VOAL

VOAL

“DITA E KUJTESËS” DHE KRENARIA SHQIPTARE – Nga EUGJEN MERLIKA

January 26, 2020
blank

Komentet

blank

Pse nuk jep Lajçaku dorëheqjen nga posti i ndërmjetësuesit?- Nga SHABAN MURATI

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në datën 18 shtator 2023, pas bisedimeve në Bruksel me presidentin e Serbisë Vuçiç, të ndërmjetësuara nga i dërguari i posaçëm i BE Lajçak, deklaroi në konferencë shtypi se “Më 14 shtator pati njё pozicionim tё qartё tё ndërmjetësit kundër Kosovës nё përgjithësi dhe kundër Marrëveshjes Bazike në veçanti. Kështu, ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës. Në situatën në të cilën jemi, vlerësoj që nuk mund të shtrembërohem në gjykimin tim me asnjë hedhje e hirit syve. Ose do e zbatojmë Marrëveshjen Bazike në tërësinë, në plotninë e saj, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia. Andaj, kjo duhet diskutuar me Bashkimin Evropian për emisarin evropian. Kjo mënyrë aspak neutrale dhe korrekte e ndërmjetësimit”.

Kemi një qëndrim zyrtar të kryeministrit të Republikës së Kosovës, i cili refuzon zyrtarisht veprimet e njëanëshme dhe të papranueshme të ndërmjetësuesit ndërkombëtar Lajcak, i cili jo vetëm favorizon Serbinë në dialog, por edhe arrin deri në atë gradë të filoserbizmit sa që shtrembëron dokumenta dhe fakte diplomatike, sikur të ishte anëtar i delegacionit zyrtar të Serbisë. Ky deformacion konkret i Lajçakut, në shkelje të mandatit të BE dhe të OKB për ndërmjetësimin në dialogun Kosovë-Serbi, e nxjerrë atë automatikisht jashtë loje si arbitër dhe ndërmjetësues ndërkombëtar. Manipulimet banale të Lajçakur për të paraqitur në bisedimet propozimet e vjetra rivendikuese serbe dhe interesat e Serbisë si propozime të BE janë një intrigë diplomatike bizantine, që fyen misionin ndërmjetësues të BE, si dhe vetë emrin e BE. Skualifikimi zyrtar i arbitrit të BE nga njera palë e ndeshjes do të mjaftonte që ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lajçak të tërhiqej menjëherë nga posti i tij dhe të jepte dorëheqjen e parevokueshme, nëse dëshiron të jetë në përputhje me normat, rregullat dhe praktikën ndërkombëtare të ndërmjetësimit, dhe nëse ka vërtet integritet diplomatik, profesional dhe moral. Logjika më e thjeshtë kërkon dorëheqjen nga ai post, kur nuk gëzon besimin e të dy palëve, sepse kokë ngjeshja për të ndejtur në atë post don të thotë se ai ndërmjetës punon për dështimin e bisedimeve midis dy palëve.

Të gjitha manualet diplomatike ndërkombëtare për procesin e ndërmjetësimit ndërkombëtar paraqesin si kusht “sine qua non” besimin që duhet të gëzojë ndërmjetësi ndërkombëtar te të dy palët në konflikt dhe i referohen thënies së poetit skocez George Macdonalds, që theksonte “të jesh i besuar është kompliment më i madh se sa të jesh i dashuruar”. Manuali i njohur diplomatik “Udhëzime të etikës për ndërmjetësuesit” nënvizon se “Një ndërmjetësues duhet të dorëhiqet nga procesi i ndërmjetësimit nëse nuk është i aftë të mbetet i paanëshëm”. Edhe manuai i OKB i viti 2010 “Manual për ndërmjetësuesit: Këshilla nga përfaqësuesit dhe të dërguarit e posaçëm të OKB” thekson kushtin e paanshmërisë së ndërmjetësuesit dhe detyrën e tij për dorëheqje nëse nuk e ruan atë paanshmëri. Historia dhe kronika diplomatike janë të mbushura me shembuj të shumtë që tregojnë se ndërmjetësues ndërkombëtarë janë tërhequr menjëherë nga posti, kur njera palë e konfliktit ka shprehur mosbesim dhe refuzim ndaj ndërmjetësuesit. Ka ndodhur shpesh sidomos me diplomacinë e nivelit të lartë të OKB, e cila ka një praktikë të gjatë dhe të pasur të ndërmjetësimit ndërkombëtar.

Në vitin 2015 i dërguari i posaçëm i OKB për Liqenet e Mëdha në Afrikë dhe ndërmjetësues i OKB për konfliktin politik në Burundi, diplomati Said Djinnit, dha dorëheqjen kur njera palë e konfliktit e akuzoi atë për paragjykime dhe anshmëri në favor të palës tjetër Të japësh dorëheqjen nga posti i ndërmjetësuesit, kur të refuzon njëra ose tjetra palë e konfliktit, do të thotë në radhë të parë të kesh integritet diplomatik, profesional dhe moral. Duket se këto cilësi ekzistenciale i mungojnë ndërmjetësuesit të BE Lajçak, përderisa jo vetëm nuk po dorëhiqet, por po nxjerr edhe bashkëqytetarin e vet sllovak Stano të sulmojë kryeministrin e Prishtinës. Kemi një mentalitet tipik komunist të stilit sovjetik, të cilin duket Laçakut ia ka mësuar shkolla diplomatike ruse, ku e lauruan dhe e graduan. Nuk mendoj se është i drejtë nxitimi i disa përfaqësuesve të diplomacisë europiane dhe atlantike për të marrë në mbrojtje apriori Lajçakun për rastin në fjalë, sepse nuk është as diplomatike, as jurdike dhe as morale të merret në mbrojtje një arbitwr, që e ka shitur ndeshjen diplomatike, pavarësisht se ai është treguar “i palodhur” duke vrapuar nëpër fushë.

Apologjetët e Lajçakut mund edhe ta marrin atë në drejtimin e ministrive të tyre të jashtme, por nuk e justifikojnë dot që një arbitër i komprometuar të vazhdojë të jetë ndërmjetësues ndërkombëtar. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është brenda së drejtës së ti të ankimit, të cilën e njeh edhe e drejta ndërkombëtare për procesin e ndërmjetësimit ndërkombëtar. Nëse njëra palë e konfliktit konstaton se në procesin e bisedimeve ndërmjetësuesi nuk po ruan paanëshmërinë e domosdoshme dhe po favorizon palën tjetër, ai ushtron të drejtën juridike të ankimit dhe të refuzimit të ndërmjetësit përkatës. Lobet serbe në PrishtInë dhe në Tiranë, që me profanizëm diplomatik shpërthyen në fushata histerike kundër së drejtës juridike të kryeministrit të Kosovës për ankim zyrtar ndaj ndërmjetësuesit të gabuar, jo vetëm nuk kuptojnë realitetet diplomatike, por nxituan të dalin në funksionin e ngarkuar nga sponsorizimet serbe dhe ruse.

Në një situatë të tillë të stanjacionit dhe të keqësimit të kurbës së dialogut për faj të ndërmjetësuesit, së pari ndërmjetësuesi ndërkombëtar në bisedimet e Brukselit Kosovë-Serbi, Lajçak, duhet të dorëhiqet, sepse ka humbur kredibilitetin diplomatik dhe politik të njerës palë të konfliktit. Së dyti, vetë organi ndërkombëtar, që ka emëruar atë ndërmjetës të pabesueshëm, duhet ta marrë në shqyrtim menjëherë situatën në fjalë dhe ta tërheqë diplomatin sllovak në fjalë. Me të drejtë dhe pa kompleksin i inferioritetit, (sëmundje kronike e diplomacisë shqiptare), kryeministri i Kosovës bëri të ditur në konferencën e tij të shtypit se qeveria e tij do ta shtrojë me BE çeshtjen e emisarit ndërmjetësues. Duhet theksuar se qeveria e Kosovës është treguar mjaft e duruar me sjelljen filoserbe të ndërmjetësuesit Lajçak, i cili qysh në fillim kur u emërua në atë post në vitin 2020 e deri tani punoi për Serbinë dhe vetëm i ka sorollatur bisedimet Serbi-Kosovë në rrotullimin në vend pa zgjidhje dhe të përshtatjes vetem me qëllimet dhe planet e Serbisë.

Performanca e tij skandaloze diplomatike pro serbe në procesin e ndërmjetësimit më ka detyruar që qysh në 24 shkurt të vitit 2021, një vit pas emërimit të Lajçakut dhe në prag të riemërimit të tij nga BE në mars 2021, t’i drejtohem me thirrje publike Prishtinës dhe Tiranës që të kërkojnë nga BE largimin e tij nga posti i ndërmjetësit për shkak të paaftësisë së tij për të ruajtur paanshmërinë e detyrueshme të ndërmjetësimit të bisedimeve. As Prishtina dhe as Tirana nuk e vlerësuan si duhet dhe nuk bënë perçapjet e nevojshme diplomatike dhe Lajçak e thelloi kursin e tij proserb në bisedimet, derisa u arrit në situatën e tanishme të padurueshme të manipulimit të tij diplomatik proserb dhe kur zyrtarisht qeveria e Kosovës e denoncoi ndërmjetësimin e tij. Në fakt Lajçak ishte person i papërshtatshëm qysh kur emërua, sepse ai njihej si një filorus konseguent dhe i cili jo rastësisht zhvillonte konsultime me ambasadorët e Rusisë për bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, ku lëshonte herë pas here tezat ruse. Është për t’u habitur se si nuk reflektoi BE as në 15 shkurt 2023 kur Ministria e Jashtëme e Polonisë përjashtoi nga shërbimi diplomatik të gjithë diplomatët e saj, që ishin diplomuar në institutin e marrëdhënieve ndërkombëtare të MPJ të Rusisë, MGIMO, që dihet se drejtohet nga shërbimi sekret rus.

Nëse Polonia, një shtet i madh dhe i rëndësishëm i BE dhe i NATO-s, i largon me shpejtësi diplomatët e saj të MGIMO-s, si e mban BE në një post aq të lartë diplomatik si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Lajcakun e lauruar dhe madje doktor honoris causa i MGIMO-s? Në BE duhet ta dinë se kur Lajçak ishte ministër i jashtëm i Sllovakisë në vitin 2014 të agresionit të parë ushtarak rus në Ukrainë, ai në mënyrë sfiduese ndaj BE bëri vizitë zyrtare në Moskë në maj 2014, dy muaj pasi Rusia kishte pushtuar dhe aneksuar Krimenë. A e dinë në BE që Lajçak deri tani nuk e ka dënuar asnjëherë agresionin e dytë ushtarak të Rusisë në Ukrainë të vitit 2022 dhe nuk e ka dënuar asnjëherë me emër presidentin agresor Putin të shtetit agresor rus. Në rast se Lajçak nuk dorëhiqet dhe nëse BE nuk e tërheq atë nga posti i ndërmjetësit të diskredituar, atëherë vijmë në konkluzionin e dhimbshëm se BE po ndjek ndaj Kosovës konceptin arrogant të “diplomacisë së maces së ngordhur” për të detyruar Kosovën të pranojë ndaj Serbisë lëshimet e sovranitetit dhe të integritetit të saj territorial. Nëse vazhdohet me këtë skenar me protagonist Lajçakun, është e natyrshme që të mendohet se ndikimi i lobit rus në nivelet më të larta të diplomacisë së BE është shumë i fortë.

Në diplomaci asgjë nuk është e rastësishme dhe nuk ishte e tillë as caktimi i përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtëme të BE Borrell dhe i përfaqësuesit të posaçëm të BE për Ballkanin Lajçak nga dy shtete të BE, që nuk e njohin Kosovën. Dikush nga shtetet vendimmarrëse në BE ishte interesuar që filoserbizimi i atyre dy shteteve të intononte edhe bisedimet Serbi-Kosovë. Paradoksi i filoserbizmit të Lajçakut në bisedimet e 14 shtatorit arriti kulmin, kur ai harron dhe injoron zbatimin e planit franko-gjerman të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe shkel me dy këmbët marrëveshjet e BE të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe të Ohrit të 18 marsit 2023, duke vendosur si kusht në tryezë vetëm zbatimin e kërkesave serbe. Kemi një shembull të paprecedent në historinë e diplomacisë evropiane, ku përfaqësues të lartë të saj po prodhojnë një rast juridik dhe diplomatik sui generis, duke deformuar rolin, misionin dhe kodin diplomatik dhe etik të procesit të ndërmjetësimit ndërkombëtar. Në këtë situatë kur diplomacia e BE dhe vetë BE janë vënë në pozitë të vështirë, është e nevojshme dhe urgjente që vetë ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lajçak, nëse i ka mbetur ndonjë fije integriteti diplomatik, profesional dhe moral, duhet të japë dorëheqjen nga posti i tij.

blank

Çdo ditë krijon kujtime- Nga Aurel Dasareti*

Shqiptarë! Bashkohuni. Ne, bijtë e Shqipërisë, duhet ta shpëtojmë atdheun nga shpërbërja dhe kombin nga zhdukja!
***
Disa kujtime zgjasin gjatë gjithë fëmijërisë dhe gjatë gjithë jetës. Përvoja është e lidhur me ngjarjen e momentit, por do të ngjyroset nga përvojat e mëparshme, njohuritë dhe pjesëmarrja sociale në komunitetet kulturore. Mjedisi ku ndodhin ngjarjet bëhen pjesë integrale e përvojës dhe për këtë arsye perceptimi i rrethinës do të jetë dinamik.
***
Fëmijët dhe kujtesa:
Kështu e ndihmoni fëmijën të ruajë kujtimet.
Fëmija mund të kapërcejë një pjesë të harresës së fëmijërisë.
Sa larg mund të kujtojë një fëmijë?
Fëmijët e vegjël mund të kujtojnë, por shumë kujtime zhduken kur rriteni.
Mesatarisht, ne mund të kujtojmë ngjarje që nga mosha 3.5 vjeç, por disa kujtojnë gjëra që nga mosha 2.5 vjeç.
A është normale të mos kujtosh fëmijërinë?
Pse nuk kujtojmë më shumë nga fëmijëria e hershme?
Është thjesht truri që është përgjigja. Ne nuk i ruajmë mirë kujtimet nga vitet e hershme të fëmijërisë.
Kjo ndodh sepse sistemet e trurit që konsolidojnë kujtimet, pra i bëjnë ato të ngjiten, nuk janë zhvilluar ende plotësisht.
A mund t’i ndrydhni kujtimet?
Nuk është e mundur të shtypësh kujtimet.
Është e mundur të harrohen gjërat, por jo me qëllim. Nëse keni kujtime të ngjarjeve traumatike, ose situatave që janë shoqëruar me emocione të forta për ju, ka edhe më pak gjasa që t’i harroni ato të së dielës 24.09.2023, thënë ndryshe:
Terrorin e radhës të Serbisë në Kosovë, dhe vrasjen e policit të Kosovës, heroit  Afrim Bunjaku nga terroristët serb.
E përsëris: Ky nuk është një incident, por terrorizëm.
Akti terrorist i fqinjit problematik pro-rus që tenton të pushtojë edhe më shumë tokën e huaj, pellazge-ilire- shqiptare.
Ngushëllime të thella familjes së Afrim Bunjakut – të vrarë nga bandat kriminale të shtetit terrorist serb që udhëhiqet nga kryekrimineli fashist terrorist A. Vuçiç, ndryshe, sivëllait të kryeministrit të rrejshëm antikombëtar të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama.
***
“Ndërmjetësit” e çuditshëm (sidomos ai sllovak dhe spanjoll të emëruar nga BE-ja mashtruese) duhet të flasin (dhe të veprojnë) qartë.

Të ndërpritet menjëherë mbrojtja e veprave kriminale terroriste të agresorit serb dhe të fajësohet viktima e Dardanisë shqiptare, apo të barazohet “faji” i viktimës me atë të agresorit terroristë.

Mbrojtja e agresorit gjenocidal ballkanik, dhe presioni i fuqishëm ndaj Kosovës (viktimës) për të lejuar një formim të një “Republika Srpska” në mes të Kosovës është një çudi që e stimulon më tepër krye- terroristin serb A.Vuçiç për të sjellë Rusinë e Putinit në Ballkan.
E përsëris: Ky nuk është një incident, por terrorizëm.
Akti terrorist i fqinjit problematik pro-rus që tenton të pushtojë edhe më shumë tokën e huaj, pellazge-ilire- shqiptare.
***
PS: Më poshtë po postoj sërish një letër të mëparshme.
“Atdheu im ka shpirtin e
vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë”.
Një incident nga kujtimet e mia të fëmijërisë së hershme, ku pashë me sytë e mi terrorin e policisë serbe ndaj një djali të mitur, i vetmi “faj” i të cilit ishte: se ishte shqiptar. Artikulli është publikuar nga disa portale (gazeta) që janë vërtet kombëtare:
***
Gjyshi im (ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në moshën 18 vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të tragjedisë sonë kombëtare, brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt, dashakeqëve të Shqipërisë. Tani është 94 vjeçar, megjithatë letrat dhe poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare.
***
Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër pushtuesve serbo- jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri
(veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje. Në pamundësi për këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me vete)

të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara: Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3 momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i kam marrë nga ditari i

prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.
***
Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë (djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2 bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë. Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7 ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.
***
Mali Zi, Budva.
Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji, ishte pushimorja “Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për nxënësit serb, ndoshta nga

Vojvodina. Fëmijët shqiptarë, shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982)

prindërit e mi i mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mësojë abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe motrës së vogël.
Gjyshi donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974).
***

Për në Amerikë do t`u ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia – Information and facts”. Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e

udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllav) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16-17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici më i moshuar i ruante ata tjerët. Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për toke. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe t`ia lajë pak gjakun.
Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyjë brenda në autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar me gjak, sërish i humbi ndjenjat…
***
Fragmente nga:
That Was Yugoslavia. Information and Facts. Editor: Hans Peter Rullman, Hamburg Germany.
Nga anglishtja, përkthimi im:
“Kur mbretëria serbe dhe malazeze pushtuan Kosovën në vitin 1878 dhe 1912, gjithashtu edhe në atë kohë, më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare. Politikat kolonialiste të pushtuesve (okupatorëve) çuan në një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë.
Deri në vitin 1941, rreth 500.000 femra shqiptare u dëbuan (zhvendosën), kryesisht në Turqi. Në të njëjtën periudhë, rreth 18.000 familje serbe dhe malazeze u vendosën në Kosovë. (Ata përbëheshin nga një mesatare prej 7 personash).
Pas Luftës së Dytë Botërore, serbomëdhenjtë rifilluan të njëjtën politikë të paraluftës ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit ishin Aleksander Rankoviç, Milovan Gjillas, Svetosar Vukmanovic-Tempo. Në periudhën 1945-1966, ata u kujdesën të zhvendosin (dëbojnë) qindra mijëra shqiptarë, kryesisht në Turqi”.
***
Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!
https://www.botasot.info/kultura/1756566/aurel-
dasareti-atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-
qe-e-zbukurojne-ate/
https://drini.us/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-
njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://pashtriku.org/aurel-dasareti-atdheu-im-
ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-

ate/

https://merbraha.com/atdheu-im-ka-shpirtin-e-
vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
http://rtvzeri.com/opinion/atdheu-im-ka-shpirtin-
e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://www.voal.ch/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-
dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate-nga-aurel-
dasareti-3/edop/opinione/
https://fjala.info/2016-2021/atdheu-im-ka-
shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/
https://www.fokusi.org/atdheu-im-ka-shpirtin-e-
vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate%EF%BB
%BF/
https://www.zemrashqiptare.net/news/49892/
aurel-dasareti-atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-
njerezit-qe-e-zbukurojne-ate.html
*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake- psikologjike
blank

Janusz Bugajski:Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar si të Donbasit në Kosovë!

Eksperti i njohur Janusz Bugajski rreth precipitimit të ngjarjeve në veri të Kosovës reagon në Twitter si më poshtë:

“Nëse Serbia nuk mund ta njohë realitetin,

atëherë BE dhe SHBA duhet të ndërpresin ndihmën financiare,

të vendosin trupat e NATO-s në kufi dhe

të konfiskojnë të gjitha armët nga separatistët serbë.

Përfaqësuesi i Moskës Vuçiq po përpiqet të prodhojë një skenar të Donbasit në Kosovë.”

blank

Reciprociteti do të duhej të vlente në mes Kosovës e Serbisë – Nga Mr.Sc.Refik HASANI

Institucionet e Kosovës nuk duhet të hezitojnë edhe më tej, Parlamenti  i Kosovës duhet të përgatitë dhe të miratojë një deklaratë, pse jo edhe një rezolutë lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve për Krahinën e mbetur nënë administrimin e Serbisë. Shqiptarët nga kjo pjesë me të drejtë presin që Kosova të ngrit zërin, shtrojë dhe mbrojë të drejtat tona që na takojnë si ato individuale dhe ato kolektive.

Kjo pjesë nuk duhet dhe nuk mundë të jetë një monedhë dhe çmim që Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe të sakrifikohen shqiptarët nga tri komunat. Shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë një kartë e fortë për Kosovën nëse dihet të shfrytëzohet mirë, duhet të jenë një balansues në masën e kandarit politik dhe diplomatik me serbët lokal të Kosovës.

Prishtina së bashku me Tiranën, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ta ngritin çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Çështja e shqiptarëve nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet të jetë edhe në agjendën, fjalorin dhe temën e bisedave në të gjitha nivelet për të gjithë, veçmas nga Presidenti, Kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Për diplomacinë e Tiranës dhe politikën e Prishtinës, hapësira e tri komunave ende është-temë tabu, prandaj duhet sa më parë të ,,shkrihet” , kjo temë lidhur me qëndrimin që kanë mbajtur dhe ende janë duke mbajtur institucionet e dy shteteve ndaj shqiptarëve në këto tri komuna.

Është momenti i fundit që diplomacia e Tiranës në bashkëpunim me politikbërsit e Prishtinës të thonë të vërtetën për shqiptarët. Është për të ardhur keq që asnjëherë deri tani në vija institucionale të dy shtetet, Kosova e Shqipëria, nuk kanë debatuar në parlamentet e tyre me ndonjë pikë të rendit të punës rreth gjendjes së shqiptarëve.Është gabim politik dhe diplomatik nëse mendohet që Kosova i ka,,duart e lidhura” që ta mbrojë çështjen e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të kësaj ane.

Edhe në bisedimet, në mesë të Prishtinës dhe Beogradit duhet të përqendrohen edhe rreth RECIPROCITETIT, sukcesionin e mbetur nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi dhe çështjet tjera si të pagjeturit, etj. Kosova veçmas pas 17 shkurti 2008, nuk mund të arsyetohet pse çështjen e shqiptarëve nga kjo pjese nuk e ka shtruar për ta debatuar.

Me të drejtë ne popullata shqiptare nga komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jemi duke pritur nga Tirana, veçanërisht nga Prishtina, që ta ngritin zërin, mbrojnë dhe përfaqësojnë edhe interesat tona në këtë hapësirë etnike shqiptare. Kjo krahinë është mbetur në harresë, nën mëshirën e kohës. Ne shqiptarët e ish-Jugosllavisë si qendër të shkollës dhe dijës, e kemi patur Prishtinën, e kemi patur ,,busull e orientimit”.

Minoriteti serbë në Kosovë i gëzon të gjitha të drejtat, bile më shumë se ç’ju takojnë edhe me çdo të drejtë ndërkombëtare. Janë të përfaqësuar me 10 n ulëse në parlament të Kosovës, i udhëheqin dy ministri.Shqiptarët nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë të privuar nga të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive.

Rajoni i kësaj krahine gjendet në jug të Serbisë, përgjatë vijës administrative me Kosovën, në një sipërfaqe tokësore prej 1249 km2, me 138 vendbanime, 85 bashkësi lokale dhe 17 zyre të vendit. Sipas vlerësimit të regjistrimit të vitit 1991 në tri komunat me shumicë shqiptare, jetojnë 101.549 banorë. Edhe pse kanë këtë numër përafërsisht sa janë serbët lokal të Kosovës, shqiptarët sot nga tri komuna, nga Serbia vazhdimisht injorohen, përbuzen dhe shkelen të drejtat e tyre, nuk ka media dhe ka ngulfatje të informimit në gjuhën shqipe, mungon përkujdesja shëndetësore, nuk ka ndonjë Spital regjional, por shqiptarët bredhin për shërim herë në Prishtinë, Nish, Shkup e Beograd.


Nuk u bë pagimi i dëmeve të luftës dhe nuk i investuar për kthimin e të dëbuarve dhe kategorisë së të zhvendosurve shqiptarë. Nuk ka ende amnisti për luftëtarët e UÇPMB-së, përkundrazi arrestimet nuk kanë të ndalur. Përdorimi i flamurit dhe gjuhës shqipe nëpër institucione shtetërore ende është çështje e pazgjidhur në tri komunat e cekura.Asnjëherë nuk u

Kjo Krahinë është shndërruar në një karantinë militarizimi të forcave paramilitare me shumë baza ushtarake të ushtrisë Serbe, ku janë vendosur pjesëtarët e xhandarmërisë dhe forcave elite speciale që krijojnë frikë dhe mbjellin një psikozë të pasigurisë. Në tri Komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes veçmas në komunën e Medvegjës, Karadakë të Preshevës dhe Malësinë e Bujanocit. Institucionet e Kosovës duhet të na japin instruksione të menduara mirë dhe shumë të qarta për çështjen e Këshillit Nacional, marrëveshjes së Konçulit, pjesëmarrjes apo jo të neve shqiptarëve për parlament të Serbisë etj.

Mediat tona shqiptare duhet të njoftojnë, sensibilizojnë dhe alarmojnë opinionin e gjerë, të shfaqin interesim më të madh për zhvillimet që po rrjedhin brenda Serbisë dhe qëndrimin e saj ndaj shqiptarëve në këtë republikë.

Përfundimisht të hapet ,,kutia e pandorës” lidhur me ndërtimin e reciprocitetit Kosovë-Serbi, duke e shtruar në tavolinë edhe çështjen e kësaj Krahine dhe pasurit e shqiptarëve nëpër qytete të Serbisë.Institucionet e Kosovës të formojnë një qëndrim, platformë a strategji afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë, se çfarë dhe si t’i artikulojnë kërkesat shqiptarët nga kjo pjesë. Në Kosovë jetojnë mbi 50 mijë banorë të ardhur si të dëbuar, zhvendosur nga konflikti dhe lufta e armatosur që nga qershori 1999, por asnjë shtëpi nuk është ndërtuar për këtë kategori.

Kërkojmë dhe ju bëjmë apel bartësve të institucioneve të Kosovës se nuk duhet të kenë hezitim dhe ta thonë troç: Të drejtat që gëzojnë minoriteti serbë në Kosovë, nuk mund t’iu mohohen me kurrfarë konventash ndërkombëtare as shqiptarëve që jetojnë në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Faktori ndërkombëtar për serbët lokal që jetojnë në Kosovë ka kërkuar garanci dhe janë duke i realizuar, por edhe i monitorojnë vazhdimisht plotësimin e këtyre të drejtave.

Angazhime duhet të ketë edhe nga ky faktor për realizimin e po atyre të drejtave edhe për shqiptarët nga kjo pjesë, veçmas nuk guxon të mungoj përpjekja nga Prishtina.Është pa përgjegjësi totale, sjellja jo adekuate ndaj shqiptarëve të asaj pjese, kur Kosova deri më tani nuk ka caktuar as edhe një zyrtarë, Koordinator apo departament që do merret me problematikën e kësaj krahine!?.

Politika e shtetit të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me dy Akademitë tona dhe diplomacinë e shtetit Shqiptarë duhet të hartojnë një strategji veprimi dhe duhet të ngrihet në të gjitha instancat relevante ndërkombëtare. Reciprociteti luan rol dominues në ndërtimin e të gjitha marrëdhënieve në mesë të dy shteteve fqinje për shtetasit e njëri-tjetrit.

Nuk duhet të pritet dhe të mbesim,,duke e pritur godon”, a thua kur Serbia do ta njoh Kosovën si shtet. Republika e Kosovës duhet të kërkojë të drejtat e shqiptarëve në Serbi nëse dëshirojmë ndërtimin e raporteve të shëndosha në mesë të dy popujve më të mëdhenj të kësaj pjese të Ballkanit.

Kjo duhet të jetë formulë e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete që pretendojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

*Autori, ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si:Reciprocitetin,  për Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin  e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj 

blank

OPEN LETTER TO THE PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA JOSEPH BIDEN- By MRSc Agim Aliçkaj

The survival of Kosovo and the Albanian people depends directly on the full commitment of the United States.
Dear President Biden,
If there is one leader in the US who knows everything about the conflict in the Western Balkans, it is you, Mr. President. You know best how the Serbian rulers, in coordination with the Serbian Church and the Academy of Sciences, cover up their aggressiveness and criminality with victimization, lies, deceptions and manipulation of all kinds while at the same time making open plans for the extermination of the Albanians.
Serbia has not changed since the time of the criminal Milosevic, it is governed by politicians inspired and prepared by him, with the same views and tendencies for dominance in Southeast Europe. Trapped in the world of myths and hatred for other nations, influenced and directed by Putin’s Russia, Serbia is the only country after Russia that poses a threat to peace and security in Europe.
It continues its threats of war, pressures the Serbian minority to boycott free democratic elections and sends criminals to beat NATO soldiers, journalists and civilians, harasses and intimidates Serbs who accept the state of Kosovo, mocks mediators, escalates and de-escalates at will, participates formally in the talks, sets preconditions, does not sign and violates EU-brokered agreement.
The pro-American and pro-European government of Kosovo, the most democratic in the region, accepts the EU’s association agreement and 38 other previous agreements, implements democracy, law and order, imprisons criminals, reduces the number of special police and accepts new elections in the four northern municipalities. Surprisingly, for all these actions, Western diplomats praise Serbia as “constructive” while blaming and sanctioning Kosovo! This is the height of injustice and belittling of the Republic of Kosovo.
Europe, driven by the futile desire to remove fascist Serbia from fascist Russia, with  economic, political and traditional ties to Russia, weighed down by the fear of the strengthening of the Albanian nation among the oldest in Europe and by religious prejudices, is openly taking Serbian side. It is deeply immersed in the centuries-old failed policy of appeasing the Serbian aggressor and subjugating the Albanian people.
European mediators Mr. Borrell and Mr. Lajcak, who come from countries that do not recognize Kosovo’s independence, are preoccupied with how to best accommodate Serbia. Seeing that their work has failed, they are trying to blame Kosovo for everything. Our representative in the dialogue, Mr. Gabriel Escobar, has joined the unjust and wrong European policy. His assertion that the Serbian Association is in function of the
incorporation of the Serbian minority in the state of Kosovo, simply does not hold. His threats against Kosovo’s democratically elected government resemble those of former President Trump’s failed emissary, Richard Grenell. In Belgrade, our experienced ambassador Mr. Hill apologizes for bombing Serbia and stopping the Serbian genocide against Albanians, which is contrary to democratic values and

American interests. He seems very concerned about the rights of the Serbian minority in Kosovo, which in reality have not been violated by Kosovo but by Serbia. He is not at all upset about the rights of the Albanians in the Presheva Valley and in Sanxhak. Serbia’s goal is clear. Deceiving Western diplomats and delaying the dialogue in the hope that Putin will win the war against Ukraine, while Trump will win the American elections. Serbian-American voters are determined to vote for Trump, for whom they voted last time and lost. Albanian-American voters, although disappointed by the State Department, are open to voting for you regardless of party affiliation. This will have a significant impact on the voting results, especially in the “swing” states of America.

The letter of the four chairmen of the Committees on foreign relations, including Senator Bob Menendez and 56 deputies from various democratic states should be the last warning for diplomats to change their unfair and completely wrong approach to Kosovo. America has invested a lot in saving the people of Kosovo from the Serbian genocide, creating and building a pro-Western democratic state. It is high time for this investment to be concluded permanently. Only you can successfully complete the historic work of President Clinton, continued by President Bush, because you have made an extraordinary contribution to this.
The efforts of all Serbian governments to exterminate the Albanians date back to their influx from the Carpathian Mountains to the Illyrian lands in the seventh century. But they begin to take the form of genocide around 1887 and continue until 1999.
There are more than 30 written programs and pamphlets about the extermination of Albanians, among which the most notorious one stands out, the memorandum of the Serbian politician Vasa Čubrilović “Deportation of Albanians”. Among other things, he writes that “the existence of the Serbian nation depends on the non-existence of the Albanian nation”. Since all Serbian power rests on Russian support, it is clear that the survival of Kosovo and the Albanian people depends directly on the full commitment of the United States. Therefore, Mr. President, please help to stop Serbian aggression and international injustice towards Kosovo. This can only be done by taking the leadership of the dialogue, by
appointing a personal representative of the White House, with a real and fair approach to the problem between Kosovo and Serbia.
Racist Serbia, like racist Russia, must be stopped from its hegemonic grip on Europe. This can only be achieved with isolation and real diplomatic and economic pressure on it, pressure on the five remaining European countries to recognize Kosovo’s independence and
opening the way for integration into NATO and the European Union. Until this becomes possible, it is imperative to find a way to create an international defense alliance or treaty between the US and the Republic of Kosovo, similar to the Franco- Greek defense agreement of 2021, that would guarantee security and territorial integrity of the Republic of Kosovo. This would have a direct impact on curbing Serbian aggression and would help the progress of the dialogue.
This is the only way to guarantee peace and security in the Balkans and to ensure the existence of an ancient people who, among other things, gave the world two great figures, Gjergj Kastrioti-Skanderbeg, the symbol of resistance, of the fight for freedom and the protection of Europe, and Saint Mother Teresa, the symbol of kindness, generosity and care for the poor and people with special needs.
America does not find any friend in the world that is closer, more loving, more sincere and more loyal than the Albanian people.
Sincerely,
Agim Ali
çkaj
, MRSc.
blank

HAXHIU: VERIU I KOSOVËS T´I LIHET SERBISË!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

 
     Kosova ka bërë lëshime të bollshme, madje edhe të dhimbshme. Vetë pranimi i dialogut politik me Serbinë, pas masakrave masive në Kosovë, është një faj e tradhti nga Hashim Thaçi me ekipin e tij. Duke qenë rrast i shantazhuar, me dosje krimesh, të kundërshtarëve politikë shqiptarë, ai pranoi gjithçka që kërkoi Serbia, në këmbim të lirisë personale e grupore, mbi të cilët rëndojnë krimet numerike. 
     Një popull i tërë nuk mund dhe nuk duhet të dënohet e ndëshkohet, për fajet individuale apo grupore kriminale. Kosova duhet t`i penalizojë nënshkruesit e Marrëveshjes të Asociacionit dhe të tjera, të cilat vënë në pikëpyetje ekzistencën e vet shtetit të Kosovës.
    Ngulmimi i BE-së dhe SHBA-së, për krijimin e Asocioacionit të komunave me shumicë serbe, ka ngulfatur Kosovën. Kosova me 94 % të popullësisë shqiptare, nuk mund të jetë -multietnike-. Por, këtë ia imponuan ndërkombëtarët, për t`i favorizuar ende më shumë komunitetet pakicë në Kosovë, në veçanti, serbët vendorë. Tani, paradoksalisht, BE dhe SHBA, kërkojnë krijimin e një -Asociacioni monoetnik-, edhe pse Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon!
    Arsyetimi i ndërkombëtarëve se është nënshkruar një marrëveshje dhe duhet zbatuar, pavarësisht kohës dhe rrethanave, në të cilat është bërë ajo marrëveshje fatale, e devalvon një teori juridike, e njohur me emërtesën: Klausula Sic Stantibus Rebus”, si normë juridike ndërkombëtare, për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik për Kosovën! Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj. 
 
     Rrethanat e ndryshuara, madje rrënjësisht, nga koha e nënshkrimit të Marrëveshjës të Asociacionit, fatale për Kosovën, janë evidente, të dukshme: 
 
1) Nënshkruesit e marrëveshjes në fjalë, Hashimi Thaçi, me ekipin e tij, ishin dhe mbetën të shantazhuar, tani edhe të penalizuar, nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, me dosjet faktike vrastare të kundërshtarëve politikë shqiptarë. Dhe, ky nënshkrim, më vonë, edhe ratifikim në Kuvend, u bë në këmbim të lirisë të Hashim Thaçit dhe bandës së tij, të akuzuar me dosje bazike, për krimet e luftës dhe të pas luftës, kryesisht, vrasjen e oficërëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarëve të LDK-së; gazetarëve me integritet të luftës. Por, edhe ekzekutimet brenda llojit, kuadrot të hershëm të LPK-së, për ta eliminuar, paraprakisht, konkurrencën brenda partiake, në të ardhmen. 
 
     Shtesë e krimeve të bandës-PAN, janë edhe vrasja prapa shpinës, përafërsisht, 300 ushtarët e UÇK-së, të angazhuar në shërbimin e komandantëve të inkriminuar të PAN-it, arrestimet, burgosjen, maltretimet dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe fshehjen e kufomave të tyre. Dhe, këto krime makabre, banda-PAN ia faturon LDK-së, kinse për hakmarrje ndaj PAN-it, si përgjigje për vrasjen e listuar të komandantëve FARK-istë dhe të kuadrove të LDK-së! Edhe pse LDK-ja kurrë nuk ka pasur strukturë vrastare të shqiptarëve dhe aq më pak të pjesëtarëve të UÇK-së.
 
     Kjo dëshmohet edhe me deklarimin publik, në median T7, emisioni PRESSING, me moderator Leonard Kërçuku, të Baton Haxhiut, me porosi të drejtëpërdrejtë të Hashim Thaçit, si parapërgaditje të opinionit, për zbatimin të planit-pazar Thaçi-Vuçiq, të renditur në tri pika:
  1. Veriu i Kosovës t`i lihet Serbisë;
  2. Të zhbëhet Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë; 
  3. Të falen krimet reciproke dhe të bëhet pajtimi shqiptaro-serb!
2) Serbia, në koordinim me Moskën, me qëllimin perspektiv, për krijimin e “botës serbe” dhe të “botës ruse”, në  Draft-statutin për Asociacionin, të një palo “Komisioni serb”, kinse të Kosovëe, kërkoi autonomi territoriale dhe referendum për serbët veriut të Kosovës, me synimin e qartë për ndarjen dhe bashkangjitjen Serbisë;
 
3) Sllogani, tashmë, i afishuar në veriun e Kosovës, në Serbi, në Mal të Zi (nga serbët vendorë), në “Republika Srpska” në Bosnje e deri në Moskën ruse: “Kur ushtria serbe do të kthehet në Kosovë”?!
 
      Përgjigja e BE-së  dhe e SHBA-së, për Beogradin zyrtar dhe aleatët e tij, duhej të ishte “NIKADA”, KURRË! Dhe, në mesin e dhjetra fakteve tjera, vetëm këto tri fakte të cituara, për ta hequr, njëherë e përgjithmonë, nga agjenda e dialogut Asociacionin e stisur dhe të shpifur, qëllimshëm, nga shtetet mike të Serbisë brenda BE-së, do të ishin të mjaftueshëm. 
 
     Çfarëdo insistimi i mëtejmë i BE-së, SHBA-së dhe të ndërkombëtarëve të tjerë, për themelimin e cilitdo nivel Asociacioni, do të ishte përdhosje e 800 dëshmorëve, 13.000 viktimave civile të pafajshme, e vuajtjeve masive fizike e shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës. Kjo do të ishte një padrejtësi e madhe, një provokim i rëndë për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. 
 
     Pendesa e BE-së, SHBA-së dhe ndërkombëtarëve tjerë, do të ishte e parathënë, e pritshme, ashtu siç u penduan për plojën e përgjakshme në Bosnje, Kosovë dhe Ukrainë. Por, nëse, vërtet, themelimi i Asociacionit do të imponohet nga BE dhe SHBA, pendesa e tyre e sigurtë, nuk do të ishte kurrëfarë zgjidhje. Për rrjedhojë, konflikti serbo-shqiptar do të mbetet gjithnjë i hapur, me mundësi përshkallëzimi, deri në përmasën e një lufte të përgjakshme, në mes të dy popujve, me rrezik të destabilizimit në rajon e më gjerë.
     Ndoshta e vetmja shtesë, që mund t`i bëhet de-përshkallëzimit sot, nga qeveria e Kosovës, është zhvendosja e kryetarit të ngujuar në zyrën komunale dhe sistemimin e tij në një objekt rrethanor. Por, gjithnjë, me garancinë se në zyrën e të parit të komunës, nuk do të lejohet të hyjë askush, përveç kryetarit fitues në zgjedhjet dhe votën demokratike të pritshme.
     Kosova, nën masat sanksionuese, gjithësesi pëson humbje të mëdha. Por, kur dihet, madje botërisht, se këto masa nuk janë për fajin e Kosovës, duhet të përballohen dinjitetshëm. Kosova ka përjetuar terror dhe varfëri, njëherësh. Dhe, ka mbijetuar në saje të solidaritetit ndërnjerëzor. Edhe këto masa do t`i përballojmë, pavarësisht, kohëzgjatjes së tyre.
     Për përballimin e lehtësuar të vështirësive aktuale, kërkohet unitet në qendresë. Pikërisht, mungesa e unitetit dhe etja e shfrenuar për pushtet, e një opozite servile, destruktive, rrast të inkriminuar, kontribuoi shumë në ndëshkimin absurd të Kosovës. Mosbesues në votën e popullit, opozita zgjodhi mbështetjen e Serbisë. Kjo opozitë dje kishte mbështetur -Listën Serbe-, në luftimin e opozitës të saj, sot kjo Listë famëkeqe, po ndihmon në luftimin e pozitës, përkatësisht, të qeverisë aktuale të Kosovës.
     PAN-i i lidhur fort me Listën Serbe, në makro-kontrabandën, në vite e dekada, me disa komandantë të inkriminuar, penguan, qëllimshëm, kontaktet me minoritetin serb në veri të Kosovës. Ata e heshtën dhe bllokuan hapjen e Urës së Ibrit, edhe pas ndërtimit të saj, me qëllim që kontrabanda të bëhej shpengueshëm. Krerët e Listës Serbe preferencë kishin PAN-in, në zgjedhjet qendrore. Dhe, këtë e dëshmuan me votën e tyre vendimtare, në zgjedhjen e Ramush Haradinaj kryeministër.
     Kosova, pavarësisht marrëdhënieve me Beogradin, me serbët në Kosovë, jug dhe veri, duhet të bashkëpunojë, sepse në mesin e tyre ka shumë Rashiqër e Kërstiçër, Bogdanoviçër dhe të tjerë, të cilët e kuptojnë se bashkëjetesa me shqiptarët, ka qenë dhe mbetet domosdo e kohës.
      Me të drejtë, opozita serbe, akuzon, me emër e mbiemër, Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj dhe komandantët tjerë, për bashkëpunimin në makro-kontrabandën me “Listën Serbe”. Ata e luftuan dhe e shkatërruan Opozitën serbe në Kosovë, duke e ndihmuar, drejtëpërdrejtë, “Listën Serbe”, për ta përvehtësuar të gjithë pushtetin në komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe Vuçiqin në Serbi. 
     Askush nuk duhet të krenohet, në Kosovë, nëse krijon qeverinë pa pjesëmarrjen e serbëve në qeverisje, për aq sa i takon ligjërisht komunitetit serb. Komunikimi me serbët, në jug dhe veri, duhet të jetë i çiltër, i sinqertë, gjithnjë, në funksion të integrimit e tyre në shoqërinë dhe shtetin e përbashkët-Kosovë, përkrah komuniteteve tjera vendore.
blank

Gjer kur do t`i lemë psikopatët të na zhveshin, ne të qajmë, ata të qeshin? – Nga Aurel Dasareti*

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake- psikologjike
Për mua është mister që një kloun nudist narkoman, tejet i rrezikshëm për shtetin dhe kombin, arriti të rrijë kaq gjatë në krye të shtetit.
***
Diktatori shumëvjeçar dhe i çuditshëm i Shqipërisë, i njohur për pamjen dhe sjelljen e tij të veçantë. Ai e urren Kosovën dhe është në gjendje të vdes për Serbinë.
Është shumë e çuditshme që është kaq i dashuruar me terroristin e fëlliqur, kryekriminelin serb?!
Nudist i famshëm. Hajdut i pangopshëm. Kostumet komike shumëngjyrëshe, shakatë e tij kur është i droguar, truprojat dhe kotësia e Edvin Kristaqit kanë preokupuar edhe diplomatët perëndimorë. Ekscentricitetet e tij të shumta janë shenja të një personi të paqëndrueshëm. Ramoviçi është një krijesë e komplikuar që ia ka dalë të qëndrojë në pushtet për 30 vjet përmes një akti të zgjuar balancues mes interesave
personale dhe realpolitikës. Simptomat e një sistemi të kalbur.
A po i vjen fundi regjimit kriminal mafioz pro-serb antikombëtar që po kryen spastrimin etnik (gjenocid) të shqiptarëve vendës dhe
zëvendësimin e tyre me “refugjatë” dhe “punëtorë” afrikan-aziatik të cilët siç duket edhe do t`i trashëgojnë tokat e Shqipërisë?
Ndërkohë, Partia Demokratike e sotme është më shumë si kafsha e gjorë në rrugë, e ngrirë nga frika në dritën e një treni që po afrohet. Nëse shikojmë linjat e gjata historike, nuk ka asnjë ligj të natyrës që thotë se një parti do të ngrihet përsëri – të paktën jo nëse askush nuk bën asgjë. Pavarësisht se sa të dhimbshme mund të jenë gjërat: ato nuk duhet të përfundojnë në katastrofë.
Si qenie njerëzore, ju jeni shuma e mendimeve, fjalëve dhe veprimeve tuaja. Unë nuk kërkoj mendime të thella, por nëse thua diçka, do të doja që ashtu edhe mendon. Unë mendoj se duhet të jemi të qartë me njëri-tjetrin. Atëherë nuk do të ketë kaq shumë keqkuptime mes njerëzve.
Shqiptarët priren të harrojnë detyrat e tyre, por kujtojnë të drejtat e tyre.
Sa kohë keni ndërmend të vononi ndjekjen e rrugës që besoni se është e duhura?
Jini të përgjegjshëm ndaj vetes për veprimet tuaja. Mos kërkoni mbrojtje nga autoritetet e jashtme.
Ne jemi përgjegjës jo vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk bëjmë. Shqiptarët që me vetëdije simpatizojnë hajnat dhe tradhtarët duhet të shtrohen në spital në repartin psikiatrik për t’utrajtuar për sjelljen e kufirit të tejkaluar.
Shqiptarët janë një popull shumë i çuditshëm, sjellje vetë-shkatërruese. Kanë një dashuri marramendëse për armikun e përjetshëm.
Kozmopolitë ekstrem; fantazojnë se i përkasin gjithë botës dhe injorojnë kombësinë e vet, por kanë harruar se janë të copëtuar, dhe nga pushtuesit nazistë-fashistë të rrethuar. Qeverisen (me përjashtim të qeverisë së Kosovës) nga psikopatë analfabetë, hajdutë, idiotë, servil,
mercenarë, të ligë, tradhtarë. Janë shumë ziliqarë, xhelozë e të përçarë.
Nuk kanë unitet, prandaj nuk kanë aftësi të formojnë shtet. Edhe pse disa të huaj kanë ndihmuar në formimin e shtetit, ata ia shesin armikut, pjesë-pjesë. Servil të rraskapitur të cilët në raport me armikun e përjetshëm, vuajnë nga kompleksi i vlerës së ulët. Kemi më shumë tradhtarë se gjithë Evropa bashkë. Edhe më shumë kokëmish me shpëlarje truri që sakrifikojnë veten dhe familjen për të mbrojtur tradhtarët e ndyrë.
O kokëtulë! Tregoni respekt për ata që meritojnë respekt dhe nderoni ata të cilëve u detyroheni!
Problemi qëndron në faktin se një numër i konsideruar i shqiptarëve, për arsye të çuditshme, sidomos nga xhelozia e sëmurë për njëri-tjetrin, i vlerësojnë tradhtarët e tyre si pasurinë më të madhe kombëtare.
Ndërkaq, mediat që kanë shitur prapanicën, në vend që të përballen me ta, e zhvendosin vëmendjen e opinionit në një pisllëk tjetër.
“Politikani modern” analfabet shqipfolës nxitet për të vepruar jo nga një qëndrim sakrifice dhe asketizmi, por, përkundrazi, nga një egoizëm ekstrem dhe nga interesa personale. Egoizmi është forca më e fuqishme lëvizëse e qëndrimeve të tij,  dëshira për përfitim personal është më e
fortë se të gjitha konsideratat morale. Ky lloj tip prej “politika*i” do të preferonte më shumë të shikonte të vriste babanë e vet se sa të humbte pronën e tij. Bashkëpunëtorë dhe tradhtarë të vendit të tyre, të familjes së tyre, të fëmijëve dhe të pasardhësve të tyre. Hienat e pangopura

vodhën edhe buqeta të shtruara në varrezat për të nderuar kujtimin e heronjve të kombit. Në përpjekje për ta bërë veten të dukshëm, ata treguan mungesën e edukimit, mungesën e karakterit dhe marrëzinë e tyre. Ata pretendojnë se kujdesen për demokracinë, por nuk e dinë

se çfarë do të thotë kjo fjalë.
A mund ta kontrollojmë veten, të vendosim rregulla?
Jo. Politika shqipfolëse është zëvendësuar me shpërdorim detyre. Lulëzon korrupsioni. Krimi ekonomik. Zaptimi i pronave shoqërore. Sidomos vjedhja masive e tokave; thënë ndryshe, uzurpimin, rrëmbimin në mënyrë të paligjshme të pronave shoqërore në bregdet (dhe jo vetëm
kaq) dhe përvetësimin e tyre. Ne nuk kemi traditë të demokracisë; mendësia e nevojshme për këtë do të duhen shumë vite për t’u mësuar. Ne nuk kemi ende kulturë me idetë e sjelljes së drejtë njerëzore sipas ligjeve nën lëkurë. Dhe, pastaj tipari domethënës shqiptar:  Zilia.
“Ai nga kampi tjetër kishte një ide të mirë? Ne e refuzojmë, e hedhim nga tavolina, e shkelim – ai do të merrte pikë plus, jo unë, më duhet të admirohem”.
Psikopatët sundojnë. Psikopatët e suksesshëm janë në qeveri, ata të pasuksesshëm në burg.

Veprimet e pushtetarëve aktualë të politikës sonë dhe të “opozitës” politike janë qesharake. Por me siguri verbimi i tyre ndaj domosdoshmërisë së tyre është aq i fortë, i mpirë, i qetë dhe i pakundërshtueshëm, saqë ata vetë nuk janë të vetëdijshëm për sjelljen qesharake, pjesë teatrale të

aktorëve të këqij.
Cili është qëllimi i të gjitha fjalimeve? Është një ligj i pashkruar që deputetët e partisë në pushtet votojnë siç u thonë pushtetarët (shefat) e tyre dhe nuk mund t’i sfidojnë as të votojnë ndryshe. Po kështu edhe deputetët e opozitës. Dhe, shkojnë kundër nenit të kushtetutës – ku thuhet se të gjithë deputetët duhet të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre.
A është e mundur që të gjithë anëtarët e regjimit kriminal të kenë të njëjtin mendim për çështje të rëndësishme? Jo.
Megjithatë, pas kësaj, çdo fjalim afatgjatë agresiv i individëve, gjumë-jo-gjumë, kritika ndaj çdo propozimi të qeverisë është krejtësisht e panevojshme. Ata mund të bien dakord paraprakisht që të zbrazin Shtëpinë (Parlamentin, Kuvendin) dhe të mos bëjnë budallallëqe me veten dhe ne. Këta deputetë, në vend që të përpiqen t’i çojnë gjërat përpara, kanë mbetur me sharje, sulme agresive dhe kritika ndaj kujtdo nga

kampi i kundërt. Nuk u intereson shkaku, kujdesen vetëm për veten dhe vendin e tyre në diell. Njëra palë thotë plus A, tjetra menjëherë minus A. Të dyja palët vetëm gënjejnë kinse janë përgjegjës ndaj votuesve të tyre, etj.

Njerëzit nuk e kuptojnë zvarritjen politike, justifikimin e hapave politik dhe ekonomik. Ata as nuk mund të kuptojnë. Nuk i dinë lidhjet, nuk i dinë veprimet në prapaskenë, u paraqiten gjysmë të vërteta dhe të pavërteta.
O shqiptar! Ti nuk duhet të sillesh si xhentëlmen (dmth. si zotëri, si një njeri mendjehollë dhe i vëmendshëm me sjellje taktike, me një ndjenjë nderi shumë të zhvilluar dhe një kulturë të caktuar në pamjen e jashtme; si një njeri i arsimuar dhe i sjellshëm) – ndaj një agresori dhe mafiozi, mercenari, hajduti të pronave shoqërore, tradhtari të ndyrë, qelbanikëve, ndaj dobiçëve të cilët në bashkëpunim me armiqtë e përjetshëm punojnë për të na zhdukur nga faqja e dheut. Dashuria, miqësia dhe respekti nuk i bashkojnë njerëzit aq shumë sa urrejtja e përbashkët. –
Anton Çehov
PS: Para disa javësh, këtu në Amerikë, pata një bisedë me një atdhetar dhe intelektual të përsosur. Më tha: “Aurel, populli shqiptar parapëlqen të braktisë vendin, jo të rrëzojë nga pushteti një kryetradhtar”.
blank

LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS JOSEPH BIDEN- Nga MRSc Agim Aliçkaj

Ekzistenca e kombit shqiptar varet drejtpërdrejt nga ekzistenca e kombit amerikan
I nderuar Zoti President Biden,
Nëse ka një udhëheqës në SHBA që di gjithçka për konfliktin në Ballkanin Perëndimor, ai jeni ju, zoti President. Ju e dini më së miri se si
pushtetarët serbë, në koordinim me Kishën Serbe dhe Akademinë e Shkencave, e mbulojnë agresivitetin dhe kriminalitetin e tyre me
viktimizime, gënjeshtra, mashtrime dhe manipulime të të gjitha llojeve duke bërë në të njëjtën kohë plane të hapura për shfarosjen e
shqiptarëve.
Serbia nuk ka ndryshuar që nga koha e kriminelit Millosheviq, ajo qeveriset nga politikanë të frymëzuar dhe të përgatitur prej tij, me të
njëjtat pikëpamje dhe tendenca për dominim në Evropën Juglindore. E pllakosur në botën e miteve dhe urrejtjes për kombet e tjera, e ndikuar
dhe e drejtuar nga Rusia e Putinit, Serbia është i vetmi vend pas Rusisë që përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë në Evropë.
Ajo vazhdon kërcënimet e saj për luftë, i bën presion pakicës serbe që të bojkotojë zgjedhjet e lira demokratike dhe dërgon kriminelë në
Kosovë që rrahin ushtarët e NATO-s, gazetarët dhe civilët, ngacmon dhe frikëson serbët që e pranojnë shtetin e Kosovës, tallet me ndërmjetësit,
përshkallëzon dhe de-përshkallëzon sipas dëshirës, merr pjesë formalisht në bisedime, vendos parakushte, nuk nënshkruan dhe e shkel
marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE.
Qeveria pro-amerikane dhe pro-evropiane e Kosovës, më demokratikja në rajon, pranon marrëveshjen e BE-së që përfshin asociacionin dhe 38 marrëveshje të tjera të mëparshme, zbaton demokracinë, ligjin dhe rendin, burgos kriminelët, zvogëlon numrin epolicisë speciale dhe pranon zgjedhje të reja në katër komunat veriore.
Çuditërisht, për të gjitha këto veprime, diplomatët perëndimor e lavdërojnë Serbinë si “konstruktive” duke fajësuar dhe dënuar Kosovën!
Ky është kulmi i padrejtësisë dhe nënçmimit të Kosovës.
Evropa, e shtyrë nga dëshira e kotë për të larguar Serbinë fashiste nga Rusia fashiste, me lidhje ekonomike, politike dhe tradicionale me
Rusinë, e rënduar nga frika e forcimit të kombit shqiptar ndër më të vjetrit në Evropë dhe nga paragjykimet fetare, po merr hapur anën serbe. Ajo është zhytur keq në politikën e dështuar shekullore të ledhatimit të agresorit serb dhe nënshtrimit të popullit shqiptar.
Ndërmjetësuesit evropianë, z. Borrell dhe z. Lajcak, të cilët vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë të preokupuar se si ta
akomodojnë më mirë Serbinë. Duke parë se puna e tyre ka dështuar, ata mundohen të fajësojnë Kosovën për gjithçka.
Përfaqësuesi ynë në dialog, zoti Escobar, i është bashkuar politikës së padrejtë dhe të gabuar evropiane. Pohimi i tij se Asociacioni serb është

në funksion të inkorporimit të pakicës serbe në shtetin e Kosovës, thjesht nuk qëndron. Kërcënimet e tij kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë

demokratike të Kosovës ngjajnë me ato të emisarit të dështuar të ish- presidentit Trump, Richard Grenell.
Në Beograd, ambasadori ynë me përvojë z. Hill kërkon falje për bombardimin e Serbisë dhe ndalimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, i
cili është në kundërshtim me vlerat demokratike dhe interesat amerikane. Ai duket shumë i shqetësuar për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, të cilat në realitet nuk shkelen nga Kosova por nga Serbia. Ai nuk është aspak i mërzitur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe
në Sanxhak.
Qëllimi i Serbisë është i qartë. Mashtrimi i diplomatëve perëndimorë dhe zvarritja e dialogut me shpresën se Putini do të fitojë luftën kundër
Ukrainës, ndërsa Trump do të fitojë zgjedhjet amerikane. Votuesit serbo- amerikanë janë të vendosur të votojnë për Trumpin, për të cilin votuan herën e fundit dhe humbën. Votuesit shqiptaro-amerikanë, edhe pse të zhgënjyer nga Departamenti i Shtetit, janë të hapur për të votuar për ju, pavarësisht nga përkatësia partiake. Kjo do të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e votimit, veçanërisht në shtetet “swing” të Amerikës.
Letra e katër kryetarëve të Komisioneve për Marrëdhëniet me Jashtë, duke përfshirë senatorin Bob Menendez dhe 56 deputetë nga
shtete të ndryshme demokratike, duhet të jetë paralajmërimi i fundit për diplomatët që të ndryshojnë qasjen e tyre të padrejtë dhe krejtësisht të
gabuar ndaj Kosovës.
Amerika ka investuar shumë në shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi serb, krijimin dhe ndërtimin e një shteti demokratik
properëndimor. Është koha e fundit që ky investim të përmbyllet me sukses në mënyrë të përherëshme. Veprën historike të Presidentit Klinton,
të vazhduar nga Presidenti Bush mund ta përfundoni me sukses vetëm ju, sepse për këtë keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.
Përpjekjet e të gjitha qeverive serbe për shfarosjen e shqiptarëve datojnë që nga dyndja e tyre nga malet e Karpateve në tokat Ilire në
shekullin e shtatë. Por ato fillojnë të marrin formën e gjenocidit rreth vitit 1887 dhe vazhdojnë deri në vitin 1999.
Janë mbi 30 programe dhe pamflete me shkrim për zhdukjen e shqiptarëve, ndër të cilët spikat më famëkeqi, memorandumi i politikanit
serb Vasa Çubriloviq “Dëbimi i shqiptarëve”. Ndër të tjera ai shkruan se “ekzistenca e kombit serb varet nga mosekzistenca e kombit shqiptar”.
Meqenëse e gjithë fuqia serbe qëndron në mbështetjen ruse, është eqartë se ekzistenca e kombit shqiptar varet drejtpërdrejt nga ekzistenca e
kombit amerikan.
Prandaj, zoti President, ju lutemi ndihmoni që të ndalet agresioni serb dhe padrejtësia ndërkombëtare ndaj Kosovës. Kjo mund të bëhet
vetëm duke marrë udhëheqjen e dialogut, duke emëruar një përfaqësues personal të Shtëpisë së Bardhë, me një qasje reale dhe të drejtë ndaj
problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Serbisë raciste, ashtu si Rusisë raciste, duhet t’i ndalohet turri i saj hegjemonist në Evropë. Kjo mund të realizohet vetëm me izolim dhe
presion të vërtetë diplomatik dhe ekonomik mbi të, presion mbi pesë vendet e mbetura evropiane që të njohin pavarësinë e Kosovës dhe
hapjen e rrugës për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Derisa kjo të bëhet e mundur, është e domosdoshme të gjendet një mënyrë për të krijuar një aleancë apo traktat ndërkombëtar të mbrojtjes
ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës, ngjashëm me marrëveshjen e mbrojtjes franko-greke të vitit 2021, që do të garantonte
sigurinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Kjo do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në frenimin e agresionit serb dhe do të
ndihmonte mbarëvajtjen e dialogut.
Kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe për të siguruar ekzistencën e një populli të lashtë që, ndër të
tjera, i dha botës dy figura të mëdha, Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, simbolin e rezistencës, të luftës për liri dhe mbrojtjen e Evropës, dhe
Shënjten Nënë Tereza, simboli i mirësisë, bujarisë dhe kujdesit për të varfërit dhe njerëzit me nevoja të veçanta.
Amerika nuk gjen asnjë popull mik në botë më të afërt, më të dashur, më të sinqertë dhe më besnik se populli shqiptar.
Sinqerisht,
MRSc. Agim Aliçkaj
blank

I nderuar Visar, na trimëroni, mos na e ulni kokën, për emrin që gëzoni, për besimin & vlerësimin që të japim të gjithë shqiptarët Nga Elida Buçpapaj

 

Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti është nga Figurat e rralla që ka mbetur si pikë referimi për Shqiptarët.

Ismail Kadare, shkrimtari i madh, gjithmonë fut në diskutime opinionin publik, ndarë në dysh midis adhuruesve të letërsisë dhe atyre që vëzhgojnë rrugën e Kadaresë si konformist e pragmatist, ndërsa shkrimtari Visar Zhiti është një figurë stoike, jeta e të cilit është një libër dhe film më vete.

Të të besojnë shqiptarët në vitin 2023 pas zhgënjimesh biblike është dhuratë e madhe, e merituar.

***

Sot do të ishte një ditë vjeshte e zakonshme, nëse nuk do të përballesha me fotot e Visar Zhitit në zyrën e kryeminisrit të Shqipërisë. Valentin Lumaj, një adhurues  dhe mik i përbashkët do të mendonte se “Visarit ia kishin vjedhur profilin”. Përmes Inteligjencies Artificiale mund të krijohen truke pa fund.

Në fotot shfaqej Visar Zhiti, kryeministri e Namik Ajazi dhe shkak i takimit ishte ekranizimi i librit të shkrimtarit të shquart “Ferri i çarë”, një kryevepër e vuajtjeve njerëzore. Namik Ajazi e shihte veten në krahun e kryeministrit me pretendimin për të qenë regjisor. Siç dihet botërisht, regjisori Namik Ajazi është bashkëshorti i zonjës Majlinda Bregu, aktualisht Serkretare e Pergjithshme e Kshillit te Bashkepunimit Rajonal(RCC) ,  zyrtare e lartë dhe përfaqësuese e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare në Ballkan, emëruar prej kryeministrit të Shqipërisë, pra z. Namik Ajazi ka konflikt të hapur interesi.

***

Shkrimtari Visar Zhiti ka shkruar kryeveprën mbi vuajtjet personale dhe të bashkëvuajtësve, një vepër monument që duhet të mbetet e pastër.

Namik Ajazin e kemi parë herë duke shtrënguar duart herën me Berishën e herë me Ramën,  ndërsa Visar Zhiti është simbol i koherencës dhe përfaqësues i denjë i shtresës së viktimave të diktaturës, i viktimave që i vranë nga torturat në burgun e Spaçit dhe burgjet mizore të regjimit kriminal. Visar Zhiti është përfaqësues edhe i ne të gjithë të gjallëve që e kemi shpopulluar atë vend nga keqqeverisja prej shpërdorimit të pushtetit.

Në lidhje me fotot e publikuara, kryeministri i Shqipërisë, rrënuesi i Teatrit Kombëtar, poshtëruesi dhe injoruesi  nga pozitat e kryeshtetarit i Artistëve, Shkrimtarëve, Poetëve dhe gjithe Figurave të Kulturës, po e përdor Figurën Madhore të Visarit, që të pastrojë fytyrën e shpirtin tij të ndragur nga mëkatet që do ta çojnë në Ferrin suprem, të cilin diktatura mizore dhe zëdhënësit e krijuan për Shqiptaret e përndritur në Ferrin e çarë dhe Burgologjinë të skalitur nga Visar Zhiti.

Filmi sigurisht që ka një kosto të madhe, për financimin e të cilit përmes një VKM ka firmosur kryeministri i Shqipërisë, qeveritarët e të cilit i kanë mbushur burgjet shqiptare për korrupsion, duke vjedhur xhepat e shqiptarëve dhe duke i lënë pensionistët të dergjen si lypsa, kur kanë punuar mbi 40 vjet, me pensionet si skuadrone pushkatimi apo litar për t’i varur.

****

Mik i nderuar Visar Zhiti,

E kuptoj shumë mirë shqetësimin tuaj, është tragjike për një komb që nuk njeh historinë e vet, të cilën diktatura e ka fshehur për 80 vjet.

Ferri i çarë, Burgologjia, që e tejkalon Ferrin Dantesk, do të duhej të ekranizohej sapo e pa dritën e botimit dhe ekranizimi i tij është shumë urgjent dhe i rëndësishëm dhe duhet bërë tani. Për ta shpëtuar këtë popull, ai duhet nxjerrë  nga amnezia kolektive, për t’i treguar rinisë vuajtjet e prindërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre.

Keni shumë të drejtë, kur i referoheni kostos së filmit.

Mendoj se paratë per filmin duhet t’i mbledhim ne si diasporë.

Me kete skenar te shkelqyer që meriton të kthehet një film ikonë pasi është një fragment nga Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve do te krenohet çdo regjisor i permasave boterore, që nga  Steven Spielberg, James Cameron, Martin Scorsese deri tek Christopher Nolan, autorët e E.T., Schindler’s List, Saving Private Ryan, Avatar, Titanic, Oppenheimer.

Ndërsa paret për filmin nga VKM nuk i nderojne viktimat, perkundrazi.

Asnje viktimë, vuajtjet e të cilave Ju i pershkruani me aq dhimbje dhe dashuri nuk do te pranonte qe filmi i vuajtjeve te tyre te behej me paret VKM dhe me konflikt interesi.

I nderuar Visar,

Na trimeroni, mos na e ulni kokën, per emrin që gëzoni, për besimin dhe per vleresimin që te japim ne te gjithe shqiptaret.

Elida Buçpapaj

14.09.2023

blank

blank

Një bisedë e munguar… Nuk e mbaj mend as…- Nga PËRPARIM KABO

 

Nuk e mbaj mend as muajin e as ditën…, por buzëqeshjen tënde po. Atë nuk mundem ta harroj. Ajo ishte krejt ndryshe, ishte si një gazmend i ujshëm, që rridhte mollëzave të tua dhe ndizte një lloj drite valore te sytë e tu. Çdo buzëqeshje apo buzagaz yti ishte “sui generis” i metaforës që kishte paraprirë ligjërimin tënd. Ti nxirrje nga guaskat e mendimit vetëm perla, ndaj dhe buzëqeshja jote merrte forma të çuditshme, nuk ishte e njëjta dhe e paranjohur.
Dukej se çdo krijim yti ishte një përjetim i ri i botës. Herën e fundit u takuam atje, në rrugë, përballë shtëpisë sate, ngjitur me kioskën e orëndreqesit Ben Fishka.
Kishe një shishe birre në dorë, që ,me sa dukej, nuk ishte se po të pëlqente…
Ja nisëm bisedes me kujtimet e universitetit dhe me vizatimin antropo- karakterial të disa prej pedagogëve dhe miqve të përbashkët…
Eh, i dashur Madu…, JamArbër Marko! Ishin kohë të bukura, sepse kishim besim te frymëzimet, pa çka se shumë iluzione na rrethonin dhe ne , në mënyrë gati naive, u besonim, duke u përpjekur t’i modifikonim, duke shtuar nga liria jonë marroke…
Pas kaq vitesh, më 4 shtator ,u bënë 13 vite që ti hesht për ne të gjallët e vdekur , por nise të ligjëroje për të vdekurit e gjallë… Ndoshta, pa të bezdisur, le të vijojmë me një bisedë të munguar.
M’ u bë se më the “ po” apo jam gabim?
Po, po… vazhdojmë.
Unë : – Madu, sa i pafuqishëm është njeriu përballë lirisë?
Madu:- Liria nuk lind si një njeri, nuk krijohet si një gjendje, aq më shumë fizike; liria nuk është të qenit i pakufizuar si lëvizje apo si mendim…, janë këto, por si shfaqje të lirisë së pjesëshme…
Liria është si drita, ajo mat dhe hapësirën e errësirës; është fryma, ajo provon nëse je i gjallë apo je i vdekur; liria është si era që përkul pemët e pyllit, por vetë nuk përkulet, liria është monumenti i dinjitetit, që nuk ka nevojë as për mermer, as për bronz…
Unë:-Liria është të mos ndalesh për të njohur veten brenda teje, duke sfiduar pengesat dhe dogmat e duke krijuar pa u friguar, duke sfiduar moshën, periudhën dhe vetë kohën!
Madu:- Koha është gjëja më e pakuptimtë në ekzistencën universale dhe njëherësh një instrument që të duhet në jetë. P. sh, nëse je përballë detit, nuk ke nevojë për kohën. Nëse je në burg, ti e sendërton kohën dhe i lutesh asaj që të jetë me ty, të punojë për ty, të jetojë me ty e jo me të tjerë.
Nuk e di se ç’ bëhet me kohën tani andej nga ju, por lajmet që vijnë janë të zymta… Shumica janë me orë moderne në dorë, por janë as kohë përpara, as në kohë dhe as parasjellës së kohës nesër. Janë as antikohë…, janë pa kohë…, qenie jashtë motivimit…!
Unë:- Madu, gjithnjë kam dashur të shkëmbenim mendime për dy nënrealitete, atë jetësor dhe atë mendësor. A kanë lidhje? A komunikojnë?
Pra, a ka një kod që të shpie nga nënrealja jetësore te ajo mendësore dhe anasjelltas? Apo jeta reale fizike nuk ka se çfare fsheh, ajo është thjesht një shfaqje pa nënskenë, ndërsa përroi i brendshëm i njeriut ka qenë dhe mbetet vetë universi i vërtetë?
Madu:- Ti, si mendon, Përparim?
Unë:- Mendoj se gjithçka që ekziston ,që nga koha e mugëtirave dhe deri në amshimin transhedent, është një shfaqje jo e plotë dhe e saktë e shpirtërores, e cila , herë nuk është lexuar mirë, herë nuk është kuptuar si duhet dhe herë- herë është tradhtuar nga grykësia shtazore.
Madu:- Eh, më vure në mendime!
Gjithnjë ia kisha bërë vetes këtë pyetje:” Kush jam unë?”Dhe nuk gjeja dot përgjigje, sepse pyetja më vinte pa lejen time. Nga se jam i përbërë unë? Dhe tani që jam në Nekropol them se diçka kam pikasur në këtë algoritëm ekzistencial. Unë jam trup, mish, gjak dhe kocka , që më dhurohet nga fekondimi dhe që rriten nga ushqimi nënësor pak kohë e më tej nga mallrat e dyqanit. Pra, njerëzit janë produkte, si mallrat e tjerë, por mallra që hanë mallra. Si shpirt , unë jam blasfemi ndaj diktaturës, jam lexues papirusesh dhe krijues i poezive të pambaruara. Si zemër, jam një fëmijë që nuk u rrit kurrë për t’u bërë burrë apo plak. Si pasion, jam një djalë i dashuruar me dlirësinë!
Unë:- Madu, pse mendimi ka nevojë për metaforizmin? Mos ndoshta të vërtetat e formuluara si përkufizime janë klishe që të lodhin dhe që pengojnë mendimin të ribëhet nga vetja, për veten dhe për një ripërtritje të shpirtit njerëzor inpersonal?!
Madu:- Metafora e shpëtoi mendimin, njeriun dhe botën nga uniformiteti. Pa të, gjuha dhe peizazhi i saj do ishin si rreshtat e ushtarëve në garnizon. Duket sikur falë saj përpiqemi të përngjasojmë tipare të largëta të gjërave që përafrojnë artistikisht, por edhe kjo nuk mjafton.Dyert e së panjohurës janë kaq të çuditshme, saqë , për t’i hapur , duhen bashkuar ato që duken kaq larg me njëra- tjetrën, por që kanë tunele të nëndheshme. Metaforat kanë një alfabet muzikor nga më të pasurit, dhe e di pse? Sepse vetëm ato kanë magjinë e lindjes së asaj që nuk kishte ekzistuar më parë dhe kjo në mënyrë të pafundme. Unë nga kjo sëmundje u sëmura. Nga padurimi nën pushtetin e klisheve brohoritëse dhe hyra si një naiv në botën e paanë e të thellë të kombinimeve metaforike. Një lloj matematike që të bënte që gjithçka ta përjetoje ndryshe: edhe shikimin, edhe puthjen, edhe ndarjen dhe të ndërmjetmen jetë- vdekje , dhe ikjen pa kthim. Stilistika metaforike nuk është çështje gjuhësore…Po e patë dhe e vlerësuat kështu, është njësoj sikur të njehsoni të brendshmet e linjta me trupin e bukur, erën e fortë të parfumit me aromën e lëkurës së dehur.
Unë:- Pra, metafora nuk fsheh, por të udhëdrejton te e fshehura që i jep kuptim qenies njerëzore dhe frymës e të ekzistuarit. Metafora letrare është fizike, metafora shpirtërore është takim me shpirtin dhe pulsimin e tij krijues?!
Madu:- Po, Përparim i dashur, pikërisht!
Unë:- Sa më kishte munguar kjo bisedë, kjo botë e shenjësimit , e digjitalitetit të frymës dhe buzëqeshja jote, JamArbër Petro Safo Marko…!
Madu:- Mungesat korrigjohen, kur dashuria nuk ndalet në objekte që preken dhe shijohen… Duhet që , kësaj bote të dërmuar, t’i mbledhin gjymtyrët dhe t’i ushqejnë mendjen, sepse po vrapon si e çmendur, por nuk e sheh dhe nuk do ta pranojë se po çalon… Të lutem, çfarë dite është sot andej nga ju?
Unë:- Nuk është e shtunë…, ajo dita me pelerinë të vjetër të botës , si në poezinë tënde, është e mërkurë…
Madu:- Ah, ah…! Një ditë që ka dhe ajo misteret e saj…, por unë nuk do të kthehem…
Unë:- Siç e thua në poezinë tënde:
… Nuk do kthehesha
për të provuar po atë gjë që
kanë jetuar të tjerët…
Madu:- Pikërisht, sepse një kthim i tillë do të thoshte të dorëzoja me tradhti lirinë time…
Unë:- Faleminderit, JamArbër- Liria !

P.Kabo. 6 shtator 2023. Jamarbër Petro Marko, ky i burgosur i ndërgjegjes, e la këtë botë më 4 shtator 2010.

blank

LEK PERVIZI, IKONË E QENDRESËS ANTI-KOMUNISTE NË SHQIPËRI DHE MË GJËRË! Nga Frank Shkreli

blank

Ish-i përndjekur politik i regjimit
Komunist-enverist, ikonë e qendres
Antikomuniste, Lek Pervizi

Në kuadër të 30-Vjetorit të botimit të revistës, “Kuq e Zi” – me boues Lek Pervizin — Lek Pervizi, piktori i kampeve të vdekjes të regjimit barbar të Enver Hoxhës

Lek Pervizi, ish- i dënuar nga regjimi barbar komunist për 4-dekada, autor librash shqip të përkthyer në gjuhë të huaja, përfshir anglishten, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, autor skicash të cilat dëshmojnë sot dhe përgjithmonë, tragjeditë e ndodhura në kampin e Tepelenës. Ato janë një pasqyrim-dëshmi e barbarizmave të panumërta të ndodhura në burgjet dhe kampet e përqëndrimit komunist, anë e mbanë Shqipërisë — dëshmitar i të cilave është vet Lek Pervizi, sot në moshën 94-vjeçare. “I mbijetuar, mrekullisht, falënderës Zotit të Madh”, siç shprehet ai vet. Edhe në këtë moshë të avancuar, Lek Pervizi nuk pushon së dokumentuari – me fjalë dhe me vepra – tragjedinë shqiptare prej pothuaj gjysëm shekulli të shkaktuar nga regjimi komunist. Dëshmi të gjalla, nga ky intelektual dhe patriot i pashoq shqiptar – një ikonë e vërtetë, i palodhur dhe guximtar i qendresës anti-komuniste në Shqipëri dhe më gjërë.

I ndërgjegjshëm ndaj fjalës së vjetër ndër shqiptarë, “Burri i mirë me shokë shumë shokë”, Lek Pervizi është mirënjohës ndaj të gjithë atyre – zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë, që e kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme — gjatë viteve pas lirimit të tij nga burgjet e regjimit komunist, pas shembjes së Murit të Berlinit — në plotësimin e misionit të ti për të zbuluar dhe për të dokumentuar të Vërtetën mbi krimet e komunizmit në Shqipëri. Atë të Vërtetë që pasqyron përjetimet dhe kujtimet Lekës, të situatave vetjake gjatë internimit por, njëkohsisht, edhe të familjarëve dhe bashkëvuajtësve me të cilët ka ndarë dënimet dhe vuajtjet në internim në Tepelenë dhe në disa prej kampeve më famëkeq të Shqipërisë komuniste.

Në ceremoninë që është mbajtur në përkujtim të 23 Gushtit, 2023, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Leka mori pjesë në distancë ndërsa u dërgoi përshëndetje nga Brukseli të gjithë pjesëmarrsve në ish-kampin e Tepelenës, “Ng ̈ ̈ ℎ ℎ̈, s ̈ ̈ ̈, 94 ̧, , ℎ. ̈ ̈ ℎ ( ℎ ̈) ̈ ℎ ̈ ̈ ̈, ̈ ̈̈ ̈ ℎ ̈, ̈ℎ”, është shprehur Z. Previzi duke kujtuar viktimat e komunizmit në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare.

Me atë rast, në pamundësinë e tij për të marrë pjesë fizikisht në atë përkujtim, Lek Pervizi nuk mund të mos ishte I pranishëm atje. Ai u dërgoi të pranishëmve në ish-kampin e Tepelenës një mesazh të rastit, duke falënderuar protagonistët kryesorë, vendas dhe ndërkombëtarë, sidomos Ambasadën Gjermane për mbështetjen që i kanë dhënë atij ndër vite, për të mundësuar dokumentimin e krimeve komuniste dhe për eskpozimin e tyre shqiptarëve dhe botës mbarë: “̈ ̈, ̈ ̧̈ℎ ℎ ̈ , ̈ ̈ℎ̈ ̈ ̈ ℎ ̈ ̈, , ℎ ̈ ̈ . ℎ ̈ ℎ ̈ ℎ ̈ ̈ ̈ ℎ ,
(Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991), ̈ ̈ ̈ ̈ ℎ ̈ ℎ̈ ̈ t të ̈”, është shprehur Previzi në mesazhin e tij dërguar pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore në Tepelenë, Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare më 23 gusht.

Unë jam munduar të pasqyroj në mënyrën më modeste të mundur veprimtarinë e Z. Pervizi me disa artikuj mbi botimet, shkrimet, skicat, portretet e viktimave të komunizmit, dëshmi të gjalla të krimeve të komunizmit kundër shqiptarëve, kundërshtarë të regjimi, të treguara dhe të dokumentuara prej Lek Pervizit, me qëllim “për ta bërë të njohur kampin e Tepelenës” dje krimet barbare të kryera atje nga regjimi enverist. Skicat dhe veprat që Leka ka botuar në shqip dhe përkthyer në gjuhë të huaja, si 5 veprat e përkthyera në anglisht kohët e fundit, mbi krimet e regjimit komunist në kampet dhe burgjet e Enver Hoxhës, janë dokumentarë që zbulojnë të Vërtetën me të cilat Lek Pervizi përshkruan në hollësi jetën dhe vuajtjet e mijëra shqiptarëve nën regjimin komunist, sidomos në kampin e Tepelenës, por jo vetëm.

I jashtzakonshëm është fakti se Leka edhe sot në moshën 94-vjeçare vazhdon të jetë tejet i angazhuar në atë që, mbi të gjitha, siç duket është misioni dhe objektivi kryseor i jetës së tij: zbulimi dhe publikimi i të Vërtetës mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, gjë që ai gjithnjë tregon, edhe në këtë moshë të shkuar, dëshirën për të treguar të Vërtetën, guximin dhe qëndresën e tij të pamposhtur ndaj së keqës komuniste, por dhe frymën ngadhnjimtare ndaj të keqës së atij regjimi, ndërsa më në fund shpreh edhe mirënjohjen e tij ndaj të gjithë atyre që e mbështetën, gjatë viteve, në këtë mision humanitar, por edhe atdhetar.

Z. Pervizi vazhdon të përmbush obligimet, njerëzore dhe patriotike, që i ka venë vetes në këtë mision të shenjtë të jetës së tij — për të treguar të Vërtetën mbi krimet e diktaturës — duke qenë aktiv, përveç të tjerave, edhe me botimin e vazhdueshëm për 30-vjet tani, të revistës “Kuq e Zi” – 30-vjetori i të cilës shënohet në Tetor, 2023. Pas lirimit nga burgu me 10 Nëntor, 1990, Lek Pervizi është larguar nga Shqipëria duke u vendosur në Bruksel të Belgjikës, ku përveç aktiviteteve të shumta letrare dhe artistike, vendosi të themelonte në tetor të vitit 1993 revistën “Kuq e Zi”, në të cilën, për tre dekada tani, vazhdon të botojë kujtimet e tija, në prozë e poezi, vizatime dhe shënime të tjera nga periudha fatzezë e internimit, si dhe shkrime të autorëve tjerë mbi krimet e komunizmit dhe për historinë e Shqipërisë.

Edhe sot pas 3 dekadash ç’prej themelimit të saj, më duket sikur revista “Kuq e Zi”, vazhdon të jetë pasurohet për nga përmbajtja dhe për nga trajta, një shërbim i dobishëm që Lek Pervizi i bën lexuesit shqiptar – brenda dhe jashtë trojeve shqiptare — me artikuj, skica dhe fotografi historike me vlera dokumentare. Natyrisht se në faqet e revistës “Kuq e Zi”, shtjellohen subjekte mbi komunizmin, dokumentohen krimet e regjimit dhe vuajtjet e papërshkrueshme të ish-të përndjekurve të regjimit komunist, por ama nuk mungojnë as shkrime dhe tema të tjera interesante për lexuesin nga autorë të ndryshëm.

Në këtë 30-vjetor të themelimit të revistës “Kuq e Zi”, përshëndetjet e mia më të sinqerta mikut tim Lek Pervizit dhe bashkpuntorve të tij për këtë veprimtari frytdhënse, duke iu uruar punë të mbarë edhe për dekada të tjera, në këtë ndërmarrje të nisur 30-vjet më parë – me të vetmin qëllim që në vazhdimësi t’i jepet të Vërtetës historike një drejtim kah drita, si një detyrim njerzor dhe atdhetar, duke e shikuar realitetin historik dhe aktual ndër sy!

blank

blank

blank

blank


Send this to a friend