VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

EKSPOZITA FAKTO-GRAFIKE, VLERË KOMBËTARE HISTORIKE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

By | July 13, 2019

Komentet

PROFESOR AGANI MODEL NË POLITIKBËRJE, ATDHEDASHURI DHE ZGJUARSI – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Akademi Përkujtimore në 88-vjetorin e lindjes të Akademik Fehmi Aganit
Moderatorja Xhenetë Veliu, pamje nga salla e Akademisë
 
     
       Nëndega e LDK-së në Niedersachsen (Saksoninë e Ultë gjermane), me kryetar intelektualin dhe veprimtarin e hershëm të Mërgatës, Isa Shabanin, në 88 vjetorin e lindjes, organizoi Akademi Përkujtimore, për Profesor Fehmi Aganin, në Hameln afër Hanoverit.
      Akademia u hap me intonimin e Hymnit të Flamurit shtetëror dhe atë Dardan. Moderimin e bëri Xhenetë Veliu, ndërsa përkujdesjen teknike e bënë motrat Albana dhe Vjendita Shabani. Moderatorja fton në skenë organizatorin, kryetarin e Nëndegës, njëherit edhe anëtar i Kryesisë të Degës, Isa Shabanin, i cili përshëdeti familjarët e dëshmorëve të pranishëm, Hajdaraj e Zeqiraj si dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë. Po ashtu përshëndeti ish-nënkryetarin e LDK-së, bashkëpunëtor i Akademik Aganit, profesor Anton Kolaj; anëtarët e Kryesisë të Degës, të prirë nga Nëkryetari i Degës, Enver Musa, delegacionin e Nëndegëve të Rheinland Pfalzit, të Mynihut, Hamburgut, pjesëmarrës nga Nëndegët tjera si dhe të gjithë të pranishmit.
Isa Shabani – kryetar i Nëndegës të LDK-së në Niedersachsen
     Për jetën dhe veprën e Profesor Fehmi Aganit, foli nikoqiri Isa Shabani: ” Rrjedh nga një familje atdhetare nga Plava, e shpërngulur nga dhuna sllave. U lind në Gjakovë, më 23 janar 1932. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e mbaroi në Prishtinë, ndësa studimet në filozofi i bëri në Universitetin e Beogradit, më 1959. Studimet pasuniversitare, në shkencat politike, i mbaroi në Universitetin e Beogradit, më 1965, duke marrë gradën shkencore Magjistër, me temën
 „Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani“. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, duke mbrojtur me sukses tezën „Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore“.
     Edhe pse shumë i ri, Fehmi Agani u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe të aleancës antifashiste. Në vitin 1951, ai iu kundërvu politikës zyrtare komuniste të Jugosllavisë, për shpalljen e shqiptarëve si turq, që si qëllim kishte dëbimin masiv në Turqi! Dhe, këtu për herë të parë u konfrontua me PKJ-në. Në fund të viteve ’50-a dhe në fillim të viteve ’60-a, punoi si profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe  Prishtinë. Më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën Rilindja. Në vitin 1965 nisi punën ligjërues i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik. Në vitet 1966-74 ishte i pari që angazhohet publikisht për avancimin e statusit të Kosovës në Republikë, andaj u vu në shënjestër të diferencimit politik dhe të presionit policor të Sigurimit shtetëror jugosllav.
     Në vitin 1967 Profesor Fehmi Agani u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Luajti rol vendimtar në organizimin e disa prej takimeve më të rëndësishme shkencore si: Konsulta Gjuhësore e Prishtinës dhe Simpoziumi për Skënderbeun. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Më 1972-73 themeloi Katedrën e Filozofisë-Sociologjisë në Fakultetin Filozofik dhe në vijim edhe Institutin e Filozofisë-Sociologjisë. Ishte një nga ndërtuesit kryesor të Universitetit në tërësi. Themeloi revistat “Studia humanistica” dhe “Thema”, në të cilat ishte kryeredaktor. Për studimet e tij shkencore në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit. Pas vitit 1981, Profesor Agani, për shkak të mospajtimeve me vlerësimin dhe me qëndrimet e politikës ndaj demonstratave dhe ndaj çështjes shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme, ishte në trysni të përhershme politike. Për rrjedhojë, më 1984 iu mor e drejta e mësimdhënies.
     Profesor Fehmi Agani Ishte nënkryetar shumëvjeçarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës  dhe ndër kryesorët në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për Kosovën. Më 1993 u zgjodh anëtar korrespondent, ndërsa më 1996 anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
     Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe ajo e “Urdhri i Lartë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, me të cilën më 21 dhjetor 2001 e dekoroi presidenti i Shqipërisë; “Urdhri i Lidhjes së Prizrenit” me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës, dhe me 6 maj 2004 – Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me një dekret të veçantë e ka dekoruar “për vepra trimërie, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”.
     Prof. Fehmi Agani ka një opus të madh të veprave të shkruara.  Në vitin 2002, në 70-vjetorin e lindjes, Shtëpia botuese “Dukagjini” botoi Veprat e tij në 8 vëllime. Ai zë vend të spikatur në piedestalin e kësaj plejade intelektualësh të merituar. Ishte pjesëmarrës aktiv në jetën shkencore, politike e kombëtare dhe prijës i shumë proceseve progresive me rëndësi historike për Kosovën e më gjerë. Së bashku me akademikët Ali Hadrin dhe Gazmend Zajmin, që nga viti 1968, ishte ideolog i projektit për Pavarësinë e Kosovës, për të cilin punoi me tërë qenien, deri në minutën e fundit të jetës së tij. Bashkëshortja Sadija tregon se Fehmiu, si anëtar i Komisionit të Serbisë për “Shpërblimin e AVNOJ-it”, ashpër kishte kundërshtuar propozimin, që ky çmim t’i jepet Çubrilloviqit, armikut të përbetuar të shqiptarëve. Fale vendosmerisë së tij, aresyetimit që e jep Profesori, ky propozim nuk kalon fare.
     Presidenti Rugova theksonte se “Profesor Agani ishte për një decenie të tërë njeriu më aktiv në lëvizjen tonë për liri, pavarësi e demokraci. Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të veprimit në planin publicistik, diplomatik dhe të veprimit në terren”. Ish-presidenti Sejdiu thotë se “Profesor Agani, që nga ditët e para punoi në themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lëvizjen politike për lirinë e vendit, së bashku me Presidentin Rugova”. Akademik Pajazit Nushi, ka thënë se “Agani do të mbetet shëmbëlltyrë e përkushtimit ndaj mendimit shkencor, e idealeve të lirisë njerëzore e kombëtare të shqiptarëve”. Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, e cilëson Aganin si një “vizionar, intelektual dhe atdhetar, që tërë jetën ia kushtoi lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës”. Blerim Shala rrëfen atë që kishte thënë Profesor Agani në Rambuje: “Edhe nëse vdes së shpejti, do të kem çka t’i tregoj Zotit. Nuk është pak të përjetosh vdekjet e tri Jugosllavive: Mbretërisë së Jugosllavisë, Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë”.
     Bashkëshortja Sadije Agani ka treguar se kur ai u këthye nga Konferenca në Rambuje, veçsa ishte ulur në dhomë, kishte thënë: ”Besoj se e kreva misionin tim në këtë mbledhje. Deri këtu e mendoja. Tani u vendos për sulmet e NATO-s mbi Serbi, tani le ta vazhdojnë të tjerët”.  Ai gjithnjë i ndiqte me vëmendje ngjarjet që po zhvilloheshin në Kosovë. Gëzohej shumë për çdo sukses të UÇK-së. Por ishte shqetësuar pa masë, kur kishte mësuar lajmin për vrasjen të Sali Çekaj dhe Agim Ramadanit,  në luftën e Kosharës dhe kishte qarë si fëmijë, pasi i njihte shumë mirë këta të rinj”.
     Profesor Fehmi Agani në kohën e bombardimeve të NATO-s, ndaj caqeve ushtarake serbe, nuk kishte dëshiruar ta braktisë Kosovën. Pas një muaji e gjysmë qëndrimi në Prishtinë, nga 24 marsi e deri më 6 maj 1999, duke mos pasur mundësi veprimi, vendosi të kalojë në Maqedoni. Ai ishte i bindur se nga jashtë do të mund të kontribuonte më shumë. Por ai u muar në çastet kur ai protestoi kundër ndarjes së të rinjëve nga turma. U pushkatua nga eskadronët speciale serbe, pas urdhrit të marrë nga eprorët e Beogradit.
     Akademik Fehmi Agani e dha jetën burrërisht ashtu siç e kishte jetuar, për rininë, për lirinë e Kosovës, për popullin shqiptar dhe idealet e tij. Pikërisht për këtë, ai jeton edhe sot tek të gjithë ne, sepse vepra e tij, Kosova e lirë dhe e pavarur ekziston. Andaj, shënojmë ditëlindjen e 88-të të Akademik Fehmi Aganit, personalitet i madh i kombit shqiptar, sepse të tillët janë të përjetshëm. Po e mbyll me fjalët e Presidentit Rugova, në një rast përkujtimi për Fehmiun: “Zoti e bekoftë Profesor Aganin”, – e fundoi referatin e tij kryetari i Nëndegës të LDK-së në Nidersachsen të Gjermanisë, Isa Shabani.
Veprimtarë pjesëmarrës në Akademi
     Nënkryetari i Degës të LDK-së në Gjermani, Enver Musa, “përshëndeti të pranishmit në Akademinë Përkujtimore, në emër të Degës dhe të kryetarit të saj,  Osman Ferizi. Diemensioni i Personalitetit të profesor Fahmi Aganit është vlerë, si në aspektin njerëzor, moral, arsimor, shkencor e politik. Bagazhi praktik e profesional të dëshmuar, Agani ishte edhe dora e djathtë e Presidentit Rugova. Përshkallëzimit të rrethanave politike, renies të sistetmit një partiak në Jugosllavi, i kontribuoi themelimi i LDK-së dhe njëri ndër themeluesit ishte edhe Profesor Fehmi Agani.
     Thellësia e mendimit të Profesor Aganit, ishte alfa e çdo iniciative të rëndësishme dhe jetike, që kishte të bënte me organizimin politiko-ushtarak dhe institucional të Republikës së Kosovës. Përkushtimi i tij në shërbim të çështjes kombëtare, i kushtoi me jetë, kur më 6 maj 1999, forcat serbe e ekzekutuan në afërsi të Lipjanit. Vrasja e Profesor Aganit ishte një humbje e madhe për Kosovën dhe proceset e mëvoshme të shtet-bërjes të saj. Mungesa e tij dhe, më vonë, edhe e presidentit Rugova, ishte dhe vazhdon të jetë evidente, për proceset e shtet-ndërtimit dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës”,- tha, ndër të tjera, nënkryetari i Degës, Enver Musa.
Anton Kolaj, ish-nenkryetar i LDK-së
     Kur moderatoja Xhenetë ftoi në skenë bashkëpunëtorin e afërt të Dr. Rugovës dhe të Profesor Aganit, ish-nënkryetarin e LDK-së, Anton Kolaj, salla oshëtiu nga duartrokitjet e të pranishmëve. Politikanët e sotëm, i anashkalojnë të djeshmit, me mendësinë moniste se “historia fillon me ne!” Por, populli i nderon dhe nuk i harron bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova dhe të Akademik  Aganit. Ai falenderoi organizatorët, kryetarin Isa Shabani me kryesinë e tij dhe përshëndeti të pranishmit. “Para jush dua të ndaj disa momente kujtimesh, nga njohja ime, së pari, si student dhe, më vonë, si bashkëveprimtar, në cilësinë e Nënkryetarit te LDK-së. E pata të vështirë të bëjë një përzgjedhje adekuate të kujtimeve të mia, për figurën shumëdimensionale të Profesor Fehmi Aganit.
     Çka të marr dhe çka të lë? Si të lësh kur ke shumë për të marrur nga  Nënkryetari i LDK-së, nga bashkëpunëtori më i ngushtë i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova? Ke shumë për të marrur nga akademiku, profesori, shkencëtari, filozofi, publicisti, politikani dhe, mbi të gjitha, nga i urti i zjarrtë, që kurrë nuk u ndal në luftën e tij, për çlirimin e kombit shqiptar dhe për pavarësinë e shtetit të Kosovës, gjërsa ra në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë.
     Duke respektuar konceptin organizativ te kësaj Akademie, për këtë rast kam zgjedhur tri kohëra dhe tri përjetime.
      Takimi i parë
     „Ban edhe pa serbisht“
Dita e parë me Profesor Fehmi Aganin.
Vëndi: Salla e amfiteatrit në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.
Klientela: Studentët e gjeneratës së parë, Dega Filozofi-Sociologji të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (1973). Salla e mbushur përplot, më djemë dhe vajza. Të gjithë kurreshtarë dhe te veshur, siç thuhet, “si për dasëm”.
Tema: Rëndësia e studimit të filozofisë dhe sociologjisë, sfidat dhe vështirësitë.
Ne podium, para nesh, erdhën dy profesorë. Njëri prej tyre të lënte përshtypjën e një njeriu neutral, në shiqim të parë, pak sa i përmbajtur, por shumë miqësor dhe dashamirës, njeriu i cili reflektonte një mesazh të mirëseardhjës dhe besimit në sukses.
I pari foli sociologu, Profesor Hajredin Hoxha. Nga kohëzgjatja dhe prezantimi i tij, kuptuam, përpos tjerash, se me çfarë veshtirësish dhe sfidash do të përballemi në vijim të studimeve. Disa edhe u ftohën pak. Veç tjerash, u përmend edhe literatura, e cila, atë kohë, mungonte në gjuhën shqipe. Profesor Hajredin Hoxha përpos tjerash, theksoi se duhet me e njoftë mirë serbishtën. Disave, qe nuk kishin njohuri nga kjo gjuhë, u ra  „nuri i dekës“.
Pas pak, gjatë një pauze, disa studentë e rrethuan Profesor Fehmiun, i cili, me durim, iu përgjigjte pyetjeve që studentët nuk patën rast të ia bënin Prof. Hajredin Hoxhës. Një student, si në shaka, iu drejtua Profesor Fehmi Aganit: Profesor, unë po e la këtë punë krejt, se asnjë fjalë serbisht nuk e dij. Ne, që ishim rrethu afër Profesorit, heshtëm. Profesori iu afrua atij „frikacaku“ dhe, duke qeshur, iu drejtua: “Jo, jo, bënë edhe pa serbisht, ka libra edhe në gjuhë tjera, si në shqip, kroatisht, gjermanisht, anglisht etj!” Të gjithë qeshëm. Mesazhi ishte i kjartë!
 
     “Të keshë të drejtë dhe ta fitosh, duhet shumë punë, shumë dije, duhet durim, shumë guxim dhe gadishmëri të madhe për sakrificë”.
Në prag të përfundimit të studimeve të mia në Degën e Filozofi- Sociologji, duhej dhënë, para se të mbrohej punimi i diplomës, edhe një provim më shkrim.
Sa me kujtohet, atë ditë, si mundësi na u ofruan tri tema. Por njëra që më pëlqente shumë ishte:  „E drejta e kombeve për vetëvendosje“. Unë zgjodha këtë temë! Pas analizave të shumta krahasimtare që bëra rreth kësaj teme, konkludova se ne, si shqiptarë, që etnikisht përbëjmë shumicën absolute në territorët ku jetojmë, që gjeografikisht përputhëmi më gjysmën tjetër të të njëjtit komb, që historikisht jemi ndarë me dhunë, nga pjesa e tjetër e kombit shqiptar, kemi të drejtë në vetëvendosje, deri në shkëputje.
      Pas disa ditësh, Profesor Fehmi Agani, me ftoi ne një bisedë, rreth këtij punimi dhe siç thuhet, „u hap“ ma shumë. “Anton, a e dinë pse të kam thirrur”, më tha Profesori? Unë shtanga. “Të kam thirrur, lum Antoni, për temën që ke zgjedhur, si punim me shkrim. Temën për „Vëtvendosjën“, vazhdoi Profesori, e ke shtjelluar shkelqyeshëm. Në disa nuanca, ndoshta, ke mujtë me qënë pak më abstrakt. Për notë, nuk po flasim. Dua të ndalëm vetëm në përfundimin dhe mesazhin që ke derguar. Ai më ka pëlqy shumë. Më vjen mirë kur një student i yni shtjellon dhe mendon kështu. Ky mesazh, aq sa ka vlerë teorike, për ne, ka më shumë vlerë politiko-praktike. Kur të fillojsh punën, besoj se do të punojsh më nxënës, kësaj teme kushtoi hapsirë dhe kujdes të shtuar. Është shumë me dobi, për nxënësit, për prindërit, për kombin në përgjithësi. Siç është e ditur, vazhdoi Profesori, ne, na kanë ndarë padrejtësisht dhe kemi shumë punë për të bërë. Mos harro, vazhdoi Profesori: “Të keshë të drejtë dhe ta fitosh atë të drejtë, duhet shumë punë, shumë dije, shumë durim, shumë guxim dhe gadishmëri të madhe për sakrificë”. Nuk fola asnjë fjalë. U zhyta thellë në mëndime. Kjo ishte dhurata, këshilla më e mirë, përgjatë jetës studentore. E mora si amanet dhe e lëndëzova në mësimdhënie ndër vite.
     Në vitet e `90-a, kur u formua LDK-ja, unë, studenti i Fehmi Aganit, pata fatin të jem krah Tij, krah Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, krah Profesor Anton Çettës si dhe krah shumë burrave dhe grave, që punuan dhe luftuan për Liri, Pavarsi dhe Demokraci….!
       „Nuk kam nevojë me u mbrojtë nga askush“ 
Në vazhdim të viteve të 90-ta, disa zëra të ligjë, nga radhët e LDK-së, në vend që të japin kontributin e tyre intelektual, politik dhe institucional për shtetin e Kosovës,  filluan të hudhin shtizat e tyre helmuese, përpos tjerash, edhe kundër Profesor Fehmi Aganit. Kryeministri i Republikës së Kosovë në egzil, asokohe, akuzonte  Profesorin se ai është “autonomist”. Kjo deklaratë e tij shkatoi indinjatë të thellë, posaçërisht te anëtarësia e gjërë e LDK-së dhe jo vetëm. Unë, në cilësinë e nënkryetarit te LDK-së, që, veç tjerash, isha përgjegjës për organizim të brëndshëm të LDK-së, duke shprehur edhe shqetësimin e antarësisë së gjërë, luta Profesorin që t`i përgjigjet këtyre shpifjeve.
     Profesori argumentoi se ai, “as personalisht, as intelektualisht, as politikisht, nuk ndinë asfarë nevoje të deklarohet rreth këtyre shpifjeve. “Lum Antoni, më tha Profesori. Prej kur kam qëne student e deri me sot, unë, Fehmi Agani, me shkrimet e mia, jam angazhuar për avancimin e të drejtave tona kombëtare, si ato politiko-juridike, ashtu edhe ato kulturoro-gjuhësore. Politikisht, vazhdoi Profesori, duhet të jemi të kujdesshëm dhe mos të lëndojmë pritjet e popullit tonë, i cili kërkon dhe pret që ne të punojmë bashkë dhe të mos i japim argumente Serbisë se jemi të përçarë”, – shpalosi kujtimet e tij Profesor Anton Kolaj, për pedagogun dhe bashkëpunëtorin e tij, Akademik Fehmi Aganin.
     “Në vijim, u lexua telegrami përshëndetës, i kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa, i cili, ndër të tjera, shkruan: “Në pamundësi për të qenë pjesëmarrës në këtë Akademi Përkujtimore, për akademikun tonë të nderuar Fehmi Agani, ju lutem pranoni përshëndetjet e mia të përzemërta dhe konsideratat më të larta, për të gjithë pjesëmarrësit. Akademik Agani, përveç filozof dhe sociolog i shquar, ishte politikan i përmasave ndërkombëtare, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, në ditët më të vështira, kur populli shqiptar i Kosovës përballej me aparteidin. Akademiku jonë Agani ishte njeri i urtë, por i pathyeshëm në idealin e tij, për të drejtën e Kosovës, që të frymojë e lirë. Sot Agani është model në politikbërje, atdhedashuri, konsistencë politike dhe zgjuarësi. Ai padyshim ishte personaliteti më unifikues i skenës politike në Kosovë dhe kjo ishte njëra nga arsyet që armiku nuk e dëshironte të gjallë. Mungesën e Aganit e ndien edhe sot skena politike në Kosovë. Ju falënderoj për respektin që po i bëni Akademik Aganit.
     Lavdi jetës dhe veprës së profesor Aganit”.

 

Nxënësi Sejdi Tullari recitoi vjershën e Agim Hysenit, kushtuar Akademik Fehmi Aganit. Krijuesi Ibrahim Hoxha, i ardhur enkas nga Rosenheimi, deklamoi, emocionalisht e mjeshtërisht, monologun kushtuar Profesor Aganit.

     Anëtari i Kryesisë të Degës të LDK-së, në Gjermani, Fazli Hajdaraj, përshëndeti Akademinë në emër të Familjeve të Dëshmorëve. A i përshëndeti edhe veprimtarët e hershëm: Zymer Lulaj, Qazim Bajgoraliu, Idriz Zeqiraj dhe Agan Nikçin.
     Intervista e Profesor Fehmi Aganit, dhënë Televizionit Shqiptar, pas nënshkrimit të Marrëveshjes të Rambujesë, u dëgjua me shumë vëmendje nga të pranishmit. Programi i Akademisë u përmbyll me këngën kushtuar Akademik Fehmi Aganit, kënduar nga e mirënjohura Liri Rasha.
     Për realizimin e Akademisë Përkujtimore kontribuan Kryesia e Nëndegës të LDK-së në Niedersachsen: Isa Shabani – kryetar, Azem Kelmendi – sekretar, Malë Nikçi e Fadil Gashi – anëtarë, Hysen Jonuzi, Sylë Bytyçi, Osman Gutaj, Shaip Veliu, Selim Kryeziu, Zenë Karaliti, Xhenetë Veliu – veprimtarë.
    Organizatorët shtruan drekë, për pjesëmarrësit në këtë Akademi Përkujtimore.

Mbrëmje festive në Aschafenburg – Nga Neki Lulaj

 

Në mbrëmjen e  së shtunës  në Aschafenburg të Gjermanisë, nën organizimin e Kryesisë së Klubit „Kosova“  dhe kryetarin  Ragip Prapashtica, i cili  solemnisht kishte  organizuar  ta kremtojmë 12 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS.

Ragip Prapashtica, në fjalën përshëndetëse tha: „ Kam nderin dhe kënaqësinë qe nga kjo foltore t`ju përshëndes ngrohtësisht dhe përzemërsisht qe sonte bashkë  kremtojmë këtë datë të shenjët për lirinë e popullit të Kosovës. Uroj që festën tjetër ta festojmë bashkë në një Shqipëri natyrore“.

Konsulli i Republikës së Kosovës Fidan Ibrahimi

 

Këtë mbrëmje e nderuan me prezencën e tyre , konsulli i Republikës së Kosovës, z.Fidan Ibrahimi, kryesija e Shoqatës  Humanitare „Dardania“nga Wiesbadeni me Nenkryetarin Sanush Hulaj,Kryesija e Lidhjës se Krijuesve në Mergatë, Lidhja e Shkrimtareve Artistve dhe Krijuesve  Shqiptar ne Gjermani me Nenkryetarin Neki Lulaj. Kryetari i Lidhjës Shqiptare ne botë për Gjermani me kryetarin Sebastian Nuiqi, kryesin e Shoqatës  „Bashkimi Kombëtar“ në Offenbach me kyetarin e saj Bujar Derguti, Kryetari i LDK-së për Hessen zt. Mustafë Lulaj. Merrnin pjesë invalid te luftës dhe veteran të UÇK-së si dhe  familje të herojnve dhe te deshmorëve ,nxënësit e shkollës shqipe,dhe aktivist të tjerë.

Kryesitë e Shoqatave dhe Klubeve Shqiptare në krye me Ragip Prapashticën

 

Para se të filloi programi kulturo-artistik fjalën përshendetëse e mori konsulli i Republikës se Kosovës ne Frankfurt zt. Fidan Ibrahimi,i cili ju drejtue  me keto fjalë: „Të respektuar te pranishem motra dhe vëllazër ndihëm i priviligjuar qe sonte kam rastin qe te ju uroi dymbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,Ditën  e madhe kur edhe vendi i jonë u nda nga një errësirë shekullore dhe u be pjesë e pandashme e botës demokratike.

17 shkurti i vitit 2008 është akti me  madhor dhe historik kur edhe vendi i jonë u be shtet,kjo ditë madheshtore është kufiri i fatlumësisë që e ndanë. Në këtë ditë me respekt të veçantë ti kujtojmë brezat qe u sakrifikuan për këtë ditë pra qe dhanë pa kursye jetën per lirinë e Republikës së Kosovës. Në emër të Konsullatës shfrytëzoi rastin qe të gjithëve tu uroi festën e Pavarësisë së Republikës se Kosovës  ne emër te vendit tonë i cili dita ditës po deshmon se eshtë vend i stabilitetit dhe i pespektives“.

Ne vazhim ne foltore u ftue poeti Neki Lulaj, i cili para te pranishmeve u paraqit me dy poezi  kushtuar kësaj date te shenjët kombëtare.

Poeti Neki Lulaj

Kohërat e acareve e të shtërngatave kaluan

Mes librave u shkruan ngjarjet e mbushura me data

N.Lulaj

Ne vazhdim para të pranishmeve u paraqit vogëlushja Dea Canolli me këngën Shqipërinë e dua se jam shqipëtar

Kosovën e dua se jam Kosovar…

Kështu u kremtua në Aschafenburg

Ne vazhdim filloi programi burimor shqiptar me  muzikantën Benita Pula, ku të gjithë pjesëmarrësit vallëzuan dhe u argëtuan këtë natë, i cili program vazhdoi deri ne orët e parat ë mëngjesit të ditës së diele.

Sami Musa e lajmëron vetë fitoren si deputet në parlamentin e Hamburgut

Sami Musa e lajmëron vetë fitoren si deputet në parlamentin e Hamburgut. Ja si shkruan në rrjetin social:

“Qytetarë të nderuar të Hamburgut,

Unë u votova në këtë të diele nga një numër i juaji që kanë drejtë votimi në Gjermani,

ju jam shumë mirënjohës për kontributin dhe ndihmën tuaj.

Duke ju falenderuar punës dhe ndihmës së ekipit që ishte 24 orë në disponim edhe duke i falenderuar partisë që prezentoj – SPD Hamburg

– arritëm që të kualifikohem si deputet në parlamentin e Hamburgut.

Duke u bazuar në traditën tonë të lashtë besnike ato fjalë që ju kamë thënë para zgjedhjes sime si deputet po ju themë edhe sot:

„ Me zemër e punë të zellshme do të jemë zëri i juaj në Parlament, jo vetëm zeri i atyre që më dhanë besimin por do të jemë për të gjithë qytetarët e Hamburgut për pesë vitet e ardhshme“.

Na presin shumë punë për të bërë, andaj të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, të punojmë së bashku për një Hamburg liberal dhe demokratik, ti realizojmë obligimet tona kushtetuese dhe demokratike. Së shpejti dyert e zyrës sonë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.

Ju falenderoj përzemërsisht për kontributin tuaj dhe mundin tuaj duke ju dëshiruar shumë shëndetë e jetë të mbarë në qytetin tonë të bukur Hamburg.

I juaji përgjithmonë
Sami Musa
Deputet në Bashkinë e Hamburgut”

Voal.ch e ka mbështetur gjatë fushatës Sami Musën për deputet në Parlamentin e Hamburgut dhe me këtë rast i shpreh urimet më të mira!

Në zgjedhjet e ardhëshme i urojmë që të zgjidhet deputet në Parlemantin e Gjermanisë!

Kush është Sami Musa, shqiptari i parë që zgjidhet deputet në Parlamentin e Hamburgut

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deuteti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. 35-vjeçari është një afarisët i njohur në Hamburg.

Sami Musa ka kandidaur në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e ditës së dielë (23 shkurt) ka fituar më shmë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet/land. Në këtë mënyrë, SPD do të mbetet në pushtet, ndonëse ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6%.

Por partineri i deritanishëm i SPD në koalicion, ekologjistët, kanë dyfishuar numrin e votave (me mbi 24%) dhe në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisjen e përbashkët, por do të forcojnë pushtetin. Pjesë e pushtetit do të jetë pra edhe deputeti i ri me origjinë nga Kosova, Sami Musa.

Musa deputeti i parë shqiptar

Lajmin për fitoren e Sami Musës e ka konfirmuar qysh ditën e djeshme për Deutsche Wellen babai i tij Xhelil Musa, një afarist i kahershëm në Hamburg. Më vonë të gjithë zgjedhësit ka falënderuar edhe vet Sami Musa, i cili premton realizimin e objektivave të premtuara gjatë fushatës elektrorale. “Po i kam fituar 3661 vota dhe besoj se jam brenda në parlamentin e Hamburgut”, konfirmon Sami Musa.

Deputeti i ri i Hamburgut ka falënderuar të gjithë ndihmësit dhe zgjedhësit, me fjalët se “votuesit janë angazhuar për demokraci”, ndësa ai premton se do të angazhohet me të gjitha mjetet për realizimin e premtimeve dhe vlerave demorkatike. Lajmin se Sami Musa do të jetë pjesë e parlamentit të Hamburgut e kanë botuar publikuar ndërkohë jo vetëm familja e tij, por edhe mediat gjermane./DW

Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të vëndoset në Prizren në datlindjen e tij më 6 maj 2020 – Nga Nue Oroshi

Duke e parë faktin se shumë mërgimtarë anë e kënd Evropës e Amerikës edhe shumë shqiptarë që jetojnë në të gjitha trojet shqiptare dëshirojnë të marrin pjesë në vëndosjen e Monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren,Shoqata “Trojet e Arbrit “njofton të gjithë shqiptarët se vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të bëhet më, 6 maj 2020.

Kjo shtyrje prej dy muajsh ka të bëjë me procesin e përgaditjes së monumentit nga ana e skulptorëve si dhe në përfundimin me sukses të aksionit për grumbullimin e mjeteve nga ana e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.Që gjithçka të shkoj mirë e mbarë i ftojmë mërgimtarët shqiptarë si dhe komisionet që kemi formuar nëpër shtetet e Evropës dhe Amerikë që ta shpejtojnë sa më shpejtë që është e mundur grumbullimin e mjeteve financiare.

Ponjashtu falënderojmë të gjitha ata të cilët deri më tani na përkrahën pa kursyer që ky projekt kombëtar të përfundoj me plotë sukses.Të  kontribosh në mbrojtjen e identitetit shqiptar nëpër shekuj është madhështi, ti largohesh këtij kontributi dhe ta mohosh identitetin Kastriotas  është një ligësi dhe atdhemohim që se kemi pasur asnjëherë traditë gjatë tërë historisë sonë.

Ne emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit “Nue Oroshi kryetar

Trashëgimia politike e treshës së zezë Thaçi-Vuçiç-Rama që po e shkatërron kombin shqiptar – Nga Nue Oroshi


Shpeshherë gjatë periudhave të ndryshme historike shqiptarët kanë dhënë trima dhe atdhetarë kanë dhënë personalitete largpamëse që e kanë mbrojtur popullin shqiptar nga shfarosja,vrasjet masive, maskrat e ndryshme,djegiet, shkatërrimet dhe shumë e shumë gjëra të tjera që i përjetuam gjatë historisë tonë. Por fatkeqësia qëndron në faktin se shpeshherë në momente kyçe të historisë patëm edhe shumë tradhtarë dhe bashkëpunëtor të pushtuesve të cilët punuan pandërprerë në dëm të kombit shqiptar dhe në dobi të armikut shekullor.

Shpeshherë ata që nuk janë njohjës të mirë të historisë shqiptare mund të befasohen se si është e mundur që politikanët e lartë të Shqiperisë dhe Kosovës të jenë në krahë të Serbisë kundër Shqipërisë e Kosovës. Por për ne që i njohim shumë mirë rrjedhat historike sidomos në shekullin e fundit e dimë shumë qartë se kjo vijë politike pansllaviste është trasheguar që nga ai moment kur në Shqipëri dhe Kosovë u formuan deget e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në krye të këtyre dy degëve në Shqipëri u vendos komunisti pansllavist Enver Hoxha dhe në Kosovë u vendos komunisti pansllavist Fadil Hoxha.

Të dy këta u vuen me besnikëri në shërbim të politikës ruso-serbe dhe me devotshmerinë më të madhe punuan e vepruan që ti vrasin dhe ti masakrojnë vëllëzerit e tyre shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë.Janë të njohura tash masakrat që zhvilloj dega e Partisë Komuniste e Jugosllavisë në Shqipëri me në krye me tradhtarët Enver Hoxha,Koqi Xoxe,Mehmet Shehu,kolonelet rus Sofolevski dhe Valevski, emisarët jugosllav që themeluan Partinë komuniste në Shqipëri,Mugosha,Tempo, e Popoviqi.Kjo degë e Partisë Komuniste Jugosllave në Shqipëri masakroj dhe vrau atdhetarët shqiptarë në Mirditë, Lumë, Shkodër dhe në Malësi.Ata jo vetëm që vranë atdhetarët shqiptar por edhe i masakruan fëmijet e djepit dhe nënat shqiptare mbi 80 vjeçare duke i dërguar në intërnim siç ishte internimi në Tepelenë,Spaq dhe shumë burgje vdekjeprurëse.
Kësaj dege të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Shqipëri nuk iu mjaftua me kaq por dërguan të rinjet shqiptar për të masakruar atdhetarët nacionalistë në Kosovë dhe Maqedoni,për ta shuar kryengritjen e profesor Ymer Berishës,Shaban Polluzhës,Ndue Përlleshit,Mehmet Gradicës,Parisë së Shalës dhe Karadakut,Xhemë Gostivarit dhe shumë e shumë atdhetarëve të tjerë në mbarë trojet shqiptare.Është fatkeqësi se kësaj dege të Partisë Komuniste të Shqipërisë në Kosovë i ndihmoj edhe dega e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Kosovë që udhëhiqej nga Fadil Hoxha,Ali Shukriu dhe shumë komunistë tjerë të Kosovës, të cilët vranë dhe masakruan vëllëzerit e tyre në Kosovë vetëm pse e dëshironin një Kosovë Evropiane dhe jo një Kosovë me një ndikim ruso-jugosllav.

I dhashë këto dëshmi faktografike, për ti bërë me dije lexuesit shqiptarë se nuk është rastësi se Edi Rama është duke e ndjekur rrugën e tradhëtisë së krimineleve komunist Enver Hoxha e Mehmet Shehu,Hashim Thaqi është duke e ndjekur rrugën e krimineleve komunistë Fadil Hoxha e Ali Shukriu kurse Aleksander Vuçiç është në shërbim të shtetit të tij Serbisë që është projekt i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Beogradit dhe nuk është duke levizur asnjë milimetër nga elaboratët e Qubrilloviçit, Andriçit, Rankoviçi, Millosheviqit dhe shumë viçave tjerë,sepse ëndrra e tyre është deti shqiptar.

Hashim Thaqi duhet të shkarkohet urgjentisht

Duke parë se Hashim Thaqi tani më është shëndrruar në një Ali Shukriu modern apo një Esat Pashë Toptan, duhet që urgjentisht Parlamenti i Kosovës të merr masat e duhura dhe ta shkarkon Hashim Thaqin nga posti i Presidentit të Kosovës.Këtij shkarkimi përveç dy partive të pozitës VV-LDK, duhet ti bashkangjitën edhe Ramush Haradinaj me depuetet e AAK-së dhe Fatmir Limaj me deputet e Nismës, për faktin se që të dytë në këto njëzet vitet e fundit patën pasoja edhe me burgosje fizike por edhe me dorëheqje nga postet qeveritare vetëm për faktin se e mbrojtën Kosovën në kufijtë e saj.Parlamenti i Kosovës me të shkarkuar Hashim Thaqin duhet që në seancën e së njejtës ditë ta zgjedhë një Kryetar të Kosovës nga Drenica.
Këtë e them për dy arsye:e para për faktin e nderprerjes së përqarjeve rajonale dhe e dyta per faktin se pikërisht në këtë krahinë heroike vinë edhe shumë familje që me shekuj kanë dhënë kontribut kombëtar dhe janë sakrifikuar për shqiptari. Ka mjaftë familje atdhetare nga Drenica ku një pinjollë i familjes së Shaban Jasharit,një pinjollë i familjes së Mehmet Gradicës,i familjes së Shaban Polluzhës,i familjës së bajraktarit të Llaushës, njëri ndër ta, do ta kryenin funksionin e kryetarit të Kosovës me plotë pergjegjësi sepse janë familje atdhetare që ia dinë vlerën lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës se janë sakrifiku dhe martirizu për shqiptarizëm.

Pse ftohja e politikës amerikane ndaj dy shteteve shqiptare?

Është fakt se kohëve të fundit politika amerikane është e ftohur me politikanët shqiptar në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni për faktin së shumica e tyre ndryshe flasin e ndryshe po veprojnë.Disa prej tyre madje i kanë shumë thellë duart e përzier edhe në rekrutimin e të rinjëve shqiptar që u bënë ushtarë të ISIS-it dhe luftonin kundër ushtrisë amerikane.Disa nga këta politkanë madje më tepër e duan dhe e dojnë sulltan Erdoganin me moton e hershme se duam babën e jo shkabën. Bashkëpunimi i këtyre politikanëve shqiptar dhe lobimi i lobit serb në Amerikë deri dikund e ka ftohur politikën amerikane nga politikat e gabuara shqiptare por jo edhe nga përkrahja për popullin dhe dy shtetet shqiptare.Këtu do tu kisha bërë një thirrje edhe shqiptarëve që jetojnë në Amerikë që të mobilizohen ashtu siç kanë ditur gjithmonë edhe kësaj radhe mos të kursejnë por të angazhohen fuqishëm tek Administrata Amerikane e në veçanti tek Kryetari i Amerikës Tramp që ta përkrahë më tepër çështjen shqiptare në përgjithësi.

Hajde të të kiss Nga Romelda Bozhani

Ata ishin shqiptarë. Shkodranë, më saktë. Dhe ishin të bukur, tërë nur e qeflinj si mirditorë. E kthyen përbys aeroportin e Romës ndërsa prisnim avionin e linjës. Ishte hera e parë pas shtatë vjetësh që ktheheshin në Shqipëri. Ishin emigrantë që jetonin nё Skoci e sapo kishin marrё dokumentat.

Mua m’u hapën sytë kur i pashë ashtu të shëndetshëm e të zhurmshëm. Ishte pragu i Vitit të Ri dhe unë kisha vendosur të kthehesha në shtëpi. Dy vjet larg shtëpie. Edhe unë ndihesha si e babëzitur. Vija nga Dar-es-Salaami dhe m’u desh të udhëtoja njëzetë e katër orë për të mbërritur në Tiranë. Në Romë ishte ndalesa ime e dytë e stërgjatë. Ambasada italiane në Tanzani s’më kishte dhënë vizë pёr tё shkelur tokёn dhe mua m’u desh të prisja një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë orë në aeroport. M’u desh të prisja edhe vonesën e avionit të linjës, Alitalia. Ashtu, nga një stol në tjetrin, nga një dyqan në tjetrin, nga një lokal në tjetrin. E mbushur me rraqe të shumta, unë prisja.

Pritja ime e parë tranzit ishte në aeroportin e Addis-Abbebës. Etiopia, me njerëzit që vdesin rrugës dhe me aeroplanë të fuqishëm, më bëri pështypje edhe pa lëvizur nga vendi. Gjithë udhëtimit nuk rreshta së foluri për Shqipërinë. Fqinjtë e mi, pakistanezi që jetonte në Afrikë dhe israeliti turist i rastësishëm, u dashuruan pas Shqipërisë. Sepse e doja unë Shqipërinë.

E prita së bashku me izraelitin avionin e radhës pasi pёrcollёm pakistanezin tonё qё i duhej tё merrte avionin pёr tjetёrkund. Të ulur në kafenenë e aeroportit, ne flisnim e flisnim. U bashkuan me ne edhe dy tanzanezë që i kisha njohur rastësisht në aeroportin e Dar es Salaamit. “Bukuri”, mendoja ndërkohë, “ja katër njerëz të ndryshëm që bashkohen lehtësisht. Kur të shkoj në Shqipëri, do t’i puth të gjithë”.

Dhe i desha shumë ata njerëz që më lehtësuan udhëtimin e gjatë. I desha shumë edhe shitëset etiopase, joshëse si bukë majoshe, që më lehtësuan nga çantat e shumta të dorës. Ashtu, pa i njohur e pa më njohur, më thoshin: “Mos u lodh, e dashur! Lëri çantat këu sa të vijë avioni yt, t’i shohim ne, pa merak”.

M’u duk gjëja më normale në botë  ky vëllazërim besimesh që të lehtësonte kësisoj. Unë harroja që ndodhesha ende në Afrikë.

Europën e ndjeva qysh në gjashtë të mëngjesit. E sfilitur nga gjumi i pagjumë i avionit, isha e etur për një kafe.

“Shko paguaj te kasa”, më tha italiani te banaku. Shkova te kasa, pagova, u ktheva te banaku dhe u vura në radhë. Më erdhi radha. U kujtova që bashkё me kafenё doja edhe një shishe ujë.

“Shko e merre te frigoriferi”, tha italiani i kasës. “Paskam mbërritur me të vertetë në Europë”, mendova.

“Shumë të ndёrlikuar jeni.”, iu drejtova e bezdisur kasierit indiferent, “Kam gjysmë ore që s’po mundem dot të pi një kafe. E të mendosh që kam udhëtuar gjatë gjithë natës! Po sheqerin, mos duhet ta marr në katin tjetër?!”.

“Nga vjen ti?”, më pyeti ai i çuditur.

“Nga Afrika”, i thashë, “dhe po shkoj në vendin tim. Atje, në lokalin tim të preferuar, kamarieri të pyet: ç’të kërkon trupi që në pikë të mëngjesit, motra?! A e kupton se si të shkon kafeja pas një pritjeje të tillë?!”

“Ah, prandaj!”, u përgjigj ai duke hapur sy e gojё bashkё nga gjumi i shkёputur me pёrdhunё.

“Lëre fare”, ia bёra. Ndjeva mёrzi sikur atij njeriu t’i kishte ardhur vetja në majë të hundës. U ula. Me vete, ngjitur pas tryezës së vetmisë sime, vendosa karrocën mbushur me plaçka të shumta.

Më duhej të blija dhurata. Shitëset më thanë se pa një pullë siguracioni s’dilte gjë nga dyqani i tyre. Ajo pullë gjendej një Zot e di se ku, nga ana tjetër e aeroportit. Duhej të zbrisja ca shkallë, duhej të përshkoja ca korridore e salla e, në fund, t’i hipja një treni. Njerëzit të mbysnin me parfumin e tyre të freskët, ndërsa unë sillja djersën dhe teshat e lehta nga Afrika  e nxehtë.

“Më duhet të lë plaçkat diku, do kthehem”, i thashë policit me xhaketë me rripa të verdhë.

“Bën mirë t’i marrësh me vete.”, më tha, “S’ka kush t’i ruajë. Njerëzit s’kanë besim sot”.

“Ç’jeni bërë ju kështu?!”, iu ktheva. Dhe po bёhesha gati tё ngarkohesha nga tё katёr anёt sёrish me bagazhet  mia.

“Do pimë kafe bashkë kur të kthehesh?”, më pyeti polici me buzën në gaz.

Ato dy fjalё tё shkёmbyera nё ato dy minuta ia vlejtёn njё besim dhe njё kafe. “Bukuri!”, mendova duke hequr zvarrё çantat, “B ota qenka bёrё mё ironike nga ç’e mbaja mend”.

Njerëzit më pengonin me vrapin e tyre mospërfillës e lodhja mё kishte mposhtur qysh nё Etiopi kur nё dymbёdhjetё tё natёs m’u desh tё merrja avionin pёr nё Itali. Prandaj m’u hapën sytë kur erdhi ora për avionin tim të fundit. Do të isha mes shqiptarësh, do të flisja shqip.

E ndjeva veten mes shqiptarësh vetëm kur familja shkodrane u dёgjua qysh larg. Gjëmonin nga zëri i lartë, nga hokat e nga lodrat. Deri në atë çast, unë isha rrethuar nga shqiptarë që bënin sikur s’ishin shqiptarë. Të heshtur, të zymtë, indiferentë, të përmbajtur, të shkëputur. Ata shqiptarë dukeshin të mbushur me ndjesi faji e inferioriteti. Të bindur që njerëzillëku dhe nxehtësia e tyre e dikurshme, sot, quhej e tepërt. Nga njëra anë më vinte një shqipe e çalë e përzier me një italishte të çalë. Edhe çifti që kisha përballë nuk fliste shqip.Të ulur përkrah njëri–tjetrit, ata flisnin një anglishte për t’u patur zili. Se ku e kisha parë atë vajzë! I shihja dhe prisja që veshi të më kapte të paktën një fjalë shqip. Por ata, anglisht e vetëm anglisht. E lodhur, e mërzitur, hapa librin që e kisha marrë si fishek vetmie qysh nga Dar-es-Salaami. Kështu më gjeti vajza fëmijë e familjes shkodrane. M’u afrua dhe u ul pranë meje. Veshi më kapi shqip. E ëma, një grua e ngjallur, përpiqej të vinte rregull në zhurmën që krijonin të bijtë.

“Hajde këtu, mor skocez i keq!”, i bërtiti vogëlushit që s’linte dy gurë bashkë. Vogëlushi ishte një bukuri katër vjeçare me kaçurrela të arta e belbëzone anglisht. Djali i madh vinte nga pas së bashku me të atin. Duart i kishin plot me çanta të rënda.

“Nga jeni ju?”, pyeta vajzën pranë meje. Mezi e përmbaja veten nga entuziazmi. Ndërsa unë prisja përgjigje, ajo u çua me ndrojtje e iu afrua së ëmës.

“Mami”, i tha, “ajo vajza është shqiptare. Më foli shqip por unë nuk i kuptova të gjitha fjalët”.

“S’ke faj.”, iu përgjigj e ëma, ”Ke ikur e vogël nga Shqipëria”. E tërë shend e verë u drejtua nga unë me një buzëqeshje ngjitëse.

“Më lodhën”, tha. U rehatua pranë meje e vazhdoi: ”Ky i vogli është i tmerrshëm fare, s’u ka lënë gjë për prapështi skocezëve….”.

“Maaaa”, e ndërpreu djali i madh, “Ki kujdes çantat! Thonë që këtu në Itali të grin mafia”.

“Ik, mor bir!”, ia ktheu tërë duar e këmbë e ëma,”S’plasi mafia për brekët tona!” Dhe e qeshura e shkundi të tërën. Ajo e qeshur si gjëmim më zuri edhe mua. Doja ta puthja edhe vogëlushin tërë kaçurrela, por ai u largua e më pa tërë inat si të isha ndonjë rrezik.

M’u ndërmend vajza e vogël e çiftit kanadez, bujtës të përhershëm në shtëpinë time në Tanzani. E puthja here pas here atë vogëlushe, por duket se puthjet e mia i bezdisnin prindërit e huaj. Një ditë, me gjuhën e saj tërë ledha, vajza më tha se e ëma dhe i ati nuk donin që unë ta puthja. Atëherë, edhe unë e quajta nxehtësinë time të tepërt. Përmbajtja ime me çiftin kanadez u tkurr deri në një përshëndetje të thatë mëngjesore. Pёr gjatё gjithё ditёs mё pas, mbyllesha nё vetminё e dhomë sime.

“Të thashë”, m’u drejtua ajo grua si e zënë  në faj, “ky ka kokë skocezi…Po ia rregulloj unë qejfin këtij!”. E buçiti me të madhe: “Hajde more të të kiss një herë”. E rrëmbeu nga krahu pa pyetur për mjaullitjet e klithjet e të birit, ia ngjiti buzët në faqe dhe e puthi me sa fuqi kishte. U ndje zhurma e një “ah!” kënaqësie tё madhe që doli nga  gjoksi i bëshëm i saj. I vogli fshiu faqen, iu hakërrye anglisht së ëmës dhe ia mbathi drejt kushedi ç’ngatërrese apo prapështie skoceze.

Erdhi, më në fund, çasti i nisjes. Një zë, një altoporlant në gjuhë të huaj, sërish në një tjetër gjuhë të huaj, lajmëroi nisjen. Doja të angazhoja edhe çiftin përballë meje në festën tonë të vogël. Por askush nga ata nuk belbëzonte në gjuhën time dhe e kuptova qё nuk bёnin gjoja. Ata ishin amerikanë e vinin në Shqipëri për herë të parë. Kishin adoptuar një vajzuke shqiptare që mezi ç’prisnin ta shpinin në shtëpinë e tyre. Dukeshin të shplodhur e të qetë. Buzëqeshnin në drejtime të ndryshme pak si të hutuar e ecnin me hap të lehtë. Në duar nuk mbanin asgjë.

Lart e më lart Flora Suldashi: 16 Finalistet e Miss Germany 2020 do të vishen nga kreatorja shqiptare

16 Finalistet e Miss Germany do të vishen me kreacionet e kreatores shqiptare, Flora Suldashi dhe do të fascinojnë publikun elitar gjerman me veshje moderne, me bukurinë e tyre dhe programin e përgatitur nga profesionalistë të korporatës Miss Germany.

Finalja mbahet sipas traditës 40 vjeçare në Europapark -(zonën turistike), në prani të afër 2500 mysafirëve dhe shumë mediave gjermane. Kujtojmë se koorporata Miss Germany është koorporatë 90 vjeçare dhe se bashkëpunimi i Flora Suldashit me këtë koorporatë vazhdon tash 7-8 vjet. Me këtë Flora dëshmon lojalitetin dhe profesionalizmin dhe vendos themelet për një traditë të re.

Për Bota Sot, Flora tregon se vajzat do të prezentojnë dy vija të modës të brendit të saj “Flora S” në hapje me kostume të femrave (të prodhuara në Kosovë) dhe në mbylljen e programit me fustana artistik, të gjithë unikat. Finalja mbahet me datën 15.02 dhe mund të përcillet drejtpërdrejtë në Youtube dhe Facebook.

 

 

Foto nga dpa

Tё integrohesh me atё… tё s’ёmёs Nga Romelda Bozhani

Prapё te stacioni. Prapё nё pritje. Sёrish ndjek me sy autobusёt qё kalojnё sa majtas, sa djathtas, me tё gjithё numrat e mundshёm, pёrveç atij tё tёndit. Sheh klientёt qё futen te dyqani i bukёs; qenin e lidhur para supermarketit qё pret, edhe ai, herё me durim, herё duke qarё. I zoti bёn pazarin e ia kёput muhabetit me shitёsin e radha bёhet radhё. Kthen kryet nja njёzet herё pёr tё parё si pa tё keq ballkonin e shtёpisё tёnde, po vjen njё çast e nuk kthehesh mё se ajo fqinja e katit tё pestё, qё, dje, tё ka zёnё pritё te shkallёt pёr t’i gjetur qiraxhinj se, qёkur tё ka njohur ty, ka filluar tё ketё besim te shqiptarёt, tё ka pikasur e bёhet flamur pёr tё tё pёrshёndetur.

Ndёrkohё, me njё cep tё mendimit, bёn edhe listёn e librave qё do lexosh nё kohё tё ngeshme; kёndon pa zё atё melodinё qё aman o zot se si tё ёshtё ngulur nё tru si gozhdё e ndryshkur; bёn plan tё marrёsh nё telefon andej nga Shqipёria se helbete, kёndej sytё ata dhe, andej, mendja jote, po prapё iku edhe sot se ti je vonё pёr çdo gjё; sheh atё gruan te autobusi i kahut tjetёr, qё me kufje nё vesh, ta bёn me shenjё sikur po jep e merr me ty; tё vjen bangladeshasi pёr tё shitur shalle se surrati yt i bardhё i duket si çdo surrat tjetёr i bardhё, pavarёsisht se tё ka ardhur vёrdallё nja pesё herё tё mira dhe ti i ke thёnё “jo”; e bёn veten pёr njё lek qё nuk zё mend e s’del njёçik mё pёrpara nga shtёpia pёr tё mos thyer kёmbёt kёshtu çdo ditё.

I pёrtyp e i ripёrtyp tё gjitha kёto, edhe nja dhjetё herё tё tjera, i shton edhe sedrёn e veshit qё do tё ta tёrheqin e do tё ta bёjnё tutkun atje te puna, ha veten me dhёmbё pse s’shkove andej nga trami qё mund tё vinte mё shpejt dhe, nё fund, dorёzohesh. “Nё djall shkoftё!”, thua. Ndihesh e lodhur. Pikёrisht, nё atё çast, njё autobus tё ndalon te kёmbёt. Ёshtё numri yt. Kjo fitore e vogёl ta ngre humorin. Nervat ende s’tё janё bёrё ujё si dje nё kёtё orё kur autobusi tё la nё mes tё rrugёs.

Pёr tё shkuar nё punё, mё duhet tё marr, çdo ditё, njё autobus, njё metro, dy metro. Ose andej nga ana tjetёr, marr njё tram e njё metro. Jo, prit, se ia futa kot. Njё ditё po e njё ditё jo, andej, marr tramin e prishur, pastaj metronё dhe, kёndej, autobusin qё mё shpie te metroja pa ajёr e pastaj prapё metronё,  me ajёr kёsaj here, se, helbete, po i afrohemi qendrёs. Nё caput mund-in tonё ke vёrtetё njё shumёsi zgjedhjesh e nё ditё tё zakonshme, merr autobusin, ose mё mirё, pasi tё ka dalё shkuma duke e pritur autobusin, mё nё fund hipёn dhe shtypesh me njerёzit pa e prishur qejfin fare, se ja, shyqyr zotit, erdhi dhe ti, “mjau”, “hum-hum” “muuuu”, “beeee”, s’mund t’ia bёsh se asgjё nga kёto s’pi mё ujё.

Dhe e sheh veten duke u shuar me ato “shёt”-et dhe”uf”-et e tua pasi ke ngrёnё tё gjithё thonjtё e mundshёm e ke kafshuar buzё poshtё e buzё lart.

Sot, pёrpёlitem po njёsoj, por autobusi vjen dhe mё shpie te metroja pa ajёr dhe mё pas, metroja me ajёr mё shpie nё qendёr tё Qendrёs. Nё metro, shtyhesh, ngjitesh me kёmbё se janё prishur shkallёt lёvizёse, prekesh me njerёz, shahesh, fillojnё “uf” e “puf”-et prapё, ti s’di ku ta mbёshtesёsh çantёn, pastaj dorёn, pastaj hap kёmbёt qё tё mbash ekuilibrin se dorёn e ke nё hava, kthehesh majtas se djathtas ta shkeli syrin ai boti andej dhe ti s’ke fuqi as t’ia kthesh, as ta anashkalosh me stil se mendja tё ecёn mё shpejt se metroja dhe, mё nё fund, mbёrrin te stacioni ku duhet tё zbresёsh.

Del. Merr frymё thellё, betohesh qё nesёr do dalёsh nja gjysmё ore mё pёrpara nga shtёpia, rregullon hapin, domethёnё, ia kris vrapit dhe frymёn e mban te klubi i amores sё parё.

Amoren e parё e takoj gjithmonё te klubi ku pi kafen e katarsisit, siç e quaj unё kёtё kafen qё mё lipset tё mbedh zemrёn nga pёrpёlitjet herkuliane qё bёj gjatё gjithё rrugёs. Amorja ёshtё kalabrez dhe ka disa kohё qё ёshtё shkulur nga jugu dhe ёshtё ngulur nё caput mundi.  Ia ka arritur tё bёhet drejtor lokali i biri i botёs dhe meqё ёshtё martuar me njё shqiptare, seç mё pёshpёrit me krenari ca fjalё rrugёsh nё vesh. Nё shqip, kuptohet. Dhe s’e ka pёr gjё se, fjalёt e pista, nё gjuhё tё huaj, tingёllojnё njёsoj si fjalёt e pastra. Unё qesh dhe mё duket si ariu artist. Mё pёlqen amorja se ёshtё gjithmonё me humor tё mirё. Biseda me tё ёshtё si njё film me pjesё: sot njё gjё, nesёr dy gjёra e brenda njё jave e ke kopsitur gjithё muhabetit. Mё thotё qё dje ka bёrё njё konkurs e ndihet si nё gjemba dhe unё sot marr vesh se ёndrra e tij ёshtё tё bёhet polic. Nё kёtё Romёn tonё tё vjetёr, edhe kjo ёshtё njё ёndёrr e re integrimi.

Seç kёrkon andej poshtё banakut, amorja e dytё. Ngrihet, i bёrtet ca fjalё tё pakuptueshme banlgadeshasit qё mё pret me njё fytyrё gjyhnaqare e me njё tufё lulesh nё dorё, nё tё dalё tё lokalit. Kёndej, bangladeshasit, ndryshe nga bashkёkombasit e tyre nё periferi, shesin lule dhe çadra. Lule, nё ditё me diell dhe, çadra, kur bie shi. Duket sikur i mbajnё sytё nga qielli dhe ngjajnё si ca magjistarё tё lashtё qё parashikojnё motin. Njё natё tё vonё, njё nga kёta magjistarёt e lashtё, e pashё tё fuste çadrat e tё nxirrte lulet nga njё sahat uji. Nё sheshin e boshatisur, shiheshin dy turistёt e fundit. Nё njёrёn dorё mbanin çadrёn e nё tjetrёn, lulet tё bёra qull nga njё shi i beftё pranvere.

Falё amores sё dytё, unё tashmё jam bёrё si “e shpisё”, kёtu, si i thonё. Nё fillimet e mia, kafen e shpejtё, e pija nё heshtje. Njё kafe e shpejtё para se tё integrohesh mё sё miri andej nga puna, e justifikon mё shumё vonesёn nё mёndjen tёnde. Kёndej, kafja, rrufitet si tek ne tekja e rakisё. Kuptohet, pa ndonjё pasthirmё kёnaqёsie nga pas se s’duhet tё humbasёsh kohё. Merret kafja, nё nxitim e sipёr hidhet sheqeri, (nёse e pi pa sheqer aq mё mirё), trazohet trazohet trazohet trazohet trazohet, ndalon. Si nё ethe hedh sytё nga filxhani. E pi me sy, fillimisht.

Me mendjen tёnde, njёherё thua se tё paska hedhur shumё dhe, herёs tjetёr, se tё paska hedhur pak. Nё rastin e parё, tё rehatohen muskujt, nё tё dytin, shtrydh turinjtё e seç thua nёpёr dhёmbё. Pastaj e kthen filxhanin me njё gllёnjkё. Unё, deri tani, pёr hir tё integrimit, kam mёsuar ta kthej me dy gllёnjka. S’mё bёn zemra ta shndёrroj nё hiç njё rit timin tё preferuar qё dikur na e ngrohte si vatёr tryezёn me miqtё e mi shqiptarё.

Isha e ngeshme, atё ditё. Nё filim, hyj, pёrshёndes, pres. Amorja e dytё buçet. “Tё q..fsha nёnёn!”. Vazhdon. “Shkofsh nё p… tё sat’ёme!”. E kishte me atё klientin qё sapo iku. Ishte zёnё me tё nё italisht dhe tani e shante nё shqip. “Po kjo ёshtё gjuha ime”, ia kthej unё e habitur dhe tёrё hare si tё mё thoshte mjalt andej e mjalt kёndej. Mё bёnte pёrshtypje shqipja nё gojёn e njё indianeje. Ajo shkrihet gazit. E pason edhe amorja e parё. “Na fal po kemi njё shqiptar kёtu qё bёn pica e na mёson shqipen”, mё thotё ajo dhe hap dhёmbёt. Qysh atёherё, jemi bёrё mikesha. Me atё italishten e saj tёrё tinguj tё mprehtё, sa mё sheh tё futem te dera, mё pyet: “Kafe, amore?”.”Po, kafe, amore”, i them unё dhe s’mё bёn mё pёrshtypje kjo valё dashurie qё na mbёrthen tё gjithёve. Vetёm nё kёtё lokal, punojnё nja shtatё “amore”: njё shqiptar, njё indian, njё italian, dy italianё apo dy shqiptarё, s’ka rёndёsi e, kёshtu, nё çdo lokal e restorant kёndej nga qendra.

Nё tё dalё, pёrshёndetem me njё amore tjetёr egjiptian me kaçurrela tё zeza qё ёshtё integruar pёr shtatё palё qejfe duke u martuar me vajzёn e pronarit. Pёrpiqet tё mё bёjё pёr tё qeshur si amorja  e parё dhe mё thotё ndonjё fjalё nё shqip, si rastёsisht. Nuk e di pse s’mё bёn pёr tё qeshur. Ndiej nё zёrin e tij njё ndryshim stili. Vazhdoj. Derisa tё mbёrrij nё punё, do pёrshёndetem dhe do puthem me nja njёzetё e shtatё “amore” tё tjerё qё s’ua di emrat dhe emrin s’ma dinё, por qё ditёn ma mbushin.

Kёto rrugicat e ngushta tё Romёs mё sjellin nё vesh gjullurdinё e kullёs sё Babelit: secila gjuhё pёrzgjedh njeriun. Restorantet qё gёlojnё nga turistёt, falё kёtyre vajzava, djemёve, burrave e grave qё njё ditё vendosёn tё lenё atdheun e tyre e tё marrin udhёt, i shoh si agoratё e dikurshme greke ku nё vend tё mendimeve e ideve filozofike, shkёmbehen pёrvoja tё gjalla jetёsh njerёzore. Ndёrthuren, dredhojnё, pёrpёliten, shtrembёrohen, puqen, humbasin e dalin sёrish nё dritё si kёto rrugica tё fshehta, jetёt e kёtyre njerёzve. Herё tё forta, herё tё brishta, herё tё zymta, herё tё gёzueshme, herё tё reja, herё tё vjetra, herё sublime, herё mjerane, kёto jetё, ngushёllohen.

Mё kot gjёrat priten tё ndodhin e tё ndryshojnё nga lart. Integrimi i vёrtetё ndodh kёtu poshtё, nё damarёt e Romёs. Nё kёto kalldrёme tё bujshme, ku gurёt antikё ende s’e kanё gjetur vendin e tyre, secili prej nesh, lё gjurmёt e botёs nga vjen, nё kёrkim tё botёs sё madhe.

*Autorja jeton në Romë

Një vështrim kureshtar mbi librin ”Gishti mbi Ohër ” i Shkrimtarit, Poetit, publicistit, veprimtarit dhe mbi të gjitha, atdhetarit të flaktë, Hamit Gurgurit!

 

 

Shkruar nga Ibrahim Abedini

Shkrimtari dhe Poeti Strugan

 

Më ra në dorë si dhuratë nga vetë autori,libri, ”Gishti mbi Ohër”,i mikut tim, Hamit Gurguri. Vetë titulli më zgjoi kureshtje dhe më tërhoqi edhe më shumë se sa një libër tjetër i zakonshëm. Qyteti i Ohrit nuk është më larg se shtatëmbëdhjetë kilometra nga qyteti im i Strugës. Jam rritur në mesin e këtyre dy qyteteve, kam mësuar, kam par e kam dëgjuar çdo gjë që lidhet me me jetën dhe shpirtin e këtyre dy qyteteve. Kam par të mirën por edhe përjetuar të keqen bashkë me to.

E lexova me vëmëndje dhe me kënaqsi që nga fillimi deri në fund. Ky libër është një ndër veprat e shumta që ka krijuar Autori, Gurguri.

Unë, këtij libri, vendosa t´i hedh një vështrim të vëmendshëm më tepër si shkrimtar dhe jo si studjues apo kritik letrar.

Fjalët e mia të para për këtë vepër ”Gishti mbi Ohër” do fillojnë me një thënie të vjetër Spartane: ” Më mirë vdis më këmbë se sa të jetosh më gjunjë”. Kjo është edhe moto-ja e jetës së shkrimtarit Gurguri, sipas veprave të shumta që ka shkruar dhe sipas vlersimit tim në këtë vepër.  Por që për dallim nga Spartanët, Hamiti bënë luftë me penë dhe jo me pushke, se fuqia e pushkës pa e patur edhe penën nuk garanton jetëgjatsi lirie!

Ky libër, lë të hapura tre dritare, tre fusha studimi dhe tre mundësi për t`u emërtuar.

1-Mund të quhet një roman!

-Kush mund ta kundërshtoj, dhe për çfarë arsye? Personazhet, ngjarjet se si zhvillohen në kohë dhe hapsirë, mënyra e formimit të tyre dhe rrjedha e vetë këtyre ngjarjeve pa shkëputje nga tema, i hapin rrugë një romani. Êshtë një tregim i gjatë dhe pasqyron një ngjarje.

2-Mund të quhet tragjedi! Pse jo? i përmbush të gjitha mundësitë dhe parametrat e një tragjedie. A nuk është kjo një vepër letrare që për personazhin kryesor paraqet një gjendje pa rrugëdalje, e cila e çon atë në një fund të hidhur.

Autori, Gurguri, kur flet për një tragjedi familjare, në këtë rast për familjen Arnauti nga Manastiri, ka në fokus një tragjedi kolektive, të një populli të tërë, dhe në këtë rast është fjala për popullatën shqiptare në IRJM-së , që me të vërtetë pësoj një tragjedi ku autori e paraqet të rradhitur në mënyrë kronologjike si një kronist, sikur të ishte dhe vetë banor i Manastirit dhe i kapur nga po ajo dhunë sllavo-maqedone e asaj kohe, që në thelb asgjë nuk ka ndryshuar edhe sot…

3-Mund të quhet një libër me përmbajtje historike, një vepër me karakter historik!

-Nuk ka asnjë dyshim, pse ky libër të mos emërtohet si një vepër letraro-artistike me përmbajtje historike. E them lirisht dhe jam në gjendje ta mbroj atë pa u hamendur, unë vet do ta kisha quajtur një ”Kronikë historike e kohës” për faktin se përmbledh ngjarje dhe data historike të rradhitura sipas kohës dhe që janë realitet i kohës padyshim.

 

I vendosur në qendër të veprës së vet autorit është Lame Arnauti. Bir i një shqiptari të pasur nga Manastiri. Duke mos dashur të futem në detaje në jetën e tij dhe të familjes në hollësi, unë do hidhem direkt në një pyetje që do t´i bëj autorit dhe që do përgjigjem vetë.

Si e përshkruan autori Gurguri,karakterin e Lame Arnautit?

Një djal të ri, entusiast, me plotë fuqi rinore dhe vetbesim të tepruar. Me një vullnet të çeliktë dhe të pa thyer si natyra e maleve të larta të Manastirit. Një i ri i kapur fortë pas idealeve propaganduese dhe ideologjisë së kohës. I frymëzuar nga ideologjia revolucionare e luftës dhe e punës së popullit në ndërtimin e socializmit dhe besimi i tij i palëkundur në fitoren e të resë ndaj të vjetrës. Sukseset e socializmit dhe proletariatit internacional,i ndjente edhe si suksese të tij të korrura me luftë. Lame, personazhi i Gurgurit, mori pjes në luftën antifashiste çlirimtare si pjestar i brigadës Kosovaro-maqedone, me besimin e plotë se edhe kombi i tij në Maqedoninë jugosllave do fitonte të njejtat të drejta me të gjithë popujt e tjerë Sllavë. Propaganda e socializmit Ruso-Jugosllav për barazi dhe bashkëjetesë midis popujve kishte la mbresa të thella dhe bëri përshtypje bindëse në formimin e tij si njeri.

Çfarë e karakterizon vlerën e këtij libri?

unë do të thosha me pak fjalë se, është madhështia dhe vlera e dimensioneve dhe përmasave kombëtare e temës së zgjedhur nga autori, Gurguri. Lame arnauti është vetëm një personazh, një njeri i vetëm, një Manastirli i lindur dhe i rritur në tokën e tij autoktone. Por prapa tij, dhe me veprimet e tij të gabuara dhe të pësuara nga ata të cilëve u besoj si një qorr, fshihet një popull i tërë, në veçanti ai Shqiptar, i zhgënjyer dhe i tradhëtuar në mënyrën më çnjerzore nga sllavët me traditë gënjeshtare.

Një përshkrim ideal me syrin kritik të një kronisti , autori jep të gjitha në detaje si, vuajtjet, shpërnguljet me dhunë, vrasjet dhe zhdukjet e Shqiptarëve në mënyrën më të egër që ka egzistuar ndonjëherë në historinë moderne. Uzurpimi i pronës së tyre dhe popullimi i qyteteve me kolonë sllavë të sjell nga greqia, siç i quan me të drejtë autori, ”Egejca”, vetëm e vetëm për të arritur qëllimet e tyre, për një shtet maqedon të pastër.

Një libër në vijën e librit ”Uji i Madh” të Zhivko Çingo!

Një ngjajshmëri në kohë, në hapsirë dhe në karakterin e personazheve. Isaku, djali i Kejtenit, u shpërngul me dhunë nga toka dhe shtëpia e tij, bashkë me miliona fëmijë të tjerë jo Rusë.

Isaku nga Suka e bukur e Senterlenit, tërë jetën sa qe gjallë në kampet e përqëndrimit rus, që mbante emrin e vëllazërim bashkimit të BRSS-së, e ëndërronte Sukën dhe fantazonte çdo ditë se, një ditë do vinte uji i madh që do ta kthente atë te Suka e tij e bukur! Por kjo ëndërr e bukur që isakun e mbante të gjallë u bë dita ditës edhe më e bukur dhe e çoj atë deri në çmenduri edhe në vdekje të sigurtë.

I njejtë qe i lidhur edhe fati i Lame Arnautit që u detyrua të lërë Manastirin e bukur, vendlindjen ku u rrit dhe ku kaloj rininë, pasurinë dhe prindërit që nuk i pa më kurrë. Lame Arnauti ishte  i lidhur ngushtë me bukuritë e Manastirit dhe me jetën e qytetit të tij. Gati ato bukuri ia sollën afër traumën psiqike, depresionin dhe po e çonin edhe drejt çmendurisë, tamam atëherë kur e shoqeja, Rita, ia zgjoi dashurinë e fjetur me gazetat dhe broshurat e ilustruara me bukuritë e Manastirit kur ia solli me rastin e një shëtitje që bëri me shoqen e saj, por që tani më ky qytet mbante një emër tjetër,” Bitola”!

A thua se ishte thjeshtë një koinçidencë e rastit ky krahasim i këtyre dy personazheve me autorë të ndryshëm?

Unë them se, këto dy personazhe nuk i bashkoj fati rastësishtë që të kenë të njejtin epilog tragjik. Ishte pikërishtë Rusia Sllave me ideologjinë e caktuar si, në Rusi( në rastin e Zhivko Çingo), ashtu edhe në rastin e Lames nga Manastiri, ku po ashtu ishte gishti dhe dora e zgjatur e Rusisë në bashkëpunim me Jugosllavët.

-A ishte i pjekur dhe i formuar aq sa duhej karakteri i Lame Arnauti? Për të kuptuar dredhitë dhe intrigat që e çuan atë deri në atë nivel saqë të bashkëpunonte me armikun në dëm të popullit të tij?

Unë mendoj se si i ri që ishte, i biri i Naum dhe Rina Arnauti-t, u manipulua, u dezinformua, dhe iu shpërla truri nga propaganda e fuqishme e inform byrosë Ruso-Jugosllave dhe pastaj edhe u infiltrua si simpatizant i zjarrtë me moton e bindur se, të gjithë do të jenë të barabartë në atë shoqëri socialiste me ”lule dhe trëndafila”. Shkollimi i tij si pilot në Rusi ia forcoj edhe më shumë këtë besim ndaj Stalinit dhe proletariatit internacional Stalinist dhe atij Jugosllav pas ardhjes në Manastir.

Këtë ide dhe bindjen time, të mos mjaftueshmërisë në pjekurinë e tij si person e forcon edhe sjellja dhe arroganca në dialogun që pati me babanë , Naumin ,në shtëpinë e tyre në Manastir. Naumi nuk ishte i pajtimit me rrugën që ndiqte i biri dhe nga përvoja e tij shume vjecare, naumi nuk i besonte Rusisë. Ndër të tjera të birit ia tha edhe këto fjalë si përfundim bisede : ” Asnjë e mirë deri më sot nuk na ka ardhur nga Rusët”. Ndërsa qëndrimi i Lames ishte stoik, i vendosur, i pa lëkundur dhe arrogant edhe përkundër mendimit këshillues por edhe kategorik i të jatit, ai, pra Lame, ishte i gatshëm që ato ideale që i servonte në tavolinë si të çmueshme dhe me vlera të përgjithshme socializmi Ruso-Jugosllav, t`i mbroj me të gjitha mjetet, edhe duke sakrifikuar familjen e tij. Lame e quajti të jatin reaksionar dhe të prapambetur, nga pakënaqësia që i ati nuk pajtohej me mendimet e tij, që ai i quante përparimtare dhe të kohës. Lame shkoj edhe mëtej me vrerin që kishte ndaj babait, e quajti atë kundërshtar të socializmit, të Bashkimit Sovjetik, të Stalinit dhe të shokut Tito. Përvec të gjitha këtyre që ia tha, ai e quajti edhe kundërshtar të tij.           Për Lamen Klasa borgjeze, ose klasa e pasur duhej të zhdukej përgjithmonë dhe me këtë, edhe pasuria e babait. Një dëshmi më shumë që tregon pa pjekurinë e Lames.

Kur filloj të kuptoj Lame Arnauti se, e tërë kjo ideologji socialiste , Jugosllavo-titiste dhe aq më tepër Sllavo-maqedone në vendlindjen e tij, dhe më gjerë, ishte një revolucion socialist me një botkuptim të fshehtë dhe të egër fashizoid vetëm me një qëllim të vetëm, për të marrë fushata spastrimi etnik dhe në këtë rast konkret, zhdukjen, largimin dhe asimilimin e shqiptarëve me çdo mjet dhe në çdo mënyrë.

Fillimi i ndërgjegjsimit të tij filloj atëherë kuru  prishen marrdhëniet BRSS- Jugosllavi. Vazhdoj edhe më tej me ardhjen e tij në Manastir kur atje e priti Binxhiu Riste Naumov, oficer sigurimi, i cili i fliste me një ton nacionalist dhe shovenist për një Maqedoni të maqedonasve, ku nuk do kishte vend për Shqiptarët. Filloj të kuptoj atëherë kur e pa emrin e ndryshuar të Manastirit, të zëvendësuar me atë Maqedon ”Bitola”.  Sytë iu hapën atëherë kur pa shkollat shqipe të mbyllura dhe kur pa se mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën sllavo-maqedone, një gjuhë dhe një shkrim i krijuar vetëm pas luftës së 1945-sës. Kur pa se në Manastirin e tij, pas kthimit nga Rusia, asgjë nuk frymonte në gjuhën shqipe.

Por them gjithsesi se i kapluar nga naiviteti i tij vetiak dhe i llojit të tij, nuk e lejoj atë dhe nuk i dha udhë që ta kuptoj seriozitetin e gjithë kësaj loje të qëllimshme sllave, të kësaj veprimtarie shtetërore dhe civile të mbushur me urrejtje antishqiptare.

Kokfortësia e Lames filloj të zbutet kur pa të ëmën të vetmuar dhe kur mori vesh për vdekjen e babait që nuk arriti t`i hidhte një grusht dhe e t`i kërkonte falje për arrogancën e tij. Por e gjithë kjo kthesë sa për fillim ndodhi pak si vonë. Këtu do citoj një thënien time: ” Shqiptari së pari vepron pastaj mendon”, pra i till ishte edhe Lame Arnauti, i nxituar, personazhi i Hamit Gurgurit.

Nga kjo agoni e ideologjisë socialiste Lame-n do ta zgjoj veprimi atdhetar i tezes së tij, Nina, që punonte në institucionin famëkeq të ministrisë së komploteve në shkup. Nina,pasi i mbajti një ligjeratë të shkurtër se, si venin punët dhe si do venin edhe më tej për Lamen si një bashkëpuntor i armikut duke vënë dorë edhe vetë në pastrimin etnik të shqiptarëve nga qyteti i Shkupit, Kumanovës, Resnjës, Manastirit dhe Ohrit. Ndër të tjera ajo e quajti Lamen:

– I mjerë, i gjorë, i ngratë!

Kthesa më e madhe dhe shpëtimi i tij nga inplikimi direkt ose dorëvënia e tij në ndihmë të pastrimit etnik të këtyre qyteteve nga Shqiptarët do jet vdekja e Rusit Igor, një Agjent i shërbimit sekret rus që punonte për Jugosllavët.  Por largimi i tij nga e zeza që e kishte krijuar vetë, ishte shkuarja  në suedi me delegacionin e aviacionit ushtarak Jugosllav dhe vendimi i tij i prerë për të mos u kthyer më kurrë në vendlindje.

Ku qëndron vlera artistike e vepër së Gurgurit

Vlerat artistike të çdo vepre letrare arrihen atëherë kur sigurohet shprehja e një përmbajtjeje të caktuar për mes formës së përkryer, në këtë rast, të zgjedhur nga autori vetë. Po a e ka gjetur këtë formë Hamit Gurguri? Unë them se po. E ka gjetur të përshtatshëm personazhin, udhëtimin e tij aventurier e të rrezikshëm me pasoja për veten dhe për kombin e tij. Autori e ka gjet kuptimin e brëndëshëm të veprës, e ka zbërthyer atë të plotë, në mënyrë të kjartë ,të kuptueshme. Unë mund të them se, autori, përveç se e ka gjetur formën e përshtatshme për të shprehur idetë e rëndësishme që e kanë preokupuar atë dhe popullin e tij, në rradhë të parë si shkrimtar dhe përfundimisht edhe si shqiptar . Stili i të shkruarit me të cilin autori ka shkruar veprën është jo i komplikuar, i thjeshtë dhe i kuptueshëm. I shkruar në gjuhën e unifikuar letrare  dhe tek tuk edhe me shprehje të të folmes së autorit. Autori ka përdor deri në shterrim thëniet e mënçura, proverbin popullor, alegorinë dhe metaforen për t´i dhënë fuqi shprehjeve dhe për t`ia rritur vlerën origjinalitetit të ideve që pohon kjo vepër; si dhe për ta bërë tregimin sa më estetik dhe kreativ. E bukura, dashuria dhe lotët e vuajtjes janë të shprehura fuqishëm në tërë përmbajtjen e kësaj vepre, që e bëjnë atë edhe më tërheqse për lexuesin.

Do përmend vetëm një dallim të shkronjës ”Ç” që në shumë raste është zëvendësuar me gërmën” Q”, kjo ka bërë që t`i humb edhe kuptimi fjalës në raste të caktuara, por ky gabim shkronje nuk e vë autorin në përgjegjsi pasi që mund të jet një lëshim i vetë Lektorit që e ka pas për detyrë primare kontrollimin e shkrimit. Por gjithsesi ky lëshim i vogël gjuhsor nuk e zbeh aspak vlerën e madhe të veprës së Gurgurit.

”Shqiptari e ndjen zjarrin kur i djegin këmbët”, marrë nga një thënie e gjyshit tim, është edhe Lame Arnauti i Hamit Gurgurit, i cili, kur e ndjeu rrezikun që po i afrohej tek këmbët hoqi dorë nga jeta e tij në vendlindje, nga jeta e çmëndur si ndihmës direkt në pastrimin etnik të gjakut të tij dhe nga rreziku i burgut që e priste në ”Goli Otok”, për vdekjen aksidentale të majorit Igor me prejardhje Ruse që, më vonë do t`i vishej si vrasje nga dora e Lame Arnautit.

Si e mbaron Autori Gurguri këtë histori sa komplekse aq edhe interesante dhe tërheqëse?

Personazhi i autorit e filloj jetën në Manastir me mbiemrin, Arnauti, e vazhdoj  në shkup me, Arnaudov dhe e mbaroj në Suedi me, Arnaudson! Një udhëtim i tij sa interesant, sa kompleks aq edhe tragjik.  Jeta në Suedi dhe bashkjetesa me finlandezen, Rita, e zgjoj atë nga gjumi letargjik, nga agonia që i kishte zënë sytë. Dita ditës dërgjegja e ndrydhur që atë e brente përbrënda tani filloj t`i rikujtoj të gjitha veprimet e gabuara në jetë, si luftëtar, si aktivist, si partizan, si ushtarak, si diplomat dhe më së shumti si njeri jo i pastër ndaj gjakut të vetë.  Dhe pikërishtë në këtë pjesë të veprës autori ka krijuar një situatë dramatike që vjenë e thellohet edhe për faktin se,Lame, personazhi i veprës hyn në konflikt me vetveten. E pret një gisht të dorës gjatë një pakujdesie. E vendos atë të mumifikuar në qelq si pjesë të trupit të tij me shpresë që një ditë ta varroste atë në Manastirin e tij të dashur. Jeta e tij mori një kthesë dramatike për të keq dhe dita ditës po e shtynte atë në çmenduri. E vriste dhe e rëndonte jeta e vetmuar e nënës në manastir. Pa mundësia e tij për ta ndihmuar të ëmën dhe së paku edhe për ta vizituar i dhanë fund dëshirës së tij për të jetuar. Ky procedim artistik i këmbimit të situatave dhe i përzierjes së tonit emocional nuk e pengon autorin të zhvilloj veprimin gjer në fundin e tyre logjik.

Si lindi titulli i veprës ” Gishti mbi Ohër”?

Një nga elementët kryesorë, në mos kryesori, që shërben si bosht kompozicional i veprës shtë pikërishte mjeshtria dhe profesionalizmi i autorit Gurguri që, udhëtimin e Rinës për në Shkup me arsyen për të varrosur gishtin e Lames në Manastir dhe hirin e tij për të derdhur në male, e lidh si një rastësi kohe që përputhet me fundin e kësaj vepre artistike me karakter kombëtar. Por unë nuk do thosha se e tëra qe një rastësi, këtu është dhe brendësia e veprës; që sado të kesh punuar kundër qytetit tënd, vendit tënd, gjakut tënd, me vetëdie naive apo edhe pa vetëdije, qoftë edhe si një individ në këtë rast të veprës, trupin dëshironë të ta marrë dheu yt që të lindi.

Aeroplani që u nis për në Shkup ndërroj destinacion për në ohër dhe u rrëzua mbi malet e Ohrit për arsye të panjohura sipas autoriteteve vendore por që aeroplani ishte i mbushuredhe kësaj rradhe me Shqiptarë. Hiri i Lame Arnaudson-nit u derdh mbi malet e Ohrit bashkë me trupin e Rinës, ndërsa gishti iu varros në manastirin e Shën Naumit sipas dëshirës së tij të fundit.

Dhe unë këtë shkrim mbi këtë vepër të mjeshtrit, Hamit Gurguri do ta përfundoj me këto fjalë:

– Letërsia mbetet kurdoherë arti i fjalës dhe muzikaliteti i gjuhës kurse zbukurimet vetëm i shtojnë vlerën veprës dhe rrisin formën emocionale të saj.

Ky libër është një vepër me rëndësi kombëtare që zgjon ndërgjegjen kombëtare dhe është shkruar me frymëzim atdhedashurie dhe mjeshtri. E përgëzoj autorin, Hamit Gurguri për këtë vepër që na e solli në jetë!

Shkruar nga shkrimtari Ibrahim Abedini

2020//08 Landvetter

Festë Kombëtare në Wiesbaden – Reportazh nga Neki Lulaj

 

Shoqata Humanitare „Dardania“ në Wiesbaden kremtoi Ditën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Në një ambient festiv në sallën e qytetit të Wiesbaden-it festuan 17 shkurtin, ditën më historike të kombit shqiptarë. Kryesia e Klubit „ Dardania“ në krye me Hajdar Nitaj, Samush Hylaj, Durak Ahmetaj dhe Agim Aliqkaj kishin bërë një organizim shembullorë dhe një pritje të rrallë që mund ta gjësh nëpër shoqatat tjera simotra që funksionojnë në Gjermani. Nën tingujt e Hymnit Kombëtar dhe atij shtetëror filloi manifestimi kulturor. Konferencieri Fatmir Aliqkaj me shumë pedantëri e mbajti fjalën e hyrjes ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe uroi mirëseardhje në këtë aktivitet kulturor. Ishin prezent përfaqësuesit e Konzullatës së Republikës së Kosovës si Zt. Lutfi Bilalli dhe Fidan Kuqi.

Merrnin pjesë kryetarë dhe anëtarë kryesie të shoqatave nga Aschafenburg, Frankfurt dhe qytete tjera. Ishin prezent edhe anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Mërgatës në krye me Neki Lulaj, merrnin pjesë familjarë të dëshmorëve dhe heronjëve të Republikës së Kosovës. Poashtu ishte prezent edhe inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës Zt. Mehdi Fazliu. Para se t´i vije radha muzikës popullore dhe këngëtarit të mirënjohur Bajram Gigolli për një fjalë rasti u ftua përfaqësuesi i Konzullatës në Frankfurt Zt. Lutfi Bilalli i cili pjesëmarrësve iu drejtua me këto fjalë: „ Përshendetje për ju të gjithë, para se t´iu uroj Festën e Pavarësisë më lejoni që Kryetarit të Shoqatës „Dardania“ Zt. Hajdar Nitaj, për vdekjen e vëllaut t´i shpreh ngushëllimet më të thella. Të nderuar të pranishëm, i nderuar Nënkryetar Zt. Agim Aliqkaj, i nderuar Zt. Durak Ahmetaj, i nderuari Zt. Neki Lulaj dhe të gjithë ju që jeni prezent, përfaqësues klubesh dhe shoqatash, anëtarë të kryesisë së Klubit „ Dardania“, familjarë të dëshmorëve dhe heronjëve dhe të gjithë ju që jeni të pranishëm është kënaqësi e jashtëzakonshme që sot në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Konzullatës sonë në Frankfurt, misionit diplomatik t´iu uroj 17 Shkurtin Ditën e Pavarësisë që jemi krenarë të gjithë për punën dhe aktivitetin e gjithë mërgatës, përpjekjet dhe sakrificat e kombit tonë që datojnë shumë, shumë heret dhe nga e gjithë kjo u kurorëzua me aktin e njohjes së Pavarësisë që lirisht mund ta quajmë Shteti i Dytë Shqiptarë në Ballkan. E Gjithë kjo ishte një kontribut i madh sidomos i juaji këtu, i baballarëve dhe i gjyshërve tuaj dhe i gjithë kësaj rinije e që të gjithë bashkarisht nuk e kursyet djersën tuaj, duke ndarë nga kafshata e gojës për të ndihmuar jo vetëm materialisht por bënë sakrificat sublime dhe dhatë poashtu shumë dëshmorë që ranë heroikisht në fushën e nderit për tokën e shenjtë të Kosovës. Kontributi juaj dhe i Shoqatës Humanitare „Dardania“ por edhe i shoqatave tjera na bëjnë nderë edhe ne duke kujtuar edhe kontributin e shoqatave tjera të vjetra në Sofje, Bukuresht, Amerikë të cilat nëpër faqet e historisë dhanë kontributin e tyre të pakursyer. E vërteta është që sot kombëtarët dhe patriotët më të mirë janë ata që me fanatizëm e ruajnë gjuhën dhe traditën tonë sidomos për ne që jemi në mërgim.

Sonte kemi Festë, e mira është që njerëzit duhet t´i kenë dy veti kryesore: Kështu e pyetën një plak, sa vjetë i ke? Shëndoshë jam u përgjigj plaku. Kapital sa ke? Me shëndet mirë jam u përgjigj ai përseri.

Të nderuar pjesëmarrës iu dëshiroj shëndet e shumë të mira, ta festojmë këtë datë se është datë me të vërtetë e rëndësishme, e meritoni ju mërgata më shumë se askush tjetër dhe krejt në fund: „Rroftë Shqipëria, Rroftë Kosova“!

Të ftuar të radhës ishin Neki Lulaj dhe Shaip Ademaj të cilët lexuan për të pranishmit disa poezi. Pastaj filloi programi kulturo-artistik i cili vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë.

Pamje nga Manifestimi Kulturor

Të votojmë për Sami Musa që të bëhet parlamentari i parë shqiptar në historinë e shtetit Gjerman…!

VOTOJMË PËR SAMI MUSA !

Të dashur bashkatdhetarë, kanë ngelur edhe pak ditë deri tek dita e votimeve për të dashurin tonë z. Sami Musa,

kandidat në „Partin Socialdemokrate në Gjermani „ – Hamburg.

ka nga ne që akoma nuk kemi plotësuar formularët.

Këto ditë janë momentet e fundit kur ne duhet t‘i plotësojmë, dhe nëse nuk e keni dërguar deri me tani, duhet të dielen më 23.02.2020-të, të shkoni deri në komunën ku banoni dhe të dorëzoni zarfin me fletëvotimin tënd.

Në mesin e kandidatëve të Hamburgut, është edhe një shqiptaro – gjermanë, aktualisht antarë në „Partin Socialdemokrate në Gjermani „ – SPD – Sami Musa, prandaj ka nevojë edhe për votën tonë….

Vëllezër e motra ju miq të nderuar,

të gjithë ju shqiptarë që jetoni në Hamburg e rrethin me të drejtë vote, mos ngurroni, plotësoni folmularët e fletëvotimeve dhe jepeni votën për Samiun.

Sami Musa mund të ndihmojnë edhe ata që nuk banojnë në Hamburg, por që kanë të afërm dhe miq tek të cilët mund të ndikojnë për ta ndihmuar Samiun duke votuar për te.

Urojmë që votat tona ta ndihmojnë Samiun që të bëhet parlamentar i parë shqiptar në historinë e shtetit Gjerman…!

 

Fotografia e Sami Musa