VOAL

VOAL

‘Drini i madh’ dhe ‘Shoku Xhemal’! Publikohen bisedat mes Habilajve dhe babait të Saimir Tahirit

October 28, 2019

Komentet

UGSHPD: KRYEMINISTËR BËHU ESËLL- KTHJELLOHU (Shiko lëndimet dhe shkatërrimin… nuk janë shterur ende format)

Janë përmbysur dhe shkatërruar të pesta rastet e dialogut nga kryeministri prej protestave duke treguar një provokim të vazhdueshëm nga ana e shtetit i cili ka shtuar presionin, dhunën dhe përndjekjen e qytetarëve.

Rastet e incidenteve rrumbullakosen në dyert e urgjencave ku shfaqen më shumë policë dhe raste të rënda nga protestuesit pasi pjesa më e madhe e tyre trajtohen nën fshehtësi për të mos u bërë preha e identifikimit në sistem i cili lehtësisht kthehet në përndjekje dhe raste të tilla janë bërë shpesh herë të ditur.

Kulmi ka arritur me plagosjen në sy të një qytetari protestues i cili është dërguar me urgjencë në një spital italian për një shërbim më të specializuar.

Tek sa qeveria, media dhe protestuesit po bëjnë një luftë kapitalizuese për rastin se kush goditi (pra kush e ka fajin) dhe kush po i jep ndihmën e parë (u dha nga Tirana, gjindet në Itali tani dhe fluturoi me avion të posaçëm), të gjitha këndvështrimet dhe lutjet bashkë mbajnë ankthin e ‘dritës së syrit’, traumë dhe vuajtje me të cilën lufton tani dhe do ta shoqërojë për gjithë jetën 28 vjeçarin Erjon Vishkulli.

Pikërisht këtë përshkallëzim të dhunës nuk e mendon kryeministri kur nuk peshon dëmin shëndetësor, moral dhe monetar?

Kush goditi?

Sa më shumë vonon ekspertiza, aq më e rrënuar del drejtësia dhe zinxhiri komandues policor.

Sa do t’i kushtojë goditësit dhe familjes së tij (policit), moralisht dhe ekonomikisht kjo masë?

Po ai që u godit?

Shëndeti, shërimi, qëndrimi spitalor, riaftësimi, familja, puna të gjitha këto janë kosto të rënda për cilindo.

Për çdo qytetar, për çdo civil apo me veprues me uniformë, për çdo politikan apo shtetar, për çdo prind dhe mësues, e sa për kryeministrin të gjitha këto janë një fjalë goje në mos retorikë politike dhe kalkulime për të mbajtur me dhunë pushtetin.

A mendon se me këtë mënyrë ai do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme?

Ndërsa kjo mbetet për t’u diskutuar ajo që lidhet me sa më sipër parashtruam është kosto morale dhe ekonomike në shikimin e masave ose “Paketa anti Anarki”* që frymëzimi nga dhuna i dikton kryeministrit për kontroll dhe pushtet absolut me goditje dhe nënshtrim absolut të lirive qytetare. Pra pas 13 ditësh ushtrim dhune nxjerr ligje dhe vendos gjoba pikërisht ndaj kësaj krize që e prodhoi vetë duke futur vëllavrasjen. Në një shënim të dy ditëve më parë UGSHPD pikërisht tërhiqte vëmendjen mbi Kodin penal, Neni 84 mbi Kanosjen ku kërkohej që drejtësia dhe SPAK të veprojnë.*

Sot ATSH-ja publikoi sipas një video të lëshuar në media:-“Rama: Gjashtë ndërhyrje kundër anarkisë urbane, godina e PD-së u kthye në strehim politik të dhunës“ duke e vënë theksin si kryesore nga goja e tij dhe mediat që i shërbejnë çka përbën një taktikë nxitëse antiprotestë në një shkallë të re, ku gjoja duke ju kundërvënë dhunës dhe distancimit prej saj, kryeministri kërkon të përçajë frontin e përbashkët padallim të qytetarëve në qëndresë, “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtareve”.

Kur i lexon të gjashtë masat, kupton qartë gërryerjen morale dhe financiare që korrupsioni i këtij kryeministri mbulon.

Asgjë për qytetarin.

Asgjë për debatin politik.

Asgjë për ekspertët.

Veç vendime autoritare të njëanshme fashiste.

Nuk do të humbim kohë për t’i analizuar ato sepse janë vepra që i ngjajnë dialogut imagjinar që ai ka në mëndje. Të gjitha çmimet ndëshkuese në para karshi veprave që i ruajnë kryeministrit pushtetin janë një shpërqendrim nga thelbi i asaj që ai deklaron po aty përmes ATSH-s:-“Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se projektbuxheti i vitit 2027, i cili do të prezantohet në ditët e para të kësaj jave, vjen me plot risi pozitive në drejtim të familjeve të zakonshme, të shërbimeve për qytetarët dhe të rinjve e studentëve”.

Kujt i kujtohet vepra përsëritëse e grabitjes nga kryeministri është BUXHETI. Ai u a thotë në sy shqiptarëve planin e tij se do të “prezantohet në ditët e para të kësaj jave”.

A e imagjinojmë dot dëmin që ky aventurier i shkakton vendit në këto kushte?

Dialog?!

Dhunë?!

Vjedhje?!

Apo kartonë që do ta votojnë?

Situata është shumë e rëndë, ndaj thirrjet për dialog që kryeministri e quan sofër dhe që digjet nga qytetarët protestues në ditët e ardhshme do t’i drejtohet KUVENDIT, ku sherri e degjeneron votimin në pak minuta dhe shembujt i kanë dhënë vit pas viti kryetarët e nënshtruar Nikolla, Spiropali e Peleshi. Jo vetëm në tre vitet e fundit, por deri tek ky buxhet rekord që do të ketë rreth 10 miliardë lekë ku qeverisja ka treguar se nuk e frenon dot korrupsionin dhe krimin.

Ai buxhet janë taksat e mirëqenies së shqiptarëve dhe për shqiptarët e jo për pushtetarët e pangopur që kur vjen koha një pjesë e tyre për ta lypur votën “përulen duke thënë shërbëtorë të popullit”.

Ky teatër dhe kjo formë dialogu me protestuesit e zhgënjyer në 36 vitet e tranzicionit, ndalet këtu dhe ka mbaruar.

Pyetja që po shtrohet sot ndër të tjera është se:- A kanë integritet personal veç atij politik deputetët që një autoriteti që frymëzon dhe ushtron dhunë t’i japin edhe buxhet?

Pra nuk janë vendimet ndëshkuese kryesorja tek kryeministri.

Ato janë frika dhe presioni për qytetarët që po i drejtohet kuvendit dhe sidomos rradhëve të socialistëve që ende se kanë kuptuar fundin e ‘Besës’, ‘Pranisë Besnike’, ‘Pasqyrën’, ‘Dëmi im‘ dhe së fundi ‘Paketën anti Anarkisë‘.

Java e ardhshme qoftë e arsyes, qoftë e dialogut i ka mbetur në derë Kuvendit të Shqipërisë për ta thelluar krizën ose për ta qetësuar atë duke e larguar kryeministrin ende pa përvetësuar paratë e 2027-ës.

________

*”Paketën anti Anarkisë”– paketa e re ligjore kundër dhunës urbane

*SPAK TË THËRRASË ME URGJENCË KRYEMINISTRIN-https://www.voal.ch/608091-2/aktuale/fokus/

 
25 Tetor, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Revolta kundër Ramës- Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e shtetit.

Një bilanc i frikshëm me dhjetra të plagosur përfshi të rinjë, pedagogë, gazetarë dhe deputetë. Pavarësisht terrorit, studentët nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Rama. Ata njoftuan se sot do të mblidhen sërish në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

Edhe gjatë protestës kombëtare ditën e shtunë dhe dje pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, të cilat mundësojnë monitorimin e protestuesve dhe identifikimin e personave që marrin pjesë në tubim.

Protestuesit u mblodhën fillimisht te Ministria e Arsimit, të cilën e gjuajtën me gurë, ndërsa më pas nisën rrugëtimin drejt Kryeministrisë. Me t’u mbledhur poshtë zyrës së kryeministrit, protestuesit thyen karriget, që mbanin ftesën për dialog dhe më pas iu vunë zjarrin atyre. Ata sulmuan edhe Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, policia lëshoi gatlotsjellës mbi protestuesit. Pas shpërndarjes së turmës me gaz lotsjellës, efektivët e policisë u kapën me mediat e pranishme në bulevard. bw

“E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erion Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!

Motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar publikisht duke përgënjeshtruar pretendimet se shteti shqiptar ka mundësuar dërgimin e tij në Itali për trajtim të specializuar.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar se transferimi i të riut drejt Italisë është bërë falë përpjekjeve dhe mbështetjes financiare të familjarëve, miqve dhe personave që u kanë ardhur në ndihmë.

Reagimi vjen pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte dhënë udhëzime për mbulimin e shpenzimeve të ndërhyrjeve mjekësore të 28-vjeçarit.

Motra e Vishkullit i ka bërë thirrje mediave të mos publikojnë informacione të pavërteta dhe të mos e përdorin rastin e vëllait të saj për propagandë politike.

“Ju falënderojmë të gjithëve që jeni interesuar dhe shqetësuar për shëndetin e vëllait tonë, por duam që në këto momente të qëndrojmë larg pjesës politike”, shkruan ajo.

Duke falënderuar personat që ndihmuan për sigurimin e trajtimit në Itali, ajo akuzon kryeministrin se po përpiqet të dalë protagonist i ngjarjes.

“Falënderojmë personat që morën iniciativën për një ndërhyrje më të specializuar në Itali. Dhe u bëj thirrje portaleve: Mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda të Ramës, për të dalë protagonist i ngjarjes vetë dhe për ta kthyer çështjen në politike, duke deklaruar që ka dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve”, shkruan motra e të riut.

Ajo thekson se shteti nuk ka qenë ai që ka organizuar dhe financuar dërgimin e Erjonit jashtë vendit.

“STOP FAKE NEWS! E kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes tonë dhe JO SHTETI. Shpërndani lajme të sakta”, shprehet ajo.

Në fund të mesazhit, motra e 28-vjeçarit ka ndarë edhe disa fjalë prekëse për vëllain e saj, i cili po përballet me pasojat e plagosjes së rëndë.

“Të duam pa fund, ERJON! Kthehu në shtëpi shëndoshë e mirë, duke buzëqeshur, t’ia gëzojmë zemrën mamit dhe babit”, përfundon reagimi.

Erjon Vishkulli u plagos në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ndërsa familjarët shpresojnë që trajtimi i specializuar në Itali t’i shpëtojë shikimin.

Reagimi i motrës së tij hedh poshtë pretendimin se transferimi drejt Italisë është mundësuar nga shteti, ndërsa familja kërkon që vëmendja të përqendrohet te shëndeti dhe rikuperimi i të riut, jo te përplasjet politike.bw

11111

 

Të rinjtë fashojnë sytë në shenjë solidariteti me Erjon Vishkullin që u qëllua me plumb në sy

Të rinjtë nuk janë zmbrapsur nga kërcënimet dhe dhuna barbare e pushtetit të Edi Ramës. Ata janë mbledhur sërish sot, në ditën e 13-të të revoltës para Ministrisë së Arsimit, ku edhe janë solidarizuar me të riun Erjon Vishkulli, i cili u qëllua me plumb në një sy nga mercenarët e pushtetit të Ramës.

Një e re foli për Syri Tv me gazetaren Fjona Çela, ku tregoi se kishte fashuar syrin në shenjë solidariteti me të riun e plagosur rëndë. Ajo tregoi se ditët e para të revoltës ishte plagosur gjithashtu edhe vetë nga dhuna barbare e Policisë së Shtetit.

“Jemi me ty Erjon, mund të na shuajnë dritën e syrit, por jo të shpirtit”, – ishte pankarta që e reja mbante në duar.

“Kjo është një shenjë solidarizimi me Erjonin. Sot jemi të gjithë Erjoni. Stop dhunës ndaj të rinjve, të moshuarve. Ditët e para më kanë dhunuar edhe mua, më sulmuan me grushte policët. Ne nuk do të tërhiqemi, po protestojmë paqësisht për të drejtat e mia”, – tha ajo.

Më tej e reja ka ironizuar edhe kërcënimet e Ramës për penalizmin e hipjes në trenat që nuk ekzistojnë, “po jam frikësuar nga kërcënimet, sepse unë çdo ditë hipi në tren dhe do më prishë punë shumë”, – ironizoi ajo.

Revolta studentore- Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Studentë, të rinj dhe qytetarë janë larguar nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit, duke vijuar protestën në drejtim të godinës së qeverisë, ku pritet të përqendrohet tubimi.

Marshimi vjen pas momenteve të tensionit të regjistruara përpara Ministrisë së Arsimit, ku disa protestues hodhën gurë në drejtim të godinës. Panorama

Protesta e 13 studentore- I riu për ndryshimet ligjore të paralajmëruara nga Rama: Strategji për të nxitur frikë! Dërgimi në Itali i protestuesit të goditur në sy, tregon se sistemi ynë shëndetësor ka dështuar

Në ditën e 13-të të protestës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës, një prej të rinjve pjesëmarrës ka kundërshtuar paralajmërimet e kryeministrit për ndryshime ligjore që synojnë ndëshkimin e personave që ushtrojnë dhunë gjatë protestave.

Sipas tij, këto deklarata janë strategji të vjetra manipulimi dhe nxitjeje të frikës te qytetarët.

“Ato janë strategji shumë të vjetra të manipulimit dhe të nxitjes së frikës te njerëzit. Njëherë e para për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet duhet shumë kohë dhe duhet të kalojë disa procese. E dimë që Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për këto vendime dhe nuk mundet që një njeri të bëjë të gjitha ligjet sipas dëshirës dhe interesit të tij momental”,- tha i riu.

I riu u ndal edhe te dhuna e ushtruar gjatë protestës së djeshme, ku një protestues u godit në sy me plumb gome nga policia. Ai kritikoi deklaratën e kryeministrit se ishte angazhuar personalisht për ta dërguar të riun për kurim jashtë vendit. Sipas protestuesit, fakti që një qytetar duhet të mbështetet te ndërhyrja personale e kryeministrit për të marrë trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë është tregues i problemeve në sistemin shëndetësor.

“Dhuna është totalisht jo proporcionale. Imazhet që po shohim mendoj që po nxisin më shumë njerëzit dhe po tregojnë arsyen se përse kjo protestë po ndodh. E di që rasti i djeshëm ka qenë i tmerrshëm. Dhe përgjigjja e kryeministrit duke thënë se është marrë personalisht me individin për ta dërguar për kurim jashtë shtetit, është një përgjigje turpi në vetvete sepse e para ne duhet t’i kishim kushtet në Shqipëri dhe ai duhet të ndjejë turp që nuk janë ato kushte në Shqipëri. Dhe e dyta, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi kontakti drejtpërdrejt me kryeministrin, si ia dalin? Pacientët e Onkologjikut, familjet që janë nëpër korridoret e spitaleve çdo ditë”,- tha i riu. Panorama

Plagosja në sy e Erjon Vishkullit gjatë protestës, AMP dhe Prokuroria nisin hetimet! Pezullohet edhe efektivi i “Shqiponjave” që dhunoi burrin e rrëzuar në tokë

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke u ndalur te plagosja në sy e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli dhe denoncimet për dhunë nga efektivët e policisë.

Në reagimin e saj, Policia bën të ditur se Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita, ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të hetimeve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për të zbardhur rrethanat në të cilat i riu pësoi dëmtimin e rëndë në sy.

Për këtë incident kanë nisur hetimet edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Policia e Shtetit ka shprehur keqardhjen për plagosjen e 28-vjeçarit, duke i uruar shërim të shpejtë atij, si dhe qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të policisë që mbetën të lënduar gjatë protestave në kryeqytet.

Ndërkohë, një tjetër rast i denoncuar në News24 mbrëmë ka sjellë pezullimin nga detyra të një efektivi të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Bëhet fjalë për inspektorin A. K., i cili, sipas njoftimit të Policisë, është shfaqur duke tejkaluar kompetencat dhe duke mos respektuar parimin e proporcionalitetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndaj efektivit është nisur hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Në reagimin e saj, Policia e Shtetit shprehet se çdo rast i dyshuar i tejkalimit të detyrës do të hetohet me paanshmëri dhe profesionalizëm, duke pretenduar se respektimi i ligjit dhe proporcionaliteti në përdorimin e forcës janë parime të panegociueshme. bw

U plagos në sy gjatë protestës- I riu i plagosur pëson hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shtyhet për sot operacioni

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të ditës së djeshme.

Sipas burimeve, për shkak të komplikacioneve të shfaqura, ndërhyrja është ndërprerë dhe është vendosur që operacioni të kryhet gjatë ditës së sotme, 25 tetor.

Mësohet se plumbi i gomës nuk është hequr ende nga syri i të riut, ndërsa pritet që mjekët të vijojnë ndërhyrjen për heqjen e tij.bw

Shqiptarët e Luginës garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

Përfaqësues të partive shqiptare në tubimin e “Koalicionit Shqiptar” në Samolicë. Tetor, 2026.

Radio Evropa e Lirë

Tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen këtë të diel, më 25 tetor, në Serbi, me synimin për ta rritur përfaqësimin e tyre në Kuvend.

Pas vitesh përçarjesh dhe rivalitetesh, partitë u bashkuan me ndërmjetësimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ato synojnë të fitojnë tri mandate në Kuvendin e Serbisë, ku komuniteti shqiptar kishte vetëm një deputet në përbërjen e kaluar.

Në prag të zgjedhjeve, Kurti dhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u bënë thirrje shqiptarëve të këtyre komunave që jetojnë në Kosovë dhe kanë të drejtë vote të shkojnë në vendlindje për të votuar.

Në mesazhin e publikuar më 24 tetor, Kurti kërkoi shprehimisht mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, i cili mban numrin 17 në fletëvotim.

“Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike. Me solidaritet. Me këmbëngulje. Me pjesëmarrje”, tha ai.

Kurti shtoi se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje, me mundësi të barabarta.

Shiroka Pula, në thirrjen e saj të 24 tetorit, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes për forcimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve.

“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë”, tha ajo.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë.

Nga përçarjet te lista e përbashkët

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, të publikuar më 1 tetor, Visar Memeti, udhëheqës i Alternativës për Ndryshim, tha se marrëveshja për bashkimin e partive u arrit në takimin e dytë, falë ndërmjetësimit të Kurtit.

“Në vitin 2020 kishim tre deputetë, më pas u përçamë dhe rezultati ishte një deputet. Synimi ynë tani është të fitojmë sërish tre deputetë; kështu forca jonë në Kuvendin e Serbisë do të jetë shumë më e madhe”, tha Memeti.

Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik dhe përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar në përbërjen e kaluar të Kuvendit, tha për REL-in se partitë kishin qëndrime të kundërta për pjesëmarrjen në zgjedhje, kërkesat dhe veprimet e përbashkëta.

Sipas tij, këto dallime u tejkaluan përmes ndërmjetësimit dhe këshillave të kryeministrit të Kosovës.

“Partitë që në vitet 2022/2023 morën pjesë në zgjedhje në mënyrë të pavarur, jashtë listës sonë që ishte shumicë, e panë se është e vështirë të fitohet mandat pa u bashkuar. Tani, me sa duket, e kanë kuptuar këtë dhe kemi arritur te ky rezultat”, tha Kamberi.

Kamberi dhe Memeti thanë se ishin dakorduar për veprim të përbashkët edhe pas zgjedhjeve. Memeti deklaroi se vendimi për ta mbështetur qeverinë e ardhshme apo për të qëndruar në opozitë do të merrej pas votimit.

Një përpjekje për bashkimin e partive shqiptare ishte ndërmarrë edhe më 2020, me nismën e Tiranës zyrtare, por atëherë njëra prej partive nuk iu bashkua listës.

Kush është në koalicion dhe çfarë synon?

Në “Koalicionin Shqiptar” bëjnë pjesë Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja për Progres Demokratik, Lëvizja për Reforma, Alternativa për Luginën dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Partitë synojnë zbatimin e një plani prej shtatë pikash, të dakorduar më herët me Qeverinë e Serbisë. Ai përfshin përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të komunave të Luginës së Preshevës dhe përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare shqiptare.

Përfaqësuesit shqiptarë prej vitesh ankohen për diskriminim, përfshirë në punësim, arsim dhe përfaqësim institucional. Beogradi zyrtar i mohon akuzat për diskriminim.

Burhan Behluli, kryeredaktor i TV Spektri në Bujanoc, tha për REL-in se qytetarët prej vitesh u kanë kërkuar partive shqiptare të bashkohen për përfaqësimin e interesave të tyre në nivel qendror.

“Besoj se disponimi në terren dhe mosbesimi gjithnjë e më i madh i qytetarëve ndaj politikanëve aktualë kanë ndikuar që ata ta shohin më realisht pozitën e tyre dhe të pranojnë marrëveshjen”, vlerësoi ai në deklaratën e publikuar më 1 tetor.

Roli i Prishtinës dhe pritjet pas zgjedhjeve

Marrëveshja mes partive shqiptare i jep rol Prishtinës edhe përtej bashkimit në një listë zgjedhore.

Sipas Shaip Kamberit, neni 5 i saj parashikon përfshirjen e kryeministrit të Kosovës në konsultimet për çështjet kyçe strategjike.

Kurti, më 30 shtator, e cilësoi paraqitjen e përbashkët si një hap potencialisht të rëndësishëm dhe historik në luftën kundër asaj që ai e quajti “diskriminim dhe përjashtim”, si dhe “spastrim administrativ etnik” në Serbi.

Ai përsëriti edhe kërkesën që shqiptarët në Serbi të kenë të drejta të njëjta me serbët në Kosovë, përfshirë ulëse të rezervuara në Kuvend.

Por Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, tha për REL-in se një përfaqësim më i madh parlamentar nuk mjafton në vetvete.

“Vlera e vërtetë e këtij përfaqësimi do të matet, para së gjithash, me ndikimin në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përfaqësimin në institucione, avancimin e të drejtave individuale dhe kolektive dhe rikthimin e problemeve të kësaj zone në agjendën politike”, tha ai.

Sipas tij, përparësi për deputetët shqiptarë duhet të jenë rezultatet konkrete në punësim, arsim, përdorimin e gjuhës shqipe, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe trajtimin e çështjes së pasivizimit të adresave.

 

 

UGSHPD: DY PORTRETE QË I HEDHIN FAJIN NJËRI-TJETRIT

(Kryeministri dhe ministri i Brendshëm udhëheqin operacionin special kundër protestuesve)
 
Sipas një deklarate  që ende nuk dihet se kush i ka orët e pakta se; A është ‘pritja e dorëheqjes’ apo shtimin i dhunës dhe përndjekja policore e qytetarëve pas përplasjes në protestë?
Dy faktorë që ende nuk kanë hyrë ende në lojë janë masivizimi i një proteste të pandërprerë kundrejt një policie të rraskapitur, por të armatosur dhe të motorizuar që helmon me gaz e ujë, godet me shkopinj e plumba gome, e jo rrallë kundërpërgjigjet edhe me gurë (kur ja lyp nevoja), por edhe të sulet me ashpërsi mes rrugicave në lagjet e kryeqytetit për të bërë arrestime, shoqërime dhe ushtruar dhunë. Sipas ATSH-s janë dy qëndrime. Tek i pari kur kryeministri shkarkohet nga gafat e nxjerrjes së identitetit të shtetasve (duke i etiketuar me precedentë kriminal) një ditë më parë dhe ja lë përgjegjësinë ministrit të Brendshëm Demo, kur ky i fundit edhe pse ndodhej në një takim në Itali ku u takua edhe me kryeministren Meloni, pohoi në daljen video të përbashkët me plot besnikëri ku duke treguar se janë me qindra orë filmime (foto, video statuse digjitale), pohoi:-“falë teknologjisë ne jemi duke avancuar me shpejtësi për sa i përket identifikimit të gjithë personave të dhunshëm, të cilët kanë kryer këto akte kundër institucioneve publike, kundër pronës private, dhe në fakt janë vetë të filmuar nga imazhet e mediave publike, apo kamerat e institucioneve, apo vetë filmimet që ata kanë hedhur nëpërmjet rrjeteve sociale“.
A është ky kontrolli policor i pushtetit që nuk mund të jetojë më gjatë se sa durimi pesë mujor i qytetarëve protestues që kërkojnë dorëheqjen?
Këto 12 ditë janë prova se si shteti, narko-shteti përdor dhunën kur ndjen fundin e vet.
Është dita e 12-të dhe e njëjta situatë tensioni me protestën me ulje ngritjet herë paqësore dhe herë më të ndezura.
Njëra anë mbron në emër të shtetit një qeveri të korruptuar që me terror po ndalon çdo liri deri në përndjekje të protestuesve dhe në anën tjetër qytetarët kundërshtarë që po e provojnë atë që “Liria nuk dhurohet, por fitohet”. Fitohet duke protestuar dhe duke u bërë bashkë.
Si erdhëm deri këtu, janë vazhdimësia 5 mujore.
Qeveria, Presidenti, Kuvendi,…
A nuk janë 37 deputetë që përfaqësojnë Tiranën më shumë se 1/3 e anëtarëve të Kuvendit që mund të dalin me një rol të tyre si qytetarë mbi lidershipin politik po qe nevoja nëse duam qytetari dhe jo dhunë fyese mbi qytetarët.  
Po ashtu a ka Këshill Bashkiak Kryeqyteti dhe figura që ju dhimbset Tirana në mënyrë që të bashkojnë zërat kundër këtij vazhdimi politik.
Kryeministri vazhdon mëngjeseve lojën me dialogun dhe gjatë ditës kënaqet me lëndimin e atyre që i fton për dialog. Jo vetëm aq por përmes propagandës etiketon me termat “Terror urban” dhe “Universiteti i dhunës” si gjetje të ditës, megjithëse në një rast sipas ATSH-s në një titull “interesant” thuhet :-“Rama: Pas dhunës në protestë, krimi i organizuar dhe faktorë të huaj“. 
Politikisht kjo është teza më destabilizuese që arroganca e pushtetit dhe diktatura shpreh ndaj qytetarëve.
Pavarësisht përkatësive politike Tirana nxorri nga zgjedhjet ligjbërës. Ata/Ato janë aq të konsiderueshëm në numër sa për të bërë thirrje të përbashkët në drejtimit të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare për të mos lejuar tejkalimin e ushtrimit të dhunës nga policisë me urdhërat e kryeministrit dhe verbërisht të ministrit të brendëshëm.
Dhuna e pandërprerë dhe demagogjia e kryeministrit nuk janë në shërbim të dialogut, por të fitimit të kohës.
“Fitimi i kohës”, koha, teksa ajo është ndërprerë për shkak të shpërthimit të skandaleve të korrupsionit në çdo nivel në Shqipëri dhe premtimit BE-2030 u dogj si propagandë vetëm brenda vitit të parë në mandatin IV, kjo tregon se koha ka mbaruar për kryeministrin. Ai mundohet ta kurdisë edhe me ndryshimin e orës të Dielën, më 25 Tetor në Serbi dhe ato të mes mandatit në SHBA më 3 Nëntor për t’ju bashkuar, rrjedhave të reja minuese të demokracisë dhe gjetjes së aleancave autokratike dhe diktatoriale. Ndaj ky qëndrim i kryeministrit të tanishëm në pushtet është i rrezikshëm. I lexueshëm në çdo hap dhe veprim që bën dhe për më keq kompromentues për çdo aleancë proevropiane, pro amerikane dhe pro demokracive perëndimore që e duan Shqipërinë dhe popullin shqiptar në BE.
Nuk ka më orë dhe javë për gjetjen e përgjegjësve, kur dhuna mbi qytetarët është sistematike çdo ditë.
Kjo është dhunë policore.
Protestuesit janë në minutën e fundit me kryeministrin basketbollist që në qoftë se e ka kuptuar ndonjëherë presingun në lojë, i tillë është ai sot me një protestë të pa ndalur.
I lodhur, meit, i plakur, kryeministrin nuk do të ketë mundësi ta mbrojë një polici e rraskapitur.
Presingu ndaj tij deri në humbje dhe dorëheqje nuk duhet të pushojë shqiptarisht, diasporisht dhe diplomatikisht prej ndërkombëtarëve që ti largohet dhunës dhe vëllavrasjes.
Askush nuk duhet të presë, çdo dëshmi mbi dhunën policore kaq të paprecedentë duhet denoncuar dhe të shërbejnë si prova.
 
24 Tetor, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Nuk ndalen studentët, të rinjtë njoftojnë sërish protestë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë sot, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

Pas protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, duke paralajmëruar vijimin e tubimeve.

Protesta e radhës pritet të zhvillohet në të njëjtin vend, ku studentët do të mblidhen për të shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre.

Gjatë protestës së djeshme, situata u përshkallëzua në disa zona të kryeqytetit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve.

 

Lubonja: Rama gabon nëse qëndron në pushtet me dhunë policore

Analisti Fatos Lubonja, teksa ka nisur protesta kombëtare në Tiranë, është shprehur se situata aktuale kërkon reflektim nga të gjithë aktorët politikë që kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Lubonjës faktorët opozitarë duhet të gjejnë mënyrën më të mirë për të rritur pjesëmarrjen në protestë dhe për të siguruar mbështetjen më të madhe të mundshme në zgjedhjet e ardhshme, nëse kryeministri vijon të refuzojë largimin nga pushteti.

Analisti tha se, sipas tij, Rama ka ndërmend të qëndrojë në pushtet, duke e cilësuar këtë si një gabim si për kryeministrin dhe partinë e tij, ashtu edhe për Shqipërinë.

Lubonja: Nëse Edi Rama do të vazhdojë të këmbëngulë duke mos u larguar, siç mendoj se ka ndërmend të bëjë gabimisht, si për të dhe për partinë e tij, ashtu edhe për Shqipërinë, duke qëndruar aty me dhunë policore.

Është me vend edhe mendimi politik, jo vetëm emocional, por edhe politik, se si duhet forcuar kjo protestë dhe masa e atyre që duan Edi Ramën jashtë politikës dhe qeverinë e tij jashtë pushtetit. sn


Send this to a friend