Sapo ka dalë libri më i ri poetik i poetit Zef Mulaj nga shtëpia botuese SIMPLE,në Italisht Macerata! Vento custodisce l’anima.(Era ruan shpirtrat),poezi në Haiku , libri i 8-të në gjuhen italiane në mes 18 librave, shqip italisht, anglisht,gjermanisht. rumanisht.

Në parathënien që hap librin e ri shkruhet:
Nuk është vetëm një përmbledhje haikush: është një udhëtim i thellë i brendshëm që bashkon emocionin me mendimin, dhimbjen me rilindjen, dashurinë me ndërgjegjësimin shoqëror. Çdo poezi ecën me hap të lehtë, por të vendosur, si era që prek malet, fushat, qytetet dhe sidomos shtresat më të thella të shpirtit.
Autori është shkencëtar dhe poet — një ndërthurje e rrallë që i lejon të shohë botën me saktësi analitike dhe njëkohësisht të ndiejë bukurinë e saj të fshehur. Vështrimi shkencor kap hollësitë; zemra poetike i kthen ato në emocion universal. Ky ekuilibër i jep vargut një thellësi të veçantë: çdo rrokje është zgjedhur me kujdes, çdo imazh mban brenda një mesazh të fuqishëm.
Pak biografi për poetin e njohur tropojan i cili ka shumë vite që jeton në Itali:
Dr. Zef Mulaj lindi në fshatin Mulaj të krahinës Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Ka punuar shumë vite në profesionin e tij, në zona të ndryshme të tropojes .Ka mbaruar studimet e larta në Degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë të Tiranës.
Përveç punës së farmacistit, gjithnjë është marrë me kërkime shkencore, sidomos në studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve Shqiptare.
Në vitin 1994, vendoset në Itali, me një bashkëpunim shkencor. Në vitin 1998 mbaroi studimet e larta edhe në universitetin Camerino të Italisë, ku mori titullin doktor i shkencave farmaceutike me studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve të Shqipërisë.
Mbrojti titullin “Master akademik”, me titullin Dr. në shkencat “Metodikat analitike forense”, në universitetin La Sapienza – në Romë. Bashkëpunëtor shkencor në Katedrën e Farmakologjisë të Universitetit Politeknik në Marche të Italisë: Farmacia klinika (Aplikative Sperimentale).Specializuar në Institutin e Medicinës Legale Departamentin e Kimisë Toksikologjike Forense në Universitetin Macerata Itali.Është pranuar në Albën e Rolit të Konsulentëve dhe të Ekspertëve Shkencorë në fushën e Kimisë dhe Metodikat Analitike Forense në fushën e kriminologjisë shkencore.
Specialist në toksikologjinë klinike e ambientale; në farmakovigjilencë mjekësore; ekspert në kontrollin kimik të produkteve farmaceutike të lëndës së parë; specialist në fitoterapi e farmakonjozia, specialist në informatikën aplikative. Është i specializuar për ndërhyrjet e shpejta mjekësore, për Kryqin e Kuq Italian. Merret me hulumtimin dhe zbulimin e substancave të reja farmakologjike natyrore. Specializuar në aplikimin e instrumenteve më bashkëkohore shkencore, në ivestigimin analitik, në Kiminë Analitike Forense (Spetrometria e masës e HPLC-së etj…) në fushën shkencore të kriminologjisë, substancave abuzive, alimentare, shëndetin publik etj.
Ka marrë pjesë në kongrese e konventa ndërkombëtare,”Farmakovigjilenca dhe substancat abuzive”, konventa ndërkombëtare “Kimia forense” etj.
Autor i publikimeve, mbi 40 artikuj dhe studime shkencore.
Anëtar i Shoqatës së Fitoterapisë në Repuplikën e Italisë, anëtar i Lidhjes Botërore të Poetëve Bashkëkohorë (World Poets Society), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i shoqatës kulturore “Leopardian Komunity Itali”, anëtar nderi i shoqatës “Leopardian KomunityItali” me motivacion“Excellent në fushën e kulturës dhe të shkencës, njohur në Europë”.Is a member of Albanian-American Academy Science and Arts.
Në vitin 2012, në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u zgjodh një nga njëqind shqiptarët e diasporës në Botë për arritjet në fushën e shkencës e të kulturës nga “Albania Excellence”.
Vepra letrare dhe shkencore:
“Emri që lind diellin”, poezi, Tiranë, 2004.
“Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, Tiranë, 2006.
“880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë, Weso,Tiranë, 2009.
“Imazh”, roman policesk, “Weso” Tiranë, 2011.
“Prendi per mano la miaombra” (Merr për dore hijen time), poezi, italisht – shqip, anglisht e gjermanisht, në Simple Macerata, 2011.
“Lulet e shpirtit”, poezi,“Filara”, Tiranë, 2012.
“Jetë e thyer” (Memory-roman), “Filara”, Tiranë, 2012.
“Altri occhi all’orizonte”(“Sytë e tjerë në horizont”), poezi, Editura Simple, Macerata – Itali, 2012.
“Pieni di sogni ifiumi”(Lumenj ëndrrash), Editura Simple, Macerata – Itali, 2014.
“Hëna, nuse e poetit”, “Edlora”, Tiranë, 2015;
“Sguardo oltre iconfini”(Shikim përtej kufijve) (Roman polices, “Kimerik”,Mesina – Itali, 2015. “
“Atje qirinjët i i ndez dielli”, poezi , Editura Edlora Tiranë 2019.
“Miracolo in gabbia, poezi Haiku ,Editura Simple Macerata Itali 2020
Era si metaforë dhe shpresë:
Era në librin e ri të Mulajt është një metaforë e prekshme, delikate dhe fluide, shpesh e padukshme, por thellësisht e ndjeshme teksa përshkon vargjet magjike të hajkut, ngarkuar mungesë dhe mall zhuritës për vendlindjen , larg të cilës jeton autori, fizikisht ndjehet aq larg, por mbi krahët e lehtë të hajkut udhëton në skutat më të mistershme të nënvetëdijes dhe qiellit të kujtimeve që reshin lot si shi.
Si guide e shpirtit të tij ngujuar luginave ngopur me mjegull dhe ritmin e valëve të lumit, me aromë dredhëze dhe parfumin e mrekullueshëm të pishave dhe bredhave të Alpeve, në hapat e mezidukshëm të dhive të egra që hukasin agimin e parë ashtu si në tablonë e famshme të piktorit të njohur tropojan Nazmi Hoxha, në akordet e ngrehur telave të lahutës së largët në mbrëmjet e festive ku prin silueta e adhuruar e Jezusit, në jehonat mbresëlënëse të zanit të malësorëve të cilër ruajnë pafund shijen e atdheut në kangët majekrahu dhe kcimet e shenjta…
Era e vjeshtës,
fytyra grash të forta
akulli s’i përkul…
Dashuria për vendlindjen, përjetimet e saj në portretet e dashura njerëzore dhe në gjurmë kujtimesh të paharruara, vetmia e idhët që e kaplon poetin në mungesë të saj, shpresa e mbijetuar e rikthimit dhe ringjallja e pejsazhit mahnitës të saj përftuar nga rrëfimet e kërkuara përditë për të ushqejnë gjetje befasuese të hajkut, strukture solide të figuracionit poetic dhe origjinalitet tematik si dhe stilt ë ngrohtë, i cili të josh pafund në ethet e leximit:
Në baltë të errët,
mbin një shpresë e re
nënë që shëron…
Kjo dashuri që ndihet nga thellësia e trishtë e krijimit, ndërsa poeti ngadhnjen mbi ëndrrat tronditëse të mallit dhe e bën poezinë e tij kaq të lehtë, hajkut ngjajnë si flutura që lodrojnë vargu të tij të ndjenjave:
Buzëqeshja jote,
dritë që thyen errësirën
më shpëton prapë…
Natyra në librin e Mulajt me erën si kryefjalë, me pejsazhet mahnitëse që shtrihen bukur në strukturën e hajkut, mëkuar mall, pritje, mungesë, shpresë, me frymë personazhesh tejet të pranishëm nga e shkuara dhe e ardhmja e tij jetësore shqëron udhëtimin e tij poetik duke njehësuar femininë, kujtimet, emrat e dashur dhe fytyrën e paharruar të vendlindjes gdhendur në trajtat dhe linjat më përfekte të një të dashure universal dhe të përjetshme:
Natë e thellë,
kush dëgjon vajin e tyre
heshtje e rëndë…
Ndjesi përmbledhëse pas leximit të parë:
Hajku i Mulajt ka frymë moderne, poeti shfaqet i angazhuar dhe i përditësuar në formë dhe figuracion ndërsa përcjell tematikat tronditëse të kohës në një rrafsh gjithëpërfshirës shpirtëror dhe social, vargjet përballojnë ngarkesën emocionale falë këtij përditësimi, qenja e autorit edhe si kerkues shkencor i jep përmasa interesante trajtimeve tematike dhe qendrimeve të tij poetike, hajku i tij ka identitet dhe personalitet duke e bërë një prej zëve më njohur të levruesve të tij në rrethin e gjërë të krijuesve bashkëkohorë të këtij lloji të poezisë.
Era e vendlindjes në këtë libër ruan mrekullueshëm shpirtrat njerëzorë dhe fton gjithësecilin prej nesh ta kemi gjithnjë brenda vetes të ngrohtë dhe të patjetërsueshëm atdheun si dimensionin më të shenjtë në udhëtimin tone bashkëkohor.
Janar 2026