Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë një deklaratë që ka tronditur komunitetin shkencor dhe opinionin publik.Gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën, Trump lidhi autizmin me përdorimin e paracetamolit (acetaminofen) gjatë shtatzanisë, pa ofruar asnjë provë shkencore që mbështet këtë pretendim.
“Sipas një thashethemi, dhe nuk e di nëse është i vërtetë në Kubë nuk përdorin paracetamol sepse nuk e kanë. Epo, atje thuajse nuk ka autizëm”, tha Trump.
Ai shtoi më tej: “Merrni për shembull Amishët. Ata pothuajse nuk kanë autizëm.”
Trump pati gjithashtu vështirësi në shqiptimin e fjalës “acetaminofen”, përbërësit aktiv të ilaçit të njohur Tylenol, ndërsa këmbënguli që gratë shtatzëna të mos e marrin atë, duke mos përmendur asnjë alternativë për dhimbjet apo temperaturën gjatë shtatzënisë, shkruan Reuters.
Duke iu drejtuar Sekretarit të Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., një figurë e njohur për qëndrimet kundër vaksinimit, Trump shtoi:
“Bobby dëshiron të jetë shumë i kujdesshëm për atë që thotë. Unë nuk jam aq i kujdesshëm”, tha presidenti amerikan.
79-vjeçari pranoi se shumë nga deklaratat e tij janë “thjesht mendime personale”, duke theksuar se nuk është mjek, por flet sipas ndjesisë së vet.
Trump ka përsëritur në disa raste dyshimet e tij ndaj vaksinës MMR (fruthi, shytat dhe rubeola), duke propozuar që të ndryshohet kalendari i vaksinimit të fëmijëve. gsh