision i 9-të, komision hetimor mbi këtë masakër, mbi këtë gjenocid që do i bëhet mjedisit shqiptar nga qeveria Rama.

Dua që kjo opozitë sot të premtojë që ata biznesmen që do shkojnë që të hedhin para tek ky ligji i ri i Ramës ta ketë të qartë që me ardhjen në fuqi të opozitës ky ligj do të çmontohet dhe ata do të humbasin investimet.”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Zaganjori: Shqipëria jo në Hagë për çështjen e detit me Greqinë

Një grup studiuesish dhe ish-gjyqtarësh të Kushtetueses kanë zhvilluar një mbledhje në Univeritetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, nga ku kanë bërë thirrje për qeverinë shqiptare dhe asaj greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe shprehen kundër dërgimit të saj në Hagë.

Ish-kryetari i GJK dhe ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit, Xhezair Zaganjori, është shprehur se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë.

“Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental. Ajo titullin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës detare, 140 janë të ujërave territoriale. Nuk mund të thuhet absolutisht, sepse kjo e ndihmoi Gjykatën Kushtetuese për të evidentuar një fakt shumë të rëndësishëm sepse hidhet praktikisht poshtë vendimi i Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë jugorë. Kjo prish edhe raportet. Po të merret vijë bazë gjiri i Sarandës, të vjen përpara Sarandës vija e kufirit”, shpjegoi ai.

Në mungesë të një marrëveshjeje të re, studiuesit sugjerojnë që të dy vendet të rifillojnë negociatat e lëna pezull prej vitit 2018.bw

Fermerët në protestë: Malli serb ka mbytur tregun, këta janë tradhtarë

Fermerët e jugut po vazhdojnë protestën e tyre pas problematikave të rënda që po hasin në mbijetesën e tyre, pasi tregu është mbuluar nga malli serb.

Për SYRI TV, një nga fermerët është shprehur se kjo është një qeveri, e cila po kryen një tradhti kombëtare pasi blegtoria është pasuri kombëtare.

“Ne jemi të shkatërruar. Do të përshkallëzojmë protestën pasi kemi tre javë që presim një përgjigje nga qeveria. Subvencionet të na bëhen sa janë në vendet e rajonit, këtu dominon malli serb dhe gruri mbetet rrugëve. Informalitetin ta luftojë ministrja, ku është informaliteti jonë se prodhojmë qumësht  bio.

Ministrja ka një dyzinë me burokratë në zyra, t’i nxjerrë në rrugë dhe të verifikojnë situatën në terren, ata janë të paaftë, mos ta kërkojnë nga ne zgjidhjen. Ne nuk arrijmë dot Kosovën, pasi subvencionet janë 12-fishi më i lartë sa ne.

Këta janë tradhtarë, ata kërkojnë të zhdukin blektorinë, duan të na zhdukin dhe të na zëvendësojnë me afrikanë”.sn

‘Detyrim paraqitje’- Gjykata liron katër protestuesit e opozitës

Katër protestuesit, të arrestuar më 20 shkurt në protestën masive të opozitës para kryeministrisë, kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata i ka liruar ata, duke i lënë në detyrim paraqitjr.

Seanca u ndoq edhe nga deputetët e opozitës.

Katër protestuesit janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis.

Ata akuzohen për shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

Të rinjtë u rrëmbyen dhe u dhunuan nga policë pa uniformë dhe pa numra identifikimi.sn

Gjykata liron protestuesit- Bardhi: U morën peng, policët janë identifikuar dhe do mbajnë përgjegjësi personale

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat pas lirimit të katër protestuesve, tha se ata u mbajtën peng nga regjimi i Edi Ramës.

“Gjykata dhe prokuroria vërtetoi sot se Andrea, Kindi, Bledari dhe Ismeti ishin për rreth dy ditë, të marrë peng nga Policia e Shtetit si të arrestuar, të burgosur politik të regjimit të Edi Ramës.

Dua të denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj këtyre protestuesve, të marrë peng për rreth dy ditë.

Secili prej punonjësve të policisë është i identifikuar me emër dhe mbiemër. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal gjatë ditës së djeshme dhe një ankesë pranë AMP.

Por unë dua që secilit prej tyre t’i bëj një paralajmërim publik se dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe merr pasoja personale.

Çdo punonjës i veshur me uniformën e policisë duhet të zbatojë ligjin dhe të respektojë të drejtat e njeriut.

E përsëris se secili prej tyre është identifikuar, do të mbajë përgjegjësi penale, sikundër do mbajnë edhe përgjegjësi personale.

Dua të përshëndes vendimin e gjykatës që i la të lirë katër protestuesit. Asnjë prej tyre nuk ka shkelur ligjin,” tha Bardhi.sn

Bardhi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët: Cënon Kushtetutën!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat deklaroi se maxhoranca tentoi që t’ia faturonte ligjin për amnistinë penale, opozitës.

Ai e cilësoi të turpshme faktin që u miratua marrëveshja për emigrantët.

“Dua vetëm djathtas (E nisi fjalimin me një batutë). E patë sot në rendin e ditës nuk ishte asgjë te mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton më ligje në shërbim të qytetarëve, por në dobi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës. Secila parti është e mirëpritur në konfederatën e opozitës, ashtu si PDIU, që ka qenë gjithmonë aleate e PD.”, tha ai.

Teksa u pyet për faktin se sa opozitar ishte në këtë rast Basha, që refuzoi të votonte për amnistinë fiskale, Bardhi ironizoi. “Ishte sot në Parlament? Se nuk e pashë. Zoti Rama pyet për orën, se unë nuk e besoj atë teorinë e gjumit. Por pyeta nëse ishte se nuk e kam ndjekur. Do të duhet të pyesni zotin Basha.”, tha ai.bw

Berisha: Qeveri teknike, me Ramën s’ka zgjedhje. Jemi luftëtarë të votës së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar dorëzimin e qeverisë së Edi Ramës, pas protestës madhështore të 20 shkurtit, ku qindra mijëra shqiptarë dolën përpara kryeministrisë duke kërkuar largimin e kryeministrit më të korruptuar në 33 vite pluralizëm në Shqipëri.

Berisha theksoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe se PD është e gatshme për zgjedhje, por me një qeveri teknike, që garanton zgjedhje të lira.

Berisha: Dje u faktua se familja demokrate është më e madhja, më e bashkuara, më e fortë se kurrë sot.

Familja demokrate ka përfunduar reflektimin e saj, ka nxjerrë mësime nga opozita e saj e gjatë.

Ka gati projektin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asgjë nuk e ndalon dot atë për ardhjen në pushtet.

Sepse ne jemi shpresa e vetme që po ruajmë pluralizmin, se jemi të vetmit që po qëndrojmë për traditën dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Sepse jemi i vetmi pushtet që nuk jemi korruptuar nga Edi Rama dhe po zbërthejmë gjithmonë e më shumë aferat e tij të tmerrshme.

Një vjedhës i papërmbajtur, një diktatoruc i ulët, këto na bëjnë neve shumicë, na bëjnë neve një rrezik të madh për regjimin.

Këto na bëjnë neve fitues të sigurtë.

Sollëm si fillim, shpresën tek rruga e shpresës. Dje shpresa, solli besimin. Nesër besimi do të sjellë fitoren.

Fitore, fitore, fitore.

Të dashur miq!

Kam vetëm një kërkesë për ju, për të gjithë ata që dje firmosën me uraganin e tyre fatin e Shqipërisë.

Uraganin e djeshëm të mos e shohim si një arritje, por si një start, si një pikënisje.

Nuk ka më sulm që na zmbraps ne.

Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, ti futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dhe ja këtu po i them.

Hiç nga mendja skenat e Vuçiçit se po të jap fjalën e nderit, se nëse guxon të aplikosh një skenë të atillë, atë që ka pësuar babai yt shpirtëror rrugëve, do ta pësosh ti për së gjalli.

Mos luaj me lirinë e shqiptarëve.

Mos luaj me votën e tyre.

Armik.

Qeveri teknike, me ty nuk ka zgjedhje.

Ne jemi për zgjedhje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne jemi luftëtarë të votës së lirë. sn

“Shpopullimi ndalet duke marrë këto masa”, Dash Shehi: Si u kthyen 1 milion grekë nga Gjermania në vitin 1978

Politikani i njohur Dashamir Shehi i ftuar në “Open” në News 24, tregoi disa faktorë se si mund të ndalet hemorragjia e shpopullimit. Ai solli rastin e kthimit të rreth 1 milionë grekëve rreth katër dekada më parë në vendin e tyre nga Gjermania.

“Duhet të gjendet një formulë që t’u japësh shansin qoftë edhe me një kredi të butë. E dyta, bonusi për fëmijët. Jepi 100 euro për fëmijën e parë, 200 për fëmijën e dytë deri në 18 vjeç dhe bëja 300 për fëmijën e tretë. Ky shtet është njerk, shteti duhet të jetë një lloj babai. Nëse nuk është për çfarë duhet. Te sistemi shkollor që duhet përmbysur i gjithi. Ndryshe i merr fëmijët dhe ikën në Gjermani ose Francë pasi atje ka autobusin, ushqimin. Po të jetë Shqipëria një vend i jetueshëm nuk do të ikin kaq shumë. Prapë do ikin se ne e kemi në psikikën shoqërore.

Fenomeni tjetër i rikthimit. Në historitë migratore kanë ndodhur fenomene të çuditshme. Në 1678-1980, nga Gjermania u kthyen rreth 1 milion grekë, mbetën vetëm 70 mijë. Pse? Greqia hyri në Evropë. E njëjta gjë ka ndodhur me portugezët. Kur njerëzit shohin shpresë, kthehen!

Ka ndodhur edhe në Shqipëri në vitin 2009, ku u kthyen 160 mijë njerëz nga Greqia dhe Italia. Një pjesë sot janë biznesmenë. Fenomeni është kompleks por nuk është pa zgjidhje. Qeveritë shqiptare janë puro elektorale. Po t’i shohin qeveritë shqiptare projekte që duan mbi 10 vjet nuk bëhen sepse duan ta kthejnë çdo gjë në votë”, tha ai.bw

Sot protesta e opozitës- Berisha i ‘pranishëm’ në tubim, mbi 1 mijë forca policie në gatishmëri, ja rrugët që do të bllokohen

Mbahet sot protesta e opozitës. Ashtu siç është paralajmëruar, tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kjo është protesta e parë e një përmase të tillë ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’. Mësohet se Berisha do të flasë përmes teknologjisë në protestë.

Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar pikërisht kjo ditë. Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

(BalkanWeb)

Gent Sejko: Plakja e popullsisë, ulja e produktivitetit, kufizimet e fuqisë punëtore..

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka deklaruar se viti 2023 u mbyll për Shqipërinë me një rritje ekonomike 3.5 përqind me normë papunësie në minimum.

Në mbledhjen e nivelit të lartë të konstituencës Bankës Botërore dhe FMN në Tiranë, ai tha se Bankat Qendrore duhet të çojnë para rrugën kundër inflacionit si dhe duhet të fokusohemi në masat për kthimin e inflacionit në objektiv.

“Rezistenca e ekonomive tona ka qenë e admirueshme, përballë një konteksti global të rritje së çmimeve kemi siguruar rritje ekonomike, reduktuam inflacionin.
Pjesë e narrativës inkurajuese është edhe Shqipëria. Viti 2023 u mbyll rritje ekonomike 3.5 përqind me normë papunësie në minimum.
Surprizë në vitin që kaloi ishte rritja e interesit të turistëve për vendin tonë.

BSH ka dhënë kontributin e saj në këto suksese, kemi raportuar në kohe rritjen e inflacionit.
Eksperienca duket pozitive por kemi mësuar që sfidat sado larg të duken nuk mungojnë.
Plakja e popullsisë, ulja e produktivitetit, kufizimet e fuqisë punëtore, faktor i rëndësishëm në zhvillimet e ekonomisë të konstituencës tonë.
Duhet të sigurojmë stabilitet ekonomik dhe financiar dhe të investojmë në revolucionin e gjelbër dhe atë dixhital.
Bankat Qendrore duhet të çojnë para rrugën kundër inflacionit.
Duhet të fokusohemi në masa për kthimin e inflacionit në objektiv”, tha ai.bw

Blinken tek takimi me të rinjtë në Tiranë: Ju jeni e ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua gjatë vizitës në Shqipëri me një grup prej rreth 100 të rinjsh që kanë studiuar në programe në Shtete të Bashkuara. Takimi u mbajt tek ndërtesa e Piramidës dhe Sekretari Blinken e vuri theksin tek simbolizmi i saj, duke thënë se ajo mishëron trajektoren e Shqipërisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

“Kur kjo piramidë u ndërtua para tre dekadash e gjysëm, ajo simbolizonte të shkuarën. Përkujtonte një autokrat që dërgoi shqiptarët në kampe pune dhe e izoloi vendin nga pjesa tjetër e botës. Në atë kohë, e vemja shenjë e marrëdhënies mes vendeve tona ishte ndoshta një zë që ju e dëgjonit fshehtaz tek Zëri i Amerikës, përmes radios, ose ndoshta një kanaçe Coca-Cola për ditëlindje e futur kontrabandë në vend. Sot shihni përreth: Ky vend është i mbushur me dritë. Është i mbushur me aktivitet. Këtu ka kafene, klasa mësimi dhe inkubatorë teknologjie. Nuk është më një relike e së shkuarës. Është një simbol i fuqishëm i gjallë i së tashmes dhe së ardhmes”.

Ai tha se ashtu si Piramida “edhe Shqipëria është transformuar”.

“Kudo që të kthesh sytë, sheh energji, ndjehet optimizëm për të ardhmen, një të ardhme të integruar me Evropën, me Perëndimin, me botën”, tha ai.

Gjatë vizitës së tij, Sekretari amerikan i Shtetit për partneritetin mes dy vendeve, por ai tha në takimin me të rinjtë se lidhjet mes dy vendeve po shfaqen edhe në mënyra të tjera.

“Amerikanë të rinj dhe jo aq të rinj vallëzojnë me muzikën e Dua Lipës, drejtuesja kryesore e teknologjisë tek kompania Open AI e Inteligjecës Artificiale, një nga njerëzit që po ndihmon që t’u japë formë disa prej teknologjive të reja më të fuqishme, është Mira Murati nga Vlora dhe një nga restorantet më të mira në Nju Jork është shqiptar.”

Sipas tij, këto janë shembuj të ndryshimeve madhore në Shqipëri, që janë bërë në masë të madhe falë kontributit të të rinjve.

“Kalimi i Shqipërisë nga izolimi tek hapja, nuk u bë sa hap e mbyll sytë. Të gjithë e dimë këtë. Shumë pak gjëra në jetë janë kaq të thjeshta. Të rinjtë, të rinj si ju e sollën ndryshimin. Dhe të rinjtë kanë rol thelbësor në transformimin e Shqipërisë dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, tha zoti Blinken.

Ai vuri në dukje se në takim merrnin pjesë “gazetarë që ekspozojnë korrupsionin dhe kërkojnë përgjegjësi nga drejtuesit, gra sipërmarrëse që po i kthejnë idetë në biznese të suksesshme, drejtues të shoqërisë civile që punojnë për të mbrojtur mjedisin në Shqipëri, për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm”.

“Ne duam të mësojmë nga ju, ashtu siç shpresojmë që ka disa gjëra që ju mund t’i mësoni nga ne. Janë lidhjet mes popujve tanë, shkëmbimet që janë aq të rëndësishme dhe që sjellin rezultate të shkëlqyera”.

Zoti Blinken vlerësoi 100 vitet e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shorehu optimizëm për të ardhmen.

“Jam i bindur se shekulli i ardhshëm do t’i bëjë vendet tona dhe botën tonë të përbashkët më të qëndrueshme, më të sigurt, më të begatë dhe më të mbushur me mundësi”, tha ai.


Send this to a friend