VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Enveri është copë mishi me dy sy”! Bashkim Shehu zbulon prapaskenat e vrasjes së Nako Spirus, burrit të Liri Belishovës

By | September 18, 2021
blank

Komentet

blank

Mitro Çela: Koço Devole u kap me drogë në Rimini, por s’e dinte se çfarë kishte në makinë, si u angazhuan Berisha dhe Meta për ta liruar

Gazetari Mitro Çela ka publikuar detaje interesante nga jeta e aktorit të njohur të humorit, Koço Devole, i cili u nda nga jeta pas betejës me COVID-19.

Çela për herë të parë ka zbuluar prapaskenat, se si angazhoi Sali Berisha avokatin e Berluskonit dhe interesimin e Ilir Metës për të liruar Koço Devolen nga arrestimi në Itali.

“Për arsye të mos arsyes Koço u arrestua në Itali. Politikanët bënë sehir?- e pyes
unë dhe Filipi më thotë: -Përkundrazi. Sali Berisha më thirri në Parlament. Më tha se në Itali kishte mik një avokat të njohur. “Zoti Biondi ka qenë edhe ministër i drejtësisë në qeverinë e Berluskonit. Do flas me avokatin. Ai do bëjë të pamundurën për ta nxjerrë të  pafajshëm. Nuk ka mundësi që një humorist kaq i madh si Koço Devole të merret me drogë.”, thekson ai.

Gazetari ka publikuar librin me kujtime në ndër të Koço Devolës, teksa e trajton në formë bisedë me gazetarin tjetër të njohur, Filip Çakulli.

“-Shkove në Itali? -Po. Dy herë. Së pari me Gjergj Lucën. Koçoja ishte i burgosur në Rimini. Takuam avokatin. Dorëzuan dokumentat. Herën e dytë shkova me një përkthyese. E takuam Koçon në burg. Ishte me humor. “Kam trajtim ekstra,” -tha Koço.-“Biruca ime është si një dhomë në hotel me pesë yje. Bëja humor me karabinierët, por nuk kuptonin. I detyrova të mësojnë shqip. Tani u tregoj dhe qesh vetë. Por unë jam i pafajshëm. Më zunë në një makinë. Unë mbaja në duar, si lodër, një vegël. Nuk e dija çfarë ishte. Na kapën karabinierët. Shtypën një sumbull nga vegla që mbaja unë në dorë, diçka kërciti dhe u hap një kuti me drogë. Por unë isha pasagjer. Nuk dija gjë. Isha viktimë. Por do dali e vërteta.

”U bë gjyqi. U mbyll gjyqi. Koço doli i pastër! Por u trishtova me politikën ditën që Koço Devole u nda nga jeta. Ministria e Kulturës duhet të organizonte homazhe. Po kështu qeveria duhet të hapte sallën e “Pallatit të Kongreseve” për t’i dhënë lamtumirën humoristit të madh. Atë që la mangunt qeveria, e bëra bashkë me Agron Llakën. Folëm me drejtorin e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe ai dërgoi dy motoçiklistë që shoqëruan kortezhin”, shkruan Mitro Çela.

NGA MITRO ÇELA

KUR QAU FILIP ÇAKULI

-Bisedë e Filipit me Mitron-

E pyeta Filipin: -Kaloi një javë pa Koçon. Të mungon?
-Ndjehem si peshku pa ujë! -ma ktheu ai. -Ishte njeriu im më i afërt. 42 vjet bashkë. U njohëm te revista “Hosteni”. Unë djalë. Ai humorist i madh. Vazhduam  bashkë në koncerte. Hartuam bashkë skenare dhe skeçe. Bashkë te “Fiks Fare”, bashkë me pushime në Sarandë. Ai ishte pjesa ime e dytë ose isha unë pjesa e dytë e Koços.
-A mund të qajë Filip Çakuli?

-Kam ndjerë dhimbje të madhe, por nuk kam derdhur lotë as për humbjen e mamasë e as për vdekjen e babait. Si ndodhi që më rrodhën lotët? U futa në zyrën e Koços… Bosh… Gazetarët kishin vendosur mbi tavolinën e punës së tij një tufë me lule. Pashë dy palë syze(njëra e dëmtuar),kompjuterin ,një cigare të lënë përgjysmë, letra, disa karikatura… Ngriva. U ula në karrige. Ndenja ca minuta, fshiva sytë dhe pa i folur askujt u futa në zyrën time.

-Të ngushëlluan? -vazhdova të këmbëngul me pyetje unë.
-Si asnjëherë. Mbi 1000 telefonata. Mesazhe pa fund.
-Koço Devole në skenë ishte aktor i madh, por jashtë skene ishte i heshtur, i
mbyllur, dukej si i bezdisur nga njerëzit.
-E ke gabim, -ma ktheu Filipi. -Ai ishte shumë popullor, në skenë dhe jashtë saj. Ishte humoristi më i madh i Shqipërisë. Qe aktor, regjizor, bënte karikatura me ide. Qe skenarist. Ai, si humorist, mund të krahasohet me Qamil Buxhelin. Kur ecnim rrugës me Koçon, gjenim belanë. E ndalonin qytetarët: “Bëjmë një foto? Dua një foto tjetër me djalin”.

Kishte të tjerë që kërkonin autograf. Mua më kërkonin të ndërhyja te Koço që të shkonte të luante në estradat e Shkodrës, Fierit, Vlorës,Tiranës. Me Koçon donte të dilte në skenë Skënder Sollaku, Zef Deda, parodistët e Vlorës, Aleko Prodani, Fadil Hasa. Nuk gjen regjizor që nuk donte ta kishte aktor në filmat e Kinostudios ose në telenovelat e televizioneve. Po koncertet në Pallatin e Sportit, në estradën e Tiranës, në Pallatin e Kongresit a mund të më
gjesh njeri që mund t’i bënte si Koçoja? Jo dhe jo. Po pse? Sepse ai ishte si magjistar. I mblidheshin aktorët e këngëtarët, që nga Vaçe Zela, Tonin Tërshana, Liljana Kondakçi, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku, Aleksandër Gjoka e të tjerë.

Nuk mund të gjesh mes aktorëve njeri punëtor, iniciator, fantazist si ai. I palodhur dhe i rreptë në punë, por i dashur dhe i respektuar pas punës. Unë bëhem kurioz dhe e pyes: -Koçon e mbaje për vete apo ishte edhe pjesë e familjes?

-Kur jetonim në Lushnje, Koço hynte dhe dilte te ne si në shtëpinë e tij. Bënte humor me Vasilikën, luante me dy djemtë e mi, Zhanin dhe Orestin. Ata qeshnin me lot, sepse ai ishte aktor jo vetëm në skenë, por edhe mes fëmijëve.
-A ka ardhur Koço në Dërmisht?
-Sa herë që shkonim në Sarandë, ngjiteshim në fshat, -thotë Filipi.
-Dhe çdo herë që shkonim babai bënte festë. Mamaja gatuante pulën që therte babai. Bënte pita. Mbi tavolinë shtrohej raki e verë. Ndërkohë hapej fjala në fshat.
Shkonim në klub, tavolinat plot. Dikush qeraste me një gotë verë, dikush me raki, një tjetër me kafe.  Koço bënte humor: tregonte barcaleta. Njerëzit qeshnin me lot. Bënin shaka. Largoheshin të lumtur. Babai mburrej dhe krekosej se kishte mik shtëpije të madhin Koço Devole! Pa ikur mirë nga fshati më pyeste se kur do vinim përsëri…

Për dy-tre vjet nuk vimë, ia ktheja unë. U harxhojmë ju dhe fshatin. “Lëri këto! Koçoja bie në shtëpi dhe në fshat humor. Nuk i sheh sa të gëzuar janë njerëzit?!”-më thoshte babai.
-Kam mendimin se humori i madh bëhet vetëm në vatan,-them unë përsëri.-Pse
mori arratinë Koçoja përtej oqeanit?!
-Ai iku në Amerikë me familjen në vitin 1998. Kishte arsye. Vendi ishte sketerrë. Bandat qeverisnin vendin. Estradat u mbyllën. Humoristët luani tavëll ose me letra. Biznesi u tha. Nuk kishte para për sposorizime. Arti nuk bëhet nga shtëpija. Një ditë më mori në telefon dhe më tha: “Filip! Po të ra rruga nga Amerika, të pres në shtëpi. ”Pas disa muajsh një biszesmen më pagoi biletat. Na dha edhe ca para xhepie bashkë me gazetarin Genc Tirana hipëm në avion. Vizitën e parë në Nju Jork e bëmë në shtëpinë e Koços. Jetonte në mes të pyllit. Shtëpi e bukur. Pronar ishte dhëndri, djalë i zoti, nga Kosova. Ishte bizesmen. Kishin dy vajza. E pyeta një ditë Koçon: “Çfarë bën në Amerikë?”
-“Dy vjet më parë jepja koncerte për emigrantë. Qytet më qytet. Bashkë me Pëllumb Kullën, Agim Krajkën, Xhevahir Zenelin, Anita Bitrin etj. Por u lodha. U mërzita, u bezdisa. Tani nuk bëj asgjë. Jetoj si i vdekur. Dal për peshk. Rrallë për gjah. Fle. Ëndërroj për humorin.
-Pse nuk vjen në Tiranë?
-Të tund derën apo të mas rrugët?
-Jo. Hajde të punojmë bashkë në Top Channel!
-Por te Top Channel-i ka zot hauri. Pa ftesën e Tanit, nuk e lë Amerikën”…
-U ktheva në Tiranë. I thashë Tanit: “Sikur të marrim në punë Koço Devolen?!”
-Bën shaka! Ai jeton në Amerikë? Vjen të punojë me ne? Unë e kam adhuruar Koçon që fëmijë. Mes shokëve tregonim batutat e tij. Në çdo kohë derën e Topit e ka të hapur.”

LIbri per Koco Devolen

-Pas disa ditëve Koço mbërriti në Tiranë. Biletën e avionit ia preu Tani. Pimë kafe të tre. Më i lumturi ishte Tani.
E pyes Filipin: -“Fiks Fare” në vitet 2000 ishte një risi në televizion dhe në humor.
U përshtat Koçoja?
-Ai kishte lindur për të bërë çdo gjë. Bënte skenare. Dilte në skenë. Imitonte, shkruante. Solli në jetë shumë personazhe. Bënte monitorimet me Doktorin, Palomën, Fonin. Improvizonte. Shumë miq e shokë më thoshnin se jam me fat që punoj me Koçon. Kur mungonte ndonjë ditë në ekran, kërciste telefoni: “Ku është Koçoja?!”

-Për arsye të mos arsyes Koço u arrestua në Itali. Politikanët bënë sehir?- e pyes
unë dhe Filipi më thotë:
-Përkundrazi. Sali Berisha më thirri në Parlament. Më tha se në Itali kishte mik një avokat të njohur. “Zoti Biondi ka qenë edhe ministër i drejtësisë në qeverinë e Berluskonit. Do flas me avokatin. Ai do bëjë të pamundurën për ta nxjerrë të  pafajshëm. Nuk ka mundësi që një humorist kaq i madh si Koço Devole të merret me drogë.”

Më thirri edhe Ilir Meta. Në atë mot ishte ministër i Jashtëm. Më tha se do bënin të pamundurën në rrugë diplomatike për Koçon. “Do bëjmë disa shkresa zyrtare ku do të tregojmë se cili është për shqiptarët Koçoja.”Ndërkohë Gjergj Luca dhe Agron Duka u treguan të gatshëm për të ndihmuar Koçon nga ana finaciare.
-Shkove në Itali?
-Po. Dy herë. Së pari me Gjergj Lucën. Koçoja ishte i burgosur në Rimini. Takuam avokatin. Dorëzuan dokumentat. Herën e dytë shkova me një përkthyese. E takuam Koçon në burg. Ishte me humor. “Kam trajtim ekstra,” -tha Koço.-“Biruca ime është si një dhomë në hotel me pesë yje. Bëja humor me karabinierët, por nuk kuptonin. I detyrova të mësojnë shqip. Tani u tregoj dhe qesh vetë. Por unë jam i pafajshëm. Më zunë në një makinë. Unë mbaja në duar, si lodër, një vegël. Nuk e dija çfarë ishte. Na kapën karabinierët. Shtypën një sumbull nga vegla që mbaja unë në dorë, diçka kërciti dhe u hap një kuti me drogë. Por unë isha pasagjer. Nuk dija gjë. Isha viktimë. Por do dali e vërteta.

”U bë gjyqi. U mbyll gjyqi. Koço doli i pastër! Por u trishtova me politikën ditën që Koço Devole u nda nga jeta. Ministria e Kulturës duhet të organizonte homazhe. Po kështu qeveria duhet të hapte sallën e “Pallatit të Kongreseve” për t’i dhënë lamtumirën humoristit të madh. Atë që la mangunt qeveria, e bëra bashkë me Agron Llakën. Folëm me drejtorin e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe ai dërgoi dy motoçiklistë që shoqëruan kortezhin.
-Të la ndonjë amanet Koçoja?
-Po… Një ditë, si shumë herë të tjera, u ulëm për drekë. Ishim vetëm të dy. Ai më tha se kishte merak djalin dhe mbesën. Djali kishte ardhur nga Italia dhe jetonte  bashkë me të. A kishte zanat? Vetëm shofer. Ndërsa mbesa, Sindi, ishte studente në Itali. Çdo muaj i dërgonte 300 euro. I duhej edhe një vit që të mbaronte masterin. Pasi Koçoja u largua nga kjo jetë, e rregulluam djalin shofer në spitalin Gjerman. Më pas takova Sindin. E pyeta se kur e mbaronte masterin. I duheshin edhe katër muaj…E plotësova edhe amanetin e dytë të Koços…
Në fund e pyes Filipin: -E ka pasuruar biografinë tënde Koçoja?
-Kam punuar 42 vjet si gazetar. Kam botuar 10 libra. Kam shkruar qindra artikuj. Le të harrohen të gjitha. Mjafton të mbetet në biografinë time fakti që kam punuar, kam jetuar, kam bashkëpunuar dhe kam bërë humor me Koço Devolen./Panorama

blank

“Ai do ta tradhtonte gjithmonë”: Jacqueline Kennedy dhe JFK, miti i përsosmërisë

Të gjithë flasin për të, E bëjnë media të shkruara dhe dixhitale, sepse ajo ishte gruaja e John Fitzgerald Kennedy, më pas e veja e tij, por ajo ishte gjithashtu një ikonë e stilit shumë e vlerësuar dhe e dashur, deri në momentin kur zgjodhi të bëhej zonja Onassis. Por kush e di nëse me gjithë ato fjalë të shkruara dhe të folura, e gjithë bota e dinte se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së fotografuar të Jacqueline Kennedy.

Ndoshta nuk kishte vetëdije ose mbase ishte vërtet më e lehtë të pretendoje se nuk e shihje, sepse miti i përsosmërisë, i mishëruar nga Jackie dhe John, nuk mund të shembej në një mijë pjesë. Ajo e ish zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, në veçanti, ishte një jetë pa dyshim e rehatshme, por jo pa sakrifica, mundime dhe vuajtje të jetuara me stoicizmin më të madh. Duke filluar nga pranimi i të gjitha tradhëtive të burrit të saj, tek problemet e fertilitetit e deri te heqja dorë nga karriera e saj personale.

Jacqueline Kennedy dhe JFK: miti i përsosmërisë

Përtej sekreteve të fshehura, përfundimin tragjik si në tragjeditë greke, kritikat dhe duartrokitjet, nuk mund të mohojmë se Jackie dhe John kanë mishëruar dhe i kanë dhënë jetë mitit të përsosmërisë. Një princ dhe princeshë që mbanin rroba moderne dhe që jetonin në një kështjellë në formën e një Shtëpie të Bardhë. Një çift i pushtetshëm, si askush më parë, i cili parashikonte një përzierje fitimprurëse nga çdo këndvështrim dhe që, megjithatë, fshihte pas bukurisë dhe ikonës, të gjitha hijet dhe fantazmat e martesës.

Jacqueline Kennedy: dashuria mbi të gjitha

“Ekzistojnë 2 lloje grash: ato që duan pushtet në botë dhe ato që duan fuqi në dashuri”.

blank

blank

blank

blank

Fjalët e thëna nga Jackie në këtë deklaratë emblematike na bëjnë të imagjinojmë se zonja e parë po identifikohej. Sigurisht që dashuria për të nënkuptonte shumë, ose ndoshta gjithçka, siç dëshmohet nga zgjedhja për të qëndruar pranë atij burri, dhe tradhtive të tij, përjetë. Dhe siç thoshte ajo vetë: “Herën e parë martohesh për dashuri, të dytën për para, të tretën për shoqërinë”.

JFK ishte burri i parë i Jacqueline, i dyti do të ishte pronari grek Onassis dhe i treti nuk do të mbërrinte kurrë.

Moderne dhe e bukur: një përrallë bashkëkohore

Jackie dhe John ishin të pashëm, të rinj dhe me stil dhe ndoshta këto karakteristika ndihmuan në krijimin e legjendës. Po kështu edhe për modernitetin e tyre: është çifti i parë politik që shfaqet dhe ndërvepron me qytetarët, i njëjti që shfaq veshje dhe kostume institucionale, madje edhe ai rozë i firmosur nga Chanel dhe që u lye me gjak. Një përrallë bashkëkohore, pa dyshim për të, por pa fund të lumtur.

Hijet dhe sekretet e martesës

Por atë që ndodhte kur dera mbyllej dhe daljet zyrtare linin hapësirë ​​për intimitetin, askush nuk mund ta dijë, ose pothuajse. Sigurisht misteri i Shtëpisë së Bardhë ishte i thellë, por shumë nga kjo ishte zbuluar nga fjalët e vetë Jackie: “Unë nuk mendoj se ka burra besnikë ndaj grave të tyre.” Po i referohej tradhtive të burrit të saj me Marilyn Monroe? Diva, megjithatë, nuk do të kishte qenë e vetmja, së bashku me të ishte edhe Judith Campbell, e dashura e bosit të mafies Sam Giancana.

Fundi i një miti të përjetshëm

Më 22 nëntor 1963 në Dallas, Jackie vesh kostumin e saj të preferuar, atë rozë të Chanel. John kërkon që makina të qëndrojë hapur, sepse të gjithë duhet të admirojnë bukurinë e gruas së tij, në fund të fundit, imazhi është gjithçka. Pastaj tre të shtëna me pushkë ndryshojnë rrjedhën e historisë: atë ditë vdes politikani John Fitzgerald Kennedy dhe lind miti i JFK. Në tmerrin dhe mosbesimin e turmës së qytetarëve në rrugë, Jackie bëhet e vetëdijshme për fundin dhe përqafimi i burrit të saj, me vetëm tre fjalë, kristalizon mitin: “Të dua Jack”. / bota.al

blank

“Portieri italian i kombëtares shqiptare të futbollit, i dyti ‘armik i popullit’ që njoha pas…”/ Kujtimet e gazetarit dhe diplomatit të njohur që jeton në Belgjikë

Publikohen kujtimet e gazetarit, publicistit, përkthyesit, studiuesit, shkrimtarit, dramaturgut dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova, i cili pasi u diplomua në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit Shtetëror të Tiranës, në vitin 1966 u emërua gazetar në Radio-Tirana në Drejtorinë e Jashtme të saj, ku punoi deri në vitin 1975, kur ai u emërua si gazetar dhe shef i redaksisë së jashtme në gazetën ‘Zëri i popullit’, organ i Komitetit Qendror të PPSH-së. Në vitet 1984-1990, ai shërbeu si kryetar i Degës së Botimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, në marsin e vitit 1991, u emërua në gazetën ‘Rilindja Demokratike’, fillimisht si zv/kryeredaktor dhe më pas kryeredaktor i saj, deri në vitin 1994, kur u emërua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. me detyrën e Drejtorit të Shtypit dhe zëdhënës i asaj ministrie. Në vitin 1997, Trenova u emërua me detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut. Kujtimet e panjohura të z. Trenova, duke filluar nga periudha e Luftës, fëmijëria e tij, vitet e fakultetit, karriera profesionale si gazetar dhe studiues në Radio Tirana, gazetën ‘Zëri i popullit’ dhe Arkivin Qendror të Shtetit, ku ai shërbeu deri në shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, periudhë kohe, kur ai në rrethana të ndryshme u njoh me disa nga ‘familjet reaksionare’ dhe pinjollët e tyre, të cilët me një mjeshtëri të rrallë, i ka përshkruar në një libër me kujtime të publikuar në vitin 2012, me titull ‘Armiqtë e popullit’ dhe tani i sjell për lexuesit Memorie.al

Vijon nga numri i kaluar

Kosturi, ishte i pari “armik i popullit” me të cilin “ndeshesha” në jetën time të porsa nisur, pa e njohur dhe pa më njohur kurrë. Më vonë, duke u rritur, pashë se armiqtë ishin të shumtë, ishin bashkudhëtarë të përhershëm të jetës sime. “Armiku i popullit”, ishte hija fatale e secilit shqiptar. Të qenurit apo të mosqenurit e çdo shqiptari, ishin në varësi të humorit, kapriçiove dhe egoizmit të diktatorit, oborrit dhe sejmenëve të tij. Arbitrariteti dhe mosrespektimi ligjit, ishin ligj. Sicili, në çdo moment, mund të deklarohej prej pushtetit nga ish besnik deri në vdekje i tij, në armik i betuar që nga dita e parë e lindjes, shkurt “armik i popullit”.

Varfëria, armiku i vërtetë i popullit

Nga sa më kujtohet nga jeta jonë disavjeçare në Durrës, armiku i vërtetë i popullit, ishte varfëria e madhe e pasluftës. Pushtetit të vendosur pas çlirimit të vendit nga nazistët, i mungonin si mjetet ashtu edhe përvoja. Pushtetarët e rinj do të dëshmonin me kalimin e viteve, se ishin krejtësisht të paaftë, të papërgjegjshëm, e të padenjë për të drejtuar një shtet. As në vitet e para të pasluftës dhe as më tej, ata nuk mundën të ndërtojnë një të ardhme të sigurt, duke luftuar së pari armiqtë e vërtetë – varfërinë dhe injorancën.

Në të vërtetë, në lëmin e arsimit e të kulturës, u hapën disa kurse kundër analfabetizmit në të gjithë vendin, më pas u ngrit edhe një rrjet i gjerë shkollor, u ngrit për herë të parë Universiteti i Tiranës, Teatri i Operës e Baletit, etj. Në të njëjtën kohë u ndalua qarkullimi i filozofive dhe i ideve të ndryshme, u ndalua qarkullimi i rrymave të ndryshme artistike-letrare, libri i huaj. Gjithçka u ndalua, përpos varfërisë. Varfëria ishte tjetër gjë. Ajo nuk mund të luftohej as me kurse, as me entuziazëm slloganesh. E pamposhtur nga komunizmi ajo do të mposhtë komunizmin. Ky “harroi” mësimin e tij themelor në bazë të të cilit “materia është primare, ideja është sekondare”. Ai thjesht u ndërroi vendet apo u detyrua t’u ndërroi vendet atyre, duke tradhtuar kështu vetveten, gjë që u pagua si çdo tradhti.

Në kodrat e Durrësit, hanim ferra për të shuar urinë

Vitet kalonin dhe mua më kujtohet se si së bashku me Diun dhe të tjerë fëmijë të familjes së ardhur nga jugu dhe që banonte pranë nesh, shkonim për të kullotur dhinë në kodrat e qytetit, ku ishte ngritur kalaja. Dhia ushqente fëmijët e kësaj familjeje prandaj edhe pse u vendos në qytet, ajo e mbante atë si pasurinë e saj më të madhe. Gjatë kullotjes ne këpusnim kërcellin e disa ferrave, i hiqnim gjembat, i qëronim lëkurën dhe e hanim si ushqim të shijshëm. Unë shihja të tjerët dhe bëja si ata. Thjesht, të gjithë provonim të ushqeheshim pothuajse si dhia.

Në kodrat e kalasë së Durrësit ishte edhe një spital për invalidët si edhe një kishë ortodokse dhe një varrezë për besimtarët e saj. Ne si fëmijë gëzoheshim kur kishte ndonjë ceremoni varrimi dhe gjendeshim aty pranë. Nuk ishte ceremonia fetare, rritet përkatëse që na tërhiqnin. Ato nuk i kuptonim, njëlloj siç nuk kuptonim në këtë moshë as jetën dhe as vdekjen. Sipas ritit ortodoks, në fund të varrimit të të ndjerit, në hyrje të varrezës, shpërndahej për të pranishmit dhe kalimtarët një grusht grurë i ëmbël. Ishte ky grusht grurë që na tërhiqte ne gjithë gëzim edhe pse ai shpërndahej për një trishtim. Uria jonë ishte pjesë e trishtimit.

Mbaj mend se si në një dyqan frutash, komshinjtë e mi prisnin që ndonjë blerës të hidhte mbeturinën e frutit të ngrënë për ta marrë dhe ushqyer me të. Mbaj mend se si nëna jonë rrahu një ditë motrën, Engjëllushen, që në atë kohë nuk ka patur më shumë se dhjetë vjet. Përse? Sepse i kishte kërkuar asaj të përgatiste makarona për drekë. Motra i harroi apo i la disi më gjatë makaronat në zjarr dhe ato u dogjën. Kjo do të thoshte se ne do të mbeteshim pa ngrënë. Në shtëpi nuk kishte gjë tjetër. Ja përse në dëshpërim, nëna e rrahu atë. Mbaj mend se si u zgjebosëm të gjithë ne fëmijët dhe si lyheshim me squfur për t’u shëruar. Djegia e squfurit në duar dhe në trup ishte e padurueshme.

Ushqimet e skeduara që vinin si ndihma nga jashtë dhe mensat sociale

Më pas në kopshte dhe shkolla filluan të shpërndahen ndihmat e sjellura në Shqipëri nga institucionet ndërkombëtare, qumësht pluhur, marmalatë dhe njëlloj gjalpi artificial. Ne, sado të uritur që ishim, nuk mund t’i kapërdinim “dhuratat” që na vinin nga përtej Adriatikut. Në të vërtetë ato ishin të skeduara dhe kundërmonin aq rëndë sa edhe me kundërgaz nuk mund t’u afroheshe. Shpesh, sa i merrnim, ne i groposnim ato. Në oborret e shkollave filluan të na japin të pimë edhe nga një lugë vaj peshku. Kundërmimi i tij ishte tepër i fuqishëm. Për ta kapërdirë vajin e peshkut, e shoqëronim pirjen e tij me një copëz buke të sjellë me vehte nga shtëpia dhe me njërën dorë që mbyllte brimat e hundës. Disa gram marmelatë, në madhësinë e një karameleje, ishin lumturia e jonë.

Ngjarje e veçantë ishte kur shkonim në mensat sociale. Së bashku me prindërit uleshim në tavolina të gjata, të cilat prisnin qindra e qindra qytetarë, që më dukeshin të gëzuar, të zhurmshëm. Nuk e di si ishin organizuar ato dhe kush mund të përfitonte prej tyre. Mundet që shteti në këtë mënyrë ndihmonte punonjësit e angazhuar në administratën e tij, siç ishin edhe prindërit e mi! Mua më dukej sikur i gjithë qyteti ishte aty.

Ngjarja e veçantë, inaugurimi i hekurudhës Durrës-Peqin

Një ngjarje e veçantë gjatë qëndrimit të familjes sime në Durrës, ishte edhe ndërtimi i hekurudhës Durrës-Peqin, në vitin 1947. Në Shqipëri kështu filloi për herë të parë ndërtimi i rrjetit hekurudhor. Për të pritur apo përcjellur trenin e parë, u zhvillua edhe një miting madhështor, ku morën pjesë të mëdhenj e të vegjël. Ishte jo thjesht kureshtja ndaj diçkaje të re që po hynte në jetën tonë, por edhe një dëshmi që provonte se shpresat për një jetë të re kishin nisur të bëheshin realitet. Kështu thoshte edhe Partia Komuniste, e cila çuditërisht, edhe pse ishte në pushtet, vazhdonte të qëndronte në ilegalitet, si në vitet e Luftës.

Kur lokomotiva lëshoi sinjalin e arritjes apo të nisjes së trenit, entuziazmi i të pranishmëve ishte i pakrahasueshëm. Dëgjoheshin këngë, hidheshin valle, tundeshin në ajër flamuj shqiptarë dhe jugosllavë. Në ballin e lokomotivës ishin një portret i Stalinit, flamuj shqiptarë e jugosllavë, si dhe portretet e udhëheqësve komunistë të dy vendeve, Enver Hoxhës e Josif Broz Titos. Nga turma dëgjohej kënga mjaft e përhapur “Druzhe Tito, druzhe Tito”. Nuk do të kalonte shumë kohë kur nga Byroja Politike e Partisë Komuniste të Shqipërisë, druzhe Tito do të deklarohej si armiku më i madh i popullit shqiptar.

Por me këtë armik ish mik, nuk do të zgjatem sepse ai nuk ka qenë ndonjëherë as shok, as mik, as i afërt, fqinj apo koleg i imi, pra është jashtë sferës së rrëfimit tim. Mund të them vetëm se, lokomotivat dhe vagonat që erdhën nga Jugosllavia si dhuratë e çmuar internacionaliste për Shqipërinë, ishin të kohës së perandorisë Austro-hungareze. Druzhe Tito i’a kalonte kështu Shqipërisë stoqet e vjetra si “ndihmë vëllazërore.” Udhëheqja komuniste shqiptare ekzaltohej para kësaj “ndihme”.

Nga Durrësi, sërish me banim në Tiranë dhe me “armiqtë e popullit”

Mbas disa vitesh u larguam nga Durrësi dhe u kthyem sërish në Tiranë. Të njëjtën gjë si me vagonat austro-hungarezë të ardhur nga Jugosllavia, kam parë edhe në Kombinatin e Tekstileve “Stalin” në Tiranë, vetëm pak vite më pas. Këtë herë do të ishin shokët sovjetikë që tregonin “internacionalizmin” e tyre, duke e përdorur Shqipërinë si kosh mbeturinash, ose si varrezë të makinerive të kohës së carëve, të shekullit XIX. Udhëheqja komuniste shqiptare, për rreth dy dhjetëvjeçarë, vazhdoi të shiste ekzaltimin e saj si lumturinë tonë, hedhurinat si lokomotiva të progresit. Edhe këtu nuk do të qëndroj sepse studimi i marrëdhënieve të Partisë Komuniste Shqiptare me atë sovjetike, nuk është në sferën e këtyre shënimeve.

Mund të them vetëm se ashtu si udhëheqja jugosllave në vitin 1948, edhe udhëheqja sovjetike, në vitin 1960, u deklarua nga Enver Hoxha dhe Partia e Punës së Shqipërisë, si armike e betuar e popullit shqiptar dhe e tërë popujve liridashës, si agjente e imperializmit, etj., etj. Në Shqipëri, para këtyre pozicionimeve të Partisë së Punës, ka patur njerëz që i shihnin sundimtarët e Beogradit dhe të Kremlinit, si armiq të egër të popullit shqiptar. Qoftë edhe vetëm për këtë gjë ata janë deklaruar nga diktatura komuniste e Tiranës, si “armiq të popullit shqiptar.” Diktatura i jepte vetes të drejtën ekskluzive të deklarimit të miqve të mëdhenj dhe të armiqve të mëdhenj të popullit shqiptar, të kthimit të miqve të përjetshëm në armiq të betuar dhe anasjelltas, nëse kështu ia kërkonin interesat e saj.

Alfred Bonati, i dyti “armik i popullit” që njoha pas Kosturit!

Problemi i parë pas kthimit në Tiranë ishte ai i strehimit. Nëse në Durrës u strehuam si qiraxhinj në shtëpinë e një armiku, në Tiranë, një “armik” ishte si qeraxhi në shtëpinë tonë. Në të vërtetë aty, gjatë mungesës sonë, ishin strehuar dy persona të tjerë. Njëri prej tyre ishte portieri i famshëm i Sport-Klub “17 Nëntori”-t, si edhe i kombëtares, Alfred Bonati. Ai mbajti një dhomë tonën edhe për disa javë apo për disa muaj, pasi ne u kthyem nga Durrësi. Bonati ishte me një trup sportiv, mjaft simpatik. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e rrugës sonë e përshëndetnin me dëshirën që të merrnin si përgjigje një përshëndetje prej tij. Edhe unë bëja si të gjithë të tjerët, madje ndjenja të kisha përparësi sepse ai ishte “borxhli” ndaj familjes sonë. Ai vazhdonte të qëndronte në dhomën që na përkiste e që duhej ta kishte lënë me kohë. Unë nuk e dija atëhere se Bonati ishte “armiku” i dytë me të cilin po ndeshesha në jetën time. Edhe ai kishte diçka në biografi që nuk i shkonte për së mbari pushtetit të quajtur popullor në Shqipëri.

Cili ishte “krimi” i Bonatit? Asnjëherë nuk e kam mësuar edhe këtë gjë. Ajo që di është se Bonati, që ishte ylli i futbollit tonë në vitet e para të pasluftës, përfundoi si shofer i thjeshtë në Kinostudion “Shqipëria e re”. Ajo që di është se me 6 dhjetor 1946, u arrestua në Shqipëri nga Sigurimi i Shtetit Imzot, Prof. Jul Bonati. Ky, në moshën 73 vjeçare, u dënua me akuzën “spiun i Vatikanit” me 7 vjet burg, të cilat nuk i përfundoi kurrë. Pas dënimit pushteti u “interesua” për shëndetin e tij dhe e dërgoi në spitalin psikiatrik të Durrësit. Një ditë, më 5 maj 1951, në spital u plotësua edhe kartela: “Jul Bonati vdiq…”!

A kishte ndonjë lidhje farefisnie portieri i adhuruar për kohën, Alfred Bonati, me klerikun erudit Jul Bonati? Ndoshta edhe po. Mundet edhe jo. Për regjimin në fuqi, gjithsesi ishte njëlloj. Alfred Bonati edhe po të ketë patur lidhje gjaku me Jul Bonatin, ishte i njollosur në biografi, por edhe nëse e përbashkëta “Bonati”, ishte thjesht një rastësi, rastësi të tilla nuk faleshin lehtë në komunizëm. Ato, sidoqoftë, tregonin për një lidhje, qoftë edhe të largët. Sigurimi ishte vigjilent!

Në Tiranë shtëpia jonë ishte vendosur në hyrje të një rrugice pa krye. Në fëmijërinë time nuk më kishte shkuar në mendje t’i ndaj banorët e saj në komunistë dhe jo komunistë, në patriotë dhe tradhtarë, pro pushtetit apo kundër pushtetit. Si fëmijë luanim së bashku pa njohur dallimet e përmendura. Si fëmijë ne mblidheshim dhe flisnim me zjarr duke kundërshtuar njëri-tjetrin për fakte dhe ngjarje të ndryshme. Këtu, siç e mendoj tani, secili nga ne, si instinktivisht, mbronte pozicionin “klasor”, d.m.th. rreshtohej në taborin ku edhe bënte pjesë familja e tij, prindërit dhe kushërinjtë.

“Parlamenti” i fëmijëve, te Vakëfi afër furrës së Isuf Larushkut

Pothuajse çdo mbrëmje ne mblidheshim pranë furrës së Isuf Larushkut, jo larg së cilës ishte vendosur një bllok i vogël betoni me dimensionet 50 centimetër lartësi dhe 30 cm gjerësi, që ne e përdornim edhe për tu ulur. Ky bllok, në të cilin ishte shkruajtur fjala “Vakëf”, tregonte se vendi përreth ishte i shenjtë, ose se tokat për rreth i takonin një komuniteti fetar, në këtë rast atij mysliman. Pranë bllokut ishte një shtyllë elektrike në lartësitë e së cilës mezi ndriçonte një llambë tepër e vogël për atë hapsirë që duhej të mbulonte.

Dy ishin “heronjtë” tanë të papërmbajtur, Hamit Kolaveri i zjarrtë dhe Behxhet Agolli patetik. Ndonjëherë lëshoja ndonjë fjalë edhe unë në këtë “kuvend” burrash edhe pse isha më i vogli midis tyre. Të gjithë merrnin pjesë në bisedë. Gjakrat nxeheshin si në Parlamentin e sotëm të Shqipërisë, veçse ne ishim të sinqertë, asnjëherë nuk u shamë midis nesh dhe as na shkoi ndonjëherë në mend të akuzonim poshtërsisht njëri-tjetrin, aq më tepër të denonconim njërin apo tjetrin. Ishim të rinj apo fëmijë, por kishim besë e burrëri, trashëgonim tjetër edukatë.

Nga sheshi ku ne mblidheshim për “kuvend” kalonte karroca që transportonte të vdekurit për në varrezat e qytetit. Ne nuk e dinim se kush po varrosej, cilës klasë apo shtrese shoqërore i përkiste i ndjeri apo e ndjera, nëse kishte qenë patriot apo tradhtar, komunist apo antikomunist, bir i popullit apo armik i popullit. Për ne i vdekuri, kushdo që të kishte qenë, duhej nderuar dhe ne ndërprisnim çdo debat, çdo lojë, ngriheshim në këmbë dhe qëndronim pa lëvizur me pamje nga kortezhi deri sa ai largohej. Kishte edhe raste kur ky rregull nuk respektohej nga ne, por për arsye krejt të tjera nga sa përmenda. Shihnim shpesh, p.sh., të kalonte para nesh një burrë disi i thyer me një arkivol të vogël në shpinë. Ne e quanim atë hamalli. Ndoshta kështu i thërrisnin edhe të tjerët. Kështu mund të njihej edhe në organikën zyrtare atje ku ishte punësuar.

Ai mbarte fëmijët e vdekur të porsalindur ose të lindur të vdekur në maternitet. Këto varroseshin atëherë si fëmijë të askujt, si të paqenë, pra të pashoqëruar nga askush. Ndonjëherë ai ndalonte paksa për t’u shplodhur dhe ulte arkivolin e vogël poshtë nga supet e tij. Njëherë, në një rast të tillë, ne ju lutëm që ta hapte kapakun e arkivolit e të shihnim se ç’kishte brenda. Donim të shikonim vdekjen. Ai pranoi dhe ne pamë, për herë të parë, një qenie të vdekur, një fëmijë krejtësisht i ç’veshur i futur në këtë arkë dërrasash të papunuara që i thonim arkivol. Çuditërisht një zorrë i varej nga kërthiza mbi trup!

Pasi u largua hamalli me arkivolin e vogël mbi shpinë, ne ndezëm një zjarr të madh dhe u mblodhëm rreth tij për të përsëritur kushedi se për të satën herë në të njëjtin vend, të njëjtat përralla të frikshme, legjenda, anekdota, tregime, të vërteta dhe sajesa. Folëm për Selmanin, një shitës fruta perimesh që kishte vdekur dhe që, sikurse flitej, kishte dalë lugat sepse kishte bërë hile në peshë. Folëm për ish drejtorin e shkollës “Kongresi i Lushnjes”, Mehmet Alizotin. Edhe për të thuhej se pasi ishte varrosur, kalimtarë të rastit kishin dëgjuar thirrjet e tij nga thellësia e varrit. Të mbërthyer nga tregime të kësaj natyre, pranë zjarrit, që ne e ndiznim pothuajse rregullisht, zemërimi i dy “heronjve” tanë, Hamitit dhe Behxhetit, shuhej. Ishin të tjerë tenorë të suksesshëm. Gimi i Fajës, për shembull, na habiste me aventurat e tij erotike të përsëritura në autobusin urban, etj! Për të nxitur fantazinë e tij ne bënim sikur i besonim.

Hamiti me origjinë nga Mati, me babanë të burgosur politik, si ish-xhandar

Hamiti ishte me origjinë nga Veriu i Shqipërisë, nga krahina e Matit. Shtëpia e tij ishte përballë shtëpisë sonë. Behxheti ishte me origjinë po nga veriu, nga Dibra. Shtëpia e tij ndahej nga një mur oborri me tonën. Hamiti kishte ngjitur në derën e hyrjes së shtëpisë së tij një shirit letre, ku ishte shënuar me të zeza “Arsen Lupen” apo “Al Kapone”, nuk më kujtohet mirë. Nuk e di përse e kishte bërë këtë! Ai jetonte me gjyshin dhe gjyshen. Babai i ishte burgosur sepse gjatë kohës së pushtimit kishte shërbyer në xhandarmëri. Ishte denoncuar nga zyrtarë të Beratit, një qytet në qendër të Shqipërisë, prej nga ishte me origjinë edhe gruaja e tij. Banorët e rrugës sonë nuk kishin paraqitur asnjë padi dhe as nuk e kishin akuzuar atë për ndonjë veprim konkret në shërbim të pushtuesve. Në të vërtetë ai kishte bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr për çka ndodhte në rrugicën tonë. Nderi i’a kërkonte të mos denonconte fqinjët edhe pse ndonjë prej tyre, siç ishte p.sh. familja ime apo ajo e Behxhetit, ishin angazhuar tërësisht në anën e qëndresës antifashiste, pavarësisht se në shtëpitë tona bëheshin takime ilegalësh apo mblidheshin e shpërndaheshin ndihma për familjet e partizanëve, strehoheshin edhe krerë të formacioneve të armatosura antifashiste. Për atë, të gjitha këto nuk kishin qenë të panjohura.

Hamiti i shihte dhe gjykonte gjërat me syrin e një adoleshenti, që ndjehej i persekutuar. Ai mezi siguronte jetesën. Ishte xhaxhai im, Fadil Trenova, që punonte si agronom në Bashkinë e Tiranës, ai që në sheshin ku ne bënim “debatet” tona “pluraliste”, ngriti një lulishte. Aty u punësuan gjyshi dhe gjyshja e Hamitit, që siguruan kështu ekzistencën e tyre dhe të nipit të tyre. E ëma e Hamitit ishte larguar nga Tirana dhe jetonte në qytetin e saj në Berat.

Sikur të mos mjaftonin hallet që u kishin rënë mbi supe dhe për të cilat ai si edhe gjyshi apo gjyshja e tij nuk kishin asnjë përgjegjësi, shteti u kujdes që t’ua bëjë sa më sterrë jetën. Kështu, pa pëlqimin e tyre si pronarë të shtëpisë, atyre u futën si qiraxhinj dy familje të tjera. Nuk mjaftoi edhe kjo. Në oborrin e shtëpisë ishte ngritur një barakë e mbuluar me kartonë dhe llamarinë, të cilën familja Kolaveri e përdorte si depo. Aty u futën si qiraxhinj një familje cigane me shumë fëmijë. Vetë gjyshit, gjyshes dhe Hamitit iu la një dhomë e vogël për të jetuar. /Memorie.al

Vijon numrin e ardhshëm

blank

Kujtimet e Liri Lubonjës: Si i kishte njohur gratë e pushtetshme komuniste. Shndërrimi i Nexhmijes nga një vajzë e qeshur dhe e dashur gjatë Luftës, në gruan e diktatorit

Komunizmi ishte në grahmat e fundit kur Liri Lubonja u kthye nga internimi. Ishte viti 1989, ndërsa kishte prej vitit 1973 që vuante dënimin bashkë me familjen e saj.

Nga gruaja e një njeriu të rëndësishëm, si Todi Lubonja, gazetare e historiane, Liri Lubonja përfundoi fshatrave të Lezhës. Me ndërrimin e sistemeve, ajo iu kthye sërish të shkruarit. I vuri vetes synim që atë çka kishte parë në vitet e ferrit komunist, njohjet me udhëheqësit e kohës, t’i ndante me lexuesin. Në një prej librave të saj, titulluar “Kohë të reja, kujtime të vjetra”, botimet “Barleti”, Lubonja tregon si kishte njohur gjatë luftës Nexhmije Xhuglinin, më pas Hoxha, e si u shndërrua ajo në gruan e diktatorit; ashtu si edhe Liri Gegën, e cila thuhej se kishte eliminuar Mustafa Gjinishin. Në ditën e lamtumirës së saj, rikthehet përmes kujtimesh…

“KOHË TË REJA, KUJTIME TË VJETRA”

Në Lirëz takova edhe Nexhmije Xhuglinin. Kur ajo më takoi teksa mbërritëm në mbrëmje në fushën e Lirëzës, bëri një gjest të papritur dashurie ndaj meje. Më përqafoi duke thënë: Si qenka bërë kjo kështu! Isha tharë e nxirë nga dhjetë ditë udhëtim më këmbë nga Peza për në Helmes, gjithnjë të uritur dhe nën diellin përvëlues të korrikut. Nuk ishte hera e parë që e takoja. Në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, pata lexuar librin “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit, që u mirëprit kur doli dhe pati jehonë të gjerë. Librin e paraprinte, -si parathënie ta quash,- një letër e gjatë e nënshkruar “një vajzë dibrane”, ku autorja vlerësonte faktin që aty shkruhej për një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, prapambetjen dhe gjendjen e rëndë të gruas. E simpatizova, si dhe shoqet e mia, këtë “vajzë dibrane” të panjohur.

Në fillimet e LANÇ, kur tashmë isha bërë pjesë e Rinisë Komuniste themeluar më 23 nëntor 1941 me udhëheqës Qemal Stafën, mësuam se “vajza dibrane” quhej Nexhmije Xhuglini, ish-nxënëse e shkollës sonë, më pas mësuese e detyruar të hidhej në ilegalitet për veprimtarinë e saj kundër pushtuesve.

Mësuam edhe se mbledhja themeluese e Rinisë Komuniste e kishte zgjedhur në udhëheqje. E simpatizuam edhe më shumë. Nga ndonjë shoqe që e kishte njohur, dëgjuam fjalë të mira për të: ishte e mençur, e thjeshtë, e dashur, e edukuar dhe e afërt me njerëzit. Kur ngrinin hamendjet se kush mund të jetë në Parti nga femrat që njihnim, mendonim se ajo duhet të qe Nexhmija. Takimi im i parë me të ishte shumë origjinal.

Një mbrëmje vonë, kur vajta për të parë se kush po trokiste në derën e shtëpisë, im vëlla portën e jashtme të oborrit nuk e kishte mbyllur, kështu që ajo ishte te dera – pashë nëpërmjet njërit prej xhamave të sipërm një kokë të bukur femre mbuluar me një kapele me strehë të gjerë. Çfarë donte te ne ajo grua?

Ngurrimit tim nëse duhet ta hapja derën, iu përgjigj: “Hape Liri”. Dinte edhe emrin tim. Kuptova se duhej të qe një ndër shoqet me rëndësi në ilegalitet, prandaj dhe qe veshur ashtu. Ishte Nexhmija. Atë natë, Nexhmija fjeti në shtëpinë tonë. Kishte ardhur për një mbledhje nga ato që bënte Zijai me një grup të rinjsh në shtëpinë tonë. Duhej të qe e rëndësishme mbledhja e asaj mbrëmjeje, përderisa po merrte pjesë në të një nga udhëheqëset e organizatës së Rinisë Komuniste. Njëri pas tjetrit u futën në dhomën tjetër të gjithë djemtë që vinin çdo muaj.

Ishin më të rinj se im vëlla; duke i parë nga pamja dhe veshja, kisha krijuar përshtypjen se ishin punëtorë dhe që Zijai ishte edukatori i tyre, sepse, si komunist i vjetër, student i shkollës teknike, sipas meje jetën si komunist ai e bënte me moshatarë, shokë të tij. Një lloj kurioziteti për këtë mbledhje të veçantë e kishte, porse ato porositë e dhëna herë pas here e që na ishin kthyer thuajse në ligje të pashkruara që duhej të merreshim vetëm me punët tona e aspak me të të tjerëve, nuk më shtynë të provoj që të mësoj ndonjë gjë. Edhe pas çlirimit nuk munda ta shuaj këtë kuriozitet jo vetëm sepse ishte natyra e heshtur e përhershme e Zijait, por edhe për shkak të një dyshimi që më qe krijuar.

Mos qe ajo mbledhja që e përjashtoi atë nga Partia, për të cilën ai nuk kishte folur kurrë, pasi kishte dhimbje apo zhgënjim dhe revoltë? Fakti që edhe më pas, thirrjes që i qe bërë për t’u rikthyer i qe përgjigjur negativisht, fliste për këtë të fundit. E kam mësuar këtë nga Fatbardha, kushërira ime, e cila qe e kuturisur për të bërë “zbulime”, si dhe nga një shok i Zijait. Kujtoj edhe një përqafim të dytë nga Nexhmija në Priskë të Tiranës.

Pas përfundimit të Konferencës së Rinisë Komuniste të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, që u mbajt aty nga 2 deri më 4 tetor 1944, ajo më tha se ishte vendosur që të kthehesha në Tiranë për t’u marrë me Debatikun. Unë ia kundërshtova, pasi kështu shuhej ëndrra jonë e madhe për të lënë Tiranën “për të dalë partizane”.

“Më mirë shkoj në Peshkopi sesa kthehem në Tiranë”, i thashë. Dija se në Peshkopi kishte shkuar Esma Agolli, që ishte shoqe imja që nga fëmijëria. E, pra, atë kohë në Priskë ishin mbledhur jo pak intelektualë, piktorë, aktorë të lidhur me LANÇ, që prisnin me padurim çlirimin e Tiranës për t’u kthyer. Veç përqafimit, Nexhmija më dha edhe një zarf të vogël për sekretarin e parë të Qarkorit të Partisë, të cilit i rekomandonte pranimin tim në radhët e Partisë-një ëndërr kjo tjetër e madhe e jona në atë kohë.

Vitet e para pas Çlirimit, Nexhmijen e kisha parë në fotografitë e gazetës “Bashkimi” dhe nga larg në ndonjë aktivitet zyrtar si kongres apo konferencë. Më dukej se ruante buzëqeshjen dhe thjeshtësinë, vishej thuajse gjithnjë me ngjyrën gri. Nuk vonoi shumë dhe me pozitën si gruaja e Enver Hoxhës dhe një nga gratë më me përgjegjësi- ishte në atë kohë presidente e Bashkimit të Grave të Shqipërisëkrijova përshtypjen se kishte bërë të vetin një lloj distancimi, largimi nga njerëzit.

Edhe unë në atë kohë, si nxënëse shkolle pa përgjegjësira kisha bërë një zgjedhje: të mos vrapoja asnjëherë në pushimet që bëheshin nëpër mbledhjet, për t’u përshëndetur apo për t’u shfaqur dashurinë shoqeve që qenë bërë me përgjegjësi. Gjithnjë në ato vite të para më kujtohet historia e Galip Hatibit, që ishte vëllai i njërës nga shoqet tona të Aktivit, Zenes. Ai qe student në Itali dhe ishte kthyer për të marrë pjesë në luftën për çlirim, ishte komunist që gëzonte simpatinë e rinisë, veçanërisht kur u bë edhe përgjegjës i Sport Klub Tiranës, një lokal i vogël i bukur me një lulishte të madhe përpara.

Flitej se “baballarët e kombit”, ish-ministra e funksionarë të lartë të regjimit të Zogut, atje luanin poker. Për ne, shoqet e motrës së Galipit, amatore të thekura të librit, gjatë Luftës biblioteka e pasur e tij me letërsinë më të mirë klasike botërore kishte qenë tejet e vyer. Edhe pas çlirimit e donim dhe e çmonim Galipin kur u martua me Asamble Kondin, edukatoren tonë të parë, një vajzë e vyer me plot virtyte. Një ditë të bukur Galipi u zhduk.

Kjo ngjarje ishte shumë tronditëse për ne. Por edhe më tronditës, i dhimbshëm, i rëndë u bë lajmi që qarkulloi se ai ishte arrestuar dhe torturuar deri në vdekje nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Ja që, në një mbledhje që u mbajt në Teatrin Popullor, Nexhmija në diskutimin e saj foli edhe për Galipin duke thënë: “Galipi shumë-shumë duhej të përjashtohej nga Partia”. Dhe unë me naivitet kapa vetëm këtë dhe jo thelbin kryesor të diskutimit të saj: demaskimin e porsafilluar të “Veprimtarisë armiqësore” të sekretarit të dytë të KQ të Partisë dhe ministër i Brendshëm, Koçi Xoxes, për të cilin deri atëherë këndohej andej këtej: “Kush e çliroi Shqipërinë? Enver Hoxha me ushtrinë./ Kush e çliroi Shqipërinë? Koçi Xoxe me Partinë”.

Afërsisht në atë kohë më kujtohet se Todi e pyeti Ramiz Alinë nëse Nexhmija luante ndonjë rol si shoqe e Enver Hoxhës. Ramizi iu përgjigj me një “jo” të prerë. Todi dhe unë, pasi u martuam, nuk kishim këmbyer ndonjëherë mendim për këtë, por unë e kuptoja se Todi e pyeti Ramizin, sepse ashtu si unë edhe ai ruante përshtypjet e dikurshme të një “vajze të butë, të arsyeshme, me buonsens” dhe mendonim se ajo mund të luante një rol pozitiv.

Këtë mendim e kemi ruajtur deri vonë. Në vitet ’60, kur kishim miqësi me Ismail Kadarenë, ai na kishte folur për interesimin e saj të veçantë për të duke i ofruar dhe makinën kur kishte nevojë. Madje, kur Todi i kishte thënë një herë se ai mund të përdorte të tijën, ajo kishte reaguar me zemërim, duke i thënë që të përdorte të sajën. Pasi Todi u lirua nga burgu, kur binte fjala për Nexhmijen dhe rolin e saj në bëmat e të shoqit, nuk mund të mos kujtonim një histori që tregonte Todi nga burgu. Fadil Paçrami, që ishte një ish-mik i hershëm i saj, me të cilin kishin qenë bashkë në udhëheqjen e rinisë, i kishte dërguar një letër, ku i ankohej për dënimin e tij të padrejtë. E pra, Nexhmija i ishte përgjigjur: “Ha atë copë bukë që të japin atje, se ka edhe më keq”.

Më i pabesueshëm dhe i papranueshëm ishte edhe rasti tjetër që dëgjova: Liri Belishova, ish-shoqja e saj e luftës dhe e punës më pas, kur ishte e internuar, i qe drejtuar me një letër për t’i kërkuar të ndërhynte që të lejohej të vinte në Tiranë për të parë të bijën, që po jetonte ditët e fundit të jetës së saj në spitalin onkologjik, porse nuk pati asnjë përgjigje, asnjë gjest njerëzor. Si i tjetërsoi deri këtu njerëz si Nexhmija? “Shoqërimi i përfytyrimit”, sipas lëndës së pedagogjisë mësuar në shkollë, më solli edhe një rast tjetër, që flet për këtë tjetërsim të njeriut që brezat e rinj, që nuk e kanë jetuar atë kohë, do të kërkojnë të kuptojnë dhe ndoshta nuk do ta gjejnë të shpjeguar mjaftueshëm në dëshmitë tona, e kam frikë se do t’i duken të pabesueshme.

Kam parasysh Liri Gegën. Kur u kthye pasi kreu studimet në Itali, u emërua pedagoge e Letërsisë në shkollën tonë. Ajo ishte një shembull i ri për ne: gjithnjë e qeshur e me humor, tejet komunikuese dhe e dashur me nxënëset. U hodh shpejt në luftë dhe pati përgjegjësi të larta në Parti, u bë edhe anëtare e Komitetit Qendror.

U fol aq keq për të në atë kohë: sektare, e egër, e pashpirt. Unë kujtoja me keqardhje të madhe vrasjen pas shpine të Mustafa Gjinishit, që ka qenë një nga bijtë e shquar të vendit, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i LANÇ, ishte mik i familjes sonë. Dhe urdhrin për ta likuiduar, d.m.th., vrarë e zhdukur, e zbatoi Liri Gega diku në qafën e Qinokut në Peshkopi, ku ajo u dërgua pranë forcave partizane nga Komiteti Qendror.

blank

XLV – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa XLV.)

 

blank

“Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit.”

                                          At Pjeter Meshkalla S.J. (1967)

 

Jalta polli turpin për fizionominë e Botës së pasluftës.”

 

  • Vazhdojmë me dokumenta të botueme:
  • Lexoni tek libri “I dashur Stalin…” Letërkëmbimi i plotë i Fraklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalinit. Radaktuar dhe pajisur me shpjegime nga Susan Butler,

Parathënia nga Arthur Schlesinger, Jr.

Përkthye nga Olgerta Visi, Shtypur nga “KRISTALINA-KH”, Tiranë 2006.

 

  • Faqe 240:

“Ruzvelti  – 134 –  

12 Tetor 1943

Mesazh personal për mareshal Stalinin

Badolio do t’i shpallë luftë Gjermanisë me 13 tetor.

Bazuar në marrëveshjet e traktatit të mëparshëm, Aleatët do të sigurojnë ndihmë ajrore dhe detare në Azore.                      Ruzvelt  

 

  • “Stalini – 135 – 14 tetor 1943

Stalini, drejtuar Ruzveltit

Mora mesazhin tuaj të datës 13 tetor. Ju falënderoj për informacionin e vënë nën dispozicionin tim. U uroj forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe suksese të mëtejshme.”

 

  • Faqe 360:

Çërçill shkon në Moskë tek Stalini. Me të mërritur në Moskë në mbremje të po asaj ditë (10 tetor 1944), i propozoi Stalinit të ndanin Ballkanin si më poshtë: “Lè të zgjidhim përfundimisht problemet tona në Ballkan. Armatat tuaja ndodhën në Bullgari… Lè të lidhim marrëveshje midis nesh – Britanisë dhe BS-së.

Si do të gjykonit, do të ishit të kënaqur sikur të kishit nën kontroll 90 për qind të Rumanisë, ndërsa né 90 për qind të Greqisë dhe, Jugosllavia të ndahej përgjysëm?”…

Më pas sipas pohimeve të Çërçillit,

  • “Stalini mori shkumsin me ngjyrë blu dhe bëri një shenjë V miratimi mbi planin e paraqitur. Gjithçka ishte zgjidhur sa hap e mbyll sytë, më shpejt se të ulesh e të ngrihësh.”

 

  • Faqe 399: “ Jalta. 6 shkurt 1945.

I dashur mareshali Stalin,

…Jam i vendosur të ndërmarr çdo masë të mundshme që marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të mos cenohen aspak. Sigurisht që pikëpamje të ndryshme do të ketë, por do të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët dhe një mënyrë për të sheshuar mospajtimet…

  • Sinqerisht i juaji Franklin D. Ruzvelt”.

 

Shenim F.Radovani: Në vitin 1956 sovjetikët e dënuen Stalinin,

ndersa, ne vazhdojmë me i konsiderue “heronjë” pasuesit e tij terrorist’ e vrastarë tek na, edhe sot në Shqipni.

E, deri kur ky turp tue u hanger me bukë?!!

            Melbourne, 19 Tetor 2021.

blank

Kujtimet e gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova: Si i njoha disa nga “armiqtë e popullit”

Bashkim Trenova

Publikohen kujtimet e gazetarit, publicistit, përkthyesit, studiuesit, shkrimtarit, dramaturgut dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova, i cili pasi u diplomua në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit Shtetëror të Tiranës, në vitin 1966 u emërua gazetar në Radio-Tirana në Drejtorinë e Jashtme të saj, ku punoi deri në vitin 1975, ku ai u emërua si gazetar dhe shef i redaksisë së jashtme në gazetën ‘Zëri i popullit’, organ i Komitetit Qendror të PPSH-së. Në vitet 1984-1990, ai shërbeu si kryetar i Degës së Botimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, në marsin e vitit 1991, ai u emërua në gazetën ‘Rilindja Demokratike’, fillimisht si zv/kryeredaktor dhe më pas kryeredaktor i saj deri në vitin 1994, kur u emërua në Ministrinë e Punëve të Jashtme me detyrën e Drejtorit të Shtypit dhe zëdhënës i asaj ministrie. Në vitin 1997, Trenova u emërua me detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut. Kujtimet e panjohura të z. Trenova, duke filluar nga periudha e Luftës, fëmijëria e tij, periudha e fakultetit, karriera profesionale si gazetar dhe studiues në Radio Tirana, gazetën ‘Zëri i popullit’ dhe Arkivin Qendror të Shtetit, ku ai shërbeu deri në shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, periudhë kohe, ku atij i’u desh të njihte disa nga ‘familjet reaksionare’ dhe pinjollët e tyre, të cilët me një mjeshtëri të rrallë, i ka përshkruar në një libër të publikuar në vitin 2012 me titull ‘Armiqtë e popullit’ dhe tani i sjell për lexuesit e Memorie.al

Me “Armiqtë e Popullit”

Më 10 tetor 1996 kam paraqitur letër-kredencialet pranë Madhërisë së Tij Mbretërore, Dukës së Madh Jean të Luksemburgut, një burrë elegant i brishtë, që dukej sikur tërë jetën kishte “mbjellur” qetësi dhe mirësi.

Më kujtohet, protokolli e kërkonte që të bënim një bisedë të shkurtër kokë më kokë. Biseda u zgjat, sidomos, për periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri, për jetën dhe njeriun nën diktaturë. Tregova aq sa mund të tregohet në një takim krejtësisht protokollar, ku minutat janë të numëruara dhe bëjnë pjesë në protokoll.

Më kanë bërë përshtypje të paharrueshme fizionomia e Dukës së Madh, si e zhytur në një mister si edhe pyetjet tepër të kujdesshme që më bënte ndërsa unë i flisja. Unë i tregova Atij për një mjerim, që i kishte kaluar kufijtë e mjerimit dhe që po e shtynte furishëm një popull të tërë drejt mos ekzistencës. Në momentin e duhur, protokolli hapi derën për të treguar se takimi kishte përfunduar.

Duka i Madh i Luksemburgut bëri një shenjë me dorë si për të thënë “s’ka gjë, na lini se do të vazhdojmë edhe pak”! Kështu, vazhduam edhe pak. Ndoshta ishte hera e parë që në këtë Pallat nuk u respektua strikt protokolli në takimin me një ambasador!

Me kalimin e viteve kam menduar gjithnjë se Dukës së Madh biseda ime i është dukur si një përrallë nga e kaluara, si një legjendë hijerëndë që vjen nga një botë e paqenë, rivale e ferrit, sa e besueshme po aq edhe e pabesueshme.

Në Tiranë, kryeqyteti i vendit tim të origjinës, Shqipërisë, botova para disa kohësh një pjesë për teatër. Fillimisht e kisha titulluar “Absurdistan”, por më pas e emërova “Çmenduristan”. Këtë ndryshim e bëra sepse rastësisht, duke kërkuar në kompjuter, pashë se ky titull ishte përdorur nga një autor amerikan për një roman të tij. Fillimisht kisha dëshirë ta botoja në Perëndim, në Belgjikë ose në Francë, por nuk qe e thënë.

“Absurdistan” apo “Çmenduristan”, tregon për egërsinë e tejskajshme të diktaturës komuniste në Shqipëri. U përpoqa t’i qëndroja sa më besnik kohës dhe trajtova si personazhe persona realë, ngjarje dhe raporte reale në kupolën e komunizmit. Shpesh vura në gojën e tyre thënie që ata vetë i kanë përdorur dhe që unë i nxora nga arshivat e kohës. U befasova kur kuptova se Perëndimi kishte një tjetër logjikë dhe se kjo logjikë nuk mund të kuptonte dhe as të pranonte, jo më si një realitet, por qoftë edhe si absurde, të vërtetën e jetës sonë, madje as edhe një pjesëz të saj.

Për shtëpitë botuese dhe teatrot në Perëndim, “Absurdistan” i kalonte edhe kufijtë e absurdit, që gjithsesi kuptohet dhe pranohet si i tillë. Pra, absurdi jashtë realitetit ishte i pranueshëm ndërsa mizoria, tirania e një realitet absurd ishin krejtësisht të pakonceptueshëm. Me mjaft mirësjelljeje, p.sh., Shtëpia Botuese pariziane “Art & Comédie”, më shkruante me 6 dhjetor 2008, për “Absurdistan”-in:

“Ky tekst është shkruajtur fort mirë, tema është interesante dhe e trajtuar mirë, por unë nuk e kam të qartë si mund ta përfshijmë në koleksionet tona. Edhe pse ne provojmë të hapim katalogun tonë ndaj të gjitha formave të teatrit dhe në këtë mënyrë edhe ndaj lexuesve, më duket e nxituar të botojmë tekstin tuaj. Kështu, duke mos parë lexuesin e saj, ne parapëlqejmë për momentin që të mos e botojmë atë”.

Më 29 shtator 2009, Teatri brukselas “Transquinquennal”, të cilit bashkë drejtoresha e Teatrit “Varia” të Brukselit, zonja Sylvie Somen, ia kishte rekomanduar për ta shikuar mundësinë e vënies në skenë të “Absurdistan”-it, më përgjigjet: “Pjesa është e këndshme, e shkruajtur me një stil shekspiro-jarresk…dhe përputhet mjaft mire me atë që pritet nga një pjesë me një subjekt të tillë. Pa dyshim realiteti e ka tejkaluar fiksionin, por ne jemi në pamundësi të gjykojmë…një situatë që nuk e njohim në brendësi”.

Në fund të fundit kishin të drejtë. Sipas një logjike mjaft të thjeshtë, një normal nuk mund të kuptojë kurrsesi një anormal, edhe pse është i ndërgjegjshëm se anormalia nuk është fiksion.

Tani, ndërsa shkruaj këto radhë, kujtoj se jeta ime kaloi e rrëzuar në atë kudhrë mjerimi (për të cilën i pëshpërita paksa Dukës së Madh të Luksemburgut), e presuar nga mizoria apo tirania e një diktature për të cilën shkruajta “Absurdistan”-in. Unë vetë për vite të tëra i besova dhe i shërbeva asaj edhe më shumë se një fanatik fetar Zotit të tij, duke parë tek xhelati engjëllin shpëtimtar.

E pra, unë jetoja pranë kokave të prera, i rrethuar nga mijëra jetë të gjymtuara, nga miliona të uritur e të rreckosur. E shihja realitetin, por mendoja se sakrifikohej për një të ardhme të sigurtë dhe të lumtur. Kështu premtohej pa kursim në parullat e lëshuara nga Kongreset e Partisë së Punës (Komuniste), në fjalimet e diktatorit dhe në shtypin apo propagandën e Partisë.

Fatkeqësisht kjo “e ardhme” nuk do të vinte kurrë. U deshën vite që të shoh qartë atë që dukej dhe atë që fshihej, atë që thuhej dhe atë që nuk thuhej. Nuk ka qenë e lehtë për t’u ndërgjegjësuar dhe për të vlerësuar se: komunizmi ne na servirej si një lloj opiumi i fuqishëm. Ne na duhej detyrimisht ta pranonim atë, ndryshe deklaroheshe si armik i betuar i popullit dhe i vendit tënd.

Refuzimi i një doze sado të vogël të këtij “opiumi” mjaftonte për tu vënë përpara skuadrave të pushkatimit, për t’u internuar në kampe përqendrimi të ngjashme ose edhe më të papërballueshme se ato ku nazistët depërtonin popullsinë çifute dhe të gjithë kundërshtarët e tyre. Kaq mjaftonte për të përfunduar burgjeve së bashku me fëmijët dhe të afërmit, për të pritur aty jo fundin e dënimit, sepse fund nuk kishte kurrë. Shpesh edhe vdekjen s’kishe nevojë ta prisje, sepse ajo vinte e komanduar nga ata që të kishin dënuar, nga patronët e vërtetë dhe të vetëm të jetës dhe të vdekjes tënde.

Nëse me Dukën e Luksemburgut biseda duhej t’i nënshtrohej rregullave të protokollit, pra nuk duhej të zgjatej, me sa më kujtohet, më shumë se 10-15 minuta, me miqtë e mi belgë, Anne Gancberg dhe Mark Van den Dries, kemi folur gjatë viteve, herë pas here, për jetën time dhe të miqve të mi gjatë kohës së diktaturës. Janë këta që më shtynë të shkruaj këto radhë si edhe bashkëshortja ime, Desi dhe fëmijët e mi Bora e Arbëri, që më kërkuan t’u lejë në duar dhe në kujtesë pjesë nga jeta ime.

Fëmijëria dhe rinia e parë

Enver Muça është një shoku im i vjetër. Do të ju flas më pas për të. Një ditë më dërgonte një e-mail ku më shkruante: “Diku lexova se sipas një studimi të amerikanëve, dita, kur fillon me një lajm te mirë (ngjarje, etj.), kalon shumë e mbarë. Me sa më kujtohet, ti ose ke lindur në burg ose ke qenë motak në burg. Pra ti i ke të “justifikuara” vitet e mëpastajme të jetës tënde. Po me ne të shkretët çfarë patën? Ne u lindem në “liri”… !»

Unë kam lindur në vitin 1943 në Sevaster të Vlorës. Sevasteri është një fshat malor në Jug të Shqipërisë. Aty, një nga udhëheqësit e guerileve antifashiste shqiptare, Hysni Kapo, që do të bëheshe pas Luftës dhe deri në vdekje, një nga tre figurat qendrore të politikës shqiptare, më vuri edhe emrin Bashkim. Në regjistrat zyrtarë, figuroj si i lindur në kryeqytet, në Tiranë. Kështu ishte atëherë. Nuk regjistroheshe kur lindje dhe më pas prindërit ose të afërmit, deklaronin vetë datën dhe vendin e lindjes.

Isha fëmija i tretë dhe i fundit në familje. Në të vërtetë, pra, nuk jam lindur në burg, por shoku im ka disi të drejtë. Pa mbushur vitin kam qenë në burg. Nëna ime u arrestua nga nazistët ndërsa shpërndante ndihma në familjet e partizanëve. Së bashku me të përfundova edhe unë në qeli. Pas Luftës, godina e burgut u shndërrua në shkollë dhe aty unë ndoqa mësimet e para për disa vite. Edhe më pas burgu do të më “kujtonte” se ishte pjesë e jetës sime. Është për të qeshur, por ne gjimnazistëve, në vitin e fundit na duhej të plotësonim një anketë ku, pavarësisht nëse kishim lindur apo jo në kohën e Luftës së Dytë Botërore, na kërkohej t’u përgjigjeshim edhe pyetjeve të tilla si: “A keni marrë pjesë në njësitet e armatosura antifashiste”, “A keni qenë arrestuar, burgosur, internuar nga pushtuesit nazi-fashistë”, “A keni bashkëpunuar me pushtuesit nazi-fashistë ose me organizatat tradhtare bashkëpunëtore të tyre” etj., etj.

Unë jam përgjigjur gjithnjë: “Kam qenë burgosur nga pushtuesit nazi-fashistë” dhe, me që kërkohej të plotësohej shpjegimi me pyetjet “kur, ku, qysh”?, shtoja më pas: “Për shkak të veprimtarisë antifashiste të nënës sime”. Në të vërtetë, nëna më ka thënë se unë, pa e ditur, isha “aktivizuar” në Lëvizjen Antifashiste! Gjatë Luftës ajo kishte nxjerrë ilegalisht nga kryeqyteti Mihal Durin. Për këtë gjë kishin paguar një pajton ku kishim hipur të tre, nëna me mua në krah dhe Mihal Duri si babai im. Kështu, Mihali, që do të vritej më pas nga nazistët dhe do të deklarohej, pas çlirimit të vendit, ‘Hero i popullit’, mund të kalonte para ndonjë kontrolli të mundshëm fashist si një familjar i rregullt. Dëshmia ishin nëna ime dhe unë. Sigurisht unë nuk isha në burg për këtë “veprimtari” antifashiste.

Të njëjtën anketë si ajo e gjimnazit e kam plotësuar edhe më vonë kur kam filluar punë. Po kështu kur kam bërë kërkesën për t’u pranuar anëtar i Partisë së Punës (Komuniste). Në të gjitha këto raste, pra në një hapësirë kohe shumëvjeçare, unë kam dhënë gjithnjë të njëjtën përgjigje: “Po, kam qenë i burgosur”. Më dukeshin idiote pyetjet të cilave më duhej t’u përgjigjesha, por ky idiotizëm më krijonte edhe njëlloj humori për absurdin që transmetonte.

I kërkohej një të pa linduri ose të porsalinduri në kohën e Luftës, të dëshmonte nëse kishte lindur “pro” ose “kundër” pushtetit, apo sistemit politik të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore! Megjithëkëtë, ajo që dukej si alogjike, ishte krejtësisht e logjikshme dhe jetike për funksionimin e aparatit shtetëror. Mbi të tilla idiotizma dhe absurditete do të mbështetej ai mekanizëm dantesk që do të njihet si “lufta e klasave” dhe që do ta shndërronte Shqipërinë në një Gulag gjigant të mendimit, trupit dhe shpirtit. Për këtë burg shkruan edhe shoku im që, ndryshe nga unë, lindi “në liri”.

Burgun nazist nuk e mbaj mend. Nëna ime, Ismete Peza, më ka thënë se aty në qeli, ajo ishte vendosur me një shoqe tjetër antifashiste, Ela Gjikondi më duket se quhej. Unë isha gëzimi i vetëm i tyre ndërsa prisnin të depërtoheshin në ndonjë kamp përqendrimi në Gjermani, drejt vdekjes. Jetën ajo,ndoshta edhe unë, ja detyrojmë ish prefektit të Tiranës në atë kohë, Qazim Mulletit. Ai ishte në një miqësi të vjetër me gjyshin tim, Shyqyri Peza. Të dy kishin qenë kundërshtarë politikë të ish-kryeministrit shqiptar Ahmet Zog, që në dhjetorin e vitit 1924, u detyrua të lërë pushtetin dhe të emigrojë në Jugosllavi.

Të dy, Qazim Mulleti dhe gjyshi im, Shyqyri Peza, kishin emigruar, njëri në Itali dhe tjetri në Greqi, pas rikthimit në pushtet të Zogut, që do të vetë deklarohej më pas si Mbret i Shqiptarëve. Të dy u kthyen në Shqipëri në prag të pushtimin të vendit nga Italia fashiste ose njëkohësisht me pushtuesin. Edhe pse në pozicione jo të njëjta politike, ata nuk i prenë urat e komunikimit midis tyre. Qazim Mulleti, për vetë postin që kishte, ishte i mirë informuar për lëvizjen e trupave fashiste në Tiranë dhe në rrethinat e saj. Ai,jo njëherë, e ka lajmëruar gjyshin për përgatitjen e operacioneve ushtarake të pushtuesve në rajonin e Pezës, ku ishin përqendruar forca të shumta partizane, antifashiste.

Sikurse më ka treguar nëna, Qazim Mulleti e ka thërritur atë në zyrën e tij dhe i ka thënë: “Unë do të lëshoj, gjermanët do të zemërohen me mua. Po të kapën edhe një herë tjetër, vendin e ke në Gjermani”. Pas daljes nga burgu, nëna kaloi në ilegalitet dhe u bashkua me forcat partizane.

Në vitet e pasçlirimit është vënë në skenë një komedi e titulluar “Prefekti”. Në të karikaturizohet Qazim Mulleti. Në të vërtetë gjërat as në kohë paqe dhe as në kohë lufte nuk janë gjithnjë vetëm bardhë e zi. Qazim Mulleti ishte vërtet prefekt i kryeqytetit të pushtuar, por unë kam parë në Arkivin Qendror të Shtetit edhe një letër me shkrimin e tij drejtuar Komandës Gjermane. Letra është shkruar pasi trupat gjermane të pushtimit kishin ndëshkuar dhe kishin pushkatuar fshatarë të pafajshëm në rajonin e Petrelës.

Këtë gjë ata e kishin bërë në shenjë hakmarrje për humbjet, që kishin pësuar atje në përpjekje me forcat partizane. Qazim Mulleti distancohet nga ky veprim dhe, madje, shpreh edhe mendimin se operacione të tilla ndaj njerëzve të pafajshëm, nuk mund të jenë tjetër veçse kundër produktive. Në kujtimet të adjutantit të mbretit Zogu I-rë, të botuara vitet fundit nër shtypin shqiptar, dëshmohet se Qazim Mulleti, gjatë Luftës, ka ndihmuar Myslym Pezën nëpërmjet të vëllait të tij, gjyshit tim, Shyqyri Peza.

Myslymi ishte lidhur me Frontin Nacionalçlirimtar që udhëhiqej nga Partia Komuniste. Unë nuk marr përsipër as të rehabilitoj dhe as të gjykoj Qazim Mulletin. Thjesht po tregoj një të vërtetë nga jeta ime dhe po përsëris një dëshmitar të kohës.

Burgimin e nënës dhe lirimin e saj, po të mos mi kishte treguar ajo vetë, as që do t’i dija. Kujtimet e mia janë të disa viteve më vonë. Pas mbarimit të Luftës, babai im, Selim Trenova, edhe ai ish-antifashist, partizan, u ngarkua me organizimin e policisë në qytetin e Kavajës, e më pas në atë të Durrësit, porti kryesor detar i vendit, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit. U shpërngulëm të gjithë në Durrës. Në fillim u vendosëm si qiraxhinj në një shtëpi dykatëshe të vjetër qerpiçi pranë qendrës së qytetit, tek teta Kona. Ne banuam në katin përdhese.

Nga kjo kohë më kujtohet vetëm emëri i kësaj gruaje të mirë të veshur krejtësisht në të zeza e që kujdesej për mua “i harruar” nga prindërit të angazhuar në punët e tyre të përditshme shtetërore, ashtu siç isha “harruar” prej tyre edhe gjatë viteve të Luftës.

Në Durrës, si kudo në Shqipëri, atëhere nuk kishte as çerdhe dhe as kopshte për fëmijët. Teta Kona më mbante pranë vatrës së saj që të mos mërdhija rrugëve të qytetit, poshtë ballkoneve apo strehëzave të shtëpive të panjohura, pranë kanaleve ku nuk mungonin të tregonin guximin dhe frikën e tyre minjtë e qytetit bregdetar. Ajo, siç gjykoj tani, ishte besimtare ortodokse.

Njëherë në shtëpinë e saj erdhi një prift ortodoks, që shqiptonte disa fjalë të pakuptueshme për mua dhe tundëte me duart e tij një lavjerrës apo kupolë që nxirrte tym. Në një moment, prifti u drejtua nga unë dhe shikoi teta Konën për të mësuar nëse duhet të më përfshinte edhe mua në këtë ceremoni apo jo!? Teta Kona tundi kokën në shenjë mohimi. Ky, siç duket, ishte për mua leksioni i parë i pakuptueshëm, që do të thoshte se njerëzit u përkasin feve të ndryshme.

Unë, sipas teta Konës, isha mysliman. Prindërit e mi kurrë nuk e kishin parë dhe as do ta shihnin derën e xhamisë. Për ta feja nuk ishte ndonjë domosdoshmëri. Në këtë rrugë do të vazhdoja edhe unë në jetën time. Teta Kona pati të drejtë që më përjashtoi nga bekimi kishtar.

* * *

Pasi u larguam nga teta Kona, u vendosëm në një apartament në bulevardin kryesor të qytetit, që lidhte qendrën me portin duke lënë në krah një kala të moçme mijëravjeçare. Apartamenti ishte pjesë e një godine të bukur me mure të pikturuar dhe me dy terrasa që ngriheshin njëra mbi tjetrën mbi katin e sipërm të saj. Terrasa e poshtme e gjelbëruar shërbente edhe si lulishte, ku ishin vendosur disa stola pushimi.

Terrasa e sipërme, më e vogël në përmasa, ngrihej disa shkallë mbi të parën. Nga lartësia e saj shihje të gjithë qytetin dhe hapësirën e pamasë të Detit Adriatik, që ndan Shqipërinë nga Italia. Shkurt, prindërit e mi, të kthyer fitimtarë nga malet, të varfër, u strehuan në një shtëpi borgjeze.

Këtu në këtë shtëpi mora edhe leksionin e parë “ne dhe ata”, “borgjezi dhe popull punëtor”, “luftë e klasave” dhe “armik i popullit”, sigurisht jo me këto përkufizime. Pallati ku u strehuam kishte qenë pronë e një tregtari të madh që quhej Kosturi. Së paku kështu më ka mbetur mua në mendje që nga fëmijëria. Pas Luftës, si çdo pronë që i përkiste të pasurve, u shtetëzua apo sekuestrua edhe ndërtesa e Kosturit dhe u futën në të familje të thjeshta, sidomos familje që kishin marrë pjesë në qëndresën antifashiste apo që e kishin ndihmuar atë.

Ne u vendosëm në katin e dytë të saj. Si fqinjë kishim një familje të ardhur nga jugu i Shqipërisë, nga Kurveleshi malor, një grua e vetme, Saliheja, me katër apo pesë fëmijë dhe një dhi. U miqësuam shumë shpejt me ta. Saliheja më dha, madje, edhe një emërtim të dytë duke më thërritur “viçi”. Pas shumë vitesh jam kthyer edhe një herë në Durrës. Ngjita shkallët e banesës së dikurshme. Doja të takoja Salihenë e dashur dhe të dhimbsur. Nuk isha i sigurtë nëse ende banonte në të njëjtin apartament. Duke nguruar trokita në derë. Atë e hapi nënë Saliheja, e cila porsa më pa, thërriti “viçi!” dhe më përqafoi si birin e saj.

Në pallatin ku u strehuam, në katin përdhesë gjendeshin disa hyrje të bllokuara dhe të mbyllura me çelës. Për mua si fëmijë kjo mbyllje paraqiste një mister të vërtetë. Kur më duhej të ngjisja i vetëm shkallët e pandriçuara për të arrirë në apartamentin tonë, gjithnjë shpejtoja hapat. Me një ndjenjë frike largohesha sa më shpejt prej “misterit”. Në të vërtetë “misteri” përbëhej nga disa depo në të cilat ishin grumbulluar të gjitha mallrat e sekuestruara familjes Kosturi.

Për vetë Kosturin nuk dija gjë. Në mendjen time, madje, kishte një konfuzion midis emrit Kosturi dhe Kuesturës, policisë fashiste dhe nuk arrija të gjeja lidhjen midis kësaj të fundit dhe konfiskimit të mallrave ose më qartë mbylljes së tyre me kyç sepse konfiskimin nuk e njihja as si term dhe as si praktikë. Do të kalonin vite dhe unë do të njihesha me “të panjohurën”.

Rastësisht, pas disa dhjetëvjeçarësh, në vitet ‘80-të të shekullit të kaluar, kam bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit Shqiptar, një botim dokumentesh për përdorim të brendshëm. Dokumentet e përfshira në këtë botim, dëshmojnë mbi konfiskimin, sekuestrimin dhe shtetëzimin e pasurive të tundshme e të patundshme që ju bë në vitet 1945-1948 ish klasave të pasura, borgjezisë, pronarëve të tokave dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesve.

Gjatë kërkimit dhe përzgjedhjes së dokumenteve, u njoha edhe me fundin e Kosturit apo më saktë të Idhomen Jovan (Cico) Kosturit. Ai ishte ekzekutuar me 5 nëntor 1943 nga njësiti gueril i qytetit të Durrësit si bashkëpunëtor i nazizmit. Në të vërtetë, ai kishte qenë kryetar i Asamblesë Kombëtare, si të thuash i parlamentit kuisling gjatë pushtimit nazist të Shqipërisë. Gjithnjë sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar, me 21 qershor 1947, atij iu konfiskua pasuria, një shtëpi me 20 dhoma, ndërtesa e shtëpi të tjera, truall, kopshte, dyqan etj. Ne, siç duket, ishim vendosur në atë shtëpinë me 20 dhoma! Në një nga shtëpitë që iu konfiskua atij, u vendos policia e qytetit të Durrësit. Pas rrëzimit të komunizmit, trashëgimtarëve të tij iu kthyen pronat. Nuk e di nëse tërësisht apo pjesërisht, por di që shteti u detyrua të nxjerrë policinë nga godina ku ishte vendosur për t’ia dhënë atë familjes Kosturi.

Kush është Bashkim Trenova?

Bashkim Trenova ka lindur në vitin 1943 në Tiranë. Pas mbarimit të studimeve në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit Shtetëror të Tiranës, emërohet gazetar në Radio-Tirana, në Drejtorinë e Jashtme të saj, ku punoi gjatë viteve 1966-1975. Më pas, gjatë viteve 1975-1983, ai ka qenë gazetar dhe shef i Redaksisë së Jashtme në gazetën ‘Zëri i Popullit’.

Në vitet 1984-1990 ai ka kaluar si kryetar i Degës së Botimeve të Dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit. Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri (mars 1991), ai punon si zv/kryeredaktor dhe më pas si kryeredaktor i gazetës Rilindja Demokratike. Në vitet 1994 -1995 ai kalon në Ministrinë e Punëve të Jashtme si Drejtor i Shtypit dhe Zëdhënës i kësaj Ministrie. Më pas, deri në vitin 1997, ai është Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut.

Bashkim Trenova ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës ‘Drita’, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ku ka botuar përkthime në prozë e poezi si edhe artikuj kritikë letrarë e artistikë. Ai ka realizuar, gjithashtu, reportazhe kulturore për Televizionin Shqiptar si edhe për Kinostudion ‘Shqipëria e Re’.

Bashkim Trenova është dekoruar me Medaljen e Artë të Festivalit Kombëtar të Teatrit Amator dhe me Çmimin e I-rë të revistës satirike Hosteni. Ai ka botuar si bashkautor në vitin 1986, përmbledhjen dokumentare ‘Heronjtë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare’. Ai ka botuar, gjithashtu, në vitin 1988, vëllimin dokumentar – ‘Shtetëzimi i Pronës Private në vitet 1945-1948’, botim i brendshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit.

Në vitin 2009, Bashkim Trenova ka botuar pjesën për teatër – ‘Çmenduristan’. Në vitin 2012 ai ka botuar – ‘Armiqtë e Popullit’ (Kujtime) dhe ‘Heronjtë e Popullit’ (Refleksione). Në vazhdim ai ka botuar në vitin 2014, komedinë ‘Vive les Morts’ (Rrofshin të Vdekurit), në vitin 2016, komedinë ‘Ubu Camarade’ (Shoku Ubu) dhe ‘La Coupole Rouge’ (Kupola e Kuqe – Refleksione). Në vitet 2017, 2018 dhe 2019, ai ka botuar gjithashtu komeditë ‘L’Amour à Louer’ (Dashuria me qira), ‘L’Ennemi-ami Strauss’ (Armik-miku Shtraus), ‘L’Obsédé’ (I Fiksuari) dhe ‘La femme du mari battu’ (Gruaja e burrit të rrahur). Në vitin 2020 ai ka botuar gjithashtu – Ditari i një Ambasadori./Memorie.al

Vijon

blank

Shokohen grekët dhe maqedonasit, zbulohet testamenti i Aleksandrit të Madh që konfirmon origjinën e tij shqiptare

Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe betejat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve. Heroi Ballkanas u bë figura më madhështore dhe më stratege që ka njohur bota. Të gjithë kemi lexuar për bëmat e tij, por ajo që diskutohet sot ashpër në mbarë botën është origjina e tij.

Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”, raporton “Ina”.

Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

Ja çfarë shkruhej në letër:

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sun.dimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në bet.ejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut.

Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po shuhem pa lënë pasardhës.

Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469″

blank

XLIV- 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA!- (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

 

Nga AT PJETER MESHKALLA S.J.(Pjesa XLIV)

 

NANË,  KTHEJU !

 

 

 

blank

 

Si shkambi n’për rrymë të shekujve,

muret qendrojnë jetike

ngulun për rranzë thëmeleve,

të Rozafës sonë kreshnike.

   

   Dhe sot, që, féja nipave

   shpresët e të Parëve ndritoi,

   lè të shkruhet mbi ballë të mureve:

   “Nanës, që na vorfnoi!”.

 

Njâsaj, që’i ditë prej sulmeve

të kulçedrës me shtatë krena,

na u bâ mburojë e, të nêmuna

s’duroi t’ i shohë këto dhena.

 

    Njasajë.., por vaj, na fajeve

    në verbim s’u vume cak

    e Nanës iu randue zemra,

    iku edh’e la këte prak!

 

O ju, që parzme hekuri

luftuet për bésë e fé,

idhtë tue valvitun Flamurin,

Shejtnue me gjak e bé,

 

    zgjonju nën rrasa të heshtuna,

    ngrihnju me pa mjerim!

    Ndihma e Arbënisë, e pamposhtuna

    ç’u ba?… Si drita u shkim!!..

 

Po a kurr, thue, ma kurr Virgjina

-me gjâmë kah thrret Shqipënia,-

s’do të ndrisë, si ndriti moteve

përbrijë Rozafës…M A R I A ?!

 

    Tepër lënguem këso shtigjeve

    si fëmija mbetë pa Nanë,

    për né ma dritë nuk lëshuene

    as hyj, as diell, as hanë!

 

Po a kurr, ma kurr, s’do të ngrohemi?

Pa shpresë do të rrijmë e të presim?

Po a heshtun gjithmonë vallëja

do të ngeli, në terr kah dënesim?!

 

    Jo, jo! Pse qiellëve të epëra

    Zoti me dorë të vet

    ka shkrue: “E Zojës asht Shkodra,

    e, Zoja e Shkodrës së vet !”.

 

Qé, ké ato mure të ndrituna,

-zemra m’a ndiën, -qé’i zani

një populli në hov të galdimave,

tue brohoritë: “O ngâni!..

 

    Ktheu, N A N A !” O, ditë ma e bukra

    që Arbënia prét, ago!

    Nanë ktheju, e, në mburoje të hireve

    në Fé Shënjte na vëllazno!

Shkodër, 1927.

 

16  TETOR…

blank

Afer Rozafës së Shkodres…

Zoti me dorë të vet

    ka shkrue: “E Zojës asht Shkodra,

    e, Zoja e Shkodrës së vet !”.

 

Melbourne, 14 Tetor 2021.

blank

“Si i njoha disa nga klerikët katolikë në burgjet e Enver Hoxhës”- Kujtimet e panjohura të intelektualit Uran Kalakula

Publikohen kujtimet e panjohura të intelektualit Uran Kalakula, ish-i burgosur politik, i cili vuajti për më shumë se 21 vite, në kampet e burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasi në vitin 1961, ai ishte arrestuar, duke u akuzuar se së bashku me një grup, ku bënin pjesë edhe Pjetër Arbnori e Tanush Kaso, kishin dashur të formonin një grupim me prirje social-demokrate europiane, ku si rezultat ,ai u dënua me 22 vjet heqje lirie, të cilat i vuajti kryesisht në burgun e Burrelit, nga ku u lirua në 1992-in dhe u internua në fshatin Kryevidh të Kavajës, deri në vitin 1988. Kujtimet e panjohura të z. Kalakulla, autor i disa librave si “Vargje në Pranga”, eseja politike “Shqiptarizmi dhe prirja e tij europeiste”, monografia “Arshi Pipa, njeriu, jeta” dhe vepra, si dhe libri autobiografik “Njëzet e një vjet burg komunist”, të shkruara pas viteve ’90-të, ku ai përshkruan me detaje dhe hollësira, disa nga klerikët katolikë, mysliman dhe ortodoksë, që ai kishte pasur si bashkëvuajtës gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit në kampet e burgjet e regjimit komunist, si: At Konrad Gjolajn, Dom Nikollë Mazrekun, At Gegë Lumën, Dom Ndoc Nikajn, Dom Simon Jubanin, etj.

Intelektuali i njohur Uran Kalakula i cili vuajti për më shumë se 21 vite në burgjet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij të shkruara si gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, ashtu dhe pas daljes nga burgu, një vend të veçantë ia kushtoi klerikëve katolikë, ortodhoksë e myslimanë, të cilët gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, u masakruan në mënyrën më barbare nga regjimi në fuqi. Lidhur me qëndrimin stoik të këtyre klerikëve në burgjet komuniste, bënë fjalë edhe ky shkrim të cilin ne e kemi shkëputur nga kujtimet e zotit Kalakula, të publikuara në librin e tij “Njëzet e një vjet burg komunist”, i cili doli nga shtypi në vitin 2001, pak kohë pasi ai kishte ndërruar jetë.

Pse u ndalua feja nga komunistët?

“E dinë të gjithë që, krahas intelektualëve (si truri i kombit), diktatura komuniste përndoqi me tërbim edhe klerikët, këta përfaqësues të edukatës shpirtërore. Kështu, duke u prerë kokën këtyre njerëzve, trupi i popullit mbetej pa drejtim dhe atëherë ishte Partia ajo që do të drejtonte drejt rrugës së mallkuar, udhës së djallit. E duke shembur mbret e Zot me dhunë, vendin e të dyve, do ta zinte “udhëheqësi me brirë”. E dinë të gjithë se komunizmi, në rrënjët e tij ideologjike ishte materialist, pra ateist.

Teorikisht, ai nuk e pranonte “Njëshin”, qoftë ky Zot, qoftë dhe mbret, në botën e vogël materiale. A nuk fillonin vargjet e para të Internacionales së Parë të Marksit, me mohimin e çdo prijësi, duke filluar nga Zoti, e duke mbaruar tek heronjtë, dhe se “çlirimin”, do ta fitonin vetë proletarët e bashkuar? Të bashkuar, por pa bari? Kush do t’i printe? Do t’i printe Partia! Pra, asnjë kult për asnjë udhëheqës, i çdo lloji që të ishte ky, por një “Shtab Drejtues”, me emrin Parti. Kështu, evitohej “njëshi” dhe na dilte në shesh nocioni i një udhëheqjeje kolektive.

Në vështrimin e pare, ky nocion duket vërtet demokratik, popullor, racional. Por në të vërtetë nën komunizëm, apo më mirë të themi në “socializmin real”, pra në teorinë e gjithë jetën time, që kur “rashë në mendtë e mi”, siç thotë një shprehje popullore e shqipes, jam mësuar të adhuroj korifenjtë e dijes dhe të artit. Jam mësuar të nderoj edhe figura të tilla madhore të udhëheqësve të shquar të botës, si: një Perikli Athinjot, një Katon, Ciceron, e Cincinat, një Xheferson apo një Kened, një Uiston Çurçill apo një Audenahuer e Erhard, një Gand apo një De Gasper e Sandro Pertini, e kështu edhe të tjerë në fushën e demokracisë e humanitetit.

Ndërsa në planin kombëtar: një Skënderbe, një Ismail Qemal, Një Fan Nol e një Ahmet Zog dhe në planin fetar, ku shpesh ushtrimi i fesë harmonizohej aq bukur me veprimtarinë kombëtare e kulturore: një Papë Vojtila, një Gjergj Fishtë, një Shtjefën Gjeçov, një Ndre Mjedë, Vinçens Prenush, prapë Fan Nol, at Kisi e at Ireneu, një Hafiz Ali Korça e të tjerë të këtij kalibri. Dhe, sido që fetarisht, (që nga lindja), më takon të jem mysliman (edhe pse nuk më ka pyetur kurrkush për fenë që duhej të zgjidhja!), për klerikët shqiptarë, sidomos ata të urdhrit françeskan, kam pasur gjithmonë një konsideratë madhore.

Si rregull, ata nuk e ndanin kurrë fenë nga Atdheu dhe kanë vënë bazat e kulturës sonë kombëtare që nga origjina. Mjafton të përmendim këtu Buzukun, Bardhin, Veribobën, Budin, Bardhin, Bogdanin etj. Pikërisht këtë themel tradite shembën të parët komunistët e Hoxhës. Dhe ky qe një krim shekullor!

Me Dom Nikoll Mazrrekun

Unë, për kohën që rashë në burg, nuk kam pasur as rastin dhe as fatin të njoh personalisht figura të tilla të ndritura, si: At Bernardin Palajn, Dom Nikollë Gazulin, Dom Lazër Shantojën, At Gjon Shllakun, At Pjetër Mëshkallën, Dom Vinçens Prenushin e shokë të tyre të denjë si këta. Por, kam njohur klerikë katolikë, si: At Konrad Gjolajn, Dom Nikollë Mazrekun, At Gegë Lumën, Dom Ndoc Nikajn, dom Simon Jubanin e ndonjë tjetër. Drapëri i përgjakur i diktaturës së kuqe, kishte kryer tashmë punën e tij makabre mbi korifenjtë e parë të Kishës Katolike.

Kujtojmë këtu At Visarion Xhuvanin, At Ireneun, At Kisin të Kishës Ortodokse, apo Hafiz Ali Korçën, Hafiz Dërgutin, Hafiz Ali Tarin, etj., klerikë islamikë. At Konrad Gjolajn e kam njohur në kamp-burgun e Elbasanit rreth viteve 1967-’68. Ishte një burrë me shtat mesatar, me një fytyrë të rregullt, me një qëndrim gjithnjë serioz, përgjithësisht disi i ngrysur, gjithnjë i heshtur dhe që parapëlqente më fort të rrinte vetëm. Kisha me të vetëm një përshëndetje mirësjelljeje, asgjë më tepër. Dhe ndaj nuk i’u afrova (dhe as m’u afrua), duke dashur të respektoj dëshirën e tij për izolim vullnetar.

Por, qëndrimi i tij më bënte përshtypje, sidomos fytyra e ngrysur, ku dukej qartë sa një dëshpërim i thellë, aq edhe një zhgënjim i madh. Përkundrazi, me Dom Nikollë Mazrrekun kam qenë disi më afër, jo dhe fort, se edhe ky parapëlqente tërheqje në vetvete. Me të jam njohur në burgun e Burrelit, e ca kohë kemi qëlluar edhe në një dhomë (në vitet e mia të fundit të burgut), madje kundrejt njëri-tjetrit. Gjithë ditën e Zotit, ai rrinte përmbys mbi librat e dorëshkrimet e veta, ashtu siç bëja zakonisht edhe unë. Secili në punën e vet.

Atëhere ai sapo kishte mbaruar romanin voluminoz mbi Skënderbeun (të cilin nuk ma dha ta lexoj), si dhe një novelë me karakter bukolik. Këtë të fundit ma dha dhe unë i shfaqa mendimin tim, mbasi ma kërkoi. Por, Dom Nikolla ishte më i hapët se At Konradi ndaj shoqërisë. Madje, ai dinte të bënte edhe shaka, shpesh me një ironi fort të hollë (sidomos) ndaj realitetit ku ndodheshim, me ca thimtha tipike të tij. Dhe kaq. Duhej të pohoj, se për të kisha respekt. Ishte burgu i dytë apo i tretë i tij, mes internimeve të vazhdueshme.

Ishte një burrë që synonte nga gjatësia, trup lidhur dhe me duar të fuqishme punëtori krahu, pasi në internime kishte ushtruar, për të jetuar, disa lloje zanatesh në fushën e ndërtimit. Dukej që ishte njeri me vullnet e kurajo të hekurt. Por, ajo që më bënte ta respektoja këtë njeri më fort, ishte fakti se ai i kishte dhënë një përgjigje të merituar, nëpërmjet një broshure të botuar para Luftës Dytë Botërore, një misionari katolik italian me veshjen e priftit, me mbiemrin Cordignano, i cili kishte punuar në Shqipëri vite me radhë dhe prandaj e kishte mësuar shqipen fort mirë, sa kishte bërë edhe një a dy fjalorë italisht- shqip dhe anasjelltas, të cilët ishin me vlerë në fushën e leksikografisë shqiptare.

Veçse, me të shkuar në Itali, kishte botuar një libër a një broshurë, ku fliste shumë keq për vendin tonë. Kishte shkuar deri atje, sa i paraqiste shqiptarët si njerëz me bisht, duke shkelur kështu bukën e sofrës mikpritëse shqiptare, e cila nuk i kishte munguar ngado që kishte bredhur nëpër Shqipëri. Kështu, djaloshi patriot, Nikollë Mazrreku (nuk di në ishte ende seminarist apo ishte shuguruar prift), me broshurën e tij pamfletistë, i kishte punuar qindin këtij bukëshkalë të huaj maskara! Madje, kam dëgjuar se kjo broshurë, ishte edhe në dorën e demonstrueseve të parë patriotë, kundër zaptimit fashist Italian të vendit tonë, mes viteve 1939-1940.

Kush ishte At Gegë Luma?

Në burgun e Burrelit u njoha me At Gegë Lumën. Them se ai do të ishte nga Dukagjini dhe ishte bërë meshtar po në krahinën e vet, duke jetuar kështu, gati gjithë jetën, mes maleve dhe banorëve të asaj ane. Për rrjedhojë, ai e njihte në majë të gishtave Kanunin e Lekë Dukagjinit, në të gjitha imtësitë e tij, saqë ishte në gjendje të të citonte nen për nen, e paragraf për paragraf, këtë monument të vjetër të së drejtës së maleve tona e, pse jo, edhe të jetës qytetare për shumë kohë, sidomos në pjesën e Gegërisë.

At Gegë Luma ishte një burrë kaluar të shtatëdhjetave. Kishte një trup të shkurtër e të hajthëm me një kokë sokratike, ku binte në sy sidomos një ball i madh, disi i kërcyer. Kishte gjithashtu një fytyrë të mprehtë e të rregullt, ku i spikatnin dy sy, tek të cilët bënte dritë sa mirësia e shpirti e mençuria, aq edhe serioziteti, vendosmëria e trimëria. At Gega, si malësor e si klerik, kishte në themel të shpirtit të tij, dy elemente kryesore: adhurimin dhe bindjen e patundur te Zoti e mësimet e Krishtit, nga njëra anë, si dhe qëndresën e patundur, tipike për malësorin klasik të atyre anëve.

Ai kishte kryer në Itali dy fakultete njëherësh, çka ishte e zakonshme për meshtarët e, përgjithësisht, për priftërinjtë katolikë: fakultetin e Teologjisë, së pari dhe, së dyti, atë të artit të pikturës. Por, në jetën e vet të maleve, pak ose aspak e kishte lëvruar fushën e artit, pasi u kishte bërë shërbim më tepër mësimet e fesë. Ku vinte puna për këtë apo atë piktor të madh klasik, sidomos nga ata të Rilindjes së madhe Italiane, ai nuk lodhej së himnizuar Mikelanxhelon, Rafaelon apo Da Vinçin. Ndërsa për pikturën e mëvonshme, para e pas kubizmit, nuk kishte qejf të fliste; a pse nuk e njihte fare, a pse edhe mund ta përbuzte. Kuptohet që ai kishte edhe një formim jo të keq letrar.

Sigurisht, njihte Danten, Petrarkën, por Bokaçion nuk e pëlqente (duket për skenat liberale të Dekameronit). Ndërkaq, ai himnizonte ndonjë pasazh të Tasos te “Jeruzalemi i çliruar” se, domosdo, kishte të bënte me varrin e Krishtit. Por, mbi të gjitha, dinte përmendësh gjithë “Lahutën e Malësisë” dhe, atëhere, nisnim të recitonim së bashku, ndërsa rrotulloheshim nëpër oborrin e burgut; herë Marash Ucin, e herë Kerni Gilën. E kështu me radhë. Por në këtë drejtim, ai ma kalonte mua disa herë. Një njeri i tillë nuk mund të mos kishte një botë morale solide.

Tek ai nuk pashë asnjëherë shenjat e frikës, të lëkundjes apo të dëshpërimit. Jeta për të nuk ishte gjë tjetër, veçse një provë që u ishte dhënë njerëzve e për t’i provuar nëse e meritonin në purgator jetën e përjetshëm, në parajsë apo në ferr. Kështu çdo paudhësi e jetës, çdo rrezik, çdo kthesë e paracaktuar, për çdo njeri, nga vetë Perëndia. Ndaj njeriu duhet të jetë i qetë, i durueshëm, i matur dhe të mos u jepet tundimeve, që janë nxitje e djallit e aq më pak inateve, mërive, hakmarrjes, keq bërjes, por të përpiqet të bëjë gjithmonë mirë dhe vetëm mirë.

Por, kur unë i thosha (të them të drejtën, me një farë djallëzie), nëse duhej t’ua lanim me të mirë xhelatëve tanë, për çka na kishin punuar e që vazhdonin të na punonin, At Gega stepej një çast në fytyrën e ngrysur dhe vetëm pastaj ajo i ndriste përsëri, si nga një frymëzim hyjnor dhe ma kthente me fjalët e Krishtit mbi kryq:”Fali, o Zot, se s’dinë ç’ka bëjnë!” Kështu, në ato pak çaste ngurrimi për t’iu përgjigjur pyetjes sime, ai ishte së brendshmi, ishte në një luftë mes psikologjisë së maleve e shpirti të Kanunit dhe mësimeve të Krishtit.

Atë plak të imët, çuditërisht fort të gjallë në lëvizje e në çdo veprim të jetës së përditshme, e donin dhe e nderonin të gjithë të burgosurit, të mirë e të këqij. Fjala e tij ishte si një ligj që duhej respektuar se s’bën. E kam parë shumë herë mes dy grupeve grindavece, që ishin gati të kacafyteshin me njëri-tjetrin, jo vetëm duke i ndarë zemërakët, por duke bërë gjyq”. /Memorie.al

blank

Më 13 tetor 1792 George Washington vuri gurthemelin e parë të Shtëpisë së Bardhë

Më 13 tetor 1792 George Washingtoni vendos gurthemelin e parë të Shtëpisë së Presidentit në Uashington, DC, Shtëpia e projektuar nga James Hoban, do të kishte 3 kate dhe më shumë se 100 dhoma. Emri “Shtëpia e Bardhë”, iu dha zyrtarisht në vitin 1901.

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi më gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni zyrtare. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afrikano-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005). Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.

Emri

Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtëpia e Presidentit”. Të dhënat më të hershme të emrit “Shtëpia e Bardhë” janë të regjistruara në vitin 1811. Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrës “The White House” me fjalën “Washington” poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë i kombit dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të.

Evolimi i Shtëpisë së Bardhë

John Adams u bë presidenti i parë që banoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së tij të dytë në shtëpi ai i shkroi gruas së tij Abigail një letër, ku ishte dhe një lutje për shtëpinë: “I lutem Perëndisë që t’i japë bekimet më të mira kësaj Shtëpie dhe të gjithë atyre që do banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati”. Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams në oxhakun e Dhomës së Ngrënies. Adams nuk jetoi gjatë në shtëpi dhe menjëherë pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetë e tij se si duhej të ndryshohej Shtëpia e Bardhë. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perëndimore, krahë të vegjël që ndihmojnë në fshehjen e pjesëve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtëpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja. Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencën me Krahun Perëndimor dhe atë Lindor.Në vitin 1814, gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike i vunë zjarr Shtëpisë së Bardhë dhe një pjesë e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret. Vetëm muret e jashtme mbetën dhe ato u desh të shembeshin dhe të rindërtoheshin pasi ishin dobësuar nga zjarri. Pas zjarrit, të dy arkitektët, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan në skicimin dhe rindërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor u ndërtua në vitin 1824, gjatë presidencës së Jamrs Monroe, ndërsa ai verior u ndërtua gjashtë vite më vonë.

Shtëpia e Bardhë sot

Që prej restaurimit “Kennedy” çdo familja presidenciale ka bërë disa ndryshime në dhomat e tyre private në Shtëpinë e Bardhë, por ndryshimet në Dhomat Shtetërore duhet të aprovohen nga Komiteti për Mirëmbajtjen e Shtëpisë së Bardhë (më parë njihej me emrin Komiteti i Arteve të Bukura Kennedy). Me qëllimin e ruajtjes së integritetit historik të Shtëpisë së Bardhë, komiteti punon me Familjen e Parë, zakonisht me Zonjën e Parë për të implementuar planet e propozuara të familjes.

Krahu Perëndimor

Në Krahun Perëndimor ndodhet zyra e presidentit (Zyra Ovale) dhe zyrat e stafit të tij të ngushtë, prej rreth 50 vetash. Krahu Perëndimor gjithashtu përfshin Dhomën e Kabinetit, ky presidenti kryen mbledhjet e punës dhe ku takohet kabineti i SHBA-së. Kjo pjesë e ndërtesës është përdorur për filmimin e serialit “The West Wing”.

Krahu Lindor

Krahu Lindor, i cili ka hapësirë shtesë për zyra, i është shtuar Shtëpisë së Bardhë në vitin 1942. Aty ndodhen zyrat për stafin e Zonjës së Parë dhe Zyra Sociale e Shtëpisë së Bardhë. Rosaly Carter në vitin 1977 ishte e para që vendosi zyrën e saj personale në Krahun Lindor duke e quajtur atë formalisht “Zyra e Zonjës së Parë”. Krahu Lindor u ndërtua gjatë Luftës II Botërore.

Dhoma e Verdhe Ovale

Dhoma e Verdhë Ovale është një dhomë në formë ovale e pozicionuar në pjesën jugore të katit të dytë të Shtëpisë së Bardhë dhe është zyra e presidentit të SHBA. E përdorur fillimisht si dhomë vizatimi, gjatë presidencës së John Adams ajo u përdor si librari, zyrë dhe dhomë pritjeje familjare. Sot ajo përdoret për pritje të vogla dhe për të përshëndetur krerët e shteteve para Darkës Shtetërore.

Kapaciteti

Në Shtëpinë e Bardhë janë 132 dhoma, 35 banjo, si dhe 8 palë shkallë. Në shtëpinë zyrtare të presidentit të SHBA gjenden gjithashtu 412 dyer, 147 dritare, 28 oxhaqe, si dhe tre ashensorë.

Emri

Në kohë të ndryshme të historisë, Shtëpia e Bardhë është njohur si “Pallati i Presidentit”, “Shtëpia e Presidentit” dhe “Rezidenca Ezekutive”. Presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington”.

I pari

Presidenti James Polk (1845-’49) ishte i pari që ka dalë në fotografi. Presidenti Theodore Roosevelt (1901-09) ishte i pari që ka udhëtuar jashtë vendit, kur vizitoi Panamanë. Presidenti Franklin Roosevelt (1933-45) ishte i pari që udhëtoi me avion.

Kuzhina

Në Shtëpinë e Bardhë ndodhen pesë kuzhinierë me kohë të plotë, të cilët duhet të jenë në gatishmëri në çdo moment. Në këtë mënyrë, kuzhina e Shtëpisë së Bardhë është në gjendje t’u shërbejë darkë rreth 140 të ftuarve njëkohësisht.

Kostoja

Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005). Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800.

Zbavitja

Në Shtëpinë e Bardhë ka një sërë ndërtesash dhe ambientesh relaksuese dhe sportive për presidentët. Aty ndodhet një fushë tenisi, pishinë, një kinema, pistë vrapimi, si dhe shpeshherë organizohen koncerte të ndryshme.

Rindërtimi Truman

Keqpërdorimi i shtëpisë për dekada me radhë, ndërtimi i një papafingo në kat të katërt dhe shtesa e një ballkoni mbi portiku jugor, sipas Harry Truman kishin shkaktuar dëme mbi strukturën me tulla dhe gurë ranorë. Në vitin 1948, u deklarua rreziku i pashmangshëm i shembjes së shtëpisë, duke bërë që presidenti Truman të urdhëronte një rindërtim të plotë dhe të vendosej në shtëpinë “Blair House” nga viti 1949 deri më 1951. Rindërtimi u krye nga një firmë e Filadelfias dhe përfshiu shembjen e plotë të pjesës së brendshme dhe ndërtimin e një strukture të re prej çeliku, si dhe rindërtimin e dhomave origjinale me strukturën e re. U shtua dhe ajri i kondicionuar me sistem qendror, dy pjesë shtesë tuneli, si dhe vend për t’u strehuar në rast bombardimi. Familja Truman u vendos sërish në Shtëpinë e Bardhë më 27 mars 1952. Ndërkohë që struktura e shtëpisë nuk ndryshoi, shumë prej punimeve të brendshme e humbën vlerën historike.

Restaurimi Kennedy

Jacqueline Kennedy, bashkëshortja e presidentit John F. Kennedy kreu një restaurim të zgjeruar dhe historik të shtëpisë. Ajo kërkoi ndihmën e Hanry Francis du Pont nga muzeu “Winterthur” për ta ndihmuar me veprat e artit, shumë prej të cilave vazhdojnë të jenë aty. Vepra të tjera arti të periudhës Kennedy i janë dhuruar donatorëve të pasur të Shtëpisë së Bardhë, familjes Crowninshield, Jane Engelhard, Jayne Wrightsman dhe familjes Oppenheimer. Stéphane Boudin e firmës pariziene të dekorimit “House of Jansen” ishte personi që u punësua nga zonja Kennedy për ta ndihmuar në dekorim. Periudhat e ndryshme të republikës së hershme dhe historia botërore u zgjodhën si tema për çdo dhomë, stiuli federal për Dhomën e Gjelbër, perandoria franceze për Dhomën Blu, perandoria amerikane për Dhomën e Kuqe, Luixhi XVI për Dhomën e Verdhë Ovale dhe stili viktorian për studion e presidentit, e riemëruar Dhoma e Traktatit. U përzgjodhën mobilje antike, si dhe copëra dhe prerje të bazuara në periudhën historike, në të cilën ishin prodhuar dokumentet.

Dhoma e Ngrënies se Presidentit

Dhoma e ngrënies së presidentit është në katin e dytë të Shtëpisë së Bardhë, pranë qoshes veri-perëndimore. Ajo u krijua në vitin 1961, gjatë administratës së John F. Kennedy. Ajo dhomë është përdorur më parë si dhomë gjumi dhe ndenjeje. Ajo është ngjitur me një kuzhinë të vogël dhe lidhet me një korridor të vogël me kuzhinën e madhe në katin përdhes.

Dhoma e Pritjeve Diplomatike

Dhoma e Pritjeve Diplomatike është një prej tre dhomave ovale në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është në katin përdhes dhe përdoret si dhomë pritjeje për ambasadorët e shteteve që prezantojnë kredencialet e tyre, ceremoni kjo që më parë është kryer në Dhomën Blu. Kjo dhomë është pjesa hyrëse në Shtëpinë e Bardhë dhe ka katër dyer që e lidhin me dhomat e tjera.

Dhoma Blu

Dhoma Blu është një prej tre salloneve shtetërore në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë. Ajo shquhet, gjithashtu, për formën ovale. Dhoma përdoret për pritje dhe ndonjëherë edhe për darka të vogla. Ajo dekorohet gjithnjë me ngjyrë blu. Ajo ka gjashtë dyer dhe tre dritare. Dhoma Blu është e mobiluar sipas stilit të perandorisë franceze. WIKIPEDIA

blank

LETER NGA KUSHERIRI…Për motrën e Tofik Deliallisit që pushkatua me Grupin e Deputetëve më 1947 Nga Gëzim Peshkëpia

Shefqet Deliallisi ka sjell në rrjetin social një letër nga Gëzim Peshkëpia që dëshiron ta ndajë me lexuesit. Histori rrëqethëse shqiptare e kohës së diktaturës kur gjithë elita e kombit u burgos dhe u vra pa gjyqe ose me gjyqe farsë.
“LETER NGA KUSHERIRI..
Disa vite më parë pas një statusi në një përvjetor të pushkatimit të Tofik Deliallisit me “Grupin e deputeteve” në vitin 1947, mora një letër nga kushëriri im Gëzim Peshkëpia.
Një histori rënqethëse e shkruajtur me ndjenjë dhe mjeshtri, të cilën sot po e ndaj me ju…” Shefqet Deliallisi
LETRA
Jam mjaft i emocionuar nga fotografia e kushëririt të mamës time, dëshmorit Tefik Deliallisi. Dua të tregoj i dashur Shefqet, se mama ime sa herë e përmendëte Tofikun i dridhej buza i ridhnin lotët e duke psherëtitur me fliste për atë njeri aq të dashur për të dhe gjithë njerëzit që e kishin njohur.
Nuk mund të rri pa përmendur motrën e tij, gruan burrneshë Nejen. (Emine Deliallisi-Kurti) Ajo ishte aq sa e dashur dhe e ndjeshme ndaj fatkeqësive po aq heroike si rallë kush.
Po ta tregoj ashtu si ma rëfeu mama ime këtë histori: Mbas pushkatimit ne bregun e lumit të atyre që u dënuan me vdekje Neja, kur u err vetëm me një kep në dorë afrohet tinës në gropën ku kishin hedhur trupat dhe mbasi mundi ta ndajë prej trupave të tjerë vëllanë, i preu një copë nga rrobat dhe e mori me vete për ta parë nëse ishte e kostumit të tij apo jo. Mbuloi përsëri trupin dhe u largua meqë erresira ishte e plotë dhe ajo nuk mundi ta shquaj mirë të vëllanë. Mbasi u sigurua ajo u kthye duke ju fshehur shikimit të një ushtari që vëzhgonte zonën tërhiqet barkas afër varrit dhe mbasi largoi dheun e ngarkoi trupin në kurriz e me mundim të madh arriti ta shpjerë te një gëmushe afër xhades. Pastaj u kthye dhe filloi të mbulojë boshllëkun e krijuar me dheun e gërmuar. Tashmë ushtari e kishte dalluar dhe mbasi lajmëroi oficerin u drejtuan për tek Neja e cila kishte flakur kepin e po vajtonte mbi gropën ku ndodheshin trupat e tjerë.
-Çfar ben ti këtu? e pyet vrazhdë oficeri.
Po vajtoj vellanë, përgjigjet Neja.
Si të quajnë?
Neja i përgjigjet me emër dhe mbiemër, pastaj merr kurajon e i thotël:
A je shqiptar ? A ke motër ti?
Oficeri stepet e i thotë me një zë jo fort bindës:
Ik se po të pashë më këtu do të çoj brenda dhe pastaj e di ti se ç’dru do të hashë…
Neja gjithë baltë largohet në drejtim të kundërt ku kishte fshehur trupin e vëllait.
Pastaj u nis për në Ndroq tek Daje Coni që ishte miku besnik i Tofikut. Ai e kishte qarë si vëllain e tij e sapo mori vesh se ku e kishte fshehur trupin, bëri gati karrocën, hodhi mbi të ca duaj kashtë e u nisën në atë natë të errët për tek vendi që i tregoi Neja. Sapo arritën ndaluan e vëzhguan përreth e si u siguruan terhoqën trupin e ngarkuan në karroce duke e maskuar me kashtën që kishin marrë me vehte. Kështu vazhduan deri në varrezën e Shijakut një vend i veçuar afër Erzenit.
Neja e kishte bërë planin më parë dhe shkoi drejt e tek varri i një foshnje nga fisi i tyre. Si e hapën varrin futën trupin e Tofikut dhe e mbuluan ashtu në heshtje atë martir që mbas afro 50 vjetësh do rivarrosej me nderime ashtu si meritojnë ata që luftuan për vendin e tyre, për lirinë për demokracinë…
Tofik Deliallisi (1910-1947).
Foto e parë : para denimit, foto e dytë: në gjygjin farsë, i transformuar nga torturat.
Në foto poshtë: Neja, gruaja heroinë, motra e Tofik Deliallisit, Emine Deliallisi Kurti
blank blank
blank

XLIII – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XLIII)

 

1946: “Këte Kishë do t’a bejmë kinema..!”

blank

 

Kisha e Jezuitve në Tiranë.Këtu shërbente At Pjeter Meshkalla S.J.

 

Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me ju ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.”

 

Me këto fjalë At Meshkalla i drejtohet kryeministrit katil Mehmet Shehu:                                                                                                        

E pabesueshme asht mbyllja!

Vetem një Shqiptar që e ka qitë ceken me vdekë per Atdhe e Fe, ka mundësi me i thanë një kriminelit kryeminister komunist, se: Jeni tue shkelë premtimet solemne që i keni ba Europës!.. Tue dijtë se per terroristin e grupeve komuniste të Spanjës, tashti krahu i djathtë i tiranit Ever Hoxha, se “një prift katolik per ate asht vetem një shifer…” Dhe, nuk mjaftohet me kaq, po edhe vazhdon mendimin e vet per me e çue deri në fund ate që, At Meshkalla e ndryente permbrenda.

Mbasi Mehmet Shehu i kundershtoi se:“Kjo asht propagandë armiqësore!”, atëherë, At Meshkalla, shperthen si një vullkan i vertetë që rroposë shka i del perpara, pa marrë parasyshë aspak me cilin flet prej terroristave: Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me ju ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.”

Të nderuem lexues! Kanë kalue 32 vjetë që kam pasë fatin me e sigurue këte leter historike, e ndoshta, kur ta ripersëritni leximin e këtyne rreshtave keni me u bashkue me mendimin tim: “Si ka shpetue At Pjeter Meshkalla, prift Katolik dhe jezuit Shqiptar, madje edhe prej Shkodret, studjue në Linz t’ Austrisë.., mbasi i ka thanë që as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ ka mujtë me ju ba nji propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit”…

Asnjëherë kur e kam lexue nuk e kam gjetë shkakun e shpetimit të At Meshkallës, perveç një kujdesit të Mbinatyrshem per Atë Burrë Trim të pashoq.

Kanë me kalue vite e vite të tjera dhe, asht e pamujtun per me gjetë dikush shkakun e shpetimit të vertetë të At Meshkallës, nga thonjtë e një katili të pashpirtë si ishin xhelatët Mehmet Shehu apo Ever Hoxha! E kur, pikrisht, mbas 22 vjetësh kur në mendjen e tyne, pushteti tashti asht i sigurt dhe i plotfuqishem…

Gati gati e pabesueshme kur mendon njeriu sesi një Prift Katolik i thotë: “Ja keni ba vetit!”.

E krimineli vrastar asht i pafuqishem para Priftit t’ pranguem nder hekra. Një mister i vertetë!!

E sot, ma shumë se asnjëherë Jeta dhe Veprat fetare të At Mëshkallës duhen studjue ma shumë se kurr, mbasi Shqipnia komuniste, ishte e pakrahasueshme me të gjitha vendet tjera komuniste të Europës Lindore, per nga terrori dhe vrasjet e Klerikve Katolik Shqiptarë.

Kjo perforcohet edhe me viziten e Papës së Parë që ka shkelë në Token Shqiptare… Një vizitë me të vertetë e paharrueshme historike dhe baritore e Shek. XX…

E mos harroni kurr thanjen e Papës Gjon Pali i II, tek Sheshi i  monumentit  Skenderbeut në Tiranë, me 25 Prill 1993, para disa qinda e mija Shqiptarve:

“Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian e asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!”

Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.

Këto thanje duhet me kenë të shkrueme nder të gjitha faqet e para të teksteve shkollore e universitare…

Mbasi kam frikë se, “Europa i ka harrue këta porosi!”

Fatkeqsisht, as në Shqipni.., sot, nuk ka mbetë kush prej “atyne”.., që duhen me ua kujtue…

         (Fundi i Pjesës së II)

         Melbourne, 11 Tetor 2021.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend