“Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike…. Shqipëria është e dhunshme, Shqipëria ka mbetur pas, në Shqipëri nuk ka demokraci. ..” Prokuror i Antimafias Nicola Gratteri!
Prokurori antimafias në Itali, Nicola Gratteri shprehet në një intervistë ekskluzive për emisionin Tempora në RTV Ora se mafia shqiptare është e shpërndarën në të gjithë botën. Alba Kepi: Prokuror ju jeni i pari që në nivel institucional lëshuat alarmin për rrezikun e mafies në këtë kohë pandemie. Çdo të thotë ky rrezik? Prokurori Nicola Gratteri: Rreth 2 muaj më parë unë evidentova dy probleme. Problemi i parë është e përditshmja, e menjëhershmja. Sidomos në jug të vendit ka mjaft punë në të zezë, në bujqësi, në restorante. Tashmë ka familje të tëra e breza familjarë që jetojnë veç me punë të zezë duke u paguar 30 euro në ditë. E sot këto 30 euro nuk janë më, pasi aktiviteti bujqësor është pezulluar, hotelet, lokalet, piceritë janë të mbyllura. Prandaj kërkova që shteti të ndërhyjë menjëherë, përndryshe kapo mafiat do të zëvendësojnë shtetin. Po si do e bëjnë? Kapomafiat dhurojnë trasta me ushqime me vlerë 100-200 euro që për ta nuk kushton asgjë e në këtë mënyrë fitojnë konsesusin, fitojnë fuqi e sidomos kur të vijë momenti i zgjedhjeve, nevojtari që kanë ndihmuar do të votojë kandidatin e parazgjedhur nga kapomafia, pasi sheh tek ai përgjigjen e halleve të tij e të kolektivitetit.(May 13, 2020)
Prokurori i antimafias italiane: Në Shqipëri korrupsioni nuk të lejon të kryesh hetime
Në një pasqyrim që i ka bërë kriminalitetit Shqiptar prokurori i antimafias italiane Nicola Gratteri ka ngritur si shqetësim korrupsion në administratën shqiptare . Në një interviste për RTV Ora Gratteri thotë se kriminaliteti shqiptar nuk ka mundur të penetroje ne ekonominë italiane por paratë investohen në Shqipëri, ku është e lehtë që papritur të bëhesh i pasur e askush nuk të thotë gjë. “Në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryesh hetime të forta e vendimtare”. Kështu është shprehur për RTV Ora Prokurori i Antimafias Italiane Nocola Gratteri, i cili prej vitit 1989 është nën mbrojtjen e një skuadre policore pas një sërë kërcënimesh për jetën e atentateve të mbetura në tentativë nga klanet mafioze ndrangetiste. /Dec 21, 2019
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi mesditën e sotme gjatë konferencës me Edi Ramën në Bruksel, se disa vende skeptike duan më shumë prova nga Shqipëria në drejtim të zbatimit të reformave përpara se të japin “OK” për konferencë e parë ndërqeveritare. Por si ishte takimi i sotëm në Bruksel për Shqipërinë dhe a kishte hapa përpara?
Gazetarja e ABC në Bruksel, Erisa Zykaj në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ tha se zyrtarët e lartë të BE-së folën hapur.
“Mund ta vlerësoj si hap përpara përsa i përket sinqeritetit që është përgjigjur edhe vetë Borrell dhe Oliver Varley. Si rrallë herë kemi dëgjuar të flasin një gjuhë kaq të shkoqur për procesin zgjedhor, për kandidatë pa rekorde kriminale dhe një proces të denjë për t’u konsideruar si zgjedhje të lira dhe demokratike, ku duhet të luftohet shit-blerja e votës dhe se duhet të vijohet me reformën e drejtësisë.
Zgjedhjet janë një provë për pjekurinë e demokracisë në Shqipëri. Ky është edhe mesazhi i shteteve anëtare. 25 prilli do të jetë provimi i radhës. Ka një shqetësim për faktin që rastet që pritet që të jenë, që akuzohen për shit-blerje nuk kanë arritur në gjykatë dhe nuk ka dënime” tha ajo. Gjithashtu ajo theksoi se Brukseli kërkon që “t’i jepet fund kontestimit të proceseve zgjedhore në Shqipëri”, referuar 25 prillit.
Por cilat janë shtetet anëtare që vijojnë që të jenë skeptike për Shqipërinë? “Pesë shtetet anëtarë që sipas të cilave nuk janë përmbushur kushtet janë Gjermania, Holanda, Danimarka, Franca dhe Spanja. Kanë argumente të forta se sipas tyre pritej zbatimi i reformës zgjedhore, nuk mund të konsiderohet kusht i plotësuar pa parë zbatimin në terren. Duan që BKH të plotësohet deri në fund. Ligji për median dhe goditja e aseteve kriminale” tha Erisa Zykaj.
“Nëse na thoni prisni Maqedoninë, nuk ka problem” tha Edi Rama sot në Bruksel. Por gazetarja e ABC-së sqaroi se “Maqedonia nuk na ka penalizuar deri tani, Shqipëria për 5 shtete anëtare që konsiderohen më realistë se KE thotë se Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet”
Zbardhen detaje nga marrëveshja për koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar për “BalkanWeb” dokumentin e firmosur mes dy liderëve të dy partive më të mëdha opozitare në vend, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.
Kjo marrëveshje përmban 13 pika, ku fokusi është nxjerrja e vendit nga kriza.
E gjithë ceremonia para firmosjes së marrëveshjes duket se ishte menduar shumë mirë, ndërkohë që në sfond dëgjohej dhe himni kombëtar, ndërsa Kryemadhi mbante një dorë në zemër. Ashtu siç u pa edhe gjatë transmetimit live, pas dy liderëve të këtyre partive, qëndronin përfaqësues të këtyre forcave politike.
MARRËVESHJE KOALICIONI MIDIS PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË DHE LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim,
Me angazhimin solemn për të zgjidhur problemet kritike kushtetuese, institucionale, politike, ekonomike, sociale si dhe ato të shëndetit publik, me të cilat përballet vendi dhe që e kanë çuar situatën në Shqipëri në një udhëkryq tepër të rrezikshëm;
Mbështetur dhe në vijim të marrëveshjes së krijimit të Opozitës së Bashkuar, të datës 23/04/2019;
Në përgjigje të ndryshimeve arbitrare, antikushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës së Shqipërisë të datës 30 Korrik, 2020;
Me synimin për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje të re, ‘nga njerëzit – për njerëzit’, e cila do t’i japë fund polarizimit të tejskajshëm, politik, ekonomik dhe social, që ka vendi, t’i kthejë atyre besimin për ndërtimin e Shqipërisë si gjithë Europa, duke krijuar mundësi për punësim të mirëpaguar, duke çliruar ekonominë dhe duke i ofruar çdo qytetari, të rinjve dhe grave, sipërmarrësve dhe pensionistëve, mundësi reale për mirëqenie dhe prosperitet.
Vendosin:
Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve.
Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Të respektojnë shtyllat themelore programore të të dy partive respektive në qeverisjen e ardhshme.
Përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.
Opozita e Bashkuar do të jetë unanime në angazhimin e tyre në qeverisje për t’i dhënë përgjigje dhe zgjidhje të mënjëhershme për sa më poshtë vijon:
1. Nxjerrjen e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit. Rikthimi i ekonomisë në funksion të punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve, duke i dhënë fund grabitjes më të madhe të ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, përmes konçesioneve, oligarkëve, korrupsionit me paratë publike, që ka pushtuar çdo nivel të qeverisjes. Ky transformim ekonomik do të realizohet me një program të qartë dhe të diskutuar gjerësisht me qytetarët dhe grupet e interesit.
2. Përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe dhënien fund të çdo pengese të krijuar nga qeverisja aktuale për këtë proces jetik për të gjithë shqiptarët si dhe për mobilizimin e të gjithë faktorëve politikë dhe të shoqërisë civile për realizimin e këtij objektivi.
3. Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit, çlirimin e shtetit nga kapja, rikthimin e llogaridhënies, duke i dhënë fund abuzimit dhe shkeljes flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve, pandëshkueshmërisë së zyrtarëve publikë dhe fenomeneve shkatërruese si korrupsioni dhe uzurpimi i pushtetit për përfitime dhe interesa vetjake.
4. Ndërtimin e një aksioni qeveritar intensiv për të frenuar shpopullimin masiv.
5. Prioritarizimin e krijimit të punësimit të mirëpaguar, si rruga kryesore për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.
6. Realizimin e një programi qeverisës me prioritet rininë, për një arsimim cilësor dhe mundësi të gjera punësimi të saj, për të eleminuar tragjedinë e shpopullimit dhe largimit masiv të të rinjve dhe për integrimin e mëtejshëm në drejtim, në politikëbërje dhe në shoqëri.
7. Për të garantuar mundësi të barabarta për përfaqësimin e gruas në vendimmarrje, për emancipimin dhe fuqizimin e saj në shoqëri dhe politikëbërje.
8. Për të realizuar një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafiqeve të çdo lloji dhe pastrimit të parave të pista, si shkaqe penguese kryesore për zhvillimin e vendit dhe sigurinë publike të qytetarëve.
9. Për të zgjidhur në mënyrë prioritare problemin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe të shkatërruara nga tërmetet. Për një proçes shumë të shpejtë, jokorruptiv e selektiv dhe me garanci juridike për pronën e tyre, që u mundëson qytetarëve të kenë në kohën më të shpejtë të mundshme njësitë e banimit apo të shërbimit.
10. Për t’i dhënë fund problemit kritik të pandemisë COVID-19, duke zbatuar një plan shëndetësor-social, i cili i jep përgjigje kufizimit të përhapjes, realizimin e testimeve, gjurmimeve dhe trajtimeve mjekësore, rimbursimin e shpenzimeve për pacientët, që trajtohen në banesë, vaksinimin e gjerë të popullatës larg trajtimit diskriminues. Për të realizuar planin e rimëkëmbjes së ekonomisë dhe mbështetjes së qytetarëve dhe biznesit të prekur nga pandemia.
11. Për zhvillimin real dhe të qenësishëm të kulturës dhe sportit.
12. Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për t’i dhënë fund dëmtimit, tjetërsimit dhe asgjësimit të saj.
13. Për garantimin e rikthimit të pronave për komunitetet fetare në vendin tonë.
Për Partinë Demokratike Për Lëvizja Socialiste për Integrim
Oliver Jenc Schmitt:Komunizmi në Shqipëri ishte regjim ilegjitim, komunistët erdhën në pushtet nëpërmjet luftës civile.
Oliver Jenc Schmitt: Skenderbeu është figurë madhështore. Por unë e hedh poshtë përshkrimin që i bëhet Skënderbeut nga shkolla enveriste. Shqipërisë i duhet një shkollë kritike e historisë. Nuk jam përpjekur ta çmitizoj Skendërbeun, por ta përshkruaj ashtu siç ishte, pra Zot i Arbërisë. Ata qe e kritikuan nuk e kishin lexuar ende librin. Shqipërise i duhet nje shkolle kritike e historisë.
Oliver Jens Schmitt:Shqiptaret e Kosovës e dinë se kush është Vuçiç. Kryeministri shqiptar nuk mund të negociojë në emër të Kosoves me Beogradin. Kultura demokratike në Kosovë është më e zhvilluar se në Shqipëri dhe më pak autoritare se në Tiranë.
Adi Krasta: Si e keni ndjekur shkëmbimin e territoreve midis zotërinjve Vuçiç, Thaçi dhe Rama. Në një ombrellë dëshirash sipas kritikëve të treve dhe te atyre që merren edhe me teori konspiracioni por edhe të atyre që lexojnë atë që ndodh si mbas një avokature të një poli shumë të rëndësishëm në botë që është ai i zotit Soros. Më lejoni t’ua bëj pyetjen shqiptarçe. Në këtë mes, do të kishte një humbës? Do të kishe një fajtor? Nëse do të kishte kush do të ishte?
Oliver Jens Schmitt: Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se Serbia ka nevojë për një Willy Brandt per te kerkuar falje per genocidin e ushtruar ne Kosove.
Schmitt: Humbësi do të jetë pa dyshim e gjithë popullsia sepse unë mendoj që e ardhmja e Ballkanit do të jetë brenda Evropës. Por më lejoni të bëjë disa vërejte. Në radhë të parë unë mendoj që Shqipëria nuk është mëmëdheu i shqiptarëve në Kosovë. Kosova është shteti i dytë shqiptar dhe unë nuk mendoj që Shqipëria duhet të mbrojë interesin e kosovarëve. Kjo është e qartë, i takon qeverisë në Prishtinë d.mth, unë nuk kuptoj pse Kryeministri i Shqipërisë mund të hyjë në negociatat me Kryeministrin e Serbisë. Mendoj që kosovarët dinë shumë më mirë sesa politikanët në Tiranë se kush është Vuçiç. Vuçiç është propagandisti i politikës ‘Serbisë së madhe’. Në vitet ‘90 ai ka përkrahur dhe krimet e bëra nga qeveria e Millosheviçit. Kjo është vërejtja e dytë që negociatat duhen të jenë drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit. Është e qartë që Beogradi deri tani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por kjo është një kusht themelor për negociatat. D.m.th unë mendoj kjo është pikëpamja ime personale që Shqipëria të kuptoj pozitën dhe interesin e kosovarëve. Mendoj qe negociatat pa kosovarët nuk mund të kryhen edhe në interesin e Shqipërisë.
Biblioteka me emrin e shkrimtarit dhe studiuesit Moikom Zeqo u inaugurua të premten, në Tiranë. “Biblioteka Moikom Zeqo” ndodhet në rrugën “Tefta Tashko”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, dhe që nga e premtja ka hapur dyert për lexuesit.Inaugurimi i bibliotekës u bë mes miqve e familjarëve, ndërsa bashkëshortja e shkrimtarit eurudit, arkitektja e njohur Lida Miraj shpreh mirënjohjen për këtë nderim, që iu bë studiuesit dhe historianit.
Në këtë inaugurim ishte edhe shkrimtari i shquar Xhevahir Spahiu.
Moikom Zeqo lindi në Durrës, 3 qershor 1949 dhe u nda nga jeta më 15 qershor 2020 pas një lufte disa vjeçare me leuçeminë.
Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori -Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën Gjuhë-Letërsi.
Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”.
Më 1974-‘76 punoi si mësues në Rrogozhinë. Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së.
Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.
Është Doktor i Shkencave dhe mban urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”.
Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma me karakter arkeologjik dhe kulturor.
Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.
Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht, etj.
Është autor i tre ekspozitave vetjake në pikturë.
Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.
Moikom Zeqo është një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare.
Moikom Zeqo dhe Lisa Miraj kanë tre fëmijë, dy vajza, një djalë dhe një mbesë e një nip, Ezrën që ka lindur pas vdekjes të euruditit shqiptar.
Me Pandorën e vogël gjyshi ishte shumë i lidhur.
Epidamn Zeqo pyet vajzën e tij të vogël Pandorën kur gjyshi i saj i dashur Moikom Zeqo prej tetë muajsh është i ndarë nga kjo jetë
Zhvillime të reja vijnë nga Italia mbi mega hetimin e koduar “Basso profilo” të Antimafias italiane, i cili ekzekutoi 50 masa ndalimi e shkatërroj një skemë kriminale mafioze të klaneve ndranghetiste me qëllim riciklim të parave të pista e përfitime nga fonde e financime publike duke u favorizuar nga politika lokale e jo vetëm.
Ky hetim zbardhi një aferë kriminale të të arrestuarve dhe në Shqipëri.
Lista e personave të vënë nën hetim mund të shtohet pas kërkesës së orëve të fundit të Prefekturës së Catanzaros për t’u njohur me të gjithë materialin e dosjes hetimore për motive kompetence.
Qëllimi është studimi i akteve hetimore mbi zgjedhjet administrative të 2017 e ku politikanët lokalë të përfshirë në këtë hetim në bashkëpunim me njeriun e besuar të familjeve mafioze, Antonio Gallo, akuzohen për shkëmbim vote elektorale, korrupsion e abuzim me funskionin që mbanin.
Prokuroria e Katanzaros po vazhdon punën duke marrë në pyetje të gjithë personat e vënë nën hetim.
Ish europarlamentari e sekretari i Partisë UDC (Bashkimi Demokristian) Lorenzo Cesa, nuk ka pranuar të merret në pyetje nga Prokuroria e Catanzaros e ka kërkuar të referoj mbi versionin e tij të fakteve vetëm nga Prokuroria e Antimafias, drejtuar nga Prokurori Nicola Gratteri.
Gjithashtu është marrë në pyetje dhe personi kyç në këtë megahetim, “Princi i Ndranghetas”, Antonio Gallo , sipërmarrësi që pastronte paratë për llogari të mafias kalabreze.
Por Antonio Gallo, në prani të avokatit të tij, nuk ka pranuar të flas para prokurorëve e aktualisht ndodhet nën masën e arrestit me burg.
Antonio Gallo ishte dhe njeriu i besuar i politikanëve Tomasso Brutto e Saverio Brutto me të cilin kishte hapur një aktivitet sipëmarrës në Shqipëri, si dhe ishte mjaft i lidhur me sekretarin rajonal të UDC , Francesco Talarico, i cili ndodhet nën urdhër arrestimi shtëpiak.
Gjatë ditëve të shkuar listës së 50 emrave të përfshirë në këtë mega-hetim i janë shtuar dhe 2 sipërmarrës të tjerë kalabrezë.
Një nga gazetarët më të mirë investigativë në Itali, prej 2014-ës në mbrojtje shtetërore prej kërcënimeve të mafias kalabreze flet ekskluzivisht në Tempora për gazetaren
Alba Kepi
:
Përgjimet e antimafias italiane dhe alarmi për situatën në Shqipëri.
A ekziston mafia shqiptare?
Sa e rrezikshme është ajo sot?
Sa është e lidhur me politikën, me korrupsionin, me ekonominë?
Cfarë dwshmoi operacioni i antimafias “Basso profilo”?
C’do të thotë kur politika e drejtësia heshtin e c’do mund të ndodhë nëse media e shoqëria nuk reagojnë?
Nga Alba Kepi
Michele Albanese, gazetari i njohur investigativ, nën mbrojtje shtetërore prej kërcënimeve të mafies kalabreze ekskluzivish për Alba Kepin në Tempora
Albanese: Ndrangheta sot e pranishme në Shqipëri, qeveria nuk duhet të sillet si struci
Në Fox News, Av. Kujtim Cakrani së bashku me me gazetarin Rezear Xhaxhiu hodhin dritë mbi fakte të panjohura më parë për shpëtimin e 450 familjeve hebreje në Berat më 1943, nga e Kom. Ballit Kombëtar Kadri Cakrani dhe si ata u transportuan për në Mallakastër…
“Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike…. Shqipëria është e dhunshme, Shqipëria ka mbetur pas, në Shqipëri nuk ka demokraci. ..” Prokuror i Antimafias Nicola Gratteri!
Prokurori antimafias në Itali, Nicola Gratteri shprehet në një intervistë ekskluzive për emisionin Tempora në RTV Ora se mafia shqiptare është e shpërndarën në të gjithë botën. Alba Kepi: Prokuror ju jeni i pari që në nivel institucional lëshuat alarmin për rrezikun e mafies në këtë kohë pandemie. Çdo të thotë ky rrezik? Prokurori Nicola Gratteri: Rreth 2 muaj më parë unë evidentova dy probleme. Problemi i parë është e përditshmja, e menjëhershmja. Sidomos në jug të vendit ka mjaft punë në të zezë, në bujqësi, në restorante. Tashmë ka familje të tëra e breza familjarë që jetojnë veç me punë të zezë duke u paguar 30 euro në ditë. E sot këto 30 euro nuk janë më, pasi aktiviteti bujqësor është pezulluar, hotelet, lokalet, piceritë janë të mbyllura. Prandaj kërkova që shteti të ndërhyjë menjëherë, përndryshe kapo mafiat do të zëvendësojnë shtetin. Po si do e bëjnë? Kapomafiat dhurojnë trasta me ushqime me vlerë 100-200 euro që për ta nuk kushton asgjë e në këtë mënyrë fitojnë konsesusin, fitojnë fuqi e sidomos kur të vijë momenti i zgjedhjeve, nevojtari që kanë ndihmuar do të votojë kandidatin e parazgjedhur nga kapomafia, pasi sheh tek ai përgjigjen e halleve të tij e të kolektivitetit.(May 13, 2020)
Prokurori i antimafias italiane: Në Shqipëri korrupsioni nuk të lejon të kryesh hetime
Në një pasqyrim që i ka bërë kriminalitetit Shqiptar prokurori i antimafias italiane Nicola Gratteri ka ngritur si shqetësim korrupsion në administratën shqiptare . Në një interviste për RTV Ora Gratteri thotë se kriminaliteti shqiptar nuk ka mundur të penetroje ne ekonominë italiane por paratë investohen në Shqipëri, ku është e lehtë që papritur të bëhesh i pasur e askush nuk të thotë gjë. “Në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryesh hetime të forta e vendimtare”. Kështu është shprehur për RTV Ora Prokurori i Antimafias Italiane Nocola Gratteri, i cili prej vitit 1989 është nën mbrojtjen e një skuadre policore pas një sërë kërcënimesh për jetën e atentateve të mbetura në tentativë nga klanet mafioze ndrangetiste. /Dec 21, 2019
Spastrimi etnik i Çamërisë po vazhdon në Luginën e Preshevës. Ky ka qenë mesazhi i një ekspozite çelur në Tiranë, me synim ndërgjegjësimin e faktorit vendas e të huaj për shpopullimin e Medvegjës nga serbët.
Është çelur në Tiranë ekspozita “Spastrimi etnik i shqitarwve: Çamëria e Lugina e Preshevës”. Në kuadër të javës çame, fotografitë e dy kohëve treguan dy mënyra të ndryshme të shpopullimit të tokave ku kanë jetuar e jetojnë shqiptarë, nën kufijtë shtetërorë të fqinjëve.
“Dramë e jashtëzakonshme, fqinjët na i moren të tëra”, tha kreu i shoqatës Çamëria, Hektor Sejko i cili shtoi se “Drama e Çamërisë përsëritet në Medvegjë”.
Ekspozita u çel nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, dhe shoqata patriotike Çamëria, si perpjekje për të ndërgjegjësuar se ajo që ndodhi në Çamëri shekullin e shkuar po përsëritet në Luginën e Preshevës në ditët tona.
“Lugina e Preshevës po shpopullohet nga spastrimi etnik.
Serbia po i detyron shqiptarët të ikin nga shtëpitë e tyre” tha Alket Veliu, kryetar i fondacionit “Hasan Tahsini”.
Së fundmi ka pasur disa nisma dhe deklarata publike për shpopullimin e Medvegjës përmes një procesi që njihet si pasivizimi i adresave. News24 ka qenë në Medvegjë për dokumentimin dhe ngritjen e shqetësimit mbi këtë fenomen dhe ka biseduar me Muharrem Salihun, anëtar I këshillit komunal që po angazhohet për çështjen.
Komentet