24.02.2026 #TVKlan #Opinion #BlendiFevziu
Gjatë emisionit Opinion, diplomati amerikan Christopher Hill ka rrëfyer marrëdhënien e ish-kryeministrit Sali Berisha me Shtetet e Bashkuara. Ai tregoi edhe një bisedë mes ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Blendi Fevziu: Zoti Hill, çfarë ndodhi midis Shteteve të Bashkuara dhe Sali Berishës? Sali Berisha ka qenë ylli i ri i opozitës, mori mbështetje, bëri dy vizita në Zyrën Ovale, një në qershor të 1992 dhe një në shtator të 1995, nëse e mbaj mend mirë.
Christopher Hill: Po. Blendi Fevziu: U takua me Presidentin Bush, babain, pati një takim me Presidentin Clinton. Më pas, më 1996, në fillim të 1997, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ishte shumë e keqe. Mbaj mend Timothy Wirth, i cili ishte një prej sekretarëve të Shtetit. Donte të vizitonte Shqipërinë dhe nuk u lejua të vizitonte Shqipërinë. Çfarë ndodhi? Nëse dini ndonjë gjë… Christopher Hill: Mund të flas më shumë nga pikëpamja historike sesa nga pikëpamja politike, sepse vërtet nuk dua të flas për politikë…
.
Blendi Fevziu: Për politikën aktuale. Po.
Christopher Hill: Kjo nuk është puna ime, është puna juaj. Mendoj se kishte të bënte me pritshmëri shumë të larta. Berisha kishte performuar shumë mirë përpara Baker-it. Baker-i pyeti: A ka vdekur komunizmi në Shqipëri? Bëri një pyetje të tillë.
.
Blendi Fevziu: “Liria funksionon”. Ishte fjala magjike.
Christopher Hill: Në atë takim me opozitën, ai pyeti të pranishmit: A ka vdekur komunizmi? Zoti Berisha dha atë përgjigje shumë të bukur që Baker-i nuk e harronte dot. Tha se komunizmi ka vdekur, por toksiciteti i tij, duke dhënë një metaforë mjekësore, është gjallë, duke nënkuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Mendoj se kur Berisha bëri një deklaratë të tillë, e bindi Baker-in se këta njerëz e dinë që kanë për të kaluar një tranzicion të vështirë. U ndje i sigurt nga ajo lloj inteligjence e shprehur në atë deklaratë. Mendoj se problemi ishte që, me kalimin e viteve, erdhi ndjesia që Berisha ishte një figurë jo shumë pozitive për sa i përket Kosovës…
.
Blendi Fevziu: Pse në Kosovë?
Christopher Hill: Ndjesia ishte që i trajtonte çështjet me një pikëpamje shumë, shumë nacionaliste.
.
Blendi Fevziu: Këtu bëhet fjalë për 1993–1994, kur mbështeste Rugovën, apo 1996, kur nisi të mbështeste Adem Demaçin, i cili kishte një qasje shumë më dramatike për sa i përket çështjes së Kosovës?
Christopher Hill: Ajo çështje e shqetësimit të Shqipërisë për Kosovën i shqetësonte njerëzit, sepse aty panë mundësinë, farat e një Shqipërie më të madhe potenciale. Pra, këtu kishim të gjitha problemet e Serbisë së Madhe dhe më pas njerëzve iu duk sikur Berisha po promovonte idenë e Shqipërisë së Madhe.
.
Blendi Fevziu: Shqipëria ishte shumë e dobët. Serbia ishte një shtet i madh edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Mbaj mend dhe ka qenë shumë interesante, deklarata e bërë nga Holbrooke, të cilën e gjeta në kujtimet e Bill Clinton-it, por që ishte shprehje e Holbrooke: Shpërbërja e Jugosllavisë nuk ishte shpërbërja e Jugosllavisë, ishte pjesa e fundit e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Kjo është e vërtetë. Në atë mënyrë, Shqipëria ka qenë shumë e dobët. Jugosllavia ishte një shtet i madh, gjashtë shtete dolën nga ai shtet. Shqipëria ishte aq modeste…
Christopher Hill: Po. Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, Berisha nisi të shihej si pjesë e problemit të çështjeve etnike në Ballkan, në vend që të ishte pjesë e zgjidhjes. Mendoj se edhe në Shqipëri kishte një numër të lartë personash të cilët e kundërshtonin. Kështu, ai u kthye në një figurë kontraversiale. Megjithatë, më duhet të theksoj se kam qenë jashtë që nga 1993, pra nuk po e shikoja nga afër zhvillimin e situatës.


SHKURT: MIRESE “BERISHA DEKLARON GJOJA NDIHME” PER UCKn!?
PO A’ E KUPTON APO E KA LENE MENDJESE SE PARI KA KRYER NJEKRIM ANTI SHTETEROR E KOMBETAR DUKE SHKATERRUAR USHTRIN DHE ARMATIMIN KU DHE VARJA E TIJ FAMILJARISHT NUK E PAGUAN KETE KRIM!?…
POR DHE KA VRARE MIJRA TE RINJE KU DHE SOT PO VRITEN PO NGA DORA E ZEZE BERISHJKANO SERBE ME DREJTORESH SLLOBODANKEN “LIRIE”
-PO SIDON TA BEJ KETE POPULL BERISHA A KAQ BUDALLA ETE MARR DHEI HARRON BERISHA SE PASI JU SHISTE ARMATIMIN I VRISTE OFICERAT E “UCKS” NGA CAFA E MALIT-MILISKA E DERI NE KUFIRIN ME KOSOVEN DHE, PLUS QE JU HUMBETE JETEN BIJEVE DHE BIJAVE KOSOVARE POR JU GRABISTE DHE ATE ARMATIM QE JUA KISHTE BLERE NJEHER!? KRIMET BERISHJANE BARAZOHEN VETEM ME TE HITLERIT NE VENDET EVROPANE DHE JO NE POPULLIN ETIJ (PASI BERISHA NUK ESHT SHQIPETAR) POR I INFILTRUAR NGA SERBO RUSIA QE ME GJYSHIN ,BABAJN DHE GJITH TRUNGU I TIJ FAMILJAR!? (KUSH E KA LEXUAR RASPUTINININ!? KY ESHT BERISHA!? KUSH E KA PARE FILMIN FLAKA E MALEVE? KY ESHT INFILTRIMI SI I SHERBIMEVE SEKRETE GREKE QE DERGONTE SI HOXHALLAR NE TURQI TE INFILTRUARIT E TIJA PASI MBARONIN SHKOLLIMIN PER HOXH NE GREQI E TJERA E TJERA!? KY PRA E ME ZI ESHT BERISHA E OBORRI BERISHJAN QE KAN FRIK TE FLASIN KUNDRA TIJ SE I KA FUTUR NE LLUMRAT E TIJ DERI NE FYT DHE KUSH KUNDERSHTON I HAP DOSJEN FILMIKE!? Me faleni,por kujdes dhe Athinen se keni shume intelektual e gazetar dhe bizesmen te infiltruar nga partia PASOK e AThines me kryetar i agjentures Jovan Mehilli, Zedhendes Anastas Murati dhe sEkretare Flutra Tafillaku ku sot ndodhet ne MINISTRIN e ARsimit e Derguar Enkas. Siguris kOmbetare ja kam Derguar disa jher dhe me dokumenta por heshtje pasi, Sigurin kombetare e ka nedore ILIR META me KUshrinjet e farefisin e tij!?Ok Hider Buci…