VOAL

VOAL

Dritat u fikën prap! Përgjithmonë, apo si dikur…?! – Nga AGRON SHABANI

May 19, 2020
blank

Komentet

blank

GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO-AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ – Nga Frank Shkreli

Nga Korea e Jugut, në Kazakistan, nga Rumania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë vende të tjera të botës, njihet emri, ndihet zëri, përkthehen dhe lexohen veprat dhe sidomos poezitë e poetit, shkrimtarit, përkthyesit dhe kritikut letrar shqiptaro-amerikanit të shquar nga Malësia e Madhe, Z. Gjekë Marinaj.

Dr. Gjekë Marinaj ka lindur në fshatin Brrut të Kastratit në Malësi të Madhe në vitin 1965. Është larguar nga Shqipëria në qershor të vitit 1991 për të emigruar në Shtetet e Bashkuara. Është i njohur, botërisht, tanimë si poet, shkrimtar, përkthyes, kritik letrar dhe themelues i Teorisë së Protonizmit – një formë kjo e kritikës letrare që ka për qëllim të promovojë paqën dhe të menduarit pozitiv. Ndër të tjera detyra, Dr. Marinaj, është drejtor i Shtëpisë Botuese Mundus Artium Press dhe Redaktor i revistës Mundus Artium. Aktualisht, Dr. Marinaj jep mësim në Richland College të shtetit Teksas. Është autorë i dyzina librave në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja. Gjekë Marinaj është gjithashtu themelues dhe ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Dr. Gjekë Marinaj vazhdon të jetë afër komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë të cilën ai ka themeluar dy dekada më parë – siç ishte rasti i festimit të 20-vjetorit të themelimit të saj në Nju Jork, fund vitin e kaluar. Zotit Marinaj mban gjithashtu titullin e lartë, “Ambasador i Kombit”, nga Republika e Shqipërisë.

Duke marrë parasysh veprat dhe punën e palodhëshme të poetit e shkrimtarit shqiptaro-amerikan, Gjek Marinaj, është gjithmonë një kohë e përshtatëshme dhe plot arsye për të shkruar për arritjet e tija si poet, shkrimtar, edukator, activist I komunitetit, e tjera. Por, po përdor sot rastin që të njoftoj lexuesit shqiptarë në diasporë, në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve tona, për dy dekorata ndërkombëtare, dorëzuar kohët e fundit, Dr. Gjekë Marinajt — njëra nga Rumania e tjetra nga Kazakistani.

Në një njoftim për media e datës 7 gusht, 2022 (Press release), botuar në një numër portalesh anglisht në internet — Awards in Kazakhstan, Romania Celebrate Gjekë Marinaj’s Literary Achievements – Digital Journal — thuhet se, “Si pjesë e misionit të vazhdueshëm të zhvillimit të diplomacisë kulturore nepërmjet letërsisë, Dr. Gjekë Marinaj PHD, është dekoruar me dy çmime të rëndësishme – një në Azinë Qendrore dhe tjetri në Evropën Lindore. Në Maj të 2022, Dr Gjekë Marinaj, një poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Shqiptaro-Amerikan banues në rrethinën e qytetit Dallas të Shteteve të Bashkuara është dekoruar nga ente letrare dhe kulturore në Republikën e Kazakistanit dhe Rumanisë.”

Për arritjet në fushën letrare të Dr. Gjekë Marinajt, dekoratat iu dhanë atij si shpërblim për kontributin e tij ndaj letërsisë moderne botërore. Në qytetin Turkestan të Kazakistanit, këshilltari i Bashkisë së qytetit Ansar Abdikulov i dorëzoi Dr. Marinajt, dekoratën për shkrimet e tija dhe për kontributin e tij në fushën e kulturës botërore. Prezantimi i çmimit u zhvillua në një veprimtari të organizuar në Sallën e Asambleve të Muzeut Rajonal, “Uly Dala Ely”, thuhet në njoftimin për median. Zhibek Iskakova, kryeredaktore e revistës “Kazakistani i mrekullueshëm-2050”, u spreh në ceremoninë e rastit se “Gjekë Marinaj është poeti për të cilin po pret bota. Unë besoj se asnjë shpërblim nuk është i barabart me kontributin që ai i ka dhënë e i jep letërsisë moderne botërore. … Ai është me të vërtetë një poet që ka pushtuar botën me krijimtarinë e tij”, është shprehur Iskakova.

Duke pranuar dekoratën në Kazakistan, Gjekë Marinaj falënderoi përfaqsuesit e atij vendi për vlerësimin e veprave të tij duke thënë se, “Kjo ceremoni dhe ky çmim, janë dëshmi se letërsia e vërtetë ka fuqinë magjike të na bashkojë, nga një kontinent në tjetrin, nga një vend në tjetrin, nga një kulturë në tjetrën, nga një dashuri për njerëzimin, në tjetrën. Ky nderim ka një kuptim të thellë për mua”, shtoi poeti me origjinë nga Malësia e Madhe, “sepse vjen nga Kazakistani, një vend ky që duket sikur ka më shumë oksigjen të lëshuar në ajër nga fjalët letrare sesa nga të gjitha gjethet e pemëve. Dhe është kënaqësi të kesh një filxhan ajër të pastër dhe një gotë me poezi të freskët me ju sonte, në nderim të dashurisë tonë të përbashkët për letërsinë dhe për të gjithë njerëzit në botë, të cilët mund të përfitojnë prej saj.”

Ndërkaq, në Rumani, sipas të njëjtit njoftim për media, Dr. Gjekë Marinaj u dekorua me çmimin e lartë që jepet në emër të shkrimtarit të njohur të Rumanisë, Paul Iorgovici (1764-1808), nga Këshilli i zonës administrative Caras-Severin, njëra prej institucioneve më të rëndësishme politike dhe administrative të rajonit të Maleve Banat të Rumanisë. Edhe kjo dekoratë rumune është një shpërblim që u jepet figurave të shquara – rumune dhe të huaja — të fushave të kulturës, letërsisë dhe artit. Dekorata iu dorëzua Profesor Dr. Gjekë Marinajt nga Profesoresha e Clara Maria Constantin e cila tha se “ishte një nder i madh për të gjithë banorët e krahinës Caras-Severin për të pritur një person të këti kalibri, ndaj të cilit planeti ynë i ka borxh atij për punën që ka bërë.” Ndërsa një folës tjetër në atë tubim, Prof. Dr. Cornel Ungureanu, e cilësoi vizitën e shkrimtarit e poetit shqiotarao-amerikan Gjekë Marinaj në atë qytet “si një ngjarje historike që na bën të pranishëm në hartën e letërsisë evropiane.”

Dr. Marinaj, nga ana e tij, e cilësoi dekoratën rumune, si një prej “papritshmërive më të mëdha të jetës time profesionale dhe një prej nderimeve më domethnëse të karrierës time”, shtoi poeti Marinaj. Shkrimtari shqiptaro-amerikan theksoi gjat[ fjalës së tij se “Rumania ka provuar gjatë gjithë historisë së saj se shpirti dhe fryma e saj kanë kanë të gjitha gjërat e nevojshme për të kultivuar një kulturë dhe art të mrekullueshëm, Rumania,vendi i shkrimtarëve të mëdhej si Vasile Alecsandri, Mihai Eminescu, Constantin Lucaci dhe Ana Blandiana”, është shprehur, ndër të tjera Z. Marinaj gjatë pranimit të dekoratës së tij letrare në Rumani.

Sipas shumë burimeve mediatike amerikane dhe ndërkombëtare, Dr. Gjekë Marinaj është emëruar disa herë për Çmimin Nobel në Letërsi. Por në këtë ndërkohë, Profesor Marinaj po grumbullon çmime dhe dekorata nga mbarë bota. Vitin që kaloi, poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptaro-amerikan është dekoruar me njërin prej çmimeve letraro-kulturore më prestigjioze të Koresë së Jugut, “Çmimin Letrar Ndërkombëtar Changwon KC”, duke theksuar “kontributin e madh jetësor dhe etikën kulturore në letërsi”, të Dr. Marinajt – duke theksuar se ai gjithmonë, “i vendos njerëzit në qendër të punës së tij, frymëzon paqën përmes poezisë dhe këndon për përmirësimin dhe sjelljen e shpresës në botë”.

Prej nderimeve dhe dekorimeve të shumta gjatë viteve nga të gjitha anaët e botës dallohen, ndër të tjera, Çmime Kombëtare Letrare nga qeveria dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Vietnamit, Çmimin “Autori Ndërkombëtar” të Italisë, Çmimin “Poeti i Botës” të Uzbekistanit, Çmimin “Poet Botëror” të Bengalit Perëndimor dhe Çmimin shumë prestigjioz “ISISAR” (Shoqata Ndërkombëtare për Studime Ndër-Kulturore dhe Kërkime) për kërkimin e paqës përmes letërsisë.

Shumë individë dhe ente të ndryshme prestigjoze shpesh kanë venë në dukje poezinë protestuese, “Kuajt” të Z. Marinajt, botuar në Shqipëri, në vitin 1990, si një protestë ndaj regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës, që detyroi poetin të ikte në Amerikë.

“Tërë jetën duke vrapuar rrimë / Shohim veç përpara / Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë. / Ne nuk kemi emër / Të gjithëve kuaj na thonë. / Nuk qajmë, / Nuk qeshim; / Heshtim, / Dëgjojmë; / Hamë atë ç’na japin, / Ecim nga na thonë, / Asnjë nga ne s’është mendje hollë. (…) “Kush qe kalë mbreti, / Posti qe i lartë,/Kush qe kalë princeshe./I bënë shalë të artë,/ Kush qe kalë fshatari,/Pat samar me kashtë,/ Kush qe kalë i egër,/ Tërë jetën fjeti jashtë,/ Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut!” (Gjekë Marinaj “Kuajt”, 1990)

Po, kush është ky intelektual erudit malësor i përmasave botërore? Prof. Dr. Gjek Marinaj është vërtetë intelektual, poet e shkrimtar, që tashti e njeh bota. Një intelektual i ushqyer me dituri dhe kulturë të vërtetë. Një intelektual — siç e përcaktonte Ernest Koliqi intelektualin – i cili urren çdo sundim absolut. Një njeri i cili beson se ka një farë fuqie intelektuale për të marrë pjesë në caktim drejtimesh që vlejnë për kombin dhe për botën, në të cilën jetojmë. Intelektuali shqiptaro-amerikan me origjinë nga Malësia e Madhe, Gjek Marinaj, siç sugjeron edhe poezia e tij “Kuajt”, nuk duron diktatura as diktatorë. Por, është një intelektual shqiptaro-amerikan i cili “i vendos njerëzit në qendër të punës së tij, frymëzon paqën përmes poezisë dhe këndon për përmirësimin dhe sjelljen e shpresës në botë”. Një intelektual, i cili, “Në zemër të vet dëshiron lirinë, e vetmja që lejon mendjen krijuese t’i shërbejë kombit dhe njerëzimit për një bujarsim shpirtënuer”, për veten dhe për të tjerët. (E.Koliqi). Ashtu siç bënte vite më parë poeti dhe shkrimtari i madh, Martin Camaj, një erudit tjetër i Malësisë së Madhe, duke iu drejtuar bashkombasve të vet me thirrjen për bashkim, “Avitu, njeri! Afrohuni shqiptarë! Frank Shkreli/ Një thirrje nga shkrimtari i lartësive, Martin Camaj: “Afrohuni shqiptarë!”  – ashtu edhe një tjetër poet i madh i ditëve tona nga Malësia e Madhe Gjekë Marinaj, (Mos më ik larg”), me poezinë e tij e ka këthyer botën në një fushë veprimi për fuqinë magjike të poezisë së tij, për të bashkuar njerëzimin, “nga një kontinent në tjetrin, nga një vend në tjetrin, nga një kulturë në tjetrën, nga një dashuri për njerëzimin, në tjetrën.”

Lartë e më lartë intelektuali ynë, Prof. Dr. Gjekë Marinaj, eruditi malësor shqiptaro-amerikan që më veprimtarinë tënde letrare po pushton botën! Jemi krenarë për ty dhe me ty për veprat tua të njohura dhe të vlerësuara tanimë anë e mbanë botës. Vepra, me të cilat jo vetëm po frymëzon paqë e shpresë për njerëzimin por që, njëkohësisht, me kulturën tënde perëndimore, të rrënjosur thellë në traditat dhe doket bujare shekullore të malësorit — të gërshetuara në veprimtarinë tënde letrare dhe njerëzore — po i sjellë nder e lavdi edhe emrit shqiptar në botë. Qofsh gjithmonë me faqe të bardhë!

Frank Shkreli

blank

blank
Profesor D. Gjekë Marinaj, themeluesi dhe ish-Kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë vazhdon të jetë i interesuar në zhvillimet kombëtare dhe kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan. Dr. Marinaj me një grup pjesëmarrsish në 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dhjetor, 2021 – Salla Illyria, Nju Jork

 

blank
Autori me poetin dhe shkrimtarin disident, Z. Visar Zhiti, simbol i qendresës antikomuniste. Nga Malësia e Madhe, Prof. Dr. Gjekë Marinaj, themelues i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, edhe ky i arratisur nga komunizmi –Nju Jork, Dhjetor, 2021

blank

Një dhëmb i sëmurë në nofullën e NATO-s, çfarë do të thotë ndërtimi i një baze ushtarake ruse në Serbi? – Nga SHABAN MURATI

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Bocan- Harçenko, dha në 8 gusht njoftimin bombë se Rusia do të ndërtojë një bazë të re ushtarake në Serbi. E shpërndanë menjëherë njoftimin anekënd Rusisë, Europës dhe botës agjencitë kryesore informative ruse, sepse autoriteti që e dha ishte ambasadori në Beograd, që përfaqëson qeverinë, presidentin dhe shtetin rus. “Rusia do të ndërtojë bazën e saj ushtarake në Serbi. Baza është çeshtje e vetë interesave të Rusisë”, shkruante agjencia informative proqeveritare ruse “ura.ru” në 8 gusht.

Në të njejtën ditë agjencia tjetër informative pro qeveritare “news.ru” shkruante që në titull me entusiazëm: “Vendosja e bazës ushtarake ruse në Serbi-një dhëmb i sëmurë në nofullën e NATO-s”. Agjencia tjetër ruse “nsn.ru” shkruante : “Një bazë ushtarake ruse në Serbi do të forconte statusin e saj si aleate e Rusisë”. Portali “glas.ru” trum betonte: ”Rusia prish planet e forcave të armatosura të NATO-s me ndihmën e Serbisë”. Portali “Vologda-poisk.ru” theksonte: “Një bazë e tillë është e favorshme për të dy vendet”. Portali “tsargrad.ru”: “Rusia ngrihet në mbrojtje të vëllezërve serbë. Ne duhet të bëjmë të pamundurën që regjimi i Vuçiçit të mbetet në pushtet”. Portali tjetër rus “eadaily.ru”: “Baza ushtarake ruse në Serbi do të kryejë detyra zbuluese”. Portali “nsk.tsargrad.ru”: “Baza ushtarake ruse në Serbi është vetëm hapi i parë. Loja filloi”. Dhe kështu mund të sillnim pafund emrat dhe linket e agjencive dhe mediave proqeveritare ruse, që në datën 8 gusht shpërdanë njoftimin e ambasadorit rus në Beograd se Rusia do të ndërtojë një bazë të re ushtarake në Serbi.

Është një zhvillim i pazakontë ne rajon, i cili duhet marrë shumë seriozisht, si për përmbajtjen dhe pasojat, ashtu dhe për përfaqësimin diplomatik me të cilin u shpall. Ndërtimi i një baze të re ushtarake të Rusisë në Serbi përbën një hap dhe akt të rëndë kërcënimi dhe rreziku ushtarak kundër shteteve dhe popujve të Ballkanit. Është një provokacioni i rëndë, që duhet të shungullojë kambanat në gjithë kryeqytetet e rajonit dhe në gjithë kryeqytetet e BE dhe të NATO-s. Ambasadori rus nuk e shpjegoi se si është arritur deri te marrëveshja për të ndërtuar bazën ushtarake ruse në Serbi. A është kjo rezultat i kërkesës së Rusisë apo rezultat i kërkesës së Serbisë dhe i presidentit të saj Vuçiç drejtuar Moskës dhe presidentit Putin për ndihmë ushtarake ndaj Serbisë. Ambasadori rus, siç njoftonte në 2 gusht agjencia ruse e lajmeve “rosbalt. ru”, kishte bërë të ditur se Serbia mund t’i drejtohet për ndihmë ushtarake Moskës në kuadrin e ashpërsimit të krizës me Kosovën. Shpallja tani e ndërtimit të një baze ushtarake ruse në Serbi lidhet me interesat e Rusisë në koniukturën e komplikuar aktuale ndërkombëtare të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

blank
Kopertina e Ditës, 10 Gusht 2022

Rusia planifikon ta shtrijë konfliktin e armatosur në Ballkan dhe për këtë mund të përdorë vetëm Serbinë. Çeshtja e acarimit të tensioneve nga Serbia në kufirin me Kosovën dhe kërcënimet teatrale të BAZË E RE USHTARAKE RUSE NË SERBI presidentit Vuçiç për luftë kundër Kosovës janë preteksti i Rusisë për të vendosur bazën e saj ushtarake në Serbi, si një vatër zjarri e përhershme e Rusisë në Ballkan. Moska po synon t’i krijojë probleme sigurie dhe ushtarake NATO-s në rajonin e Ballkanit, ku ndodhen dhjetë shtete anëtare të NATO-s. E vetmja gropë e zezë antiatlantike është Serbia, aleatja e vetme strategjike e Moskës, e cila është gatëshme të instrumentalizohet nga Kremlini në funksion të strategjisë ruse të influencës në Ballkan. Duke i vënë në shërbim Rusisë territorin serb kundër Aleancës Atlantike Beogradi aspiron të shpërblehet nga Rusia për pretendimet e tij koloniale ndaj Kosovës. Është e qartë për të gjithë njerëzit me dy pare mend se presidenti Vuçiç e ka kërcënuar me luftë Kosovën tre herë brenda dhjetë muajve jo për targat. Ai ka veshur parzmoren e Millosheviçit për luftës, sepse aspiron të rimarrë pjesë të Kosovës dhe në rradhë të parë Veriun.

Llogaria e gabuar e Vuçiçit është se duke pasur bazën ushtarake ruse në Serbi ai do ta ketë gjoja më të lehtë të përballojë forcat e NATO-s, që ruajnë Kosovën. Në hakërrimet e tij të fundit të muajit korrik, gjeneralët e NATO-s i bënë të qartë presidentit serb se ai nuk mund të luajë me sigurinë dhe me integritetin e Kosovës dhe se forcat e NATO-s në Kosovë janë atje për ta garantuar sigurinë e shtetit të Kosovës. Ambicia e pashuar e Vuçiçit për rikolonizimin e Kosovës duket e ka nxitur të shpejtohet për të thirrur Rusinë për ndihmë usharake dhe për t’i dhënë lejen e ndërtimit të bazës ushzarake ruse në territorin serb. Realiteti i Ballkanit me tetë shtete anëtare të NATO-s rreth e qark Serbisë duhet t’i kujtojë presidentit halucinant serb se endrrat militariste të Millosheviçit kanë vdekur në vitin 1999 me ndërhyrjen e NATO-s në Serbi. Natyrisht ky veprim i pashembullt i rrezikshëm i lejimit të një baze ushtarake ruse në territorin e Serbisë përbën një akt armiqësor ndaj të gjitha shteteve ballkanike, që janë për orientimin euroatlantik dhe të cilat janë rreshtuar me BE dhe me Perëndimin për sanksionet kundër Rusisë.

Serbia refuzoi të bashkohet me sanksionet antiruse dhe presidenti Vuçiç u lavdërua se realizoi sigurinë energjitike me gazin rus. Por ambasadori rus në Beograd Harçenko në 8 gusht e lidhi direkt sigurinë enegjitike të Serbisë nga gazi rus me sigurinë e Moskës për të pasur një bazë ushtarake në Serbi. Bëhet e qarte se presidenti rus Putin i ka dhënë presidentit serb çmimin e lirë të gazit rus me çmimin e ndërtimit të bazës ushtarake ruse në Serbi. Shumë u habitën në muajin nëntor 2021 kur presidenti Putin i akordoi Serbisë një furnizim gjashtëmujor me gaz rus me çmim simbolik prej 270 dollarësh për metra kub në një kohë që çmimi i gazit në tregun europian ishte një mijë dollarë. Shumë u habitën edhe në muajin maj të këtij viti, kur Putin i akordoi Vuçiçit një kontratë të re trevjeçare të gazit të lirë rus për Serbinë me çmim 450 dollare për metra kubik. Asnjë diplomat me mend nuk e besoi se Putin po tregohej aq zemërgjërë për sytë e bukur të Vuçiçit. Disa u gabuan duke e shpjeguar se Putini kishte interes që Serba të mos bashkohej me sanksionet BE kundër Rusisë, sikur Rusisë mund t’i bënin dëm pickimet e një mikroshteti dhe mikroekonomie si Serbia.

Në gazetën “Dita” të datës 1.12.2021, në artikullin “Putini i vesh Vuçiçit këmishën e forcës” tërhiqet vëmendja se gazeta e njohur ruse “Pravda” në 26 nëntor 2021, duke shpjeguar arsyet e çmimit të lirë të gazit rus për Serbinë pas takimit Putin-Vuçiç në Soçi në 25 nëntor 2021, thekson se Kremlini po kërkon një bazë ushtarake ruse në Serbi në shkëmbim të çmimit të lirë të gazit. Nuk e kapën këtë sinjal rus qarqet diplomatike dhe analitike në rajon dhe në Europë. Tani shfaqet ambasadori i Rusisë në Beograd, që njofton se Moska do të ndërtojë një bazë ushtarake në territorin e Serbisë. Është një zhvillim i ri negativ dhe i rrezikshëm rajonal, që ka domethënie të shumfishtë. Së pari, ai përbën një sfidë direkte ndaj BE, e cila ka ushqyer dhe ushqen iluzione se me lëshimet e saj të paparimta ndaj Serbisë do ta largojë atë nga Rusia. Nuk dihet se çfarë tjetër duhet të presin burokratët diplomatë të BE që të kuptojnë se Beogradi është ulur në karrigen e Rusisë.

Së dyti, veprimi serb për pranimin e bazës ushtarake ruse përbën një sfidë direkte ndaj NATO-s. Sepse baza ushtarake ruse vjen në qendër të Ballanit në një rreze direkte kërcënuese ndaj gjitha shteteve anëtare të NATO-s në rajon. Nuk e di nëse kanë më gojë të flasin ata ushtarakë apo politikanë miopë të NATO-s, të cilët sa herë që vizitonin Beogradin lavdëronin të ashtuquajturin neutralitet ushtarak të Serbisë. Tani “neutraliteti ushtarak” i Serbisë po strehohet në bazën ushtarake ruse dhe NATO duhet të ndryshojë komplet planet e saj strategjike dhe usharake për Ballkanin, të cilit befas iu shfaq një vatër e madhe rreziku ndaj arkitekturës atlantike të sigurisë. Eksperti ushtarak rus Viktor Baranec shkruante për agjencinë informative ruse “news.ru” në 8 gusht lidhur me bazën e re ushtarake ruse në Serbi: ”Ky objekt bëhet plasdarmi më i fuqishëm në prapavijën e NATO-s, ku do të duhet të vendoset sistemi antiraketë dhe skuadrilje aeroplanësh rusë, që të kontrollohet qielli i rajonit”.

Së treti, është një sfidë ndaj shteteve të Ballkanit, që kanë ushqyer iluzione për Beogradin dhe kanë ndihmuar në armatosjen e Serbisë me armatime të sofistikuara ruse, duke i kaluar nëpër terriroret e tyre. Tani ato armë, bashkë me bazën ruse, do të drejtohen kundër të gjitha shteteve ballkanike anëtare të NATO-s. Portali rus “nsn.ru” shkruante në 8 gusht se baza ushtarake në Serbi demostron gatishmërinë e Rusisë për t’u kthyer në Ballkan për zgjidhjen e një sërë çeshtjesh rajonale. Së katërti, është një sfidë direkte ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar. Serbia dhe Rusia po përpiqen që ta kamuflojnë vendosjen e bazës ushtarake ruse në Serbi sikur diktohet nga konflikti me Kosovën. Në fakt është e kundërta. Rusia po mbështet ushtarakisht Serbinë me bazë ushtarake për nevojat usharake ruse në Ballkan dhe pastaj për t’i shërbyer Serbisë që ta përdorë bazën ruse si shantazh ushtarak ndaj Kosovës për lëshime territoriale.

Së pesti, vendosja e bazës ushtarake ruse në Serbi është diskreditim dhe një demaskim i menjëhershëm dhe i plotë i projektit të presidentit Vuçiç për të ashtuquajturin “Ballkan të hapur”. Baza ushtarake ruse nuk po vjen që të sigurojë shalqinjtë e Konispolit të shkojnë shëndoshë në Beograd. Baza po vjen që Serbia të shtypë ballkanasit dhe shqiptarët në emër të Rusisë. Në një situatë të tillë rreziku te dera qeveria, diplomacia dhe shteti shqiptar duhet të ngrejnë alarmin strategjik dhe kombëtar, sepse një forcë e madhe armiqësore historike si Rusia po vringëllin armet te territoret e kombit shqiptar.

Shqipëria dhe Kosova duhet të denojnë politikën ushtarake proruse të Serbisë dhe qëllimet e saj të errta ndaj kombit shqiptar. Tani është koha më e përshtatëshme diplomatike dhe shtetërore që Shqipëria të tërhiqet nga “Ballkani i hapur” i presidentit serb dhe të shtërngojë rradhët e saj kombëtare me Kosovën. Një “Ballkan i hapur” me bazën ushtarake ruse në Serbi nuk i duhet askujt, që nuk e don rrezikun në vatrën e shtëpisë.DITA

blank

Prof.Përparim Kabo: 300 milion lek për Historinë e Shqiptarëve – Shkrimi i një libri për të ndarë paratë, s’iu bën nder !

Profesori dhe studiuesi Përparim Kabo shkruan për projektin e Akademisë së Shkencave, e cila ditët e fundit ka lajmëruar për një fond 300 milion lekë për rishkrimin e Historisë së Shqiptarëve nga antikiteti deri në ditët tona.

“Historia nuk eshte ajo qe tejkalon dasite moskuptimet apo sulmet personale mes atyre qe meren me historine. Historia nuk shkruhet nga ata qe si pa gje te keq thone s’ka me te mire se ne…dhe injorojne te tjere…”, shkruan Kabo, ndërsa thekson se “Nese ju vraponi ta shkruani kete liber historie thjesht se ato para doni ti ndani me njeri tjetrin ,kjo sjellje nuk u ben nder.”

Shkruan profesor Përparim Kabo:

Historia e Shqiptarëve dhe historianët me pagesë …

Historia nuk eshte ajo qe tejkalon dasite moskuptimet apo sulmet personale mes atyre qe meren me historine. Historia nuk shkruhet nga ata qe si pa gje te keq thone s’ka me te mire se ne…dhe injorojne te tjere…ja psh per periudhen para pushtimit turk pse nuk kinsiderohet prof Aurel Plasari…periudha e Skenderbeut pse nuk konsiderohet zonja Pranvera Novi Bogdani. Per pavaresine dhe Ismail Qemalin por edhe per vitet 20-30 pse nuk konsiderohet historiania Kaliopi Naska.

 

Njeri thote qe teza pellazgjike eshte romantike e shekullit 19 por x studjues i huaj i arkeologjise na bindi qe ka nje kulture te tille materiale te kesaj periudhe prandaj do ta shohim. Po si mendoni qe paskesh qene romantike kur Homeri thoshte Zeusi Pellazg kur ajo hapsire qe sot quhet Greqi e dikur Hellad me pare quhej Pellazgji…

Nje tjeter thote teza pellazgjike eshte parahistori…e pastaj cfare te pengon ta studjosh. Koste Cekrezin Vaso Pashen Aref Mathieun etj etj A nuk ishte Vaso Pasha qe shkruajti ne  gjuhen frenge librin E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret?  Kush je ti qe meresh me mesjeten por jep verdiktin edhe per pellazgjine ..Historia kur shkruhet duhet te mbeshtetet ne disa parime epistemologjike si psh …Vijimesia pellazgo-ilire-arberore-shqiptare.

Autoktonia dhe aitenticiteti i popullit tone kultura traditat etniciteti kulturor dhe kontributet ne vendbanimet multikulturore. Qenia si pjese e tre perandorive Romake  Bizantine dhe Turko Osmane…per pothuaj 2000 vjete…dhe mosazgjesimi i popullit tone…identiteti historik multikulturor civilizimet kontributet dhe perfitimet. Roli i gjuhes sone si elementi themelor identifikues. Zhvillimi socioekonomik. Raportet gjeoreligjoze dhe gjeopolitike. Civilizimi perendimor dhe vendi e kontributi i popullit tone. Konvertimi dhe bashkejetesa fetare. Demografia dhe shperndarja e popullit per shkak te pushtimeve. Arbereshet e italise arvanitasit e Greqise dhe arnautet e Turqise.

Mendimi i perparuar dhe kontributet per kulturen botetore. Aftesite shtetformuese kontribute dhe mangesite. Luftrat boterore dhe realiteti shqiptar…etj etj

Nese ju vraponi ta shkruani kete liber historie thjesht se ato para doni ti ndani me njeri tjetrin ,kjo sjellje nuk u ben nder. Nuk e kuptoj kur thuhet do jete 2000 faqe po pse 2001 dhe jo 3999 apo 5005 faqe? …thuhet do e mbyllim brenda vitit 2023 po pse jo me 2024 apo 2025…historiani nuk punon me plan. Edhe dicka kam ndjekur diskutimet ne studiot televizive.

Thuhet qe do jete Historia e Shqiptareve e autoreve shqiptare. Por lihet si me nje ane fakti se po qe se ka referenca dhe burime arkivale mendimi nuk eshte vetem i autoreve …Qe nga 2002 qe pati nje botim a ka nje liste cfare jane botuar rishtazi cfare jane zbuluar qe nuk diheshin nga studjuesit tane. Profesioni ua njeh kete te drejte te shkruani historine e shqiptareve…po shqiptaret a ua besojne kete mision. Nje here thoni nuk eshte zyrtare pastaj thoni eshte e Akademise jo po ka edhe autoret..

Faktologjia historike jo automatikisht eshte dokumenti arkival sepse dihet qe fallcifilimet me te medha me dokumente behen jo me fjale goje. Pra lypset referimi ne me shume se nje burim dhe me tej akoma interpretimi filozofik politik juridik ekonomik diplomatik demografik  kulturor dhe antropologjik i mateteries historike…

Pkabo 19 maj 2021

blank

MARRËVESHJA ABAZOVIÇ-PORFIRIJE – NJË KRIM NDAJ IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE – JO VETËM NË MAL TË ZI – Nga Fran Shkreli

Javën që kaloi qeveria e Malit të Zi njoftoi se Kryeministri i vendit (me origjinë shqiptare) Dritan Abazoviç nënshkroi me Patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse të Serbisë atë, që ata quajnë “Marrëveshje Bazë” për rregullimin e marrëdhënieve midis dy palëve. “Marrëveshja Bazë”, më duket se është më shumë një marrveshje e sherreve. Mediat vendase dhe ndërkombëtare njoftojnë se marrveshja midis dy palëve u nënshkrua nën masa të forta sigurie dhe pa praninë e medias. Madje nënshkrimi as nuk ishte njoftuar, paraprakisht, siç nuk ishte njoftuar as arritja e patriarkut serb në Mal të Zi, për këtë qëllim. Krye-kleriku serb erdhi si hajni natën, nënshkroi marrveshjen për plaçkitje “legjitime” të identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në trojet e veta nën Malin e Zi dhe u këthye në Beograd me “prenë”, të cilës kjo kishë ia kishte “venë” syrin, si skifteri zogut, shumë, shumë kohë më parë.

Gjatë viteve, jam munduar të tërheq vëmendjen e publikut dhe të institucioneve përkatëse shqiptare në Mal të Zi, por edhe në Tiranë dhe në Prishtinë, ndaj sjelljeve armiqësore të Kishës Ortodokse serbe me qëllim përvetësimit të objekteve historike, sidomos, monumenteve të vjetra fetare të krishtëra (katolike shqiptare), siç janë Kishat e Shasit, me pretendimin se, historikisht, ato kanë qenë kisha serbe. Frank Shkreli: Kryeprifti Serb msyn tokat shqiptare në Shas të Ulqinit | Gazeta Telegraf –

Kisha Ortodokse Serbe — për arsye të rolit shkatërrues që ka luajtur në luftërat dhe terrorin serb në Ballkanin e 1990-ave, përfshir spastrimin etnik dhe krimet serbe në Kosovë – është konsideruar, botërisht, si një organizatë kleriko-fashiste, më afër ideve në mbështetje të gjenocidit e shfarojses së popujve jo-serb, se sa për mësimet e Jezu-Krishtit, për të dashur të afërmin si vetveten, që si kishë e krishterë do duhej të predikonte.
Duke parë gjatë viteve lëvizjet e klerikëve serbë në ato anë, nga vij edhe unë, kam paralajmëruar disa herë se Kisha Ortodokse serbe – për realizimin e objektivave të saj djallëzore që nuk i realizoi me luftë — do përpiqej t’i arrinte në paqë. Se, heret ose vonë, ajo do të rrëmbente, me hajdutllëkun e saj siç e kanë zakon e traditë serbët, për të vjedhur identitetin dhe historinë e shqiptarëve në trojet e tyre shekullore – sidomos, Kishat e Shasit dhe të përvetësojë historinë e tyre të lashtë iliro-arbërore-shqiptare.

Fatkeqësisht, parashikimet e mia të para disa viteve u realizuan javën që kaloi me të ashtuquajturën “Marrëveshje bazë”, nënshkruar nga Kryeministri malazez, me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç dhe Kreu i Kishës famëkeqe Ortodokse Serbe. Kjo marrëveshje, për fat të keq, shkon përtej çdo imagjinate. Marrëveshja Abazoviç-Porfirije është aq e favorshme për Kishën Ortodokse serbe në territorin e Malit të Zi, sa që as në Serbi kjo kishë nuk gëzon privilegje të tilla. Marrëveshja e javës së kaluar i jep të drejtë Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – ndër të tjera, privilegje me rëndësi — që të gëzojë jurisdiksion të plotë mbi pronat dhe kishat që ajo pretendon se janë të saj, anë e mbanë Malit të Zi, duke shkuar 6 shekuj pas në histori. Kjo është edhe arsyeja që Kisha Ortodokse Serbe, me vizita të përfaqsuesve të saj atje ka zhvilluar ceremoni fetare – për disa vite tani – duke pretenduar si prona të saja edhe Kishat e Shasit – nënkuptohet edhe territorin rreth e përqark tyre. Shkreli: GRABITQARËT ANTI-SHQIPTARË PËRSËRI U TURREN TROJEVE ARBËRORE – Ulqini Online – Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia (ulqini-online.com)

Por Kisha serbe nuk është ndalur këtu. Ajo pretendon si të sajat edhe të tjera monumente të vjetra kishtare në trojet shqiptare, si në Plav-Guci e të tjera. Madje edhe atje ku nuk ka pasur kurrë ndonjë prezencë kishtare serbe – siç është Kraja, në rrethin e Ulqinit. Edhe atje kisha serbe ka pretendime, bazuar në gnjeshtra dhe trillime të historisë në ato anë. A u kujtohet “kisha teneqe” serbe që është vendosur me helikopter në maje të malit të Rumisë, 10-15 vjet më parë? Planet e Kishës serbe në Mal të Zi kanë qenë afatgjata dhe mirë të planifikuara dhe të bashkenduara me politikanë vendas dhe të huaj, përfshir rusët. Pasi humbën luftën, Beogradi zyrtar dhe Kisha ortodokse serbe kanë vzahduar planet me mjete të tjera për arritjen e qëllimeve të tyre në Ballkan. Të durueshëm, duke i peshuar mirë punët dhe afat-gjatë në planet e tyre, kanë pritur momentin e volitshëm për të bërë lëvizjen e duhur, duke shfrytëzuar rolin e një kryeministri të vendit me origjinë shqiptare. Të gjithë pyesnin në atë kohë, si mund të bëhet kryeministër dikush që nuk ka më shumë se katër deputet në parlament?

Pikërisht, me durim, në pritje të kësaj dite për një marrveshje të tillë nga Kisha serbe për të pretenduar se trojet shqiptare nën Malin e Zi janë historikisht, serbe me identitet, kulturë e fe. Sipas logjikës së tyre edhe “kisha teneqe”, në maje të malit të Rumisë “provon” një gjë të tillë. Marrëveshja e Dritan Abazoviçit me Kishën Ortodokse serbe pro-ruse, javën që kaloi, legjitimon tani një pretendim të tillë, jo vetëm ndaj një objekti teneqe, të vendosur në Rumi, vite më parë, por për të gjitha objektet historike kishtare shqiptare, duke shkuar 6 shekuj mbrapa në historinë e atyre trojeve. Kjo marrëveshje i jep Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi jurisdikcion për të gjitha pretendimet e saja mbi të gjitha objektet fetare, në çfarëdo gjendje qofshin, përfshir gërmadhat. Qëllimi është për të uzurpuar historinë e atyre trojeve dhe për të zhdukur identitetin fetar dhe kombëtar të shqiptarëve në atë rajon. Atë që Beogradi zyrtar dhe Kisha ortodokse serbe nuk e benë dot me forcë në luftërat 1990-ave në Ballkan, fatkeqsisht, po realizojnë objektivat e tyre me dredhi dhe duke përdorur shqiptarët si mashë. Mos mendoni për asnjë minutë se ideja e “Ballkanit të hapur”, nuk është pjesë e kësaj politike!

Besoj se askush që di diçka për atë vend, nuk pret që një kryeministër me origjinë shqiptare siç është Dritan Abazoviçi në Mal të Zi, të punojë në interes të shqiptarëve ose në mbrojtje të identitetit kombëtar dhe të drejtave të barbarta aktuale dhe historike të shqiptarëve në trojet e veta shekullore. Por, ama në minimum, do prisnim prej një kryeministri që ka sadopak gjak shqiptari në venat e tij, që të mos përdori karrigën e tij me influencë, si numër një i qeverisë së atij vendi të jetë indiferent ndaj abuzimit zyrtar të identitetit kombëtar të shqiptarëve ose cilitdo grup etnik në vendin e tij në favor të një armiku shekullor që nuk ka pushuar kurrë së luftuari interesat dhe të drejtat themelore të shqiptarëve në ato anë. Frank Shkreli/ Dritan Abazoviqi si përfaqsues i brezit të humbur të politikanëve shqiptarë dhe shpifja ndaj Heroit Kombëtar | Gazeta Telegraf

Kryeministri Abazoviç kërkoi ndjesë se kjo marrveshje nuk ishte nënshkruar më heret, duke shtuar se me nënshkrimin e saj tani, “dërgohet një mesazh i paqës dhe tolerancës” dhe se ky është një fillim i ri, sipas tij. Ndoshta Kryeministri Abazoviç di diçka më shumë se bota tjetër për “paqën dhe tolerancën” e Kishës ortodokse serbe. Mbetet për tu parë se çfarë fillimi të ri ka ndër mend Kryeministri i Malit të Zi në marrëdhëniet e tija me Kishën Ortodokse serbe në atë vend dhe pasojat katastrofike për Malin e Zi dhe për rajonin.

Shpresojmë që “fillimi i ri”, sipas Abazoviçit, të mos jetë në kurriz të drejtave të shqiptarëve dhe identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore, përfshir Kishat e Shasit – me 365 kishë që ka pasur dikur e që përkon me numrin e ditëve të një viti, sipas disa të dhënave të historianëve vendas dhe të huaj. Atij Shasi të pushtuar nga Stefan Nemanja rreth vitit 1183. Shasit të shkatërrruar terësisht rreth 1242 nga Mongolët. Shasit të rindërtuar nga Mbretëresha Helena Anzhuine. Shasit, krejtësisht të shkretuar nga pushtimi Osman në vitin 1571, dhe Shasit të vendlindjes time, pranë gërmadhave të të cilit kalonim çdo ditë për të shkuar në shkollën fillore në Katërkollë, pa ditur asgjë për rëndësinë historike të atyre gërmadhave. Sepse e vërteta e tyre historike ishte e ndaluar të mësohej në shkolla, nga një regjim tjetër — komunizmi i asaj kohe — që predikonte “paqë, tolerancë” e madje edhe “bashkim-vëllazërim” e solidaritet midis popujve të ish-Jugosllavisë. Ai Shasi, historikisht, pjesë e identitetit tonë kombëtar si shqiptarë, që sot pretendohet nga Kisha Ortodokse serbe në Mal të Zi si pronë e saj e që siç duket marrëveshja legjitimon pretendimet serbe. Sido që ta shikosh, kjo marrëveshje e Dritan Abazoviçit me Kishën Ortodokse serbe është një marrëveshje me aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe kundër interesave kombëtare e kulturoe shqiptare. Kjo në, vetëvete, i shpjegon të gjitha!

Sot, Kombi shqiptar nuk dëshiron as nuk ka dëshiruar kurrë në historinë e tij, territorin e të tjerëve, as uzurpimin e pronave dhe as monumentet historiko-fetare, legjitime të fqinjëve, por as “bashkim-vëllazërimin” e imponuar sllavo-aziatik komunist të shekullit të kaluar, as “Ballkan të Hapur”, sot. Shqiptarët duan vetëm të vërtetën mbi historinë dhe mbrojtjen e identitetit të tij, bazuar në këtë histori. Mbi të gjitha Kombi shqiptar dëshiron të jetojë i lirë dhe i pavarur në shtëpinë e vet, në paqë dhe siguri me të gjithë në rajon, përfshir sllavët e jugut!

Kishat e Shasit nuk janë një çështje e izoluar që i përket vetëm shqiptarëve nën Malin e Zi, por është një çështje që nevojitë vullnetin dhe aftësinë e gjithë shqiptarëve kudo për ta parë çeshtjen e mbrojtjes së identitetit kombëtar e kulturor në trojet shqiptare, në terësi dhe si diçka të pacenueshme — si një çështje e sigurimit kombëtar. Ndërkaq, entet zyrtare shqiptare në Mal të Zi, si dhe Tirana e Prishtina zyrtare heshtin përball kërcënimeve dhe mos kujdesjes ndaj objekteve historike të identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve, jo vetëm në Mal të Zi por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Për fat të keq, influenca majtiste ateiste, sllavo komuniste, bolshevike në radhët e elitës politike shqiptare, sidomos në Shqipëri por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, po shkatërron identitetin, traditën dhe kulturën kombëtare të shqiptarëve – në favor të një fryme të re globaliste, anti-kombëtare. Nëqoftse Perëndimi i mbyll derën “Ballkanit të Hapur”, atëherë prite se po hynë për penxhere me mënyra të tjera, siç është marrëveshja e kryeministrit malazez me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç me Kishën ortodokse serbe — aleatën më të ngushtë të Rusisë së Putinit në Ballkan — nënshkruar javën që kaloi. Si rrjedhim dhe për fat të keq, ky brez i politikanëve shqiptarë nuk po bëjnë shtetin për të mbrojtur kombin dhe as nuk po zhvillojnë shoqërinë civile që të mbrojë shtetin, historinë dhe identitetin kombëtar nga pretendimet dhe përvetësimi ilegjitim i identitetit dhe historisë kombëtare të shqiptarëve, nga fqinjët dashakeqës. Në fund të fundit, siç thotë populli, livadhi është i deleve që e kullosin.

Frank Shkreli
blank
Kisha prej teneqe e vendosur vite më parë në maje të Malit të Rumisë me helikopter nga Kisha Ortodokse serbe, një vend ku nuk ka pasur kurrë më parë kishë ortodokse serbe atje – mbikqyr Liqenin e Shkodrës dhe qytetin Shkodër, por që tani, sipas marrveshjes së re Abazoviç-Porfirije, Kisha serbe mund të pretendojë se ajo kishë me rrethinë është pronë e saja, sot e 6 shekuj më parë.

blank
Kryetari i Kishës Ortodokse serbe, Peshkopi Porfirije dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç duke nënshkruar të ashtuquajturën “Marrveshje Bazë”, mbi të drejtat dhe privilegjet e Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi. (Foton ga portali i qeverisë malazeze)

blank
Një klerik i Kishës ortodokse serbe në një prej “vizitave pastorale” të tij me një grup – në përpjekje për të legjitimuar pretendimet serbe se Kishat e Shasit – të pa mbrojtura nga askush — i përkasin Kishës Ortodokse të Serbisë.

blank

Pamje nga gërmadhat e kishave mesjetare të Shasit për të cilat nuk kujdeset askush. Në këtë mungesë interesimi, aty midis gërmadhave e ferrave futen priftërinjtë e Kishës Ortodokse serbe dhe zhvillojnë liturgjinë e tyre me qëllim përvetësimi të këtyre objekteve mesjetare. Marrëveshja e javës së kaluar e Kryeministrit Abazoviç me Kishën Ortodokse serbe ia bën të mundur kishës serbe, përvetësimin e këtyre objekteve, me nënshkrimin e Kryeministrit Abazoviç.

blank

Kryeministri nuk pranon vërejtje as sugjerime, aq më pak kritika – Nga ROMEO GURAKUQI

Kryeministri i Shqiperise zoti Edi Rama nuk pranon verejtje, as sugjerime dhe komunikime, aq me pak kritika te qytetareve ne faqen e tij, e cila eshte e vetmja mundesi qe publiku ka per t’iu adresuar autoriteteve, si Ai.
Zoti Rama, njelloj si cdo drejtues i vendeve jo te lira, fshin, injoron, ba me iu tek, kur hana i ndryshon orbite, edhe te bllokon. Te bllokon jo thjesht ne rrjet, kjo ska ndonje rendesi thelbesore, por gjithandej: ne pune, ne profesion, ne aksesin e barabarte ndaj mundesive qe ofron shoqeria jone per konkurim, ne administrate, ne te drejtat e punesimit ne universite; ne fondet e kerkimit shkencor; ne bordet e rishkrimit te historise dhe ato te trashegimise kulturore.
Kjo eshte sjellja e KM te vendit qe sapo hapi negociatat me EU.
Sot i shkruajta per gjendjen e rrugeve drejt Shkodres dhe nga Shkodra; i shkruajta per nivelin profesional te administrates se varun prej tij ne anet tona; per shkaterimin e perfaqesimit tradicional ne Keshillin Bashkiak Shkoder prej perfaqesuesve te tij te vendimarrjeve partiake; per damtimin qe ai, me administrimin e tij korruptiv, i ka sjelle shpreses se rinise per te ardhmen; per depresionin qe ai dhe sivellezerit e tij te Klases Politike Ngaterrestare me turbulencen permanente, i kane sjelle shoqerise ne teresi.
Kaq do te mjaftonte qe censori te shfaqte gjithe ate qe mbante fshehur ne nenvetedijen e tij.
Sot mundesite e informimit te publikut jane te shumta:
“Zoteri i nderuar!
Ndertimi i bypass-it te Vlores eshte nje pune shume e mire. Mirepo, ju beni sikur harroni, qe neper Veriun e Shqiperise, respektivisht nga dy daljet e Shqiperise ne Shkoder, kalojne te vetmet rruge lidhese tokesore te Shqiperise me te gjitha vendet e Europes (dmth jo me nje vend te vetem). Te gjitha hyrjet e Shqiperise me Europen kalojne mes per mes qytetit te Shkodres. Edhe tangencialja e gabuar, qe ju me kokefortesi e perfunduat pa nje dalje, serish perfundon brenda Shkodres. Qytetaret qe i qeverisni mbreme, edhe pas ores 21.00, kane shpenzuar 90 minuta per te kaluar nga hyrja e Shkodres ne veri deri ne dalje te Lezhes dhe anasjelltas. nderkohe ju, sot qe pa gdhire mire, tregoni video nga Shqiperia juaj imagjinare, si per t’i injoruar mundimet e qytetareve qe ne menyren tuaj mendoni se i qeverisni.
E gjithe Kosova, pas kalimit te Rruges se Kombit, vjen e bllokohet ne Uren e Matit ne Milot, pa dit nga me ia mbajt, nderkohe qe ju kaloni pushimet ne Vilat Qeveritare ne Breg, te vendosura menjehere pas kesaj tangenciale qe ngjan sikur eshte ndertuar enkas per ju. Te gjithe pyesin nese ju keni bere nje perllogaritje numerike mbi shfrytezimin e arteriereve rrugore te Shqiperise, para se ta boshatisni buxhetin e shtetit vetem me nje qark te vendit?!
Besoj se nuk hyn metoden tuaj te punes.
Me duhet t’ua ve ne dukje zoti Kryeminister, se me menyren se si punoni, nuk jeni asgje me shume se nje shperndares i padrejte i fondeve publike te qeverise shqiptare, te cilen beni sikur e drejtoni. Ne fakt jeni thjesht Drejtues i nje Qeverie qe nuk mblidhet ne Keshill te Ministrave, i nje Kabineti Qeverises te paperkufizuar ne numra dhe ne dikastere, nje strukture imagjinare, qe operon permes komunikimeve elektronike dhe jo permes vendimeve te protokolluara. Thene ndryshe, ju shperndani fonde sipas tekave tuaja, pa percaktuar metodologjine e investimeve ne territor, prioritet zhvillimore, nevojat e qytetareve, integrimin e komuniteteve proporcionalisht ne programet e zhvillimit, etj.. Ngjan se jeni thjesht Kryeministri i nje Zone Operative, i nje krahine te vetme, deputet i se ciles, ju jeni vet-emeruar. Me sjelljen tuaj, diskriminimin e thelle dhe te gjithanshem qe po i beni Shqiperise Veriore ne pergjithesi dhe asaj Veri- Perendimore ne vecanti, ju po tregoni kjartazi se nuk jeni praktikisht, Kryeminister i nje Qeverie Kombetare, kusht themelor ky per t’u pranuar ne tryezen e bisedimeve per anetaresim ne EU. Provojeni te udhetoni nga Tirana ne Shkoder keto dite; provojeni te udhetoni per ne Malesine e Gjakoves, a do te mund te arrini permes territorit te Republikes se Shqiperise; provojeni te shkoni ne Puke dhe Fushe Arres, neper sa gropa do te bjere makina juaj e blinduar; perpiquni te mberrini brenda dites ne Kir, Ndreaj dhe Bregu Lumit ne Dukagjin, mbasi kam te qarte se Toplana, Dushmani dhe Shllaku ne tanesine e vet, as nuk jane ne harten tende te kuptimeve mbi Shqiperine. Jane edhe ato pjese e Shqiperise, qe ju pretendoni se e drejtoni i nderuar! E nder ato ane, varferia eshte shtruar kembekryq, pamundesia e nje jete normale dhe komunikimi me pjesen tjeter te Shqiperise nen kujdestarine tende te dedikuar, nje realitet i hidhur.
Si mundeni ta lini ju drejtimin e puneve qeverisese te Shkodres ne duar dhe mendje njerezish qe nuk kapin dot kapacitetet minimale te aftesive administrative dhe gjykimit normal vendimarres?
Si mundeni ta lini ju qytetin me 3000 vite jete, nen kontrollin ilegal te dhunes dhe injorances?!
Si mundeni ju te shkaterroni perfaqesine nderkomunitare te Shkodres ne Keshillin Bashkiak, e percaktuar me kode te qarta legale, prej kohesh qe nuk mbahen mend?!
Sjellja juaj qeverisese eshte anormale, kujdesi juaj per nje pjese te qytetareve nuk ekziston, papergjegjshmeria, mungesa e kompetences qeverisese eshte uluritese, harta e sjelljeve diskriminuese ndaj komuniteteve te caktuara ku jetojne shqiptare, qe prej shekujsh nuk jane perkule para asgjeje, nje njolle turpi per ju dhe qeverine monopartiake, qe ju kinse drejtoni.
Ne fund per nga rreshtimi por qe eshte e para per nga emergjenca, depresioni qe ju keni krijuar ne shoqeri:
Nuk ka 18 vjecar shqiptare qe don me ndej ne Shqiperine qe ju, me papergjegjshmeri e keni kthye,ne sketerre per njerezit normale, per familjet shqiptare, per klasen e mesme. Si mundet nje prind, nje intelektual i sferes se artit, nje qytetare i ketij vendi, t’i krijoje me drejtimin e tij makut, pasiguri totale Rinise Shqiptare, dhe te mos tundet sadopak ne thellesine e ndergjegjes se vet nga kjo situate dramatike??!!
Shqiperia nuk eshte vetem e juaja, e femijeve te tu dhe valltareve te tjere perkundruall teje ne Skenen e Politikes Shqiptare.
Ajo eshte edhe e jona, e femijeve tane, e qytetareve ne Veri dhe Jug te vendit, njelloj.
Juve, kryetareve te skenes se vallzimit politik qe po mbani sot peng Shqiperine me friken dhe ambicjen tuaj per te mos hapur rruge, ju dha shansi, por e perdoret per interesat tuaja personale, besimin e nalte qe ju dhane qytetaret.
Ju ma i pari keni 24 vite qe talleni dhe nuk beni asgje, vec videot e Zones Tende Operacionale, si kjo qe ua shfaqni tani mitanteve tuaj, te kredhur ne injorance, bindje te verber dhe perkulje servile ndaj jush.
Jeni ne fund te rrugetimit tuaj dhe e mira eshte te hapni syte, te gjeni zgjidhje te pershtatshme tranzitive me interes publik dhe te largoheni para se ndertesa 3D qe keni krijuar, t’ju shembet.
Eshte shume 24 vite zoti Kryeninister! Nuk jeni vetem ju dhe shoket tuaj ne kete vend. Shqiperia eshte 4 milion. Shume te tjere, qytetare te shkolluar dhe profesioniste, qe e duan me te vertete kete vend, mund ta bejne me mire se ju punen, edhe brenda PS.”
blank

Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur ata të cilëve duan t’u bëhen skllevër Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Tendenca mes shqiptarëve është që të përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin sa më mirë. I gjithë populli duhet të qëndrojë bashkë sikur të kishte të njëjtin baba dhe nënë. Në të kaluarën ne ishim të ndarë për shkak të politikës së armikut të jashtëm, përça dhe sundo. Tani jemi të ndarë për shkak të tradhtarëve të brendshëm që bashkëpunojnë me armikun e jashtëm.
***
Duhet të jemi aq të ndërlidhur sa askush të mos punojë vetëm për veten e tij. Çdo goditje që i japim keqbërësit mafioz ndihmon në formësimin e universit. Regjimi kuisling (regjim banditësh) është duke vjedhur, shitur tek të huajt dhe shkatërruar gjithçka shqiptare, me qëllim djallëzor: që ne të mos ishim. Në këto çaste dramatike, kur bëhet fjalë për të jetuar apo vdekur, qytetarët e Shqipërisë, pavarësisht dallimeve (që nuk janë aspak të rëndësishme) duhet të qëndrojnë së bashku kundër regjimit kriminal, dhe jo të urrejnë njëri-tjetrin. Urrejtja është si të djegësh shtëpinë tënde për të hequr qafe një mi të bezdisshëm që i vinë erë kundërmuese Dhe, miu i kanalizimeve është shumë më i rrezikshëm për shëndetin apo mbijetesën e të gjithë juve dhe pasardhësve të juaj sa që mund ta paramendoni. Shqipëria shpopullohet me një shpejtësi të frikshme. Nëse vazhdoni të kapeni pas urrejtjes, atëherë brenda një kohe të shkurtër (3-4 vjet) do të detyroheni të përballeni me një dhimbje të pashërueshme.
E mistershme është ekzistenca e të pakuptueshmes në të arritshmen. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një shoqëri e fjetur (gjumashe) që nuk zgjohet për të vepruar kundër kalbësirave keqbërëse edhe kur kërcënohet me shkatërrim dhe vdekje të sigurt.
***
PS: Më poshtë janë disa fragmente të thjeshta nga një letër imja drejtuar (privatisht) një figure të rëndësishme perëndimore gjatë luftës së Kosovës, 1999. Në fakt, unë iu përgjigja pyetjeve kryesore, ishte në interes të atdheut të gjyshërve të mi:
“…Kemi pasur probleme me përforcimin e një ndërgjegjeje kombëtare te shqiptarët. Por është vetë lufta ajo që konsolidon ndërgjegjen kombëtare. I gjithë populli, pavarësisht nga fetë dhe vendbanimet e ndryshme, në masë të madhe e ka pasur të lehtë të pranojë idenë (faktin) se ne jemi një popull, i një kulture, i një gjuhe, i një gjaku. Një komb i lashtë pellazg-ilir-shqiptar që duhet të luftojë për t’i dhënë fund terrorit, gjenocideve, shtypjes së rëndë, shfrytëzimit dhe dominimit serb. Kjo sepse ne nuk kthehemi pas klisheve apo thjesht përtypim terma teorikë për nazizmin, fashizmin dhe kolonializmin, përkundrazi, trajtojmë çështje konkrete. Veprojmë. Ta çlirojmë mëmëdheun nga pushtimi. Kemi marrë një sërë provash (shumë dëshmi) për faktin se ndjenja kombëtare është gjallëruar gradualisht në popull. Bashkimi (uniteti) kombëtar në luftën kundër okupatorëve, shtypësve, ishte një shprehje që do ta dëgjonim vazhdimisht. Në të kaluarën (prej vitit 1918), pas copëtimit të shtetit amë Shqipërisë, kemi qenë pothuajse skllevër nën serbët, ata na kanë vrarë baballarët dhe nënat, vëllezërit dhe motrat, fëmijët. Kjo është arsyeja pse ne morëm armët për të fituar lirinë tonë. Jo të gjithë mund të përdorin armë, disa duhet të punojnë edhe në fusha. Fermerët shkojnë në kufirin Shqipëri-Shqipëri të imponuar nga Fuqitë e Mëdha të Evropës (në Kongresin e Berlinit 1878, dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912-1913) – për të transportuar armë dhe municione për ushtarët-çlirimtarët tanë. Kjo pavarësisht se barbarët serbë po bombardojnë me avionë dhe helikopterë. Në propagandën e egërsirave çetnike, mbrojtësit tanë paraqiten si banditë, por ata kurrë nuk i kanë parë udhëheqësit tanë përgjegjës të vrasin civilët e tyre, sepse kjo nuk ka ndodhur. Serbët, nga ana tjetër, vrasin, i helmojnë nxënësit në shkolla dhe i djegin për së gjalli shqiptarët e pafajshëm çdo ditë. Ne jemi të vendosur të luftojmë deri në njeriun e fundit për të fituar lirinë tonë. Të shpëtojmë popullin nga barbarizmi…”.
***
Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.
Nëse do të ndjeni veten tërësisht pasiv, një objekt i thjeshtë, do të privoheni prej vetëdijes se keni një vullnet, një histori të lashtë dhe një identitet legjendar pellazg/ilir/shqiptar.

Shqiptarët jetojnë vetëm për të vdekur. Çdo burrë që lejon një kloun të droguar grabitqar të shkelë mbi të është një turp për natyrën. Shpëtojeni Shqipërinë nga ajo krijesë magjepsëse por me shumë defekte. Mjerisht për Vendin dhe Kombin, shumica e shqiptarëve nuk besojnë në të vërtetën, por në atë që duan të jetë e vërtetë. Dhe nuk ndihmon që njerëz të tillë, sado fortë të mbyllin sytë, prapë nuk shohin asgjë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin…

blank

Uashingtoni ka nevojë për një politikë realiste ndaj Rusisë Nga Janusz Bugajski

 

Administratat e njëpasnjëshme të SHBA-së nuk kanë arritur të zhvillojnë një qasje efektive politike ndaj Rusisë. Vendimet nuk janë marrë vetëm nga realiteti i vështirë, por edhe nga mendimet e dëshiruara se Moska mund të bëhet një partner konstruktiv në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, nevojitet urgjentisht një plan afatgjatë realist për t’u përballur me imperializmin rus dhe për të menaxhuar pasojat e dështimit të shtetit të saj të nxitur nga disfata ushtarake dhe një ekonomi e gjymtuar. Gjatë çdo administrate të SHBA-së, në mënyrë rutinore lëshohen raporte me ndikim nga ish-zyrtarë dhe ekspertë që propozojnë ose një zbutje të re ose “rivendosje” me Rusinë, ndjekjen e “stabilitetit strategjik” bazuar në bashkëpunimin në fusha të ngushta si kontrolli i armëve, ose thjesht “menaxhimi” si ballafaqimi dypalësh. Qasje të tilla jo vetëm që dështuan në transformimin e Rusisë në një partner të besueshëm, por ato në fakt i mundësuan Kremlinit të grumbullonte burime financiare në ndjekje të perandorisë.

Në vend që të përsërisë të njëjtat gabime strategjike, planifikimi i politikave duhet të përqendrohet në atë se si paqëndrueshmëria e krijuar nga lufta dhe sanksionet do të ndikojë në shtetin dhe politikën e jashtme të Rusisë. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së e lëshuar në dhjetor 2017 pohoi se Rusia ishte një rival i madh që synonte të dobësonte ndikimin ndërkombëtar të Uashingtonit dhe të ndante Shtetet e Bashkuara nga aleatët e saj. Duke pasur parasysh këtë vlerësim të saktë gjeopolitik, ofensivat e Moskës duhet të kthehen mbrapsht jo vetëm duke armatosur Ukrainën për të çliruar të gjitha territoret e saj, por edhe duke kapitalizuar dobësitë e brendshme të Rusisë për të parandaluar agresionin e ardhshëm.

Një politikë realiste duhet të bazohet në një tregim të suksesit Perëndimor dhe jo në frikën e një kërcënimi rus.

Ushtria konvencionale e Rusisë ka demonstruar në Ukrainë se nuk i përshtatet SHBA-së apo NATO-s. Ankthi gjithëpërfshirës Perëndimor bazohet në zotërimin nga Rusia të arsenalit të dytë më të madh bërthamor. Supozimi i gabuar është se liderët e Rusisë janë të gatshëm të kryejnë vetëvrasje kombëtare në vend që të llogarisin se si të shpëtojnë të ardhmen e tyre politike dhe pasuritë ekonomike, pavarësisht nga fati i Rusisë. Me sa duket, presidenti Vladimir Putin kohët e fundit pranoi se askush nuk do të fitonte një luftë bërthamore, duke nënvlerësuar vërtetësinë e kërcënimeve të mëparshme të Kremlinit kundër NATO-s që paralizuan disa liderë perëndimorë.

Për më tepër, armët e shkatërrimit në masë të Rusisë mbrohen nga elementët më besnikë të forcave të sigurisë dhe ka shumë pak gjasa që të kapen nga rebelët dhe kryengritësit. Edhe në rast se disa shtete që dalin nga një Federatë Ruse në kolaps marrin kontrollin e armëve të tilla dhe, më e rëndësishmja është se ata nuk do të kenë asnjë arsye për të gjuajtur ato, ata nuk do të kenë asnjë arsye për të synuar ndonjë vend nga i cili do të kërkojnë mbështetje politike, njohje diplomatike, dhe ndihmë ekonomike. Përkundrazi, shtetet post-ruse ka të ngjarë të favorizojnë çarmatimin bërthamor për të ndihmuar në marrjen e mbështetjes ndërkombëtare, ashtu si Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Kështu, mbijetesa e regjimit të Putinit bazohet në nxitjen e frikës, pavarësisht nga politika aktuale Perëndimore. Për të kundërshtuar dezinformimin e Kremlinit, mbështetja e deklaruar hapur për pluralizmin, demokracinë, federalizmin, autonominë e dhjetëra republikave dhe rajoneve, dhe një gamë të gjerë të drejtash civile dhe etnike mund të ndihmojë në inkurajimin e qytetarëve në Rusi dhe të demonstrojë se ata nuk janë të izoluar në skenën botërore pavarësisht nga politikat shtypëse të Moskës.

Në fund të fundit, Perëndimi duhet të sigurojë që Rusia të jetë mjaftueshëm e topitur ushtarakisht dhe ekonomikisht, në mënyrë që të mos jetë më në gjendje të zhvillojë luftëra agresive kundër fqinjëve të saj. Një shtet i lodhur moskovit nën sanksione të ashpra ndërkombëtare të cilit ia kanë braktisur bazën e tij të burimeve në Siberi dhe territoret veriore, kur shteti të fillojë të shpërthejë, do të ketë aftësi të reduktuara rëndë për çdo politikë militariste.

Janusz Bugajski is a senior fellow at the Jamestown Foundation in Washington. His new book, Failed State: A Guide to Russia’s Rupture, has just been published.

https://www.washingtonexaminer.com/opinion/w

blank

NGA THELLËSITË E FERRIT PASHË JEZUSIN NË KRYQ – Nga Visar Zhiti

 

“BURGJET…” E DOM SIMON JUBANIT
– shkëmbim mesazhesh me botuesin e ri –

 

 

Që libri “Burgjet e mia” i Dom Simon Jubanit doli dhe në gjuhën angleze, me një titull si varg lutjeje “From the depths of hell I saw Jesus on the cross” (“Nga thellësitë e ferrit unë pashë Jezusin në kryq”), besoj, nuk janë shumë veta që e dinë. Po që është përkthyer nga frëngjishtja, pra, paskësh qenë i botuar dhe në Francë, prapë janë pak ata që e dinin. Po që vitin e kaluar “Kujtimet” e tij i botoi në gjuhën amë, në shkodranishten e bukur të autorit, revista “Kens” me rastin e 10 vjetorit të shkuarjes së tij në amshim dhe me rastin e 20 vjetorit të botimit të tyre të parë? Prapë ende më pak veta e dinë. Po që botimi i parë i kujtimeve “Burgjet e mia” s’dihet në ç’shtypshkronjë u shtyp në atdhe, në Shkodër a Lezhë, Tiranë a Durrës a Gjirokastër, por libri u shpërnda keq, fare rastësishëm, por s’ishte e rastit që pengohej siç përndiqej autori dikur, nuk duhej të kishte përhapje, një lloj ndalimi, sa të ishte e mundur më shumë.

1.
Është një libër që guxon, që përplaset, rrëfime të kalvarit të një jete, nga meshtar në diktaturë në burgjet e saj me vite e vite, 26 vjet i dënuar në ferrin e të gjallëve duke akuzuar hapur diktaturën e diktatorin dhe pastaj lirimi i tij, por jo liria, rënia e perandorisë komuniste, me demokracinë e dyshimtë, me në krye ata që bënë dhe diktaturën dhe kjo jo vetëm e zhgënjen meshtarin rebel të burgjeve, por dhe e acaron dhe prapë kundërshton dhe ai vazhdon të predikojë qëndresën me forcën e kryqit dhe të karakterit, duke akuzuar sërish, që liderët e rinj si vazhdues të liderëve të vjetër, pa kursyer as bashkëvuajtësit, deri në zemërim, aq sa të vjen të thuash: libër i prapë i një prifti të prapë! Por është e vërteta e tij, pjesë e së vërtetës epokale.
Lënda e librit duket se është vuajtje pa mbarim, përndjekja mizore, përballimi i asaj vuajtjeje me rrugët e besimit dhe të moralit, me karakterin dhe shpirtin katolik arrin të sfidojë deri edhe kishën e tij ndonjëherë, atë çfarë atij nuk i pëlqen, kështu duket, ndërkaq do të jetë ai që do të celebrojë, fshehurazi dhe hapur, meshën e parë pas atyre dekadave të mynxyrshme, që kur Shqipëria ishte shpallur me kushtetutë si vendi i parë e i vetëm ateist në botë, që ndaloi religjionet, prishi tempujt e fesë, duke i shndërruar kishat e xhamitë në kinema e pallate sporti, në magazina bujqësore në fshatra dhe depo armësh për repartet ushtarake, duke mos u mjaftuar me kaq, por duke vrarë dhe klerin, sidomos atë katolik si më të kulturuarin, pra dhe më kundërshtarin.
Në burg do të flakej dhe Dom Simon Jubani, siç duket për të sjellë dëshminë e tij marramendëse, të acartë.
Që në fillim na tregon se si i helmojnë të vëllanë, prift dhe ai dhe vjen deri te demokracia e helmuar e vdekja e vet.
Një zbulesë ndryshe, rrëfyese, meshë dhe tortura, enveri-djall, që i pëlqen ta shkruajë këtë emër me shkronjë nistore të vogël, dhuna, puna dhunuese, bashkë me fitimtarët kishte ardhur dhe injoranca, thotë autori. Dhe si qytetar ai vetëshpallet se “Bëj pjesë në partinë e të vorfënve e të masakruemve, të viktimave të së djeshmes e të së sotmes”…
Dje dhe sot për Dom Simon Jubanin janë një vazhdim pa ndonjë ndryshim të thellë.

2.
Autori s’është më. Por siç duket jo vetëm e para, por edhe e fundit është fjala. Dhe desha t’i shkruaja përgatitësit dhe botuesit të kujtimeve të tij, shkrimtarit Lisandri Kola, ndërkohë dhe studiues e pedagog i letrave shqipe në Universitetin e Miçiganit, drejtor i revistës “Kens”, ku dhe ridoli vepra. “Burgjet e mia”, pajisur me parathënie të gjerë informuese dhe vlerësuese.
…studim, kritikë, dokument, dëshmi e specializuar dhe e lexueshme nga të gjithë, kulturologji, – shkruajta. – Është guxim që vjen prej së thelli nga vetë vepra dhe shëmbëlltyrë, parafjalë në karakterin e karakterit të autorit, si qëndrimet e tij, duhej dhe ashtu, – vazhdoja, – por ndjej keqardhje për çka shkruhet për një bashkëvuajtës të tij në Burrel, nuk kam qenë në burg me ta, por nuk flitej askund keq për atë nga të burgosurit që njoh. Subjektiviteti i të furishmëve dhe lëndon, por duhet të mësohemi me të vërtetat e tjetrit, t’i shohim sa të vërteta janë ato për të gjithë… Të lexoj/më Dom Simon Jubanin. Të qetësohemi nëpër shqetësime…
Keni bërë një punë me rëndësi, se edhe “pamëshira” është mëshirë e rreptë, – përfundoja mesazhin tim. – Mrekulli që vjen ky libër antimashtrim, me një si djall antidjall…

Dr. Lisandri Kola më përgjigjej:
Jubani asht i sertë si autor dhe ‘rebel’ (arrë gungçe e quen veten në librin e tij). Varianti i tij mbi Arbnorin (bashkëvuajtës yni, shën. im.) ndoshta asht unik, por censura, sapo libri pat dale, të lên vend për pikëpyetje shumë. Sidoqoftë, shumë të vërteta ndryhen në (ish)materialet arkivore. Siç e dini, ata edhe kur merren, censurohet nga vetë AIDSSH-ja. Pra, eleminohen emnat e deponuesve, spiunëve, bp, pseudonimeve etj.
Parathania në frangisht dhe anglisht, asht nga nji francez, mik i Jubanit që e pat ndjekë apostullimin e tij. Ai, si duket, ka sponsorizue dy edicionet. […].
Botimin 1 e ka kurue Ana Luka nën pseudonimin letrar Anza Shkodrane. Unë… mora leje mbas sa viteve në Arkipeshvinë e Shkodrës dhe po përgatisnim botimin, Biblioteka Françeskane e botoi në letër…
Sidoqoftë ne jemi të gëzuem se prej nji libri të censuruem, në 20 vjetorin e bot. 1, “Burgjet e mia” dhe 10 vjetorin e kalimit në Amshim të S.J., u botuen 4 versione: 2 shqip, 1 anglisht e 1 frangisht. Asht njimend mrekulli!

3.
Dhe unë do t’i shkruaja sërish:
…Kujtoja se s’kisha pse lexoja më për burgjet “tona”, por më mësoi si ta shoh më me ngulm të pamëshirshëm dhe burgun tim…
Libri më shkundëlloi, më preku, autori është i skajshëm, ashtu siç janë dhe të vërtetat e tij shpesh, duhet një qëndrim i tillë që s’kursen asgjë siç nuk na kursen “asgjëja”, sidomos kur është vrastare, e them prapë që ndjej keqardhje për bashkëvuajtësit, në parim jam me Dom Simonin, por mund ta thoshte të vërtetën e tij ndryshe, të mos lëndohen të lënduarit edhe nga ne, se ngjan si një hakmarrje e vonë, por gjithsesi e vërteta duhet, pa maska, e di unë ç’kemi hequr nga “spijunët e burgut”, më pis e gjynahqarë se jashtë… por, t’i lëmë të tjerat, të shohim ato që bëjnë kohë dhe histori, e madhërishme është mesha e parë, një hymn që vetëm Shkodra mund ta jepte si prelud e vetëm një kokëfortësi si prej shenjti e Dom Simon Jubanit mund t’ia dilte…
Kujtimet janë një vepër që duhet, ato janë dhe udhërrëfyese për të ardhmen, sidomos kur janë shkruar artistikisht bukur, pra është bërë alkimia e vuajtjes. E çmoj shumë autoironinë e sarkazmën, tradicionale, që Shkodra i ka…

Dhe Dr. Lisandri më përgjigjet sërish:
Falemnderit shumë… për mendimet dhe komentet rreth librit. Unë mendoj se profili i Dom Simonit, asht si episodi i Jezusit, kur dëbon tezgat prej tempullit. Pyetja asht, a duhet të ishte ma i ‘butë’ Jezusi me mëkatnorët? Besoj se nuk del veç nji përgjigje në këtë rast. Kështu e perceptoj dhe unë rrëfimin e SJ, i cili asht i sertë e i drejtë (aq sa asht njeriu). Objektiviteti dhe ‘radikalizmi’ narrativ, ndoshta i kanë mungue librit shqiptar mbas 90s. Forma e tij shkrimore, sugjeron reflektim dhe nxit institucionet për lëvizje…
SJ jep nji dëshmi, i takon institucioneve shqiptare me pohue ose provue të kundërtën, nëse gjithmonë ka ende dokumente për shqyrtim.
Por unë tham se kulmi i asaj vepre asht mbyllja, siç thoni edhe vetë, dhe ‘kontestimi’ i hierarkisë religioze sa i takon formimit teorik për shelbimin. Nëpër fletë sigurisht gjen perla të tjera, si psh ‘antikomunistët’ komunistë që Amerika i ka pranue në shtetin e saj. Rasti i djakonit, Ndoc Vasili alias Anthony Kapaj, i cili ka asistue komunistët për futjen e armëve në kuvendin Françeskan. Ai vdiq në ‘paqe’ para 3 vjetësh në New York. Stili mandej asht unik për narrativën e burgut.

4. Isha trallisur nga leximi. E gjithë vepra sikur mbart dhe këtë jehonë diabolike, mosndëshkimin e së keqes, që krijon klimën e saj. Dëmtohen ndërgjegjet dhe s’ka më përgjegjësira, as pendim e përkushtime ideale. Aq sa mua më duket si përgjegjegjshmëri negative, ku nuk janë mbyllur moralisht dyert e “Burgjeve të mia”, ngaqë nuk janë hapur Dosjet kobëzeza të diktaturës. Nuk mjafton të nxjerrësh se ç’dukuri sollën dëme, por dhe cilët emra i projektuan dhe cilët i zbatuan çnjerëzisht. Ku janë dhe ç’bëjnë? Ardhmëria nuk duhet të jetë përsëdytje e së shkuarës. Aq sa e vonë mund të (u) duket vepra e Dom Simon Jubanit tani, po ashtu dhe aq e parakoshme, ajo gjithsesi sërish vjen në kohë dhe, sa herë ta lexojmë, është koha e saj që jep porosi. Kujtoj/më kreun që e sheh Shqipërinë diktatoriale si një park zoologjik, kështu ishin bisedat e të burgosurve, ashtu e shihnin dhe burgun, si një rezervat. Një humor i trishtë, i zi, oruellian. Ndërkaq përdëllimi i autorit për vendin dhe gjuhën është i ndjeshëm ashtu si për të vërtetën dhe lirinë, që janë në madhësinë metaforike të zemrës së plagosur, kanë atë përfundje të saj dhe kulmojnë me Shkodrën e tij – “lagjen kryesore të Jeruzalemit Qiellor” – kështu e quan mahnitshëm. Dhe prapë një prapësi, deri në fund, na dalin dy epilogë siç nuk ndodh, njëri në tokë dhe tjetri në qiell. Sikur duan të theksojnë një mëdyshje që nuk është e autorit, por e realitetit. Epilogu në tokë është komedia e demokracisë shqiptare, siç do të donte ta quante Dom Simon Jubani. Nërsa Epilogu në Qiell është dërrmues, ka një qortim hyjnor, që vetëm një prift shqiptar si ai do të mund të guxonte ta shkruante, që kërkon në parajsë ndëshkimin, jo vetëm të keqes, por dhe të ushtruesve të saj si një zeje tmerri. Ja, Autori sheh veten të vdekur me një pikëllim ngazëllues, korp i lodhur… pa dhëmbë, të thyer dhe shkulur torturave, por dhe me buzëqeshjen e pashuar, shpotitësë, teksa shpirti shkëputet për të ikur qiejve për në parajsë… dhe atje takon Shën Pjetrin, por në vend të Shën Mëhillit me kandar aty, që peshon bëmat e njerëzve për të vendosur se nga do të shkohet, ishte tjetër kush, e pabesueshme, Enver Hoxha me kostum të bardhë, me kandar në dorë, madje dhe me flatra (?!?!). Si është e mundur? Këlthasim bashkë me autorin. Dom Simon Jubani ndërmend se kishte ndjekur një meshë dikur, ku një jezuit i huaj kishte predikuar se edhe në qofsh kriminel i botës, nëse pendohesh, qoftë dhe në minutën e fundit, kur je duke dhënë shpirt, e ke shëlbimin, udha për në parajsë është e hapur, e lejon kisha jonë. Si? Dhe Dom Simon Jubani, tani vetëm shpirt, vikat sërish me pezm hokatar: unë të gjej në parajsë dhe atë, diktatorin tim, të pafenë, që më kalbi në burg, jo vetëm mua, por popullin tim të gjithë? Atëherë dal unë nga parajsa. S’mund të jemi të dy bashkë… Dhe shpirti i tij endet rrugëve qiellore. Po tash nga t’ja mbaj? – pyet mes reve. “S’kam ku të shkoj larg teje, o Zot! Vetëm ti ke fjalë jete të pasosun” – përgjigjet po vetë me fjalët e Shën Pjetrit. Në fakt pyetja mbetet e hapur për Shqipërinë, që duhet të shkëputet në mënyrë drastike dhe me drejtësi nga e keqja e saj dhe të ngutet të shkojë në parajsën e vet, po me drejtësi dhe mëshirë, pra, në normalitetin e gjërave, në europianizmin e jetës, nëse mund ta themi. Është homelia e një prifti kështu, që pa Krishtin në kryq, pra veten, nga thellësitë e ferrit.

blank

blank
Ballinat e botimeve të kujtimeve të Dom Simon Jubanit, në shqip, anglisht dhe frengjisht.

blank

Shpirti i engjellit ju marrte hak! Nga Alba Kepi

Kjo ngjarje nuk eshte nje tragjedi e as nje avari gomone,
por nje shprehje e qarte e menyres arrogante me te cilen qeverisni
duke treguar se jeni me i forti, me i pasuri e me i pushtetshmi!
Sa vlere ka sonte te shkarkosh zinxhirin komandues te Drejtorise se Policise se Vlores?
A nuk ishit po ju qe nje vit me pare autorin e ketij krimi makaber e moret te pandehur per favorizem e bashkepunim kultivim hashashi
dhe nga shef komisariati Himare e çuat ne Shef Komisariati Elbasan?
Mjaftuan pak muaj per te zbardhur pafajesine e tij sa ta emeroni ne nje nga zonat me te erreta te bandave kriminale?
Ndjeheni me pak te fajshem sonte pasi firmoset urdher pushimin nga puna te kolegeve te Arjan Tases?
Familja Avdia ka hapur dyert e mortjes per mbesen qe u qanin syte nga malli per ta takuar,
ndersa ju mbyllni shkresat me vula e firma, nga ku nisi zanafila e ketij krimi!
Sa drejtore, shefa, police kane gommone e skafe ne Shqiperi? Apo jahte e barka me vela?
Sa mjete lundruese keni te regjistruar ligjerisht?
E neser skenarin qeveritar me video postimin kryeministror ne facebook e kemi nje deja vu te peshtire te hipokrizise,
paaftesise e papergjesise suaj, sic ndodhi me familjen e emigrantit hero qe humbi jeten ne det pak dite me pare,
apo me te riun qe per nje pakete cigare e vrate ne mes te Tiranes?
Ne nje shtet ligjor polici, oficeri, ushtari jep jeten ne sherbim te betimit te tij profesional e kjo ngjarje nuk eshte nje tragjedi e as nje avari gomone,
por nje shprehje e qarte e menyres arrogante me te cilen silleni per te treguar se jeni me i forti, me i pasuri e me i pushtetshem!
Te njejten metode perdorni ndaj me te ndjeshmit, me te pambrojturit, me te urtit e me te zotit!
Kjo eshte vlera e morali ku keni katandisur shtetin!
Mund te shkarkoni te gjithe policine por problemin e keni tek koka e jo tek trupi!
Jeni ju qe e komandoni!
Shpirti i engjellit ju marrte hak!
blank

SHBA: Nji tentativë me përmbysë demokracinë. Faktori Trump! – Nga SAMI REPISHTI

Ridgefield, CT. – Më 8 qer shor 2022, nji Komision Kombëtar Special, i autorizuem nga Dhoma e Përfaqësuesve (Parlamenti) me nandë anëtarë nga të dy partitë politike amerikanedemokratike dhe republikane- mbajti sesionin e parë publik. Komisioni Special kryesohet nga Kongresmeni Ben Thompson (D.Missisipi). Qëllimi i nji iniciative të këtillë ka qenë dhe mbetet sqarimi i veprimeve joligjore në datën 6 janar 2021 që ish-Presidenti Donald J. Trump ndërmori me diskreditue sistemin e zgjedhjeve elektorale të lira presidenciale të nandorit 2020 dhe përfundimin e tyne me humbjen-diferencë të madhe prej 7+(shtatë-plus) milionë vota ma pak për ish-Presidentin D. J. Trump dhe fitoren e kandidatit demokrat të ish- nënpresidentit demokrat Joseph J. Biden JR, për postin e Presidentit të Republikës Amerikane.

I paknaqun me këto zhvillime, ish-Presidenti Trump shkeli traditën 238-vjeçare të transferimit normalisht të pushtetit në mënyrë paqësore, me pranimin publik të rezultateve. Z. Trump deklaroi se votimet ishin të padrejta, të manipulueme, të vjedhuna e të tjetërsueme; prandej të pavlefshme.

Karakteristika dalluese e këtyne votimeve ka qenë organizimi korrekt, regjistrimi, zhvillimi i lirë, numërimi i tyne pa incidente, kontrolli nga përfaqësues zyrtarë të dy partive politike, si dhe deklarimi publik e zyrtar i rezultatit. Kërkesat e z. Trump kanë nji karakteristikë të përbashkët: mungesën e provave, akte të pakonfirmueme dhe mashtrime të qellimshme – të njohuna me sloganin “the Big Lie” (gënjeshtra e madhe) dhe rrëzimin e të gjitha kërkesave të tij nga Gjykatat e Apelimit.

Më 5 janar 2021, djali i ish-Presidentit Trump, Donald Trump Jr., ka tekstue për shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, nji plan: si krijohet mundësia që babaj i tij të qëndronte në fuqi edhe katër vjet të tjera si President mbas numërimit të votave. Ky mesazh kërkonte që ndjekësit e z.Trump të krijojshin nji situatë ku thuhej se asnjeni kandidat kishte fitue dhe se vendimi mbetej në duert e Dhomës së Përfaqsuesve. Në fakt, plani ishte përgatitë nga këshilltari jozyrtar (eminence grise!) Stephen K. Bannon, nji figurë e njohun mirë për parimet e tij ultrakonservatore.

Kjo taktikë kërkonte dy ndërhymje ilegale: E para, N/Presidenti Mike Pence duhej të shkelë Kushtetutën më 6 janar 2021, ditën kur votat e “Kolegjit Elektoral”, (organi që ka fjalën e fundit, simbas Kushtetutës Amerikane), numërohen tue krijue kështu përshtypjen se e drejta e deklarimit të fituesit u kalon organeve legjislative të 50 shteteve. Këtu, ish-Presidenti Trump do të përdoronte të gjitha manovrimet e tij me mohue votat e 83 milionë votuesve për J. R.Biden, Jr. dhe me fitue Presidencën edhe katër vite të tjera. E dyta, me zgjedhë të gjithë anëtarët e ri të Kolegjit Elektoral nga elemente proTrump në asambletë e 50 shteteve dhe me sigurue kështu fitoren e tij.

Hapi i parë, presioni dhe kërcënimet direkte mbi nënpresidentin Pence, i cili refuzoi me zbatue urdhnin e Presidentit Trump “si i paligjshëm” tue shkelë Kushtetutën. Për këtë qellim, më 6 janar 2021, ish-Presidenti Trump urdhnoi ndjekësit e tij me sulmue Kapitolin, ndërtesa e Parlamentit dhe fortesë e demokracisë. Demonstratorët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë.

Nënpresidenti Pence dhe zonja Nancy Pelosi, folëse e Parlamentit, u kërcënuan me varje në litar, por ata shpëtuen. Nji strukturë prej druni me litar për varje u ngrit në oborrin e Kapitolit. Kush ashtë “fajtori”? Ligjërisht, “fajtor” ashtë ai që ban nji akt të keq, të dënueshëm nga ligji dhe të kryem me qëllime kriminale. Për 16 muej me radhë, Komisioni Special ka mbledhë dokumentacionin e akteve të kryeme dhe tashti i paraqet për njoftimin për qytetarët amerikanë. Ashtë opinioni i shumicës dërmuese të qytetarëve amerikanë se demonstruesit luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë me inkurajimin direkt të ish-Presidentit Trump.

Natyrisht, pyetja kryesore ashtë: Nëse ish-Presidenti Trump deklarohet “fajtor” për aktet e tij dhe zhvillimet e rrjedhuna, ai mund të arrestohet, të gjykohet e të dënohet? Kushtetuta amerikane konfirmon se asnji qytetar nuk qëndron përmbi ligjin, tue përfshi kështu edhe Presidentin. Ndërkohë, drama në Kongres vijon… * * * Shtypi amerikan paraqet këtë dramë politike si lufta e Trump-it me qendrue në zyrën presidenciale edhe mbas humbjes së thellë në votime. Për këtë, Z.Trump kishte përkrahjen e nji turme lojale, por të paedukueme politikisht, mbrenda dhe jashtë strukturës së administratës. Kapitull mbas kapitulli drama u përsërit pa efekt, sepse organet gjyqësore refuzuen kërkesat për zhvleftësimin e votimeve dhe gjykatat federale përfunduen se ankesat ishin “without merit” (pa meritë), si dhe aktet në esencë kishin elementë të nji “konspiracioni kriminel”, rrjedhimet e të cilit ishin damtimi i njënës nga shtyllat e demokracisë amerikane (zgjedhjet e lira dhe të drejta).

Z. Trump shkoi aq larg saqë planifikoi mundësinë e përdorimit të forcave ushtarake të Departamentit të Homeland Security për konfiskimin e të gjitha kutive të votimit (siç!). Evidenca që konfirmon nji dramë të këtillë ashtë tronditëse! Z.Trump humbi kontrollin e duhun. Speakeri i Dhomës së Përfaqësuesve, zonja Nancy Pelosi, e frikësueme nga sjellja e ish-Presidentit, kontaktoi Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosuna Amerikane, Gjeneralin Miller dhe e këshilloi të konsultohet para se të veprojë me masa të jashtëzakonshme me kërkesë të ish-Presidentit… Gjenerali Miller u përgjigj pozitivisht. (Kushtetuta amerikane cakton Speaker-in e Dhomës me marrë pozitën e Presidentit në rast emergjence për Presidentin dhe nënpresidentin) Manovrimet e Z. Trump morën nji drejtim absurd.

Deklarata “Italogate” reklamonte pa asnji bazë se disa persona italianë kanë përdorue teknologjinë ushtarake me konvertue votat në makinat e votimeve në SHBA. Ide të këtilla qarkullojshin në Shtëpinë e Bardhë, si sekuestrimi i të gjitha kutive të votimit, përdorimi i forcës ushtarake dhe invokimi i “ligjit martial”, përdorimi i reparteve ushtarake për qëllime të caktueme etj. “Marc Meadows,- shkruente gazeta “The New York Times”,- konfidon për Këshillin e Shtëpisë së Bardhë se (Presidenti) Trump mendon (nënresidenti) Pence ‘meriton’ të varet në litar”. (21.VI.2022) Dëshmitarja Cassidy Hutchinson, kryesekretare e Mark Meadows, tha para Komisionit Special:

“Më kujtohet Pat (Cipolloni, këshilltar legal i Presidentit Trump) që thoshte diçka të këtillë”. Mark, duhet detyrimisht të bajmë diçka. Åta (ndjekësit e ish-Presidentit Trump) kërkojnë që nënpresidenti (Pence) të varet në litar”; dhe shtoi: … Mark (Meadows) përgjigjet diçka si “Ju e ndigjuet këtë Pat. Ai (ish -Presidenti Trump) mendon se Mike (Pence) e meriton. Ai mendon se ata (ndjekësit) nuk e kanë gabim…”. Këtu, ish-Presidenti Trump mohonte votat e 83 milionë votuesve pro-Biden dhe “fitoren”: Presidencën edhe për katër vite tjera. Hapi i parë: me sulmue Kapitolin – ndërtesa e Kongresit. Demonstratorët sulmuen Policinë për Mbrojtjen e Kapitolit për tri orë dhe shkaktuen shumë dame materiale…

Pesë viktima vdiqën. Ma shumë se 100 u plagosën, mbi 800 demonstrues u arrestuen dhe do të dalin para gjyqit. Përforcimet policore ia dolën me zmbrapë demonstruesit që shkaktuen konfuzionin e madh dhe rreth 36 milionë dame materiale. Por nënppresidenti Pence ia arriti me konvokue mbledhjen solemne dhe me lexue publikisht rezultatet e dhanuna nga Komisioni Qendror i Votimeve: Z. Joseph R Biden, Jr. fitonte bindshëm me shumicë votash. Ky akt kushtetues konfirmonte zgjedhjen e Z. Joseph R. Biden Jr., President i Amerikës. Tentativa me vashdue në përpjekjet e rritjes së “krimit të pengimit qëllimisht të nji procesi zyrtar” dhe konspiracioni me mashtrue Shtetet e Bashkueme dështoi, me gjithë kundërshtimin e hapët të humbësit, z. Trump, i cili filloi, drejtoi dhe inkurajoi këtë proces revoltimi kundër Kushtetutës amerikane me fjalime të mbajtuna publikisht dhe instruksione sekrete.

Makina propagandistike e ish-Presidentit Trump prodhoi nji lumë keqinformimesh për konfuzion të masave. Zyra legale e Shtëpisë së Bardhë njoftoi shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqsuesit republikanë të Kongresit se “…plani me përdorue ‘zgjedhje alternative’ për zgjedhjen e Presidentit nuk kishte “nji bazë legale të shëndoshë”; Z.Trump e përkrahësit e tij nuk e pranuen verdiktin. Mbetej presioni mbi nënpresidentin Pence me vendosë arbitrarisht: me mohue legjitimitetin e votimeve të deklarueme më 6 janar 2021, dita kur Kongresi do të mblidhej me konfirmue rezultatin e votimeve, akti final i zgjedhjes së Presidentit.

Kur nënresidenti Pence refuzoi kërkesën e ish-Presidentit Trump, në turmën e grumbullueme filluen thirrjet “Pence në litar!”, dhe “Ku ashtë Nancy Pelosi?” u rritën dhe konfirmuen egërsinë e revoltës trumpiane. I dekurajuem, tue folë para përkrahësve, z. Trump përsëriti: “Këto zgjedhje u vodhën… por ashtë koha me u shpërnda”… dhe “ne ju duem, ju jeni të veçantë për ne…”. Simbas nji dëshmitari okular, raporton gazeta “The New York Times”, Z. Trump tha edhe “…ndoshta, Z. Pence duhet të varet në litar!…”. E pabesueshme! Përforcime policore dhe të ‘National Guard’ zmbrapsen demonstruesit agresivë.

Asnji ushtar i Forcave të Armatosuna u mobilizue për veprim. Amerikanët janë shumë të kujdesshëm mos me angazhue ushtrinë në probleme të brendshme që zakonisht janë “probleme” për Policinë dhe National Guard. Ndërkaq, në sallën e caktueme të Kapitolit, nënpresidenti kryesoi mbledhjen solemne të Kongresit (të dy Dhomat) dhe lexoi publikisht Raportin e Komisionit Qendror të Votimeve. Kandidati Joseph R Biden Jr., u zgjodh President i Amerikës me shumice votash: Biden 306 vota; Trump 232 vota. Tentativa me vazhdue veprimtarinë antikushtetuese të pengimit të aktit zyrtar dhe konspiracioni me mashtrue 330 milionë amerikanë dështoi përfundimisht.

Në edicionin e saj të 14 qershorit 2021, gazeta “The New York Times” përshkruen me hollësi qëndrimin e ish-Presidentit Trump: “Pa interesim me u familjarizue me faktet”, nji frazë e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr. Komisioni special që heton ngjarjet e 6 janarit 2021, “sulmi mbi Kapitolin”, shkruente gazeta, trajtoi me hollësi rastin kur ish-Presidenti Trump krijoi dhe pa ndërpremje përhapi “gënjeshtrën e madhe” sikur zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë të vjedhuna në kurriz të tij tue marrë parasyshë evidencën përherë në rritje e të grumbullueme nga nji grup këshiltarësh. Komiteti special ashtë tashti në kërkim të zanafillës dhe zhvillimit të asaj që ashtë përshkrue si “gënjeshtra e madhe” (the Big Lie!) e Z. Trump. Ky kërkim nga dëshmitë e gjata okulare të regjistrueme, zbulon si ishPresidenti kundërshtonte këshillat e “ndihmësve” të tij, tue insistue se ai kishte fitue “votimet e nandorit 2020” para se të deklarohej përfundimisht numërimi nga Komisioni Qendror i Votimeve, si dhe u banë përpjekje me kundërshtue humbjen e tij me argumente të pabesueshëm dhe pa nji bazë.

Para nji situate të këtillë, Prokurori W.Barr bani deklaratën e masipërme… “pa interesim me u familjarizue me faktet…”! * * * Analisti me famë ndërkombëtare, Thomas L. Friedman, komentonte: “…realisht, nuk ka as edhe nji dyshim se Trump bani përpjekje me përmbysë rezultatet e zgjedhjeve ligjore, dhe çdo gja dështoi… Trump u inkurajue dhe bani përpjekje tue ndihmue nji sulm violent kundër Kongresit… Nuk ka persona të arsyeshëm që mohon se ajo që ngjau mbas zgjedhjeve të vitit 2020 ka qenë nji përpjekje për nji grusht shteti, dhe nji tradhti kundër çdo vlere që Amerika përfaqëson… Veprimet e Trumpit janë shumë ma të damshme se çdo gja që nji tjetër President të ketë ba…

Megjithatë, 175 përfaqësues repubikanë në Dhomën e Përfaqësuesve votuen KUNDER formimit të nji komisioni kombëtar për hetimet e kryengritjes së 6 janarit (2020) dhe vetëm 35 në FAVOR…! Pa dyshim, nji disfatë morale historike për partinë republikane amerikane. Politologu Richard L. Hansen komentoi: “ish-Presidenti duhet të ndiqet penalisht për hir të mbrojtjes së demokracisë…. Z.Trump çdo gja që bani në tanësi dhe në disa raste edhe në veçanti ka qenë kriminale! Analisti Bret Stephens shtoi”. Nuk shpresoj se (fanatikët republikanë) do të tregojnë ndjekësve : ‘Na ishim në rrugë të gabueme; na ngritëm në idhull nji njeri të gabuem. Por, mund të shohim nji lëvizje të qetë në anëtarësinë republikane të largimit nga ky qëndrim anormal që të mjaftojë për (eklipsisin e Trumpit)….

Qëndrimet ekstraegoiste të ish-presidentit Trump kanë shkaktue ndasinë e thellë të shoqënisë amerikane. Åmerika ka nevojë për nji periudhë kohe kur të gjithë – jo vetëm nji parti!- të dedikohen në forcimin e idesë së shërbimit për atdhe, patriotizëm të sinqertë, ku “partia”, “ideologjia” e “-izma” të tjerë zajnë vendin e dytë e të tretë në prioritetet e mbar kombit amerikan. Aleksander Hamilton në frazën e parë të “The Federalist Papers” e percaktonte momentin kritik: “Këto janë kohë që vejnë në provë shpirtët tonë”. Që tashti, kanë fillue të krijohen shoqata amerikane dedikue lavrimit të idesë patriotike. Të gjitha kombet përjetojnë stuhitë e historisë së tyne.

Ata mobilizohen, rezistojnë dhe fitojnë kur qytetarët mbahen të fortë në këto stuhi që na sjell fati, mbeten të fortë dhe marrin frymëzim nga pëshpëritjet e stërgjyshërve të tyne që kërkojnë ruejtjen e andrrës dhe kthimin e saj në realitet. “Z. Trump,- shkruen Richard L. Hansen,- ka qenë i 45-ti President, dhe jo mbreti i parë amerikan; por nëse na nuk përbuzim praktikën e tij, mbasardhësi President mund të shkojë edhe ma larg, dhe ma afër deklarimit të nji lloj pushteti absolut, i cili do të ishte antiteza e gjithçkaje që na vlerësojmë sot me krenari si amerikanë”. *Autori ashtë qytetar amerikan.

blank

KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË 100-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SHBA DHE VLERAT E PËRBASHKËTA – Nga Frank Shkreli*

Përshëndetje dhe urime! Gëzuar VATRËS 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Vatrës, si organizatës më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan, e cila siç dihet, historikisht, ka luajtur, për më shumë se një shekull, rolin kryesor në vendosjen dhe promovimin e këtyre marrëdhënieve, ç’prej themelimit të saj në fillim të shekullit të kaluar e deri më sot.

Midis dy kombeve tona – Shqiptarëve, njërit prej popujve më të vjetër në botë, me një histori mija vjeçare dhe Amerikanëve, njërit prej kombeve më të reja me një histori, relativisht, të re prej 200-300-vjetësh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me Amerikën e Demokracisë më të vjetër në botë dhe me qeverisjen amerikane më të gjatë konstitucionale në historinë e njerëzimit.

Tema e fjalës time modeste sonte është: Komuniteti shqiptaro-amerikan në 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare nga këndveshtrimi i zyrtarëve më të lartë amerikanë, gjatë 30-viteve të tranzicionit, por edhe më heret — dhe vlerat e përbashkëta që kanë pasqyruar këto lidhje. Dihet se marrëdhëniet midis dy vendeve tona ishin të ndërprera nga regjimi terrorist komunist i Enver Hoxhës për pothuaj një gjysëm shekulli.

Regjimi komunist i Shqipërisë, jo vetëm që nuk njihte ndonjë rol të diasporës shqiptare në Amerikë në lidhjet historike midis dy popujve tanë, por ai regjim e cilësonte një pjesë të madhe të këtij komunitetit, sidomos, atyre që ishin arratisur nga komunizmi në këtë vend të bekuar, si të “shitur” dhe “tradhëtarë” të Atdheut.
Jo, jo të shitur nuk ishim – sepse Amerika nuk kërkonte as nuk na kërkon, as të shitemi as të blehemi, por ishim të përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë amerikane për të ndihmuar në vendosjen e lirisë dhe demokracisë në trojet shqiptare. Edhe sot të njëjtën gjë dëshirojmë për Kombin shqiptar: liri, demokraci dhe drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët dhe pa dallim. Ishim dhe jemi në dashuri me këtë vend, me Amerikën tonë të dashur, e cila iu gjënd gjithmonë shumë afër kombit shqiptar, sidomos në kohë të vështira. Komuniteti shqiptar në Amerikë kishte zgjedhur që të mbronte dhe të promovonte këto marrëdhënie – që nga koha e Nolit dhe Konicës e deri në ditët e sotëme.

Kur Enver Hoxha dhe regjimi i tij kriminal thërrisnin “Poshtë imperializmi Amerikan”, komuniteti shqiptaro-amerikan punonte dhe vepronte për forcimin e miqësisë dhe për rivendosjen eventuale të marrëdhënieve midis dy kombeve tona. Ata, “të shiturit” — diaspora anti-komuniste e pas Luftës së II Botërore — siç i quante propaganda komuniste, kurrë nuk hoqën dorë as nuk humbën shpresë se do vinte dita kur dy kombet tona do të rivendosnin përsëri marrëdhëniet midis tyre.

Ajo ditë erdhi me 15 mars të vitit 1991, kur u nënshkrua dokumenti për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve midis dy popujve tanë. Duke pasur parsysh qendrimin anti-amerikan prej pothuaj 50-vitesh të regjimit komunist të Enver Hoxhës, komuniteti shqiptaro-amerikan në atë kohë këmbënguli që në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të ishin të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës të posa themeluar në atë kohë, në Shqipëri. Sepse këto marrëdhënie midis dy kombeve tona nuk po rivendoseshin, domosdoshmërisht, midis dy qeverive dhe as me një regjim komunist diktatorial në Tiranë, i cili deri atë ditë, ishte i mbushur me urrejtje ndaj lirisë dhe demokracisë amerikane. Komuniteti ynë donte që rivendosja e marrëdhënieve të Amerikës me Shqipërinë të pasqyronte lidhjet popull-me-popull dhe jo, domosdoshmërisht, qeveri-me qeveri. Si rrjedhim, komuniteti bindi Departmentin e Shtetit që në ceremoninë e nënshkrimit të ftoheshin edhe përfaqsuesit e opozits së re shqiptare të posa formuar – Partisë Demokratike të Shqipërisë, Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko. Ashtu dhe ndodhi.

Shqiptaro-amerikanët si komunitet dhe si individë kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë rolin kryesor në çimentimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat diaspora shqiptare në Amerikë pa dallime politike, i ka konsideruar gjithmonë si të pa zevëndësueshme për mbijetesën dhe për interesat afatshkurtëra dhe afatgjata të Kombit shqiptar, anë e mbanë trojeve të veta autoktone në Ballkanin Perëndimor.

Këtë rol të diasporës shqiptare në Amerikë e kanë njohur dhe e kanë deklaruar shumë zyrtarë të lartë të politikës amerikane gjatë këtyre tre dekadave të tranzicionit. E vërteta është se edhe shumica e zyrtarëve të lartë shqiptarë të tranzicionit kanë bërë një gjë të tillë por më me pak sinqeritet e mirënjohje dhe më shumë për interesa personale ose partiake të momentit. Ishte pikërisht në ditën historike të nënshkrimit të marrveshjes për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve Shqipëri-SHBA me 15 mars, 1991 që Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çeshtjet Evropiane dhe Kanadeze, Z. Raymond Seitz, ai i cili, në prani të një grupi të madh shqiptaro-amerikanësh, theksoi rolin historik të komunitetit shqiptaro-amerikan: “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona nuk u harruan kurrë nga mijëra Amerikanë me origjinë Shqiptare…të cilët ruajtën kontaktet me Atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve…”, është shprehur diplomati i lartë amerikan.

Të shumtë janë përfaqësuesit më të lartë të politikës amerikane të niveleve vendore, shtetërore dhe federale – shumë prej tyre gjigantë politikë të këtij vendi, që kanë vlerësuar shumë dhe shpesh rolin e shqiptaro-amerikanëve, si aktorët e parë që iu përgjigjën nevojës për forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Amerikën. Në të vërtetë, angazhimi i komunitetit shqiptaro-amerikan, në mbështetje të interesave të shqiptarëve kudo, gjatë 100-viteve të shkuara — ndonëse i vogël në numër — mund të jetë shembulli më i mirë i kontributit të një komuniteti etnik në Amerikë, në marrëdhëniet dy-palëshe — për të cilat ka folur disa vite më parë, ish-Kryediplomati amerikan, John Kerry, në një konferencë mbajtur në Washington, kushtuar rolit të diasporave në Amerikë — në përpilimin e politikës së jashtme amerikane me vende të ndryshme të botës.

Ndërsa, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në fjalimin e saj në Kuvendin shqiptar, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Nëntor të vitit 2012, ka vlerësuar kështu rolin e shqiptaro-amerikanëve në zhvillimet historike miqësore 100-vjeçare midis dy kombeve tona: “Jam shumë mirënjohse për këtë partneritet dhe për miqësinë tonë historike, ashtu siç jam mirënjohse edhe për kontributet që kanë dhënë mijëra shqiptarë për vendin tim. E dini shumë mirë që aq shumë shqiptaro-amerikanë shërbejnë në qeverinë tonë dhe në forcat tona të armatosura. Janë sipërmarrës e mësues, inxhinierë dhe artistë, udhëheqës fetarë, si dhe drejtojnë disa prej restoranteve më të mira në botë. Kultura shqiptare është një përbërës i pasur i jetës amerikane. Arrita ta njoh këtë mirë si senatore nga Nju Jorku, për 8 vite”, është shprehur me atë rast Hillary Clinton.

Njihet mirë edhe roli i Zërit të Amerikës — i cili megjith sulmet e pandërprera kundër Amerikës që vinin nga regjimi komunist i Tiranës — për 80-vjet ka mbrojtur dhe promovuar miqësinë tradicionale dhe të hershme midis dy kombeve tona. Mesazhet e Washingtonit zyrtar për miqësinë midis dy popujve tanë përsëriteshin shpesh dhe në forma të ndryshme gjatë dekadave, nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, kryesisht, nga zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe nga personalitete të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan. Frank Shkreli: Zëri i Amerikës, një faqe e lavdishme në marrëdhëniet amerikano-shqiptare | Gazeta Telegraf

(Një ilustrim i shkurtër i mesazheve që transmetonte Zëri i Amerikës: Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson, mbështetës i zjarrt i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, 13 Maj, 1951: “Është një kënaqësi e madhe për mua që me këtë rast t’i dërgoj një mesazh popullit shqiptar në emër të Qeverisë dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara. Me rihapjen e programeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan edhe njëherë shprehin interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar. Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e hershme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re. Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Gjatë viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kanë konsideruar këto përpjekje me simpati dhe mbështetje, duke ditur se ato pasqyrojnë aspiratat e juaja të verveta”, ishte meszahi i ish-Sekretarit të Shtetit Dean Acheson, drejtuar shqiptarëve nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës.

Sot, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve të ngushta amerikano-shqiptare, duhet të jemi krenarë pra për rolin që ka luajtur ky komunitet dhe individët — pjesëtar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Se pas një gjysëm shekulli komunizëm – rivendosja e marrëdhënieve midis dy kombeve tona me 15 mars, 1991 ishte — ashtu siç kishte parashikuar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson në vitin 1951 — një pohim i miqësisë tonë të hershme duke shpresuar se kjo miqësi do të marrë fuqi dhe rëndësi të re në vitet dhe dekadat në vijim, si rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me vlerat e përbashkëta dhe me përpjekjet e Kombit shqiptar për pavarësi, liri dhe demokraci. Kam venë re se të dy palët, sidomos, Tirana zyrtare por edhe Ambasada amerikane atje, preferojnë shumë që në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve midis dy popujve tanë, të flasin me çdo rast, për ato që ata cilësojnë si, “vlerat e përbashkëta”, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Madje edhe slogani i përzgjedhur për të shënuar këtë vit jubilar në një mënyrë pasqyron besimin e tyre – ndoshta jo të sinqert — se të dy palët ndajnë, “vlerat të përbashkëta”: 100-vjet Together – Krah për Krah”, siç le të kuptohet edhe slogani.

Unë si një shqiptaro-amerikan i vjetër, ashtu si edhe shumë prej jush, nuk do të dëshiroja asgjë me shumë që i dashuri Atdheu ynë i origjinës – sidomos Shqipëria, por edhe Kosova dhe shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare – të ndanin “vlerat e përbashkëta” me Shtetet e Bashkuara – vendi ku vërtetë ne shqiptaro-amerikanët, gëzojmë të drejtat e barabarta dhe ku në përditëshmëri ushqehemi me vlerat amerikane, në këtë përvjetor dhe gjithmonë. Jo se Amerika është një vend i përsosur, por ama gjithmonë këtu bëhet përpjekje – ligjërisht dhe shoqërisht – për krijimin e një shoqërie me vlera, sa më të drejtë, të lirë e demokratike, sa më të përsosur pra për të gjithë dhe pa dallim, pa marrë parasysh nga vijmë –por bazuar në besimin në të Vërtetën e madhe, siç përcaktohet edhe në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara se, “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” nga Perëndia.

Për më shumë se 200 vjet, Shtetet e Bashkuara kanë luftuar për veten dhe për të tjerët, në mbrojtje të parimeve dhe të vlerave të Lirisë, Demokracisë dhe Tolerancës. Në kohë lufte dhe paqeje dhe në periudha kritike të mbrendshme të këtij vendi planet, fryma dhe vlerat amerikane kanë mbijetuar, në mbrojtje të drejtave për të gjithë njerëzit pa dallim – përfshir edhe të drejtat themelore dhe sovranitetin e popullit shqiptar. Edhe ne si shqiptaro-amerikanë, në këtë vend gëzojmë bekimet e Zotit të lirisë dhe të sigurisë. Si të tillë, edhe ne kemi përgjegjësitë tona që na takojnë si qytetarë të lirë, të mbrojmë dhe t’i jetojmë vlerat e këtij shteti planet — të këtij eksperimenti të madh që quhet Demokracia Amerikane dhe të ndihmojmë, njëkohësisht, që të mbjellim farën e vlerave, vërtetë, amerikane, në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Që të mund të deklarojmë pa mëdyshje se dy kombet tona, vërtetë, ndajnë vlera të përbashkëta. Sado që do të dëshironim që një gjë e tillë të jetë e vërtetë, sot për sot, nuk besoj se mund të themi me bindje, se dy vendet tona, “krah për krah”, ndajnë vlerat e përbashkëta, sidomos nëse konsiderojmë mungesën e demokracisë së plotë në Shqipëri, si një nga këto vlera të përbashkëta, këto 30-vjetë tranzicion. Këtë nuk e them vetëm unë. Mungesa e demokracisë së vërtetë në Shqipëri, pasqyrohet vit pas viti, në pothuaj të gjitha raportet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, lirisë dhe demokracisë. Gjithnjë një “vend pjesësrisht i lirë”!

Në këtë 100-vjetor – unë besoj se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë të forta – ato popull-me-popull, dua të them — ashtu siç ishin edhe në kohën e komunizmit – ndërkohë që regjimi komunist ishte ndër më anti-amerikanët në botë. Unë do dëshiroja që fjalën time ta mbyllja me një mesazh pak më optimist, por më duhet të jem i sinqert me vete dhe me të tjerët. Për gjendjen aktuale në Shqipëri, që le shumë për tu dëshiruar, klasa politike shqiptare i ka fajet e veta dhe bartë barrën e rëndë për aktualëitetin politik, ekonomik e tjera. Por, fatkeqsisht, kam bindjen se mbështetja pa kushte, heshtja publike dhe indiferenca e demokracive perëndimore përball shkeljes flagrante të parimeve të lirisë dhe demokracisë së vërtetë në Shqipëri këto 30-vite tranzicion — një “vend gjysëm i lirë” ende — vetëm po minon çdo ditë e më keq vlerat tona të përbashkëta dhe parimet bazë demokratike në Shqipëri. Mungesa e përballjes me krimet e komunizmit dhe prirjet anti-demokratike për të cilat, modestësisht, kam shfaqur shqetësimet e mia për vite me radhë, kanë çuar në një krizë reale të demokracisë së vërtetë në Shqipëri. Sot, kemi në Shqipëri një garë të tmershme midis autoritarizmit dhe demokracisë. Demokracia, fatkeqësisht, po e humb davanë. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve, pa dallim. Por, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, gjëndja aktuale politike në Shqipëri dhe në rajon, duhet të shqetësojë edhe politikëbërsit amerikanë, të cilët ia duan të mirën Kombit shqiptar. Kam drojë se, heret ose vonë, kërcënimet ndaj Evropës dhe Bashkimit Evropian nga Tirana zyrtare, flirtimet e autoriteteve shqiptare me autoritarët anti-amerikanë dhe anti-shqiptarë në Ballkan, siç është nisma “Ballkani i hapur” dhe zbehja e demokracisë në Shqipëri, mund të çojnë edhe në zbehjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Kam drojë se, heret ose vonë, zbehja e demokracisë në Shqipëri, Uroj që kjo të mos ndodh. Zgjohu shqiptar, para se të jetë tepër vonë. Demokracia nuk pret! Rroftë për jetë të jetës miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Kombit Shqiptar, bazuar në vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë së vërtet dhe në të drejtat bazë të njeriut për të gjithë dhe pa dallim!

Frank Shkreli

blank

blank

blank

*Fjalim në Qendrën e Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork, kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikano, 28 Korrik, 2022

Autori duke mbajtur fjalën me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në qendër të Vatrës në Nju Jork, 28, Korrik, 2022

blank

 

blank

Diktatori mafioz po bën spastrim etnik të shqiptarëve – Nga Aurel Dasareti*

Periudha e turbullirave. Mbisundon prirja për teposhtë, drejtë shpërbërjes dhe shkatërrimit. Është shumë e rrezikshme kur kryeministri mafioz përdor “sharmin” në politikë. I pengon të shtypurit të përdorin arsyen. Dhe, ai duhet ta dijë se është e rrezikshme të prishësh një kullë të vjetër, shkatërruesi mund të mbulohet vetë nga gërmadhat.
***
Kur dikujt i është dhënë besim dhe pushtet në atë mënyrë ku lindin mundësitë dhe joshjet, ndërsa rreziku i llogaridhënies zvogëlohet, atëherë rritet gjithashtu rreziku i shpërdorimit të detyrës.
Diktatori arrogant nuk bën dhunë të hapur por të kamufluar. Nuk respekton aspak ligjin, asnjë parim përveç dëshirave të tij mafioze antikombëtare. Ka instaluar mafien në pushtet. Ka kapur të gjitha pushtetet. Shqipëria gjendet shumë afër zhdukjes së gjithanshme. Papërgjegjësia e këtij tradhtari, ndryshe, nudistit pervers, nuk ka fund. Në bashkëpunim me të gjithë armiqtë e Kombit Shqiptar, punon palodhshëm për shpopullimin e Shqipërisë, zhbërjen (shkatërrimin) e kombit shqiptar, dhe mbushjen e vendit me “punëtorë” dhe “refugjatë” nga i gjithë rruzulli tokësor.
***
Liderët që gënjejnë
Përgjithësisht (me përjashtime nderi), liderët shqiptarë gënjejnë, për njëri-tjetrin dhe për mjedisin e tyre. A është e arsyeshme të pritet ndonjë gjë tjetër?
Politikani shqipfolës udhëhiqet gjithnjë nga pasioni që është i dobishëm për veten: i pabesë, i lig dhe gënjeshtar i regjur. Pasiguria e tyre e hershme, mungesa e aftësisë, ndjenja e pafuqisë dhe paburrëria ndikuan në lindjen e kompensimeve të tyre sadiste në kohën e rrëmujave. Pasi është një tip me inteligjencë mesatare, pa ndjenja kombëtare dhe i pamoralshëm por me diploma false, ka mjaftë mundësi të sistemohet në ndonjë aparat burokratik, si ndonjë nëpunës i vogël ose si vartës në ndonjë ndërmarrje të madhe tregtare. Dhe pasi është lajkatar dhe puthador nga natyra, sidomos kur shefi tij është i kombësisë sllavo-ortodokse apo greke, komploton kundër kolegëve për të mundur të arrin ndonjë pozitë të dukshme por jo në sferat e larta, pasi nuk posedon asnjë imagjinatë konstruktive e as mprehtësi. Në këtë mënyrë mund të bëhet një favorit i ndonjë eprori të fortë që do ta përdorte si agjent të përkryer të Shërbimeve të huaja, prandaj edhe i mundëson hyrjen e tij në politikë, ku do të kishte shansin të spiunon, manipulon dhe mashtron opinionin shqiptar. Në funeralin e tij, shefi apo prifti-hoxha do ta kishin lavdëruar si një patriot, model burrëror pozitiv për të gjithë, por ne nuk kemi më kohë të presim derisa të krijohen rrethanat që ta nxjerrim përbindëshin në dritë.
***
Bekimi i pabesë?
Koha kur aleancat politike dhe besnikëritë partiake kalonin në trashëgim nga ati te i biri përfundimisht ka mbaruar. Qytetarët Perëndimor janë më të pabesë se kurrë ndaj partive politike.
Çka me shqiptarët? Ata të trojeve i lidh konflikti i interesit prandaj u qëndrojnë besnik “partive të veta”. Diaspora ka formuar nëndegët e kësaj apo asaj partie që me dekada qelbësojnë në tokat arbërore në vend që të formojë një Kongres gjithë-shqiptar!
Pabesia politike e përhapur:
Lojaliteti është një ushtrim i vështirë, veçanërisht në politikë. Për të ndryshuar mendimin nuk është turp, dhe nuk ka asgjë të keqe të votohet për partitë e tjera për të cilat nuk kemi votuar më parë. Votuesit e pabesë janë bërë problemi më i madh i partive politike në botën e civilizuar. Gjithnjë e më shumë votues i ndërrojnë partitë, dhe ata e bëjnë këtë më shpesh se më parë. Lidhjet e besnikërisë (lojalitetit) midis partisë dhe votuesve janë shumë më të dobëta se më parë. Pjesa më e madhe e ngjitësit që ka mbajtur të lidhur votuesin dhe partinë, është zhdukur.
***
Tradhtia, mashtrimi dhe pandershmëria e politikanëve shqipfolës:
Pse është ky emërtim që u përshtatet partive politike? Sidomos të shumicës prej tyre. Pse një premtim politik, që shpesh paraqitet si dhjam i zgjedhjeve në kohën e betejave kur ekzistenca është e varur në telat e hollë, është i besueshëm dhe i vërtetë vetëm aq kohë sa është politikisht i përshtatshëm?
Pse të mos dënohet partia kur premtimet politike janë thyer dhe është zbuluar se në të vërtetë premtimi u bë vetëm për të arritur një fitim privat? Pse i pranojmë sjelljet e tyre të pista si metodat e kësaj bote në jetën politike?! Përse nuk i marrim në përgjegjësi për lojën e fëlliqtë që e praktikojnë në raport me të vërtetën?!
Gënjeshtrat dhe mbulimi i tyre gjithmonë do të helmojnë një mjedis, dhe një shoqëri nuk ka një zonë tjetër më të rëndësishme prej së cilës duhet të mbrohet se sa prej pabesisë së qeveritarëve, politikanëve dhe zyrtarëve të vetë.
Ne i zgjedhin politikanët tanë që ata të zgjidhin çështje të rëndësishme sociale-shoqërore në të mirë të të gjithëve, jo për të keqpërdorur detyrën në avantazhin e tyre. Është mjaft e qartë se ata përdorin besnikërinë partiake dhe naivitetin e popullatës për përfitime private.
***
Mbrojtja dhe përforcimi:
Të gënjyerit mund të jetë një mjet për të mbrojtur dhe për të forcuar pozicionin personal.
Çka nëse strukturat ku njerëzit e rëndomtë punojnë përcaktojnë se ata duhet të gënjejnë në mënyrë që të mbijetojnë në punë?
Liderët e ndonjë institucioni ose sipërmarrje të cilët duan të heqin qafe punonjësit problematik, i lavdërojnë ata kur ndonjë punëdhënës tjetër i pyetën si referenca.
Gënjeshtra është përdorur dhe përdoret si një mjet për përfitime personale.
Arsyet për të gënjyer:
Një gënjeshtër është një pohim i rremë që përcaktohet si një e vërtetë. Gënjeshtari e di se ajo që thotë ai është e rreme, por përpiqet për të bindur ndokënd për të besuar se është e vërtetë. Në disa raste, ne kemi arsye të mira morale të rrejmë.
Mund të jetë e gabuar të këmbëngulim në ndershmëri të menjëhershme, brutale dhe të pazbukuruar në të gjitha situatat, sidomos për rastet kur Jeta dhe Interesat e Atdheut janë në pyetje. Kuptohet se armiqve të Shqipërisë asnjëherë nuk duhet t`ua themi të vërtetën në dëmin tonë. Problemi me politikanët shqiptarë qëndron në faktin se ata na gënjejnë neve në favor të armikut. Normalisht ndershmëria është diçka që vlerësohet në marrëdhëniet midis njerëzve. Të gënjyerit konsiderohet si një peshë morale. Miqtë e mirë edhe kacafytjet i kanë të ndershme.
***
Para një zgjedhje të gjitha partitë e lëmojnë retorikën, sidomos ato të opozitës, misioni është që të bëhet më tërheqëse për votuesit. Megjithatë, politikani i opozitës, me të hyrit në qeveri pajtohet me gjithçka që më përpara e kundërshtonte.
Çdo sistem shoqëror ka mangësi, dhe kur zbulojmë të metat e një sistemi nuk bën t`i shfrytëzojmë për të përligjur sistemin e kundërt. Po të veprojmë kështu, kemi bërë një gabim trashanik. Interesi i ngushtë personal nuk jep ndonjë sistem vlerash të mjaftueshme e të kënaqshme për të përballuar sot çështjet e politikës që duhet ndjekur. Kemi nevojë të thërresim në ndihmë vlera më të gjëra, që të lidhen me mbijetesën e sistemit e jo thjesht me begatinë e individit pjesëmarrës.
Dallimi midis interesit personal e atij publik shtron çështjen shqetësuese se çfarë përfaqëson në realitet interesi publik. Interesi i përbashkët duhet përcaktuar, interpretuar dhe po të jetë nevoja, imponuar mbi interesat personale. Kjo detyrë kryhet më së miri nga një sundimtar i gjallë, sepse ai mund t`ia përshtat politikën e vet rrethanave. Nëse kjo detyrë i besohet një institucioni, ka gjasa që të kryhet në një mënyrë shumë të ngathët, jo të frytshme ose mos të kryhet fare.
Megjithatë, interesi i përbashkët ka gjasa të pasqyrojë interesin e sundimtarëve. Janë këta që ua imponojnë vullnetin e vet individëve të pabindur. Përveç rasteve kur mendohet se janë krejtësisht të sakrificës, janë pikërisht ata vetë që përfitojnë prej interesit të përbashkët. Nuk do të thotë se sundimtarët doemos shpien qëllimet e tyre egoiste deri në fund si individë; ata përfitojnë nga sistemi ekzistues si klasë: ata janë klasa që sundon. Kjo sepse në realitet nuk janë demokrat.
***
Shqiptarët doemos të braktisin imagjinatën dhe të merren me realitetin. Realiteti është një shkreptimë që fërgëllon brenda çdo guri. Nëse ti nuk e nxit, guri s`është veçse një gur, fshati fshat, mali mal, deti det, bukuria e bukur, mërzia e mërzitshme, kështu gjithçka mbetet e përgjumur në iluzionin e gjërave, deri atëherë kur ti me mënyrën tënde me tension të lartë e përplas me “realitetin” vezullues.
***
Unë nuk shpik, rizbuloj. Ne duhet t’i bëjmë shqiptarët të kujdesen për njëri-tjetrin, të ngrihen bashkarish kundër mafies. Ju vetëm duhet të njihni kryekriminelin me emrin e tij të duhur që ai të humbasë magjinë e tij të rrezikshme.
PS: Sa herë që një person arrin të bëjë një hap më afër dritës, diçka e padëgjuar ndodh në botë. Dhe shumë yje ndizen. Yjet ndihmëse. Ata e bëjnë hapin tjetër më të lehtë.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike


Send this to a friend