VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

DUKE KUJTUAR IMZOT PJETER BOGDANIN

By | December 9, 2018

Komentet

(Video) Arkiv: Reuter dhe Zëri i Amerikës fokusohen tek fjalimi kritik i shkrimtarit Dritero Agolli në Kongresin e 10-të të PPSH

Lexuesit po i sjellim përcjelljen që i kanë bërë agjensitë e huaja të lajmeve Kongresit të PPSH mbajtur më 10 qershor 1991, kur edhe ndryshoi emrin në PS dhe drejtimin e mori Fatos Nano. Vihet re se gazetarët e huaj janë fokusuar edhe tek fjala e Dritero Agollit, e cila sikur shihet, është shume kritike. “Bërtitjet tuaja” iu drejtua Dritero Agolli sallës, kur salla filloi të reagojë kundër tij, “jashtë çdo civilizimi janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt!”

 

13 qershor 1991

LAJME PËR SHQIPËRINË KOMUNISTËT SHQIPTARË PËRFUNDOJNË KONGRESIN TIRANË, 13 qershor/ROJTER/ –

Jan Kremar shkruan: Partia Komuniste e Shqipërisë e përfundoi kongresin e stuhishëm prej katër ditësh me një emër të ri dhe një udhëheqës të ri, por liberalët theksojnë se ai nuk mundi të eleminojë trashëgiminë e themeluesit stalinist.

Kongresi emëroi ekonomistin liberal 38 vjeçar Fatos Nano si udhëheqësin e ri të mërkurën në darkë dhe zgjodhi një komitet qendror prej 81 anëtarësh me një përzierje liberalësh dhe përkrahësish të vijës së ashpër, pas një debati të gjatë dhe të ashpër.

Liberalët në parti shpresonin se kongresi do të bënte një shkëputje të qartë nga 46 vjetët e sundimit autokratik, por theksuan se ata u zhgënjyen nga rezultati.

“Përmbajtja e debatit tregon shkallën e reformës për të cilën ka nevojë partia… Shumë anëtarë nuk kuptojnë thelbin e këtyre reformave”, theksoi Spiro Dede, liberal i zgjedhur si nje nga sekretarët e partisë. “Nuk është thjesht një problem i ndryshimit të emrit, është një problem i ndryshimeve thelbësore”, shtoi ai.

Në kongres, liberalët u përleshën me anëtarët e vijës së ashpër lidhur me trashëgiminë e ish-diktatorit Enver Hoxha, portreti prej bronxi i të cilit i vështronte delegatët nga pjesa e mbrapme e sallës. Shumë delegatë kritikuan dënimin e Hoxhës nga shkrimtari Dritëro Agolli për vrasjen ose burgimin e kundërshtarëve dhe çuarjen e Shqipërisë në shkatërrim ekonomik, moral dhe social.

Agolli, i cili u zgjodh në Komitetin Qendror të partisë dhe në Byronë Politike prej 13 anëtarësh pas një debati të gjatë, u zotua se do të rinovojë tërësisht partinë.

“Ne shprehim dëshirën për të rigjallëruar dhe për t’i provuar vendit dhe botës se ne do të jemi në gjendje të luajmë një rol të rëndësishëm në një shoqëri pluraliste”, theksoi ai.

 

Radio “Zëri i Amerikës” 11 qershor 1991

REPORTAZH NGA DITA E DYTË E PUNIMEVE TË KONGRESIT TË 10-të TË PPSH-së

Sot shkrimtari i njohur Dritëro Agolli mbajti një fjalim në Kongresin e 10-të të PPS-së.

Siç vihet në dukje në reportazhin që vijon, fjalimi i zotit Agolli ngjalli interesim të madh dhe shkaktoi debate të ashpra në radhët e delegatëve të kongresit.

Rinovimi i partisë, tha D.Agolli, mund të bëhet vetëm duke pranuar dhe korrigjuar gabimet kryesore të PPSH-së.

Gabimi kryesor, tha ai, ishte diktatura e hekurt që vendosi Enver Hoxha për të mos lejuar asnjë mendim të lirë. Kushdo që kishte një mendim tjetër nga i tij zhdukej.

Kushdo që ngrihej kundër izolimit lidhej me zinxhirë, kushdo që ngrihej kundër tufëzimit, i cili rrënoi plotësisht fshatin, përplasej në qeli.

Nën maskën e kolegjialitetit miratoheshin vendime të marrëzishme. Kur nuk gjendej naftë, burgoseshin inxhinierët e talentuar të akuzuar për spiunazh.

Praktikisht u zhdukën të gjithë anëtarët e mëparshëm të Byrosë Politike dhe të KQ-së.

Ata që mbetën u bënë servilë, lakmitarë dhe karrieristë.

Lufta e klasave u kthye në një terror në gjirin e popullit dhe të partisë. U rrit kulti i Enver Hoxhës, kulti i Partisë dhe kulti i Sigurimit të Shtetit. Morën përmasa të papara abuzimi, ryshfeti, u shemb tradita e burrërisë shqiptare. Zyrtarët e lartë bridhnin nëpër botë në një kohë që populli vuante.

Gabimi i dytë, tha zoti Agolli, ishte vija ekonomike, që varfëroi deri në ekstrem Shqipërinë, në këtë kohë, sipas burimeve nga Tirana, në sallën e kongresit bëhet një zhurmë e madhe.

Delegatët provincialë fillojnë të bëjnë thirrjet në kor: “Parti-Enver jemi gati kurdoherë”. Shumë prej tyre kërkojnë që t’i pritet fjala zotit Agolli, të tjerë kërkojnë që ai të nxirret jashtë nga kongresi dhe nga partia.

Shkrimtari i shquar e priti me gjakftohtësi këtë stuhi enveriste dhe duke iu drejtuar kongresit tha: “Me këtë qëndrim që po mbani këtu ju po provoni se PP-ja nuk do të rinovohet. Thirrjet tuaja jashtë çdo civilizimi janë shprehje e një partie që po jep shpirt”.

Mes thirrjeve histerike të mjaft delegatëve, Dritëro Agolli vazhdoi të bëjë analizën e rrugës së PPSH-së që e çoi Shqipërinë në katastrofë.

Ai vuri në dukje humbjen e interesimit për punën, stimulimin e njerëzve të paaftë dhe luftën kundër të aftit, luftën kundër çdo gjëje të bukur.

Gabimi i tretë, vazhdoi D.Agolli, ishin shkelja e të drejtave të njeriut, nxitja deri në ekstrem e luftë së klasave, plotfuqia e agjentëve të Sigurimit të Shtetit, Shefat e kuadrit gërmonin biografitë e njerëzve.

Njerëzit trembeshin nga njëri-tjetri. Kushdo dyshohej se ishte spiun.

Gabimi i katërt ishte politika e jashtme e izolimit të plotë. Dje na ofroheshin kredi dhe nuk i pranonim, ndërsa sot kërkojmë kredi dhe asnjeri nuk na jep. Frika e hijes së E.Hoxhës, theksoi D.Agolli, nuk e le PP-në të rinovohet.

Në kongres e mori fjalën edhe presidenti Ramiz Alia. Ai fajësoi udhëheqjen, duke përfshirë edhe veten, për gjendjen e rëndë që po kalonte vendi. Ai foli në përgjithësi për gabime dhe për shkelje të të drejtave të njeriut, por në përgjithësi fjalimi pati pak elementë konstruktivë.

 

 

 

 

 

Hajdar Maloku, kapiteni i vrarë me tradhti ( 1904? – 1946) – Nga Gani Qarri

Hajdar Maloku-Planeja u lind në fshatin Planejë të Hasit, fshat piktoresk dhe mu buzë kufirit shqiptaro-shqiptar. Ai që në moshën fëmijërore do të kalonte në Shqipëri, ku mbaroi shkollimin fillor dhe atë të mesëm me shumë sukses, arsye e cila bëri që atij, ti ndahej edhe një bursë shtetërore nga qeveria e atëhershme e Shqipërisë, për mbarimin e Akademisë ushtarake në Itali.

Pas përfundimit me sukses të Akademisë, Hajdar Maloku  kthehet në Shqipëri dhe menjëherë vihet në shërbim të atdheut të shqiptarëve si oficer i ushtrisë kombëtare në shumë vende anë e mbanë shtetit amë.Ndërsa pas kapitullimit të ushtrisë jugosllave dhe dëbimit të saj nga trojet shqiptare nën pushtimin sllav, Hajdar Maloku në vitin 1941 do të vendosej në Kosovë.

Ai si ushtarak me gradën e togerit, fillimisht u dërgua për shërbim në Gostivar, dhe nga atje pas një pune të mirë e me përkushtim dhe besnikëri të lart, do të transferohej në Gjakovë, ku dhe mori gradën e kapitenit.  Gjatë shërbimit të tij në Gjakovë si kapiten i Xhandarmërisë kombëtare të shtetit “etnik” shqiptar, Hajdari pa kaluar shumë kohë, ra në kontakt edhe me komunistët vendor.

Madje i joshur nga propaganda e tyre maskuese, se kinse ata bënin luftën e “vërtetë” për çlirimin e trojeve shqiptare, ai do tu ndihmonte atyre pa kursim, në të gjitha vështirësitë, sa herë që kishin nevojë si dhe do të bashkëpunonte me ta gjerë në momentin e deklarimit publik të komunistëve shqipfolës, se lufta e tyre bëhej jo për çlirimin e Kosovës nga Serbia, por për mbetjen e saj dhe trojeve tjera shqiptare nën Serbi dhe Jugosllavi.

Në organizimin e madh politik dhe ushtarak që prof. Ymer Berisha do të ndërmerrte në vjeshtën e vitit 1943,për mbrojtjen e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, nga Serbia dhe Jugosllavia tani komuniste, në mesin e kuadrove më aktiv, dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë e besnik, kishte Kapiten Hajdar Malokun, nga Planeja e Hasit, të cilit do t`ia besonte detyrën e udhëheqësit kryesor për Prizren dhe rrethinë.

Këtij grupi të bashkëpunëtorëve përveç Kapiten Hajdar Malokut, atëbotë i takonin figurat më të njohura kombëtare dhe kryengritëse të kohës, si Ukë Sadiku, Ndue Përlleshi, Ajet Gërguri, Gjon Serreçi, Marie Shllaku, Luan Gashi, Ejup Binaku, Halim Spahia dhe shumë emra tjerë të njohur e të pa njohur për ne në kohën e sotme.

Ata ishin heronjtë, të cilët krijuan rrjetin e lëvizjes së famshme kryengritëse për liri dhe bashkim kombëtar, si dhe u angazhuan me pushkë në dorë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga ripushtimi sllavo-komunist.

Lidhjet me komunistët shqipfolës, Hajdar Maloku, i ndërpreu tërësisht, menjëherë pas shkeljes së vendimeve të Konferencës së Bujanit, të mbajtur më 31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944, në Bujan, nga i ashtuquajturi „Këshill Nacional Çlirimtar i Kosovës“ që megjithëse vet e kishte nënshkruar vendimin sipas të cilit, pas çlirimit Kosova do ti bashkohej Shqipërisë, pas tërheqjes së gjermanëve dhe ripushtimit të Kosovës nga sllavo-komunistët, ishin vet ata, që e shkelën të parët, me të dy këmbët vendimin e vet historik, dhe votuan për mbetjen e sërishme të Kosovës nën Serbi.

Komunistët shqipfolës pak kohë pas përfundimit të Konferencës së Bujanit, nën trysnin e sivëllezërve të tyre sllav, tradhtuan rëndë vendimet e Konferencës dhe idealet kombëtare të shqiptarëve, duke iu bashkuar hapur luftës së pushtuesve sllav, për aneksimin e Kosovës nga Serbia.

Oficeri kombëtar Hajdar Maloku-Planeja, përveç përgatitjes ushtarake, ai ishte edhe profesor i historisë dhe gjeografisë, i cili përveç gjimnazit të Prizrenit,bashkë me profesor Ymer Berishën edhe ai oficer me profesion, në mungesë të kuadrit për shkollat shqipe, pothuajse njëkohësisht kishin punuar edhe mësues e profesor gjithandej trojeve shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërsa, duke parë rrezikun që po u kanosej sërish trojeve shqiptar nga ripushtimi sllav, me 12 shtator të vitit 1943 u formua organizata e njohur me karakter të pastër kombëtar-ONDSH,(Organizata Nacional Demokratike Shqiptare) e cila luftoi deri në fund për mbrojtjen dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, me shtetin amë Shqipërinë.

Hajdar Maloku jo vetëm se do tu bashkëngjitej që në fillim, forcave të kësaj lëvizje të mirënjohur kombëtare, por ai ishte edhe njëri nga themeluesit e lëvizjes, si dhe kryetar i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare-ONDSH, për Prizren me rrethinë.

Ndaj ONDSH-s, Hajdar Maloku do ti mbetej përgjithmonë besnik në luftë dhe të gjitha përpjekjet për jetësimin e idealeve të saj, si dhe realizimin e aspiratave shekullore të kombit shqiptar për bashkim, deri në vrasjen e tij makabër.

Ai as pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk kishte pranuar të ikte nga vendi, ndaj dhe ishte detyruar të hidhej në ilegalitet për rreth 18 muaj me radhë, kur më në fund u tradhtua nga komunistët shqipfolës, dhe në një pritë të zënë nga forcat serbe të OZNA, (Odjeljenje za zaštitu naroda- Departamenti për mbrojtjen popullore) kapiten Hajdar Maloku u vra më 1 nëntor të vitit 1946, në fshatin Gjonaj të Hasit.

Banorët hasjan kapiten Hajdar Malokun e përshkruajnë si Burrë të pashëm, i mbajtur mirë, serioz, i dashur dhe inteligjent, me një fjalë ai ishte atdhetar i vërtetë, njeri i ditur, udhëheqës besnik, i dinjitetshëm dhe me shumë autoritet në Popull, sidomos tek bashkëpunëtorët e vet, për të cilin edhe pas kaq vitesh të kaluara, ende flitet me shumë respekt nga banorët e trevës sonë, sidomos nga ata, që kishin pasur fatin ta njihnin personalisht këtë burrë me nam, për gjallje të tij.

Njëjtë me shumë troje tjera shqiptare edhe treva e Hasit në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj u shndërrua në arenë vuajtje dhe luftimi për çlirimin e vendit dhe mbrojtjes nga rreziku i përsëritjes së ndarjes dhe ripushtimit të serishëm të tij nga sllavët.

Me këtë rast, duhet theksuar se sidomos Mali i Pashtrikut, në ato kohë të vështira ishte kthyer në një ombrellë mbrojtëse për luftëtarët e lirisë si dhe vendstrehimin kryesor të kryengritësve kombëtar nga shumë pjesë të trojeve tona etnike.

Një kala më vete, nëse mund të quhet ashtu dhe mburojë e sigurt për strehimin dhe takimin e figurave kryesore udhëheqëse, ku merreshin vendime të mëdha dhe planifikoheshin aksione të veçanta luftarake kundër pushtuesve sllav dhe komunistëve shqipfolës në të dy anët e kufirit, të cilët luftonin kundër interesave të bashkimit kombëtar dhe sërish kishin bërë ndarjen e shqiptarëve.

Komunistët ishin ata që kërkonin rivendosjen e ish kufijve të shtetit sllav, mes për mes Hasit dhe trojeve tjera etnike, për ti ndarë e copëtuar edhe një herë tokat shqiptare në shumë pjesë.

Ndaj, se sa e drejt ishte lufta e lëvizjes kombëtare për çlirim të shqiptarëve dhe përpjekjet e tyre për bashkimin e pjesëve të copëtuara të Shqipërisë Etnike ,e vërtetojnë edhe ngjarjet e hidhura të vrasjes së shqiptarëve gjithandej trojeve tona nën pushtimet e huaja, gjatë gjithë tragjikës së okupimit, vrasje të cilat për çudi si askund tjetër në evropë, deri në shekullin 21, ndodhnin vetëm në kufijtë shqiptaro-shqiptar.

Pra është shumë e drejtë dhe plotësisht e  kuptueshme për të gjithë, se sa rëndë ishte përjetuar atëbotë ndarja kombëtare e shqiptarëve dhe ripushtimi i trojeve të tyre etnike me dhunë.

Me dominimin e sllavo-komunizmit si ideologji dhe përdorimin e forcave ushtarake të të dy shteteve, si nga komunistët jugosllav, ashtu edhe ata të shteti amë Shqipërisë, u arrit të bëhej edhe një herë ricopëtimi përfundimtar i trojeve etnike shqiptare.

Ndërsa njëri nga rajonet më të prekurat nga fatkeqësia e këtij ricopëtimi ishte dhe mbeti rajoni i Hasit.

Atij iu bë ndarje e dyfishtë, së pari me vendosjen e vijës ndërshtetërore kufitare, me ç ‘rast erdhi deri te ndarja jo vetëm e tokave dhe pasurive, por pati edhe familje të ndara, duke ngelur njëra pjesë në Shqipëri, kurse pjesa tjetër në Kosovë.

Pjesa e Hasit në Kosovë do të ndahej edhe një herë për gjysmë në mes të Komunës së Gjakovës dhe asaj të Prizrenit për të vuajtur deri në qershorin e  vitit 1999, bashkë me shumë vise të tjera shqiptare edhe nën robërinë e gjatë serbo-sllave.

Pushtimi i tokave tona zgjati shumë, duke filluar që nga sundimi i mbretërisë serbo-kroato-sllovene, regjimi komunist i Titos e deri te gjenocidi serbo- Millosheviqian, i cili u përjetua si periudha më e errët e një robërie me brutalitet të paparë mbi lëkurën e regjur nga pushtimi i gjatë i shqiptarëve në okupimet e huaja.

Periudha millosheviqiane ishte perudha më e rëndë që kulmoi me shpërnguljet më masive dhe gjenocidin më antinjerëzorë, të parë ndonjëherë në këto troje, kundër popullsisë së pa mbrojtur civile, për të përfunduar me një luftë makabre dhe çlirimin fatlum të shqiptarëve të Kosovës, përgjitmonë nga robëria afro një shekullore sllave.

Rezistenca në Has

Përpjekjet kundër ndarjes dhe ripushtimit të tokave shqiptare kishin filluar që para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kurse gjendja edhe ashtu e acaruar do të arrinte shkallën  alarmante me marshimin e brigadave të ushtrisë komuniste shqiptare në Kosovë, edhe pse gjermanët kishte kohë që ishin larguar nga Kosova.

Për tu bërë fatkeqësia edhe më e madhe, udhëheqja komuniste e Shqipërisë me të vendosur trupat e saj në Kosovë, u deklarua hapur se mbante anën e pushtuesve sllavo-komunist dhe ishte për mbetjen e trojeve shqiptare nën Jugosllavi.

Pakënaqësia e Popullit Shqiptar do të arrinte kulmin pas shuarjes së Brigadës së Shaban Polluzhës dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kur Kosova do të mbetej edhe praktikisht nën pushtimin serbo-jugosllavë, dhe së shpejti do të imponohej edhe aneksimi juridik i Kosovës nga Serbia.

Ndaj patriotët më të njohur të kohës nga të gjitha trevat shqiptare si edhe ata që luftonin në Has, do të nguteshin që të bënin atë që ishte e mundur dhe organizoheshin për t’iu kundërvënë me luftë të armatosur ripushtimit serb të tokave shqiptare dhe ndarjes së Kosovës nga shteti amë Shqipëria.

Kështu që, rezistenca tani do të zhvillohej në dy fronte dhe kryengritja e filluar kombëtare kundër forcave pushtuese sllave që nga shkurti i vitit 1944, do të zgjerohej edhe kundër forcave komuniste shqiptare në të dy anët e kufirit, pra edhe në Hasin e ndarë për të vazhduar deri në vitin 1948 me të gjitha mundësit që ata kishin, përfshi organizimin politik dhe qëndresën e armatosur, për  çlirimin dhe bashkimin e trojeve të riokupuara nga sllavët me Shqipërinë.

Organizatori dhe bartësi kryesor i rezistencës në Has, ishte Kapiten Hajdar Maloku, i cili luftonte bashkë me të vëllain Miftarin, Sefë Sadik Durakun nga fshati Demjan, Ahmet Halitin nga fshati Kushnin, Tafë Përvizajn nga fshati Krajk i Hasit në Kosovë e shumë të tjerë.

Luftëtarët e Hasit bashkëpunonin ngushtë edhe me patriotin Halim Spahia , prof. Ymer Berishën, Ukë Sadikun dhe shumë kryengritës nga Shqipëria të cilët nuk pranonin kufijt ndërmjet shqiptarve, si Mehmet Bajraktari nga Hasi, bashkëluftëtar nga Luma e deri te luftëtarët e Çështjes Kombëtare nga Ilirida e Dibra dhe të gjitha trojet shqiptare nën pushtimin jugollav.

Siç tregohet nga banorët e vjetër, të afërmit e luftëtarëve dhe përjetuesit e atyre ngjarjeve historike, rezistenca kundër pushtetit komunist serbo-sllavë, në Has që nga pranvera e vitit 1944,kishte vënë kontakte edhe me udhëheqësin e misionit Anglez, për Kosovë dhe Shqipërinë e veriut sir Hends, i cili u kishte premtuar atyre përkrahjen.

Madje,ai do tu bënte thirrje kryengritësve në Kosovë e Shqipëri dhe të gjitha trojet tona etnike, që ata të dilnin me një program unik të veprimit dhe platformë të përbashkët politike për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Kështu që në Prill të vitit 1944, udhëheqësit  kryesor të ONDSH-s dhe përfaqësuesit e lëvizjes kombëtare për çlirim, nën organizimin dhe përkujdesjen e oficerit të lart të ushtrisë shqiptare kolonel Qazim Komoni nga Gjakova,do të tuboheshin në fshatin Rogovë të Hasit, ku do të merrnin pjesë  edhe patrioti Halim Spahia, kapiten Hajdar Maloku, Ejup Binaku etj., si dhe vet misionari i forcave angleze për Kosovë dhe Shqipërinë e veriut, sir Hends.

Aty ata ishin dakorduar për nxjerrjen e një  platforme të përbashkët politike dhe formimin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, e cila do të luftonte për bashkimin e të gjitha trojeve etnike me Shqipërinë.

Historiani i mirënjohur Dr.Hakif Bajrami shkruan se pas lufte oficer i lart kombëtar Qazim Komoni, do të strehohej përkohësisht në Shqipëri, shtetas i të cilës edhe ishte që nga paralufta,por për turpin tonë kombëtar, ai do tu dorëzohej organeve të sigurimit serb OZN-a, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Me të rënë në duart e OZNA-s jugosllave, Qazim Komoni do të akuzohej se në prill të vitit 1944, në fshatin Rogove të Hasit,kishte organizuar themelimin e Ushtrisë Shqiptare me dy sektor; atë të “Kreshnikëve“, në të cilin përfshiheshin të rinjtë prej 20 deri ne 35 vjeç, si dhe njësit e “Vullnetarve” ku bënin pjesë personat prej 35 deri në 70 vjeç…. (Dr.Hakif Bajrami,”Qazim Komoni figurë e ndritur e historisë kombëtare”, www,forumishqiptar.com,17.06.2003)

Por për fatin e keq të popullit tonë dhe trojeve të tij, mu atëherë kur ishte nxjerr platforma unike shqiptare dhe kishte filluar lufta  e armatosur për bashkim kombëtar, Misioni Anglezë, nën presion e komunistëve nga Shqipëria dhe atyre  serbosllav  të Titos i cili edhe kishte ftuar brigadat komuniste shqiptare të Enver Hoxhës për intervenim në Kosovë, ishte detyruar të largohej nga Kosova dhe veriu i Shqipërisë, duke lënë të vetmuar, pa mbështetje dhe të rrethuar nga të gjitha anë kryengritësit shqiptar, të cilët luftonin me mish e me shpirt për çlirim e bashkim kombëtar dhe kundër komunistëve Shqiptaro-Jugosllav.

Megjithatë, aktivitetet çlirimtare për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk kishin pushuar, edhe pse brigadat shqiptare nën ndikimin e udhëheqësve jugosllav dhe ideologjisë së tyre të përbashkët sllavo-komuniste, kishin filluar ndjekjen dhe likuidimin e luftëtarëve shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtare me arsyetimin se Shqiptarët e Kosovës ishin shumë anti- serb, nuk e pranonin me asnjë çmim pushtimin nga Serbia dhe kërkonin me këmbëngulje të bashkoheshin me Shqipërinë.

Madje të entuziazmuar se me ardhjen e ushtrisë së Enver Hoxhës në Kosovë, po realizohej edhe çlirimi përfundimtar i Kosovës nga Serbia,  duke mos e ditur se mu nga ato brigada do ti vinte Kosovës dhe viseve tjera shqiptare fatkeqësia e ripushtimit të sërishëm nga Serbia, atyre iu bashkuan numër i madh luftëtarësh nga Hasi, Gjakova dhe trojet tjera shqiptare nën pushtim.

Pas ripushtimit të Kosovës Serbia fillimisht vendosi Kosovën nën regjimin e rrept ushtarak dhe rrethim të hekurt policor, si dhe përjashtoi shumicën e delegatëve atdhetar nga përfaqësimi i popullit në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës.

Megjithatë rezistenca e patriotëve shqiptare në Kosovë, dhe viset tjera shqiptare, nuk kishte të ndalur dhe vazhdonte e pareshtur duke mos e pranuar asnjëherë, në asnjë mënyrë dhe për asnjë moment ripushtimin nga Serbia.

Ndaj kryengritja në gjithë Kosovën, kishte marrë përmasa të atilla, sa që Serbia, vetëm me ndihmën e brigadave komuniste të Shqipërisë, mundi ta ripushtonte dhe mbante nën okupim edhe një herë Kosovën dhe shqiptarët.

Për vazhdimin sa më me sukses të luftës çlirimtare, në mars të vitit 1945,në qytetin historik të Prizrenit, do të formohej Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, (ONDSH),e cila kishte për detyrë riorganizimin dhe përshtatjen e luftës në rrethana të reja për, çlirimin e të gjitha trojeve të pushtuara shqiptare si dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë.

Kapiten Hajdar Maloku, do të zgjidhej kryetar i ONDSH-s për Prizren dhe rrethinë.

Komiteti për Has, kishte formuar menjëherë radhët e para me luftëtarë, dhe vendosur ato në malet e Pashtrikut të cilat udhëhiqeshin nga Kapiten Hajdar Maloku, Sefë Sadik Duraku,Tafë Përvizaj, Miftar Maloku, Ahmet Haliti e të tjerë.

ONDSH-s, përveç në Has,kishte arrit të krijonte Komitetet Nacional Demokratik në shumë pjesë të Kosovës.

Ndërsa ato mbanin lidhje të pandërprera me udhëheqësit e luftës në të gjitha viset  kryengritëse në Rrafsh të Dukagjinit si me Halim Spahiun,Prof. Ymer Berishën Ndue Përlleshin, Demë Ali Pozharin,Ukë Sadikun, e shumë udhëheqës tjerë Komitetesh gjithandej Kosovës duke i koordinuar aksionet edhe me Komitetet e Lumës dhe Dibrës bashkëluftëtarët në Iliridë, Shqipëri dhe të gjitha tokat shqiptare nën pushtim, gjithandej ku luftohej për liri dhe bashkim kombëtar.

Pas ripushtimit të Kosovës Serbia fillimisht vendosi Kosovën nën regjimin ushtarak dhe rrethim të hekurt policor, si dhe përjashtoi shumicën e delegatëve atdhetar nga përfaqësimi i popullit në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës.

Ndërsa për ti dhënë edhe formën juridike pushtimit dhe aneksimit të Kosovës, Serbia në kuvendin e  mbajtur në Prizren nga 8 deri më 10 korrik të vitit 1945, improvizoi një votim të detyruar, me frikësim, shantazh dhe kërcënime për tortur e vrasje, duke detyruar deputetët shqipfolës, të caktuar nga vet ajo, që të votonin për aneksimin dhe futjen e Kosovës nën sundimin e Serbisë.

(Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha,” Reagimet e forcave kombëtare në Kosovë, ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit më 1945″ www.nasergashi.com,2 Maj 2010).

Madje forcat pushtuese serbe, në emër të komunizmit, tanimë kishin krijuar një rrjet të gjerë me kolaboracionistë shqiptar ,me ndihmën e të cilëve përpiqeshin për përçarjen e luftëtarëve, futjen e hasmërisë ndërmjet tyre dhe shuarjen e rezistencës në Has.

Por përkundër të gjithave p¨derpjekjeve serbo-komuniste, kryengritësit shqiptar në trevën e Hasit,do të qëndronin të pamposhtur deri në pranverën e vitit 1946, kohë kur me ndihmën e disa kolaboracionistëve shqipfolës, ata në një pritë të zënë natën, buzë malit të Pashtrikut, u gjendën të rrethuar dhe u sulmuan nga të gjitha anët, prej forcave kolaboracioniste dhe atyre pushtuese serbe.

Përpjekjet për daljen nga rrethimi i shumëfishtë që kishte përfshirë një hapësirë të madhe duke nisur nga vendi i quajtur Mulliri i Poshtëm e deri te Gurra e fshatit Demjan dhe fillimi i maleve të Pashtrikut, në të cilin luftëtarët trima edhe e kishin bazën e tyre të rezistencës në Has, në luftën për jetë a vdekje në mes të luftëtarëve për çlirim e bashkim kombëtar dhe ushtrisë e policisë serbo- jugosllave, pati të vdekur dhe të plagosur nga të dy palët.

Megjithatë, luftëtarët e rrethuar shqiptar, të udhëhequr nga Kapiten Hajdar Maloku, Sefë Sadik Duraku, Ahmet Haliti etj, jo vetëm që do tu bënin ballë me sukses të gjitha mësymjeve të pushtuesit, por në mëngjes ata do të arrinin që ta shpërthenin edhe rrethimin duke shpëtuar numri më i madh i tyre.

Në luftimet e zhvilluara përveç armiqve të vrarë e të plagosur, do të binin edhe disa luftëtar shqiptar në mesin e të cilëve edhe luftëtarja trimëreshë e cila nuk i`u kishte ndarë asnjëherë rezistencës kombëtare (“Shota” e anëve tona), Kade Përvizaj-Duraku.

Një pjesë e luftëtarëve të shpëtuar gjatë luftimeve kishin arritur të futeshin në malet e Pashtrikut kurse pjesa tjetër në Lagjen e Sipërme të fshatit Demjan, duke u strehuar nëpër familje ku ata kishin besim, me ç ‘rast duhet përmendur familjen e Arif Sufajt, e cila më vonë nga kolaboracionistët shqiptar të lagjes ishte lajmëruar te organet e pushtuesve serb dhe përveç pasojave tjera, do të lëçitej për vite me radhë edhe nga fqinjët në lagje, si dhe bashkëfshatarët komunist.

Pas kësaj ngjarje, qëndrimi në vend po bëhej gjithnjë e më i vështirë. Askush nuk guxonte më, tu ofronte ndihmë as mbante kontakt me kryengritësit.

Ishin shpeshtuar sulmet dhe ndjekjet e pareshtura të luftëtarëve nga pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tyre në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Numri i të strehuarve në malet e Pashtrikut, kohë pas kohe rritej në masë aq të madhe sa që nuk kishte mundësi as të sigurohej ushqimi i mjaftueshëm dhe garantohej strehimi për të gjithë, sidomos pas ardhjes së kryengritësve edhe nga viset tjera shqiptare të cilët kërkonin mburojë në këto male.

Ndaj në mungesë të municioneve, veshmbathjes dhe ushqimeve, të cilat nuk kishin më nga ti siguronin dhe për të mos rënë në duar të pushtuesve serb, dhe forcave komuniste të Enver Hoxhës, pjesa më e madhe e luftëtarve kombëtar, detyrohen të marrin rrugën e mërgimit për në Greqi dhe shtete tjera të huaja në Evropë e deri në Amerikë.

Por, gjatë kalimit nëpër viset shqiptare të Iliridës, megjithëse nuk kishin pranuar ta linin vendin të gjithë dhe vetëm 56 kryengritës kishin marrë atë rrugë të mundimshme nga Pashtriku, numri më i madh, apo 31 prej tyre do të vriteshin në pritat e organizuara nga ushtria dhe policia e pushtusve jugosllavë dhe vetëm 25 nga ata, shumica prej të cilëve me plagë të rënda në trup, do të arrinin të gjallë në Greqi.

Duhet përmendur se megjithë vrasjen e kapiten Hajdar Malokut, rezistenca në Has nuk përfundoi as më 1946. Ata të cilët nuk kishin pranuar të iknin me shpresën e çlirimit të Kosovës dhe bashkimit të trojeve shqiptare, do ta vijonin qëndresën dhe mbanin gjallë lëvizjen për çlirim kombëtar, deri në vitin 1948,kur edhe do të dekonspirohej numri më i madh i këtyre ushtarëve kaq besnik ndaj atdheut.

Vit kur do të fillonte arrestimi dhe dënimi i tyre me akuzat si; „reaksionar“ e „tradhtar“ të Jugosllavisë dhe Serbisë si dhe irredentist,kundërshtar e armiq të përbetuar të ideve sllavo-komuniste, duke i dënuar me shumë vite burg dhe mos arritur kurrë ta shohin e përjetojnë lirinë e ëndërruar të vendit të vet, me përjashtim të Tafë Përvizajt tashmë edhe ai i ndjerë, i cili pas emigracionit të gjatë në SHBA, me të rënë komunizmi, ishte kthyer për ti kaluar vitet e fundit të jetës, në vendlindjen e vet.

Ndaj megjithëse ata bënë krejt atë që mundën për vendin, ndërsa vendi edhe pas çlirimit,për krejt këto vite nuk arriti të bëjë pothuajse asgjë në shenjë nderimi për ta, kujtimet e mira dhe lavdia e veprës së tyre, u përcoll me pietet brez pas brezi, më tepër përmes tregimeve nga populli që ka parë dhe përjetuar bëmat e tyre të mëdha patriotike.

Ata ishin heronjtë dhe dëshmorët e një brezi të ndritur, cilët nuk u dorëzuan asnjëherë para armikut, luftuan deri në fund për vendin e të parëve dhe dhanë çdo gjë, përfshi edhe jetën e tyre të shtrenjtë për lirin e atdheut.

Dhe për fund, siç shprehet edhe shkrimtari i mirënjohur dhe dijetari i moçëm norvegjez B. Bjornson, se: “Aty ku nuk ka luftë, nuk ka as fitore”!- edhe vepra dhe idealet e atdhetarëve në fjalë,të cilat jetuan edhe pas vdekjes së tyre, jo vetëm se u bënë vendimtare,por u shndërruan në shembullin më sublim, se si mund të çlirohet vendi nga Serbia.

Ndaj megjithëse përkundër përpjekjeve të pareshtura,ata vërtetë për gjallje të vet nuk arritën ti realizonin qëllimet më të larta jetësore, përpjekja kolosale, heroizmi dhe lufta që bënë për liri, u kthyen në frymëzim liridashës për gjeneratat e reja,flijimi dhe atdhedashuria e pashuar e të cilëve, na mësoi edhe se si të ecim me vetbesim hapave të patriotëve Hajdar Malokut e Rifat Berishës me shokë, deri në çlirimin përfundimtar të atdheut nga Serbia, duke jetësuar kështu përfundimisht dhe bërë realitet përjetësisht pavarësinë e Kosovës, ëndrrës dhe idealit më të madh e të kamotshëm të të gjithë shqiptarëve.

Burimet:

1.Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha,” Reagimet e forcave kombëtare në Kosovë,ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit më 1945″,www.nasergashi.com,2 Maj 2010.

2. Libri “Vrasje Idealesh” , Shtëpia Botuese Vllamasi Tiranë 2012

3.Hysen Azemi ” Dokumente arkivore të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovës”, botuar në Vjetar

XXV-XXVL, Prishtinë, 2001.

4. “Rezistenca kundër ripushtimit në Has”, www.albaniapress.com,16.05.2010.

5.Dr. Muhamet Pirraku, “Mulla Idrisi dhe Mbrojtja Kombëtare 1941-1951”, Prishtinë 1995.

6.Dr.Hakif Bajrami,”Qazim Komoni figur e ndritur e historis kombëtare”,www,forumishqiptar.com,17.06.2003.

7.Dr. Muhamet Pirraku Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992.

8.Dr.Islam Dobra,”Lufta e Drenicës,1941-1945 dhe NDSH-ja deri më 1947,Prishtinë 1997.

9. Prizrenpress „ Ja kush e ekzekutoi Hajdar Malokun – Planeja“ Nëntor 02.2016.

10.Lazër Radi „Njeriu i rrugës së gjatë“ Bogdani 1998

Gani Qarri

Refuzon të bëjë testin e atësisë, gjobë 5000 euro në ditë për ish-Mbretin e Belgjikës

Një gjykatë belge ka urdhëruar ish-Mbretin e vendit që të paguajë 5000 euro në ditë gjobë, deri sa të pranojë t’i nënshtrohet testit të ADN-së, për të zgjidhur një çështje ligjore ku një grua pretendon se është vajza e tij.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Mbreti Albert II, 84 vjeç, duhet të paguajë shumën e caktuar për çdo ditë që ka refuzuar të zbatojë urdhrin e Gjykatës, dhënë vitin e kaluar, duke bërë që artistja Delphine Boel, 50 vjeç, e cila pretendon se është vajza e tij, të përfitojë kështu një shumë të majme.

Avokati i Mbretit, Guy Hiernaux, i tha CNN se Alberti ishte jashtë vendit deri të dielën, por nuk kishte arsye pse të mos e bënte testin, pasi do të mbetet i fshehtë.

Nëse ai rezulton vërtet të jetë babai, zonja Boel do të marrë emrin Delphine Van België dhe me dekret mbretëror mund të përfitojë edhe titullin e Princeshës.

Alberti, i cili abdikoi nga froni gjashtë vjet më parë duke ia lënë atë djalit të tij Philippe, nuk e pranon pretendimin e Boel dhe prej një dekade palët janë përplasur në Gjykatë. Deri tani është vërtetuar përmes testit të ADN-së vetëm se zonja Boel nuk është e bija e babait të saj ligjor, Jacques Boel, trashëgimtar i një prej dinastive më të pasura industrialiste të Belgjikës.

Identiteti i saj u bë pjesë e debatit publik pas botimit të biografisë së Mbretëreshës Paola, gruas italiane të Mbretit Albert, në vitin 1999, ku ajo pranonte si bashkëshorti kishte një lidhje të gjatë jashtë martesore prej së cilës kishte lindur edhe një vajzë në vitet 1960.

Më 19 maj 1881 lindi udhëheqësi i shquar i Turqisë Mustafa Qemal Ataturk

Mustafa Qemali ose Mustafa Qemal Atatyrk (19 maj 1881 – 10 nëntor 1938), udhëheqës ushtarak, themelues i Republikës Turke dhe kryetari i parë i saj (1923-1938).

Fëmijëria dhe Edukim

Mustafa lindi në vitin 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtar me origjinë shqiptare, ndërsa mamaja e tij kishte origjinë nga Maqedonia. Pas vdekjes së babait, fillimisht nënpunës otoman dhe më pas tregtar druri, dhe martesës së të emës me një ushtarak turk, Mustafai ishte një djalosh i pabindur i cili nuk pranonte të shkonte në shkollën fetare ku e regjistruan. Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit e ka marrë pseudonimin Qemal (“i përkryer”). Nga viti 1896 ka vazhduar akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 u pranua në Akademinë Perandorake Ushtarake ne Stamboll, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Që në moshë të re ai u interesua për letërsinë revolucionare, e cila konsiderohej e ndaluar nga autoritetet perandorake.

Karriera Ushtarake

Për shkak të aktivitetit të tij të jashtligjshëm me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Otomane Ataturkun regjimi e dërgon në Siri në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët, megjithatë nuk e lejojnë te marrë pjese në luftime. Në Damask formon organizatën Vatan ve Hürriyet (Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 është transferuar në Selanik dhe iu bashkua shoqatës Bashkim dhe Progres, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1909. Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme, duke marrë disa robër dhe gjithashtu duke kapur disa mitralozë. Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve, pastaj ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në Fushatën e Galipolit në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në Dardanel. Përveç kësaj mori pjesë edhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin Palestinez si komandant i Armatës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.

Udhëheqës Popullor

Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare Turke kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Otomane në fund të Luftës së Parë Botërore e kanë rrezikuar forcat fituese, në radhë të parë Britania. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me armatime. Ushtria greke kishte okupuar Izmirin (Smirnën) dhe bregdetin e  Anadollit më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por së pari i është dashur të luftojë kundër regjimit të Sulltanit në Stamboll i cili kishte lejuar copëtimin e territorit. Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte krijuar qeverinë e përkohshme, Kuvendi i Madh Popullor i së cilës e zgjedh kryetar qeverie më 2 maj të vitit 1920.

Lufta Greko-Turke dhe Presidenca

Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, megjithatë arriti të shënojë fitore në betejat vendimtare në lumin Sakarya (korrik të vitit 1921) dhe në Dulminpar (korrik të vitit 1922), duke e marrë Izmirin në muajin shtator. Në luftë me grek e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu shmang vendosjen e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël. Pasi që shmangu rrezikun Grek, Ataturku iu kthye rrezikut të brendëshëm – dhe e largoi nga pushteti sulltan Ahmetin e e VI-të. Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafa Kemal shpallet kryetar i parë i saj. Kuvendi ia dha edhe titull Ghazi (fitimtar). Më vonë në vitin 1934 Kuvendi i Madh Popullor i jep emrin Ataturk (babai i Turqisë) në shënjë falenderimi për atë që ka bërë për popullin turk. Në muajin Gusht 1923 Ataturku themelon Partinë Popullore, udhëheqës i së cilës ishte vetë (më vonë ia ndërron emrin në Partia Popullore Republikane) dhe me këtë vendos sistemin njëpartiak i cili ka zgjatur deri në vitin 1945 (përveç dy eksperimenteve të shkurtra në vitin 1924-1925 dhe 1930). Kryetar i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij.Sot ataturku njihet si themeluesi i turqis se sotme

Lidhje të jashtme

Referenca

  1. ^ Mango, Andrew, Ataturk: The Biography of the Founder of Modern Turkey, (Overlook TP, 2002), p. 27.
  2. ^ Jackh, Ernest, The Rising Crescent, (Goemaere Press, 2007), p. 31, Kemal Atatürk albanian father and turkish mother
  3. ^ Isaac Frederick Marcosson, Turbulent years, Ayer Publishing, 1969, p. 144.
  4. ^ Richmond, Yale, From Da to Yes: understanding the East Europeans, (Intercultural Press Inc., 1995), 212.

Më 19 maj 1994 u nda nga jeta zonja e parë e paharrueshme amerikane Jacqueline Kennedy

VOAL – Jacqueline Kennedy, emri i vërtetë i Jacqueline Lee Bouvier ka lindur në Southampton më 28 korrik, 1929. Rritet në qarqet arsimuara dhe të klasës së lartë në New York, Rhode Island dhe Virginia. Në atë kohë, dashuria për letërsinë e bëri të shkruajë poezi, novela dhe romane, duke i shoqëruar ato me ilustrime personale.

Ajo gjithashtu i kushton vëmendje studimit të vallëzimit, një tjetër pasion i saj i madh i përhershëm. Nëna, e cila mori një divorc nga burri i saj i mëparshëm, u martua me Hugh D. Auchincloss në vitin 1942, duke sjellë dy vajzat e saj në Merrywood, në shtëpinë e tij në afërsi të Uashingtonit D.C.

Jacqueline, me rastin e tetëmbëdhjetë viteve të saj u votua “Debutuesja e  Vitit” për sezonin 1947-1948.

Si një studente e Vassar College prestigjioz ka mundësi për të udhëtuar shumë dhe të shpenzojë vitet e tij më të mira në Francë (ndër të tjera frekuenton Sorbonën), para diplomimit nga Universiteti George Washington në vitin 1951. Këto përvoja krijojnë te ajo dashurinë ndaj popujve të huaj, veçanërisht ndaj francezëve.

Në vitin 1952 Jacqueline punësohet në gazetën lokale “Washington Times-Herald”, fillimisht si një fotografe, më pas si redaktore dhe kolumniste. Në një rast asaj iu besua për të intervistuar senatorin John F. Kennedy të Massachusettsit, tashmë të akredituar nga shtypi kombëtar si trashëgimtari më i mundshëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Mes të dyve është një dashuri e vërtetë në shikim të parë: ata do të martohen vitin e ardhshëm.

Jacqueline josh familjen Kennedy, me një model të jetës intelektuale, evropiane dhe të rafinuar. Nga marrëdhënia e tyre do të vijnë tre fëmijë, Caroline (1957), John (1960) dhe Patrick, i cili për fat të keq vdiq dy ditë pas lindjes.

Si Zonjë e Parë, “Jackie”, kështu tani quhet me dashuri nga të gjithë qytetarët, do të përpiqet të bëjë kryeqytetin vend të një burimi të krenarisë dhe qendër të kulturës amerikane. Interesi i saj në artet, theksuar vazhdimisht nga shtypi dhe televizioni, frymëzon një vëmendje për kulturën si asnjëherë më parë në nivel kombëtar. Një shembull konkret i këtij interesi është projekti i saj për një muze të historisë amerikane, i realizuar më vonë në Uashington.


Ajo gjithashtu mbikëqyr ridekorimin e Shtëpisë së Bardhë dhe inkurajon ruajtjen e ndërtesave përreth. Ajo do të jetë gjithmonë e admiruar në masë të madhe për ecjen e saj, hirin dhe bukurinë që kurrë nuk janë të dukshme ose vulgare. Paraqitjet e saj publike gjithmonë kanë një sukses të madh, edhe pse me urtësi dhe moderim (ose ndoshta për shkak të kësaj).

Në atë tragjik 22 nëntor 1963, Jackie është ulur pranë burrit të saj kur ai vritet në Dallas. Shoqëroni trupin e tij në Uashington dhe ec pranë tij gjatë procesionit funeral.

Pastaj, në kërkim të privatësisë, zonja e parë lëviz me fëmijët e saj në Nju Jork. Më 20 tetor 1968 u martua me Aristotel Onassisin, një biznesmen shumë i pasur grek. Martesa dështon, por çifti kurrë nuk do të divorcohet.

Onassis vdiq në vitin 1975. Duke u bërë një e ve për herë të dytë, Jackie filloi të punojë në botime, punon redaktore në Doubleday, ku është eksperte në letërsinë egjiptian dhe artit.

Jacqueline Kennedy vdes në Nju Jork më 19 maj 1994.

Hoxha që themeloi Stomatologjinë në Shqipëri, i vetmi para të cilit u përkul Fishta

Kur serbët e malazezët mësyen Shkodrën, një intelektual, hafiz, doktor e profesionist ishte me pushkë në dorë duke e mbrojtur Shqipërinë në përgjithësi, e Shkodrën në veçanti.



Ky ishte Hasan Kaduku i lindur në vitin 1865 në Shkodër dhe kishte jetuar deri në vitin 1948.

U diplomua në Stamboll si mjek stomatolog, kreu hifzin e Kur’anit, pra e mësoi Kur’anin të tërin përmendësh, dhe ju kthye Shqipërisë si intelektual e trim i vërtetë. Njihte gjuhën arabe, osmane e frenge. Kultura e tij ishte shumë dimensionale. Ai ishte hoxha, hafizi, haxhiu dhe stomatologu mjekërbardhë me xhybe e çallmë.

Njerëzit e asaj kohe, nuk e njihnin profesionin dentist, por e njihnin si “Kaduk”, pra mjek i dhëmbëve. Ai ishte themeluesi i “kadukësisë, pra stomatologjisë” në Shqipëri.

Kronikistët e kohës e përshkruajnë si njeri madhështor, shtatlartë e shpatullgjerë, me mjekër të bardhë, mjaft i pashëm, bujar, zemërgjerë, fisnik e i ndershëm.

Ndërsa malsorët e Thethit, fshat turistik verior, në të cilin kishte qëndruar hoxha dhe stomatologu e njohin si njeriu bujar i cili kishte ndërtuar depozitën e parë të ujit në fshat, ku njihet si “Kroni i Kadukut”.

Ai ishte i përkushtuar të respektonte besimet dhe intelektualët shqiptar të gjitha besimeve. Gjergj Fishta, e përshkruante këndshëm punën e tij “Asnjëherë nuk jam përkulur, as prej shkaut e as prej ukut, por rri e bëhem pulë te karrigia e Kadukut”.

E keqja e madhe, komunizmi, e preku edhe hoxhën, ku ia konfiskuan gjithë ordinancën stomatologjike./Kultplus

Më 15 maj 1891 lindi Mihail Bulgakov, shkrimtar e dramaturg i shquar rus

Mihail Afanasjeviç Bulgakov (Rusisht: Михаи́л Афана́сьевич Булга́ков, IPA [mʲɪxɐˈil ɐfɐˈnasʲjɪvʲɪtɕ bʊlˈɡakəf];[1] 15 maj [O.S. 3 maj] 1891 – 10 Mars 1940) ishte një shkrimtar, dramaturg dhe mjek rus, aktiv në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Njihet më së shumti për romanin Mjeshtri dhe Margarita, i botuar pas vdekjes, dhe që mbahet si një nga kryeveprat e shekullit të 20-të.[2]

Jeta e hershme

Mikhail Bulgakov lindi me 15 maj [O.S. 3 maj] 1891 në Kiev, të Perandorisë Ruse, në një familje ruse. Ishte njëri nga shtatë fëmijët (më i madhi nga tre vëllezërit) e Afanasiy Ivanovich Bulgakov — një anëtar i Këshillit të Shtetit, profesor asistent në Akademinë Teologjike të Kievit, një eseist dhe mendimtar i shquar ortodoks rus, si dhe përkthyes i teksteve fetare. Nëna e tij ishte Varvara Mikhailovna Bulgakova (lindur Pokrovskaja), një ish-mësuese. Të dy gjyshërit e tij ishin klerikë të Kishës Ortodokse Ruse.[3] Afanasij Bulgakov ka lindur në Oblastin Briansk, Rusi, ku babai i tij shërbente si prift, dhe u shpërngul në Kiev për të studiuar në akademi.[4] Varvara Bulgakova kishte lindur në Karachev, Rusi.[5] Sipas Edythe C. Haber, në “vërejtjet biografike” të Bulgakovit, ky deklaroi se ajo kishte prejardhje tartare, gjë që ndikoi në disa nga veprat e tij.[6] Megjithatë, kjo nuk përmendet askund në veprat e Bulgakovit, pra burimi i i këtij pretendimi mbetet i paqartë.[7] Që nga fëmijëria Bulgakovin e kishte tërhequr teatri. Në shtëpi, ai shkruante komedi, të cilat vëllezërit dhe motrat e tij i luanin.[8]

Në vitin 1901 Bulgakovi u regjistrua në Gjimnazin e Parë të Kievit, ku nisi të interesohej për letërsinë ruse dhe evropiane (shkrimtarët e tij të preferuar në atë kohë ishin Gogoli, Pushkini, Dostojevski, Saltykov-Shçedrin, dhe Dikensi), teatrin dhe operën. Mësuesit e gjimnazit ushtruan një ndikim të madh në formimin e shijes së tij letrare. Pas vdekjes së të atit të tij, më 1907, nëna e Mikhailit, e cila ishte e mirë-arsimuar dhe jashtëzakonisht e zellshme, mori përgjegjësinë për edukimin e tij. Pas kryerjes së Gjimnazit më 1909,[9] Bulgakov hyri në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Kievit, të cilin e mbaroi me lavdërim të veçantë. Më pas ai u punësua si mjek në Spitalin Ushtarak të Kievit.[10]

Në vitin 1913, Bulgakovi u martua me Tatiana Lappa. Pas shpërthimi të Luftës së Parë Botërore, ai u lajmërua vullnetar tek Kryqi e Kuq dhe u dërgua drejt e në front, ku u plagos të paktën dy herë. Vuajtjet e Bulgakovin nga këto plagë kishte efekte të dëmshme afatgjata. Për të pushuar dhimbjen kronike, sidomos në bark, ai e injektonte veten me morfinë. Gjatë vitit të ardhshëm varësia e tij u rrit. Në vitin 1918, ai hoqi dorë nga morfina dhe nuk e përdori më kurrë. «Morfinë», libër i botuar më 1926, flet për atë periudhë të vështirë të tij.

Në vitin 1916, Bulgakovi diplomoi në Departamentin e Mjekësisë të Universitetit të Kievit dhe pasi shërbeu një kohë si kirurg në spitalin Çernovtsi u emërua mjek lokal në krahinën e Smolenskut. Jeta e tij në atë periudhë është e përshkruar në veprën Blloku i shënimeve të një mjeku provincial. Në shtator të vitit 1917 Bulgakov u zhvendos në spitalin në Vyazma, afër Smolenskut. Në shkurt 1918, ai u kthye në Kiev, Ukrainë, ku ai hapi një praktikë private në shtëpinë e tij në Andreyevsky Descent, nr.13. Këtu ai jetoi gjatë Luftës Civile Ruse dhe aty përjetoi dhjetë grushtshtete. Qeveritë e njëpasnjëshme e morën mjekun e ri në shërbim të tyre, ndërsa dy vëllezërit e tij ishin shërbenin në Ushtrinë e Bardhë kundër Bolshevikëve.

Në shkurt 1919 ai u mobilizua si mjek ushtarak në Ushtrinë Popullore të Ukrainës dhe u dërgua në Kaukazin Verior. Atje u sëmur rëndë nga tifoja dhe mezi shpëtoi.[11] Në Kaukaz filloi punën si gazetar, por kur ai dhe të tjerët u ftuan të kthehen si mjekë, nga qeveria franceze dhe gjermane, Bulgakovit nuk iu lejua të largohet nga Rusia për shkak të tifos. Kjo ishte hera e fundit që ai e pa familjen e tij, pas luftës civile dhe krijimit të sovjetëve, pjesa më e madhe e të afërmve të tij mërguan në Paris.

Krijimtaria

Pas sëmundjes Bulgakovi hoqi dorë nga karriera e mjekut për atë të shkrimtarit. Në autobiografinë e tij, ai kujton se si filloi të shkruajë: “Në vitin 1919, kur isha duke udhëtuar natën me tren shkrova një tregim. Në qytetin ku treni u ndal, e çova tregimin te një botues i gazetës i cili e botoi”. Libri i tij i parë ishte një almanak me fejtone, i quajtur Perspektiva të ardhshme, i cili u shkrua dhe u botua po atë vit. Në dhjetor 1919 Bulgakov u shpërngul në Vladikavkaz. Ai shkroi dy drama, Vetëmbrojtja dhe Vëllezërit Turbin, të cilat u vunë në skenë në teatrin e qytetit duke shënuar sukses të madh.

Pas udhëtimit nëpër Kaukaz, Bulgakov u nis për Moskë, me qëllim që “të mbetem këtu përgjithnjë”. Gjetja e punës në kryeqytet ishte e vështirë, por ai u emërua sekretar i seksionit letrar të Glavpolitprosvet (Komitetit Qendror i Republikës për Edukim Politik). Në shtator 1921 Bulgakov dhe gruaja e tij u vendosën pranë Pellgjeve të Patrikut, në rrugën Bolshaja Sadovaja, nr.10 (tani pranë metrosë Majakovskaja). Për të siguruar jetesën, ai filloi të punonte si korrespondent dhe shkrues fejtonesh për gazetat Gudok, Krasnaia Panorama dhe Nakanune, me seli në Berlin. Për almanakun Nedra, ai shkroi Diaboliad, «Vezët fatale» (1924), dhe «Zemra e qenit» (1925), vepra që e kombinojnë satirën e hidhur me elemente të fantashkencës dhe të cilat trajtonin fatin e shkencëtarit dhe keqpërdorimin e zbulimit të tij. Tiparet më të rëndësishme të satirës së Bulgakovit, si përzierja e shkathët e elementeve fantastike dhe realiste, situatat groteske, dhe një preokupim me çështje të rëndësishme etike, tashmë e kishin marrë formën, e këto karakteristika u zhvilluan më tej në romanin e tij më të njohur.

Mes viteve 1922 dhe 1926, Bulgakov shkroi disa pjesë teatrale (duke përfshirë Banesa e Zojkës), asnjëra prej të cilave nuk u lejua të vihej në skenë në atë kohë. Vrapimi, që trajtonte tmerret e luftës vëllavrasëse, u ndalua nga vetë Jozef Stalini, pasi Glavrepertkom (Dega e Repertorit) gjykoi që “glorifikon mërgimin dhe gjeneralët e bardhë”. Në vitin 1925, Bulgakov u nda nga gruaja e parë dhe u martua me Ljubov Belozerskaja.

Kur një nga drejtorët e teatrove të Moskës kritikoi rëndë Bulgakovin, vetë Stalini e mbrojti atë, duke thënë se një shkrimtar i kalibrit të Bulgakov ishte mbi “fjalët e Partisë” si “e majtë” dhe “e djathtë”.[12] Stalini i gjeti atij punë në një teatër të vogël moskovit, më pas në Teatrin e Artit në Moskë (MAT). Me 5 tetor 1926, në MAT u dha premiera e shfaqjes « Ditët e Turbinëve», e cila vazhdonte temën e «Rojat e Bardha» (mbi fatin e intelektualëve rusë dhe oficerëve të Ushtrisë Cariste të përfshirë në revolucion dhe në luftën civile). Stalinit i pëlqeu shumë dhe thuhet se e pa atë të paktën 15 herë.[13]

«Ivan Vasilieviç», «Ditët e Fundit (Pushkin)», dhe «Don Kishoti» u ndaluan. Premiera e shfaqjes tjetër, «Molieri (Kabala e Hipokritëvë)», në të cilën Bulgakov zhytet “Parisin përrallor të shekullit të XVII-të”, mori vlerësime të këqija nga Pravda dhe u tërhoq nga repertori i teatrit. Në vitin 1928, «Banesa e Zojkës» dhe «Ishulli i Purpurt » u vunë në skenë në Moskë, të dyja komeditë publiku i priti me entuziazëm të madh, por kritikët përsëri u dhanë vlerësime të këqija. Në mars 1929 karriera e Bulgakovit u shkatërrua kur cenzura zyrtare ndaloi botimin e cilësdo prej veprave të tij.

I dëshpëruar, Bulgakovi fillimisht i shkroi një letër personale Stalinit (korrik 1929), pastaj me 28 mars 1930, i shkroi letër qeverisë sovjetike.[14] Ai kërkoi leje për të mërguar në qoftë se Bashkimit Sovjetik nuk do t’i hynte më në punë si shkrimtar. Në autobiografinë e tij, Bulgakov pretendon t’i ketë shkruar Stalinit i shtyrë nga dëshpërimi dhe ankthi mendor, pa pasur asnjëherë si qëllim ta dërgonte letrën. Ai mori një thirrje telefonike direkt nga udhëheqësi sovjetik, i cili e pyeti shkrimtarin nëse ai me të vërtetë dëshironte të largohej nga Bashkimi Sovjetik. Bulgakov u përgjigj se shkrimtari rus s’mund të rronte jashtë atdheut. Stalini i dha leje për të vazhduar punën në Teatrin e Artit. Me 10 maj 1930, ai iu ri-bashkua teatrit, si asistent i regjisorit. Më vonë ai përshtati për skenë veprën e Gogolit «Frymë të vdekura».

Në vitin 1932, Bulgakov u martua për herë të tretë. Ai mori për grua Jelena Shilovskaja, e cila do të shërbente si frymëzim për personazhin e Margaritës në romanin e tij më të shquar, të cilin nisi ta shkruante në vitin 1928. Gjatë dekadës së fundit të jetës së tij, Buglakov vazhdoi punën në romanin Mjeshtri dhe Margarita, shkroi drama, vepra kritike, tregime dhe bëri disa përkthime dhe dramatizime të romaneve. Shumë prej tyre nuk u botuan, të tjera u bënë “copë e grimë” nga kritikët. Një pjesë e konsiderueshme nga vepra e tij (që tallej me sistemin sovjetik) mbeti në sirtarë për disa dekada. Megjithë punën e tij të re, projektet në të cilat punonte ai në teatër shpesh ndaloheshin, dhe ai ishte i tendosur dhe i palumtur.

Vitet e fundit

Në fund të viteve 1930ta ai iu bashkua Teatrit Bolshoi si libretist dhe konsulent. Ai u largua pasi kuptoi që asnjëra nga veprat e tij nuk do të vihej në skenë aty. Mbrojtja e Stalini e shpëtoi Bulgakovin prej arrestimit dhe ekzekutimit, megjithatë ai s’arrinte dot t’i botonte veprat e tij. Romanet dhe dramat e tij më pas u ndaluan dhe për të dytën herë karriera e Bulgakovit si dramaturg u shkatërrua. Kur shfaqja e tij e fundit Batum (1939), një portretizim miklues i ditëve të hershme revolucionare të Stalinit u ndalua para provave,[15], Bulgakov kërkoi leje për t’u larguar nga vendi, por autoritetet nuk pranuan.

Varri i Mikhail Bulgakov dhe Jelena Bulgakova.

Bulgakovi shëndetlig ia përkushtoi vitet e fundit të jetës atij që e quante romani i “muzgut”. Vitet 1937-1939 ishin për Bulgakovin të vështira pasi bënte kthesa të forta nga periudhat e shkurtra të optimizimit, kur besonte se publikimi i kryeveprës së tij ishte ende i mundur, në kriza të depresionit, kur i dukej se nuk kishte më asnjë shpresë. Më 15 qershor 1938, kur dorëshkrimi ishte afër përfundimit, Bulgakovi shkruante në një letër drejtuar gruas së tij:

“Para meje janë 327 faqe dorëshkrim (rreth 22 kapituj). Më e rëndësishmja mbetet redaktimi, dhe ky do të jetë i vështirë, unë do të duhet t’i kushtoj vëmendje të veçantë imtësirave. Ndoshta edhe të ri-shkruaj ca gjëra… Ti më pyet ‘Cila është e ardhmja e tij’ ? S’e di. Ndoshta, ti do ta ndrysh dorëshkrimin në sirtar, pranë dramave të mia të ‘vrara’, dhe herë pas here ai do të jetë në mendimet e tua. Pastaj prapë, ti s’e di të ardhmen. Unë tashmë e kam bërë gjykimin tim për librin dhe mendoj se ai me të vërtetë e meriton të fshihet në errësirën e një sënduku…”

Më 1939, Mikhail Bulgakov organizoi një lexim privat të romanit Mjeshtri dhe Margarita për rrethin e miqve të ngushtë. Jelena Bulgakova kujton 30 vjet më vonë, “Kur atë natë ai më në fund mbaroi së lexuari, tha:” Mirë, nesër do ia çoj romanin botuesit! “dhe të gjithë heshtën”, “…Të gjithë rrinin të paralizuar. Çdo gjë po i llahtariste. P. (P. A. Markov-, në krye të sektorit të letërsisë në MAT) më vonë, tek dera, u përpoq të ma shpjegojë i frikësuar, se përpjekja për ta botuar romanin do të shkaktonte gjëra të tmerrshme”, shkruante ajo në ditarin e saj (14 maj 1939).

Në muajin e fundit të jetës së tij, miqtë dhe të afërmit ishin vazhdimisht duke i bërë rojë pranë shtratit. Me 10 mars 1940, në ditëlindjen e 49të, Mikhail Afanasjeviç Bulgakov dha shpirt. Me 11 mars, u mbajt një ceremoni varrimi në ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë. Para varrimit, skulptori moskovit S. D. Merkurov ia hoqi nga fytyra maskën e vdekjes. Mikhail Bulgakov ndërroi jetë nga nefroskleroza (një çrregullim i trashëgruar i veshkave). Ai u varros në varrezat Novodeviçi në Moskë.
Veprat e hershme[redakto | përpunoni burim]

Gjatë jetës së tij, Bulgakov njihej më së shumti për shfaqjet e tij për Teatrin e Artit në Moskë. Dihet që Stalinit i pëlqente shfaqja «Ditët e Turbinëve» (Дни Турбиных) ( 1926), që bazohej në romanin e Bulgakovit «Rojat e Bardha». Dramatizimi i jetës së Molierit në «Kabali i hipokritëve» (Кабала святош, 1936) shfaqet edhe në ditët e sotme në Teatrin e Artit në Moskë. Edhe pas ndalimit të disa dramave nga teatrot, Bulgakovi shkroi një komedi për vizitën e Ivanit të Tmerrshëm në Moskën e vitit 1930. Drama e tij «Batum (1939) mbi vitet e rinisë së Stalinit u ndalua nga vetë kryeministri.

Bulgakov filloi të shkruante prozë me «Rojat e Bardha»(Белая гвардия) (1924, botuar pjesërisht më 1925, botimi i plotë në vitet 1927-1929, në Paris) – një roman për jetën e familjes së një oficeri të Ushtrisë së Bardhë në Kiev, gjatë luftës civile. Në mesin e viteve 1920, ai nisi t’i admironte veprat e H. G. Wells dhe shkroi disa vepra me elemente të fantashkencës, mes të cilave veçohet «Vezët Fatale»(Роковые яйца) (1924) dhe «Zemra e qenit»(Собачье сердце) (1925). Ai synonte t’i përmblidhte tregimet e tij të mesit të viteve të 20-ta që bazoheshin në punën e tij si mjek në vitet 1916-1918 në një përmbledhje me titull «Shënime të një mjeku të ri» (Записки юного врача), por vdiq para se t’i botonte.[16]

«Vezët fatale» flet për njëfarë profesor Persikov i cili, duke eksperimentuar me vezë, zbulon një rreze të kuqe e cila përshpejton rritjen e organizmave të gjallë. Në të njëjtën kohë, një sëmundje i përfshin pulat e Moskës, duke mbytur shumicën prej tyre, dhe për të rregulluar situatën, qeveria sovjetike e përdor rrezen e kuqe në një fermë. Për shkak të një ngatërrese në dërgesat e vezëve, Profesorit i vijnë dërgesat me vezët e pulave kurse fermave shtetërore sovjetike dërgesat me vezët e strucëve, gjarpërinjve dhe krokodilëve, të cilat i kishte porositur profesori. Gabimi nuk zbulohet deri sa vezët prodhojnë përbindësha gjigandë të cilët bëjnë kërdi në periferi të Moskës duke vrarë shumicën e punëtorëve në fermë. Makineria propagandistike i kthehet Persikovit, duke e deformuar natyrën e tij në të njëjtën mënyrë si manipulime e tij “të çiltra” krijuan përbindëshat.

Zemra e qenit flet për një profesor që implanton testikujt e njeriut dhe një gjëndër të hipofizës në një qen të quajtur Sharik. Me kalimin e kohs qeni bëhet gjithnjë e më njerëzor, duke rezultuar në kaos. Ky rrëfim mund të lexohet si një satirë kritike e nihilizmit liberal dhe mentalitetit komunist.

Bibliografia
Romanet dhe përmbledhjet me tregime

Rojat e Bardha (vitin 1926)
Tregime të mëdha sovjetike (1962)
Mjeshtri dhe Margarita (1967)
Kujtimet e një të vdekuri: një roman teatral (1967) (aka Borë e zezë)
Zemra e një qeni (1968)
Fletorja e një mjeku fshati (1975)
Diaboliada dhe tregime të tjera (1990)
Lajmet e tmerrshme: Tregime ruse nga vitet pas revolucionit (1990)
Shënime në pranga dhe tregime të tjera (1991)
Vezët fatale dhe satira tjera sovjetike, 1918-1963 (1993)

Teatër

Dramat e hershme të Mikhail Bulgakov, 1990
Drama paqeje: Dy, 1990
Banesa e Zojkës: Një farsë tragjike në tre akte, 1991
Gjashtë drama, 1991

Në shqip

Mjeshtri dhe Margarita,
Rojat e Bardha

Fusnotat

^ “Bulgakov”. Collins English Dictionary.
^ Mukherjee, Neel (9 May 2008). “The Master and Margarita: A graphic novel by Mikhail Bulgakov”. London: The Times. Marrë më 2009-01-19.
^ Lesley Milne. Mikhail Bulgakov: A Critical Biography. Cambridge University Press. 2009. p. 5
^ Ермишин О. Т., Православная энциклопедия, Том 6, 2003 http://www.pravenc.ru/text/153625.html (Rusisht)
^ Булгакова, Варвара Михайловна :: Булгакова, Варвара Михайловна (në rusisht). Bulgakov.ru. Marrë më 2013-09-21.
^ Edythe C. Haber, Mikhail Bulgakov: The Early Years, Harvard University Press (1998), p. 70
^ Mikhail Bulgakov (2011). Mikhail Bulgakov. The Complete Collection of Works in 8 Tomes. — Moscow: Azbuka, 5760 pages ISBN 978-5-389-02185-3
^ “Mikhail Bulgakov Biography”. www.homeenglish.ru. Marrë më 2011-10-10.
^ “Bulgakov timeline /Краткая хроника жизни и творчества М.А.Булгакова”. www.m-a-bulgakov.ru. Marrë më 2011-10-10.
^ Katherine Konchakovska and Bohdan Yasinsky (1998). “Mikhail Bulgakov in the Western World: A Bibliography”. Library of Congress. Marrë më 2011-10-10.
^ Vilensky, Yu, G., Bulgakov’s doctor (1991) T. I. Borisova (ed.) Kiev. Zdorovie. pp. 99–103. ISBN 5-311-00639-0
^ Simon Sebag Montefiore, p. 110. swedish edition of Stalin: The Red Tsar and His Court.
^ Shaternikova, Marianna. Why Did Stalin Loved The Days of the Turbuns. Почему Сталин любил спектакль «Дни Турбиных». Опубликовано: 15 октября 2006 г.
^ Михаил Афанасьевич Булгаков. Письмо правительству СССР (në rusisht). lib.ru/Новый мир, 1987, N8. Marrë më 2011-10-10.
^ “Батум. Комментарии”. lib.ru. Marrë më 2011-10-10.
^ Coulehan, Jack (1999-11-09). “Literature Annotations: Bulgakov, Mikhail – A Country Doctor’s Notebook”. Literature Arts and Medicine Database. New York University. Marrë më 2009-02-11.

Amerikani me flamurin shqiptar në krah thyen rekord duke u zhytur në Oqeanin Paqësor

53-vjeçari Viktor Vescovo është amerikani që theu rekordin botëror duke u zhytur thellë në Oqeanin Paqësor.

Ai është njeriu i parë që shkoi aq thellë, duke u zhytur në 11 milje (17 km e 700 km) në oqean, shkruajnë mediat e huaja.

Amerikani kaloi 4 orë në det, duke eksploruar terrenin e largët e të errët, thuhet në raportimin e BBC-së.

Ajo që është për tu habitur e që ka marrë vëmendje është diçka në kraharorin e zhytësit.

Ai në veshjen e tij të zhytjes vërehet që ka të vendosur në krahun e djathë flamurin amerikan, atë të Teksasit, flamurin e Kombeve të Bashkuara, atë të Klubit të eksploruesve dhe flamurin shqiptar kuq e zi.

Ai ka thënë se me flamurin shqiptar ka dashur të shpreh këmbëngulësinë dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar, që njihet si këmbëngulës.

Sipas tij, është edhe një grua shqiptare e fortë që e ka mbështetur fortë dhe e ka sponsorizuar zhytjen e tij në oqeanin e thellë.

Viktori është njeriu i tretë në botë që ka marrë këtë rrugëtim. I pari që kaloi në kanalin Marina të Paqësorit ishte inxhinieri zviceran Jasques Piccard në vitin 1960. Gjysmë shekulli më vonë, në vitin 2012, regjisori James Cameron mësyu këtë pjesë të thellë, por u rrëzua me nëndetëse.

Më 14 maj 1998 u nda nga jeta Frank Sinatra, një nga artistët më të mëdhenj të Shekullit XX

Francis Albert Sinatra (/sɪˈnɑːtrə/; 12 dhjetor 1915 – 14 maj 1998) ishte një këngëtar, aktor dhe producent amerikan dhe një nga artistët më popullorë e më me ndikim i shekullit XX. Ai është nga artistët muzikorë të të gjitha kohërave që ka shitur më shumë albume.

Frank Sinatra ishte padyshim një artist argëtues, një këngëtar zëri unikal i të cilit magjepste miliona njerëz.  „Ol’ blue eyes”, siç e thërrisnin amerikanët, Francis Albert Sinatra lindi në vitin 1915 në qytezën Hoboken në Nju Xhërsi. Qëkurse ishte adoleshent ai nisi të këndojë nëpër klubet e qytetit të tij të lindjes kundrejt bakshisheve që i jepnin dashamirësit. Për shkak të qëndrimit të rrëmbyer atë e përjashtuan nga shkolla pak përpara përfundimit, gjë që nuk e shqetësoi aspak sepse ai ëndërronte të bëhej këngëtar. Hapat e parë të karrierës Frank Sinatra i hodhi me kuartetin vokal The Hoboken Four, pak kohë më vonë ai debutoi solo në një lokal me një pagë prej 50 dollarësh në javë. Në vitin 1939 ai nënshkroi kontratë me Harry James, drejtues i një grupi muzikor dhe paskëtaj u publikua albumi i parë i Sinatras. Nga ky album u shitën 8000 kopje.

Sinatra prekte veçanërisht zemrat e tifozeve gra. Ai ishte i pari artist që shkaktoi histeri masive në vitet 1940: mijëra vajza të reja thërrisnin duke humbur ndienjat kur shikonin Sinatrën duke kënduar në skenë.

Në fillim të viteve 1950 nisi të shuhet shkëlqimi i Sinatras. Aferat e shumta me gratë dhe dyshimet për kontakte me mafian ia cënuan imazhin e fituar si njeri i pastër. Columbia Records anulloi kontratën dhe spektakli i parë televiziv i tij ishte një dështim. Ai e morri veten pas këtij dështimi të rëndë në karrierë me rolin në filmin klasik të Hollivudit “From Here to Eternity”.

Frank Sinatra ishte një ndër artistët më të sukseshëm të kohës. Ai fitoi 18 herë Grammy dhe mendohet të ketë shitur rreth 800 milionë disqe në mbarë botën. Më 14 maj 1998 ai ndërroi jetë nga një atak kardiak. Në Las Vegas u shuan dritat për dhjetë minuta në nderim të tij.

Në San Domenico të Taorminës vitet e fundit një trupë japoneze instalonte dritat dhe kamerat në një kënd interesant të kuvendit antik të shndërruar në hotel luksoz. Vemendja ishte drejtuar krejt te një zotëri me shtat pak më tepër se mesatar, veshur si s’ka më mirë, që luante në pianoforte të hatashmen “Night and Day”. Pastaj një gazetar e ndërpreu me një varg pyetjesh: ishte i pari ciak i një dokumentari për të, personazh i jashtëzakonshëm që si pensionist luante për turistë elitarë. Por një kohë… Një kohë Chico Scimone, i bukur, i fortë, pianist i talentuar, emigroi në SHBA me të parën nga pesë gratë e tij, aktoren spanjolle Aurora De Alba, e filloi të japë koncerte në klubet e natës në Nju Jork e Çikago. Më patën ndihmuar “miqtë””, tregonte Chico. “Bosët mafiozë siciliano-amerikanë ishin të gjithë nostallgjikë për tokën e tyre, vinin në koncerte, na takonin edhe në anijet kroçiera ku më rastiste të jepja shfaqje.” Ardhjet e tyre na krijonin plot ngatërresa me drejtësinë, por asnjë lidhje midis Scimone e mafia nuk është provuar kurrë. Edhe pse në klubin e tij të natës të Taorminës, “La Giara”, kalonin Richard Burton e Liz Taylor, Gregory Peck e Peter Ustinov, por edhe bosi i Cosa Nostra, Lucky Luciano, tashmë i padëshiruar në SHBA. Pianistja ka vdekur më 9 prill, 94 vjeçe. Nuk ka arritur ta lexojë emrin e tij në librin Sinatra – The life (Botues Knopf, 580 faqe), libri më i ri për The Voice (që sivjet do të mbushte 90 vjet, duke pasë lindur më 12 dhjetor 1915), shkruar nga Anthony Summers e Robbyn Swan. Autorët, që kanë hetuar gjatë marrëdhëniet Sinatra-mafia, temë qendrore e librit, e intervistuan Scimone më 2002. Thonë: “Frank kishte pasur marrëdhëniet me bosët njujorkas në vitet 1938-39. Pianisti Chico Scimone, që luajti shumë herë për Frank Costello e Willie Moretti, kujton pa dhënë datë të saktë – se një herë Costello e ngarkoi për një detyrë të pazakonshme. “Miqtë e Nju Xhersit flisnin për një djalë me zë të bukur, donin ta dëgjonin, e prandaj organizuan një dëgjim special ku ai duhej ta shoqëronte këngëtarin me pianoforte.” Djali, tregon Scimone, ishte Frank: “Mafia vazhdon ai mund ta krijojë e fare lehtë ta shkatërrojë një karrierë.” Chico ka qenë i kthjellët deri në fund e nuk ka dyshim se në aventurën e tij të furishme amerikane të ketë pasur një takim me Sinatrën. Gjithë jetën Sinatra ka mohuar çdo lidhje me mafiozët, deri në dëshminë e fundit dhënë më 1980 para Nevada State Gaming Control Board, ku u betua për të kushedisatën herë se Willie Moretti, një nga më të adhuruarit e Lucky Luciano, “nuk ka pasur fare të bëjë me karrierën time”. Autorët, përkundrazi, flasin për njëfarë vëllazërie natyrore me mafiozët siciliano amerikanë imponuar nga gjyshërit nga babai, Francesco Sinatra e Rosa Sgalimbeni, që vinin nga i njëjti fshat, Lercara Friddi, për më tepër, nga e njëjta rrugicë, Via Margherita di Savoia, ku Salvatore Lucania, “në art” Lucky Luciano, kishte lindur më 1897.

Për lidhjet që Frank e Lucky kanë pasur nga vitet Dyzet (1940) deri në vdekjej e bosit mafioz në Itali më 1962, është shkruar shumë. Sinatra, me gazetarët si me gjyqtarët, minimizonte: “Ne artistët jemi njerëzorë me të gjithë. Shtrëngojmë dorën me të gjithë ata që vijnë të na përshëndesin.” Por në biografitë zyrtare, hollësitë për disa miqësi kanë mbetur gjithnjë tabù, edhe pse e bija Nancy, në librin “Frank Sinatra: An American Legend”, ribotuar më 1998, nuk e fsheh se është rritur duke i parë përqark gjithnjë “ata njerëz”. Autorët e librit të fundit nuk kanë përtuar tia lënë këtë fakti se ai ishte italian, madje sicilian, nga klani Sinatra (prindërit e tij gjatë proibicionizmit kishin një pijetore klandestine në Hoboken të Nju Xhersit, fshatit të lindjes të Frank). David Evanier, që ka shkruar librin “The Jimmy Roselli Story – Making the Wiseguy Weep (Botim i Farrar, Straus and Giroux, 1998), biografi e autorizuar e një këngëtari tjetër nga Hoboken, edhe ai sicilian, edhe ai disi gjenial, por jo si The Voice, thotë: “Kur fillova të jem famoz, mafiozët gjithnjë ishin të parët në karriket e teatrit me cigarishten e tyre në gojë. Më adhuronin, por donin të më vrisnin se nuk bëja lojën e tyre. I ndalonin nënat dhe motrat e tyre të më vrisnin.” Por jo gjithnjë mund tiu thoshe jo: Roselli, që ende është gjallë, këndoi në dasmën e John Gotti Jr, kishte mes adhuruesve edhe Carlo Gambino e ishte disa herë mik në konakun e tij. E, sa për të demonstruar se bosët mafiozë, në thelb, kanë një shpirt si adhuruesit e tjerë, Larry Gallo urdhëroi të varroset në duar, në vend të tespieve, një album të Jimmy. Roselli për të cilin thoshte: “Një djalë i artë, simpatik, i besës.” Por tregon pa ngurim edhe atë që Sinatra nuk ka dashur kurrë ta pranojë: ato vite askush nuk do të hynte në qarqet e serisë A të klubeve të natës pa simpatinë e mafias. Joe E. Lewis, komiku që deshi të bënte në mendjen e vet, për pak sa nuk shkoi në atë botë, ndërsa Frank e Jimmy Durante, u hapërn dyert e Copacabana të Nju Jorkut (pronë e Frank Costello), të Latin Quarter në Boston e të lokaleve më të mira të Las Vegas, oaze të mafias së re. Sinatra ishte dinak, si italian i mirëfilltë kish një familje e tre fëmijë me të cilët merrej përditë, po jashte shtëpisë ishte mjeshtër i biznesve dhe i femrave. Kishte të dhëna që nuk i kish as Roselli as Durante, sex appeal e sy blu. Në foton që e tregon si të burgosurin 42799, bërë më 1938 nga policia e Nju Xhersit, 23 vjeçari Frank është i bukur deri në marramendje, me një bukuri dehüese e moderne diku mes Bowie e Di Caprio. Nuk kish vjedhur as vrarë kurrë, nuk kishte prekur femër me dorë. Por familja e kishte denoncuar. Një martesë e rrufeshme shfajësuese me Nancy, si në çdo familje të mirëfilltë siciliane, e sheshoi incidentin.

Frank Sinatra dikur shërbeu si korrier i Mafias dhe për pak i shpëtoi arrestimit kur ishte me një zarf që përmbante $3.5 milionë para të thata. Kështu artisti Jerry Lewis iu tregoi autorëve të një libri të ri, pjesë të të cilit u botuan në numrin më të ri të revistës Vanity Fair. Rrëfimi i Lewis është një nga historitë e shumta që e lidhin këngëtarin legjendar me krimin e organizuar në biografinë e paautorizuar „Sinatra: The Life”, e shkruar nga Anthony Summers dhe Robbyn Swan dhe që del më 16 maj nga shtëpia botuese Alfred A. Knopf. Sinatra gjithmonë i pati mohuar lidhjet me Mafian, ndërsa FBI publikoi materiale për këto lidhje në dhjetor 1998, shtatë muaj pas vdekjes së tij, duke e portretizuar këngëtarin-aktor si një mik të ngushtë të bosit mafioz të Çikagos, Sam Giancana. Dokumentet e FBI-së gjithashtu tregojnë se ai ka pasur takime me mafiozen Lucky Luciano gjatë udhëtimit të tij të vitit 1947 në Kubë dhe bënin të ditur se karriera e tij e hershme e të kënduarit ishte mbështetut nga një mafioz i famshëm i Nju Xhersit, me emrin Willie Moretti. Libri sjell fakte të reja që thuhet se ia ka dhënë Lewis, një nga shokët e Sinatrës në „Rat Pack” që nga vitet 1960. Lewis ka thënë se Sinatra transportonte para të Mafias. “Ai ishte me plot dëshirë kryes i porosive të mafiozëve,” është cituar nga autorët të ketë thënë Lewis. “Dhe unë jam dëshmitar i një rasti…në Nju Jork.” Lewis është cituar të ketë thënë se Sinatra ishte duke kaluar doganën me një zarf që përmbante “tre milionë e gjysëm” dhe zyrtarët e doganës deshën ta kontrollonin. Por të detyruar nga turmat që brohoritnin dhe e rrethonin artistin yll, zyrtarët hoqën dorë. Nëse ata do ta kishin kontrolluar, thotë Lewis, “ne kurrë nuk do të kishim dëgjuar më për të.” Lewis tha se rasti kishte ndodhur menjëherë pasi Luciano ishte përzënë nga Shtetet e Bashkuara për në Itali më 1946.

Me jetën sentimentale të Sinatrës është marrë me keqdashje tejet të helmët Kitty Kelley, që më 1987 botoi librin “A modo suo” (Botim i Longanesi & C.). Biografia e Sinatrës është shpërndarë edhe nëpër kujtimet e Lauren Bacall e Judy Garland, Lana Turner, Marilyn Monroe e Gloria Vanderbilt. Gerald Clarke, në librin “Get Happy – The life of Judy Garland” (Botim i Random House, 2000), vë në dyshim edhe burrërinë e Frank. Judy thotë se Frank nuk ishte kurrë në lartësinë e duhur. Ishte pra Sinatra dashuruesi misterioz që e detyronte divën të këndojë “Over the Rainbow” në mënyrën më të papërsëritshme? Frank Sinatra kishte marrëdhënie të përzemërta me të gjitha të dashurat, por kishte edhe avokatë të mirë dhe dinte si ti sulmonte gazetarët pa hamendnin pa prova kundër tij. E mbi të gjitha dinte ti mbante “miqtë” larg jetës së tij publike; në një botë ku mediat nuk ishin pasuruar si sot, ia arrinte ti administronte gjithsesi mirë. “Pasi Luciano u ekstradua në Itali, Sinatra, edhe ai në vizitë në këtë vend, bëri gjithçka për të mos e takuar, por ata të dy shkëmbyen shumë telefonata,” tregon shoqja e fundit e bosit, Adriana Rizzo, që flet për një shkrepse ari që artisti ia ka dhuruar me kushtimin “Mikut tim të dashur Charlie Luciano”, duke vënë poshtë firmën që miliona vajza amerikane do të donin ta kishin në fletoret e tyre. Sepse që nga viti 1945, pasi la orkestrën e Tommy Dorsey, Frank ishte një idhull i muzikës idolo pop që bllokonte trafikun në Times Square kur luante në Paramount Theater. Publiku rrinte në radhë që pa çelur dita për biletat e koncerteve. Bono i U2, shumë kohë më vonë, pasi kishte duetuar me Frank “I’ve Got You Under My Skin”, e pagëzoi “Big Bangu i muzikës pop”. Po kush e bindi Dorsey ta ndërpresë kontratën me Sinatrën? Kush e pagoi shumën që lideri i grupit kërkonte për ta lënë të lirën Sinatrën të bëhej solist? Kush e futi në Hollivud nga dera kryesore e studios MGM? Miqtë. Ata ishin atje kur ende nuk ishte The Voice. Ishin edhe kur ylli i Frank po perëndonte për shkak të zërit të lodhur, nervave të prishura nga dështimi i martesës me Ava Gardner e plot travajeve të tjera./ELIDA BUÇPAPAJ

Skënder Buçpapaj merr Çmimin Jubilar të Mitingut të 55 të Poezisë në Gjakovë

VOAL – Më 6 deri 10 maj 2019 në qytetin e Gjakovës u mbajt me sukses të plotë Mitingu i 55 i Poezisë, i organizuar nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i këtij qyteti. Mitingu i Poezisë i Gjakovës mbahet pa ndërprerje që nga viti 1964 dhe është manifestimi më i rëndësishëm i poezisë shqipe dhe ndër më të rëndësishmit në Ballkan.

 

Gjatë kësaj veprimtarie bëhen promovime librash të rinj, takime të poetëve me lexuesit, debate estetike, recitime të krijimtarisë së zgjedhur poetike nga aktorë të fjalës poetike, ndërsa në tribunën qendrore që përbën edhe pjesën kulmore të veprimtarisë krijimet e tyre i lexojnë para auditorit vetë poetët.

Mitingu i 55 i Poezisë u ndoq me interesim dhe pjesëmarrje të madhe nga krijuesit e Gjakovës, të qyteteve të tjera të Kosovë, nga Plava, Gucia, Presheva, Tropoja, diaspora. Veprimtaria u mbështet edhe nga Klubi i Letrarëve dhe Artistëve të Tropojës me kryetar poetin e njohur Lulzim Logu, shoqata dhe klube të tjera letrare e artistike, nga Universiteti “Fehmi Agani” i Gjakovës, e tjerë. Sponsorë kryesorë të manifestimit ishin Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria për Kulturë e Komunës së Gjakovës.

Radio Gjakova, Radio Kosova, Tv Syri Vizion, Tv 21, revista Nacional e pasqyruan gjerësisht Mitingun e 55 të Poezisë në Gjakovë. Edhe media të tjera të shkruara dhe elektronike bënë pasqyrime të veprimtarisë.

Çmimet që u ndanë kësaj here, vijnë prej jurish tepër profesionale. Çmimi për përbledhjen më të mirë poetike ndërmjet dy mitingjeve iu nda poetit ndër më të shquarit krijues bashkëkohor Xhevdet Bajraj.

Çmimi poezia më e mirë në Oren Qendrore të Poezisë iu nda krijuese dhe botueses Flutura Açka.

Çmimi jubilar, që është edhe çmimi kryesor i mitingjeve jubilare, iu nda poetit dhe publicistit të shquar Skënder Buçpapaj.

Çmimi “Nenë Tereza”, që u ndahet poeteve ndërkombëtar, pjesëmarrës në Miting, ketë vit e fitoi Ricardo Rubio, nga Argjentina, Maria Barro, nga Portugalia, kurse mirënjohja “Nenë Tereza” iu nda Laura Garavaglia nga Italia, që kanë peshë dhe ndikim tek krijuesit e jashtëm.

Njekohësisht, çmimi “Yllka Domi”, që i ndahet poetes debutues në Miting ,i takoj krijueses nga diaspora Zj. Shqipe Bytyqi.

Po ashtu Klubi, duke mos harruar, krijuesit e shquar që nuk jetojnë më fizikisht, ndau mirënjohje postmortum, për poetin e niveleve antologjike, të ndjerin Basri Çapriqi.

Për suksesin e Mitingut të 55 të Poezisë në Gjakovë kanë meritë të veçantë Kryesia e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe vetë kryetari Muharrem Kurti, prej një kohe të gjatë pjesëtar aktiv i klubit, kryetar, anëtar i Kryesisë në shumë mandate, poet e prozator i shquar me vlerësime dhe çmime ndërkombëtare, njeri me prestigj dhe përkrahje të qytetarëve, profesor i Gjuhës e letërsisë shqipe në Gjakovë.

Profil – Si bëri karrierë në FA nëntetarja Zarife Hasanaj

Gati 20 ditë para se të kthehej në Atdhe, nga misioni i saj i parë, nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën nga në detyrë. Mëngjesi i djeshëm rezultoi fatal për nëntetaren shqiptare, 32-vjeçaren Zarife Hasanaj pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced ForWard Presence”.

“BalkanWeb” publikon sot një profil të saj dhe se si i nisi shkallët e karrierës brenda Forcave tona të Armatosura. N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj ka lindur më 08/07/1987, në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, ndërsa prej disa vitesh jetonte me në Babrru të Tiranës me prindërit dhe vëllain e martuar.

Ajo ishte fëmija i katërt i familjes Hasanaj, ka një vëlla dhe dy motra.

ARSIMIMI
Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.

Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.

KUALIFIKIMET
Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

GRADIMI DHE PUNESIMI
Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesioniste e pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar.

Gjatë karrierës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Në 20 Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.

Dukesha e Sussexit lind djalë

Dukesha e Sussexit lindi djalë, bëri të ditur Duka i Sussexit.

Princi Harry tha se ata janë “jashtëzakonisht të ngazëllyer” dhe falënderoi publikun për mbështetjen gjatë kohës sa Meghan ka qenë shtatzënë.

Harry tha se Meghan dhe foshnja janë mirë dhe se ende nuk kanë vendosur për emrin e saj.

Pallati Mbretëror i Britanisë tha se i është gëzuar lajmit.

Foshnja që lindi të hënën, është i shtati në radhë për marrjen e fronit.