VOAL

VOAL

Express: Në vend të përgjigjes për z Surroi (dokumente)

February 29, 2016
blank

Komentet

blank

Pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Rikard Jozwiak

Në orët e vona të 18 marsit, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pas një dite të gjatë të bisedimeve të zhvilluara në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në fakt, ajo për çka janë pajtuar palët ka qenë një Aneks, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët janë marrë vesh më 27 shkurt në Bruksel.

Ndonëse në atë marrëveshje nuk parashihet njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, aty ka propozime për luftimin e disa pengesave që vazhdojnë të ekzistojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.

Në veçanti, në marrëveshjen e shkurtit bëhet thirrje për njohje të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, sikurse pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore.

Parashihet, po ashtu, që palët të kenë misione të përhershme diplomatike, të mos e pengojnë rrugën e njëra-tjetrës drejt BE-së, dhe që Beogradi të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në këmbim të kësaj, dega e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë do ta ketë statusin e saj të formalizuar.

Marrëveshja e shkurtit përkrah edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por pa e përmendur asociacionin me emër.

Në tekst vetëm përmendet krijimi i “një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe mundësia për ofrimin e shërbimeve në rajone specifike, përfshirë mundësinë e sigurimit të mbështetjes financiare nga Serbia dhe krijimin e kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”.

Çfarë do të thotë kjo?

Në disa aspekte, marrëveshja dhe aneksi përcjellës – nëse zbatohen plotësisht – mund të jenë pikënisje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo do të thotë një njohje de facto e shtetësisë së Kosovës, dhe afrim i të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Megjithatë, ekzistojnë edhe tri çështje kyçe:

Fillimisht, as aneksi, as marrëveshja, nuk janë të nënshkruara, çka rrit dyshimet për vlefshmërinë e tyre.

Së dyti, në aneks nuk përmendet shumë përtej nevojës që Kosova të nisë punën “menjëherë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Së treti, nuk ekziston shumë kërcënim për asnjërën palë nëse gjërat mbesin të pazbatuara.

Ashtu siç edhe një diplomat i afërt me këto çështje i ka thënë Radios Evropa e Lirë: “Karotat nuk janë shumë të shijshme dhe as shkopinjtë nuk janë shumë të rëndë”.

Çështja nëse nevojitet një nënshkrim i marrëveshjes, vazhdon të diskutohet.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka thënë qartë se ai nuk do të nënshkruajë asnjë dokument dhe ka shuar shpresat fillestare që kanë ekzistuar në Bruksel se marrëveshja do të nënshkruhet në një samit të BE-së, që është mbajtur javën e kaluar, në prani të të gjithë liderëve të BE-së.

Marrëveshja fillestare e Brukselit, e arritur nga të dyja palët më 2013, po ashtu nuk është nënshkruar, por të paktën në të janë vënë inicialet.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë pas takimit, shefi negociator i BE-së, Mirosllav Lajçak, ka thënë se çfarëdo spekulimi nëse marrëveshja është apo jo e vlefshme, është “i pakuptimtë”, dhe ka pretenduar se dokumenti është zyrtar dhe obligues përmes njoftimit të bërë nga Borrelli në Ohër.

Lajçaku e ka pranuar, po ashtu, se është e mundshme që të arrihet pajtueshmëri për 12 pika të aneksit, mirëpo janë edhe gjashtë të tjera për të cilat palët nuk janë dakorduar.

Siç është përmendur më lart, theksohet se Prishtina duhet të nisë menjëherë punën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete se kur, shembull, mund të ndodhë njohja e përbashkët e pasaportave apo këmbimit të misioneve të përhershme.

A do ta bëjë Prishtina ndonjë hap pa marrë garanci për hapa reciprokë të Beogradit?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund t’ia atribuojë rritjes së tij politike qëndrimin kundër krijimit të çfarëdo asociacioni me bazë etnike, dhe shpesh e ka cituar nevojën për shmangie të një situate të ngjashme me atë në Bosnje-Hercegovinë.

Shefat negociatorë të të dyja palëve pritet të takohen sërish më 3 prill në Bruksel për të biseduar.

Kjo duhet të shërbejë si shenjë se marrëveshja do të funksionojë.

Të gjithë sytë do të jenë te Serbia për të parë se si do të sillet në nivel ndërkombëtar në muajt në vijim.

Në marrëveshje përmendet zotimi i Beogradit që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Testi i parë për këtë pikë do të jetë në samitin e Këshillit të Evropës që do të mbahet në Islandë në mesin e muajit maj – organizatë në të cilin Kosova ka vite që synon të anëtarësohet, por që Serbia reziston.

Megjithatë, çështje kyçe mbetet nisma për zbatim të marrëveshjes.

Aneksi bën thirrje për krijimin e një komiteti vëzhgues, të udhëhequr nga BE-ja, brenda 30 ditëve.

Mirëpo, në dokument nuk përmendet se çfarë fuqie do të ketë ky komiteti apo se kush do të jetë pjesë e tij.

Në Aneks, gjithashtu, përmendet se “çfarëdo dështimi për të përmbushur obligimet që dalin nga kjo marrëveshje, ky aneks, apo marrëveshjet e arritura në të kaluarën në kuadër të dialogut, mund të ketë pasoja negative për proceset e integrimit të këtyre dy shteteve në BE, si dhe në ndihmën financiare që e pranojnë prej BE-së”.

*Video: Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë tha se njohja reciproke është kyçe në rrugën drejt BE-së, pasi theksoi se BE-ja nuk pranon vende që nuk e njohin njëra-tjetrën.

Kjo gjë mund të tingëllojë e ashpër, por në fakt nuk është.

Shtetësia e Kosovës nuk njihet as nga Bashkimi Evropian si tërësi dhe kjo gjë nuk pritet të ndodhë shpejt.

Për të arritur në këtë pikë, secili vend i bllokut evropian duhet ta njohë atë.

Në anën tjetër, bisedimet e Serbisë për anëtarësim në BE janë bllokuar për shkak të mospërshtatjes me politikat e Brukselit sa i përket luftës në Ukrainë.

Prandaj, asnjëra nuk ka shumë mundësi që të pranohet në BE në vitet në vazhdim dhe BE-ja ka hezituar që të ndalë ndihmat financiare për shtetet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të shqetësimeve se Kina dhe Rusia mund ta rrisin ndikimin në këtë rajon.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Sulmi ndaj Top Channel, reagojnë organizatat e medias: Shokuese, të hetohet në mënyrë të pavarur

Organizatat evropiane të medias kanë reaguar për sulmin me armë zjarrin në televizionin kombëtar “Top Channel”. Organizatat janë shprehur se kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje, teksa bënë thirrje për hetime urgjente të pavarura.

Nga SYRI TV

Për sulmin me armë zjarri në drejtim të ndërtesës së televizionit kombëtar “Top Channel”, duke lënë të vrarë një roje sigurie, kanë reaguar dhe organizatat evropiane për median.

Në një postim në Twitter të Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias shprehën ngushëllime për familjen e të vrarit dhe thirrje për hetime të pavarura.“Mbetëm të shokuar kur mësuam se ka pasur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie e objektit. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”

“Safe Journalist Albania” përcolli mesazhin e “Media Freedom Rapid Response”, mekanizmit evropian që gjurmon monitoron e reagon ndaj shkeljeve të lirisë së shtypit në vendet e BE-së: “Mendimet tona janë me familjen e rojës së sigurisë që humbi jetën në sulmin tragjik ndaj ambienteve të Top Channel në Shqipëri. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të kryejë hetime të plota dhe të paanshme për këtë incident dhe të nxjerrë autorët para drejtësisë”, thuhet në postim.

Ndaj ngjarjes së rëndë reagoi dhe shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë” e cila tha se sulmi ndaj Top Channel, rëndon klimën në të cilën punojnë gazetarët në Shqipëri .

Gjithashtu, prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dënuar me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it, duke e konsideruar sulmin ndaj medias një sulm flagrant kundër demokracisë. Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, OSBE kërkon një hetim të shpejtë për zbardhjen e plotë të incidentit dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve të krimit.

blank

REL: Vritet roja e sigurisë si pasojë e sulmeve me armë kundër Top Channelit

Gjurmë të plumbave të shkrepur ndaj ndërtesës së Top Channel-it në Tiranë.

Jetmira Delia-Kaci

Ndërtesa e Top Channel – një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri – është sulmuar me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë.

Viktima është identifikuar si P.K., 60-vjeçar.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mëngjesit të së hënës.

Sipas zyrtarëve policorë, tashmë janë krijuar disa pika kontrolli për kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Disa orë më vonë është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të aktit.

Brenda saj janë gjetur dy armë automatike.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka thënë në Facebook se “Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët”.

Sulmi ndaj ndërtesës së Top Channel-it, është dënuar edhe nga presidenti i shtetit, Bajram Begaj, kryeministri, Edi Rama, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, krerët e partive opozitare, Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Meta.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

“Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit. AMA shpreh ngushëllimet për familjen e punonjësit që humbi jetën nga ky agresion i papranueshëm dhe qëndron në krah të të gjithë ekipit të televizionit në këto momente të vështira”, është thënë në reagim.

Të hënën ka reaguar edhe Qendra Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias.

Ambasada amerikane në Tiranë dhe zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kanë shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së rojës së sigurisë, dhe kanë kërkuar që ngjarja të hetohet dhe të zbardhet sa më shpejt.

I ndjeri është thënë se ka nisur të punojë në këtë media gjashtë muaj më parë.

blank

Asociacioni njëetnik serb nuk sjell as  “Tirolin” e as Suhodollin, por Federalizimin e Kosovës- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

Mos na tregoni se çka “po vjen”, por çfarë vendimesh , do të merrni ju si insntitucione përkatëse  legjitime, legale dhe demokratike   për parandalimin e kantonizimit autonom ose të federalizimit  të Kosovës, si rrjedhim i njohjes së të drejtës së vetëvendosjes (të brendshme dhe të jashtme) pakicës serbe (4%).

* *   *

Dikur, në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, këtë opsion e pati shpërfaqur edhe Ibrahim Rugova pas shpalljes së Republikës së Kosovës (Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990), që, nëse Serbia e njihte Republikën e Kosovës sipas Kushtetutës së Kaçanikut, 7 shtator 1990), atëherë Kosova do të mund të pranonte të bashkohej në Federatën e ashtuquajtur Jugosllave si Republikë e pavarur dhe sovrane. Mirëpo, këtë formulë paqësore të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Slobodan Milosheviqi e hodhi poshtë  me politikën e forcës, të terrorit, të spastrimit etnik dhe të gjenocidit ndaj mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve, duke i shpallur jashtë ligjit dhe jashtë Kushtetutës së RSFJ-së (1974).

 

Ringjallja e federalizimit dhe e vetëvendosjes së minoritet serb, do të rrumbullakësohej me FEDERALIZIMIN e Kosovës, do të ishte fataliste për qenien (florën dhe faunën) e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

 

Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi të mos përsërisin gabimet e mëparshme joligjore, jokushtetuese dhe juridike ndërkombëtare

 

Për “Zajednicën” e imponuar nga Serbia dhe nga mbështetësit e saj, nuk ka faj as Albini, as Hashimi e as Isa Mustafa, por Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi i Kosovës, që kanë legalizuar “Zajednicën”= ”Asociacionin” NJËETNIK SERB NË KOSOVË në kundërshtim flagrant me Kushtetutën në fuqi (2008) dhe me të drejtën ndërkombëtare, sepse vetëm shtetet e barabarta të pavarura dhe sovrane kanë të drejtën e ligjshme të përfundojnë marrëveshje a traktate ndërkombëtare, por jo edhe Kosova, e cila ende nuk e gëzon një të drejtë të tillë, ngase nuk njihet nga OKB-ja, si dhe nuk është palë e Traktit sipas Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969).

 

Ky është problemi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar, jo Hashim Thaçi e as Isa Mustafa, sepse marrëveshjet e tyre të nënshkruara me Daçiqin dhe me Vuçiqin i kanë aprovuar Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

 

Mirëpo, tani, pas miratimit të Marrëveshjes Frëngo-Gjermane të Normalizimit të Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, bërë në Ohër, më 18 mars 2023, Kuvendi dhe Gjykata Kushteteuse e Kosovës nuk do të duhej t’i përsërsnin të njëjtat gabime, duke i hapur rrugën zbatimit të “Asociacionit njëetnik serb”, por të veprojnë në përputhje të plotë dhe të ligjshme të mbrojtjes së Kushtetutës së Kosovës dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke përgligjur interesin e përgjishëm të popullit dhe të shtetit të Republikës së Kosovës, jo të minoritet kolon serb, që përmes Beogradit zyrtar po nxitet të formojë një shtet të ri serb në Kosovë, me qëllim të FEDERALIZIMIT të shtetit të Kosovës. Kjo është prapavija politike, juridike, organizative, administrative dhe terriroirale autonome e themelimit të “SZO-së” NJËETNIKE serbe në Kosovë. Një opsion i këtillë mund të jetë “atraktiv”  dhe i “kapshëm” edhe për faktorët e involvuar në procesin e Brukselit. Mirëpo, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuse këtë opsion eventual nuk duhet pranuar me asnjë kusht, sepse problemi i Kosovës është “ndryshk kolonial” më se 100-vjeçar, jo “problem minoritar” , siç e kanë “shpikuar” dhe ndërkombëtrarizuar politika dhe diplomacia kolonialiste dhe hegjemoniste e Serbisë së Ivica Daçiqit dhe e presidentit Aleksandër Vuçiq (1999-2023).

 

Këtë  rrezik potencial, do të duhej ta kishin mbajtur parasysh pikësëpari konstitucionalistët, të cilët kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), duke legalizuar Marrëveshjen e “Zajednicës” së vitit 2013 dhe Marrëveshjen e “Zajednicës” së vitit 2015, të nënshkruara nga ish-kryeministrat e Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi (2013) dhe Isa Mustafa (2015).

 

Në këtë rast konkret, fajorë dhe përgjegjës kryesorë për themelimin e “Zajednicës-Asociacionit”, janë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sepse në asnjë Nen, madje as në Preambulën e saj nuk parashikohet formimi i “zajednicave njëetnike serbe”. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës në fuqi, si dhe e Planit të Marti Ahtisarit, sipas të cilit nuk lejohet themelimi i “asociacioneve”, përkatësisht i “bashkësive njëetnike në Kosovë, duke qenë se Kosova është shtet multietnik, pluralist dhe demokratik parlamentar  i të gjithë qytetarëve.

 

Gjithashtu, për këtë skandal juridik kushtetues mban përgjegjësi ligjore, edhe Kuvendi i Kosovës, i cili me “83 vota” ratifikoi “Zajednicën” e “Listës serbe”, mbase cenoi Kushtetutën e Kosovës, si dhe shkeli normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare së bashku me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ngase sipas saj, dhe

Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969), Kosova nuk ka të drejtë të lidhë asnjë marrëveshje a traktat ndërshtetëror qoftë bilateral apo multilateral me Serbinë, sepse nuk është palë e Traktatit e as nuk ka subjektivitet juridik ndërkombëtar, duke qenë se nuk njihet nga OKB-ja.

 

Prandaj, në këtë rast nuk tradhtuan as  Hashim Thaçi e as Isa Mustafa, sepse nënshkrimet e tyre për themelimin e “asociacionit njëetnik serb”, i verifikoi

dhe i justifikoi edhe parlamenti, edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Në këtë kontekst nuk mund të kërkohet “tradhti individuale”, sepse përgjegjësia është kolektive, duke qenë se “83” deputetë me votën e tyre i thanë :- “PO” themelimit të Zajednicës.

 

Ndonëse kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti në takimin  bilateral dhe trilateral me ndërmjetësit e BE-së( Josep Borell dhe Mikroslav Lajçak) dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ka pranuar Marrëveshjen Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, bërë në Ohër, më 18 mars 2023, kjo nuk nënkpton se çdo gjë ka përfunduar de fakto dhe de jure pa shqyrtimin nga deputetët  e Kuvendit të Kosovës në seancën e datës 23 mars 2023.

blank

JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE- Nga DANILO TAINO- Përktheu Eugjen Merlika

Një Vend fashist tek dyert do t’ishte një tragjedi e një kërcënim vdekësor për Evropën e për shoqëritë evropiane. Debati italian, gjithënjë e më i ndezur, mbi armët që shërbejnë për të mbrojtur Ukrainën do të duhej të bënte llogari me pasojat që do të kishte qoftë edhe vetëm një gjysmë-fitoreje e Moskës. Sepse e vërteta e trishtuar është që Putini e ka kthyer Rusinë në një Vënd që tashmë ka praktikisht të gjitha karakteristikat që e bëjnë një Komb fashist. Drejtuesi i Kremlinit ka vetëm një mundësi që të mos humbasë: që t’a lejojmë ne. Për këtë është e rëndësishme të dihet se çfarë pasojash dramatike do të kishte një sukses, qoftë edhe i pjesëshëm i agresionit të tij.

Një përcaktim shkencor i fashizmit nuk ekziston. Por të gjithë mund të bijen në ujdi mbi disa karakteristika që kanë regjimet e atij lloji. Nuk kanë zgjedhje të lira. Përndjekja e kundërshtarëve dhe shtypja e së drejtës së kritikës janë rregulli. Shteti është i policisë. Të gjithë institucionet janë të kontrolluar nga pushteti politik. Ekziston kulti i udhëheqësit. Propagandohet miti i së shkuarës së lavdishme të Kombit. Përdoret ideja e familjes tradicionale për të mënjanuar të ndryshmin. Por më pas bijtë e këtyre familjeve hidhen në luftë me këpucë kartoni, si mish për top. Ngrihet lart kulti i vdekjes. Organizohen mësymje pushtimi kundrejt Vëndeve të tjera. Shpiken simbole për të shtirë tmerre, si kryqi i thyer apo gërma Z. Gjindet një armik, i nevojshëm për të ligjësuar çdo veprim të regjimit: ata kundër nesh. Janë karakteristika që i përshtaten përsosmërisht Rusisë së Putinit. Me një shtesë: është ai vetë që shpik një armik nazist, në mënyrë që të tregohet trashëgimtar i lavdive të Bashkimit Sovjetik. Por nuk janë fjalët e propagandës që ndryshojnë realitetin: sot Vladimir Vladimiroviçi drejton një regjim fashist. Jo rastësisht është i paditur për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Nëse në ndonjë farë mënyre do të kishte ndonjë fitim në Ukrainë, për demokracitë e gjithë botës, veçanërisht për ato evropiane, do të hapeshin vite, ndoshta dhjetëvjeçarë errësire. Çdo lëvizje jo liberale do të ndihej e fuqizuar. Duke mbajtur parasysh atë që ka ndodhur në Ukrainë, pjesë ndoshta jo të parëndësishme të opinioneve publike do t’ishin të gatëshme të mos kundërshtonin kërcënimet që sigurisht Moska do të kishte bërë, e siguruar nga politika e saj agresive: “më mirë të nënështruar se të vdekur” do të ishte një frazë që vrapon. Liria e tregut do të dorëzohej për t’u zëvendësuar nga një drejtueshmëri mbytëse e Shtetit. Disa Vënde, gjeografikisht më afër Rusisë – e për këtë sot kundër saj – do të kërcënoheshin drejtpërsëdrejti në pak kohë: tre Shtetet balltikë, Polonia, Sllovakia, Republika Çeke, me gjasë Finlanda. Jo mësymje, që ndoshta nuk do të ishin as të nevojshme më për Kremlinin, por trysni ekonomike, fushata të rënda çinformimi e sabotimi.

Dhe në Vënde të tjera evropiane, financime forcave kundër-demokratike, fushata propagandash deri në nxitje për destabilizim. Ndoshta veçanërisht fushata për të thyer qëndrueshmërinë e NATO-s e për të lënë Evropën të prekëshme siç nuk ka qënë prej dhjetëvjeçarësh. Truaj mbi të cilët Putini sigurisht do të gjente mbështetjen e fuqishme të Kinës së Xi Jinpingut. BE vështirësisht do t’i qëndronte diçkaje të tillë. Shtatë dhjetëvjeçarë integrimi e rritjeje demokratike, përveç ekonomike, do të rrezikoheshin të merrnin fund. Do të shtoheshin grindjet mes evropianëve. Më shumë se një Vënd do të gjëndej i vetëm e i veçuar. Si do t’a përballonte një trysni të këtij lloji kuadri politik i dobët e shpesh i çatrafilluar italian? A do t’i qëndronte kërcënimeve e miklimeve të Moskës e Pekinit? Shkopit e karotës që do të bëheshin rregulla e marrëdhënieve ndërkombëtare?.

Kuadri me ngjyra të zeza i ravijëzuar mund të quhet i tepruar. Jo gjithshka do të sendërtohej në mënyrën e përshkruar. Por është e sigurtë që një Vënd fashist fitues e n’atë pikë i fuqishëm në dyert e Evropës do të nxiste një krizë qenësore të demokracive evropiane e të insitucioneve që kanë krijuar. Do të shkatërronte modele jete të shoqërive të tëra. E do të kishte përmbysur kuadrin politik në një numër jo të vogël Vëndesh: sigurisht në Itali, me gjasë në vetë Francën e në Gjermaninë gjithmonë të tërhequr nga Rusia; Vëndet e ish bllokut sovjetik do të dridheshin.

Por veçanërisht Putini ka treguar gjithë paqëndrueshmërinë e dobësinë e tij dhe skenari i natës së errët do të sendërtohej vetëm nëse ne do t’i a lejonim. Armët për ukrainasit që vdesin edhe për ne janë armë për të ndaluar fashizmin e Putinit e për të mos lejuar që të përhapet. I duhet thënë italianëve.

“Corriere della Sera” 24 mars 2023 Përktheu Eugjen Merlika

blank

VOA: Breshëri automatiku ndaj televizionit Top Channel, humb jetën një roje sigurie

Ilirian Agolli

Një roje sigurie humbi jetën mbrëmjen e kaluar kur persona të panjohur qëlluan me armë zjarri në drejtim të selisë qendrore të televizionit kombëtar Top Channel në Tiranë.

Policia e kryeqytetit njoftoi se roja ishte punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.

Krahas pikave të kontrollit policor në rrugë u ngrit menjëherë edhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, por deri tani mbeten të paqarta rrethanat, autorët dhe motivet e mundshme të sulmit.

Televizioni Top Channel raportoi se roja i sigurisë, Pal Kola, humbi jetën, pasi u qëllua me armë zjarri rreth orës një pas mesnate. Sipas drejtuesve të televizioni një automjet i djegur me targa të vjedhura, që dyshohet se u përket autorëve u gjet në autostradën e Kavajës, afro 30 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Udhëheqës institucionesh dhe partish politike e dënuan vrasjen duke kërkuar ndriçimin sa më të shpejtë të saj.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shkroi se “ngjarja kriminale vërtet e rëndë” ku humbi jetën roja Pal Kola dhe u qëllua ndërtesa e Televizionit Top Channel, duhet zbardhur sa më parë nga organet ligjzbatuese.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, theksoi se “sulmi me armë ndaj TV kombëtar Top Channel dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese”.

Drejtuesi i Partisë Demokratike të opozitës, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se sulmi me armë dhe vrasja e rojës së Top Channel “është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal”, të cilin e dënoi me forcë. “Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend”, theksoi zoti Alibeaj.

blank

Lufta për “Republika Serpska” në Kosovë, është luftë për shpërbërje të rajonit- Nga Skënder MULLIQI

 

Është e qartë së çetnikizmi vuqiqian dhe putinizmi kan marrë hov në rajon.Kjo është politika e tentim zbatimit edhe në terren të botës serbe dhe të botës ruse.Po thurën në rajon skenarë ruso-serb që të përmbyset pushtetit i Gjukanoviqit në Mal të Zi, më zgjedhjet presidenciale të 2 prillit, dhe po tentohet në anën tjetër, që përmes “Zajednicës” të formohet një tjetër Republika Serpska.Në rastin e Malit të Zi politikat pushtuese përmes këtyre ideve serbo- rusomëdha, kanë qëllimin që përfundimisht pas 30 viteve në pushtet të Millo Gjukanoviqit , të përmbysen politikat propërendimore , për tu zëvëndësuar më politikën proserbe dhe proruse .Dhe, qëllimi final në këtë ndwrrim të pushteteve është dalja e Serbisë por edhe e Rusisë në Detin Adriatik.Synimi tjetër i politikave të tilla pushtuese , është që kur të bëhët faktike “Zajednica” më kompetenca ekzekutive , të shkohet edhe më tutje në planet djallëzore për dalje në Portin e Durrësit.Është koha për një zgjim tjetër kombëtar, që politikat e tilla të ndalën qysh në start.Shumë mjete dhe kohë ka shpenzuar pushteti serbian së bashku më Kishën Ortodokse Serbe që rajoni të dezintegrohet.

Kjo punë nuk është duke u bërë që nga dje, dhe as nuk bëhët fjalë këtu për politika ditore , por bëhët fjalë për planifikime të afatgjata.Kjo që po shohim që dy vitët e fundit e veqmas prej së ka shpërthyer lufta në Ukrainë, është synimi për të shpërbwr sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe të Mali të Zi .

Më duket së kjo lojë politike ruso-serbe më Mal të Zi dhe më Kosovën , është duke u bërë në të njejtën kohë dhe thuaja më të njejtat metoda të veprimit .Në këtë finale nuk po zgjedhen mjete dhe metoda. Agresioni rus në Ukrainë sikur ka hapur pyetjën e Frontit të Dytë, për të përmbysur përfundimisht orjentimet pro perëndimore të shteteve të rajonit.

Kjo do të ishte thikë pas shpine edhe pwr aleancën ushtarake të NATO-së, e cila në kohën e fundit sikur po heshtë për zhvillimet e tilla antiperëndimore në rajon .Nuk duhet lejuar që kriza e shoqëruar më luftën në Ukrainë të bartet edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor,ku po tentohet të kthehet ndikimi i humbur i ish Bashkimit Sovjetik.Ne, mos të lejojmë dezintegrimin e Kosovës.Në këtë contest mos të lejojmë Asociacionin më kompetenca ekzekutive , që për qudi po e sforcojnë më dëklarime Borell e Lajqak , por edhe amerikanet Eskobar dhe Hill.Mos të lejohet futja e ndikimit të politikave të Moskës dhe të Beogradit edhe në këtë pjesë të botës.Prandaj, opozita jonë duhet të mbushet mend të shprehem ashtu, së desktruvitetet e shkatërrojnë të ardhmën e Kosovës si shtet.Nese forcat proserbe triumfojnë në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, ateherë shumë do të sforcoheshin politikat ekpansioniste ruso- serbe ndaj Kosovës .Ajo çka bëhët serbe është edhe ruse.Bota demokratike nuk duhet lejuar që të rrenohet liria dhe demokracia në rajon, e arritur më shumë mund dhe sakrifica .Të lehohet të realizohen politikat çetnike të Vuqiqit të ndihmuara nga Rusia e Putinit, do të ishte katasrofale për rajonin dhe për Evropën.Nese politikat e tilla nuk u lejuan të realizohen më luftë më rastin e shpërbërjës t ë ish-Jugosllavisë, nuk ish dashur të lejohen të realizohen në kushtet e paqës.Politikat që gatuhen në kuzhinat e Moskës dhe të Beogradit janë politika të mendjës jo së shëndosh, janë politika të rrezikshme që nuk i hanë as qeni .Mos të lejojmë në këtë vend që kur të zgjohemi, Kosova jonë të jetë e ndarë mbi baza etnike , më tendencë të shpërbërjes të plotë si shtet ..!

blank

Tre vjet nga puçi grenellian i LDK-së- Nga NEZIR KRAKI

Lexojneni kete tekst ju ldkistet e epokes Netflix se tani mi kuptoni edhe kritikat qe i bej per t’miren e juj.

26 Mars 2020

Sonte LDK çoi dorë kundër Kosovës
…jo kundër qeverisë
Votues të dashur të LDK-së,
I kam dy fjalë me juve por para se të flas dua ta dini kush po ju flet sepse disa fejsbukxhinj, argatë të bandave, me cekësi të thellë intelektuale, morale e patriotike, mendojnë se unë kam pikë nga qielli dhe flas nga luksi parisien kur guxoj të shkruaj për hallin e Kosovës.
Jam rritë në LDK sepse jam djali i Haxhi Krakit, deputet i LDK-së i vitit 1992, i kohës kur parlamenti ka qenë klandestin dhe politika ka qenë vetmohim, jo përfitim.
Gati çdo mengjes gjumin na nxirrte Milicija dhe zhurma e Nives që, siç thoshte një komshi, edhe pa shofer e dinte rugen per te shpia jonë.
Kam qenë në klasen e tretë kur kam plotësu me dhjetra libreza të LDK-së për antarët e shumtë të atyre viteve sepse një frymë e re po lindte. Ishte si oksigjen për popullin e asfiksuar nga regjimi serb dhe argatët e tyre shqiptarë.
Në vitin 2002 Ibrahim Rugova vinte në tubim zgjedhor në Junik. Ishte koha kur aktivistë e deputetë të LDK-së vriteshin dhe kërcënoheshin. Disa veç ishin vrarë tashmë por ne nuk ndrronim taborr. Tubimin në Junik e kam udhëheqë unë atë ditë dhe më kujtohet me sa respekt, me sa njerëzi e me sa admirim na foli Rugova. Aura e tij impononte respekt, edhe nëse nuk ishe i LDK-së.
Deri në vitet 2004-2005 kam qenë i anagzhuar në forumin rinor në LDK dhe përfaqësoja degën e Junikut në Prishtinë.
Pastaj vdiq Fryma dhe ata që mbeten, në vend se t’ia siguronin partisë frymëmarrjen e re dhe dinamike, ata nisen asfiksimin e saj deri në ngulfatje. Epokë tjetër nisi. Ajo e pazareve dhe e karrigeve. E karrigeve si ulëse por edhe si armë. Vitin tjetër erdha n’Paris, për formim dhe pavarësi intelektuale, në mendim e në kritikë.
Kur flas për LDK-në e di për çka flas. Kur flas për Kosovën e di për çka flas. As LDK-në as Kosovën s’i kam zbuluar në vitin 2000 apo 2008 si shumë propagandues e profiterë të orëve të vona.
Prandaj sonte, të dashur votues të LDK-së, jam i zhgënjyer sepse sonte, edhe hija dhe kujtesa e Rugovës në LDK u dhunuan, u tradhëtuan, vdiqen përfundimisht. Sot Rugova është rrotulluar në varr nga ultësia në të cilën, uzurpatorët aksidentalë të partisë së tij, të Lidhjes së tij, bëjnë politikë në favor të atyre që kërkonin vrasjen e tij.
LDK ju tradhëtoi juve dhe Kosovën votues të dashur, kur e votoi Thaqin për president. Sot ai president është origjina e të zezave që pritet t’i ndodhin shtetit të Kosovës.
LDK ju tradhëtoi edhe më fort sonte juve dhe Kosovën, kur e forcoi Thaqin në procesin e ti zhbërës kundër Kosovës.
LDK sonte i trafikoi votat tuaja që ishin të qarta kundër hajnisë dhe krimit dhe i çoi drejt në gryken e pangopshme të bandave. Atë gryken që ka 20 vite që e han edhe Kosovën edhe të ardhmën e saj por edhe të ardhmen e shpresën e secilit nga ju.
LDK sonte e tradhëtoi edhe lideren e saj legjitime për të cilën ju votues të nderuar votuat në besim dhe me shpresë.
Unë s’kam asgjë kundër LDK-së. Përkundrazi, mendoj se Kosova ka nevojë për një parti të tillë. Por arsyeja e ekzistencës së një partie zhduket në momentin kur ajo e shet apo e devijon legjitimitetin popullor. Trafikimi i legjitimitetit është pabesi demokratike, është dhunim i demokracisë në themelin e saj sepse e dhunon lirinë e zgjedhjes. Prandaj duhet të ndëshkohet në mënyrë demokratike sepse asnjë mashtruesi nuk duhet t’i jepet një shans i dytë.
Pushteti i vetëm i qytetarit është vota e tij. Për këtë arsye është e shenjtë dhe e mbrojtur aq shumë. Por kur edhe ajo ju merret votuesve dhe tregtohet pabesisht, atëherë kontrata e votuesit me partinë nuk ekzidton më.
Për këto arsye, votuesi i ndershëm i LDK-së sonte është plot dyshime e plot zhgënjim sepse sonte, përveçse iu vodh e iu shit vota, partia e tij e la në korridore spitalesh, të vetëm në ftont kundër një virusi vrasës.
Prandaj, ju KURRE ME nuk duhet të lejoni që me votat tuaja të bëhet tregti në dëm të Kosovës dhe në dëmin tuaj.
Prandaj, ju nga sot nuk duhet t’i besoni atyre që çuan dorë dhe e rrëzuan një popull, rrëzuan shpresën e tij.
Këto fjalë jua them sinqerisht pa e pasë ASNJEi interes personal sepse në familjen time nuk e dimë ç’është përfitimi nga politika, veç torturat dhe kërcënimet.
Mos i votoni më!
Mos e nënçmoni votën!
blank

Rrëfimi i Dom Gjergj Metës: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta përmes një reagimi në Facebook, flet për plagën e shqiptarëve, atë të largimit nga vendi.

Në rrëfimin e tij, është ndalur te zbrazja e fshatrave, ku mes rreshtash tregon për lotët që ka derdhur, ndërsa nuk i ka kursyer as kritikat duke u shprehur se po ndërtohen ‘biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur’.

blank

“Por u trishtova dhe po qaja, sepse po ndjeja vdekjen e këtyre fshatrave. U trishtova se ka njerëz që po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur. Në jetën time kam qarë më shumë para vdekjes së një njeriu që e dija se do të vdiste, se sa kur ai ka vdekur. Kështu po më ndodh edhe me fshatrat e zbrazur të Dioqezës ku po shërbej. Po i qaj se po i shoh teksa rënkojnë nën grahmat e fundit të vdekjes e askush nuk po flet”, ka shkruar ai.

 

MESAZHI I DOM GJERGJ METES

blank

SOT QAVA …

blank

 

Ndoshta ishte hera e parë që sot, në njërën prej meshëve, m’u desh të ndalem disa herë ndërsa kremtoja. Arsyeja ishte se po më kapte dënesa e sytë më ishin mbushur me lot. Thjesht po qaja edhe pse më vinte turp nga njerëzit që ishin në meshë: katër gra e dy burra. Do t’jua shpjegoj arsyen.

blank

 

Kur mbërrita te Kisha e fshatit K., sapo më pa P., një grua e dinjitetshme dhe e varfër, më tha:

blank

 

“Qoftë lëvdu Krishti dom Gjergj! A mujte”

blank

 

Iu gjegja si duhet dhe e pyeta:

blank

 

” A je mirë ti P.? Si i ke?”

“Mirë dom Gjergj, por dun me na mbyt në ujë”.

“Si i thashë? Nuk po kuptoj” – ia prita.

“Po po dun me na ble e me na hjek prej këtu se duan të ndërtojnë një HEC. Por ne nuk e lshojm kët vend”

Ndërkohë mora vesh se familje të tjera kishin lëshuar fshatin. Familje që vinin çdo të djelë në meshë. U mërzita, jo pse nuk do të kisha shumë njerëz në meshë. Jam mësuar gjithë këto vite të bëj edhe dy orë rrugë të keqe për një meshë me pesë a gjashtë vetë. Unë do të shkoj në ata fshatra edhe kur të ketë mbetur një njeri i vetëm, sepse Zoti nuk i llogarit njerëzit me numra.

Por u trishtova dhe po qaja, sepse po ndjeja vdekjen e këtyre fshatrave. U trishtova se ka njerëz që po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur. Në jetën time kam qarë më shumë para vdekjes së një njeriu që e dija se do të vdiste, se sa kur ai ka vdekur. Kështu po më ndodh edhe me fshatrat e zbrazur të Dioqezës ku po shërbej. Po i qaj se po i shoh teksa rënkojnë nën grahmat e fundit të vdekjes e askush nuk po flet.

Ndërkohë m’u kujtua leximi i parë i meshës së kësaj të Diele e ndjeva shpresë përtej çdo shprese.

“Do ta dini se unë jam Zoti kur t’i kem hapur varret tuaja e t’ju kem nxjerrë nga varret tuaja, o populli im! Do t’jua jap shpirtin tim dhe ju do ta rifitoni jetën dhe do t’ju vendos në tokën tuaj.”

U ktheva, sapo mbarova meshën, drejt Rrëshenit. Ndjehesha i pafuqishëm krejtësisht. Nga pasqyra e makinës pashë edhe një herë ato katër gra e dy burra që ishin në meshë e nuk pata turp të dënesja…bw

blank

Si u shkarkua komandanti i Bazës Detare të Shëngjinit nga dyshja Begaj – Xhaçka pse kërkoi pezullimin e punimeve në godinën 4-katëshe

Nga Artur Meçollari
Fillimi i ndërtimit të godinës në Bazën Detare të Shëngjinit daton në nëntor 2020, me urdhëra verbal me justifikimin se prona kishte dalë jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes (PVP) në vitin 2016. Në fakt, në vitin 2016 me një truk administrativ prona e Bazës Detare të Shëngjinit, e miratuar nga Presidenti në PVP në vitin 2014, ishte ndarë në tre prona, dy prej të cilave në mënyrë të jashligjëshme konsidetoheshin jashtë PVP.
Gjatë kohës që drejtoja Forcën Detare, kam patur komunikime zyrtare ku kam deklaruar se sipas PVP të vitit 2014, edhe pse prona ishte ndarë në tre prona, privatit nuk mund ti kthehej prona, pasi për pronat në PVP nuk e lejon ligjit për pronën publije. Në një rast privati ka shqyer gardhin për të filluar punimet, por nuk ështê mbyllur me kaq. U thirrë Policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit, u bë kallēzim penal dhe u rivendos gjendja.
Po le të kthehrmi tek godina 4-katëshe tashmë nën sekuestro preventive me vendim gjykate.
Në muajin nëntor 2020 nisën punimet e godinës brenda bazës me shkelje syri. Në fillimi të muajit dhjetor e bëra publike shkeljen ligjore.
👉Në 18 dhjetor 2020 ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj nxjerr një urdhër që Pllicia Ushtarake të vendoset në Shëngjin për të ndihmuar Forcën Detare në sigurimin e Bazës detare të Shëngjiit dhe moslejimin e punimeve;
👉Në 19 dhjetor 2020 komandanti i Bazës Detare tē Shëngjinit i kërkon drejtuesit të Policisë Ushtarske të vendosur në bazë që ta ndihmojë të nxjerri jashtë bazës punonjësit civile të firmës private që ndërtonte pallatin. Policia Ushtarake refizon ta ndihmojë.
👉20 dhjetor 2020 komandanti i Bazës Detare të Shëngjinit i raporton komandantit të Forcës Detare se Policua Ushtarake nuk po e ndihmon për zbatimin e urdhërit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për sigutimin e bazës dhe pezullimin e punimeve në godinë.
👉22 dhjetor 2020 ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj i propozon Ministrit të Mbrojtjes lirimin nga detyra të komandantit të Bazës Detare të Shëngjinit;
👉23 dhjetor 2020 me urdhërin nr. 1638 ish-Ministri i Mbrojtjes Olta Xhaçka liron nga detyra pa motivacion konandantin e Bazës Detare të Shëngjinit.
Deri në 23 dhjetor 2020 godina ishte në katllavan. Punimet e godinës u ndërprenë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në 6 mars 2021 kur godina kishte mbërritur në katin e katërt. Moszbatimi i urdhërit nga drejtiesit ushtarak, sipas nenit 47 të Kodit Penal Ushtarsk përbën vepër penale. Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj nuk hetojë apo kallëzojë penalidht asnjë komandant që nuk kishte zbatuar urdhërin e tij, por bashkë me Ministrin e Mbrojtjes shkarkoi nga detyra atë që kërkonte zbatiminve urdhërit të Shefit të Shtabt të Përgjithshëm.
blank

Marrëveshja e Ohrit dhe boshti i thyer i BE-së- Nga Dr Sadri RAMABAJA

Marrëveshja e akorduar e Ohrit është produkt i konfrontimit mes Prishtinës dhe Beogradit që po vazhdon. Ajo është po aq edhe shprehje e një imazhi të ri për Republikën e Kosovës.

 

Pa u lexuar teksti i marrëveshjes mirë nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, konfrontimi mes Beogradit dhe Prishtinës vazhdoi. Të dy vendet pretendohej se kishin rënë dakord vetëm për të vazhduar beteja për formulimin e marrëveshjes, respektivisht formulës që për synim ka t’i jap fund rivalitetit shekullor mes dy kombeve. Kosova dhe Serbia, respektivisht shqiptarët dhe serbët, duhet të pranojnë se egzistenca e njërit nuk do të thotë shurja e tjetrit, dallimet e tyre në përceptimin e procesit të Republikës së Kosovës si entitet i ri politik mbetet çështje e qytetarëve të saj.

Por, konsensusi i 18 marsit, duket se nuk ishte i mjaftueshëm. Rrjedhimisht përveç dialogut, mbetet në jetë edhe rivaliteti mes dy shteteve – Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Lufta në Ukrainë riktheu gjeopolitikën në formatin e plotë të saj edhe në Ballkanin Perendimor. Në këtë rikthim sistemi i sigurisë së Europës është trandur rrënjësisht. Dy shtetet e skajit perendimor të Europës – Finlanda dhe Suedia, të njohura për kultivimin e ndjesisë së neutralitetit ushtarak, dorëzohen. Kërkesa e tyre për aderim në Aleancën Ushtarako-politike të demokracive liberale perendimore – në NATO, është në proces të përmbylljes. Ndërkaq Serbia vazhdon tutje të tundet në kërkim të rolit të ri gjeopolitik.

Dalja nga rrethi vicioz

Deklaratat e para të presidentit serb, me të arritur nga Ohri në Beograd, e bëjnë të qartë se ai nuk respekton as dakordimin e arritur në Ohër, që diplomacia perendimore ka dëshirë ta cilësoj si marrëveshje obligative për të dy palët. Ai tallet me të gjitha palët, kur arsyeton faktin se pse nuk ishte i gatshëm ta nënshkruaj marrëveshjen.

Megjithkëtë, reagimet e diplomatve të angazhuar në këtë proces, dëshmon se ata vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të kujdeshme në raport me Beogradin. Ata nuk zënë në gojë më sanksionet e paralajmruara paraprakisht për palën që nuk do të dëshmohej gjenerative në proces dhe nuk do të nënshkruante marrëveshjen.

Gjithçka tregon se dialogu që do të vazhdojë ndërkohë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ndërkaq pika e katërt dhe ajo e shtatë e Marrëveshjes, duket se jenë nyjet gordiane, ato që do ta përshkallëzojnë më tej mosmarrëveshjen. Përplasjet dëshmojnë se, dështimi i mundshëm i marrëveshjes, sjellë në vëmendje faktin se, nuk bëhet fjalë vetëm për vetmenaxhimin e

komunitetit serb në Kosovë, por për të ardhmen e dy kombeve dhe pozicionin e tyre në arkitekturën e re të sigurisë së Europës. Madje, ky fakt ndërlidhet gjithashtu edhe me çështjen e lidershipit brenda demokracive të Evropës së epokës së pasluftës në Ukrainë. Dhe këtu është e qartë: Franca dëshiron ta fitojë këtë betejë në përballje me Gjermaninë.

***

Lufta në Ukrainë duket sikur ka bashkuar aleancën transatlantike. Por për Gjermaninë dhe Francën, të cilat tok pretenduan ta arrijnë këtë marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, duke u bazuar në ish marrëveshjen ndërgjermane të vitit 1972, megjithatë, ajo ka gjasa se ushqen thellimin e përçarjes së pritshme. Si Berlini edhe Parisi, ka vite që po përballeshin në raport me sfidat globale që për bazë kanë objektivat e interesave nacionale. Lufta në Ukrainë dha sinjale të qarta se mund të bartet në Ballkanin Perendimor, si “Fronti jugor” I mirëseardhur pr Rusinë. Flakët e luftës së re mund të fillonin në veriun e Kosovës, siç duket se kishte pretendime të shpërthente në dhjetor të vitit që lamë pas, por nuk do të ishte krejt e qartë se a do të përfundonte ajo, pastaj, vetëm me aneksimin e Republikës Srbska (në Bosnjë). Kisha Serbe në Malin e Zi, ngjashëm siç pretendon ta ketë me çdo çmim Bashkësinë e Serbëve në Kosovë, do të vihet shpejt në lëvizje, në rastin e parë të mundshëm në funksion të gjeopolitikës postmoderne serbe, respektivisht në funksion të daljes reale nga rrethi vicioz, që nënkupton shkëputjen me Rusinë, të cilin akt historik Beogradi e ndërlidhë me krijimin e parakushteve të daljes së Serbisë në Adriatik.

Në këto rrethana Kosova veproi me kujdesin maksimal, duke konsoliduar pozicioninn e vet nga një takim në tjetrin. Ndodhi ajo që e potencon juristi i njohur Mark Veller, Kosova do t’ia arrijë, “për herë të parë në histori, ta kthente balancën e interesave në sistemin ndërkombëtar që gjithmonë kishte ofruar terren të pabalancuar në favor të Serbisë.” [Marc Weller, Koha, 2023] Si takimi i 27 shkurtit edhe ai i 18 marsit dëshmoi qartë se dueti i përbërë nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, dhe nga përfaqësuesi i tij i posaçëm për normalizimin, Miroslav Lajçák, ishin tërësisht në shërbim të qendrave që kishin ndërtuar për vite të tëra, nëse jo që nga epoka e ndërhyrjes së NATO-s, politikat revizioniste në favor të Serbisë.

Pajtimi me sjelljen arrogante të presidentit serb, që as në Bruksel e as në Ohër, as që denjoi të nënshkruante dokumentet që ia ofruan e për të cilat megjithatë shprehi dakordim, flet në dobi të tezës në fjalë.

Falë konsolidimit të pozicionit të Kosovës në bisedime dhe aplikimit të standardeve europiane në raport me të drejtat e minoriteteve, gjithnjë duke operuar me terma të referencës që për bazë kanë Konventën Kornizë Evropiane për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, u arritë që të mënjanohet nga dokumenti bazë (27 shkurt) koncepti serb ‘Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe’. Në vend të kësaj, siç shprehet Weller “i bëhet një referencë e tërthortë për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetadministrimit për bashkësinë serbe në Kosovë dhe kapacitetin për ofrimin e shërbimeve në sfera specifike. “ [Weller, 2023]. “Vetmenaxhimi” vije gjithashtu si

nusprodukt i nocioneve politike praktike që ka prodhuar konventa në fjalë. Në këtë kontest, palës kosovare i mbetet që të sjellë vizionin e saj “për ta përmbushur këtë kërkesë e që nuk e krijon rrafshin e tretë të pushtetit në Kosovë.” [Weller,2023].

***

Takimi i 18 marsit në Ohër e bëri edhe më të qartë se idetë e Serbisë nuk janë të papajtueshme vetëm me projeksionin e Lirisë nga pala shqiptare, por edhe me vet arkitekturën e sigurisë europiane në ndërtim.

Si teksti i Marrëveshjes për të cilin pati dakordim në takimin e Brukselit në 27 shkurt, edhe ai për Aneksin e kësaj marrëveshje në 18 mars në Ohër, ishin produkt i kompromisit mes Gjermanisë dhe Francës. Lufta në Ukrainë krijoi momentumin politik ashtu që drafti i kësaj marrëveshjeje të tumiret edhe nga pjesa tjetër e Europës, por të gëzojë mbështetjen e plotë edhe nga ana e SHBA-ve. Sidoqoftë, ky fakt, nuk do të thotë se mund ta përjashtojë definitivisht reflektimin e këtij konfrontimi të hapur mes përbërsve të boshtit të BE-së për pozicionin e tyre në rrafshin global, dhe ai të bartet edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

Neni 7 i marrëveshjes, i cili duket se ka ngjallur debatin më të madhë brenda skenës politike e mediale kosovare, paragrafi i parë i tij taksativisht shprehet: “Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.”.

Duket qartë se autorët e këtij paragrafi, tek kanë aplikuar nocionin “vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë”, mbi të gjitha kanë pas parasysh Konventën Kuadër Evropiane për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare,

Juristët serioz, shih për këtë, interpretimin e marrëveshjes së Ohrit e zbresin në nivelin real të saj, duke shmangur interpretimet që i referohen Marrëveshjes së Parimeve të nënshkruar mes palëve në vitin 2015, meqë atë Gyjkata Kushtetuese e Republiës e kishte invaliduar tërësisht. Ndërkaq realizimin e Marrëveshjes së Ohrit diplomacia e BE-së ndërkohë e ka ndërlidhur me procesin e integrimit të Serbisë në BE, duke e bartur atë tek kapitulli i 35-të i negociatave për antarësim.

Në këto rrethana të reja, pa nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizim dhe me një draft-aneks me afate kohore dhe detyra të paakorduara nga palët, konfrontimi vazhdon tutje. E me kët edhe rreziku i rrëshqitjes drejt luftës.

Reflektimi i konfrontimit të boshtit të BE-së

Në këtë gjendje të re të sapo krijuar, ndikim të veçantë do të ketë edhe konfrontimi mes akterëve të boshtit të vetë BE-së – pra Francës dhe Gjermanisë për rolin e tyre të ri në kuadër të arkitekturës së re të sigurisë së Europës.

Lufta në Ukrainë e ka hedhur disi Francën në shkalloren e amfiteatrit të saj më shumë si spektator. Ky rol nuk i përlqen fare presidentit francez. Ai mëton të jetë gjithësesi në skenë – aty ku shkruhet historia. Më 9 shkurt, në pritjen e Volodymyr Zelenskyj në Pallatin Elysee, ai disi demonstroi se kush na qenka në krye në Evropës.

Në procesin ndërmjetësues në dialogun e stërzgjatur mes Kosovës e Serbisë BE-a kishte deleguar dy diplomatë nga dy vende të saj që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë akt ajo e bënte për dy qëllime: e para, që të krijonte ndjesinë tek Beogradi se BE-ja vazhdonte të ishte tutje në pozicion neutral në raport me statusin politik tashmë të përmbyllur të Kosovës, por me gjasë, më shumë për të zbutur përplasjen e mundshme mes Berlinit dhe Parisit.

Risjellja e propozimit të diplomatit gjerman Volfgang Ishinger të vitit 2007, që ndërlidhej me marrëveshjen ndërgjermane, sikur hapi këtë konfrontim, duke sinjalizuar Francën se Gjermania po përjashton atë dhe po supozon të marrë drejtimin në një zonë ku Franca tradicionalisht ka qenë përpara. Ndërkaq në realitet, kjo “përplasje” e stisur ka të bëjë shumë më shumë me projektin gjerman për armatimin e Europës. Siç pohon studjuesi françez Landry Charrier, prokurimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore nga Izraeli (Shigjeta 3) dhe Amerika (Patriot), nga ana e BE-së, jo vetëm që do t’i jepte përparësi opsionit më të shtrenjtë, por sipas Macron-it, do të bënte që Franca të humbiste një mundësi unike për të forcuar bazën e mbrojtjes industriale dhe teknologjike të saj.[IPG:20.03.2023]

Në këndvështrimin francez, kancelari gjerman po ndjek një strategji që e bën Evropën të varur nga Shtetet e Bashkuara dhe në fund rrezikon aftësinë e BE-së për të vepruar.

Marrëveshjen e Ohrit, të tillë si rezultoi, gjithësesi duhet vështruar edhe në këtë kuadër të përplasjeve brenda vetë boshtit të BE-së. Qasja e presidentit francez në marrëdhëniet me Gjermaninë vazhdon të interpretohet në mënyrë njëdimensionale, përkatësisht si shprehje e shqetësimit se, lufta në Ukrainë mund të çojë në përafrim të thesuar mes SHBA-së dhe Gjermanisë dhe zgjatimit në kohë të pozicionit disi vazal të BE-së në raport me interesat globale të SHBA-ve. Por, si Macron-i edhe Scholz-i, janë të bindur se, lufta në Ukrainë është pjesë e një konflikti hibrid me përmasa globale, ndërkaq pozicionimi i BE-së tani është i ndërlidhur edhe me interesat nacinale të bllokut të ri të shteteve që po antarësohen në NATO (Finlandë/Suedi) dhe të atyre që kufizohen me Federatën Ruse – para së gjithash të Polonisë. Nëkëtë kuadër vendet e Ballkanit Perendimor nuk mund të mbesin jashtë kësaj orbite interesash gjeopolitike.

Realpolitika dhe imazhi i ri për Republikën Në këtë garë pozicionimesh në kuadër të peizazhit të ri gjeopolitik, Republika e Kosovës, lidershipi i saj, e ka të qartë se e ardhmja e Kosovës është e garantuar vetëm në kuadër të bashkëpunimit me partnerë. Dy vitet e fundit Kosova qeveriset nga një qeveri e përgjegjshme dhe e ndërgjeshme për këto raporte mes vetë partnerëve brenda aleancës transatlantike. Por ajo e ka të qartë gjithashtu se duhet të reflektojë dhe të pranojë faktin se në një botë plot me ambicie për fuqi të mëdha, nuk është më e mundur të etablohet si Republikë e re pa këtë bashkëpunim. Fakti që kryemistri Kurti pranoi marrëveshjen më 27 shkurt në Bruksel, por edhe atë mbi aneksin e saj në Ohër më 18 mars, nuk ka pse të shihet me sy defetist dhe të cilësohet si nënshtrim. Përkundrazi, ky reflektim është më tepër një shprehje e një imazhi të ri për Republikën e Kosovës në këtë ekuilibrim interesash transatlantike për Ballkanin Perendimor.

Pavarësisht divergjencave të konsiderueshme, marrëveshja e Ohrit dëshmon se midis Kosovës dhe Serbisë, do të ketë gjithnjë e më shumë pika konverguese. Këto pika përafrimi, pavarësisht se kanë në konsideratë trashëgiminë koloniale të Serbisë ndaj Kosovës, janë të ndërvarura edhe nga raportet mes Beogradit dhe Uashingtonit, të cilat pala shqiptare duhet t’i marrë në konsideratë.

Arkitektura e ardhshme europiane e sigurisë nuk mund të ndërtohet dhe të jetë e qëndrueshme pa paqen në Ballkan. Ajo do të realizohet në përputhje me interesat e të gjithëve. Përfshirja e Ballkanit Perendimor brenda kësaj arkitekture, megjithatë, nuk do të ndodhë pa pranimin e realitetit të ri politik në Kosovë nga ana e Serbisë. Marrëveshja e Ohrit është vetëm hapi i parë në këtë plan. Pranimi i Republikës së Kosovës me procedurë të përshpejtuar në NATO, në Këshillin e Europës, në UNESCO, INTERPOL etj, paraqet hapin më të rëndësishëm të kësaj arkitekure të sigurisë europiane. Nëdrkaq pranimi i Kosovës në BE, në dekadën pasuese, natyrisht në bllok me Serbinë, do të jetë përmbyllja e këtij kaptulli historik të raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe të arkitekturës së sigurisë europiane.

blank

Prokuroria nis hetimet për Adriatik Doçin, gjobëvënësin e Carlo Bollinos

Pas skandalit të gazetarit gjobëvënës Adriatik Doçi, për të cilin janë publikuar të paktën 4 audiopërgjime nga portali PublikTV.Live, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

Këto audiopërgjime e kanë nxjerrë zbuluar si shantazhues e gjobaxhi, gazetarin e Carlo Bolinos, i cili rrëfen se si në rolin e gazetarit me një portal anonim “Prapaskena”, u vendos gjoba politikanëve, bizneseve, gjyqtarëve e prokurorëve.

Gazetari nuk ka kursyer asgjë në këtë regjistrim tek gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm.

Mësohet sipas burimeve se pas fillimit të hetimeve për audiopërgjmin, disa personazhe të tjerë jopublike dhe të botës së biznesit, kanë ngritur kallëzime ndaj Doçit dhe “Prapaskenës” së tij. Në Gjykata ka pasur disa kallëzime penale e civile ndaj Adriatik Doçit.

Ndërsa bëhet me dije se dhe një tjetër kallëzim po çohet në SPAK, duke kërkuar hetim të thelluar ndaj Adritik Doçit.

Një audio-përgjim i publikuar nga portali “Publik Live”, ka konfirmuar aktivitetin gjobëvënës të Adriatik Doçit, i cili përmes “Prapaskenës”, vendos gjoba të ndryshme financiare ndaj bizneseve dhe zyrtarëve përmes shantazheve dhe shpifjeve.

Pak orë pas publikimit të audiopërgjimit të pare ku Doçi, tregonte se si vendoste gjoba ndaj biznesit dhe politikanëve të lidhur me kryeministrin Edi Rama, u akuza nga media që kishte realizuar përgjimin për kërcënim dhe sharje të gazetarëve të “PublikTV.Live”.

Si rrjedhojë redaksia e portalit PublikTV.Live, publikoi pjesën e dytë të audiopërgjimit ku Adriatik Doçi tregon se si i përulen drejtorë, deputetë, ministra, madje dhe vetë kryeministri nga informacionet që ai disponon.

Pas dy audiopërgjimeve të publikuara, do të vinte dhe i treti ku gazetari Doçi ka raportuar se ai ka marrëveshje me bizneset në formë reklamash dhe që variojnë nga 2 mijë euro në muaj, deri në 10 apo 20 mijë euro.

Gjithashtu, Doçi tregon se ka dhe raste kur i kanë ofruar edhe shtëpi me çmimin e referencës për gjobat, ku sipas tij një shtëpi që kushton 100 mijë euro, ai e merr me 50 mijë.

Ndërsa në audiopërgjimin e katërt thellohet edhe më tej skandali, pasi gazetari gjobëvënës i Karlo Bolinos rrëfen se si shantazhoi gjykatësin e Elbasanit për llogari të një grupi kriminal droge.

Doçi tregon se si gjyqtari në Elbasan mori para nga ky grup, por edhe favoret seksuale nga vajza të mitura. syri.net


Send this to a friend