“Violinën e kam filluar në moshën gjashtë vjeçare dhe vazhdoj të ushtrohem përditë me të njejtin impenjim. Nuk luaj me një violinë elektrike ose të krijuar nga një robot, por një violinë franceze të shekullit të 18-të [nga J. Boquay] plot me plagë dhe histori për të treguar. Kam në lexhio partitura nga Bach deri në ditët e sotme me një mijë shënime me laps. Koncertet e mia i përgatis me orë e orë të tëra studimi për muaj me rradhë, në kërkim të bukurisë së fshehur brenda pentagrameve. Gustav Mahler thonte se në partiturë është gjithçka e shkruar, përveç… thelbësores. Dhe unë bëj të njëjtën gjë me studentët e mi, mundohem t’i edukoj ata me kulturën e punës së mundimshme se si të zbulojnë të Bukurën në Art. Tani, imagjinoni dyshimet e mia kur më pyesin nëse AI do të më ndihmojë.
Interpretët janë pjesë e krijimit. Nëse një vepre arti i heq emocionin, komunikimin, energjinë, humorin, dhëmbjen, misterin… me një fjalë, nëse i heq gjurmën njerëzore, ajo vepër lind e vdekur. Ka një tregim të mrekullueshëm nga Rilke ku ai tregon se, kur Zoti e pyeti Mikelanxhelon se çfarë po bënte me atë bllok mermeri, gjeniu fiorentin u përgjigj: “Po të kërkoj ty”.
Makineritë inteligjente nuk do të jenë kurrë në gjendje ta kuptojnë këtë gjë”