VOAL

VOAL

Fahri Musliu: Bekim Fehmiu kërkoi të luajë filmin e Skënderbeut, por roli iu refuzua për arsye ideologjike

October 7, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Keti 8 years ago Reply

    Vras mendjen nese ai/ajo qe e ka shkruar e di vete se kush eshte Bekim Fehmiu e se kur eshte luajtur filmi Skenderbeu.
    Ky miku i tij e ka fjalen per vitet ’70-te. Fimli eshte realizuar ne ’53-shin. Nje gje eshte te kesh deshire te luash rolin e Skenderbeut ne nje film e gje tjeter eshte te luash ne filmin Skenderbeu.
    Edhe po ta donte ta luante ate rol Bekimi me 17 vitet e veta ishte tejet i njome per ate lloj roli gjigand.

Komentet

Më 28-29 nëntor diaspora në Tiranë për t’i kërkuar dorëheqjen Ramës! Protestuesi zbulon detaje nga protesta dhe nga do të nisë marshimi

Ardit Dulaj, protestues i angazhuar në lëvizjen që po organizon mobilizimin e diasporës për protestën e 28 dhe 29 nëntorit në Tiranë, ka zbuluar detaje mbi organizimin dhe itinerarin e marshimit. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me Ola Brukon, Dulaj tha se shqiptarët që do të vijnë nga jashtë vendit dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë do të bashkohen në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ai bëri të ditur se më 28 nëntor do të organizohet një kolonë që do të vijë nga veriu i Shqipërisë, duke e cilësuar këtë zonë si portën tokësore që lidh vendin me Europën. Më pas, pjesëmarrësit do të bashkohen me shqiptarët që do të vijnë nga jugu, në ish-stacionin e Trenit në Tiranë, për të vijuar së bashku marshimin drejt sheshit.

“Me 28 nëntor do të përgatisim një kolonë që do të vijë nga veriu i Shqipërisë, që është porta hyrëse tokësore me Europën dhe ne na bashkon flamuri kuq e zi. Do të nisemi drejt Tiranës. Më pas, takimin bashkë me shqiptarët që vijnë nga jugu i Shqipërisë do ta kemi te ish-stacioni i Trenit. Më pas do të ndalemi te sheshi”, u shpreh Dulaj.

Studentët në shesh, mesazhi i fortë i ambasadorit amerikan në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Rinia shqiptare është çelësi i së ardhmes dhe zhvillimit të vendit. Ky ishte mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, gjatë një takimi me studentët në kryeqytet.

Diplomati amerikan vizitoi studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT). Gjatë takimit, ai u njoh nga afër me mënyrën se si edukimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.

Ambasadori dëgjoi gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për hapat konkretë që mund të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë. Përmes një postimi, Wendt theksoi se e ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj.

Postimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt

E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Uendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara. bw

UGSHPD: RILINDËS INFLUENCIERË  (Serialet me aktorët Balla, Ismaili, Demo)

 
 
Sinqerisht nuk ke se nga ta kapësh. 
A janë zhvillimet e një jave që lamë pas apo kjo e reja që nis me mënyrën se si shteti drejtohet dhe me mënyrën se si lajmet marrin dhenë.
Parlamenti e filloi të Hënën si një histori më vete mosmarrëveshjesh mes dy forcave më të mëdha politike RS dhe PD.
Në se bashkëkryetari Bylykbashi për reformën zgjedhore nga opozita u largua nga një mbledhje për kushtet që politika duhet të përpiqet dhe t’i provojë siç është mbajtja e zgjedhjeve me ‘lista të hapura’, njohja me problemin  nuk mjaftoi , por dikush tjetër si kryetari i GPS-s Balla u hodh dhe doli me një deklaratë duke vendosur ai afatet dhe t’i tregonte publikut se çfarë duhet të bëjë opozita ku sipas ATSH nënvizohet:-“Koha kur Partia Demokratike kishte të drejtën ekskluzive për të bllokuar Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore përfundon më 30 nëntor”.
Pra sipas Ballës, PD… kishte të drejtën?!… 
Pra Balla flet në të shkuarën, bëhet përcaktues fatesh (sikurse edhe herë të tjera i ka rënë në kokë datave të zgjedhjeve që ka dekretuar tamam presidenti), edhe pse jemi ende në dhjetëditëshin e parë të Nëntorit dhe duhen akoma edhe 20 ditë të tjera deri në fundin e muajit, datën 30 Nëntor që nëse ka dëshirë për dialog palët mund të punojnë rreth tij.
Qëllimi ynë nuk ishte që ta kapim këtë “grimcë” dhe ta shkëpusnim nga përditshmëria e jetës së këtij deputeti, kryetar i GPS që prej kohësh është bërë si shumë të tjerë brenda grupimit politik, por jashtë orarit zyrtar një “influencer i rrjeteve sociale” që gjendet sa në pikat më të larta ku shihet me dron protesta, jep vlerësime për mjedisin, takohet në diasporë për promovim biznesesh etj…etj. deri sa më në fund mori rolin e një konsumatori me shportë diku në një shitore për të treguar çmimet që po i ul kryeministri.
Me që ra fjala, kryeministri ndodhet në Francë ndaj Balla dhe disa influencierë të tjerë brenda qeverisë dhe parlamentit nuk mungojnë të përfshihen në aksion.
Kështu Ministrja për Parlamentin del dhe jep rastet e një bonusi për bebet ndërsa Ministri i Brendshëm interesohet për sistemin “BB- Smart City” sikurse nuk mungon ta konkretizojë atë me titullin:-“Maska nuk të fsheh nga ligji!”, që i referohej grabitësit të një banke.
Pyetja që shtrohet lidhet me atë që a është vërtetë ajo që publiku merr nga propaganda dhe mediat që e mbështesin qeverinë apo janë mediat sociale që e demaskojnë përditë korrupsionin dhe protestojë çdo ditë kundër qeverisë që e ka humbur busullën e qeverisjes prej korrupsionit.
Prej dy javësh komisionet parlamentare po barsen me buxhetin e 2027.
Çdo ministër dhe administrator jep kërkesat se sa miliona i duhen dhe se çfarë pjese i takon që të luftojë për të mbërritur shumën projekt buxhetit të 2027, 10 miliardësh (euro).
Një atmosferë elektrizuese që fillimisht nuk kuptohet se nga po vjen, kujt do t’i shkojnë këto para dhe çfarë mund të zgjidhet mes një buxheti më të madh historik në raport me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, çeljes vërtetë rrugë Shqipërisë drejt BE-së pa korrupsion, krim ekonomik, por me frymë të re dhe me një sistem të fortë të së drejtës që t’i hapë rrugë zhvillimit të vendit.
9 Nëntor, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

165 ditë revoltë! Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të saj. Për sot, në orën 14:00, është paralajmëruar mbajtja e një proteste kombëtare, ku pritet të marrin pjesë studentë dhe qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit.

Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Më pas, ata do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, i cili synon të mbledhë së bashku studentë dhe qytetarë në një protestë të përbashkët kundër qeverisë. bw

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister ngre shqetësimin për situatën në Shqipëri: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit!

Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu i këtij komisioni, David McAllister, ka ngritur shqetësime për zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë fjalës së tij, McAllister iu referua protestave në Shqipëri, duke thënë se qytetarët kanë dalë në rrugë kundër abuzimit me pushtetin, korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës.

“Kemi marrë mesazhe të shumta shqetësuese rreth situatës politike në Shqipëri. Shqiptarët dolën në rrugë kundër abuzimit të pushtetit, rritjes së korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës”, u shpreh ai.bw

Eurodeputeti Kovatchev: Shqipëria të garantojë pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias! Të hetohet dhuna në protesta!

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev, anëtar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), ka kërkuar që Parlamenti shqiptar të bëjë hetim mbi përdorimin joproporcional të dhunës ndaj protestuesve dhe të trajtojë gjobat që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka vendosur nga televizioneve pse të ftuarit kanë bërë deklarata kundër Edi Ramës.

Në qëndrimin e tij të mbajtur në Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Europian, Kovatchev thekson se shqetësimet e protestuesve janë legjitime dhe se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të garantohet. Ai kërkon gjithashtu që opozitës t’i jepet mundësia të ngrejë në Kuvend çështjet që lidhen me dhunën dhe përdorimin e forcës.

“Shqipëria mund dhe duhet t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, por kjo kërkon rezultate konkrete, pavarësi të gjyqësorit, forcim të sundimit të ligjit, një luftë të mirëfilltë kundër korrupsionit dhe mbrojtje efektive të mjedisit.

Dera e Evropës është padyshim e hapur dhe, siç është thënë shumë herë tashmë, edhe protestuesit nuk janë kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ata kanë shqetësime legjitime dhe këto shqetësime duhet të dëgjohen. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të garantohet.

U përmend gjithashtu nevoja për një dialog konstruktiv dhe unë do të dëshiroja vërtet të shihja gatishmëri nga të gjitha palët për një dialog të tillë.

I gjithë ky monitorim dhe mbikëqyrje e përdorimit joproporcional të forcës duhet të kryhet gjithashtu nga Parlamenti shqiptar.

Unë bëj thirrje gjithashtu që opozitës t’i jepet mundësia që, ashtu siç ka kërkuar, çështjet që lidhen me dhunën të trajtohen në Parlamentin shqiptar.

Kjo vlen edhe për çështjet që lidhen me lirinë e shprehjes, veprimtarinë e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me dhunën.

Sigurisht, dhuna është e papranueshme edhe kur vjen nga protestuesit, të cilët kanë shkatërruar prona private dhe publike. Kjo është diçka që gjithashtu duhet të hetohet.

Projektet mjedisore, turistike apo infrastrukturore duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi të pavarur të ndikimit në mjedis dhe konsultimeve të duhura publike, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Turizmi i qëndrueshëm nuk duhet të zhvillohet në kurriz të trashëgimisë natyrore.

Përafrimi i plotë me Kapitullin 27 të acquis-së së Bashkimit Evropian është thelbësor. Dhe legjislacioni i BE-së nuk duhet vetëm të miratohet, por edhe të zbatohet.’, deklaroi Andrey Kovatchev Eurodeputet bullgar, Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP). bw

“Të ardhurat nuk mjaftojnë” Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë. Anketa zbulon shifrën tronditëse: 73% e familjeve në Tiranë mezi mbyllin muajin

Nga Eduard Zaloshnja

Para ca javësh drejtova një sondazh rigoroz në territorin e Tiranës urbane (ku u intervistuan ballëpërballë qytetarë të rastësishëm në 11 ish-minibashkitë origjinale të kryeqytetit). Ndër 71 pyetjet e pyetësorit, ishin edhe disa për situatën ekonomike të familjeve të të intervistuarve.

I vetmi lajm i mirë nga përgjigjet e pyetjeve ekonomike familjare ishte se 84.3% e të anketuarve banonin në shtëpitë e veta dhe vetëm 15.7% duhej të paguanin qira për banimin e tyre (ndër votuesit socialistë, ky raport ishte 90.7% me 9.3%).

Pyetjes “Sa janë afërsisht të ardhurat mujore të familjes tuaj në lekë të vjetra – pa përfshirë dërgesat që ju vijnë nga jashtë vendit?”, pothuaj gjysma (duke përfshirë edhe shumë votues socialistë) iu përgjigjën nga 250 mijë deri në 999 mijë lekë të vjetra në muaj (mesatarja e këtyre familjeve ishte 3 pjestarë nga 210 mijë lekë në muaj për secilin). Kush psonis rregullisht e di se çfarë mund të blihet gjatë një muaji me të ardhura të tilla në Tiranë…

Dhe në fakt, pyetjes “Si ia del familja juaj për të mbuluar shpenzimet mujore?” plot 73% iu përgjigjën “me vështirësi” ose “me shumë vështirësi”. Ndër votuesit socialistë, këto përgjigje kapën nivelin 58%.

Po a kanë ndonjë ndihmë familjet urbane të Tiranës për të mbuluar shpenzimet mujore? Plot 45% e gjithë të anketuarve deklaruan se marrin dërgesa valutore nga të afërm në emigracion. Ndërkaq, 66% e familjeve urbane të Tiranës kanë mesatarisht 2.1 pjestarë në emigracion (pa përfshirë daja, xhaja, teze, halla, apo kushërinj).

Dhe ndoshta prandaj 49% e të anketuarve u përgjigjën se kishin shkuar me pushime këtë vit, ndërkohë që 33% nuk kishin shkuar dot prej pamundësisë financiare. Ndërkaq, 18% thanë se nuk shkuan me pushime për arsye të tjera.

SHËNIM: Nga sondazhet që u kryen me pjesëmarrës të zgjedhjeve të fundit kongresuale në SHBA, rezultoi se vështirësia në përballimin e kostos së jetesës ishte faktori kryesor që shkaktoi humbjen gjigande të partisë së Predidentit Trump.

Zgjedhjet e 9 maji- Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Jam i pavarur, i kam shtrirë dorën gjithë partive opozitare

Aktori dhe aktivistiC ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Binaj deklaroi se do të garojë si kandidat i pavarur, duke qëndruar në të njëjtin qëndrim që kishte shprehur edhe në nëntorin e kaluar, kur zgjedhjet u anuluan

Ai bëri të ditur se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët, pavarësisht dallimeve në mënyrën se si ato synojnë të arrijnë objektivat e tyre.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj. BW

Erjon Vishkulli në Facebook: Pas çdo shqiptari qëndron një histori sakrifice, një zemër që nuk dorëzohet dhe një krenari që nuk blihet me asnjë çmim

Ka reaguar sot në Facebook Erjon Vishkulli, djaloshi 28 vjeçar që nuk mungoi asnjë ditë në protesta i cili u qëllua me plumb gome në sy. Pamjet e lëndimit të tij me fytyrë të mbuluar nga gjaku bënë bujë në rrjetet sociale dhe solidaritet të madh qytetar ndaj Erjonit. Erjoni u është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në Spitalin Genelli, Romë dhe çdo gjë ka shkuar mbarë.

Erjon Vishkulli ka përfunduar studimet për gazetari dhe është një figurë e njohur si pjesë e grupit të tifozëve të Kombëtares Shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” dhe figurë e njohur si i ri protestues.

Në rrjetin social sot Erjon Vishkulli shkruante:

“Shqiptari nuk kërkon mëshirë, kërkon respekt e dashuri ! Sepse pas çdo shqiptari qëndron një histori sakrifice, një zemër që nuk dorëzohet dhe një krenari që nuk blihet me asnjë çmim 🙏🇦🇱❤️“

Voal.ch i uron Erjon Vishkullit shërim të plotë dhe kthim tek protesta si burim frymëzimi sepse pa Rini nuk ka Shqipëri!

 

UGSHPD: SPAK I DHA SHAH… (Shumë interesant fakti që kryeministri ndodhej në të njëjtën ditë në Shtëpinë Shahut) 

Me gurët e bardhë dhe me lëvizjen e ushtarit një kuti përpara nga kjo mënyrë e hapjes së lojës prej kryeministrit në simultanen e sajuar (100% edhe jashtë lexuesve të konspiracionit), për shahistët skema e lojës quhet një strategji mbrojtëse ose i ke lë mesfushën kundërshtarit në mënyrë që t’i lexosh atij sulmin.
Apo të kujtosh atë çka shkruhet:–“Shahu nuk është një lojë lëvizjesh, por art i të menduarit disa hapa para.”

Ne nuk e dimë ende mirë deri tani se kush mbërriti më parë në veshët dhe sytë e dëgjuesit si lajm më parë.

A ishte njoftimi i SPAK-ut për çështjen “Albanian Files”?

Apo lëvizja një kuti e ushtarit të bardhë gjatë simultanes në të njëjtën ditë më 6 Nëntor, 2026 u bë nga kryeministri dhe u dha si një shenjë nga ana e kryeministrit Shtëpia e Shahut gjatë një veprimtarie me pjesëmarrës të Komitetit Olimpik Shqiptar për të pritur lëvizjen tjetër nga Struktura e Posaçme e Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prap mbetet interesant fakti që po zhvillohej në Simultane dhe se me rregullat e lojës sipas FIDE-s shkruhet dhe njihet se; “Objektivi i secilit lojtar është që të sulmojë mbretin kundërshtar deri në atë mënyrë që kundërshtari të mbetet pa mundësinë e lëvizjeve të ligjshme.”

Uauuu….!
Të jetë kaq e thjeshtë?

“Kundërshtari të mbetet pa mundësinë e lëvizjeve të ligjshme” ?!
Të ketë ardhur vallë koha?

 

Përsa kryeministri e ka bërë çeljen (lëvizjen e parë dhe me gurë të bardhë), fakti i dytë interesant mbetet se çfarë lëvizje do të na japë SPAKU pas saj…
Duhet që situatën komplekse na duhet ta kuptojmë fare thjeshtë.
Si në shah, në se do të kishim parasysh thënien e një shahisti të shquar shkruar me kujdes në muret e “Shtëpisë së Shahut” ku lexohet:-“Shahu nuk është një lojë lëvizjesh, por art i të menduarit disa hapa para.”

Sa për një ose disa hapa përpara gjërat bëhen edhe më të dukshme kur i analizon se në javën që u mbyll  KE i dorëzoi Progres Raportin Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit. Suksesi i tyre varet pikërisht nga disa reforma të rëndësishme siç janë përcaktuar tashmë nga skakiera gjeopolitike evropiane si;

1-Ulja e polarizimit politik në Kuvendin e Shqipërisë. Ku ndërtimi i një dialogu konstruktiv politik të jetë qëllimi dhe jo ndëshkimi disiplinor deputetëve opozitarë të mbetur si pasojë e  përplasjeve të vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës.

2-Reforma Zgjedhore ku kërkohet kryerja e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhoreduke i adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

3-Drejtësia dhe Lufta Kundër Korrupsionit lidhet me disa aspekte si pavarësia e gjyqësorit nga politika ku KE-n kërkon ndalimin e presioneve politike dhe sulmeve personale ndaj magjistratëve dhe institucioneve të reja të drejtësisë. Dhënien e dënimeve të formës së prerë për korrupsionin e lartë ku nga rezultatet e SPAK-ut, Shqipëria duhet të konsolidojë një historik solid të vendimeve përfundimtare të gjykatave (dënimeve) për zyrtarët e nivelit të lartë, si dhe të rrisë konfiskimet e pasurive të paligjshme. Dhe se menaxhimi i çështjeve në gjykata kërkon reduktimin e mëtejshëm të ngarkesës së çështjeve gjyqësore të prapambetura.

4-Liria e Medias dhe Shoqëria Civile janë dy momente që protesta ka zbuluar si shumë të rëndësishme në Shqipëri nga përplasja e pushtetit autokratik me qytetarët dhe studentët si dhe me shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Presioni i madh politik, pronësia në prodhimin mediatik dhe transparenca janë kushti për të kuptuar hapësirën e lirisë së veprimit të gazetarëve ku më së shumti ndjehen censura dhe vetëcensura. Raporti mes shtetit dhe privat në media ka zbehur rolin e interesit publik si dhe përfaqësimin e rolit të organizatave të shoqërisë civile në qoftë se ato në mos izolimit dhe letargjisë janë bërë palë me pushtetin në përcjelljen e interesave të tij përkundrejt shërbimeve ose ekzistencës.

Në vazhdim janë edhe disa pika të tjera që lidhen me Mbrojtjen e Mjedisit, Çështjen e Pronave si digjitalizimi i kadastrës dhe kompensimi që prej shpronësimeve të sistemit komunist, apo dhe vetë realizimet për t’i shërbyer Procesit të Zgjerimit dhe Rritjes së BE-së ku kërkohet zbatimi i agjendës së përcaktuar të reformave përshpejtimi i të cilave pas gjysmës së rrugës së përshkuar deri tani shpie në mundësinë për të përfituar plotësisht nga paketa financiare me rreth 920 milionë euro.

Në morinë e kësaj problematike tani na duhet të kuptojmë se a bëhet kjo së pari për Shqipërinë dhe shqiptarët apo për protagonizmin e dikujt me pushtet apo që kërkon pushtet?

 

Si mund ta kuptojmë vërtetë?

 

Kryeministri është në prag të lëvizjes apo po vazhdon gjoja  të rrokullisë çdo mëngjes sofrën e gurtë të dialogut?

 

Kjo mbetet ende e varur nga koha.

 

Koha e dëshirës për mos organizim dhe përçarje të protestës në 162 ditë që ka kaluar çdo formë provokimi ej ku sigurisht nuk mbeten pas mediat pranë qeverisë dhe propaganda 24/7, shihet nga ana tjetër jo me rolin që luajnë individët, por me përgjegjësitë që çdo shqiptar ka për ta mundur përpjekjen që mund të bëhet dhe bëhet për ta përçarë frontin e bashkuar qytetar me studentët e cila ka ndikuar sadopak në “çoroditjen” e  mendjes organizatore të protestës, aktivizmit, vullnetarizmit dhe kuptimit të mesazhit ku bashkimi dhe numrat në pjesëmarrje qoftë edhe me këngë apo me paqe janë shumëfish më të fuqishme se sa një polici e paguar, e pajisur dhe e lodhur. Masiviteti dhe pjesëmarrja pra bashkimi qytetar do ta mposhtin dhunën dhe çdo provokim tësaj.

 

Askush në media deri sot nuk ka komentuar dhe argumentuar dot dy pamje mbresëlënëse si shumë të tjera nga protesta.

E para një pensioniste që u tregonte vizualisht policëve dhe policeve përpara kryeministrisë sasinë e parave që ajo sikurse prindërit e tyre marrin çdo muaj?

Dhe policët në kordon mbrojtës të heshtur dhe pa fjalë sepse kush luan nga rreshti humbet vendin e punës.

Sa turp!

Por edhe më turp është një fakt tjetër që kalohet pa u vënë re. Jo thjeshtë ai mes grupeve që nuk e ruajnë dot tensionin pa e shfaqur përkatësinë dhe ngjyrimet në protesta, por tek përballja mes protestuesve dhe policisë.

Sa poshtë veç sa turpit?

 

Do të ishte një akt dhune apo dhe frymëzim po ta shihje me sytë e censurës shtetërore. Por përballja nuk është e  njëanshme.

Në tre javët e fundit është demonstruar dhunë mes palëve.

Policia është shtuar në forca mjete dhe pajime dhe ajo çka duket se nuk falet mes kësaj “Simultaneje” të kryeministrit apo ministrit të brendëshëm është përdorimi i flamurit kombëtar si simbol.

Në një kohë kur protesta e ka rrëmbyer me himn dhe me flamur që nga dita e parë kauzën se “Shqipëria nuk është për shitje”, tani çfarë i duhet një autoboti-ujëhedhësi të ardhur së fundmi të mbajë flamurin kombëtar në mes kësaj përleshje.

 

A është ky një provokim i hapur kundrejt aktit të përplasjes në protestë ndoshta nga një fishekzjarr apo molotov?

Çfarë torreje apo “kalaje” i paska mbetur policisë së shtetit pa marrë në emër të kryeministrit?

 

Në fakt kjo është vetëm tërheqje.

Ditën që lajmi se  SPAK është vënë në dijeni dhe pë bën hetime mbi çështjen “Albanian Files”, lëvizja ligjore ku shkruhet se:-“kjo procedurë penale është nën hetim”, kjo do të thotë se organet e zbatimit të ligjit ose ndonjë një agjenci tjetër është autorizuar dhe po mbledh informacione, prova dhe dëshmi, për të përcaktuar nëse është kryer një vepër penale dhe nëse duhet të ngrihen akuza.

Kjo nuk do të thotë se jeni fajtorë; thjesht tregon se çështja është ende në fazën hetimore dhe se po mblidhen faktet.

Dinamika është përcaktuar tashmë.

Pritet lëvizja.

Largimi apo Dorëheqja.

Pranimi i Humbjes apo deklarata pas saj u zure Mat…

Ajo që mund të kuptojmë nga kjo tej zgjatje deri tani është se pushteti i drejtuar nga kryeministri me dhunën e ushtruar, aktet administrative për rregullat në protestë, pagesën e policëve si bonus i shtypjes, arrestimet dhe shoqërimet e protestuesve, përçarjen, intimidimin, gjuhën armiqësore dhe të pamoralshme etj. ka përdorur taktikën e njohur “death by a thousand cuts”*.

Taktika e njohur “vdekja nga mijëra prerje” që është pikërisht realiteti dhe sjellja e qeverisë sot. Është shprehja që tregon për mënyrat se si kërkohet një dështim, një shkatërrimi i ngadalshëm, si shkaktohen vuajtja dhe dhimbja ku shumë probleme të vogla e të parëndësishme në dukje dhe pa të lënë përshtypjen u jepet e një goditje të vetme.

Vendosja e diktaturës

Kjo është strategjia simultane e kryeministrit.

Mbreti do të mbyllet në qoshen e detyruar.

Lëvizja e vetme është dorëheqja.

Përgatitja e terrenit.

Largimi….

____________

*Simultane Shahu ose e njohur si simul/simultaneus exhibition, është takim ku luhen njëkohësisht shumë ndeshje mes një Mjeshtri të Madh dhe një grupi lojtarësh shahistë kundër. që zhvillohet mes një Mjeshtri të Madh. Ajo është një ngjarje ku shpesh quhet edhe si sfidë e memories.

*FIDE- Federata Ndërkombëtare e Shahut e themeluar në Francë 1924 (Fédération Internationale des Échecs).

 
8 Nëntor, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

SPAK regjistron kallëzimin penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze. Skema e ndryshimit të ligjeve dhe dhënia e lejeve (Dokumenti)

SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish. Burimet bëjnë të ditur se procedimi është regjistruar për disa vepra penale, por deri tani nuk ka emra personash të regjistruar si të dyshuar apo nën hetim.

Kallëzimi i gushtit i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta. Ai mbështetet në materialet e njohura si “The Albanian Files”, që përmbajnë hartëzimin e resorteve në zonat e mbrojtura, si dhe në “Dosjet e KKT-së”, një bazë të dhënash me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Screenshot 220
Screenshot 220

Në kallëzim kërkohet hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe krijimit të një grupi të strukturuar kriminal.

Kallëzuesit pretendojnë se bëhet fjalë për një model të përsëritur, ku ndryshohet ligji, miratohet një instrument i posaçëm planifikimi dhe më pas jepet leja përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, i drejtuar nga kryeministri.

Tre rastet kryesore që janë në fokus të kallëzimit janë Baks-Rrjoll, Divjakë-Karavasta dhe Zvërneci. Megjithatë, kallëzuesit i kërkojnë SPAK që hetimi të mos kufizohet vetëm në këto tri projekte. bw

Zvpresidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Në Shqipëri studentët po gjobiten e dhunohen se ushtrojnë të drejtën e protestës dhe kërkojnë fundin e korrupsionit

Zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputetja e Parlamentit austriak, Dr. Gudrun Kugler, ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe duke kërkuar hetim të menjëhershëm e të pavarur për pretendimet për abuzime policore.

Po ashtu, deputetja austriake ngre shqetësimin për raportimet se studentët dhe familjarët e tyre po gjobiten dhe intimidohen për ushtrimin e të drejtave të tyre.

Deklarata e plotë e Gudrun Kugler:

“Protesta paqësore është një e drejtë themelore, e cila duhet të respektohet plotësisht. Të rinjtë që dalin në rrugë për të kërkuar llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme në vendin e tyre meritojnë të dëgjohen, jo të përballen me forcën. Iu bëj thirrje protestuesve të vazhdojnë të tregojnë vetëpërmbajtje.

Raportimet për përdorim joproporcional dhe të paligjshëm të forcës ndaj protestuesve, përfshirë të rinj dhe të mitur, janë thellësisht shqetësuese. Kemi marrë gjithashtu raportime se studentët dhe familjet e tyre po gjobiten dhe po intimidohen për ushtrimin e të drejtave të tyre, gjë që është po ashtu e papranueshme. Të gjitha këto pretendime duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur, duke respektuar standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Dhuna dhe sulmet ndaj njerëzve dhe pronës nuk kanë vend në një demokraci dhe duhet të dënohen. Aktet që cenojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit nuk janë në përputhje me standardet moderne të të drejtave të njeriut.

Shqetësimet e ngritura nga protestuesit meritojnë përgjigje të besueshme. E ardhmja e Shqipërisë qëndron në rrugën demokratike dhe europiane, dhe kjo rrugë kërkon sundimin e ligjit, lirinë e tubimit dhe një luftë serioze kundër korrupsionit.

U bëj thirrje autoriteteve shqiptare, të gjitha palëve të përfshira dhe protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të veprojnë me drejtësi e në mënyrë paqësore. I bëj thirrje policisë t’i japë fund çdo forme intimidimi ndaj protestuesve dhe të zhvillojë një dialog të vërtetë me studentët, pedagogët dhe shoqërinë civile.” Panorama


Send this to a friend