Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.
Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Osmani është takuar përgjatë vitit edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, në margjina të samiteve të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janë parë si sfida për përparim.
Gjatë viteve të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.
Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.
Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
E pyetur lidhur me këto deklarata, Ambasada e SHBA-së në Kosovë I ka thënë Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
Nese prap shkohet nezgjedhjeme isenkryeminister veq pragun e kalon e asgje tjeter . Ketapleq te ster amortizuar e qe fatkeqsisht ne ldk ka shum te till,duhet shkuar,se Kosova ka kapacitete te reja per gar dhe fitore e jo per bllokime e mos pune ku kush don e rrzon siq ka ndodh ni dekad me radh e prap se prap te njejtit pra vetem sa po humbin elektorat ,a thua vetem ne llap ka lider e ministra kur dihet se kush asht fuqi ekonomike ne Kosov e fatkeqsisht kurr minister nga kto an nuk ka pas e nuk do te ket me keta deshtak e shizofrena se na shkatrrun pas vdekjes se Dr.Ibrahim Rugoves. Pra vetem me ndryshime shkohet para e jo me deshtime sepse makina kur vjetrohet duhet nderru e lere ma keta te cilet mendojn me vdek ne karriget e kuvendit . Kjo eshte qudi e madhe ku veq te ne ndodh. Ju lutemi kujtoni zgjedhjet ne Amerik dhe vetedihsonu pak… Shpresoj se do prek sado pak ndergjegjen e tyre por zor,! E ne duhet ndeshkuar
Ata që sulmojn LDK-en Jan të dehun.
Ata edhe tani nuk këndellen se Kosovës i duhet LDK-eja,Edhe me Isa Mustafë,i ka qorrue frazat utopiste të MARKSIT e Stalinit-Enverismit,të cilët Jan ushqye në Bllokun Komunist të Tiranës.