VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Escobar: Qëllimi nuk është vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por edhe anëtarësimi në BE

By | September 14, 2021
blank

Komentet

blank

SHBA po mëson nga Foltorja se me Bashën ka një kalë të ngordhur që nuk i vlejnë as patkojtë – Nga Ndriçim Kulla

Kuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër, për të mirën e demokracisë së brendshme të partisë, që është nëpërkëmbur në ekstremet e saj. Anëtarësia e partisë së PD po ballafaqohet sot me të njëjta probleme me krizën e lidershipit të PD pikë për pikë, si 4 vjet më parë mbas humbjes së zgjedhjeve të Qershorit, si dhe humbjeve të tjera të mëdha të mëvonshme, të cilat u mbuluan me zvarritje, dhe nuk u analizuan kurrë me reflektim rrënjësor siç ndodh në të gjitha demokracitë perëndimore.

Kjo anëtarësi sot ka të njëjtat pyetje dhe të njëjtat shqetësime të mëdha për të shprehur së bashku me opinionin publik dhe intelektual si 4 vjet me parë… Çfarë i duhet më partia Lulëzim Bashës kur është konfirmuar mbi 4 herë me zgjedhje si humbës? Kush është përgjegjësi kryesor i bojkotimit të Parlamentit 3 vjet me parë? A nuk është Lulëzim Basha? Kush është përgjegjesi kryesor i pa ndëshkuar ende i bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, mos vallë Edi Rama?

Besoj se e morët vesh edhe opinionin e Komisionit të Venecias që fajtor cilësohen ata që e bojkotuan, pra pikërisht lideri i PD nga ku Basha është autori kryesor. A nuk na del Lulëzim Basha një drejtues që shpreh interesa të fshehta personale me biznesin dhe oligarkët ndonëse në publik e shpreh veten ndryshe të mbuluar me një mantel dhe sjellje tjetër? A nuk është Lulëzim Basha autori kryesor i dëmtimit të partneritetit të dikurshëm që kishte PD me faktorin strategjik amerikan për shkak të problemeve që ka ende edhe sot me drejtesinë amerikane si dhe për shkak të sjelljes së tij konfuze në politikë.

A nuk është sjellja e tij autoritariste në funksionimin organizativ të partisë, klienteliste dhe tarafore në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve të partisë? Shqipërisë i duhet një Parti Demokratike konkurruese dhe jo një Parti Demokritike e stilit autoritarist, që nesër në pushtetin e mundshëm trasformohet me kollajllëk në një diktaturë qeverisëse, nga e cila sot po vuajmë deri në thellësi të qënies sonë. Prandaj Lulëzim Basha duhet të çlirohet sot nga ngurtësia, nga frika dhe tmerri psikologjik i humbjes së pushtetit në parti. Kuvendin e PD ai nuk e ndalon dot megjithë tymin çorientus që përpiqet të shpërndajë duke u orvarur të krijojë imazhin e rremë, “se mua më mbështet Amerika” që në fakt nuk është aspak e vërtet, por plotësisht e gënjeshtërt.

Këtë Kuvend të Jashtëzakonshëm nuk e kërkon kryetari në këtë rast për të votëbesuar veten, por e kërkon anëtarësia për ta trasformuar partinë, sipas normave statutore, të riorganizojë veten dhe të rigjej rrugën e humbur të fitores. Kjo kërkesë nuk del nga hiçi por nga problematikat e mëdha të humbjeve të cilat do ta humbisnin kuptimin e ekzistencës së metejshme të kësaj partie pa një shkundje, pa një ringritje dhe një frymëzim demokratik të arsyetuar në këtë mënyrë:

1) PD e Dhjetorit ’90 paska qenë 8 vjet viktimë e një skenari afatgjatë asgjësimi apo falimentimi me një kryetar në rolin e likuidatorit të falimentit. Basha duket se ka hyrë që në ditën e parë në PD me atë mision. A kanë qenë Basha me familjen e tij të dërguarit dhe pjesë e skenarit që u luajt pas 1996 për largimin e Berishës dhe shkatërrimin e PD?! Ajo çfarë Berisha nuk na thotë ne: Kë përfaqëson Basha në të vërtetë?!

2) Foltorja na bëri një shërbim të jashtëzakonshmën ne shqiptarëve, por dhe partnerëve tanë, sepse po tregon:

a)Basha nuk ka asnjë mbështetje në popull, aq sa në një votim të pastër ai nuk grumbullon vota as për veten e tij për të hyrë në Kuvend. Jo më kot në 25 prill Bashën e votuan vetëm 10% e qytetarëve që votuan PD (mori 16 mijë vota nga rreth 165 mijë që mori kualicioni i PD në Qarkun Tiranë). Pra de facto, për qytetarët votues Basha nuk është më jo vetëm kryetar i PD, por ai s’ka asnjë të ardhme më në politikë.

b) Qytetarët shohin një krizë dhe varfëri lidershipi në PD dhe në spektrin e Djathtë. Prandaj po thërrasin sërish në skenë Berishën, por me shumë kushte dhe vetëm përkohësusht. Ata kërkojnë lidership të së ardhmes!

c) SHBA mësoi nga Foltorja se me Bashën ka një kalë të ngordhur që nuk i vlejnë as patkojt. Ai tani as për përkthyes nuk u vlen se të gënjen dhe është i pabesueshëm, përveç faktit që është injorant dhe di jo më shumë se 100 fjalë. Pra, atyre u duhet tani të vendosin një partneritet të ri me PD dhe Të Djathtën, në mënyrë që e Djathta të mbetet faktor alternativë qeverisëse dhe pluralizimi dhe demokracia në Shqipëri të mos kthehet në një Gjysëm Diktaturë të Majtë të re.

3) E gjithë baza demokrate po shkon me mllef në takimet e Berishës me qëllimin kryesor ti tregojnë shqiptarëve hallin e tyre kryesor: shuarjen e PD dhe opozitës nga Basha si një humbës i pashpresë. Askush nuk beson tek ai, askush nuk e do, madje edhe nënkryetarët dhe ata që ai quan bashkëpunëtorë formal të tij. Si ka mundësi që ky të jetë kaq diktator dhe të mos dorëhiqet?! Çfarë frike ka? Cili është plani i tij? A synon ai të provokoj përplasje në oborrin e PD për të delegjitimuar kërkesën legjitime të bazës demokrate për dorëheqjen e tij?! Apo Ai dhe ndonjë deputet që do mbetet me të, do imitojnë gjoja-opozitën Gjuzi & Co?!

4) Partitë politike mbledhin kuvendet si organi më i lartë vendimmarrës kur u duhet të marrin vendime të mëdha mbi partine, programin dhe aksionin e saj politik. Ky është standart elementar demokratik. E gjithë Baza e PD është ngritur kundër oligarkisë Basha për largimin e tij. Insistimi i Bashës për të mbajtur me dhunë vulën dhe për të zaptuar selinë e PD edhe pse po mbetet i vetëm, ngre pikëpyetje shumë të mëdha jo vetëm për formimin e tij, por edhe karakteriin e tij të vërtetë! Vetëm bandat zaptojnë territore.

5) Basha synon dhe shpreson ndarjen e PD dhe defaktorizimin e plotë të saj si forcë politike alternativë qeverisëse! Kështu defaktorizohet e gjithë E Djathta dhe Qeveria ‘Rama’ vazhdon për dekada. Ky përbën një alarm për të ardhmen e pluralizmit dhe demokracisë sonë dhe duhet shmangur me çdo kusht.

Kjo ndarje do jetë deri në zgjedhjet e ardhshme, sepse në zgjedhje Basha nuk merr dot vota as për veten e tij dhe del nga politika edhe de jure. Prapë se prapë 3 vjet janë shumë dhe do kenë efekte dërmuese për opzitën. Ky skenar i Bashës duhet shmangur me cdo mjet demokratik.

blank

Shkarkimi i Iris Elezit si drejtore e Arkivit të Filmit – E akuzuar nga Maks Velo për “vjedhje të së drejtës të autorit”

Drejtorja e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi është shkarkuar nga detyra. Sipas një vendimi ajo vlerësohet se, gjatë ushtrimit të detyrës së saj ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mosrespektuar parimin “e mirëbesimit, detyrimin e bindjes dhe përgjegjësisë, si dhe detyrimin e punëdhënësit për mbrotjen e personalitetit të punëmarrësit “. Për këtë “përgjegjësi” është shkruar një referencë dyfaqësh ku thuhet se nuk ka respektuar ligjin “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Për këtë argument “përplasja” e interesit vjen nga fakti se, ajo, ka paraqitur një projekt për filmin artistik, në bashkëpunim me bashkëshortin e saj (që duhet thënë falë të cilit hyri në Tiranë, në film dhe detyra zyrtare) me skenar dhe regji, duke bazuar në praktikën e inicuar nga Qendra e Filmit. Po, kjo nuk është praktikë e panjohur, sa për ta hequr Irisin nga drejtore. Kësaj qeverie me dasht e lejon të kenë konflikt interesi, e mos me dasht, nuk e lejon, si në këtë rast. Kjo nuk na habit për Irisin. Por, ajo çfarë bën më të rëndësishme këtë raport me detyrën, janë gjetjet e raportit final të auditimit, adresuar AQSHF, të kryer nga Ministria e Kulturës. Siç thuhet, Irisi ka krijuar një energji negative në mjediset e Arkivit, që si duket tejkalojnë çdo përmasë të ushtrimit të detyrës. Mbi këtë “energji”, disa punonjës të arkivit kanë ngritur ankesë në Ministri lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit të Irisit, dhe jo vetëm, por edhe të punësimit të tij, prej një viti si supervisor në projektin MEAP. Kuptohet tani pse drejtoresha Elezi shumë lehtë ja ka hedhur edhe kësaj paskruptësie, pas kalvarit të piktorit e shkrimtarit Maks Velo, që shkoi në atë botë duke u përballur në dyert e gjykatave, me një njeri anonim në kinema, si Irisi, me punë që ja bën bashkëshorti.

Në vitin 2017, ish Ministrja e Kulturës firmosi emërimin e Iris Elezit në postin e drejtores së Arkivit Qëndror të Filmit. Një emër që vinte nga kontinenti tjetër, në mënyrë të beftë pasi kishte realizuar një film për herë të parë në jetën e saj, por që përndiqet nga proceset gjyqësore të njëpasnjëshme. Për këtë arsye, të fundit, në momentin e emërimit Elezi ishte denoncuar nga piktori, e shkrimtari Maks Velo për “vjedhje të së drejtës së autorit”, dhe se ishte në proces te hapur gjyqësor. Kjo histori u shpërfill nga Kumbaro, ashtu siç vetë Elezi e ka shpërfillur gjithe kohen, se për filmin e saj “Bota” është mbështetur në romanin e Maks Velos, “Klubi i Karavastasë”. Maski i ndjerë priti me vite, nga gjyqësori që të shkojë në vend drejtësia, duke ribotuar për freskim të idesë së lëndës, romanin. Por, as kjo s’pati efekt. Politikisht Maksi nuk ishte në anën e Elezit, drejtores së Arkivit që dita me ditë fuqizoi pozitat e saj, edhe pse merrte në dorë një institucion pothuaj të mbaruar për nga gjendja e pasurisë që mban, po ashtu dhe nga mjaft dilema mbi debatet e hapura për filmat e realizmti socialist. Janë dy fakte, që Elezi i mbajti mbi kurriz si dështime, por pa marrë asnjë përgjegjesi përsipër. “Shpërblimi” për këto mospërgjigje publike ishte mbyllja e gojës, dhe heshtja për gjendjen e Arkivit, duke krijuar ca aktivitete erëlehta, në tarracat verore, pa domethënie por duke zhvatur edhe në këtë rast çdo të drejtë autori, e trajtuar si pronë të saj pasurinë filmike. E erret edhe ndihma e bashkeshortit ne kete rast, si

Në vitin 2017, ish Ministrja e Kulturës firmosi emërimin e Iris Elezit në postin e drejtores së Arkivit Qëndro të Filmit. Një emër që vinte nga kontinenti tjetër, në mënyrë të beftë pasi kishte realizuar një film për herë të parë në jetën e saj, por që përndiqet nga proceset gjyqësore të njëpasnjëshme. Për këtë arsye, të fundit, në momentin e emërimit Elezi ishte denoncuar nga piktori, e shkrimtari Maks Velo për “vjedhje të së drejtës së autorit”, dhe se ishte në proces te hapur gjyqësor. Kjo histori u shpërfill nga Kumbaro, ashtu siç vetë Elezi e ka shpërfillur gjithe kohen, se për filmin e saj “Bota” është mbështetur në romanin e Maks Velos, “Klubi i Karavastasë”. Maski i ndjerë priti me vite, nga gjyqësori që të shkojë në vend drejtësia, duke ribotuar për freskim të idesë së lëndës, romanin. Por, as kjo s’pati efekt. Politikisht Maksi nuk ishte në anën e Elezit, drejtores së Arkivit që dita me ditë fuqizoi pozitat e saj, edhe pse merrte në dorë një institucion pothuaj të mbaruar për nga gjendja e pasurisë që mban, po ashtu dhe nga mjaft dilema mbi debatet e hapura për filmat e realizmti socialist. Janë dy fakte, që Elezi i mbajti mbi kurriz si dështime, por pa marrë asnjë përgjegjesi përsipër. “Shpërblimi” për këto mospërgjigje publike ishte mbyllja e gojës, dhe heshtja për gjendjen e Arkivit, duke krijuar ca aktivitete erëlehta, në tarracat verore, pa domethënie por duke zhvatur edhe në këtë rast çdo të drejtë autori, e trajtuar si pronë të saj pasurinë filmike. E errët edhe ndihma e bashkeshortit ne këtë rast, siç verifikon Ministria e Kultures.

Por si gjithmonë në mentalitetin shqiptar, me pushtetin politik kurrizi i devesë është i ashpër, dhe në anën tjetër njerëzve që u japin post, si rasti i Elezit kjo “gungë” as që bën përshtypje. Me një proces gjyqësor të hapur, me një punë pothuaj infatile në krye të Arkivit ja ku lëshohet zëri i drejtores. Vetem pas ikjes nga detyra e ish ministres Kumbaro, Irisi është prononcuar për herë të parë, (2019) se Arkivi qënka në gjendje të rrezikshme, sepse pasuria e tij filmike mund të shkatërrohet nga kushtet në të cilat ruhet. Ky alarm nuk i është i ri. Ka të paktën mbi 20 vite që flitet, dhe rezultati i gjithë kësaj janë vetëm shtatë filma të restauruar. V.M/Arteka.al

Punësoi bashkëshortin si supervizor në një projekt filmi, shkarkohet drejtoresha e Arkivit Filmik Iris Elezi!

 

Punësoi bashkëshortin duke shkelur hapur konfliktin e interesit, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi. Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

blank

 

blank

 

Punësoi bashkëshortin duke shkelur hapur konfliktin e interesit, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi. Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Shkeljet e drejtoreshës së Arkivit të Filmit, janë zbuluar pas ankesës së disa punonjësve të arkivit lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit dhe të afërmve të tjerë, por edhe punësimit të tij prej 1 viti si supervizor në një projekt të brendshëm.

Në dokumentin e firmosur nga Margariti, thuhet se një jetër motivacion që lidhet me lirm nga detyra, është edhe Mosrespektimi i përsëritur i Ligjit “Për rregullat e etikës në administratën publike”, lidhur me marrëdhënien, komunikimin dhe sjelljen me punonjësit e institucionit.

Pas këtij vendimi, Elezi detyrohet të dorëzojë formularin e deklarimit të pasurisë si dhe dokumentacionin e pajisjeve të punës/shqiptarja.com

blank

Rritja e rasteve me Covid, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë Nga Alba Kepi

Hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri lejohet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lajmi konfirmohet për RTV Ora e Ora News nga ministria italiane e Shëndetësisë, e cila bën me dije se Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve D, të Ministrisë duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E.

Sipas listës së Ministrisë së Shëndetësisë Italiane Shqipëria nuk është më në pikat 3 (që korrespondon me nivelin C të sigurisë) dhe 4 ( që i përket nivelit D), gjë që e rendit vendin tonë automatikisht në pikën 5 të këtij vendimi, apo në nivelin E të sigurisë pandemike.

Ndërkaq mësohet se ky vendim hyn në fuqi nga dita e martë më 26 tetor dhe do të zgjasë deri në 15 dhjetor këtij viti masat anti Covid për hyrjen në territorin italian nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian.

Për Shqipërinë do të vazhdojnë të jenë të njëjta kushte që po aplikohen deri më sot.

Çdo qytetarë shqiptar në territorin italian është i lirë të hyj duke prezantuar tamponin molekular negativ brenda 72 orëve para nisjes nga Shqipëria ose tamponin e shpejte në 48 orët e fundit para udhëtimit; si dhe formularin PLF në formën dixhitale ose të stampuar.

Në rast të mungesës se tyre, ata duhet t’u nënshtrohen një autoizolimi me besim nën mbikëqyrjen shëndetësore për 5 ditë duke informuar qendrën mjekësore më të afërt pranë banesës ku do të qëndroj në Itali.

Për shtetasit kosovarë që hyjnë në territorin italian, kërkohet certifikata shëndetësore që vërteton vaksinimin nga një vaksinë anti covid e njohur nga EMA, agjencia europiane e barnave, formulari PLF e në rast të mungesës së tyre duhet të kryejnë tamponin e shpejtë në 48 orët e fundit ose atë molekular në 72 orët para nisjes së bashku me autoizolimin 5 ditor.

blank

Foltorja e Beratit dhe kuvendi i partisë: përshtypje e refleksione – Nga GENC POLLO

1- Berati siç e pashë

Të premten në Berat mora pjesë në Foltoren e Partisë Demokratike, nismë prej disa javësh e zotit Berisha, ish kryetar i PD. Në këtë qytet e qark kam shërbyer dy legjislatura si deputet. Pjesëmarrësit në sallë i njihja pothuajse të tërë. Po të mos ishte situata e veçantë do të më dukej si mbledhja e radhës e kuvendit të degës së partisë.

Tematika e diskutuar kapte një gamë të gjerë: nga problemet energjitike tek shkarkimi i kryetarit të partisë. Nuk munguan pasionantët panegjirikë, ndonjë me dolli rakie, për zotin Berisha; as kritikët e disa qëndrimeve të diplomacisë amerikane si tolerimi, në mos justifikimi, i narko-aktivitetit të Saimir Tahirit e i dopiostandarteve në përcaktimet e personave ‘u ndalohet hyrja’.

Dikush mallkoi mbështetjen për ‘qeverinë satanike Rama’. (ky formulim më befasoi paksa se nuk prisja t’a dëgjoja në këtë tubim). Kishte edhe të tjerë që shqetësoheshin se mos drejtuesit e ardhshëm të PD mbartnin tek partia një konflikt të panevojshëm me ShBA. Por të gjithë pa përjashtim e shprehën qartë se status quo në PD ishte e papranueshme dhe shihnin tek thirrja e kuvendit të jashtëzakonshëm një hap të parë për të rikthyer normalitetin e besimin në parti.

Javën e shkuar takova në Berat edhe demokratë të cilët për arsye të ndryshme nuk mundën të ishin të pranishëm. Disa syresh kishin edhe ndonjë rezervë ndaj Lëvizjes së Foltores (‘pse nuk foli Doktori më 26 prill?’). Por asnjë prej tyre nuk besonte se me drejtuesit aktualë Partia Demokratike mund të arrinte ndonjë sukses e aq më pak ndonjë fitore.

Ndërkohë mbi 70% e  delegatëve të Kuvendit Kombëtar të partisë (po ata që u mblodhën në Tiranë më 12 qershor për të zgjedhur Këshillin e Kryesinë si dhe për të dëgjuar fjalimin e fundit të deputetit Marku) kanë nënshkruar mocionin për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Më thanë se në Përmet e kanë firmosur 90%  e delegatëve (pjesa tjetër ndodhet në emigracion). Sondazhet tregojnë se përkrahja e anëtarësisë është edhe më lartë.

2-Bukuroshja u zgjua

Në përrallën e vëllezërve Grimm ‘Bukuroshja e fjetur në pyll’ vajza e mallkuar me një gjumë shekullor çlirohet nga magjia nga puthja e princit që guxoi e luftoi për të arritur tek ajo. Partia Demokratike e pas 25 prillit ishte e prekur nga mallkimi i letargjisë dhe i inercisë. Debatet gjatë zgjedhjeve partiake në maj e më pas ndikuan por nuk mjaftuan për t’a zgjuar. Shumë figura të saj asokohe injektonin ilaç gjumi me parulla si ‘përpara me këtë që kemi’ (interesant janë disa syresh që qortojnë Doktorin që nuk foli në kohë por u mungon sensi autokritik për çka bënë apo nuk bënë ata vetë).

Sot debati e aktivizimi brenda partisë është në kulmin e vet dhe ky është një zhvillim pozitiv demokratik. Është përgjegjësi e madhe e delegatëve të kuvendit që të orientojnë një vendimmarrje të pjekur e të matur e cila e fut partinë në shinën e një opozite të fortë, serioze e të besueshme. Përgjegjësi konkretisht ka Lëvizja e Foltores e cila, ndonëse ka përkrahje masive, ka dobësinë e të qenit e personalizuar dhe jo e institucionalizuar. Përgjegjësi kanë edhe organet drejtuese aktuale të cilëve statuti u delegon disa kompetenca administrative. Prezantimi i këtyre kompetencave si tagër për të refuzuar mbledhjen e Kuvendit (të iniciuar nga delegatët; sipas statutit mjafton 1/4 e tyre) është një kulm i mendësisë antidemokratike! Këshilli është organ i zgjedhur në 12 qershor nga delegatët e kuvendit; kryesia u zgjodh më pas nga këshilli. Nëse ato refuzojnë kuvendin atëherë duhet t’i përgjigjen pyetjes kë përfaqësojnë ato dhe në emër të kujt flasin ata. Po kështu edhe teza groteske se nuk lejojmë ‘kongres anti-irlandez’ (këtë e them për të prishur syrin e keq; jo për origjinën e presidentit të atij shtetit). Zoti Berisha e ka bërë të qartë se problemin me përcaktimin ‘u ndalohet hyrja’  do t’a zgjidhë personalisht pa involvuar partinë. Këtë duhet t’a demonstrojë edhe në kuvendin e partisë. Por t’a zëmë një çast se delegatët janë inatosur me ‘irlandezët’. Pa të drejtë kuptohet!!  A nuk do të ishte e udhës për organet udhëheqëse që të sqaronin anëtarët e delegatët e partisë së tyre se e kanë gabim. Duke e bërë këtë në kuvendin e jashtëzakonshëm. Apo edhe në mbledhjet e degëve në çdo qark. Sepse nëse nuk janë të aftë për këtë duhet të shpjegojnë pse qenkan të aftë për të mbajtur vulën e partisë.

*Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

blank

Adoleshentët në kërkim të motiveve – Studim nga FRAN GJOKA, Lezhë

 

Jeta në shkollat shqiptare rrjedh dhe gjallëron përditë. Krahas përkushtimit të drejtuesve, mësuesve dhe nxënësve për zbatimin e programeve dhe përvetësimin e dijeve,  herë-herë ndodh diçka që qortohet nga mësuesit. Disa nga adoleshentët vijnë të papërgatitur në mësim, të tjerë kanë ardhur pa bërë detyrat ose kanë  “harruar” fletoret në shtëpi, dikush nuk është i vëmendshëm  dhe gjatë orës së mësimit hedh vështrimin ëndërrimtar nga dritarja, dikush godet me një shuk letre shokun në krah të tij, një tjetër shkarravit mbi tavolinë emrin e sportistit apo këngëtarit të famshëm që ka për zemër etj. Pas mësimit këta nxënës adoleshentë, gjithnjë të zhurmshëm dhe të hareshëm, duan edhe të luajnë pakëz, të argëtohen, të bëjnë edhe ndonjë shaka, të tregojnë një anekdotë. Por, diku ndodh edhe ndonjë grindje apo sherr i mprehtë, një zënkë që nis si me shaka dhe shndërrohet padashur në një konflikt të rëndë dhe të rrezikshëm. Madje ndonjëri nga jashtë oborrit të shkollës, kërkon të bëj të fortin, ai dëshiron të dallohet nga të tjerët, të shfaqet origjinal në fjalët dhe në veprimet e tij. Ai  kërkon të zbulojë  rrugët që i duken të drejta për të qenë sa më interesant në jetë, të tërheqë vëmendjen e të tjerëve drejt tij.

Pa këto zhurma të hareshme nuk mund të kuptohet dot jeta e adoleshentëve. Nëse do t`i kthehemi realiteteve të shkollës, pas emrit të çdo nxënësi, pas numrit rendor në regjistër, pas çdo note, është një nxënës adoleshentë me botën e tij shpirtërore në formim, i brishtë, që ka nevojë të orientohet, të nxitet e të mësojë, paçka se ai për veten e tij thotë se  “ i di të gjitha dhe s`ka asgjë për të mësuar”. Por ai ndihet keq kur ndien indiferentizëm ndaj tij, kur nuk e përfillin dhe nuk tregojnë interes për të. Ai ndihet keq kur nuk di se ç`të bëj, kur nuk ka motive në jetë. Në kësi rastesh për adoleshentët, një ditë nuk ndryshon nga një ditë tjetër, një muaj nuk ndryshon nga një muaj tjetër:  “Ah, gjithnjë të njëjtat gjëra! Sa e mërzitshme është kjo jetë!”

Nxënësit adoleshentë fillojnë e bëhen melankolikë, mbyllen në vetvete, bien në pesimizëm e gjer në dëshpërim të thellë. Dhe ky është çasti më i rrezikshëm, sepse ata përpiqen të gjejnë ngushëllim dhe zgjidhje, duke hedhur vështrimin nga rruga, që i tërheq si  “gjarpër i keq”.

Lexo po deshe hartimet e çiltra të disa prej këtyre adoleshentëve. Aty ata rrëfehen, aty shprehin diçka nga zjarri i shqetësimeve që i djeg përbrenda shpirtit, aty sheh se si ata përpiqen e përpëliten pa mundur të gjejnë gjithnjë rrugët më të drejta  të  jetës.

blank

                                         Shkolla, jo vetë parandalon të keqen,

                            por ajo edukon dhe motivon jetën e nxënësve të saj.

 

Nuk them se këta adoleshentë duhet të mbahen për dore. Jo. Këtë, ata nuk e pranojnë, ndihen të fyer, por gjithsesi, ata duhen orientuar, duhen ndihmuar të kapërcejnë gjendjen stresante dhe të rënduar psikologjike. Ata duhen shkundur, duhen vënë në lëvizje, duhen hedhur në veprim. Në shkollë është vendi ku duhet të edukohen ndjenja dhe të nxiten ëndrra të bukura, është vend ku hedh shtat personaliteti i adoleshentit, ku ai orientohet drejt së bukurës dhe së mirës, së drejtës dhe progresives.  Shkolla ka rolin e saj të padiskutueshëm dhe parësor në ndryshimin e gjendjeve dhe përsosjen e realitetit ku jetojmë. Është forca e arsimit dhe  e kulturës që shpërndan mjegullën dhe errësirën, prapambetjen dhe injorancën, që i kundërvihet së keqes dhe ligësisë, që mbron të drejtat e adoleshentëve nga dhuna dhe arbitrariteti…Duke u ndodhur përballë vështirësive, duke ngritur nivelin e punës  së saj, shkolla të përdorë edhe ajo “armët” e reja të kohës moderne për të qenë e aftë  të fitojë mbi sfidat, dukuritë negative, të ndikojë së bashku me shoqërinë dhe shtetin dhe të  “ndërhyjnë’ bashkërisht që t`i shpëtojnë adoleshentët nga e keqja, të vihet në krye të veprimeve të fuqishme humanitare. Shkolla s`ka vetëm detyrë t`i qortojë ata, por edhe t`u tregojë atyre rrugën e duhur, rrugën e  dijes dhe të zhvillimit, t`u tregojë se “jeta nuk është fushë me lule”, por se ajo që në dukje shfaqet si një “lumë i qetë”, në fakt është një “lumë i rrëmbyeshëm”, i cili përballohet duke e mësuar mirë notin, duke u orientuar, duke iu shmangur vërshimeve që të rrëmbejnë, “gjeneratoreve” që të përthithin brenda tyre…

 

                                             Talenti nuk zhvillohet vetvetiu.

E përbashkët është se, të gjithë kemi qenë dikur nxënës dhe si të tillë nëpër vite bëjmë vlerësime dhe shfaqim opinione për mësuesit tanë. Ata qëndrojnë në mendimet dhe përfytyrimet tona si njerëz të afërt, kujtimet për ta na bëjnë që të ndjehemi mirë, na bëjnë që të na vërshojnë emocione dhe mbresa të shumta, teksa malli dhe buzagazi na rrëshqet ëmbël në fytyrat dhe në sytë tanë. Nuk e di pse ndodh kjo me mësuesit? Mbase , sepse të gjithë kemi marrë diçka prej tyre në formimin tonë, në shprehitë dhe zakonet tona, diçka që fillon që nga mënyra se si përshëndetemi, sesi respektojmë dhe duam njëri-tjetrin dhe jetën, nga mënyra se si nisim dhe zhvillojmë një bisedë si zgjidhim një problem, si  futemi në botën e mrekullueshme dhe të mistershme të dijes…

Janë mësuesit të parët, që kapin prirjet e nxënësve dhe kujdesen vazhdimisht që ato të nxiten dhe të zhvillohen më tej. Se talenti nuk zhvillohen vetvetiu, por  kërkon një mjedis përkrahës ashtu si fara, e cila  që të shndërrohet në bimë, kërkon kushte të caktuara klimateriko-tokësore, kërkon shërbim, ngrohtësi e përkujdesje.

                     Të vihen në lëvizje energjitë krijuese të adoleshentëve.

Jo vetëm muaji i letërsisë, por edhe çdo orë tjetër e mësimit duhet të bëhen nxitje për ata nxënës, të cilët shfaqin prirje dhe ide krijuese. Të vihen në lëvizje energjitë krijuese të adoleshentëve. Ato ekzistojnë, janë të fshehura dhe të strukura brenda tyre, ato duhet të zgjohen, të vihen në lëvizje, të trokitet në to:   “-Hej, djalosh, zgjohu! Mos fli gjumë! Jeta është e bukur, shiko, hap sytë, hidhu edhe ti në vrullet dhe dallgët e jetës, lëviz, përpiqu, mundohu, përleshu me të keqen, kapërce majën dhe ec përpara, vazhdo ngjitjen , ke maja të tjera përpara për të kaluar. Tek përballimi i këtyre vështirësive, te kapërcimi i tyre qëndron  bukuria e jetës. Kështu,  aftësitë, talentet e  adoleshentëve nuk kalojnë si hije, pa u ndjerë dhe pa u vënë re, pa mundur  të tregojnë aftësitë dhe talentin e tyre…Këtu , mësuesi është kultivuesi, është regjisori më i mirë dhe më i talentuar. Janë të shumta fushat ku mund të veprohet, ku mund t`u hapen horizonte adoleshentëve dhe jeta e tyre të motivohet, të marrë vlerë dhe kuptim.

Natyrisht jo paternalizëm, jo diktim i ideve, por nxitje , krijim i një atmosfere dhe kushteve të përshtatshme që adoleshentët të zgjedhin vetë më të mirën, më interesanten dhe më të bukurën për ta dhe të veprojnë. Atyre nuk mund t`u mohohet zhvillimi i natyrshëm i jetës. Nuk u duhet “vrarë” fëmijëria dhe rinia, ata duhet ta jetojnë jetën natyrshëm, pa sforco e mundim, nuk  duhet t`u diktohet se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë s`duhet të bëjnë, por t`u tregohet e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara nëpërmjet veprimeve, ndodhive, debateve, ballafaqimeve… Ata duhen nxitur , duhen hedhur në veprim me forcën e fjalës, të ideve, të mendimit  të mençur. Në kujtesën e nxënësve mbahet mend mësuesi që i nxiti, që u ngjalli besim, që u hapi horizonte të reja  për një drejtim të caktuar, zbuloi  dhe nxiti pasionin që ata mbanin të fshehur në shpirt e zemër, ata kanë mall dhe respekt, sepse i dedikojnë mësuesit të tyre  deri edhe të ardhmen…

Ja sesi si shprehet një nxënëse për mësuesin e saj të letërsisë:”Të zhvillosh orën e mësimit të letërsisë, do të thotë të udhëtosh në botën e rikrijuar nga ne me petkun e fantazisë .Të fluturosh në lartësitë më të mëdha marramëndëse, të jeshë i lumtur, të ndjesh freskinë   e ujërave të lumenjve, të luleve të bukura, të kapesh realen. Nuk është vetëm një ëndërr, është   thjeshtë një orë e nxitur  nga mësuesi që shfrytëzon thellësitë e moshët sonë për të na strukur në  gjirin e  letërsisë e në tërë suktat e shehta të mrekullueshme  të saj. Dhe, të gjitha këto, do të doja t’i mblidhja, t’i lidhja  në fjongo dhe t’ia dhuroja mësuesit tim”.

Dhe në qëndër ka qënë dhe mbetet  figura e nderuar e mësuesit, e këtij udhërrëfyesi të shkëlqyer  të dijes dhe përparimit. Prandaj dhe mësuesi mbetet gjatë gjithë jetës, i fiksuar në mëndjen dhe kujtesën e nxënësve.

Me aftësi, takt e durim, mësuesit dijnë “t`i marrin” fëmijët dhe nxënësit e tyre ashtu si janë dhe punojnë pa rreshtur e pa u lodhur  për skalitjen e mendjes së tyre, për pajisjen me dije të thella mbi botën dhe shoqërinë njerëzore.

                                  Mësuesi dhe roli i tij i pazëvendësueshëm.

Ndaj shkollës jemi të ndjeshëm dhe i detyrohemi të gjithë, prandaj t’i afrohemi shkollës, jo vetëm kur na therret drejtori apo mësuesi kujdestar për fëmijën që është mbetës, rrezikohet të përjashtohet për shkak të mungesave të shumta, por të jemi atje sa herë që shkolla ka probleme dhe gjera për të zgjidhur. Sikurse, drejtoria e shkollës, mësuesit  i kanë të gjitha hapësirat e nevojshme që t`u drejtohen hapur dhe pa droje  prindërve të nxënësve, specialistëve , njerëzve të artit e të kulturës, biznesmenëve. Ata ndihen të nderuar dhe të obliguar,  kur drejtoria e shkollës, apo dhe vetë nxënësit i ftojnë për takime dhe bashkëbisedime  dhe kërkojnë ndihmën e tyre. Duke ndihmuar shkollën, ndihmojmë fëmijët ,të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Shumë mësues kanë qenë të suksesshëm, sepse me taktin, kulturën pedagogjike dhe horizontin e gjerë kanë arritur të zgjojnë ide, energji, pasione dhe  dëshira tek adoleshentët. Ata e kanë bërë këtë duke u treguar të durueshëm  e zemërgjërë, duke u qëndruar pranë nxënësve, ashtu si fëmijëve te tyre, duke zbuluar hap pas hapi prirjet e nxënësve, duke i nxitur ata, duke i ndihmuar që të motivojnë jetën e tyre, duke u “mjekuar” gjendjet stresante e, sidomos duke zgjuar te nxënësit adoleshentë shpresa dhe besime të reja për jetën dhe të ardhmen. Mësuesi i mirë ka rastin që me nxënësit adoleshentë, të tregojë edhe ai vetvetën, aftësitë dhe përgatitjet e tija, jo vetëm profesionale, por edhe ato pedagogjike, sociale e psikologjike. Ka më shumë vlerë një mësues, që është edhe psikolog e sociolog çdo orë dhe çdo ditë mësimore me nxënësit, sesa disa tema social-psikologjike që programohen herëpashere në planet e drejtorisë apo të mësuesit kujdestar.

Mësuesi i mirë dhe me përgatitje të plotë, është një aset, një vlerë e jashtëzakonshme e shoqërisë, sikurse një mësues i papërgatitur, është një antivlerë. Kjo ndodh sepse mësuesi është pasqyrë për nxënësin, është një model që ai e imiton në jetë, edhe dijet dhe kulturën e  tij, edhe pamjen dhe zakonet e huqet e tij. Nuk them se ndodh si me ujin që merr formën e shishes, por gjithsesi nxënësi adoleshentë merr shumë nga mësuesi i tij, sikurse dhe nga shokët, por dhe nga prindërit dhe shoqëria në tërësi.

blank

A përbën mosha problem për Berishën – Nga Ndriçim Kulla

Problemi më i madh i PD-së sot është se në këtë parti ka një krizë të thellë lidershipi. Tani kjo gjë nuk mund të fshihet më. Pyetja është: A mos ishte i nxituar dorëzimi i partisë në 2013 nga Sali Berisha te Lulzim Basha? Ne kemi parë se në Perëndim liderët nuk zëvendësohen artificialisht, por kur del një pasardhës i aftë. Nëse lideri gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka dalë një pasardhës i aftë për ta zëvendësuar, ai vazhdon qëndron në detyrë. Shembuj për këtë ka plot.

Adenauri, ati i Gjermanisë demokratike (Jo RDGJ-së por asaj perëndimore, vërtet demokratike), ishte në politikë si kancelar (kryeministër) deri në moshën 87 vjeç, madje në këtë moshë ishte kancelar (kryeministër) që prej 14 vjetësh. Adenaueri kishte qenë në politikë që në vitet ’20, për më shumë se katër dekada. Dhe të tillë shembuj nuk janë të paktë. Miterrandi ishte në politikë deri në moshën 79 vjeç, dhe në këtë moshë përfundoi mandatin e dytë shtatëvjeçar si president i republikës franceze. Ai kishte qenë në politikë, në poste të larta që në fillim të viteve pesëdhjetë. De Goli gjithashtu u largua nga politika në moshën 79 vjeç, duke qenë President i Francës. Në Itali, Sandro Pertini i konsideruar si ikona bashkuese e së majtës u bë president i republikës, pikërisht për këtë arsye, në moshën 82 vjeç, dhe u largua nga politika kur la postin në moshën 89 vjeç.

Në Irlandë, Eamon de Valera u rikthye në pushtet në vitin 1957 në moshën 75 vjeç, si kryeministër dhe u largua nga ky post dy vjet më past sepse u zgjodh President i Irlandës, post të cilin e mbajti për dy mandate shtatëvjeçare deri në vitin 1973, kur u largua nga politika në moshën 91 vjeç. Ai kishte qenë në politikën e vendit të tij për gjysmë shekulli, dhe kishte qenë për herë të parë kryeministër në vitet tridhjetë. Babai i Koresë të Jugut demokratike dhe të zhvilluar, Syngman Rhee, u bë president me fuqi të mëdha në vitin 1948, në moshën 73 vjeç dhe e mbajti këtë post për 12 vjet deri në 1960.

Të gjithë këta liderë kanë pasur një gjë të përbashkët. Ata kanë gëzuar shëndet të mirë dhe nuk kanë pasur alternativë për një kohë të gjatë në lidershipin e lëvizjeve të tyre politike. Fakti që kanë qenë gjatë në politikë, nuk do të thotë se janë të ngjashëm me diktatorët. Ndryshimi i madh midis tyre dhe diktatorëve është se ndërsa diktatorët kanë qëndruar pa ndërprerje në pushtet deri në vdekje, këta liderë kanë dalë në opozitë, janë rikthyer në pushtet me votë, kanë dalë përsëri në opozitë, janë rikthyer në pushtet.

Meqënëse ky fenomen ka ndodhur në botën e zhvilluar demokratike, nuk ka arsye pse të mos ndodhë edhe në Shqipëri. Mund të kishte ndodhur në PS, nëse pasardhësi i Nanos, Rama nuk do ta kishte treguar veten si lider i aftë për ta sjellë partinë në pushtet, madje duke i fituar zgjedhjet me një mazhorancë vetëm të partisë së tij në 2017 dhe 2021. Tani është PD-ja që ballafaqohet me një situatë si ajo që thashë më lart, të ndryshimit artificial të liderit që ka çuar në krizën e lidershipit.

Në PD aktualisht ka nisur një diskutim serioz publik dhe më tej do ketë një proces rizgjedhje demokratike të kryetarit të PD, pra me shumë mundësi një zëvendësim të mundshëm të Bashës ose me Barishën ose me dike tjetër. Gjithsesi këtë finale do ta vërtetojë procesi i ardhshëm që ka nisur. Po Sali Berisha a është i përshtatshëm me moshën që ka për tu rikthyer kryetari PD ose kryeministër?

Politika nuk është boks por mëndje kulturë, talent dhe eksperiencë.

Sali Berisha këto i ka me shumicë, madje gëzon shëndet shumë të mirë në moshën 77 vjeç. Ai madje është më energjik se pasardhësi i tij Basha që është 30 vjeç më i ri. Berisha është shumë më i aftë si politikan dhe lider se Basha. Prandaj a mos është me vend që z. Basha të reflektojë dhe të marrë një vendim kurajoz për atë nëse duhet ta mbajë më gjatë barrën e rëndë të liderit për të cilën po duket se nuk ka shpatulla? Basha mund të jetë një shumë më mirë në rolin e të dytit që vjen pas liderit dhe atje të tregojë aftësitë e tij. Historia politike e botës demokratike ka shumë shembuj që na tregojnë se politikanët e tipit të Bashës janë më komodë, më rezultativë në rolin e njeriut të dytë pas liderit, se në rolin e liderit.

blank

“Der Spiegel”: BE nuk po u ofron asnjë perspektivë. Në Ballkan po lind një konflikt i ri, pasojat për Europën do të jenë të mëdha

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan.

“Lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më të brishtë të Ballkanit. Ai mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin. Oligarku rus Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në “republikën serbe” të Bosnjës. Javën që po shkon Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste. Dodik ka paralajmëruar se do të bllokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dëbojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve”- shkruan Der Spiegel.

Sipas “Der Spiegel” çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Europën.

“Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese”- shkruan “Der Spiegel”.

Revista gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE, sipas “Der Spiegel”, në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë.

“Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë është komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka dhe atje lejon Rusinë dhe Kinën të veprojnë. Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve. Dhe së dyti: pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të armatosura. Kjo s’mund të përjashtohet”- paralajmëron “Der Spiegel”.

blank

Gabove rëndë, o Tomor Alizoti… – Nga ADRIATIK DOSTI

E riperseris per te disaten here …une nuk jam e nuk do te jem kurre Avokati mbrojtes i Sali Berishes pasi ai di te mbrohet vete shume me mire se sa kushdo tjeter… ndaj dhe nuk ka nevoje per avokatine mbrojtese te askujt…
Mua nuk me ka vene kush e as me paguan kerkushi per te numeruar e mbajtur shenim se kush merr pjese ne Foltoret e Berishes e kush jo…se kush eshte trembur nga kercenimet e Lylit e te Kimetes e kush me se fundi e hoqi masken e nga Idhull te djeshem preferoj ti ktheje shpinen Doctorit te sotem…
Eshte burrerore e demokratike…tregon personalitet e dinjitet qe edhe pse mund te jesh me Lylin e Ceten e tij kryesuar nga Salianjet e Gazrat…por edhe nga Gridat e Joridat …ti shkosh Saliut ne takimet e tij me bazen e demokrateve e atje ne shesh te burrave e ne prani te demokrateve dhe te atyre qe e duan vertet PD e kane kontributet e tyre shumevjecare ne te…t’ja thuash te gjitha ne sy…te mirat e te keqijat…
Ndaj me vjen shume keq qe ti o miku im…Tomor sot mungove ne Foltoren e Beratit dhe nuk pate as burrerine e as kurajon civile ta vije PD e shtresen tende qe perfaqeson mbi Lylin e Kimeten por edhe mbi vete Berishen…
Nuk dua ta besoj o miku im qe ti sot me apo pa dashje por duke qene i sigurte qe menderisht je mese ok…pranove te biesh ne nivelin medioker te Voltanes e ne kapacitetin e limituar mendor te Xhelalit te Kamzes…
Eshte e vertete se ndaj shtreses se te persekutuarve politike PD e djeshme e shumevjecare e Berishes ka gabime, mekate e gjynahe plot…ndaj mendoj se kjo ishte nje nga aresyet e forta llogjike qe une sot mezi prisja te te shihja ty balle per balle me Saliun ne Foltoren e Beratit e t’ja numeroje te gjitha duke i bere kesisoj sherbimin e perfaqesimin e merituar te gjithe shtreses se te persekutuarve reale politike te Shqiperise te cilet drejt me e thene jane shtypur me kembe e jane shfrytezuar fare banalisht nga te gjitha llojet e partive politike e politikanet tane bastarde te pas 90…
C’te lidh ty me Lylin deri ne ate grade sa pranove te abandonosh jo vetem Berishen por edhe te mohosh veten tende nga nje kuvend burrash o Tomor…
Po a nuk ishte Lyli qe nderhyri aq brutalisht e banalisht pak muaj me pare teksa hodhi llum e balte pa fund ndaj njerit prej perfaqesuesve te shtreses se te persekutuarve politike qe guxoi te kandidonte per Kryetar te PD…dhe fjalen e kam ketu per z.Agron Shehaj…
A nuk ishte po Lyli qe duke ju patur ju aty brenda PD se tij e rrotull saj …ty, Agronin, L.Fratarin…por edhe disa kryetare e drejtues shoqatash te te persekutuarve politike ”se ku e gjeti…e se kush ja rekomandoi” Jonila Godolen nga Gramshi e pa asnje te persekutuar politik ne fis e jo me ne familje ju a solli ne krye te Departamentit te shtreses suaj ?
Po si mund ti shkosh ti mbrapa Lylit o Tomor ku vetem humbjet e nje pas njeshme te tij, tradhetia e Cadres, ajo ndaj kuksianeve ne rrugen e kombit, ajo ndaj qendrestareve te Teatrit…sorrollatja e demokrateve per muaj te tere ne sheshet e rruget e Tiranes se gjoja do rrezojme Ramen…shitja e sovranitetit te PD tek nderkombetaret… e ngulja e thikes pas shpine te Berishes por edhe menyra tipike enveriste se si u rizgjodh serisht ne krye te PD kur demokratet prisnin te dilnin ne shesh per tu perballur me grabitesit e votave te tyre…te bejne ty te distancohesh qarte e prere nga pseudo demokratet e burracaket e tipit te Lylit me ca shoqka e shoke reth vetes…
Kam pasur shume besim tek TY o Tomor per shume aresye llogjike te cilat i kam bere publike here pas here…..madje jo vetem une por shumica e demokrateve te ndershem kane pare tek ty drejtuesin e ardheshem e te neserm te PD e perfaqesuesin dinjitoz te shtreses prej nga ti rrjedh e qe realisht perfaqeson…por te them te drejten veprimi e qendrimi yt i fundit ndaj Foltores se Beratit me ka zhgenjyer shume…madje shume me teper se sa kisha guxuar ta mendoja…
Dhente zoti …nuk te shoh ne nje llogore me Salianjin e Griden o Tomor se atehere zhgenjimi im e i demokrateve te vertete, patrioteve, nacinalisteve , te persekutuarve reale politike, antikomunisteve e atyre qe mbi Lylin e Berishen duan me shume PD e vertete e Shqiperine…jo vetem qe do te jete krejt ndryshe por do na detyroje qe po publikisht te distancohemi tashme edhe nga ty…
Dhe jo rastesisht mu kujtua nje shprehje e urte por teper e mencur popullore qe thote populli yne ne te tilla raste…paske nxjerre syrin o byrazer…fatkeqesisht po….
Po si thelle e paske nxjerre…e di mor vella e di …por nje i imi ma nxorri…
No comment !
blank

SHQETËSIMET E SHUMTA DHE RAKETAT E PAQES TË KIM JONG-UN-it – Nga GUIDO SANTEVECCHI – Përktheu Eugjen Merlika

 

 

            Ka shumë shqetësime Kim Jong-uni dhe kërkon t’I shkarkojë mbi vartësit e tij dhe mbi botën. Të djelën Marshalli ka thënë se Koreja e Veriut është përpara një “krize të paparë, gjëndja është e errët” dhe i urdhëroi vartësit e tij “të përmirësojnë kushtet e jetës së popullsisë”. Kimi rrjeshtoi probleme të ushqimit, të veshmbathjes e të banesave, duke i veshur përgjegjësinë burokracisë. Loja e vjetër e njohur e udhëheqësit më të lartë, që ka ndryshuar cerimonialin e forcës për përvjetorin e 76 të Partisë së Punonjësve: në vend të paradës në Phenian ka përuruar një ekspozitë të mbyllur të arsenalit luftarak. Janë vënë në dukje raketa të reja me shpejtësi më të madhe se zëri dhe për nënëdetëset.

Kim ka paditur “armiqësi” dhe “hipokrizi” nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe ka përsëritur se arsenali, nga i cili nuk do të shkëputet kurrë, shërben për “vetmbrojtje e paqë”.  Përfundimi: “jemi duke ndërtuar një fuqi ushtarake të pathyeshme” (çmimin e paguajnë koreano-veriorët e uritur).

Shqetësimi i dytë, për çastin, është që as këto shfaqje të fuqisë shkatërrimtare duket se nuk i interesojnë Washingtonit, të përqëndruar mbi përballimin me Kinën. Nuk kanë shërbyer për të tërhequr një vëmëndje të veçantë as hedhjet e shtatorit: një raketë e lëshuar nga një tren, një kruiz me rreze të gjatë dhe një predhë hipersonike (që fluturon me 6.200 km. në orë e që e kishin prodhuar vetëm amerikanët, rusët e kinezët). Mbas Trump-it dhe tre takimeve me Kimin, Shtëpia e Bardhë u kthye në “durimin strategjik” të hershëm, të përbërë nga veçimi ekonomik dhe politik, që nga Klintoni, Bushi dhe Obama, nuk kanë ndaluar përparimin e maqinës luftarake koreano veriore. Në plan është edhe një nëndetëse bërthamore dhe një raketë ndërkontinentale shumë predhëshe. Shpejt a vonë, problemet e shumta të Kimit do të dalin përsëri nën formë kërcënimi të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara dhe durimi strategjik duhet t’i lëshojë vendin një vije më krijuese.

 

“Corriere della Sera”, 12 tetor 2021    Përktheu Eugjen Merlika

blank

MOS I FLISNI PUTINIT PËR PASARDHJEN – Nga FRANCO VENTURINI – Përktheu Eugjen Merlika

 

            Në një intervistë të kohëve të fundit Vladimir Putin u pyet se kush do të mund t’a pasonte e kur. Kreu I Kremlinit është përgjigjur prerë: “Kush flet për pasardhje rrënon Rusinë”. Fjalë që tregojnë një vetë-kult të personalitetit, të pa fshehur nga mënyrat e nga gjysmë-demokracia e mëtuar ruse. Sigurisht, në kohët e Stalinit e njëjta pyetje do t’I kishte kushtuar jetën pyetësit, por vija e kuqe e shënuar nga Putini, nëse nuk habit shumë në Moskën e sotme, vë para Perëndimit disa pyetje jo të pakta: ata që do të dëshironin të liroheshin nga Putini sa më parë çfarë urojnë për më tutje?

A jemi të sigurtë se një Rusi pa Putinin do të ishte më pak agresive, më miqësore dhe kuvenduese, që Moska do të rimerrte atë rrugëtim drejt liberal-demokracisë që ideologët amerikanë besuan se kishin dalluar në kohët e Medvedevit? Dyshimet nuk janë vetëm perëndimore e për çdo llogari cari i ri i ka shpatullat të mbuluara.

Në Presidencialet e vitit 2024 kandidatura e e tij nuk është ende zyrtare por është e sigurtë. Për mbrapa është miratuar një ligj që e lejon të qëndrojë në Kremlin deri më 2036, nëse e dëshiron. Dhe ai sigurisht e dëshiron, së paku deri sa miratimet zgjedhore do të jenë rreth 60 % si janë sot. Në një Vend që ka arsenalin e dytë bërthamor të botës, që ka të drejtën e vetos në OKB, që din se është përcaktues në terma gjeopolitikë, errësira përtej gardhit e vizatuar nga Putini nuk duket siguruese. Veçanërisht për atë që di se në Rusi zgjedhjet përgatiten me shtypjen e kundërshtimit e të mediave e që kombëtarizmi kundër- perëndimor ekziston gjithmonë.

Atëherë mbi kë mund të shpresojmë, çfarë do të pritet në rastin se nuk do t’arrihet në 2036? Ministri i Jashtëm Lavrov është shumë i vlerësuar. Por protagonisti i mundshëm i një mbas Putini të papritur do të ishte me gjasë Sergej Shoigu, sot ministër i Mbrojtjes. Sikur të kishte arsye Putini me atë përgjigje të panjerëzishme?

 

“Corriere della Sera”, 17 tetor 2021   Përktheu Eugjen Merlika

blank

ME VOTIMET NË QYTETET U HAP NJË FAZË E NDRYSHME – Nga MASSIMO FRANCO – Përktheu Eugjen Merlika

 

 

            Fitorja e qëndrës së majtë, veçanërisht e PD, është e pastër: në Romë e Torino, mbas Milanos, Napolit e Bolonjës të fituara në rradhën e parë. Po ashtu e tillë është edhe humbja e qëndrës së djathtë, që mban vetëm Triesten e fiton në Kalabri; dhe në brendësi të saj e përbërëses populiste si të Legës si të Vëllezërve t’Italisë. Por në gjithë brendësinë e sistemit politik zgjatet hija  e një mosvotimi që sjell elemente paqartësie  dhe alarmi për përfundimet. Dhe shtrin një vello të rëndë pasigurie mbi qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të aleancave dhe të ekipeve drejtues.

Në fakt, mbas votës së djeshme hapet, nuk mbyllet një fazë e re. Do të fillojnë të shihen përvijimet duke filluar nga zgjedhja e presidentit të Republikës, në shkurt 2022. N’atë çast do të formësohen të tjera aleanca. Do të kuptohet nëse kryeministri Mario Draghi do të mundet të verë në siguri ndihmat evropiane, pa qënë i frenuar, o akoma më keq i bojkotuar nga hakmarrje apo shkurtore zgjedhore. Enriko Letta, sekretari i PD thotë se opinioni publik është më përpara se partitë.

Ka kryer në kutitë e votimit një saldim që grindshmëria e së majtës dhe protagonizmi i kryebashkiakeve nuk ka arritur t’a prodhojë. Por pasojë e domosdoshme e këtij pohimi është nevoja për të përimtuar në thellësi arsyen se përse më shumë se gjysma, në disa raste madje dy votues në tre, kanë mbetur në shtëpi. Letta ka shtuar se suksesi i djeshëm i kushtohet bashkësisë së rrjeshtimit të tij. Ndoshta. Megjithatë, më shumë se e bashkuar qëndra e majtë është treguar e njësishme: meritë e padyshimtë, për t’u vërtetuar me kohë.

Në mënyrë paradoksale, është ajo që nuk ka treguar qëndra e djathtë. Është paraqitur e bashkuar por jo e njësishme; madje, në mënyrë të maskuar grindavece dhe e ndarë. Kundërshtia për të drejtuar ndërmjet legistit Matteo Salvini e Xhorxhia Melonit të Vt’I, së fundi i ka dëmtuar që të dy; e është pasqyruar tek kandidatët, të mirë apo më pak të mirë që ishin: me Silvio Berluskonin në rolin e vëzhguesit të dyshimtë. Qarja për këtë dukuri për të përligjur humbjen bie erë vetëshkarkimi dhe alibie.

Është përgjegjësi e partive që i kanë thirrur, fakti që nuk kanë arritur t’i sjellin votuesit në kutitë e votimeve. Prandaj, që sot hapet një çështje që ka të bëjë me çdo forcë politike. Por një gjë është të riorganizohen aleancat mbi bazën e miratimit fitues, e tjetër është të rifillosh ecjen nga një humbje që djeg më shumë nga mëtimi i të qënurit shumicë në Vend. Për PD në fakt çështja është si të gjejë edhe me aleatët atë “fushë të gjërë” të thirrur si një synim por ende për t’u sendërtuar; e lrijuar nga zgjedhësit por e katandisur në një karikaturë nga kujtesa e ndarjes së rencianëve dhe nga mekja e boshtit me L5Y të Xhuzeppe Contes.

Megjithatë, përceptimi është se ndershmëria kundrejt qeverisë Draghi dhe evropeizmi  e bëjnë partinë e Lettës një qëndër tërheqjeje edhe për aleatët: edhe se herë herë mbytëse. Kështu një grilizëm tashmë mbeturinor, mund të paraqesë, në sajë të afërsisë me PD, ndonjë kromozom evropeist. Ndërsa qëndra e djathtë ndodhet në një gjëndje të kundërt e më të ndërlikuar, pjesërisht e varur nga fakti që Lega e FI janë në qeveri, Vt’I në opozitë. Shumë nga vështirësia e Salvinit për të bërë një zgjedhje të qartë ndërmjet përkatësisë në koalicionin e Draghit dhe joshjes së skajshmërisë së Melonit.

Por ende më shumë, hipoteka johenike përfaqësohet nga pa-aftësia për të kryer një rishikim të vendosjes së tyre evropiane. Qerrja e luftës dhe Vt’I mbeten të rrënjosur në një arqipelag populist, sa të ndryshëm aq dhe agresiv, të paracaktuar për veçim. Evroskeptiçizmi i zhurmshëm dhe i herëmbashershëm i tyre dobëson pozitat pro-BE të Berliskonit. Aq sa vjen vetvetiu pyetja nëse mungesa e kthesës evropiane varet nga një e metë vullneti, apo nga pamundësia e Salvinit e Melonit për të këmbyer lëkurën, vlerat dhe njëmendësinë.

Mbetja e llogarisë është megjithatë negative. Luhatja ndërmjet qeverisë e opozitës, mosbesimet, kandidaturat e vona e të kompromiseve kanë bërë që e djathta të mbante në votimet e dyta zgjedhësit e herës së parë, pa mundur të kalojë rrethimin kulturor e të përqindjeve që e dënojnë me humbje. Më shumë se një koleksion gabimesh qemë të pranishëm në një rast vigan të hedhur poshtë. Qytete si Roma, Torino, Napoli ishin më shumë se të mundshëm për t’u fituar: deri n’atë pikë sa pesë vite më parë në dy prej tyre kishte fituar Lëvizja Pesë Yje.

E thëna më e përhapur është se zgjedhjet politike pothuaj kurrë nuk shkelin mbi gjurmët e atyre vendore. Është e vështirë të mohohet. Megjithatë, në një stinë ndryshimesh të mëdha, qëndra e djathtë duket se zbulohet më pak e pajisur se sa e majta për të kuptuar se çfarë po ndodh. Nuk mjafton të vetëquhesh, madje edhe të jesh shumicë politike në Itali, nëse mbrapa nuk je në gjëndje të tregosh kah përgjegjësie e aftësi qeverisëse. Rreziku trasversal që spikat në sfond është kthimi i mosvotimit në zemërim; e të gënjyerit se mund të kalërohet në dobinë tënde.

 

“Corriere della Sera”, 18 tetor 2021   Përktheu Eugjen Merlika

blank

Çfarë thonë në Moskë dhe Beograd për “Ballkanin e kapur”: Një njoftim i agjensisë zyrtare ruse të lajmeve dhe një pohim i profesor Prorokoviç – Nga SHABAN MURATI

Nga blloku diplomatik

1 – “TASS”, Agjencia Zyrtare Ruse e Lajmeve, 21 tetor 2021:

“Po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor programi i integrimit lokal i quajtur në fillim “Mini Shengen” dhe nga viti 2021 njihet si “Ballkan i hapur”. Ai përfshin në të Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe po merr xhiro me dominimin e qartë të Beogradit.

Krijimi i një hapësire ekonomike të përbashkët mund të kuptohet si përpjekje për të krijuar përsëri një shtet unik (Jugosllavinë) sikur asgjë nuk ka ndodhur, gjë që shkakton zëra të shumtë kundër”.

2 – Profesor Dushan Prorokoviç, Instituti i politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare në Beograd, 21 tetor 2021:

“Formati i tanishëm i aleancës “Ballkan i hapur” është i favorshëm për Serbinë, gjë që kuptohet edhe nga një lexim i shpejtë i raporteve ekonomike. “Ballkani i hapur” është qartësisht një integrim asimetrik. Produkti i përgjithshëm kombëtar i Serbisë është 50 përqind e produktit të përgjithshëm kombëtar të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Përderisa Serbia para së gjithash eksporton në vendet e rajonit, logjikisht ky integrim më shumë është i favorshëm për Serbinë.

Tani “Ballkani i hapur” përbëhet nga tre shtete. Nuk ka asnjë shenjë që me të do të bashkohen shtetet e tjera. Kështu ai është një projekt i parealizuar. Nuk përjashtohet që i tillë do të mbetet për një kohë shumë të gjatë.  “Ballkani i hapur” u çfaq te ne si zëvendësim i anëtarësimit në BE”.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend