VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dokumenti me emrat – Enver Hoxha: Si i pushkatuam para reparteve partizane 14 ballista e legalista

By | May 11, 2019

Komentet

Torturat e komunizmit, Mit’hat Gusha: Disa herë mendova të vetëvritesha në qeli

Nga Dashnor Kaloçi – Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur në qytetin e Shkodrës më 23 janar të vitit 1983, kur dy të rinj, Fatmir Gusha dhe Sali Breshni, pasi kishin rrëmbyer tre armë automatike “Kallashnikov”, dhe disa karikatorë, në një nga repartet që ndodhej në fshatin Shtoj, u nisën drejt qytetit të pashqetësuar nga njeri deri tek Dega Ushtarake, ku pasi u diktuan dhe u konfliktuan me një oficer, filluan të qëllonin në ajër në shenjë presioni.
Largimi i tyre, për të shkuar tek Dega e Brendshme, u pikas nga forcat e policisë dhe u detyruan të qëndronin tek një rrugicë pas Instituti Pedagogjik, “Luigj Gurakuqi”, ku hynë dhe u ngujuan tek shtëpia e familjes Hysej, ku u rrethuan nga forca të shumta të Policisë së Shkodrës dhe Divizonit Ushtarak, si dhe Forcave Speciale (Reparti 326) të ardhura nga Tirana.

“Kur doli Cafi nga burgu, shkoi në Hajmel dhe kur pa situatën ku ndodhej familja jonë nën gërmadhat e asaj shtëpie të shkrumbuar, u tmerrua aq sa nuk kaloi në depresion. Nuk e mbante vendi dhe që aty mendonte që të hakmerrej ndaj atij pushteti që po sillej në atë mënyrë me familjen tonë, të cilën përveçse na hoqën nga Shkodra duke na marrë shtëpinë në qendër të qytetit, nuk po na linin rehat as aty në internim”! Rrëfen për Memorie.al, vëllai i Fatmirit, Mit’hat Gusha, apo Tati siç njihet në Shkodrës, i cili për herë të parë flet për ngjarjen e 23 janarit të vitit 1983 në qytetin e Shkodrës, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Fatmiri, (i njohur ndryshe si Caf Susta), bashkë me shokun e tij, Sali Breshnin, pasi kishin luftuar 8 orë rresht kundër forcave të policisë, ushtrisë së Divizionit të Shkodrës dhe atyre speciale (Reparti 326) të ardhura nga Tirana. Po kështu në këtë intervistë, e cila vjen pas një interviste të gjatë me ish-kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, z. Përparim Xhoxhaj, që Memorie.al publikoi në dy numrat e kaluar, z. Mit’hat Gusha rrëfen edhe të gjithë historinë e familjes së tij nën regjimin komunist, ku të gjithë vëllezërit bashkë me dy prindërit, kaluan tre dekada në burgje dhe internime.
Zoti Mit’hat, si e kujton ngjarjen 23-24 janarit të vitit 1983, kur mbeti i vrarë, vëllai juaj, Cafi dhe ku ishit ju në atë kohë?
Unë në atë kohë kam qenë në burgun e Bulqizës duke vuajtur dënimin dhe të nesërmen e asaj ngjarje, më morën me autoburg dhe nga Bulqiza më dërguan në kampin-burg të Zejmenit, ku vuanin dënimet të dënuarit politik.

Ndërkohë që po ju dërgonin në Zejemn, ju e kishit mësuar se çfarë kishte ndodhur me vëllanë tuaj, Cafin?
Jo unë nuk dija gjë, por nga qëndrimi që mbanin policët ndaj meje dhe me atë urgjencë që po më merrnin, më shkoi mëndja se diçka mund të kishte ndodhur, por vetëm hamëndje, pra një parandjenjë si të thuash, se asgjë tjetër nuk dija çfarë kishte ndodhur.
Kur e mësuat të vërtetën?
Në burgun e Zejmenit ku më futën në një qeli dhe për dy orë më kanë torturuar sa nuk më ka dalë shpirti, nga goditjet që më bënin, kudo që ju vinte për mbarë.
Vetëm ju rrihnin dhe nuk ju thoshin asgjë…?!
Duke më rrahur, më thoshin: “Hë armik, donit të rrëzonit pushtetin popullor, edhe ti atje ke ai tjetri e ke vendin…” e të tjera fjalë si këto.
Kush jua dha lajmin për vëllanë?
Shokët e burgosur aty më thënë: “Ta kanë vrarë vëllanë”, dhe më treguan gjithçka tjetër që kishte ndodhur, pasi ça bëhej jashtë, merrej vesh aty në burg.
Pas asaj dite, a ju kanë torturuar më ?
Më kanë torturuar aq shumë saqë edhe sot, ja si i kam krahët nga të goditurat dhe hekurat që m’i shtrëngonin. U bëra kockë e lëkurë dhe nga 80 kg. që kam hyrë aty, shkova 40 kg. Aq keq e kam parë veten në atë kohë nga ato tortura që më bënin aty në birucat e Zejmenit, saqë disa herë kam dashur që t’i jepja fund jetës, por as sot nuk di të them se si nuk e bëra atë veprim!

Po me familjen tuaj që ishte në Shkodër çfarë ndodhi pas ngjarjes së Cafit?
Familjen e internuan menjëherë në fshatin Rehovë të Beratit.
Të gjithë familjen…?
Jo të gjithë, vetëm familjen e vëllait të madh, Fahriut, (megjithëse i kishte njerëzit e sëmurë), pasi ne të tjerët në atë kohë ndodheshim në burgje dhe internime. Nisur nga ky fakt, po ju tregoj se: ne të gjithë si familje, jemi mbledhur së bashku, vetëm nja 20 ditë, jo më tepër.
Me çfarë vendimi u internua vëllai, Fahriu?
Fahriun e internuan me gjithë familje, pasi nja dy tre ditë para ngjarjes, ku Cafi mbeti i vrarë, ai kishte fjetur një natë aty te vëllai. Cafi sa kishte dalë nga burgu dhe nuk kishte ku të flinte dhe shkoi te vëllai, Fahriu, dhe vetëm për atë gjë, Fahriun e internuan.
Prej sa anëtarësh përbëhej familja juaj?
Dy prindërit, (babai, Qamili, nëna, Havaja), dhe ne gjashtë vëllezër dhe një motër: Fariu, Hydajeti, Lili (motra), Fatmiri, Enveri, unë, Mithati dhe Petriti.

Në kohën që ndodhi ngjarja me Cafin, babai jetonte?
Jo babai, Qamili, kishte ndërruar jetë që kur Cafi hyri në burg. Ai plasi nga marazi se nuk e përballoi dot atë gjë. Dhe më shumë se nga të gjithë ne, atë e vuajti Cafi dhe ai ka qenë një nga pengjet më të mëdha të jetës së tij, deri sa ndodhi ajo që ndodhi ku ai mbeti i vrarë.

Para se të dalim aty te ngjarja me vëllanë tuaj, Cafin, a mund të na thoni se çfarë problemesh kishte familja juaj me regjimin komunist të asaj kohe që ju vuanit në burgje dhe internime dhe ju personalisht, për çfarë ishit dënuar?
Kjo është një histori e gjatë, por shkurt po ju tregoj se ne si familje nuk jemi parë me sy të mirë nga regjimi komunist, për shkak të biografisë që kemi pasur, pasi babai ynë, Qamil Gusha, ka qenë xhandar në kohën e Zogut. Dhe nisur edhe nga ky fakt, atij të shkretit nuk i dhanë asnjë punë tjetër, vetëm me karrocën që mblidhte mbeturinat në kazanat e qytetit. Por baba nuk kishte problem punën, por trajtimin që i bëhej, se e shikonin si armik dhe ia përmendnin jo rrallë atë punën e xhandarllëkut
A shprehte ndonjë pakënaqësi babai juaj, nga jeta që bënte dhe a fliste ndonjë fjalë kundra regjimit?
Vazhdimisht fliste, por vetëm me ne në shtëpi. Ai ndiqte më vëmendje lajmet dhe lexonte gazetat e që nga fillimi i viteve ’60-të, na thoshte se “këta do bien”, “ky pushtet se ka të gjatë, se tani që po prishen me rusët, kan me ra’. Dhe këto i vazhdoi edhe kur po prisheshim me kinezët, po ato fjalë thoshte.

Nga një intervistë që i kemi marrë dikur, ish-Kryetarit të Degës së Brendshme të Shkodrës, Përparim Xhoxhaj, ai na ka treguar lidhur me një histori të babait tuaj, që kishte vënë një foto të një udhëheqësi në karrocën që punonte?
Po, kjo është e vërtetë. Nga mllefi që kishte baba për regjimin komunist, ai pati marrë një foto të Marksit dhe e kishte vënë në karrocën e plehrave dhe me atë kishte dalë në punë nëpër qytet, duke e parë të gjithë, deri sa e kapi policia dhe ja hoqi.

A i thanë gjë për atë që bëri?
Fillimisht e thirrën në Degën e Brendshme ku nuk i lanë pyetje dhe provokim pa i bërë, por mundi të shpëtonte se nuk tha asnjë fjalë dhe nga burgu e shpëtoi, vetëm Elez Mesi. Atij ia dimë për nder. Por nuk u mbyll me aq, pasi babën e bënë problem në lagje ku ne si familje na demaskuan në një mbledhje Fronti dhe na internuan si familje në fshatin Hajmel të Shkodrës, afër Vaut të Dejës.
Ku keni banuar në atë kohë që ju internuan?
Ne banonim në një shtëpi të mirë në një apartament pothuaj në qendër të Shkodrës, sa dilje nga hyrja, ishe në bulevard. Dhe sa na hoqën ne, shtëpinë tonë e morri menjëherë Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Shkodrës. Pra, u duk ashiqare se për çfarë po na internonin ne.
Si e kujton mbledhjen që iu bënë me demasku familjen tuaj dhe internimin?
Unë nuk di gjë sepse në atë kohë kam qenë në burg dhe në vitin 1977 jam liruar së bashku me vëllanë, Hydën, por natyrisht që ma kanë treguar.
Për çfarë ishit dënuar dhe ku e vuajtët dënimin?
Unë isha dënuar për kundërshtim të forcave të policisë, apo siç më akuzonin: prishje të rendit dhe qetësisë publike. Dënimin e kam vuajtur në Torovicë dhe Bulqizë.
Kur dolët nga burgu, shkuat dhe ju në internim ku ishte familja në Hajmel?
Jo, kur dola unë me Hydën në vitin 1977, morëm plaçka që kishim dhe i lamë te hyrja ku kishim pasur shtëpinë që tashmë na e kishin marrë. Me që ishte në qendër të qytetit, ato i pa Fatmir Bardulla, (kuadër i Degës së Brendshme), me M. B. dhe ai urdhëroi që të nesërmen ta na dërgonin edhe ne në Hajmel në internim ku ishin prindërit.
Sa kohë qëndruat në internim në Hajmel?
Aty familja jonë ka qëndruar deri në janarin e vitit 1983, kur ndodhi ngjarja me Cafin, ndërsa unë siç ju thashë kam qenë në burg.
Si e trajtonin familjen tuaj në internim në Hajmel?
Shumë keq, dhe nga ai trajtim që na bëhej familjes sonë edhe në internim, ndodhi edhe ngjarja me Cafin.
Konkretisht çfarë?
Gjatë asaj kohe që familja jonë ka qenë në internim, me siguru një mbijetësë, kena pas mbajt ndonjë bagti fshehurazi, pasi me punën në bujqësi nuk e siguronte dot as bukën e gojës. Por këto nuk lejoheshin dhe na kanë bërë problem disa herë duke na kërkuar që të dorëzonim ato, por pasi ata të Këshillit Popullor tentuan dhe nuk ja arritën që t’ia merrnin dot, u detyruan dhe sollën policinë e të plotfuqishmit.
Dhe ata ua morën…?
As ata nuk morën gjë, pasi në momentin kur shkuan me jua marrë forcërisht, atyre ju ka dalë, vëllai, Hyda, duke ju thënë që të mos bënin gabim me hy me forcë dhe ka debatuar gjatë me policinë. Mirëpo, duke parë se policia nuk po tërhiqej, Hyda ka marrë një bidon me benzinë dhe i ka vu flakën gjithë shtëpisë, duke iu thënë policëve: “Hyni tash dhe merrni bagëtitë!
Ça u bë pas kësaj?
Shtëpia u dogj e gjitha se flakët u përhapën menjëherë aq sa u bë alarm duke i rënë sirenave dhe çangës, e kanë mbledh të gjithë fshatin me shuajt zjarrin dhe nuk kanë mundur dot, pasi shtëpia u shkrumbua me të gjitha që kishte brenda.
Ça i thanë Hydajetit?
Hydajetin e arrestuan menjëherë dhe e nxorën në gjyq, duke e dënuar me pesë vjet burg, për kundërshtim të forcave të policisë.
Po të tjerët?
Të tjerët mbetën nën gërmadhat e asaj shtëpie të shkrumbuar si mos më keq, pasi s’kishin ku me shku dhe me çfarë me jetu.
Thatë pak më lart se ajo ngjarje u bë shkak për Cafin që bëri atë veprim më pas…?
Po, ajo ngjarje u bë shkas, pasi kur doli Cafi nga burgu, shkoi në Hajmel dhe kur pa situatën ku ndodhej familja jonë nën gërmadhat e asaj shtëpie të shkrumbuar, u tmerru aq sa nuk kaloi në depresion. Nuk e mbante vendi dhe mendonte që të hakmerrej ndaj atij pushteti që po sillej në atë mënyrë me familjen tonë.
Konkretisht, a shprehej ai për atë gjë?
Jo me njerëzit e shtëpisë nuk shprehej fare, absolutisht asnjë fjalë, por me shokë po, duke thënë; do bëj këtë dhe do bëj atë.
Kur doli Cafi nga burgu dhe pse ishte dënuar ai?
Cafi doli nga burgu në dhjetorin e vitit 1982 me amnistinë që u bë në atë kohë disa ditë më parë, në nëntor mos gaboj, duke vuajtur gati pesë vjet burg, dhe kishte fituar me punë, pak muaj. Cafi ishte dënuar për kundërshtim të forcave të policisë, gjë të cilën pashë se e kishte shpjeguar korrekt në intervistën e tij, ish-Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, Përparim Xhoxhaj.
Çfarë bëri Cafi pas asaj që pa shtëpinë në atë gjendje?
Nuk kishte ça të bënte, vetëm se rrinte i mërzitur dhe herë ikte pa leje nga Hajmeli ku ishte i internuar dhe vinte në Shkodër, duke takuar familjen e tij, gruan dhe fëmijët e vegjël, dhe ndonjë shok, me të cilët siç morëm vesh më vonë, ai kishte folur se do hakmerrej ndaj atyre që na kishin katandisur ne si familje në atë gjendje.
Konkretisht me kë kishte folur dhe çfarë u kishte thënë?
Ato që ju thashë më lart, që; do më njohin, do bëj ketë dhe do bëja atë, por jo gjëra të tjera konkrete lidhur me ça ndodhi më vonë. Me Myfit Tukiçin ka pas folur shumë, pasi e ka pasur shok të ngushtë që nga fëmijëria në lagjen Rus dhe Myfiti mund t’ju tregojë më shumë rreth kësaj.
Pas ngjarjes së Cafit, kur u kthyet ju si familje në Shkodër?
Më 1 korrik të vitit 1987 na kanë liruar nga internimi dhe jemi kthyer të gjithë në Shkodër, pasi na dhanë një shtëpi në Qaf-Hardhi.
Me kaq u mbyllën problemet e familjes suaj me atë pushtet?
Aspak nuk u mbyllën se patëm një ngjarje tjetër, përsëri me policinë, një sherr i madh që bëri bujë në të gjithë Shkodrën.
Konkretisht, çfarë?
Po diku nga viti 1988 në mos gaboj, teksa të gjithë pjesëtarët e familjes sonë po rrinin në bar para shtëpisë, dikush, i futur nga Sigurimi i Shtetit, na provokoi, duke thënë: “Ju s’e keni vendin këtu, ju duhet me ju çu prap atje ku keni qenë”, etj. Kaq u desh dhe ne bëmë sherr me të, aq sa erdhi policia me furgon dhe ne jemi zënë me grushta dhe me shkelma me policinë, aq sa policia u detyrua dhe qëlloi me armë në ajër.
Ky ishte provokimi i parë që ju bënë, apo kishte raste të tjera para kësaj?
Kemi pasur edhe provokime të tjera, por ky rast arriti kulmin, pasi personi ishte dërguar apostafat për të na provokuar dhe acaruar nervat, sepse ata thoshin këta janë vëllezërit e Cafit e do të bëjnë diçka…?!
Si vijoj dhe si mbyll ky sherr i juaji me policinë?
Pasi u tërhoq policia që qëlloi me armë në ajër, ne u ngjitëm lart të gjithë dhe u mbyllëm brenda, por ata erdhën dhe para se të thyenin derën e shtëpisë me sopatë, na e mbushën shtëpinë plot me ujë, me një automjet zjarrëfikse, duke na bërë qull, por ne prap s’pranonim me dal nga shtëpia.
Ç’u bë me tej?
Erdhi shefi i Policisë, Reshat Gjyli, të cilit ne i thamë se; pranonim të dorëzoheshim, vetëm pasi të largonte policinë.
Ç’farë ju tha ai?
Reshati u tregu burrë me ne dhe na tha: “Jeni në dorën time, s’ju prek njeri”.
Ju prekën…?
Aty nuk na prekën, pra nuk na morën zvarrë siç e kishin zakon ata, por na dërguan në Degën e Brendshme duke na futur në biruca. Aty erdhi Reshati dhe na tha: “Nëse ju dënojnë, unë do vij në gjyq dhe do dalë dëshmitar, duke pohuar se juve ju ka provokuar ai njeriu i Sigurimit”.
Sa ju mbajtën dhe a ju nxorën në gjyq?
Aty në Degë në biruca na mbajtën rreth një muaj të gjithë vëllezërit dhe pas një muaji na nxorën në gjyq, ku Kryetar Gjyqi ishte Kerov Babliku, i cili sot është avokat në Tiranë.
A erdhi Reshat Gjyli në gjyq?
Reshati erdhi dhe i tha kryetarit të gjyqit: “Më thirr zyrtarisht si dëshmitar, se unë do të dëshmoj se këta nuk kanë faj, pasi i kanë provokuar dhe ofenduar.”
Ç’farë i tha kryetari i gjyqit?
Ai i tha: “Jo, nuk është nevoja se e di vetë”, dhe na liroi të gjithëve nga salla e gjyqit.
Pas kësaj patët më probleme me policinë dhe pushtetin e asaj kohe?
Jo pas kësaj nuk na trazoi më njeri.
Në mbyllje të kësaj interviste, deshëm t’ju pyesim lidhur me atë që ka thënë në intervistën e tij dhe ish-Kryetari i Degës së Brendshme të Shkodrës, z. Përparim Xhoxha, që familjen tuaj e internuan për t’ju marrë shtëpinë?!
Eshtë më se e vërtetë, dhe unë nuk kam ça i shtoj dhe i heq asnjë presje nga ato që ka thënë ai.
Po kështu nga disa intervista të tjera që ju kemi marrë shokëve të Cafit, na kanë thënë se ajo ngjarje, pra ai veprim që pati bëri Cafi me shokën e tij, Sali Breshnin, ishte me sfond politik, por pushteti i asaj kohe, e la në heshtje duke e konsideruar si një ngjarje jo për motive politike, pasi i prishej biografia një kuadri të lartë të udhëheqjes së PPSH-së të asaj kohe, që ju kishit lidhje familjare?
Kjo është më se e vërtetë. Ngjarja e Cafit ka qenë krejt politike, pasi Cafi nuk kishte as hasmëri dhe as inate apo sherre me asnjë. Pasi po të kishte, do kishte shkuar dhe do të merrte hak, por ai nuk e bëri atë, por u nis për në drejtim të Degës së Brendshme dhe Komitetit të Partisë, për të zbrazur të gjithë inatin dhe urrejtjen që kishte ndaj tyre për shkak të gjendjes ku na kishin katandisur ne si familje, që nuk po na linin rehat as në internime. Dhe ashtu siç ju kanë thënë edhe juve me plotë të drejtë, regjimi komunist nuk e trajtoi këtë gjë si ngjarje politike, pasi Lumi, bashkëshortja e Muho Asllanit, i cili në atë kohë ishte anëtar i Byrosë Politike, zv/kryeministër a ku e di unë, është vajza e tezes sonë. Pra, nana e Lumit dhe nana jonë, Havaja, janë motra.
Po para asaj ngjarje, çfarë raportesh keni pasur me vajzën e tezes dhe familjen e saj?
Përveç vajzës tezes, ne e kemi pasur dhe komshi Lumin, por raportet kanë qenë normale dhe nuk jemi bërë shumë, pasi ne nuk ia kemi shtrirë dorën kujt.
Po pas asaj ngjarje që ndodhi me Cafin, i shkëputët fare?
Po ju tregoj një rast, në vitin 1988 kur vdiq djali i tezes sonë, Sytki Basha, që punonte veteriner, në Velipojë, dhe e thërrisnin, Lapi, njerëzit e familjes së tij, na dërguan fjalë që ne të mos shkonin as për ngushëllim dhe as në varrim, pasi nuk ishim të mirëpritur prej tyre. Dhe ne nuk shkuam.
Zoti, Mit’hat, ju falënderojmë për intervistën.
Ne ju falënderojmë juve që po tentoni ta zbardhni këtë ngjarje të cilën regjimi komunist i asaj kohe e mbylli dhe e la në heshtje edhe për këto gjëra që sapo përmendëm tani, por më shumë edhe për të na hequr baltën që me pa të drejtë janë munduar të hedhin ndaj nesh./Memorie.al

Le Figaro (1911)- Paqja, sipas deputetit shqiptar Ismail Qemali, është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve për këtë arsye

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shkurt 2020

 

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1911, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit, gjatë vizitës së tij në Vjenë, mbi marrëdhëniet turko-shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 14 korrik.

 

Deputeti shqiptar Ismail Bej Qemali, i intervistuar, tha se paqja është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve.

 

Gjithçka që është thënë për një pajtim të afërt është larg së vërtetës.

 

Turqia nuk u ka bërë asnjë propozim shqiptarëve dhe deputeti parashikon që do të ketë ndërlikime serioze.

 

Qemal beu propozon të informojë kabinetet e Vjenës, Shën Petersburgut dhe Londrës mbi situatën e vërtetë.

“Tre oficerë të Sigurimit shkuan në Selanik dhe rrëmbyen ish-kryeministër i Shqipërisë Koço Kota”, dëshmia e rrallë e mbesës

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Koço Kotës, me origjinë nga qyteti i Korçës, i cili pasi u shkollua në Universitetin e Athinës për Shkencat Politike, në vitin 1912-të u kthye në Shqipëri duke iu përgjigjur thirrjes së Ismail Qemalit, që e emëroi atë si kryesekretar i Ministrisë së Arsimit. Memorie.al shkruan se pas përkrahjes së madhe që ai i dha Ahmet Zogut për rikthimin në pushtet, në vitin 1925 e emëroi në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe më pas si kryeministër i Shqipërisë, funksione të cilat ai i kreu me besnikëri të lartë ndaj Mbretit Zog, të cilin e shoqëroi gjatë largimit të tij nga Shqipëria në prillin e vitit 1939, pas agresionit fashist të Benito Musolinit. Dëshmia e mbesës së tij, Kristina Kote, për vendosjen e Koço Kotës në Selanik, ku në vitin 1945 tre oficerë të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, të cilët me ndihmën e komunistëve grekë që asokohe kontrollonin një pjesë të madhe të Greqisë, e rrëmbyen atë me forcë duke e futur në një makinë të mbyllur dhe e sollën në Tiranë për t’u dënuar më pas në Gjyqin Special me 30 vite heqje lirie. Vdekja e tij tragjike në burgun e Burrelit dhe persekutimi më pa si familjes së vëllait të tij, Ilia Kote, i cili jo vetëm që nuk ishte marrë kurrë me politikë, por ai kishte qenë mbështetës i flaktë i Fan Nolit….

“Xhaxhai im Kostaqi, apo Koço, siç e thërrisnim ne në familjen tonë, u largua shpejt nga Korça dhe u vendos në Tiranë që para vitit 1920, për arsye se ai u muar me politikë. Ndryshe nga Koço, babai im Ilia, që u diplomua në Stamboll për Drejtësi, jo vetëm që nuk u mor me politikë, por ai i thoshte Koços që të hiqte dorë nga politika. Por Koço nuk e dëgjoi kurrë babanë tonë dhe ai u angazhua në politikë që i ri në qeverinë e Ismail Qemalit, ku u emërua si Kryesekretar në Ministrinë e Arsimit. Ndonëse Koço punoi dhe luftoi një jetë të tërë për të mirën e Shqipërisë, që nga Kongresi i Lushnjes ku u zgjodh Sekretar i tij dhe më pas si Ministër i Punëve Botore, si dhe dy herë si Kryeministër i Shqipërisë, ai pati një fat tragjik. Pas mbarimit të Luftës, ai u largua nga Athina ku ishte vendosur pas largimit të Zogut dhe u vendos në Selanik së bashku me dy shokët të tij, ish-funksionar të lartë të Monarkisë. Nga fillimi i vitit 1945, në shtëpinë ku banonte shkuan dhe e takuan tre oficerë të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria, të cilët arritën deri aty të ndihmuar nga komunistët grekë që në atë kohë kontrollonin një pjesë të madhe të territorit të Greqisë, ku përfshihej dhe Selaniku. Ata iu hoqën si nacionalistë dhe e gënjyen duke i thënë se duhet të kthehej me ta në Shqipëri, pasi do formohej një Qeveri koalicioni me komunistët e Enver Hoxhës. Ndonëse Koço nuk i besoi thëniet e tyre dhe nuk pranoi të kthehej, ata e morën me forcë në një makinë të mbyllur dhe e sollën në Tiranë ku e nxorrën para Gjyqit Special në marsin e vitit 1945. Fatkeqësisht Koços i doli fjala e vëllait dhe babait tim Ilias, i cili i kishte thënë që të mos përzihej në politikë. Kështu pas dënimit me burg të përjetshëm në Gjyqin Special, ai vdiq në mënyrë tragjike në qelitë e errëta të Burgut të Burrelit”.

Kështu e kujton Kristina Kota, historinë e xhaxhait të saj, ish-Kryeministrit të Shqipërisë Koço Kota, i cili mori pjesë aktive në politikën shqiptare në moshë fare të re, në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe më pas në Kongresin e Lushnjës ku u zgjodh Senator, për ta vazhduar karrierën e tij të gjatë si deputet, Ministër i Brendshëm, i Punëve Botore si dhe dy herë Kryeministr i Shqipërisë. Kush ishte Koço Kota, nga ç’familje rridhte ai dhe cila ishte e kaluara e tij? Ku u shkollua ai dhe si u angazhua për herë të parë në politikën shqiptare? Cilat ishin funksionet që mbajti Koço Kota nga viti 1912 e deri në vitin 1939 kur agresioni fashist italian i 7 Prillit, e gjeti në postin e Kryeministrit të Shqipërisë. Ku u vendos ai pas largimit nga Shqipëria dhe përse nuk e ndoqi nga pas Mbretin Zog, të cilit i kishte shërbyer me besnikëri për 20 vite në konsolidimin e Shtetit Shqiptar? Si e gjetën atë në Selanik oficerët e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe si e rrëmbyen ata duke e sjellë me forcë në Shqipëri me ndihmën e komunistëve grekë? Cili ishte qëndrimi i Koço Kotës në Gjyqin Special në marsin e vitit 1945 dhe si e mbrojti avokati i tij, Spiro Stringa? Përse e dërguan Koçon në Burgun e Burrelit dhe si vdiq ai në vitin 1949 nga torturat që i bënë atij dhe dy shokëve të tjerë të qelisë tij? Lidhur me këto dhe të tjera ngjarje e fakte nga jeta e ish-Kryeministrit të Shqipërisë, hedhin dritë dëshmitë e mbesës së tij, Kristina Kota, si dhe dokumenti origjinal i mbrojtjes së avokatit të tij, Spiro Stringa (të cilin e ka ruajtur i biri Pandeliu), si dhe rrëfimi rrëqethës i Avni Bejkovës, i cili ka qenë prezent në vdekjen tragjike të Koço Kotës në Burgun e Burrelit, ku ai vuante dënimin bashkë me të.

Kush ishte Koço Kota?
Kristina Kota, së bashku me të motrën e saj Gallatën, janë të vetmet trashëgimtare nga familja Kota që jetojnë në Shqipëri, të cilat na rrëfejnë diçka më shumë për xhaxhanë e tyre, ish-Kryeministrin e Shqipërisë, që pati një fat tragjik. Lidhur me origjinën dhe të kaluarën e familjes Kota, Kristina dëshmon: “Koço apo Kostaqi, siç është emri i tij i vërtetë i xhaxhait tim, u lind në qytetin e Korçës në vitin 1888, prej nga është dhe origjina e familjes sonë. Gjyshi im dhe babai i Koços, quhej Nuçi Kota, dhe në atë kohë ai merrej me tregti lëkurësh e importe të ndryshme nga Italia dhe Greqia. Koço ishte fëmija i dytë nga tre djem dhe një vajzë që kishte Nuçi Kota, i cili ndonëse nuk e kishte mbaruar shkollën e lartë, ishte njeri shumë praktik.

Nga mosha, i pari prej xhaxhallarëve ishte Kristaqi, pas tij vinte Koço dhe më i vogli i tyre ishte babai im, Ilia. Në atë kohë shtëpia e gjyshit, Nuçit, ku u lindën dhe babai im me dy vëllezërit e tjerë dhe motrën Leonorën, ndodhej diku në afërsi të Kishës së sotme Orthodokse të qytetit të Korçës. Nga të katër fëmijët e Nuçit, vetëm babai im, Ilia, dhe Koço, mundën të mbaronin shkollat e larta, kurse i madhi Kristaqi, dhe vajza Leonora, mbaruan vetëm shkollat e mesme. Siç më ka treguar babai im Ilia, mësimet e para Koço i kreu në qytetin e lindjes në Korçë dhe më pas ai shkoi në Greqi dhe vazhdoi Universitetin në Athinë, ku u diplomua në Shkencat Politike. Ndërsa babai im, Ilia, u diplomua po për Drejtësi, në Universitetin e Stambollit. Koço u martua fare i ri pas kthimit nga Greqia dhe me gruan e parë që i vdiq në moshë të re, ai kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Vajzat quheshin Tefta dhe Beatriçe, kurse djali kishte emrin e gjyshit, Nuçi. Koço u largua që herët nga shtëpia dhe pasi mbaroi Universitetin e Athinës, ai nuk u kthye më në qytetin e Korçës, pasi iu kushtua politikës. Në vitin 1912 ai iu përgjigj thirrjes së Ismail Qemalit dhe mori pjesë në administratën e tij, duke punuar si Kryesekretar i Ministrisë së Arsimit, në Qeverinë që kryesohej nga vetë Ismail Qemali.

Sekretar në Kongresin e Lushnjes
“Në vitin 1920-të, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjes si deputet i Korçës, ku u zgjodh dhe Sekretar i Kongresit. Dy vjet më vonë ai u emërua Prefekt i Beratit dhe pas ngjarjeve të Qershorit 1924, ai u largua nga Shqipëria sepse ishte përkrahës i Zogut”, kujton mbesa e tij, Kristina Kota. Pas riardhjes së Zogut në fuqi në dhjetorin e vitit 1924, Koço Kota u emërua prej tij si kolonel i Xhandarmërisë dhe u dërgua në rrethet e Jugut për të ristabilizuar situatën që ishte krijuar pas grushtit të shtetit të forcave fanoliste. Në zgjedhjet parlamentare që organizoi Ahmet Zogu pas rikthimit në pushtet, Koço u zgjodh deputet i Korçës dhe u emërua në postin e Ministrit të Punëve Botore. Pas kësaj në vitin 1925, ai u emërua në postin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, duke i shërbyer me besnikëri Ahmet Zogut, i cili e vlersonte atë si një nga politikanët më të aftë që kishte në krah të tij. Nga viti 1925 e deri në vitin 1939, Koço Kota arriti në funksionet më të larta të shtetit shqiptar, si deputet, Kryetar i Parlamentit dhe Kryeministër i Shqipërisë. Ai ishte një politikan shumë liberal dhe në vitin 1938, Ahmet Zogu e dërgoi në Paris ku ishte vendosur një pjesë e madhe e mërgatës politike antizogiste, për të biseduar me ta që të ktheheshin në Shqipëri. Koço Kota u largua nga Shqipëria së bashku me Mbretin Zog, në 7 prill të vitit 1939 e u vendos në Selanik, duke mos u përzier me politikë.

Rrëmbimi në Greqi dhe Gjyqi Special
Gjatë gjithë periudhës së Luftës, (1939-1944), Koço Kota qëndroi në Greqi së bashku me familjen e tij, gruan Vasilikën, (nga Korça, por kishte lindur në Stamboll), djalin Nuçin (ishte diplomuar në Francë) dhe dy vajzat, Teftën dhe Betariçen. Lidhur me mardhëniet e Koços me vëllanë e tij Ilian, si dhe rrëmbimin e tij në Greqi, mbesa e tij Kristina tregon: “Babai im Ilia dhe familja jonë kishin mardhënie shumë të mira me Koçon dhe familjen e tij, edhe pse Koço ishte zogist, kurse babai im fanolist. Ne erdhëm në Tiranë në vitin 1937 dhe babai punoi si avokat në Pazarin e Vjetër me kolegun e tij, Avokat Maçin. Pas largimit të Koços, më 7 prill 1939, ne qëndruam në Shqipëri dhe babai punoi përsëri si avokat, pa u përzierë me politikë. Edhe kur erdhën komunistët në pushtet në fundin e vitit 1944, ne nuk na ngacmuan dhe babai punoi përsëri si avokat. Qëndrimi i komunistëve ndaj familjes sonë, ndryshoi pas rrëmbimit të Koços në Greqi dhe dënimit të tij në Gjyqin Special.

Siç më ka treguar babai im Ilia, nga fillimi i vitit 1945, dy-tre oficerë të Sigurimit shqiptar, me ndihmën e komunistëve grekë, shkuan dhe e takuan Koçon në Selanik, ku ai ishte vendosur pas largimit të Zogut nga Greqia. Ata iu hoqën atij si nacionalistë duke e gënjyer dhe i kërkuan që të kthehej me ta në Shqipëri, pasi do të formonin një Qeveri koalicioni së bashku me komunistët e Enver Hoxhës. Ndonëse ai nuk i besoi thëniet e tyre dhe nuk pranoi të kthehej me ta, e morën me forcë dhe me një makinë të mbyllur e sollën deri në Tiranë, ku ai doli para Gjyqit Special. Gjatë senacave gjyqësore, Koço mbajti një qëndrim dinjitoz dhe nuk i pranoi akuzat që gjoja ai kishte favorizuar pushtimin e Shqipërisë dhe se kishte qenë agjent i grekëve e italianëve. Ndonëse avokati i tij Dr. Spiro Stringa, (me të cilin familja jonë kishte miqësi të ngushtë) e mbrojti me mjaft profesionalizëm, ai u dënua me 30-vite burg. Po të ishin të vërteta akuzat që u bënë ndaj tij, patjetër që atë do ta pushkatonin si shumë të tjerë që u gjykuan në Gjyqin Special. Por Koço ishte krejt i pastër dhe kishte punuar e luftuar gjithë jetën, vetëm për interesat e Shqipërisë”, shprehet Kristina Kota për xhaxhanë e saj.

Persekutimi i familjes së Ilia Kotes
Pas dënimit të Koço Kotës dhe vdekjes së tij tragjike në Burgun e Burrelit, regjimi komunist u hakmorr ndaj familjes së vëllait të tij Ilias, pasi djali i Koços (Nuçi) dhe dy vajzat e tija, Tefta dhe Beatriçja ishin larguar nga Shqipëria. Vëllai i Koços, Ilia, nuk ishte përzier asnjëherë me politikë dhe ndryshe nga ai kishte qenë simpatizant i Fan Nolit dhe përkrahësve të tij. Lidhur me persekutimin e familjes së Ilia Kotës, e bija e tij Kristina, rrëfen: “Pas vdekjes së Koços në burgun e Burrelit, ne na hoqën nga shtëpia dhe na lanë disa kohë rrugëve, na çuan në Peqin ku babai punoi përsëri si avokat. Pas dhjetë vitesh që na lanë në Peqin, ne vitin 1963, ne na kthyen përsëri në Tiranë, ku jetuam si mos më keq në një barakë në lagjen Brrakë. Në atë kohë ne detyroheshim të shisnim plaçkat e shtëpisë për të siguruar bukën e gojës. Edhe pas rikthimit në Tiranë, ne disa herë tentuan që të na hiqnin dhe të na internonin në rrethe të tjera.

Babai, Ilia, vdiq në vitin 1968, në moshën 86 vjeçare i abandonuar nga të gjithë miqtë dhe njerëzit e afërt për shkak të biografisë sonë. Pas një viti vdiq dhe mamaja jonë Krisianthi. Më shumë nga të gjithë ne, vuajti motra ime Gallata, e cila punoi në bujqësi gjithë jetën”, e përfundon rrëfimin e saj Kristina Kota, për vuajtjet që kaloi ajo familje, për të vetmin shkak se xhaxhai i saj kishte shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë në kohën e Mbretit Zog, të cilin komunistët e kishin shpallur armik të përjetshëm”./Memorie.al

Le Petit Caporal (1909)- Thuhet se Ismail Qemali ka kaluar nga Greqia për në Shqipëri pesëdhjetë mijë pushkë dhe pesë milion fishekë me qëllim…

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shkurt 2020

 

“Le Petit Caporal” ka botuar, të shtunën e 15 majit 1909, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përpjekjet e organizimit të një kryengritje në Shqipëri nga Ismail Qemali, asokohe në Athinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqiptarët

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vlerësohet këtu se komiteti shqiptar i drejtuar në Athinë nga Ismail Qemal Beu, arriti të fuste në Shqipëri 50.000 pushkë dhe 5 milion fishekë. Pas këtyre lajmeve, Komiteti Bashkim dhe Progres vendosi të hynte në bisedime me shqiptarët, në mënyrë që të shmangte një gjakderdhje e cila mund të ketë pasoja të frikshme për qetësinë e të gjitha vilajeteve evropiane, aktualisht të drejtuara nga krijesat e ish-sulltanit.

 

Roli i një tradhtari

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Thuhet se deputeti Ismail Qemali, i cili gjendet i strehuar në Athinë, rrezikohet seriozisht nga disa dokumente të zbuluara në Yildiz-Kiosk. Aktualisht, ai është duke u përpjekur të provokojë një kryengritje në Shqipëri. Sipas disa informacioneve të sigurta, qeveria greke ka vendosur të urdhërojë dëbimin e Qemalit nga e gjithë Greqia.

1562 FËMIJËT MARTIRË TË KOSOVËS 1981-1999, NJË KËMBANË QË NUK PUSHON – Nga Saimir Lolja

Në Toronto të Kanadasë, në datën 16 Shkurt 2020, në sallën e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze (ShBShK), u bë i njohur libri i sapobotuar “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana. Libri është edhe në Shqip edhe në Anglisht. Në takim u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër që shoqëron librin. Njohja me librin u përputh me 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se edhe në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.

Nderi i takimit ishte vetë autori Nusret Pllana. Veç anëtarëve të ShBShK, të pranishëm ishin edhe dy ish-Kryetarë të saj Engjëll Cane dhe Saimir Lolja, autori letrar Kristaq Turtulli, Ilir Lena i emisionit Shqip në Kanada TV Pasqyra Shqiptare, etj.

Kryetari i ShBShK Bujar Zejnullahu përgëzoi Anëtarin e Nderit të ShBShK Nusret Pllana për punën e pareshtur në shërbim të çështjes kombëtare. Nusret Pllana është autor i shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve 1998-1999. Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gur masakrat dhe krimet gjenocidale që kriminelët serbë kryhen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë para 20 viteve.

Autori Nusret Pllana falenderoi të pranishmit dhe përcolli edhe fjalën përshëndetëse të bashkëautores së librit Hanëmshahe Ilazi. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës se Kosovës Donat Syla foli për vlerën e librit të profesorit Nusret Pllana. Meqenëse libri është, ashtu si nevojitet, edhe në anglisht, vlera e tij përkujtimore i shërben si shqiptarëve ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të saja, studiuesve, botuesve e gazetarëve shqiptarë dhe joshqiptarë.

Profesori Nusret Pllana, midis të tjerave, shpjegoi se sa të rëndë e kishin patur ato si autorë me mbledhur nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë. Ndër ta janë edhe pesë fëmijë serbë që u vranë po nga kriminelët serbë në restorantin “Panda” në Pejë. Gjithashtu, janë edhe 130 fëmijë të tjerë që mbesin akoma të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë luftës para 20 viteve.

Mjafton të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të kuptuar se krimet genocidale, shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër shqiptarëve kanë qenë të pandërprera. Prandaj do mjaftonte ky libër që zyrat shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të ngrenë akuzë juridike ndërkombtare kundër Serbisë.

Krimet ndaj fëmijëve në Dardani janë vetëm një pjesë e krimeve kundra-njerëzore që egërsirat serbe kryen në Dardani. Ashtu si e theksoi edhe profesori Nusret Pllana, heshtja e tyre vetëm se tregon paaftësinë shtetërore, frikën, paaftësinë për të kuptuar përgjegjësinë, vogëlsinë shpirtërore e tradhtinë kombtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë. Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osman i papërgjegjshëm. Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombtare. Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.

 

 

Saimir Lolja

Imazhi i figurës historike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Pashallëqet shqiptare – Nga Dr. Dorian Koçi

 

Epoka protonacionaliste, që lindi gjatë Pashallëqeve Shqiptare, ndërtoi kolonat e formimit të identitetit të popullsisë së këtyre pashallëqeve, të  cila sipas territorit, preferencave gjuhësore dhe atyre të besimit fetar, u ndanë  në shqiptarë, grekë dhe sllavë. Me protonacionalizëm nënkuptojmë zhvillimin shtetformues, kulturor e identitar që u shfaq në Pashallëqet shqiptare nga elita drejtuese e tyre për krijimin e shteteve në formën e monarkive të trashëgueshme duke përfshirë jo vetëm popullsinë shqiptare në ta por dhe popullsi të tjera mbi të cilat ushtronin autoritetin administrativ.  Protonacionalizmi reflekton situatën e re sociale që krijohet me zëvendësimin e kategorive të vjetra shoqërore  me parime të reja organizimi shoqëror dhe daljen në pah të treguesve tradicionalë të formimit të bashkësisë si gjuha, etnia dhe besimi fetar.[1]Natyrisht protonacionalizmi nuk mund të cilësohet si filozofi e qëndrueshme politike, pasi ai përfaqëson vetëm epoka të ndërmjetme shtetërore në kalimin nga mentaliteti mesjetar i ndërtimit të shtetit në atë të shtetit komb.

Rebelimet e Karamahmud Pashë Bushatlliut  dhe Ali pashë Tepelenës  , edhe pse nuk morën ngjyresat e forta të një revolte të mirëfilltë nacionaliste, ndihmuan shumë në krijimin e identitetit kolektiv kundërshtues ndaj Perandorisë Osmane, që shqiptarët adoptuan në vitet e mëvonshme. Kjo përplasje e tyre me pushtetin perandorak ndikoi në imazhin që krijuan për veten e tyre por edhe atë që përcollën europianët për ta në tekste të ndryshme. Sipas Tajar Zavalanit një nga studieusit e hershëm të nacionalizmit shqiptar ata( Ali Pasha Tepelena dhe Bushatlliu) bënë të mundur të bashkojnë për dekada me radhë pjesë të konsiderueshme të vendit nën një administratë të përbashkët, të nënshtronin partikularizmin e një numri të shumtë të feudalëve lokalë,  të organizonin klane nga besime të ndryshme fetare për të bashkëpunuar në kohë paqeje dhe lufte mes tyre. Edhe pse përdornin metoda të ndryshme, të dy, Aliu dhe Bushatlliu i mësuan bashkëpatriotet e tyre avantazhet e një qeverie të centralizuar, dhe duke udhëhequr myslimanët në beteja kundër Sulltanit Kalif ata shkatërruan me sukses besimin se çdo mysliman ishte një turk me interesat e përfaqësuara më mirë nga Porta e Lartë. Solidariteti lokal përtej niveleve klanore u shfaq në Shqipëri nën udhëheqjen e tyre. Ky precedent, ndonse ishte i një rëndësie të përkohshme për kohën, u bë e rëndësishme një gjysëm shekulli më vonë kur Ali Pasha dhe Bushatllinjtë u bënë heronj në sytë e nacionalistëve shqiptarë të cilët i panë përpjekjet e tyre si manifestime të hershme të nacionalizmit[2].

Në këtë kontekst, në mënyrë të pashmangshme, figura dhe rezistenca e tyre u lidh me figurën e Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve. Në shekullin e XVII dhe XVIII figura e Skënderbeut në Europë vazhdonte ende të jehonte domosdoshmërinë e organizimit të rezistencë antiosmane pavarësisht faktit që forca e gjysëm hënës ishte shterruar nga konfliktet e gjata me Perandorinë e Shenjtë Austriake dhe me Perandorinë e re ambicioze ruse. Ishte mendimi evropian, i cili rimishëroi figurën e Skënderbeut si një personalitet evropian, humanist dhe udhëheqës ushtarak për të projektuar imazhin e një Evrope të unifikuar dhe luftuese kundër osmanëve. Dimensionet e jashtëzakonshme që figura e Skënderbeut i dha rezistencës anti-otomane të shekullit XV, e kthyen atë, jo vetëm një hero kombëtar për të gjitha lëvizjet e mëdha progresive me rëndësi vendimtare të historisë së mëvonshme të popullit shqiptar, por gjithashtu një referencë bazë për shumë shkrimtarë, poetë dhe kompozitorë europianë, të cilët i kanë kushtuar heroit shqiptar me qindra poezi, tregime, skica dhe romane, pa përmendur shumë ilustrime që zbukurojnë shumë albume të botuara në epokën pesë shekullore pas Skënderbejane. Mes këtyre rrëfimeve dhe lidhjeve të Heroit shqiptar me pasardhës të tjerë të tij të mëvonshëm mund të përmenden një aradhë pretenduesish, por interesant mbetet fakti diplomatë e studiues europianë e lidhin figurën e tij me sunduesit e Pashallëqeve të Shkodrës, Beratit dhe Janinës. Në rastin e Ahmet Kurt Pashës dhe Ali Pashë Tepelenës kjo lidhje është përmendur më së shumti nga burimet e jashtme, libra dhe shënime udhëtarësh kurse në rastin e Bushatllinjve është interesant fakti se një nga përfaqësuesit e tyre më të shquar e identifikonte veten si pasardhës të Skënderbeut.

Lidhjet e para mes një mundësie të trashëgimisë  së Skënderbeut me Bushatllinjtë përmenden në një relacion diplomatik të Konsullit rus të Dalmacisë, Antonio Palladhokli drejtuar Këshillit të Punëve të Jashtme të Rusisë në 14 prill të vitit  1787. Konsulli Palladhokli shkruan në relacionin e tij  se në këtë kohë dëgjohet se Pashai i Shkodrës pret para me emrin e tij, vetëquhet si pasardhës i të famshmit Gjergj Kastriot , Skënderbeut, përqendron të gjitha forcat e tij me komandand Hasan Oda[3]. Po cili ishte konteksti historik i kohës dhe përse në këtë kohë Mahmud Bushatlliu një një përfaqësues i shquar i pushtetit otoman në Shqipëri risjell në vëmendje figurën e Skënderbeut?

Relacioni i detajuar vjen një vit pas zhvillimeve politike dhe ushtarake të ethshme në Pashallëkun e Shkodrës. Mahmud Pashë Bushatlliu në shkurt të vitit 1785 kishte shkëputur me forcë nga elajeti i Bosnjës, kështjellat e Podgoricës dhe Shpuzës që kishin ngritur krye në rastin e ekspeditave 1775-1776 dhe kish nënshtruar katër muaj më vonë Malin e Zi që kish ngritur krye qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe të nënshtrimit , në rrugën e kthimit në Shkodër ndërshkoi rëndë krahinën e Pastroviqit për punë provokimi të armatosur me nxitjen e autoriteteve të Venedikut. Qëllimi i këtij provokimi kishte qenë shpresa se Porta e Lartë, për të mos krijuar një skandal politik me Republikën e Shën Markut, do ta hiqte qafe këtë pasha të pabindur dhe të rrezikshëm si për autoritetin e sulltanit në Shqipëri, ashtu dhe për sigurinë e zotërimeve venedikase në kufi të Pashallëkut të Shkodrës dhe për interesat ekonomikë të republikës në këtë trevë.[4] Mirëpo nëse në politikën e jashtme Mahmud Pashë Bushatlliu kishte arritur disa fitore të rëndësishme, në planin e brendshëm situata politike nuk ishte fort e mirë në Pashallëkun e Shkodrës, në thellësi të territoreve shqiptare.  Mahmud Pashë Bushatlliu ishte në konflikt të hapur  me pushtetin qendror otoman për shkak se kishte sulmuar pashallëqet e Elbasanit dhe Beratit.Konflikti i lindur me Ahmet Kurt Pashën për zotërimin e administrimin e maliqenesë( të ardhurave) të tokave të Durrësit që i përkisnin Valide Sulltanës dhe që zotërimi i të cilave nënkuptonte një pushtet më të fortë në terren por edhe simpati nga Stambolli, kishte filluar për shkak të mbylljes së portit të Durrësit për tregtarët shkodranë dhe ulqinakë , çka në fakt kishte sjellë dhe rënien e të ardhura si pronë të maliqenesë së Durrësit. Nënshtrimi i Malit të Zi dhe i sanxhakut të Elbasanit tërhoqën vëmendjen dhe shkaktuan zemërime në Fuqitë e Mëdha përkatëse që operonin në rajon. Porta e Lartë dhe Venediku, tregtarët e të cilit humbinin pozitat favorizuese të akorduara nga Kurt Pasha në maliqenenë e Durrësit u ndjenë të pakënaqura nga këto zhvillime, kurse Austria dhe Rusia që kishin interesa të kundërta me Perandorinë Osmane kërkuan të gjenin një aleat të besueshëm te veprimet ushtarake të Mahmud Pashë Bushatlliut. Porta e Lartë i konsideroi fushatat kundër Beratit dhe Elbasanit si veprim rebel dhe sulltani i shpalli dy Bushatllinjtë dhe Ali Pasha Tepelenën si kryengritës dhe në vjeshtë të vitit 1785 dha urdhër për përgatitjen e një ekspedite ndërshkimore kundër Shkodrës.[5] Ishin këto masa që e nxitën Bushatlliun që mosbindjen ta kthente në kryengritje. Ndërkohë në planin ndërkombëtar po afrohej lufta austro-ruse-osmane dhe elita shqiptare e kësaj kohe e përfaqësuar nga Bushatlliu po kërkonte të rikonfigurohej në teatrin e ri diplomatik që po hapej në Çështjen Lindore. Kontakte të ndryshme diplomatike ishin vendosur në terren nga këto dy fuqi të mëdha ku Pouqeuville, konsulli francez pranë Ali pashë Tepelenës përmend tentativat e Mahmud Pashë Bushatlliut për të organizuar një Konfederatë Ilirike në Kuvendin e Podgoricës që do përfshinte Pashallëkun e Shkodrës, Malin e Zi dhe pjesë nga Bosnja. Në dokumentin e botuar nga studiuesi Stavri Naçi në librin e vet “Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve( 1757-1796)” në raportin e konsullit Jak Suma të Venedikut i datës 2.4.1786 komfirmohet mbledhja e Podgoricës , ku shprehimisht shkruhet se …ky i shkëlqyeshmi Mahmut Pasha ka një javë që ka shkuar në qytetin e  Podgoricës dhe ka mbledhur njerëz, rreth pesëqind veë, shkaku nuk dihet se nuk është lehtë të kuptohen qëllimet e tij. Këtu thuhet se vajtja e tënit Pashë në Podgoricë ka qenë të thërrasë krerët e Malit të Zi dhe të këshillohet, po përse?[6]

Për këtë tentativë të Bushatlliut nuk gjejmë të dhëna në dokumentacion por ka mundësi që Pouqeuville mund ta ketë marrë nga raportet e konsullit frëng në Dalmaci. Të bie në sy si në raportin e Palladhoklit apo dhe ngjarje që referon Pouqeuville përmendja e emrit Skënderbeut dhe organizimi si konfederatë ilirike ka një referencë të së shkuarës së lavdishme të shqiptarëve. Vetshpallja si pasardhës i Skënderbeut nga ana e Bushatlliut tregon se ai e njihte mirë traditën e fortë lokale ku emri i Skënderbeut kishte rrënjë të forta pasi Pashallëku që ai zotëronte përfshinte një pjesë të madhe të zotërimeve të dikurshme të Skënderbeut por ka të ngjarë të ketë qenë edhe e influencuar nga kontakti me diplomatët rusë dhe austriakë me të cilët ai po bashkëpunonte ngushtë në këtë periudhë të rebelimit të tij. Në dokumentacionin rus e publikuar nga historiani i njohur rus Gregori ARSH , gjendet një letër e një personi të quajtur Feliks Kastrioti që i drejtohej Ekaterinës II për mbështetje të një kryengritje në territoret shqiptare. Nuk mund të diskutohet për vërtetësinë e raportimit apo gabimit në përkthim pasi Konsulli Rus, Antonio Palladhokli që ishte me origjinë nga ishulli grek Mitilini dhe qe vendosur në Rusi në 1762 si pedagog në Manastirin Troice-Sergiu e njihte shumë mirë rusishten. Raportimet e para të tij që ishin dërguar në 1785, janë të shkruara në rusisht, krahasuar me raportimet e konsujve të tjerë të Rusisë me origjinë ballkanike, raportimet e të cilëve ishin në frëngjisht dhe italisht.[7]   Po kështu që më herët në shkurt të vitit 1783 kur Antonio Palladhokli shërbente si përkthyes në Ministrinë e punëve të Jashtme të Rusisë në një raport që i dërgonte Ekaterinës së II, rreth gjendjes të Sllavëve, Epirotasve, Shqiptarëve grekë(lexo ortodoksë) dhe turqve(lexo myslimanë) shqiptarë, nënvizonte faktin se këto popullsi mund të përdoreshin për një kryengritje ndaj otomanëve duke ndjekur shembullin e Skënderbeut[8]

Në të njëjtën kohë edhe emri i Skënderbeut gjallonte fort në Austri që ishte vazhdimisht në konflikt me Perandorinë Osmane si dhe në fiset shqiptare katolike, aleatë të Bushatlliut që ishin nën proteksionin fetar e kulturor të Austrisë. Përmendja vetëm për njëherë e trashëgimisë historike prej Skënderbeut, vetëm në rebelimin e parë të Mahmud pashë Bushatlliut tregon se ajo mund të ketë qenë një histori e importuar nga oborri i Austrisë sesa një vetëdije e brendshme e Mahmud Pashë Bushatlliut dhe bashkë me të e klasës feudale shqiptare. Vite më vonë këtë fakt historik mesa duket të njohur nga kleri katolik shqiptar i transmetuar ndoshta në formën e kujtesës kolektive popullore do ta përdorte dhe Fishta në veprën e tij dramatike të pambaruar kushtuar rebelimit të Bushatlliut. Në të njëjtën frymë është shkruar dhe “Frati i Pashallarëve të Shkodrës” nga At Zef Pllumi shumë vite më vonë duke reflektuar një tendencë sesi do të duhej të kishte qenë historia sesa në të vërtetë i përgjigjej realitetit.

Publikimi i dokumentacionit rus për Bushatllinjtë na ka dhënë mundësinë që të gjejmë këtë dokument të rëndësishëm ku emri i Skënderbeut u përdor nga ta në rebelimin e parë kundër Sulltanit, por nuk kemi ndonjë dokument tjetër historik që të mund të na dëshmojë nëse Ahmet Kurt Pasha apo Ali Pasha Tepelena e kanë përmendur imazhin dhe figurën e Skënderbeut në konfliktin e tyre me Perandorinë Osmane. Lidhja e tyre me Heroin Kombëtar të shqiptarëve rezulton të jetë familiare dhe duhet të jetë përmendur në funksion të kërkimit të linjave gjenealogjike që udhëtarët dhe diplomatët europianë reflektonin në veprat e tyre. Përjashtim në këtë rast nuk bënin dhe studiuesit e historianët lokalë të ciët përcillnin legjenda apo rrëfime të vjetra rreth lidhjes së mundshme të këtyre figurave historike me Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kështu, autori Gjerq Haxhi Mihali në shkrimin e vet “Berati Plak”, të botuar në Revistën Dituria ,Volumi II, Nr 9,10,11 shkruan për Ahmet Kurt Pashën se në vitet 1777 dhe 1779 ai ishte sundimtar i Beratit dhe i qarkut të tij, burr dhrastik dhe zemër-mirë; ishte prej gjinisë së Skënderbeut dhe jo si pandehin disa gabimisht Turk;se për origjinën e Kurtit gojdhënjet janë shumë të forta;nofta do të ketë qenë prej nipërvet të Skënderbeut, të cilët u bënë Muhamedanë, prej djelmvet të motravet të Skënderbeut, Mamicës a Ngjelinës, kjo nuk dihet.[9] Autori nuk përmend burimin e këtyre gojëdhënave por interesant është fakti i vazhdimësisë aristokratike e fisnike të sundimtarit Ahmet Kurt Pasha që lidhet me familjen e Skënderbeut. Një lidhje e tërthortë por kësaj radhe përmes burimeve greke jepet për Ali Pashë Tepelenën dhe lidhjet e mundshme të origjinës së tij nga Skënderbeu. Ali Pasha Tepelena nga ana e së ëmës rridhte  nga një nga familjet më aristokratike të Toskërisë e Jugut të Shqipërisë . E ëma e Aliut, Esmihan Hanëmi (Hanko) ishte e bija e Zenel Beut të Konicës, feudalit më të fuqishëm shqiptar të asaj zone. Veliu u lidh fort me familjet më të rëndësishme të vendit nëpërmjet beut të Konicës, me vajzën e të cilit Veli Beu qe martuar.[10] Historiani grek Spiro Aravatinos në veprën e vet Ali Pasha Tepelenliu përmend faktin se dera e Konicajve ishte pasardhëse e Kastriotëve.[11] Autori nuk jep ndonjë të dhënë se ku e mbështet këtë të dhënë por duket se ajo i përket historisë romantike të Epirit dhe Maqedonisë , në kufirn e të cilave shtrihet Konica, kryqendra e zotërimeve të familjes të së ëmës së Ali Pashë Tepelenës. Pavarësisht kësaj refernece nga   Aravatinos në librin e vet për Ali Pashën,ky fakt nuk i qendron vërtetësisë historike. Madje Faik Konica, një nga pasardhësit më brilant të kësaj dere e mohon këtë fakt duke thënë se një stërgjyshi im i quajtur Mehmet Pasha, i cili rronte në kohë të dëgjuar dhe nuk është çudi që, pas pakë brezash, populli ta ketë përzier me Skënderbenë.[12]Siç dihet Faik Konica ishte një nga propanganduesit më të mëdhenj të figurës së Skënderbeut gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare dhe nëse do të kishte pasur qoftë edhe një mundësi të vogël të kësaj lidhje familiare ai nuk do ta kishte nënvlerësuar. Faik Konica shpjegon në Autobiografinë e tij se analet historike dëshmojnë se dera e Konicajve njihej ndryshe edhe si dera e Zenelbejllinjve në emër të Zenel Beut, nipit të Mehmet Pashës, i përmendur për pasurinë dhe jetën e shkëlqyer që rronte. Zenel Beu nga martesa me motrën e Kurt Pasha Beratit, pati një bijë dhe një bir. E bija u martua me Veli Bej Tepelenën dhe lindi Alinë.[13] Ky detaj i lidhjes familjare të Ali Pasha Tepelenës me Kurt Pashën e Beratit është shumë i rëndësishëm pasi tregon sërish statusin e rankut të familjes së Ali Pasha Tepelenës, si një prej familjeve aristokratike toske që nuk u gjend rastësisht në qendër të ngjarjeve që përcaktuan fatin vetqevërisës të Epirit për më tepër se 35 vjet si tentojnë shpesh herë ta përshkruajnë burime të ndryshme të letërsisë së udhëtimeve , të cilat në të shumtën e rasteve ë tepër janë kujdesur të përcjellin historitë lokale të Epirit me një këndvështim orientalist sesa i përgjigjen realitetit. Në të njëjtën kohë ai dëshmon se familja e Ahmet Kurt Pashës ishte lidhur me të ashtë quajturit Kastriotë të Konicës. Përmendja e këtij fakti nga një historian serioz si Spiros Aravatinos dëshmon se imazhi dhe figura e Skënderbeut vazhdonte të ishte e pranishme jo vetëm në popullsitë e krishtera shqiptare por edhe mes elitave myslimane të tyre që kishin hyrë në sferat e larta të pushtetit perandorak otoman. Edhe pas treqind vjetëve figura e Skënderbeut ishte e pranishme jo vetëm në Europë por edhe brenda kujtesës kolektive të formacioneve politike të pashallëqeve shqiptare.

Këto referenca janë anashkaluar ose pak janë analizuar në një rrafsh dhe kohezion më të gjerë krahasues dhe me fillimet e ndërtimit të shteteve kombëtarë fqinjë, duke i dhënë shqiptarëve një rol më të prapambetur në rrugën e tyre për të gjetur idenë kombëtare të formimit të shtetit të tyre. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të zhvillimeve të mëvonshme të shtet ndërtimit të shqiptarëve ku ideja e kombformimit më tepër u pa si një aksion i grupeve dhe elitave të lidhura me Europën duke përjashtuar evolumimin e cilësive shtetformuese të elitës shqiptare të Pashallaqëve, si dhe influencës së ligjërimit orientalist të dëshmive të udhëtarëve të huaj. Pashallëqet shqiptare u panë si pushtete politike që ushqyen despotizmin oriental dhe mbartës vesesh e prapambetje mes shqiptarëve sesa si përpjekje shtetformuese dhe evoulimi drejt formimi të formacioneve të vërteta kombëtare. Një studim më i detajuar i përpjekjeve të elitës feudale shqiptare në ngjarjet e pas revolucionit grek dhe revoltës serbe në rajon do të bëjë të mundur që të shikohen qartë hapat  drejt një pavarësimi fillimisht në mendim dhe pastaj në aksion politik. Një vend të rëndësishëm në këtë drejtim zë tejkalimi i vetvetes së kësaj elite dhe shndrrimi i saj nga një instrument mbështetës ndaj Perandorisë Osmane në një instrument kundërshtues të reformave të Tanzimatit, jo thjesht si aksion regresiv për të ruajtur një gjendje të vjetëruar të elementëve të shtetformimit osman por më tepër si rezultat i humbjes së gjysëm autonomisë vetqeverisëse që kish lënë kaq shumë gjurmë në territor , kulturë dhe besim fetar. Kombinimi i kësaj përpjekeje me zgjimin kulturor e kërkimin e rrënjëve  në koloninë arbëreshe në Itali me kryeqendër Napolin, lëvrimin e gjuhës shqipe dhe mbledhjes së folklorit nga Zef Jubani në Shkodër, veprimtarinë e trashëgimtarëve kulturorë të Pashallëkut të Janinës si Vangjel Meksi, Stefan Postenani, Anastas Byku,Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto  etj dhe përqafimin e iluminizmit nga elita myslimane shqiptare e shkolluar në Zosimea si  Abedin Dino, Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri do të realizonin ngjizjen e nacionalizmit shqiptar dhe manifestimet e drejtë përsë drejta të tij në mendimin politik e kulturor shqiptar.

 

L’Echo de Paris (1912)- Ismail Qemali – ministrave të Fuqive të Mëdha: “Ndërhyni që t’u jepet fund armiqësive greko-turke, përndryshe Shqipëria…”

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shkurt 2020

 

“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 29 dhjetorit 1912, në faqen n°3, një telegram të Ismail Qemalit drejtuar asokohe ministrave të Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Një telegram nga kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare për fuqitë e mëdha

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

 

Romë, 28 dhjetor.

 

Qemal Pasha, kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, i ftoi ministrant e fuqive të mëdha, nëpërmjet një telegrami, që të ndërhynin sa më shpejt, për t’u dhënë fund armiqësive midis Greqisë dhe Turqisë, “sepse zgjatja e luftës, thotë Qemal Pasha, do të shkaktonte në Shqipëri, gërmadha dhe plagë të të gjitha llojeve, dhe përfundimisht do ta dërgonte këtë vend të shkretë në rraskapitje dhe uri”. — C.

L’Événement (1900)- Sulltani e emëroi Ismail Qemalin guvernator të Tripolit për këtë qëllim…

Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Shkurt 2020

 

“L’Événement” ka botuar, të hënën e 16 prillit 1900, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arsyen e emërimit të Ismail Qemalit nga Sulltani në postin e guvernatorit të Tripolit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Turqi

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sulltani, i cili dëshironte të largonte nga Kostandinopoja Ismail bej Qemalin,  këshilltarin e Shtetit, i njohur për ndjenjat e tij anglisht-folëse (anglofone) dhe patriot liberal, e emëroi atë Guvernator të Përgjithshëm të Tripolit të Barbarisë. Ky emërim konsiderohet si një izolim (dëbim).

 

Sulltani thirri në pallat komisionin ministror për të marrë një vendim në lidhje me kërkesat e Shoqërisë Franceze të Hekurudhave Bejrut-Damask.

MOS HARRONI JU SE: JAM SHQIPTAR ! – Nga Fritz RADOVANI

 

AT ANTON HARAPI OFM

(1888 – 1946)

Françeskani  At Anton Harapi OFM, asht le në Shirokë pranë Shkodres me 5 Janar 1888, dhe asht pushkatue në Tiranë, pranë lumit Lana me 20 Shkurt 1946. 

1943: At Anton Harapi u propozue nga Lef Nosi per me shkue në Rregjencë Shqiptare.

AT A.HARAPI E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE “ME KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!”

A ka ngja kjo në ndonjë vend tjeter në Botë ?!.. A e mbajti fjalen At Antoni ?!

Me 4 shkurt 1944 hyni tek Xhafer Deva, dhe i tha: “Mosni bre kështu, o Xhafer, edhe komunistët janë vllaznit tonë, po a bahet kështu?!” …Dhe prani pushka… “Vllaznit” nuk e harruen! Porsa e pushkatuen, E. Hoxha njoftoi Titon: “E vrame Patër Antonin!”

Pak thanje të At Anton HARAPIT, në ditët e fundit të jetës së Tij para gjyqit komunist në muejn shkurt 1946, kur po gjykohej nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë me kryetar major Hirakli Bozo, antarë Tonin Jakova (major) dhe Gjon Banushi, sekretar Thoma Rino. Dosja 1068…

“Mos harroni ju se, unë jam Shqiptar!..”

“Pra, për të rrojtë vllaznisht nuk asht nevoja të hjekim besimin, por kusht i parë asht të hjekim fanatizmin në besim.”

“SHQIPNIJA U FITUE ME GJAK; ME GJAK, EDHE PO MBAHET E ROBNUEME. DO TË VIJ DITA E, ME PAQË E DREJTËSI DO TË FITOHET !”

Drejtë bregut të lumit Lana… Tiranë, 20 shkurt 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë… “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëni prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha:
Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:
“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”…
Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”

            20 Shkort 2020.

Nipi i Mehdi Frashërit: Gjyshi i ndihmonte komunistët, këta si i bënë atentat

Nga Dashnor Kaloçi – Gjatë viteve 1943-’44 që gjyshi im Mehdi bej Frashëri ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ai banonte në një shtëpi së bashku me familjen e Koço Dilos tek Rruga e Dibrës të cilën ua kishin marrë me qira familjes Petrela, sepse shtëpinë e tij, e cila pas viteve ’90-të për shumë kohë ka qenë rezidenca e ambasadës ruse, Mehdi beu ua kishte lëshuar një përfaqësie gjermane, me qiranë e së cilës ai përballonte jetesën e familjes. Në ditët e para të nëntorit të vitit 1944 kur partizanët e Enver Hoxhës po përgatiteshin të sulmonin Tiranën, gjyshi Mehdi bej Frashëri mori bashkëshorten e tij Nejre (Biçaku) dhe bashkë me tre fëmijët: Vehbiun, Medihanë e Ragipin, u nisën në drejtim të Shkodrës dhe u larguan nga Shqipëria për në Itali. Në atë kohë këtu në Shqipëri, Mehdi Beut i ngeli vetëm vajza e tij e madhe, Shehriari, që është nëna ime”. Kështu e kujtonte Tefik Çelo, djali i së bijës së Mehdi bej Frashërit, largimin e gjyshit të tij nga Shqipëria, i cili dëshmonte dhe gjithë historinë e familjes prej nga ai rridhte dhe gjyshit të tij, Mehdi beut, që është konsideruar si një prej personaliteteve të politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të kaluar. Kush është Mehdi Bej Frashëri dhe cila është origjina e familjes së tij, një nga me aristokratet e Shqipërisë së asaj kohe? Ku u shkollua ai dhe përse Porta e Lartë në Stamboll e emëroi si Guvernator të Palestinës dhe nënkomisar të saj në Misir të Egjiptit? Kur u kthye ai në Shqipëri dhe si e filloi karrierën e tij politike Mehdi Frashëri, duke u zgjedhur Prefekt, Deputet, Ministër, Kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, Kryeministër dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës? Si u largua ai nga Shqipëria në nëntorin e vitit 1944 dhe si jetoi në Romë së bashku me familjen e tij? Cilat ishin marrëdhëniet shoqërore të Mehdi Bej Frashërit dhe familjes së tij me familjen e Mbretit Zog dhe të tjerave familje të njohura shqiptare që ishin në emigracion e korrespodenca që ai mbajti me ta? Cila është veprimtaria studimore e Mehdi bej Frashërit me 600 artikujt publicistikë dhe librat e botuar? Si e përballoi jetesën familja e Mehdi Beut gjatë viteve që qëndroi në emigracion në Romë dhe përse ai dhe tre fëmijët e tij sa ishin gjallë nuk pranuan që të merrnin nënshtetësinë italiane? Si i kaloi ai vitet e pleqërisë deri sa vdiq në moshën 91 vjeçare në vitin 1963 dhe kush ishin personalitetet e diasporës shqiptare dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Romë që morën pjesë në varrimin e tij? Lidhur me këto e të tjera fakte e ngjarje nga jeta e Mehdi bej Frashërit dhe e familjes së ti, bëhen të ditura nga nëpërmjet dëshmive që na ka dhënë nipi i tij, Tefik Çelo vite më parë, si dhe dokumenteve të shumta që ai dispononte dhe kishte mundur të ruante gjatë viteve të gjata të internimit.

Mehdiu beu, ndihmonte komunistët

Lidhur me periudhën e pushtimit fashist të Shqipërisë kur Mehdi bej Frashëri ishte një ndër politikanët më të lartë të shtetit shqiptar, nipi i tij Tefik dëshmonte: “Ndonëse gjyshi im Mehdi Bej Frashëri gjatë viteve të pushtimit fashist kishte pranuar postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Regjencës, ai nuk kishte asnjë lloj urrejtje për komunistët, përkundrazi në shumë raste ai i ka ndihmuar ata. Mehdi beu ka pasur bindje antifashiste dhe që me ardhjen e Italisë ai u internua prej tyre. Gjatë viteve 1943-’44 familja e gjyshit banonte tek Rruga e Dibrës së bashku me familjen e avokatit të njohur Koço Dilo, në një shtëpi që ua kishin marrë me qera familjes Petrela. Familja e Koço Dilos me të cilën ne kishim një miqësi shumë të ngushtë, ishte e lidhur e gjitha me Lëvizjen Antifashiste dhe e kishin kthyer atë shtëpi në bazë të sigurtë të komunistëve ku strehoheshin eksponentë kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptare, e shokë të Koços, si: Qemal Stafa, Vasil Shanto, Nako Spiro etj., pasi dhe Telemaku, Melpomeni e Ksanthipi, ishin komunistë apo të lidhur ngushtë me ta. Siç më ka treguar nëna ime, (gjë të cilën e mbajnë mënd dhe familja Dilo), një natë dimri të vitit 1944, daja i vogël Ragipi, dëgjoi zhurmë në dritaren e banjës dhe shkoi menjëherë aty e ndezi dritën e pa se aty në banjë ishte futur motra e Koços, Ksanthipi. Ragipi e pyeti atë se pse kishte hyrë aty dhe ajo iu përgjigj se shtëpia ishte e rrethuar nga gjermanët, të cilët kishin ardhur për kontroll dhe donin të arrestonin Telemakun e komunistët e tjerë që ishin strehuar aty. Ndërsa Ksanthipi ishte duke i shpjeguar dajës se aty kishte hyrë për të kërkuar ndihmën e Mehdi beut që të dilte dhe të fliste me gjermanët e t’i merrte në mbrojtje ata, gjyshja Nejre, e cila kujtoi se mos komunistët kishin ardhur për t’i bërë atentat Mehdiut, iu drejtua Ksanthipit duke i thënë: ‘Nga kjo dritare që ju keni hyrë për të vrarë këtë plak patriot, ne do t’u shpëtojmë juve jetën’?! Dhe ashtu ndodhi me të vërtetë; Mehdi beu u zgjua dhe doli të fliste me gjermanët duke iu thënë atyre se jo vetëm në atë shtëpi, por në të gjithë lagjen nuk kishte këmbë komunisti. Pas fjalëve të Mehdi beut, gjermanët u larguan menjëherë duke e besuar atë dhe duke menduar se kishin informacion të gabuar mbi vendndodhjen e bazës së komunistëve. Ndërsa Mehdi beu ishte duke u fjalosur me gjermanët, Telemaku dhe disa komunistë të tjerë që ishin strehuar aty, dolën nga ajo dritare dhe u larguan në thellësi të shtëpive të lagjes, duke i shpëtuar arrestimit të sigurtë”, kujtonte nipi I tij, Tefiku lidhur me atë periudhë kohe kur gjyshi I tij banonte tek Rruga e Dibrës në një shtëpi me qira me familjen Dilo.

Atentati i dështuar ndaj Mehdi beut
A ishte e vërtetë që komunistët donin t’i bënin atentat Mehdi bej Frashërit?! Lidhur me këtë, nipi i tij, Tefiku na dëshmonte: “Gjatë pranverës së vitit 1944, katër komunistë të “Njësitit Gueril” të Tiranës, hartuan një plan për t’i bërë atentat Mehdi beut, por ai plan dështoi pasi njëra nga vajzat e familjes Petrela, që kishte dijeni për atë atentat, e tregoi në shtëpinë e saj dhe i ati menjëherë e njoftoi Mehdi beun, i cili mori masa duke lajmëruar komandantin e truprojave të tij Sali Vatën nga Mati. Që nga ajo ditë Sali Vata i shtoi rojet si në shtëpi ashtu dhe në zyrë dhe kur e çonte Mehdi beun nga shtëpia në zyrë dhe anasjelltas, ai rrinte vetë në makinë me të, kurse dy motoçikleta e shoqëronin para veturës. Siç më ka treguar nëna, gjyshi ato roje nuk i mbajti më shumë se dy-tre ditë dhe i dha urdhër Sali Vatës që t’i hiqte duke i thënë: ‘Kush të dojë le të vijë e të më vrasë’. Më pas për arsye sigurie ai u zhvendos me gjithë familjen nga banesa e Petrelasve dhe erdhi aty ku sot janë zyrat e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, me qëllim që të ishte afër zyrave të Këshillit të Lartë të Regjencës, të cilat ndodheshin disa metra më larg aty ku sot është Biblioteka e vjetër”, kujtonte Tefik Çelo, atë periudhë kohe kur Mehdi bej Frashëri ishte në funksionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Regjencës, dhe shpëtoi nga atentati që i kishin kurdisur komunistët të cilët ai i ndihmonte vazhdimisht

Si u largua Mehdi beu nga Shqipëria
Tefiku kujtonte: “Ndonëse në vitin 1944 unë nuk kam qenë më shumë se shtatë vjeç, e mbaj mënd shumë mirë gjyshin tim, Mehdi beun dhe shpesh herë i vetëm nga shtëpia i shkoja në zyrë, pasi Lef Nosi që punonte bashkë me të si anëtar i Regjencës më donte shumë dhe më falte ndonjë gjë. Një ditë tek ato zyra të Regjencës më gjeti dhe Mithat bej Frashëri, i cili pasi i pyeti rojet: ‘Ç’do ky fëmijë këtu, më mori për dore dhe më çoi tek një shkollë që ishte aty afër ku ai shkonte dhe takohej shpesh me mësuesit e saj. Mbaj mënd që Mehdi beu kishte miq të ngushtë Patër Anton Harapin dhe Lef Nosin, të cilët pothuaj çdo natë vinin për darkë kur banonim tek shtëpia e Petrelasve në rrugën e Dibrës dhe diskutonin për orë të tëra me gjyshin, e kishte raste që flinin dhe aty tek ne. Po kështu në atë shtëpi vinin dhe shumë njerëz të tjerë, si nga rrethi familjar i babait tim, ashtu dhe të panjohur që kishin halle dhe probleme me qeverinë. Mehdi beu nuk i kthente asnjëherë mbrapsht, por e ndërpriste punën e tij në studio dhe i priste gjithmonë, në çfarëdolloj ore që vinin natën apo ditën. Aty nga fillimi i nëntorit të vitit 1944 kur partizanët e Enver Hoxhës po përgatiteshin të sulmonin Tiranën, periudhë në të cilën ne më shumë rrinim në bodrumin e shtëpisë nga frika e bombardimeve, Mehdi beu vendosi që të largonte jashtë Shqipërisë, Medihanë, dhe dy prindërit e mi, Remziun e Shehriarin, bashkë me mua. Për këtë gjë ai preu dhe biletat e avionit, por kur e mori vesh babai im këtë gjë, nuk pranoi të largohej nga Shqipëria dhe pas kësaj me biletat tona, përveç Medihasë, u nisën dhe Ragipi e Vehbiu. Pak ditë pas largimit të tyre, diku aty rreth ditëve të para të nëntorit 1944, edhe Mehdi beu bashkë me gjyshen Nejren, u larguan nga Shqipëria nëpërmjet Shkodrës dhe dolën në Itali. Nga Tirana për në drejtim të Shkodrës e deri në kufirin me Malin e Zi, gjyshi Mehdi beu u largua i shoqëruar nga një kompani me ushtarë, e cila ishte caktuar apostafat për mbrojtjen e tij dhe siç më ka treguar shoferi personal i tij Osman Baraku, që gjyshi e kishte një nga njerëzit më besnik, gjatë atij udhëtimi ata ranë disa herë në pritat e partizanëve. Osmani e përcolli me makinë Mehdi beun deri në kufi dhe pastaj u kthye përsëri në Tiranë së bashku me komandantin e truprojeve Sali Vatën dhe shoferin tjetër që quhej Qazim”, kujtonte Tefik Çelo për ditët e fundit të gjyshit të tij, Mehdi bej Frashërit në Shqipëri në nëntorin e ’44-ës.

Konfiskimi nga komunistët i pronave të Mehdi bej Frashërit
Çfarë ndodhi me Shehriarin, vajzën e madhe të Mehdi bej Frashërit, e cila pas ikjes së babait dhe familjes së saj për në Itali mbeti e vetme në Tiranë? Çfarë qëndrimi mbajtën ndaj saj komunistët që erdhën në pushtet dhe cili qe fati i Hanëme Shehriarit dhe i familjes gjatë viteve të regjimit komunist? Lidhur me këtë, djali i saj, Tefiku dëshmonte: “Në nëntorin e vitit 1944 pas largimit nga Shqipëria të gjyshit Mehdi bej Frashërit, gjyshes Nejre dhe tre fëmijëve të tyre Vehbiut, Medihasë dhe Ragipit, në Shqipëri mbeti vetëm vajza e madhe e tyre Sheriari, që është nëna ime. Në atë kohë që ikën ata, babai im Remzi Çelo, së bashku me nënën vendosën që të largoheshim nga shtëpia e Petrelasve në Rrugën e Dibrës ku kishim banuar me qira së bashku me familjen e gjyshit Mehdi beut, dhe u vendosëm në një vilë të vogël aty ku sot është Qyteti i Studentit. Atë vilë që u bë pronë e përbashkët e dy prindërve të mi, ne e blemë me kursimet e babait, i cili kishte punuar për shumë kohë si Sekretar në Legatën shqiptare të Selanikut, si dhe me disa të holla që i kishte trashëguar nëna ime nga i ati i saj, Mehdi beu. Pas ikjes së gjyshit me gjithë familje, nëna u interesua për fatin e asaj pasurie të pakët që ata kishin lënë në shtëpinë e tyre, por nuk mundi që të merrte dot asgjë, për arsye se komunistët që erdhën në pushtet, vendosën shtetëzimin e shtëpive të të arratisurve politikë dhe si rezultat i saj u shtetëzua dhe vila e Mehdi beut. Interesimi i nënës sime Shehriarit, nuk kishte të bënte me ato pak plaçka që kishin ngelur aty, por sipas porosisë që i kishte lënë gjyshi, ajo donte të merrte vetëm bibliotekën ku ndodheshin qindra tituj librash, të cilët Mehdi beu i kishte ruajtur që nga koha e Turqisë. Por edhe biblioteka u shtetëzua dhe për fat të mirë të gjithë librat e saj përfunduan në Bibliotekën Kombëtare, ku ndodhen dhe sot”, kujton Tefik Çelo atë periudhë të vitit 1944-45 kur nëna e tij Shehriari mbeti e vetme në Shqipëri pas largimit të familjes së saj për në Itali dhe biblioteka e pasur me qindra libra që kishte lënë ish-Kryeministri i Shqipërisë, përfundoi në fondin e Bibliotekës Kombëtare.

Largimi nga Tirana
Por ç’ ndodhi më pas me familjen e vajzës së Mehdi bej Frashërit? Lidhur me këtë, Tefik Çelo dëshmonte: “Regjimi komunist që erdhi në fuqi në nëntorin e vitit 1944, nuk e ngacmoi fare familjen tonë dhe deri nga viti 1946 ne qëndruam në vilën e vogël te Qyteti i Studentit, pa pasur ndonjë problem të karakterit politik. Vetëm në vitin 1946 na njoftuan se Bashkia e Tiranës kishte marrë një vendim që në shtëpinë tonë do të vinte të banonte një ushtarak i lartë shumë i njohur që kishte qenë një nga heronjtë e luftës dhe familja jonë do të shkonte të banonte në shtëpinë e tij që ishte diku në Lagjen Brrakë. Pas këtij vendimi, ne nuk kishim se çfarë të bënim dhe babai shkoi ta shikonte atë shtëpi, por ato ditë ajo shtëpi u shemb nga që ishte shumë e vjetër dhe ne nuk hymë dot për të banuar aty. Megjithëkëtë urdhri i Bashkisë së Tiranës u zbatua dhe ne na nxorën nga shtëpia ku u fut për të banuar familja e oficerit të lartë. Pas kësaj për familjen tonë nuk u mor ndonjë vendim se ku do të banonim, por na thanë që të shkonim ku të donim, në Përmet apo në ndonjë qytet tjetër, veçse nga Tirana duhet të largoheshim. Vendimi i Bashkisë së Tiranës për të na nxjerr ne nga shtëpia që e kishim pronë tonën, padyshim që ishte si rrjedhojë e asaj që nëna ime ishte vajza e Mehdi Bej Frashërit, të cilin regjimi komunist e kishte shpallur si “armik të popullit”, ndonëse në të gjitha listat ku jepeshin emrat e atyre që quheshin “kriminelë të arratisur”, dhe që nuk lejoheshin të ktheheshin në Shqipëri, emri i tij nuk figuronte asnjëherë. Edhe pse emri i gjyshit Mehdi bej Frashërit nuk figuronte në listat e atyre që regjimi komunist i quante “Kriminelë të Luftë” dhe që u ndalohej kthimi në Shqipëri, në vitin 1945 u arrestuan dhe u dënuan me 5 vjet burg, shoferi i tij Qazimi, dhe me 25 vjet Sali Vata, Komandanti i Rojeve. Të ndodhur përpara kësaj situate, aty nga fundi i vitit 1946 familja jonë së bashku me shumë familje të tjera të cilat quheshin të deklasuara, si: Dostët, Vrionët etj, u larguam nga Tirana dhe u vendosëm diku në periferi të Durrësit, ku banuam për katër vjet me rradhë. Pas katër vjetësh qëndrimi në Durrës, duke përfituar nga një ulje apo më mirë të them një zbutje e dallgës së luftës së klasave, aty nga viti 1950 familja jonë dhe shumë familje të tjera me të cilët kishim shkuar nga Tirana në Durrës, u kthyem përsëri në Tiranë. Pas kthimit në Tiranë, duke qenë se nuk kishim asnjë shtëpi se ku të banonim, na mori në shtëpinë e tij aty në Rrugën e Kavajës, Osman Baraku, ish-shoferi dhe njeriu më besnik i Mehdi beut, i cili në nëntorin e 1944 e kishte përcjellë gjyshin me gjithë familje deri në kufirin shtetëror me Malin e Zi. Ato vite të para të pasluftës, nëna vazhdoi të komunikonte me letra me gjyshin, Mehdi bej Frashërin, dhe me dy vëllezërit e saj, Vehbiun e Ragipin e motrën e Medihanë. Letrat që na vinin nga Italia gjithmonë mbanin firmën e dajave apo tezes Medihasë, sepse gjyshi Mehdi beu, asnjëherë nuk shkruante vetë. Në atë kohë regjimi komunist na lejonte që të merrnim dhe ndonjë pako të vogël me rroba apo me ushqime që na i dërgonin ata nga Italia, por më pas kjo gjë u ndalua rreptësishtë dhe jo vetëm pako që nuk na i lejuan më, por na e ndaluan dhe komunikimin me letra”, kujtonte Tefik Çelo periudhën e viteve të para të pasluftës, kur familjes së tij pasi i shtetëzuan vilën, e përzunë nga Tirana për në Durrës së bashku me shumë familje të tjera të atyre që regjimi komunist i quante “klasa të përmbysura” dhe nuk i lejonte që të merrnin letra nga njerëzit e familjes që ishin arratisur nga Shqipëria.

Internimi në fshatrat e Lushnjës deri në 1991-shin
Sa kohë qëndroi në Tiranë familja e së bijës së ish-kryeministrit shqiptar të periudhës së Monarkisë që ishte arratisur që në nëntorin e ’44-ës? Lidhur me këtë, nipi Tefiku kujtonte: “Në atë shtëpi aty tek Rruga e Kavajës ne qëndruam deri në vitin 1953 kur pas një acarimi të situatës politike që erdhi pas vdekjes së Stalinit, na nxorën që andej dhe sipas një vendimi zyrtar të Komisionit të Internim-Dëbimeve na dëbuan nga Tirana duke na internuar në fshatrat e Fierit dhe të Vlorës. Në ato kohë familja jonë u nda në dy pjesë, sepse babanë Remziun e internuan në fshatin Kuç të Kurveleshit së bashku me 80 persona të tjerë nga familjet më të dëgjuara të Shqipërisë, kurse nënën Shehrirain, së bashku me motrën time Mimikën, i çuan në Shtyllas. Në atë kohë vetëm unë munda të qëndroj në Tiranë, pasi më mbajti në shtëpinë e tij, ish-shoferi i gjyshit, Osman Baraku dhe vazhdoja shkollën në Politeknikumin “7 Nëntori” (sot Harry Fultz) së bashku me fëmijët e tij. Pas disa vjetëve qëndrimi në kampet e internimit në Kuç të Kurveleshit, Shtyllas të Fierit dhe Savër të Lushnjës, babai Remziu me nënën dhe motrën, në vitin 1957 u bashkuan në fshatin Gradishtë të Lushnjës, ku ishte një nga kampet më të mëdhenj të internimit në të cilin ndodheshin shumë nga familjet më të dëgjuara të Shqipërisë, si: Dostët, Mirakajt, Gjonmarkajt, Demat, e shumë të tjerë. Nga familja ime vetëm unë munda që të shpëtoj pa shkuar që në fillim në ato kampe internimi, sepse pasi mbarova Politeknikumin në Tiranë, bëra një kurs për teknik të aparaturave mjeksore dhe duke fshehur biografinë, e rregullova që të shkoja në spitalin e qytetit të Korçës, si specialist i mirmbajtjes së aparateve të atij spitali. Gjatë asaj periudhe që punova në spitalin e Korçës, ku për mua kujdesej Dr. Polena sikur të më kishte djalin e tij, unë bëja kujdes që të mos zbulohesha dhe nuk i tregoja asnjeriu që e kisha familjen në internim në Gradishtë të Lushnjës. Kur ikja nga Korça për në Gradishtë për të takuar njerëzit e familjes, gjithmonë shkoja natën dhe pa u zbardhur dita ikja që andej që të mos më shikonte njeri. Pas disa kohësh që punova në atë spital, filluan dyshimet ndaj meje pas një letre që më erdhi nga nëna, e cila mbante vulën e fshatit Gradishtë. Disa ditë pas kësaj teksa kisha shkuar pranë familjes aty në barakat e Gradishtës, natën erdhi për kontroll operativi i Sigurimit dhe më gjeti brenda. Ai pasi i bëri presion nënës që nuk kishte treguar se e kishte djalin e madh, lajmëroi në Degën e Brendshme të Lushnjës për atë që kishte zbuluar. Pas kësaj erdhi letra në Korçë (ku më zbuluan që e kisha familjen në internim) ku u mor vendim dhe më dërguan edhe mua pranë familjes në Gradishtë. Në kampin e Gradishtës ne dhe të gjithë familjet e tjera që ishin të internuara aty, banonim në disa baraka të vjetra gjysmë të rrënuara dhe të mbuluara vende-vende me katrama. Në ato baraka ku ne jetonim bashkërisht me shumë familje të tjera, kishte, ish-ballistë, legalistë, komunistë të dënuar, gjermanë, kosovarë, prostituta jugosllave e të tjerë me të cilët punonim në punët më të rënda të bujqësisë në kanalet e moçalishtet e fushave të pafundme të Myzeqesë. Përveç asaj jetese në kushtet e mizerjes, ajo që na e bënte akoma e më të padurueshme jetën tonë aty, ishte apeli që bëhej tre herë në ditë, ku ne duhet të paraqiteshim para punonjësve të Degës së Brendëshme, ku shpesh vinte dhe vetë Kryetari i Degës, Nuçi Tira, I cili e kishte porosi të veçantë nga Tirana që “të kujdesej” më shumë për ne të internuarit që ishim “armiq të pushtetit popullor”, kujtonte Tefik Çelo, periudhën e internimit të familjes së tij në kampet e internimit të Vlorës, Fierit e Lushnjes, për të vetmin shkak se nëna e tij Sheriari, ishte vajza e Mehdi Bej Frashërit, ish-Kryeministrit të Shqipërisë dhe antarit të Këshillit të Lartë të Regjencës gjatë pushtimit gjerman, të cilin regjimi komunist në fuqi e kishte shpallur armik të popullit.

Burgosja e Tefikut, nipit të Mehdi beut
Çfarë ngjau më pas me familjen e Tefik Çelos, pinjollit të vetëm të familjes së Mehdi bej Frashërit që kishte mbetur në Shqipëri? Lidhur me këtë: Tefiku kujtonte: “Gjatë viteve të para të internimit unë u dënova me një vit e gjysëm burg, pasi u zura dhe qëllova një Operativ të Sigurimit, i cili na ishte bërë tepër i padurueshëm. Pasi e qëllova atë më arrestuan e më dërguan në Degën e Brendshme të Lushnjes, ku vetë Kryetari, Nuçi Tira, mori një dru të madh dhe filloi të më binte ku të mundte. Nga të bërtiturat e mia dolën në ballkone të gjitha familjet e oficerëve që banonin aty pranë dhe një grua i foli Nuçit duke i thënë: ‘Mjaft e qëllove atë djalë se po turpëron jo vetëm veten tënde, por dhe të gjithë ne familjet e oficerëve’. Pas fjalëve të asaj gruaje, Nuçi nuk më qëlloi më dhe kur më dënuan me një vit e gjysmë burg për rrahjen e Operativit, ai nuk më dërgoi në burg, por më mbajti aty në Degën e Brendshme, ku punoja me prapavijën. Në atë kohë që u dënova unë, familjen ma hoqën nga barakat e Gradishtës dhe ma dërguan thellë në kënetë ku jetesa ishte në kufijtë ekstrem të mizerjes”, kujtonte Tefik Çelo ato vite kur ai u dënua me burg për rrahjen e Operativit të Sigurimit, aty në internim ku familja e tij qëndroi nga viti 1953 deri në vitin 1991 kur u shemb regjimi komunist./Memorie.al

MUSTAFA MERLIKA KRUJA: “KUJTIME VOGJLIJE E RINIJE” – SHTËPIJ’ E IME

 

Mera i Likës u kishte lânë dy djelmet të tij nji “kullë” dý kthinash. Të mëdha nja 30-35 metra katrore secila. Tavan s’dihej aso kohe në Krujë se kuj i thonë. Të shtrueme me dërrasa e me burg nën to për bagtín e për kafshët. Burgjet kishin edhe nga nji strehë pulash në nji qoshe. Trenët e hatullavet vyjshin për me vjerrë në ta mish për pastërma, vargj qepësh e hudhrash e vedene për dimën. Pullazi i mbuluem me tjegulla, nëpër të cilat aty-këtu ndonji rreze dielli depërtonte, por shiu jo. Dritore të vogla në nji “qoshk” pa xhama. Në kohën e stërgjyshit t’em njâna prej dy kthinash ishte “shpí punësh” ase shtëpija e gravet ku gatuhej, e tjetra kulla e miqvet ase e burravet. Kullë në Krujë i thonë nji ode të madhe qi ka nji burg ase nji përdhesë nën tê.

Kur u danë Faja e Aliu kishin pra vetëm nga nji kullë për shoq, për vete e për miq e për të gjitha nevojat familjare. Faja, gjithmonë rrugash e në gurbet, s’kishte pasë kohë me e zmadhue pjesën e vet. Por kur vdiq ai e djal’i parë i tij ra edhe në gjak, rreth’i miqvet zû me u zgjânue e ky s’i pa gjasë me banue mâ vetëm në nji kullë. I shtoi ksaj edhe nji tjetër, ngjitun me tê, por me burg e me shkallë mbë vete, tue u çelë të dy kthinavet nji derickë në mest. Edhe kjo krejt si e vjetra e e madhe sa ajo. Këtu në këtë kullën e re leva un. Zakonisht kur të dy vëllazënvet, t’im ungj e t’im atë, u tokonte me u gjindun e me flêjtun të dy në shtëpí, i pari flênte në kullën e re, si i parë shtëpije qi ishte, e i dyti në të vjetrën qi ishte edhe shtëpí punësh. Kur kishim miq të dy burrat flêjshin me ta dhe gra e fëmijë përtej. Por për lehonën ishte pamë më udhë me i shkëmbye, mbasi të dyja kishin votra e gjithça mbë vete.

Në këto dý kulla të vetme e kemi shkue jetën burra, gra e fëmijë e miq edhe 22 vjet si leva un, posë nji perjode të shkurtën qi kemi banue në Durrës.Im ungj ishte bâmë vet i shtatëti deri para se të shkonte në Stamboll, ku i ra mos me qênë në shtëpí për nândë vjet rresht: vetë me të shoqen e pesë fëmijë; im atë deri atëherë vet’i katërti. Shto mandej dhe nji nip jetím, djalin e Tanës qi kam përmêndun në tjetër vênd, e nji rrogtar. Me gjithë këtê dy burrat fort rrallë vijshin në shtëpí, edhe kur vijshin herë vinte njâni e herë tjetri e rrijshin nji kohë të shkurtën. Gra e fëmijë bâjshin si bâjshin q’ashtu si fishekët në qeset, por u rregullojshin. Miq edhe, pa burra në shtëpí, vijshin mâ rrallë: katundarë të largët për të diell mbrâma qi vijshin për me gdhimë ditën e tregut në qytet, ndonji farefis e gjiní, ndonji gjakës.

 

***

 

Në 1908 im ungj ishte lirue prej burgut, kishte kthye në shtëpí mbas nandë vjeç si i lemë për së dyti me mâ të madhin gzim të vetin, të familjes, të gjithë dashamirvet e, mund të them, të vêndit mbarë. Mbas nja motmoti lypi me u damë me t’im atë. Kishte të drejtë. Kishte qênë me pesë fëmijë e ishte tue u shtue tash prap. Edhe im atë ishte shtue. Shtëpija e vogël për gjithë këtë gjind e dikur po do t’u dajshin. Sido qi t’ishte kishte ardhun koha edhe me ndërtue. Ishte e drejtë qi secili vëlla, secili bark të mendonte për vete. Im atë, ndërsa i vëllai ishte në burg dhe pa shpresë se do të dilte ndonji herë, kishte pasë fillue edhe me u bâmë gati për nji ndërtesë të re, por për të dý familjet bashkë, ashtu si ishin e si i përkitte, dhe kishte pasë blemë nji ndër trojet ma të bukurat të qytetit. Kur i a përmênd tash im ungj të damen i vjen keq, por e kupton edhe se s’kishte as arsye as të drejtë me kundrështue. Për mâ tepër, shumë mâ i ri se ai, s’ishte mësue kurrë me i a bâmë fjalën dyshë. E nderonte ashtu si mâ i urti djalë t’anë nji herë moti. E mbaj mênd un, pra ishte babë me fëmijë, kur e ka shtrëngue nevoja me i a pimë duhanin për faqe. Ishte në shtrat i plaguem e axha i rinte pranë gjithnji. Nji mik i tha këtij qi t’i epte vetë nji cingare për t’i hjekun mërzín. E tashti qi im ungj s’ishte tue kërkue prej tij veçse nji gjâ të drejtë e t’arsyeshme, i përgjigjet:

– Mirë , or Xhi, mbasi ti kështu po e sheh t’arsyeshme, kur të duesh thirr nja dy miq e të na dajnë.

Zakonisht të damet ndërmjet vëllaznish ndër ne bâhen me pleq, Por t’im ungj s’i paska pëlqye me grishun kênd, paska dashun t’a dajë vetë pasunín qi kishin. Por mjerisht edhe t’a dajë edhe mbas ândës së tij. Paska vûmë në hesáp gjithë shpenzimet e bâme per mue nder shkolla prej t’im et, ashtu siç âsht zakon me bâmë në kso rasash ndërmjet vëllaznish për pajën e vajzave të martueme para së dames. Ndërsa ai vetë kishte qênë në burg familja e tij kishte jetue jo veç prej pasunís së përbashkut, por edhe me mundin e këtij vëllai qi donte t’i llogaritte ç’kishte shpenzue për të birin, ndoshta për nji të thyeme zêmre qi mund t’i kishin shkaktue djelmt e vet të gjetun vetëm me shkollat e Krujës. Por këtu im atë ishte krejt i pafajshëm, mbasi atyne vetë s’u kishte pëlqye me dalë jashtë për studime. Edhe trollin për ndërtimin e nji shtëpije të re qi kishte blemë im atë Axha e kishte vûmë në pjesën e vet, si edhe copat tjera mâ të mirat. Im atë ankohet e ngul kâmbë për pleq, simbas zakonit. Thirren dy pleq, të cilët shohin e pohojnë padrejtsín e t’im ungj edhe proponojnë nji plan të ri. Por Axha s’e pranon, ngul kâmbë në të damen e vet. Pleqt thonë lâmtumirë e shkojnë. Im atë kthehet e i thotë të vëllait qi të thirren pleq tjerë ase të dajë njâni e të zgjedhë tjetri, siç âsht zakon edhe kjo mënyrë. Im ungj s’han kurmji arsye. Don qi të bâhet e vetja. Im atë i lut dekën vetes, por nji padrejtsí aqë të madhe e flagrante s’i epet me e pranue. Puna ngec e ashprohet. Çuditen miqt, çuditet Kruja e ndokuj i kujtohet fjala qi nji katundar filosof i kishte thânë t’im ungj para nji vjete tue i pimë kafen e gzimit për shpëtimin e tij nga burgu: ” E due kafen t’idhët, or Xhi, kam dashun qi ti mos t’a bijshe mâ kryet në kët’anë, se drue mos t’a fëlliqsh at’emën qi ke fitue, atë pushkë qi ka nderue gjithë Shqipnín.”

Nji shoq më shkruen atëherë nji letër e m’a çon në Stamboll, ku ishem tue studjue. M’a përshkruen gjêndjen fije për fije. Ishem tashmâ burrë atëherë. E kuptoj gjithë randsín e punës, e shoh se do të mbarojë me dâm ase me turp. Ç’të bâj? E dij qi baba më ndëgjon, ka me më ndëgjue. Pranoj dâmin njimijë herë mâ mirë se turpën, marr e i shkruej t’im et: ” Bâ gjithsi t’a shohë me udhë Axha vetë, edhe në qoftë se të qet pa kurrgjâ, pa tokë e pa shtëpí, me cerga në Kulmrá.” ( asht kjo nji fushë në krastë). ” Un mbas nji vjete dal prej shkolle me punë e jam i zoti me mbajtun familjen.”

Njimênd e mbarova shkollën mbas nji vjete. Nji mëngjesi korrikut zbres në Durrës, i telegrafoj babës, zâ nji kalë qiraxhijsh dhe nisem për Krujë me të zotin e këtij, ky kâmbë e un kaluer. Dojshem me fluturue, por s’kishim asnji mënyrë me mbërrîmë në Krujë pa u shtue gjashtë ditve të vaporit edhe nji me kalë. Dyzet kilometra rrugë kualsh me barrë, të përsjellë prej të zotve kambë, ishte tepër e gjatë për t’u marrë flak. Stacjoni i zakonshëm ku bunjshin qiraxhijt e Krujës ishte Pikëza, pak pa mbërrîmë nga Durrsi në Vorën e soçme. Atje ishte nji kasolle si punë hani për dimën, por verës konak ishte fusha, mbuluem prej kupës së zezë të qiellit dhe ndriçuem prej hânës e yjvet. Atje shkarkoheshin barrët, kualt lëshoheshin me hekura nder dý kambët e para për me kullotun në barë të njomë qiraxhij e udhtarë, si un, shtroheshin mbi mutafat e kualvet, nxirshin nga duqet copën e bukës, djathin e qepën qi kishin blemë në Durrës, pa mungue kurrë as faqorja e rakís, pijshin, hajshin e pështetshin kryet mbë diça veshun e mbathun siç ishin, flêjshin deri afër agimit. Pa u zhdukun ende të tanë yjet, porsa të kishin fillue tekëz me ndritun majet e maleve, u çojshin qiraxhijt me kërkue kafshët e urta, të shpërlodhuna e të nginjuna me barin e fushës, i ngarkojshin e karvani merrte rishtas rrugën.

Kur mbërrîmë në Krujë vapa kishte fillue bukur si mirë. Në Deredé shuejmë, njerëz e kafshë, eten me at’ujë të kulluet të pesë krojvet qi janë mâ i madhi bekim i Zotit për atë qytet gurësh e ullîjsh e qiraxhiu i im dahet karvanit për të më përsjellë mue në shtëpí me kalin e tij. Mbas nji çerek sahati kâmbët e kalit lajmojnë të mijt e fqinjët, qi ishin tue më pritun me veshë hapët e gati pa frymë prej gulçimit të zêmrës. Të gjithë shêmben përjashta. Përqafime e lot gzimi. Por asnji rob i gjallë nga familja e t’im ungj! Nuk munda me durue. Qava me dënesmë, krejt si kalamâ, pa i a thânë kurrkuj shkakun, qi ishte idhnim e jo gzim.

Baba e Axha ishin damë ashtu si kishte deshirue ky vetë, i kishte lânë babës shtëpín e vjetër e për vete kishte mbajtun trollin e blemë prej këtij tue zânë nji shtëpí me qira në lagjen e Dallakvet. Dy vëllaznit i kishin thânë shoshoqit lamtumirë për jetë, për të mirë e për të ligë, s’flitshin, s’u piqshin, s’hyjshin e s’dilshin mâ njâni ke tjetri. Kështu edhe të dý familjet mbarë.

Nesret qi mbërrîna, mbas dreke, i thashë s’im âmë qi s’ishte nevoja me gatue gjâ për darkë, se do të shkojshim të tânë bashkë ke Axha. Ajo më muer ngrykë e më puthi, i u mbushën sŷt me lot. Më pyeti: “A je marrë vesht me t’ët atë?” I u përgjegja: “Babës kam me i kallzue ma vonë, jam i sigurtë qi s’ka për të m’a prishun mue, i a njoh mirë zêmrën.”Aty kah akshami i afrohem t’im et e i them: “ Sonde , babë, po shkojmë ke Axha të gjithë. Sakrifica qi kemi bâmë s’u bâ për me ndêjtun idhnueshëm ndërmjet nesh, por mos me prishun vëllaznín, apo jo?” Baba ndêjt nji copë herë pa zâ, me krye ulët, me sŷ përdhe si në mendim. Kishte frikë mos t’a tradhtonte ndonji pikë lot edhe atê. I dukej ndoshta atij se burri shqiptar s’duhet t’a shfaqë emocjonin e tij me lot, as për gzim as për idhnim. N’ato çase heshtije iu përshkuen sigurisht nëpër mênd të tâna të mirat e të ligat e kalueme bashkë me vëllanë e madh qi kishte nderue si babë e qi ai e kishte rritun e bâmë burrë; qi e kishte martue e pruejtun së këqijash; qi ky vetë ishte përpjekun me mish e me shpirt me i a shpërblye, sidomos gjatë nândë vjetve të burgimit të tij atje larg në Stamboll tue i a shikue grue e kalamâj mâ mirë se të vett e tue u plasun buza të dyve për shoqi-shoqin. Sigurisht nji copë tokë mâ shumë a mâ pak, mâ e mirë a mâ e keqe s’vlente as nji ças t’ambëlsís s’asaj jete të gjatë vëllaznore. Çoi kryet e më tha:

–    Të paça baba, ke të drejtë ti, po shkojmë.

Për buzë akshami im atë para, im’âmë mbas tij, mandej un e rresht mbas meje Qazimi, Zâja me Asllanin për dore jemi ke dera e shtëpís së t’im ungj. Dikush na pa prej dritorje e gjithsa qenë mbrênda vrapuen me na dalë para. Qe nji shqenë fort e mallëngjyeshme e ajo natë ka qênë për mue nji ndër gzimet mâ t’âmbla të jetës. Kujtoj kështu edhe për gjithë tjerët.

 

***

 

Shtëpín e kishim në nji kurriz kodre saragjate e shumë të ngushtë, poshtë ndërmjet krastës e qêndrës së qytetit ku ishte pazari, por mâ afër krastës se pazarit. Ata t’eprit, banorët e periferís së poshtër si na, i quejshin “poshtali” e u tallshin me ta tue u thânë qi kishin nji fije zorrë mêtë. Kush e di se si ka pasë mbetun kjo “fija e zorrës mangut”! Kur na shihshin në pazar na përshëndetshin si katundarë tue na pyetun në gaz: ” A paske dalë Krú sod?”

Mbas shtëpije kishim nji patalog të vogël me nji man në medist e mâ përtej rrugën e lagjes për kufí. Përpara ishte oborri, në të mângjëtën e këtij tue hŷmë në shtëpí koteci i misrit, gjymsa e oborrit kah e djathta verës thurej e bahej vathë për dhít. Shtëpija vetë n’anën e mângjët ngjitej me atê të barkut t’Aliut nëpër nji urë harasani e me derë ndërmjet. Mbas shtëpije, në rrânxë të murit, ndizej përnatë nji kandil me voj të mirë si ndër teqet. Dikur im atë paska pasë shkadhitun e hudhun poshtë nji krah të thamë të manit e atë natë ime gjyshe na paka nji ândërr. Shihka të birin, Metën, pa kâmbë e tue ecun gjunjas. I a niska me qamë e me i u lutun e lëvyrë Perëndís për tê e atças i u shfaqka nji foshnje veshun si dervish, qi i thotë: “Un jam Dervish Sulejmani e jam un qi i kam premë kâmbët t’at bir, se më ka hudhun mbë shpinë degën e manit.” Nânë Gonxhja i u lutka dervishit me i a falë djalin e me i a vûmë kâmbët prap në vênt. Edhe ky i a falka, por me nji kusht, qi t’i ndizet përnatë nji kandil, edhe i dëftyeka vëndin se ku. Kjo historia e atij kandili. Por ka edhe dervishi të veten. Gjyshja rrëfente se motit n’ato troje paska pasë banue nji i parë i ynë, Molla Isuf Gjebeshi. Këtij i paska pasë falë Zoti nji djalë, të cilit i ati i a paska ngjitun emnin Sulejman. Por ky paska lemë me nji të mêtë tepër të rândsishme në trup, zorra e trashë s’i mbaronte si gjithkuj qi të mundej me dalë jashtë, por mbyllë. U thirrka atbotë nji xherrah për t’i bâmë operacjonin e nevojshëm, por kot. Djali vdiska në krye të nja tri a katër ditve. ” Pa dyshim”, thonte Nânë Gonxhja, “s’mundet me qênë tjetër veçse ky”, për Dervish Sulejmanin e vogël qi kishte pamë n’ândërr.

Fqinjë, veç kushrîjvet t’anë, kishim vetëm edhe dý familje të vorfna, Vathajt. Njâna prej sosh qe shue e nbetun në nji gocë, Gjyzen, qi e muer për grue nip’i ynë Merë Kacane-ja qi kishim rritun e martue na vetë. Tjetra kishte vetëm nji djalë, Demën e Shabanit.

Sod atje s’ka mbetun ma kurrkush, posë gërmadhash, trojesh, ullishtash e arash. Kodra e jonë ishte e veshun krejt me ullîj, aty-këtu me ndonji man, me ndonji shegë, me ndonji fik e ndonji jargavane. Poshtë në të dý luginat shtroheshin ara: disa t’onat, do të kushrîjvet e tjerat të huejat. Arat tjera në qytet na i kishim përjashta asaj lugine, qi vinte nën shtëpín t’onë, nja pesë minuta mâ larg në nji vênd qi e quejshin Allamane. Nji copë tokë të luginës e mbillshin bastan e rreth e rrotull kishte nji kunorë pemësh. Prandej asaj i thojshin bastanore. Mû nën shtëpí kam pasë mbjellë un vetë nji rrânjë kumbullore, faret shumë të mirë, qi e pata bajtun mbë krah qyshë prej Larushku ke “ Babë Islam” Corka, i ungji i s’im’âmë, qi e kishte rritun e martuem, mbasi i ati, Abazi, e kishte pasë lânë të vogël. Por kumbullores s’eme, me gjithë qi u rrit mirë, pemët i a prishte gjithmonë krymbi e i a hidhte për tokë pa pjekun.

Në fund të baçës, porsa bijshim në rrafsh të luginës, ishte pusi i të katër familjevet nga të cilat përbâhej lagja e jonë. Pus i cekët, gjthsej nja dy pash.Natyrisht…pa mbulesë. Shtegu, i ndërtuem me nji farë kalldrami, qi të çonte ke pusi shkonte thikë teposhtë. Atje vejshin grát t’ona të gjitha, edhe Caja e ime sa ka qëndrue n’atë shtëpí, me mbushun ujë për familjen me nga dy gjyma ase dý shtama mbë shpinë. Kur u ngjitshin asaj brinje përpjetë në shtëpí, të ngarkueme n’atë mënyrë, mezi mbusheshin me frymë. Na kishim edhe gomarin. Por asaj përpjetje me atë kalldrâm gomari s’ishte i zoti t’i ngjitej i ngarkuem ase grát t’ona drojshin se mos t’i rrëshqitte kund kâmba me bâmë bërsí shtamat e me ftënue gjymat. Deri ku mbërrîn vetmohimi i grues shqiptare për familjen!

Në këtë shtëpí më ka lemë kryet mue, në këtë shtëpí jam rritun e bâmë 15 vjeç, deri qi u nisa për gjymnaz të Janinës, në këtë shtëpí ka jetue familja e ime, deri qi në dimën të vjetit 1922 i vû zjarmin qeverija për fajet e mija politike e e bâni hî mbrênda pak orve me gjithë ç’kishte mbetun mbrênda mbas nji afati nji gjymsë oret.

Prezantohet “Harta e vuajtjeve të komunizmit”: Nga Jugu në Veri, 80 kampe dhe burgje

Në këtë 20 shkurt, që përkon edhe me 29-vjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë u prezantua “Harta e vuajtjeve të komunizmit” në Fakultetin e Historisë edhe të Filologjisë.

Në një video rreth 20 minuta, Pandeli Çeço në bashkëpunim me Kujto.al sjell rreth 80 kampe internimi dhe pune të detyruar nga Jugu në Veri të vendit tonë.

Kampe, në të cilat mijëra shqiptarë kanë vuajtur gjatë viteve 1944-1990.

Studiuesi Erald Kapri rrëfen se kjo hartë, që prezantohet për herë të parë, ka si qëllim ruajtjen e asaj pak çka mbetur nga ajo periudhë, sa nuk është vonë.

“Është hera e parë që në mënyrë digjitale mbi Shqipërinë janë projektuar rreth 80 vend-vuajtje dhe burgje gjatë diktaturës komuniste. Mbi 90 për qind e tyre nuk janë më, për fat të keq, por përmes kësaj harte ne kemi mundësi, që t’i tregojmë njerëzve se çfarë ka ndodh gjatë diktaturës. Që nga viti 1944-1991, tregojmë se ku kanë qenë vendet e përqendrimit, kampet me tela me gjemba, vend-vuajtjet edhe burgjet e ndryshme, që shpërndaheshin në të gjithë territorin”, thotë Kapri, i cili mendon se kushdo që sheh këtë hartë, krijon përshtypjen se Shqipëria asokohe kudo ishte një burg, sepse një vend me rreth 3 milionë banorë kishte mbi 80 vende për “armiqtë”  nga Veriu në Jug.

“Vetëm se kush ishte nga Veriu dërgohej në Jug edhe anasjelltas. Statistikat për të internuarit në diktaturë nuk janë ende të sakta për shkak të mungesës së dokumenteve. Por vende, si Spaçi dhe Burreli kanë qenë vendet më të mëdha, që dërgoheshin këta njerëz. Gjithashtu në Shqipëri ka shumë vepra që janë ndërtuar me punën e papaguar të të burgosurve. Pallatet ‘Agimi’, Stadiumi “Qemal Stafa” etj., Qafë Bari, Spaçi, që sot janë në gjendje të mjeruar apo Kampi i Tepelenës kanë nevojë që të ruhen edhe të mirëmbahen, jo vetëm si muze, por edhe si një vend  ku njerëzit flasin edhe diskutojnë. Sa më shumë të ruhen prej tyre, aq më mirë është, sepse e kaluara duhet treguar. Nëse nuk tregohen nuk ruhet”, thotë Kapri.

Drejtori i KAS Albania, Tobias Rüttershoff, shprehet se plagët që ka shkaktuar komunizmi në vendin tonë janë shumë të mëdha, derisa nuk ka ende një ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit.

“Një nga pikat më të rëndësishme për ne është ballafaqimi me të kaluarën, edhe pajtimi kombëtar, pajtimi i shqiptarëve. Sot është 20 shkurt që është 29-vjetori i rënies së shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë, fatkeqësisht nuk kemi akoma një ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit. Është tepër e rëndësishme të kemi informacion për këto vende, ku janë kryer këto krime”, shprehet Rüttershoff.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, të organizuara nga KAS Albania dhe IDMC.