VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dervish Hima, drejtorit të prestigjiozes Le Figaro (1912): “Shqipëria është motra e vogël e Francës. Na ndihmoni me pendën tuaj !”

By | July 14, 2018

Komentet

Le Journal (1938) – Sot Evropa do të ketë një mbretëreshë shumë: Geraldinë Apponyi

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Dhjetor 2018

 

“Le Journal” ka botuar, të mërkurën e 27 prillit 1938, në ballinë, një shkrim në lidhje me mbretëreshën më te re të Evropës asokohe, Geraldinë Apponyi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Në Tiranën festive, Zogu i Shqipërisë martohet me konteshën Geraldinë

 

Skena nga jeta shqiptare në prag të dasmës mbretërore : portretet e të fejuarve gjenden kudo, në harkun e një kafeneje (lart) dhe (djathtas) në gjerdanin e kalit të një fshatari entuziast.

 

Në të majtë : malësorët vijnë në qytet ku do të zhvillohen ceremonitë e dasmës, duke valvitur tullumbace të vogla për të treguar gëzimin e tyre.

1990/“Letrari” i Lidhjes së Shkrimtarëve në spiunim të dyfishtë në qytetin “Studenti” Nga Kastriot Dervishi

I shërbente me përkushtim armës së heronjve të heshtur. Edhe në ditët kur po ndodhte ndryshimi vijonte të kthente në raportime ato që i thoshte i biri student. Kështu, gjatë ditëve të protestës në qytetin Studenti (8-12 dhjetor 1990) bashkëpunëtori “Letrari” kish gjetur një mënyrë interesante për të raportuar përpara shefave të tij. Ai porosiste djalin dhe nëpërmjet tij hartonte raportet se çfarë ndodhte atje. Teknikë interesante. Sigurisht, në ngjarjet e asaj kohe, shërbimi sekret i kohës ishte jashtë çdo loje dhe as kuptonte fare se ç’po ndodhte.

***

Ekstrakt nga raporti

Burimi, mbështetur në të dhëna nga persona shumë të afërt dhe tepër të besuar prej tij, raporton se sipas bisedave që bëhen vesh më vesh në rrethe studentore, turbullimet e shkaktuara ditët e fundit në universitetin e Tiranës nga studentë, nuk janë aspak për të meta e mangësi në konvikte. Këto kanë shërbyer vetëm si sebe (bile ka pasur raste që janë prishur me qëllim dritat, duke vendosur rezistenca me tel sa një gozhdë karpentieri), por janë të karakterit politik e në radhë të parë për shkëndijë të vendosjes së pluralizmit në numër partish. Pëshpërtitet se është në formim ose formuar një organizatë e studentëve, së bashku me intelektualë me peshë, ndër të cilët përmenden (6 persona shumë të njohur). Qëllimi i kësaj organizate është të afirmojë vetveten, për të dalë më pas si e para parti pluraliste e studentëve dhe intelektualëve. Fillimisht synohet të organizohet mirë në Tiranë, duke përfshirë edhe rininë shkollore ushtarake (madje thuhet që qysh kësaj here nxënësit e shkollës “Skënderbej” vetëm se kishin uniforma s’u bashkuan dot me studentët, duke përfshirë edhe oficerë të rinj si dhe mësues e nxënës të shkollave të mesme. Kjo organizatë, në shkallë të dytë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, synon të shtrihet në qytetet kryesore, sidomos në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Korçë. Objektivi i parë konkret i organizatës do të jetë zgjedhjet në dy drejtime kryesore:

1-Të fitojnë sa më shumë elementë të prirë në reforma…

2-Të bojkotohen sa më shumë elementët “konservatorë” e “burokratë” të cilët “pengojnë e ngadalësojnë ritmin e reformave”.

Organizimi i komiteteve të rinisë në fakultete ka për qëllim të bëjë de fakto këtë organizatë të pavarur nga BRPSH. Kërkesa për një takim të presidentit me masën e gjerë të tyre kishte synim që nëse ai (presidenti) nuk do pranonte kërkesat e tyre, ta fishkëllenin e ta demaskonin kështu para popullit si konservator të maskuar…

Nën raportin e tij, punëtori operativ (i cili ka vdekur para 4 vjetëve), lë këtë vijësjelljeje dhe masë operative:

Vlerësim: E dhëna ka interes për faktin se bën fjalë për organizimin e studentëve dhe për nxitësit e inspiruesit e tyre.

Detyrë: B.p. Ju dha detyrë që nëpërmjet djalit të tij i cili është futur në mes të demonstruesve të mësojë çthuhet e s’çthuhet dhe të na informojë menjëherë.

Masa operative: E dhëna të shtypet dhe të vihet në buletin. Me të të njihen drejtuesit e Ministrisë dhe Komitetit të Partisë së Rrethit.

Më 15 dhjetor 1875 lindi Kristo Luarasi, botues dhe veprimtar i çështjes shqiptare

Kristo Luarasi (Luaras, 15 dhjetor 1875 – Tiranë, 8 korrik 1934) ose Kristo Papa Stefan Kici qe botues dhe veprimtar i çështjes shqiptare.

Jeta

Kristo Luarasi lindi në vitin 1875 në fshatin Luaras te Kolonjës, i biri i Papa Stefanit prej të cilit nxuri shqipen. Nxuri në shkollën e Hotovës, ku i dha mësim Petro Nini Luarasi. Si shumë bashkëkrahinar të tij vajti në mërgim, dhe posaçërisht në Rumani, u vendos në Bukuresht ku lëvizja çlirimtare e shqiptare po ecte përpara me botimin e librave në gjuhën amtare. Kristoja hyri në shkollën që kish hapur në Bukuresht atdhetari Nikolla Naço; njëkohësisht ai mësonte në një shtypshkronjë rumune mjeshtërinë e tipografit. Punon për traktatin teologjiko-filozofik, Fletore e Bektashinjet të Naimit[1].

Nga viti 1896 bashkë me Kosta Jani Trebickën shkoi në Bullgari dhe u vendos në Sofje, ku shqiptarët e mërguar në këtë qytet me 1893 kishin themeluar shoqërinë “Dëshira” e cila, si edhe shoqëritë e tjera te mërgimit, zhvillonte një veprimtari kulturore me qëllime te qarta politike. Me ndërhyrjen e kryetarit të shoqatës, Dhimitër Mole, Kristua punoi në shtypshkronjën e shtetit me të mbërritur. Shoqata më ngriti 1896-en një shtypshkronjë te thjeshte, pas ca kohe Jani u tërhoq, u mor me punë te tjera, prandaj shtypshkronjën te cilës i vuri emrin kuptimplotë “Mbrothësia” e mbajti vetë Kristo Luarasi.

Shtypshkronja “Mbrothësia” shtypi abetare, gramatika, libra te këndimit dhe te shkencave. Kristo së bashku me Kostën dhe Mithat bej Frashërin arriti të botojë Ditërëfenjës-in ose Kalendarin Kombiar që u botua përvit me ndonjë shkëputje prej 1897 gjer më 1928. Shtypshkronja pati meritë për përhapjen e letrave shqipe dhe botimin e 37 vëllimeve që nga vëllezërit Frashëri, kristomatitë e përgatitura nga Gjergj Qiriazi, “Valët e Detit” te Spiro Dines, Hoxhë Vokës, etj. Në vitin 1899 Kristo P. Luarasi, sipas porosise që kishte marre edhe nga kryesia e shoqërisë “Dëshira” u nis për në Shqipëri, Kalabri e Siçili tek arbëreshët e Italisë[1], Stamboll, për t’u takuar me vëllezërit Frashëri. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që duke u vënë në kontakt me rilindasit më të shquar të kohës të hartonin një program te përbashkët për botimin e librave te tyre në shtypshkronjën “Mbrothësia” me alfabetin e Stambollit. Pasi u kthye në Sofje, me 23 shtator 1900, ai i dërgoi një letër përkrahësit dhe mësuesit te tij në Bukuresht, Nikolla Naços, ku, si përshkruan përipecitë e udhëtimit gjatë te cilit ai ishte i pajisur me tri pasaporta të rreme për t’u shpëtuar ndjekjeve që autoritetet turke u bënin te gjithë atyre që lëviznin me botime shqipe në duar, ndër te tjera, nënvizon se për mbarëvajtjen e përhapjes e kulturës dhe të librit shqip shihet i nevojshëm krijimi sa më parë i një “shoqërie për shkollat dhe i një shoqërie për të shtypur librat”. Ndërkohe Shahin Kolonja ndodhet në Sofje, dhe, pas punës përgatitore për grumbullimin e lëndes, me 1 nëntor 1901, në shtypshkronjën “Mbrothësia” u shtyp numri i parë i gazetës “Drita” me ndihmën austro-hungareze[2], të cilën e botoi prej 1901 deri më 1908. Abetaret e Shoqërisë së Stambollës u ribotuan dendur për t’u shpërndarë n’atdhe U martua në vitin 1904 me Polikseni Dhespotin nga Lunxhëria që ishte mësuesja e pare e shkollës se pare te vashave në Korçë. Pati tre djem dhe një vajzë. Më i madhi Thomai që pat mbaruar shkollën për diplomaci, Skënderi që mbaroi shkollën për inxhinier-arkitekt dhe Theodhorin i cili punoi për gjithë kohën në shtypshkronjë te cilën e administroi edhe pas vdekjes së Kristos, si dhe vajzën Margarita.

Duke u kthyer nga një udhëtim në Manastir e në Selanik i dërgoi “Pleqërisë së shoqërisë Bashkimi” në Bukuresht me 22 gusht 1908 ku në mes te tjerash shkruante: ”… Qëllimi ynë është tani që të vete në Selanik, sëbashku me shtypshkronjën.” Synimi kryesise se shoqërisë “Dëshira” si edhe i botuesit e drejtuesit te “Mbrothësisë” Kristo P. Luarasi ishte që arma e fuqishme e botimeve në gjuhën shqipe të ndikonte në mënyre sa më të fortë në lartësimin e ndjenjës kombëtare. Për ketë arsye u vendos transferimi i shtypshkronjës nga Sofja në qytetin e Selanikut, i cili ishte në atë kohë jo vetëm një qendër e rëndësishme e perandorisë turke po edhe një qendër e madhe e grumbullit të shqiptarëve kalimtarë, nëpunës e ushtrues mjeshtërish te ndryshme. Më 1908 Shahini u zgjodh deputet në Mexhlisin Osman, duke hequr kështu dorë nga gazeta, vendin e të cilës e zuri “Liri e Cqipεrisε” numrat e së cilës dolën në fillim në Sofje e mandej në Selanik 1911-’15.

Më 3 nëntor 1911 në Sofje gjehet Fan Noli, i ftuar nga kolonia shqiptare me nisëm të Kristos, ku ai mbajti dy mesha në gjuhën shqipe. Sinodi i popullit bullgar vuri në dispozicion te tij kishën “Sveti Spas”. Vizitoi shtypshkronjën “Mbrothësia” dhe shtëpinë e Kristos.

Në vitin 1922 Kristoja u transferua familjarisht dhe me te gjithë shtypshkronjën në Tiranë ku vazhdoi punën e tij te mëparshme. Ai vdiq me 7 korrik 1934 në Tirane. Në vitin 1937 Theodhori që administronte shtypshkronjën i ndërroi emrin asaj duke ia kthyer në shtëpia botuese “Kristo Luarasi”. Kështu ajo vazhdoi deri në vitin 1947 kur u shtetëzua pa asnjë shpërblim nga qeveria komuniste e asaj kohe.

Mirënjohje

  • nëntor 1962, dekoratë me Urdhërin për Veprimtari Patriotike të Klasit të II-të, ndërsa të shoqes po të njëjtin por të Klasit të III-të[1].
  • nëntor 1992 u dekorua sërish me Urdhërin për Veprimtari Patriotike te Klasit të I-rë.
  • Emrin e tij e mban sot në qytetin e Tiranës një rrugë.
  • Në vitin 2011 iu dha titulli Qytetar Nderi i qytetit te Ersekës.

Burime

  1. ^ a b c Bica L., Kristo Luarasi dhe Frashërllinjtë, Tema. – Nr. 2510, 8 nëntor, 2008, f. 22 – 23.
  2. ^ Özdalga E., Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (I ed.). Routledge. fq. 294, 315–317. ISBN 978-0415665445.

Dekretligji i faljes – Si i mashtroi regjimi antikomunistët e arratisur

Dokumenti i nëntorit 1946/ Regjimi me ligj, duhet t’i falte të arratisurit dhe t’i lehtësonte ata që dorëzoheshin, po ashtu edhe familjet e tyre që i kishin çuar në internim. Por koha dëshmoi se ky ishte një kurth për të gjithë të arratisurit, pjesa dërrmuese e të cilëve u pushkatuan apo vdiqën nën tortura…

 

Në vjeshën e vitit 1946, një fushatë e gjerë propagandistike mori shtrirje në gjithë Shqipërinë, sipas të cilës do të faleshin e do të aplikoheshin masa lehtësuese për të gjithë të arratisurit, që gjendeshin brenda Shqipërisë. Kjo, sipas një dekretligji të aprovuar në Kuvendin Popullor, në 13 nëntor të vitit 1946, i cili nënvizonte  se do të faleshin të gjithë ata “që ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekret-ligji ndodhen në arrati brenda shtetit për shkak se akuzohen si kriminelë lufte dhe armiq të popullit, ose për çdo lloj faji tjetër, ushtarak ose ordiner, në çdo kohë që ti kenë kryer këto, por gjithmonë para hyrjes në fuqi të kësaj dekret ligje, nëqoftëse dorëzohen në organet e pushteitt  mbrënda 45 ditëve nga data që hyn në fuqi kjo dekretligje”.

Po ashtu, dekretligji nënvizonte se pas dorëzimit të tyre, do të ndërpritej  persekutimi ndaj familjeve të tyre, të cilat ishin internuar. Siç vihet re në këtë frazë, regjimi e pranon zyrtarisht se familjarët internoheshin në masë vetëm pse një familjar i tyre ishte arratisur.

Në të vërtetë dekretligji kishte synim t’i priste rrugën aktivitetit antikomunist, që mund të organizonin gjithë kundërshtarët e regjimit, që ishin hedhur në arrati, që në ditët e para të pas Luftës.

Ajo çka thekson dekretligji në të gjithë nenet e tij, në të vërtetë ishte vetëm një kurth, pasi të gjithë të arratisurit që u dorëzuan përfunduan në pushkatim, burgime të gjata apo vdiqën në hetuesi dhe në qelitë e burgjeve.

Kujto.al – Arkiva Online e  Viktimave të Komunizmit, e sjell të plotë tekstin e këtij dekretligji të miratuar nga Kuvendi Popullor, në 13 nëntor 1946.

………….

Në datën 13-11-1946 u mblodh Komisioni i Ligjeve dhe mori në shqyrtim Dekret Ligjet nr.334, 335, 337, 338, 339 dhe 342.

Komisioni masi i studjoi këto dekrete nji nga nji e nen për nen i aprovoj unanimisht pa ndryshime.

Z.kryetar- Bisedimet në parim mbi dekret-ligjet janë të hapura. Ka njeri të diskutojë mbi këto dekret-ligje?

Pasi nuk kërkoj njeri të flasë, vihen në votim dhe pranohen në parim me unanimitet dekret-ligjet e larpërmendura.

Vazhdon aprovimi i tyre në hollësi.

Dekret-ligja nr.335 dhe 339 këndohen dhe aprovohen në hollësi dhe tërësi pa ndonjë ndryshim si vijon:

Dekret ligjë Nr.335 d.12.9.1946

Mbi faljen e t’arratisunve t’akuzuar për faje penale

Neni 1

U akordohet një falje, sipas dispozitave të mëposhtme të gjithë atyre që ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekret ligje ndodhen në arrati brenda shtetit për shkak se akuzohen si kriminelë lufte dhe armiq të popullit, ose për çdo lloj faji tjetër, ushtarak ose ordiner, në çdo kohë që ti kenë kryer këto, por gjithmonë para hyrjes në fuqi të kësaj dekret ligje, nëqoftëse dorëzohen në organet e pushtetit  mbrënda 45 ditëve nga data që hyn në fuqi kjo dekretligjë.

Neni 2

T’arratisurit që dorëzohen mbrënda afatit  të sipërmë, përfitojnë nga konditat lehtësonjëse për dënimet që mund t’u jepen  për fajet e kryera prej tyre.

Veç kësaj ata do të meritojnë çdo benefic të mundshëm nga ana e organeve të pushteitt  dhe do të ngrihet menjëherë çdo masë  që mund të jetë marrë kundër familjeve të tyre si internim, etj…

Neni 3

Ata, nga të arratisurit, që nuk do të dorëzohen brënda afatit të nenit 1, do të ndiqen pa mëshirë, dyke u marrë masat më të rrepta si nga ana e organeve të Pushtetit ashtu edhe nga populli.

Neni 4.

Ministrija e Drejtësisë dhe Ministria e P.Mbrendshme ngarkohen me zbatimin e kësaj Dekret – ligje.

Neni 5

Kjo Dekret-ligjë hyn në fuqi menjëherë.

Dekret –ligjë Nr.339 d.28 –X- 946

Mbi zgjatjen e afatit të dekretligjës Nr.335 d.12 -9-1946 mbi faljen e t’arratisurve t’akuzuar për faje penale.

Neni 1.

Afati prej 45 ditësh i parashikuar prej Dekret –ligjës nr.335 datë 12-9-1946 “ mbi faljen e t’arratisurve t’akuzuar për faje penale, zgjatet deri më datën 29 nëntor 1946.

Neni 2

Kjo dekret Ligjë hyn në fuqi menjëherë.

 

Burimi: Fondi ‘Kuvendi Popullor’, Dosja 97, vitit 1946

Kujto.al Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit

Fate të trishta, inxhinierët e Maliqit dhe Harry Fultz

Fatmira Nikolli  – Pas shpalljes së vendimit për të dënuar grupin e inxhinierëve, Departamenti i Shtetit Amerikan nxori një deklaratë ku kategorikisht mohonte pohimet e bëra në gjyq. E publikuar në buletinin mujor të këtij Departamenti, ajo thotë: “Gjykimet (e inxhinierëve) që po ndodhin në Tiranë janë padyshim një përpjekje e regjimit shqiptar për të përjetësuar veten me anë të shtypjes dhe terrorizimit të elementeve liberale, patriotike dhe opozitare shqiptare. Akuza se ishin të lidhur me anë të pagesës ose shërbimit ndaj Shteteve të Bashkuara, apo të ndonjë përfaqësuesi të saj në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë mënyrë dhe është krejtësisht e pavërtetë”. Menjëherë pas ngjarjes në Shqipëri, anëtarët e misionit amerikan u drejtuan drejt Liberisë, ku në foto shihet edhe Harry Fultz, së bashku me të bijën. Një imazh i G.Henderson më 1946, e shfaq Fultzin të parin mes atyre që fotografohen. Ka ikur, ka lënë pas Shqipërinë dhe ka një tjetër mision. Studimi “Spiunë & sabotues: martirizimi i inxhinierëve të Maliqit” i Kejsi Ziut, është prezantuar në fund të tetorit në konferencën “Të mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipërinë e viteve 1945-1990″. Konferenca e organizuar Autoriteti i Dosjeve, pat si qëllim reflektimin në studime të jetës nën diktaturë, parë nga prizme të ndryshme. Puna e Ziut, vë përballë akuzave ndaj inxhinierëve përfshirjen e misionit agjenturial amerikan gjatë regjimit komunist në Shqipëri”. Ajo pyet, nëse ishte grupi teknik i sabotuesve agjentë të misionit amerikan në Shqipëri apo instrument i përdorur nga regjimi për të eliminuar ndikimin e SHBA-së në Shqipëri? Ajo pyet nëse e përdori Sigurimi i Shtetit arrestimin e grupit të inxhinierëve të Maliqit për të larguar ndikimin e frymës perëndimore demokratike nga një Shqipëri që po kthehej në shtet-satelit të Bashkimit Sovjetik? Në fund, pyet nëse mund të flitet për ekzistencën e një “lufte të ftohtë agjenturiale” ndërmjet nga njëra anë Harry Fultz-it – një prej kontribuuesve më të mëdhenj në edukimin e brezave të të rinjve shqiptarë në fillimet e shtetit shqiptar, i cili akuzohej se po përpiqej të rekrutonte ish-nxënësit e shkollës së tij si spiunë të SHBA-së kundër regjimit komunist dhe nga ana tjetër, Sigurimit, i cili po krijonte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve për të mbajtur nën kontroll status quo-në?

Foto e misionit amerikan në Liberi, 1946, menjëherë pas largimit nga Shqipëria. Fultz është renditur i pari, majtas (Foto: G.Henderson).

STUDIMI
Studimi ka përfshirë disa burime, nisur që nga Fondi Arkivor i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili ka në disponim dosjet survejuese dhe hetimoro-gjyqësore të Sigurimit të Shtetit, tashmë të deklasifikuara. Njëherësh janë marrë në shqyrtim edhe dokumente të gjendura në Fondin e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar (AQSH), në Arkivin e Shtetit Amerikan, si dhe disa raporte të hartuara nga CIA, të deklasifikuara vitet e fundit dhe akte të ndryshme ligjore të periudhës komuniste, (Kushtetutat e viteve 1946 dhe 1976, si dhe akte ligjore të periudhës 1944-1946). Megjithëse në vitet 1944-1945 ende s’mund të flitet për një legjislacion të mirëfilltë të punës, kjo e fundit udhëhiqej dhe bazohej te parimi i ideologjisë së klasës punëtore. Puna fizike dhe mendore ishte njëlloj e detyrueshme për t’u kryer në bazë të ligjeve dhe rregullave të përshtatura qëkur regjimi erdhi në pushtet në fundin e vitit 1944.

Me objektivin për të realizuar “ndërtimin socialist të vendit”, si dhe nga ana e PPSH-së, u përdorën jo vetëm krahë pune me pagesë, por në shumicën e rasteve në sajë të punës së detyruar të të burgosurve politikë të arrestuar nga Sigurimi i Shtetit, në kampet e punës të shpërndara në të gjithë cepat e Shqipërisë. Ligji “Për krijimin e Policisë Popullore”, autorizonte policinë të arrestonte individë dhe të dërgonte individë nëpër burgje apo kampe për pune të detyrueshme.

Fotografi e Harry Fultz gjatë kohës kur ka qenë drejtor i Shkollës Teknike në Tiranë

PUNA E DETYRUAR NË KAMPIN E MALIQIT
Një raport i hershëm i qeverisë amerikane, adresuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara detajonte kushtet çnjerëzore me të cilat trajtoheshin këta të burgosur në kampet e punës dhe të internimit. Raporti përshkruan gjendjen në kampin e punës së detyruar për tharjen e Kënetës së Maliqit, së cilit i referohet si një prej “kampeve të vdekjes”: “Të marra sot në shqyrtim, kushtet e punës atje do të binin në kundërshtim të hapur me Konventën për të Drejtat e Njeriut, ashtu si dhe me rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) mbi ndalimin e punës së detyruar sepse përveçse nuk garantonin mbrojtjen dhe sigurinë e duhur në punë, nuk respektonin as minimumin e dinjitetit njerëzor të të burgosurve. Konkretisht, atyre u duhej që shumicën e kohës të kryenin punë të rëndë fizike në ujë, pa veshjet e duhura të punës dhe me vegla primitive, në orare që i tejkalonin 10 orë në ditë, me shumë pak pushime ndërmjet. U nënshtroheshin, gjithashtu, torturave të shumta fizike (deprivimi i ushqimit, i gjumit etj.) dhe psikologjike”. Në përfundime të ngjashme arrin edhe një raport i mëvonshëm i Amnesty International (1984) për mënyrën sesi shfrytëzimi i punës së detyruar të të burgosurve politikë solli kontribute të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Krijimi i kampeve të internimit ishte i modeluar nga ato të Bashkimi Sovjetik, siç vërtetohet edhe nga një raport i CIA-s, tashmë i deklasifikuar në 2013.

AKUZA
Prokuroria pretendonte se H. Fultz kishte krijuar një organizatë me elementë teknikë – intelektualë, në krye të së cilës ishin ish-nxënës të tij, me qëllimin e të qenit gati në momentin kur qeveria e atëhershme, që ishte ende e përkohshme, të zëvendësohej me një qeveri pro anglo-amerikane. Puna e kësaj organizate do të përmblidhej në sabotimin indirekt të ndërtimit të vendit, me rrjedhojë pasoja të dëmshme për qeverinë për sa i përket ekonomisë dhe vijës së saj politike. Akuza që ngrihej mbi grupin e inxhinierëve ishte e rëndë. “Këta persona akuzohen për shkak se kanë kryer: a) Vepra sabotazhi në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike; b) Vepra spiunazhi në favor të agjentëve të huaj; c) Kanë formuar një grup tekniko-profesional për të sabotuar rindërtimin, fuqinë ekonomike të vendit e si pasojë për të ndryshuar gjendjen e stabilizuar në vendin tonë, në lidhje me monarko-fashistët grekë dhe reaksionin e jashtëm”.
Ziu thotë se nga shqyrtimi i Dosjes që përmban proces-verbalet e seancave gjyqësore, rezulton se gjyqi për “sabotatorët e Kënetës së Maliqit” zgjati vetëm 16 ditë dhe u publicizua gjerësisht në radhët e popullit shqiptar. Sipas pretencës, nëpërmjet sabotimit me stil të gjerë, në strukturën ekonomike dhe më pas politike të shtetit, synimi final i grupit të inxhinierëve, të cilët i quan reaksionarë ndërkombëtarë, ishte të vendoste në rrezik integritetin e vendit dhe të mashtronte pushtetin dhe popullin. Pjesëtarët kryesorë të grupit martir i inxhinierëve që u akuzuan për sabotim ishin: Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Vasil Mano, Zyraka Mano, Mirush Përmeti, Paolo Saggioti, Eugenio Scaturro, Pandeli Zografi, Aleks Vasili, Mihal Stratobërdha, etj. A. Sharra dhe më pas, K. Beqiri ishin drejtuesit e punimeve në Kantierin e Maliqit, siç rezulton edhe nga relacionet e Sigurimit për zhvillimin e punimeve atje, ndërsa pjesa tjetër shërbenin si punonjës në kantier. Zyraka Mano, e cila ishte një shtetase me origjinë kroate, e martuar me njërin prej inxhinierëve, Vasil Manon, u akuzua si personi që bënte të mundur komunikimin midis H. Fultz dhe grupit të inxhinierëve. sipas Ziut, vendimi i Gjykatës është shumë i shkurtër (vetëm 4 faqe) dhe përsëri aty nuk përmbahen argumente juridike për të mbështetur apo kundërshtuar pretencën e prokurorit dhe dënimin e dhënë. Nga ana tjetër, mbrojtja e avokatëve mbrojtës është shumë e dobët dhe e shkurtër, ku të pandehurit i kanë pranuar “fajet” dhe tregojnë pendesë të thellë për veprimet e tyre. Në përfundim, dënimi që u dha gjykata shumicës prej të pandehurve ishte ai i dënimit me vdekje, ku inxhinierët Kujtim Beqiri dhe Abdyl Sharra u dënuan më varje në litar, ndërsa Zyraka Mano me të shoqin me pushkatim.

Aktualisht nuk rezulton asnjë provë e drejtpërdrejtë, e shkruar që të mbështesë teorinë se këto rekrutime përfshinë edhe grupin e inxhinierëve të Maliqit. Dënimi i grupit “sabotator” të Kënetës së Maliqit u konsiderua një sukses politik nga ana e Sigurimit të Shtetit, siç rezulton nga një shkresë adresuar Seksionit të Sigurimit në Korçë nga Ministria e Punëve të Brendshme, vëren Ziu në studim.

Objektivi kryesor i këtij studimi ka qenë jo vetëm të hedhë dritë mbi një prej rasteve të shumta të shkeljes së të drejtave të njeriut përgjatë periudhës pothuajse 50 vjeçare të sundimit komunist në Shqipëri, por edhe të kontribuojë në edukimin e publikut të gjerë, sidomos atyre që nuk e kanë përjetuar këtë periudhë, në rëndësinë e të njohurit të të kaluarës, në mënyrë që të shihet drejt së ardhmes.

Pavarësisht faktit se elementë të regjimi komunist shqiptar ndryshonin nga ai në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore e si i tillë mund të quhej unik, vetëm për Shqipërinë, përsëri mund të nxjerrim mësime të rëndësishme universale. Mësimi kryesor është se potenciali i tmerrshëm që mund të ketë “demonizimi” i personit për shkak të ideologjisë së urrejtjes të sanksionuar nga shteti. Ky mësim i përbuzjes apo ky proces dehumanizimi (siç ishte lufta e klasave) ishte baza e persekutimit dhe internimit të mijëra personave dhe shkelja sistematike e të drejtave të tyre më thelbësore.

Ziu shton në fund se Shqipëria ende ndodhet sot relativisht në mes të procesit të demokratizimit të saj, ashtu si në hapat e parë drejt objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, duhet të respektojë dhe inkurajojë angazhimin për të përkujtuar viktimat e regjimit komunist, për të respektuar të mbijetuarit e tij dhe për të riafirmuar aspiratën e përbashkët për solidaritet dhe drejtësi.

13 DHJETOR 1990 SHKODRA ME DIELL SI PISHA – Nga Fritz RADOVANI

 

KY TIRAN ISHTE PARA PREFEKTURES

 

“N’ Shkodren tonë ka ra nji dritë !”…Këndonin dikur Ata t’ vjetrit, kur ishte pa u shue!

Rrallëherë e kurr nuk na ka ra rasa me pa ditë pranvere në pikë të dimnit ! Ndoshta, kje 1967 viti i shkatrrimit shpirtnuer e moral, që na kthei në “qenje të pavetdijshme”!!

Shqipnia ishte i vetmi shtet në Botë i “pa fe”! Madje, i shpallun edhe me “Kushtetutë”!

Në të kater anët e vendit kishte shperthye plaga e qelbun e ateistëve, që perhapte në të gjitha skutat e Shqipnisë frymen antishqiptare kunder 500 vjetorit të Skenderbeut…

Edhe Gjuha Shqipe që ka folë Ai në Gegnishte, u quejt “Gjuha e Krishtit”…

Formula e Pagzimit e Imz. Pal Engjullit, të çonte pa asnjë lëshim drejtë pushkatimit !

Diktatori barbar me të vertetë “nuk e dinte ku bijnë Kishat, ku ishte lutë Skenderbeu para fillimit betejave kunder turqve”, po nuk kishte vështirsi me i gjetë… Ai e dinte të saktë se kur po ndertohej hidrocentrali i Firzës, liqeni i tij mbyti 32 Kisha Katolike…

Kisha e Shen Mërisë e Vaut të Dejës, ishte mbi një koder, vetem mendja e “hollë” e një komunistit si Fadil Ymeri, mund të plotsonte dëshiren e anadollakve Enver e Ramiz, që e kishin gjetë me kamben e mushkut per shkatrrime veprash monumentale arti me vlerë.

Krajli Malit të Zi gjuejti Kishen e Zojës tek Kalaja Rozafat, dhe i këputi kompanjelin, gjuejti Kishen Kathedrale të Shkodres dhe, i prishi tavanin madhshtor të Kol Idromenos, si dhe la gjurmë në kompanjelin e saj… Vepren e Krajlit e plotsoi Enveri e Ramizi, tue shkatrrue e plaçkitë të gjitha veprat e artit e bibliotekat e tyne me mija librash, me anë të “Kryetarit të komisionit perzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare”, sh. Jup Kastrati…

Dishmia ma e sakta e Gjenocidit komunist në Shqipni, kunder intelektualëve dhe Atij Kleri të pazevendsueshm në Shkoder, asht kenë Muzeu Ateist, Arrestimet e vrasjet me gjyqe e pa gjyqe të Klerikve Katolik Shqiptar mbas vitit 1944, dhe “zhdukja e Letersisë së Shkrimtarëve të Veriut, bashkë me Gjuhen Gegnishte”, në kongresin e vitit 1972…

  • 13 DHJETOR 1990 Asgja e pameritueme nuk u ba mbi koken tande E. Hoxha!

Populli i Shkodres me “ringjalljen” ka prap “shka me ba mbi koken dhe varrin tand !’

O TIRAN BARBAR I PASHOQ, PER VARREZAT E PAEMEN TË SHQIPTARËVE !

            Melbourne, 12 Dhjetor 2018.

FLAMURI I DINASTISË KASTRIOTI – Nga Lutfi ALIA

Në shekujt e mesjetës, Albania përjetonte qytetërimin perëndimor në tërë rrafshet e zhvillimeve politike, ekonomike dhe shoqërore; respironte kulturë europiane, ishte pjesë integrale e Europës. Aleks Buda vërente: “Gjatë Mesjetës, Albania ishte e zhvilluar në nivele me vendet më të përparuara të Europës”.[1] Eqerem Çabej theksonte: ”Dalmacia e Albania e më pas ishujt Jonikë, janë vendet që u hapën direkt e më shumë ndaj influencës kulturore të Perëndimit”. [2]

Në lidhjen e Albanisë me Perëndimin, ushtroi ndikim edhe Kisha katolike. M. Šufflai do të vinte në dukje: “Me ndihmën e Selisë së Shenjtë, Tivari e më pas e tërë Albania, u shndërruan në baza operative të perëndimit, kundër ortodoksisë dhe kunder sllavizimit”.[3] L. Thallòczy theksonte: “Françeskanët ishin e vetmja rezervë e Perëndimit që ndejtën në Shqipëri dhe kur interesat e Europës për këto vise u shterën krejtësisht”. [3]

Kultura europiane ishte e mishëruar dhe në heraldikën arberor, e cila ishte sa origjinale, aq dhe pasqyrim i heraldikës europiane, e shprehur me stemat, me flamujt, me medaljonet dhe me kodikët e fisnikëve.

Stemat e para heraldike të dinastive fisnike dhe të shteteve arbërore, u shfaqën në shekullin XII me princat Progoni të Shtetit të Arbërit. Në vijim, u përdorën në shekullin XIII nga familjet patronomike arbërore të Mbretërisë së Albanisë të Karlit I Anzhu dhe në mënyrë të veçantë u masivizuan në shekujt XIV – XVII, me familjet dinastike Arianiti, Balsha, Topia, Kastrioti, Dukagjini, Muzaka, Shpata, Skura, Zaharia, Golemi, Spani, Martaseos, Gropa, Jonima, Blinishti, Manesi, Gazuli, Matranga, Engjëlli, Toka, Frangu, Zenebishti etj.

 

Flamuri i dinastisë Kastrioti në hartat portolane të shekullit XV.

Si rezulton në kronikat dhe dokumentat e shekullit XV edhe Gjergj Kastrioti, Princi i Matit, Zot i Dibrës dhe i Krujës, nga viti 1444, Dominus Albaniae – Zot i Albanisë, ashtu si gjithë fisnikët e kohës, kishte stemën e vet heraldike (mburoja me shqiponjën dykrenore me yllin e Davidit); flamurin e kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe, që shpalosej mbi bedenat e kështjellave dhe në betejat; kishte medaljonet dhe kodikët e dedikuar.  Sipas Biemit, anonimi i Tivarit shkruante: “L’insegna di Skanderbegh era un’aquila negra distinta in due teste sopra campo rosso” (Flamuri i Skënderbeut ishte me shqiponjë të zezë me dy krerë në një shesh të kuq). [6]

Marin Barleci, ne vepren “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarvm Principis…, Impressum Rome per B.V, s.d. Maggio 1522, (fleta XV) thekson se Skënderbeu e kishte flamurin e kuq me shqiponjën të zezë dykrerëshe: “Rubea vexilla nigris et bicipitibus distancta aquilis gerebat Scanderbegus“. Po kështu shkruan dhe J. Lavardin, në veprën e tij dedikuar Skenderbeut. [4, 5]

Simbolet heraldike nuk ishin të pandryshueshme, përkundrazi në varësi të rrethanave dhe rolit politik në shoqërinë e kohës, fisnikët i modifikonin. Kësisoj rezulton se krahas stemës së herëshme me shqiponjën dykrenore dhe yllin e Davidit, dinastia e Kastriotëve përdori edhe tre stema të tjera heraldike. [4, 5]

Moikom Zeqo, duke iu referuar shkrimit të Shyqyri Nimanit, i cili botoi hartën Portolane të Mesdheut të vitit 1456, me autor Petrus Roselli, tregon se Kastriotët kishin flamur të verdhë, me shqiponjën dykrenore të kuqe, pa yllin e Davidit. Për këtë flamur, Moikom Zeqo botoi komente dhe analiza historike. [6]

Në letërkembimin me Prof Shyqri Nimani, me tregoi: “Në vitin 1980, gjatë një vizite në SHBA, vizitova ekspozitën Art & Cartography në Çikago, të organizuar nga The Art Institute of Chicago dhe biblioteka The Newberry Library, në të cilën ishin ekspozuar harta unikale nga mbarë bota. Aty ishte dhe nje hartë, që më terhoqi vëmendjen: Harta portolane e Mesdheut, e vitit 1456, e pikturuar me ngjyra në pergamen, e katolo-guar në bibliotekën The Newberry Library në Çikago. Harta ishte pronë e koleksionit te Edward E. Ayerit, (Manuscriptus Map. Nr. 3) dhe mbante shënimin: Petrus Roselli compossuit hanc cartam in civitate Maiori-carum anno domini MCCCCLVI (Petrus Roselli e vizatoi hartën në qytetin Majorka në vitin 1456). [7]

Kjo hartë portolane, tipike e pikturuara me dorë në pergamenë, u shërbente navigatorëve në shekujt XIV – XVI. Harta prezanton Detin Mesdhe, Detin e Zi, bregdetin europian nga Danimarka, në ujëdhesat Britanike e Skoceze, bregun Veriperëndimor të Afrikës, ujëdhesat Kanare, Medeirën dhe ujëdhesat Azure në Oqeanin Atlantik. Me rëndësi në këtë hartë është fakti se ndër 41 flamujtë me ngjyra, gjendet dhe flamuri i Kastriotëve, me shtizë të ngulitur në Krujë (Croya), për të treguar se ky flamur i përket zotërimieve të Kastriotëve. Flamuri ka sfond të verdhë (i artë) me shqiponjën dykrerëshe të kuqe të vendosur në qendër. Kuadrati i flamurit te verdhë, ka thekë anësore dhe dy vijëzime horizontale të holla ngjyrë të zezë, njëra mbi e tjetra nën shqiponjën. Pra flamuri ka tri ngjyra – të verdhën (e artë), të kuqen dhe të zezën; ka vetëm një figurë (simbol) – shqiponjën dykrerëshe ngjyrë të kuqe. [7]

Në hartën e Roselli të vitit 1456, shqiponja e kuqe dykrerëshe në flamurin me sfond të verdhë, ka ngjashmëri me shqiponjën e afreskut në Kishën e Shën Antoni në Kepin e Rodonit, çka na nxit të hamendesojmë, se është vepër e atyre viteve, pasi dihet se kjo kishë e lashtë ishte rindërtuar nga Gjergj Kastrioti.

Shqiponja në absiden e kishës së Shën Antonit nuk është bërë rastësisht e kuqe, sepse askush nuk do mundte ta ndryshonte ngjyrën e shqiponjës nga ç’ishte ngjyra e vërtetë, sepse kishte të bënte me autoritetin shtetëror

të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. [6]  

Shyqyri Nimani thekson, se në këtë rast kemi të bëjmë me pamje të flamurit i dhënë nga një kartograf i huaj

e ky fakt hap nje diskutim kush ishte flamuri origjinal i prodhuar nga shteti shqiptar i Kastriotëve. [7]

Ekzistenca e dy flamujve sugjeron, se ai me sfond të kuq dhe shqiponjën dykrenore me ngjyrë të zezë, si e dëshmojnë Anonimi i Tivarit, Barleci, Lavardin etj, ndoshta ishte i Lidhjes Arbërore të Lezhës dhe i ushtrisë arbërore, me kryekomandant strategun Gjergj Kastrioti, ndërsa flamuri me sfond të verdhë, me shqiponjën dykrerëshe me ngjyrë të kuqe, i vizatuar në disa harta të Petrus Roselli, ishte i dinastisë Kastrioti.

Paraprakisht theksoj se flamuri i Kastriotëve me sfondin e verdhë dhe shqiponjën të kuqe është vizatuar nga Petrus Roselli në hartën e parë të vitit 1449 dhe e përseritur me qartë ne hartat e viteve 1456, 1462, 1464, 1465 dhe 1466. Këto 6 harta portolane të Petrus Roselli, ruhen në arkiva dhe biblioteka të botës, ashtu si ruhen kopje të këtyre hartave, të realizuar nga kartografë të tjerë të mëvonshëm.

Petrus Roselli ishte me origjinë italiane, i emigruar në Majorka – Spanjë, ku zhvilloi aktivitetin si kartograf. Në hartën e vitit 1449, ndërmjet 36 flamujve, Roselli ka vizatuar flamurin e Kastriotëve, të shpalosur djathtas, me sfond të verdhë në të hirtë, me shqiponjën dykrerëshe të kuqe, me shtizën të vendosur në Krujë (Croya).

 

 

 

 

 

Harta Portolane e Mesdheut, me autor Petrus Rosselli e vitit 1449.

 

Në hartën portolane të vitit 1456 dhe sidomos në hartën e vitit 1465, Roselli e vizaton më qartë flamurin e Kastrioteve, i shpalosur majtas, me sfond të verdhë dhe në qendër shqiponjën dykrerëshe ngjyrë të kuqe.

 

 

 

 

 

 

 

Harta e Petrus Roselli e vitit 1465. British Library

 

Në vitet 1456 – 1468, Roselli realizon harta më cilësore, me topografi më të saktë, madje shumë prej tyre jane kopjuar nga kartografë të tjerë dhe janë perdorur në lundrim nga marinarët edhe në shkullin XVI. Krahas këtyre vlerave, 6 hartat e Roselli janë me rëndësi për historinë e vendit tonë, pasi të gjitha kanë të vizatuar flamurin e Kastriotëve, i prezantuar me të njejtat karakteristika, sfond i verdhë, shqiponja dykrerëshe e kuqe.

Në vitin 1466, Petrus Roselli realizon një hartë më cilësore, ku ka pikturuar 5 autoportrete, ka firmën e tij.

Këtë hartë e ka realizaur me dekoracione të shumta kryeqendra mbreterishë e shtetesh, të shoqeruara me viza-

time kafshësh dhe zbukurime floreale. Në hartën e vitit 1466, Petrus Roselli përsëri e vizaton flamurin e dinas-

tisë Kastrioti me sfond të verdhë dhe shqiponjën dykrereshe me ngjyrë të kuqe.

 

 

 

 

 

     Hartat portolane me flamurin e Kastriotëve, nga kartografë të tjerë në shekujt XIV – XV.

Në koleksionin e kartografisë në Bibliotekën Nacionale të Francës në Paris, ruhet një hartë portolane në pergamenë e vitit 1339, me autor Angelino Dulcert, me origjinë gjenoveze, i cili ka punuar në Palma Majorka.

 

 

Mapa Mundi e Angelino Dulcert 1339 (me përmasa 75 x 102 cm)

( Bibliothèque Nationale de France, Paris)

Kartografit Angelino Dulcert, i dedikohen dy harta portolane, njera e vitit 1325 (ruhet në Koleksionin Korsini – Firence), e konsideruar ekzemplari i parë i “Shkollës Majorka” dhe autor i hartës e vitit 1339. [13, 14] 

     Në hartën e vitit 1325, në territorin e Arbërisë nuk rezulton ndonjë flamur, ndërsa në hartën portolane në pergamenë të vitit 1339, kartografi Angelino Dulcert ka vizatuar flamurin me sfond të verdhë, me në qendër shqiponjën dykrerëshe ngjyrë të kuqe, me shtizën të ngulitur në Krujë (Croya).

Flamuri me sfond të verdhë dhe shqiponjën e kuqe në hartën e Dulcert, shtron pyetjen: Mos vallë Petrus Roselli kartograf i shkollës Majorka, e ka kopjuar nga Angelino Dulcert ??

Në muzeumin “Maritimo” ne Barcelona, ruhet një hartë portolane manuskrit në pergamenë, e vitit 1439 me autor kartografin Gabriel di Vallseca dhe ai i “Shkollës Majorka”. Në hartë, është i vizatuar flamuri i shpalosur djathtas, me sfond të verdhë, me shqiponjën dykrenore me ngjyrë te kuqe, me shtizën të ngulur në Krujë.

 

 

 

 

Harta e Gabriel de Vallseca nga Majorka. Museo Marítimo, Barcelona.1439

Gabriell de Valsequa la feta en Malorcha, any MCCCC.XXX.VIIII.

 

Në vitin 1447, Gabriel de Valeska e riprodhoi duke e pasuruar me elemente maritime dhe përsëri e vizatoi flamurin e Kastriotëve, me sfond të verdhë dhe shqiponjë të kuqe. Një kopje e kësaj harte është në Bibliotekën Nacionale Franceze në Paris. Një hartë të vitit 1447, e vizatuar nga Gabriel de Valseka, ishte në pronësi të nje marinari nga Piza dhe në vitin 1480 e kishte blerë Amerigo Vespuçi, duke paguar 130 dukate. [7, 15]

 

 

 

 

Fragment i hartës portolane e vitit 1440 e Gabriell de Vallseca (Biblioteka Qendrore Firence).

Në kudratin majtas, është një fragment i hartës me flamurin e Kastriotëve, i shpalosur djathtas, me sfondin ngjyrë të verdhë dhe në qendër simbolin e shqiponjës dykrerëshe me ngjyrë të kuqe.

Një hartë e G. de Valseka, ne vitin 1785 u ble nga kardinali i Firences Antonio Despuig Dameto e më pas kaloi në zoterim të Kontit Montenegro. Në vitin 1838, kjo hartë u dëmtua rëndë nga një pakujdesi e Kontit Montenegro, kur po ua tregonte Frederik Shopin dhe George Sand, gjatë vizitës në rezidencën e tij. Ndonëse u dëmtua, ujdhesat e Adriatikut “shpëtuan” e në këtë hartë, në trojet arbërore është flamuri me sfond të verdhe dhe shqiponjën dykrerëshe me ngjyrë të kuqe.

Nga kjo panoramë e 10 hartave portolane manuskrite në pergamenë në shekujt XIV – XV, të kartografëve:

  • Petrus Roselli, me hartat e viteve 1449, 1456, 1462, 1464, 1465, 1466.
  • Angelino Dulcert, me hartën e vitit 1339
  • Gabriel de Vallseca, me hartat e viteve 1439, 1440, 1447

së bashku përfaqësojnë dhe shprehin njohjen ndërkombëtare të flamurit të dinastisë Kastrioti.

E paprtura e bukur dhe entusiazmante në këto 10 harta, është se në torjet e Arbërisë mesjetare, është vizatuar dhe flamuri i dinastisë Kastrioti, me shtizën e ngulur në Krujë.

E ritheksoj, flamuri i dinastisë Kastrioti, me sfondin ngjyre te verdhë, me thekë anësore dhe dy vijëzime horizontale të holla ngjyrë të zezë, njëra mbi dhe tjetra nën shqiponjën ngjyrë të kuqe, ngjanë me shqiponjën e kuqe të kishës së Shen Antonit në Kepin e Rodonit. Pra flamuri i Kastriotëve ka tri ngjyra – të verdhën (e artë), të kuqen dhe të zezën; ka vetëm një figurë (simbol) – shqiponjën dykrerëshe ngjyrë të kuqe, e prezantuar qartësisht në dhjetë hartat portolane të realizuara nga të tre kartografët e shkollës së Majorka.

Flamuri i dinastisë patronomike Kastrioti, ashtu si flamujt e mbretërive dhe republikave mejetare europiane, i prezantuar në këto dokumenta kartografike, ka vlera juridike dhe historike ndërkombëtare.

Moikom Zeqo, studiuesi kompetent dhe i apasionuar i historisë tonë kombëtare dhe i Kastriotëve, shtron pyetjen: “Pse në kohën kur ishte në jetë Skënderbeu, flamuri i tij i njohur ndërkombëtarisht jepet në një fushë të verdhë (të artë) dhe me shqiponjë të kuqe dykrerëshe?”

Ne vazhdim Moikomi, si çdo studiues serioz, shpreh një pikëpyetje shqetësuese, që kërkon një përgjigje të vërtetë dhe të argumentuar. Aq më tepër që substanca e kësaj pyetjeje bëhet më e fortë, kur dimë tashmë se në absidën e Kishës së Shën Andonit, në Kepin e Rodonit, ku ka qenë rezidenca dhe kështjella e Skënderbeut, është zbuluar pikërisht një shqiponjë dykrerëshe e kuqe.

Kjo shqiponjë nuk është bërë rastësisht e kuqe, por është bërë si ishte në flamurin e verdhë të Kastriotëve.

Moikom Zeqo me shumë të drejtë thekson: “Flamuri i Kastriotëve është me sfond të verdhë e me shqiponjë dy krerëshe me ngjyrë të kuqe. Duke thënë këtë, nuk behet blasfemi, por një saktësim historik”.

Ky konkluzion bazohet në dy aspekte shkencore:

  1. Faktet historikisht autentike, që në të gjallë të Skënderbeut, ekzistonin 10 harta portolane me flamurin me sfond të verdhe, me shqiponjën dykrereshe me ngjyre t e kuqe, ashtu si është fakt i pakontestushëm dhe afresku me shqiponjën dykrerëshe me ngjyrë të kuqe në Kishën e Shën Antonit në kepin e Rodonit.
  2. Dokumenti shkrimor i përpiluar nga Barleci, pasi kish vdekur Skënderbeu dhe i përsëritur nga historianë të tjerë të më vonshem, nuk ishte kategorik e për me tepër flitet për flamurin me sfond të kuq e me shqiponjën e zezë, që iu printe arberorëve nëpër beteja, pra kuptohet se ky ishte flamuri i ushtrisë të Lidhjes së Arbërit.

Moikom Zeqo thote: “Dëshmia e Barlecit nuk është e një dëshmitari okular, por dëshmi e metamorfizuar, gati një shekull e gjysëm më vonë, andaj Barleci duhet shikuar me rezervë, jo me absolutizem”.

Studiuesit nuk mund të marrin dëshmi të vona dhe të transformuara, por të bazohen në dokumentat e kohës që i referohemi, andaj është i besushem flamuri me sfond të verdhe dhe me shqiponjë dykrerëshe me ngjyrë të kuqe, sepse dokumentohet në 10 harta portolane, të kartografeve të Shkollës së Marines në Majorka të Spanjës.

 

Literatura.

 

  1. Gero M, Kotrri P, Bibliografi e shkrimeve kushtuar Eqerem Çabejt (1934/1999). Botim Camaj – Pipa, Shkoder 2000.
  2. Haxhimihali Dh., Në nderim të Akademikut Aleks Buda – Me rastin e 100 vjetorit të lindjes.

Gazeta “Mësuesi”, Botim MASH nr. 8, tetor 2010

  1. Šufflay M, Jireček, Thallòczy L., Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis. Vol. I. Vindobonae 1913,
  2. Marinus Barletius. Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarvm Principis…, Impressum Rome per

Bernardino de Vitali, s.d. (Maggio 1522), [4], CLIX c., ill., port. ; 32 cm. (fol.)

  1. Lavardin Jacques, Histoire de Georges Castriot, surnommé Scanderbeg,

Roy d’Albanies. A Franche-Ville, pour Iean Arnavld. 1604

  1. Moikom Zeqo. Harta e 1456, e vërteta për flamurin e Skënderbeut, Dita, 12 mars 2018
  2. Shyqyri Nimani Harta portolane e Mesdheut. Gazeta ZËRI-t, 8. II. 1992
  3. Campbell, T., “Portolan Charts from the Late Thirteenth Century to 1500”, History of

Cartography, Volume I, Chicago 1987 pp. 371-463.

  1. Heinrich Winter: Catalan Portolan Maps and their place in the total view of cartographic development”,

(Petrus Roselli1447 – 1468) Berlin. 1958. Vol.11, p. 1-12.

  1. Morse, V., “The Role of Maps in Later Medieval Society: Twelfth to Fourteenth Century”,

History of Cartography, Volume IV, pp.25-52.

  1. Sabrina Muzi, Amerigo Vesspucci. Esploratore colto 2018.
  2. Nicolai Roel. The Enigma of the Origin of Portolan Charts: A Geodetic Analysis of the Hypothesis of a

Medieval Origin. May 2016 ISBN: 9789004282971

  1. Julio Rey Pastor e E. G. Camareiro. La Cartografia Mallorquina. Madrid 1960.
  2. Magnaghi, A. (1909) “Sulle origini del portolano normale nel Medio Evo e della Cartografia dell’Europa

occidentale”, in Memorie geografiche, vol. 4, no.8, p.115-80.

  1. Gerald Roe Crone, Origin of Early Marine Charts, in The Geographical Journal, vol. 128, nº 1, 1962, p. 114.

HISTORI E SHKURTËR E PEJËS NËPËR VITE E SHEKUJ – Nga RESHAT NURBOJA

Peja, është njëra ndër vendbanimet më të vjetra evropiane, ku jeta njerëzore nisi që në kohën e gurit. Në këtë lokalitet lindën dhe u zhvilluan banorët më të lashtë, një popull por i njohur gjatë historisë me emra të ndryshëm, si pellazgë, ilirë, albanë, e shqiptarë.

Gjurmët më të hershme të dokumentuara dëshmojnë se njerëzit në Pejë kanë jetuar që nga koha e gurit, gjegjësisht, që nga epoka e paleolititdhe mezolitit.

  • Zbulimet më të hershme të dokumentuara arkeologjike në territorin e Kosovës, dëshmojnë se, që nga koha e hershme e gurit në Pejë ka pasur vendbanime shpellore ku kanë jetuar njerëzit.
  • Shpellat e tilla kanë qenë, Shpella e Radacit, e cila gjendet afër burimit të Drinit të Bardhë, pastaj Shpella e Demës, Shpella e Karamakazit, Shpella e Mbretëreshës dhe shpella të tjera për rreth Pejës.( Universiteti i Prishtinës. Tempulli i dijës Monografi 1970 – 1912.Prishtinë, 2012.fq.11 Historiku i Kosovës si dhe Guida Arkeologjike e Kosovës. Botues: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës. Prishtinë, 2012. Fq.7.)

 

 

Qytetin e Pejës, si vendbanim të lashtë Ilir, e kanë themeluar paraardhësit e banorëve të sotëm – Ilirët, më konkretisht  fisi Ilir-Dardan…Ndërsa, Peja, sipas disa hipotezave të prezantuara në një libër të vjetër (në formë të kumtesave„Old Illyrian Kingdom – Staro Ilirsko kraljevstvo ) në gjuhën serbe apo bullgare nuk jam i sigurt për shkak të shkrimit dhe shkronjave të vjetra çirilik, e që unë kam pasur rastin ta lexoj gjatë kohës sa kam qenë i burgosur në burgun e Pozharevcit në vitin 1999  emërtimin e saj të parë Peja, si vendbanim apo lokalitet në vete e ka marrë në vitin 231 para erës sonë dhe është emertuar si “PEI-on” sipas mbretit Drypeion dhe grupeve të fisit ilir Paion të vendosur nga Dardanët në atë vendanim.

Në njërën nga ato kumtesa, hipotezohej se emërtimi i Pejës rrjedh nga emri i mbretit Drypion-it dhe fisit të tij Ilir, Paionët, (Paionët (Paeonians) ose Peonët, që ishin fis Ilir, e që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me fisin Ilir Dardanët. …Në luftërat e Dardanëve kundër Maqedonisë antike, disa grupe të vogla të pjesëtarëve të fisit Ilir – Paion, në vitin 231 para erës sonë (para krishtit) në krye me mbretin e tyre Drypion-in, iu bashkuan Dardanëve, gjegjësisht ushtrisë së mbretit dardan Longarit, në këto luftëra, dhe pas përfundimit të tyre, së bashku me ushtrinë dardane u kthyen në trojet dardane, me ç’rast për trimërinë, besnikërinë dhe shkathtësinë e treguar në luftë, po ashtu edhe për shkak të nderimit të mbretit Drypion, mbreti Dardan Longari,  pos që iu ndau lokalitetin më të bukur dhe më të veçantë në kuadër të Mbretërisë Dardane, njëkohësisht, luftëtarëve më të dalluar të asaj lufte iu dha për martesë edhe vajzat nga familjet më fisnike dardane dhe anasjelltas…

Lokaliteti ku ata u vendosën,  me kohë nga fisi Dardan dhe fiset tjera Ilire, u quajt  Pei-on (janë të fisit Paionë), ndërsa banorët e këtij lokaliteti i emërtuan sipas mbretit Drypion dhe fisit të tyre Paionë – Pejon, dhe kështu hipotezohet se baza etimologjike e emrit të qytetit dhe banorëve të Pejës (pejonëve) rrjedh nga kjo kohë, dhe nga emri i mbretit Drypion-it dhe fisit të lartcekur Ilir në fjalë (PAIONËT)…. Dhe, që nga ato kohëra, shekulli III – viti 231para erës sonë, qyteti dhe qytetarët apo banuesit e këtyre trojeve nëpër shekuj njihen si “pejonë”…

… Me fillimin e okupimeve të trojeve Ilire, së pari nga Perandoria Romake e më pastaj nga perandoritë apo fuqitë tjera okupuese të kohës, okupuesit e shumtë të Pejës, gjatë shekujve kanë filluar ta ndryshojnë emërtimin e këtij qyteti apo atë t’ia përshtatin emertimin e vjetër gjuhës së tyre… Prandaj, varësisht nga okupuesi nëpër periudha të ndryshme kohore, është imponuar edhe emri „zyrtarë“ i këtij vendbanimi, dhe për këtë arsye emërtimin e këtij qyteti të lashtë ilir e hasim me emra të ndryshëm në dokumente të periudhave të ndryshme historike, si p. sh. Peiscium[1] në kohën e perandorisë romake, shekulli IV–III para erës sonë (përveç shumë dokumenteve tjera mund të konfirmohet edhe, në: Ioan Marin MĂLINAȘ, “PENTARHIAS VOL II Tronul Ecumenic, Ohrida si Biserica Romaneasca pana in annual 1453…Documente patriarhale si imperiale, de la Constatinopol, pana in anul 1453, traduceri si comentarii”UNIVERSITAS NAPOCENISIS – ROMANIA; ISBN 978-973-595-865-7. Presa Univeristara Clujeana, 2014, p., 173 istorie.usm.md/wp-content/uploads/2017/01/1823.pdf ose Slovendki toponimi na Balkanu prije 6.vijeka- Krstarica forum-page 42 etj etj)

 

Peja si Siparantum, pasqyrohet në veprën e njohur të Ptolomeut „Udhëzime Gjeografike“ të shekullit I dhe II të erës sonë… Në librin e 8 të Ptolemeut gjindet Harta me emertimin “Harta e Pestë e Europës” –  (latinisht Quinta Europae Tabula) ku pasqyrohet në mënyrë detale Iliria dhe territori i fisit Ilir Paionëve, si dhe Peja me emrin Siparantum.

Në bazë të kësaj faktografie shkencore e historike, dëshmohet se Peja ekziston së paku që 2300 vjet dhe atë vetëm nëse e llogarisim periudhën kohore prej kur Ptolemeu i ka vizituar këto troje dhe e ka evidentuar Pejën si vendbanim apo qytet të rëndësishëm të kohës, siç sigurisht edhe ishte, se përndryshe nuk e kishte evidentuar në Hartën e tij të njohur si „Quinta Europae Tabula”, e as në librin e tij „Udhëzimet Gjeografike“.

Edhe më vonë, dokumentohet e dëshmohet se okupatorët e shumtë që kanë kaluar apo qëndruar në Pejë, ia ka ndërruar emrin këtij vendbanimi-qyteti, si p.sh. shkrimtari dhe historiani me i njohur i periudhës Bizantine  Prokopi, i cili ka jetuar në vitet  500 – 565, në shkrimet e veta, Pejën e sotme  e emërton me emrin Pentza

E kështu në kontinuitet, varësisht okupimeve, okupatorët kanë tentuar t’ia fshehin dhe mohojnë lashtësinë e këtij qyteti dhe në dokumente të ndryshme e paraqesin me emërtime të ndryshme, si p.sh.: Pech, Pechia, Pek, Peka, Pentza, Peka Pekii, Pecchi, Episkion greke (Επισκιον), turke osmane ايپك (Ipek), Forno, Hvosno etj. E gjithë kjo, për të humbur gjurmët e një vendbanimi aq të lashtë që duhet t’ia kanë lakmi pothuaj të gjitha vendbanimet tjera jo vetëm shqiptare por edhe ato evropiane e botërore.

Për shkak të seriozitetit të këtyre fakteve dhe dëshmive për Pejën, të pasqyruara në dokumentet e lartcekura, siç janë Harta dhe libri i Ptolemeut, nuk dua të bëj krahasime me lashtësinë saj me disa qendra apo metropole të tashme evropiane e botërore, të cilat nuk kanë ekzistuar as si nocion e lëre më vendbanime apo qytete… ANDAJ PEJA ËSHTË PEJË ME MIJËRA VJET MOS E SHKATRRONI DHE MOS E TJETERSONI SE VETËM SI E TILLË PEJA KA FRYMË IDENTITET E HISTORI…!

Zbulohet dokumenti – Çfarë kërkoi Shqipëria nga Europa në 1990

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes rubrikës “Diploarkiva” ka publikuar një material, i cili tregon se Shqipëria kur ishte përballë një nevoje të ngutshme ekonomike, saktësisht në vitet 1990, kërkoi bashkëpunim me Tregun e Përbashkët Evropian.

Në gjysmë e dytë të viteve 80-të udhëheqja e kohës në Shqipëri, në nevojë të madhe për gjetjen e burimeve të reja për ekonominë e vendit, filloi një “çarje” të vetëizolimit të saj. Në kuadër të përpjekjeve për të vendosur marrëdhënie diplomatike me një sërë shtetesh e organizatash, bënte pjesë edhe nevoja e Shqipërisë për të njohur Tregun e Përbashkët Evropian dhe për t’i drejtuar këtij grupimi kërkesë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë komuniste.

Por kjo nuk ishte e lehtë, pasi në këtë periudhë anëtarët e Komunitetit Ekonomik Europian kishin nënshkruar Aktin Unik Europian, dokument që krijonte tregun unik të brendshëm komunitar. Në këto kushte funksionarë të disa vendeve perëndimor refuzonin të hynin në bisedime me autoritetet shqiptare pa marrë udhëzime nga Brukseli.

Kjo për faktin se këto vende disa të drejta sovrane në fushën ekonomike ia kishin dorëzuar atij dhe nuk ishin në gjendje të nënshkruanin vetë disa lloj marrëveshjesh ekonomike me Shqipërinë. Atëherë, qeveria shqiptare nisi përpjekjet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me KEE dhe në maj 1990, ministri i Jashtëm shqiptar i drejtoi një letër Kryetarit të Komisionit të Bashkësisë Evropiane. Sfida e radhës tashmë ishte lobimi diplomatik për mbështetjen e kësaj kërkese.

BIBLIOTEKA E LAHUTES – Nga Fritz RADOVANI

BIBLIOTEKA E FRANÇESKANVE NË SHKODER

 

                                                 “Lahuta mbet varë n’ tra,

                                                 Mixha kalbët n’ dhé,
E, nipat s’ dinë me i ra!” 
 

                                                                     Një Poet’ i Dardanisë.

Kur lexova disa thanje të ditve të fundit per “Lahuten e Maleve tona”, mu kujtue i madhi Prof Zef Mirdita, që shkruente në librin e vet “Krishtenizmi ndër Shqiptarë” fq. 46:

Një porosi e Papës Leoni XIII, dhanë me 18 Korrik 1882: “Ligji i Parë i historisë është, që mos të guxohet të thuhet diçka e rrejshme, pastaj mos të guxohet të heshtet e vërteta”

E Ky ligj per të ndjerin Prof. Zef MIRDITA, ishte çdo shkronjë e vume me kujdesin dhe dashuninë e pakrahasueshme nder veprat Tija Atdhetare. Thanjet e Tij asht mirë të lexohen dhe të mbahen mend nga shumë “prof.dr. e akademikë” që sot, nuk e kanë as guximin, as burrninë dhe as, kulturen e Tij per me thanë këte që asht e shkrueme në rreshtat e fundit të librit, pavarsisht nga “shkaqet” dhe rrethanat:

“Në rast se ekziston sot një territor i pavarur, i njohur nga Bota me emrin Shqipëri, një meritë e madhe për këte i takon Kishës Katolike në Shqipni dhe Klerit të Saj.”

“Shqiptarët me Skenderbeun në krye, luftuan kunder pushtuesëve osmanë. Kjo luftë kishte karakter mbrojtës, çlirimtar dhe asnjëherë fetar, siç duan t’a interpretojnë disa. Kjo luftë padyshim ka qenë dhe mbetet thelbi i nacionalizmit Shqiptar…”

Dikund tjeter del qellimi i Lahutës: “… Kallxon nji zojë që, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..Po, po!…- vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

  • Kaluen 100 vjetë që sllavët ua kanë ngulë sytë e zgurdulluem“Lahutës” dhe Malsisë saj, me mujtë me i “shkombtarizue”, me ndihmen e antiveriorëve “vëllezër të gjakut tyre”.
  • Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme…tash sa shekuj, vazhdon me vra Shqiptarët!

            Melbourne, Dhjetor 2018.

Le Petit Parisien (1938) – Mbretëresha Geraldinë: Dje e admirova Shqipërinë; sot e dua atë; nesër shpresoj që t’i shërbej asaj

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Dhjetor 2018

 

“Le Petit Parisien” ka botuar, të dielën e 6 shkurtit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me mbretëreshën Geraldinë dhe pështypjen e saj për Shqipërinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbrëmje e shkëlqyer në Tiranë në nder të fejuarës së mbretit Zog

 

Londër, 5 shkurt (dep. P. P.)

 

Një mesazh i Reuter-it nga Tirana njofton se mbrëmë u mbajt një darkë e shkëlqyer në Pallatin Mbretëror në nder të konteshës Geraldinë Apponyi, të fejuarës së mbretit Zog.

 

Të gjithë anëtarët e familjeve më të vjetra shqiptare, që ishin ftuar në këtë pritje, u prezantuan me mbretëreshën e ardhshme.

 

E intervistuar sot mbi përshtypjet e saj, kontesha Geraldinë tha :

 

– Dje, e admirova Shqipërinë; sot, e dua atë; nesër, shpresoj që t’i shërbej asaj.

SI U TRANSFORMUE E VERTETA E 1990! – Nga Fritz RADOVANI

 

PRESIDENTI VASLLAV HAVEL (1936 – 2011)

 

  • Presidenti i parë Çek Vasllav HAVEL, ka thanë në Tiranë, në vitin 1999: “Njerëzit ma të rrezikshëm për demokracinë, janë komunistët e konvertuem në demokratë”.
  • Prof. Arshi PIPA, ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodrës: “Ramiz Alia desht me imitue Gorbaçovin, por nuk pat as trunin e as b… e Gorbaçovit” (1992).
  • M. GORBAÇOV ka thanë:“Perestroika nuk lindi nga kriza ekonomike por nga fakti se u zbulue ana shpirtnore e njeriut.”(1999)
  • Në vjeshtën e 1986, në Katovicë, mori pjesë edhe një delegacion i Partisë së Punës së Shqipnisë, i kryesuem nga Sofokli Lazri, nëpunës i naltë i Komitetit Qendror të P.P.Sh. që me Enver Hoxhën. Aty u mbajt një fjalim i rëndësishëm nga Mihajl Gorbaçov, ku tha: “…Të krijohen parti politike të majta, të qendrës, të djathta, por ato të kontrollohen e drejtohen nga ne komunistët…Partia që do të marrë pushtetin politik do të shajë komunizmin me thëmel e çati; që të fitojmë simpatinë e Përëndimit.”
  • Me 16 prill 1990, Ramiz Alia, President i Republikës së Shqipërisë, i ngarkuem edhe me detyrat e Sekretarit të Parë të K.Q. të P.P.Sh. që më 13 prill 1984, mbas vdekjes së diktatorit E Hoxha, në një mbledhje me “shokët” e Byrosë Politike tha: “… Edhe bar do të hajmë, edhe gjak do të derdhim, këtu e më tej nuk shkojmë, lirinë, pavarësinë dhe socializmin nuk e sakrifikojmë”. Edhe pasuesit ate po bajnë: “Populli kullotë i shkreti!”
  • Demostrata e heshtun e 14 Janarit 1990 në Shkodër, organizue nga Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka etj., per heqjen e Stalinit, hapja e ambasadave, arratisjet, ●Mesha e Parë, më 11 Nandor 1990, e thanun nga Don Simon Jubani, në varrezat e Rrëmajit në Shkodër, hapne vorrin e shumëpritun të komunizmit gjakatarë në Shqipni.
  • Me 13 Nandor 1990, perpjekja e Nush Radovanit, Matish Çefës, Nikolin Pavacit, Ndrek Bazhdarit, Ruzhdi Çobës, Nikolin Destanishës etj., per formimin e Partisë Popullore në Shkoder, me perbamje nga të gjitha besimet fetare… Nuk u aprovue nga “qeverria…”.

Mbas një muej mbi trungun e PPSh buluen “partitë”… Që morën në dorë Shtetin…

SHKODRA vuni gurin e parë të Demokracisë dhe e lau me gjakun e Rinisë me 2 Prill.

  • “Urrejtja shuen Rininë, Urrejtja shuen Fise, Urrejtja ka shue edhe Kombe!”…
  • Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme…tash sa shekuj, vazhdon me vra Shqiptarët!

            Melbourne, Dhjetor 2018.