VOAL

VOAL

Festa e përgjakur! – Nga JAKUP KRASNIQI

November 29, 2015

Komentet

Pakti SHBA-Suedi, ‘dritë jeshile’ për shtimin e armëve bërthamore amerikane në Evropë

Pas një debati të ashpër, Parlamenti suedez ka miratuar një pakt të diskutueshëm në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja, e kontestuar nga opozita e majtë dhe nga një pjesë e shoqërisë civile, parashikon vendosjen e trupave amerikane në tokën e vendit skandinav. Por mbi të gjitha, kritikët sulmojnë paktin se ai do të hapte dyert e Suedisë për armët bërthamore të Uashingtonit, duke rrezikuar sigurinë e të gjithë rajonit.

Bashkëpunimi ushtarak
Me 266 nga 349 deputetë që votuan pro, 37 kundër dhe 46 mungonin, Marrëveshja e Bashkëpunimit për Mbrojtjen (DCA) e nënshkruar dhjetorin e kaluar midis Uashingtonit dhe Stokholmit u miratua nga Riksdag, Parlamenti me një dhomë i Suedisë, pas një debati të gjatë. Teksti kaloi pavarësisht se nevojitej një shumicë e kualifikuar prej dy të tretash, pasi DCA mbështetet nga forcat politike që mbështesin ekzekutivin e qendrës së djathtë të kryeministrit Ulf Kristersson, por edhe nga jashtë koalicionit qeveritar, si në rastin e ekstremit të djathtë. Të vetmit kundër ishin deputetët e të Gjelbërve dhe të Majtës, të cilët megjithatë kanë vetëm 42 mandate nga 349 gjithsej.

DCA lejon trupat amerikane të hyjnë në 17 baza ushtarake suedeze dhe të lëvizin lirshëm nëpër vend, si dhe të ruajnë pajisje, armë dhe municione në objektet e ushtrisë skandinave. Pas dy shekujsh neutraliteti, Suedia u bashkua me NATO-n marsin e kaluar. Dhe tani kjo marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara e bën atë të rreshtohet edhe më shumë në kampin perëndimor ose anti-rus.

Fuqia bërthamore amerikane në Suedi?
Debati rreth marrëveshjes ushtarake është ndezur kohët e fundit, me opozitën që e denoncoi formulimin si shumë të paqartë. Sipas zëdhënësit të ambientalistit Daniel Heldén, “marrëveshja nuk vendos kufizime” në bashkëpunimin ushtarak me Uashingtonin dhe, mbi të gjitha, “hap rrugën për praninë e armëve bërthamore në territorin suedez”. Pakti u konsiderua si nënshtrim efektiv i Stokholmit ndaj politikës së jashtme amerikane.

Ajo e kokave bërthamore amerikane është çështja më e diskutueshme në të gjithë DCA: sipas kritikëve, dokumenti është hartuar në terma kaq të paqarta saqë qeveria e Stokholmit mund të autorizojë praninë e tyre në tokën kombëtare jo vetëm në kohë lufte (siç deklaroi Kryeministri majin e kaluar) por edhe në kushte paqeje.

Nga ana e tij, ekzekutivi i Stokholmit po përpiqet t’i hedhë ujë zjarrit: “Suedia është një komb sovran dhe do të jetë gjithmonë në dorën e Suedisë të vendosë se çfarë lloj armësh do të lejojë” në territorin e saj, siguroi Ministri i Mbrojtjes Pal Jonson, duke shtuar se “Parlamenti tashmë ka miratuar faktin se ne nuk do të kemi nevojë kurrë për një bazë të përhershme apo armë bërthamore në territorin suedez, dhe kjo u bë e qartë kur ne u bashkuam me NATO-n”.

Ndryshe nga paktet e ngjashme të bëra nga Shtetet e Bashkuara me Norvegjinë dhe Danimarkën, “marrëveshja suedeze nuk përmban asnjë rezervë kundër futjes ose vendosjes së armëve bërthamore në Suedi,” tha Kerstin Bergea, presidente e Shoqatës Suedeze për paqen dhe arbitrazhin, një shoqatë e shoqërisë civile, shumë kritike ndaj DCA. bw

Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

 

Krenare Cubolli

Kritike e madhe e Rusisë, mbështetëse e vazhdueshme e Ukrainës, dhe përkrahëse e idesë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Këto janë vetëm disa prej pikave të forta për të cilat njihet kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Sa i përket Kosovës, ajo është takuar disa herë me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ka thënë se mbështet synimet euro-atlantike të këtij shteti.

Emri i 47-vjeçares po përmendet shpesh së fundmi, si mundësi për t’u emëruar si kryediplomate e Bashkimit Evropian në legjislaturën e re të bllokut evropian.

Aktualisht këtë pozitë e mban Josep Borrell.

Liderët e BE-së janë takuar më 17 qershor për të diskutuar emrat e rinj në pozitat kryesore të bllokut, por nuk kanë arritur pajtueshmëri.

Ky ka qenë takimi i tyre i parë pas zgjedhjeve të mbajtura për Parlamentin Evropian më 6-9 qershor.

Pavarësisht rritjes së konsiderueshme të partive të së djathtës ekstreme, partitë e qendrës së djathtë dhe të majtë kanë dalë të parat.

Kjo nënkupton që shefja aktuale e BE-së, Ursula von der Leyen e Partisë Popullore Evropiane – që ka fituar më së shumti vota – ka shumë mundësi të fitojë një mandat të dytë.

Përveç emrit të Kallasit për pozitën e kryediplomates së BE-së, në qarqet diplomatike po përmendet edhe emri i ish-kryeministrit të Portugalisë, Antonio Costa për pozitën e shefit të Këshillit Evropian.

E kërkuar në Rusi

Qëndrimi i ashpër ndaj politikave të Rusisë mund të jetë njëra prej dilemave nëse Kallas do të mund të bëhet kryediplomate e BE-së, duke marrë parasysh qëndrimet e disa liderëve evropianë ndaj Moskës, edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, thuhet në një material të agjencisë Reuters.

Shembull, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban vazhdon të kultivojë marrëdhënie miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin.

Për dallim prej Orbanit, Kallas e ka ngjitur Estoninë lart në listën e vendeve që kanë ndihmuar Ukrainën për t’i bërë ballë konfliktit.

Emri i saj është në listën e kërkimit të Ministrisë së Brendshme ruse për, siç është thënë, shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.

Estonia, bashkë me Letoninë dhe Lituaninë, kanë rrëzuar shumicën e monumenteve të kësaj periudhe, sidomos ato që përkujtojnë ushtarët sovjetikë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

E lindur në Tallin, ajo është stërmbesa e shefit të parë të Policisë së Estonisë, pas daljes së vendit nga Perandoria Ruse kur ka përfunduar Lufta e Parë Botërore, por që është zhytur më pas në Bashkimin Sovjetik, më 1940.

Nëna e Kallasit i ka pasur vetëm gjashtë muaj kur familja e saj është detyruar të zhvendoset me forcë në Siberi, më 1949, bashkë me 20.000 estonezë tjerë.

“Rusia nuk ka ndryshuar”, ka thënë ajo vitin e kaluar, sipas raportimeve të Reutersit, kur e ka shënuar përvjetorin e ekzilit të nënës së saj.

“Ky djall jeton ende në Rusi”.

Kosova dhe Estonia – “të kaluar të ngjashme historike”

Kryeministrja Kallas është takuar vjetëve të fundit edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe me kryeministrin, Albin Kurtin.

Pas takimit me Osmanin, më 2021, Kallas pati thënë se Estonia mbështet Kosovën drejt integrimeve evropiane dhe që çelës për sukses janë “reformat, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sigurimi i njohjeve të shtetësisë prej pesë vendeve të BE-së” – referencë për Sllovakinë, Qipron, Rumaninë, Greqinë dhe Spanjën.

Ajo e ka përmendur në atë takim edhe nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, me arsyetimin se një Ballkan Perëndimor i sigurt “është në interesin e gjithë Evropës”.

Kallas është takuar me Kurtin dy herë, më 2022 dhe 2023, në Tallin të Estonisë.

Kryeministrja e Estonisë e ka falënderuar Kurtin që Kosova është rreshtuar përkrah BE-së në sanksionimin e Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, ndërsa Kurti e ka falënderuar atë për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës në shtetndërtim.

Në takimin e 2023-ës, në kuadër të një samiti për partneritet të hapur qeveritar, dy zyrtarët kanë diskutuar për nevojën e bashkëpunimit në digjitalizim të shërbimeve publike, duke marrë shembull Estoninë.

“Kosova dhe Estonia kanë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyeshme, ashtu sikurse të kaluar të ngjashme historike. Kosova e merr shtetin e Estonisë si model në shumë aspekte të shtetndërtimit”, pati thënë Kurti duke përmendur në veçanti administratën publike.

Përgjegjësitë e kryediplomatit evropian

Zyrtari që emërohet në rolin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka rol të dyfishtë.

Ai person është edhe njëri prej nënkryetarëve të Komisionit Evropian dhe ka rolin e kreut të diplomacisë evropiane.

Ai, gjithashtu, punon për të krijuar konsensus midis vendeve anëtare të BE-së, kryeson takimet midis ministrave të jashtëm të BE-së, ministrave të Mbrojtjes, ministrave të Tregtisë dhe Zhvillimit.

Liderët e BE-së pritet të vazhdojnë diskutimet për emrat në krye të bllokut evropian në fund të javës së ardhshme, kur do të mbahet samiti i rregullt i BE-së, më 27 dhe 28 qershor.

Radio Evropa e Lirë

Kosova dhe Izraeli me marrëveshje për heqjen e vizave

Nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Prishtinë, 18 qershor 2024.

 

Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të dy shteteve u bë sot më 18 qershor në Prishtinë, nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel.

Më herët gjatë ditës, Arbel është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.

Atyre iu parapriu ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.

Izraeli është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kosova shënoi edhe rritje të shkëmbimeve tregtare.

Në vitin 2022, vlera e importeve nga ky shtet arriti në 42 milionë euro – prej 22 milionë sa ishte në vitin 2020 kur dy vendet nuk kishin lidhje diplomatike.

Ngjashëm ndodhi edhe me eksportet, nga 85.000 euro në vitin 2020 – ato u rritën në 783.000 euro më 2022, sipas të Dhënave të Doganave të Kosovës.

Kosova importon nga Izraeli kryesisht lëndë djegëse dhe produkte të plastikës, ndërsa eksporton kryesisht produkte të tekstilit.

Njoftimin se Izraeli është pajtuar t’i heqë vizat për kosovarët e kishte bërë në fillim të këtij viti presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Shengen, në Evropë.

Ndërkaq më 5 janar u bë e ditur se ata mund ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme kosovare.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Aktualisht janë 107 shtete që vazhdojnë të kërkojnë viza për vizita nga Kosova, ndërsa 39 vende mundësojnë viza në mbërritje për qytetarët e Kosovës. REL

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Përparim Ramës, për tenderin që ia dha mikut të tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rënë nën llupën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimin për kurdisje të tenderit “Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës, nga i cili doli fitues konzerciumi “Anarch” dhe “Ardi Ç”, që është në pronësi të mikut të Ramës, Astrit Nixhës.

Lajmin për Kiks Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Liridona Kozmaqi.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund të japim informacione tjera”, thuhet në përgjigjen e saj.

Hetimet e Speciales filluan pasi që më 4 qershor, emisioni hulumtues “Kiks Kosova”, në Klan Kosova publikoi shkelje e parregullësi të cilat e shoqëruan gjithë procesin e prokurimit, nga i cili doli fituese kompania e mikut të Ramës.

Kiksi zbardhi detaje se si Nixha arriti të shpërblehet me tenderin 12 milionësh me dhjetëra dallavere në dokumentet me të cilat aplikoi, e si Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Rama, e kurdisi tenderin për ta fituar Nixha.

Pavarësisht publikimit të fakteve, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), që njihet edhe si Gjykata e Tenderëve, nuk ka reaguar ende.

Madje, OShP-ja, nuk mori veprime as kur pranoi ankesa nga ofertuesit e tjerë në këtë tender. Ishte koncerziumi i operatorëve “Gjeokonsult&CO”, të cilët pretendonin se kompania e Nixhës “Anarch” dhe “Ardi Ç”, e cila fitoi me emrin e njëjtë me atë të tenderit “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, ishte e pashpjegueshme që në fillim pasi nuk kishte dorëzuar propozimin financiar sipas formularit të përcaktuar nga autoriteti kontraktues.

Ata akuzonin kompaninë fituese se kishte ndryshuar formatin duke fshirë kolonën e poentimit në %.

Madje, sipas tyre, propozimi financiar i fituesit të tenderit dorëzoi një ofertë jo të përgjegjshme dhe të parregullt, për çka thanë se operatori ekonomik “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” KA SHKELUR LIGJET DHE RREGULLORET E VENDOSURA DHE TË PËRCATUARA NGA KRPP, gjë për të cilën komisioni i vlerësimit të ofertave duhet të kërkonte diskualifikimin e menjëhershëm.

Ky operator pati edhe një ankesë tjetër kundër fituesit, duke aluduar se fituesi ishte më i shtrenjtë se ta.

Prokuroria Speciale e Kosovës merret me hetimin e krerëve të lartë institucional./Klankosova.tv/

Izraeli heq vizat me Kosovën, sot nënshkruhet marrëveshja

Këtë të martë do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për shtetasit e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada izraelite në Prishtinë, e ku thuhet se prezentë do jetë edhe ambasadorja Tamar Ziv.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.

Më 29 janar të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati njoftuar se Izraeli është pajtuar t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Ky vendim i Izraelit i cili është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës para rreth tri vjetëve, thuhej se do të hynte në fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike”, thuhej në komunikatën e presidencës.

Ndryshe, prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Që nga 5 janari, kosovarëve iu mundësua ta vizitojnë edhe Spanjën pa viza.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme.

Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera. sn

NATO investon 1 miliard euro në teknologjinë e mbrojtjes, hapësirë dhe robotikë

NATO ka nisur një investim prej €1 miliard në teknologjitë e mbrojtjes, në inteligjencën artificiale, hapësirë dhe robotikë. Kjo është pjesë e fondit të NATO-s të shpallur në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, me qëllim për të adresuar sfidat e sotme të mbrojtjes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë.

Katër kompani teknologjike europiane janë përfitueset e para të këtij investimi. Mes tyre është ARX Robotics nga Gjermania, që projekton robotë të pa pilot dhe tre ‘start-up’ nga Mbretëria e Bashkuar, Fractile AI me bazë në Londër, iComat nga Bristol dhe Space Forge nga Uellsi, që prodhon materiale të reja hapësinore.

Përveç investimeve në kompani, NATO ka investuar edhe në katër fonde kapitali që fokusohen në teknologji të avancuar. Ndryshe nga shumica e fondeve të kapitalit, fondi i NATO-s do të investojë gjatë një periudhe 15-vjeçare.

Sipas Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm për Inovacionin, qëllimi është të krijohen mundësi rritjeje për kompanitë më premtuese dhe të mbrohet sovraniteti teknologjik i Aleancës. NATO synon të bashkëpunojë me start-up-e teknologjike për mbrojtjen hapësinore dhe për të kapërcyer pengesat e komunikimit dhe proceset e ngadalta të prokurimit.

Studimi: Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë

Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me Rajonin dhe Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat dhe matjeve të brendshme nga INSTAT, Shqipëria kishte 41.6% të popullsisë në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë (shiko grafikun e mëposhtëm). Të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2022 ndërsa për Europën vitit 2023.

Sipas përcaktimeve të Eurostat “rreziku për të qenë i varfër” klasifikon ato persona që janë thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Pas Shqipërisë, Rumania dhe Bullgaria janë vendet që kanë ende një përqindje të lartë të popullsisë që jeton në kufijtë e varfërisë me nga 32 dhe 30 % secila të ndjekura nga Spanja me 26.5% dhe Greqia me 25.6%.

Në krahun tjetër, Kroacia ka nivelin më të ulët të popullsisë që jeton në varfëri në Europë. Në vitin 2023 vetëm 12% e popullsisë kroate ishte në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Sllovenia me 13.7%, Finlanda me 15.8% dhe Polonia me 16.3%.

Në vitin 2023, mbi 94 milionë njerëz në BE (21% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, d.m.th. jetonin në familje që përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social. Shifra ka rënë paksa në krahasim me vitin 2022 (95.3 milionë, 22% e popullsisë).

Në Shqipëri, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë, në krahasim me 191.791 Lekë që ishte në vitin 2021, sipas INSTAT.

Në vitin 2022 janë vlerësuar rreth 576.316 individë në vendin tonë jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër.

Duke filluar nga viti 2021, treguesi i privimit material, intensiteti i ulët në punësim dhe rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) është modifikuar nga ana metodologjike duke u bazuar në objektivin e ri të Bashkimit Europian “Europa 2030’’.

Sipas objektivit të vendosur nga Bashkimi Europian për mbrojtjen e të drejtave sociale popullsia që është në rrezik për të qenë e varfër ose në përjashtim social në Europë duhet të reduktohet me të paktën 15 milion deri në vitin 2030 dhe prej tyre të paktën 5 milionë duhet të jenë fëmijë./Monitor

Stoltenberg: NATO, bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

NATO-ja është angazhuar në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore në gjendje gatishmërie, duke i zhvendosur ato nga depot, përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina, deklaroi të hënën shefi i aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i tha gazetës së përditshme britanike “The Telegraph” se shtete anëtare po diskutojnë me njëra tjetrën idenë për të përdorur transparencën rreth arsenalit bërthamor të aleancës si hap parandalues.

“Nuk do të flas për detaje operacionale se sa koka të armëve bërthamore duhej të ishin operacionale dhe se cila duhet të mbahen në depo, por duhet të konsultohemi rreth këtyre çështjeve. Dhe saktësisht këtë po bëjmë,” i tha ai gazetës.

“Transparenca na ndihmon të komunikojmë mesazhin e drejtpërdrejtë që ne jemi, natyrisht, një aleancë bërthamore.”

“Qëllimi i NATO-s, natyrisht, është një botë pa armë bërthamore, por përderisa armët bërthamore ekzistojnë, ne do të vazhdojmë të mbesim aleancë bërthamore, ngase në një botë ku Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore, dhe NATO-ja nuk ka, ajo botë do të jetë botë më e rrezikshme.”

Javën e kaluar Sekretari Stoltenberg tha se armët bërthamore ishin “garancia kryesore e sigurisë” së NATO-s dhe mjet për të ruajtur paqen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “kjo nuk është asgjë tjetër pos një përshkallëzim tjetër tensioni”.

Më vonë zoti Stoltenberg tha se Rusia po përpiqet të krijojë huti dhe se komentet e tij i referohen modernizimit të arsenalit parandalues bërthamor të NATO-s, përfshirë zëvendësimin e avionëve luftarakë F-16 me F-35 dhe modernizimin e armëve në Evropë, gjëra, që sipas tij, janë bërë të ditura tash sa kohë.

“Rusia gjithnjë përpiqet të krijojë situata për ta fajësuar NATO-n, por realiteti është që NATO-ja është transparente”, u tha ai gazetarëve në Uashington.

Gjatë qëndrimit në Uashington të hënën, Sekretari Stoltenberg tha te mbi 20 shtete anëtare të NATO-s kanë përmbushur objektivat e aleancës ushtarake perëndimore për shpenzime ushtarake këtë vit, një rekord ndërkohë që lufta e Rusisë në Ukrainë po rrit kërcënimin për një zgjerim të konfliktit në Evropë.

Kjo shifër paraqet një rritje prej katërfish të numrit të shteteve anëtare të NATO-s që po përmbushin obligimet e tyre rreth shpenzimeve ushtarake krahasuar me vitin 2021. Atë vit, para se Presidenti rus Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën, vetëm gjashtë anëtare të NATO-s kishin përmbushur atë objektiv.

“Evropianët po bëjnë më shumë për sigurinë e tyre kolektive se para disa vitesh,” tha zoti Stoltenberg gjatë një fjalimi në Qendrën ‘Wilson’ para se të takonte Presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Anëtarët e NATO-s ranë dakord vitin e kaluar të shpenzojnë të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të tyre vendor për mbrojtjen. Kjo rritje në shpenzimet për mbrojtjen është reflektim i shqetësimeve rreth luftës në Ukrainë.

Disa vende janë të shqetësuara edhe për shkak të mundësisë së rizgjedhjes së ish Presidentit Donald Trump, i cili i ka përshkruar shumë nga aleatët e NATO-s se po shfrytëzojnë shpenzimet ushtarake amerikane dhe gjatë fushatës ka deklaruar se nuk do të mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin objektiva e shpenzimeve për çështje të mbrojtjes.

Vizita e Sekretarit Stoltenberg po krijon kontekstin për takimin e rëndësishëm të udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në muajin korrik në Uashington. Aleanca për mbrojtje të ndërsjellë është rritur në numër dhe në forcë që prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës para dy vitesh, duke pranuar në radhët e saj Suedinë dhe Finlandën.

Pjesa më e madhe e takimit pritet të përqendrohet tek diskutimet se çfarë mund të bëjë NATO dhe qeveritë e shteteve anëtare të saj për Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me sulme të pandërprera ajrore dhe tokësore nga Rusia. Deri më tani, këto qeveri u kanë rezistuar thirrjeve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që ta pranojnë shtetin e tij në aleancë përderisa lufta ende po vazhdon.

Sekretari Stoltenberg u përqendrua tek përpjekjet për t’i ndihmuar Ukrainës gjatë kësaj periudhe. Këto përpjekje përfshijnë thjeshtimin e një procesi për anëtarësimin e dikurshëm të Ukrainës në NATO dhe furnizimin me armë dhe trajnim ushtrisë së Ukrainës nga shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të cilat po i japin Ukrainës aeroplanët F-16 dhe po trajnojnë pilotët ukrainas në Shtetet e Bashkuara për të drejtuar këta avionë luftarakë të avancuar.

“Ideja është t’i afrojmë sa më afër anëtarësimit në mënyrë që kur të vijë koha, kur ka konsensus, të bëhet anëtare menjëherë,” deklaroi zoti Stoltenberg.

Pavarësisht se si përfundon ofensiva e Rusisë, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë do t’ia ndërrojë mendjen zotit Putin që të provojë sërish në të ardhmen që ta pushtojë Ukrainën, tha shefi i NATO-s.

“Kur luftimet përfundojnë, anëtarësimi në NATO” i Ukrainës “do të sigurojë që lufta me të vërtetë do të marrë fund,” tha ai.

Nataša Kandić: Fehmi Ahani ishte një  politikan që respektonte diversitetin! U ndal nga plumbat e policisë!

Natasha Kandiç, aktiviste e shquar serbe e të drejtave të njeriut dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare reagon sot në X në kujtim të Profesor Fehmi Aganit. Profesor Agani është vrarë nga policia serbe më 6 maj 1999:

Natasa Kandic@natasakandic: Fehmi Ahani ishte një  politikan që respektonte diversitetin.

Një njeri të cilin të gjithë ne që e njohëm e donim për ngrohtësinë, sinqeritetin, dijen dhe urtësinë e tij.

Kur Ibrahim Rugova u largua nga Kosova, Prof. Agani e ndoqi në autobus.

Por ai u ndal nga plumbat e policisë. Askush nuk u përgjigj.”

Raporti global 2024- Më pak të arsimuara, përkeqësohet hendeku gjinor në Shqipëri

Shqipëria renditet në vendin e 23 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global. Krahasuar me një vit më parë vendi ynë ka rënë 6 vende, por përsëri qëndron mbi vendet e rajonit, Serbisë (26), Maqedonia e Veriut (58), Mali i Zi (67).

Shqipëria ka pësuar një përkeqësim të thellë sa i përket treguesve që lidhen me arritjet në arsim, duke zbritur në vendin e 116 nga vendi i 33 të një viti më parë, dhe fuqizimi politik, nga vendi i 28 në 2023 në vendin e 30-të. Ndërsa përmirësim ka shënuar në treguesit për shëndetin dhe mbijetesën, në vendin e 128, një përmirësim me 5 vende. Po ashtu edhe në treguesin pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, në vendin e 16 nga 18-ti një vit më parë.

Sa i përket hendekut gjinor në Europë, Shqipëria renditet në vendin e 16, duke lënë pas edhe vende të zhvilluara si Italia dhe Austria. Islanda vijon të mbajë vendin e parë në botë për të 15 vit me radhë për hendekun më të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve, me 90.8%, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Irlanda (top 5).

“Në vitin 2024, Europa ka nivelin më të lartë të barazisë politike nga të gjitha rajonet. Tetë ekonomi në rajon tregojnë barazi në nivel ministror: Norvegjia, Shqipëria, Belgjika, Spanja, Finlanda, Islanda, Holanda dhe Portugalia. Barazia në parlamente ndryshon ndjeshëm, me 16.7% të hendekut gjinor të mbyllur në Qipro dhe 90.8% në Islandë”. Europa renditet e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Europës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006.

WEF: Për t’u mbyllur hendeku gjinor do të duhen 5 breza

Viti zgjedhor 2024 paraqet një mundësi unike për të bërë përparim në mbylljen e hendekut global gjinor, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

“Pabarazia gjinore në mbarë botën është ngushtuar pak gjatë vitit të kaluar, por me një ritëm më të ngadaltë se më parë. Tani vlerësohet se do të duhen 134 vjet – ose pesë breza – për të mbyllur hendekun global gjinor, nga 131 vjet në 2023”, tha WEF.

Cikli gjithëpërfshirës zgjedhor i këtij viti mund ta ngushtojë atë hendek, megjithatë, duke rritur përfaqësimin e grave në sferën politike, tha organizata joqeveritare.

“Kur kaq shumë njerëz shkojnë në votime në mbarë botën, dhe ka kaq shumë ndryshime në sistemet politike, ka një mundësi këtu për të ecur përpara. Ne nuk mund të presim deri në vitin 2158 për barazi: koha për veprim vendimtar është tani”.

Raporti Global i Hendekut Gjinor i WEF, tashmë në vitin e 18-të të tij, është një indeks vjetor i krijuar për të matur barazinë gjinore. Ai përcakton boshllëqet me bazë gjinore në katër fusha: pjesëmarrja ekonomike dhe mundësitë; arritjet në arsim; shëndetin dhe mbijetesën; dhe fuqizimin politik.

Pjesëmarrja politike u identifikua si një zonë me çekuilibër të madh, pavarësisht nga ndryshimet modeste në nivel federal dhe lokal.

“Me mbi 60 zgjedhje kombëtare në vitin 2024 dhe me rreth gjysmën e popullsisë së botës që ka të drejtë të votojë në zgjedhjet e këtij viti, përfaqësimi politik i grave dhe hendeku i përgjithshëm gjinor mund të përmirësohet”, thuhet në raport.

Sipas një raporti të WEF, vitin e kaluar gratë mbanin rreth 27% të vendeve parlamentare dhe 23% të posteve ministrore, si dhe përfaqësonin më pak se 10% të krerëve të shteteve në botë.

“Me mbi 60 zgjedhje kombëtare në vitin 2024 dhe me popullsinë më të madhe globale në histori të vendosur për të votuar, përfaqësimi politik i grave dhe hendeku i përgjithshëm gjinor mund të përmirësohet”, shtoi raporti. /Monitor

Sondazh

Takim me Sullivan dhe Carpenter, Osmani: Takim i rëndësishëm mbi rolin e SHBA për paqe dhe rritjen e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë. Presidentja Osmani e ka cilësuar takim të rëndësishëm mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë,” shkruan Osmani. sn

50 mijë shqiptarë në Dortmund – Le t’i urojmë Kombëtares tonë me djemtë e Diasporës fitore me Italinë

Le t’i urojmë Kombëtares tonë me djemtë e Diasporës fitore me Italinë.

E gjithë Kombëtarja e Shqipërisë është e formuar me djem nga Diaspora.

Kapiteni Berat Gjimshiti

-Portierët

Me eksperiencë Etrit Berisha do të jetë portieri i parë për Shqipërinë në Euro 2024. Për këtë pozicion pritet të konkurrojë edhe Thomas Strakosha i Brentfordit, me Alen Sherrin dhe Elhan Kastratin që do të jenë zgjedhje rezervë. Edhe këtu braziliani vështirë se do ia lejojë vetes katër emra, duke larguar njërin prej tyre.

Etrit Berisha – Empoli

Thomas Strakosha – Brentford

Elhan Kastrati – Cittadella

Alen Sherri – Egnatia

-Mbrojtësit

Elseid Hysaj

Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj pritet të formojnë murin e preferuar të mbrojtjes në pjesën e pasme të skuadrës. Nëse nuk ka ndryshime të detyruara nga dëmtimet, këta katër lojtarë janë të garantuar të përfshihen në skuadër për Euro 2024.

Ivan Balliu – Rayo Vallecano

Mario Mitaj – Lokomotiv Moskë

Elseid Hysaj – Lazio

Frederic Veseli – Fatih Karagümrük

Berat Gjimshiti – Atalanta

Enea Mihaj – Famalicão

Jon Mersinaj – Lokomotiva Zagreb

Marash Kumbulla – Sassuolo (Roma)

Naser Aliji – Voluntari

Ardian Ismajli – Empoli

-Mesfushorë

Kristjan Asllani

 

Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami janë favoritët për të zënë vendet e mesfushës në kombëtaren e Shqipërisë kur të shkojnë në Euro. Pjesë e skuadrës finale pritet të jenë edhe Qazim Laci dhe Keidi Bare.

Keidi Bare – Espanyol

Nedim Bajrami – Sassuolo

Qazim Laçi – Sparta Prague

Ylber Ramadani – Leçe

Kristjan Asllani – Inter Milan

-Sulmuesit

Sokol Cikalleshi i Konyasporit është lojtari më me përvojë i disponueshëm për t’u përzgjedhur në sulmin e Shqipërisë dhe ai është një zgjedhje e garantuar në ekipin kombëtar. Jasir Asani dhe Seferi shihen në sulm.

Rey Manaj, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku do të garojnë për një vend në formacionin titullar dhe pritet të jenë gjithashtu pjesë e skuadrës, me Brojën që do luftojë për fanellën e parë.

Rey Manaj – Sivasspor

Jasir Asani – Guangju FC

Taulant Seferi – Baniyas

Sokol Cikalleshi – Konyaspor

Ernest Muçi – Beşiktaş

Arbnor Muçolli – IFK Göteborg

Armando Broja – Fulham (Chelsea)

Arbër Hoxha – Dinamo e Zagrebit

Myrto Uzuni – Granada

Mirlind Daku – Rubin Kazan

* Në listë janë 29 emra, teksa trajneri do duhet që maksimumi të marrë me vete në Gjermani 26 futbollistë, ndërsa kjo është një listë paraprake nga forma e lojtarëve dhe grumbullimet e fundit.

Në Grupin B të Euro 2024, tanët kanë rivalë emra si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Ndeshjet e Euro 2024 të Shqipërisë në Grupin B:

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

 

 


Send this to a friend