VOAL

VOAL

Familja dhe jeta – Një evokim nga ENO KOÇO

November 2, 2015

Komentet

Mr. sc. Musa Sabedini – nga praktika profesionale në ndërtimin e manualit akademik të gazetarisë hulumtuese- Nga ARIF EJUPI

Sot, Prishtinë në ambientet e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), u zhvillua një ngjarje me peshë të veçantë akademike dhe kulturore. Në prani të profesorëve, studentëve, studiuesve të medias, si dhe miqve e familjarëve të autorit, u promovua vepra voluminoze “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale”.

Libri është konceptuar si një tekst referencial për studentët e gazetarisë, studiuesit e medias, gazetarët hulumtues, redaktorët dhe profesionistët e përkushtuar ndaj së vërtetës dhe interesit publik.

Me këtë rast, i pranishëm ishte edhe rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se libri i Mr. sc. Musa Sabedinit është ndërtuar si një udhërrëfyes akademik dhe profesional për gazetarinë hulumtuese. Ai vlerësoi se kjo vepër përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin teorik dhe praktik të gazetarisë hulumtuese në Kosovë dhe më gjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori Edmond Hajrizi e përgëzoi profesor Sabedinin për botimin e librit, duke e cilësuar atë si një ndër veprat më cilësore dhe më të kompletuara në fushën e gazetarisë hulumtuese në hapësirën akademike shqiptare.

Ngjarja u karakterizua nga një dialog i hapur akademik ndërmjet autorit dhe pjesëmarrësve, ku, përveç prezantimit të strukturës dhe përmbajtjes së librit, u diskutuan gjerësisht sfidat bashkëkohore të gazetarisë hulumtuese, dilemat etike dhe roli i saj në funksionimin e demokracisë moderne.

Vepra u prit me vlerësime të larta edhe nga kolegët dhe studentët e medias, duke u konfirmuar si një burim i rëndësishëm referencial për studimin dhe praktikën e gazetarisë hulumtuese në Kosovë dhe rajon.

Ndërkaq, dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Ferid Selimi, vlerësoi angazhimin profesional dhe kontributin e vazhdueshëm të autorit në ndërtimin e mendimit kritik dhe formimin profesional të studentëve të gazetarisë.

Në këtë kontekst, recensenti i librit, Safet Zejnullahu, theksoi se vepra vjen në një moment kur themelet tradicionale të gazetarisë po sfidohen seriozisht nga transformimet e shpejta të teknologjisë digjitale.
Sipas tij, ndryshe nga gazetaria tradicionale, ku profesionalizmi ishte më i konsoliduar pavarësisht kufizimeve teknike, gazetaria online ofron mundësi të shumta, por shpesh e zbeh thellësinë dhe rigorozitetin e gazetarisë hulumtuese për shkak të presionit të shpejtësisë dhe fragmentimit të informacionit.
Zejnullahu vlerësoi strukturimin metodologjik të librit në tri pjesë kryesore:
⦁ pjesa e parë trajton misionin, rreziqet dhe sfidat e gazetarisë hulumtuese, të ilustruara me raste konkrete vendore dhe ndërkombëtare;
⦁ pjesa e dytë analizon ndikimin e gazetarisë së internetit dhe transformimin e profesionit;
⦁ ndërsa pjesa e tretë fokusohet në teknikat moderne të raportimit hulumtues, të përshtatura për epokën digjitale.

Një vlerë e veçantë e veprës, sipas recensentit, janë 101 pyetjet dhe udhëzimet për gazetarinë hulumtuese, të ndërtuara mbi përvojën profesionale të autorit, literaturën bashkëkohore dhe raste konkrete, duke përfshirë dimensionin profesional, etik, ligjor dhe logjistik të gazetarisë hulumtuese.

Duke folur për librin, profesori Musa Sabedini theksoi se kjo vepër përfaqëson kurorëzimin e një përvoje mbi 35-vjeçare në gazetarinë profesionale, me theks të veçantë në gazetarinë hulumtuese.

Ai nënvizoi se libri nuk është thjesht një manual praktik, por një reflektim i thellë akademik mbi përvojat reale, sfidat, rreziqet dhe dilemat etike të profesionit.

Sipas autorit, përmbajtja e librit mbështetet në një arkiv të pasur profesional, në përvojën e tij akademike si ligjërues në UBT, si dhe në pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare dhe botimin e punimeve shkencore në revista prestigjioze.

Autori ritheksoi se gazetaria hulumtuese mbetet një nga shtyllat themelore të demokracisë moderne, një mekanizëm thelbësor për zbardhjen e aferave, ndriçimin e padrejtësive dhe mbrojtjen e interesit publik.

Në një kohë të rritjes së presioneve politike dhe ekonomike mbi mediat, ai vlerësoi se gazetaria hulumtuese duhet të mbrohet dhe të zhvillohet si e mirë publike, përmes mbështetjes institucionale, angazhimit qytetar dhe integritetit profesional.

Promovimi u pasurua edhe me kontributet e ish-zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi dhe kolegëve Faton Ismajli dhe Betim Musliu, të cilët vlerësuan profesionalizmin dhe integritetin e autorit, si dhe rëndësinë e librit për edukimin e brezave të rinj të gazetarëve.

Libri përmbyllet me një mesazh të qartë dhe motivues për të rinjtë: profesionalizmi, guximi, integriteti dhe përkushtimi ndaj së vërtetës janë kushtet themelore për mbijetesën dhe dinjitetin e gazetarisë hulumtuese në shoqërinë bashkëkohore.

ARIF EJUPI

Recension kritik mbi veprën “Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe” (2025) të Çerkin Ibishit- Nga Hysen Ibrahimi

 

Librin ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe (2025), të autorit Çerkin Ibishit, e rëndis si një vepër të rëndësishme në traditën e prozës dokumentare shqiptare, ku dëshmia personale dhe kronika historike ndërthuren për të ndërtuar një narrativë të rezistencës kombëtare. Libri nuk është vetëm një regjistrim faktografik i ngjarjeve, por një tekst që përçon përvojën e një subjekti të përfshirë drejtpërdrejt në realitetin e represionit dhe përpjekjeve për liri.
Struktura narrative e veprës, e cila nis nga periudha e rrezikimit të autonomisë së Kosovës pas vitit 1980 dhe shtrihet deri në luftën e fundit të viteve 1998–1999, krijon një vijë të qartë zhvillimore të konfliktit politik dhe shoqëror. Autori, si dëshmitar okular dhe gazetar aktiv i asaj kohe, e ndërton rrëfimin mbi parimin e kontinuitetit historik: demonstratat e vitit 1968, lëvizjet e 1981-shit dhe rezistenca e organizuar e viteve nëntëdhjetë shfaqen si etapa të një projekti të pandërprerë për republikë dhe liri.

Ballina e librit

Kjo e afron tekstin me atë që në teorinë letrare quhet letërsi e dëshmisë, ku subjekti rrëfimtar nuk synon vetëm të tregojë, por edhe të dëshmojë për një të vërtetë të përjetuar. Kjo është veçanërisht e dukshme në përshkrimin e përndjekjes së gazetarëve, maltretimit, burgosjes dhe vrasjes së intelektualëve, të cilat e shndërrojnë librin në një arkiv moral të kohës.

Me këtë recensë timen, me të drejtë e vë në pah edhe dimensionin memorial të librit, ngjarjet e përfshira nuk janë thjesht të kaluara

Figura e gazetarit në këtë vepër merr përmasën e një subjekti rezistues. Çerkin Ibishi nuk paraqitet vetëm si vëzhgues, por me trimërinë e tij ai paraqitet si aktor i një lufte simbolike kundër heshtjes dhe manipulimit të së vërtetës. Kjo e zhvendos librin nga një kronikë neutrale në një tekst të angazhuar, ku shkrimi bëhet formë e qëndresës politike dhe kulturore.

Me këtë recensë timen, me të drejtë e vë në pah edhe dimensionin memorial të librit, ngjarjet e përfshira nuk janë thjesht të kaluara, por funksionojnë si kujtesë kolektive që synojnë të ruajnë vazhdimësinë e identitetit politik të shqiptarëve të Kosovës. Demonstratat, burgosjet dhe rezistenca për autonomi e republikë nuk trajtohen si episode të izoluara, por si pjesë e një narrative të gjatë të vetëvendosjes.
Librin ”Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99)” të autorit Çerkin Ibishi, përveç tjerave, përfaqëson një tekst ku historia, kujtesa dhe angazhimi intelektual bashkohen.

Çerkin Ibishi gazetar në Rilindje

Dua të ndalem me shkas te fragmenti i paraqitur me titull ”E nisën minatorët, e vazhdoi populli” përfaqëson një formë të prozës dokumentare me ngarkesë të theksuar ideologjike dhe emocionale të autorit Çerkin Ibishi, në të cilën përshkrimi ai shkruan me guximin e tij për realitetin historik të Kosovës nën regjimin serb që ndërthuret me një narrativë rezistence kolektive. Autori Ibishi, po ashtu me të drejtë e ndërton diskursin mbi një logjikë shkak–pasojë, represioni institucional që prodhon ndërgjegjësim, ndërgjegjësimi prodhon rezistencë, dhe rezistenca shndërrohet në veprim politik.
Në aspektin stilistik, teksti karakterizohet nga një gjuhë e drejtpërdrejtë, e ngarkuar me terma moralë dhe etikë politike si “zullum”, “represion”, “ngulfatje”, “diskriminim” dhe “tradhti”. Këta terma nuk shërbejnë vetëm si përshkrues të realitetit, por funksionojnë si instrumente vlerësuese, duke e pozicionuar autorin Çerkin Ibishin, qartë në anën e popullit të shtypur dhe kundër pushtetit serb. Kështu, teksti nuk pretendon neutralitet historiografik, por ndjek një traditë të shkrimit angazhuar, tipike për letërsinë e rezistencës.
Një veçori e rëndësishme e këtij fragmenti është përdorimi i figurës së minatorëve si subjekt kolektiv simbolik. Minatorët e Trepçës shfaqen jo vetëm si aktorë socialë, por si bartës të ndërgjegjes kombëtare. Ata mishërojnë rezistencën morale dhe politike, duke u paraqitur si kundërpesha e pushtetit institucional. Në këtë mënyrë, teksti e zhvendos konfliktin nga një përballje thjesht politike në një përplasje etike midis së drejtës dhe padrejtësisë.
Autori Ibishi ua shkruan nëpër gazeta dhe ua lexon hapur tradhtinë e pushtuesit serb, kur premtimet boshe të tyre, me gënjeshtra kur ata premtojnë dhe qirren se (“nuk do të shkelen parimet e Kushtetutës”) këtu autori me shumë të drejtë ju kundërvihet në mënyrë ironike me realitetin e masave represive mbi minatorët dhe popullatën e pafajshme shqiptare. Ky kontrast i shkruar nga autori, ndërton një strukturë narrative të zhgënjimit dhe tradhtisë, e cila kulmon në shprehjen emocionale “eu na paska tradhëtue!”, një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e gjuhës popullore që thyen stilin narrativ dhe e kthen tekstin në një akt dëshmie kolektive.
Në planin diskursiv, fragmentin ë këtë libër ”E nisën minatorët, e vazhdoi populli”
i takon asaj që në studimet letrare quhet narrativë e traumës politike, ku përvoja e shtypjes përkthehet në gjuhë si kujtesë, akuzë dhe thirrje për drejtësi. Mënyra se si i përshkruhen autori Çerkin Ibishi burgosjet, diferencimet politike dhe ndërhyrjet në arsim e bëjnë tekstin një dokument kulturor të rëndësishëm për të kuptuar mekanizmat e kolonializmit të brendshëm në Kosovë.
Në përfundim të këtij titulli ”E nisën minatorët, e vazhdoi populli” autori Ibishimi ka për qëllim se ky fragment nga libri nuk duhet lexuar vetëm si kronikë e një periudhe historike, por si një tekst i angazhuar që synon të prodhojë vetëdije kolektive. Vlera e tij qëndron në aftësinë për të artikuluar përvojën e shtypjes përmes një gjuhe që bashkon faktin historik me emocionin politik, duke e bërë atë pjesë të letërsisë së rezistencës dhe kujtesës kombëtare të Kosovës.
Vlera e këtij libri nuk qëndron vetëm në përmbajtjen faktike, por në aftësinë për ta shndërruar përvojën e një epoke në një rrëfim me funksion etik, politik dhe kulturor për brezat që vijnë.
Duke e shfletuar librin, hasa në intervistën time që e pata realizuar me Çerkin Ibishin më 9 mars 2021 përmes linjes telefonike.

Ndaj mund të themi se Çerkin Ibishi ishte dhe mbeti gazetar i rezistencës kombëtare për pavarësinë e Repulikës së Kosovës

Në bazë të gjitha dëshmive dhe njohjen time me autorin z. Çerkin që nga vitet e 90-ta, mua më rezulton se gazetari, intelektuali Çerkin Ibishi, me veprat e tij dhe kontributin e tij të dhëënë për çështjen e Kosovës më ka folur personalisht mua Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, dhe shumë herë Presidenit Rugova edhe publikisht e ka potencuar rastin e Çerkin Ibishit për maltretimet e tij nga policia kriminale serbe. Ndaj mund të themi se Çerkin Ibishi ishte dhe mbeti gazetar i rezistencës kombëtare për pavarësinë e Repulikës së Kosovës. Ibishi paraqitet jo thjesht si profesionist i medias, por si intelektual i angazhuar, ku akti i të shkruarit shndërrohet në formë të drejtpërdrejtë të qëndresës politike dhe morale kundër një regjimi represiv.
Gazetari Ibishi zen vend në traditën e intelektualëve shqiptarë që e kanë konceptuar fjalën publike me shumë guxim si instrument të mbijetesës kombëtare. Me formulimin tim se “pa qenë intelektual, atdhetar trim dhe patriot i shquar nuk mund të merresh me gazetari” e ngre profesionin e gazetarit në një nivel të misionit historik, ku shkrimi bëhet një akt sakrifice dhe përgjegjësie kolektive.

Vepra madhore e Çerkin Ibishit nuk e ndërton vetëm një biografi profesionale, por një mitologji të gazetarit si dëshmitar dhe martir potencial i së vërtetës për rajonin e Mitrovicës dhe Dardanisë

Rezistenca e autorit e ka parë rrezikun e përhershëm – “në mes të tytave të armatimit serb” – e shndërron figurën e Ibishit në një subjekt të ekspozuar ndaj dhunës shtetërore, por që, paradoksalisht, pikërisht në këtë gjendje të pasigurisë e fiton autoritetin e tij moral. Në këtë kuptim, vepra madhore e Çerkin Ibishit nuk e ndërton vetëm një biografi profesionale, por një mitologji të gazetarit si dëshmitar dhe martir potencial i së vërtetës.
Në planin kritik, rëndësia e këtij shkrimi qëndron në mënyrën se si ai e lidh gazetarinë me kujtesën kolektive. Shkrimet e Çerkin Ibishit, të realizuara në kushte represioni, nuk trajtohen thjesht si artikuj të përkohshëm, por si dokumente historike që ruajnë të vërtetën e përjetuar të një epoke. Kjo i jep veprës dhe figurës së tij një dimension arkivor dhe moral, duke e shndërruar gazetarinë në formë të historiografisë nga poshtë.
Në këtë mënyrë, me daljen e librit të tij ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe Ibishi shfaqet jo vetëm si kronist i ngjarjeve të rënda në Mitrovicë dhe Dardani, por si një nga ndërtuesit e kujtesës kolektive duke botuar në fushën e krijimtarisë letrare rrugëtimin drejtë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

AVNI VARFI SI POET DHE STUDIUES ME DRITË PËR DRITËN E KULTURËS DHE LETËRSISË SONË- Nga Albert HABAZAJ

 

Avni Varfi – poeti i Lumit të Vlorës, gjaku i babait tim

 

Miku ynë i ndritshëm Avni Varfi, Personalitet i Shquar i Qarkut të Vlorës, pas 3 vjetësh fluturim tek yjet, erdhi përsëri midis nesh, por kësaj here i përjetësuar në librin “Avni Varfi – një meteor në qiellin e Labërisë” përgatitur nga prof. dr. Bardhosh Gaçe, botuar me sakrificën fisnike të së bijës së Avniut, Aleksandra Varfaj Arshiaj dhe financuar nga djemtë bujarë të poetit Marsel e Artur Varfi. Jo çdo fëmijë e bën këtë për babain e tij me vepra si Avniu. Të tre këta janë gjaku i gjakut tim dhe në emër të atyre të dyve, që s’i kam, me shpirt u them: MIRËNJOHJE!

Përveç të tjerash, nga që jam dhe redaktor i librit dhe shkrimi im për profilin njerëzor dhe kulturor të Avniut është përfshirë në tekst, po ashtu dhe balada “Dritë nga shpirti dhe nga vargjet” thurur me lot në sy atë natë të së shtunës, aq të trishtë të 3 shtatorit 2022 (00:29′) është përfshirë në këtë libër, unë tre pika të vogla do të kap shkurt:

1. Akti i Aleksandrës, këmbëngulja aq vullnetshme dhe fjala e dhënë përpara shpirtit të Atit të saj më vjen si reminishencë epike e legjendës së famshme “Kostandini dhe Doruntina”. Në këtë rast, nuk kemi vëllain, motrën dhe nënën, por bijën, atin dhe letërsinë. Dhe jo në legjendë por në të vërtetë.

2. Avniu pati jetën, ikjen dhe pasjetën (jo kushdo e meriton këtë të fundit). Avniu e arriti e na dritëron si meteor.

E kishim njohur si poet, si elektricist, si këngëtar, si autor tekstesh, si bujar. Si poet qe gur themeli i traditës dhe majë e lartë e poezisë moderne.

Ngaqë përgatitësi i këtij libri të madh ka bërë një parathënie serioze, siç di profesor Gaçe, ndihemi mirë si shoqëri letrare dhe në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë, anëtar nga të parët e së cilët ishte dhe poeti e studiuesi Avni Varfi, jemi mirënjohës veprës së tij shumëplanëshe që e lartëson në përmasën e përjetësisë.

Që në gjallje (sa shpejt na iku tek yjet… vetëm 71 vjeç), Avni Varfi na la 8 vepra (3 me poezi, 5 monografi), por pak e dinin se ai kishte një visar të pabotuar me shënime, refleksione, mbresa e shkrime të ndryshme kritike, po ashtu me vlerë dhe në fushën e folkloristikës. Ai dinte shumë e shkroi pak. Ka qenë në një klasë me mësuesin e gjuhëve të huaja, poetin popullor dhe studuesin e folklorit dhe etnografisë Llambro Hysaj nga Kallarati dhe me mësuesin e fizikës, prof.dr. Bilal Shkurtaj (dritë pastë) ish- rektori historik i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Siç më thoshte prof. Bilali, Avniu mësonte shumë mirë, si ne, e shpesh herë dhe më i mirë se ne. Por ky nxënës i shkëlqyer nuk mund të shkonte më tej, në universitet, se kishte një “havale” në biografi… A, i marrtë djalli, se ky ceni në biografi po i ndjek njerëzit si hije resh të zeza!

Nuk do të shtjelloj shkrimet e tij, se janë në libër, ato nuk kanë nevojë për reklamë, sepse janë shkrime dhe analiza që lexohen me ëndje, shijohen artistikisht dhe estetikisht.

Ky libër që kemi në dorë, libri i përjetësisë së Poetit të Vranishtit, na erdhi këtu në qendër të Vranishtit, si një vilë e bukur letrare me 3 kate.
Kati I ka studimet e tij (nxjerrë nga krijimtaria e pabotuar e Avni Varfit).
Kati II ka poezi, këngë e valle nëpër flatrat e frymëzimit. Tok me Muhamet Tartarin, me grupin e mirënjohur të Vranishti dhe grupin e fëmijëve të fshatit ishin një dyshe e përsosur kulturore, shembull për të tjerët. Edhe pse në tjetër rrafsh, më sjellin një imazh të Lasgushit me Kutelin.
Kati III është me artikuj e studime mbi krijimtarinë e Avniut. Pra, në fillim flet Avniu për të tjerët, në fund flasin të tjerët për Poetin e Dritës. Janë rreth 50 autorë që kanë shkruar për të dhe janë përfshirë në këtë monografi letrare. Ka të tjerë e të tjerë që do të vijojnë të shkruajnë për Avni Varfin. Po shkëpus vetëm një fragment nga çfarë shkruan intelektuali dhe artisti vranishnjot Bashkim Canodemaj (sot emigrant në Belgjikë, tek fëmijët):
“Është kënaqësi për mua që përjetoj ngjarje të tilla, lexoj, dëgjoj e shikoj se si një djalë vranishnjot jeton në qiellin e kaltër nëpërmjet vlerave të tij njerëzore dhe poetike, del, na flet dhe komunikon me virtytet e larta njerëzore dhe aftësinë për të na thurur vargje historike dhe dashurie për të na e bërë kohën më të lehtë duke jetuar me ndjenjat e tij. Avni Varfi, një djalë i thjeshtë në një familje të thjeshtë por dinjitoze me babë Nexhipin buzagaz në çdo moment dhe nënë Kafazen e urtë e fjalëpak, por dashurishumë, na sillnin ne, fëmijëve të asaj kohe, kur shkonim në shtëpinë e tyre atje buzë përroit të Kaurit ku derdhet në lumin Shushicë (lumi i Vlorës, ose lumi i Bardhë quhet në popull) aq emocion e kënaqësi. Si duket, ky ujë e kjo fëshfërimë gurgulluese e bënë Avniun që të futej në rrjedhat e natyrës bukur, duke na dhuruar ato vargje kënge që ngelet të përjetshme për brezat. E jetoj në heshtje akoma fëmijërinë time n’ ato shtëpi të ndërtuara bukur për kohën dhe n’ato ambiente aq të dashura që i krijonin ata njerëz. Prejardhja, zanafilla dhe karakteri individual i Avni Varfit e bëri njeri dhe poet Frashërlli me të gjitha atributet. Lëvizja e drejtuar e elektroneve që shfaqej në elektricitetin që ai ushtroi, ngacmonin në çdo moment shpirtin e tij pasionant që të na linte këtë trashëgimi që ju, Aleksandra, keni fatin të ndiqni edhe të shijoni edhe këtë takim të bukur, human e artistik në këtë datë për librin që përmbledh brenda oksigjenin shpirtëror të derdhur në artin e poezisë”.

3. Do të marrë malli, o Anvi dhe falmë të shkruaj dhe dy fjalë më shumë për hir të artit tënd poetik, për dinjitet të gjakut fisnik që kemi!
Avni Varfi dallon për stilin realist, që herë – herë merr horizonte romantike e herë – herë filozofia e poezisë së tij të qep në vend nga tronditja e vargut lakonik, vërtetësisht shkruar dhe ardhur artistikisht bukur, një e veçantë dinjitoze e poezisë Made in Avni Varfi. Nga shqetësimet njerëzore, ekonomike, politike në rrjedhat e kohës, vetëdija kombëtare, kur poeti qytetar e ndjen së brendshmi kushtrimin për të përballuar përbindëshat që të përpijnë dhe frymën, burojnë vargje të tilla të skalitura si monument dhimbjeje, si pasaportë identiteti, spaletë dinjiteti, si manifest lirie:
O Lum’ i Vlorës ku vete,
Asnjëherë nuk pyete,
Rreth me male, rreth me dete,
Nuk të deshën disa shtete,
Luan ishe që në djepe,
Luan ishe, luan mbete.

Në betejat si tërmete,
Djem e burra merr me vetes,
Kush, moj kush, ta prek lirinë,
Ngre në këmbë gjithë Labërinë,
Mitrovicë, gjer në Janinë,
Kush s’ta njohu trimërinë?!

Se kombi kur ka pasur nevojë, të ka folur ty, se trojet, kur i ka shkelur hasmi, ty të kanë kërkuar, t’u dalësh zot tok me vëllezërit e tu, se lirisë, kur i është marrë fryma, sytë nga ti, Lumë i Vlorës i ka hedhur me besim e shpresë. Kështu e lexon Alberti poezinë tënde, more Avni vëllai.

Dhe poezia këngëzohet e fiton jetëgjatësi, se rrjedh si krua e merr hapësirë, gjerësi e thellësi, ku noton një anije me busull në shtratin e vjetër e të sigurt të këngës labe, interpretuar aq mjeshtërisht nga grupi i mirënjohur i Vranishtit.
Avni Varfi ishte një poet atdhetar, që nuk kishte nevojë të shfaqej si i tillë. Janë të rrallë poetët besnikë ndaj vendlindjes, sidomos në këtë kohën e vërshimeve tutje, tutje tutje, drejt Tiranës, … deri në Australi …Të paktën në trevën e Vlorës, që njoh mirë, janë vetëm dy: Hiqmet Meçaj, një ndër poetët më të mirë të Shqipërisë, nuk e ndërroi kurrë Vlorën, atë shtëpizën e tij përdhese në lagjen e vjetër të qytetit me Tiranën metropolitane (dhe pse vëllimi i tij poetik “Tokë e pagjumë”, 1983 vlerësohet me çmimin kombëtar “Libri më i mirë poetik i Vitit”.

As poeti Avni Varfi nuk e ndërroi kurrë Horën e Vranishtit buzë lumit jetëdhënës me Vlorën bregdetare, që të magjeps e të merr mendtë… Edhe pse ishte elektricist, dhe aq i zoti, dhe aq human dhe që sa shumë kërkohej në qytet…

Në një poezi tjetër atdhetare, autori skalit vargun: “Buletinët si sparatanët”… Më mirë shijojeni sipas mënyrës tuaj dhe kënaquni me poezinë e Avniut tonë, se të vijoj komentin e saj. Veç një gjë e them me siguri: kemi qenë fatlumë që e kemi pasur Avniun me poezinë e tij, me shpirtin e tij, me humanizmin e tij të kthjellët, patjetër dhe me këmbalecat e tij shtyllave elektrike…

Ai na i sjell vargjet të tejdukshme, pra sikur i shohim të gjalla, të prekshme. Një imtësi funksionale tejpërmasore:
“Ecim mbi urë, në një shteg të ngushtë
këtej një luan , andej një tigër”.

Avniu nuk mund të ishte poet akuariumi, madje shpesh i kalonte me mospërfillje të tillët. Ai ishte poet i hapësirave. Poet i dritës ishte Avniu. Lirikën shoqërore e kishte në shpirt si këmbalecat majë shtyllave. Ai e shikonte realitetin në sy Dhe zhgënjehej jo pak:
“Udhët i kemi të ndryshme në jetë
njësoj këtu, askush nuk i ka,
Budallenjtë pengohen e bien në kënetë
Të mençurit fluturojnë e ngjiten me krah.

Ata që bien kthehen në ngjala, peshq, gjarpërinj
Të tjerët ngjiten e bëjnë karrierë,
Me kokën ulur e qepen si minj
Të çajnë ndonjë vrimë, poshtë, nën derë”.
Po sa aktuale është edhe sot kjo poezi, more Avni, që paç dritë, se sa shumë dritë na dhe!

Alegoria, mjetet stilistike, tematika pasur dhe arti i lartë realizues e bëjnë Avniun të jetojë në poezi, në pasjetë. Ai është regjistruar në kujtesën tonë me poezitë e tij, sidomos me vëllimet poetike “Kthehem në ekran”, (2000) dhe “S’kam kohë”, (2007) në një lirik aq të ndjerë, që ka frymëmarrje të thellë, që na fal emocione të fuqishme e ngjyra të papërsëritura, aq të veçanta, me një figuracion të tijin, që i nxjerr ngjyrat në diell aq bukur, krejt origjinal dhe shumë të kursyer. Ai ka shkruar pak, se e ka çmuar fjalën si të shenjtë e nuk mund të shpërdoren shkronjat e gjuhës shqipe, që janë “flori e kaluar floririt, o tunxh!”.

Si tek pakkush poetë që lëvrojnë poezinë dhe kanë jetë aktive në letërsi, tek Avniu, tradita dhe modernia kanë udhëtuar qetë, bukur dhe përsosmërisht në harmoni me njëra-tjetrën, për të prodhuar letërsi të mirë.
Nuk do të flas për prozën e tij, për monografitë, ku shkëlqeu edhe në rrafshin e konceptimit strukturor dhe të ndërtimit përmbajtësor, as për vështrimet e tij folklorike dhe etnografike, apo mendimet e tij për autorë të tjerë, por një fjali dua që ta ritheksoj: Monografitë e Avni Varfit, sidomos “Kapedani i Labërisë: Azem Sulo”, Tiranë, 2000 apo “Puthje në Berlin”, veçmas kjo kushtuar Azis Qerim Rexhepaj janë shembëlltyrë frymëzimtarie për çdo studiues që guxon të trokasë e të futet në portën e rëndë të gjurmimeve monografike kushtuar njerëzve të shquar të pushkës dhe të penës.
Po rikthehem tek një poezi ku autori, si poet i vendlindjes, shfaq një dashuri reale, të bukur, të pastër, shumëpërmasore, të dëlirë, ekzistenciale, aq të dinjitetshme:
“Nëpër qiellin e vendlindjes,
muza ime rreh në erë,
pranë të gjallëve
pranë të vdekurve,
vargu im dritë merr.
edhe ikën nëpër male,
eh, vise Labërie,
bëhet këngë e ndez stralle,
nëpër shkrepa dashurie”.
Aty, tek rrënjët e letërsisë, pranë vatrës së zjarrit, te shtëpia e Poetit, buzë Lumit të Bardhë, bekuar nga uji i kulluar dhe gurët çuditërisht të bardhë të Lumit tonë dhe dielli që shkon i lodhur në Çikë, vetëm të ditë para fluturimit të Zogut të Dritës, më 1 Tetor 2022, në Vranishtin e historisë dhe valles së rëndë, e thuri këtë poezi si testament shpirti.

Vranisht, 20. 08.2025
Vlorë, 12 Janar 2026

EQEREM CANAJ – KY NOTAR I PAEPUR NË LUMIN E LETËRSISË SË TIJ – Nga Albert HABAZAJ

 

Poeti dhe këngëtari

Eqerem H. Canaj ka një gjysmë shekulli duke notuar hapësirave ujore të Shqipërisë letrare dhe me natyrën rebele të labit smokthinjot, me krenarinë gjenetike të kapedanit Cane Miftari, por pa u mburrur, falë pasionit, talentit, mundësisë si mësues i letërsisë dhe gjuhës shqipe, patjetër dhe këmbënguljes atipike, domosdo që do të dilte nga shtrati dhe do të krijonte lumin e letërsisë së tij, shpesh herë me mundim sizifian.
Ai është një personalitet i letërsisë vlonjate, (i asaj që thuret në këtë qytet të bukur e madh, e cila është pjesë e së tërës Letërsi shqipe). Ai tashmë është një zë i dëgjuar në Letërsinë shqipe me një profil të dukshëm të tij në letërsinë bashkëkohore.
Kam mendimin se të jesh poet i mirë, duhet të dish edhe të këndosh mirë këngët e vendlindjes apo vendorigjinës. Eqerem Canaj këndon shumë bukur e qartë këngët labe sipas stilit muzikor të Smokthinës dhe ia merr aq shtruar këngëve karakteristike. Në pamje të parë, nga që njihet si poet modern, Eqeremi nuk ta jep ndjesinë e lidhjes me traditën, me këngën labe – ilaçin e labit për të shëruar hallet e dertet e shumta përgjatë shekujve, mjaltin për t’u ëmbëlsuar gëzimeve të pakta në rrjedhat e kohës së murrme. Kush e ka dëgjuar, është kënaqur me zërin e tij si marrës. Me gurrën popullore në shpirt, ai që herët pa nga majat e maleve të letërsisë, me synimin qysh atëherë për t’u ngjitur atje sipër me këmbët e tij, me penën e tij, me fuqinë e tij si Eqerem.
Sot, me 80 vjet e kusur në shpinë lart e shikojmë jo llagëmeve, por tek çan monopatet e ngushta për t’u ngjitur lart – tek synimi, me çdo libër që boton. Është në natyrën fisnike të autorit, që çdo vëllimi poetik apo libri me prozë (roman, tregime, novela) ditëlindjen t’ia festojë mes miqsh, me njerëzit e letrave. I dëgjon dhe e dëgjojnë, por, si shkrimtar mendjehapur, di dhe të kundërshtojë, siç dhe pret ta kundërshtojnë, sepse është qytetar i emancipuar dhe, natyrshëm, e pranon mendimin ndryshe të mikut të mirë.

Pak nga Eqeremi i letërsisë

Ndoshta nuk është e nevojshme të rrëfejmë jetëshkrimin e autorit, se bota letrare e njeh, por, edhe për referencë të shkrimtarit, dy fjalë vlejnë t’i paraqesim në këtë parathënie të librit të zgjedhur poetik të tij.
Eqerem Canaj ka lindur më shkurt të vitit 1944, në fshatin Mesaplik, Vlorë. Mësimet e para i mori në vendlindje, shtatëvjeçaren në Vlorë (Skelë). Kreu Shkollën Pedagogjike 2-vjeçare “Pandeli Sotiri” Gjirokastër, ndërsa studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega “Gjuhë-Letërsi Shqipe”, Tiranë, 1975. Canaj ka shërbyer në arsim prej 46 vjetësh si mësues dhe si drejtor shkolle, në fshat dhe në qytetin e Vlorës, ku është dalluar si mësimdhënës dhe metodist jo vetëm në lëndët e profesionit.
Ai është marrë me krijimtari letrare, qysh nga viti 1976, me botimet në revistën “Nëntori”, gazetat “Drita”, “Rinia”. Poeti Eqerem Canaj ka botuar poezinë “Labi i vogël” kushtuar mendimtarit demokrat, atdhetarit Halim Xhelo në revistën “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, (e përmuajshme letrare artistike shoqërore politike), 1977/6, f.101-102. Për novelën “Vlora-Vlora” në konkursin Kombëtar të Pavarësisë (1982), ka fituar Çmimin e Dytë. Qysh në ato vite, ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, duke iu akorduar edhe leje krijuese sipas kritereve. Në vitet e demokracisë (2011-2015), ka drejtuar Shoqatën e Shkrimtarëve “Petro Marko”, Vlorë. Për krijimtarinë e bollshme e të suksesshme, ka fituar disa çmime të para e të dyta përgjatë konkurseve kombëtare dhe lokale. Është dekoruar nga Shoqata “Labëria”, Bashkia e qytetit Vlorë, nga Qarku Vlorë, shoqatat “Petro Marko”, “100-vjetori i Pavarësisë” dhe Federata e Paqes Universale.
Vepra letrare e shkrimtarit E. Canaj është marrë në studim nga Katedra e Gjuhësisë Tiranë (2013, nën drejtimin e gjuhëtarit, prof. dr. Rami Memushaj), nga departamenti i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë (2014-2015, nën drejtimin e gjuhëtarit, prof. dr. Nexhip Mërkuri, përkatësisht: “Gjuha dhe stili në veprat e Eqerem Canajt” nga Anila Metaj dhe “Vështrimi i gjuhës së Eqerem Canajt sipas semantikës gjenerativiste” nga Anisa Rapi. Deri në vitin 2025 ka realizuar 48 botime në të gjitha gjinitë letrare.
Në Katalogun online të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë gjenden 79 regjistrime bibliografike të autorit, nga të cilat, 40 me emrin Eqerem Canaj dhe 39 regjistrime bibliografike me emrin Eqrem Canaj, ndërkohë që përditësimi i titujve në kohë shton numrin e regjistrimeve bibliografike. Përshkrimi bibliografik i veprës së tij letrare, kritike dhe publicistike të këtij autori gjendet dhe në faqen e Bibliotekës Shkencore dhe Botimeve të Universitetit “Ismail Qemali” Vlortë, si pjesë integrale e platformën ndërkombëtare Cobiss. Net, që është rrjeti i sistemeve bibliotekare – informuese dhe sistemeve të informacionit për veprimtari shkencore, regjistruar nga kataloguesi dhe bibliografi i atij institucioni, autori i kësaj parathënieje.
Ndër veprat e tij më të arrira të Canajt si “Kur zemërohen yjet” (trilogji), “Gjethi i kuq”, “Çatia e gjarpërinjve”, “Zëri i vetëdijes”, “Princesha Rugjinë”, “Apoteoza” ‘Misteri”, “Ombrella e thyer” etj., janë botuar nga gjiganti botues “Toena”.
Romanet “Çatia e gjarpërinjve” e “Rebeli”, si dhe vëllimi poetik “Gjethi i kuq” janë promovuar në Londër.
Personalitete të artit dhe kritika kanë spikatur profilin e tij letrar: “Një zë në Jug, përfaqësues i letërsisë moderne”.
Siç u shprehëm, Canaj na paraqitet lart në dy relieve: në këngë – i traditës, në poezi – modern. Qysh nga fillimet. Dhe me pretendime. Dhe shumë kërkues, i pakënaqur me veten për të mbërritur tek më e mira e mundshme. Gjithmonë prish një varg, një strofë, një poezi apo dhe një poemë të tërë, për ta rindërtuar të re, të bukur, të hijshme, të pëlqyeshme. E ka si normë ai, poezia, poema, tregimi, novela, romani, (sipas rastit) së pari meriton të pëlqehet nga vetja, dhe duhet prishur për ta ribërë prapë, po i vrau veshin… Poezinë e ka xanxare Eqeremi, sepse me veten është xanxar. Kërkues te Zoti. E gërryen mosarritja artistike dhe estetike dhe, në kërkim të gjetjeve të reja, del në udhën e madhe të letërsisë me hapin e tij të rëndë dhe autoritar. Ai e ka arritur standardin. E mban atë në lartësi dhe më tutje synon. Ky është Eqerem Canaj, i pakënaquri me veten për të kënaqur të tjerët.
Ai është si ai notari i mirë, që i zotëron të gjitha stilet e noti dhe, mund të themi se Eqeremi i lëvron të gjitha gjinitë e llojet e letërsisë artistike. Është i njohur si romancier i mirë, por po aq mjeshtër i fjalës artistike është në poezi. Canaj sakrifikon për poezinë e tij dhe kjo është e vërtetueshme dhe me ç’ka shkrova më lart, por sidomos kjo duket në përkushtimin e tij serioz deri në eksperimentet letrare që ndërmerr. Të paktën Vlorë, është unikal në këto prova letrare, jo vetëm në strukturën poetike (si te haiku etj.).

Notari i dallgëve që del në anë
Dhe erdhi koha që Poeti të botojë Serinë e zgjedhur të veprës së tij letrare në kolanën Poezia shqiptare bashkëkohore, vëllimin poetik me titullin metaforik aq të gjetur dhe intrigues “Gërshet shqiponjash për liri”, më i ploti dhe më i arriri i derisotëm.
Patjetër nuk mund të bëj analizë teksti a koment letrar, se nuk është ky misioni i parathënies, por disa piketa poetike po i ravijëzoj, që teksti të marrë një trajtë të dukshme e të bëhet i qartë i dallueshëm për lexuesin për strukturën dhe mesazhet që i përcjell përditësueshëm lexuesit të sotëm.

Shqiponjat me gërshet lirie

Libri që kemi në dorë me emrin e bukur simbolik “Gërshet shqiponjash për liri” është vëllim poetik i veçantë sepse është i ndërtuar vetëm me poema. Libri ka 3 kre, ku kreu i parë titullohet “Mesapliku në luginë”, me 6 poema apo 4 poema dhe 2 vjeshta të gjata, që vijnë si poemth. Edhe në këtë libër vërejmë se Eqeremi është poet i vërtetë, është vetvetja dhe njeri me personalitet të fortë letrar, ku spikat për autenticitetin, vetëbesimin e motivuar dhe qëndrueshmërinë shkrimore. Në poezitë e këtij vëllimi, niset nga vetja, nga shtëpia e tij, nga Mesapliku. Jam i mendimit, që jetëshkrimi ndjesor, idetë dhe mendimit e çdo autori gjenden në botimet e tij. Në çdo botim ai jep vetveten, pak e pak a si t’i vijë. Edhe Eqeremi po kështu. Tek poezitë e tij gjeni atë. Një vlerë e autorit është se ngre në poezi e poema gjeografinë lokale, ato hapësira e troje, ata banorë e psikologji, atë jetë të përditshme e kulturë jetese, ata heronj me histori që njeh më mirë dhe i paraqet e i përuron në nivelin e botës shkrimore për t’u njohur dhe nga të tjerët.
Poemës së parë i ka vënë emrin “Baladë mbi Shushicë” dhe ia ka kushtuar heronjve të Luftës Kombëtare të Vlorës, 1920, profetit të Kotës legjendare Zigur Lelo, kapedan Sali Vranishtit, Kanan Maze Bukurisë, Ballit të lapidarit Selam Musai, gjyshërve tanë të mirë, që nisin kuvendojnë…, Sazanit, Vlorës, Drashovicës, Gjormit… Ndër heronjtë e popullit, gjaku i të cilëve u bë dritë më Njëzetën, Kanan Mazja, i cili luftoi sypatrembur, hyri në legjendë me nofullën e bërë copë nga një predhë. Dhe armikun e hodhën në det, gremisën Perandorinë Apenine. Autori shkruar me mjeshtëri artistike, me vërtetësi dhe nderim për ata luftëtarë idealistë të lirisë së Atdheut. Poemës i vesh kostumin që i shkon, tradicionalin me 6 rrokshin, që përdoret dhe në letërsinë artistike me rimë abcb (nga që nuk rri dot në rresht të përdorë rimat e puthura, të kryqëzuara apo të mbyllura), duke e përforcuar ritmin dhe mjetet shprehëse të gjuhës poetike: “Për lirinë e trojeve/ shqiponjat gërshetë/ përtypin vetëtimat/ gjaku spërkat retë”. Për të vënë në dukje figurën e luftëtarëve vullnetarë për liri, për të përforcuar përshtypjen, që të kemi ndjesi të fuqishme gjatë leximit, që ta përjetojmë sa më gjatë në kujtesë historinë e shkruar në vargje, autori përdor një nga tropet më domethënëse, siç është hiperbola, që i shkon shumë për shtat poezisë epike dhe kësaj epiko-lirike.
Duke qenë se jam njëri ndër njohësit e letërsisë së Canajt, kam bindjen se Eqeremi nuk bën letërsi për letërsi. Patjetër që letërsia e tij është një standard letrar, por ai ndërton po aq një letërsi me mesazhe të qarta e të dëlira lirie. Poezia e tij është sa sociale, po aq atdhetare, ndërkohë që poezia atdhetare nuk mund të jetë kurrë e vjetruar, se ndjenja atdhetare udhëton si stafetë nga brezi në brez tek banorët e këtyre trojeve, aq më tepër motivi atdhetar tek poetet, që janë dhe misionarë drite e kanë ndjesi më të thella për rrënjët, prejardhjen, sotmërinë, ardhmërinë e vendit “ku kemi lerë”. Edhe nëpërmjet vargjeve të poemës “Baladë mbi Shushicë”, autori na risjell në kujtesë me format e tij poetike se si përfaqësuesit e fuqive imperialiste, të mbledhur në Paris, në Konferencën e Paqes (18 janar 1919-1920) për të ndarë “plaçkën, siç shprehet ai, përpiqeshin të realizonin planet e tyre antishqiptare. Autori na kujton historinë e hidhur, kur pushtuesit italianë kryenin barbarizma, duke rrëmbyer fëmijë, gra e njerëz të pafajshëm, të cilët i mbyllnin në anije, sa “lot vajtonin yjtë”…
Historia na mëson se ishin të shumtë faktorët që e bënë Vlorën simbolin shqiptar të fitores mbi një pushtues të madh, më modernin e kohës, ndërsa autori këndon me ngjyrime emocionale, art, krenari dhe vërtetësi: “Zjarr zemra shqiponjash/ flakë derdhej nga goja/ rrjedh e rrjedh balada/ për ty: “Vlora – Vlora”.
Janë ngjarjet dhe njerëzit që i kanë bërë më shumë përshtypje në jetë autorit, të cilat ai i përjetëson në vargje. Pas “Baladës…” vjen “Lamtumira” kushtuar shkrimtarit të njohur Shevqet Musaraj, që jetën dhe veprën e tij e vuri në shërbim të Atdheut. Musaraj ishte nga Matogjini, fshat i Shullërit në krahinën etnografike të Mesaplikut; ishte nga rrënjët e autorit (Bashaj – fshat i Shullërit në krahinës e Mesaplikut); ishte nga rrënjët e mia (Tërbaçi, po ashtu – fshat i Rrëzës në krahinën e Mesaplikut).
Eqerem Canaj është një shkrimtar me emrin e tij dhe poet i lirë, që nuk vuan nga komplekset. Përveç Mesaplikut, prejardhjes së njëjtë, që na bën krenarë në kohë, Musaraj e ka ndihmuar mësuesin e letërsisë dhe shkrimtarin e ri, të talentuarin e pasionuar dhe të munduar Eqerem Canaj, e ka përkrahur dhe mbështetur autorin e ri mesaplikas, i ka falur mirësi. Dhe Canaj, i rrahur në dallgët e furtunat e përroit të thellë, të egër e rrëmbyeshëm të jetës, di ta ndajë shapin n ga sheqeri, siç thotë populli. Canaj i thotë të bardhës e bardhë, të zezës e zezë dhe këtë logjikë e mbështetë në përvojën vetiake, se është i vetëdijshëm kush e ka mbështetur dhe kush e ka shtyrë. Për ata që e kanë përkrahur shpreh mirënjohje, ata që e kanë shtyrë i anashkalon me shpërfillje. Shkrimtari i njohur Shevqet Musaraj ka qenë në shkëlqim qysh nga koha koha e LANÇ – it deri sa ra sistemi në Shqipëri. Këto 35 vjet demokraci emri i tij është zbehur e zvogëluar, është errësuar e sulmuar. Autori është me kohën, është fatos i demokracisë, por nuk mund të jetë mosmirënjohës, si ca liliputë. Mirënjohja e tij ndaj shkrimtarit Musaraj është strukturuar në vetëdijen e tij, në karakterin burrëror, qytetar e letrar, është virtyt njerëzor. “Deti kaltëron, deti nxin/ valëzim dallgësh në pafundësi…”
Nëpërmjet kësaj poeme, vërehet lehtë që autori noton në lumin e letërsisë së tij. Me një gjuhë letrare e mjete të fuqishme shprehëse në të shkruar, ai është në fushën e tij i lirë, i pa fre, me frymëmarrje të plotë poetike, ku feksin metaforat, epitetet, krahasimet etj. Në këtë poemë me 4 pjesëza poetike, si të ishin bisturi e kirurgut, autori i bën autopsinë mikut të vjetër dhe të mirë, ku “përmbi qiejt retë ngjyer në shqotë/ …mbetët të mugtit poetë”. Dhe, natyrshëm, ndahen në paqe me: “lundërtarin poet/ lamtumirë poet!”
Udhëtimi poetik i autorit ka dy korsi, atë epiko-historike dhe korsinë liriko-sociale e shpesh herë i kërlesh ato, që thurja e vargjeve të na bëjë më shumë përshtypje, ta përjetojmë më konkretisht poezinë, pse jo të futemi në lëkurën poetike që ai na paraqet që ta ndjejmë veten brenda.
E treta në renditjen e “Gërshetit…” është poema apo poezia e gjatë “Labja”, kushtuar legjendës njerëzore Miro Tërbaçi, heroinë popullore e mbarënjohur për historinë e saj trimërore jo vetëm në Labëri dhe në Shqipërinë e Jugut. Për Miro Tërbaçen janë shkruar poema nga Odhise Grillo e Zhaneta Lazri, janë thurur poezi nga shumë autorë, ndërkohë që mund të jetë një personazh historik që ka 146 variante këngësh labe apo motërzime të këngës popullore. Canaj e gdhend bukur dhe me origjinalitet personazhin historik në personazh letrar, duke e sjellë në vetën e dytë njëjës, pra, duke iu drejtuar me “ti”, për ta bërë më të afërt atë me veten, me lexuesin: “Me legjendat rritur…/ djepi prej eshtrash/ lëkundej mbi ty,/ vdekjes i thoshje/ plaç,/hasmin/ përpije me sy…/ kokën pashait po sillje në trastë,/ labe, moj labe!”. Struktura moderne e thurjes së vargjeve e bën poemthin të pranueshëm dhe tërheqës për lexuesin e sotëm, që është lodhur nga prodhimet e papjekura letrare, që na i vënë përpara si qullufice.
Edhe poemthi në vijim “Trimi kësaj toke” kushtuar heroit të Popullit Zigur Lelo, ecën në këtë shtrat, me profilin e tij epiko-historik, ku në funksion të ndjeshmërisë së lartë letrare, ku shkëlqen kontrasti dhe similituda, për të realizuar përshkrimin real të heroit në vargje, autori ka futur me finesë edhe elemente folklorikë, si vargje nga epika historike e Luftës Kombëtare të Vlorë, 1920 apo edhe pasazhe etnografike. “Gunën e leshtë, hedhur krahëve/ gunë e ashpër me thinja të bardha,/ si mjekër e maleve të sertë/ i/ fole me gjuhën tënde vitit të mbrapshtë:/ Mbaju,/ mos u jep!”. Gjatë gjithë lëndës, vërejmë se autori shpesh herë, ku e shikon me vend, na tërheq vëmendjen me piketën e lartë letrare të “Gërshetit…”. Edhe te poemthi i Zigurit, se “Nga Veriu në Jug/ gërshet i shqiponjave/ rrëmbyer në dyfek/ për nënën e gjorë/ për Vlorën e shtrenjtë”, kur, siç i drejtohet autor heroit: “mbi trupin tënd/ plumbat hiqnin valle,/ nata blozë e zhgunë” dhe zbritën mbi Kotë, mbi Vlorë kënga e hekurt e maleve”.
“I gdhendur në kujtesë” është një poemë elegjiake, që na vjen si lotim i hidhur i zogut shtegtar për një bir nëne, që, si shumë e shumë të tjerë, mori udhët e mërgimit dhe u përball keq me liganët e atij dheu, që, ç’nuk bënë me përbuzje, përçmim e turpërim për t’i vrarë krenarinë, por biri i nënës labe u bë furtunë e flakë vetëtime për poshtëruesit e ulët, kur na pllakosi gjëma e rëndë e emigracionit ekonomik shqiptar, viktimë e kohës dhe e shtetit në rrokullimë. Edhe pse erdhi në arkivol, nëna stoike, shamizeza pahequr e këndoi me vaje zogun këngëtar: “Diku mbive prapë/ si lisi në rrënjë/ përjetësisht i gjallë/ i gdhendur në kujtesë”.
“Mesapliku në luginë” është poemë liriko-epike, e gjashta dhe fundit e kreut I të vëllimit poetik, e ndërtuar me 7 nënkre, ndër më të bukurat që kam lexuar për vendlindjen, si gjetje, motivim e realizim tërësor si përmbajtje e një vepre të mirë letrare në letërsinë shqipe. Poema është botuar edhe në vëllimin poetik “Qiej të çarë”, Tiranë, “Naim Frashëri”, 1996, f. 133-152. Vetëm kjo poemë meriton një shkrim më vete, një vështrim analitik të merituar, sepse është ndër më të dashurat për autorin, ndër më të arrirat, si lartësi e nivelit artistik, të humanizmit njerëzor dhe dashurisë për dheun e të parëve dhe natyrën si kartolinë speciale. Për Mesaplikun, autori rri e mendohet, trurit t’i ndezë dritë e ballin rrudh mbi kartë të mbjellë për brezat e këngët e trimërisë ëndrrat për të ardhmen. Si në çdo krijim të tij, por sido mos në këtë poemë, ka një begati të shëndetshme retorike, pra të figurave të fjalës, si, fjala vjen, tropet, figurat gramatikore dhe figurat e ndërtimit. Po kaq të freskëta, të këndshme e të begata përdor dhe figurat e mendimit, si p.sh., similituda, alegoria, apostrofi, pyetja dhe përgjigjja retorike, perifraza etj. Është në natyrën e tij krijuese përdorimi i beftë i neologjizmave, të cilat nuk mund t’i shkruajmë këtu, se ato aq sa janë të bukura, aq janë dhe të shumta në numër, por, që fatmirësisht ne nuk na bezdisin, përkundrazi na shijon më kulturalisht dhe estetikisht këndimi i poemës. Nuk është deklaratizëm patriotik vargu i poetit: “Mesaplik/ për ty do të vdes”, sepse vendlindja e tij është “ag dhe dritë”, sepse është amaneti atdhetar i të parit të tij, Cane Miftarit, që tok me tafilë, hodot, gjolekët thyen taborë, saqë klithnin sulltanët. “Me leshra të bardha si lule bore…/ me zemrën në duar si në përrallat mitologjike dhe gunat hedhur përmbi tela”. Në këto katër vargje është një epope e tërë lirie, me kapedanët e Njëzetë sikur të ishte një pikturë poetike. Në fund të fundit, çdo përpjekje letrare, arsimore, edukative që bën autori, ashtu sikundër dhe dëshira mundi i çdokujt, është që të kemi “fëmijët si lulet/ lulet si fëmijët”.
Kreu i dytë titullohet “Përdëllimi” dhe përbëhet nga 3 poema. Poema e parë ka emrin “Shqiponja nervoze”, titull i padëgjuar ta ketë tjetërkush në vjershërimet e tij. Është një poemë politiko-sociale, ç’ka mishëron se autori nuk është një poet i akuariumit, por është një veprimtar, një intelektual i shqetësuar, që operon ndershëm dhe shëndetshëm, pa le të dhembë plaga… Në vështrimin e tij poetik, autori tregohet ashpërsisht i vërtetë, se nuk mund ta mbajë ndërgjegjen të ngarkuar dhe, i revoltuar, na sjell imazhin e shqiponjës nervoze për këtë Shqipërizë gjithë jetën në dufe shtrëngatash.
Stili metaforik i autorit nuk bulëzon, por shpërthen me energji poetike të gjallë. Ka plot vargje me kompozita, fraza e shprehje metaforike, epitete të goditura e figura të tjera, që e hijeshojnë poemën, lindur natën e furtunës që solli shqiponjën nervoze mbi pishë.
Poema II e kreut II ka emrin e një vajze “Aleksia” dhe vjen si përjetim i një gjendjeje shoqërore në qytet. Poema ka intensitet, kontraste të fuqishme, ka ritëm, ka dramacitet e përshpejtime të zhvillimit të situatave e gjendjes psikologjike të Aleksias, protagonistes së poemës. Trajtohet një ngjarje kulturore e fundvitit, ku çmimin “Protagonist i vitit” e kishte merituar një poet që mungonte në sallë. Ai ishte emigrant. Në dhe të huaj. Atje…“Konferencierja me diksionin kumbues/ të lirizmit karakteristik/ çliroi emrin poetit…”. Aleksia, vajza e bukur e poetit mori dekoratën dhe tufën me lule i mbajti gjatë në duar… E shtangur, ajo nuk mund të falënderonte. Nuk mundte. Po mbante rënduar arkivolin e babait. I thoshte durimit “duro”. Nuk tha një fjalë. Tjetër gjë mendonte ajo: “Me arkivolin e të et në dorë do të dalë jashtë/ kësaj salle, mbytur frymorësh epshngrirë,/ drejt hapësirë blu… po babain e saj, poetin/ e natyrës/ e të filozofisë, siç qe: do ta varrosë pranë/ trungut/ të një ulliri…/ mbi kreshtën e shkëmbit të kalasë… Poema vjen si një prozë poetike moderne, që rrjedh lirshën në shtratin e saj dhe shfren me zemërim ndaj maskave, se nuk ndjen mallëngjim, as dhembshuri a mëshirë ndaj realitetit hipokrit, që hiqen sikur janë prekur në zemër.
Poema III, që ka titullin “Përdëllimi”, është e fundit e këtij kreu. Është një poemë e gjatë, sa një libërth më vete, që na vjen si himn për prejardhjen dhe këndvështrim i thukët për veten. Do t’i shkonte shumë edhe titulli “Monument për babain”. Është botuar në vëllimin poetik “Gjethi i kuq”, Tiranë, Toena, 2013, f. 145-173. Përmbajtja e poemës është aq tronditëse, sa që na rrëmben dhe ne i përjetojmë keq ngjarjet që zhvillohen në rrjedhën e vargjeve dhe ndjejmë, sikurse autori, krenari apo zemërim, sidomos dufet na bëhen si dallgët e lumit në stuhi të keqe, që rrëzon pemë e mendime… Këtu autori ulet këmbëkryq me historinë e jetuar, me fshatin, me realitetin sy më sy si poet i vërtetë, jo si politikanët shtiracakë. Ka zbritur nga kali i racës që kishte historia e të parëve legjendarë. Këtu ai gjendet i rrethuar nga trishtimi e pamja e zymtë, që klith. Nuk më pëlqen shprehja “Burgu është për burrat”. Jo, burgu është për fajtorët, nuk është për gabimtarët, për ata njerëz të thjeshtë e punëtorë që gabojnë pa dashje, pa qëllim të keq. Ndërkohë, që burgu është burg, nuk ka emër tjetër, as tjetër kuptim s’ka. Ai lë shenjë. Edhe pendët e gushkuqit janë nervoze e lehin vetëtimat qiellit dimëror. Edhe ajri është bërë i egër. Eshtrat e portës – nervozizëm i ndryshkur. Shtëpia ka vdekur. Autori rrëfen burrërisht dhe me dinjitet poetik, si kurrë më parë për babain, për gjyshen, për nënën, për veten… “Ulërin foshnja për qumësht gjiri nga i së/ ëmës. Po gjyshe zeza e ushqen me lot…/ Zoti e mëkon me qumësht perëndie…”. lindi djali, drita e syrit. U bë poet. Është një emër sot. “Përdëllimi mallor më ka përflakur në tërsëllinë e tejmatë”. Por, zemërata e poetit është e pamatë, saqë, siç shkruan ai, as Balzaku, Homeri, Tolstoi, Gorki, Tueni, Hajnrih Bël, as Nesin e as vetë Musaraj i tij nuk ia kthejnë vështrimin nga droja (?!)… E megjithatë, simbolika e shtëpisë është e veçantë dhe me mesazhe të kthjellta. Dashuria për vendlindjen merr një kuptim të ri më të gjerë, më të thellë e bashkëkohës. “Zjarri i mallit dashuror ta ketë shkrirë/ me degë e rrënjë?!”
Kreu III i këtij vëllimi ka emrin “Burri i dheut” dhe përbëhet nga 3 poema. “Liria”, që çel këtë kre, është një poemë epiko-historike, që në 3 pjesë rrëfen në vargje, sipas stilit të autorit dhe këndvështrimit të tij, dramën e burrave të Hormovës nga diktatori Ali Pasha. Tragjedia e burrave hormovitë, të cilët diktatori i ndëshkoi rëndë dhe turpshëm, duke i detyruar të shinin në lëmin me driza është një akuzë e rreptë ndaj tiranisë së pashait Ali Tepelena. Autori e njeh mirë këtë histori tragjike, mbushur me barbari mizore dhe ka ditur ç’të përzgjedhë prej saj për të nxjerrë fjalën poetike me efekt artistik, falë dhe fantazisë së tij krijuese, që të tërheqë vëmendjen e lexuesit. Vdiq peshku që kërkonte liri, shkruan autori, jo ngordhi, siç thuhet për ndërprerjen e jetës së një kafshe. Tjetër përmasë i jep në kontekst të idesë themelore të librit që është liria në tërësinë e saj kuptimore në univers. “Koha shtërzon lirinë e Sizifit/ liri me litar në grykë”.
“Vikama” është poemë e dramave sociale të kohës që jetojmë. Në këtë poemë kemi fjalë të reja të tijat apo me burim nga dialekti rajonal, të cilat qëndrojnë mirë në tekst dhe e bëjnë më tonin, si lexues. Të tilla fjalëformime (neologjizma) që hyjnë rishtazi nga autori mund të përmendim: lumëmarri, gjëmatari, sherranët, ujana, pikëllimtari, xhindaku, tërbimtari, rrëmbimtari, gjoriani etj. poema i kushtohet një punëtori nate, që dha jetën, i përfytur me dallgët gjatë përmbytjes së qytetit të Vlorës, tetor 2015. Ai punëtor i thjeshtë përjetësohet në poemë si lumëmarri i përroit të lotëve.
“Burri i dheut”, e treta e këtij kreu dhe e krejt librit, është një poemë tronditëse politiko-sociale, ku uni poetik, bashkëshoqërues apo udhërrëfyes poetik në të tre kretë e këtij vëllimi poetik të veçantë për autorin dhe letërsinë e sotme, ka dalë dukshëm në skenën e fjalës së shkruar të ngrejë zërin, të protestojë e të shpërthejë për lartësimin e Shqipërisë, se “të parët e shtetit/ luajnë mbi fatkeqësitë/ e atyre që janë poshtë/ në fushën e të mundurve…”; të ngrejë zërin, të protestojë e të shpërthejë për burrin e dheut me dinjitet; të ngrejë zërin, të protestojë e të shpërthejë se shqiponjat “për lirinë/ dhe vetëm për Lirinë bëhen theror…”
Gjithë lënda poetike e librit ka një harmoni të natyrshme, që vërehet tek lidhja organike ndërmjet të poemave të përfshira në 3 kre, të cilat kanë një unitet të qëndrueshëm kompozicioni. Po ashtu, zgjedhja dhe renditja e fjalëve në mënyrë të këndshme për veshin e një lexuesi të kulturuar tregon se autori e zotëron më së miri mjeshtërinë artistike si në formë dhe në përmbajtje. Prandaj shprehemi, se sa më ëmbël të tingëllojë fjala në varg, sa më e harmonishme të jetë strofa, struktura poetike, lënda letrare, aq më thellë na prek mendjen dhe zemrën tonë, si lexues, patjetër dhe të studiuesve të autorit apo letërsisë që prodhohet në Vlorë apo dhe në Shqipëri.
Në bodrumin e tij të freskët me figura gramatikore, figura stilistike dhe artistike, ai merr atë që i duhet dhe e vendos në vendin e saj ku dhe kur vlen, që të ngjit për lexuesin, që nuk e merr era, por ngelet mbresëlënëse në kujtesë
Ndër kolegët e sotëm të Vlorës (që ushtrojnë të shkruarit letërsi mbas viteve 1990), E. Canaj është i pari dhe ndoshta unikal që ndërton një libër vetëm me poema. Ja, ky është Eqerem Canaj – notari i paepur në lumin e letërsisë së tij, që në një libër me 12 poema thuri “gërshet shqiponjash për liri”.

SHPRESA E SHQIPONJAVE TË TËRBAÇIT NDEROHET NGA VLORA- Nga Albert HABAZAJ, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë

 

MWSUESJA DHE ARTISTJA POPULLORE SHPRESA KAPO ÇELAJ VLERËSOHET ME TITULLIN “PERSONALITET I SHQUAR I QARKUT VLORË”

 

Sa bukur!…

Ky shkrim u ndërtua kur dy artistë popullorë të spikatur, dy zëra të dashur të këngës labe dhe valles labe të kënduar – Shpresa e Shqiponjave të Tërbaçit dhe Bujari i grupit “Autokton” u nderuan nga Këshilli i Qarkut Vlorë, ndërsa propozimi i bërë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë “festoi” 2 vjetorin e nisjes në destinacionin e duhur. Më në fund, u arrit një vlerësim i merituar për dy artiste të burimit lab, që përçojnë vlerat më të mira të visave të tyre, na dhurojnë thesare të vërteta të prejardhjes me besnikëri, me art e dashuri. Për këtë ngjarje kulturore u bë dhe një veprimtari e bukur në qytet, një ceremoni nderuese e thjeshtë, mbresëlënëse, po larg tamtameve bombastike dhe pjesëmarrjes massive për t’u dukur me “mbushës topi” a njerëz që s’kishin të bënin me burimin e kulluar të gurrës popullore dhe vlerat e mirëfillta të trevës së Labërisë. Ishte pikërisht Qendra Kulturore e Fëmijve Vlorë që hapi dyert bujare për artistët e vërtetë popullorë.

Ky takim shumë simbolik, domethënës dhe i bukur. Qarku i Vlorës nderon dy artistë popullorë, dy këngëtarë të denjtë të Labërisë, Bujar Sinanin e grupit Autokton dhe Shpresa Kapo Çelaj e Grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit – ikona e këtij ansambli unikal të polifonisë femërore labe. Dhe pikërisht këtu, në Qendra Kulturore e Fëmijve, këtu ku, ne si gjyshër dhe gjyshe, japim mesazhet më të dashura, më të qarta, më të bukura, më domethënëse për të nesërmen e bukur të Shqipërizës sonë të dashur, hallemadhe dhe me dritë. Pasuria shpirtërore e traditës popullore, identiteti kulturor i vendlindjes paraqitet me vlera të larta artistike dhe estetike dhe përcillet me dashuri tek brezat e rinj që të mos humbasë, por të na zbukurojë jetën dhe të na ëmbëlsojë atë, se kemi nevojë si gjithmonë, aq më tepër sot kur, globalizmi ka plot të mira, por ka dhe jo pak tronditje artistike – estetike dhe morale…

Dhe ja, kështu nisi ky shkrim…

Sa bukur! Artistët e vërtetë gëzojnë për vlerësimin e njëri-tjetrit. Shpresa e Shqiponjave të Tërbaçit me simotrat e saj të grupit të grave të vendlindjes dhe këngëtari Bujar Sinani i grupit lab Autokton i dhanë Vlorës art tradite, gurrë popullore të pastër dhe të pasur 23.12.2025

Sa bukur kur shpërndan vlera të pastra e visare të çmuara shpirti!

Mirënjohje të gjithmonshme për grupin tim të zemrës, ansamblin e grave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”. Ju jeni krenari për vendlindjen, dinjitet njerëzor dhe kulturor, sakrifica për trashëgiminë e të parëve tanë, që nga katragjyshet e stërgjyshet, gjyshet e nënat e vetë ju, që jeni të gjitha nëna e gjyshe të mrekullueshme: Lavdie Goxho Xhakaj, Liri Gaçaj Shkurtaj, Hava Çelaj Muçaj, Shpresa Kapo Çelaj, Bejushe Gaçaj Veraj, Fatmira Hodo Skëndaj, Liljana Rrapi Kapaj, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Flutura Nanaj, Antoneta Goxho Mehmetaj – qofshi të bekuara nga Mali i Çikës dhe nga Perëndia e Mirësisë!
Pwr kwtw veprimtari tw merituar, por tw vonuar vlerwsimimi e nderimi pwrshwndetwn, uruan e pwrgwzuan shumw njerwz qw e duan artin tonw popullor, folklorin shqiptar, kwngwn dhe vallen e bukur labe, qw pwrcjell mesazhe me dritw. Po citoj vetwm njw:

Kozma Mitraj: “Të përgëzoj si drejtues i Ansamblit Artistik “10 shqiponjat e Tërbaçit” dhe për arritjet e këtij grupi brilant në interpretimin e polifonisë labe, të kësaj pasurie të paçmuar shpirtërore të popullit tonë. Me këtë rast i dërgoj urimet më të përzemërta znj.Shpresa Kapo Çelaj për vlerësimin e saj me titullin “Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë” dhe kontributin e saj për mbajtjen gjallë të vlerave të folklorit tonë të mrekullueshëm!

Dhe unw po me aq vlewrsim e nderim i them: “Kozma Mitraj, faleminderit shumë për urimin dashamirës dhe për fjalët e dëlira që shprehni për grupin tonë, ansamblin folklorik “10 Shqiponjat e Tërbaçit”.
Kur jemi bashkë e bëjmë gjëra të mira, zbukurojmë jetën tonë shpirtërore e qytetare.

Mirënjohje!

Ikona e Shqiponjave të Tërbaçit

Shpresa Kapo Çelaj është personalitet i njohur i Kulturës popullore në qarkun e Vlorës, me një kontribut folklorik mbi 55 vjeçar, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në bartjen, pasurimin dhe transmentimin tek brezat të këngës dhe valles labe, sipas stilit muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht, duke rrezatuar përfaqësim dinjitoz dhe në festivale të nivelit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Pikë kyçe e Grupit të Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, i cili është një ansambël unikal në gjithë Labërinë për këngën labe, për vallen labe të kënduar sipas stilit muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht, visar për Polifoninë Femërore.

 

Nderimi i artistëve popullorë Shpresa Kapo Çelaj dhe Bujar Sinani

Ditën e martë, datë 23 dhjetor 2025, ora 14:00 në sallën e madhe të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Barjam Tushi” Vlorë, u zhvillua një veprimtari e bukur festive dhe nderuese për vlerësimin e 2 artistëve popullorë: Shpresa Kapo Çelaj – (korife i grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”) dhe Bujar Sinani nga Dushkaraku (korifeu i grupit lab “Autokton”).

Shpresa u vlerësua me titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” me motivacionin “Për kontribut të çmuar në ringjalljen e vlerave folklorike dhe pasurimin e këngës labe në trevën e Lumit të Vlorës”. Bujari u vlerësua me titullin “Mirënjohje e Qarkut të Vlorës”. Vëmendja, vlerësimi dhe nderimi që bën Këshilli i Qarkut Vlorë dhe vetë kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë dr. Ervis Moçka na të ndihemi më të motivuar për të vijuar udhëtimin etnofolklorik.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre artistë popullorë, miq e dashamirës të këngës labe, si dhe z. Isftref Dobi – këshilltar kulture i kryetari të qarkut Vlorë, z. Ahmet Demaj, kryetar i shoqatës Atdhetare – Kulturore “Labëria” për degën e Vlorës dhe anëtar i komisionit vlerësues në qarkun e Vlorës. Shpreh mirënjohjen për drejtoreshën e QKF (Qendra Kulturore e Fëmijëve) Vlorë zonjën Albana Tushe Curo për mirësinë fisnike.
Kënaqësia ime ishte e dyfishtë, sepse isha propozuesi i vlerësimit të tyre në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë, ndërkohë edhe njohës i mirë i visareve folklorike të këtyre dy artistëve popullore me grupet përkatëse. Me këtë rast thura këtë këngë për të dy artistët popullorë, të cilën e këndoi aq bukur, me ndjenjë e dashamirësi grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, marrëse Antoneta Goxho Mehmetaj kthyese Liri Gaçaj Shkurtaj hedhëse Hava Çelaj Muçaj, mbushën kënëgën: Lavdie Goxho Xhaka, Bejushe Gaçaj Veraj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Flutura Nanaj dhe mbeskëza e Fluturës, si një shqiponjëz e vogël, që do të marrë stafetën e gjyshes nesër tok me Erinedën e yllkëzat e gonxhet që po çelin në Tërbaçin tonë të dashur.

Ja dhe teksti i këngës:

Shpres’ e Shqiponjave sot
Tek nderohet, i qesh balli,
Një jetë dallg’ e diell tok
Kthen kokën dhe e merr malli…

Qarku Vlorë e ka nderuar
Personalitet i Shquar,
Nga Shqiponjat e bekuar
Më lart për të fluturuar…

Vjen një kohë dhe nostalgjia
Na rrëmben me lot të qeshur,
Mbushur nga fisnikëria
Me ngjyra të ëmbla veshur.

Ikin, si zogj fluturojnë
Vitet zbardhin bujarinë,
Pesa jonë si shqiponjë
Mbi shkëmb pret sfidat që vinë.

Se në krah’ ka 10 Shqiponjat
Një ansambël që bën dritë,
Që pijnë uj’ maleve tona
Ujë Gurre në traditë.

Një urim Bujar Sinanit
Si Shqiponja do t’ja themi,
Se e mban të ndezur zjarrin
Me këngën labe që kemi.

E mbajmë të ndezur zjarrin
Me këngën labe që kemi!

Vlerësimi i Shpresës është nderim për Grupin tonë dhe për Tërbaçin.

Me shpirt e urojmë: Ta gëzosh vlerësimin, Shpresa. Siç e shpreha dhe në veprimtari, siç e the dhe vetë, vlerësimi yt është nderim për të gjithë grupin, është për Ladon, Vakon, Lilën, ty (që jeni 4 themeltare që rezistuat, qysh nga 3 gushti 2016, se 4 të tjerat u larguan, por grupi u mbush e u konsolidua deri në majat që arriti në Festivalin e Gjirokastrës, 2023 apo Takimi i Madh me të madhen Aurela Gaçe , 2025. Nuk mund të kuptohet grupi pa dinjitetin artistik dhe sakrificat e Liros, Vitos, Mirës, Gjenës, Fluturës, Netës, Mejos e Bejushes, të Nazos patjetër, se më 1 Gusht 2016 e në ato vështirësi u mblodhëm ti, Vakua, ajo dhe unë që me dëshirë e shpirt vendosëm ta ngrinim këtë grup vetëm me bija të fshatit tonë. (Ti dhe Havaja e ngritët edhe në kryesinë i shoqatës “Tërbaçi”. Dhe kjo është e dokumentuar, pavarësisht qëndrimit të tyre…). Mirënjohje për ju! Edhe Baftua, edhe Madelona, po edhe Pavlina kanë dhënë ndihmesën e tyre për aq kohë sa ishin pjesë e grupit. Ju vijuat fluturimin. Edhe në zheg, sidomos në tramundanë e furtunë. Ju jeni vlerë e madhe si grup, që bota ju nderon e u përulet për ç’ka dhuroni nga shpirti juaj i bukur. 1 është Grupi, Grupi është NJË.

Është vërtet siç ti Shpresa u shprehe: “Motra të dashura! Vlerësimi nuk është vetëm imi, është i gjithë grupit. Unë jam një nga ju.Gjithë Grupi “Shqiponjat e Tërbaçit” është NJË dhe meriton vetëm notën 10 dhe me yll. Sinqerisht, nuk e prisja dhe s’dija gjë, por kam kënaqësi që të jemi bashkë më 23 Dhjetor dhe çdo ditë, sa të kemi mundësi e frymë për kngë të bukura, të kalojmë dhe një gëzim tjetër si motra dhe vazhdofshin e burofshin vlerësimet për të gjitha një për një. Ju falënderoj nga zemra për angazhimin tuaj sot,për të Mirën e Përbashkët,për rrugën që kemi nisur. Falemindërit Berti për punën e palodhur që bën me grupin!”
Shpresa çfarë u realizua, ishet vlerësim i merituar për ty, po aq edhe për Netën, Gjenën, Liljanën, Lirinë, Havanë, Ladon,Fluturën, Mirën, Bejushen e Mejon.
Po, është e vërtet, emocioni, krenaria dhe përgjegjësia ishte, është e do të jetë e përbashkët.

Jetëshkrim artistik i Shpresës:

Shpresa Kapo Çelaj ka lindur në fshatin Tërbaç, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, më 2 Mars 1960. Arsimin fillor dhe 8 vjeçar e kreu në vendlindje, në shkollën 8-vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç, me rezultate të shkëlqyera në vitet 1967-1975. Gjatë viteve 1975-1979 e kreu shkollën e mesme “Laze Nuro” Brataj. Në vitet 2003-2007, kreu studimet e larta në Universitetin “Ismail Qemali”, Fakulteti i Shkencave Humane, dega Mësuesi. Kudo ku ka punuar në Tërbaç, në Patos, në Vlorë etj., ka shfaqur aftësi të veçanta në punë, ndershëmëri profesionale, devotshmëri dhe virtyte të larta morale qytetare. Krahas profesionit të mësuesit, ajo ka qenë po kaq e pasionuar dhe e dashuruar me këngën labe të vendlindjes dhe asaj më të bukurës këngë popullore të viseve tona.

Znj. Shpresa Kapo Çelaj është korifeu i Grupit të Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”: organizatore shembullore, prijëse/ heqëse e valles, si dhe marrëse virtuoze, kthyese e talentuar, hedhëse magjike që të fal emocione drithëruese, mbushëse e fuqishme e këngës labe sipas stilit tërbaçiot në variantin grarisht, duke ruajtur origjinalitetin e folklorit përkatës lokal, duke e pasuruar atë me motive lirike dhe nivel artistik, si dhe duke e transmentuar denjësisht stafetën shpirtërore të stërgjysheve, gjysheve, nënave dhe të tyren tek mbesat e nipërit, me synimin që kënga dhe vallja e popullit, bota e Tërbaçit nëpërmjet Polifonisë Femërore, këtij visari të traditës që ato bartin, të rrojë vërtet sa mosha e kësaj toke.

Vlen të përmendim një historik të shkurtër të grupit, i cili funksionon si ansambël artistik, sepse në repertorin e tij ka këngë labe të kënduara drejtpërdrejt (pa vegla muzikore) dhe valle të kënduara labërisht, sipas ligjeve të pashkruara e specifike që ka folklori në organigramën e tij. Grupi Polifonik i Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” është vijim artistikisht dinjitoz dhe elegant i valles së kënduar të stilit të njohur muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht, si dhe i këngës labe tërbaçiote.

Fillesat e organizuara i ka gjysmë shekulli e më tepër, se u shqua qysh kur nisi klasën e parë qysh në vitin 1967. Ndërkohë kujtojmë që në Tërbaç, në vitet 1966-1970, kishte nisur të funksiononte me sistemin zinxhir puna artistike – kulturore me veshje popullore/ kostumografi kombëtare dhe disiplinë artistike. Grupi aktual është formuar më 1.08.2016, duke u ristrukturuar sipas traditës së vendlindjes prurë në kohë. Bërthama e grupit (datëlindja 1960) e ka zanafillën në shkollën 8-vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç, kur ishin në klasë të tretë, dhe me këta talente të reja, filiza të njoma atëherë, drejtori i shkollës, drejtuesi i grupit të shquar polifonik të Tërbaçit, poeti i këngëve Kujtim Mici dhe mësuesi kujdestar, kthyes i këngës së Grupit të Madh Rexhep Abazi, krijuan Grupin e Fatosave të Tërbaçit (1969), me fatosat e shkollës, ku ishin bashkëmoshatarët e vegjël Nazo Dauti, Shpresa Kapo, Krenar Mehmeti, Albert Habazaj, Sulote Kapo, Liri Gaçe, Shaze Hoxha, Vangjelina Gjini, Donika Rroko. Në klasë të tretë kanë regjistruar dhe njësitë e para folklorike, që janë pjesë e vyer e historikut të këtij grupi të njomë, i cili vijoi veprimtarinë folkorike krahas edukimit shkollor…

Grupi Polifonik i Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” ka aktivitet shumë të pasur folklorik brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është unikal në Labëri për Polifoninë Femërore. Ka regjistruar 3 (tre) Albume profesionale, të cilët përbëhen, përkatësisht i pari 14, i dyti 13 dhe i treti, gjithsej 13 videoklipe (njësi folklorike (muzikore-letrare). Punon për videoklipin e katërt dhe pas paraqitjes dinjitoze të folklorit burimor në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 2023 me Ninullën e Djalit “Qumësht blete, mjaltë zgjoi”, (ninullë polifonike) si pjesë e përzgjedhur me Ansamblin Folklorik të qarkut të Vlorës më 25 qershor 2023, synon për përsosje artistike dhe vlera folklorike burimore të tjera, me mesazhin që këtë traditë ta përçojë tek brezat që ngrihen. Është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës, më 1917 me motivacionin: “Grupit të vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për aktivitetin e njohur dhe të vlerësuar në interpretimin e këngës polifonike labe, që përfaqëson një rast unik të polifonisë femërore, duke ruajtur origjinalitetin e folklorit të zonës së tyre”.

Si pjesë e së tërës polifonike ku merr pjesë dhe në ballë të saj, znj. Shpresa Kapo Çelaj duke qenë një gjimnaziste shembullore në mësime, në sjellje, veprimtari kulturore-artistike, konkurse dhe festivale. Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë në degën Mësuesi dhe ushtron profesionin sa të vështirë aq fisnik të mësueses. Ka përvojë folklorike mbi 55 vjeçare në grup. Në Festivalin e Tretë Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës (tetor 1978) ishte hedhëse e këngës së Grupit të Vajzave të Krahinës së Mesaplikut “Gjurmë të kuqe borës latë”, me marrëse simotrën e saj artistike Nazo Dauti, që u vlerësua shumë, u laurua dhe nga emrat më të shquar i fushës u quajt perla e Festivalit. Ajo s’qe këngë. Ajo qe simfoni labe. Ajo s’qe simfoni. Qe një operë epiko-lirike. Dhe vajzat ishin vetëm 17 vjeçe.

Shpresa Kapo Çelaj është ndër ideatoret dhe shtylla bazike e grupit 10 Shqiponjat e Tërbaçit”, i cili ka mbi 50 pjesëmarrje të rëndësishme kulturore-folklorike:

Në kalendarin e grupit janë të regjistruara mbi 40 veprimtari kryesore, takime festive, konkurime, veprimtari nderimi, festivale lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Grupi ka realizuar 3 videoklipe, ka në proces të katërtin. Gjeografia e repertorit të grupit nis në vendlindje, vijon në Vlorë, Himarë, Horë, Drashovicë, Pilur, Drashovicë, Lushnjë, Fier, Bylis, Tiranë, Panaja, Ulqin, Prishtinë, Gjakovë, Shkup, Dropull, Prizren, Gjirokastër etj., ku Shpresa gjithmonë ka rolin parësor.

I. Në aktivitete lokale, si në Tërbaç, Vlorë, Fier, Panaja, Drashovicë, Amantia, Mesaplik, Pilur, Tiranë, Zvërnec, Dropull, Kotë, Himarë, Horë etj.;
II. Në aktivitete kombëtare, si:
– në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles së Kënduar në Lushnjë, 2018;
– Festivalin “Buçet Kënga Labe”, Drashovicë, 2018; në festimet e 20 vjetorit të Çlirimit të Gjakovës, 2019 krahas Ilir Shaqirit;
– në Festivalin Mbarëkombëtar “Oda Dibrane”, 2019 (edicioni i 25-të); në videoklipin e këngëtarit të njohur Ylli Baka, me kompozitorin Artur Dhamo e humoristët Afrim Agalliu e Agron Hamo, Panaja e Vlorë, si sfond artistiko – tradicional me valle sipas motiveve të këngës qytetare vlonjate me kolazhin “Lart’ e poshtë në Skelë”, 2020;
– në Festivalin Folklorik “Hasi jehon 2023” (Edicioni i 34-t), Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”
III. Në aktivitete ndërkombëtare, si:
– në tre Festivale Ndërkombëtare të Polifonisë “Bylis Polifonia”, në edicioni e Tetë, të Dhjetë dhe të Njëmbëdhjetë përkatësisht në vitet 2018, 2021, 2023;
– në Festivalin Ndërkombëtar i Valles së Kënduar, Ulqin – Mali i Zi, 2019;
– në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve dhe Kulturës Tradicionale, edicioni i 9, Etno Fest, Kukaj, Prishtinë – Kosovë, 2019,
– në veprimtarinë homazh “Katër i Radës- Kujtime migrantësh” Leçe – Vlorë, 28 mars 2021, etj.
IV. Grupi është paraqitur me repertor të pasur dhe të realizuar kënaqshëm në TV Klan, Top Channel, Syri. Net., TVSH, TV Apollon, Eden 3 TV Vlora, Vizion plus etj., dhe është mirëpritur e mirëpritet nga teleshikuesit.
Ka fituar çmime kombëtare:
– Në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Oda Dibrane”, 2019:
Çmim të dytë, si dhe lauruar për vallen liriko-epike “Bekuar nga mali i Çikës”;
– Në Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Polifonisë FFTKI, Vlorë, 2019:
Marrësja më e mirë: Shpresa Kapo Çelaj;
– Në Festivalin e Dytë Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, Pilur, 2021:
Çmimin e karrierës “Maliq Lila” me “Riti i stolisjes së nuses tërbaçiote, si pjesë e Ritualit të dasmës në Labëri” (me etnologji dhe folklor);
– Në Festivalin “Polifonia Popullore Shqiptare”, Bylis polifonia, 2021 dhe 2023:
Çmim të tretë (si grup me 4 numra, 1 këngë, 3 valle);
Homofonia më e mirë me ninullën “Thëllëzo, të keqen nëna”, interpretuar nga Shpresa Kapo Çelaj, shoqëruar nga grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” me tekst të Albert Habazaj,
Si teksti më i mirë i festivalit “Dritëbukura në shekuj” po në Bylis polifonia, 2021.
Ka fituar çmime ndërkombëtare:
– Në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar të Valles së Kënduar Ulqin, 2019/ Festivali Ndërkombëtar i Valles së Kënduar/ D’OLCINIUM 6th INTERNATIONAL DANC FOLK FESTIVAL, 05-07 SEPTEMBER 2019 (Ulqin-Mal i Zi, [6-7.09.2019, dy netët e konkurimit]:
Kupën e Festivalit;
– Në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve dhe Kulturës Tradicionale, EtnoFest, 2019, Kukaj – Prishtinë:
Çmimin special;
– Në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit Burimor, Shkup 2021:

Çmim të parë.

Vlerësime:
Mund të përmendim që në Vlerësimet e grupit: Çmim i dytë në Festivalin “Oda Dibrane” dhe diplomën në atë festival për vallen e kënduar liriko-epike “Bekuar nga Mali i Çikës”, Çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve dhe Kulturës Tradicionale, Etno Fest, Prishtinë, 2019, Çmimin special në Festivali i Tetë Ndërkombëtar i Polifonisë “Bylis Polifonia” dhe për Kupën e Festivalit Ndërkombëtar të Valles së Kënduar, Ulqin, 2019, artistja popullore Shpresa Kapo Çelaj ka kontribut thelbësor për zhvillimin e folklorit në përgjithësi dhe veçanërisht për polifoninë femërore si pjesë e së tërës polifoni labe, ndërkohë që në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Polifonisë, edicioni XIII, Vlorë, 2019, ajo u nderua me Çmimin “Marrësja më e mirë për interpretim me nivel të lartë në FFTK të Polifonisë, edicioni XIII, 2019” Vlorë, 26.11.2019 etj. Një nga pikat kulmore të saj dhe të grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit është pjesëmarrja në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 2023 me ninullën polifonike “Qumësht blete, mjaltë zgjoi”, e cila u pëlqye dhe pruri emocione të fuqishme, të ngrohta e të ëmbla, duke na kujtuar famën e grupit të madh të Tërbaçit, duke na prurë në kujtesë që në Tërbaç gruaja ka qenë në krahë të burrit, motra në krah të vëllait, jo vetëm në histori, si Miro Tërbaçja, por edhe në kulturë, si 10 Shqiponjat e Tërbaçit.

TESTAMENTI I ÇAMËRISË NGA MISIONARI I SAJ- Nga MSc. Albert HABAZAJ

 

– dy fjalë për librin “Çamëria… heshtja që vret” e autorit Hyqmet Zane –

 

Kujtesa vjeshtore e Çamërisë në Vlorë

Me krenari, dhembje e përgjegjësi jo vetëm çamët e Qarkut Vlorë, nga Panajaja në Konispol, nga Rrogozhina në Elbasan, nga Durrësi në Shkodër, nga Tirana në Fier e kudo që jetojnë bijtë e bijat e kësaj krahine të pastër shqiptare, por gjithë labët e ulqinakët, fusharakët e malësorët, dardanët e iliridasit, mbarë Shqiptaria, SHQIPËRIA E PARË do të thosha me zjarr, dëshirë e vërtetësi, është mirë të kujtojmë atë ditë të 30 nëntorit 2025, kur në ambientet e Hotel “Bolonja” në Vlorë, u zhvillua promovimi i veprës “Çamëria – Heshtja që vret” i autorit dhe studiuesit të njohur çam, z. Hyqmet Zane. Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e ish – deputetit çam, z. Dashamir Tahiri. Aktiviteti u moderua nga pedagogia Prof. Dr. Monika Hasani, e cila udhëhoqi diskutimet.

Në këtë promovim morën pjesë qytetarë vlonjatë, të cilët mbështetën promovimin e veprës dhe shprehën vlerësimin për punën e autorit. Gjatë aktivitetit, mbajtën fjalën studiuesi z. Ahmet Mehmeti, zj. Monika Hasani,z. Albert Habazaj, zj. Barie Isufi dhe z. Bari Zanaj, të cilët ndanë mendimet dhe analizat e tyre për rëndësinë e veprës dhe trashëgimisë çame.

Gjithashtu u prezantua projekti i veçantë për ndërtimin e një Muzeu Dixhital, me foto dhe kujtime të çamëve në vite, projekt i iniciuar nga Prof.Dr.Monika Hasani; si dhe projekti i nominimit të valles së Osman Takës, si trashëgimi në UNESCO.

Aktiviteti u shoqërua me motive çame, këngë dhe valle tradicionale, nën kujdesin e koreografit çam, z. Sali Nuredini, i cili ndihmoi për të krijuar një atmosferë të veçantë dhe të gjallë. Pjesëmarrës në këtë promovim ishte gjithashtu “Marubi i Çamërisë”, z. Skënder Beqiri, i njohur për fotografitë e tij historike të kapura gjatë shpërnguljes së popullsisë çame në vitin 1944. Ai ruan kujtime të jashtëzakonshme me vlera historike të pamatshme, të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen dhe dokumentimin e shpërnguljes së popullsisë çame.

Ky aktivitet, i pasuruar me elemente kulturore dhe historike, shërbeu për të nderuar trashëgiminë e popullsisë çame, si një popull vital, patriot, krenar e me dinjitet, si dhe për të theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së vyer çame.

Vepra “Çamëria – Heshtja që Vret” vjen si një akt i rëndësishëm për të sjellë në vëmendje historinë e një populli që ka vuajtur shumë, por që ka mbijetuar me krenari dhe dinjitet, duke ruajtur traditat e tij unike.
Në përfundim të aktivitetit, mbështetur financiarisht nga z. Gaz Demi, autori i librit, studiuesi z. Hyqmet Zane shpërndau (me autograf ) kopjet e librit “Çamëria-Heshtja që vret”.
Mesazhi i Profesores Monika Hasani Hoshafi: “Në atmosferën e festave të nëntorit, në ambientet e hotel “Bolonja”, Vlorë, u organizua promovimi i librit”Çamëria, heshtja që vret” me autor Hyqmet Zane, pinjoll i familjes Zane, nga Filati i Çamërisë. Aktiviteti mblodhi bashkë patriotë çamë e labë nga tē gjitha ngjyrat politike. Gjatë moderimit të aktivitetit theksova se ky botim pavarësisht karakterit të tij publicistik, përshkruhet nga nje dashuri sipërore e autorit për krahinën e Çamërisë dhe nga një përulësi krenarie për njerëzit e saj. Në libër shpërfaqet identiteti historik, shpirtëror e kulturor i Çamërisë me të gjithë koliritin e saj. Krenari që gjatë moderimit të kisha pranë figurën e z. Skënder Beqiri, i njohur si Marubi i Çamërisë, fotograf i masakrave ndaj popullësisë çame. Aktiviteti u shoqërua me një mozaik kulturor të traditave të kēsaj krahine.

Elma Zeqiri, vajza e zgalemit të detit dhe shkrimtarit Fadil Zeqiri u shpreh:
Më bëhet qejfi Monika që keni organizuar një ditë kaq të këndshme dhe me ngjyra e tradita Çamërie, po më duket që mungojnë shumë zonja çame aty që do i jepnin akoma më ndriçim, kulturë e histori asaj festeje. Të rejat e bëjnë shumë bukur, e vijojnë stafetën me freski e besnikëri.

Fjala labe për Çamërinë

Të dashur vëllezër dhe motra çame! Unë, Albert Habazaj nga Tërbaçi i Labërisë së Lumit të Vlorës – Himarë Vlorë me shpirt ndihem çam po sa ju.

Kam dëshirën dhe nderin tim, që si një bir Labërie ta nis fjalëzën time me vargjet e një vjershe të vjetër botur në vëllimin poetik “Buzëqeshje të grisura”. Një strofë është, dy distikë, “Dy motra” titullohet: “Çamëria, Labëria,/ Lule shege, gjak në rrënjë./ Labëria – Çamëria, janë dy motra bërë një nënë”. Nëna Shqipëri është mëma e gjithë shqiptarëve këtu, në këtë dhè e këto troje, jashtë kufijve politikë e kudo, në rajon, nëpër kontinent e nëpër botë, ku është shpëndarë mërgata e luleve shqipe…

Ndihem shumë i vlerësuar që marr pjesë në këtë manifestim shpirtëror kaq simbolik e domethënës, siç është përurimi (dhe më shumë se aq) i librit “Çamëria… heshtja që vret” e studiuesit të njohur shqiptar, publicistit dhe intelektualit çam, autorit Hyqmet Zane.

Ju faleminderit të gjithëve për mirëpritjen dhe i shpreh mirënjohje vëllazërore Saliut, artistit të përkushtuar çamo – vlonjate Sali Nuredini për vëmendjen ndaj ftesës sime.

Dua të flas e të shkruaj pafundësisht për Çamërinë tuaj, për Çamërinë time; po aq dua të flas pafundësisht për këtë visar të shpirtit çam, për këtë kushtrim të gjakut të bijve dhe bijave më të mira të Çamërisë, prurë me vërtetësi, dashuri e dinjitet nga biri juaj e vëllai ynë Hyqmeti. Por nuk mundem. Nuk mundem se as Hyqmet Zane, edhe pse bëri këtë libër të madh me 93 shkrime në 426 faqe, botuar përgjatë këtij çerek shekullit të fundit në faqet e shtypit të shkruar në gazetat më prestigjioze të vendit, nuk i ka thënë dot të gjitha… Ai do të vazhdojë të thërrasë për kushtrim, deri sa krahu i majtë i Shqiponjës të shërohet, se është lënduar rëndë e gjaku kullon dhembje, aq më keq kur heshtja vret më shumë se plumbi. Vetëm kur të shërohet krahu i majtë i Shqiponjës (se edhe krahu i djathtë Kosova dardane ende dhemb jo pak); pra kur të shërohen të dy krahët e saj, Shqiponja do të fluturojë e lirë dhe krenare, thjeshtë e qytetarisht drejt Perëndimit, drejt botës, drejt jetës dhe këtyre trojeve të lashta do t’i themi me krenari e dinjitet: SHQIPËRIA E PARË.

E kam lexuar librin me vëmendje e dashuri, aty ndihesha entuziast, aty drithërohesha , aty ndihesha kryelartë, aty tkurresha, aty ndihesha i madh, aty mpakesha… Dhe, herë pas here, rikthehesha tek faqja e parë poshtë titullit e sytë më mbusheshin me lot, gati sa të klithja tek lexoja Ahmet Mehmetin me apelin vërtetësisht pikëllues: “Atë që dje e bëri me armët më mizore, sot e bën me heshtej mortore”

Të dashur motra dhe vëllezër çamë! Mendoj se e njoh mirë Çamërinë, se përveç afërsisë gjeografike, historike, etnografike e folklorike, dokeve, zakoneve, traditave të përbashkëta, perlave të shpirtit popullor aq të mrekullueshme, patjetër dhe virtyteve aq të mira që kemi, (por edhe të veseve po ashtu), vetëm unë kam hallën (i ndrittë shpirti ku prehet!) që ka qenë nuse e një djali çamë, ndërkohë që një bilë çame e kam nuse për djalë… Po ashtu kam rreth një gjysmë shekulli njohje e miqësi me të paharruarin Fadil Zeqiri – zgalemin e Çamërisë, me intelektualët e paharrimtë, prof. Selman Sheme e prof. Agim Bido, me poetin e shkëlqyer të Çamërisë Xhemil Lato (i dritëroftë shpirti, atje ku prehet tek në hijen e ullinjve e Panajasë. Siç e nisa miqësinë të dëlirë në vitin 1977 e vijon dhe sot e kësaj dite, madje më të fortë, me lisin e pashkulur nga furtunat, gati shekullorin tonë të paulur pa bastun Marubin e Vlorës dhe Çamërisë Skënder Damin Beqirin e Vrohonait, 97 vjeç djalë… Dhe nga të pesë këta kam mësuar shumë, i kam dëgjuar dhe më kanë dëgjuar. Por kuptova që, me gjithë dëshirën, mundësinë dhe dashurinë, ende nuk e paskam njohur sa dhe si duhet motrën martire të Labërisë – Çamërinë, që u bë therore për Lirinë. Autori, si besnik i së vërtetës, dallohet për qëndrimet konsekuente dhe na jep një panoramë të vërtetash historie dhe vlerësime dhe për Heroin e Popullit Ali Demi dhe dëshmorët e tjerë nga Çamëria që dhanë jetën në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, po ashtu edhe pjesëmarrjen e djemve çamë në brigadat partizane, dëshmi kjo e antifashizmit të bijve të kësaj treve, në kundërshtim të dokumentuar me tezën greke të “bashkëpunimit me nazistët”

Hyqmet i dashur! Të falënderoj me shpirt për këtë horizont që më çele me librin tënd të madh “Çamëria… heshtja që vret”, edhe pse shumë shkrime të tua i kam lexuar, se i ndjek me ëndje tek “Telegrafi” ynë. Me këtë rast, para jush, motra e vëllezër çamë e labë, para publikut vlonjate e atij shqiptar, dua të falënderoj drejtorin deh kryeredaktorin bujar të gazetës “Telegraf”, vizionarin atdhetar Engjëll Musai për hapësirat që na le në faqet e kësaj gazete me emër jo vetëm Hyqmetit e mua, por edhe publicistëve të tjerë të përkushtuar për Çështjen kombëtare, për Shqiptarinë

Do të më falni për kohën, por më ka lënë mbresa të pashlyeshme shkrimi i Hymetit “Kujtesë pas 60 vjetësh nga vrasja e të ashtuquajturit “grupi i Teme Sejkos” dhe Tahir Demit.

Vërtetësia, logjika e ftohtë dhe natyrshmëria e rrëfimit hyqmetian të bën të futesh në personazhet dhe ngjarjet që shkruan e lë testament brezave që ngrihen, pa e shmangur, pa e retushuar. As kuajt nuk trajtoheshin siç janë trajtuar bijtë e mirë të Çamërisë së begatë nga togat e pushkatimit që zbraznin karikatorët e armëve të tyre pa pikë mëshire mbi bijtë idealistë e të pafajshëm shqiptarë të nënave çame. Ato ditë të zeza të 30 dhe 31 majit 1961. Dhe gjyqi bëhej me altoparlant, që të përhapej sa më shumë në popull e të linte gjurmë të liga demaskimi i tyre, për atë që s’kishte ndodhur kurrë. Asnjë falje për ata 63 njerëz nga Çamëria dhe pjesa brenda kufirit shtetëror përfshirë në atë gjyq monstruoz për të ashtuquajturit “grupe armiqësore” inekzistente të sajuara. Të pushkatuarit dhe të dënuarit llogariten me 1250 vite burgim pa pasur asnjë faj. I mirënjohuri komandant i çetës antifashiste “Çamëria” Haki Rushiti u dënua 3 herë me vdekje në mungesë. Kush mban përgjegjësi për këtë gjëmë për martirët e Çamërisë, që u bënë dëm, sikur të ishin kecër dhe jo atdhetarë dhe bij nënash? Kush do të përgjigjet për këtë çmenduri fatale?! Kush duhet t’u kërkojë falje Presidenti, drejtësia, shteti im çapaçul apo akoma vrëngër do t’i shikojmë vëllezërit tanë jugorë, duke i lënë në mëshirë të fatit, në gojë të ujqve, apo dhe duke i hedhur benzinë zjarrit të stisur midis vedit?! Kërkohet shpagim me faljen që është domosdoshmëri për t’ua bërë në emër të drejtësisë njerëzore dhe jo sorollatje, shushatje e tallje dhelpërive djallëzore. Shovenët grekë i vranë, i torturuan dhe i dëbuan mizorisht nga trojet e tyre stërgjyshore. ata

Të shkruash për të vërtetat e atyre ngjarjeve që ndodhën – na jep mesazhin intelektuali atdhetar Hyqmet Zane – nuk është çështje e një shkrimi, se shumë e shumë herë janë shkruar e dokumentuar pabesitë e bëra dhe barbaritë e zbatuara nga shovenët grekë dhe emisarët e tyre. Ajo që të vjen keq edhe mbas kaq shumë dekadash është: ende edhe sot e kësaj dite nuk është hequr balta që u hodh padrejtësisht mbi këtë popullatë të pafajshme, por edhe mbi viktimat e çamët e Shqipërisë janë trajtuar si hebrenjtë e Europës, por pa u zgjidhur çështja e Çamërisë, çështja kombëtare është sëmurë. “Plag’ e gjak e shpirt që dhëmb,/ Aty ngrehu, aty shëmb,/ Dritë besimi, trimërie,/Marathonomak lirie!”

Tragjedia e krahinës shqiptare të Çamërisë bën apel dhe sikur flet: Mund të më vrasësh mua, por ideali nuk vritet dot. Ai kalon si frymë kombëtare nga brezi në brez.

Maestro GAZMEND MULLAHI: Rreth Festivalit te 64-ert – Jam ne nje etape moshe qe s’mundet te mos them ca fjale per ca gjera qe i di mire

Ja dhe Festivali 64 i kenges mbaroi. Le te them dhe une dy fjale per eventin e fundit te kenges sa eshte akoma “i ngrohte” dhe ndodhet brenda “trediteshit” qe thone se edhe “çudia me e madhe harrohet”!

Jo pa mund e durim kam ndjekur te 64- tertin Festival te kenges ne RTSH nga ku ne 34 prej tyre kam qene edhe pjesmarres po dhe kontribues ne organizimin e tyre.

Jam ne nje etape moshe qe s’mundet te mos them ca fjale per ca gjera qe i di mire.

Tek ky i fundit Festival kishte kenge qe s’mund tu them “te bukura” por qe sidoqofte ngjallnin sadopak interes.

Ne pergjithesi preokupimi dhe impenjimi i i pjesemarresve ishte mjaft i larte, gje qe binte lehte ne sy ndersa, prurja e lendes se pare muzikore linte per te deshiruar.

Me ra ne sy nje “prurje e tejlire” e asaj qe duhet ti mbese aktivitetit per nje kohe te gjate sic eshte kenga. Dikush mund te thoshte se “Ishin mbledhur tere kercujt qe solli lumi”!

S’besoj nese ndokujt qe ka dale nga salla ti kete mbetur ne vesh ndonje motiv, apo varg te mencur teksti. Fatkeqesisht ketij kryeeventi te kenges shqiptare ka kohe qe eshte shndruar ne “koncerte argetuese” se sa per te sjelle vlera kontributi kulturor te qendrueshem per tu quajtur me termin e bukur “klasike”.

Ca grupe krejt te shkeputur si ne “stadium tifozerie” me pllakate ne duar , qe, mesiguri ishine “nen regjizure” benin spektakel po aq sa ato ne skene.

Me duket mekat i madh qe ajo tradite, trashegimije (legacy) qe ky aktivitet e arriti me shume mund , profesionalizem, seriozitet dhe idealizem per vite e vite me rradhe qe ne origjinen e saj me kengen simbolike “Femija i pare” e festivalit te pare ne fillim viteve 60, te shndrohet ne nje “rè” te lehte tymi qe shperndahet e zhduket shpejt pa lene kurfare gjurme.

Balerine pa hesap qe te mirnin mendjen, koreografi mikse qe ku ste shpinte, sa ne Azi e sa ne Afrike. Kostumografia ishte tej mase e egzagjeruar . Ne shume prej tyre te krijonte idene se ishin te “halloweenit” e pak diteve me pare perfshire dhe ate te kenges fituese qe te linte pershtypjen e “Zoro-s” me pelerinen e zeze. Pa folur pastaj per nje skenografi allasoje te ngarkuar plot drita maramendese si vetrina supermarketesh dhe me nje vendosje te nje orkestre si “truncaket” ne nje peme.

Aspak bindese profesionalisht se eshte live !

S’po them gje per prezantuesit, te papregatitur, aspak te kulturuar ne ate rrol, te papershtatshem atij eventi pa patur nje figure qendrore qe do i jepte sharm dhe seriozitet me te madh eventit.

Harxhime te medha ne dukje luksi , “snobizem” fund e krye i padurueshem ne skene dhe permbajtje.

E ca te tjera por per me vone…sidomos per Jurine.

Kishte nder ta dhe njeres plot inegritet , te vertete e profesioniste por, thene te verteten, si kuptova dot mire, ndoshta faji im.

Ndjese per cka thashe , por e thashe mendimin tim ashtu sic e ndjeva me plot deshire te isha i gabuar, se do kisha deshire ti ngjaja tij femijes se perralles se fameshme “Mbreti lakuriq”.

Mendoj se ka forca per me mire , me fort, me bukur , me profesionale.

Mot me mire – Jam i bindur !

Gezuar te gjitheve pa perjashtim festat e fundivitit !

 

 

Një lutje e Bardhyl Demirajt që u lexua si nder nga botuesi Bujar Hudhri- Esé nga FATBARDH AMURSI

Që nga numri i parë i gazetës “ExLibris” dhe deri më sot s`ka ndodhur, të mos e kem lexuar numër për numër, duke ditur dhe faktin, që kjo gazetë me kaq shumë emër mbahet falë vullnetit të themeluesit dhe kryeredaktorit të saj, Bujar Hudhri i mbështetur nga vajza e tij, Enxhi. Kur jam në Shqipëri e blej rregullisht, ngaqë më pëlqen ta lexoj të printuar. (Nuk di pse m`u kujtua një i njohur, i cili do më thoshte kohë më parë: “Dikur s`lija gazetë “Drita” pa blerë, ndonëse s`botova asnjëherë në të. Në një kohë dhe moshë të papërshtatshme botoi një libër me parat e veta, aq i gëzuar, sa nuk linte njeri pa ia treguar, por shpejt i doli nga qejfi. Kuptoi se ishte i vonuar.) Në numrin e sotëm në krye të ballinës më tërhoqi vëmendje titulli në vlerën e një sihariqi, ku shpallej një mision i përmbushur:
“Vepra e plotë e Martin Camajt përjetë në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare.”
Botuesi Bujar Hudhri po i gëzohej edhe punës së tij. Bardhyl Demiraj, vazhdues i Camajt në katedrën e shqipes në Universitetin i Munihut, vite më parë, i lutej B. Hudhrit të botonte veprën e plotë të Martin Camajt pasi kishte dalë duarbosh nga të tjerët. I habitur nga gatishmëria dhe bujaria e Hudhrit i shpreh dhe arsyen e ngurrimit, lënë si shpresë e fundit. Arsyeja na qënkish thashethemi se Kadare s`e paska dashur Camajn. (Ndoshta i këtij mendimi duhet të ketë qenë dhe Ben Blushi, i cili para se të trokiste tek “Onufri”, sikurse e tregon vetë, qënkish refuzuar nga botues të tjerë.) Pengesat fiktive ngjisin vetëm në një atmosferë të helmuar. “Një prej tyre, që e dëgjova në një mbledhje publike me shqiptarët e Amerikës, e shpjegonte ndalimin e Fishtës si rrjedhojë e vendimit të një komisioni prej tre vetash, të përbërë nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Ismail Kadare. Ishte e lehtë për mua t’i jepja përgjigje këtij mashtrimi: kur Fishta dhe gjithë të tjerët u ndaluan, kur unë isha nëntë vjeç. Gjithë salla qeshi dhe unë bashkë me ta. Por nuk ishte për të qeshur. Fara që la pas ai regjim, vezët e gjarprit vazhdojnë të helmojnë atmosferën.” Ky lloji helmuesi vazhdon të jetë aktiv kudo. Në një komunikim me Ben Blushin do më shkruante për klimën e terrorit që është krijuar padrejtësisht ndaj librit “Jam mysliman” dhe se në komente ka shumë helm. Ky helm i ka kaluar kuotat e lejuara, duke ndotur mjedisin artistik. “Ka një ironi hyjnore dhe një drejtësi historike në këtë promovim: Dikur në skedat e Bibilotekës Kombëtare, emri i Martin Camajt mungonte krejtësisht…Kjo finale në Bibliotekën Kombëtare është nderimi më i lartë që mund t`i bëhej atij malsori sqimatar që e deshi gjuhën shqipe më shumë se vetveten.”-shkruan botuesi i Kadaresë dhe tani i Martin Camajt. Po sikur pasuesi i Camajt të mbetej peng i thashethemit dhe botuesi i “Onufrit” të mos i përgjigjej pozitivisht, a do ishte vepra e plotë e tij në Bibliotekën Kombëtare? “Në arkivat e “Vatrës” në Boston kam ndeshur në vitin 1992 edhe dhjetëra arka me libra të pashitur e të pashpërndarë të Camajt.”-shkruan Ardian Klosi. Mirë Shqipëria komuniste e mbante në bodrum, po shqiptarët e Amerikës, pse kaq shpërfillës? Autorët duhen vetëm për politikë, ndërsa krijimtaria trajtohet si mall pa zot.
“Në tetorin e vitit 1981, një nga stinët më të zymta të tiranisë shqiptare, rrethanat e sollën të takoj Martin Camajn. Isha i ftuar në Panairin ndërkombëtar të librit në Frankfurt, kur, në mbarim të një konference shtypi, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli shqip: quhem Martin Camaj, a mund t’ju flas? E kisha dëgjuar emrin e tij, madje diçka kisha lexuar prej tij në revistën “Shejzat” të Koliqit, që botohej në Romë e gjendej me vështirësi në Tiranë. I thashë, natyrisht, që mund të flisnim dhe ai shtoi se kishte ardhur enkas nga Munihu për të më dëgjuar.” Për këtë takim, Helena, kujton në librin e saj: “Disa ditë pas kthimit nga Frankfurti, Ismailin e thirrën në Komitetin Qendror, për t`i hequr vërejtje për takimin me Martin Camajn. Is nuk kërkoi t`i bënte bisht asaj që kishte ndodhur. Në pyetjen e parë të Sofo Lazrit: “Është e vërtetë se në Frankfurt ke takuar Martin Camajn, shkrimtar armik apo jo?” Is i qe përgjigjur pa mëdyshje: “Është e vërtetë.” Mbrojtja e tij ishte e thjeshtë: takimi ka qenë i rastësishëm. Veç kësaj, nuk e kam ditur që merret me veprimtari armiqësore.”
Botimi i plotë i Camajt shoqërohet me një parathënie brilante të Kadaresë, ku për esenë m`u dukën të përshtatshme këto vlerësime: “Martin Camaj nuk ia lejoj vetes asnjëherë që, duke përfituar prej lirisë që i jepte mërgimi të shkruante kundër sivëllezërve të tij në Shqipëri.” Sikurse i vë në dukje: “kthjelltësinë e fisme mbi pasionet politike, e sidomos mbi mllefet, pa të cilat ishte e vështirë të përftohej bota shqiptare.” Nga e njohu Kadare Martin Camajn, kur e takoi në këmbë dhe shkëmbeu me të vetëm fjalë përshëndetëse? Askund tjetër, veçse nga botimet e “Onufrit”, duke i shoqëruar me një parathënie, që do të mbetet, sikurse introduktet e Nolit. (Meqë në gazetë unë botova një ese për romanin e Ben Blushit “Jam mysliman”, gjej rast të them: lexojeni romanin dhe mos u nisni nga komentet e atyre, që helmojnë mjedisin letrar. E them këtë si njohës i krijimtarisë së plotë të Ben Blushit. Nuk na nderon sehirllëku, kur njeri prej kolegëve tanë bëhet tagër i llumëhanes.)
Fatbardh Amursi

GJËMA E ILLYRICUM Koncert Nr. 5 për Violonçel dhe Orkestër nga kompozitor Aleksandër Peçi Premiere Botërore

 

Të hënën, më 22 dhjetor, në Sallën Koncertale të RTSH-së, ora 19:00, publiku do të përjetojë një ngjarje të veçantë artistike: premierën botërore të veprës “Gjema e Illyricum” – Koncert Nr. 5 për Violonçel dhe Orkestër.

Kjo vepër lind nga thellësitë e kujtesës ilire dhe shndërrohet në një klithmë moderne muzikore — një gjëmë që përmbledh dhimbjen, sakrificën, lutjen dhe qëndresën shpirtërore të një toke dhe një populli. Violonçeli, me zërin e tij njerëzor dhe dramatik, bëhet rrëfimtar i fatit ilirik, ndërsa orkestra krijon hapësirën monumentale ku përplasen historia, mitologjia dhe ndjenja bashkëkohore.

Soliste në violonçel është Dorina Laro, një interprete me ndjeshmëri të thellë dramatike, ndërsa dimensioni vokal i veprës përforcohet nga Gesu Zefi, soprano dramatike, e cila sjell një prani rituale dhe tragjike, si një zë i lashtë që vjen nga thellësia e shekujve.

Vepra interpretohet nga Orkestra Simfonike e Filarmonisë së Shqipërisë (OSFA), nën drejtimin e dirigjentit Arlen Nikolli, me Arben Skënderin si dirigjent artistik.

Një mbrëmje që nuk është thjesht koncert, por akt kujtese, reflektimi dhe fuqie shpirtërore,

Eshte shkruar ne kohe te gjemes qe kaloi bota gjate pandemise dhe kjo premiere vjen 1 vit pas premieres ne TKOB te Drama e vonesave koncert no.6 per cello orkester.

Bota hepesiren e illyricum qe shtrihej nga jugu i Austria e deri tek Morea( 4 gishtat e Peloponezit )e ka tragjikisht ngushtuar.Ndersa ne artistet me gjuhen universale te muzikes e rikrijojme.

* Rituali i gjemes i lashte sa Akili. Mbas gjemes te Simfonia n5 Skenderbeu koha e 8 e sjell per here te dyte si forme ne kete veper Madhore.te dyja veprat jane modele te universit boteror te muzikes mbasi me gjemen s’eshte marre kush.

* 4 nota MI – LA – SI bemol – La bemol gjenerojne ne nje hapesire Arberore. 4 nota gjenerohen ne 4 milion a me shume nota.

* Hone Malesh percjellin klithma Maj krahu, fioritura ornamentike, jo te barokut ,jo klasike, por arberore te gjemes, teknika te reja ne cello te nje kapilari te ri ne muzike si OI-GJEMA ku zgjeroj hapesiren edhe me elemente jugore, nje polifoni rezonancash qe s’eshte karakteristike per veriun ku mbizoterorn homofonia, por per djepin e polifonise shqiptare, djep Europian i polifonise,siç eshte jugu shqiptar, une i integroj natyrshem ne veper, teknika homothetise. teknika te tilla si kontrapunkti cartesian, mekanical teknik, carousel teknik ne arkitekture madhore orkestrale, polifonia e celulave te gjemes, trajtimi i maj krah e gjemes, nga fosile homofonike,me profesionalizmin e polifonise sepse jane honet e maleve qe prodhojne eho rezonancash polifonike, apo zbritjet kromatike nga piccolo e ngjitjet kromatike nga bassot drejt qendres deri kur akordi mblidhet ne pozicion te ngushte te ngushta jane edhe 28 mije klm2 e sic grushte e gjematareve godasin gjokset, ketu jane timpanet qe godasin fuqishem. keto jane shkurtimisht disa nga infot per publikun.

Song Homeriane me vargje nga iliada eshte seksioni permbylles me vargjet

O ZEUS, JEPNA DREJTESI

MOS LER TE NA SHUHET Dielli.

O ZEUS, NGA ERRESIRA ÇLIRONA

O ZEUS, O JEPNA DRITEN E SYVE NQIELL TE PASTER

O NA SHUAJ TE GJITHEVE SA JEMI

NE DRIT TE VDESIM … TE VDESIM .

O ZEUS.

sa Madherishem perkojne keto vargje me gjithe historine e shkuar Pellazgo Iliro Arberore Shqiptare por edhe me te sotmen e te ardhmen.

FALEMINDERIT MINISTRISE KULTURES PER MBESHTETJEN

 

 

Vepra e plotë e Martin Camajt në një vëllim, botuesi: Vjen jo si emigrant, përkim hyjnor rikthimi në bibliotekë

TIRANË

“Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt”. Fjalia emblemë që do të thoshte Martin Camaj në fund të jetës së tij në një lidhje telefonike me Shqipërinë, shërben si paradigmë e rikthimit të tij në atdhe.

Nën titullin “Gjurmët e fjalës”, shkrimtari e albanologu është përkujtuar me konferencë shkencore në 100-vjetorin e lindjes. Botuesi Bujar Hudhri që ka sjellë veprën e plotë të Martin Camajt në një vëllim, jo vetëm si nderim për autorin që mbeti i mohuar për sa kohë sistemi komunist qe në pushtet dhe gjatë edhe pas tij për shkak të mendësisë, por si nderim për veprën e idetë e shkrimtarit që kërkoi lirinë dhe la pas një vepër që është himn i saj. Edhe mesazhi i Hudhrit, është kuptimplotë për vendin e Camajt jo si lëshim, por si meritë.

Në konferencën shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” studiuesit u ndalën ne aspekte të ndryshme të veprës së tij, nga studimet si albanolog, te vëllimet si shkrimtar. Ndërsa Evalda Paci u ndal te puna me Mesharin e Buzukut, Arben Prendi foli për shtresëzimet e romanit “Dranja”.

I lindur në Shkodër, Camaj do të arratisej nga vendi drejt Jugosllavisë, pas arrestimit nga strukturat represive të regjimit komunist. Jetën ne ekzil e ndau mes Italisë e Gjermanisë ku veç dokumentimit dhe studimit të arbëreshëve por të kulturës shqiptare në përgjithësi dhe gjuhës po aq, atë gjuhë që si shkrimtar e lëvroi dhe e përsosi pa pasur lexues. Ai jetoi në Gjermani deri në rënien e regjimit dhe letërsia e tij e takoi lexuesin shqiptar vonë, pa e lënë shkrimtarin të shijojë frytet.bw

Elia Zaharia më 18 dhjetor promovon librin e ri në Prishtinë

VOAL- Në faqen e saj në facebook Elia Zaharia bën të ditur se do të promovojë librin e sa të ri në Prishtinë:

Të dashur miq që më keni pyetur se kur do mundësohet një prezantim i librit në Prishtinë. Më në fund po ndaj me ju lajmin e bukur që më 18 dhjetor ora 17:00 do jem pranë jush në Dukagjini Bookstore për të folur rreth këtij krijimi kaq të dashur letrar. Ky libër do vijë për lexuesit e vegjël këtë prag festash, për tju zbukuruar bredhin e për t’ju ftuar në një botë magjike🎄✨Pres me padurim t’ju takoj të gjithëve, ndaj Save the Date 🤗

KËNGA LABE RRON ME NE- Nga Albert HABAZAJ

 

 

kënduar nga grupi i grave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”
teksti: Albert Habazaj
marrëse: Antoneta Goxho Mehmetaj
kthyese: Shpresa Kapo Çelaj
hedhëse: Hava Çelaj Muçaj
bëjnë eee, mbushin këngën:
Lavdie Goxho Xhakaj, Liri Gaçaj Shkurtaj, Bejushe Gaçaj Veraj, Liljana Rrapi Kapaj, Fatmira Hodo Skëndaj, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Flutura Nanaj

.

Që kur lindi lab i parë
(Nuk dihet se kur ka lindur),
Në hall të tij – faqebardhë
Me këngë labe është rritur.

.

Që kur lindi lab i parë
Në krahë të tij labëresha,
Kënga u rrodhi ujëvarë
Gurrë shpirti, siç e desha.

.

Në këngë u ndritën gëzimet
Me çfarë kishin në vatër,
Me këng’ labe qanë hidhërimet
Edhe me malet u matën.

.

Kënga si qiri në vatër
Kënga në shpirt si floriri,
Pika e ujit të pastër
Qumështi i bardhë i gjirit.

.

Kënga që më mësoi gjyshja
Më ngjan si shqiponjë mbi male,
Nëna, baba, … dallëndyshja
Më rritën me këngë labe.

.

Sa herë më dukej si buka
Me këngë zjarrin e ndeza,
Si flori në shpirt e futa
Kënga labe rron në breza.

.

Ku ka rrjedhur, do pikojë [ref.]
Kënga mjaltë,
Kënga labe – gojë më gojë
Merr uratë
E jetë të gjatë!


>
Send this to a friend