VOAL

VOAL

Ditën e marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha, kompania e lobimit të PS kontaktoi 4 herë Donald Lu

September 27, 2022

Komentet

Nuk është koha për të simuluar bajraktarizëm – Thesari ynë më i çmuar është strukturimi dhe pozicionimi i Kosovës në BE dhe organizatat më të fuqishme ndërkombëtare- Nga Prof. Dr. Fejzulla Berisha

 

Në këtë fazë vendimtare, Kosova duhet të përqendrohet në forcimin e institucioneve sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Ndërtimi i besueshmërisë dhe partneriteteve strategjike me BE-në dhe organizatat globale është rruga drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të suksesshme. Bajraktarizmi – si një qasje fragmentare dhe emocionale – dëmton imazhin dhe objektivat afatgjata të një shteti të vogël si Kosova.

Prioritetet Kryesore për Kosovën

Për të pasur një qasje të mençur dhe strategjike, Kosova duhet të përqendrohet në këto drejtime:

1. Reforma Institucionale dhe Sundimi i Ligjit:

          Përmbushja e kritereve të BE-së për integrim, duke përmirësuar sistemin e drejtësisë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.

2. Diplomacia Aktive dhe Partneritetet Strategjike:

          Rritja e bashkëpunimit me vendet kryesore të BE-së dhe SHBA-në për të siguruar mbështetje të qëndrueshme për pavarësinë dhe sovranitetin.

3.Anëtarësimi në Organizata Ndërkombëtare:

          Përfshirja më e thellë në NATO, OKB dhe organizata të tjera për të konsoliduar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

4. Ekonomia dhe Investimet:

          Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm për të tërhequr investime të huaja dhe për të ndërtuar një ekonomi konkurruese.

Shembuj të Qasjeve të Suksesshme

1. Dialogu i Brukselit (2013):

      Rëndësia e ndërmjetësimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimin në organizata si OKB.

2. Marrëveshja e Uashingtonit (2020):

          Vlera e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në për njohje të reja dhe investime.

3. Anëtarësimi në NATO dhe BE:

       Shembulli i Shqipërisë në NATO dhe procesi i reformave në Malin e Zi dëshmojnë përfitimet e qarta të angazhimit të vendosur.

4. Diplomacia dhe Lobimi:

         Përvoja e Sllovenisë dhe Izraelit tregon se diplomacia aktive dhe mbështetja nga aleatët strategjikë sjellin rezultate konkrete.

5. Reformat Ekonomike:

          Rasti i Irlandës tregon se reformat ekonomike të qëndrueshme mund të transformojnë një vend të vogël në një ekonomi të fuqishme.

 

Çfarë i Duhet Qeverisë së Kosovës Tutje

1. Udhëheqje e Përgjegjshme dhe Profesionale:

          Largimi nga populizmi dhe fokusi te udhëheqja bazuar në fakte dhe politika të strukturuara.

2. Qasje e Bazuar në Strategji, Jo Emocione:

          Vendimet duhet të bazohen në analiza të thella dhe interesa afatgjata, duke shmangur retorikën emocionale që krijon tensione të panevojshme.

3. Zhvillimi i Diplomacisë Profesionale:

          Forcimi i shërbimit diplomatik dhe ndërtimi i koalicioneve ndërkombëtare për të siguruar mbështetje dhe njohje të reja.

4. Përmirësimi i Komunikimit me Qytetarët:

          Rritja e transparencës dhe përfshirja e popullit në proceset vendimmarrëse për të ndërtuar besimin dhe mbështetjen publike.

5. Lufta Kundër Korrupsionit:

          Asgjë nuk minon më shumë besimin ndërkombëtar dhe investimet sesa korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Qeveria duhet të ketë një qasje të pakompromis ndaj tij.

Kosova duhet të lë pas individualizmat dhe bajraktarizmin, duke u përqendruar në shtetndërtim, reforma të qëndrueshme dhe diplomaci efektive. Një udhëheqje me vizion dhe përkushtim mund të përmirësojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe të sigurojë një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët e saj.

Proces gjyqësor kundër më të shenjtës që kemi– gjuhës shqipe!- Nga Kim Mehmeti

Të jesh 30 për qind i numrit të përgjithshëm të banorëve të shtetit, të kesh pas shpine dy ‘mëmëdhe’  – Shqipërinë e Kosovën – e për gjuhën tënde të vendosin gjykatat dhe ligjet, kjo shpjegon dhe shpërfaq edhe mjerimin politikë të një populli.

Ndërkohë, a ju kujtohet sa herë deri më tani kryesuesit e BDI-së lëvdoheshin se e kishin zyrtarizuar gjuhën shqipe dhe sa herë deri më tani Tirana e Prishtina zyrtare atyre ua uronin arritjen epokale?!

Pastaj a ju kujtohet sa herë ne thoshim se gjuha shqipe nuk zyrtarizohet çdo katër vite gjatë fushatave parazgjedhore, e as me ligje e përqindje, por vetëm nëse si e tillë shpallet në kushtetutën e vendit dhe vetëm nëse  trajtohet si gjuhë e popullit autokton pa të cilin nuk mund të ekzistojë Maqedonia.

Pa marrë parasysh nëse e kujtoni të shkuarën tonë të turpshme politike apo nëse atë e keni harruar, mbetet e vërteta se ne kurrë nuk e kuptuam se në këtë Ballkan dukemi më pakë seç jemi ngaqë jetojmë të ndarë në pesë shtete dhe se, disa nga këto shtete i frikohen gjuhës sonë ngaqë ajo është ‘atdheu’ i vetme që i bashkon të gjithë shqiptarët.

Më në fund edhe sot si dikur, shqiptarët jashtë kufijve të Shqipëri e të Kosovës, nga Tirana e Prishtina zyrtare shpeshherë trajtohen si ‘mbeturina’ të parëndësishme të shqiptarisë.

Dhe duke i trajtuar si të tillë, ndodhë që kryeministri i Kosovës ta përkrahë qeverinë më proserbe që kurdo qoftë ka pasur Maqedonia – atë të VMRO-DPMNE’së me VLENIn e pavlerë shqiptarë në të, e Tirana zyrtare t’i qëndrojë mbrapa Frontit Evropian, i cili front e bëri Maqedoninë pjesë të botës serbe – të ‘Ballkanit të Hapur’, por duke i lënë shqiptarët e këtushëm në një pozitë thuajse qesharake: që edhe duke qenë 30 për qindëshi i numrit të përgjithshëm të banorëve të vendit, edhe duke pasur pas shpine dy mëmëdhe – Shqipërinë dhe Kosovën, të mos dinë si ta shpëtojnë nga proceset e montuara antishqiptare gjyqësore më të shenjtën që kanë – gjuhën e tyre amtare?!

‘Le Monde’ ‘çertifikon’ Edi Ramën në atlasin vjetor të situatës gjeopolitike në botë si autoritar dhe Shqipërinë vend me korrupsion endemik

Prestigjozja franceze, ‘Le Monde’ në altasin vjetor të saj, ku klasifikon demokracitë dhe autokracitë në botë, e ka renditur Shqipërinë dhe Edi Ramën në vendet autoritare në botë.

Autori i shkrimit është JEAN-BAPTISTE CHASTAND një nga gazetarët më të mirë të Ballkanit.

Edhe një media tjetër me prestigj ndërkombëtar në botën perëndimore i ve damkën regjimit autoritarist të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Ndër të tjera në artikull shkruhet:

Kryeministri Edi Rama u shfaq në vitin 2023 si mjeshtër në artin e tij për t’u paraqitur si një shtyllë moderimi dhe stabiliteti në një skenë ballkanike të trazuar, ndërkohë që ishte i paaftë për të zbutur polarizimet e thella në skenën politike shqiptare, pjesërisht për shkak të prirjeve të tij autokratike.

Z. Rama nuk është shkëputur plotësisht nga metodat e tij autoritare të qeverisjes, nuk ka përmirësuar lirinë e shtypit dhe ende duhet të dëshmojë vullnetin e tij të vërtetë për të luftuar kundër një korrupsioni endemik. sn

Image

 

“Lista me librat që duhet të zhduken nga qarkullimi”- Vendimi i Enver Hoxhës në 1975, si u persekutuan shkrimtarët- Nga Prof. dr. ELMAS LECI

Këtu te ne u zhvillua para pak ditësh Panairi i Librit, i bukur dhe i suksesshëm, por për ne që e kemi jetuar kohën e kaluar na kujtoi një kohë tjetër, vitin 1975, ku sipas dokumente arkivore u dha goditja nga regjimi i kohës ndaj kulturës e njerëzve të saj, u dha urdhri për heqjen nga qarkullimi të shumë librave “me kulturë borgjeze”, për grisjen prej shumë nga ata tituj librash, si dhe për fatin që patën më pas ata njerëz vetë të indoktrinuar që realizuan inkuizicion ndaj librit. Ishte koha që regjimi mendonte se duhej larguar vëmendjen nga një situatë e rëndë ekonomike brenda vendit, por dhe synimi i mbajtjes sa më gjatë të pushtetit. Për këto regjimi komunist i Enver Hoxhës organizoi goditjet më të fuqishme njërën pas tjetrës në një seri fushash të jetës, si në ekonomi, në ushtri, por edhe në kulturë e arte. Në këtë të fundit, furtuna ra mbi autorët dhe librat e tyre. Ato u bënë pre e persekutimeve, ndërsa librat dhe literatura u bënë veprim i djegieve masive, veprime që të kujtonin periudhën e nazizmit në Gjermani.

 

PAS USHTRISË, FRONTI I LUFTËS, KULTURA

Në vitin 1974, sipas dokumenteve arkivore, udhëheqja e kohës zbuloi dhe dënoni “grupin puçist” në Ushtri, ku tre gjeneralë, njëkohësisht tre drejtuesit kryesor të ushtrisë, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako, muaj më pas, u pushkatuan. Njëkohësisht, si pjesëtarë të këtij “grupi armiqësor”, dhjetëra gjeneralë e oficerë të tjerë madhorë u dënuan me burgime të gjata e internime familjare. Ishte koha ku vendi përballej me një izolim të paparë e total ndërkombëtar dhe “grupet armiqësore” në vend do të ndiqnin njëri-tjetrin. Radhën e pati “grupi armiqësor” në kulturë, ku drejtues të kësaj fushe e krijues të njohur si Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Dashnor Mamaqi etj., do të përfundonin në pranga e do të dënoheshin, gjithashtu, me burgime të gjata. Ndërsa Festivali i 11-të i Këngës në Radio-Televizion, shënoi një ndëshkim masiv jo vetëm ndaj tendencave bashkëkohore në muzikë e art, por dhe ndaj krijuesve e interpretuesve më në zë të fushave të ndryshme të artit e të kulturës në vend.

FURTUNË MBI LIBRAT DHE KRIJUESIT

Në vitin 1975, sipas dokumenteve arkivore dhe dëshmive, Enver Hoxha dhe udhëheqja e kohës ndërmarrin një hap tjetër për thellimin e luftës ndaj krijuesve e ndaj librit. Kështu, sipas arkivave zyrtare (AQSH, ”Vendimi për heqjen e librave nga qarkullimi”, viti 1975, një vendim i posaçëm u dërgohet ishKomiteteve të Partisë së Punës së Rretheve për zbatim. Ky vendim, shoqërohej me një listë për heqjen e shumë librave nga qarkullimi. Më parë ishte dhënë goditja ndaj njerëzve të kulturës, arsimit dhe artit, ndërsa kjo ndaj librit ishte goditje në vijim e thellim. Librat e Frederik Rrepshjes përfundojnë me tituj, të udhëzuar për t’u kthyer në karton. Shkaku ishte “për faj të qëndrimit të autorit”. Si ky ishin edhe shumë shkrimtarë të tjerë, si dhe komunistë, të cilët në vitin 1975 përfshihen në Qarkoren e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës mbi heqjen e librave nga qarkullimi. Ky vendim i përcillet gjithë ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, bibliotekave dhe ndërmarrjes së librit.

Cili ishte shkaku i zhdukjes së këtyre librave?

Edhe pse i paprecedent në të gjithë Europën, përfshi edhe vendet e Lindjes, siç del nga urdhri shtetëror (pas vendimit përkatës të Byrosë Politike), udhëheqja nuk e fsheh shkakun dhe qëllimin e ndëshkimit të rëndë ndaj krijuesve (me mohim të së drejtës të botimit, internime, burgime e deri ekzekutime) si dhe ndaj librit (me bllokime, magazinime e deri asgjësime): “Autorët – thuhej ne qarkore-nuk përkrahin vijën e Partisë në krijimtarinë e tyre, ndërsa librat janë të dëmshëm në edukimin komunist të masave!”. Urdhri qarkore jepte deri dhe hollësi e detaje të veçanta. Sipas tij, për të gjithë librat që do të fshihen nga qarkullimi udhëzohej të ruheshin të mbyllura në Bibliotekën Shtetërore në fond të rezervuar, ndërsa libraritë dhe bibliotekat e kategorive të tjera t’i dorëzonin ato lloje librash me proces-verbal të rregullt në Degët e Librit dhe të Filmit në rrethe, të cilat po me proces-verbal i dorëzonin për karton. Urdhri për djegien e librave

Urdhri për djegien e librave

Pas vendimit të posaçëm të ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës (AQSH, po aty), del Qarkorja e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës e firmosur nga zëvendësministri Mantho Bala. Në fakt, urdhri apo qarkorja e firmosur nga titullari i Arsimit, është i njëjti vendim që ka marrë Byroja Politike e Partisë Punës së Shqipërisë. Për fat të keq, ashtu siç kishte ndodhur dhe më parë e do të ndodhte dhe me “armiq” të tjerë në të ardhmen, edhe Mantho Bala, firmosësi i këtij vendimi, do të kishte fatin e dhimbshëm, atë të ndëshkimit. Ja teksti i plotë i Qarkores, marrë nga arkivat zyrtare, (AQSH. “Vendimi për heqjen e librave nga qarkullimi”, viti 1975) të kohës: Republika Popullore e Shqipërisë

Ministria e Arsimit, Drejtoria e Botimeve, Nr.3237 Prot., Tiranë, më 15.09.1975, Lënda: Heqje librash nga qarkullimi. Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit (seksionit te arsimit). Gjithë ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore.

Drejtorisë së Përgjithshme të PTT-s.

Bibliotekave Qendrore, Ndërmarrjes së Librit Tiranë. Të hiqen nga qarkullimi librat e poshtëshënuara:

1. A.Këllezi: Fjala e mbajtur në Kongresin e V të PPSH, 1966

2. A.Këllezi: Rritja e rendimentit të punës dhe forcimi i disiplinës shtetërore. Diskutim në Kongresin e I-rë të PPSH, 1971

3. K.Theodhosi: Fjala e mbajtur në Kongresin e IV të PPSH, 1961

4. K.Theodhosi: Fjala e mbajtur në Kongresin e V të PPSH, 1966

5. K.Theodhosi: Industria Mekanike dhe progresi teknik. Diskutim në Kongresin e VI të PPSH, 1971

6. K.Theodhosi: Raport i mbajtur në Plenumin e III-të të PPSH, 1967

7. R.Xhangolli: Fronti demokratik, armë e fuqishme në duart e Partisë për ndërtimin e socializmit dhe për mbrojtjen e masave. Kumtesë në Konferencën Kombëtare të Studimeve Shoqërore, seksioni i Historisë së PPSH-së, 1973

8. Të gjithë librat ku përmenden Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi dhe Ramadan Xhangolli.

9. A.Zaka: “Buzë dashurive”, 1972 (për shkak të qëndrimit të autorit)

10. Frederik Rreshpja: “Në këtë qytet”, “Rapsodi shqiptare”, “Erenda”, “Trofta hutaqe”, “Trimi i fshatit të Bardhë”, “Zëri i largët i kasolles” (për shkak të qëndrimit të autorit)

11. “Bredhi i bardhë”, 1971 (përmban një tregim të T.Lubonjës i dënuar për faje politike)

Këto libra, Bibliotekat Shtetërore të Rretheve t’i mbajnë në fond të rezervuar, ndërsa libraritë dhe bibliotekat e kategorive të tjera t’i dorëzojnë me proces-verbal të rregullt në Degët e Librit dhe të Filmit në rrethe, të cilat po me proces-verbal t’i dorëzojnë për karton. Zëvendësministri Mantho Bala

Vazhdon lufta ndaj librit dhe krijuesve

Pas kësaj Qarkoreje të firmosur nga zëvendësministri, Mantho Bala, precedenti dënoi edhe Manthon, edhe ministrin e arsimit Thoma Deliana dhe gjithë stafin drejtues apo politik të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Kështu e pësuan edhe shumë nga njerëzit e artit e të kulturës. Persekucion, internim, dënim, shkatërrim. Dhe kjo histori përsëritej, sa herë që Partia dhe Sigurimi i Shtetit komunist “zbulonin armiq të rinj”, “tradhtarë” dhe të “shitur” tek imperializmi dhe social-imperializmi. Ata lloje njerëzish përfunduan në burgje, internime, madje edhe në vrasje, ndërsa librat e botuar prej tyre digjeshin me vendime të turpshme, si në kohën e Inkuizicionit mesjetar. Ndër ndëshkimet më të rënda në art e kulturë mbeten pushkatimi i dy poetëve, Vilson Blloshmi e Genc Leka, si dhe varja e tërheqja zvarrë nëpër qytet e poetit kuksian, Havzi Nela.

/Gazeta Panorama

Në zgjedhje pa qeveri teknike me këtë reformë zgjedhore, një lloj sikur të vetë dorëzohesh në xhungël – Nga Ndriçim Kulla

Do ishte shume gabim të pranonim një të pa vërtetë në lidhje me rezultatin e pritshëm të reformës zgjedhore. Rezultati është ky që është.

Kemi një reformë të munguar me tërë problemacitetin e tmerrshëm të krimit elektoral , kemi rekomandimet dramatike të OSBE-ODIR, kemi rezultatin e pushtetit të grabitur mbi prova të pa fundme.

Kemi një bilanc të pa ndryshuar në thelb në raport me zgjedhjet e manipuluara , të 2025 që na presin. Bëhet fjalë jo thjeshtë për një rotacion normal, ku zgjedhjet si mekanizmi i demokracisë përbëjnë provën e vullnetit të popullit, por për ndarjen e dy epokave.

Në raport me gjendjen e rrënuar të demokracisë në Shqipëri, domosdoshmërisht, që duhej të kishte një reforme, ku konsensusi duhej të ishte vullneti i të gjitha palëve që të krijonin një formulë të re zgjedhore në mënyrë që përfaqësimi real të mund të bëhej forca   e madhe  që do ti hapte udhë një të ardhmeje të re, e cila  duhet që të lejë mbrapa ,dale –  ngadal, Shqipërinë e brejtur nga konfliktet e ndërsyera nga regjimi, Shqipërinë e trukuar në çdo drejtim, Shqipërinë reale të zbrazur nga banorët e saj, Shqipërinë e diferencave të mëdha sociale ndërmjet njerëzve të mjerë e të këputur dhe oligarkëve, dhe si përfundim; Shqipërinë, e cila sot para së ardhmes së saj ka pikëpyetjen e madhe ekzistenciale të qenies. Por në raport me atë që ne kërkojmë të gjithë, kjo i ngjanë aq shumë konceptit të Fadajevit për letërsinë, e cila sipas tij “ është si një kopsht me mollë, jo ashtu siç është në të vërtetë, por ashtu siç duhet të jetë”.

Në fakt, në se e përshtatim këtë filozofi krijuese të shkrimtarit të njohur rus me realitetin tone, është një vizatim i bukur. Kopshti ynë tashti është mbuluar nga ferrat që ka mbjellur i paudhi që qeveris me diktatin e forcës së parave të krimit dhe drogës. Kopshti ynë në të cilin kishin filluar të mbinin dhe të lulëzonin edhe “lulet edhe mollët e para për dy dekada me radhë  tashti është i pushtuar nga gjembat dhe barërat e këqia. I ka ikur ajo hijeshia modeste që kishte filluar të përhapej dhe është kthyer në një rezervat krokodilësh, gjarpërinjsh dhe grabitqarësh.

Ne e shikojmë Evropën sot mes  dekadash të kthyer mbrapsht,ndërkohë  që  duhej të ishim pjesë e  saj me të gjitha të drejtat.

Do ishte një moment i rëndësishëm kthese ,ku pas gjithë gjithë  kësaj periudhe të jetës në xhungël tërë qytetareve të dhunuar, të shfrytëzuar dhe të diskriminuar, t’iu jepej  shansi, që të shprehnin vullnetin e lirë pa represion, pa blerje dhe rrëmbim votash, pa manipulim dhe histori të pa fundme truqesh për ta mbajtur pushtetin nën zotërim.

Vota e lirë  dhe vullneti i shumicës realizohet vetëm atëherë, kur ligji i zgjedhjeve formulon,  aprovon dhe zbaton rregullat të detyrueshme që përfaqësojnë tërë problematikën e një përvoje   të dështuar dhe dramatike.

Cili është produkti reformës zgjedhore sot ? Fitore, humbje apo edhe ashtu edhe kështu. Në perceptimin tim jemi aty ku kemi qenë. Reformë zgjedhore thelbësore s’ka.  Kodi   zgjedhore nuk  është prekur,përveç disa arnimeve që nuk i prishin punë regjimit për të tjetërsuar vullnetin e votueseve . E vetmja gjë e vogël që ka ndryshuar   është se regjimi ka future hundët me propagandë dhe po bën lojën e trukut të radhës ,duke i paraqitur disa ndryshime të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese si reformë. Jemi aty ku ishim, tek barrikada që i ka vënë regjimi me kreun e tij drejtës tone  për të vazhduar më tej.  Sjelljet e tij politike as mund të imagjinohet të ndryshojnë ,sepse është diktator dhe diktatorët e niveleve  të tilla respektojnë vetëm parimet e zanatit  të tyre  për të mbajtur pushtetin.

Makthi i pushtetit të diktatorëve mund të krijoj  çdo lloj situate për këtë pushtet.

Bisedimet dhe retorika mbi to tashmë mbeten  një kohë e humbur.

Vetëm forca i tmerron diktatorët.

Gjithashtu, vlen ti rikujtojmë vetes si  opozitarë të çfarëdo rangu qofshim, se ky  regjim  asnjëherë nuk  i ka fituar zgjedhje me votë. Ai votën gjithmonë e ka tjetërsuar  dhe ne e kemi toleruar. Ka blerë gjithë reagimet e mundshme brenda dhe jashtë vendit dhe ka ecur përpara mbi krimin elektoral. Në qoftë se do ishte ndryshe s’kishte pse ta kapte pengë Lulzim Bashën me renegatët dhe kokrrat e disa inaçinjëve qejfmbetur që i grumbullohen  përreth. Po qe se nuk   kishte një gjykim  si humbës për të gjitha zgjedhjet, s’kishte pse të udhëtonte kaq shumë në rrugën e krimit makbethian me kamën e pabesisë  të fshehur nën kostumet dhe kravatat shumëngjyrëshe, për të vrarë kundërshtarin e tij politikë. Po të ishte i bindur në fitoret  e tij s’kishte pse të shpenzonte, të gjente dhe të korruptonte Mcgonigal, kryeagjentin e superfuqisë globale, vetëm e vetëm, që te shkatërronte opozitarizmin në Shqipëri.

Po qe se kishte siguri në pushtetin e tij, nuk kishte pse ta “sakrifikonte” me një  ekspozim  banal së bashku me vëllain e tij të vogël Aleks, Sekretarin Amerikan të Shtetit z. Antoni Blinken, për ta shënjestruar pa prova     kundërshtarin e tij Sali Berisha me një nongrata të   gabuar historike.

Po të ishte kaq i qetë në  vijimësinë e pushtetit të tij, nuk kishte pse futej në kurthin e vetvetes, duke e përndjekur dhe burgosur politikisht kryetarin e opozitës  shqiptare dhe shumë opozitarë të tjerë.

Është thënë dhe provuar me fakte të pa numërta, (që po ti radhitësh kërkojnë shumë faqe), se Edi Rama është në politikë një trumcak  në mes të errësirës. Ai sot jo vetëm që nuk është në ditët e tij normale në politikë,  por është në pikun e ditëve më të zeza të tij.

Atëherë çfarë duhet bërë më prej nesh?

Pikë së pari problemi i refuzimit  ose sorollatja  e bërjes së reformës zgjedhore sipas standardeve  nga regjimi, duhet sqaruar publikisht  me të gjitha detajet e rëndësishme që ka.

Për shumë njerëz ka  një amulli dhe paqartësi interpretimi  në lidhje me këtë problem, që dëmtojnë ndjeshmërinë e domosdoshme të njerëzve në lidhje me përkushtimin e tyre.

Duhet konsumuar në mënyrë shteruese nëpërmjet një komunikimi të kujdesshëm dhe të vendosur  problematika e këtij refuzimi, me OSBE-në, ODIR-in, përfaqësinë diplomatike të BE-së dhe SHBA në Tirane dhe përfaqësitë e tjera diplomatike të përfshira në këtë çështje.

Duhet krijuar një dinamike  e re  reaguese nga PD-ja  dhe tërë forcat opozitare and blok në mënyrë që ta çajmë   me forcë digën e betonuar të regjimit për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira me një kod zgjedhor demokratik dhe të sigurt.

Përtej retorikës duhet organizuar një mobilizim  i forte presioni për  ta detyruar regjimin ti hapi rrugë qeverisë teknike, pa të cilën nuk ka si të ketë zgjedhje.

Të futesh në zgjedhje me këtë kod zgjedhor   është një lloj sikur të vetë dorëzohesh në xhungël.

Prandaj  çdo kërkesë apo kusht i opozitës  , si ndaj regjimit ashtu edhe tërë faktorëve ndërkombëtar, duhet fokusohet  tek krijimi i qeverisë teknike. Është kërkesa më modeste që po bën opozita e shtypur prej këtij regjimi.

Regjimit i kanë rënë maskat dhe besueshmëria po i futet nënë dhe.  Kreu i tij  nuk ka më fuqi të  rendë poshtë e lartë në arenat e diplomacisë ndërkombëtare si prestigjator me  kanavacën e ngjyrave në krahë, me anën e së cilës na ka munduar 12 vjet me lobimet e pista të diplomacisë sorosiane.

Pëlhurat e Penelopës po grisen një nga një dhe po i dalin sheshit zhgarravinat e mbuluara të krimit ,korrupsionit mashtrimit dhe padrejtësive që po bën.

Pse strategjia e PD-së ndaj Ramës nuk është si ajo e opozitës hungareze ndaj Orbanit- Nga Genc Burimi

Ku është pika e përbashkët e pushteteve të Ramës në Shqipëri dhe Viktor Orbanit në Hungari? Të dy akuzohen nga opozitat vendase se kanë instaluar regjime autoritare. Por dallimi është tek opozitat që nuk po adoptojnë të njëjtën ligjëratë. Në Shqipëri, mesazhi i opozitës anon më shumë nga politika (Shteti i të drejtës) ndërkohë që një opozitë e re po lind në Hungari me një mesazh që anon më shumë nga ekonomia. Dhe rezultatet e para “pozitive” po fillojnë të bien për opozitën hungareze: për herë të parë pas 14 vitesh në pushtet në Hungari, Orban dhe partia e tij Fidesz kanë pësuar një rënie masive në sondazhe. Ai dhe partia e tij ndodhen tani 11 pikë më poshtë se rivali i tij i opozitar Peter Magyar i partisë Tisza ndërkohë që Orban i fitoi masivisht zgjedhjet e fundit europiane të qershorit të kaluar. Le t’i hedhim një vështrim krahasues të këtyre dy metodave.

Doktrina opozitare e PD-së bazuar tek të drejtat politike
Në 23 dhjetor, tre dekada e gjysëm pas dhjetorit studentor të kryengritjes për demokraci, lideri i Partisë Demokratikë të Shqipërisë fton simpatizantët dhe të gjithë shqiptarët që e ndjekin të organizojnë një protestë tjetër të radhës për demokraci. Kjo protestë e re do të jetë më e fuqishmja sipas tij në vazhdën e lëvizjes së PD-së për mosbindje civile. I inkurajuar dhe nga rezoluta e fundit e grupimit botëror të partivë të djathta “IDU”, Berisha si politikan me përvojë, kërkon të kapitalizojë në opinion pakënaqësitë që po krijon në nivel ndërkombëtar devijimi autoritar i pushtetit të Ramës. Sipas Berishës që citon për këtë dhe pjesë nga rezoluta e partive të djathta në botë, Shqipëria e Edi Ramës po njeh që prej 12 vitesh “përqendrimin e pushtetit në duart e një personi i cili i ka reduktuar zgjedhjet në një farsë. Udhëheqësit e opozitës po përballen me persekutim politik. Përgjimet zbulojnë bashkëpunimin mes zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve kriminale të karteleve të drogës për pastrim parash dhe për të manipuluar zgjedhjet”. Ndaj, bën thirrje Berisha, në kuadrin e protestës së 23 dhjetorit, “opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore, të vetme për të çliruar shqiptarët nga narkodiktatori që kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt duke e grabitur atë”.

Në mënyrë të qartë, dhe pa asnjë ekuivok, opozita shqiptare e PD-së e ka vënë kështu luftën për demokraci në krye të axhendës së saj, dhe kjo pa asnjë devijim nga kjo mënyrë e të bërit opozitë që prej tre vjetësh kur Berisha bëri një “come-back” në krye të PD-së.

Rasti hungarez nuk ka qenë shumë më ndryshe se ai shqiptar deri tani.

Të njëjtat lejtmotive politike janë përdorur për më shumë se një dekadë nga opozita hungareze kundra pushtetit pa kufi të Viktor Orbanit akuzuar se ka sheshuar si me rryl kundra-pushtetet. Veçse ky mobilizim i kahershëm i opozitës hungareze faktualisht është përkthyer në më pak rezultate pozitive për të, si në kutitë e votimit ashtu dhe në sondazhe. Kjo megjithë përpjekjet reale të opozitës hungareze për të treguar sesi shtypet realisht demokracia në Hungari nga pushteti i Orbanit që ka marrë të gjitha pushtetet e tjera në dorë, nga mediat te drejtësia duke përfshirë Parlamentin, Presidencën, dhe pa dyshim pushtetin ekonomik me korrupsion galopant.

E megjithatë asgjë nuk po ndodhte. Në zgjedhjet e fundit, ato europiane në qershorin e kaluar, sërish partia Fidesz e Orbanit dominoi totalisht me 45% të votave ose dy herë më shumë se opozita.

Por ja që një parti e re opozitare u krijua këtë vit në vorbullën e zgjedhjeve europiane, Partia Tizsa. Krijuesi dhe drejtuesi i saj, Peter Magyar, avokat 45 vjeç që e njihte thellësisht nga brenda regjimin e Orbanit sepse ish-bashkëshortja e tij, Judit Varga, me të cilën është divorcuar para një viti, ishte ministre e Drejtësisë e Orbanit dhe “ylli në ngjitje” i Orbanizmit.

Peter Magyar, ka vendosur që partia e tij e re të ndjekë një strategji të re, duke vënë në qendër të luftës së tij politike, ekonominë më shumë se politikën. E megjithatë ashtu si Berisha që konsiderohet si i persekutuar nga pushteti i Ramës, dhe vetë Peter Magyar ka përjetuar muaj të vështirë këtë vit, ku ish-bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore e ngushtë e Orbanit hapi padi kundra tij për dhunë fizike në mënyrë që t’i mbyllej goja. Kryeopozitari i ri hungarez mendon se strategjikisht do të jetë më efikase të vihen në plan të parë vuajtet e hungarezëve në lëmin ekonomik sesa makiavelizmi politiko-juridik i Orbanit.

Ekonomia si erzat më stimulues për “masat” sesa politika
Peter Magyar po shfaqet si një kundërshtar që po e godet Orbanin aty ku i dhemb. Inflacioni ka rënë kudo në BE (2.3% mesatarja), por në Hungari është dyfishi (4%). Në vend që të sulmojë Orbanin për çështjet e shtetit të së drejtës që është refreni kryesor kundra Orbanit si në Hungari dhe në Europë, kryeopozitari i ri e ve gishtin te degradimi i shërbimeve publike dhe rënia e standardeve të jetesës për hungarezët. Nga maja e mitingjeve të tija por dhe nga Parlamenti Europian ku ai është eurodeputet, Peter Magyar i flet Orbanit në mënyrë të veçantë për nivelin ekonomik të hungarezëve: paga minimale është 668 euro në Hungari, por në Slloveni 1253 euro, në Poloni 1000 euro, si shpjegohet kjo pyet shefi i opozitës hungareze. Biles dhe “vende që ishin pas nesh si Rumania, po ia kalojnë Hungarisë ekonomikisht”, thotë Peter Magyar, duke dhënë shifra krahasuese tronditëse për hungarezët: “Rumania i ka rritur rrogat 5-fish ! Ushqimet janë atje deri 30% më lirë së tek ne në Hungari”, këmbëngul ai duke vazhduar me dështimet në sistemin shëndetësor: “Një në tre hungarezë vdes para moshës 65 vjeç. Mungojnë 40 mijë infermierë që të merren me shendetin e hungarezëve. Në spitale nuk ka detergjent, as dezinfektues, biles as letër higjenike”, lëshon kështu ai fraza që shkojnë më shumë se kapja e pushteteve nga Orbani.

Opozitari i tij numër 1, nuk lë pasdore as çështjen e emigracionit pasi të rinjtë nuk gjejnë më shpresë. “Një në dy të rinj hungarezë të moshës 18 vjeç thotë së mendon të largohet nga Hungaria”, ia rikujtoi Peter Magyar Viktor Orbanit në një fjalim pasionant nga salla plenare e Parlamentit Europian duke konkluduar: “Të gjithë e dimë se fundi yt është i afërt megjithë kërcënimet tuaja. Pa ty, hungarezët do të ndërtojnë një Hungari paqësore, evropiane dhe të jetueshme”.

Rezultati i kësaj strategjie të re opozitare bazuar tek një shpresë e re ekonomike duket se po reflektohet për herë të parë në sondazhe. Vetëm në pak muaj që nga vera e kaluar kur doli në skenë Peter Magyar me një ligjërim të ri bazuar të ekonomia, 10% më shumë e hungarezëve duan ndryshim politik. Një shifër që mund të shtohet shumë më tepër deri në zgjedhjet e ardhshmë legjislative më 2026.

Në Shqipëri, mosbindja civile e Opozitës duhet të shoqërohet detyrimisht nga një program ekonomik. Deri tani, ka patur aty tek – tuk idera programatore ekonomike të lëshuara si me pikatore nga kryetari i PD-së, por në më pak së 6 muaj para zgjedhjeve nevojitet një përqasje ekonomike në formën e një programi të strukturuar qeverisës.

Përvoja e fitores së fundit elektorale të Trump është po ashtu domethënëse. Ai foli gjatë fushatës më pak për dhunën e drejtësisë që po binte padrejtësisht mbi të se sa për nevojën urgjente të uljes së çmimeve për amerikanët. Një stratëgji e ndjekur aktualisht dhe nga Le Pen në Francë, që ndonëse po bllokohet nga drejtësia franceze që mos të marrë pjesë në zgjedhje, ajo e motivon luftën e saj politike deri në rrëzimin e qeverisë për hir të interesave ekonomike të francezëve.

Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje

VOA Mimoza Picari

Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi transparencën e burimeve të financimit në zgjedhje. Megjithë rekomandimet e disa institucioneve ndërkombëtare kjo fushë mbetet problematike dhe në disa aspkete ende e parregulluar me ligj. Ambasadori i OSBE në Tiranë, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, përfaqësues politikë dhe ekspertë të fushës i thanë Zërit të Amerikës, se ende ka punë për të bërë sidomos kur bëhet fjalë për forcimin e rolit të KQZ, rritjen e transparencës për donacionet në fushata zgjedhore, dhe rregullimet ligjore për përfshirjen e palëve të treta. Këto masa siç shprehen ata, do të shërbenin për të ndaluar burimet e paligjshme të financimit në zgjedhje.

Në Shqipëri janë shënuar disa hapa para në rregullimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, por organizatat ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore dhe ekspertë të fushës mendojnë se ato janë të pamjaftueshme. Pas çdo fushate zgjedhore, lindin dyshime që lidhen me saktësinë e raporteve financiare të partive politike, me faktin se kush qëndron pas këtyre financimeve, se sa realë janë donatorët që raportojnë partitë në KQZ apo dhe sa efektive janë rregullat në fuqi. Kodi Zgjedhor përcakton katër burime financimi për subjektet zgjedhore: nga buxheti i shtetit, të ardhurat e vetë subjektit, dhuratat, huatë dhe kreditë. Megjithë insistimin e OSBE- ODIHR-it, disa rekomandime në këtë kuadër ende nuk janë adresuar. Reforma zgjedhore e këtij viti, që i paraprin zgjedhjeve politike të vitit 2025, nuk e preku kapitulllin e financimit të partive politike. Në një imtervistë për Zërin e Amerikës ambasadori i OSBE-së Michel Tarran shprehu keqardhje për këtë, ndërsa veçoi disa elementë që duhen përmirësuar.

“Kolegët tanë të ODIHR kanë insistuar që duhet të forcohen mjetet e KQZ sepse nuk ka mundësi tani me mjetet që ka në dispozicion për të kontrolluar me të vërtetë situatën. Së dyti duhet të ketë transparencë me të madhe në raportime për donacionet dhe shpenzimet gjatë fushatave zgjedhore dhe jo vetëm pas zgjedhjeve. Së treti duhet të përmirësohet kuadri ligjor përsa i përket palëve të treta që ndëryjnë në jetën e brendshme politike të Shqipërisë”- shprehet Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Edhe Instituti Demokratik Amerikan i tha Zërit të Amerikës se nevojitet forcimi i rolit të KQZ, si dhe rregullime ligjore në lidhje me fushatën nga palët e treta, ose thënë ndryshe nga aktorë që nuk garojnë në zgjedhje.

“Legjislacionit zgjedhor të Shqipërisë, i mungon rregullimi për fushatën e “palëve të treta”. Ky boshllëk i lejon aktorët me burime të dyshimta financimi të ndikojnë në fushatat elektorale duke bërë fushatë në favor apo kundër një partie apo kandidati të caktuar. Kjo i jep mundësi partive të anashkalojnë detyrimin lidhur me tavanin e shpenzimeve për fushatë zgjedhore, duke i kanalizuar burimet e financimit nëpërmjet palëve të treta, ndaj të cilave KQZ-ja nuk ka asnjë kompetencë mbikëqyrëse apo rregullatore”- thotë Instituti Demokratik Amerikan, në përgjigjen me shkrim.

Përfaqësues të dy partive të mëdha politike, PS dhe PD Milva Ekonomi dhe Ivi Kaso thonë për Zërin e Amerikës arsyet, sipas këndvështrimeve të tyre, se përse problemet e financimit të zgjedhjeve dhe partive politike nuk u pasyquruan në ndryshimet që pësoi Kodi Zgjedhur në verën e këtij viti.

“Propozimet që erdhën nga OSBE-ODIHR dhe nga NDI ( Instituti Demokratik Amerikan) për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, janë ndryshime që kalojnë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Dhe në patëm momente që komisioni funksionoi, pastaj ndërpreu aktivitetin, pastaj pala opozitare u ul me vështirësi në tavolinë dhe u arrit një dakortësi minimaliste”- thotë Milva Ekonomi, Sekretare për Programin në PS.

“Kemi kërkuar që të diskutohet të gjitha propozimet e ODIHR-it për dy proceset e fundit zgjedhore. Kjo nuk është pranuar nga pala tjetër, e cila nuk ka pranuar të adresojë asnjë problematikë që nuk kishte të bënte me dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, atë për llogaritjen e shpërndarjes së mandateve dhe atë për votën e diasporës”- shprehet Ivi Kaso, Sekretar për çështjet zgjedhore në PD.

Zgjedhjet politike pritet të mbahen në Maj të vitit të ardhshëm. Zonja Ekonomi dhe Zoti Kaso mendojnë se koha e mbetur është e pamjaftueshme për t’i reflektuar në Kodin zgjedhor problematikat mbi financimin e fushatave zgjedhore dhe partive politike.

Shqetësime në këtë kuadër vijnë edhe nga deputetë të shumicës parlamentare. Kryetari i komisionit për dezinformimin dhe format e tjara të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike Erion Braçe, i tha Zërit të Amerikës, se ka nevojë për transparencë kur bëhet fjalë për burimet financiare të donatorëve të partive apo kandidatëve.

“ Është e pambuluar nga pikpamja ligjore. Pra ne nuk kontrollojmë sot veprimtarinë e të tretëve që financojnë në procese zgjedhore. Përshembull unë jam donator i një partie. Problemi që kemi është që unë nuk deklaroj, deklaron partia për mua dhe unë nuk deklaroj burimin e të ardhurave të mia. I keni dëgjuar këta që thonë arkëtojmë kaq para nga donacione që vijnë nga brenda dhe nga jashtë vendit. Ky është shqetësimi. Kjo duhet të rregullohet urgjentisht para këtyre zgjedhjeve. Përndryshe lumi i parave që derdhen në fushatë elektorale nuk do të ketë asnjë limit”- thotë Z. Braçe.

Nga ana tjetër Instituti Demokratik Amerikan vëren me shqetësim se edhe “çështja e vetëfinancimit të kandidatëve mbetet e parregulluar me ligj, duke krijuar avantazhe për kandidatët me mundësi më të mëdha financiare kundrejt atyre me mundësi të pakta financiare”.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi edhe pse pranon se ka përparime në kuadër të deklarimit të burimeve të financimit në zgjedhje, sërish thotë se ky proces është formal.

“Duhet të pranojmë jemi në kuadër formal të këtij procesi. Partitë dhe kandidatët raportojnë ato që ata duan të raportojnë, dhe ne thjesht bëjmë vlerësimin e atyre që kanë raportuar, por pak mundësi dhe mekanizma kemi për për të verifikuar në thellësi, se sa para marrin partitë dhe se si i kanë shpenzuar këto para. Jemi përpjekur të bëjmë kryqëzim informacioni, pra ky donator i ka apo jo kapacitetet për t’i dhënë këto para. Do duhet që ky proces të jetë më i rregulluar në aspektin ligjor dhe të ketë më shumë kompetencë KQZ-ja për të verifikuar edhe mbi donatorin”- argumenton Z. Celibashi.

Pas denoncimeve të organizatës “Qëndresa Qytetare” në KQZ, për zgjedhjet vendore të vitit 2023, 20 zyrtarë u gjobitën për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë. Kodi zgjedhor parashikon sanksione, ndaj partive dhe donatorëve për shkelje të rregullave të financimit në fushatë, që përfshijnë gjoba deri në 5 milionë lekë dhe pezullim të financimit publik të një partie politike deri në pesë vjet, por ajo që shqetëson jo vetëm drejtuesit e kësaj organizate, lidhet me faktin se regjimi i sanksioneve është shumë i dobët për të qenë imponues.

“Ka patur dhe gjoba më pak se 25 euro, pra më pak se rruga që i ka kushtuar kandidatit apo zyrtarit nga një qytet në Tiranë. Ajo që kemi menduar në zgjedhjet e ardhshme është të vëmë në lëvizje prokurorinë. Ekzistojnë nene specifike në Kodin Penal për keqpërdorimin e burimeve publike në zgjedhje. Jemi në komunikim me SPAK-un, për zyrtarët e lartë por dhe me prokuroritë e rretheve për nivelet e tjera dhe çdo identifikim që do të kemi do ta adresojmë në këto institucione”- thotë Rigels Xhemollari, Drejtues i “Qëndresa Qytetare”.

Nga ana tjetër ekspertët vërejnë gjithashtu se mbetet krejtësisht e parregulluar me ligj edhe çështja e financimit të fushatave zgjedhore online.

“Kërkohet një ligj specifik që mediat online të jenë të rregulluara, me qëllim që paratë hije nga aktorë të tretë, që nuk janë të detyruar me ligj për të deklaruar financimet të mund të levrojnë para që bëjnë pis procesin zgjedhor”- shprehet Gerta Meta, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

Por Zoti Celibashi thotë se në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore që zhvillohen online KQZ ka ndërmarrë një nismë.

“Ne si institucion po shohim mundësinë që të ndërtojmë një njësi e cila do të merret posaçërisht me monitorimin e mediave online, dhe për të kryqëzuar atë që raportohet si shpenzim nga subjektet zgjedhore me atë që ne verifikojmë realisht. Kjo kërkon dhe angazhimin e platformave sociale , ndërsa çështja e portaleve është në kaos të plotë”- vijon Z. Celibashi.

Ekspertët në vijimësi kanë ngritur shqetësime se financimet informale kryesisht në zonat me grupe kriminale aktive mund të ndikojnë deri në rezultatin e zgjedhjeve.

“ Grupet kriminale siç e kemi parë dhe nga skandalet kanë asete të mëdha financiare të padeklaruara dhe interesi i tyre është që të kenë njerëzit e tyre në nivelet vendimarrëse. Legjislacioni ynë aktual nuk e pengon këtë gjë, nuk e heton, edhe nëse ka indicie nga raportimet në media apo diku tjetër nuk e përdor këtë si indicie të mjaftueshme për të shkuar tek hetimi”- thotë Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

Shqetësim për financimin e kandidatëve në fushata zgjedhore nga bota e krimit shprehu edhe ambasadori i OSBE-së, duke e cilësuar këtë si rrezik për demokracinë.

“Nuk është në interesin e Shqipërisë që kandidatë të botës së krimit të vijnë në fuqi. Dhe fatkeqësisht ka interesa të ndryshme këtu që janë kundër interesave të vendit. Kjo dëmton demokracinë, dhe për këtë arsye në si organizatë jemi kaq të angazhuar, sepse qëllimi ynë kryesor është forcimi i demokracisë në Shqipëri. Dhe është e qartë se nëse aktorë të padëshiruar gri ndërhyjnë në zgjedhje, kjo shkon kundër intersave dhe demokracisë në Shqipëri”-thotë Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Problemtikat e financimit të fushatave zgjedhore dhe partive politike janë sfida edhe për vendet e zhvilluara perëndimore, por ekspertët vërejnë se në vende si Shqipëria me demokraci të brishtë, informalitet të lartë, qarkullim të parave gri në ekonomi, me përpjekje në rritje të botës së krimit për të depërtuar në vendimarrje politike dhe parlamentare, këto sfida janë edhe më të mëdha.

Gjykata Kushtetuese dhe gjuha shqipe – Nga Lutfi Dervishi

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë se Veriut ndodhet në një udhëkryq historik. Vendimi i pritshëm për statusin e gjuhës shqipe ka një rëndësi që tejkalon kuadrin juridik, pasi prek identitetin historik, kombëtar, mbijetesën kulturore dhe vetë natyrën e themeleve të shtetit.

Historia e gjuhës shqipe është një histori sfide dhe qëndrese. Mbijetesa e saj është një dëshmi e një populli që refuzoi asimilimin që përfshiu pjesën më të madhe të kontinentit. Ndërkohë që gjuhët e tjera në pjesën latinofolëse të Perandorisë Romake, (Portugali, Spanjë apo Francë) u romanizuan, shqiptarët e ruajtën me fanatizëm gjuhën e vet.
Për më shumë se dy mijëvjeçarë, shqipja mbijetoi perballë dallgëve të gjuhëve të mëdha perandorake, nga latinishtja e Romës te greqishtja e sllavishtja kishtare, nga turqishtja osmane te arabishtja.

Rëndësia e gjuhës shqipe shkon përtej funksionit komunikues. Shqipja është bartëse e një identiteti unik kulturor dhe historik. Jo më kot, poeti Pashko Vasa shpalli moton që nuk i gjen të dytë në planet: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Kjo thënie kumton se: identiteti shqiptar, i mishëruar nga gjuha, e tejkalon fenë, politikën dhe presionet/kercenimet e jashtme.

Kjo moto u shpreh më së miri në Kongresin e Manastirit të vitit 1908. Në Manastir u mblodhën intelektualë dhe patriotë shqiptarë për të standardizuar alfabetin e gjuhës shqipe, duke zgjedhur përfundimisht alfabetin latin.

Ky vendim i guximshëm, i marrë nën sundimin osman dhe përballë debateve e kundërshtimeve të ashpra, simbolizoi shkëputjen nga e kaluara dhe një hap drejt të ardhmes perendimore. Shqiptarët u bënë kombi i parë në botë, me shumicë myslimane, që përqafuan alfabetin latin. Ky vendim i marrë në Manastir jo vetëm unifikoi gjuhën, por edhe shenjoi Perëndimin si Yllin polar të shqiptarëve.

Në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe nuk është vetëm një gjuhë që e flet më së paku ⅓ e banorëve; gjuha shqipe është një shtyllë kushtetuese. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, i njohu shqiptarët si komb përbërës të shtetit. Kjo marrëveshje jo vetëm që i dha fund viteve të diskriminimit, por edhe sanksionoi parimin e barazisë gjuhësore dhe identitare.

Të vihet në diskutim sot statusi i gjuhës shqipe me artifice juridike do të thotë të vihet në pikëpyetje vetë themeli i Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik. Argumenti se shteti i përket njëlloj maqedonasve dhe shqiptarëve nuk është vetëm politik, ai është sa historik aq dhe moral.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për gjuhën shqipe nuk është thjesht një çështje juridike; ai është një provë e përkushtimit të vendit ndaj barazisë dhe unitetit. Shqiptarët kanë vuajtur mjaft, kanë luftuar gjatë, kanë derdhur gjak për të ruajtur gjuhën, edhe përballë sfidave në dukje të pakapërcyeshme.

Narrativa historike është e qartë: shqiptarët i kanë mbijetuar perandorive, sundime të huaja dhe konvertimeve fetare, por kurrë nuk e kanë braktisur gjuhën. Që nga njohja e rrënjëve të saj të lashta, deri te vendimi historik i Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ka qëndruar si emeruesi i perbashket i të gjithë shqiptarëve pavarësisht perkatesise fetare.

Gjykatesit e Gjykatës Kushtetuese tani përballen me një zgjedhje të thjeshtë. Ata ose mund ta nderojnë këtë histori duke konfirmuar statusin e barabartë të gjuhës shqipe, duke forcuar kështu themelet e një shteti multietnik; ose mund të kthejnë orën pas, duke ringjallur tensionet e vjetra dhe duke minuar jo vetëm progresin e arritur që nga Marrëveshja e Ohrit, por ndoshta vetë ekzistencën e shtetit.

Maqedonia e Veriut, fqinji ynë lindor ka vuajtur me dekada dhe ende po vuan, në rrugën e saj drejt BE për shkak të mos marrëveshjeve me fqinjet: me greket 30 vite bllokim sa i përket emrit dhe tani me bullgarët (mes të tjerash) edhe për çështje gjuhës. (Në udhëtimin e lodhshem dhe të gjate drejt BE-se, maqedonasit nuk kanë aleat më të mirë se shqiptarët, por nuk duhet ta marrin mirësinë per dobësi)

Siç na ka mësuar historia, gjuhët janë më shumë sesa fjalë; ato janë enet qarkulluese të identitetit. Dhe historia e gjuhës shqipe është një nga historite më të jashtëzakonshme të mbijetesës në historinë njerëzore.
Është një histori nga e cila Maqedonia e Veriut nuk duhet të trembet, por duhet ta përqafojë, sigurisht nëse dëshiron të ndërtojë një të ardhme të bazuar në barazi dhe respekt të ndërsjellë.
Ata që nuk mësojnë nga historia rrezikojnë të përsërisin gabimet.

Vjosa Osmani bisedon me Elon Musk në Paris- Malltezi nxjerr FOTO-n: Noc Rroku duke e parë me zili e urrejtje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka publikuar një foto në Facebook, ku dallohet Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke biseduar me miliarderin amerikan Elon Musk gjatë takimit në rihapjen e katredrales ikonike të Parisit, Notre Dame.

Gjithashtu në foto duket edhe kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, të ulur në tryezën ngjitur, të cilët janë duke i parë gjatë gjithë kohës, por me një vështrim aspak dashamirës, Osmanin dhe Musk.

Zmadhoni foton dhe shihni tek vija e kuqe Noc Rrokun duke pare me zili e urrejtje’, shkruan Malltezi. sn

 

Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës që pati javën e kaluar në Sarajevë ka dhënë një intervistë për mediat boshnjake.

Në një intervistë për televizionin Hayat , Kurti ka folur për nervozizmin në Republikën Serbe për shkak të vizitës së tij duke thënë se nuk e ka menduar për asnjë moment anulimin e kësaj vizite.

“Në asnjë moment nuk kam menduar të anuloj vizitën time në Sarajevë, në të cilën po kthehem pas gjashtë vjetësh dhe më pëlqen të vij në Sarajevë, sepse kam shumë miq këtu. Mendoj se reagimi nga Banja Luka tregon frikën dhe pamundësinë për të pranuar realitetin, ata nuk mund ta kuptojnë se Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i vetëm dhe unik. Unë mendoj se ashtu si Serbia që po bllokon Ballkanin Perëndimor, Republika Serbe gjithashtu bllokon BeH dhe mban të gjithë vendin peng për shkak të frikës së saj”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se është Serbia ajo e cila së bashku me Moskën mban peng gjithë Ballkanin.

“Në mënyrë identike dhe kjo mund të shihet në të gjitha konferencat ndërkombëtare, Serbia po e mban peng Ballkanin Perëndimor për shkak të Moskës dhe duan që i gjithë rajoni të jetë peng i tyre. Ata mbajnë gjithçka prapa, sepse e dinë se mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri dhe duan që ne të gjithë t’i dëgjojmë. Në të njëjtën mënyrë, Republika Serbe dëshiron që BeH të varet nga ajo dhe të jetë peng i saj”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se problemet që ekzistojnë në rajon dhe BeH janë shkaktuar nga regjimet e Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik – dy satelitëve të Rusisë.

Duke folur mbi asociacionin e komunave serbe, Kurti tha se kjo është dëshirë e Beogradit të ketë kontroll mbi etnitetin serb në Kosovë, të cilët do të kishin një president të vetin si një Dodik të vogël, duke e bërë Kosovën një shtet jo funksional.

“Ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka thënë Kurti duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po e kupton se Serbia dëshiron një gjë të tillë për të krijuar një lloj “Republikë Serbe Light”.

Kurti ka theksuar se serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë në Kosovë dhe jo 40 për qind sikurse pretendon Serbia.

“Më shumë ka shqiptarë në Serbi, nga Subotica deri në Preshevë, se serbë në Kosovë. Ka më shumë shqiptarë në Mal të Zi, sesa serbë në Kosovë”, ka theksuar Kurti./KP/

Rrëzimi i Bashar al-Assadit, një fund dramatik i një dinastie që sundoi për dekada me radhë

VOA Marrë nga Associated Press

Presidenti sirian Bashar al-Assad u largua nga vendi të dielën, një fund dramatik i luftës së tij gati 14-vjeçare për të mbajtur pushtetin, ndërsa vendi i tij u dërrmua nga një luftë brutale civile që u kthye në një fushë beteje për fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare.

Largimi i al-Assadit ishte në kontrast të plotë me muajt e tij të parë si president i fuqishëm i Sirisë në vitin 2000, kur shumë shpresonin se ai do të ishte një reformator pas tri dekadash të kontrollit të hekurt të babait të tij.

Vetëm 34 vjeç në atë kohë, okulisti i arsimuar në Perëndim ishte i apasionuar pas kompjuterëve dhe një njohës i mirë i teknologjisë, me një temperament të butë.

Por kur u përball me protesta kundër sundimit të tij që shpërthyen në mars 2011, Assad iu rikthye taktikave brutale të babait të tij në një përpjekje për të shtypur kundërshtarët. Ndërsa kryengritja u shndërrua në një luftë civile, ai nxorri ushtrinë në qytetet e kontrolluara nga opozita, me mbështetjen e aleatëve të tij: Iranit dhe Rusisë.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe prokurorët e akuzuan regjimin e al-Assadit për përdorim të gjerë të torturës dhe vrasjeve pa proces gjyqësor në qendrat e paraburgimit të drejtuara nga qeveria e Sirisë. Lufta ka shkaktuar vdekjen e gjysmë milioni njerëzve dhe ka zhvendosur gjysmën e popullsisë prej 23 milionësh të paraluftës të vendit.

Konflikti dukej se ishte ngrirë në vitet e fundit dhe qeveria e al-Assadit rifitoi kontrollin e pjesës më të madhe të territorit të Sirisë, ndërsa veriperëndimi mbeti nën kontrollin e grupeve opozitare dhe verilindja nën kontrollin kurd.

Ndonëse Damasku mbeti nën sanksione paralizuese perëndimore, vendet fqinje kishin filluar të pranonin realitetin e mbajtjes së vazhdueshme të pushtetit nga al-Assadi. Lidhja Arabe e pranoi përsëri si anëtare Sirinë vitin e kaluar dhe Arabia Saudite në maj njoftoi emërimin e ambasadorit të saj të parë që nga ndërprerja e marrëdhënieve me Damaskun 12 vjet më parë.

Megjithatë, realiteti gjeopolitik ndryshoi me shpejtësi kur grupet opozitare në Sirinë veriperëndimore në fund të nëntorit ndërmorën një ofensivë të befasishme. Forcat qeveritare kapitulluan me shpejtësi ndërsa aleatët e al-Assadit, të përfshirë në konflikte të tjera – lufta e Rusisë në Ukrainë dhe luftërat njëvjeçare midis Izraelit dhe grupeve militante të mbështetur nga Irani, Hezbollah dhe Hamas – nuk dukeshin të gatshëm të ndërhynin me forcë.

Fundi i sundimit të familjes Assad

Al-Assad erdhi në pushtet në vitin 2000 në një kthesë të fatit. Babai i tij kishte përgatitur vëllain më të madh të Basharit, Basilin, si pasardhësin e tij, por në vitin 1994, Basili u vra në një aksident automobilistik në Damask. Familja e solli Basharin nga Londra ku ai kishte një klinikë për sytë. Ai iu nënshtrua stërvitjes ushtarake dhe mori gradën e kolonelit për të pëmbushur kredencialet që një ditë të mund të merrte pushtetin. Kur Hafez al-Assad vdiq në vitin 2000, parlamenti uli me shpejtësi moshën minimale për presidentët nga 40 në 34. Ngritja e Basharit në postin e presidentit u çimentua nga një referendum kombëtar, në të cilin ai ishte i vetmi kandidat.

Hafez, një ushtarak, sundoi vendin për gati 30 vjet gjatë të cilave krijoi një ekonomi të centralizuar të stilit sovjetik dhe përdori një grusht aq rë hekurt ndaj kundërshtarëve sa sirianët kishin frikë edhe të bënin shaka për politikë me miqtë e tyre. Ai ndoqi një ideologji laike që kërkonte të eliminonte dallimet sektare, duke e vënë theksin tek nacionalizmi arab dhe imazhi i rezistencës heroike ndaj Izraelit. Ai formoi një aleancë me udhëheqjen klerikale shiite në Iran, konsolidoi dominimin sirian mbi Libanin dhe ngriti një rrjet grupesh militante palestineze dhe libaneze.

Bashari fillimisht dukej krejtësisht ndryshe nga babai i tij i ashpër. I gjatë dhe i dobët, ai kishte një natyrë të qetë dhe të butë. Pozicioni i tij i vetëm zyrtar përpara se të bëhej president ishte si kreu i Shoqërisë Siriane të Kompjuterëve.

Gruaja e tij, Asma al-Akhras, me të cilën u martua disa muaj pas marrjes së detyrës, ishte tërheqëse, me stil dhe me origjinë britanike. Çifti i ri, i cili pati tre fëmijë, dukej se shmangte luksin e pushtetit. Ata jetonin në një apartament në lagjen e pasur Abu Rummaneh të Damaskut dhe jo në një pallat madhështor si udhëheqësit e tjerë arabë.

Bashar Al Assad

Bashar Al Assad

Fillimisht kur mori detyrën, al-Assad liroi të burgosurit politikë dhe lejoi lirinë e shprehjes. Gjatë “Pranverës së Damaskut”, intelektualët e vendit mblidheshin për të diskutuar për artin, kulturën dhe politikën gjë, që ishte e pamundur nën kohën e babait të tij. Por pasi 1000 intelektualë nënshkruan një peticion publik duke bërë thirrje për demokraci pluraliste dhe liri më të mëdha në vitin 2001, dhe një grup u përpoq të formonte një parti politike, këto aktivitete u ndaluan nga policia e frikshme sekrete që burgosi dhjetëra aktivistë.

Përballë Pranverës Arabe, al-Assad u mbështet tek aleancat e vjetra për të mbajtur pushtetin

Në vend që të lejonte hapjen politike, al-Assad ndoqi rrugën e reformave ekonomike. Ai hoqi ngadalë kufizimet ekonomike, lejoi hapjen e bankave të huaja, u hapi dyert importeve dhe fuqizoi sektorin privat. Në Damask dhe qytete të tjera që ishin zhytur prej kohësh në mjerim, pati një bum qendrash tregtare, restorantesh të reja dhe mallrash konsumi. Turizmi u rrit. Në politikën e jashtme, ai vazhdoi linjën që kishte ndjekur i ati, bazuar në aleancën me Iranin dhe një politikë të ngulmimit për një kthim të plotë të Lartësive Golan të aneksuar nga Izraeli, megjithëse në praktikë al-Assad nuk u përball kurrë ushtarakisht me Izraelin.

Në vitin 2005, ai pësoi një disfatë të thellë me humbjen e kontrollit dhjetëvjeçar të Sirisë mbi Libanin fqinj pas vrasjes së ish-kryeministrit Rafik Hariri. Shumë libanezë akuzonin Damaskun se qëndronte pas vrasjes dhe Siria u detyrua të tërhiqte trupat e saj nga vendi ku një qeveri pro-amerikane erdhi në pushtet.

Luftëtar rebel

Luftëtar rebel

Në të njëjtën kohë, bota arabe u nda në dy kampe – njëri i përbërë nga vendet aleate të SHBA-së, të udhëhequra nga sunitët si Arabia Saudite dhe Egjipti, tjetri ku bënin pjesë Siria dhe Irani i udhëhequr nga shiitët me lidhje me Hezbollahun dhe militantët palestinezë.

Gjatë gjithë kohës, al-Assad u mbështet përgjithësisht tek e njëjta bazë si babai i tij: sekti i tij alavit, një degë e Islamit shiit që përbën rreth 10% të popullsisë. Shumë nga postet në qeverinë e tij iu dhanë brezave të rinj të të njëjtave familje që kishin punuar për babain e tij. Po ashtu ai përfshiu anëtarët e klasës së re të mesme të krijuar nga reformat e tij, përfshirë familje të shquara tregtare sunite.

Al-Assad gjithashtu u mbështet tek familja e tij. Vëllai i tij më i vogël Maher drejtonte Gardën elitare Presidenciale dhe ishte në krye të goditjes kundër kryengritjes. Motra e tyre Bushra ishte një zë i fortë në rrethin e tij të ngushtë, së bashku me bashkëshortin e saj, zëvendësministrin e Mbrojtjes Assef Shawkat, derisa ai u vra në një bombardim të vitit 2012. Kushëriri i Basharit, Rami Makhlouf, u bë biznesmeni më i madh i vendit, duke drejtuar një perandori financiare përpara një mosmarrëveshjeje që çoi në largimin e Makhloufit.

Al-Assadi gjithashtu i kishte besuar gjithnjë e më shumë role kyçe gruas së tij, Asma, përpara se ajo të njoftonte në maj se po i nënshtrohej trajtimit për leuçeminë dhe të largohej nga skena publike.

Kur shpërthyen protestat në Tunizi dhe Egjipt në vitin 2011, duke rrëzuar përfundimisht sundimtarët e tyre, al-Assadi mohoi se ekzistonte mundësia që e njëjta gjë të ndodhte në vendin e tij, duke këmbëngulur se regjimi i tij ishte në harmoni me popullin e tij.

Pasi Pranverës Arabe mbërriti në Siri, forcat e tij të sigurisë organizuan një goditje brutale, ndërsa al-Assad vazhdimisht mohoi se po përballej me një revoltë popullore. Ai fajësoi “terroristët e mbështetur nga jashtë” se po përpiqeshin të destabilizonin regjimin e tij.

Retorika e tij u mirëprit në shumë nga grupet pakicë të Sirisë – përfshirë të krishterët, druzët dhe shiitët – si dhe disa suni që i frikësoheshin perspektivës së sundimit nga ekstremistët sunitë edhe më shumë sesa sundimit autoritar të al-Assadit.

Ndërsa kryengritja u shndërrua në një luftë civile, miliona sirianë u larguan në Jordani, Turqi, Irak dhe Liban dhe në Evropë. Ishte ironike se si më 26 shkurt 2011, dy ditë pas rrëzimit nga pushteti të Hosni Mubarakut të Egjiptit nga protestuesit dhe vetëm disa ditë para se vala e protestave të Pranverës Arabe të përfshinte vendin e tij, al-Assad dërgoi një e-mail ku vinte në lojë refuzimin kokëfortë të udhëheqësit egjiptian për të dhënë dorëheqjen.

PESË DITËT HISTORIKE TË DHJETORIT 1990, SHËNIMET E NJË PROTAGONISTI TË LËVIZJES ANTIKOMUNISTE STUDENTORE Nga DR. MUJË BUÇPAPAJ

Nëse ndalemi për të parë thellë në histori 8 Dhjetori qendron i ndritshëm mes asaj vetmie të errët që kishte rënë si zi mbi shoqërinë shqiptare të fundit të vitit 1990.
Gjeneza revolucionare e datës 8 qendron pikërisht tek vrulli spontan i ideve që çuan brenda nje jave ne rrezimin e nje regjimi hafijesh dhe burgjesh politike thua se nuk kishte ekzistuar kurre. Dhjetori ka pasur qysh ne fillim dy rrjedha njeren pozitive te perfaqesuar nga mijera studente te drejtuar nga Hajdari dhe Berisha dhe tjetren negative te perfaqesuar prej te futurve te sigurimit dhe Alise.
Dhjetori u pergjak qysh ne oret e para te levizjes por edhe ne vazhdim. Shume ish-studenteve te Dhjetorit u vrane, u plagosen dhe torturuan ne vitet 1990-1992 si dhe gjate tete viteve te rikthimit te ish-komunisteve ne pushtet 1997-2005. Ish-komunistet kane neveri per 8 Dhjetorin.
Por çfare ka ndodhur ne dhjetor 1990? Le te shohim shenimet e mia dite pas dite, si një protoganist, si një përsonazh i asaj Levizje bashkë me Azem Hajdarin, Sali Berishën, Shenasi Ramën, Myftar Gjanën, Akli Fundon, Bardhyl Ukcamën, Arbër Ahmetajn, Gjin Prognin, Ukë Buçpapajn etj.
DATA 8
Tete Dhjetori eshte bibel e pershpejtimit te shqiptareve drejt perparimit. Nese ajo date qendron e ftohet dhe e larget pas 33 vjetesh ashtu si edhe heroi i saj i mbuluar me dhe te lagesht nga shirat diku ne periferi te Tiranes, kjo nuk eshte faji i saj. Nëse kjo datë ndjehet e trishtë dhe gati e tradhëtuar nga deformimet që ka pësuar demokracia shqiptare 32 vjet më vonë dhe vetë Partia Demokratike që doli nga kjo levize, përsëri nuk është faji i tetë dhjetorit, por i atyre që morën fuqinë prej saj.
Data Tetë, si dita e parë e pluralizmit prapë qendron e pacenueshme se bashku me thirrjet dhe brohoritjet per liri, madje gati e paprekshme se bashku me idete qe do te lindnin prej saj. Une më poshte do te jap nje kalendar te ngjarjeve nga tetë deri me dymbedhjete dhjetor per te pare sipas shenimeve te mia por edhe te personazheve te kesaj levizje se ku del e qarte historia dhe ku ajo humbet. Ku përvetësohen merita të paqëna kur në mënyrë qesharake vihen kurorë në trupin e saj të vdekur. Pluralizmi politik, merita kryesore e 8 dhjetorit 1990, ka pësuar tronditje, demokracia është deformuar drejt një sistemi njëpartiak, zgjedhjet politike nuk japin më rezultatin e vertetë dhe vetë demokracia është shndërruar në një fjalë mashtruese.
Megjithatë unë kam qënë besnik ndaj asaj date, si protoganist, si student pasuniversitar që isha në atë kohë dhe njëri prej poetëve dhe publicistëve më të njohur të brezit tim, por edhe si një intelektual që nuk kam bërë kompromise me të vertetën dhe demokracinë.
***
Rreth ores 20.00-21.00 te 8 dhjetorit kur studentet konviktore te Inxhinierise Mekanike, Elektrike dhe te Gjeologjise kane lene godinat e tyre dhe i jane afruar sheshit perpara drejtorise se Qytetit Studenti per ta ka qene e frikshme. Por kur 100-150 studente te ketyre degeve te lodhur nga nje diskriminim ekonomik kanë kerkuar ashtu ne gjysmerresire fajtorin e vuajtjeve te tyre per te dale pak me vone tek sistemi i gjerave te mbrapshta te regjimit, historia ka levizur perpara. Ata kane filluar te kendojne kengen e njohur “Mjaft ne roberi, o e mjera Shqiperi”, si dhe kane hedhur disa parulla ekonomike etj. Kur studentet jane shtuar ne rreth 400 vete kane marre rrugen drejt sheshit te mensave te reja qe me vone do te quhej sheshi “Demokracia”. Aty jane ndalur dhe kane veshtruar njeri-tjetrin. Ata duke e ndjere se e keqja mund t’u vinte nga dikush dhe nga brenda vetes kane leshuar nje nga thirrjet me te zakonshme per nje revolucion per nje kryengritje “Poshte spiunet”!. Qyteti Studenti i cili kishte dite qe shkembente letra dhe peticione me Kryeministrin Adil Carcani per shkak te pakenaqesive rreth trajtimit te tyre dhe kushtet mizerje te banimit, ishte vene nen mbikeqyrje te rrepte të organeve të sigurisë së regjimit. Sapo studentet dolen ne qender te qytezes se tyre me siguri kujdestaret, administratoret dhe spiunet vullnetare te godinave dhane alarmin lart ne qeveri. Ndersa studentet kane filluar te shtohen kane marre ecjen per tek godina nr. 14. Aty rreth ores 10.30-11.00 e nates per here te pare me turmen eshte bashkuar edhe studenti nga Tropoja Azem Hajdari. Ne momentin kur ky student i vitit te trete te Filozofise ka hipur mbi nje bordure apo mbi nje vazo betoni per t’u folur shokeve te vet, levizja ka marre nje karakter më të organizuar. Ajo tashme do te kishte nje koke dhe ky do te ishte studenti energjik Azem Hajdari. Historia tashme kishte ndryshuar. Ai qysh ne kete moment do te demonstronte dhuntite e nje udheheqesi dhe organizatori te madh. Azemi nuk do ta linte qe te shuhej ne asnje cast dhe ne asnje rrethane protesta. Dritat, uji, ushqimi dhe kushtet ekonomike ne teresi i kishin nxjerre ne rruge keta njerez, ndersa Azem Hajdari do t’i drejtonte ata drejt shembjes se sistemit. Rreth ores 11.00 te nates grumbulli i studenteve eshte ndalur perpara godinave numer 11-të dhe 12-të, te vajzave. Ne keto çaste shume vajza kane zbritur per t’u bashkuar me shoket e tyre bashkëstudentë. Kujdestaret e rrepta jane kujdesur qe t’i ndalojne ato, por nuk kane mundur. Ne fillim Alma Bendo dhe pas saj edhe shume te tjera kane rene poshte te varura per carcafësh. Tani protestuesit jane ndjere me mire. Kur grumbulli i studenteve do te arrinte ne rreth 1500 vete dikush ne gjysmerresire duke marre zemer edhe nga vrulli i studenteve ka hedhur nje ide te guximshme. Te shkojme dhe te demonstrojme ne sheshin Skenderbej ka thirrur ai. Sic ndodh ne te tilla raste disa e kane kundershtuar duke thene se eshte me mire qe te demonstrojne ne Qytetin “Studenti”, por kane fituar me kembengulesit ata qe do te udhehiqnin studentet drejt sheshit “Skenderbej”. Kishte kaluar ora 11.00 e nates kur grumbulli i studenteve me ne krye Azem Hajdarin eshte nisur ne drejtim te qendres se Tiranes duke pershkruar rrugen “Budi”.
NDESHJA E PARE ME SISTEMIN
Ne hyrje te Qytetit Studenti kishte dale nje rreth policesh. Ata i ndalen studentet duke u bere thirrje qe te ktheheshin ne dhomat e tyre. Ketu eshte percaktuar edhe fati i Revolucionit te Dhjetorit. Nese studentet do te thyheshin nga kjo toge policesh dhe civilet e sigurimit, gjithcka do te kthehej drejt erresires se sistemit. Po nuk ndodhi keshtu. Ata kane zgjedhur te shkojne perpara. Ata kane zgjedhur mes dy alternativave njeren, ate me te veshtiren, me heroiken. Ne nje regjim diktatorial sic ishte ai i Shqiperise staliniste ne ato caste studentet mund te kene zgjedhur vdekjen, torturen, burgun ose kampin e perqendrimit. Ata nuk kane pasur shume kohe per t’u menduar rreth ketyre gjerave dhe kjo duhet pare si nje avantazh per vendimin e tyre. Studentet kane kryer nje veprim te vullnetshem dhe kane shkuar perpara. Ata kane zgjedhur siç del me vone lirine dhe kjo ka qene vlera e pare dhe perfundimi i pare i Levizjes se Dhjetorit. Projekti i nje sistemi te ri dukej se po lindte dalengadale. Studentet nuk jane thyer. Ata kane kerkuar qe dikush nga qeveria te vije dhe te bisedoje me ta. Rreth ores 11.30 ka ardhur vete Skender Gjinushi ish-minister i Arsimit. Zbritja nga makina dhe thirrja e tij se “Çfare kërkoni”? “Te cilit fakultet jeni”? “Pse jeni mbledhur”? etj., kane terhequr vemendjen e studenteve. Disa e kane njohur menjehere pasi e kishin pasur pedagog.
Në rrugën në afersi te kopshtit dhe cerdhes se lagjes kishte mbërritur gjithashtu edhe Pirro Kondi sekretari i pare i Komitetit te Partise se Tiranes. Studentet u jane pergjigjur te dyve ne menyren e tyre vendosur dhe pak te nervozuar se duan te ecin perpara dhe se nuk kishin ndermend te largoheshin si burracakë. Masa e studenteve kishte vendosur te marshonte ne menyre te pandalshme. Ata ishin bartes te lirise ndersa ajo toge policesh te mjere nje ngaterrese e vogel, nje shkak i mire per te ndezur gjakrat dhe te provuar vendosmerine e levizjes. Studentet nuk kane pranuar te shperndaheshin, sic u eshte kerkuar, por jane nisur drejt Sheshit “Skenderbe”. Gjithe skena tani zhvillohet tek cerdhja e femijeve që ka dy degëzime, njëra të con shkurt per tek Liceu Artistik dhe tjetra për në Rrugen e Elbasanit dhe pastaj drejt qendres se Tiranes. Aty eshte pare nje gardh tjeter policesh me skafandra qe tundin shkopinjte e gomes ne ajer. Studentet me siguri kane pasur nje prirje per te ecur, por shfaqja e skafandrave dhe e ushtareve pak me tutje i ka detyruar qe te ndaleshin. Të pakten sa te benin nje plan me njeri tjetrin. Studentet duke e parandjerë ate qe u kanosej kane thirrur: “Nuk duam si ne Kosove”. Aty ka filluar te hidhej edhe ndonje parulle me karakter politik. Ne keto kushte mendimi i studenteve ka qene se duhej biseduar me Presidentin Ramiz Alia me mendimin se vetem ai mund te bente dicka. Rreth ores 12.00 te nates hipur mbi nje makine te larte usshtarke ka ardhur ministri i Brendshem Hekuran Isai. Ai sapo ka zbritur ka thirrur: “Çfarë ka ndodhur, çfarë kerkoni ju studentet” etj. Ministri Isai ka bashkebiseduar me studentet. Ata te gjithe ishin te prere ne kerkesat e tyre. Tashme ata ishin aktorë te nje historie te re qe po lindte pas disa ndalesave te perkohshme qe do te pasonin keshtu deri me daten 12-të dhjetor. Pas rreth nje ore Isai u ka komunikuar studenteve se Ramiz Alia pret ne takim nje perfaqesi tuajen. Alia kishte kerkuar nje perfaqesi prej 10-15 studentesh dhe keta te fundit aty per aty nuk kane vonuar ta nxjerrin ate. Zgjedhja eshte bere thuajse spontane dhe ne krye te delegacionit ka qene Azem Hajdari. Rreth ores 1.00 te mesnates perfaqesia e studenteve e perbere prej 13 vetesh eshte nisur ne nje makine per te zhvilluar bisedimet e para me Ramiz Aline. Takimi i studenteve me Presidentin komunist eshte bere ne nje nga sallat e Universitetit te Tiranes ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike-Elektrike. Pervec Alise ne takim merrte pjese edhe Xhelil Gjoni. Sipas deshmitareve Alia u ka kerkuar studenteve te deklaronin kerkesat e tyre dhe ata per here te pare jane gjendur te papergatitur. Ai si nje hileqar i madh kerkonte te dinte qellimet e tyre projektet e tyre. Nuk do pyetje se ata po kerkonin lirine e tyre dhe per momentin sic do te thoshte me vone Azem Hajdari per te shkuar deri atje u besonin me shume shesheve se sa disa letrave qe ata i quanin thjesht burokratike.
Ndoshta nje filozof ka pasur te drejte kur shkruante se individi nuk ka nevoje te di se si do ta perdore lirine ai deshiron vetem ta flake tutje zgjedhen. Megjithate keta studente guximtarë kishin nje projekt ne kokat e tyre dhe Azemi si gjithnje i ka dale zot kesaj pune duke premtuar se shume shpejt do t’i shkruanin kerkesat e levizjes dhe do t’ia dergonin. Ata kishin vendosur te flaknin tutje zgjedhen. Ramiz Alia u ka deklaruar studenteve se kerkesat tuaja do te plotesohen por ka vene si kusht kthimin ne mesim dhe dhenien fund te demonstratave. Eshte folur gjithashtu edhe per nje takim qe mund te behej te marten. Heqja dore nga demonstratat ka qene nje kerkese torturuese per Azem Hajdarin dhe per studentet, ata megjithate jane larguar nga bashkebiseduesi i tyre per te bere planet me shoket e tyre qe prisnin tek rruga Budi ne te dale te Qytetit Studenti. Ndersa dialogu i perfaqesise se kryesuar nga Azemi me Ramiz Aline eshte zhvilluar ne pamje te pare normal dialogu mes studenteve qe prisnin delegacionin dhe sampisteve ka qene disi ndryshe. Gjate kohes qe studentet prisnin kthimin e delegacionit nga bashkebisedimi, atyre u eshte bere presion qe te shperndaheshin. Ata nuk kane pranuar. Ne nuk levizim pa ardhur shoket tane, kane deklaruar studentet. Atyre u eshte bere presion edhe nga njerez pa uniforma qe te shperndaheshin dhe situata po evoluonte. Tashme forcat e policise ishin afruar deri disa hapa bashkë me disa furgonë, kuptohet si nje mjet presioni. Perfaqesia eshte kthyer rreth ores 1.20 te nates. Azem Hajdari u ka thene studenteve se Ramiz Alia do t’i priste edhe njehere tjeter, por nuk ka mundur te jepte te tjera sqarime. Ndersa Hekuran Isai po u kerkonte studenteve qe te ktheheshin ne konvikte deshmitaret kane treguar se pa mbaruar mire fjalen ministri, nje oficer bertet sikur gjoja i kane vjedhur pistoleten. Ata kane kerkuar nje shkak per t’iu versulur studenteve qe ishin ngritur gisht kunder regjimit dhe e kane shpikur atë po ne vend. Dikush ka dhene nje urdher me radio dhe mbi studentet ka filluar masakra.
Forcat e policise speciale i kane rrahur studentet perfshire edhe vajzat ne nje menyre barbare. Me siguri ata tashme kane menduar se gjerat nuk mund te ndreqeshin me nje revolucion social, por vetem me nje ndërrim sistemi. Prej stuhise se shkopinjve, studentet jane shperndare. Nje pjese eshte strehuar ne pallatet aty afer, nje pjese eshte rigrumbulluar ne sheshin Demokracia. Aty studentet kane vendosur qe te mblidheshim perseri per te protestuar kunder autoreve te vertete qe perdoren dhunen kunder studenteve. Ne ate nate te zakonshme dhjetori e cila sa vinte e po freskohej rreth ores 2 te mengjesit eshte rene dakord qe rreth ores 7.30 te gjithe perfaqesuesit e fakulteteve te mblidheshin tek mensa e vogel per te percaktuar platformen e veprimeve qe do te ndermerrnin. Studentet kane vazhduar te qendronin jashte. Rreth ores tre te mengjesit dikush qe kishte mundur te siguronte Karten e Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ka filluar qe ta lexoje perpara studenteve protestues. Elementet e nje ideologjie te re filluan te edukoheshin. Ky ishte vetem fillimi i shpjegimit te demokracise ate mengjes prej nga pritej te vazhdonin perpjekjet per legalizimin e pluralizmit politik. Ata ishin te gjithe studente konviktore, por ishin te gjithe heronj. Tirana nuk ka pasur mundesi t’i ndihmoje ate nate te vrenjtur per vete spontanitetin e fillimit te protestes dhe rrethanat e saj. Ata do te vinin vetem ne ditet ne vazhdim.
NENTE DHJETORI NJE DATE TJETER E HISTORISE
Çfare do te ndodhe me pas? Kjo ka qene pyetja qe ka stermunduar studentet protestues me 9 dhjetor te cilet kishin guxuar te sulmonin shtetin e diktatures se proletariatit nje nate me pare. Studentet apo drejtuesit e tyre me ne krye Azem Hajdarin kane filluar te mendojne per perplasjen e madhe. Duhet thene se ne kete kohe nuk ka pasur bartes te autorizuar per te sulmuar rregullin tragjik te gjerave te sistemit. Ka pasur vetem spontanitet. Keta njerez ishin antikomuniste dhe te dielen me 9 dhjetor preokupimi kryesor i tyre ka qene qe te beheshin shumice. Per kete ata duhet te dilnin ne sheshin “Skenderbej” me shprese se do te gjenin perkrahjen e Tiranes e cila deri tani kishte veshtruar dhe heshtur. Nje ngarkese frike mbi 46-vjecare, e mbante akoma larg levizjes studentore, më saktë protestës së tyre. Nga ora 8-9 e mengjesit studentet konviktorë por edhe te tjere te pakte nga Tirana si dhe pedagoge jane grumbulluar ne sheshin Demokracia. Aty eshte vendosur qe te marshonin drejt qendres së Tiranes. Ne oren 9-te mengjesit ka filluar Levizja e Studenteve me ne krye Azem Hajdarin. Kjo ishte nje perpjekje madheshtore per te integruar Tiranen ne revolucionin studentor ne menyre qe regjimi te mos i izolonte, te mos i thyente me metodat e tij te hekurta te dhunes. Duke qene te rrethuar dhe nen mbikeqyrjen e forte te regjimit studentet kesaj radhe nuk kane zgjedhur rrugen “Budi” si nje rruge ters ku u perplasen nje nate me pare me policine. Ata kane marre rrugen tjeter në drejtim të Kinoklubit “Studenti”, nga Fakulteti Histori Filologji, pra rrugen e Elbasanit qe te çon drejt qendres se Tiranes. Rreth ores dhjete ne afersi te Shkolles se Mesme Artistike e njohur ne Tirane si Liceu, protestuesit kane hasur ne nje gardh te trefishte policesh, forcash speciale te nderhyrjes se shpejte, sigurimsash te veshur civilë dhe makinash ushtarake. Rruga ishte nderprere. Studentet kane filluar te hidhnin parullat: “Nuk duam si ne Kosove”, “Hiqni policine”, “Nuk duam dhune”, “Jemi per paqe” etj. Aty eshte hedhur per here te pare sllogani “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Ky sllogan ngjante teper sfidues ne gojen e studenteve te rrethuar nga kordone policesh. Komunikimi me policine ka qene i prere. Studentet kane deklaruar se i kerkonin Ramiz Alise te bente publik personin qe kishte urdheruar qe te perdorej dhuna ndaj tyre nje nate me pare, per ndryshe marshimi i tyre do te ndalej vetem ne sheshin “Skenderbej”. Levizja eshte si puna e historise. Aty ku duket se gjithcka mund te marre fund, ajo rilind. Studentet po tregonin vullnet te forte. Njeri prej tyre u thote shokeve per rreth se kemi me vete edhe pedagogë. Kur studentet kane kthyer koken nga fundi i demonstruesve afer gardhit te hekurt te ambasades Italiane, sot ndertesa e ambasades Amerikane ata dallojne pedagogun e tyre prof. Sali Berisha si dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj.
BERISHA I PARI NGA INTELEKTUALET SHQIPTARE QE BASHKOHET ME PROTESTAT E STUDENTEVE
Berisha ishte nder te paret intelektualë shqiptarë me reputacion mbarekombetarë dhe evropian qe u bashkohet protestave studentore. Siç shprehet studiuesi i shquar Elez Biberaj tek libri i tij “Shqiperia ne tranzicion”, intelektualet deri ne ate kohe ishin mosdashes ndaj nje ballafaqimi te hapur me regjimin ndaj veprimtarive antiqeveritare. Pavaresisht pse Berisha dhe Pashko ishin shfaqur si intelektualë te prire per reforma vetem te rinjte ishin te gatshem per t’u perleshur me qeverine vëren ai. Ne kete kohe Berisha ishte bere nje figure e njohur per shkak te konfrontimit me Ramiz Aline ne nje takim qe ky i fundit kishte mbajtur me intelektualet ne gusht 1990. Por edhe per shkak te artikujve te tij te cilet, sic shkruan edhe Biberaj, kishin provokuar pluralizmin politik. Siç ka thene vete Azem Hajdari ne te gjalle te tij te gjithe studentet kishin gjetur tek Berisha njeriun me vizion, mbrojtesin e palekundur si dhe ideatorin e madh. Berisha siç duket kishte zgjedhur perfundimisht qe te dilte hapur kunder regjimit. Ne fakt ai qysh ne takimin e gushtit ishte dalluar prej intelektualeve te tjere ne konfrontimin me Presidentin komunist Alia, nderkohe qe Kadare dhe Pashko paten heshtur apo paten refuzuar te shkonin me tutje. Por ndersa gjendja ne vend vinte duke u perkeqesuar regjimi nuk po thyhej bile as nga kolapsi i plote ekonomik dhe as nga kushtet qe i kishte vene komuniteti nderkombetar pas ngjarjes te 2 Korrikut 1990, ku rreth 5000 te rinj te Tiranes paten hyre ne ambasadat perendimore. Ata i paten dhene nje te goditur te forte sistemit te hekurt, por dhe terhequr vemendjen e Perendimit rreth asaj qe po vazhdonte te eksperimentohej ne Shqiperi.
Ne pranvere te vitit 1990 Berisha pati dhene nje interviste per gazeten “Drita”, organ i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise e cila u konsiderua mjaft liberale apo e avancuar per kohen. Nepermjet kesaj interviste dhene gazetarit te njohur te “Drites”, Skender Buçpapaj ai pati hedhur ide te guximshme te cilat nuk paten kaluar pa nje debat te forte ne opinionin publik ne teresi dhe vecanerisht ne radhet e rinise shkollore. Autori i intervistes pati befasuar rrethet intelektuale dhe artistike te Tiranes jo vetem per idete e avancuara politike, por edhe per kulturen sfiduese qe prezantonte ai. Berisha dha te kuptohej nepermjet kesaj interviste se ishte jo vetem nje njohes i mire i tendences per ndryshim te shpirtit kombetar por edhe i kultures dhe politikes perendimore, i te drejtave te njeriut dhe hapjes, elemente keto per te cilat kishte nevoje shoqeria shqiptare pas rreth 46 vjeteve diktaturë. Ne shtator 1990 Berisha kishte botuar nje tjeter artikull ne gazeten “Bashkimi” ku bente thirrje per pluralizem politik. Ai u drejtohet intelektualeve me apelin qe te mbeshtesnin demokratizimin e vendit. Nderkohe qe Kadare largohet nga Shqiperia, duke shpallur me 25 tetor 1990 azilin e tij politik ne France me shpresa te thyera per nje premise pluralizmi politik ne Shqiperi, Berisha vendos te luftoje deri ne fund me diktaturen. Ne nentor 1990 ai boton nje tjeter artikull tek gazeta “Zeri i popullit”, ne te cilin shprehet se vendit i duhet pluralizmi politik dhe jo pluralizmi i ideve sic kishte deklaruar Ramiz Alia. Ne kete menyre pedagogu i shquar shqiptar Sali Berisha ishte bere interpreti me i besueshem i shqiptareve per liri dhe demokraci. Atij i kishte munguar deri tani vetem masa e njerezve revolucionare per te ndertuar idetë e tij dhe pikerisht tani e kishte gjetur tek proteata studentore. Prandaj edhe gjendej ne mes te tyre. Ai ishte nje nga ata qe besonte se fati i historise mund te ndryshonte ne te mire per shqiptaret. Ai ishte njeriu qe i duhej ketij revolucioni te madh. Studentet pasi pane vendosmerine e tij, e pranuan ate ne shtabin e drejtimit te demonstratave. Biles e kishin kerkuar ate si edhe disa pedagoge te tjere qysh me 8 dhjetor kohe kur ai do te kthehej nga nje sherbim jashte shtetit. Disa pedagoge nuk pranuan t’u bashkengjiteshin studenteve te tyre per shume arsye, por Sali Berisha nuk ishte nga ata qe do te fshihej kur studentet e tij i kishin shpallur lufte regjimit.
Berisha do te gjente nje mirekuptim dhe mbeshtetje tek studentet jo vetem per faktin se ai ishte konfirmuar si nje opozitar real i regjimit por dhe si nje intelektual i shquar i cili kishte bere thirrje publike per ndryshime. Nga ana tjeter ne shtabin kryesor te drejtimit te protestave siç verejne edhe te tjere studiues, pervec Hajdarit gjendet edhe nje grup i madh studentesh nga vendlindja e tij Tropoja si Bardhyl Ukcama Arber Ahmeti, Gjin Progni, Afrim Krasniqi, Ilir Dizdari, Leonard Basha, Izet Haxhia, Abdyl Matoshi, Arben Gabraj, Mhill Geci, si dhe nje numer akoma me i madh studentesh nga veriu antikomunist si Shinasi Rama, Arben Broci, Arben Lika, Tefalin Malshyti, Myftar Gjana, Ndue Lugja, Arben Cejku, Edi Paloka etj. Te gjithe drejtues protestash ne fakultetet e tyre. Ne te njejten kohe ne Universitetin e Shkodres, atehere Instituti i Larte Pedagogjik pervec studentit te Historise Flamur Buçpapaj qe ishte vene ashtu si Azem Hajdari ne Tirane ne krye te levizjes studentore antikomuniste te ketij universiteti, ne kete levizje ishin edhe te tjere studentë nga vendlindja e Berishes si Ismet Pali, Nazmi Peka, Alma Sula, Ilir Seci, Ise Doci, Perparim Hyka etj. Duke iu rikthyer perseri levizjes studentore ne Tirane ajo qe verehet tani eshte se Berisha qysh ne kontaktet e para i nxiti studentet te vazhdonin demonstratat e tyre paqesore duke i bindur ata qe te fusnin ne peticionin e ardhshem edhe kerkesen per pluralizem politik. Nuk do pyetje se ne ate fillim studentet nuk kishin kerkesa te qarta. Ato grupoheshin ne kerkesa kryesisht me karakter ekonomik dhe deri tek kerkesa per krijimin e nje shoqate te pavarur te studenteve dhe intelektualeve te rinj. Qysh ne kete kohe regjimi dhe Presidenti Alia u perpoqen qe te perdornin reputacionin e Berishes tek studentet i cili po demonstronte bashke me ta, qe te ndermjetesonte duke perdorur kete influence te dukshme ne menyre qe te bindte studentet qe t’i jepnin fund bojkotit te mesimit. Ne kete menyre Alia mendonte se bashke me pushimin e protestave do te ishte ai dhe njerezit e tij qe do t’u vinin kushtet e vazhdimit te lojes politike dhe jo studentet. Me kete veprim ai mendonte te siguronte dy gjera: Se pari te kishte ne anen e vet radhen e levizjeve, siç i interesonte atij dhe se dyti te kontrollonte protestat e studenteve te cilet ne oret qe pasojne do te radikalizonin veprimet dhe kerkesat e tyre.
RIKTHIMI TEK DEMONSTRATA OSE IDETË MBIZOTERUESE TË LIRISË
Nuk ka ne bote ide me mbizoteruese se sa ideja e lirise. Studentet dhe pedagoget e tyre kishin filluar te mendonin rreth nje shoqerie qe akoma nuk ekzistonte. Megjithate atyre u duhej qe te shtrinin per toke kete mur policesh te regjimit qe kishin perpara dhe te dilnin ne shesh per t’u bashkuar me Tiranen. Deri tani Tirana kishte heshtur. Vetem pak lajme ishin marre vesh nga opinioni rreth saj çfare kishte ndodhur nje nate me pare ne rrugen Budi, ku gjaku i studenteve ishte akoma i pathare. Te nesermen me 9 dhjetor gazeta e Partise se Punes Zeri i popullit kishte publikuar vetem nje lajm te shkurter te ATSH-se rreth disa pakenaqesive ekonomike te cilat kishin çuar ne protesta nje grup studentesh konviktore dhe kaq. Ne kete kohe edhe shumica e intelektualeve ishin te frikesuar. Idete e tyre akoma nuk u ishin nenshtruar shqyrtimit publik ballafaqimit te hapur popullor, nderkohe qe regjimi pergjonte dite e nate mbi ta. Ardhja e Sekretarit te Pare te BRPSH-se Lisien Bashkurti per te biseduar me studentet u ka dhene rast atyre per te perseritur kerkesat. Bashkurti me vone do te merrte teresisht anen e studenteve duke u bere pjese e opozites politike kunder regjimit monist dhe luajtur një rol të madh në levizjen demokratike.Nga ana tjetër veglat e regjimit kishin në plan të izolonin protesten studentore duke ja ndërprerë rrugën që të dërgontë në qender. Pak orë me vonë mijëra tifozë do të dilnin nga stadiumi Qemal Stafi ku do të luhej ndeshja Tirana-Partizani dhe regjimi kishte frikë që ata do të mund t’i bashkoheshin atyre në protestën antiregjim.
Pas rreth dy orësh forcat e policësë dhe ato speciale kanë ndërhyrë brutalisht kundër studentëve protestues të cilëit i kishin vendosur vajzat në fillim, me shpresë që policia nuk do të përdorte dhunë të ekzagjeruar.
Qindra studentë kanë mbetur të rrezuar nga dhuna, përfshirë edhe vajzat. Njëri prej protestuesve student thuhej se kishte ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, por sic doli më vonë u kishte mbijetuar plagëve. Dr. Sali Berisha do të merrte anën e studentëve të tij, ai u dha ndihmen e parë dhjetra studentëve të plagosur dhe u interesua në sptalin e Tiranës për studentët e plagosur.
STUDENTËT FITOJNË MBI DIKTATURËN
Natën e 9 dhjetorit 1990 “Në atë muzg me shi, mencat nr.7/1 dhe 7/2 zienin nga studentë, punëtorë, intelektualë si dhe të futur të regjimit, të cilët bënin si zakonisht punën e hafijes. Ata përpiqeshin të inçizonin, të shënonin ndonjë emër apo copë bisede dhe atëherë kur të gjitha këto bëheshin të pamundura, ata bënin sforcimin e fundit për të mbajtur mend ndonjë gjë nga ato që thuheshin kundër regjimit si dhe autorët e tyre.
Nëse është folur ndokund në botë më me pasion për vlerat e pluralizmit dhe të shoqërisë civile, shkallët përpara mencave të reja në “Qytetin Studenti”, qenë tribunat më fisnike të tolerancës, bësnikërisë ndaj idealeve dhe arsyes. Gjithçka e historisë 50-vjeçare aty është rishikuar, biles shqyrtuar. Azem Hajdari, i cili ishte shndëruar tani në një idhull të mijëra shqiptarëve, e drejtonte këtë leksion demokracie me një madhështi të lindur, si një hero i epikës. Ai ndihmohej nga Shenasi Rama, Tefalim Malshyti, Myftar Gjana, Arben Broci, Blendi Gonxhe, Akli Fundo, Petrit Dizdari, Bardhyl Ukcama, Arbër Ahmetaj, Arben Lika, Arben Sula, Alma Bendo, Gjin Progni , Alban Bala, Spiro Curra etj. Sot, është vështirë të kujtosh dhe të sjellësh në këtë shkrim pamjen e atij qyteti të ndezur nga shpresat. Atë lumturi, e cila vinte në kontrast me ngjyrën e errët të shiut të dhjetorit, si dhe zinë që kishte rënë në zyrat e KQ të PPSH-së. Studentët kishin parë një ëndërr profetike dhe kjo do të hynte në histori si legjenda e Dhjetorit. Edhe kur Azem Hajdari do të vritej rreth 8 vjet më vonë ose 12 Shtator 1998, legjenda e pluralizmit nuk do të vdiste kurrë. Në atë muzg me shi, mencat nr.7/1 dhe 7/2 zienin nga studentë, punëtorë, intelektualë si dhe të futur të regjimit, të cilët bënin si zakonisht punën e hafijes. Ata përpiqeshin të inçizonin, të shënonin ndonjë emër apo copë bisede dhe atëherë kur të gjitha këto bëheshin të pamundura, ata bënin sforcimin e fundit për të mbajtur mend ndonjë gjë nga ato që thuheshin kundër regjimit si dhe autorët e tyre. Oratorët ngjiteshin sipër tavolinave, lëshonin ndonjë thirrje apo sllogan, ndërsa ata më të durueshmit edhe ndonjë fjalin të shkurtër.
Azem Hajdari mbizotëronte sallën me fuqinë e zërit dhe të argumentit, ndërsa në anën tjetër me një grup studentësh ishte pëdagogu dhe aktori i njohur Arben Imami i cili i është bashkuar me pasion protestës studentore. Thirrjet vazhdonin gjatë, ta gjitha ishin kundër sistemit dhe pro demokracisë. Pasi kishte lënë Tiranën e heshtur rreth së cilës vigjilonin ushtarë dhe kalecë të sigurimit, të hyjnë në këto menca të dukej se kishte hyrë në një tjetër botë. Ata ishin të vendosur dhe optimistë. Nga të gjithë ato që duheshin ribërë në këtë vend ata ia kishin filluar drejt ose më saktë nga forma e sistemit, pra nga ndryshimi i tij. Ajo ishte një lëvizje revolucionare, por gjithsesi edhe një lëvizje humanitare. Tani, regjimi ishte një pakicë dhe nuk do pyetje se po përmbysej nga shumica e qytetarëve të këtij vendi, nga këta studentë të kequshqyer, të varfër dhe të veshur po kaq keq. Ata kishin qenë deri tani anëtarë të një shoqërie garnizon dhe tani ishin rebeluar. Puna e tyre ishte jashtëzakonisht e vlefshme. Argumentet e Azemit ishin të drejtpërdrejta dhe bindëse. Ai shprehte vullnetin e këtij populli për ndryshim dhe vullneti i tyre ishte për liri dhe demokraci. Përtej këtij termi nuk ishte parajsa, ata e dinin mirë se atje fshihej edhe rreziku, edhe kaosi i inspiruar nga PPSH. Siç doli më vonë, në anën tjetër në KQ të PPSH-së, diktatori Alia dhe njerëzit e tij po bënin planet për të shtypur protestat me tanke. Në fund ka filluar mendimi për të dërguar atje studentët e Shkollës së Lartë të Oficerëve. Do të ishte vërtet një kënaqësi për Alinë dhe të tjerë kriminelë rreth tij, sikur studentët ushtarakë të mos kishin kuptuar kurthin.
Nuk është e lehtë për t’u kuptuar se çfarë do të kishte ndodhur sikur oficerët e ardhshëm të kishin pranuar rolin e mercenarit të ulët dhe të kishin shtypur me gjak revoltat e moshatarëve të tyre. Por ata kanë hedhur poshtë armët. Ata nuk kanë zbatuar kushtetutën e diktatorit Hoxha, por i janë bindur kushtetutës së lirisë të protestave të “Qytetit Studenti”. Ata jo vetëm që nuk shkuan për të shtypur revoltën, por fshehurazi shumë prej tyre u veshën civilë dhe hynë në mes të studentëve. Në këtë kohë Azem Hajdari i ka lajmëruar studentët për ardhjen e përgjigjes së Ramiz Alisë. Shefi i komunistëve shqiptarë ishte dakort që të takohej me një përfaqësi të studentëve tek Pallati e Sportit “Partizani” me rreth 3000 studentë të zgjedhur nga të gjitha fakultetet. Studentët vërtet ishin mjaft paqësorë, por nga ana tjetër ishin edhe tepër radikalë. Ata do të kishin një opsion tjetër për takimin dhe do ta refuzonin atë. Të gjithë studentët e grumbulluar në të dyja mencat e mëdha kërkonin që Ramiz Alia të vinte në “Qytetin Studenti”. Arben Imami kërkonte me këmbëngulje që me Alinë të takohej një përfaqësi e zgjedhur studentësh. Natën vonë, në godinën nr.15 shtabi i udhëheqjes së protestave ka hyrë në një mbledhje për të vendosur lidhur me mënyrën dhe vendin ku do te takonin Ramiz Alinë, si dhe për të vendosur për prorestat në vazhdim. Ata kanë marrë një vendim për t’u ballafaquar me diktatorin. Ata ishin bindur se e kaluara ishte e pamundur që të pengonte të ardhmen. Kishte filluar një tjetër proçes lëvizjeje, e cila do të arrinte kulmin më 22 Mars 2092, me fitoren e forcave demokratike në vend. Studentët, punëtorët, intelektualët, kishin shumë pyetje, kishin shumë dilema, të cilat vështirë që në ato momente do të mund të ndriçoheshin. Këto ishin idetë e lirisë si një përvojë e re njerëzore dhe jo si një problem, siç kishte dëshirë t’i’paraqiste regjimit. Të nesërmen, më 11 dhjetor, pritej që studentët të takoheshin me Presidentin Alia. Tani, ata kishin hyrë thellë në fushën politike, tek e cila kishin përsëri rol për të luajtur sa t’u riktheheshin auditoreve.
MË 10 DHJETOR, LËVIZJA STUDENTORE U SHNDËRRUA NË NJË LËVIZJE MASIVE POPULLORE
Më 10 Dhjetor, Lëvizja Studentore u shndërrua në një lëvizje masive popullore. Mijëra qytetarë të Tiranës kishin lënë punën dhe kishin shkuar në në Qytetin Studenti për të shprehur solidaritetin e tyre me studentët.
Po këtë mëngjes afishohen edhe kërkesat e studentëve. Me ndihmën e pedagoëve Berisha, Pashko etj, ishte përfshirë edhe kërkesa që do të ndryshonte historinë e Shqipërisë, lejimi i pluralizmit politik.
Udhëheqësi komunist “Ramiz Alia vendos të përdorë të gjitha mundësitë për të arritur negociatat me studentët. Ai vendos Sali Berishën që të negociojë me Azem Hajdarin, duke ditur që edhe ai ishte nga Tropoja, bashkë me dhjetra udheheqës të studentëve në të gjtiha fakultet që ishin po nga Tropoja.
11 DHJETORI STUDENTËT FITOJNË MBI DIKTATURËN, THEMELOHET PARTIA DEMOKRATIKE.
Më 11 dhjetor, sheshi “Demokracia” ishte i mbushur me mijëra studentë dhe banorë të Tiranës. Policët, tanket, rrethimi policor i regjimit dhe presionet e tjera ndaj tyre u treguan të papërshtatshme, biles të paefektshme. Rreth orës nëntë të mëngjesit kemi përshkruar bashkë me Azem Hajdarin rrugën nga godina 15, e cila luante rolin e qëndrës kordinuese të lëvizjes dhe më vonë të Partisë Demokratike, deri është tribunën e improvizuar përpara mencave të reja. Heroi i kësaj lëvizje e kishte shumë të vështirë të ecte përpara nga lumi i njerëzve që dëshironin ta takonin apo ta uronin.
Azemi ishte shumë i shqetësuar se si do të shkonin punët e lëvizjes, pasi ekzistonte gjithnjë frika e një kundërvënie masive nga ana e shtetit, agjentët e sigurimit të shpërndarë më shumë se kurrë ndonjëherë nëpër turmë, bënin kërcënime se mund të ndërhynin përsëri forca speciale, duke shfyrtëzuar befasinë, edhe pse atë ditë forcat e 326-ës, ishin larguar nga rrethimi i qytetit. Njëmbëdhjetë dhjetori ishte një ditë me diell dhe e ngrohtë pas një shiu dhe ere të një nate më parë. Në atë kohë kanë filluar edhe fjalimet e oratorëve të filluara qysh mbrëmjen e 8 dhjetorit. Pas Azemit dhe Imamit ka folur edhe Prof.Berisha. Ai u ka shprehur mbështetje të plotë studentëve të tij për lëvizjen antikomuniste, ndërsa ka bërë thirrje për ndryshime të thella politike në vend, siç u shpreh ai, në mënyrë që edhe kombi ynë më në fund t’u bashkangjitej kombeve të zhvilluara europiane. Në orën 18.00 të darkës ishte përcaktuar takimi i përfaqësisë së studentëve me Presidentin Ramiz Alia, siç thuhej në Pallatin e Brigadave. Ndërkohë lëvizja studentore ishte shtrirë fuqishëm edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër. Nga ana tjetër në institutin e Lartë Bujqësor Kamëz në krye të lëvizjes ishin vetë studentët Osman Stafa, Rifat Muhameti, Durim Bruci, Avdyl Matoshi Fetie Laçi, etj., bashkë me pedagogët e tyre, Vladimir Spaho, Rexhep Uka, Tefta Shahini, Astrit Delliallisi, Eduart Zaloshnja, Luan Syku, etj. Lajmet që vinin nga Universiteti i Shkodrës, atëherë Instituti i Lartë Pedagogjik ishin kontradiktore. Thuhej se studentët kishin ndërprerë mësimet dhe po protestonin me të njëjtat parrulla si në Universitetin e Tiranës. Biles atje protestat ishin shumë më të ashpra. Në krye të studentëve të Shkodrës qëndronte Flamur Buçpapaj, një i ri radikal me një shtab po kaq radikal të përbërë nga Ismet Pali, Nazmi Peka, Alma Sula, Ilir Seci, Isë Doci, Përparim Hyka etj.
Në të vërtetë studentët kishin afishur një listë ku ku shpallleshin të dënuarit me vdekje, duke filluar nga anëtarët e Byrosë Politike të KQ të PPSH dhe deri te sekretari i parë i PPSH së rrethit. Siç dihet në 13 dhjetor në Shkodër, pas një revolte popullore të filluar nga studentët, do të hiqej busti i diktatorit komunist Enver Hoxha. Veprim, i cili u shoqërua me arrestimin e dhjetra studentëve dhe qytetarëve antikomunist të këtij qyteti. Ndërsa studentët e Tiranës po diskutonin në “Qytetin Studenti” për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre për një bashkëbisedim me Alinë, në anën tjetër KQ i PPSH-së kishte hyrë në një mbledhje, siç njoftonte RTSH “të rëndësishme”. Rreth drekës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i kishte zgjedhur delegatët e vet. Po kështu edhe Fakulteti i Gjeologji Minierave, i cili ishte përfshirë pothuajse pa përjashtim në këtë lëvizje antikomuniste, i kishte zgjedhur delegadët e vet. Në këtë kohë tek godina nr.11-të dhe 12-të e vajzave, në sallën e televizorit të katit të parë, po zhvillonin mbledhjen studentët e Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike, për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Delegatët u zgjodhën me debat të fortë. Kjo atmosferë ka qenë edhe në mbledhjen që ka zgjedhur delegatët e Fakultetit Histori-Filologji. Porosia e studentëve të të gjitha fakulteteve ishte që përfaqësuesit e tyre të mos i tradhëtonin apo t’i përfaqësonin sa më denjësisht. Në pasditen e 11 dhjetorit thuajse e gjithë Tirana ishte derdhur në “Qytetin Studenti”. Ndërsa vëmendja e të gjithë shqiptarëve ishte drejtuar në këtë shesh, vëmendja e këtyre pjesmarrësve ka qenë tek godina nr.15-të, ku ishte vendosur shtabi i Lëvizjes Studentore dhe Azem Hajdari.
Rreth orës 17.00 filluan përgatitjet e delegacionit të studentëve për të shkuar në ballafaqimin fundit me presidentin komunist. Gjatë kësaj periudhe, Lëvizjes Studentore kishin filluar t’i vinin telegrame nga vendi, por edhe nga Kosova dhe diaspora jonë në SHBA dhe Europë. Postieri i qytetit, Sali Zela bënte kujdes që ato të mos griseshin apo të fshiheshin siç ishte porosia e autoriteteve qeveritare. Edhe sot e kësaj dite më kujtohet se si ky postier sillte ato telegrame, mbështetje të fshehura poshtë xhaketës tek dhoma seli e Lëvizjes. Para se të hynte tek Azemi dhe shtabi studentor e priste Ndue Lugja, bodigardi i parë i Azem Hajdarit, por edhe personazh i kësaj lëvizje bënte verifikimin e rastit. Lëvizja Studentore po siguronte mbështetje mbarëpopullore. Propagandës diskriminuese të regjimit ndaj lëvizjes i ishte kundërvënë “Zëri i Amerikës”, radio, e cila transmetonte me korretesë atë çfarë po ndodhte në “Qytetin Studenti”. Kjo ka qënë një mbrojtje e madhe për opozitën që po lindte, e cila tani për tani kishte në dorë vetëm sheshin “Demokracia”, por asnjë mjet propagandë që të informonte opinionin rreth qëllimeve të saj, pse ishin ngritur në revoltë dhe çfarë po kërkonin. Nëpërmjet “Zërit të Amerikës” dhe shefit të seksionit shqiptar të kësaj radioje të fuqishme dhe me mjaft ndikim në Shqipëri, Elez Biberaj, është përcjellë me profesionalizëm çdo hap i kësaj lëvizjeje antikomuniste.
Në orën 18.00 të darkës, “Zëri Amerikës” dëgjohej jo vetëm me mikrofona në sheshin “Demokracia”, por edhe nëpër shkallët e pallateve, dritareve të shtëpive ku kalimtarët e rastit u luteshin të zotëve të shtëpisë që nga poshtë rrugës t’ia ngrinin zërin. Ky ishte zëri i vetëm i opozitës shqiptare të sapolindur, por njëkohësisht edhe një shkollë e demokracisë. Autobuzi me delegacionin e studentëve dhe pedagogëve më në fund është drejtuar për në Pallatin e Brigadave. Ai e kishte të vështirë të çante përpara për shkak të numrit të madh të njerëzve që e rrethonin, por edhe porosive që shumë njerëz kërkonin t’u jepnin studentëve delegatë në momentin e fundit. Ndërsa dialogu i Alisë me studentët vazhdonte, mijëra studentë dhe qytetarë Tiranës po prisnin kthimin e tyre, natyrisht edhe rezultatin e takimit. Radio Televizioni Shtetëror në edicionin qëndror të lajmeve të orës 20.00 do të njoftonte fillimin e këtij takimi mes Alisë dhe studentëve. Orët deri në kthim të delegacionit diku afër mesnate, kanë qenë orë pritje dhe ankthi për të gjithë ata njerëz që ndodheshin në sheshin “Demokracia”. Pas mesnate përfaqësia e studentëve është kthyer nga takimi me Presidentin Alia. Njerëzit kanë kërkuar që biseda e inçizuar të transmetohej dhe ashtu është bërë. Për gati tre orë mijëra qytetarë kanë dëgjuar me kureshtje këtë dialog, pas të cilit do të njihej legalisht edhe opozita e për në vend që do të thirrej Partia Demokratike. Pas këtij dëgjimi turma ka filluar të largohej për në shtëpi. Studentët kanë filluar të shkojnë nëpër dhoma me mendimin se ia kishin arritur qëllimit. Ata ua lanë pedagogëve të tyre me në krye Berishën dhe Pashkon, por edhe Eduard Selamin, A.Meksin. G.Rulin etj, që të ndërtonin të nesërmen një program minimal të Pratisë Demokratike. Nuk do pyetje se pedagogët u thanë prerë studentëve të tyre heronj se nuk kishte kuptim krijimi i një shoqate studentësh. Për ta dhe shumicën e intelektualëve që u ngjitën atë natë në “Qytetin Studenti” vendi kishte nevojë për një parti, e cila të drejtonte shoqërinë drejt ndryshimesh të tjera radikale, që do ta bashkonin atë me Europën.
12 DHJETOR, SHPALLJA E PARTISË DEMOKRATIKE.
Të nesërmen, në shtëpinë e Pashkos, i cili e kishte shndërruar ato ditë në seli të opozitës, Sali Berisha do të kundërshtonte idenë e disave se partia që do të shpallnin në pasditen e 12 dhjetorit të mos ishte në opozitë me regjimin. Për Berishën kjo nuk do të kishte kuptim, pasi nuk do të ndryshonte shumë pamjen e deritanishme të sistemit, për shkak se nuk do të prekte vetë thelbin e tij. Berisha, Azemi, Pashko, Meksi, Rruli, Selami, etj., kanë hartuar shpejt e shpejt një program minimal të PD, i cili është pritur shumë mirë nga opinioni. Rreth orës 15.00, sheshi “Demokracia” ishte mbushur si kurrë ndonjëherë. Rrethimi i qytetit nga policia nuk kishte mundur të pengonte ardhjen e mbi 100 mijë mbështetësve të Partisë Demokratike, e cila do të shpallej publikisht atë pasdite, pas një mitingu të shkurtër. Si zakonisht tubimin e ka hapur Azem Hajdari pas të cilit Imami ka lexuar programin minimal të PD. Në fund Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, duke uruar për fitoren historike. Ai u ndal shkurtimisht rreth disa prej pikave kyçe të programit të kësaj partie, ku binte në sy politika e hapjes ndaj Perëndimit si dhe qëndrimi ndaj Kosovës dhe çështjes tonë kombëtare në tërësi. Pas kësaj qytetarët i janë drejtuar shtëpive, ndërsa studentët konvikteve të tyre. Partia Demokratike do të njihej si një subjekt politik legal dhe kështu do të fillonte punë në të gjithë vendin për të ngritur strukturën e saj drejtuese. Qysh më 11 dhjetor në darkë, KQ i PPSH si rezultat i presionit të SHBA-ve, të protestave studentore dhe këmbënguljes së krahut reformator të kësaj partie, kishte marrë vendimin që të lejojë pluralizmin politik, të cilin do ta deklaronte Kuvendi Popullor më 17 dhjetor të këtij viti. Ëndrra e studentëve për pluralizëm politik ishte përmbushur. Realizimi i idealeve të të Dhjetorit dhe dhjetoristëve do të kërkonte shumë kohë, shumë mund dhe gjak. Pasi ky proçes kërkonte angazhimin e të gjithë shoqërisë, që siç del më vonë do të ishte një ligjëratë e vështirë. Rrebelimi komunist i Marsit të vitit 1997 do të shkatërronte në thelb ëndrrën e Dhjetorit si dhe arritjet e deritanishme të shtetit demokratik. Ai ishte një hap prapa. Një varrosje e ëndrrës europiane të studentëve të Dhjetorit, e utopisë së tyre për shtet ligjor, ku respektohen rregullat e lojës politike dhe të ekonomisë së tregut. Shumë prej dhjetoristëve duke filluar nga Arben Broci e deri tek Azem Hajdari do të vriteshin nga komunistët, shumë të tjerë do të burgoseshin, torturoheshin apo plagoseshin me armë zjarri sikur edhe autori i këtyre radhëve. Megjithatë, dhjetoristët kishin patur një utopi dhe ajo ishte realizuar, pluralizmi politik, Shqipëria në NATO, Kosova e papavrur, lëvizja e lirë në Europë, hapja, integrimi mbarëshqiptar, sipërmarrja e lirë, media e lirë, të drejtat dhe lirtë themelore të njriut.Shqipëria është bërë një vend që ka hapur negociatat për në BE.
MBYLLJE
Por a ka mundur ta ruajë atë shkëlqim edhe sot pas 33 vjetesh ajo Levizje e rëndësishme e kalendarit tonë e cila ndryshoi rrënjësisht Shqipërinë? Përgjigjia e parë është Jo. Tani pas 33 vjetesh Shqiperia ka ndryshuar, është bërë anëtare e NATO-s, por pluralimi politik pa pësuar goditje të mëdha. Zgjedhjet nuk e japin rezultatin e kërkuar pasi partia në pushtet i ka shndërruat ato në një formalitet. Vitet e fundit me braktisjen e parlamentit nga Partia Konservatore Demokratike dhe bojkotimit të zgjedhjeve vendore të zhvilluara katër vjet më parë, vendi ju rikthye sistemit monist apo kontrollit njëpartiak.Korrupsioni i përhapur, përqendrimi i investimeve publike në pak duar nëpërmjet të ashtuquajturave PPP, e ka zhytur vendin në depresion ekonimik dhe papunësi masive. Në dhjetë vitet e fundit rreth 1 milion shqiptarë kanë braktisur vendin duke boshatisur qytete dhe fashtra të tëra, për shkak të varfërisë, pasigurisë për jetën dhe mjerimit masiv që ka përfshirë familjet shqiptare. Qindra shkolla po mbyllen dhe dhjetra degë universitetesh po ngelin bosh për shkak të mungesës së studentëve.Bizneset thujase nuk gjejnë më fuqi punëtore ndërsa është bërë masive ikja nga vendi i pjesës më kualifikuar të shoqërisë ,siç janë mjekët, infermierët, inxhinierët etj.
Ndryshimi duket i pashpresë për shkak të përçarjes së opozitës së djathtë dhe instalimit të partisë shtet në çdo strukturë e cila duket që do të pengojë me çdo mjet ndryshimin politik në vend edhe në zgjedhjet e vitit 2025.
Levizja e Dhjetorit ka edhe humbje te pakontestueshme.Asaj i mungojne dhjetera veprimtarë te kesaj date te posacme te historise se re te Shqiperise nga Arben Broci tek Avdyl Matoshi, Naim Dizdari, Leke Çokaj, Gjin Kolbucaj, Rasim Lumeshi, Ilir Gosturani, Syle Lushaj të ekzekutuar nga regjimi neokomunist gjatë viteve 1997-2001. Heroi i kesaj levizjeje Azem Hajdari u vra nga regjimi neokomunist me 12 shtator 1998 dhe trupi i tij prehet ne varrezat e deshmorëve.
Mbetet për t’u parë rrjedha e ngjarjeve në vijim por kthimi i besimit ndërkombëtar dhe sidomos atij amerikan, duket të jetë jetike për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe rikthimin e saj në pushtet pas tri humbjesh radhazi, më 2013, 2017 dhe 2021.

Send this to a friend